Tiranė, mė 24 dhjetor 2008

Deklaratė pėr mediat

Sot ėshtė 24 dhjetor, datė e shėnuar nė historinė e Shqipėrisė dhe Legalitetit, sepse mė 24 dhjetor tė vitit 1924, plot 84 vjet mė parė,  ju dha fund paligjshmėrisė, depėrtimit dhe instalimit tė ideologjisė komuniste, mungesės sė qeverisjes, mungesės sė stabilitetit dhe turbullirave tė tjera qė u shkaktuan nga Grushti i shtetit i Qershorit 1924 dhe nisi fillimi i njė etape tė re nė historinė e shtetit shqiptar, i cili nėn drejtimin e Ahmet Zogut, nisi rrugėn e emancipimit shoqėror, zhvillimit ekonomik dhe orientimit drejt qytetėrimit perėndimor.

Nė vigjilje tė kėsaj date Partia “Lėvizja e Legalitetit” zhvilloi mbledhjen e saj tė Kėshillit Kombėtar  e cila rikonfirmoi edhe njė herė angazhimin tonė nė rrugėn e traditės mė tė mirė dhe vazhdueshmėrisė nė tė njėjtat parime tė ligjshmėrisė, respektimit dhe zhvillimit tė vlerave kombėtare, orientimit Euro-Atlantik, shtet-formimit dhe qeverisjes efikase.

Me njė pėrbėrje cilėsore dhe pjekuri politike mė tė mirė se asnjė herė tjetėr, Kėshilli Kombėtar i PLL analizoi nė mėnyrė tė plotė situatėn politike nė vend, bėri vlerėsimet pėrkatėse dhe  caktoi detyra konkrete pėr tė ardhmen. Tani aktiviteti politik i PLL ka kaluar nė njė stad tė ri, stadin e pėrgatitjeve intensive pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke e konsideruar si tė suksesshme qeverisjen e vendit nėn drejtimin e kabinetit Berisha dhe si shumė tė mira marrėdhėniet e bashkėpunimit tė Partisė “Lėvizja e Legalitetit” me Partinė Demokratike, Kėshilli Kombėtar u shpreh pėr nevojėn e njė vazhdueshmėrie tė pėrbashkėt nė realizimin e programit qeverisės dhe fitoren e njė mandati tė ri nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia “Lėvizja e Legalitetit” pėrshėndet miratimin e ligjit “Pėr pastėrtinė e figurave tė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė zgjedhurve”, ndonėse sipas pikėpamjes tonė ai ėshtė i butė dhe i vonuar.

Pėr t’ju pėrshtatur sa mė mirė aktivitetit politiko-organizativ tė fushatės pėr zgjedhjet parlamentare dhe veēorive qė imponon sistemi elektoral dhe kodi i ri zgjedhor, Kėshilli Kombėtar i PLL vendosi tė shtojė tre Sekretarė tė rinj, pėrkatėsisht zotėrinjtė Besnik Murati, Enis Dizdari dhe Gazmend Lita.

Sekretariati i Partisė “Lėvizja e Legalitetit” tashmė pėtbėhet si mė poshtė:

Artan Tujani, sekretar i pėrgjithshėm

Sulejman Gjana, sekretar politik

Besnik Murati, sekretar organizativ

Neritan Kolgjini, sekretar i marrėdhėnieve me publikun

Enis Dizdari, sekretar pėr ēėshtjet e pushtetin vendor

Gazmend Lita, sekretar pėr marrėdhėniet me jashtė

 

Gjithashtu nė Kėshillin Kombėtar u caktuan 12 pėrfaqėsues tė lartė tė partisė, nga njė pėr ēdo qark, tė cilėt do tė drejtojnė organizimin dhe gjithė pėrgatitjet pėr fushatėn dhe procesin e ardhshėm zgjedhor nė nivel qarku.

 

 

____________________________________________________________________________________

Sot paradite ne nje nga sallat e Hotel Tirana International zhvilloi punimet Keshilli Kombetar i PLL.
Me poshte po ju percjellim Rezoluten e Keshillit Kombetar te PLL, Fjalen e Kryetarit te PLL Ekrem Spahiu si dhe fjalen e Kryetarit te Keshillit Kombetar Nebi Ganellari

Zyra e shtypit e PLL

 

REZOLUTĖ E KĖSHILLIT KOMBĖTAR TĖ PARTISĖ "LĖVIZJA E LEGALITETIT"

Sot, mĖ 21 dhjetor 2008 zhvilloi punimet mbledhja e radhĖs e KĖshillit KombĖtar tĖ PartisĖ "LĖvizja e Legalitetit" e cila analizoi situatĖn politike ne vend, punĖn e strukturave drejtuese te PLL nĖ periudhĖn midis dy mbledhjeve si dhe caktoi detyra te rĖndĖsishme pĖr veprimtarinĖ e PartisĖ nĖ tĖ ardhmen.

KĖshilli KombĖtar i PLL vlerĖsoi punĖn e Komitetit Drejtues dhe KryesisĖ sĖ PartisĖ tĖ cilat bazuar nĖ programin dhe statutitn e PLL, gjatĖ periudhĖs nĖ analizĖ kanĖ zhvilluar njĖ veprimtari intensive nĖ qendĖr dhe nĖ bazĖ, qĖ ka gjallĖruar jetĖn politiko-organizative tĖ partisĖ dhe ka shpalosur Programin e PLL si njĖ parti mbretĖrore, me profil tĖ lartĖ nacionalist, antikomunist, mbrojtĖse dhe garantuese e ligjshmĖrisĖ, mbrojtĖse e tĖ drejtave tĖ burgosurve dhe pĖrndjekurve politik, pronarĖve, vlerave tĖ traditĖs dhe parimeve tĖ konservatorizmit.

KĖshilli KombĖtar i PLL shprehu nderim tĖ veė§antĖ pĖr kontributin qĖ themeluesit e Legalitetit kanĖ dhĖnĖ nĖ dekada pĖr ndĖrtimin e shtetit shqiptar dhe e konsideroi 24 dhjetorin e vitit 1924 si njĖ pikĖ kthese qĖ rivendosi ligjshmĖrinĖ,  i dha fund pĖrpjekjeve pĖr bolshevizimin e vendit dhe e radhiti ShqipĖrinĖ pĖrkrah kombeve perĖndimore.

KĖshilli KombĖtar i PLL, nĖ pĖrputhje me statutin e PLL, miratoi njĖ plan tĖ detajuar, qĖ imponuar nga kodi i ri zgjedhor, do t'i pĖrshtatĖ strukturat lokale nĖ nivel qarku si dhe shprehu optimizmin se pavarĖsisht vĖshtirĖsive qĖ burojnĖ prej Kodit te ri, nĖ zgjedhjet e ardhshme Partia "LĖvizja e Legalitetit" do tĖ sigurojĖ pĖrfaqĖsim parlamentar.

KĖshilli KombĖtar i PLL vlerĖsoi frymĖn e bashkĖpunimit qĖ ekziston ndĖrmjet PartisĖ "LĖvizja e Legalitetit", PartisĖ Demokratike dhe aleateve tĖ koalicionit qeveritar dhe shprehu nevojĖn e vazhdueshmĖrisĖ sĖ pĖrbashkĖt nĖ realizimin e programit qeverisĖs dhe reformave tĖ nisura si dhe sigurimin tĖ njĖ mandati tĖ ri qeverisĖs nĖ zgjedhjet e ardhshme. PLL shpreh angazhimin e saj tĖ plotĖ pĖr tĖ kontribuar maksimalisht nĖ kĖtĖ fitore.

Partia "LĖvizja e Legalitetit" e konsideroi si tĖ suksesshme punĖn e qeverisĖ  Berisha, vlerĖsoi reformat e kryera prej maxhorancĖs dhe veƧanĖrisht investimet e mĖdha ne infrastrukture, luftĖn kundĖr korrupsionit, informalitetit dhe pĖrpjekjet pĖr reformimin e sistemit tĖ drejtĖsisĖ. Marrja e ftesĖs pĖr anĖtarĖsim nĖ NATO ĖshtĖ njĖ arritje kulmore dhe historike. NdĖrtimi i rrugĖs DurrĖs-KukĖs ĖshtĖ njĖ investim madhor, me rĖndĖsi gjeostrategjike, ekonomike e  politike, tregues  i njĖ pĖrpjekjeje me prirje kombĖtare. NdĖrsa sulmi i opozitĖs ndaj qeverisĖ pĖr kĖtĖ investim ĖshtĖ njĖ vazhdim i politikes sĖ vjetĖr antikombĖtare.

KĖshilli KombĖtar i PLL  kĖrkon dĖmshpĖrblim sa me tĖ shpejtĖ  pĖr ish-tĖ burgosurit dhe tĖ pĖrndjekurit politik. Prona mbetet ende njĖ realitet i pa zgjidhur qĖ duhet rregulluar mbi bazĖn e sistemit tĖ sĖ drejtĖs, shenjtĖrisĖ sĖ saj dhe pa krijuar probleme sociale.

KĖshilli KombĖtar  i PLL ĖshtĖ nĖ favor tĖ ligjit  "PĖr pastĖrtinĖ e figurĖs sĖ zyrtarĖve tĖ lartĖ dhe tĖ tĖ zgjedhurve" dhe hapjen e dosjeve tĖ bashkĖpunĖtorĖve  tĖ ish- sigurimit tĖ shtetit dhe e konsideron kĖtĖ njĖ reflektim tĖ vonuar ndaj kĖrkesĖ mbarĖshoqĖrore pĖr pastrim dhe rezolutĖs sĖ AsamblesĖ tĖ KĖshillit tĖ EvropĖs pĖr dĖnimin e krimeve tĖ komunizmit.

KĖshilli KombĖtar i PLL shprehu shqetĖsimin sĖ dĖnimi i krimeve tĖ komunizmit nuk mund tĖ kryhet me masa gjysmake qĖ anashkalojnĖ pĖrgjegjĖsinĖ penale tĖ ideatorĖve dhe autorĖve tĖ gjenocidit komunist.

KĖshilli KombĖtar i PLL  vlerĖson  vendosjen dhe shtrirjen e misionit EULEX nĖ gjithĖ territorin e KosovĖs se pavarur, dhe e konsideron  sovranitetin dhe integritetin e KosovĖs tĖ paprekshĖm.

KĖshilli KombĖtar i PLL dĖnoi ashpĖr veprimtarinĖ antikombĖtare dhe antikushtetuese tĖ organizatĖs OMONIA dhe kĖrkoi rishikimin e statusit tĖ asaj organizate dhe nxjerrjen para ligjit tĖ personave pĖrgjegjĖs.

KĖshilli KombĖtar i PLL falĖnderoi Familjen MbretĖrore Shqiptare pĖr pĖrshĖndetjen dĖrguar kĖtij organi, pĖr besimin dhe mbĖshtetjen e tyre tĖ deklaruar pĖr PartinĖ "LĖvizja e Legalitetit" dhe e garantoi AtĖ pĖr vendosmĖrinĖ tonĖ nĖ zbatimin e programit tĖ PLL.

KĖshilli KombĖtar i PLL miratoi disa ndryshime nĖ Sekretariatin e PartisĖ ku z. Sulejman Gjana la detyrĖn e Sekretarit pĖr MarrĖdhĖniet me JashtĖ dhe mori detyrĖn e Sekretarit politik, z. Besnik Murati u zgjodh Sekretar Organizativ, z. Gazmend Lita u zgjodh Sekretar pĖr MarrĖdhĖniet me JashtĖ dhe z. Enis Dizdari u zgjodh Sekretar pĖr Pushtetin Vendor.

TiranĖ, mĖ 21 dhjetor 2008

 

-------------------------------

Tiranė, mė 21 dhjetor 2008

 

FJALA E KRYETARIT TE PLL EKREM SPAHIU NĖ MBLEDHJEN E KĖSHILLIT KOMBĖTAR

 

I nderuar z. Ganellari, Kryetari Kėshillit Kombėtar tė PLL

Tė nderuar anėtarė tė Kėshillit Kombėtar

 

Ne, jo rastėsisht po e zhvillojmė mbledhjen e radhės tė Kėshillit tonė Kombėtar nė prag tė datės 24 dhjetor, ditė  rėndėsishme jo vetėm pėr ne legalistėt, por edhe pėr gjithė popullin shqiptar, sepse, pikėrisht mė 24 dhjetor tė vitit 1924 ju dha fund paligjshmėrisė,  mungesės sė qeverisjes, mungesės sė stabilitetit dhe turbullirave tė tjera tė shkaktuara nga Revolucioni Bolshevik i Qershorit. Data 24 dhjetor 1924 shėnon njė pikė kthese nė historinė tonė kombėtare, sepse vetėm pas kėsaj date mund tė flasim pėr formim tė shtetit modern shqiptar sipas parametrave mė tė pėrparuar tė kohės, krijimin e institucioneve, daljen nga anarkia dhe futjen e vendit nė rrugėn e pėrparimit ekonomik, zhvillimit kulturor dhe emancipimit shoqėror sipas vizioneve tė qarta dhe perėndimore.

Nė tė njėjtėn kohė, Triumfi i Legalitetit mė 24 dhjetor tė vitit 1924 shmangu njė tentativė tė rrezikshme qė synonte tė infiltronte ideologjinė komuniste nė themelet e shtetit tė ri shqiptar dhe psikologjinė e kombit, qė po tė kishte ngjarė, do tė ishte me pasoja serioze edhe nė kohėn e sotme.

Nė rast se nė ditėt e sotme flasim pėr njė pėrkatėsi europiane tė Shqipėrisė dhe njė orientim perėndimor tė qytetarėve tė saj, kjo nuk ndodh as pėr arsye gjeografike dhe as pėr arsye gjenetike. Arsyeja e vėrtetė qėndron nė faktin e vetėm dhe ndoshta unik nė historinė tonė kombėtare, se vetėm gjatė viteve 1924-1939, Shqipėria, me vullnet tė qartė dhe nė mėnyrė tė programuar hodhi hapin e madh tė shkėputjes nga Lindja dhe bashkimit real me kombet e pėrparuara, duke e shndėrruar veten brenda njė kohe tė shkurtėr nė njė shtet tė vėrtetė sipas kuptimit tė plotė tė kėsaj fjale, e qė mund tė krahasohej me dinjitet me ēdo vend tjetėr evropian.

Tė gjitha kėto zhvillime tė rėndėsishme kanė pasur si arkitekt dorėn e Ahmet Zogut, fillimisht si ministėr, pėr tė vazhduar kryeministėr, mė tej president, e nga 1 shtatori 1928 Mbret i Shqiptarėve, i cili me largpamėsi politike, aftėsi drejtuese tė pashoqe dhe vullnet tė hekurt, diti tė kthejė drejt pėrparimit rrjedhėn historike tė vendit tė tij dhe vuri vulėn e lavdisė nė atė periudhė tė ndritur.

Si pasardhės tė atyre shtetarėve qė hodhėn themelet e shtetit modern shqiptar dhe e orientuan atė drejt zhvillimit perėndimor, ne kemi arsye tė plotė qė ta kujtojmė 24 dhjetorin e vitit 1924 me ndjenjė krenarie. Por kjo ėshtė arsyeja mė e vogėl. Sepse ne, si Legalitet, vazhdojmė tė kemi vizione tė qarta, aftėsi qeverisėse dhe shtet-ndėrtuese, qė fatkeqėsisht gjatė kėtyre viteve tė pluralizmit nuk na ėshtė dhėnė mundėsia qė t’i sendėrtojmė nė praktikė.

Rrjedha normale e zhvillimit qė kishte shteti shqiptar gjatė viteve 1924-1939 fatkeqėsisht u ndėrpre nė mėnyrė tė dhunshme nga fillimi i Luftės sė Dytė Botėrore. Shqiptarėt i kujtojnė me shumė nostalgji  vitet 24-39 si njė periudhė tė artė tė shtetit shqiptar sa edhe sot mbas 70 vjetėsh nuk i kemi arritur ato parametra tė asj kohe nė disa ēėshtje tė rėndėsishme pėr njė shtet.

Sistemi komunist qė u vendos nė Shqipėri pas Luftės sė Dytė Botėrore, e qė ishte regjimi me antikombėtar dhe mizor i kohės, shpalli ndaj shtresės tonė njė luftė tė egėr dhe tė pėrgjakshme qė u shoqėrua me 6.027 tė ekzekutuar, 34.135 tė burgosur dhe 59.009 tė internuar.

Partia “Lėvizja e Legalitetit” qė sė bashku me Ballin Kombėtar kanė  qenė tė masakruara nga diktatura komuniste, ka qėnė, ėshtė dhe do tė jetė nė mbėshtetje tė plotė tė ligjeve qė kanė tė bėjnė me dėnimin e krimeve tė komunizmit. Grupi parlamentarė i PLL nė legjislaturėn e kaluar tė Kuvendit tė Shqipėrisė ishte nismėtar i  projektligjit "Pėr pastėrtinė e figurave tė funksionarėve tė lartė tė administratės publike dhe tė zgjedhurve", qė fatkeqėsisht nuk u miratua sepse maxhorancėn e kishte PS, trashėguesja e PKSH dhe PPSH qė eshte autore e gjenocid te ushtruar ndaj popullit shqiptarė.

Ne i japim mbėshtetjen tonė tė plotė maxhorancės aktuale qė ta kalojė sa mė shpejt kėtė projektligj, pa pritur konsensusin e opozitės. Sepse opozita nuk do ta japė kurrė konsensusin e saj, pasi ajo nuk mund tė shkėputet nga e kaluara e saj kriminale. Sidoqoftė, kėtė projektligj ne e konsiderojmė njė reflektim tė pjesshėm dhe tė vonuar ndaj nevojės pėr rivendosjen e drejtėsisė, kėrkesės mbarėshoqėrore pėr pastrim dhe rezolutės sė Asamblesė tė Kėshillit tė Evropės pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit.

Partia “Lėvizja e Legalitetit” brenda saj e ka zgjidhur qė nė momentin e parė kur OKLL u atashua nė atdhe, sepse nė nenin 11 tė Statutit tonė shprehet qartė se:

”Nuk pranohen nė radhėt e Partisė "Lėvizja e Legalitetit": Ish-anėtarėt e nomenklaturės sė lartė tė regjimit komunist, ish-anėtarėt e Partisė Komuniste, ish-anėtarėt e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, ish-anėtarėt e Partisė Socialiste, ish punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit dhe bashkėpunėtorėt e tyre.”

Por ne shprehim shqetėsimin, se nė rangun e mbarė shoqėrisė shqiptare, dėnimi i krimeve tė komunizmit nuk mund tė kryhet me masa gjysmake, qė anashkalojnė pėrgjegjėsinė penale tė ideatorėve dhe autorėve tė gjenocidit komunist dhe qė nuk shpaguajnė nė mėnyrė tė plotė dėmin qė i ėshtė shkaktuar viktimave.

Sipas pikėpamjes tonė, dėnimi i krimeve tė komunizmit nė Shqipėri duhet tė jetė shumėplanėsh dhe duhet tė fillojė me zbatimin e plotė tė rezolutave pėrkatėse tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės dhe Kuvendit tė Shqipėrisė, pėr tė vazhduar me dėmshpėrblimin e shpejtė dhe tė plotė tė ish tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė.

Paralelisht me kėto, pėr shkak tė gjenocidit tė ushtruar ndaj popullit shqiptar pėr 45 vjet,  duhet dėnuar vepra dhe hequr tė gjitha titujt qė diktatori Hoxha i dha vetes. Duhen pastruar ambientet dhe hapėsirat publike nga simbolet e komunizmit. Duhen pastruar tekstet shkollore nga glorifikimet e personazheve dhe ngjarjeve komuniste.

ėshtė i domosdoshėm ngritja e njė Instituti tė posaēėm pėr hetimin dhe dokumentimin e krimeve komuniste nė Shqipėri, tė cilit, krahas tė gjitha lehtėsive duhet t’i sigurohet edhe e drejta pėr ngritjen e padive penale ndaj autorėve tė atyre krimeve.

Tė gjithė tė pushkatuarit politikė me gjygj dhe pa gjygj duhet tė shpallen dėshmorė tė atdheut, sepse u vranė pėr liri dhe demokraci. Eshtrat e tyre duhet tė gjenden dhe tė prehen nė varrezat e Dėshmorėve tė Kombit. Nė kujtim tė tyre dhe gjithė viktimave tė sistemit komunist duhet qė nė kryeqytet te ngrihet edhe njė memorial madhėshtor.

Nė raport me gjenocidin qė ėshtė ushtruar mbi shtresėn tonė kėta janė kėrkesa minimale. Ne ndjehemi krenarė sepse nuk kemi kėrkuar hakmarrje, por vetėm vendosjen e drejtėsisė, drejtėsi  qė do tė siguronte paqen sociale dhe shkėputjen  nė mėnyrė pėrfundimtare tė fijeve qė mbajnė tė lidhur njė pjesė tė shoqėrisė me tė kaluarėn diktatoriale.

 

Zonja dhe zotėrinj

Partia jonė ėshtė njė parti me program tė gjerė politik dhe rregulla tė qarta organizative. Gjatė kėsaj periudhe ne kemi qenė aktiv nė gjithė zhvillimet politike dhe kemi shprehur  qėndrimin e PLL pėr ēėshtjen kombėtare, reformat nė pėrgjithėsi por nė mėnyrė tė veēantė nė reformėn zgjedhore dhe atė tė drejtėsisė. Gjithashtu zėri ynė ka qenė i pranishėm nė ēdo problem tė karakterit politik, ekonomik dhe social.

Sipas statutit tonė kemi zhvilluar konferencat e degėve tė PLL nė rrethe, ku nė disa prej tyre kemi konstatuar me kėnaqėsi rritjen e nivelit tė pjesėmarrjes, tė debatit, shpalosjes sė alternativave dhe konkurrencės brenda strukturave tona. Nė mbledhjen e sotme janė tė pranishėm edhe kryetarėt e rinj tė dalė nga konferencat e fundit, tė cilėt gjej rastin qė t’i falėnderoj pėr dinamizmin dhe risitė qė kanė sjellė nė Legalitet.

Nevojės qė ka Legaliteti pėr bashkimin e gjitha fuqive, por edhe bindjes sė tyre tė brendshme pėr tė kontribuar pėr PLL dhe vendin, i janė pėrgjigjur disa nga eksponentėt tanė tė Diasportės, si zotėrinjtė Sulejman Gjanaj, Xhafer Elezi, Gazmend Lita dhe Arjan Kurti, tė cilėt, vetėm pėr shkak tė angazhimit tė tyre nė PLL, janė rikthyer nė Atdhe pėr tė kontribuar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė fushatėn zgjedhore tė 2009. Shumė tė tjerė kanė shprehur gatishmėrinė pėr t’u rikthyer dhe pritet qė tė vijnė gjatė javėve nė vazhdim. Nė tė njėjtėn kohė, Partia “Lėvizja e Legalitetit” vazhdon tė mbetet e hapur pėr ēdo person qė e gjen veten afėr programit tonė.

Pavarėsisht mungesės sė mjeteve financiare, Kryesia e partisė nuk i ka ndėrprerė asnjėherė takimet dhe komunikimet me anėtarėt e simpatizantėt tanė nė mbarė vendin si dhe ka marrė pjesė nė pėrkujtimin e ngjarjeve historike me karakter kombėtar qė janė zhvilluar nė Qafė-Botė, Postribė, Devoll, Dibėr, Mat, Kukės, Spaē, Tropojė, etj.

Pėr herė tė parė, si kontribut i drejtpėrdrejtė i PLL,  mė 1 shtator u organizua prej institucioneve tė shtetit shqiptar Konferenca Shkencore Ndėrkombėtare me temė “Monarkia shqiptare 1928-1939”,  ku referuan 21 profesorė tė historisė, vendas dhe tė huaj tė ardhur nga SHBA, Anglia, Franca dhe Italia.

PLL po jep kontributin e saj modest nė qeverisjen e vendit pėr realizimin e objektivave dhe programit qeverisės. Kėshilltarėt tanė nė mbarė vendin po punojnė me ndershmėri nė dobi tė komunitetit dhe janė kthyer nė njė shembull tė mirė tė mbrojtjes sė parimeve tona, por edhe tė bashkėpunimit me kėshilltarėt e djathtė, gjė qė nuk ka kaluar pa u vėnė re.

Partia "Lėvizja e Legalitetit" e konsideron shumė tė suksesshme qeverinė  Berisha dhe vlerėson reformat e kryera prej kėsaj maxhorance. Investimet e mėdha ne infrastrukture, lufta kundėr korrupsionit dhe informalitetit, pėrpjekjet pėr reformimin e sistemit tė drejtėsisė kanė treguar vullnet tė qartė politik dhe diferencė tė dukshme nga qeverisjet e mėparshme.  Marrja e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO ėshtė njė arritje kulmore dhe historike. Ndėrtimi i rrugės Durrės-Kukės ėshtė njė investim madhor, me rėndėsi shumėplanėshe dhe tregues  i njė pėrpjekjeje me prirje kombėtare. Ndėrsa sulmi i opozitės ndaj qeverisė pėr kėtė investim ėshtė njė vazhdim i politikes sė vjetėr antikombėtare.

Ne vlerėsojmė si shumė tė mirė nivelin e bashkėpunimit qė ekziston ndėrmjet Partisė "Lėvizja e Legalitetit" dhe Partisė Demokratike si kryesuesja e koalicionit qeverisės dhe shprehim nevojėn pėr vazhdueshmėri tė pėrbashkėt nė realizimin e programit tė shpallur, pėrfundimin e  reformave tė nisura dhe marrjen e njė mandati tė ri qeverisės nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ashtu si gjithmonė, konsekuente nė detyrimet e veta programore, PLL vazhdon tė kėmbėngulė pėr njė dėmshpėrblim tė shpejtė dhe tė plotė pėr ish tė burgosurit dhe pėrndjekurit politikė. Realiteti i pazgjidhur qė ekziston nė sistemin e pronėsisė nuk duhet lėnė qė tė pėrkeqėsohet, por duhet zgjidhur shpejt duke respektuar shenjtėrinė e pronės dhe pa krijuar konflikte sociale.

 

Tė nderuar anėtarė tė Kėshillit Kombėtar

 

Me vendimet qė do tė marrim dhe detyrat qė do tė caktojmė sot, ne hyjmė nė njė fazė tė re, atė tė pėrgatitjeve intensive pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Duke u nisur nga sistemi elektoral propocinal-rajonal i sanksionuar nė kushtetutė dhe nga kodi i ri zgjedhor, nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit Kombėtar, ne, nė pėrputhje me statutin e PLL, do tė miratojmė plotėsimin e sekretariatit tė partisė, pėr ta bėrė kėtė strukturė sa mė efiēente ne punėn tonė nė qendėr, por edhe pėr t’i  ardhur nė ndihmė strukturave lokale nė nivel qarku.

Ne shprehim bindjen e plotė se me punė intensive, kontribut tė gjithsecilit dhe mbėshtetjen e gjithė faktorėve pranė PLL, pavarėsisht vėshtirėsive tė imponuara prej Kodit te ri zgjedhor, nė zgjedhjet e ardhshme Partia "Lėvizja e Legalitetit" do tė sigurojė njė pėrfaqėsim parlamentar.

Rroftė Partia “Lėvizja e Legalitetit”

Rroftė Mbreti Leka I

Rroftė Kombi shqiptar

 

--------------------------------

          FJALA  E MBAJTUR NE KESHILLIN KOMBETAR TE PLL – 21 dhjetor 2008

                              (Nebi Ganellari – Kryetar i Keshillit Kombetar te PLL)

 

   Te nderuar zonja dhe zoterinj ! Te nderuar anetrare te Keshillit Kombetar e perfaqesues te medias! Ju urojme mireseardhjen dhe ju falenderojme per pjesmarrjen ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te PLL.

   Eshte ne nderin dhe detyrimin tone te kujtojme me respekt te thelle anetarin e Keshillit Kombetar Z.Zinih Dervishi dhe te gjithe  legalistet veterane qe jane ndare nga jeta gjate kesaj pereiudhe.Per te nderuar kujtimin e tyre ju ftoj te mbajme nje minute heshtje!

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar!

Se pari me lejoni,sipas statutit, tju komunikoj disa andryshime Keshillin Kombetar. Jane anetare te rinj te KK z.Nazmi Cela, zj.Lejla Hysa, z.Enis Dizdari sipas listes te votuar ne Kongres, te cilet zevendesojne perkatesish te ndjerin z. Zinih Dervishi, z. Tomorr Buzi, z. Xhevdet Sopi  te cilet ishin te votuar ne Kongres por njekohesisht jane zgjedhur edhe kryetar degesh.

Gjithashtu jane anetare te rinj te Keshillit Kombetar kryetaret e rinj te degeve:

          1.Shpetim Myftaraj-(zv. Bujar Cala, D.Elbasan)

          2.Edlira Harri -(bashkkryetare, Elbasan)

          3.Gazment Lita- (zv. Selman Agolli, D. Diber)

          4.Hysen Mushketa-(zv. Riza Dajko, D. Durres)

          5.Enver Ahmataj -(zv. Elez Hoxha, D. Has)

          6.Bahri Kollcaku -(zv Remzi Muhja, D.Kavaje)

          7.Liman Mnalla -(zv. Dashmir Qyra, D. Librazhd)

          8.Petrit Cupi -(zv. Petrit Jushi, D.Mirdite)

          9.Robert Bullari-(zv.Bardhul Bica, D. Peqin)

        10.Baftjar Kasaj-(zv.Baftjar Kasaj, D. Permet)

        11.Myrteza Shameti-(zv. Shkelqim Selmani, D.Sarande)

        12.Arjan Kurti -(zv. Bajram Rubjeka, D.Shijak)

        13.Hajredin Bakiasi -(zv. Agron Aliaj, D. Skrapar)

 

Ju urojme mireseardhjen anetareve te rinj te KK.

  Te nderuar annetare te Keshillit Kombetar!

Ne kete takim do te bejme nje analize te veprimtarise politike te PLL dhe te gjithe strukturave te saj nga mbledhja e fundit e Keshillit Kombetar.

  Gjate kesaj periudhe vleresojme punen e Kryesise se PLL per riorganizimin e strukturava te PLL ne qender dhe ne baze e zhvillimin e konferencave te degeve ne rrethe, tregues ky i nje partie me struktura reale, me identitet politik si nje parti monarkiste, me profil te larte nacionalist, antikomunist, mbrojtese dhe garantuese e ligjshmerise, mbrojtese e te drejtave te ish-te burgosurve dhe te perndjekurve politike, pronareve, vlerave te tradites, familjes dhe moralit te shendoshe.

   Nje aktivitet mjaft i rendesishem i zhvilluar nga PLL gjate kesaj periudhe, ishte simpoziumi per 80 vjetorin e Monarkise Shqiptare, nje aktivitet mjaft cilesor, qe per te paren here u organizua me mbeshtetjen e qeverise. Vleresojme punen e bere nga kryetari i Partise  Z. Eqerem Spahia si zevendes Minister i Kultures Rinise dhe Sporteve per organizimin e ketij aktiviteti, i cili evidentoi  shkencerisht vlerat reale te nje periudhe mjaft te rendesishme te historise te shtetit shqiptar.  

   Vleresojme kontributin dhe sakrificat e vazhdueshme te te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te  Legalitetit dhe, duke shprehur falenderimet perkatese rikonfirmojme frymen qe egziston prej kohesh ne Legalitet per hapje, unifikim dhe bashkim ne PLL te te gjithe faktoreve me te cilet ndajme pikpamje te njejta. 

  Gjate kesaj periudhe PLL ka bashkepunuar me PD dhe aleatet e saj  duke dhene kontributin e saj  modest ne qeverisje qendrore dhe lokale.

  PLL konsideron arritjet e qeverisjes Berisha si te sukseshme  ne kryerjen e reformave, investimeve te medha, luftes kunder korrupsionit, politiken sociale, integrimin etj.

Marrjen e fteses per ne NATO dhe nenshkrimin e Marrveshje se Asocim Stabilizimit (MSA) legaliteti e konsideron nje arritje kulmore te qeverisjes per integrimin Euro - Atllantik dhe moment historik per gjithe shqiptaret.  

   PLL vlereson rrugen Durres –Kukes, nje investim madheshtor, me rendesi gjeostrategjike , ekonomike e  politike, tregues  i nje programi me prirje kombetare  te qeverise. Sulmin e opozites ndaj qeverise per kete investim e konsideron si nje vazhdim i politikes antikombetare ne fushen e investimeve ne tete vitet qeverisjes se majte.   

  Vleresojme qendrimin e PD  per ish- te perndjekurit politik, integrimin dhe demshperblimin e tyre, por do te konsideronim te pa justifikueshme  tejzgjatjen dhe  zvarritjet burrokratike ne realizimin dhe konkretizimin e tij.  

 Gjithashtu shprehim rezerva edhe per qendrimin ndaj prones dhe ndaj pronareve legjitim e cila mendojme se per nje qeverisje te djathte duhet te jete primare ne kuadrin e zgjidhjes se drejte e optimale te problemeve te nderlikuara  te pronesise. Qeveria Berisha per disa probleme ka ndjekur rrugen e konsensusit. Mendojme se konsensusi me  i domosdoshem eshte ai per zgjidhjen e drejte dhe definitive te prones, mjaft i rendesishen per funksionimin e shtetit demokratik dhe integrimit europian. 

  PLL  ka mbeshtetur  ligjin e hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit te shtetit, si domozdoshmeri e reflektim ndaj Rezolutes se Asamblese te Keshillit te Europese per denimin e krimeve te komunizmit, e konsideron ate te vonuar dhe njekohesisht jo te plote. Kerkojme te denohen se pari ideatoret e autoret  e krimeve dhe genocidit komunist, pastaj bashkepunetoret e tyre. 

 

 Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar! 

 Gjate kesaj periudhe kane ndodhur ngjarje mjaft te rendesishme per Kombin Shqiptar. Kosova tashme eshte shtet i pavarur, realizim i nje endre nje shekullore, kurorezim  sakrificave te panumurta, luftes dhe gjakut te derdhur per liri e pavarsi. PLL  vlereson  vendosjen dhe shtrirjren e misionit EULEX ne gjithe teritorin e Kosoves se pavarur, dhe e konsideron  sovranitetin dhe integritetine saj te paprekshem. 

  PLL  Kerkon ngritjen e ceshtjes Came ne parlament dhe nderkombetarizimin e saj, e konsideron te pa justifikueshme heshtjen si dhe te pa pranueshme  nenshtrimin ndaj politikes Greke. Ne kerkojme zgjidhjen e ketij problemi mbeshtetur ne te drejten nderkombetare. 

 PLL denon ashper veprimtarine antikombetare dhe antikushtetuese te organizates OMONIA, i konsideron ate si nje provokacion i frymezuar nga qarqet extremiste e shoviniste greke. Kerkojme nderhyrjen e qeverise per verifikimin e statusit e veprimtarise se te kesaj organizate, si dhe nxjerrjen para ligjit te personave pergjegjes 

Per te ardhmen, nga Kryesia e partise , nga te gjithe strukturat e PLL, kerkohet nje angazhim dhe pergjegjesi ne drejtim te rritjes cilesore dhe sasiore te saj,  te afrimit te elementeve te rinj, intelektualeve ne te gjithe strukturat e saj per pergatitjen ne zgjedhjet e ardhshme ku PLL duhet te perfaqesohet ne Parlament dhe te jete pjese e pushtetit te se djathtes.

 

  Te nderuar anetare te Keshillit Kombater! 

  PLL nuk eshte nje parti e krijuar artificialisht mbi baze konjukturash apo interesash pragmatiste, por nje parti e krijuar ne momentet me te rendesishme te historise politike  te Shqiperise, qe trashegon e mbart ne vetvete vlera te pa diskutueshme, parti e ngritur mbi baza te idealit kombetar, aftesise qeverisese e shtetformuese, parti e ngritur mbi baza te nacionalizmit modern, te kultivuar nga arkitekti i shtetit ligjor e modern shqiptar Mbretit Zog I. 

  PLL dhe legalistet shqiptare kane kaluar mjaft momente te veshtira, jane perpjekur dhe sakrifikuar ne emer te ideali kombetar, per rikthimin e shtetit ligjor, per rikthimin e vlerave demokratike.

Te gjithe legalistet shqiptare duhet te jene krenare qe jane trashegimtare te atyre burrave qe bene Shqiperine, qe dhane e sakrifikuan gjithshka per Kombin Shqiptar. Historia po rikthen dhe po verteton alternativen tone kombetare . Fale luftes luftes nje shekullore per liri dhe vullnetit te zotit. Kosova  eshte e pavarur. Kjo na bush me shprese dhe optimizem. Kjo ka qene endrra e legalisteve e nacionalisteve shqiptare, eshte nje hap thelbesor drejt realizimit te programit tone , idealin tone per bashkimin kombetar, ne rrugen e pakthyeshme te demokracise, te zhvillimit dhe integrimit.

 

Rrofte PLL !

Rrofte NMT Mbreti Leka I !

Rrofte Kombi Shqiptar !  

 

 

Fjalim nė mbledhjen  e Kėshillit Kombėtar tė PLL me 21/12/08

 

I nderuar Z. Nebi Ganellari, Kryetar i Kėshillit Kombėtar,

I nderuar Z. Ekrem Spahiu, Kryetar i PLL,

I nderuar Z. Ali Ohri, Kryetar i Senatit tė partisė,

Tė dashtun bashkidealistė,

Zonja dhe Zotni,

 

Mbledhja e sotme e Kėshillit Kombėtar tė partisė sonė ėshtė pa dyshim njė mbledhje e rėndėsishme pėr vet faktin se fushata pėr zgjedhjet e pėrgjithshme po afrohet me hapa tė mėdha por edhe pėr arsye se kjo mbledhje pėrkon me njė ngjarje tė rėndėsishme tė historisė sonė qė fatkeqėsisht ėshtė lėnė pas dore nga shumica e historianėve dhe studiuesve shqiptar tė mjerė dhe amnezik tė cilėt vazhdojnė tė shėrbejnė verbėrisht interesat dhe tezat qė deformojnė historinė tonė pėr arsye ideologjike dhe partizane.

 

Ngjarja nė fjalė ėshtė, siē e dini, ajo e 24 dhjetorit 1924, e njohur mė mirė si Triumfi i Legalitetit, kur u kthye nė vend pushteti legjitim i dalė nga zgjedhjet e vitit 1923 dhe qė ishin kontestue nga pararojet e ideologjisė komuniste nė vendin tone tė cilėt organizuan njė grusht-shteti nė qershor 1924 duke i hapė rrugė njė periudhe 6 mujore qeverisjeje pa parlament dhe pa legjitimitet.  Triumfi i Legalitetit shėnoi pikėrisht rikthimin e ligjshmėrisė dhe legjitimitetit tė pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv dhe i dha jetė dhe frymėzoi periudhėn mė tė lavdishme tė historisė sonė bashkėkohore me krijimin e njė shteti shqiptar modern dhe me njė vizion tė qartė pėr zhvillim afatgjatė mbi bazėn e interesit kombėtar tė popullit dhe shtetit shqiptar.

 

Triumfi I Legalitetit shėnon pėr ne Legalistėt edhe njė moment tė veēantė pėr arsye se, mė 24 dhjetor 1924, lindėn ideologjia dhe parimet e shėndoshta qė ēuan nė krijimin e partisė sonė dhe mbi tė cilat bazohemi edhe sot e kėsaj dite me besnikėrinė mė tė madhe.

 

Kjo ideologji dhe kėto parime tėjet kombėtare dhe atdhetare kanė bėrė tė mundshme qė Legaliteti tė mbijetojė pėrballė ēdo stuhie dhe pėrpjekjeje pėr tė na zhdukur qoftė me pushtatime, burgime dhe internime, qoftė me manovra politike, tė brendshme dhe tė jashtme, nė momente tė caktuar.  Kjo mbijetesė e Legalitetit nuk ėshtė bėrė pa mundim e sakrifica dhe ju jeni dėshmitarėt e drejt pėr drejt tė vėshtirėsive qė na janė krijue vazhdimisht.

Por pėr fat tė mirė, angazhimi jonė dhe vendosmėria jonė kanė bėrė tė mundur qė Legalitetit tė jet prezent nė jetėn politike vendore dhe qėndrore nėpermjet kryetarėve tė bashkive dhe komunave, kryetarėve dhe anėtarėve tė kėshillave bashkiak dhe komunal, funksionarėve tė lartė shtetėror nė rang zėvendės-ministri, drejtor dhe nėnpunės shtetėror tė shumtė qė numeron sot partia jonė.

 

Kėto arritje nuk do tė ishin bėrė kurrnjėherė tė mundshme pa pėrpjekjet e panumėrta dhe tė pakursyera tė shumicės dėrrmuese tė drejtuesve tė PLL nė tė gjitha nivelet, tė cilėt operuan nė kushte shumė tė vėshtira, mbi baza vullnetare dhe pa financa, dhe shfrytėzoj rastin kėtu tė pėrshendes gjithė aktorėt, dhe veēanėrisht anėtarėt e KK, qė mbrojtėn me dinjitet dhe zgjuarsi politike interesat e partisė tone dhe qė pėrfaqėsojnė PLL si nė strukturat organizative tė PLL si nė nivelet e ndryshme tė pushtetit.

 

Duke ndjekur shembullin tuaj, unė do t’u kėrkoj tė gjitha degėve tė PLL nė diasporė qė, brenda mundėsive, tė angazhohen mė konkretisht nė jetėn politike tė partisė tonė duke dhanė kontributin e tyre me prezencėn e tyre nė Shqipni dhe jam i lumtun t’ju them se unė jam vendosė nė Shqipni qė prej muajt gusht pėr t’i dhanė kontributin tim partisė dhe jam i bindur se shumė anėtarė tjerė do tė vijnė pėr tė mbėshtetė partinė tonė dhe kandidatėt tonė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009 sepse kėto zgjedhje pėrbejnė njė sfidė tė rėndėsishme dhe na kėrkohet njė angazhim maksimal pėr tė dalė nga kėto zgjedhje me njė pėrfaqėsim parlamentar qė do t’i hapė rrugė realizimit tė misionit tonė dhe tė idealeve tona duke qenė pjesė e pushtetit ekzekutiv nė raport me numrin e votave qė do tė gėzojmė.

 

Siē e dini, sistemi i ri elektoral dhe kodi i ri zgjedhor, qė pritet tė miratohet nga Parlamenti, janė realisht tė rrezikshėm jo vetėm pėr shumicėn e partive politike por edhe pėr shėndetin e demokracisė sonė nėse merret parasysh specificiteti i shoqėrisė tonė, strukturimi e organizimi i popullit sipas pėrkatėsive ideologjike, politike, shoqėrore, gjeografike, fetare dhe kombėtare.  Ndonėse PLL nuk ka marrė pjesė nė hartimin e kėtij kodi tė ri, ne gjendemi para faktit kryer dhe para njė realiteti ku duhet tė dijmė tė veprojmė me kujdes nė interesin e pėrgjithshėm tė partisė tonė dhe tė pikave tona programore.  Unė mendoj se PLL duhet tė ndjekė me sinqeritet dhe besnikėri rrugėn e aleancės me partnerėt e qendrės-djathtė dhe tė sė djathtės pasi qėllimi ynė nė zgjedhjet e ardhshme duhet tė jet, pėrveē njė pėrfaqėsimi parlamentar tė PLL, edhe fitorja e forcave tė djathta pėrballė partive tė majta qė pėrfaqėsojnė trashėgiminė politike tė diktaturės komuniste.

 

Pėr kėto qėllime, siē e theksova mė parė, angazhimi i tė gjithė legalistėve dhe nacionalistėve nė fushatėn zgjedhore do tė jetė vendimtar dhe kam bindjen se pėrkushtimi dhe kontributi ynė i perbashkėt nuk do tė mungojė.

 

Pėr tė qenė mė konkret, mendoj se duhet shtri dhe pėrforcue bashkėpunimi i strukturave tona nė nivel qarku duke pasė parasysh harmonizimin e veprimtarisė dhe zbatimin e njė plan-pune qė do tė zgjerojė numrin e anėtarėve the simpatizantėve the PLL.  Nė fakt, pavarėsisht votave tė siguruara nga PLL nė zgjedhjet vendore, mendoj se takimet e strukturuara me bazėn dhe elektoratin janė tė domosdoshme pėr t’i bėrė tė njohur me PLL, programin tonė, specifikėn tonė, qėllimet tona dhe kandidatėt tonė.

 

Nė kėtė kuadėr, mendoj se pėrfaqėsuesit tonė duhet tė kenė parasysh se, nė tė gjitha njėsitė vendore tė ēarqeve pėrkatės, PLL duhet tė organizojė takime nė nivele tė ndryshme me tė paktėn ku do tė hartohet plan-veprimi i partisė tone pėr tė deportuar strukturat dhe kandidatėt tonė sa mė thellė dhe mė gjėrėsisht tek zgjedhėsit.

 

Ndėrtimi i njė pune tė tillė nuk do tė jet i lehtė pasi e dijmė fort mire se duhet vepruar nė situata plotėsisht jo-favorizuese dhe nė kushte aspak tė barabarta me partitė e tjera.

 

Por kemi edhe disa avantazhe qė nuk duhen neglizhuar dhe qė do tė jenė vendimtarė : sė pari, janė strukturat tona qė mbėshteten plotėsisht mbi shpatullat e njerėzve mė tė pėrkushtuar dhe tė vendosur nė idealin dhe parimet tona.  Sė dyti, kemi pėrfaqėsuesėt tonė nė nivelet e pushtetit lokal qė do tė jenė njė ndihmė e madhe pėr tė siguruar tė pakten numrin e votave tė zgjedhjeve lokale.  Pastaj kemi strukturat drejtuese tė partisė nė qendėr qė do tė jenė prezente nė forma tė ndryshme dhe do tė japin kontributin e tyre pa ndėrprerje nė tė gjitha ēarqet pėr tė mobilizuar elektoratin rreth platformes politike tė PLL.

 

Kemi gjithashtu, dhe kjo ėshtė ndoshta mė e rėndėsishmja, specifikėn tonė, identitetin tonė qė na dallon nga partitė e tjera dhe qė pėrbėn pa dyshim thelbin e motivacionit tonė, tė pėrkushtimit tonė, angazhimit tonė, tė pėrpjekjeve tona se jemi tė bindur se programi ynė i shėrben interesave tė Kombit dhe vendit tonė dhe se prezenca jonė nė Parlamentin e ardhshėm do t’i shėrbejė kėtyre interesave.

 

Po mos t’ishte ashtu, vet ekzistenca jonė si parti dhe ideologji do tė ishte nė pikėpyetje.  Identiteti dhe specifika jonė mund tė ilustrohen nė shumė drejtime dhe vlen tė pėrmenden vetėm disa pėr tė qenė tė bindur se pėrpjekjet tona janė tė drejta dhe me vlerė.

 

Sė pari, ēėshtja kombėtare : a nuk mendoni se prezenca e PLL nė parlamentin shqiptar do tė kishte efektet e saja nė favor tė Kosovės dhe zgjerimit tė njohjes sė saj?  Unė mendoj se po!  Nuk them se qeveria shqiptare nuk ka bėrė gjė, por me ne do tė kishte bėrė mė shumė nė kėtė drejtim.  Ėshtė, pėr shembull, e rėndėsishme qė nė kuadėr tė bashkėpunimit rajonal qė mbetet njė kriter pėr anėtarėsim nė BE, Shqipėria tė vėri si parakusht pėr ēdo bisedė qė Serbia tė njohė zyrtarisht gjenocidin dhe pastrimin etnik qė ushtroi ndaj shqiptarėve nė Kosovė, tė paguaje njė dėmshpėrblim pėr krimet dhe dėmet e luftės, tė lirojė tė gjithė tė burgosurit shqiptar qė dergjen akoma nė burgjet e serbisė dhe tė kthejė kufomat e mijėrave shqiptarė qė janė varrosur nė Serbi dhe pėr tė cilėt familjarėt e tyre nuk dinė as se ku e kanė varrin.  Pa dyshim se prezenca e PLL nė Parlamentin Shqiptar do tė ndihmojė qeverinė shqiptare qė tė mbaj njė orientim tė tillė.

 

Po ashtu, a mendoni se qarqet shoviniste greke do tė kishin pasė kaq shumė lehtėsi pėr tė zhvilluar aktivitetin e tyre antikushtetues nė Shqipėri nėse Legaliteti do tė ishte i pėrfaqėsuar nė Parlament?  Unė kam bindjen se jo!  PLL nuk do tė kishte lejuar asnjėherė sfida dhe provokime tė tilla dhe do tė kishte pėrdorė tė gjitha mekanizmat ligjor, vendor dhe nderkombėtar, pėr tė eliminuar rrėziqet potenciale ose reale nė dėm tė integritetit dhe unitetit tokėsor tė shtetit shqiptar.  Njė politikė nė mbrojtje tė interesave kombėtare nuk mund tė kundėrshtohet nga askush dhe sigurisht jo nga partnerėt tonė ndėrkombėtar tė cilėt e kanė bazue ekzistencėn e tyre mbi kėtė parim.

 

Kjo lloj politike nuk duhet tė friksojė askėnd pėrveē ata tė cilėt janė tė kompromentuar me Greqinė.  Pikėrisht, nė kėtė drejtim, pėr tė siguruar njė fqinjėsi tė mirė, ne nuk do tė kishim lejuar asnjė lėshim ndaj Greqisė pa u abroguar ligji famėkeq i luftės nga Parlamenti Grek, pa u garantuar kthimi i tė gjitha tė drejtave ēamėve autokton nė tokat e tyre dhe pa u paisė tė gjithė emigrantėt ekonomik shqiptar me dokumenta dhe leje qėndrimi tė rregullta.

 

Duhet tė jemi realist dhe pragmatist : koncesionet qė i janė bėrė Greqisė deri sot nuk kanė shėrbyer pėr ratifikimin e MSA dhe tė ftesės pėr NATO nga ai vend.  Unė kam bindjen se ratifikimi nga Greqia i kėtyre dokumenteve tė rėndėsishėm do tė bėhet nė momentin e pėrshtatshėm jo pėr shak tė lėshimeve qė po i bėn Shqipėria pa asnjė reciprocitet por pėr shkak tė presioneve qė do t’i bėhen Greqisė nga aleatet tonė strategjik qė janė tė interesuar nė anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe mė vonė nė BE.  Prandaj, prezenca jonė nė Parlamentin Shqiptar me specifiken tonė ėshtė i nevojshėm pėr tė dhėnė kontributin tonė nė mbrojtje tė interesave kombėtare tė Shqipėrisė.

 

I njėjti pozicion vlen pėr marrėdhėniet e shtetit shqiptar me Maqedoninė e Malin e Zi.  Interesi i popullit dhe Kombit shqiptar duhet tė udhėheq ēdo marrėdhėnie me kėto vende dhe jam i bindur se prezenca jonė nė parlamentin shqiptar do tė bėjė qė ky parim tė jet i panegociueshėm.

 

Lidhur me ish-tė pėrndjekurit politik, PLL ka specifiken e vet thelbėsore pasi, pėrveē dėmshpėrblimeve sporadike, ne kėrkojmė qė kjo stresė tė riabilitohet plotėsisht dhe qė ky riabilitim tė kalojė nėpėrmjet dėnimit tė sistemit komunist, tė tė gjithė ideatorėve tė atij sistemi, tė gjallė apo tė vdekur, tė autorėve tė luftės civile gjatė Luftės Dytė Botnore qė vranė dhe persekutuan mijėra patriot nacionalist, tė aparaēikėve gjatė periudhės sė diktaturės komuniste dhe tė tė gjithė atyre qė ushtruan dhunė fizike ose psikologjike nė popull.

 

Natyrisht, neve nuk na intereson fati i ish-pushtetarėve qė dėnohėshin sa herė qė bėhėshin ndryshime nė linjen e Partisė Punės pasi ato kishin qenė, mė parė, pjesė e atij sistemi anti-shqiptar dhe vėllavrasės.  Pra, pėr ne, riabilitimi i shtresės sė ish-tė pėrndjekurve duhet tė bėhet nė disa drejtime dhe nuk mund tė ndahet nga dėnimi i sistemit komunist dhe i pasojave tė kėtij sistemi.  Unė personalisht, jamė i mendimit se partia jonė duhet tė kėrkojė edhe sekuestrimin e pasurive tė ish-aparaēikėve dhe familjarėve tė tyre nė rastet kur mund tė vėrtetohet se kėto pasuri janė siguruar falė lidhjeve tė tyre me pushtetin komunist.

 

Ēeshtja e pronės dhe e pronarėve tė ligjshėm mbetet njė ēėshtje shumė e ndjeshme pėr partinė tonė.  Padyshim se, pėr ne, prona duhet t’i shkojė pronarit tė ligjshėm por duke marrė parasysh lėmshin e krijuar nga Ligji 7501 dhe zvarritja e zgjidhjes sė drejtė tė kėsaj ēėshtjeje, shteti shqiptar duhet tė marrė pėrgjegjėsitė e veta dhe tė shpėrblejė tė gjithė pronarėt e ligjshėm nė bazė tė vlerės aktuale tė tokės dhe tė sekuestrojė pronat e marra nė pronėsi padrejtėsisht dhe qė ngelen tė pashfrytėzuara, dhe t’ua kthej tė pakten kėto prona pronarėve tė ligjshėm.

 

PLL ka specifiken e saj edhe nė trajtimin e emigracionit shqiptar, qoftė ai politik i para viteve 90, qoftė ai ekonomik qė pasoi ndryshimet nė vend, pasi ky emigracion pėrbėn njė burim influence tė lakmueshėm, pėrveē burimit financiar, nė vendet ku jetojnė shqiptarėt dhe se duhet hartuar politika pėr t’i mobilizuar, unifikuar dhe integruar shqiptarėt jo nė bazė tė interesave partiake por nė bazė tė interesit kombėtar.  Duhet, gjithashtu, riabilituar dhe rikthyer tė drejtat e plota gjithė emigrantėve politik qė u larguan nga vendi gjatė diktaturės komuniste.

 

Po ashtu, ne kemi vizionin dhe programin tonė specifik nė lidhje me tė gjitha aspektet e jetės sė qytetarėve, nė lidhe me ekonominė dhe pėrzgjedhjen e partnerėve tonė ekonomik dhe tė sektorėve strategjik pėr zhvillim qė meritojnė njė kujdes tė veēantė nga ana e shtetit ; nė lidhje me ēėshtjet sociale dhe shtresat nė nevojė qė meritojnė njė solidaritet nga ana e shtetit dhe shtresat me tė mėkėmbura ; nė lidhje me sistemin edukativ ku duhet t’i jepet prioritet frymėzimit patriotik dhe kombėtar i brezave tė rinjė dhe ku duhet vendos orare tė caktuara pėr mėsim-besim ; etj…

 

Natyrisht, specifika jonė mė e dukshme bazohet nė ndryshimin e sistemit dhe nė rivendosjen e Mbretnisė dhe kjo pikė pėrbėn pa dyshim krenarinė tonė mė tė madhe pasi ne kėrkojmė njė tė drejtė dhe njė system qė do t’i shėrbej popullit, kombit dhe vendit tonė.

 

Jam i bindur se edhe partitė aleate e mirėpresin bashkėpunimin me PLL nė Parlamentin e ardhshėm pasi me ne do tė kenė mundėsinė me i dhėnė njė orientim mė kombėtar politikės sė shtetit shqiptar dhe vizioneve pėr zhvillimin e ardhshėm tė vendit.

 

Por, ne duhet t’ia bėjmė tė ditur popullit dhe zgjedhėsve specifikat tona dhe arsyet pėr tė cilat duhet tė na e besojnė, ne, votėn e tyre.  Pėr kėtė, kontributi dhe angazhimi jonė i pėrbashkėt duhet tė jet edhe njė herė maksimal kėshtu qė t’a kthejmė ėndėrren e humbur tė Shqiptarėve nė realitet, t’i japim Shqipnisė tonė dhe popullit saj dinjitetin dhe krenarinė qė u takojnė dhe tė bėjmė, me prezencėn tone nė Parlament, qė Shqipnia tė mos ngelet pėrjetėsisht njė vend nė tranzicion por tė bėhet njė actor i rėndėsishėm rajonal duke u bazue nė vlerat tona kombėtare!

 

Ju falemnderit,

 

Sulejman Gjana

Sekretar pėr marrėdhėniet me jashtė

 

---------------------------------

 

Partia "Lėvizja e Legalitetit"
Bulevardi "Zog I", Tiranė.
legaliteti@gmail.com
Tel&Fax: +355 4 2230076

 ***

Tiranė, mė 14 dhjetor 2008

 

Fjala para mediave e Kryetarit tė PLL  Ekrem Spahiu nė mbledhjen e Komitetit Drejtues

Sot zhvillojmė mbledhjen e radhės tė Kryesisė sė Partisė Lėvizja e Legalitetit e cila do tė analizojė aktivitetin e deritanishėm tė Partisė dhe do tė hedhė piketat e punės konkrete pėr vitin 2009 si njė vit elektoral.

Tashmė kemi njė sistem zgjedhor proporcional rajonal qė ėshtė sanksionuar nė  Kushtetutė dhe njė Kod Zgjedhor tė pėrfunduar qė realisht na krijon vėshtirėsi, por  ne kemi bindjen e plotė se PLL do t'i tejkalojė ato me njė shkallė tė re organizimi, aktiviteti konkret dhe bashkėpunimi ndėrpartiak.

Si ēėshtje primare organizative, ne shtrojmė nevojėn e koordinimit tė strukturave lokale nė bazė rajoni elektoral, tė cilat do tė punojnė tė unifikuara pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve pėr deputetė, organizimin e fushatės elektorale dhe materializimin e rezultatit zgjedhor.

Nė kėto kushte ka nevojė pėr zgjerim tė aktivitetit politik pėrmes takimeve intensive me zgjedhėsit nė tė gjithė vendin, pėr tė forcuar siglėn e PLL dhe shpjeguar mė mirė identitetin tonė politik si njė parti monarkiste, me profil tė lartė nacionalist, antikomunist, mbrojtėse dhe garantuese e ligjshmėrisė, mbrojtėse e tė drejtave tė ish-burgosurve dhe pėrndjekurve politik, pronarėve, vlerave tė traditės, familjes dhe moralit tė shėndoshė.

Kryesia e PLL vlerėson kontributin dhe sakrificat e vazhdueshme tė tė gjithė anėtarėve dhe simpatizantėve tė Legalitetit dhe, duke shprehur falėnderimet pėrkatėse  rikonfirmojmė frymėn qė ekziston prej kohėsh nė Legalitet pėr hapje, unifikim dhe bashkim nė PLL tė tė gjithė faktorėve me tė cilėt ndajmė pikėpamje tė njėjta.

Ne vlerėsojmė punėn e qeverisė Berisha si tė suksesshme nė proceset integruese tė Shqipėrisė nė strukturat Euro-Atlantike, realizimin e premtimeve dhe kryerjen e reformave tė cilat kanė filluar tė japin frytet e para e qė do tė jenė edhe mė tė mėdha gjatė viteve tė madatit tė ardhshėm qeverisės.

Legaliteti, si pjesė pėrbėrėse e koalicionit qeverisės po jep kontributin e tij modest nė realizimin e programit qeverisės. Mund t'ju them me kėnaqėsi se MTKRS ėshtė ndėr ministritė me rezultatet mė tė mira dhe si asnjė herė tjetėr ka njė bilanc shumė pozitiv nė fushėn e turizmit, kulturės dhe sporteve.

Pavarėsisht debateve artificiale qė janė hapur nga media tė caktuara dhe persona qė duan ta mbajnė peng sportin,  Federatat sportive dhe Komiteti Olimpik janė nė njė proces shumė tė rėndėsishėm zgjedhor. Si zv/ministėr jam i vendosur pėr nxjerrjen e sportit nga informaliteti dhe zbatimin e plotė tė ligjshmėrisė nė tė gjitha nivelet e sportit.

PLL ka kėrkuar nė vazhdimėsi dėnimin e krimeve tė komunizmit dhe gjejmė rastin tė vlerėsojmė iniciativėn e maxhorancės pėr hartimin e projektligjit "Pėr pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve tė lartė dhe tė zgjedhurve" qė duhet theksuar se ėshtė vetėm njė pjesė e kuadrit ligjor pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit nė Shqipėri.

Pėr kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme pėr shtresėn tonė tė masakruar nga diktatura komuniste, ne theksojmė nė mėnyrė tė qartė se ligji pėr pastėrtinė e figurave do tė ishte krejtėsisht i cunguar dhe i kompromentuar nė rast se do tė bėnte pėrjashtime specifike pėr sekretarėt e parė dhe ministrat e diktaturės.

Ėshtė fatkeqėsi qė nė kėtė klimė zhvillimi dhe ndryshimesh, PS e "politikės sė re" vazhdon nė pozicionin e saj tė vjetėr ndaj ēėshtjes kombėtare dhe zhvillimit tė vendit duke ju kundėrvėnė nė mėnyrė tė turpshme dhe tė pėrsėritur ndėrtimit tė rrugės Durės – Kukės dhe hedhur akuza tė pabaza ndaj ministrit Basha, tė cilit i shprehim pėrkrahjen tonė.

***

Komiteti drejtues i PLL vendosi qe javen e ardhshme tezhvillohet mbledhja e Keshillit Kombetar ne te cilen pritet qe te merren vendime te rendesishme.

 

Zyra e shtypit e PLL

 

 

 

http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=33918

"Leka II, jo kandidat per deputet"

E Diele, 23 Nentor 2008

Oborri Mbreteror Shqiptar shpreh vleresimin e tij per miratimin nga Kuvendi i Shqiperise te Kodit te ri Zgjedhor. "Ka qene e nevojshme nga hera, qe te gjendeshin mjetet ligjore per garantimin e votes se shqiptareve, menjanimin e fenomenit te Dushkut dhe qe partite politike te masnin mbeshtetjen qe kane ne popull, duke provuar keshtu fuqine e tyre te vertete. Gjejme rastin te pershendesim deputetet e te dy kraheve politike dhe drejtuesit e tyre per mirekuptimin e arritur ne miratimin e ketij ligji te rendesishem dhe te veme ne dukje se partite me te medha ne vend kane edhe pergjegjesine me te madhe per drejtimin e vendit", thuhet ne njoftimin e Oborrit Mbreteror. Ai ka uruar qe fryma e bashkepunimit politik qe u pa me hartimin e kodit zgjedhor dhe disa ligjeve te tjera, te vazhdoje edhe me gjate ne dobi te Shqiperise dhe kombit shqiptar. "Ne lidhje me lajmin e publikuar ne disa media se Princ Leka II ne zgjedhjet e ardhshme do te hyje ne gare per te qene deputet i Kuvendit te Shqiperise, Oborri Mbreteror Shqiptar eshte i autorizuar te deklaroje se lajmi eshte i pavertete. Lartesia e tij Princ Leka II do te vazhdoje t'i qendroje besnik statusit te tij si trashegimtar i Familjes Mbreterore, status qe nuk e pengon Ate, qe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ai te shprehe simpatine e Tij dhe te jape mbeshtetjen me te madhe per partine "Levizja e Legalitetit", si partia me e afert me Ne, e qe ne zgjedhjet e vitit 2005 u demtua ne menyre te pa merituar per shkak te krijimit te LZHK", thuhet ne njoftim.

 
 

http://gazetametropol.com/tekst.php?idt=55518

 
Zgjedhjet 2009, princi Leka mes PLL-sė dhe PD-sė
ERGYS GJENēAJ
21/11/2008  Pretendenti pėr fronin mbretėror mund tė jetė kandidatė pėr deputet. Pritet pėrgjigjja

Princi Leka II besohet se shumė shpejt do tė jetė pjesė aktive e jetės politike shqiptare. Angazhimi i tij pritet tė marrė formė pikėrisht nė zgjedhjet e pėrgjithshme parlamentare tė vitit tė ardhshėm. Pėrfshirja e tij nė politikėn aktive mund tė jetė pėrmes njė nga dy forcat politike tė spektrit tė djathtė shqiptar. Duke marrė parasysh sistemin e ri zgjedhor: atė proporcional rajonal, ai mund tė jetė pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputetė tė Partisė Lėvizja e Legalitetit. Por ka gjasa qė ai tė bėhet pjesė e listės sė Partisė Demokratike. Megjithatė, diēka ėshtė pothuajse e sigurt: pavarėsisht se me cilėn parti do tė paraqitet nė elektoratin shqiptar, princi Leka do tė jetė pjesė e garės elektorale nė Qarkun e Dibrės, i cili pėrfshin Burrelin. Pikėrisht nė kėtė rreth tė vendit mbėshtetėsit e familjes mbretėrore janė tė shumtė nė numėr, duke pasur parasysh se rrėnjėt e saj janė nga kjo zonė. Ndėrkohė zyrtarisht Oborri Mbretėror nuk ka dhėnė asnjė detaj nė lidhje me njė hap tė tillė.

Kandidimi

Burime tė besueshme brenda grupit parlamentar tė Parisė Demokratike kanė bėrė me dije se ka shumė mundėsi qė princi Leka tė jetė pjesė e listės sė kandidatėve pėr deputetė tė forcės kryesore politike e mazhorancės aktuale. Por burimet thanė se nė fillim duhet qė tė merret njė pozicionim i vetė Princit Leka, nėse ai do tė garojė nėn siglėn e Partisė Lėvizja e Legalitetit apo nė atė tė PD-sė. Pas njė sqarimi mė tė detajuar do tė ndėrmerren hapat konkretė pėr vėnien nė lėvizje tė tė gjitha mekanizmave politiko-organizativė partiakė. Qarku i Dibrės, sipas ndarjes sė vendit nė bazė tė sistemit tė ri proporcional rajonal, do tė pėrfaqėsohet nė kuvendin e ardhshėm me nėntė deputetė. Ekzistenca e princit Leka II nė listėn e kandidatėve pėr deputetė mendohet tė sjellė nė mbėshtetje tė forcės politike qė do ta propozojė. Me kandidimin e tij tė mundshėm pritet qė princi Leka tė jetė emri i parė i listės sė kandidatėve pėr deputetė.

Aktualisht princi Leka ėshtė punonjės i administratės sė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Duke filluar qė nga mesi i muajit gusht tė vitit tė kaluar, ai mban postin e kėshilltarit pėr politikėn e jashtme tė ministrit Lulėzim Basha. Nė prezantimin e princit Leka II nė pozicionin e kėshilltarit ministri Basha tha se ky emėrim ėshtė pjesė e filozofisė sė qeverisė shqiptare pėr tė pranuar nė administratėn shtetėrore kapacitetet mė tė mira tė vendit, persona me aftėsi tė spikatura nė pajtim me nevojat e Shėrbimit tė Jashtėm dhe kėrkesave gjithnjė nė rritje tė diplomacisė shqiptare. Arsimimi i princit Leka II ėshtė nė nivele tepėr tė larta. Ai ka studiuar nė disa kolegje tė njohura nė vende tė ndryshme, pėrfshirė “ST Peter College” dhe mė pas ka vazhduar nė “Royal Military Academy of Sandhurst”, njė ndėr institucionet edukative mė prestigjioze nė Mbretėrinė e Bashkuar. Princi Leka II ka kryer gjithashtu njė kurs tremujor nė akademinė ushtarake “Skėnderbej” nė Tiranė dhe njė kurs 3-mujor nė Itali.
 

 

 
Princ Leka zgjedh duke u shprehur kundėr LZHK dhe pro partisė "Lėvizja e Legalitetit". "Lartėsia e tij Princ Leka II do tė vazhdojė t'i qėndrojė besnik statusit tė tij si trashėgimtar i Familjes Mbretėrore, status qė nuk e pengon Atė qė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Ai tė shprehė simpatinė e Tij dhe tė japė mbėshtetjen mė tė madhe pėr partinė "Lėvizja e Legalitetit", si partia mė e afėrt me Ne e qė nė zgjedhjet e vitit 2005 u dėmtua nė mėnyrė tė pa merituar pėr shkak tė krijimit tė LZHK"0- shprehet Princ Leka nėpėrmjet deklaratės sė bėrė nga kabineti i tij. Oborri Mbretėror Shqiptar shprehu dje vlerėsimin e tij pėr miratimin nga Kuvendi i Shqipėrisė tė Kodit tė ri zgjedhor i cili, sipas deklaratės sė bėrė nga kabineti i Prin Lekės,- u hartua nė pajtim me nevojat qė ka vendi si dhe rekomandimet e miqve tanė ndėrkombėtarė pėr tė siguruar nė Shqipėri zgjedhje tė lira dhe tė pa manipuluara. "Ka qenė e nevojshme nga hera qė tė gjendeshin mjetet ligjore pėr garantimin e votės sė shqiptarėve, mėnjanimin e fenomenit tė Dushkut dhe qė partitė politike tė matnin mbėshtetjen qė kanė nė popull duke provuar kėshtu fuqinė e tyre tė vėrtetė"- thuhet nė kėtė deklaratė.
Oborri mbretėror pėrshėndet deputetėt e tė dy krahėve politikė dhe drejtuesit e tyre pėr mirėkuptimin  e arritur nė miratimin e kėtij ligji tė rėndėsishėm dhe tė vė nė dukje se partitė mė tė mėdha nė vend kanė edhe pėrgjegjėsinė mė tė madhe pėr drejtimin e vendit. Ne urojmė, vazhdon deklarata,- qė fryma e bashkėpunimit politik qė u pa me hartimin e kodit zgjedhor dhe disa ligjeve tė tjera, tė vazhdojė edhe mė gjatė nė dobi tė Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. Nė lidhje me lajmin e publikuar nė disa media se Princ Leka II nė zgjedhjet e ardhshme do tė hyjė nė garė pėr tė qenė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, Oborri Mbretėror Shqiptar ėshtė i autorizuar tė deklarojė se lajmi ėshtė i pavėrtetė.