Mémoires d'exil,

une vie au service de la nation albanaise

par Skender Zogu

avec Patrice Najbor

Kujtimet e mërgimit, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

nga Z. Skender Zogu me Dr. Najbor Patrice

 

 

"The memories of a life in Exile, a life in the service of the Albanian Nation" is the most recent biography telling the incredible story of the Albanian Royal Court during the years in Exile and the fight against Communism.

Prince Laka II

 

 

"Les mémoires de Skender Zogu, sont une véritable contribution à une meilleure compréhension d’une partie de l’histoire passionnante, mouvementée et méconnue du Pays des Aigles et de la famille royale d’Albanie”.

"Skender Zogu's memories are a real contribution to a better understanding of a part of the fascinating, eventful and unknown history of the Country of Eagles and of the Royal Family of Albania".

"Kujtimet e Skënder Zogut janë një kontribut real në një kuptim më të mirë të një pjesë të historisë interesante, plot ngjarje dhe të panjohur të Vendit të Shqiponjave dhe i Familjes Mbretërore Shqipëtare".

Dr. Patrice Najbor

Commandeur de l'Ordre de Scanderbeg - Commander of the Scanderbeg Order

Médaille d'argent du Mérite Francophone - Silver Medal of the Francophone Merit

 


To order the book send a email to

skender.zogu@gmail.com or send a letter to

Skender Zogu

39 avenue du maréchal Joffre

60500 Chantilly

France

 

For more informations: http://albania.dyndns.org/skenderzogu.htm

http://albania.dyndns.org/

Nos impressions en ligne réalisées par

https://www.lesgrandesimprimeries.com/

 

 ----------------------------------------------------------

 



 

Interview de Skender Zogu par Blendi Fevziu

Opinion TVKLAN Published on Jan 10, 2018

https://www.youtube.com/watch?v=WJJphqXrzHU

 

Skënder Zogu i ftuar në "Kronikë e Pambaruar"
Ora News Emisione - Published on Jan 5, 2018
https://www.youtube.com/watch?v=brDNNYcaJDw

 

 

http://afp.al/news/2018/01/ne-oborrin-e-mbretit-zog-70294/

 http://afp.al/assets/images/afp-logo4.png

 Në oborrin e mbretit Zog

Publikuar më: 11-01-2018, 09:27

 Në oborrin e mbretit Zog

 Për herë të parë, kemi historinë e oborrit mbretëror shqiptar të parë nga brenda. Skënder Zogu, djali i vëllait të Ahmet Zogut, sapo ka botuar një libër me kujtime që nga lindja deri më sot, ku jeton në pleqëri në Francë. Mbretëria, largimi më 7 prill 1939, mërgimi i hidhur, vdekja e mbretit në sytë e tij, sulmi me tritol ndaj varrit, për të grabitur kufomën e deri te historia e Xhevdet Mustafës dhe romanit “Mërgata e Qyqeve”. Një pikëvështrim ndryshe nga një personazh i rrallë.

 Nga Roland Qafoku

Ahmet Zogu ishte mbreti dhe të gjithë pas tij, nuk kishin nevojë të luftonin për famë dhe tituj. Nipër, mbesa, kushërinj e kushërira, ishin princër e princesha. Ishin qendra e Shqipërisë dhe e shpurës mbretërore. Megjithatë, vetëm një prej tyre bënte përjashtim. Princ ishte edhe ai, por një princ më i denjë se të gjithë të tjerët. Studioi dhe u diplomua për kimi. U bë inxhinier dhe i zoti i vetes. Ky është Skënder Zogu, djali i Xhelal Zogut, vëllait të mbreit Ahmet Zogu. Një personazh po aq i njohur sa edhe i panjohur, për Shqipërinë dhe shqiptarët. Falë edhe formimit të tij, ai ka bërë diçka tjetër që nuk e ka bërë asnjë princ e princeshë e familjes Zogu. Ka botuar një libër me kujtime. Deri më sot, kemi parë, dëgjuar, lexuar të shkruar gjithfarësoj histori në gazeta, shkrime dhe libra pa fund, për familjen mbretërore. Të mirë dhe të këqij, të saktë dhe gënjeshtarë. Profesionistë dhe a profesionistë. Nga të huaj dhe shqiptarë. Por tashmë ngjarjet, faktet, detajet, vijnë nga një sy brenda këtij oborri,vijnë nga mendja dhe dora e Skënder Zogut. Një libër që në fakt, mungonte në radhën e librave të historisë së mbretërisë. Jeta e familjes mbretërore në Tiranë, largimi nga Shqipëria më 6 prill 1939, jeta në mërgim, vdekja e mbretit Zog, jeta e Leka Zogut dhe pikëvështrimi i shumë e shumë ngjarjeve nga ky mërgim i hidhur, që kësaj familjeje i dha statusin e një familje mbretërore dhe nën vete, kishte titujt princër, princesha, por që këta tituj i kushtuan aq shumë vuajtje. Një histori aq e trishtuar që, Skënder Zogu e ka treguar me mjeshtëri dhe me ndihmën e përkthyesit Lazër dhe redaktores, Diana Çuli.

Është një libër i cili bën që historia të vihet në lëvizje. Nuk kishim deri më sot, ndonjë libër me kujtimet e Ahmet Zogut; as me kujtimet e mbretëreshës Geraldinë, e as të djalit të tyre, princin Leka, e as të nipit Leka II. Djali i vëllait të Ahmet Zogut, Skënder Zogu, ka prishur rregullin.

http://admin.afp.al/wp-content/uploads/2018/01/zogu-1-300x199.jpg

Kanë shkaktuar debate dhe sherre gazetash, disa ngjarje të rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Por si i ka parë Skënder Zogu. Janë katër histori që Skënder Zogu na  sjell të gjalla. E para, lidhet me momentin e vdekjes së mbretit Zog, moment në të cilin ai ka asistuar. E dyta, vjen për një sulm me dinamit që dy studentë shqiptarë, i bënë varrit të Ahmet Zogut, për të grabitur kufomën. E treta ka të bëjë me historinë e bandës së Xhevdet Mustafës. E katërta ka të bëjë me historinë e romanit, “Mërgata e Qyqeve” të Nasho Jorgaqit.

1.    Për vdekjen e Ahmet Zogut, Skënder Zogu rrëfen atë moment që ai ndodhej dëshmitar. Kurrë më parë nuk kemi patur një përshkrim të atyre momenteve. Ja si e përshkuan ai në libër:

“Pak çaste më vonë, mbërriti mbreti, i veshur me tepër sqimë si zakonisht, e me cigare në dorë. E shoqëronin princeshat Sanije dhe Myzejen. Kur më pa, më mori në krah dhe më tha: Biri im, ti na ke nderuar dhe jam krenar për ty … Më zgjati një cigare të cilën për respekt ndaj tij, nuk më behej ta ndizja. Sytë i kisha të përlotur dhe nuk gjeja fjalë për ta falënderuar, për tërë atë që kishte bërë për mua. Më dhimbte shpirti, pasi dukej qartë se po luftonte me një sëmundje të rëndë. I ndërgjegjshëm për mallëngjimin e tij, i shpreha mirënjohjen … Shëndeti i mbretit u rëndua dhe çdo të shtunë shkoja në spitalin Foch në Suresnes, për ta takuar. Hallat u vendosën në një hotel të vogël, në një rrugë aty pranë, dhe i rrinin gjithë natën te koka. Mbreti vuante dhe pash se si po shuhej pak nga pak. Të hënën më 9 prill 1961, më kapi ankthi. Ali Çupi, një prej oficerëve, më tha: Bubi, eja shpejt, mbreti po na lë! Kështu, buzë shtratit të tij, pashë se si u shua dhe e putha në ballë. Hallat qanin, Leka i mbante duart, ndërsa mbretëresha lutej në gjunjë përpara shtratit. Kolonel Hysen Selmani, sipas traditës, bërtiti në dhomë: Mbreti vdiq, rroftë mbreti Leka!”

 

2.           Sulmin e varrit të Ahmet Zogut, Skënder Zogu e cilëson një akt terrorist. Ai jep detaje dhe emra të sulmit të paprecedentë me tritol të varrit, por edhe hakmarrjen e shqiptarëve. Ja si e pasqyron ai:

“Më 27 gusht 1977, në varrezat e Tiesë ndodhi një incident i turpshëm. Disa “agjentë” të ambasadës së Shqipërisë,  në rrugën de la Pompe në Paris, kishin përdhosur varrin e mbretit Zog, duke u përpjekur të nxirrnin jashtë arkivolin e tij. Mbretëresha i shkroi presidentit, Giscard d’Estaing, e cila për turp mbeti pa përgjigje. Si hap të par,ë përpara se të fillonim punimet për blindimin e varrit, vendosëm të nxirrnim qivurin dhe ta mbanim të mbrojtur. Mësuam se akti i neveritshëm ishte kryer nga disa studentë bursistë shqiptarë, të frikësuar nga spiuni Hasan Luçi. Ky i fundit mori një mësim të mirë nga Hylle Spahija dhe u dëbua nga Franca. Oborri mbretëror i dha udhëzime Hulle Spahija,s që t’u jepte një paralajmërim përgjegjësve të ambasadës. Duke ditur se në ambasadë nuk jetonte askush, u vendos që në mbrëmje, të hidhej një flakëvënës dhe ashtu u bë. ”

 

3.           Ndoshta historia edhe më e interesante, është për bandën e Xhevdet Mustafës. Skënder Zogu përjashton në mënyrë kategorike, përfshirjen e Leka Zogut në këtë histori dhe jep fakte dhe prova se, e gjitha ishte vepër e Sigurimit të Shtetit. Ja si e përshkruan ai atë histori:

“Fadili i cili më kishte thënë në Paris se do më njihte me disa shqiptarë, më çoi tek një sipërmarrës i pasur shqiptar, Halit Bajrami, i cili bënte tregti me Enver Hoxhën. Ky personazh më priti dhe më pyeti: Ç’dreqin ka Leka Zogu, që zhvillon një fushatë të tillë kundër regjimit shqiptar? Enver Hoxha i shërben popullit, ndërsa  ju të tjerët, monarkistët, humbisni kohën kot. Populli nuk ju do! Unë u ngrita dhe i thashë: Zotëri, e shoh që bëni tregti të mirë me atë që keqtrajton bashkëpunëtorët tanë dhe që është një diktator gjakatar. Unë po largohem, por një ditë ju do ta kuptoni se kush është Enver Hoxha.

Nuk e pranova kafenë dhe dola.

 

http://admin.afp.al/wp-content/uploads/2018/01/mustaf6-288x300.jpg

Më vonë, do të zbuloja se projekti për zbarkimin në Shqipëri, ishte konceptuar  dhe financuar nga këta njerëz. Gjithë “komploti” i Xhevdet Mustafës, i mbiquajtur Billy, për nevoja të këtij operacioni, ishte programuar në Okland nga agjentë të Policisë sekrete, Sigurimit, me ndihmën e agjentit të tyre, Halit Bajrami, i mbiquajtur Aleks, i cili i kishte dhënë në Tiranë të gjitha informacionet në lidhje me këtë aksion. Ata kishin një kontakt në Romë, Sabaudin Haznedarin, i mbiquajtur Dino, i cili u vra gjatë zbarkimit të grupit të armatosur në bregdetin shqiptar,më 25 shtator 1982. Xhevdeti gjithashtu u vra gjatë ikjes, ndërkohë që Fadil Kaceli, i mbiquajtur Fred, pati tepër fat, pasi u plagos para se të hipte në varkë për të kryer aksionin dhe nuk mori pjesë në zbarkim.

Komunistët, zbarkimin e Xhevdet Mustafës ia ngjitën mbretit Leka. Por kur ky i fundit, i cili kishte dëgjuar fjalët që vinin nga Belgjika, se si një grup shqiptarësh kishin parashikuar një sulm, i kishte paralajmëruar njerëzit e tij të hapnin sytë e të mos binin në rrengun e krijuar nga Sigurimi.

Pas vdekjes së diktatorit në vitin 1985, shtypi i Zelandës së Re zbuloi se i gjithë operacioni. kishte qenë i kurdisur nga regjimi komunist, për të kompromentuar ministrin shqiptar të Mbrojtjes”.

 

4.           Një nga diskutimet e shumta të shqiptarëve që ndoqën në mërgim Ahmet Zogun, është fabula e romanit “Mërgata e qyqeve” e shkrimtarit Nasho Jorgaqit. Skënder Zogu na e paraqet me detaje, duke  e hedhur poshtë atë histori. Në libër ai përshkruan se kush ishte në realitet Isuf Mullai, personazhi i romanit, lidhja e tij me Sigurimin e Shtetit, infiltrimin dhe takimin me të në hotel Adriatik në Durrës.  Ja si e paraqet në libër:

 “Skënder Zogu: Nuk do ndyj dorën duke ia shtrënguar dikujt që e ka ngjyer me gjak. Ti ke tradhtuar vëllezërit dhe motrat e tua, duke i denoncuar familjet e tyre që jetonin më mërgim. Duke i shërbyer Enver Hoxhës, ti ke pjesë në krimet që ka kryer ai. E shoh që ke ngrënë bar edhe ti.

Isuf Mullaj: Unë i kam shërbyer vendit tim, mbretit Zog dhe Enver Hoxhës.

Hylle Spahija: Im atë, përpara se të vdiste, më la një amanet. Më tha që, nëse një ditë do kthehesha në Shqipëri dhe të shikoja atë spiunin Isuf Mullajn, duhet t’ia tregoja vendin.

Isuf Mullaj: Ja ku më ke. Qëllomë po deshe!

Skënder Zogu: Ne nuk jemi vrasës, si puna juaj”.

 

http://admin.afp.al/wp-content/uploads/2018/01/zogu-4-225x300.jpg

Libri ka një galeri të paparë personazhesh. Me të mirat, të këqijat, anët pozitive dhe negative, Skënder Zogu në fakt, në këtë libër, u ka nxjerrë anët e tyre më të mira. Diku u thumbon dhe diku u lë një bisht nga pas. Të gjithëve u jep atë që u takon. Por ama, vetëm për një bën përjashtim dhe flet vetëm mirë: mbretëreshën Geraldinë. Një personazh që kush e njohu nga afër dhe nga larg dhe nuk bëri kështu! Skënder Zogu e ka thënë nga brenda Oborrit Mbretëror.  Historia e familjes mbretërore dhe e vetë mbretërisë Zog, do të ishte e mangët pa këtë libër!

 

 

Albanian news N°85 - Janar 2018 : Udhëthim i këndshem mes kujtesës së skënder Zogut

                                                                                               

 

http://botapress.info/guxim-alimaniskender-zogu-histori-pa-pranga/

http://www.botasot.info/libra-sporti/805855/skender-zogu-histori-pa-pranga/

AUTHOR:  - 17/12/2017

Guxim ALIMANI:Skënder Zogu – histori pa pranga !

Mbrëmë në një ambjent të thjeshtë, por intelektual, në librarinë “Adrion” Ltd. në Tiranë, me një stil të drejtpërdrejtë perëndimor, ing. Skënder Zogu promovoi librin e tij të memuareve si askush më parë.

 

Ky pinjoll i Familjes Mbretërore me një CV të njohur në mërgim si atdhetar e intelektual foli përmes kujtimeve duke hedhur hapin e parë real se si mund të shërohet historia nga kanceri i mashtrimit dhe i tjetërsimit.

 

E ndoqa dhe lexova me kujdes librin e tij “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar” duke qënë dhe dëshmitar i disa ngjarjeve të shkruara. Thjesht më impresionoi me thjeshtësinë sesi e thotë troç të vërtetën pa i bërë koment duke e lënë lexuesin të gjykojë mbi një realitet të jetuar.

 

Edhe ata që nuk ndajnë pikëpamje monarkiste apo dhe janë kundër saj, përballë Skënder Zogut kanë vetëm një kompliment të thjeshtë: Ai është burrë i të vërtetave. Zaten fisnikët të tillë janë e të tillë ngelen:Njerëz të vërtetë.

 

Të këndosh librin e Skënder Zogut është si të këndosh një Bibël a Kuran sa i përket shenjtërisë të së vërtetës. E kjo nuk është pak. Është start i kurimit, shërimit dhe lirimit të historisë nga prangat e mashtrimit. Një komb që prangos historinë nuk e ka të lirë ardhmërinë !

 

http://www.droni.al/2017/12/16/skender-zogunipi-mbretit-zog-nje-liber-te-rralle-kujtime/

 ·         KULTURE

SKENDER ZOGU/Nipi i Mbretit Zog, një libër të rrallë me kujtime

http://www.droni.al/wp-content/uploads/2017/12/skender-zogu-promovim-libri.png

Nipi i mbretit Zog, Skënder Zogu promovoi dje librin e tij me kujtime “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar”, një dëshmi e gjallë e kontributit të familjes së tij mbretërore për shqiptarët kudo që janë.

“Në librat e tjera cilido shkruan për dicka personale, të rastesishesme që e perjeton, një informacion. Ndersa “Një jetë në shërbim të kombit shqiptar” ka vetem një kod, ketu ka një element dhe një tregues qe quhet rrespekt dhe dhimbje për të padrejten, për lirine e vrarë padrejtesisht, për rreprezaljet, për mostruozen, të gjitha keto mbi një llogjike faktesh që nuk të lejon të devijosh. Kjo është e verteta historike e kombit tonë…!!!
Keto që shprehen në libër, janë faktet e sfides dhe mbijeteses e një klase intelektualesh, mbi injorancen kriminale…pra e vleresoj dhe shkruaj këto reshta, se rrespektoj ate, që në të kaluaren e perbashket, perjetuan sfiden pa u kthyer në viktima”, shkruan Beniamin Bakalli për librin e Zogut.
Ceremonia e promovimit u bë ne librarinë Adrion ku edhe gjenden kopje të këtij libri tashmë të përkthyer në shqip. Dëshmitë, kujtimet, fotot dhe shumë detaje të tjera janë të rralla jo vetëm për lexuesit e zakonshëm shqiptar por edhe për historinët, kërkuesit dhe studiuesit e monarkisë dhe periudhës nga vitet 20 e deri tani.
Skënder Zogu njihet si një ndër mendjet më të mencura të oborrit mbretëror. Me një shkollim të jashtëzakonshëm ai ia ka dalë që të ruajë shkëlqimin e një familje të madhe aristokrate shqiptare.


No automatic alt text available.

 

 

 

 

http://www.oborrimbreterorshqiptar.al/news/123

15 Dhjetor 2017

Promovimi i Librit te Skender Zogut

Me 15 Djetor 2017 u zhvillua promovimi i librit te ing. Skender Zogu, nipi i Mbretit Zog.

Me 15 Dhjetor 2017 u zhvillua promovimi i librit te ing. Skender Zogut, nipit te Mbretit Zog, ish kr. i Senatit te PLL - se.
Libri titullohet " Nje Jete Ne Sherbim Te Kombit Shqiptar - Kujtime Mergimi "

Promovimi u zhvillua tek Libraria Ardrion sheshi Skenderbeu Tirane.

I urojme suksese keti promovimi !

Zyra e Princit- Oborri Mbreteror Shqiptar

Në librat e tjera cilido shkruan për dicka personale, të rastesishesme që e përjeton, një informacion. Ndersa "Një Jetë në shërbim të kombit Shqiptar" ka vetëm një kod, ketu ka një element dhe nj tregues që quhet rrespekt dhe dhimbje për të padrejten, për rreprezaljet, për mostruozen, të gjitha keto mbi një llogjike faktesh që nuk të lejon të devijosh.

Kjo është e verteta historike e kombit tonë!!!! Keto qëshprehen në libër, janë faktet e sfides dhe mbijeteses e një klase intelektualesh, mbi injorancen kriminale...pra e vleresoj dhe shkruaj këto reshta, se rrespektoj atë, që në të kaluaren e përbashket, përjetuan sfiden pa u kthyer në viktima. nga Beniamin Bakalli

 

 

 

 

http://www.fjalaelire.com/http-fjalaelire-com-analiza-php/33300.html

 

 

 

 

 

 

http://sprint.al/2017/12/04/nga-guxim-alimani-skender-zogu-historia-qe-vjen-e-pa-retushuar/

http://kombinews.al/2017/12/04/skender-zogu-historia-qe-vjen-e-pa-retushuar/

 

 

NGA GUXIM ALIMANI/ SKËNDER ZOGU-HISTORIA QË VJEN E PA RETUSHUAR!

December 4, 2017

Pata fatin afro 25 vite me pare te njoh ing. Skender Zogun.Ai te intrigonte jo vetem me faktin e te qënit njeri nga pinjollet e rralle te Familjes Mbretnore Shqiptare por mbi gjithshka me personalitetin e tij. Nje personazh emblematik me nje thjeshtesi pertej te zakonshmes,fisnik ne limitet e skajshme te semantikes se kesaj fjale,por mjaft i kultivuar dhe mbi ç’do gje nje shqiptar i madh.

Madheshtine e diturine shqiptare Skender Zogu nuk e demonstron verbalisht e me sllogane por e materializon njerezisht e intelektualisht ç’do moment te jetes se tij. Ndaj perballe tij ndjehesh komod e pse jo arrin dhe te behesh mbreteror pa e dashur me perpara Monarkine…! Por nuk eshte jeta e Skender Zogut objekti i reagimit tim por libri i tij “Mémoires d’exil,une vie au service de la nation albanaise”i cili u botua keto dite dhe ne gjuhen shqipe.

Libra ka me bollek por realitet e histori te vertete ka pak. Se historine e bejne mijte,dallkauket e smirxginjte e shume rralle e shkruajne aktoret e perjetuesit e saj.E pra ing. Skender Zogu shkruan me thjeshtesi e vertetesi perjetimet e kohes.

Nje shembull brilant qe ti qasemi te vertetes se keshtu çlirojme nga mashtrimet e komplekset historine duke derguar ne strehen e vet si deshtimin po aq dhe lavdine. Duke i uruar rruge te mbare librit shpresojme te jete nje trokitje e sinqerte ne ndergjegjen e historise kombetare ne perpjekjen e saj per te korrigjuar historine tone te keqtrajtuar.

 

 

 

http://konica.al/2017/10/skender-zogu-rrefen-biseden-e-ahmet-zogut-julian-amery-mire-nje-shqiperi-hoxhen-se-te-bashkepunoj-titon/

 Skënder Zogu rrëfen bisedën e Ahmet Zogut me Julian Amery: ”Më mirë një Shqipëri me Hoxhën se të bashkëpunoj me Titon”

Nga

 Konica.al

  http://konica.al/wp-content/uploads/2017/10/as-696x364.jpg

 

Përshëndetje dhe ju falenderoj që pranuat ftesën time për këtë intervistë. Por ajo që më ka rënë në sy gjatë përgatitjes së saj dhe bisedave me ju edhe pse jeni larguar në moshën 6 vjeçare nga Shqipëria dhe sot jeni 83 vjeç është shqipja juaj. Si keni mundur të ruani gjuhën shqipe ?

Jemi rritur jashtë atdheut, por mamaja ime, na ka mësuar gjithmonë shqipen me dialektin e saj nga Elbasani. Na detyronte çdo ditë nga gjysmë ore të lexonim dhe mësonim këngë shqip. Im atë na thoshte që gjuha amtare nuk duhej harruar. Në fakt vajza ime nuk flet shqip, sepse gruaja ime është franceze. Dhe kjo shpjegohet shprehja “gjuha e nënës”.

Ju jeni dëshmitar dhe pjesmarrës në 3 dasmat më të rëndësishme të familjes mbretërore, të mbretit, djalit dhe tani të nipit të tij. Cila është e veçanta e tyre ?

Francezët thonë se kur bëhen tri herë, e treta është e sigurtë. Për dasmën e mbretit Zog mund të them se unë në atë kohë km qenë I vogël, isha 5 vjeç, motra ime 6. E megjithatë mbaj mend disa detaje aq sa më lejon memoria e moshës së asaj kohe.

Si pritet të jetë dasma e Lekës me Elian ?

Unë ka kohë që e pres. Në dasmën e Lekës në Madrid më thanë që të isha unë kryetari i dasmës. U emocionova dhe nuk e prisja. Atëherë u kërkova një gotë raki dhe më sollën raki Skrapari.

Raki Skrapari në Madrid në vitin 1975 në Spanjë ?

Po e kishin gjetur kosovarët. E kishin marrë në Shqipëri ata që vinin në atë kohë dhe nga Kosova e sollën enkas në Spanjë për dasmën e Lekës. Është pija simbolike dhe tradicionale shqiptare dhe unë nuk e kuptoja këtë dasmë pa pirë raki Skrapari. U thashë më kanë mbetur dy misione në jetë: I pari të sillja eshtrat e mbretit Zog në atdhe, të cilën e plotësova. Misioni i fundit është martesa e princit. Më thanë që jam plaku i shtëpisë, sepse unë jam më I vjetri dhe kam pasur nderin të jetoj me mbretin Zog në Egjipt.

A mbani mend ndonjë detaj nga dasma e mbretit Zog ?

Mbaj mend që ditën kur është martuar mbreti Zog, në atë kohë janë martuar 20 çifte. Ai bëri dasmën e 25 çifteve.

Sipas medias së kohës kryeministri I Italisë Benito Musolini I dhuroi çiftit një komplet vazosh të cilat më parë kishin qenë të

Napolon Bonapartit, ndërsa kancelari I Gjermanisë Adolf Hitler I dhuroi një mercedez Benz jashtë serie.

A I keni parë këto dhurata ?

Dhuratën e Musolinit nuk e di. Ndërsa dhuratën e Hitlerit po. Ishte një Mercedes benz i kuq dhe I madh. Benzi ka qenë në shitje kur kam shkuar në Angli në 1955. Mbreti Zog nuk e ka përdorur atë makinë.

Si përfundoi në Angli ?

E çuan në Angli gjatë udhëtimeve të Zogut. Sipas të dhënave gjatë bombardimeve të gjermanëve një bombë ra në benzin e dhuruar nga Hitlerit. Në fakt bomba I ka rënë hotelit ku qendronte familje mbretërore në Londër. Për fat në atë moment nëna mbretëreshë dhe Leka I vogël ndodheshin në metro. Leka kishte nevojë për qumësht dhe nëna dërgon një nga badigardët të shkojë në dhomën e hotelit të marrë një shieshe bashkë me biberonin. Badigardi shkoi në dhomë dhe e mori shishen me biberon. Sapo doli jashtë një bombë ra pikërisht në dhomën e nënës mbretëreshë dhe të Lekës. Aty mesa duket u dëmtua edhe benzi që rrinte I parkuar në oborr por nuk mbaj mend detaje të hollëssishme për makinën. Fati dhe Zoti e shpëtoi Geraldinën dhe Lekën.

Vazhdojmë me momentin kur në 7 prill Shqipëria u pushtua nga italia dhe mbreti u largua. A bëri mirë mbreti që u largua ?

Mbreti nuk pranoi ultimatumin e Duçes. Ai nuk pati përkrahje nga Perëndimi dhe shtet të tjera. Ai u mundua të fitonte kohë. Kur e pa se nuk kishte rrugëdalje, mbreti ynë, si të gjithë mbretërit e tjerë u largua. Mbreti Zog nuk kishte asnjë mundësi tjetër.

Pse nuk e pranoi ftesën e ambasdorit amerikan në Shqipëri për të marrë strehim në ambasadën amerikane në Tiranë, të paktën për mbretëreshën dhe princin ?

Ai e shpëtoi mbretëreshën dhe princin. Ai doli jashtë Shqipërisë për të forcuar forcat nacionaliste dhe të luftonte okupatorin. Ai nuk donte të fshihej në ambasadë, por të shkonte në Turqi, të mblidhte shqiptarët dhe të vazhdonte aktivitetin.

Akuza më e madhe Zogut I bëhet nga historiografia komuniste është se me këtë akt, Ahmet Zogu u bë tradhëtar. Cilët janë kundërargumentet tuaja ?

Cilët komunistë? Ata që e shitën Shqipërinë te Jugosllavia? Kemi shembullin e Francës, u dorëzua dhe Charles De Gaulle iku e luftoi nga Anglia. Mbreti ynë doli jashtë dhe luftoi që andej okupatorit. Të gjithë mbretëritë e Ballkanit kanë shkuar në Londër. Mbreti ishte kundër fashizmit, ai thoshte atdheun mbi të gjitha. I duhej të gjente një rrugë për ta luftuar okupatorin. Pastaj, të gjithë ballkanasit kishin qeveri në megrim dhe kjo ishte shumë e rëndësishme. Por duhet me thënë që fatkeqësisht Anglia nu na ndihmoi për një qeveri në mërgim. Mbreti u detyrua të largohej nga Anglia e të shkonte në Egjipt, sepse atje kishte shqiptarë. Ai mblodhi atje opozitën kombëtare, thirri edhe kundërshtarët me të cilët bashkëpunoi për të çliruar vendin. Realisht Zogu ka qenë I evoluar.

Një mendim I gjerë I asaj kohe por edhe pas vitit 1990 është se mbreti duhet të qendornte në Shqipëri të luftonte këtu dhe të vritej.

Komunistët nuk janë në gjendje të na japin mësim. Ata sulmuan dhe vranë kosovarët gjatë dhe pas luftës. Ndërsa mbreti I ka mbrojtur. Parlamenti I kohës së Zogut kishte dy deputetë përfaqësues të Kosovës, në kohën e komunistëve ata nu kanë pasur përfaqësim. Kështu komunsitët nuk mund të na japin mend.

Ju keni qenë pjesë e atij karvani të madh largimi me 1300 persona. Si e kujtoni largimin me karvan ?

Mbaj mend që ka qenë herët, ora 5 e mëngjesit dhe ishte ende errësirë. Kanë qenë dy karvane. I pari ishte ai që shoqëronte mbretin dhe I dyti ne familjarët dhe besnikët e tij. Karvani ynë u nis për Pogradec. Më pas nga Pogradeci në Shkup. Në karvanin tonë kanë qenë disa personalitete. Ndenjëm 3-4 javë në Shkup. Mbreti me karvanin e vetë doli në Greqi, nga atje u nis për Stamboll. Ne u takuam me Zogun në Stamboll, në qershor të 1939. Mbreti e pa se nuk mund të vepronte në Turqi dhe bisedoi me tim atë për të shkuar në Evropë. Por babai im I tha se do të rrinte në Stamboll. Im atë kishte mbaruar juridikun aty dhe kishte shumë miq. Ne mbetëm në Stamboll. Mbreti Zog lëvizi në të gjithë Evropën, Rumani, Bullgari dhe më pas shkoi në Paris. Atje iu afruan gjermanët. Dua të tregoj një detaj kur mbreti ishte në Paris. Një nga kushërinjtë e Mehmet Sehut shkoi dhe takoi mbretin ku jetonte. I tha se janë disa shqiptarë në jug të Francës në një kamp internimi dhe kërkoi ndërhyrje. Ata kishin marrë pjesë si vullnetarë në luftën e Spanjës dhe prej andej kishin mbërritur në Francë. Mes tyre ishte edhe Mehmet Shehu. Mbreti i shkroi një letër kryeminstrit të Francës dhe I kërkoi ndihmë për t’i liruar dhe ata ia plotësuan kërkesën mbretit Zog duke I liruar të gjithë shqiptarët që mbaheshin ën kamp. Mes këtij grupi që mbreti këkroi lirimin ishte edhe Mehmet Shehu.

Domethenë Mehmet Shehun e paskemi patur peshqesh nga Ahmet Zogu?

Jo peshqesh. Ai e ndihmoi si shqiptar që ishte. Është tjetër gjë se çfarë bëri Mehmet Shehu më pas. Por sipas të dhënave edhe Enver Hoxhës Ahmet Zogu I dha bursën e studimit, e emëroi ën ambasadën tonë ën Bruksel dhe kur erdhi në Shqipëri e emëroi mësues fëngjishtjeve në Liceun e Korçës. Po, edhe kjo është e vërtetë. Por Ahmet Zogu nuk e dinte se Enver Hoxha do bëhej komunist dhe më pas diktator. Mbreti ndihmonte dhe bënte për çdo shqiptar.

Si ishte Ahmet Zogu në kujtimet tuaja ?

Gjatë kohës që mbreti jetonte në Francë unë isha student. Kisha të drejtë dhe mundësi që mbretin ta takoja një herë në javë. I kishim shtëpitë afër. Në fakt më tepër kemi pasur kontakte më mbretëreshën Geraldinë dhe Lekën. Ajo interesohej për studimet tona. Mbreti na thoshte vetëm dy fjalë “mici im” që në dialektin e Matit do të thotë biri im. Ai fliste me shumë delikatesë, ishte i matur dhe fliste pak. Fliste gjermanisht shumë mirë, dinte edhe frëngjisht dhe turqisht gjithashtu. Anglisht nuk dinte, nuk e përdorte fare, sepse e përkthente mbretëresha. Mbreti ishte njeri shumë largpamës. Unë më tepër e kam njohur në Egjipt. kur vinin ambasadorë të huaj, diskutohej çështja e Ballkanit. Ambasadorët e huaj e respektonin.

A nxehej ndonjëherë mbreti ?

Jo. Po ai ishte njeri si të tjerët. Madje nuk ishte engjëll. Kur mbreti kishte probleme kapte mustaqet dhe me gishta i rrotullonte në cep. Kjo ishte shenjë nervozizmi. Ne e kuptonim menjëherë këtë dhe dilnim menjëherë nga dhoma.

Cili ka qenë momenti më i keq sipas jush për Ahmet Zogun ?

Sëmundja e tij. Ka vuajtur shumë nga viti 1955 deri në 1961 kur ndërroi jetë. Herën e fundit që e pashë në shkurt 1961. Ishte dobësuar shumë, me ranë lotët kur e pashë. Doja t’I putha dorën, e kisha si baba. Ai na ka rritur sepse babai na vdiq. Ai më tha më ke bërë qejfin, ke studiuar dhe je në punë. Më porositi që ku të ketë shqiptarë duhet t’I ndihmosh sepse i ke vëllezër. Ne nuk kishim shtetësi tjetër veç shtetësisë shqiptare.

A mund të na tregoni momentin e vdekjes së mbretit sepse ju keni qenë prezent aty ?

Kur ishte mbreti në spital, në shkurt 1961, unë e vizitoja çdo të shtunë. Ai ishte në gradën e fundit. Ishte 9 prilli dhe 5 minutat e fundit të frymës së fundit unë isha pranë tij. Më thirri një nga oficerët. Më thërrsinin “Bubi” që do të thotë djalë i vogël. U futa në dhomë, e pashë, e putha në ballë, i mora dorën por e pashë që ai po jepte shpirt. Gjithë princeshat filluan të qanin. Nëna mbretëreshë u tha: ju lutem qetësi, shpirti i tij po shkon në qiell. Më kërkoi të gjeja një prift se donte të bënte lutje për shpirtin e mbretit. Më kërkoi të vija të nesërm herët. Sa erdha, më kërkoi të organzioja ceremoninë funerale, duke më dhënë një zarf me para. U nisa për organizmin dhe vërejta një zezak që më bënte shenja, ai ishte shoferi i princeshave kur ishim në Egjipt. Ai filloi të qante kur i thashë se vdiq mbreti. Shoferi u mor me organizmin e ceremonisë. Kur u ktheva më dha zarfin me para që i kisha dhënë për ceremoninë, më ktheu gjysmën e tyre. Ishin gati 1 mijë Euro me kursin e sotëm. Pra ata na bënë një ulje për ceremoninë e mbretit për shkak sepse e njihnin vetë. Paratë ia dhashë Lekës dhe ia tregova edhe arsyen përse kushtoi kaq pak.

Çfarë ju tha mbreti në bisedën e fundit ?

Ai nuk fliste më, vetëm na ndiqte me sy. Kur ishte pak më mirë të vetmet biseda ishin për çështjen e Kosovës. Ai thoshte se problemi ishte çlirimi i Kosovës dhe Çamërisë.

A la testament Ahmet Zogu ?

Jo nuk ka lënë. Me sa di unë jo. Ai emëroi princ Lekën trashgimtar froni. Pasi u varros mbreti, Leka u betuar si mbret I shqiptarëve.

Janë bërë shumë përpjekje për ta vrarë mbretin. Mendohet se janë të paktën 55 përpjekje prej të cilave tre kanë qenë shumë serioze. Pse donin ta vrisnin Zogun ?

Kundërshtarët. Por atij nuk i ndodhi gjë përveç këtyre tre përpjekjeve sidomos atentati në Vjenë ku u vra edhe ‘adjutant’ Topollaj. Ai të gjithë rojet e tij i kishte matjanë. Ata ishin besnikë, sakrifikuan jetën e tyre për mbretin dhe mbreti nuk kishte frikë. Doja të thoja, kur ishte në mërgim nuk kishte rrezik. Por Sigurimi i Shtetit ka bërë përpjekje për ta vrarë. Libri Mërgata e Qyqeve ishte simbolika e këtyre përpjekjeve. Ka ardhur më Bruksel spiuni Isuf Mulalj, gjoja për të vrarë Ahmet Zogun. Ai e ka pranur se ka punuar për Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën. Unë e kam kërcënuar kur erdha në Shqipëri në 1993 dhe e takova në hotel Adriatik në Durrës.

Ju e kërcënuat ? A është kjo trimëri ?

Po e bëra sepse Isuf Mullaj I dërgonte informata Sigurimit në Shqipëri me fotografitë tona, të emirantëve dhe të dhëna. Pasojat ishin të familjarëve tanë në Shqipëri të cilët janë arrestuar dhe vrarë.

Çfarë ishte Isuf Mullaj në Bruksel ?

Ai ishte sekretar i degës së Legalitetit. Vetëm njëherë e ka takuar mbretin dhe atëherë ka dashur ta puthte në ballë. Ai ishte tradhëtar.

Pse e quani tradhtar ?

Sepse merrte biografitë tona dhe I sillte këtu. Familjet e refugjatëve ishin presekutuar vetëm nag njoftimet e tij. Ka qenë edhe nëj spiun tjetër. Hasan Luçi ai jeton akoma. Edhe ky kërcënonte shqiptarët. Thoshte do ktheheni ose do burgosim familjarët tuaj. Një nga të rinjtë tanë, Ylli Spahia e rrahu keq atë.

Kur e morët vesh që në Shqipëri ishte botuar romani ”Mërgata e qyqeve” dhe si e pritët atë ?

Ai roman nuk kishte asnjë vlerë, të gjitha ishin shpifje. Efektin e ka bërë në Shqipëri.

A kishte mundur Sigurimi I Shtetit të afrohej te Zogu dhe të kërkonte eleminin e tij ?

Jo. Hasan Luçi shkruajti se 2 oficerët e Zogut ishin të sigurimit. Njëri prej tyre gatuante për mbretin dhe ai kishte mundësi ta helmonte. Po përse nuk e helmoi ? Këto janë të gjitha përralla.

A pati pasoja mbreti nga Sigurimi i Shtetit ? Kam parasysh që në një intervistë, Nexhmije Hoxha, më ka thënë që kur Enveri mësoi se po bëheshin përpjekje për eleminimin e tij dha urdhër që kjo të ndërpritej.

Jo nu ka pasur. Unë di vetëm diçka, kam qenë në prezent kur ka ardhur dhe takoi mbretin Julian Amery, ish-ministër i qeverisë së Churchill dhe një nga oficerët e shërbimit sekret anglez që vepruan në Shqipëri gjatë luftës së Dytë Botërore. Amery i tha mbretit pse nuk bashkëpunon me Titon. Por përgjigja e mbretit ishte: Më mirë një Shqipëri me Enver Hoxhën se sa unë të bashkëpunoj me Titon dhe Raankoviçin që po vrasin shqiptarët. Në fund të fundit Enveri është shqiptar dhe këto janë punët tona. Enveri është i yni dhe ju anglezët mos u përzieni në punët tona. Unë më mirë preferoj të rrijë Enveri në pushtet se sa të bashkëpunoj me serbët. Anglezët asnjëherë nuk tregonin të vërtetën. E treguan më vonë me Filbin.

Si mbështete teza se Kim Filbi spiunoi te Sigurimi Shqiptar ? Ka një debat së fundmi lidhur me këtë çështje.

Sigurimi i shtetit nu ka pasur gisht aspak. Kim Filbi ka qenë kryetar i operacioneve për rrëzimin e qeverisë komuniste në Shqipëri. Ai merrte planet dhe ua jepte sovjetikëve. Sigurmi i shteti nu ka ditur gjë. Rusët lajmëruan Sigurimin e Shtetit këtu dhe i kapën të gjithë.

Si e komentoi ngjarjen e 3 korrikut 1997 ?

Mua më kanë lajmëruar gazetarë të huaj në Francë. Mendoj se ka qenë gabim, kurth I qeveritarëve këtu në atë kohë. Nuk mund të akuzoj njeri. Menjëherë e mora Lekën në telefon dhe e pyeta: Përse ke dalë me armë dhe I veshur ushtarak. Më tha do protestoja se më kanë vjedhur votat e referendumit. Në fakt monarkia kishte fituar por manipulimi ishte bërë. Leka më tha se e kishin lajmëruar se po të dilte të protestonte do ta vrisnin. Atëherë u vesh si ushatrak dhe tha “le të më vrasin si të tillë”. Njëri prej tyre shtiu në ajër. Ata të tjerët menduan se është sulmuar. Në këtë ngjarje është vrarë një djalë. Po Agim Gjipali, afër KQZ-së. Po e saktë dhe është plagosur nëj tjetër. Për mua ishte kurth dhe gabim

Kush e futi në kurth ?

Ata që humbën zgjedhjet. Më duket se I premtuan, protesto dhe do të jemi me ty.

Po kush? Partia Demokratike I humbi zgjedhjet.

Po PD-ja.

Po thoni Berisha e futi në kurth ?

Nuk po them atë, por disa e shtynë Lekën, ia vodhën votat. Vëtë Berisha tha se referendumi është manipuluar. Por ai duhet ta thoshte që atëherë në 3 korrik se ka fituar monarkia dhe I kanë vjedhur votat. Ai e tha më vonë. Të gjtiha agjensitë e thanë se monarkai fitoi me mbi 50% të votave. Mbreti duhet të kishte çuar njerëzit e vet dhe të mos shkonte, sepse vuri në rrezik jetën. Trim ka qenë dhe nuk lëvizi hiç.

* Intervista marrë në emisionin “Debati në Channel One” i gazetarit Roland Qafoku