Maison Royale d’Albanie - Oborri Mbretëror Shqiptar

27/03/2016


The Albanian Royal Family has the pleasure to announce to the Albanian Nation that His Royal Highness Crown Prince Leka of the Albanians has declared his wedding date with Miss Elia Zaharia to be held on the 8th of October 2016 in Tirana.
We wish the continuation of the Royal descent from generation to generation.
Skender Zogu

© David Nivière 2016 All Rights Reserved
© Albanian Royal Court/David Nivière/All Rights 

Komunikatë e Oborrit Mbretëror
Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë Kombin Shqiptar se Naltësia e Tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së Tij me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë.
Urojme me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi!
Skënder Zogu


http://tvklan.al/web/princ-leka-dhe-elia-zaharia-vendosin-kurore-me-8-tetor/

Princ Leka dhe Elia Zaharia vendosin kurorë më 8 tetor

 

Pas një historie dashurie shumë vjeçare Princi shqiptare Leka II, ka shpallur ditën e martesës me artisten Elia Zaharia.

Me anë të një njoftimi zyrtar Familja Mbretërore shqiptare ka deklaruar se më datë 8 tetor 2016, në Tiranë, Princi Leka dhe Elia Zaharia do të vendosin kurorën martesore.

“Urojmë me zemër trashëgimin e Familjes Mbretërore brez pas brezi”, – thuhej në njoftimin zyrtar të publikuar.

Pas vitesh bashkëjetësë në pallatin mbretëror dhe 6 vite pas shpalljes së fejesës, çifti i njohur do martohet në një dasëm që pritet të jetë madhështore.

/tvklan.al 27/03/2016

 

http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=322773&foto=3#g

Princi Leka II shpall datën e martesës
28/03/2016

 

 

Princi Leka II ka shpallur dhe datën e martesës me te fejuarën e tij, Elia Zaharia. Çifti do të vendosë kurorë më 8 tetor 2016.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një komunikate nga Oborri Mbretëror Shqiptar, ku pas disa vitesh lidhjesh e më pas fejese kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre. Trashëgimtari i Fronit Mbretëror dhe artistja u fejuan në Paris më 2010, dhe martesa vjen pas 6 vitesh.

Më herët çifti është shprehur se dëshirojnë të organizojnë një dasmë madhështore sipas protokollit të Oborrit Mbretëror Shqiptar, dhe se kanë në plan të ftojnë shumë familje të njohura mbretërore.

/ Top Channel


http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/03/27/princ-leka-dhe-elia-zaharia-vendosin-daten-e-marteses/

Princ Leka dhe Elia Zaharia vendosin datën e martesës

Nga Gazeta Shqip -
 
 

Princ Leka dhe Elia Zaharia do të martohen më 8 tetor të këtij viti në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur me anë të një komunikate për shtyp.

 

“Familja mbretërore shqiptare ka kënaqësinë e veçantë të njoftojë mbarë kombin shqiptar se Naltësia e tij Princ Leka II ka shpallur ditën e martesës së me Znj. Elia Zaharia me datë 8 tetor 2016, në Tiranë. Urojmë me zemër trashëgimin e familjes mbretërore brez pas brezi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 

27 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)

Shënim:
Këto foto janë në dispozicion vetëm të shtypit shqiptar dhe në asnjë mënyrë nuk mund të përdoren jashtë vendit pa autorizimin e autorit.
© Albanian Royal Court - David Nivière - All Rights  

http://albania.dyndns.org/najbor.htm

couverture_1.jpg (266351 octets) couverture_2.jpg (251305 octets) couverture_3.jpg (251384 octets) couverture_4.jpg (254447 octets) couverture_5.jpg (226637 octets)