FAMILLE ROYALE D’ALBANIE – MAISON ZOGU

15 H 20 : La reine Géraldine hospitalisée pour une opération des poumons
Samedi 19 octobre 2002   ©   eGotha.com & Gotha.fr - http://www.gotha-fr.com/

La reine mčre d’Albanie a été opérée mercredi soir aprčs son admission dans l’unité des soins intensifs de l’Hōpital militaire de Tirana, la capitale du pays. Le porte-parole de la famille royale, Fluturak Germenji, a indiqué que l’ancienne reine du pays des aigles devait y subir une opération des poumons qui l’a font souffrir depuis de nombreuses années déją.

Déją au mois d’aoūt, Géraldine avait été hospitalisée dans un hōpital franēais pour une insuffisance respiratoire aprčs qu’elle ait quittée les hautes plaines d’Afrique du Sud pour l’Albanie.

Géraldine Zogu, du nom de la dynastie albanaise, est originaire de Hongrie. Aujourd’hui āgée de 87 ans, l’ " ex " reine mčre est née comtesse Apponyi de Nagy-Appony. La souveraine, américaine par sa mčre, apparentée par son pčre aux Habsbourg et ą toutes les familles royales de la vieille Europe, est la mčre de l’actuel prétendant au trōne albanais, le trublion Leka Ier d’Albanie, rentré au pays de son long exil sud-africain le 28 juin dernier.

Le royaume d’Albanie avait été aboli en 1946 par les dirigeants communistes, seulement deux décades aprčs sa création de par l’impulsion du fondateur de la dynastie, Ahmed Zogu – Zog Ier, pčre de l’actuel prétendant. Autoproclamé roi des Albanais en 1928, Ahmed Zogu dirigea le pays jusqu’ą son invasion par l’armée italienne en 1939.

Quant au trčs agitateur prétendant, Leka Ier, il a déclaré ne pas vouloir s’auto-investir dans une restauration monarchique sans l’avis référendaire du peuple albanais.

Descendant en ligne directe des princes d’Anhalt-Dessau, Géraldine est de fait la lointaine cousine de plusieurs illustres maisons dynastiques qui ont fait l’histoire : Karageorgevitch, Hohenzollern, Saxe-Cobourg-Gotha, Orléans-Bragance.

 
 

19/10/2002 - http://www.korrieri.com/

 

Permiresohet lehte shendeti i Nenes Mbretereshe

Gjendja shendetesore e Nenes Mbretereshe, Geraldina, eshte paraqitur e normalizuar gjate dites se djeshme. Ky fakt u be i ditur nga zedhenesi i Oborrit Mbreteror, Fluturak Germenji. Sipas tij, pas procedures se "intubimit respirator", qe grupi i mjekeve realizoi dy dite me pare, mushkerite e Nenes Mbretereshe, jane ne gjendje me te mire dhe arrijne te mbushen me oksigjen, ndersa frekuencat kardiake, "jane brenda parametrave normale". Nderkohe, grupi i mjekeve te Spitalit Ushtarak qe po ndjekin nga afer gjendjen shendetesore te Nenes Mbretereshe, n/kol. Hajri Gerbi (drejtor i Spitalit Ushtarak), Prof. Dr. Spiro Qirko dhe Prof. Dr. Jul Bushati, pas konsultes se fundit te tyre, cilesojne si problem te fundit pershtatjen e organizmit me kete gjendje te re te procesit te "intubimit respirator". Nga ana tjeter zyra e shtypit prane Oborrit Mbreteror, beri te ditur se mbi bazen e informacioneve te marra nga stafi mjekesor qe po trajton Nenen Mbretereshe, rezulton se aktualisht gjendja e saj shendetesore, ka nje permiresim te pjesshem. Sipas sekretarit per marredheniet me median prane ketij Oborri, Astrit Kola, impenjimi maksimal i mjekeve, ka mundesuar percaktimin e nje skeme dhe strategjie me te qarte, per trajtimin e metejshem te semundjes dhe te gjendjes shendetesore te pergjithshme te Nenes Mbretereshe.


 

Ndryshuar: E Shtunė, 19 Tetor, 2002

Konsulta e grupit tė mjekėve: Nuk po bėhet e mundur arritja e ekuilibrit natyral tė organeve jetėsore

Geraldina, ende nė rrezik pėr jetėn

TIRANĖ - Nėna Mbretėreshė, Geraldina vazhdon tė mbijetojė nė sajė tė serumit dhe oksigjenit. Mushkėritė e saj e kaluan provėn e intubimit respirator, por ende nuk ėshtė vendosur ekuilibri natyral mes tė gjitha organeve tė trupit. Ndėrkohė gjatė ditės sė djeshme e kanė vizituar Geraldinėn nė spitalin ushtarak disa deputetė. Ka patur vizita edhe nga Arqipeshkvia shqiptare. Sipas zėdhėnėsit tė Oborrit Mbretėror, Fluturak Gėrmenjit, tanimė dy ekipet e mjekėve po pėrpiqen tė stimulojnė funksionimin normal tė organeve trupore. "Parametrat e oksigjenit nė gjak janė normalė dhe oksigjenimi bėhet nė masėn 80-90%. Edhe frekuencat kardiake janė normalizuar. Problem mbetet arritja e ekuilibrit natyral. Gjendja e Nėnės Mbretėreshė megjithatė vazhdon tė jetė e rėnduar dhe nuk mund tė themi se ėshtė jashtė rrezikut",- thotė Gėrmenji. Ndėrsa mjekėt tregojnė se gjatė mesditės sė djeshme Nėnės Mbretėreshė i ėshtė bėrė njė konsultė speciale pėr veshkat, pasi u supozua se edhe ato ishin prekur, por pas konsultės sė bėrė nga njė specialist i njohur i veshkave, gjendja e kėtij organi nuk ka rezultuar e keqe. Grupi i mjekėve tė spitalit ushtarak, qė po ndjekin gjendjen shėndetėsore tė Nėnės Mbretėreshė, n/kol. Hajri Gėrbi (drejtor i Spitalit Ushtarak), Prof.Dr. Spiro Qirko dhe Prof.Dr. Jul Bushati, pas konsultės sė fundit tė tyre, cilėsojnė si problem pikėrisht pėrshtatjen e organizmit me kėtė gjendje tė re tė procesit tė intubimit respirator. Pėrveē konsultave tė herėpashershme, Geraldina i nėnshtrohet terapisė intensive gjatė gjithė kohės. Ndėrkohė qė Gėrmenji shton se Nėna Mbretėreshė ėshtė mbajtur me oksigjen katėr orė ēdo ditė pėr njė periudhė njėzet vjeēare, pėr arsye se mushkėritė e saj nuk ngopen me oksigjen nė mėnyrė natyrale. Diagnoza e saj e vjetėr ėshtė "insuficiencė pulmonare", por janė shfaqur edhe pasojat e sėmundjes sė trombozės. Nėna Mbretėreshė, 87 vjeēe, u sėmur papritur nga njė krizė mushkėrish mbrėmjen e 16 tetorit dhe u dėrgua me urgjencė nė sallėn e reanimacionit tė spitalit tė pėrgjithshėm ushtarak, ku dhe ndodhet e shtruar ende.
Belina Budini

 


*

 18/10/2002 - 18 Tetor 2002 - http://www.korrieri.com/

 

Nena Mbretereshe, nen kurat e mjekeve

Nje ekip i specializuar mjekesh ndjekin gjendjen shendetesore te Geraldines. Praktikohet intubim respirator dhe sipas mjekeve, gjendja e saj eshte nen kontroll. Kryeministri Nano dergon ne Spitalin Ushtarak ministrin e Shendetesise, Mustafa Xhani

Armando META

TIRANE - Ka qene mjaft e luhatshme gjendja shendetesore e Nenes Mbretereshe, Geraldine, gjate gjithe dites se djeshme. Ajo ndodhet e shtruar prej dy ditesh ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, ku here ka pasur permiresim dhe here perkeqesim te gjendjes se saj shendetesore. Edhe vete kumtimet e bera nga personeli mjekesor, qe po kujdeset per shendetin e Nenes Mbretereshe, ashtu edhe te pjesetareve te Oborrit Mbreteror, ne disa raste kane qene mjaft kontradiktore. Sipas zedhenesit te Oborrit Mbreteror, Fluturak Germenji, gjendja shendetesore e Nenes Mbretereshe, gjate gjysmes se pare te dites se djeshme, eshte paraqitur me e normalizuar. Sipas tij, "gjendja shendetesore e saj po normalizohet dhe po mbahet tashme nen kontroll, nga nje ekip mjekesor i specializuar i kryesuar nga drejtori i Spitalit Ushtarak, nenkolonel Hajri Gerbi dhe mjeket e njohur Jul Bushati e Spiro Qirko". Sipas Germenjit, shendeti i Nenes Mbretereshe dy nete me pare ka qene shume i renduar, ndersa, sipas tij, ka qene vete deshira e saj per t'u shtruar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes, si "nje spital me tradita". Gjate gjithe nates se kaluar, ekipi mjekesor ka punuar per normalizimin e aparatit te frymemarrjes, qe paraqiste veshtiresi ne funksionimin e mushkerive, dhe qe sipas Germenjit, "eshte shkak i nje semundjeje pulmonare ne gjak, qe Nena Mbretereshe ka marre gjate nje udhetimi me Mbretin Zog ne Paris (France), shume vite te shkuara". "Gjate oreve te nates, mjeket arriten shmangien e efekteve anesore, si tensioni shume i larte", nenvizoi zedhenesi i Oborrit Mbreteror. Sipas Germenjit, "deri tani eshte ndjekur nje terapi intensive nga mjeket per Nenen Mbretereshe, ndersa ne oren 14.00 te dites se djeshme, ekipi mjekesor ka patur nje konsulte te dyte per te vendosur per terapine qe do te ndiqet me tej, dhe eshte lene si detyre berja e disa analizave speciale". Ndersa, sipas mjekeve, gjendja e Geraldines vazhdon te jete teper e renduar. Nena Mbretereshe, 87 vjecare, eshte goditur nga nje trompoze dhe eshte trajtuar me oksigjen. Drejtori i Spitalit Ushtarak Hajri Gerbi u shpreh, se "ka nje permiresim te lehte te gjendjes shendetesore te Nenes Mbretereshe, por ajo ende nuk e ka kaluar fazen kritike dhe ndodhet nen kujdesin e mjekeve". Pas nje "intubimi respirator", oksigjenimi i ish-mbretereshes se shqiptareve, Geraldine, kryhej ne masen 80-90 per qind.

Per gjendjen shendetesore te vejushes se mbretit Zog, jane interesuar edhe drejtues te larte te shtetit shqiptar si Kryeministri Fatos Nano, Ministri i Shendetesise, Mustafa Xhani, ai i Mbrojtjes, Pandeli Majko dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise, Pellumb Qazimi. Gjithsesi gjendja shendetesore e Nenes Mbretereshe, vazhdon te mbetet e rende.


 
Leka Zogu: Kam besim tek mjeket shqiptare
Pretendenti per fronin mbreteror, Leka Zogu, dhe bashkeshortja e tij Suzana, kane vizituar dje Nenen Mbretereshe, si dhe kane zhvilluar edhe nje takim me drejtorin e Spitalit Ushtarak dhe me disa mjeke te specializuar, te cilet e kane informuar per shendetin e Nenes Mbretereshe, Geraldina. Pas takimit, Leka Zogu u shpreh per gazetaret se "semundja e Nenes Mbretereshe ishte dicka e papritur". Sipas tij, stafi i mjekeve ka punuar ne menyre te mrekullueshme dhe per kete ai i falenderoi "ne menyre te vecante". I pyetur se perse nuk kishte zgjedhur nje klinike mjekesore jashte Shqiperise per te kuruar nenen e tij 87 vjecare, Leka Zogu u pergjigj shkurt: "Sepse une jam shqiptar". Ai nuk beri komente per gjendjen e tanishme shendetesore te Nenes Mbretereshe. Me pas, Leka Zogu dhe bashkeshortja e tij, u drejtuan per ne repartin e reanimacionit. Leka Zogu qendroi pak minuta ne repartin e reanimacionit, ku eshte shtruar Nena Mbretereshe.


 
 
Vila e heshtur e monarkeve
Aida Harka Tirane - Askush nuk e kishte menduar se vila gjigante ndane autostrades qe strehon familjen mbreterore, per nje dite te tere do te "kycej". Te gjithe pjesetaret e familjes kane qene dje prane Nenes Mbretereshe, e cila qe prej dy ditesh ndodhet ne sallen e reanimacionit ne Spitalin Ushtarak. Perpara viles mbreterore, qe ndodhet ne krah te autostrades Tirane-Durres, jane vetem truprojet, qe ruajne ne cdo kohe vilen. Ndersa pretendenti per fronin mbreteror Leka, se bashku me djalin dhe gruan e tij, e kane "braktisur" perkohesisht vilen dhe kane shkuar te vizitojne Nenen Mbretereshe, tashme 87-vjecare. Keshtu te gjithe jane mbledhur per t'i qendruar prane Mbretereshes Geraldine, e shtruar ne sallen e reanimacionit, dy dite me pare, pasi vuan nga nje semundje ne mushkri.


Geraldina, jeta e veshtire e nje mbretereshe

Geraldina eshte mbreteresha shqiptare, e cila per 63 vjet me radhe ka qendruar ne ekzil, periudhe gjate se ciles nuk e ka vizituar Shqiperine. Ajo ka lindur me 6 gusht te vitit 1915 ne Gjeneve. Ndersa prinderit e saj jane konti Xhula Aponi dhe kontesha Gledis Stjuart. E ema e saj ishte amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze. Ne moshen 14-vjecare, Geraldina perfundon liceun. Ne kete kohe ajo shquhet edhe per bukurine e saj, e gjate, bjonde dhe me sy bojeqielli. Gjate kesaj periudhe ajo eshte cilesuar si "trendafili i bardhe i Budapestit". Me pas, gjate nje balloje ajo fiton nje konkurs kercimi ne vals. Ndersa ne moshen 23 vjece, me 28 prill te vitit 1938, vajza nga Gjeneva do te vinte kurore me mbretin shqiptar Ahmet Zogun. Nje vit me vone, me 5 prill, nga kjo martese ajo do te sillte ne jete djalin e saj te vetem, Leken, i cili do te qendronte ne vendlindjen e babait te tij vetem dy dite dhe me pas do te niste se bashku me prinderit e tij aventuren e vendosjes ne shume vende te botes. Fillimisht familja mbreterore, bashke me djalin dy ditesh, do te vendosej ne shtetin helen dhe me pas do te niste shtegtimi i gjate. Kryeqytete si Stambolli, Parisi, Londra, Kajro, Aleksandria do te prisnin familjen e Leka Zogut. Por Nena Mbretereshe eshte nje njohese e mire e shume gjuheve si anglisht, frengjisht, shqip, gjermanisht, hungarisht, etj. Pas 23 vjetesh martese, Nena Mbretereshe do te humbiste bashkeshortin e saj. Pas vdekjes se tij, ajo kaloi nje periudhe te veshtire ekonomike, prandaj per ta perballuar kete gjendje, ajo u detyruar te shiste edhe unazen e marteses. Nje periudhe e veshtire qe ka kaluar familja mbreterore ka qene ne vitin 1980, teksa qendronin ne Spanje i lane vetem 7 dite kohe per t'u larguar nga gadishulli Iberik. Keshtu duke lene pas kontinentin plak, familja mbreterore nisi fluturimin per ne SHBA, tek nje mik i vjeter i mbretit Zog. Gjate vitit 1991, ajo vendoset se bashku me te birin e saj, Leken tashme ne moshen 52-vjecare, ne Spanje. Ndersa destinacioni i ardhshem i saj, pas nje shtegetimi ne shume kryeqytete te medha europiane, familja mbreterore qendron ne kryeqytetin e Afrikes se Jugut, ne Johanesburg. Tashme Leka i I-re ishte martuar dhe nga kjo martese kishte sjelle ne jete princin Leka, ai jeton se bashku me nenen e tij, ne nje vile luksoze ne Randsbory.

Rikthimi

Fundi i peripecive per familjen mbreterore dhe rikthimi i madh ne Shqiperi do te ishte pikerisht me 28 qershor te vitit 2002. Ne gjithe keto shtegtime, ajo eshte shprehur se ka pasur vetem nje deshire dhe ka thene se "nese vdes, dua te me varrosin ne Shqiperi, ku shqiptaret do te gjejne nje cope vend si respekt per austro-hungarezen", e cila vuri kuror- ne ate dite prilli te vitit 1939. Fillimisht, familja mbreterore u vendos ne vilen nr.4 prane kryeministrise, pasi qendroi perkohesisht aty, ata moren nje vile e cila ndodhet ne krah te autostrades Tirane-Durres.