Kadare: "Shqiperia deri ne prillin e vitit 1939, kishte qene ne Evrope,
por e
nxorri s誕ndejmi pushtimi fashist i cili i hapi rruge vendosjes se
komunizmit".
Kur Shqiperia behej mbreteri
Me te metat e gabimet e saj, periudha e Mbreterise Shqiptare perfaqeson nje
epoke pozitive per te mos thene eksperiencen me pozitive persa i perket
funksionimit te shtetit shqiptar
Nga Gavrosh Levonja
Dhjete vjet mbreteri
73 vjet me pare, me 1 shtator te vitit 1928 Shqiperia hynte ne nje epoke te
re, ne ate te monarkise. Ligjvenesit shqiptare, pas disa muajsh dikutimesh,
pikerisht ne kete date, miratuan ndryshimet kushtetuese duke e miratuar
shpalljen e Shqiperise mbreteri duke njohur Ahmet Zogun si Mbret te
Shqiptareve. Pavaresisht se mekanizmat shteterore do te vazhdonin
funksionimin e tyre normalisht ne rrugen e filluar qe nga janari i vitit
1925, kur rifilloi aktiviteti legjitim i tyre pas Triumfit te Legalitetit ne
dhjetor te vitit 1924, mund te thuhet se me vendosjen e monarkise per vendin
filloi nje epoke e re, ajo e vendosjes se shtetit te ri shqiptar ne baza edhe
me solide. Kjo epoke do te karakterizohhej nga nje hop cilesor ne zhvillimin
e vendit ne te gjitha drejtimet, duke e shkeputur perfundimisht Shqiperine
nga e kaluara anadollako-bizantine dhe duke e afruar vendin me Perendimin. Jo
me kot, duke i u referuar kesaj periudhe, princi i letrave shqipe, Ismail
Kadare, ne vitin 1991, kur Shqiperia filloi te trokiste ne dyert e Evropes,
do te shprehej se "Shqiperia deri ne prillin e vitit 1939, kishte qene ne
Evrope, por e nxorri s誕ndejmi pushtimi fashist i cili i hapi rruge vendosjes
se komunizmit". Ne radhe te pare periudha e mbreterise do te karakterizohej
nga persosja e metejshme persa i perket funksionimit te shtetit ligjor. Kesaj
periudhe i perket dhe konsolidimi i sistemit te drejtesise ku mbeshtetur ne
kushtetuten e vitit 1928, e cila me ndryshimet adekuate mund te ishte ideale
dhe per nje republike te ketij fillim shekulli sic eshte sot Shqiperia, u
perpiluan kodi penal dhe kodi civil. Te dy keta, si te huazuar me kodet me te
mire te vendeve evropiane, por te gershetuar me traditat e vjetra te
shqiptareve, bene qe sistemi i drejtesise i periudhes se mbreterise te ishte
me efikasi i gjithe historise se shtetit shqiptar. Ndersa nuk mund te behet
fjale per drejtesi persa i perket fillimit te viteve 20, do te ishte
asburditet te krahasoje drejtesine e kohes se mbreterise me ate te polizuar
te regjimit komunist apo me kohen e sotme kur gjykatat e sotme jane mbushur
me diletante gjashtemujore te kohes se Berishes apo me juristet e tranishem
militante ne sherbim te partise ne pushtet. Gjate kohes se mbreterise vendi
beri hapa para dhe ne arsim. Ne Shqiperi jo vetem qe operonin shkolla te
huaja si ato amerikane bujqesore e teknike e Harry Fultzit, italiane e
franceze, por dhe vete shkolla shqiptare ishte nje "shkolle e forte".
Pjesa
dermuese e nxenesve qe vinin nga shkollat e Shqiperise ishin nder studentet
me te suksesshem ne universitetet e Perendimit. Konkretisht, klasa
intelektuale shqiptare e shkolluar ne Perendim vinte nga bankat e sistemit
shkollor te mbreterise. Dhe vec kesaj, nese Enver Hoxha hapi nje universitet
ne Shqiperi, kjo u be e mundur kryesisht fale intelektualeve te kohes se
mbreterise te cilet ishin pdagoget e pare te Universitetit te Tiranes. Pervec
ketyre vendi u pajis dhe me nje kod tregtari mbi te cilin eshte mbeshtetur
kodi tregtar qe funksionon akyualisht ne Shqiperi. Por periudha 1928-1939 do
te ishte dhe periudha e ndertimit te vendit duke e pajisur me nje
infrastrukture te domosdoshme ndonese modeste, por pa harruar se deri atehere
Shqiperia ishte i vetmi vend evropian qe pershkohej vetem nga rruge mushkash
e qerresh. Dhe duke qendruar tek rruget, gjate dhjetevjecarit te mbreterise,
ne Shqiperi do te ndertoheshin rreth 4500 km rruge duke lidhur te gjitha
qytetet e vendit me njeri tjetrin. Gjate periudhes se regjimit komunist,
megjithe epersine ne mjete si pasoje e revolucionit tekniko-shkencor, nuk
do
te mund te ndertohej as nje e pesta e gjatesise se ktyre rrugeve, por te
pakten ajo c談a ishte ndertuar gjate epokes se mbreterise do te mirembahej,
ne ndonje rast edhe do te pershtatej me kushtet e kohes. Dhe tani se fundi,
kur shikon pushtetaret e sotem te mburren me 30 km rruge nga Tirana ne
Durres, te vjen te qeshesh, duke pasur perballe ate qe u be ne kete
drejtim
ne kohen e mbreterise. Vec rrugeve, ne Shqiperi ne ato vite u ndertuan edhe
spitale ne te gjitha qytetet, punishte e fabrika te vogla ku te perpunohej
pjeserisht lenda e pare qe sigurohej nga burimet natyrore te vendit.
Primitivizmin teknik te trasheguar nga e kaluara, Mbreti Zog e eliminoi duke
e hapur vendin drejt botees se jashtme. Nese flitet per ndertimet e asaj
kohe, ne radhe te pare te rrugeve, do te ishte absurditet qofte edhe vetem te
mendohej sikur keto u bene sipas parimit "te mbeshtetjes ne forcat tona".
Ne
Shqiperine e viteve 30-te vepronin nje numer i madh kompanish te huaja, te
cilave kuadri ligjor i u mundesonte zhvillimin e nje aktiviteti te sigurte e
te mbrojtur nga ligjet ne fuqi. Pra, krejt ndryshe nga dhjetevjecari i
fundit, kur si pasoje e muingeses se kuadrit ligjor apo e moszbatimit te tij,
Shqiperia eshte kthyer ne nje terren ideal per mashtrues te ndryshem te tipit
mafioz, te cilet zhvillojne aty aktivitetet e tyre ilegale. Jo me kot
Shqiperia e sotme eshte vendosur ne listen e zeze nga SHBA si nje nder vendet
kryesore te trafiqeve, kontrabandes e korrupsionit. Por Shqiperia e asaj kohe
ishte e hapur ndaj Perendimit ne te gjitha drejtimet. Vete shteti shqiptar si
nje shtet i ri i kishte te mbushura strukturat e tij duke filluar nga ushtria
e xhandarmeria e deri tek ekonomia me keshilltare te huaj qe me kontributin e
tyre ndihmonin ne zhvillimin e Shqiperise se prapambetur dhe ne afrimin e saj
me boten e zhvilluar perendimore. Pavaresisht nga dhenia e koncesioneve apo
tokave e objekteve te ndryshem me qira te huajve, Mbreti Zog, me ane te
legjislacionit u kishte paraprire te gjitha rreziqeve qe mund te cenonin
sovranitetin e vendit. Vete kushtetuta shqiptare kishte nje paragraf qe
ndalonte shitjen e tokave shtetasve te huaj. Ndersa pushtetaret e ketyre
dhjete viteve, ta paafte per t置 bere atraktive per biznesin e huaj kane
treguar se nuk e kane per gje t置 japin te huajve gjithcka vetem e vetem per
te regjistruar ne statistikat e tyre edhe nje investitor te huaj me shume.
Vec kesaj tregtaret shqiptare operonin ne shume vende te botes, ne kohen qe
leku i asaj kohe ishte nje monedhe e konvertueshme, e cila shkembehej ne cdo
vend te botes, gje qe akoma nuk eshte arritur nga qeverite e ketyre dhjete
viteve. Gjithashtu, shqiptaret e asaj kohe shkonin lirisht ne te gjitha
vendet pa pasur nevoje per te zene radhe ne dyert e perfaqesive te huaja per
vize. Nderkohe, pasaporta e Mbreterise Shqiptare ishte nje dokument i cili
shikohej me respekt nga gjithe nenpunesit e vendeve te tjera dhe as mund te
mendohej qe te zhgarravitej apo grisej sic ndodh sot me pasaportat e shume
shqiptareve, ne pikat kufitare te vendeve te ndryshem sidomos atyre fqinj.
Madje, duke bere krahasimet me aktualitetin jo aq entuziast, duhet thene se
shqiptari i kohes se mbreterise, jo vetem nuk ishte i detyruar te rrezikonte
duke udhetuar nepr skfae e duke kapercyer shtigjet e rrezikshme malore per te
ikur nga vendi i tij, por perkundrazi Shqiperia e atehershme ishte nje vend
ku vinin immigrante. Vete shteti shqiptar kishte vene ne dispozicion te
emigranteve nje pjese te territoreve te tij ku ata mund te vendoseshin dhe te
zhvillonin aktivitete te nndryshme si te gjithe shtetasit e tjere shqiptare.
Por shteti i kohes se mbreterise eshte i permendur edhe per rendin dhe
qetesine qe mbreteronte ne te gjithe vendin. Akoma dhe sot, ata qe e kane
jetuar ate periudhe tregojne se nje xhandar ruante nje lagje te tere apo se
mund te shkoje nga nje qytet ne tjetrin, ne cdo ore te dites pa pasur frike
se mund te ndodheshe para rrezikut te grabitjes apo te kercenimit me jete.
Persa i perket politikes se jashtme, pavaresisht pakteve te nenshkruara me
Italine, qeverite e Mbretit Zog , vleresonin edhe marredheniet me fuqite e
tjera te medha duke filluar nga Britania e Franca e deri tek Shtetet e
Bashkuara. Keshtu, ne vitin 1934, kur Musolini dergoi kanonierat e tij
perballe portit te Durresit per te kercenuar Mbretin Zog qe t段 bindej
diktatit te tij duke mos kundershtuar disa kerkesa te pales italiane,
Britania dhe Franca paralajmeruan diktatorin fashist italian qe te largonte
luftanijet e tij nga ujerat e Mbreterise Shqiptare. Por, fatkeqesisht, pese
vjet me vone, ne prillin e 1939-es shujme gjera kishin ndryshuar ne politiken
nderkombetare. Atehere Chamberlain dhe politikanet e tjere te Evropes, do ta
shihnin te arsyeshme qe "statusi i Shqiperise te ishte ne duart e Italise".
Pushtimi fashist i cili nderpreu periudhen dhjetevjecare te mbreterise, jo
vetem qe do te shenonte bllokimin e procesit afirmues te Shqiperise ne arenen
nderkombetare si nje shtet sovran, por do t段 hapte rruge lulezimit te ideve
komuniste dhe triumfin fatal te komunizmit ne Shqiperi. Pa qene nevoje te
permenden ato qe shqiptaret paguan ne faturen e rende te viteve te komunizmit
eshte e nevojshme te diskutohet se cili do te ishte vendi i Shqiperise ne
boten e sotme nese do te kishte vazhduar epoka qe nisi me 1 shtator te vitit
1928. Mendja ta do se tani pas me shume se 70 vjetesh, Shqiperia mbreterore
do te ishte nje dicka midis Belgjikes, Hollandes apo Luksemburgut. Jo me kot
Mbreti Zog i I-re nuk u quajt Mbret i Shqiperise, por Mbret i Shqiptareve,
duke treguar largpamesine e tij se pavaresisht se kur, po do te vinte dita qe
shqiptaret te realizonin aspiraten e tyre te bashkimit ne nje shtet te vetem.
Mirepo, nga ana tjeter, nje Shqiperi e tille e konsoliduar dhe e zhvilluar do
ta kishte shume te lehte te bashkonte shqiptaret ne nje shtet te vetem, ne
kushtet qe jane krijuar tani. Mjafton te thuhet se nje Shqiperi e tille sot
do te ishte anetare e vjeter dhe e respektuar e NATO-s dhe e Bashkimit
Evropian ku po rreken te hyjne vendet e Evropes ish-komuniste.
Nje arme ne duart e "antizogisteve"
Mirepo, shpallja e Shqiperise mbreteri dhe Ahmet Zogut Mbret te Shqiptareve,
nuk kishte si te mos ngjallte reagime negative. Ne radhe te pare reagime te
tilla do te vinin nga kundershtaret politike te brendshem. Natyrisht,
kundershtimet e tyre ne radhe te pare kane qene si pasoje e bindjeve te tyre
reapublikane. Keshtu ka qene p.sh. rasti i patriotit te shquar Nikolle
Ivanaj. Ai, fillimisht nje mik dhe bashkepunetor i Ahmet Zogut, u divorcua me
kete ne vitin 1926 pas nenshkrimit te Paktit Italo-Shqiptar, te cilin Ivanaj
e shihte me rreziqe per te ardhmen e sigurise se vendit. Por pas shpalljes se
Shqiperise mbreteri, Ivanaj arriti te krijonte nje organizate per permbysjen
e rendit monarkist dhe rikthimin e republikes. Ne baze te ligjeve Mbreti Zog
nuk e pati per gje te dekretonte denimin e ish-mikut t etij me vdekje. Por,
ama, ne kohen kur qeveria e Beogradit e shpall Nikolle Ivanajn "persona non
gratta", atij i vjen ftesa nga Mbreti i Shqiptareve per tu bere
kryeminister
ose minister i jashtem gje te cilen, vete Ivanaj i habitur do ta quante "nje
propozim absurd nga njeriu paradoksal". Mirepo kishte dhe nga ata
kundershtare, te cilet niseshin nga interesa thjesht personale te diktuara
nga lufta per pushtet. Duke spekulluar me nje zhargon demokratik ata e
paraqisnin monarkine si sanksionim te diktatures se nje individi mbi
shqiptaret. Por e verteta eshte se tek monarkia ata shihnin nje barrikade te
larte e cila u a zhvleresonte lojerat dhe manovrat e tyre per te rrezuar
Ahmet Zogun nga pushteti, ashtu sic kishin bere kater vjet me pare. Ne
fakt
kundershtaret me te eger te monarkise ishin organizatoret e grushtit te
shtetit te qershorit te vitit 1924. Ata nuk e pushuan per asnje moment
aktivitetin e tyre kunder mbreterise dhe mbretit Zog duke organizuar edhe
kater kryengritje fundi i te cilave ishte i palavdishem. Por, disa figura te
nderuara te politikes shqiptare ne ndonje rast duke u futur ne kulisat e te
huajve vepronin dhe ne dem te interesave kombetare. Nje pjese e tyre ishin
strehuar ne Bashkimin Sovjetik dhe pjesa me e madhe ne Italine fashiste te
Musolinit, per t置 kthyer ne atdhe me bajonetat fashiste, te cilat "cliruan"
Shqiperine nga "regjimi i urryer zogist" dhe per t爽 bere eksponente
te
qeverive kuislinge te ngritura nga pushtuesit fashiste. Jo me kot, Fan Noli i
madh do t段 stigmatizonte bashkepunetoret e tij te dikurshem duke thene se
"e
prishen agjerimin me mut". Vete Noli dhe Faik Konica, pavaresisht nga
diferencat ne bindje dhe ne parime qe kishin me Zogun do te prireshin me
shume nga shqiptarizmi se sa nga antizogizmi kur te vinte puna per te mbajtur
qendrim ndaj mbreterise. Keshtu, Noli, ndersa pranonte ndihmen financiare qe
i dha Mbreti Zog per t置 kuruar diku nga fillimi i viteve 30-te do t置
thoshte keshtu miqve te tij antizogiste qe u habiten nga qendrimi i hiresise
se tij:"Po t段 kisha marre ato para nga Petrua i Serbise apo nga Pavllua
i
Greqise kishit te drejte te me kritikonit, po i kam marre nga Zogu i
Shqiperise. Ne te dy me te vertete kemi bindje te kunderta po ama jemi te dy
shqiptare. Ndersa kolosi tjeter, Faik Konica do te sherbente si minister i
plotfuqishem i Mbreterise Shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes deri
diten qe do te mbyllte syte pergjithmone. Edhe Konica duke i thene
Abdurrahman Krosit nje mije e nje fjale kunder Zogut, i beri te qarte se ai i
a thoshte ato fjale atij por kurre te huajve. Dhe ne dhjetorin e vitit
1942,
kur aleatet po mendonin per krijimin e nje fronti nacional-clirimtar ne
Shqiperi, Noli dhe Konica ne nje leter drejtuar Departamentit te Shtetit i
bejne te qarte administrates amerikane se "i vetmi njeri qe mund te
udheheqe
nje front te bashkuar ne Shqiperi eshte Mbreti Zog dhe se cdo nisme pa
pjesemarrjen e tij do te ishte vetem humbje kohe".
Pse u shnderrua republika ne monarki?
Por, e verteta eshte se shpallja e Shqiperise mbreteri nuk kishet si te mos
krijonte nje varg dyshimesh dhe te linte disa pika te erreta persa i perket
synimeve te Ahmet Zogut ne hedhjen e nje hapi te tille. Ne radhe te pare
Republika Shqiptare e krijuar ne fillim te vitit 1925 duke zgjidhur nje seri
anomalisht si persa i perket sistemit ligjor ashtu dhe ndertimit te shtetit
nuk ksihet asnje arsye madhore qe te pushonte se ekzistuari. Vendi kishte
hyre brenda nje periudhe trevjecare ne rrugen e normalitetit dhe te
zhvillimit ne te gjitha aspektet duke bere qe mekanizmat shteterore te
funksiononin me se miri. Nga ana tjeter vete populli ishte i kenaqur keshtu
qe te pakten ne dukje nuk kishte ndonje shkak qe t段 hyhej ndryshimeve te
rendit kushtetues. Keshtu kthimi i Shqiperise ne mbreteri dhe shpallja apo
veteshpallja e Zogut mbret sic e vleresojne kundershtaret e tij, ne nje
shikim te pare te krijonte me te vertete pershtypjen e synimit per te
vendosur diktature personale. Por valle a nuk munda ta bente Zogu nje gje te
tille edhe duke qene president? Eksperienca ka treguar se diktatoret me te
medhenj gjate gjithe historise moderne kane qene pikerisht presidentet apo
kryeministrat e veshur me mbipushtet per te mos bere fjale per sekretaret e
pare te partive komuniste ne vendet lindore. Pra dicka te tille nuk e kishte
per gje ta bente dhe Ahmet Zogu i zgjedhur president i Republikes Shqiptare
ne vitin 1925, me nje mandat shtatevjecar. Fakti qe vendimi per te shnderruar
Shqiperine nga republike ne mbreteri eshte marre kater vjet para se te
skadonte mandati presidencial i Ahmet Zogut eshte dhe nje faktor me shume qe
hedh poshte idene se mbreteria lidhej me forcimin e pushtetit personal te
Ahmet Zogut. Por duke lene menjane karakterin personal te pushtetit, duhet
thene se vendosja e nje sistemi monarkik ne Shqiperi i sherbente forcimit te
pushtetit qendror. Ne ato vite duke filluar qe nga shpallja e pavresise ,
kishte dale ne pah me se miri prirja e shqiptareve per te mos respektuar
shtetin. Shqiptaret, sidomos ata qe jetonin ne zonat periferike dhe rurale me
shume se autoritetit te pushtetit qendror i bindeshin verg=berisht prijesave
krahinore dhe keta nuk e kishin per gje qe me nje grusht njerezish t段
suleshin Tiranes dhe te rrethonin parlamentin apo godinat e qeverise, sic
kishte ndodhur shpesh ne gjysmen e pare te viteve 20-te. Kjo sepse, kanuni
apo ligjet qe drejtonin jeten ne zona te ndryshme te vendit njihnin si te
plotfuqishem pushtetin e nje beu apo bajraktari. Kjo mplekset dhe me
mentalitetin e shqiptarit per te adhuruar me fanatizem gjithmone nje simbol
gje qe ndodh dhe sot me Nanon apo Berishen, me Thacin apo Rugoven.
Praktikisht edhe sot, shqiptaret me shume se per bindjet politike votojne per
simbolet qe perfaqesojne partite e ndryshme. Pra Zogu duke bere vendin
mbreteri, bente qe autoriteti te sposotohej nga krahinat ne qender. Dhe sipas
logjikes se edukuar per shekuj me radhe tani kishte nje mbret qe qendronte
mbi beun e fshatit apo bajraktarin. Por, vec kesaj, Zogu dhe politikanet e
asja kohe qe qendronin prane tij e ndermoren nje hap te tille edhe per te
neutralizuar manovrat e atyre te huajve qe ishin kunder nje Shqiperie te
qendrueshme dhe te zhvilluar. Ne fakt qe pas shpalljes se Republikes
Shqiptare, qarqe te caktuara nderkombetare kishin filluar te benin zhurme se
Shqiperia nuk duhet te jete republike, pasi Konferenca e Londres e kishte
parashikuar ate si nje principate me nje princ te huaj ne krye, ne rastin
konkret Princ Vidi. Por, pas ikjes se gjermanit Vidi dhe moskthimit te tij
pas mbarimit te Luftes se Pare Boterore, vendin e mbetur vakant e zuri nje
keshill regjence i quajtur Keshilli i Nalte, i perbere prej kater vetesh.
Keshtu, qe nga viti 1920 deri ne fillim te vitit 1925 Shqiperia
funksiononte
si nje mbreteri pa mbret. Por
kete anomali do ta prishte Ahmet Zogu i cili do
te behej ideatori dhe iniciatori i Republikes Shqiptare. Por, pas nje fare
kohe Republika Shqiptare do te shqetesonte qarqe te caktuara nderkombetare te
ciloet do te kerkonin kthimin tek formula e meparshme duke kerkuar dhe
kthimin e nje perfaqesuesi te deres gjermane Vidi. Kjo ndoshta dhe per faktin
se ajo duke u quajtur Republika Shqiptare dhe jo Republika e Shqiperise
fshihte ambicjet qe ne nje te ardhme ne gjirin e saj te perfshiheshin edhe
pjese te tjera te Ballkanit te banuara me shqiptare. Keshtu, per te
paralizuar manovra te ndryshme qe mund te luheshin ne kurriz te Shqiperise
dhe shtetit te saj, Ahmet Zogu, ne bashkepunim me politikane dhe juriste te
shquar nder te cilet konstitucionalisti i shquar, Pandeli Evangjeli hartuan
projektin e Mbreterise Shqiptare ne krye te se ciles te ishte Mbreti Zog i
I-re. Si perfundim, me te metat e gabimet e saj, periudha e Mbreterise
Shqiptare perfaqeson nje epoke pozitive per te mos thene eksperiencen me
pozitive persa i perket funksionimit te shtetit shqiptar dhe qe duhet marre
ne konsiderate nga ata qe do te mbajne ne duart e tyre timonin e shtetit
shqiptar. Aq solide ishte godina shteterore e ndertuar ne ato vite sa dhe
Enver Hoxha vetem sa i ideologjizoi strukturat e saj pa mundur t段
shkaterroje, sic ndodhi per fat te keq ne vitet 90-te.
New York
30 gusht 2001