lzhkstema.jpg

tradita_al@yahoo.com

 MIRESEVINI ne faqen e TRADITA LZHK.

 E perjavshme informative, politike dhe kulturore e

 LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR.

"Tradita", gazetė periodike e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar; Kryeredaktor: Erind Maēi; Adresa:Rr. Reshit Ēollaku, Shallvaret,Shk. 20/290-291 ; Tel. 242618

_____________________________________________________________________________

E Enjte, 24 Mars, 2005           Numri 9

_____________________________________________________________________________

 

Editorial

 

PR - PRone = 0

 

Dushk 2005

Njė socialist i PS, 1.2 vota

Erind Maēi

Nė njė skeē komik tė viteve tė komunizmit, njė kapter ushtrie, paksa i trashė nga trutė, pjestonte 21 me 7 dhe i dilnin 13 batalione ushtarėsh. Duket se, mė nė fund, PS ka gjetur mėnyrėn pėr tė nxjerrė 13 kandidatė nga 7 zona. “Votat do shkojnė pėr kandidatėt e PS, pėrqindjet pėr aleatėt e Koalicionit”.

Kjo lėvizje e socialistėve ėshtė djallėzore. Nė kohėn kur ata po ēirren se po zbatojnė parimin “njė anėtar - njė vote” brenda partisė sė tyre, pėr zgjedhjet e pėrgjithshme ata po pėrpiqen tė realizonjė parimin “1 anėtar i PS = 1.2 vota”. Kjo tregon konceptin e tyre pėr demokracinė dhe “shenjtėrinė e votės sė lirė”. Por ky marifet komunist nuk ėshtė nė kundėrshtim me ligjin. Ky sistem zgjedhjesh ėshtė pranuar nga tė gjithė dhe ajo qė po bėjnė socialistėt ka ekzistuar gjithmonė si opcion. Ata janė tė vetmit qė nuk humbasin pikė nė elektoratin e tyre, nėqoftėse e propozojnė njė gjė tė tillė, pėrkundrazi...

Pra, nė njė vend ku elektorati i majtė nė vlerėsimin mė optimist nuk i kalon 25 % tė popullsisė, socialistėt rrezikojnė tė fitojnė njė mandat tė tretė, pavarėsisht se ku e kanė ēuar vendin kėto 8 vjet sundimi nė pushtet.

Gjatė gjithė kėsaj kohe, duket se mediat e djathta kanė qenė nė shėrbim tė kėsaj teze tė pashpallur tė PS.

Sė pari, sulmet dhe margjinalizimi i LZHK.

Sė dyti, pasqyrimi i gjerė, deri nė reklamė, i aktiviteteve tė LSI. Dhe, sė treti, trumpetimi me tė madhe i divergjencave mes PS dhe aleatėve tė vegjėl, duke i bėrė ata tė duken parimorė.

Tė gjitha kėto ndihmojnė nė minimizimin e potencialit proporcional tė sė djathtės dhe fryrjen e tij nė krahun e majtė. Kjo pėr tė vetmen arsye se ky potencial nė krahun e djathtė i takon LZHK-sė, sidomos pas shpalljes sė besnikėrisė ndaj ligjit 7501 nga ana e PD.

E vetmja siguri qė na jepet pėr mosfunksionimin e skemave tė PS pėr ardhjen nė pushtet, janė deklaratat e partisė mė tė madhe opozitare se do fitojė shumicėn absolute.

Injorimi aktual i realiteteve politike konsistente, nė mėnyrė tė veēantė atij tė LZHK, mund tė ēojė nė njė mandat tė ri tė sė Majtės, dhe kjo do tė jetė agoni e demokracisė dhe stabilitetit social e politik nė vend.

 

Nė Londėr, mes konservatorėve

Nga Fluturak GĖRMENJI

Veprimtaria e LZHK –sė, tashmė ka pėrfshirė edhe rrafshin ndėrkombėtar. Pas takimeve tė zhvilluara nė SHBA, nė Kongresin Amerikan dhe nė Departamentin e Shtetit, kėto ditė u zhvilluan takime edhe nė Mbretėrinė e Bashkuar.

Nė Londėr ishte ftuar njė delegacion i Partisė Konsevatore. Bashkė me tė ishin edhe disa nga drejtuesit e LZHK–sė. Takimet me drejtuesit e Partisė Konservatore tė Mbretėrisė sė Bashkuar, pėrfshinė bisedimet nė selinė qendrore tė saj nė Londėr dhe nė mjediset e qendrės nė Brighton, ku u zhvillua Konferenca e Pranverės e Partisė Konservatore tė Mbretėrisė sė Bashkuar.

 

Slogani elektoral: koha pėr veprim

 Nė zyrat qendrore tė Partisė Konservatore nė Londėr, delegacioni shqiptar zhvilloi bisedime me drejtuesit e sektorit tė jashtėm tė Partisė Konservatore tė Britanisė sė madhe. Ata shpjeguan se sllogani i tyre elektoral “Koha pėr veprim”, shpreh kėrkesat e anėtarėsisė sė konservatorėve britanikė, nė kushtet e sotme tė zhvillimit nė Mbretėrinė e Bashkuar. Kjo ėshtė njė kėrkesė qė ka filluar tė konkretizohet nė tė gjitha fushat, duke rritur kontributin e konservatorėve pėr forcimin e shtetit dhe tė pėrgjegjėsisė sė tij ndaj proceseve tė zhvillimit modern. Dhe kjo pėrfshin tė gjitha fushat e zhvillimit, qė nga rrugėt e reja tė rritjes sė prodhimit dhe tė mirėqėnies dhe deri tek forcimi i arsimit dhe i disiplinės nė shkollat angleze.

Drejtuesit e Partisė Konservatore i kushtonin rėndėsi tė madhe veprimtarisė sė pushtetit lokal, ēėshtje kjo qė zuri njė vend tė rendėsishėm nė Konferencėn e Pranverės, nė Brighton.

Pėr kėtė u shkėmbyen mendime, por edhe u propozuan rrugėt qė do tė pėrdoren gjatė fushatės elektorale nė muajin maj, kur do tė zhvillohen zgjedhjet elektorale.

Nė bisedimet e zhvilluara, zonja Philippa Broom, drejtore e Zyrės Ndėrkombėtare, u interesua nė mėnyrė tė veēantė pėr veprimtarinė e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar nė Shqipėri, tė udhėhequr nga NMT Leka I Zogu. Ajo kishte informacion pėr pjesėmarrjen e shumė partive politike shqiptare nė kėtė lėvizje elektorale, qė kėrkon tė sjellė ndryshimin e politikės shqiptare, me moton njė shtet me dinjitet kombėtar  pėr tė gjithė shqiptarėt.

Objekti i bisedimeve u pėrqėndrua nė drejtimet kryesore tė platformės sė LZHK–sė pėr zbatimin e ligjit, pėr respektimin e pronės dhe tė iniciativės private, si kushte kryesore pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut dhe tė vetė ekonomisė kombėtare tė Shqipėrisė. Interesim tė veēantė pati pėr programin e luftės kundėr trafiqeve dhe tė kriminalitetit, tė korrupsionit dhe tė mosveprimit tė shtetit ndaj tyre. U mirėkuptua dhe u vlerėsua objektivi i LZHK–sė pėr forcimin e veprimit shtetėror, duke kėrkuar zbatimin e ligjit, reformėn nė gjyqėsor, deri nė krijimin e xhandarmėrisė, si njė strukturė efikase nė luftėn ndaj krimit dhe lidhjeve tė tij me politikėn aktuale.

Gjatė zhvillimit tė takimeve edhe nė mjediset e Qendrės sė Konferencave nė Brighton, u ekspozuan edhe disa nga drejtimet e fushatės elektorale tė Partisė Konservatore tė Britanisė sė Madhe. Sloganet, qė shoqėronin sloganin kryesor “Koha pėr veprim”, lidheshin me thirrjen e kryetarit tė konservatorėve britanikė, z.Hauard – “Votoni tani – ndryshe do tė paguani mė vonė”. Pėr tė arritur rezultate nė zgjedhje, konservatorėt kishin filluar tė pėrgatisnin postera tė vendosura nė mjete tė lėvizshme nė rrugėt e qytetetve, me slogane dhe foto tė kandidatėve qė do tė paraqiteshin nė zonat elektorale. Kėto slogane lidheshin me problemet konkrete tė prodhimit, tė sistemit tė sigurimit social, tė arsimit, tė pushtetit lokal. Rezultatin ata e mbėshtesnin nė punėn me grupe tematike, sipas problemeve tė zonave.

Pėrvoja e konservatorėve britanikė tregon se, nė fushatėn elektorale, duhen tė merren pėrgjegjėsitė para zgjedhėsve, duke treguar programet konkrete pėr zgjidhjen e problemeve qė kanė shtruar vetė zgjedhėsit. Ata treguan interes edhe pėr zgjedhjet nė Shqipėri, duke premtuar se do tė ndėrhynin pėr caktimin e vėzhguesve pėr zgjedhjet shqiptare nga konservatorėt britanikė.

Drejtuesit e Partisė Konservatore tė Britanisė sė Madhe, vlerėsuan mesazhin, qė u dėrgoi NMT Leka I, si njė shenjė tė rritjes sė bashkėpunimit me LZHK.

 

Princ Leka  – nė Akademinė mbretėrore

Gjatė qėndrimit nė Londėr, delegacioni zhvilloi njė vizitė nė Akademinė Mbretėrore nė Sand’hurst, ku vazhdon studimet Princ Leka II.

Vizita e planifikuar me Ambasadėn e Shqipėrisė nė Londėr, u parapri me njė ekspoze nga atasheu ushtarak shqiptar, qė na tregoi vlerėsimet e larta pėr rezultatet e Princ Lekės. Ai dhe Ambasadori, z.Kastriot Robo, theksuan se kėto rezultate tė larta na kanė nderuar, pasi Princi ėshtė studenti i parė nga Shqipėria, duke dhėnė kėshtu edhe vlerėsime tė larta pėr Shqipėrinė.

Vizita nė Akademinė Mbretėrore ishte befasuese, jo vetėm pėr kushtet e pėrsosura pėr studime dhe pėr stėrvitje, por edhe pėr rregullin dhe kėrkesat e larta. Nė tė gjithė zonėn tė flisnin me respekt pėr Akademinė Mbretėrore, qė e konsideronin si njė krenari tė vendit dhe tė Mbretėrisė sė Bashkuar.

Bashkė me Princ Lekėn, vizituam mjediset e jetesės, tė studimit, mėsimit e stėrvitjes. Takuam edhe disa nga shokėt e Princ Lekės, tė cilėt treguan vlerėsim tė lartė pėr rezultatet e tij, duke folur me respekt tė veēantė pėr karakterin dhe miqėsinė e treguar me studentėt e Akademisė Mbretėrore.

Nė fillim, shefi i marrėdhėnieve me publikun i Akademisė Mbretėrore, (njė nėnkolonel shumė dashamirės ndaj nesh), na tregoi se vizita ishte edhe njė vlerėsim pėr Akademinė, jo vetėm pėr Princ Lekėn, qė ishte njė nga studentėt mė tė mirė tė saj. Ai na la nė shoqėrinė e Princit, qė na tregoi dhomėn e tij, mjediset e brendshme dhe tė jashtme, deri tek Kisha e lashtė, qė ishte njė muze i vėrtetė i historisė ushtarake dhe i angazhimit tė akademistėve. Nė tė ishin tė ekspozuara emblemat e shumė reparteve ushtarake dhe emrat e heronjve nė luftrat e zhvilluara. Kjo ndėrthurje e shpirtit patriotik dhe e historisė sė luftrave, pėrbėnte simbolikėn e devizės edhe tė Akademisė Mbretėrore tė Sand’hurstit.

Princ Leka II shkėmbeu mendime pėr zhvillimet politike nė Shqipėri dhe pėr veprimtarinė e LZHK, duke theksuar se tashmė kjo lėvizje po kthehet nė njė shpresė pėr tė gjithė shqiptarėt, por sidomos pėr rininė.

“Edhe unė do tė vij tė jap kontributin tim, duke zhvilluar takime me rininė, si nė universitetet, ashtu edhe nė ambiente tė tjera.”

Princi theksoi se “… ne duhet ta ēojmė pėrpara LZHK, tė gjithė bashkė, sepse LZHK ėshtė njė lėvizje pėr tė siguruar zhvillim kombėtar, pėr tė rritur dinjitetin kombėtar tė njė Shqipėrie tė re dhe moderne…”

Ne u ndamė me Princ Lekėn, me urimin pėr t’u parė sė shpejti nė Shqipėri, nė takimet e ardhshme tė LZHK–sė.   

Greqi-Shqipėri, mė shumė se njė ndeshje

Erind Maēi

Nė eleminatoret pėr Botėrorin 2006, qė do tė zhvillohet nė Gjermani, shorti vuri nė njė grup Bosnjen dhe Serbinė. Nė ndeshjen qė u zhvillua nė Bosnje, tifozėt serbė ishin tė shumtė nė numėr, mė shumė se biletat e rezervuara me rregullore tė FIFA-s. Gjatė gjithė ndeshjes, madje edhe pas saj, kėta tifozė u bėnė problem sepse shanin dhe kėndonin kėngė ēetnike.

Policia boshnjake i mbajti ata nėn kontroll, por nuk pėrdori forcė. Boshnjakėt, (pėrfshi kėtu edhe pėrfaqėsuesit e tyre tė rendit), do tė ishin tė justifikuar tė shfaqnin zemėrim dhe tė reagonin ndaj provokimeve tė civilėve serbė qė, (nė vend qė tė distancohen nga veprimet e udhėheqėsve tė tyre qė kanė pėrfunduar nė Hagė ose nė arrati), japin shenja se lufta e viteve '90-tw ishte mė shumė njė lajthitje kolektive e serbėve, sesa dora e vetme e njė diktatori komunist. Por boshnjakėt nuk e bėnė njė gjė tė tillė. Nė kuadrin e shpresės sė integrimit europian, boshnjakėt, ashtu si kosovarėt, janė tė detyruar t'i thonė "derrit dajė", pėr tė treguar se mund tė jetojnė nė harmoni me njerėz qė, disa vjet mė parw ngrinin dolli, sa herė qė hapej njė varr masiv.

Po tė shikojmė skandalin e radhės me biletat e ndeshjes Greqi-Shqipėri, (ku biletat e rezervuara pėr shqiptarėt shiten nė Greqi), tė krijohet idea se ne i kemi ndonjė borxh historik grekėve, qė ata nuk durokan asnjė kėmbė shqiptari nė stadium pėr tė kėnduar himnin kombėtar. Nė lidhje me historinė, tė gjithė e dinė se kush i ka borxh kujt. Pėrsa i pėrket futbollit, i vetmi borxh qė i kemi grekėve ėshtė se i mundėm nė ndeshjen e parw, pas fitimit prej tyre tė kupės se Europės dhe kwsisoj ulėm prestigjin e fitores greke duke treguar se ēfarė ishte nė tė vėrtetė ajo fitore, pra njė aksident qė ndodh njw herw nw 50 vjet! Pėrveē kėsaj, bota pa racizmin antishqiptar tw grekwve, kur civilė e policė u lėshuan mbi tifozat shqiptarė nė Greqi, qė kishin dalė tė festonin fitoren.

Po nga ana jonė e kufirit ē'ndodh? Federata jonė hesht deri nė momentin kur shtypi e bėn problem. Duket se pėrjashtimi i shqiptarėve nga blerja e biletave pėr ndeshjen, nuk ėshtė vetėm njė pėrpjekje pėr tė vėnė nė vend njė borxh tė pretenduar tė vitit 2001. Biletat janė shitur vetėm pėr shtetas grekė. Nė sportel duhet tė paraqisje pasaportėn dhe nuk mund tė merrje mw shumė se njė biletė (pėr tė shmangur rastet kur shqiptarėt mund tė paguanin ndonjė grek pa ndjenjė kombėtare pėr bileta). Po kėshtu edhe 5 % i rezervuar pėr shqiptarėt me rregullore tė FIFA-s. Federata jonė mjaftohet me sqarimin se i ka kėrkuar biletat qė na takojnė. Tė jetė e vėrtetė vallė?

Para se tė bėhej publik skandali grek i biletave, nėpėr televizione reklamoheshin udhėtime tė agjensive turistike pėr nė Turqi, ku pėrfshihej bileta e ndeshjes. Athua nuk kishte oferta tė ngjashme pėr nė Greqi, vetėm pwr shkak tw vėshtirėsisė sė marrjes sė vizave pėr nė vendin fqinj? Mendoj se njė qėndrim i arsyeshėm do tė ishte ankesa tek FIFA (qė, pėr hir tė vėrtetės, ėshtė premtuar se do bėhet), e pasuar nga kėrkesa pėr zhvillimin e ndeshjes nė fushė neutrale, apo edhe nga kėrcėnimi pėr bojkotin e ndeshjes. Duke parė precedentin e dhunės mbi shqiptarėt, (e vrasjes sė Gramoz Palushit, Ilir Frokut e shumė tė tjerėve), do tw ishte mė mirė tė mos zhvillonim njė ndeshje ku lojtarėt tanė do vihen nėn kėrcėnimin e njė ambjenti armiqėsor dhe ku hymni ynė kombėtar do tė shoqėrohej vetėm nga fishkėllima dhe sharje.

Dinjiteti ynė kombėtar ėshtė mė i shtrenjtė sesa njė ndeshje dhe ia vlen ta ruash edhe sikur Greqia t'i marrė tre pikėt aforfe.

Sė fundmi, mendoj se duhet rishikuar pėrshkrimi i marrėdhėnieve me Greqinė nė funksion tė pasqyrimit tė realitetit. Nuk ka kuptim ta quash "Partner Strategjik", "Vend mik", apo "Avokati kryesor i hyrjes tonė nė BE", njė vend qė mban qėndrime tė tilla.

Ne kemi qenė gjithmonė tė interesuar dhe tė hapur pėr fqinjėsi tė mirė, por vetėm me ata qė na duan tė mirėn, apo tė paktėn nuk ushqejnė ndaj nesh ndjenja urrejteje, pėrbuzjeje apo superioriteti!

 

E djathta tradicionale duhet tė respektojė votėn e saj

Oponion nga Dr. Sulejman ABAZI

Kalimi i pushtetit nė duart e dy forcave politike mė tė mėdha, gjatė tranzicionit, tregoi se nuk ishte kjo rruga mė e drejtė pėr ta drejtuar shoqėrinė shqiptare drejt demokracisė.

Pėrballė fenomeneve tė veēanta, qė pasqyruan kėto periudha, shqiptarėt kanė kuptuar se kėto parti kanė humbur shumė nga pushteti i tyre, tė detyruara nga kushtet dhe rrethanat politike tė brendshme dhe tė jashtme, nga mėnyra se si ato e kanė shpėrdoruar pushtetin dhe besimin e votuesit shqiptar.

Politika e konfliktit, sipas konceptit tė ndarjes "ne" dhe "ata", demagogjia, intriga, prapaskena, kulisat, lufta pėr pushtet, dhėnia e hapėsirave jetike pėr krimin e organizuar, e kanė ēuar elektoratin shqiptar nė njė klimė mėrie dhe dhune, nė reagime negative; njė pjesė nė pasivitet dhe nė humbje tė shpresės, nė zbehjen e ndjenjave dhe tė identitetit kombėtar, duke e mbajtur Shqipėrinė nė njė gjendje "ngėrēi", tejet tė varfėruar. Kjo ėshtė politika e lodhjes sė shqiptarėve.

Panorama e skemave tė dhunimit tė demokracisė, (njė lloj marrėveshje midis "tė mėdhenjve"), janė injorimi i votės sė lirė, lodhja dhe ēoroditja e elektoratit shqiptar, pėr ta shmangur atė nga analiza e problemeve thelbėsore qė gėrryejnė pėrbrenda jetėn e shqiptarėve.

Kosto politike deri tani mbetet nė kufijtė e saj tronditės.

Nė drejtimin e proceseve reformuese tė shtetit dhe tė shoqėrisė, natyrisht qė kanė ndikuar "firot" e periudhės kalimtare, tė cilat nuk kanė tė sosur. Fenomenet negative tė kėsaj periudhe dhe, shpesh, mungesa e vullnetit politik pėr tė korrigjuar vetveten, janė bėrė shkak i vėrejtjeve esenciale qė u janė bėrė qeverisjeve demokratike dhe socialiste nga opinioni i brendshėm dhe faktori politik ndėrkombėtar.

Pavarėsisht konstatimit tė pėrfundimeve tė karakterit teoriko-praktik, gjendja e vėshtirė sociale dhe ekonomike e shqiptarėve sot, dhe mbarsja e jetės sė tyre me fenomene agresive drejt njė mjedisi tė kriminalizuar, (qė ua bėjnė jetėn shumė tė vėshtirė), shtron herė pas here nevojėn pėr ndryshime politike.

Njerėzit pėrherė do tė jenė nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė e mė tė qetė dhe, pėr kėtė, sytė i drejtojnė nga shteti i tyre.

Mesa duket, njerėzit po kuptojnė se ēfarė po ndodh, dhe mė nė fund, ndoshta me orientimin dhe pjesmarrjen e tyre nė lėvizjet e reja politike, do tė stimulojnė njė shpėrbėrje tė batakut politik nė Shqipėri.

Zgjedhjet e ardhshme elektorale dhe rezultati i tyre, ndoshta mund tė jenė shans i vetėm pėr krahun reformator nė politikėn shqiptare. LZHK ka dalė nė skenėn politike me njė vizion tė ri. Garant i ndryshimeve tė pritėhme do tė bėhen njerėzit qė janė krye tė saj, tė cilėt nuk vuajnė nga sėmundjet politike me krizė tė identitetit, nuk pranojnė konfliktualitetin brenda vetes dhe organizimit politik qė pėrfaqėsojnė, qė nuk kanė probleme tė personalitetit dhe janė larg manisė sė drejtimit me "dorė tė fortė", duke mos synuar rrėnimin moral dhe politik tė kundėrshtarėve tė tyre. Reformimi i politikės shqiptare, nuk mund tė bėhet nga njerėzit qė janė pėrgjegjės pėr kėtė gjendje, por nga tė tjerė, qė kanė moshėn dhe dėshirėn e mirė pėr ta mėkėmbur Shqipėrinė.

Pėrgjegjėsia politike kėtu vjen e rritet, krahas rritjes sė ndikimeve nė opinionin shqiptar. Kjo po ndodh pėrditė. Zhvillimet pėrballė realitetit nė ndryshim nuk ēudisin askėnd, nėse shpesh shfaqen qėndrime tė papritura nė luftėn politike brenda insitucioneve shqiptare. Nė tavolinė me ekspertė tė politikės, secili luan nė bazė tė rregullave tė lojės dhe me kartėn e tij. Nė kushte tė tilla, nuk ka pse tė mos ketė rezervime nė lojėn politike, duke mos dekonspiruar platformat e veprimit dhe strukturat qė i shėrbejnė asaj. Kėshtu ndodhi dhe po ndodh edhe sot me LZHK-nė. Kjo alternativė e re, po bėhen ēdo ditė mė depėrtuese nė opinionin politik dhe elektoral shqiptar.

Duke ndjerė rrezikun e tyre, politikanė nė zė tė partive tė tjera, kanė bėrė diversion mbi gjoja mungesėn e strategjisė politike tė kėtyre lėvizjeve, mbi gjoja mungesat "e dukshme" tė tyre, me "politika dhe platforma tė konsumuara", struktura "amalgamė e pa alternativa tė reja" etj etj. Realisht, LZHK-ja jep sot njė erė tė re nė politikėn shqiptare. Nuk mund tė ngatėrrojmė kėtu vendin dhe rolin e individėve, pėrballė ideve qė pasqyrojnė ndėrmarrje tė tilla politike, tė cilat premtojnė pėr njė tė ardhme ndryshe.

Nė mesazhin qė Mbreti Leka I-rė i drejtoi kombit shqiptar nė prill tė vitiit tė kaluar, vėrehet e nėnkuptuar pėrmbajtja e platformės politike tė kėsaj lėvizjeje, e cila, me idetė qė pėrmban, ėshtė konsideruar njė hap pėrpara politikės sė sotme shqiptare.

Tashmė ėshtė bėrė e qartė nė opinion se vetė lėvizja e re, nuk ėshtė prezantuar me ndjenjėn e monarkisė, por me idenė e njė lėvizje tė gjerė politike e qytetare, e cila synon t'u kthejė shqiptarėve besimin e humbur tek politika. Kjo rrit shanset e njė pėrkrahjeje tė gjerė, sepse realisht duhet pranuar qė Mbreti Leka I-rė ka njė emėr, ka njė histori, ka njė traditė qė lidhet me veprimtarinė e hedhjes sė themeleve moderne tė shtetit tė parė shqiptar.

LZHK ėshtė njė lėvizje qė premton pėr njė situatė ndryshe nė tė ardhmen. Ajo i ėshtė drejtuar nė thirrjen e vet, intelektualėve. Kjo nuk ėshtė ndonjė gjė e re nė luftėn politike qė bėhet tashmė nė Shqipėri. Tė gjitha subjektet politike bėjnė shpesh thirrje tė tilla, duke synuar njė lloj monopoli mbi kėtė shtresė tė nderuar tė shoqėrisė. Fakti qė ekziston njė tendencė e tillė, tregon se kjo shtresė mbetet skeptike dhe e tėrhequr nė pjesmarrjen e saj nė politikė. Pėrfshirja e intelektualėve nė lėvizjet politike ėshtė njė e drejtė e ligjshme e tyre, duke vlerėsuar realisht kontributin e tyre tė ēmuar pėr tė cilin populli dhe politika shqiptare kanė shumė nevojė. Konceptimi modern i zgjidhjeve tė mundshme, afron pranė kėtyre lėvizjeve tė gjitha lėvizjet e tjera qytetare, lėvizje tė reja tė majta e tė djathta, grupime partiake, shoqata tė ndryshme, intelektualė tė pavarur, parti tė vogla, figura tė shumta me emėr, duke bėrė tė mundur qė, me njė vision krejt tė ri, tė vlerėsohen ēėshtjet e politikės dhe tė interesave tona kombėtare.

Ka ardhur koha qė e Djathta tradicionale politike nė Shqipėri, tė gjejė veten dhe tė afrojė rreth saj tė gjithė ata qė e duan Shqipėrinė ndryshe.

Sot ngjall shumė interes fakti qė janė krijuar tė gjitha mundėsitė qė votuesit e ēoroditur shqiptar, qė deri dje kanė ushqyer shpresat e tyre nė tė djathtėn inekzistente shqiptare, tė gjejnė veten e tyre nė strukturat e LZHK-sė.

Aleancat dhe mosmarrėveshjet e zgjedhjeve tė fundit vendore, nxorėn nė dritė konfliktet nė gjirin e sė djathtės sė qendrės, pėrballė dinakėrisė dhe manipulimit tė situatės zgjedhore prej koalicionit tė majtė.

Tradicionalizmi konservator shqiptar, ose tradita konservatore (nėnkupto: e djathta tradicionale), ende ėshtė nėn trysninė e agresionit ideologjik dhe politik, qė po i bėhet nė hullitė e tendencave tė rrotacionit tė pushtetit politik nė Shqipėri. Sinjalet e hėrė pas hershme qė vijnė nga mesazhet e Mbretit Leka I-rė dhe politikanėve tė tjerė, bien nė vesh tė shurdhėr tek politikanė pa pėrvojė, qė mendojnė se me pozitėn e tyre personale kanė arritur gjithēka. Kujt i intereson qė nė Shqipėri tė mos ketė njė forcė politike tė djathtė, tė pamanipuluar dhe tėrėsisht me interesa shqiptare?!

Nė zgjedhjet e vitit 2005, ndoshta pėr herė tė parė, e djathta historike mund tė mos i transferojė votat e saj tek partitė e qendrės sė djathtė, tė udhėhequr sot nga PD-ja. Duke vlerėsuar thirrjen e Mbretit Leka I-rė dhe organizimin politik tė LZHK-sė, grupime shoqėrore dhe shtresa tė cilat nuk kanė marrė pjesė nė votime, pasi nuk e kanė gjetur veten, realisht mund tė obligohen pėr tė dalė nė votime.

LZHK ka shanse tė demonstrojė vitalitetin e saj, tė dijė tė afrojė pranė vetes votuesit shqiptarė, qė realisht i pėrkasin asaj dhe jo PD-sė. Ajo mund tė synojė qė t'u bėjė tė qartė njerėzve, se mjaft ia dhanė votėn PD-sė, megjithė zhgėnjimet e tyre. Ata tashmė mund ta gjejnė veten e tyre nė radhėt e kėsaj lėvizje tė re. Kjo lėvizje, ndoshta do tė mund tė bėjė me pėrgjegjėsi analizėn e qeverisjeve tė deritanishme dhe tė dijė tė afrojė shtresat sociale qė i pėrkasin asaj. Jo vetėm kaq, por mesazhet politike janė bindėse dhe synojnė qė "dera e hapur" e LZHK tė pranojė tė gjitha shtresat sociale nė Shqipėri.

LZHK momentalisht ndodhet pėrballė xhelozisė sė tė djathtės tė ashtuquajtur "demokratike", e cila operon nė format e saj diversive tradicionale. Ky ėshtė njė paralajmėrim parazgjedhor, pėrballė tė cilit LZHK do tė ndodhet gjatė gjithė kohės deri nė zgjedhje, nėn trysninė politike tė forcave tė ashtuquajtura "tė djathta" dhe tė majta nė Shqipėri. Kėsaj here mendohet se, pėr shkak tė prezencės sė LZHK-sė, PD-ja do tė kavėrdiset me dhjamin e vet. Votat qė ajo mund tė marrė, realisht do tė jenė vetėm votat qė i takojnė. Shkurt, gjykohet se mund tė ketė njė rrjedhje tė votave, dhe kjo tė jetė njė shqetėsim alarmant pėr kampin blu. Pėr ta kompensuar kėtė, PD-sė do t'i duhet tė zhvillojė njė fushatė adekuate, nė mėnyrė qė indiferentėt e saj tė zgjohen dhe tė rikthehen tek kutitė e votimit, ndryshe...

Tek LZHK duhet tė veprojė, veē tė tjerave, edhe vetė instikti historik. Pra ėshtė gjendur mundėsia qė e djathta historike, t'ia japė votėn kėsaj lėvizjeje, dhe nuk ėshtė ndonjė habi qė kjo tė ketė njė rritje tė ndjeshme nė kėtė drejtim. Mjaft subjekte politike, qė pėrfaqėsojnė tė djathtėn tradicionale, tashmė janė pjesė e kėsaj lėvizjeje politike. Ato aderojnė nė koalicion dhe tė tjerė pritet tė anėtarėsohen nė tė ardhmen. Pra, nė kėtė lėvizje do tė rreshtohet e djathta tradicionale dhe e djathta pas 91-shit, pra ajo e djathtė e dalė nga njerėz tė goditur nga "pushteti popullor", nė vitet 60-tė dhe tė pas '74-ės. Edhe njerėzit e goditur para kėtyre viteve, qė kanė tė bėjnė me shtresat e mesme, tė lidhur me klasėn e vjetėr politike shqiptare, do tė orientohen drejt kėsaj lėvizjeje. Pra, njė strukturė e tillė ka filluar tė ndihet fuqishėm nė skemėn elektorale shqiptare.

Tradicionalistėt e djathtė konservatorė, tė cilėt nė thelbin e tyre e pranojnė ndryshimin, reformimin, por realisht nuk pranojnė qė tė shkelet mbi sistemin e vlerave tradicionale tė kombit shqiptar, mbi historinė e tij, duhet tė sulmojnė nė propagandėn e tyre, krahas kritikės pėr njė politikė sociale mė korrekte e gjithpėrfshirėse, nė mėnyrė tė veēantė, tek uniteti shpirtėror dhe bashkimi kombėtar mbarėshqiptar. Nė kėtė sens LZHK do tė vlerėsojė bastionet e veta dhe tėrė hapėsirėn shqiptare, duke synuar ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme politike, qė presin zgjidhje. Ēėshtja e pronave p.sh., nuk ka tė bėjė me Partinė Republikane, por me LZHK-nė.

Po kėshtu, rivendikimet e historisė sonė kombėtare, apo vlerėsimi i traditės. Kėto janė faktorė tė mėdhenj, qė LZHK-ja mund t'i menaxhojė, jo duke vlerėsuar predispozicionin, por duke rekomanduar zgjidhjet pėr ta ēuar Shqipėrinė pėrpara.

Ky organizim politik do tė jetė mbėshtetja mė e fuqishme nė Parlamentin e ardhshėm shqiptar pėr mbrojtjen e interesave kombėtare tė popullit shqiptar, si njė aspekt tėrėsisht i munguar deri mė sot nė Shqipėri. Eshtė rasti tė mos shpėrdorojmė votėn e lirė, si deri tani.

 

Marrėzia "referendare" e kop-istėve

Nga Astrit KOLA

Angazhimi politik i pėrfaqėsuesve tė njohur si "teknicienė" nė forumin e pagėzuar KOP (Komiteti i Orientimit tė Politikave), me tė drejtė zgjoi kėrshėrinė dhe simpatinė e segmenteve tė sė djathtės shqiptare. Dhe kjo thjesht pėr arsyen se politikat qeverisėse tė opozitės nė pushtetin e ardhshėm, tashmė do tė kenė njė bazament solid nga pikėpamja programore dhe e pėrzgjedhjes sė stafeve tė afta pėr drejtim dhe menaxhim. Por shpėrdorimi i kėtij besimi dhe pėrdorimi i kėtij forumi intelektual pėr t'i bėrė jehonė skemave politike dhe tezave tė artikuluara nga lidershipi i PD, vėnė nė dyshim integritetin moral, politik dhe profesional tė kėtyre individėve tė shenjuar si ekspertė tė atashuar pranė opozitės.

Hedhja sė fundi nga KOP e tezės sė njė "referendumi mbarėpopullor pėr ligjin 7501", ėshtė njė orvatje pėr pėrdorimin e kėtij forumi si prekursor i publikimit, testimit dhe imponimit tė skemave politike tė ruajtjes dhe vazhdimit tė kursit tė tjetėrsimit tė pronave legjitime tė shqiptarėve me mekanizma "kushtetues e ligjorė".

Guximi aventuresk i kop-istėve, qoftė edhe pėr tė menduar marrėzi tė tilla, vė nė dyshim qėllimin e angazhimit politik dhe formimit tė tyre "perėndimor", teksa ata lanēojnė njė tezė qė ngjall reagime tė natyrshme nė segmentet e opozitės dhe shtresėn e pronarėve legjitimė, pėr shkak tė konotacionit tė thellė komunisto-ramizist.

Tė kėrkosh referendum pėr njė ligj kriminal si 7501 do tė thotė, as mė pak e as mė shumė, veēse tė tentosh dhe realizosh pėrdorimin e "verdiktit" tė shumicės pėr tė grabitur me ligj pronat e njė pakice.

Kjo marrėzi "demokratike", pra e dhunimit tė sė drejtės sė pronarėve legjitimė me anė tė votave "referendare", dėshmon se kop-istėt tanė nuk paskan kuptuar asgjė nga thelbi i demokracive perėndimore, ku pretendojnė se janė shkolluar dhe specializuar. Ata duhet ta dijnė mirė se treguesi mė sintetik i nivelit tė demokracisė, i mbartjes dhe zbatimit tė koncepteve dhe standardeve demokratike, ėshtė pikėrisht mbėshtetja dhe shenjtėrimi i tė drejtave tė "pakicės", dhe jo shprehja e jetėsimi i vullnetit tė shumicės me anė votash e kartonash.

Ata gjithashtu duhet ta dijnė mirė se e Drejta e Shenjtė e Pronės ėshtė njė e drejtė universale, vendosur si parėsore nė themelet e kartave pėr tė Drejtat Themelore tė Njeriut, dhe si e tillė nuk mund t'i nėshtrohet votimit apo "verdikteve popullore", pra nuk mund tė votohet. Nėse kop-istėt tanė tė nderuar nuk e kanė kuptuar kėtė, atėherė ata nuk paskan kuptuar asgjė nga demokracia dhe Perėndimi, tė cilin, mesa duket, veēse e kanė pare me sy.

Ky koncept pseudodemokratik alla-referendar i kop-istėve, nuk ndryshon shumė nga ai qė kishte Enver Hoxha pėr pronat dhe pronarėt legjitimė, tė cilėt, pėr hir tė sė vėrtetės as qė guxoi t'i grabisė pa hartuar dhe aprovuar kushtetutėn famėkeqe tė vitit 1946 dhe kuadrin ligjor nė mbėshteje tė saj, me shumicė votash partizano-fitimtare tė atyre qė i rebeloi dhe i ngriti nė luftė kundėr "gjakpirėsve bejlerė dhe agallarė", qė nuk ishte veēse lufta e pėrgjakshme civile, qė mori trajta genocidale.

Pra, procesi i tjetėrsimit arbitrar tė pronave, tė dashur kop-istė, nė trajtėn e tij alla-shqiptare ka nė themele gjak njerėzish tė pafajshėm, qė u masakruan vetėm pėr faktin se ishin pronarė dhe "shfrytėzues-gjakpirės".

Po kėshtu, edhe zbatimi i ligjit 7501, pas miratimit ėshtė shoqėruar me gjakderdhje tė panevojshme, ideuar dhe ligjėruar nga ata qė s'kanė gjė pėr tė ndarė, por qė i japin vetes tė drejtėn tė ndajnė pronėn e tė tjerėve.

Askush nuk i pengon politikanėt dhe deputetėt tanė tė nderuar tė ndajnė pronat e trashėguara, apo pasuritė e fituara pas vitit 1990, nėpėrmjet veprave tė bamirėsisė, por ata nuk kanė tė drejtė tė dhurojnė atė qė nuk e posedojnė.

Me logjikėn e kop-istėve i bie qė, nėse ligjvėnėsit amerikanė do tė ēmendeshin e do tė nxirrnin ligje pėr tjetėrsimin e pronave tė pasanikėve (nė pakicė), duke pėrdorur "verdiktin" e shumicės, Amerika tė shembej brenda pak orėsh nga turravrapi i "shumicės" mė tė varfėr pėr tė pėrlarė pasuritė e pakicės sė pasur, por kjo nuk mund tė ndodhė, sepse kushteuta amerikane ka nė themel Deklaratėn e tė Drejtave dhe Lirive tė Qytetarit. Dhe kjo do tė thotė se kop-istėt tanė kanė harruar edhe kushtetutėn aktuale nė fuqi, e cila referendumin nuk e parashikon pėr tė ligjėruar grabitje tė pronės dhe kalime tė sė drejtės nė duar tė tjera, nė kundėrshtim me ligjin, moralin, tė Drejtėn dhe kartat ndėrkombėtare tė firmosura edhe nga shteti shqiptar, si palė.

Kėsisoj, kopistėt na kėshillojnė tė ecim nė rrugėn e Hoxhės, i cili megjithėse shkelte hapur parimet e tė drejtat universale qė qėndronin nė themelet e kartės sė OKB, guxoi tė nėnshkruajė e mė pas tė anėtarėsohet nė kėtė organizatė tė pėrbotshme, kurse nga ana tjetėr eleminonte fizikisht dhe grabiste pronarėt e ligjshėm e kundėrshtarėt politikė, ndonėse nė Kartėn e OKB e Drejta e Jetės dhe e Pronės ishin tė shenjta.

Destabilizimi me tė cilin i frikėson shqiptarėt kop-isti qė qėndronte pas dyerve tė Edi Ramės pėr kocka nė favor tė CO-PLAN-it, (pėr gjoja projekte mbi pronat e pronarėve dhe ato publike), nuk ka asnjė bazė dhe gjasė tė ngjajė.

Kop-isti nuk ka asnjė plan nė kokė dhe nuk na servir asnjė zgjidhje, sa kohė qė deklaron se "... Asetet nuk mjaftojnė pėr tė kompensuar tė gjithė tė shpronėsuarit, prandaj duhen gjetur rrugėt dhe mėnyrat pėr ta bėrė njė gjė tė tillė. ... pronarėt duhet tė sqarohen pėr rrugėt dhe mėnyrat sesi do tė konkludohet...".

Zotėria nė fjalė nuk ėshtė i vetmi qė teorizon hava, pa sugjeruar rrugėzgjidhje, dhe gabohet si paraardhėsit nėse mendon se bėhet interesant teksa kėput kopaēe pėr mediat. Ndaj, dėshtimi i tezės sė tij, ėshtė paracaktuar...

Sė fundmi, do t'i kujtoja kop-istit tonė tė nderuar, parimin universal, se e drejta e tij dhe e ligjvėnėsve apo qeveritarėve, mbaron aty ku fillon e drejta e pronarėve legjitimė!

 

AKTIVITETE

Shehi, Ibrahimllari dhe Tujani, marrin pjesė nė mbledhjen e parė tė LZHK nė qytetin muzeal

Konstituohet dega e LZHK nė Berat

Berat - Ditėn e enjte, mė datė 17 mars 2005, u zhvillua takimi nismėtar pėr konstituimin e degės sė LZHK tė kėtij rrethi. Nė takimin promovues tė degės sė LZHK nė qytetin me tradita atdhetare dhe muzeale tė shquara, merrnin pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė Departamentit tė Organizimit tė LZHK, zotėrinjtė Yllson Ibrahimllari dhe Artan Tujani, ndėrsa nga Departamenti elektoral LZHK pėrfaqėsohej nga zotėri Dashamir Shehi.

Pjesėmarrja nė takim ishte e gjerė dhe ra nė sy prania e konsiderueshme e individėve tė shquar nga shoqėria civile, qė u pėrkisnin sferave tė ndryshme tė aktivitetit intelektual.

Takimin e hapi kryetari i degės sė PLL pėr rrethin e Beratit z.Ruzhdi Orizaj, i cili pasi i bėri njė ekspoze tė shkurtėr punės pėrgatitore, realizuar nė bashkėpunim me pėrfaqėsuesit e forcave tė tjera politike nė rreth deri nė momentin e pėrgatitjen sė kėtij takimi, ia kaloi fjalėn shefit tė departamentit elektoral tė LZHK-sė zotėri Dashamir Shehi.

Zotėri Dashamir Shehi, pjesėn mė tė madhe tė fjalės sė tij ia kushtoi shpjegimit tė programit politik dhe elektoral tė LZHK, dhe u ndal mė nė hollėsi nė disa anė tė veēanta tė tij si, integrimi i vėrtetė i kombit shqiptar, reforma arsimore, reforma nė fushėn e bujqėsisė dhe sistemin bankar, rishikimi i disa marrėveshjeve me Organizatėn Botėrore tė Tregtisė sė Lirė etj.. Ai foli edhe pėr pėrkrahjen ndėrkombėtare qė gėzon Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar e iniciuar nga Leka I Zogu, si dhe nė fund dha disa porosi tė dobishme pėr organizimin konkret nė shkallė dege tė LZHK-sė.

Zotėri Artan Tujani foli pėr pjesėmarrjen, kontributin, angazhimet dhe pėrgjegjėsitė e subjekteve aderuese, qė rrjedhin nga pjesėmarrja nė kuadėr tė LZHK-sė.

Duke e konsideruar komoditetin dhe nderin qė meriton pjesėmarrja nė LZHK, z.Tujani kėrkoi pėrfaqėsim tė tė gjithėve nė pėrputhje me zakonet mė tė mira shqiptare, pėr krijimin e hapėsirave dhe lehtėsirave tė duhura edhe pėr angazhimin e pjestarėve nga shoqėria civile.

Diskutantėt e tjerė folėn pėr simpatinė dhe shpresėn e madhe qė ka ngjallur nė elektorat Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar dhe shprehėn nevojėn pėr njė propagandim sa mė tė efektshėm tė saj nė media dhe takimet publike, qofshin kėto edhe promovuese, sikundėr ky takim qė u vlerėsua maksimalisht nga tė gjithė tė pranishmit, si pėr nga serioziteti ashtu edhe nga zotimet dhe angazhimet konkrete nė kuadėr tė LZHK, iniciuar dhe drejtuar personalisht nga NMT Mbreti Leka.

Nė fund tė takimit, me njė konsensus tė plotė, u ra dakord qė Udhėheqėsit tė Lėvizjes t'i propozohen pėr bashkėkryetarė tė LZHK-sė pėr rrethin e Beratit, emrat e z.Ruzhdi Orizaj, kryetar i degės sė PLL dhe z.Ali Shėnepremte nga shoqėria civile. Pėr sekretar, u propozua z.Luftar Spahiu, pėrfaqėsues i PDRn-sė.

Korresp. i "Tradita"

 

Zhvillohet mbledhja e LZHK Mirditė

Rrėshen - Javėn qė shkoi u zhvillua mbledhja e degės sė LZHK Mirditė, e drejtuar nga kryetari i saj z.Mark Ndoi. Kjo mbledhje u zhvillua nė prani tė pėrfaqėsuesve tė LZHK tė ardhur nga Tirana, pėrkatėsisht z.Nevruz Ndregjoni, nėnkryetar i Departamentit tė Organizimit pranė LZHK-sė, zonjės Vjollca Disha dhe z.Negri Myftiu, pėrkatėsisht pėrfaqėsues tė Partisė Konservatore dhe PDM nė Departamentin e organizimit tė LZHK.

Mbledhjen e hapi kryetari i LZHK tė rrethit Mirditė z.Mark Ndoi, i cili pasi pėrshėndeti pjesėmarrėsit njė pjesė e tė cilėve ishin pėrfaqėsues tė njohur mirditorė tė Shoqėrisė Civile dhe pasi u uroi mirėseardhjen drejtuesve tė LZHK tė ardhur nga Tirana, i njohu me punėn e bėrė pėr shtrirjen e LZHK nė njėsitė vendore tė rrethit, me afrimin pranė saj tė individėve dhe grupeve tė individėve nga shoqėria civile dhe grupet e interesit.

Z.Ndoi i njohu tė pranishmit edhe me programin dhe strategjinė e hartuar pėr organizimin dhe drejtimin e fushatės elektorale nė kėtė rreth, nė mėnyrė tė detajuar.

Nė program ishin pėrcaktuar linjat kryesore tė zhvillimit tė fushatės, ngritja dhe funksionimi i stafit, puna me votuesit derė mė derė, pėrzgjedhja e vėzhguesve dhe pėrfaqėsuesve si dhe programi pėr trajnimin e tyre.

Nė pėrfundim tė fjalės sė diskutantėve u bėnė pyetje dhe propozime kokrete pėr pėrcaktimin e njerėzve dhe stafeve qė do tė merren me pistat kryesore tė fushatės zgjedhore.

Kishte edhe propozime tė veēanta, sipas tė cilave duhej rishikuar krijimi i LZHK-sė dhe diskutantėt qė e morėn fjalėn, argumentuan se njė gjė e tillė nuk i shėrben mbarėvajtjes sė punės sė LZHKs-ė. Jo vetėm kaq, por pėrfaqėsuesi i PDM-sė z.Fran Gega sqaroi se ėshtė praktikė nė themelimin e institucioneve tė tilla, se nuk mund tė pengohet askush tė ndėrmarrė inciativėn dhe ata qė e morėn atė duhen pėrgėzuar pėr kėtė iniciativė qė i nderon mbarė mirditorėt, dhe se sipėrmarrja e tyre e rrit reputacionin e LZHK nė funksion tė zgjedhjeve tė ardhshme.

Nė takim e mori fjalėn edhe z.Nevruz Ndregjoni, i cili nė emėr tė Departamentit tė Organizimit tė LZHK pėrshėndeti punėn e bėrė deri mė tash nga LZHK e Mirditės, dhe nė mėnyrė tė veēantė shprehu mirėnjohjen pėr ata qė ishin afruar sė fundmi nė LZHK, sikundėr ishin pėrfaqėsuesit nga shoqėria civile dhe grupet e interesit. Ai u bėri tė qartė tė pranishėmve se LZHK po fiton ēdo ditė e mė shumė mbėshtetje nė tė gjithė vendin sikurse edhe nė Mirditė, dhe se po punohet nė harmoni dhe bashkėrendim pėr realizimin e objektivave nė funksion tė fitores sė shumėpritur nė zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti.

Nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė LZHK Mirditė dhe tė deleguarve tė qendrės, si dhe intelektualėve tė pranishėm dhe pėrfaqėsuesve tė shumtė nga shoqėria civile dhe grupet e interesit, z.Ndregjoni i ftoi zgjedhėsit mirditorė qė tė votėbesojnė lėvizjen e iniciuar nga NMT Leka Zogu, duke i garantuar ata se do tė dijnė tė nxjerrin vendin nga gjendja kritike e shkaktuar nga keq-qeverisja socialiste, krijimin e kushteve pėr mirėqenie dhe integrimim tė metejshėm tė vendit nė strukturat euro-atlantike.

Korresp. i "Tradita"

 

Dibranėt ngrejnė degėn e LZHK

Ditėn e shtunė, mė datė 19 mars 2005, grupi nismėtar pėr krijimin e LZHK dega Dibėr, zhvilloi nė qytetin e Peshkopisė takimin pėr kostituimin e degės sė LZHK tė kėtij rrethi. Nė kėtė takim morėn pjesė nga tė deleguarit e LZHK nga Tirana, zotėrinjtė Ekrem Spahiu (kryetar i PLL dhe shef i Departamentit tė Sigurisė kombėtare), z.Yllson Ibrahimllari, shef i Departamentit tė Organizimit, z.Hysen Sinani, z/shef i Departamentit tė Organizimit, z.Armando Ruēo, kryetar i Partisė Konservatore dhe zonja Rozeta Mersini, anėtare e Departamentit tė Organizimit.

Zotėri Ekrem Spahiu, i cili e mori fjalėn nė kėtė takim tė rėndėsishėm pune, bėri njė ekspoze tė gjerė tė situatės politike dhe veprimtarive tė LZHK dhe ndėrmjet tė tjerash trajtoi edhe probleme specifike qė lidheshin me Kodin elektoral dhe ndarjen e re zonale, si dhe mundėsitė e shfrytėzimit maksimal tė hapėsirave ligjore ekzistuese nga kandidatėt e LZHK dhe stafet e fushatės zgjedhore, tashmė qė procesi I pėrzgjedhjes sė kandidaturave tė LZHK po shkon drejt kurorėzimit. Spahiu theksoi domosdoshmėrinė e njohjes sė Kodit zgjedhor dhe ofroi disa nga prioritetet e punės kualifikuese me stafet e kandidatėve dhe grupet e punės sė subjekteve politike aderuese nė LZHK gjatė fushatės zgjedhore.

Ndėrsa z.Yllson Ibrahimllari, qė e mori fjalėn pas tij, foli pėr disa momente tė karakterit organizativ dhe mbi situatėn organizative nė pėrgjithėsi, duke nėnvizuar njėkohėsisht edhe disa pikėsynime tė programit elektoral tė LZHK qė, sė shpejti, do tė deklarohen dhe publikohen.

Nė fjalėn e tij, publicisti dhe shkrimtari i njohur z.Hysen Sinani, trajtoi aspekte tė punės angazhuese pėr afrimin e shoqėrisė civile nė mbėshtetje tė LZHK, si dhe vizionin e pėrgjithshėm politico-zgjedhor qė ofronte shoqėria civile pas pėrfshirjes sė eksponentėve tė spikatur tė saj, nė pėrgjigje tė mesazhit gjithpėrfshirės tė NMT Leka I Zogu nė mbėshtetje tė LZHK.

Nė fund tė takimit e mori fjalėn edhe kryetari i Partisė Konservatore shqiptare z.Armando Ruēo, i cili u bėri tė ditur tė pranishmėve suksesin politik tė vizitės sė delegacionit zyrtar tė LZHK qė mori pjesė nė Takimin e Pranverės sė Partisė Konservatore angleze, institucionalizimin e marrėdhėnieve dypalėshe dhe mbėshtetjen politike e institucionale qė PK angleze ofron pėr LZHK. Mė pas z.Ruēo theksoi se konservatorizmi, si filozofi politike e qeverisėse, ėshtė njė frymė politike qė shqiptarėt e kanė tė domosdoshme ta pėrkrahin dhe votojnė, dhe qėndron nė themelet e angazhimit dhe aksionit politiko-zgjedhor tė LZHK.

Fjala e tė deleguarve tė LZHK nga Tirana, u ndoq me interesim tė jashtėzakonshėm nga aktivistėt e LZHK tė pranishėm nė kėtė takim pune dhe shėrbeu pėr tė sqaruar shumė probleme pėr tė cilat ata interesoheshin, duke krijuar kėshtu njė mendim tė qartė rreth objektivave politike dhe elektorale tė saj, sidomos tani nė prag tė fushatės sė zgjedhjeve parlamentare, pėr tė cilėn LZHK ka shpalosur objektiva ambicioze.

Nė fund tė takimit u kalua nė konstituimin e degės sė LZHK Dibėr, dhe pas procedurave demokratike ku u angazhuan tė gjithė tė pranishmit, kryetar i degės sė LZHK Dibėr u zgjodh z.Selman Agolli, ndėrsa sekretar i saj u zgjodh z.Shkėlqim Gaba, tė cilėt me kėtė rast u angazhuan pėr njė punė serioze dhe intensive me synimin e shfrytėzimit efektiv tė kohės sė mbetur deri nė zgjedhje, pėr arritjen e rezultateve tė denja, nė pėrputhje me simpatinė dhe mbėshtetjen e fuqishme qė elektorati dibran ka demonstruar pėr LZHK.

 

Vlorė: Sė shpejti dega e LZHK

Ditėn e shtunė, mė datė 19 mars, nė qytetin e Vlorės u zhvillua njė takim pėrgatitor i kryetarit tė PDM z.Eduard Ypi me aktivistė tė njohur tė kėsaj partie dhe tė LZHK, (nė bashkėpunim me Departamentin e Organizmit tė LZHK), pėr krijimin e Degės sė LZHK tė kėtij rrethi. Nė kėtė takim, z.Eduard Ypi u pėrcolli pjesėmarrėsve pėrshėndetjet e NMT Mbretit Leka dhe Kėshillit Konsultativ pėr punėn e mirė organizative nė misionin e krijimit tė LZHK, nė bashkėrendim me Departamentin e Organizmit nė qendėr, drejtuar z.Yllson Ibrahimllari.

Ndėrmjet tė tjerash, z.Ypi dhe sekretari i Pėrgjithshėm i PDM z.Argent Grabova, u sugjeruan drejtuesve lokalė tė PDM detyra konkrete pėr krijimin sė shpejti tė degės sė LZHK Vlorė. Pėr sa mė sipėr, kryetari i degės sė PDM Vlorė z.Krenar Bino, u angazhua qė, nė bashkėpunim edhe me degėt lokale tė PLL, PDRn e Partisė Konservatore, tė punonin nė pėrbėrje tė njė grupi pune pėr afrimin e figurave tė spikatura nga shoqėria civile. Zotėrinjtė Argent Grabova dhe Krenar Bino e bėnė me dije z.Ypi se janė marrė tė gjitha masat qė, javėn e ardhshme, nė qytetin e Vlorės tė zhvillohet mbledhja e themelimit tė degės sė LZHK Vlorė.

 

Dėshtimi i misionit historik tė sė majtės konservatore shqiptare

Pirro Prifti

Mundet tė habitet ndokush kur dėgjon se paska tė majtė konservatore nė Shqipėri. Nė Shqipėrinė tonė ēdo gjė ėshtė e mundshme nė tė kundėrtėn e vet nė paradoksin e vet. Pikėrisht e majta shqiptare, e cila ėshtė njė nga spektrat politikė mė me pėrvojė nė politikėn shqiptare. E majta qė ka filluar qė me Fan Nolin dhe kaloi nė tė majtėn ekstreme gjatė regjimit tė Enver Hoxhės, sot, nė 15 vitet e demokracisė nė tranzicion, bart nė vetvete njė tė ashtuquajtur tė majtė konservatore qė, tashmė ėshtė bėrė e frikshme nė momentin e pėrfundimit realisht tė misionit historik tė sė majtės sė vjetėr.

Eshtė e qartė qė tė majtat europiane e hodhėn tej kostumin e pėrgjakur tė komunizmit dhe veshėn njė kostum tė ri, atė tė demokracisė sė majtė, misioni i sė cilės nuk ėshtė mė pėrmbysja dhe marrja me dhunė e pushtetit, nuk ėshtė mė doktrina marksiste e ekonomisė sė centralizuar, nuk ėshtė mė lufta e klasave, nuk ėshtė mė mungesa e transparencės nė lėvizjet politike dhe as lufta e heshtur hakmarrėse ndaj kritikuesve qė dalin nga gjiri i saj, por ėshtė social-demokracia, bashkėpunimi, kompromiset nė rastet e takimeve tė mendimeve diametralisht tė kundėrta, asistenca sociale, ekonomia sociale e tregut si fazė mė e pėrparuar e ekonomisė sė tregut tė lirė, janė mė nė fund tė gjitha autokritikat e sinqerta progresive.

Pak kujtime tė historisė, qė s'duhet harruar. Duhet thėnė qė, edhe sot e kėsaj dite, kjo e majtė konservatore, qė mban veshur akoma xhaketat e vjetra por me kollare portokalli, akoma nuk i ka kėrkuar falje publikisht komunitetit dhe popullit pėr dėmet, luftėn e paprinciptė tė klasave, pėr gabimet dhe fajet nė zhvillimin ekonomik tė vendit si dhe pėr gafat e qėllimta nė kalimin e ashtuquajtur paqėsor tė pushtetit nė vitin 1991-1992 duke prishur, shkatėrruar dhe lėnė pa punė pothuajse tė gjithė punonjėsit e asaj kohe.

Fjalimet programatike tė Ramiz Alisė dhe aluzionet pėr letrat Gorbaēoviane pėr dhėnien e pasurisė kombėtare vetėm ish administratės sė kuqe dhe pėrkrahėsve tė tyre, pas 15 vitesh tranzicion mund tė shikohet se janė realizuar me sukses.

Kamuflimi i lėvizjeve politike djallėzore, futja e elementėve tė majtė ekstremistė dhe spiunė apo sigurimsa, qofshin kėta edhe intelektualė (me tituj Prof. Dr. tė thekur), nė partitė e tjera dhe kryesisht nė atė Demokratike, pėrfunduan nė njė kaos tė plotė duke shkatėrruar vendin nė 1997 dhe duke ringjallur pėrsėri nė shpirtin e kalbur tė ekstremit tė majtė, dėshirėn e zakonshme tė paranojakut, pėr t'ia hedhur fajin pėr ēdo gabim dikujt tjetėr.

Shumėkush mund tė thotė se pėrse kjo kategori politike e tė majtės sė vjetėr ėshtė e frikshme ! Eshtė e frikshme sepse i ngjan zombi-t, i cili pėrpiqet tė rehabilitohet nė kohėn reale nė shoqėrinė reale, me njerėz tė tjerė dhe tradita tė tjera, por qė e ka tė pamundur, sepse ėshtė e pamundur qė njė person i sė shkuarės duhet tė jetojė normalisht dhe pa bėrė zullume nė kohėn e tashme.

Eshtė pėr tė ardhur keq qė kėta Zombi kanė bėrė "miq", kanė zėnė "mikesha" dhe nėpėrmjet aftėsisė sė tyre pėr tė futur nė punė njerėz tė pėrshtatshėm kanė futur njė pjesė tė komunitetit nė punė tė administratės, duke bėrė kėshtu, pėr fat tė keq, njė vazhdimėsi zombish nė tė ardhmen, qė nuk kanė pėr ta lėnė rehat Shqiperinė. Kėta zombi duhet ta dinė mirė (dhe njerėzit normalė e dinė fare mirė), qė ēdo dėshirė e tyre, sado e mirė qoftė, ėshtė nė fakt dėshirė zombi - pra njė dėshirė inkoshiente qė kėrkon tė realizojė njė realitet tė kaluar, nė tė cilėn ata ishin tė gjallė dhe tė pushtetshėm, pra e padobishme dhe, nė shumė raste, e dėmshme pėr kohėn e sotme.

Ēfarė pėrdorėn zombit e sė majtės sė vjetėr pėr tė mbijetuar? Sigurisht, ushqimin e zakonshėm m-l, i cili nė mjedise demokratike dhe lirie nė vendet tona post-komuniste, u krijoi iluzionin se mund tė bėheshin demokratė dhe mund tė drejtonin demokracinė, paēka se qenė pushtetarė dhe administratorė tė lartė nė tė kaluarėn, edhe sikur tė kenė qenė spiunė ose sigurimsa.

Jeta ėshtė e bukur edhe me shpirt tė kalbur, tė cilin mund ta "rinosh" duke vjellė tepricat e djallėzive nė mjedisin e ndotur nga kaosi i demokracisė.

Pėr kėtė tip pėrzjerje tė sė vjetrės, qė duhet larguar kokulur, ka njė thėnie kuptimplote: "Askush nuk pret njė copė prej palltos sė re pėr tė arnuar pallton e vjetėr, pėrndryshe do tė griset e reja. Pėrveē kėsaj, copa e prerė prej palltos sė re nuk shkon me tė vjetrėn" (Testamenti i Ri, 5 :36, Ungjilli sipas Lukės).

Demokracia ka pėr tė qenė pėrherė nė rrezik tė transformimit tė saj nė njė rrjet mafiozėsh tė lumtur, qė punojnė, jetojnė, fitojnė dhe drejtojnė pėr qejf tė vet, nėse s'bėhet katarsisi i sinqertė, nga partitė e mėdha nė radhė tė parė, por edhe nga partitė e vogla, nėse zombi-t s'largohen dhe tė zenė vend nė arkivat e historisė; nėse edhe krahu tjetėr i politikės, qė ka mė pak eksperiencė, tė mos infektohet nga hakmarrja e verbėr dhe inatet e vjetra; nėse tė gjithė sėbashku nuk do tė jemi tolerantė dhe plot dėshirė pėr tė jetuar njė tė ardhme pa mllefe.

Brezi i ri qė gradualisht po zėvendėson tė vjetrin, duhet tė ketė kujdes ndaj monstrave tė reja qė bartin pabesinė e qė mund t'i dallosh kollaj nėse dėshiron me tė vėrtetė tė realizojė politikat europiane tė integrimit, nėse dėshiron qė popullata tė mos emigrojė, nėse dėshiron qė tė vendosė nė krye tė politikės njerėz pa paragjykime; nėse dėshiron me tė vėrtetė tė bėjė programe, projekte tė dobishme pėr komunitetin.

Monstrat e reja tė politikės sė vjetėr, qė po zėnė me sukses postet drejtuese nė pushtet, tė pėrkrahur sigurisht nga zombi-t, kanė disa shenja qė mund tė dallohen:

- Jane persona te rinj shume te zellshem per te share pa dallim ata qe shan gjithashtu 'komandanti',

- Jane militante dhe asnjehere profesioniste, qe s'kane 'as din as imam' qe perflasin kafeneve te gjithe shoket dhe miqte e tyre dhe qe fusin ne grindje kedo duke mohuar fjalet qe kane thene

- Kane aftesi te ēuditeshme per te bere te tyret fraza te menēura te thena nga njerez te urte dhe t'i deklamojne ne ēdo rast qe u jepet por vetem kur eshte i pranishem 'komandanti' (qe t'i degjoje)

- Nuk kane lexuar ne jeten e tyre libra artistike por edhe politike,

- Jane ēuditerisht ngacmues seksuale dhe pelqejne te nxjerrin ne gazeta (kur jane ne drejtim) kerkesa per pune kryesiht per vajza te reja, dhe flasin vetem per seks ne mjedise si te tyret

- Jane hakmarres dhe mllef -nxjerres ne ēdo rast kur kritikohen; kur kritikohen nga 'komandanti' behen pula dhe nuk flasin me njeri duke u munduar te gejne personin qe ka shpene informacion ne dem te tyre tek 'komandanti'

- Kur bien nga fiku, te vjen ndot t'i shohesh dhe bejne ē'mos te bashkangjiten perseri 'komandantit' duke derguar dhurata, bere elozhe tamam si 'qeni qe njeh te zotne'.

- Imitojne te foluren e 'komandantit', vishen si ai dhe bejne shaka pa kripe si ai dhe ne pergjithesi rrine te krekosur edhe ne mjedise ku nuk eshte e nevojshme

Keta njerez te rrezikshem per politiken dhe demokracine jane duke inonduar hierarkine e politikes dhe administrates duke krijuar nje anarki dhe konfuzion ne popull sepse perkrahen nga zombie-t duke krijuar pershtypjen tek populli qe 'keta njeriez qe rrine me ne jane me te aftet per te drejtuar partine dhe politiken'.

Perhapja e ketij infeksioni per tu bere politikan dhe per tu futur ne parti te ndryshme sepse mund te behesh fare kollaj, mjafton te zbatosh 'te gjitha deshirat qe mund te leēitesh nga syte e komandantit' sidomos tek te rinjte, tek ata qe nuk jane te afte dhe qe nuk kane qejf te punojne si dhe nuk mund te ēajne ne hierarkine shteterore eshte duke krijuar nje problem te vertete social dhe politik i cili do te shkaktoje qe tranzicioni te zgjatet, klanet mafioze te mbijetojne, integrimi ne Europe te vonohet, tokat e shqiperise do te rreshkasin te gjitha nga prerja e pyjeve, popullata do te doje te vazhdoje te emigroje, ndertimet do te ngrihen pa kritere, ndotja e mjedisit te keqesohet etj, etj, por nje gje do te vleresohet nga zombi-t: qe kane lene pasardhes te denje per te vazhduar punen e tyre te mbrpshte qe u nderpre diten kur idete e se majtes se vjeter avulluan me 1989 nga renia e murit te Berlinit.

Dhe kane te drejte mllefi qe kane eshte ne sasi te madhe duhet ta marrin edhe nje pjese e brezit te ri te papergjegjshem. Do te ndodhe keshtu: 'kur shpirti i keq largohet nga njeriu dhe bredh neper vende te shkreta duke kerkuar vendbanim por nuk gjen. Pastaj thote me vehte :do te kthehem ne shtepine e meparshme..... merr me vehte edhe shtate shpritra me te zinj se vehten..... keshtu gjendja behet me e keqe se me pare' (Testamenti i Ri 12:43.44.45, Ungjilli sipas Mateut).

 

Tam-tamet e zhurmshme tė njė fushate tė shterpėzuar

Sadik Bejko

Tė gjitha sa them mė poshtė, mė erdhėn nė kokė e m'u mblodhėn nė shpirt kėto ditė kur TV-tė, radiot, gazetat, sheshet buēisnin nga parullat dhe fjalimet e fushatave zgjedhore. Nga veshėt nuk mė ndaheshin fjalėt e mėdha pėr deputetin e madh, pėr ministrin e madh, pėr zyrtarin e madh dhe tė suksesshėm, pėr bisnesmenin e madh, pėr personalitetin e madh nga shoqėria civile, pėr liberalin e madh, pėr kriminelin e madh, pėr zgjedhjet e mėdha etj., etj.. Dhe unė ndjehesha pėrhėrė e mė i vogėl, i vockėl e i vockėl fare.

1.Dhe Krishti tha: lumė tė varfėrit se do fitojnė botėn

Dhe them: po pėr mua kush flet, kush pyet pėr mua, pėr jetėn time tė vogėl prej njeriu tė zakonshėm, kur nė tribuna mė tregojnė vetėm tė suksesshmit, tė fortėt, tė bukurit e kėtij tranzicioni tė lemeritshėm, kur ne shumica e shqiptarėve jemi ja kėshtu... nėn minimumin jetik. Unė njeriu i vogėl kam 15 vjet qė mė thonė voto pėr tė shquarin, tė shkėlqyerin, tė ndriturin. Dhe i kam votuar, dhe ja ku jam, nėn minimumin tim jetik. Kush flet pėr mua?

Krishti, vetėm Krishti, ka thėnė: mbrojeni tė moshuarin, jetimin, tė voglin, tė sėmurin. Po ku ėshtė Krishti? Dikur edhe komunistėt me kėrbaē nė dorė e me ēelėsa burgu nė dorėn tjetėr thoshin: ne jemi pėr proletarėt, pėr tė varfėrit. Dhe e morėm vesh mirė se me kė ishin. Me varfėrinė totale, totalitariste qė na ka hyrė nė palcė si ai tė ftohtit e lig e nuk po na del kurrė. Sot e kanė mė mirė, tė thonė troē e nė dritė tė diellit: voto pėr tė madhin, tė krimburin me para tė zgjebosura, tė pasurin nga droga, nga tenderat a nga pastrami i parave tė pista, voto pėr buēko rrumbullakun, makar dhe pėr halabakun.

2. Dhe politikani ynė tha: jam me halabakun

Kėtu, nė kėtė fjalėn "halabaku" duhet tė ndalem. Njė miku im ish-deputet kėto ditė shkoi nė njė dasmė tė njerzve tė tij, nė ish-zonėn dhe vendlindjen e tij. Njerėzit fillimisht e pritėn mirė. Ke qenė demokrat, i thanė. Ke qenė idealist. Nuk je ndyrė si kėta tė krromosurit socialistė etj., etj.. Ndėrkohė, me dorė i tregonin njė zyrtar vendas kokoroē e buēkaran, qė nga doganier ishte bėrė prefekt. Por, kur ky buēkua hodhi mbi gjysmė milioni lekė pėr nusen nė valle, njerėzit, orkestra e gjithė dasma, i madh dhe i vogėl, u ēmendėn pas tij, pas tė zgjebosurit me pare.

Hallall, - thoshin njerėzit. I ka bėrė si i ka bėrė ato lekė, po hallall ia bėftė zoti. Eshtė kavalier, ėshtė hovarda. Dhe mikut tim iu kthyen me fjalėt: "Vėrtet, i mirė je ti, po pėr veten tėnde nuk ke ditur. E kishje nė dorė dhe nuk bėre para".

Pra, halabakėt e pasur nė kėtė vend na adhurohen, hyjnizohen. Do t'i kemi pėrgjithmonė deputetė. Nanua nė kėtė pikė po imiton Berishėn e 96-tės. Ka vėnė kandidaturat e zyrtarėve pėr deputetė. Berisha u kthye mbrapsht, te figurat e traditės. Agjėrimi i papushtetit i ka purifikuar kėta tė Berishės. Dhe ai u kthye pas. Abuzimi me pushtet i ka gėrbulur nė mėkate figurat tradicionale tė Nanos. Dhe ai u kthye nga zyrtari i pasuruar, nga zyrtari agresiv e i paskrupullt, qė do t'i martojė paratė me pushtetin.

3. Integriteti, apo qyrku me lėkurė prej qeni

Po integriteti? Kjo fjalė nuk mund tė thuhet pėr halabakun e kamur rishtaz. Do tė ishte si sapuni mbi qyrkun prej lėkurės sė qenit. Fjala "integritet" mund t'i shkonte njė republikani. Re-pu-bli-kan. Edhe po ta ndash nė rrokje tė bind pėr diēka tė rėndė, tė fisme. Pa lėre qė dhe Platoni i antikitetit ka njė vepėr tė tillė. Filozofi i filozofėve tė botės ky Platoni. Pa na vjen dhe Ciceroni me librin "De res publica". Pastaj revolucioni francez me republikanin heroik... E tė mendosh qė me kėto pajosje filozofike dhe historike vjen republikanizmi ndėr ne... vjen, p.sh. me figurėn e Fatmir Mediut. Republikan me integritet ky Mediu, me Celibashin e KQZ- sė kunat, me gruan nė Presidencė, me njė mandat deputeti tė falur nga Berisha... Kėtij t'i thuash republikan me integritet. Kėtij qė njė herė nė javė ēan oqeanet e shkon nė Amerikė. (Me paratė e kujt?). Hajde, integritet hajde. Dhe bėn koalicion me atė qė mohon pronat e pronarėt. Me PD. Po ē' mbetet nga republikanizmi shqiptar po i hoqe dhe kthimin e pronės pronarit? Me siguri mbetet vetėm integriteti i njė kolltuku parlamentar tė falur nga vėllai i madh Berishė. Tamam lėkura e qenit e bėrė qyrk..., qyrk pėr integritetin e republikanit shqiptar. Ēfarė fisnikėrie, ēfarė halabakėrie!

3. Dhe Krishti tha: Kush ka shumė, atij do t'i jepet dhe mė shumė

Nė njė kontekst tjetėr dhe Krishti i tradhton tė dobtit, pse mos ta bėjnė kėtė edhe partitė tona?. Ja, ngado qė tė vėresh nė kėto ditė, partitė e mėdha ia bėjnė me sy biznesit tė madh, politikanit tė madh, emrit tė madh nga shoqėria civile, deputetit, ministrit, kriminelit, halabakut e qė tė gjithėve atyre qė janė tė mėdhenj. Kur do tė vijė ajo ditė qė tė merren me tė vegjlit, kur do tė vijė koha e shtetit pėr qytetarin e vogėl, e shtetit qė tė mbron jetėn, nderin, tė mbron nga grabitėsi, nga abuzuesi i zyrave, nga ai qė tė rrėmben fėmijėn, tė rrėmben dhe tė trafikon gruan e vajzėn, pronėn? Tė mbron nga zhvatja e mjekut, e mėsuesit. Kur do tė merren partitė tona me atė qytetarin qė ka njė biznes tė vogėl dhe qė bie pre e tė gjithė abuzuesve tatimorė dhe e gjithė hajdutėve ordinerė? Kur do ndėrtojmė shtetin e qytetarėve, shtetin tė vegjėlve?

Dikur, mbreti Zog me njė xhandar mbronte njė qytet, sot policėt janė miqtė mė tė ngushtė tė krimit tė madh. Tė mėdhenjtė e politikės premtojnė lumė me ujė e lumė me drita, lumė me para, por ne, edhe pas 15 vjetėsh, nė terr e nė tė thatė mbetėm. Njė gjė nuk premtojnė: shtetin, rregullin e shtetit. Shtetin e hajdutėve tė mėdhenj e morėm vesh. Prapė me tė tillė shtet? E kishte mirė Krishti: atij qė ka, do t'i jepet mė shumė, atij qė ka pak, do t'i merret dhe ajo qė ka.

Nuk e them, nuk e them kėtė qė partitė e mėdha politike thėnien e Krishtit ta pėrdorin si devizė nė posterat e tyre elektoralė: atij qė ka shumė, do t'i jepet mė shumė, fukarait - do t'i merret dhe ajo qė ka. Kjo, prapė, do tė ishte mė e mirė se... "shpresa, ditėt e shpresės", "Shqipėria ndryshe", "Me ne fitojnė tė gjithė" etj. Por e di, (dhe sikur mos ta dija, kush mė pyet?) nuk do tė ishte hiē e kėshillueshme kjo thėnie e Krishtit. Pėr askėnd. As pėr veten time, sidomos pėr veten time. Le qė, veē celularit nė brez, tjetėr ē'do t'mė marrin mua? Shokėt e mi tė moshuar nuk m'i marrin dot. As librat.

4. Para dhe pushtet, pushtet pėr para - formula e kėtij tranzicioni

Djemtė e rinj na kanė ikur nga sytė kėmbėt. Ikin edhe nė kėto ditė tė zhurmave elektorale e tė posterave tė shumėngjyrshėm. Prapė do tė ikin. Punė nuk ka dhe nuk do tė ketė. Zanatet e vjetra tradicionale tė Shqipėrisė nuk ngjallen mė, se pronarit tė vogėl qytetas as nė Tiranė, as nė Shkodėr, as nė Berat, as nė Korēė nuk iu kthye ai dyqani i vogėl. Kėto qytete janė mbajtur nė shekuj me zanatet, me bahēet, me pronėn e vogėl. Kėta zanatēinj kanė bėrė dhe jetėn, dhe kėngėn, dhe veshjen, dhe zbukurimin e njė shtėpie, zbukurimin e njė jete tradicionale qė komunizmi e shtypi me dhėmbėt e buldozerėve, pėr tė ngritur fabrikat e kombinatet e gjigandomanisė boshe komuniste. E kur shtet i qytetarėve nuk ndėrtohet, as punė nuk hapet, ku do tė mbytemi ne e fėmijtė tanė? Tė dėgjojmė tam-tamet e fryra tė fushatave shterpe elektorale, qė po pėrsėriten deri nė mėrzi qė prej 15 vjetėsh? Ne e dimė: ata qė kanė, do tė kenė dhe mė shumė. Ata qė do tė shumojnė e shtojnė pasuritė, do kėrkojnė qė tė jenė nė pushtet. Vetėm kaq. Kjo ėshtė formula e vetme qė na e dha deri mė tani ky i ashtuquajtur tranzicion qė nuk ka shpresė se do tė ketė njė fund. Dhe tam- tamet bien, dhe posterat do tė varen e do tė kalben nėpėr mure. Dhe asgjė mė shumė.

Prona si Antiskllavėri

 

Hegel

Prona ka modifikimet e saja tė pėrcaktuara nė marrėdhėniet e vullnetit tė lirė me "gjėrat". Kėto marrėdhėnie janė:

a) Marrja nė zotėrim tė "gjėsė" direkt (kėtu vullneti i lirė e gjen mishėrimin e tij tek "gjėja" si diēka pozitive)

b) Pėrdorimi("gjėja" ėshtė negative nė kontrast me vullnetin pra kėtu vullneti i lirė e gjen mishėrimin e tij nė mohimin e gjėsė)

c) Tjetėrsimi, reflektimi i vullnetit duke u kthyer nga "gjėja" drejt vetvetes

 

Kėto tė treja janė respektivish gjykimi pozitiv, negativ dhe infinit i vullnetit tė lirė mbi "gjėnė"

 

a) Marrja nė zotėrim

Ne marrim nė zotėrim diēka kur 1. E kapim fizikisht 2. I japim formė 3. E shėnojmė si tonėn. Kėto mėnyra tė zotėrimit pėrfshijnė avancimin nga kategoria e tė veēantės nė atė tė universales. Ne mund tė zotėrojmė fizikisht vetėm njė "gjė" tė vetme, ndėrsa kur shėnojmė diēka si tonėn e zotėrojmė atė vetėm si ide. Nė rastin e dytė, unė kam njė ide pėr "gjėnė" dhe mendoj se e gjitha ajo ėshtė e imja, jo vetėm pjesa qė mund tė zotėrohet fizikisht

 

Njeriu, pėr sa i pėrket vetvetes dhe ekzistencės sė tij, ėshtė diēka natyrore, e jashtme pėr konceptin e tij. Vetėm nėpėrmjet zhvillimit tė trupit e mendjes sė tij, pra pėrmes perceptimit nga ndėrgjegjja e tij tė vetvetes si i lirė, njeriu zotėron vetveten dhe bėhet pronė e vetvetes dhe e askujt tjetri

Zotėrimi i vetvetes, e parė nga kėndvėshtrimi i kundėrt ėshtė shndėrrimi nė aktualitet i asaj qė dikush ėshtė sipas konceptit tė tij, p.sh. potencial, kapacitet, fuqi. Nė kėtė shndėrrim pėr herė tė parė ndėrgjegjja e dikujt bėhet pronė e tij si njė objekt dhe ndryshe nga ndėrgjegjja e pastėr dhe thjeshtė duke marrė formėn e diēkaje

 

Tė kesh besim nė lirinė absolute tė njeriut do tė thotė tė dėnosh skllavėrinė. Por, nėse njė njeri ėshtė skllav, vullneti i tij i lirė ėshtė pėrgjegjės pėr skllavėrimin tij, ashtu siē ėshtė vullneti i njė populli pėrgjegjės pėr nėnshtrimin e tij. Pra e keqja e skllavėrisė gjendet jo vetėm tek pushtuesit apo skllavėruesit por edhe tek skllevėrit dhe tė pushtuarit. Skllavėria ndodh me shndėrrimin e njeriut nga gjendja e tij natyrore nė thjesht kondicion etik; ndodh nė njė botė ku diēka e gabuar konsiderohet e drejtė. Nė kėtė pikė, e gabuara ėshtė e vlefshme pra ka vend.

 

Mėnyra e zotėrimit qė nė vetvete nuk ėshtė aktuale por pėrfaqėson vetėm vullnetin tim ėshtė tė shėnuarit e diēkaje si e imja, dhe ky shėnim nėnkupton vėnien e vullnetit tim mbi "gjėnė". Ėshtė njė qėllim objektiv kuptimi i tė cilit, pra kjo mėnyrė zotėrimi, ėshtė shumė e papėrcaktuar

 

Tė zotėrosh diēka duke e shėnuar si tėnden, nga tė gjitha format e zotėrimit ėshtė mė e plota, pėrderisa shėnimi pėrfshihet deri diku edhe nė format e tjera tė zotėrimit. Kur unė kap diēka ose i jap formė asaj, do tė thotė gjithashtu se unė e shėnoj atė dhe e shėnoj pėr tė tjeraėt qė t'i pėrjashtoj ata duke i treguar se unė kam vėnė vullnetin tim mbi kėtė gjė. Kuptimi i tė shėnuarit e diēkaje do tė thotė se ajo "gjė" nuk ka kuptimin nė vetvete, por merr kuptimin e asaj qė pėrfaqėson apo nėnkupton. Njė flamur pėr shembull, pėrfaqėson njė shtet, edhe pse ngjyrat nuk kanė lidhje me shtetin, ato pėrfaqėsojnė shtetin dhe jo vetveten. Pėrmes aftėsisė pėr tė shėnuar diēka, pra pėr ti marrė nė zotėrim, njeriu tregon superioritetin e tij mbi "gjėrat"

 

b) Pėrdorimi i "gjėsė"

Nga tė marrit nė zotėrim, "gjėja" merr emėrtimin "e imja" dhe lidhet me vullnetin tim tė lirė nė mėnyrė pozitive. Me kėtė identitet, "gjėja" pėrcaktohet njėherėsh edhe si diēka negative, dhe vullneti im i lirė nė kėtė mes ėshtė vullnet unik e i veēantė p.sh. nevojė, preferencė etj. Por nevoja ime, si njė aspekt i veēantė i njė vullneti unik, ėshtė elementi pozitiv qė kėnaqet, dhe "gjėja" si diēka negative nė vetvete, ekziston vetėm pėr nevojėn time dhe ėshtė nė shėrbim tė saj. Pra pėrdorimi i "gjėsė" ėshtė nevoja ime qė tjetėrsohet nė diēka tė jashtme nėpėrmjet ndryshimit, shkatėrrimit dhe konsumimit tė "gjėsė". Gjėja nė kėtė mėnyrė zbulohet si pa identitet dhe pėrmbush fatin e vet.

Fakti qė prona realizohet dhe aktualizohet vetėm kur pėrdoret, noton nė mendjen e atyre qė e shikojnė pronėn si tė shkretė nėse nuk vihet nė asnjė pėrdorim dhe qė justifikojnė zaptimin e saj tė paligjshėm me arsyen se nuk ėshtė pėrdorur nga i zoti i vėrtetė. Por vullneti i tė zotit, nė pėrputhje me tė cilin diēka i pėrket atij, ėshtė baza e parė e vlefshme e pronės, pėrdorimi ėshtė njė modifikim i mėtejshėm i pronės, sekondar nė krahasim me kėtė bazė universale, dhe vetėm manifestimi saj dhe veēantia e saj.

Meqenėse substanca e diēkaje qė ėshtė prona ime, ėshtė, nėse e marrim "gjėnė" veēmas, shndėrrimi i saj nė diēka tė jashtme, nė kontrast me mua nuk ėshtė qėllim nė vetvete, dhe meqemėse ėshtė nėpėrmjet pėrdorimi nga ana ime ose vėnies nė punė qė ky shndėrrim realizohet, rrjedh se pėrdorimi i plotė i diēkaje ėshtė ajo "gjė" nė tėrėsinė e vet, pra nėse kam pėrdorimin e plotė tė diēkaje jam pronari i saj. Nga pėrdorimi i plotė i diēkaje nuk mbetet mė asgjė nga ajo qė tė mund tė merret nė pronėsi nga njė tjetėr

Marrėdhėnia e pėrdorimit tė pronės me vetė pronėn ėshtė njėsoj si marrėdhėnia e qėllimit me rastėsinė, e tė jashtmes me tė brendėshmen, e forcės me shfaqjen e saj. Ashtu siē ekziston forca vetėm pėrmes shfaqjes sė saj, kėshtu edhe toka pjellore bėhet e tillė vetėm kur mbart tė mbjella. Pra ai qė ka pėrdorimin e tokės pjellore ėshtė pronari i tė gjithės, dhe ėshtė njė abstraktsion bosh tė njohėsh njė pronėsi tjetėr nė kėtė objekt.

 

c) Tjetėrsimi i pronės

Arsyeja qė unė mund tė tjetėrsoj pronėn time ėshtė se ajo e imja vetėm nė kohėn qė vullneti im ėshtė mbi tė. Pra unė mund ta braktis ēdo gjė qė kam ose ta jap atė dukė ia nėnshtruar vullnetit tė njė tjetri, gjithmonė duke supozuar se gjėja e tjetėrsuar ėshtė diēka e jashtme pėr mua.

Ndėrsa dhėnia me shkrim ėshtė njė tjetėrsim i pronės qė nuk shpreh drejtpėrdrejt vullnetin pėr tė tjetėrsuar, tjetėrsimi nė vetvete ėshtė shprehje e vullnetit tim tė lirė, i vullnetit tim pėr tė mos ta konsideruar mė gjėnė si timen. Kjo mund tė shihet edhe nė kėndvėshtrimin se tjetėrsimi i pronės ėshtė mėnyra e vėrtetė e tė zotėruarit tė saj. Ta zotėrosh pronėn direkt ėshtė momenti i parė i pronėsisė. Edhe pėrdorimi i pronės ėshtė njė mėnyrė pėr tė marrė nė zotėrim njė pronė. Momenti i tretė ėshtė unitetiti kėtyre dy tė parave, tė marrit nė zotėrim tė pronės duke e tjetėrsuar atė. Pėrdorimi ėshtė mohimi i karakteristikave tė veēanta tė pronės. Tjetėrsimi ėshtė sinteza e pozitives me negativen; ėshtė negative sepse e refuzoj diēka dhe e largoj nga vetja, por ėshtė pozitive sepse unė mund ta bėj njė gjė tė tillė vetėm me diēka qė ėshtė e imja tėrėsisht.

 

Kalimi nga prona nė kontratė

Ekzistenca si qenie e pėrcaktuar ėshtė nė esencė ekzistencė pėr njė tjetėr. Njė aspekt i pronės ėshtė se ajo ekziston si diēka e jashtme, dhe nė kėtė aspekt prona ekziston pėr diēka tjetėr tė jashtme dhe ėshtė e lidhur me nevojat dhe ekzigjencat e saja. Por prona ėshtė edhe mishėrimi i vullnetit tė lirė, dhe nga kjo pikėpamje, gjėja tjetėr dhe e jashtme pėr tė cilėn prona ekziston mund tė jetė vetėm vullneti i lirė i njė njeriu tjetėr. Kjo lidhje e vullnetit me vullnetin ėshtė baza e vėrtetė nė tė cilėn liria ekziston. Sfera e kontratės pėrbėhet nga ky negocim ku unė e mbaj pronėn jo vetėm si njė "gjė" e lidhur pas vullnetit tim, por edhe nėpėrmjet vullnetit tė dikujt tjetėr, pra e mbaj nė saj tė pjesėmarrjes time nė njė vullnet kolektiv

Kontrata presupozon se palėt qė hyjnė nė tė njohin njėra tjetrėn si njerėz dhe zotėrues pronash. Ėshtė njė marrėdhėnie nė nivelin e objektivave mendor, pra pėrmban dhe nėnkupton qė nė fillim momentin e njohjes nga tė dy palėt.

Nė njė kontratė unė zotėroj pronė me anė tė forcės sė vullnetit tė pėrbashkėt, pra me anė tė arsyes, vullneti subjektiv bėhet universal dhe ngrihet nė kėtė shkallė aktualizimi. Pra nė kontratė vullneti im i lirė akoma pėrcaktohet veēantė, por ekziston nė lidhje me njė vullnet tjetėr. Vullneti universal duket kėtu vetėm nė formėn e komunitetit.

 

Zhak LE GOF

Morali dhe politika nė pragun e shekullit XXI

Zhak Le Gof, i lindur nė Tulon, ka qenė drejtues i institucioneve studimore shkencore dhe autor i veprave tė shumta si: Intelektualėt nė Mesjetė -1957; Mesjeta-1962; Mesjeta e vonė-1965; Lindja e purgatorit-1981; Kuleta dhe jeta -1986; Njeriu mesjetar-1989, etj. Mendimi shkencor i tij ėshtė pėrballur me tema themelore tė qytetėrimit mesjetar, duke u interesuar pėr lidhjet mes antropologjisė, sociologjisė, historisė dhe sistemit ekonomik. Ėshtė bashkautor i njė metode historike qė ka nėn vėmendje, pėrveē ngjarjeve tė mėdha, edhe aspektet e shpėrfillura tė jetės nė Mesjetė.

 

============

 

-Profesor Le Gof, nė kėtė bisedė do dėshironim tė flisnim pėr shekullin XXI, ose pėr njė histori jo vetėm e gjitha pėr tu shkruar, por edhe e gjitha pėr tu bėrė. Ēfarė kontributi tė posaēėm mund tė sjellė njė historian duke folur pėr njė argument tė tillė? A mund tė jetė historia mėsuese e jetės?

 

-Mund tė duket e ēuditshme, apo deri dhe paradoksale, ti kėrkohet njė historiani tė flasė pėr tė ardhmen, por besoj se duhet merremi vesh mbi atė se ēfarė ėshtė historia dhe mbi atė se ēfarė janė funksioni dhe mjeshtria e historianit. Pėr njė kohė tė gjatė ėshtė thėnė se historia ėshtė shkenca e sė kaluarės, por, pėrherė e mė tepėr, historianėt - dhe shoqėria qė qėndron pėrqark historianėve - bėhen tė vetėdijshėm se, siē kishte thėnė dikur Mark Blohu - historiani i madh francez, vdekur tragjikisht gjatė Rezistencės, i pushkatuar nga gjermanėt nė vitin 1944 - "historia ėshtė shkenca e njerėzve nė shoqėri, nė kohė". Blohu, nė librin e tij tė mirėnjohur Apologjia e historisė, kishte saktėsuar se historia bėhet me njė lėvizje tė dyfishtė: duke hedhur dritė mbi tė tanishmen me anė tė sė kaluarės - dhe ky ka qėnė gjithherėt fuksioni i historisė -, por edhe mbi tė kaluarėn nėpėrmjet tė tashmes, pasi e kaluara kuptohet mė mirė nė dritėn e asaj qė ka ndodhur mė pas dhe nė dritėn e ēėshtjeve qė i shtron historiani, duke vėshtruar nė epokėn e vet dhe nė problemet e saj. Mark Blohu shtonte: i pėrket historianit tė interesohet pėr tė ardhmen.

 

-A mund tė mendohet, pra, se prej kėsaj ndodhitė e ardhshme janė tashmė tė paracaktuara?

 

-Nė kėtė pikė duhet tė shmangim njė pikėpamje tė thjeshtė aq sa dhe tė rreme: determinizmin historik. Nėse e tashmja dhe e ardhmja lindin nga e kaluara dhe kanė gjurmėt e sė kaluarės, mbetet megjithatė njė anė e ēėshtjes: e ardhmja ėshtė njė diēka qė do tė bėhet, e ardhmja ėshtė e panjohshme, dhe historiani nuk ėshtė njė falltar; ai nuk njeh tė ardhmen, por mund, dhe aq mė tepėr duhet, tė ndriēojė tė ardhmen pėr faktin se njeh tė kaluarėn dhe me analizėn e tė tashmes. Nė tė vėrtetė, njė pėrkufizim tjetėr i historianit ėshtė ai qė e karakterizon atė si specialist tė vijimėsisė dhe tė ndryshimeve nė evolucionin e shoqėrive njerėzore, nėpėrmjet kohės. Historiani duhet tė gjejė atė qė, hera-herės, nėn mbulesėn dhe sipėrfaqet e paqėndrueshme dhe tė ndritshme tė ngjarjeve, ekziston si strukturė dhe si dukuri e thellė. Nga ana tjetėr, duhet tė jetė i ndjeshėm ndaj ndryshimeve, pasi historia nuk ėshtė e palėvizshme dhe shoqėritė qė pėrbėjnė objektin e tij tė studimit nuk janė tė pandryshueshme. Ja pėrse besoj se historiani ka diēka pėr tė thėnė mbi mėnyrėn me tė cilėn lajmėrohet shekulli XXI, dhe mund tė formulojė hipotezat e dritėsuara dhe tė arsyetuara, mbi bazėn e asaj qė di pėr tė kaluarėn dhe pėr tė tashmen, mbi mėnyrėn me tė cilėn do tė hyjmė nė shekullin XXI.

 

-Profesor, nga pikėpamja politike dhe sociale, shekulli XX, shekulli ynė pikėrisht, ėshtė sfilitur thellėsisht rreth problemeve tė lirisė dhe tė demokracisė, tė nacionalizmave, tė rendit ndėrkombėtar, tė paqes. Mund tė flitet atėhere pėr "fund tė historisė", pėr njė pėrfundim pėrmbyllės tė pėrvojės sė kėtij shekulli nė fjalė?

 

-Pėr ne qė kemi jetuar dhe qė jetojmė ende drama, pėshtjellime tė shekullit XX, mund tė duket e ēuditshme ideja se progresi i pėrgjithshėm duhet tė pėrmbyllet me fundin e historisė, domethėnė qė, nga njė proces dialektik konfliktesh, tė arrihet nė njė situatė qė paraqitet si situatė vendimtare, normale e shoqėrisė. Edhe kėtu duhet tė pėrpiqemi tė vlerėsojmė, por mbi tė gjitha tė hetojmė mekanizmat, nė bazė tė tė cilėve secila prej vlerave, pėr tė cilat ju keni folur, sjell, bashkė me njė pamje progresive, rreziqe - rreziqe qė, mjerisht shpesh realizohen.

Do tė bėj vetėm ndonjė vlerėsim tė shpejtė mbi lirinė, edhe pse bėhet fjalė pėr njė vlerė thelbėsore. Liria ka qėnė trajtuar mjaft keq nė shekullin XX. Ėshtė e vėrtetė se nė pamje tė shumta ka qėnė njė rimėkėmbje, njė afirmim i vlerės individuale, kolektive, nacionale tė lirisė, qė mund tė bėjė tė mendohet pėr njė ngadhėnjim tė saj. Por, kujdes! Nė tė njėjtėn kohė shohim se, sipas njė formule tė revolucionit francez, qė gjendet nė Deklaratėn e tė drejtave tė njeriut, liria e secilit ndalet atje ku fillon liria e tjetrit. Prandaj liria ėshtė njė cak nėn tė cilin duhet tė vendosim institucione dhe qėndrime, pėrveēse vlera.

Pėr tė dhėnė njė shembull tė thjeshtė: liria ekonomike, e gjeneruar nga liberalizimi ekonomik, ēon nė njė regjim tė ashpėr tė pabarazisė, ku burojnė parreshtur konflikte dhe ku liria mund tė bėhet njė vlerė dhe njė parullė vetėm nėse ėshtė bėrė e qartė dhe nėse ėshtė udhėhequr edhe njėherė nga preokupime morale.

 

-Kjo dyvlershmėri shėrben edhe pėr nocionin e "demokracisė"?

 

-Demokracia ėshtė njė fjalė pėr tė cilėn historiani e di mirė se ka treguar, nė kohė tė ndryshme, realitete tė ndryshme. Demokracia shfaqet nė lashtėsi me qytetet greke dhe nė veēanti me Athinėn, por dijmė se populli tė cilit i referohet fjala "demokraci" - qė do tė thotė "pushtet i popullit" - ishte "popull" nė njė kuptim tė ngushtė, ishte njė pakicė, ishin qytetarėt me tė drejta tė plota, prej tė cilit ishin pėrjashtuar gratė, tė huajt dhe, me arsyen mė tė lartė, masa e skllevėrve. Nuk duhet tė harrohet gjithsesi as se progresi i rėndėsishėm ėshtė arritur kur njė grup njerėzish - pėr mė tepėr tė ndryshėm prej pasurisė dhe fuqisė - kanė shpallur tė drejtėn pėr tė qenė tė barabartė dhe pėr tė qeverisur. Kemi parė ideale tė demokracisė dhe institucione demokratike tė lindin shkallė-shkallė, duke bėrė pėrparime tė parreshtura, por edhe duke shkaktuar gjithherėt rreziqe tė reja.

Nė ditėt e sotme unė besoj se, kur flitet pėr demokraci, duhet tė jemi tė kujdesshėm qė tė dallojmė format e demokracisė qė lidhen me gjendjen e sė drejtės, nga njė vėshtrim tjetėr i termit. Ėshtė vetėm demokracia pėrfaqėsuese forma institucionale dhe politike qė garanton, besoj unė, nė mėnyrėn mė tė mirė ato aspirata drejt barazisė, drejtėsisė, sė drejtės, qė demokracia paraqet. Unė e di mirė se kjo lloj demokracie lejon tė ekzistojnė pabarazitė, veēanėrisht nė rendin ekonomik dhe social, por, nė skajin tjetėr tė asaj qė sot kalon nėn emrin "demokraci", ka forma pak a shumė anarkike, pak a shumė irracionale, tė demokracisė sė drejtpėrdrejtė, me njė fjalė ajo qė ne quajmė "populizėm", me njė term qė, nė kontekste tė ndryshme, ka fituar sė voni pėrherė e mė tepėr peshė. Nuk mund tė bėj njė diskutim mbi kėtė temė dhe tė vazhdoj ta shtroj nga pikėpamja e moralit, nuk dėshiroj tė marr qėndrim politik, por besoj se disa forma, disa ide tė demokracisė, mund tė fshehin rrezikun e irracionalizimit populist. Edhe njė diktaturė e arsyes mund tė jetė imorale, por nuk ka pushtet moral qė tė mos jetė fort i depėrtuar nga arsyeja: ėshtė kjo, besoj unė, njė arritje e njerėzimit.

 

-Beson se, megjithė nacionalizmin qė pėrherė rilind dhe pėrforcohet, shekulli XXI do tė dijė tė sjellė njė kontratė tė re sociale dhe njė status tė ri ndėrkombėtar?

 

-Nacionalizmi ėshtė njė prej rreziqeve mė tė dukshėm dhe gjithsesi jemi ende, nėn njė kėndvėshtrim, tė afėrt me shekullin XIX, dhe jetojmė pothuaj njė zgjatim tė shekullit XIX. Njė prej pėrparimeve mė tė mėdha tė tij ka qėnė e drejta e popujve pėr vetėvendosje. Kapet kėtu lidhja mes pavarėsisė dhe nacionalizmit - qė unė parapėlqej ta quaj patriotizėm.

Rimarr tashmė dialektikėn, thjeshtė por tė frytshme, tė krahut tė mirė dhe tė keq tė po tė njėjtit nocion. Pėr nacionalizmin kam thėnė zakonisht se ėshtė si kolesteroli. Mjekėt thonė se ka njė kolesterol tė mirė dhe njė tė keq, por veprimi i kolesterolit ėshtė i domosdoshėm. E njėjta gjė mund tė thuhet pėr nacionalizmin. Duhet tė shohim se cili ėshtė nacionalizėm legjitim, nacionalizmi qė nuk gėnjen me tė kaluarėn e tij dhe qė respekton tė tjerėt.

Detyra ime si historian ėshtė tė them se ka njė moral historik. Ai qėndron nė pėrpjekjen qė kėrkon tė dėshmojė atė qė ėshtė e drejtė tė thuhet mbi tė vėrtetėn e sė kaluarės. Ka interpretime tė shumta tė sė kaluarės, por disa janė tė pambrojtshme. Nė pėrgjithėsi nacionalizmi i keq mbėshtetet mbi manipulime krejt tė paligjshme, duke filluar pikėrisht nė nivelin shkencor, nė nivelin historik. Prandaj, edhe kėtu unė besoj se ne duhet tė punojmė qė tė pėrparojė krahu pozitiv.

Unė veē kėsaj shoh njė gabim, apo sėpaku njė iluzion, nė idenė se aspektet pozitive tė kėtyre nocioneve - liri, demokraci dhe nacionalizėm - dėshmojnė se historia ka arritur nė fund, ka ardhur nė njė gjendje fashe. Njė iluzion qė historiani, me pėrvojėn e tij, ka pėr detyrė ta denoncojė, aq mė tepėr qė njeh sforcime tė tjera utopiste tė kėtij lloji. Pėr fatin tonė tė keq ėshtė e qartė se nuk ėshtė i mundshėm njė "fund i historisė". Nuk dijmė kur historia do tė ndalė, dhe nėse do tė ndalė. Nė ēdo mėnyrė mund tė themi se nuk ėshtė punė e sė nesėrmes. Historia nuk do tė ndalė nė pragun e shekullit XXI.

 

-Historia riparashtron gjithherėt padrejtėsi tė reja dhe tė vjetra, ngaqė gabimi ėshtė i trupėzuar nė natyrėn njerėzore?

 

-Nuk mund tė flas pėr natyrėn njerėzore, flas nė tė kundėrt mė tepėr pėr situatėn e njeriut nė histori: ėshtė ky interesi im, pikėpamja ime, mjeshtria ime.

Ajo qė mė bėn relativisht optimist ėshtė pėrshtypja se, nė fund tė fundit, ngjarja e madhe ndoshta e shekullit XX ka qėnė kriza e progresit. Nocioni - dhe realiteti - i progresit ka filluar me revolucionin shkencor anglez tė shekullit XVII, ėshtė zhvilluar me frymėn e Iluminizmit, dhe ka trimfuar mbi tė gjitha me progreset shkencore tė shekullit XIX. Nė shekullin XX kemi vėnė re se, si nė shkencat, si nė politikė (nė krahun utopist tė marksizmit), progresi nuk kishte fuqinė qė i ishte atribuar, nuk ishte as i pėrgjithshėm e as konsekuent. Progresi ka hyrė nė krizė. Por kam pėrshtypjen se kemi arritur ndoshta nė njė pikė rėndimi tė krizės sė progresit, qė ėshtė edhe njė pikė kthese. Dhe mendoj se njė progres mė i i kthjellėt dhe mė pak ambicioz mund tė marrė hov pėrsėri, pasi njerėzimi ka nevojė pėr tė.

Ne kemi nevojė, edhe jashtė ēdo religjioni pozitiv, tė kemi njė pikė-mbėrritje, njė qėllim nė histori, njė synim qė tė na tėrheqė dhe tė na bėjė tė mundur tė pėrmirėsohemi. Kam pėrshtypjen se nga kjo krizė, qė ėshtė njė krizė e vėshtirė ndryshimi, ne ndoshta po fillojmė tė dalim. Nuk flas pėr krizėn ekonomike, qė ėshtė vetėm njė aspekt i saj, flas pėr njė krizė mė tė pėrgjithshme, dhe besoj se do tė shtyjė pėrsėri nė ecje pėrpara, - pa mė tepėr gabime, apo mė tepėr iluzionet e shekullit XIX dhe XX, - progresin pėr tė cilin kemi nevojė.

Pregatiti: Q. VELIJA

 

Aq dinte nėna!

Bahri Myftari

Brezi im, si dhe tė tjerė disa vjet mbi tė, ashtu si dhe disa tė tjerė mė pas, mėsuan, pėr fatin e tyre tė keq, vetėm bėmat e shkėlqyera tė socializmit, partisė dhe shokut Enver. Dhe i mėsuan kėto "tė vėrteta" jo vetėm ndėr librat e letėrsisė apo tė historisė, por edhe nė ato tė matematikės, tė gjeometrisė...

Mbaj mend, pėr pasojė tė atyre broēkullave tė mėsuara me aq zell, por edhe prej nevojės se mė duhej njė temė hartimi pėr tė nesėrmen, e ngacmova nėnėn, duke i thėnė, ndėr tė tjera, se nė kohėn e mbretėrisė, se nė kohėn e mbretit Zog, kishte varfėri tė madhe, kishte...

Qyqja, qyqja!- mė ndėrpreu ime mė, qė e pati jetuar pėr goxha vite atė periudhė, nė kohėn e Mbretit, varfėri, - vazhdoi ajo, duke vėnė gishtat e mbledhur mbi faqe, - turp, turp, kush e dėgjon. Atėherė, nė tregun e Bezistanit e gjeje njė lek kilen e mishit dhe tre lekė lėkurėn! Mė vonė, - ironizoi, - meqenėse pėr gjatė kohės sė Mbretit nuk hėngrėm dot me lugė foriri, hėngrėm nė kohėn e kėtyre...

Vėshtrova i habitur nga im atė. Ai dikur pati shėrbyer nė njė institucion tė rėndėsishėm tė mbretėrisė, por, prej vitesh ishte konvertuar nė komunist. Ē'e zgjat, - m'u kthye ai, - aq di ajo. Pra aq dinte nėna! "Aq dinte nėna" brodhi pėr shumė vjet. Aty nga fillimet e viteve '90-tė, kur letrat u hapėn, kur diktatura ra, kur zuri tė bjerė bashkė me tė dhe letėrsia e saj, edhe historia, matematika, kuptova diēka tjetėr. Shprehja "aq dinte nėna" nuk i takonte asaj. Ajo paskėsh ditur goxha. "Aq dinte nėna mė takonte mua, ty, e mijėra e mijėra tė tjerėve, "aq dinim ne" e jo, aq dinte nėna ime.

Pėr tė mos e mbajtur gjatė atė shprehje duhej, qė, nesėr, pasnesėr, ata pas nesh, tė na duan, tė na respektojnė e tė na ēmojnė, duhet t'ua bėjnė letėrsinė letėrsi dhe historinė histori.

Duhet t'u tregojmė se pėr gjatė asaj "periudhe tė urryer", qė pėrfaqėsohej prej paditurisė sė nėnės sime, nė kėtė truall, vend, atdhe, edhe pse sapo i shkėputur prej zinxhirėve, shkėlqeu dhe ndriti mendimi kombėtar, krenaria, dhe bukuria e racės sonė. Se, pėrgjatė asaj periudhe shpėrthyen energji krijuese tė zjarrta, gjeniale; nė gjuhė, filologji, publicistikė, filozofi, e pėr tė qenė tepėr, tepėr modest, t'u themi se, edhe nėse kemi 5-6 gjeni nė letra, pa mėdyshje 3-4 janė prodhuar atėherė. Mund t'u themi se shpėrthimi s'ishte thjesht punė individėsh, por ishte talent mbarėshqiptar, tejpėrtej kėtyre kufijve tė sotmė, qė pėrfundimisht, kanė dalė zbuluar pėr nga e vėrteta dhe serioziteti.

Se nė atė periudhė, nė atė periudhė qė unė dhe im atė thoshim: aq dinake nana, nuk bėheshin mbledhje llafazanėsh, nuk tirreshin gėnjeshtra e mashtrime se, me gjasė, sot a nesėr po shkojmė nė Evropė. Si, qysh shkuakemi nė Evropė! Pse luteni, pse serviloseni. Pse atėherė nuk guxonte kush tė vinte kushte e data? Nuk mund tė kishte "trimėrira" tė tilla. Vendi qeverisej prej burrash tė ditur, tė menēėm, aq sa secili prej tyre do tė ishte nder: kujtdo kabineti evropian, prandaj dhe leku ishte lek, dhe peshonte sa frėngu, marka, dollari, prandaj pasaporta peshonte sa vetė avioni ku zoti i saj, hipte nė tė.

Ku pėr tė marrė vulė dhe vizė nuk hynte nė punė radha, mitmarrja, vjedhja pranė mureve tė ambasadave apo konsullatave. I vetmi shqetėsim pėr tė marrė vizėn, e qė me tė t'i bije kryq e tėrthor botės, duhej t'i luteshe Zotit vetėm pėr njė gjė, atė ditė, prefekti i Durrėsit apo i Korēės tė ishte nė krye tė detyrės.

Nė atė periudhė "tė urryer tė mbretėrisė dhe mbretit", na paska ekzistuar edhe njė "ēudi" tjetėr. Nė kėtė rast, me siguri "ēudi" pėr mua, pėr nanėn jo e jo, por edhe pėr tim atė, zor s'e do tė kishte qenė e tillė, veē ai si komunist bėnte detyrėn: i binte murit me kokė.

Ja lexoni: ... plaku shtatėdhjetvjeēar Abdurraman Salihu, njė mik i vjetėr i shtėpisė sė Zogut, qė kishte ardhur si shoqėrues i princeshave, shprehu mirėnjohjen e vet pėr kujdesin tim (i flet Konica kėto). As vetė mbreti, - tha ai, - nuk do tė mund tė bėnte mė tepėr pėr tė motrat. Pastaj plaku shpirtmirė mė tha se, po tė dėshiroja, mund t'i jepja njė mesazh me gojė pėr Mbretin. "A mė premton se do t'ia transmetosh mesazhin tim, pa i bėrė asnjė ndryshim?", - e pyeta. Plaku mė dha fjalėn se ishte i gatshėm. "Mirė atėherė", - i thashė unė. "Bėji tė ditur mbretit se kritikat e mia do tė mbeten tė kufizuara brenda qarqeve shqiptare; jashtė kėtyre qarqeve, unė do ta mbroj regjimin me tė gjitha fuqitė e mia... Por personalisht, unė ndjej pėrbuzje..."

Shkurt, ai qė fliste ashtu, ishte Faik Konica, veē, tė mos harrojmė, nė atė kohė, ishte nėpunėsi i mbretėrisė, ishte ambasadori i Mbretit Zog.

Harrojeni pėr njė ēast fragmentin e mėsipėrm. Ai fragment i takon epokės "aq dinte nana". E tani, urdhėro, gjysmė shekulli, mbushur plot lavdi pėr partinė, pėr shokun Enver. Gjeni qoftė edhe njė rast, ku ajo parti me "zemėr sa deti", ai udhėheqės me kokėn sa mali i Tomorrit, pagoi, ushqeu, trajtoi kundėrshtarin e vet, edhe kur qyqari, nė vend tė fjalės e "kuqe" tha e "koqe", kur kundėrshtari nė vend tė fjalės "Kinė" pėrdori fjalėn "Ēina ma ēin". Kundėrshtar deri kėtu, se, nėse kėrkon njė kundėrshtar mirėfilli, siē ishte rasti nė fragmentin e mėsipėrm, mund ta gjesh shtatė pash nėn dhe. Madje, ky fat nuk ka qenė vetėm pėr ata pak kundėrshtarė, kundėrshtarė tė shpallur e kemi fjalėn, por, po ky fat ka ndjekur pėr gati 50-tė vjet tė "sukseseve e tė lavdisė" edhe dhjetra, qindra miq e vėllezėr. Edhe pse hanin e lodronin bashkė, edhe pse putheshin e pėrqafoheshin sė bashku; me kuē e me maē, gjeni po mundėt, qoftė dhe njė fotografi tė tyre pa retush!

Metastazat e asaj mendėsie jetojnė dhe gjejnė terren edhe pas kaq kohe. Natyrisht, varri nuk shkon aq thellė, veēse do tė lenė pa punė pėr shkak tė bindjeve a ideve, tė tė urrejnė ngaqė s'ke arsye t'i duash, tė pėrzenė prej atdheut, tė tė katandisin rrugėve tė Evropės si me qenė qytetar i dorės sė dytė, prapėseprapė varr ėshtė!

Opozita ka pėr detyrė tė rikthejė "ēudinė" e dikurshme, tė kthejė kohėn, kur kundėrshtari nuk ndiqet, nuk vritet, nuk lihet pa bukė, kur kundėrshtari qoftė dhe i rreptė si Konica, vlerėsohet pėr dijet, pėr talentin, atdhedashurinė, paguhet po dhe po, madje dėrgohet edhe ambasador. Eshtė detyrė e lidershipit tė saj tė respektojė historinė, letėrsinė, shkencėn, artin, t'i krijojė kushte zhvillimi asaj, dhe jo ta mėnjanojė... ta pėrdhunojė.

Dhe, kur tė rikrijohet "ēudia" e dikurshme, gjė qė tė gjitha gjasat dėshmojnė se ajo ditė po vjen, mua s'mė mbetet gjė tjetėr, veēse duke qeshur tė kujtoj edhe njėherė shprehjen "aq dinte nana!" e, mė pas, tė shpie njė kurorė lulesh mbi varrin e saj.

 

 

Vrasja e punės,

njė keqkuptim dhe njė domethėnie

Nga Qazim Shehu

Para ca ditėsh takova njė shok nga Korēa. Ishte shend e verė dhe nė biseda fliste me gjallėri pėr politikėn, Korēėn, historinė. Zinxhirkat e florinjve i vareshin nė qafė, kyēet e duarve. Ora e florinjtė i dilte herė pas herė nga mėnga e njė xhupi tė shtrenjtė, qė lėshonte rrėzėllime tė zeza. Mė fliste nėn njė hije euforike mirėqenieje, e cila reflektonte kuptueshėm edhe nė kėmbėnguljen e tij pėr tė paguar tavolinėn e bollshme. Kur u ndamė, si vetvetiu, e pyeta pėr punėn qė bėnte; po kėtu shokut tim iu prish pak qejfi. Punoj, tha, po punė tė ndershme ama! Heshti njė grimė e pastaj vijoi: sot njeriu nuk pyetet pėr punėn qė bėn; sot ėshtė bėrė e modės tė pyetet: hė, fitove gjė, ke bėrė ndonjė aferė, shqip: - pisllėk.

Nė kėtė pėrgjigje as mish as peshk, unė ndjeva se pėrgjigjja tregonte se pyetja paragjykuese nuk duhej bėrė... Mė erdhi keq qė ai me kėtė ndjesi po ndahej prej meje, ndonėse sot ėshtė vėshtirė t'u shmangesh paragjykimeve, kur realiteti tė sfidon me qindra raste tė papritura.

Vrasja e punės ėshtė njė nga pėrēudnimet mė tė mėdhaja qė realiteti kaotik i bėn shoqėrisė sonė. Puna vritet nga mungesa e vlerėsimit moral dhe shpėrblimit nga goditja e psikologjisė sė saj se nėse ti ul kokėn e punon, nuk mund tė fitosh; nėse ti shikon vetėm punėn tėnde, patjetėr duhet tė mendosh se ēfarė duhet tė bėsh qė puna jote t'i pėlqejė atij qė ėshtė nė krye.

Sepse nė shoqėrinė tonė mungon sistemi i vlerave, hierarkia e tyre tronditet nga njė indiferencė totale, reklamohet e bėhet zhurmė pėr antivlera, paraqiten si suksese shifra tė fryra, gėnjehet.

Njė administratė e tėrė, partiake e jopartiake, e cila ka nė duar fijet e pushtetit, ecėn nė papėrgjegjshmėrinė e indiferencės ndaj njerėzve tė zotė, dhe nuk hap rrugėt e konkurrencės sė lirė e tė ndershme. Kėshtu mjaft potenciale tė konsiderueshme arsimtarėsh, mjekėsh, inxhinierėsh, ekonomistėsh flenė nėn trysninė e akullt tė indiferencės zyrtare. Atyre nuk u hapet asnjė mundėsi tė konkurrojnė, tė ballafaqohen, sepse partiakėt nuk tė lėnė. Dhe kjo administratė ecėn nėpėrmjet njė absurdi qė ka zėnė vend nė shoqėrinė tonė dhe ēimentohet nga njė ligėsi perverse. Ky absurd paraqitet si normalitet, si diēka e natyrshme.

Kam vėnė re se njerėz me njė tė ardhur tė legalizuar sa rroga ime e mjerė buxhetore, ose dy-tre-fishin e saj, blejnė papritur hyrje nė pallat tė ri, bėjnė pushimet nė Tunizi, jetojnė jashtė mundėsive dhe kuptueshmėrisė sė rrogės. Por ata punojnė nėpėr detyra e punėra ku buron mjalti i hidhur i korrupsionit. Pa folur pastaj pėr peshqit e mėdhenj, tė cilėt kanė krijuar parajsėn tokėsore dhe vetėm njė fuqi hyjnore mund t'u kujtojė tė bėhen pėr pak kohė njerėz. Sot idealisti konsiderohet naiv, i afti - i paaftė, ndėrsa i paafti - i shkathėt dhe me plot antonimi tė tjera mund ta zgjasnim rrjedhėn e fjalisė.

Fatkeqėsisht kemi tė bėjmė me intelektualė konformistė - jo tė gjithė - shumica, tė njėanshėm, tė rreshtuar, tė zėnė nė ēark nga varfėria, tė dekonspiruar nga njė ambient social, i cili mban akoma pengjet e sė kaluarės dhe hijet e Sigurimit tė Shtetit, si hija e fantazmės sė Bankos. Kėta intelektualė e bluajnė mendimin nė vetvete tė frikėsuar nga integriteti i plotfuqishėm i fuqishmėrisė sė shefave.

Ky makth social e ka njė zgjidhje, sidoqoftė. Shoqėria jonė me elementet e pjekurisė qė zotėron si traditė nga humanizmi dhe kodet shekullore tė kėtij populli, si burrėria, besa, virtyti, po edhe me ballafaqimet me elementet mė tė mira tė jetės europiane, edhe pse ndodhet nė njė fazė tranzitive marramendėse, mund ta kapėrcejė kėtė pleurit, duke respektuar me fanatizėm institucionin e votės, dhe ato forca qė ofrojnė zgjidhje reale, larg slloganeve e fryrjeve bombastike. Vetėm duke zgjedhur njerėz seriozė e tė pėrkushtuar, nuk do ndodhė mė qė shifrat e denoncuara nga KLSH, tė jetojnė vetėm nėpėr zhurma gazetash, por fajtorėt t'i kthejnė paratė qė i janė marrė kėtij populli.

Vetėm me ekipe njerėzish tė aftė, djemsh tė pėrgatitur, atdhetarė (jo fjalė e vjetėruar) vetėm me njerėz qė e duan punėn - mund tė rrėnjoset nga maja e piramidės e deri tek njeriu i thjeshtė - Shqipėria mund tė ecė dhe tė bėhet europiane me drejtėsi sociale, institucione serioze e tė drejta, tė cilat duhet tė shihen si tempuj tė drejtėsisė e jo strofka kuēedrash gjakpirėse qė vjedhin miliona.

Duke e parė kėtė shkrim nga pikėnisja, mund tė themi se kėto shfaqje tė sė keqes, i ka sjellė edhe hutimi ynė nga demokracia, por ka kaluar jo pak kohė dhe liderėt politikė tė skeduar nga historia e demokracisė sė re si dėshtakė e delirantė, tė fajėsuar si mosveprues ndaj asaj aradhe qė thesin e shtetit e bėnė xhep tė xhaketės, duhet tė hiqen mėnjanė nga vota e popullit, dhe nė skenė tė jetės politike-sociale, duhet tė vijnė ekipe njerėzish qė tė mendojnė e punojnė vetėm pėr mirėqenien e kėtij populli e t'i ngjallin atij pasionin e punės e tė aspirojnė pėr drejtėsi sociale.

 

Mbi njė tezė tė mohuar tė historiografisė zyrtare

Rrėnjėt pellazgjike tė shqiptarėve

-Nė gjurmė tė burimeve albanologjike-

 

* * * * *

Nė Quarante secoli tė vitit 1846, autori E. Bidera, ndėr tė tjera, shkruan: "...Por karroja e Latonės, domethėnė qytetėrimi pellazg, nuk u ndal veēse nė Epir. As nuk humbi, siē besohet, ėshtė ky popull fisnik, qė pėr tu kujtuar qėndroi ende me gjuhėn e tij tepėr tė lashtė nė Shqipėri, Thesali, Maqedoni, nė pjesėn mė tė madhe tė Dalmacisė, tė serbisė, etj....".

* * * * *

Nė pikėpamjen e prof. Xhuzepe Katapanos, qytetėrimi pellazgjik ėshtė parardhės i pellgut mesdhetar dhe nė veēanti i iliro-shqiptarėve. Kėtė ai e trajton dhe nė veprėn Lashtėsia e gjuhės shqipe. Ndėr tė tjera ai shtron "Disa mendojnė se origjina e kėtij qytetėrimi ėshte semitike dhe e sjellė nė Egjypt nga Azia. Tė tjerė, pėr shembull, Sėr F. Patrie, kanė sugjeruar se ky qytetėrim i mistershėm ka zbritur prej Kaukazit. Pjesa mė e madhe e shkencėtarėve, nė fund, mendon se bartėsit e kėtij qytetėrimi me tė vėrtetė superior ka ardhur nga Atlantida, Kontinenti i Mbytur, pėr tė cilin flet Platoni nė Krizia dhe Timeu".

* * * * *

Nė Conferenze... tė publikuar mė 1893, J. de Rada shkruan ndėr tė tjera "Kanė thėnė se, mė parė se ta vėrtetoj, kam identifikuar Pellazgėt me kombin tė cilit e kam shumė pėr nder ti pėrkas. Kjo ėshtė: por ēdo argumenti gjykoj (dhe janė shumė qė besojnė me mua) se i shkon mė parė dėshmia e instinktit dritėplotė... Vendet qė historia mė e lashtė i tregon si vendbanime tė pellazgėve, dhe shumė prej tė cilėve u ishin ngjitur emra qė janė fjalė shqiptare, gjenden ende nė pjesėn mė tė madhe tė zėna prej kombit tonė".

* * * * *

"Pellazgėt (shqiptarėt) e vėrtetė - shkruan Pashko Vasa - qė mundėn e qėndruan tė patundur nė Hidra dhe ishuj tė tjerė tė Arkipelagut, si dhe nė malet e Atikės dhe nė disa vise tė tjera tė Samosit, kanė ruajtur gjuhėn dhe zakonet e etėrve tė tyre".

* * * * *

Nė njė studim tė austriakut Karl Treimer, ndėr tė tjera, lexojmė "...tė parėt e shqiptarėve tė sotėm kanė qėnė bartės tė njė shteti tė madh e tė fuqishėm dhe krijues tė kulturės europiane tė epokės sė hekurit, pra tė njė kulture tė karakterit tė lartė".

* * * * *

Shumė studiues albanologė kanė vėrejtur afėrsinė qė kanė shqiptarėt, mė tepėr se grekėt dhe italianėt e sotėm, me grekėt e lashtė dhe me romakėt. Kėshtu Hahni nė Studime shqiptare shkruan "Shqiptari i parė (i hershėm) nuk ėshtė vetėm bashkėkohės i romakut tė parė dhe grekut tė parė, por midis tyre ka njė farefisni, domethėnė ē'ėshtė e njėjtė nė zakonet e tre popujve rrjedh nga njė element i vetėm, nga elementi Pellazgjik". Ndėrsa Teodor Momseni e sheh si njė fakt tė pakundėrshtueshėm "origjinėn e pėrbashkėt" tė shqiptarėve dhe tė racave helenike e italike. Por duhet vėnė nė dukje se nga rrjedha historike mėsojmė se popullsia e gadishullit italik nuk ėshtė mė e njėjta me kohėn romake, pėr shkak tė tjetėrsimit nga dyndjet barbare mbas rėnies sė fuqisė sė Romės. Po ashtu popullsia e sotme greke ėshtė shumė e paafrueshme me grekėt e lashtė, mbasi kėta tė sotmit kanė ardhur shumė vonė nė gadishull nga Azia.

* * * * *

Kur flet pėr eposin shqiptar, Kadareja nė Autobiografia... vėren se "shumė studiues tė huaj, madje edhe ata qė janė pėr zgjidhjen me kompromis tė problemit, pranojnė se cikli shqiptar ėshtė mė arkaik. Gjithmonė, sipas tyre, nė pjesė tė tilla si vajtimi i madhėrishėm i Ajkunės, kur ajo mallkon hėnėn, bjeshkėt, kullotat, etj., ka lidhje me hyjninė e moēme greke dhe ilire qė vdes e pėrterihet bashkė me bimėsinė. Kėto nuk gjenden, ose gjenden mjaft tė zbehta, nė variantet sllave... Lamberci thotė se pas figurės sė Mujit shohim hijen e Herakliut. Tek rapsodia "Fuqia e Mujit", ai duhet tė zgjedhė forcėn ose luftėn, gjėnė a mallin, dijen a gjuhėn. Ashtu si Herakliu grek ai zgjodhi forcėn... tė shumta janė temat dhe motivet e lashta mitologjike ilire dhe greke tė gjetura, sipas Lambercit, nė eposin shqiptar...". Dhe kjo rrjedhė e pėrbashkėt mitologjike buron padyshim nga shtrati njėsues i qytetėrimit dhe sistemit tė miteve Pellazgjike.

* * * * *

"Herodoti thotė se besėn grekėrit e vjetėr e morėn nga pellazgėt, tė cilėt janė siē thamė, shqiptarėt e vjetėr dhe fjalėt e besės e tė perėndive i kanė rrėnjėt nė gjuhėn shqipe, si Teta-deti, Afroditi-Afėrditė ish ylli i mėngjesit; Diana-Hana, gegėnisht" -shpjegon N. Frashėri nė trajtesėn pėr Homerin, ku dhe shton "Tri herė e kanė shpėtuar shqiptarėt Europėn nga Azia: Aqilehti (Akili) mundi trojasit, Alesandri i Madh persianėt, Skėnderbeu turqit".

* * * * *

Dr. C.H.T. Reinhold, duke shėrbyer si mjek pėr 30 vjet me rradhė pranė marinės greke, jetoi mė sė shumti mes arbėreshėve qė popullojnė ishujt e Egjeut e Jonit. Dhe duke qėnė i ndėrgjegjshėm pėr lidhjen gjenetike ai e quan "Netė Pellazgjike" veprėn e tij tė botuar nė vitin 1855, ku pėrmbledh materiale leksikore dhe folklorike tė mbledhura nė ishujt Hidra, Specia e Poros, tė banuara krejtėsisht me shqiptarė. Por edhe mbas kėsaj vepre ai vazhdon tė punojė pėr mbledhjen e materialeve tė tjera folklorike tė arbėreshėve, duke parė tek ta pasardhėsit e pellazgėve.

* * * * *

"Gjuha shqipe - shkruan Petro Zheji si konkluzion tė studimit tė tij Sanskrishtja dhe shqipja - do tė ishte kėshtu nė analizė tė fundit ajo Gjuhė e Parė ose sė paku e afėrmja e saj mė e ngushtė e mė pėrfaqėsuese, nga copėtimi i sė cilės... tė gjitha gjuhėt e tjera e tė ndryshme erdhėn e u ndėrtuan mėnjanė".

* * * * *

Nė veprėn Thesar Lajmesh mbi maqedonasit, rektori i kolegjit tė Palermos, Nikollė Keta, shėnon ndėr tė tjera "Origjina e shqiptarėve rrjedh nga maqedonasit dhe janė tė njėjtė me ta (ėshtė fjala pėr maqedonasit e lashtėsisė), se gjuha shqipe ėshtė njė nga mė tė vjetrat nė botė dhe se Shqipėria nė kohė tė lashta ka qėnė ajo pjesė e Maqedonisė qė shtrihej drejt Drinit tė Bardhė, Epirit dhe njė pjese tė Peloponezit dhe qė quhej Alvanitia prej shkrimtarėve bizantinė". Koncepti maqedonas ėshtė mė i gjerė duke pėrfshirė banorėt mė tė hershėm tė gadishullit, qė nuk janė tjetėr veē pellazgėt.

* * * * *

Arkeologu Uiliam Ridgei shkruan "Tentativat e simpatizantėve helenė pėr tė shpjeguar me greqishten emrat e heronjve tė Iliadės dhe Odisesė, Akilit, Laertit dhe tė tjerėve, nuk kanė pasur sukses". Duke i hapur kėshtu udhėn shpjegimit me anė tė gjuhės shqipe.

* * * * *

Dijetari Hans Krahe nė Indogermanisierung..., pasi pohon shtrirjen e ilirėve me degėzime deri nė Europėn Qendrore, nė Francė e Spanjė, Itali tė mesme e jugore, nė Greqi e deri nė Azi tė Vogėl e Siri, mė tej shkruan "pa qėnė tė aftė tė themelojnė vetė pushtete tė mėdha e tė qėndrueshme, duket se Ilirėt kanė pasur veēorinė tu shėrbejnė popujve tė tjerė si forcė shtytėse pėrpara dhe tė ngrihen lart, duke pėrtėrirė dhe forcuar gjakun nordik, e me kėtė mėnyrė ti falin kėtyre popujve tė sė njėjtės origjinė pėrsosmėri dhe fuqi: pa Ilirėt as Romė s'do tė kishte pasur, as Romakė, as Spartė e as Spartanė".

Pregatiti: GENT ULQINI

 

Absurditeti mediatik i konceptit "helen"

Gent ULQINI

Ėshtė njė koncept (dhe jo mė njė lapsus linguae) qė ka marrė "qytetarinė", prej disa kohėsh, nė disa media tė shkruara apo audio-vizive. Pėrballemi parreshtur me emėrtesa tė tilla si "ministri helen", "ekipi helen", "shteti helen" apo "polici helen". Nė pamje tė parė duket si njė gjetje letrareske gazetarėsh tė pakoncept, por nė tė vėrtetė merr njė ngarkesė mjaft tė dėmshme dhe ngjan se vjen i injektuar nga ndonjė prej atyre laboratorėve manipulatorė tė opinionit qė kanė ndikim (apo dhe kontroll) mbi mjetet e propagandės dhe informacionit. Ai shkon nė mbėshtetje tė dukshme tė strategjisė sė deklaruar pak vite mė parė nga ish-ministri grek i punėve tė jashtme, Papandreu, se "po punojmė pėr helenizimin e Shqipėrisė".

Po ku qėndron mėkati i kėtij koncepti? Nė aspektin kulturor ai shpreh njė pikė referimi tė njė qytetėrimi tė vjetėr nė gadishull e mė tej, ndėrsa nė aspektin politik ai shpreh njė realitet qė projektohet pikėrisht nė strategjitė "megallomane" tė grekėve tė sotėm pėr ripėrtėritjen e njė shteti panhelenik nė pėrgjasim, dhe duke u mbėshtetur, pikėrisht nė atė realitet tė vjetėr historik. Pra, duke u quajtur "helenė", ata kėrkojnė tė pėrligjin edhe rivendikimet territoriale apo tė popullsive tė tjera jogreke.

Nė ballafaqim tė kėtij koncepti, pėr ta bėrė mė tė qartė handikapin nė fjalė, mund tė sillnim pėrdorimin hipotetik (qė do tė shkaktonte padyshim tollovi tė madhe diplomatike dhe reagime mjaft tė vrazhda nga tė tjerėt) tė koncepteve "ilire", "osmane" apo "romake". Pėrfytyroni sikur nė media tė shkruhej pėr "kryeministrin ilir Fatos Nano", pėr "kryeministrin romak Berluskoni", pėr "kryeministrin osman Erdogan", pėr "ekipe futbolli romake, ilire apo teutone". Padyshim qė nė projektimin politik romaku Berluskon do tė krijonte njė imazh tė perandorisė romake, Erdogani tė perandorisė osmane dhe Nano tė Mbretėrisė sė fuqishme ilire qė shtrihej nė hapėsira tė mėdha tė gadishullit. Dhe emėrtesat nė politikė kanė tė tjera ngarkesa. Pikėrisht pėr hir tė njė emėrtese tė tillė ka mė tepėr se njė dekadė qė Maqedonia nuk merr apo nuk njihet me emrin qė dėshiron.

Njė realitet historik mjaft i tejkaluar, dhe madje qė nuk i shkon nė pėrkatėsi popullsisė sė sotme greke, nuk ka sesi tė mos shkaktojė turbulli nė fjalorin politik e mediatik. Nėse do tė ktheheshim nė emėrtesat e lashta, edhe strategjitė politike do tė ishin tė pėrligjura, por jo tė pranuara nė realitetet e sotme tė pas dymijė vitesh e kusur. E nėse ky privilegj (apo shėrbim mercenar) i bėhet vetėm grekėve nga mediat e lira (nė vetėdije dhe manipulim) shqiptare, atėhere kemi tė bėjmė me njė aspekt tjetėr diversioni grek qė pranohet dhe lėvrohet prej vetė mediatikėve shqiptarė, nė kuadėr tė diversionit tė pėrgjithshėm nė politikė, ekonomi, strukturė sociale, vetėdije e kulturė, qė ka ndėrmarrė shteti dhe politika greke prej njė dekade e gjysėm mbi shoqėrinė dhe shtetin shqiptar.

G. ULQINI

 

Intervistė radiofonike midis z.Hugh Grant, radio-komentator i stacionit WGAC tė Augusta-s (Georgia, SHBA) dhe Dr.Nuēi Kotta, eksponent i OKLL-sė dhe i Komitetit Kombėtar "Shqipėria e Lirė"

Hugh Grant: SHBA duhet tė frenojė shovinizmin grek

Shėnim i redaksisė:

Kjo intervistė ėshtė bėrė nė vitin 1951 dhe ėshtė botuar si broshurė speciale e Zyrės sė Shtypit tė "Lėvizjes sė Legalitetit" nė Romė, nė vitin 1952. Nė fillim tė broshurės jepet edhe njė portret i shkurtėr i diplomatit Grant kur shkruhet se: "Shkėlqesija e Tij Hugh Grant, diplomat i vlefshėm, qė prej vitit 1935 e gjer nė vitin 1939, ka qenė nė Shqipėri, Ministėr i Shtetevet tė Bashkuara Amerikės. Z.Grant, ka njė simpati dhe dashuri tė veēantė pėr shqiptarėt. Ai vazhdon tė ushtrojė gjithė influencėn e tij pranė personaliteteve politike amerikane me qėllim qė tė mbrohen, siē duhet, tė drejtat legjitime tė popullit dhe tė kombit shqiptar. Shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, janė kryenaltė dhe shumė tė lumtur tė kenė midis miqvet tė tyre njė burrė kaq tė shquar siē ėshtė z.Grant."

Ambasadori amerikan Grant ka botuar edhe njė libėr me kujtime pėr kohėn e shėrbimit nė Shqipėri tė titulluar "Mbreti Zog, ashtu siē e kam njohur".

Kjo intervistė ėshtė botuar me titullin "Nuēi Kota dhe Hugh Grant tregojnė pėr prapaskenat greke" nė dy versione, anglisht dhe shqip sėbashku. Intervistės i janė bėrė ca redaktime fare tė lehta gjuhėsore.

Lexuesi ynė duhet tė mbajė parasysh se intervista radiofonike ishte ndėrtuar nė njė formė tė atillė qė tė ndikonte nė publikun amerikan, dhe prandaj nė tė bėhen edhe pyetje pėr gjėra, qė shqiptarėt i kanė tė njohura.

"Tradita"

Zoti GRANT - Sonte jam shumė i kėnaqur qė nė programin tim tė radios pėrfshihet edhe intervista me Dr. Nuēi Kotta, anėtar i Lėvizjes Kombėtare tė Legalitetit dhe anėtar i Komitetit Kombėtar e "Shqipėria e Lirė". Komiteti e ka qendrėn e vet nė New-York. Ndjej njė kėnaqėsi tė veēantė t'u paraqes dėgjuesve tė mi, Dr.Nuēi Kottėn, djalin e qytetarit tė shquar dhe patriotit tė hollė, Koēo Kottės. Kur unė isha Ministėr i Shteteve tė Bashkuara nė Tiranė, me Kryeministrin e Shqipėrisė, Koēo Kottėn, nuk kisha vetėm marrėdhėnie zyrtare por dhe njė miqėsi tė pėrzemėrt. Koēo Kotta u largua nga Shqipėria me rastin e pushtimit fashist, prill 1939. Pas mbarimit tė Luftės sė dytė botėrore u kap nga komunistėt grekė, tė cilet ia dorėzuan Qeverisė sė Tiranės. Kjo e burgosi, dhe nga vuajtjet e torturat, ai vdiq nė vitin 1947. Djali i tij, sot, ėshtė duke vazhduar pėrpjekjet e babait tė tij tė shquar, pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. I diplomuar nė ligj (juridik - shėn. i red.) nga Universiteti i Paris-it, Dr. Nuēi Kotta ėshtė duke vėnė kulturėn dhe eksperiencėn e tij nė shėrbim tė Shqipėrisė me qėllim qė kjo tė ēlirohet e tė sigurojė tėrėsinė e saj tokėsore. Nuk duhet tė harrojmė se sot Shqipėria gjendet pėrtej gardhit tė hekurt.

***

Zoti GRANT - Dr. Kotta, a ėshtė vizita e juaj e parė nė Augusta?

Dr. KOTTA - Po z. Grant, dhe jam shumė i kėnaqur nga kjo vizitė. Qyteti juaj ėshtė shumė i bukur dhe ēka e dallon mė shumė ėshtė mikpritja dhe bujaria e banorevėt tė tij.

 

Zoti GRANT - Me qenė se jeni anėtar i Komitetit Kombėtar e "Shqipėria e Lirė", a mund tė na thoni diēka mbi qėllimet dhe programin e Komitetit tuaj?

Dr. KOTTA - Komiteti Kombėtar "Shqipėria e Lirė" ėshtė njė Organizatė Shqiptare nė mėrgim. Ėshtė themeluar nė Francė, nė gusht tė 1949-ės dhe qendrėn e ka nė New-York. Komiteti Kombėtar "Shqipėria e Lirė" pėrpiqet: pėr ēlirimin e plotė tė Shqipėrisė e pėr sigurimin e integritetit tė saj tokėsor, pėr rivendosjen e pavarėsisė kombėtare dhe pėr t'i dhėnė mundėsinė popullit tė shumėvuajtur shqiptar, qė pas ēlirimit, tė zgjedhė lirisht formėn e regjimit qė i pėlqen.

 

Zoti GRANT - Dr. Kotta, Shqipėria e humbi pavarėsinė me invazionin italjan (fashist) mė 1939 dhe vallė a e ka rifituar gjer mė tashti?

Dr. KOTTA - Keni tė drejtė Shkėlqesi, ju keni qenė pėrfaqėsues i Qeverisė amerikane nė Tiranė nė kohėn kur trupat e Mussolinit sulmuan Shqipėrinė. Gjatė okupacionit fashist e nazist populli shqiptar bėri njė rezistencė heroike. Pėr fat tė keq, nga rrethana tė ndryshme, pas mbarimit tė Luftės sė dytė botėrore, komunistėt morėn pushtetin dhe vendosėn tiraninė sovjetike.

 

Zoti GRANT - Kur ka ndodhur ky fakt?

Dr. KOTTA - Nė muajin nėntor 1944.

 

Zoti GRANT - Dr.Kotta, shumė raporte mė kanė rėnė nė dorė, qė m'u dėrguan nga miqtė e mi qė ndodhen nė mėrgim, tė cilėt mė njoftojnė se njė regjim terrori mbretėron qė prej asaj kohe nė vendin tuaj. A janė tė vėrtetė raportet dhe nė rasė se po, mund tė mė jepni disa hollėsira?

Dr.KOTTA - Janė shumė tė drejtė z.Grant. Nga sa dimė ne, afėrsisht 10.000 vetė midis tė cilėve dhe shumė nga miqtė tuaj, janė vrarė. M'anė tjetėr, mė se 20.000 burra, gra dhe fėmijė gjenden sot tė internuar nė fusha pėrqendrimi pėr punė tė detyrueshme. Terrori dhe urija sundojnė sot mbi mbarė shqiptarėt qė nuk gjenden nė burgje.

 

Zoti GRANT - Ėshtė me tė vėrtetė njė gjendje e vajtueshme dhė qė tėrheq vėrejtjen e amerikanėve, tė cilėt njohin karakterin, patriotizmin dhe miqėsinė e sinqertė tė popullit shqiptar pėr Shtetet e Bashkuara t'Amerikės. Siē e dini Dr.Kotta, disa muaj mė parė, unė pata nė Washington bisedime tė gjata me Madhėrinė e Tij Mbretin Zog. Mbreti gjendet sot nė Egjypt. Mbreti, nė ato bashkėfjalime, mė theksoi "se ēėshtja qė ka njė rėndėsi tė dorės parė pėr ne shqiptarėt, ėshtė ēlirimi i plotė i Shqipėrisė, ndėrsa forma e regjimit tė ardhshėm ėshtė ēėshtje qė do tė zgjidhet mė vonė". A mund tė mė jepni, Dr.Kotta, disa hollėsira rreth kėtij problemi?

Dr. KOTTA - Zoti Grant, Mbreti, Zog ėshtė ligjėrisht Kryetari i Shtetit Shqiptar dhe si i tillė qėndron mbi partitė politike. Qėndrimi i Madhėrisė sė Tij Mbretit rreth ēėshtjes sė formės sė regjimit tė ardhshėm tė Shqipėrisė, ėshtė aq i lavdėrueshėm, sa dhe patriotik. Ky qėndrim gjen aprovimin e shumicės sė shqiptarėve.

 

Zoti GRANT - A mendoni qė Shqipėria mund tė ēlirohet se shpejti?

Dr. KOTTA - Mė parė dua tė theksoj se njė ēlirim i shpejtė i Shqipėrisė nga tiranija komuniste e vendosur me pėrkrahjen e Bashkimit Sovjetik, ka njė rėndėsi tė veēantė. Jo vetėm se me ēlirimin nė fjalė, do tė marrin fund vuajtjet e popullit shqiptar, por dhe Bashkimi Sovjetik do tė humbė nė atė rast, njė vend strategjik tė dorės parė. E vendosur larg nga Italija vetėm disa dhjetėra kilometra, Shqipėria ka njė rėndėsi nė gadishullin ballkanik. Nė rasė lufte, Rusija Sovjetike mund tė pėrdorė tokėn shqiptare si bazė ushtarake pėr tė pushtuar Jugosllavinė dhe Greqinė e sidomos pėr tė vėnė nė rrezik lundrimin Aleat nė Mesdhe.

 

Zoti GRANT - Doni tė thoni Dr. Kotta, se Shqipėria ka njė rėndėsi tė veēantė nė planin e mbrojtjes sė Aleatėve tė Perėndimit?

Dr. KOTTA - Po, me tė vėrtetė, dhe unė mendoj se do tė ishte shumė mirė nė qoftė se Shqipėria do tė bėnte pjesė nė mėnyrė definitive nė bllokun e Perėndimit, gjė qė e dėshėron edhe mbarė populli i saj. Sipas mendimit t'im, njė ēlirim i shpejtė i Shqipėrisė, ėshtė i mundshėm, sepse shumica dėrrmuese e popullit urren regjimin e sotshėm komunist. Dhe mė tepėr, prej kohės qė Tito-ja kėputi marrėdhėniet me Kominform-in, nė vitin 1948, Rusija ka humbur lidhjet tokėsore me Shqipėrinė dhe kjo sot ėshtė krejt e izoluar. Me fjalė tė tjera, nė rasė tė njė kryengritje tė pėrgjithshme nė Shqipėri, Rusija nuk do tė ishte nė gjendje t'u vinte seriozisht nė ndihmė komunistėve tė Tiranės.

 

Zoti GRANT - Dr. Kotta, mendimet tuaja, nė vija tė pėrgjithshme, pajtohen me pikėpamjet e Madhėrisė sė Tij Mbretit, tė cilat m'i shfaqi nė bisedimet qė pata me Tė nė Uashington. Mbreti mė theksoi se regjimi komunist nė Shqipėri ėshtė shumė vulnerabėl. Mbreti mendon se forcat ruse dhe agjentėt komunistė qė pėrdoren si kukėll nga Moska, mund tė flaken jashtė Shqipėrisė jo me shumė vėshtirėsi.

Dr. KOTTA - Sigurisht z.Grant. Por, siē ju ka thėnė edhe vetė Mbreti, populli shqiptar ėshtė shumė i shqetėsuar prej politikės qė Tito-ja ndjek kundrejt Shqipėrisė si dhe prej revendikimevet tokėsore greke nė dėm tė Shqipėrisė sė Jugut.

 

Zoti GRANT - Po, me Mbretin Zog kemi biseduar mbi kėto ēėshtje. A mund tė na jepni shpjegime mė tė gjera gjer sa problemet nė fjalė kanė lidhje me rivendosjen e pavarėsisė shqiptare?

Dr. KOTTA - Sa kohė qė Mareshali Tito i shėrbente me besnikėri Stalinit, ai kishte dorė tė lirė nė Shqipėri. Privilegjet, Belgradi i humbi kur Tito-ja u shkėput nga Kominformi dhe preu marrėdhėniet me diktatorin e kuq shqiptar, Enver Hoxhėn, i cili u lidh me Kremlinin. Tani duket se Tito-ja dėshiron tė vendoset nė Shqipėri njė regjim komunist qė tė ndjekė udhėzimet e Belgradit.

 

Zoti GRANT - Dr. Kotta, ju mendoni se njė gjė e tillė nuk do tė ndihmonte rivendosjen e pavarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė?

Dr. KOTTA - Natyrisht jo. Janė dhe revendikimet tokėsore greke. Kėto kanė qenė tė refuzuara prej Konferencės sė Londrės mė 1913 dhe mė vonė edhe nga Konferenca e Ambasadorėve nė vitin 1921. Mė 1923, njė Komision i Lidhjes sė Kombeve, qėndroi disa muaj nė Shqipėrinė e Jugut dhe vėrtetoi dėshirat e popullit tė atyre krahinavet. Komisioni nė mbarim tė misionit tė vet, i paraqiti Lidhjes sė Kombeve, raportin pėrkatės, nė tė cilin theksohesh se popullata e Shqipėrisė sė Jugut ishte me tė vėrtetė shqiptare.

 

Zoti GRANT - Edhe unė mendoj se kjo qė thoni ėshtė e drejtė. Vetė, kam udhėtuar nė Shqipėrinė e Jugut dhe kam pasur pėrshtypjen e qartė se banorėt e krahinave tė Jugut janė me tė vėrtetė patriotė shqiptarė. A mund tė na thoni mė tepėr pėrmbi kėtė problem?

Dr. KOTTA - Natyrisht z.Grant. Shqipėria e Jugut, me tokėn dhe popullsinė qė ka, pėrbėn njė tė tretėn tė Shqipėrisė me kufijtė e 1913-ės, dhe pa krahinat e Shqipėrisė sė Jugut, ėshtė e pa mundur qė tė ekzistojė njė Shqipėri. Kryetari i Komisionit tė Lidhjes sė Kombeve, profesori finlandez Sederholm, nė raportin e vet tė fundit ka theksuar se: "Vendimi i marrun nga Fuqitė e Mėdha pėr tė caktuar kufijtė e Shqipėrisė se Jugut, ka qenė aq i drejtė sa dhe i qartė... Ėshtė bindja jonė se ekzistenca e njė Shqipėrie tė pavarur ėshtė e nevojshme pėr tė mbajtur paqen nė kėtė sektor tė Europės dhe njė Shqipėri indipendente nuk do tė jetė e mundur nė qoftė se krahinat e Jugut, nuk do tė jenė pjesė tė pandara tė tokės shqiptare.

 

Zoti GRANT - Kjo provon, pa fjalė, se Shqipėria duhet tė ruajė krahinat e saj tė Jugut. Mund tė mė thoni, mbi kėtė ēėshtje, cili ėshtė qėndrimi i regjimit komunist tė Tiranės, qė kontrollohet prej sovjetėve?

Dr. KOTTA - Komunistėt e shfrytėzojnė shumė kėtė ēėshje. Ata i thonė popullit, nė rasė se regjimi i sotshėm do tė pėrmbyset, Shqipėria do tė copėtohet nė pėrfitim tė fqinjėvet tė saj. Vetėkuptohet propaganda gėnjeshtare e qeveritarėvet tė kuq, ka bėrė efekt nė popull. Shqiptarėt, para kėtij rreziku qė kėrcėnon integritetin tokėsor tė vendit, preferojnė tė vuajnė ndėn diktaturėn e kuqe, se sa tė hyjnė nė njė aventurė, qė, mbas sa u ėshtė trumbetuar nga qeveritarėt, mund tė vėrė nė rrezik dhe vetė ekzisteneėn e shtetit shqiptar.

 

Zoti GRANT - Kjo ēėshtje ėshtė fare e kuptueshme dhe pa dyshim vihet pyetja se ē'duhet bėrė. Ēka propozoni ju Dr. Kotta?

Dr. KOTTA - Unė mendoj se ēėshtja mund tė zgjidhet lehtė nė rasė se Qeveria Greke do tė hiqte dorė nga revendikimet e saj tokėsore mbi Shqipėrinė e Jugut. Shqiptarėt, nė pėrgjithėsi, shpresojnė se Pushtetet e Mėdha Perėndimore, e nė mėnyrė tė veēantė Shtetet e Bashkuara t'Amerikės, do tė kėshillojnė Greqinė pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.

 

Zoti GRANT - Dr. Kotta, besoj se i keni vėnė gishtin plagės. Nė Konferencėn e Uashingtonit, ku ishin tė pranishėm Mbreti Zog dhe disa kongresistė zyrtarė amerikanė, kam thėnė: mendoj se Qeveria amerikane duhet tė hyjė nė bisedime me fqinjėt e Shqipėrisė, me Greqinė, Jugosllavinė dhe me Italinė, tė cilėt Amerika i ka pėrkrahur ushtarakisht dhe ekonomikisht dhe tė insistojė pranė tyre qė tė heqin dorė nga revendikimet tokėsore nė dėm tė Shqipėrisė dhe tė japin garanci pėr kėtė qėllim.

Dr. KOTTA - Jemi tė njė mendimi z.Grant. Ka disa muaj qė Sekretari i Shtetit Amerikan, Dean Acheson, nė njė mesazh qė i drejtoi popullit shqiptar me anėn e "Zėri i Amerikės", tha se "Qeveria e Shteteve tė Bashkuara dėshiron tė shohė Shqipėrinė njė anėtare tė lirė dhe tė pavarur nė bashkėsinė e kombeve. Me qenė se njė Shqipėri e pavarur ėshtė e pamundur, tė jetojė pa pėrfshirė edhe krahinat e Jugut, shqiptarėt nė pėrgjithėsi, mendojnė se mesazhi i z.Acheson duhet tė ndiqet nga njė deklaratė e Qeverisė amerikane, e cila tė vėrtetojė se Shtetet e Bashkuara t'Amerikės aprovojnė vendimet ndėrkombėtare qė kanė qenė marrė nė tė kaluarėn nga Fuqitė e Mėdha.

 

Zoti GRANT - Ne jemi pėrseri po tė njė mendimi Dr.Kotta. Me fjalė tė tjera, mesazhi i Sekretarit Acheson, duhet tė pasohet nga njė veprimtari pozitive dhe tė prerė, me qėllim qė tė garantohet qė tashti integriteti tokėsor i Shqipėrisė.

Dr. KOTTA - Po, z.Grant. Dhe kjo ėshtė nė traditėn amerikane me politikėn qė ka pasė mbajtur kundrejt Shqipėrisė, tė filluar prej Presidentit tuaj tė Madh, tė ndjerit Udrou Uillson, kujtimi i tė cilit ka mbetur i paharruar nė zemrat e shqiptarėve. Nė Konferencėn e Paqes, nė Paris, nė fund tė Luftės sė parė botėrore, Presidenti Udrou Uillson, flaku poshtė traktatin e fshehtė tė Londrės (1915), qė sakrifikonte tė drejtat legjitime tė Shqipėrisė dhe u kėrkoi Pėrfaqėsuesve tė Fuqive tė Mėdha, respektimin e pavarėsisė sė plotė tė Shqipėrisė.

 

Zoti GRANT - Po, mė kishte folur pėr kėtė vendim tė Parisit i ndjeri Peshkop Bumēi, i dioqezės sė Shqipėrisė se Veriut, i cili, kishte qenė njė nga delegatėt shqiptarė nė Konferencėn e Paqes.

Dr. KOTTA - Dėshiroj tė shtoj se shqiptarėt u janė mirėnjohės miqve tė tyre tė shumtė amerikanė, ndėr tė cilėt jeni ju dhe zonja Grant, pėr pėrpjekjet qė kanė bėrė dhe vazhdojnė tė bėjnė pėr kombin tonė dhe pėr mbajtjen e miqėsisė Shqiptaro-Amerikane.

 

Zoti GRANT - Ju falenderoj shumė z.Kotta pėr shprehjet tuaja mirėdashėse. Ēėshtja e indipendencės shqiptare ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn vlen tė bėhen pėrpjekje.

Ja ē'bėn Banka Botėrore nė vende tw pazhvilluara si Shqipėria

 

Besim tek Wolfowitz

 

Editorial i Wall Street Journal

 

Burimet tona nė Bankėn Botėrore na thonė se kur u mor vesh lajmi i caktimit tė zėvėndės-Sekretarit tė Mbrojtjes Amerikan, Paul Wolfowitz, si drejtori i ri i kėsaj Banke (duke zėvendėsuar James Wolfensohn), njė tronditje kolektive u ndje nė godinėn qendrore tė bankės nė Washington. Eshtė njė sfidė ndaj shumanshmėrisė?!

Do ta bėjė Bankėn Botėrore tė duket si njė krah i imperializmit Amerikan?!

Do tė nxisė njė ringjallje tė lėvizjes antiglobaliste, tė cilėn Banka ėshtė pėrpjekur aq shumė ta pėrfshijė nė dialog dhe nė bashkėjetesė?!

Gjepura! Banka Botėrore ėshtė njė burokraci jofunksionale, qė kėrkon reforma tė thella nėse do tė rifitojė besimin e taksapaguesve amerikanė dhe tė mbijetojė si institucion i rėndėsishėm nė shekullin XXI.

Fakti qė Presidenti Bush emėroi njė punonjės kaq tė talentuar dhe kaq me eksperiencė nė sektorin e shėrbimit publik si zoti Wolfowitz, ėshtė njė shenjė se ai e merr akoma seriozisht Bankėn Botėrore, diēka qė ne (WSJ) e kemi tė vėshtirė ta bėjmė nganjėherė. Kjo tregon gjithashtu se Bush ka pėr qėllim ta ndryshojė kulturėn e kėsaj Banke, culture qė ėshtė e bazuar nė kontribute dhe tė ardhura, dhe qė, deri tani, ka prodhuar rezultate tė papėrfillshme pėr ata qė duhet tė ishin klientėt e saj parėsorė, tė varfėrit e botės. Pėr tė kuptuar disi se ēfarė nuk shkon me Bankėn Botėrore, do ishte e dobishme tė shikonim raportin bipartizan "Meltzer" tė vitit 2000, njė raport mbi institucionet financiare ndėrkombėtare, qė numėron ndėr autorėt e tij edhe autoritetin e zhvillimit liberal Jeffrey Sachs. Raporti ėshtė pak i vjetėr nė kohė, por meqenėse Banka Botėrore i kundėrshtoi fuqishėm konkluzionet e tij, analiza mbetet e vlefshme. Ky raport zbuloi se 70 % e fondeve tė Bankės Botėrore (qė nuk klasifikohen si "ndihma ekonomike"), i janė dhėnė vendeve qė kanė njė akses tė lehtė nė tregjet e kapitalit botėror, siē janė Kina, Meksika, Brazili apo Tailanda.

Raporti zbuloi gjithashtu se vendet qė marrin fonde nga Banka Botėrore dhe qė nuk kanė akses nė tregjet e kapitalit botėror: "...mbeten tė varfėra sepse sistemi i tyre politik ėshtė i paqėndrueshėm; tė drejtat e pronės private janė tė kufizuara; sistemi gjyqėsor ėshtė i dobėt apo i manipulueshėm, ose qeveria ėshtė e korruptuar".

Ndihma e Bankės Botėrore ndaj kėtyre vendeve "...nė mė tė mirėn e rasteve shėrben vetėm si ndihmė ekonomike e pėrkohshme dhe, nė mė tė keqen e rasteve..., mbėshtet korrupsionin ose programe qė shpėrdorojnė fonde lokale apo tė jashtme, qė janė tė pakta".

Raporti gjithashtu godiste rėndė kulturėn e brendshme tė Bankės Botėrore. Nė tė evidentohet njė mungesė balance midis nxitjes sė dhėnies sė kredive dhe kėrkesės sė llogarisė pėr ecurinė e projekteve.

Banka Botėrore nuk parashikonte dėnime financiare pėr dėshtimin e projekteve.

Nga vlerėsimet e vetė Bankės, raporti evidentoi se 59 % e programeve tė investimit nė vitet 1990 dėshtuan. Sė fundmi, raporti nėnvizoi se, ndėrsa dhėnia e kredive prej Bankės Botėrore ėshtė dyfishuar gjatė 30 vjetėve nė 32.5 miliardė dollarė, pjesa qė ka kjo Bankė nė kapitalin qė shkon drejt sektorit privat tė vendeve nė zhvillim, ėshtė rreth 2 %, pra praktikisht e papėrfillshme. Mbi kėtė terren zbret parashuta e z.Wolfowitz. Ai duhet tė jetė i pėrgatitur pėr tė pėrballuar njė rezistėncė tė fuqishme ndaj reformave tė tij, pėrfshirė kėtu edhe disa transferime tė kuadrove tė larta drejt institucionit Kanadez tė barazvlefshėm me Bankėn Botėrore. Kėshtu qoftė: Banka nuk mund tė kėrkojė qeverisje tė mirė prej disa shteteve klientė tė saj, nėse nuk ėshtė e aftė tė imponojė disa standarde tė brendshme dhe disa kontrolle.

Caktimi i firmave tė tjera pėr ushtrimin e funksionit tė kontrollit dhe auditimit, njė veprim qė u kundėrshtua nga ish-Drejtori Wolfensohn, ėshtė njė fillim i mirė.

Njė tjetėr reformė e mirė do tė ishte ndalimi i praktikės sė dhėnieve tė kredive qė janė gati grante, kushtėzimi i granteve me dhėnien e rezultateve dhe matja e rezultateve me anė tė etaloneve tė pėrcaktuara qartė, kilometra rrugė tė ndėrtuar, numėr studentėsh tė diplomuar etj. Disa nga kritikėt e zotit Wolfowitz tashmė po pyesin se ēfarė ekspertize mund t'i sjellė financės ndėrkombėtare njė intelektual neo-konservator i fushės sė sigurisė. Por ish-diplomati ka mjaft njohuri nga Bota e Tretė, dhe ka parė Bankėn Botėrore nė terren, nė periudhat kur ishte ambasador nė Indonezi dhe si zėvėndės-Sekretar Shteti pėr Azinė Lindore. Ai shėrbeu nė tė dy funksionet gjatė viteve '80-tė, kur pėrfitimet e reformave tė tregut tė lirė po lulėzonin nė atė pjesė tė botės. Mė e rėndėsishme ėshtė se zoti Wolfowitz ėshtė i gatshėm t'i thotė tė vėrtetėn pushtetit.

Nė Indonezi, dhe mė pėrpara nė Filipine, ai pa mė parė se tė tjerėt dhe foli publikisht pėr nevojėn e diktatorėve pėr tė bėrė tranzicione drejt demokracisė. Sa keq qė nuk e dėgjuan kėshillėn e tij.

Paraardhėsi i tij nė Bankėn Botėrore i kushtoi shumė kohė kritikės ndaj vendeve demokratike donatore tė Bankės pėr "kopracisė e tyre" nė dhėnien e bamirėsisė, sikur 100 miliardė $ janė ato qė duhen pėr zhdukjen e plotė tė varfėrisė. Nė fakt, janė diktatorėt shkaku kryesor i varfėrisė botėrore. Dhe ne gjykojmė se ai qė, mė sė miri do tė qėndronte pėrballė Robert Mugabeve tė botės, ėshtė njeriu qė qėndroi pėrballė Saddam Husseinit.

Njė udhėtim kronologjik nė rrugėn e Europės sė Bashkuar (2)

 

 

ETAPAT E KRIJIMIT DHE RRITJES

SW BASHKIMIT EUROPIAN

(vijon nga numri i kaluar)

-1951-

 

18 prill - Nėnshkruhet nė Paris Traktati qė themelon CECA-n (Bashkimi Europian i Qymyrit dhe Ēelikut). Shtetet nėnshkruese janė Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Hollanda dhe Luksemburgu.

Gjashtė vendet deklarohen solemnisht "tė vendosur qė tė zėvendėsojnė rivalitetet shekullore me njė bashkim tė interesave tė tyre kryesore, pėr tė hedhur, me ndėrtimin e njė Bashkėsie ekonomike, themelet e para tė njė fryme komunitare mė tė gjerė dhe mė tė thellė mes popujve tė ndarė pėr njė kohė tė gjatė prej copėtimesh tė pėrgjakshme, dhe pėr tė vendosur bazat pėr institucione tė afta tė udhėheqin drejt njė fati tashmė tė pėrbashkėt".

Traktati u ratifikua nga parlamentet pėrkatėse mes fundit tė vitit 1951 dhe pranverės sė vitit 1952.

 

-1952-

 

27 maj - Nė Paris, gjashtė qeveritė themeluese tė CECA-s nėnshkruajnė Traktatin qė krijon Bashkimin europian pėr mbrojtjen (CED). Fillon procesi i gjatė dhe i kundėrshtuar i ratifikimit nga ana e parlamenteve kombėtarė.

27 korrik - Hyjnė nė funksion, nė Luksemburg, institucionet e CECA-s: Autoriteti Epror me Zhan Monenė si kryetarin e tij tė parė; Asambleja e pėrbashkėt dhe Trupa Gjykuese e kryesuar nga Masimo Piloti.

10 shtator - Mbledhja e parė e 78 anėtarėve tė Asamblesė sė pėrbashkėt tė CECA-s, tė zgjedhur mes parlamentarėve tė votuar nėpėr parlamentet kombėtarė. Paul-Henri Spek u zgjodh president i saj. Ministrat e Punėve tė Jashtėme tė "tė Gjashtėve" kėrkuan qė Asambleja e CECA-s, e zgjeruar me pjesėmarrjen e disa parlamentarėve (Asamble ad hoc), tė pregatisė njė projekt tė Traktatit me synimin pėr tė zėvendėsuar njė Bashkėsi politike europiane. Bėhet fjalė nė thelb pėr njė projekt tė organizmit europian.

 

1953

 

1 janar - Hyn nė fuqi CECA e shqyrtuar, themeli i parė europian.

10 shkurt - 1 mars - Tregu i pėrbashkėt hapet pėr prodhimet e parashikuara nė Traktatin e CECA-s: nė fillim qymyri dhe minerali i hekurit (10 shkurt), pastaj hekurishtet (15 shkurt) dhe ēeliku (1 mars).

10 mars - Asambleja ad hoc miraton projektin e Traktatit pėr bashkėsinė politike europiane dhe e ia pėrcjell qeverive tė veēanta.

 

1954

 

30-31 gusht - Asambleja kombėtare franceze hedh poshtė Traktatin pėr krijimin e Bashkimit europian pėr mbrojtjen.

23 tetor - Lind nė Paris UEO (Bashkimi Europian Perėndimor). Modifikohet Traktati i Brukselit tė vitit 1948, dhe nė tė bėjnė pjesė Franca, Gjermania, Italia, Mbretėria e Bashkuar, Belgjika, Vendet e Ulta dhe Luksemburgu.

21 dhjetor - Marrėveshje asocimi mes CECA-s dhe Mbretėrisė sė Bashkuar, nėnshkruar nė Londėr.

 

1955

 

1-2 qershor - Nė Mesina ministrat e jashtėm tė Gjashtė vendeve tė CECA-s vendosin ti japin shtysė tė mėtejshme procesit tė integrimit, me objektivin pėr tė krijuar njė bashkim ekonomik dhe njė organizėm tė pėrbashkėt pėr zhvillimin e energjisė atomike. Detyra i ėshtė besuar njė "Komiteti ndėrqeveritar" tė drejtuar nga Paul-Henri Spek.

23 tetor - Me njė referendum popullor banorėt e Saarws vendosin tė ribashkohen me Gjermaninė.

 

1956

 

29-30 maj - Nė Venecia ministrat e jashtėm tė Gjashtė vendeve diskutojnė raportin e Spekut dhe i japin udhė bisedimeve pėr krijimin e njė tregu tė pėrbashkėt dhe pėr bashkėpunimin nė fushėn e energjisė atomike. Nė raport thuhej se "prirja e vetvetishme nė harmonizimin e sistemeve shoqėrore dhe tė niveleve tė pagesave, ashtu si veprimi i sindikatave nė drejtim tė arritjes sė njė pėrafrimi nė kushtet e punės, do tė jenė tė favorizuara nga krijimi progresiv i tregut".

 

1957

 

25 mars - Nė Kampidolio tw Romws nėnshkruhen Traktatet qė themelojnė Bashkėsinė ekonomike europiane (CEE ose Tregu i pėrbashkėt) dhe EURATOM. Brenda vitit Traktatet ratifikohen nga parlamentet e gjashtė vendeve nėnshkruese.

 

1958

 

1 janar - Hyjnė nė fuqi Traktatet CEE dhe EURATOM.

7 janar - Valter Hallshtajn ėshtė emėruar kryetar i Komisionit CEE.

19-20 mars - Nė Strasburg mbahet mbledhja e parė e Asamblesė sė bashkuar tė Bashkėsive europiane qė rridhte nga shkrirja e Asamblesė sė CECA-s dhe CEE me emrin Asambleja parlamentare europiane (ose Parlamenti europian). Robert Shumani u zgjodh kryetar i saj.

7 tetor - Nė Luksemburg vendoset Trupa Gjykuese e Bashkwsive europiane nė zėvendėsim tė Trupės gjykuese tė CECA-s.

 

1959

 

1 janar - Fillon, brenda CEE, eleminimi progresiv i tė drejtave doganore dhe i kuotave ndaj importit.

8 qershor - Greqia paraqet kėrkesėn pėr bashkimin me CEE, pasuar mė 31 korrik nga Turqia.

 

1960

 

4 janar - Lind nė Stokholm, si pėrgjigje angleze ndaj Tregut tė pėrbashkėt, bashkimi europian i shkėmbimit tė lirė, AELE ose EFTA (European Free Trade Association). Nė tė bėjnė pjesė Austria, Danimarka, Norvegjia, Portugalia, Mbretėria e Bashkuar, Suedia dhe Zvicra.

13 shkurt - Kėshilli i CEE miraton tarifėn doganore tė pėrbashkėt nė tė cilėn do duhet, gjatė periudhės kalimtare, tė afroheshin progresivisht tarifat e shteteve anėtare.

17 maj - Parlamenti europian paraqet njė projekt marrėveshje mbi zgjedhjen e tij nė votim tė pėrgjithshwm tė drejtpėrdrejtė (raporti Dehousse).

30 qershor - Mbi bazėn e konkluzioneve tė Konferencės sė Stresės (3-11 korrik 1958) dhe tė diskutimit mbi "orientimet parėsore" tė paraqitura nė nėntor 1959, Komisioni i pėrcjell Kėshillit propozimet e tij qė kanė tė bėjnė me realizimin e politikės bujqėsore tė pėrbashkėt.

20 shtator - Miratohet rregullorja pėr administrimin e Fondit shoqėror europian pėr asistencėn ndaj punėtorėve dhe shoqėrive nė vėshtirėsi. Ndihmat e para tė Fondit social tėrhiqen nėpwrmjet CECA-s nė pėrfitim tė minatorėve dhe tė rajoneve minerale ekonomikisht tė prapambetura.

14 dhjetor - Nė Paris themelohet Organizata e bashkėpunimit dhe e zhvillimit ekonomik (OCSE).

 

1961

 

10-11 shkurt - Takimi i nivelit tė lartė tė kryetarėve tė shteteve dhe qeverive nė Paris. Vendoset tė organizohet njė bashkėpunim mė i ngushtė politik mes vendeve tė CEE dhe, pėr njė qėllim tė tillė, u krijua njė komision shqyrtimi i kryesuar nga francezi Kristian Foshe.

9 korrik - Nė Athinė nėnshkruhet Traktati i asocimit tė Greqisė nė Bashkėsinw europiane.

18 korrik- Konferenca e nivelit tė lartė e Bonit ndėrmerr njė deklaratė mbi bashkėpunimin politik, ku gjashtė vendet marrin angazhim tė mbajnė takime tė rregullta bashkwpwrkimi.

31 korrik - Irlanda kėrkon tė bėjė pjesė nė CEE.

9 gusht - Mbretėria e Bashkuar bėn kėrkesė pėr pranim nė Bashkėsi; mė 10 gusht bėn kėrkesė edhe Danimarka.

1 shtator - Hyn nė fuqi rregullorja e parė mbi qarkullimin e lirė tė punėtorėve brenda Bashkėsisė.

2 nėntor - Qeveria franceze iu paraqet partnerėve europianė planin Foshe (projekt-traktat pėr tė themeluar njė bashkim politik tė tė gjashtėve).

 

1962

 

14 janar - Kėshilli arrin marrėveshjen mbi parimet qė rregullojė funksionimin e tregut tė pėrbashkėt bujqėsor. Krijohet Fondi Europian i orientimit dhe i garancisė bujqėsore (FEOGA). Veē kėsaj Kėshilli vendos kalimin nė fazėn e dytė tė integrimit ekonomik tė parashikuar nga traktati i CECA-s.

18 janar - Qeveria franceze iu paraqet partnerėve europianė planin Foshe tė modifikuar.

1 shkurt-17 prill - Diskutohet mbi projektin e bashkimit politik. Rrėzohet plani Foshe por edhe projekti alternativ, i paraqitur nga vendet e tjera tė CEE, dėshton pėr mungeswn e mirwkuptimit mbi pjesėmarrjen britanike.

30 prill - Norvegjia paraqet kėrkesėn pėr pranimin nė Bashkėsi.

18 maj - Portugalia paraqet kėrkesėn pėr t'iu bashkuar Bashkėsisė.

 

1963

 

14 janar - Nė njė konferencė shtypi tė destinuar pėr tu bwrė e famshme, gjenerali De Gol shpjegon arsyet e vetos franceze pėr hyrjen britanike nė CEE. Mbretėria e Bashkuar do tė bėhej Kali i Trojės i Shteteve tė Bashkuara.

22 janar - Nėnshkruhet nė Paris Traktati i miqėsisė dhe bashkėpunimit mes Francės dhe Gjermanisė, i destinuar tė bėhet shtylla e boshtit Paris-Bon.

20 korrik - Nė Jaunde tė Kamerunit nėnshkruhet marrėveshja e asocimit mes CEE dhe 18 shteteve afrikane.

12 shtator - Marrėveshje bashkėpunimi mes Turqisė dhe CEE.

 

1964

 

15 prill - Mbi propozimin e Komisionit, Kėshilli i CEE vendos tė pėrpunojė njė politikė ekonomike afatmesme tė Bashkėsisė.

4 maj - Nė Gjenevė fillojnw bisedimet pėr kufizimin e tarifave doganore, quajtur "Kennedy Round", nė kuadėr tė GATT-it.

15 korrik - Trupa Gjykuese e CEE pohon parimin e parėsisė sė tė drejtės komunitare mbi ato kombėtare.

1 tetor - Nė njė komunikatė me titull Inisiativa 1964, Komisioni i CEE parashtron njė kalendar pėr tė pėrshpejtuar kryerjen e bashkimit doganor.

15 dhjetor - Kėshilli i CEE zbaton pėr herė tė parė ēmimet e pėrbashkėta pėr drithėrat.

 

1965

 

31 mars - Komisioni i CEE, i kryesuar nga gjermani Halleshtajn, paraqet propozimet pėr financimin e Politikės bujqėsore tė pėrbashkėt dhe ato pėr tė zėvendėsuar kontributet e Shteteve me burimet e veta.

8 prill - Nėshkrimi i Traktatit mbi shkrirjen e pushteteve ekzekutivė tė tre bashkėsive: CEE, CECA dhe EURATOM.

30 qershor-1 korrik - Shpėrthen konflikti mes qeverisė franceze dhe tė pestėve mbi propozimin Halleshtajn pėr ti dhėnė CEE burime tė veta. Njė komunikatė e qeverisė franceze deklaron se Bashkėsia ėshtė "nė krizė".

6 korrik - Qeveria franceze deklaron krizėn e Bashkėsisė. Fillon gjashtėmujori i "karriges bosh", gjatė tė cilit pėrfaqėsuesi francez nuk merr pjesė nė mbledhjet e Komisionit.

26-27 korrik - Kėshilli i CEE mblidhet pa pjesėmarrjen e Francės.

 

(Vijon)

 

Pregatiti : KLAUD BALSHA

 

Robert SHUMAN

President i Parlamentit Europian 1958-1960

Politikan i lindur nė Luksemburg nė vitin 1886 dhe vdekur nė Scy-Chazelles (Moselle) nė vitin 1963. E kaloi rininė nė Lorena dhe u diplomua nė Jurisprudencė.

Zgjidhet pėr herė tė parė nė Asamblenė e Pėrgjithshme franceze nė vitin 1919, si deputet i partisė Demokratike Popullore.

Gjatė Luftės Dytė Botėrore bashkohet me Rezistencėn franceze. Arrestohet nga gjermanėt dhe transferohet nė Gjermani, por arrin tė shpėtojė. Nė vitin 1945 zgjidhet deputet nė rradhėn e MRP (Demokracia kristiane); njė vit mė pas merr detyrėn e ministrit tė financave. Nė vitin 1947 arrin tė kryesojė qeverinė, por mbetet nė atė detyrė vetėm njė vit dhe, nė vitin 1948, emėrohet ministėr i Punėve tė Jashtme.

Gjatė kėsaj periudhe i kushtohet studimit tė problemit franko-gjerman dhe, nė veēanti, gjendjes nė Alsasė-Lorenė. Por, ajo qė e pėrkushton mbi tė gjitha, ėshtė projekti i njė Europe tė bashkuar, ambicje qė e kultivon bashkė me mikun e tij Zhan Mone. Tė dy konsiderohen si autorė tė BE sė tanishme, ngaqė pikėrisht Shumani, mė 9 maj 1950, nė Sallonin e orės nė Ke d'Orse, mban njė deklaratė nė tė cilėn propozon tė vendosen industritė e ēelikut dhe tė qymyrit nėn kontrollin e njė organizmi mbinacional.

Projekti qė merr emrin "Plani Shuman", bėhet realitet pikėrisht njė vit mė pas, me themelimin e CECA-s (Bashkimi ekonomik i qymyrit dhe ēelikut), nė tė cilin aderojnė gjashtė vende. Eshtė fillimi i intregrimit europian.

Karriera e tij politike pėrmbyllet me detyrėn e presidentit tė parlamentit Europian (1958-1960).

Pėr tė, Leo Tindemans (PPE) ka thėnė: "Leksioni i sjelljes dhe i moralit politik qė ka dhėnė Shumani, duhet tė mbesė njė burim frymėzimi pėr bashkėkohwsit tanė".

ARCHIVES N°7 et 8

ARCHIVES N°6

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie