ATDHEU"
Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
Kryeredaktor
:
Astrit
Kola
Punoi faqen e Internetit
: Ibrahim Koka
Webmaster
: Neritan Kolgjini
___________
8 Qershor 2003, Nr.21(534)
___________
OSBE nė raportin e saj penalizon ashpėr Shqipėrinė, klasėn politike dhe qeverisjen
Mbreti Leka I, nė Kosovė
PLL: Partitė e vogla parlamentare janė tė vendosura tė kundėrshtojnė arbitraritetin e PS-PD pėr Kodin Zgjedhor.
Projekt-rezoluta e hartuar prej tyre, do tė hidhet pėr votim nė datėn 23 qershor
Editorial
Kosova dhe ėndrra e Mbretit Leka
Nga Murat BASHA
Mbreti Leka dhe Mbretėresha Susanė, tashmė janė nė Kosovė.
Njeriu qė ka luftuar gjithė jetėn pėr Kosovėn dhe Ēeshtjen Kombėtare, qė ka pėsuar privacione dhe pengesa tė jashtėzakonshme pėr hir tė pjesės mė tė dhimbshme tė trungut amtar, sė fundi ėshtė atje, nė trojet e ėndėrruara, pėr tė cilat ka sakrifikuar aq shumė.
Kosova ka qenė njė ėndėrr pėr Mbretin Leka.
Ėndrrat i kemi sepse pa to do ta kishim tė vėshtirė tė pėrballonim realitetin. Dhe vėrtet, Mbreti Leka e pėrballoi realitetin e vėshtirė qė pėrjetoi gjatė mėrgimit tė gjatė larg Atdheut.
Kosovarėt e kanė vlerėsuar gjithmonė kontributin e Mbretit Leka pėr Kosovėn.
Mbreti Leka ėshtė ftuar nė kėtė vizitė nga Presidenti Rugova dhe administratori Shtajner.
Mbreti ynė ecėn nė traditėn e gjyshit tė tij, Xhelal Pashė Zogut, i cili nė Kuvendin e famshėm tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr merita tė veēanta dhe atdhetarinė e spikatur, u zgjodh njėzėri Zv/komandant i Pėrgjithshėm i Trupave tė Lidhjes.
Mbreti Leka do tė takojė nė Kosovė vėllezėrit, bashkėidealistėt dhe miqtė e tij tė mėrgimit, dhe ata do ti urojnė njėri-tjetrit lirinė e fituar, aq shumė tė ėndėrruar prej tyre nė ato vite tė vėshtira tė mėrgimit tė detyruar.
Dhe Mbreti Leka I, sė fundmi e realizoi njė pjesė tė ėndrrės: tė shkelė nė truallin amė.
Mbreti e vizitoi Kosovėn, por kjo ėshtė realizimi i gjysmės sė ėndrrės, ndėrsa nė tė ardhmen pritet pjesa tjetėr e kėsaj ėndrre
AKTIVITETE
Dega e PLL Mirditė, synon rikuperimin e afateve pėr pėrmbushjen e objektivave zgjedhorė
Intensifikim i punės pėr rikuperimin e mangėsive
Basha: Pa ndėrtim dhe konsolidim tė strukturave, nuk mund tė pretendojmė rezultate konkrete, dhe, rrjedhimisht, nuk mund tė pretendojmė tė bėjmė politikė. Tė bėsh politiė do tė thotė tė pėrfaqėsosh, tė drejtosh, tė realizosh dhe tė triumfosh ndaj pengesave tė zhvillimit dhe kundėrshtarėve PLL nuk e ka pranuar dhe nuk e ka nė filozofnė e saj luksin e tė bėrit politikė ex catedra dhe e pambėshtetur me kėmbė nė tokė.
Ditėn e martė, mė datė 3 qershor 2003, nėnkryetari i PLL, zoti Murat Basha, Sekretari organizativ, zoti Ergjent Bufazi, dhe Drejtori i Departamentit tė Organizimit pranė PLL, zoti Enver Kaloshi, zhvilluan njė takim pune me Degėn e PLL Mirditė.
Drejtuesit e PLL u pritėn nė kėtė takim nga dy nėnkryetarėt e Degės, zotėrinjtė Fran Gega e Valentin Maca, nga Sekretari i Degės, zoti Mark Ndoi, si edhe nga anėtarė tė tjerė tė Komitetit drejtues tė kėsaj Dege.
Zoti Fran Gega, nėnkryetar i Degės, nė mungesė tė nėnkryetarit Gjetė Pėrndoi, diskutoi nė fjalėn e hapjes sė kėtij takimi pėr njė punė mė efikase nė tė ardhmen, pėr konkretizimin e detyrave tė marra nė mbledhjen paraardhėse tė kėtij komiteti.
Ai pranoi se detyrat e marra nė takimin e kaluar, nuk janė zbatuar sikundėr u vendos, lidhur me kontaktet me strukturat konform grafikut tė lėvizjeve nė terren tė anėtarėve tė Komitetit drejtues tė kėsaj Dege. Zoti Gega, duke vlerėsuar rishtaz ndarjen e detyrave pėr miratim nga ana e sekretarit tė Degės, mbi bazėn e ndarjes administrative tė rrethit, personalisht vendosi tė bėhej pjesė e kėsaj nisme, duke marrė pėrsipėr detyra konkrete.
Mė pas diskutimi vazhdoi duke e marrė fjalėn pėr diskutim sekretari i Degės, zoti Mark Ndoi, i cili, nė fjalėn e tij theksoi pėrkushtimin qė kanė patur tė gjithė anėtarėt e Komitetit drejtues pėr mbulimin e zonės sė Kaēinarit si dhe paraqitjen para Komitetit drejtues tė njė projekt-ideje mbi ndarjen edhe njėherė tė detyrave pėr mbulimin e zonės sė Kaēinarit.
Kjo ndarje e re u pėrkrah si nga nėnkryetari i Degės, zoti Valentin Maca, ashtu edhe nga anėtarėt e tjerė tė Komitetit drejtues, zotėrinjtė Anton Ēupi, Ndrecė Tuci dhe Tomė Biba, tė cilėt u zotuan qė, nė fund tė kėtij muaji, tė paraqisnin nė qendėr njė relacion pėr punėn e bėrė, tė shoqėruar edhe me njė pasqyrė tė pranimeve tė reja.
Zoti Enver Kaloshi, Drejtor i Departamentit tė organzimit nė PLL, nė fjalėn e tij theksoi si tė rėndėsishme ngritjen e departamenteve dhe mė konkretisht atė tė Departamentit tė organizimit pėr kėtė degė. Mbledhja vazhdoi duke ia dhėnė fjalėn Sekretarit organizativ, zotit Ergjent Bufazi, i cili, ndėr tė tjera premtoi praninė e pėrfaqėsuesve tė qendrės nė takimet e ardhshme, nė mbajtje tė premtimit tė mbledhjes sė fundit pėr tė analizuar konkretisht realizimin e detyrave dhe ndihmėn konkrete pėr zbatimin e detyrave tė marra pėrsipėr.
Nuk mund tė konsiderohet i pėrfunduar procesi i organizimit dhe strukturimit tė partisė nė kėtė rreth, dhe ajo ēka ėshtė arritur duhet tė shėrbejė si bazė e punės pėr tė ardhmen dhe kjo duhet dokumentuar, sepse PLL ėshtė parti serioze, qė i kushton njė rėndėsi tė madhe punės me dokumentacionin, ēka ėshtė edhe shprehje e seriozitetit dhe punės sė detajuar, planifikuar e me perspektivė.
Njė vėmendje tė veēantė, sikundėr edhe kemi porositur vazhdimisht, duhet ti kushtoni piketimit dhe pėrzgjedhjes sė kandidaturave, pėr tė arritur tek ajo mė e mira, rrjedhimisht edhe mė rezultativja gjatė zgjedhjeve tė ardhshme, sepse PPL ėshtė parti e mirėfilltė elektorale dhe me mision tė qartė e tė spikatur nė promovimin dhe implementimin e demokracisė nė Shqipėri., - theksoi nė fjalėn e tij zoti Bufazi.
Nė fund e mori fjalėn zoti Murat Basha, nėnkryetar i PLL, i cili, nė fjalėn e tij vlerėsoi rėndėsinė e strukturave drejtuese, si bartėse dhe realizuese tė ideve politike. Pa ndėrtim dhe konsolidim tė strukturave, nuk mund tė pretendojmė rezultate konkrete, dhe, rrjedhimisht, nuk mund tė pretendojmė tė bėjmė politikė. Tė bėsh politiė do tė thotė tė pėrfaqėsosh, tė drejtosh, tė realizosh dhe tė triumfosh ndaj pengesave tė zhvillimit dhe kundėrshtarėve PLL nuk e ka pranuar dhe nuk e ka nė filozofnė e saj luksin e tė bėrit politikė ex catedra dhe e pambėshtetur me kėmbė nė tokė. Si parti e nacionalizmit historik dhe bashkėkohor, si ideuese dhe mishėruese e statizmit dhe vetqeverisjes efiēiente nė realitetin politik shqiptar tė kohės sė Mbretit Zog dhe Monarkisė, PLL ka dhėnė prova se di tė qeverisė dhe realizojė programe moderne dhe arritje sugjestionuese, qė sot shėrbejnė si pika referimi e shpesh tė paarritshme. Nė kėtė frymė dhe optikė bashkėkohore, PLL funksionon dhe kontribuon akoma nė politikėn shqiptare. Pėr tė siguruar suksese dhe pėr tė qenė pranė halleve tė qytetarėve e nė lartėsinė e misionit historic tė partisė, edhe ju mundohuni tė identifikoni problemet e zonės suaj, ēka do tė shėrbejė si premisė dhe bazament pėr ndėrtimin e platformės elektorale tė pėrgjithshme dhe lokale tė partisė.
Pėr njė fushatė zgjedhore, njė rol tė rėndėsishėm kanė mediat, qoftė pėr afirmimin e objektivave dhe tė vizionit tė njė partie moderne, qė pretendojmė dhe synojmė tė ndėrtojmė, qoftė pėr tė pėrqasur tek qytetari-zgjedhės programin tonė konkret dhe joshės, tė cilin ai do ta votojė. Gjithashtu, rėndėsi vendimtare ka pėrzgjedhja e kandidaturave, mundėsisht e intelektualėve me vizion, me reputacion dhe qė mundėsisht tė jenė nga ata qė janė sa mė pranė halleve tė njerėzve, sikundėr janė mjekėt, arsimtarėt, e tė tjerė profesione tė kėsaj natyre, - theksoi nėnkryetari i PLL, zoti Basha.
Ky takim i frytshėm, u mbyll me zotimin e pėrbashkėt tė tė gjithė anėtarėve tė Komitetit drejtues pėr tė rikuperuar kohėn e humbur dhe pėr tė realizuar objektivat qė kjo Degė i ka vėnė vetes pėr kurorėzimin me sukses tė fushatės sė pranimeve tė reja, ristrukturimit tė partisė dhe arritjes sė objektivave tė larta zgjedhore.
Drejtuesit e PLL nė analizat e punės sė forumeve drejtuese tė Degėve tė PLL tė rretheve Korēė e Devoll
Degėt e PLL tė Korēės e Devollit, nė pikun e punės
Nė vazhdėn e takimeve me Degėt dhe strukturat drejtuese tė tyre, Sekretari organizativ i PLL, zoti Ergjent Bufazi dhe anėtari i Komitetit drejtues tė PLL, zoti Hamit Kurti, mė datėn 05.06.2003, morėn pjesė nė takimet dhe analizat e punės sė deritanishme me komitetet drejtuese tė Degėve Korēė dhe Devoll.
Takimi i parė i tyre u zhvillua me Komitetin drejtues tė Degės sė Devollit, ku asistoi edhe zoti Nebi Ganellari, Kryetar i Kėshillit kombėtar tė PLL dhe Kryetar i Degės sė Korēės. Raportin mbi veprimtarinė e kėsaj Dege, e mbajti zoti Agim Dushi, kryetar i Degės sė Devollit. Ky raport kishte kėtė rend dite:
1 Puna e Komitetit drejtues pėr forcimin e seksioneve dhe ngritjen e seksioneve tė reja
2 Pėrgatitja pėr fushatėn e ardhshme zgjedhore pėr pushtetin vendor.
Zoti Agim Dushi theksoi se, pėr periudhėn 6-mujore Komiteti drejtues, nė plan tė parė ka patur mbulimin e gjithė rrethit me seksione, sikurse edhe tė tė gjitha qendrave tė votimit me seksione e komisionerė tė zgjedhur prej tyre, gjė tė cilėn kjo degė e ka tė garantuar. Dega jonė ka nė funksionim 6 nėndegė. Nė Bashkinė Bilisht kemi 6 seksione, me kryetar zotin Ferri Kambo; nė Komunėn Hoēisht kemi 9 seksione, me kryetar zotin Luan Monēka; nė Komunėn Miras kemi dy nėndegė:
1 Miras me 7 seksione, me kryetar zotin Hysni Zorba
2 Fitore me 8 seksione, me kryetar zotin Adem Zyfi.
Nė Komunėn Progėr kemi 8 seksione, me kryetar nėndege zotin Urim Bajraktari.
Gjithashtu zoti Dushi nė fjalėn e tij vlerėsoi harmoninė dhe bashkėpunimin e Degės sė PLL me Partinė e Ballit Kombėtar nė kėtė rreth dhe me strukturat e saj, si dy parti nacionaliste historike, qė mbajtėn me heroizėm e stoicizėm tė pashoq peshėn e luftės kundėr komunizmit dhe pasojat e kėsaj lufte.
Mė pas, iu dha fjala anėtarit tė Komitetit drejtues tė Degės sė Devollit, zotit Shkėlqim Koloveta, i cili u shpreh me qartėsi lidhur e punė e bėrė dhe vėshtirėsitė e hasura, duke vlerėsuar kontributin e aktivistėve mė tė spikatur dhe njėkohėsisht duke vlerėsuar edhe aftėsitė dhe pėrkushtimin e anėtarėve dhe strukturave tė partisė.
Janė tė gjitha mundėsitė qė ne tė masim forcat tona dhe tė pėrballemi me sukses me tė gjitha subjektet konkuruese nė kėtė fushatė, - theksoi zoti Koloveta.
Mbledhja vazhdoi me diskutimet e anėtarėve tė tjerė tė Komitetit drejtues, si zotėrinjtė Qani Kape e Hysni Zorba, tė cilėt ngritėn shqetėsimin e propagandimit mė tė madh tė programit tė PLL, si dhe tė pozicionit tė partisė nė kėto zgjedhje, probleme qė u mirėpritėn nga tė deleguarit, tė cilėt dhanė edhe sqarimet e duhura pėr diskutantėt nė fjalė dhe pėr drejtuesit e Degės.
Nga zotėrinjtė e deleguar, i pari e mori fjalėn zoti Hamit Kurti, i cili shprehu kėnaqėsinė e tij pėr punėn e Degės, e cila rezultoi se ėshtė mjaft e shtrirė, gjithashtu edhe mjaft e spikatur pėr cilėsinė e pėrfaqėsimit me elementė me figura tė pastra dhe tė devotshme.
Ndėrsa zoti Nebi Ganellari, nė fjalėn e tij vuri nė dukje pozicionin e PLL nė Devoll, qė, sipas tij, nuk duhet tė jetė sfidė pėr PD-nė, por pėrpjekje pėr prezantimin e njė partie me profil dhe identitet tė spikatur para elektoratit. Dhe kjo arrihet nėpėrmjet prezantimit me njė program dinjitoz, e qė ofron rrugėzgjidhje pėr problėmet qė shqetėsojnė vendin si dhe pėr tė marrė mbi supe pėrgjegjėsi tė mėdha para elektoratit dhe popullit, nė evokim tė vlerave dhe aftėsive tė mėdha shtetformuese, qė kjo parti ka shpėrfaqur gjatė historisė sė shtetit shqiptar, sidomos gjatė kohės sė Monarkisė qė duam tė restaurojmė., - theksoi ndėr tė tjera nė fjalėn e tij zoti Ganellari.
Nė fund e mori fjalėn Sekretari organizativ, zoti Bufazi, i cili vlerėsoi arritjet e Degės si nė drejtim tė strukturimit, ashtu edhe tė ndarjes sė detyrave tė marra pėrsipėr me seriozitetin dhe prezencėn e tė gjithė anėtarėve tė Komitetit drejtues tė Degės sė Devollit. Degės suaj nuk i mungojnė potencialet intelektuale, por kėrkohet njė trajtim dhe vlerėsim mė i madh i tyre, dhe kjo duhet tė kuptohet edhe nga kėta intelektualė, qė prej tyre tė pėrfitohet edhe njė imazh i pėrmirėsuar i partisė dhe kjo qė tani, konkretisht, pra nė rezultatet e ardhshme zgjedhore. Tė punohet mė shumė nė krijimin e marrėdhėnieve tė ngushta e tė sinqerta me pronarėt dhe tė Pėrndjekurit, tė cilėt janė kolona e PLL dhe e sė Djathtės shqiptare, dhe sepse janė ata qė kanė vuajtur tė gjitha privacionet gjatė diktaturės dhe sot janė ndėr aktivistėt mė tė mirė tė partisė. theksoi ndėr tė tjera zoti Bufazi.
Nė fund tė takimit u shtruan dhe u miratuan edhe detyrat e kėsaj Dege pėr tė ardhmen, tė cilat u pranuan dhe u morėn pėrsipėr me kenaqėsi dhe entuziazėm nga tė gjithė anėtarėt, duke u vlerėsuar si plotėsisht tė mundshme pėr tu realizuar.
***
Pas mbarimit tė takimit me Degėn e Devollit, zoti Bufazi dhe zoti Kurti u ndalėn dhe zhvilluan njė takim tė planifikuar pune me Komitetin drejtues tė Degės sė Korēės, ku ndodhej i pranishėm edhe Kryetari i Degės sė Ersekės, zoti Ylli Sulejmani.
Nė kėtė takim, raportin mbi veprimtarinė e Degės sė Korēės e mbajti zoti Petrit Kreka, sekretar Organizativ i kėsaj Dege, i cili nė fjalėn e tij theksoi arritjet nė punėn dhe aktivitetin e tė gjitha strukturave tė Degės sė Korēės, gjatė periudhės sė marrė nė shqyrtim.
Sipas zotit Kreka, kjo Degė ėshtė e pėrfaqėsuar me struktura nė tė gjitha komunat e rrethit tė Korēės, por kjo mendoj se ėshtė e pamjaftueshme kur kemi parasysh mangėsitė nė ngritjen e strukturave tė partisė nė disa zona tė thella. Nė qytetin e Korēės kemi seksion nė ēdo lagje dhe njė ndihmė tė veēantė pėr tė arritur deri kėtu na ka dhėnė edhe qendra, me udhėzimet e qarta tė saj, tė cilat janė zbėrthyer dhe detajuar pėr ristrukturimin e partisė. Ne po punojmė qė tė realizojmė objektivin qė pėr ēdo qendėr votimi tė kemi njė seksion pėr ta mbuluar atė gjatė fushatės zgjedhore. Dega jonė numėron 70-80 intelektualė, tė cilėt shohin tek programi i PLL tė ardhmen e vendit dhe tė demokracisė, si dhe pėrmbushjen e aspiratave personale, sepse ne kemi nė qendėr njeriun, qytetarin shqiptar. Kemi marrėdhėnie tė mira me mediat lokale. Kjo edhe pėr shkak tė prononcimeve serioze dhe tė vyera tė kryetarit tė Degės sonė, - theksoi nė fjalėn e tij zoti Kreka.
Mė pas e mori fjalėn Kryetari kėsaj Dege, zoti Nebi Ganellari, i cili nėnvizoi nevojėn pėr njė pėrgjegjėsi mė tė madhe nė punėn dhe objektivat e partisė, pasi rrethi i Korēės ka njė peshė tė konsiderueshme nė objektivat politiko-elektorale tė PLL. Pėrsa i pėrket komunave tė largėta dhe fshatrave tė pashkelura dhe pa struktura, koha nė dispozicon qė kemi pėrpara, do tė shfrytėzohet maksimalisht, me qėllim qė prezenca e Legalitetit tė jetė evidente nė tė gjithė rrethin tonė, - theksoi ndėr tė tjera zoti Ganellari.
Mė pas e mori fjalėn zoti Ali Bregu, kryetar i Nėndegės sė Maliqit, sipas tė cilit pretendimi i logjikshėm i kėsaj Nėndege ėshtė qė PLL nė kėto zgjedhje duhet ta thotė fjalėn e saj me dinjitet dhe kjo arrihet kur nė Kėshillin bashkiak tė kemi pėrfaqėsuesit tanė. Por, pėr tė arritur kėtė objektiv, duhet tė forcojmė strukturat dhe ti pėrgatisim ato pėr zgjedhjet e ardhshme pėr pushtetin vendor.
Diskutantė tė tjerė si Namik Larti, Ylber Merdani dhe Likė Beta, theksuan shqetėsimin e ligjshėm tė tyre si aktivistė tė vjetėr tė partisė pėr kėto zgjedhje, me qėllim qė PLL tė dalė si subjekt mė vete, si dhe pėr pėrmirėsimin cilėsor tė propagandės sė partisė, ēka sipas tyre duhet tė pasqyrohet edhe nė gazetėn Atdheu. Zoti Ylber Merdani, nė fjalėn e tij e vlerėsoi punėn e bėrė nė gazetėn e partisė pėr sqarimin e qėndrimeve dhe vizionit tė PLL nėpėrmjet saj, ēka sipas tij ėshtė pasqyruar me mjaft kulturė. Vizioni i PLL si forcė politike serioze, e aftė tė bindė dhe mobilizojė elektoratin pėr tė rritur besimin tek demokracia nėpėrmjet instrumentit themelor tė saj, pjesėmarrjes nė proceset politiko-shoqėrore tė vendit, ėshtė kushti vendimtar pėr arritjen e objektivave politikė., - e mbylli fjalėn e tij zoti Merdani.
Mė pas e mori fjalėn zoti Hamit Kurti, i cili shprehu kėnaqėsine e tij pėr pjesėmarrjen nė kėtė mbledhje tė rėndėsishme me strukturat drejtuese tė partisė nė kėtė rreth me tradita tė mėdha patriotike e kulturore. Zoti Kurti shprehu gjithashtu kėnaqėsinė pėr punėn e bėrė e tė pasqyruar edhe nė raportin e punės, qė tregon pėrgjegjėsinė e strukturave drejtuese dhe angazhimin e tyre maksimal pėr arritjen e objektivave tė PLL nė kėtė rreth.
Nė fund e mori fjalėn Sekretari Organizativ zoti Ergjent Bufazi, i cili nė fjalėn e tij vlerėsoi rolin e strukturave tė Degės nė njė fushatė zgjedhore serioze dhe tė vėshtirė. Pa punė dhe kontributin konkret tė strukturave, nuk mund tė pretendojmė tė arrijmė objektivat politikė tė partisė. Pėr kėtė duhet qartėsi nė synime dhe platforma pune tė detajuara, qė tė jenė mobilizuese dhe orjentuese pėr punėn. Ne si kryesi jemi tė ndėrgjegjshėm pėr vėshtirėsitė nė tė cilat ju punoni dhe ndeshni ēdo ditė, por ky ėshtė realiteti ynė shqiptar, tė cilin ne synojmė ta ndryshojmė me kontributin tonė qeverisės nė nivel vendor. Ne si kryesi jemi shumė tė kėnaqur pėr vlerėsimin e rolit dhe kontributit tė gruas korēare nė punėn e partisė, ēka shpėrfaqet nė faktin se ju nė strukturat drejtuese keni shumė zonja, shenjė kjo jo vetėm e emancipimit politik tė gruas korēare, por edhe tuajin, qė i vlerėsoni lart potencialet e saj nė jetėn tonė. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm pėr kontributin e femrave nė proceset demokratike.
Duhet tė mendojmė qė tani pėr hapjen e dyerve tė partisė ndaj kapaciteteve intelektuale, qė janė tė shumta nė kėtė rreth me tradita kulturore dhe politike tė spikatura. Intelektualėt duhen ndihmuar tė integrohen nė strukturat drejtuese, sepse Korēa e meriton tė pėrfaqėsohet me intelektualė tė spikatur. E ku tjetėr partia jonė mund tė angazhohet pėr pėrmirėsime cilėsore dhe intelektuale tė forumeve drejtuese tė saj, pėrveēse nė kėtė rreth me potenciale tė fuqishme intelektuale!
Unė mendoj, dhe ky ėshtė edhe mendimi i qendrės pėr strukturat e PLL nė rrethin tuaj, se ju duhet tė pėrfaqėsoheni nė kėto zgjedhje me figura intelektuale, tė cilat do tė reflektojnė vizionin qeverisės tė PLL me profesionalizėm tė lartė nė pushtetin vendor, pėr ta vėnė kėtė pushtet nė shėrbim tė qytetarėve, pra pėr njė pushtet tė popullit e pėr popullin.
Spahiu nė Shkodėr: Vota e lirė, prona dhe integrimi i tė Pėrndjekurve, jetike pėr tė ardhmen e shqiptarėve
Ditėn e shtunė, mė datė 31 maj, nė qytetin e Shkodrės u zhvillua konferenca e Forumit Rinor tė PLL sė kėtij rrethi me tradita tė shquara legaliste dhe me njė angazhim tė kėnaqshėm tė rinisė shkodrane nė strukturat e PLL.
Nė kėtė konferencė ishin tė ftuar nga qendra edhe kryetari i PLL zoti Ekrem Spahiu, si dhe sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun, zoti Blerim Kamberi. Gjithashtu asistonin edhe zotėrinjtė Enis Dizdari, Kryetar i Degės sė PLL tė kėtij rrethi dhe zoti Ilir Kuka, kryetar i Formit Rinor tė PLL, veteranė tė Senatit dhe anėtarė tė Komitetit drejtues tė kėsaj dege, si dhe tė ftuar tė tjerė.
Nė fillim tė kėsaj konference e mori fjalėn zoti Ilir Kuka, kryetar i Forumit Rinor Legalist, i cili nė raportin e tij tė punės sė kėtij forumi pėr periudhėn, analizoi arritjet dhe vėshtirėsitė. Raporti i zotit Kuka ishte tejet objektiv, kritik dhe krijoi hapėsira pėr diskutime serioze e me vlerė, tė cilat u ndoqėn me interes nga tė pranishmit.
Mė pas fjala iu dha Kryetarit tė PLL zotit Ekrem Spahiu, i cili nė fjalėn e tij pėrshėndeti pjesėmarrėsit nė kėtė takim tė rėndėsishėm me brzin qė do tė ushqejė nė tė ardhmen forumet drejtuese tė PLL, me vlera dhe mendim intelektual.
Nė fjalėn e tij zoti Spahiu u bėri tė ditur tė pranishmėve qėndrimet kohėve tė fundit tė kryesisė sė PLL lidhur me Reformėn e papėrfunduar tė Sistemit dhe Kodit zgjedhor dhe kundėrshtimet e PLL pėr qėndrimet aspak tė pėrgjegjshme tė PD dhe PS lidhur me to, tė reflktuara nė marrėveshjen e tyre tė fshehtė. Gjithashtu zoti Spahiu theksoi vendosmėrinė e PLL nė mbrojtje tė kėrkesave tė drejta tė tė Pėrndjekurve dhe nevojėn e presionit qė duhet bėrė ndaj qeverisė deri nė zgjidhjen e kėrkesave tė kėsaj shtrese. Zoti Spahiu rikonfirmoi nė fjalėn e tij qėndrimin e PLL nė mbrojtje tė pronarėve tė ligjshėm dhe pėr rikthimin e kompensimin e pronave tė tyre, si shprehje e detyrimit madhor tė klasės politike dhe shoqėrisė pėr padrejtėsitė e sė kaluarės komuniste dhe neglizhencėn e institucioneve demokratike mė pas ndaj tyre.
Mė pas fjalėn e mori zoti Enis Dizdari, i cili lexoi pėrshėndetjen e tij nė emėr tė Kryesisė sė Degės sė PLL Shkodėr, si mė poshtė:
Tė nderuar tė rinj dhe tė reja delegatė
Tė nderuar pjesėmarrės
Mė lejoni qė nė emėr tė Komitetit drejtues tė Partisė Lėvizja Legalitetit tė Degės sė Shkodrės, tė pėrshėndes konferencėn tuaj dhe ti uroj suksese e punė tė mbarė.
Konferenca e Rinisė Legaliste pėrfaqėson njė eveniment tė rėndėsishėm nė jetėn politike tė kėtij forumi dhe tė partisė tonė.
Kam besimin mė tė madh se me njė rini tė pėrgatitur dhe tė pjekur politikisht, PLL do tė vazhdojė tė rrisė autoritetin e saj nė politikėn shqiptare dhe do tė ketė njė progress nė tė mirė tė kombit tonė, sepse ne udhėhiqemi nga moto: Atdheu mbi tė gjitha.
Puna me rininė krijon mundėsi tė jashtėzakonshme pėr vetė problematikėn qė po kalojmė sot, ku papunėsia, droga, prostitucioni dhe humbja e besimit se mund tė ndėrtojmė bashkėrisht njė tė ardhme mė tė mirė nė Shqipėri, janė bėrė fenomene me tė cilat po ndeshet ēdo ditė rinia shqiptare. I del detyrė politikės shqiptare nė radhė tė pare, qė tė pastrohet nga kėto fenomene. Ne duhet tė rrisim besimin tek rinia, duke menduar pėr ta integruar atė nė tė ardhmen e kombit me tė gjitha elementėt bashkėkohorė tė integrimit evropian.
Gjithashtu edhe rinisė i del si detyrė tė rrisė autoritetin e saj, qė tė bėhet pjesėmarrėse nė tė gjithė jetėn politike dhe asnjėherė tė mos qėndrojė indiferente ndaj fenomeneve tė tilla, por tė punojmė tė gjithė sėbashku pėr ti eleminuar kėto dukuri dhe tė rrisim besimin pėr tė qėndruar nė Atdheun tone, duke kontribuar nė shoqėrinė shqiptare dhe tė formojmė njė elitė intelektuale qė edhe Shqipėria tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian, ashtu siē ishte nė periudhėn e Mbretėrisė Shqiptare tė kohės sė Mbretit Zog.
Forumi Rinor i PLL do tė jetė nė krah tė partisė dhe do tė mbėshtesė tė gjitha iniciativat e saj, duke punuar fuqimisht pėr tė realizuar programin e saj e pėr ti kthyer Shqipėrisė Monarkinė me Mbretin Leka I, si e vetmja shpresė pėr tė kthyer tek shqiptarėt vlerat kombėtare dhe pėr ta futur Shqipėrinė nė Evropė.
Duke pėrfunduar, mė lejoni tju uroj suksese dhe tė zgjidhni nė krye tė forumit tuaj tė riun qė do tė dijė tė drejtojė me pėrkushtim, duke u bėrė njė realizues i kėrkesave dhe dėshirave tuaja.
Ju faleminderit
Kryetari i PLL Dega Shkodėr
Enis Dizdari
Mė pas e mori fjalėn zoti Blerim Kamberi, sekretar pėr Marrėdhėniet me Publikun nė PLL, i cili ndėr tė tjera tha: Tė nderuar pjesėmarrės. Ėshtė nder dhe kėnaqėsi njėkohėsisht tė marrėsh pjesė nė evenimente tė tilla rinore, sepse rinia mbart vlera tė patjetėrsueshme dhe tė paēmueshme, siē janė energjia dhe vitaliteti, idealet dhe ėndrrat pėr tė ardhmen dhe antikonformizmin e papajtueshmėrinė me realitetet e dhimbshme qė pėrjetojmė.
Kėtu nė mes nesh kemi zonja e zotėrinj shumė tė nderuar tė qytetit tė Shkodrės, qė dikur kanė qenė tė rinnj e tė bukur si ju, me plot ėndrra dhe dėshira, por edhe me plot ideale pėr Atdheun dhe Kombin. Sot ne shohim ato me thinja nė kokė, tė lodhur nga dhimbjet dhe vuajtjet e diktaturės, por akoma me shumė shpresė pėr realizimin e idealeve tė tyre. Unė ju pėrshėndes dhe do tiu uroj shumė suksese juve pėr pjesėmarjen dhe strukturave tė reja drejtuese tė kėtij forumi, nė rrugėn tonė tė pėrbashkėt drejt vlerave tė lirisė e demokracisė.
Mė pas kėtė konferencė e pėrshėndeti edhe kryetari i Forumit Rinor tė Partisė sė Ballit Kombėtar tė rrethit tė Shkodrės.
Pastaj, pas njė procedure tė hapur dhe demokratike, u kalua nė votim ndėrmjet dy kandidatėve mjaft dinjitozė, bij tė familjeve tradicionale qytetare shkodrane dhe njėkohėsisht tė njohura si monarkiste, me njė biografi tė shkėlqyer dhe kontribut nė afirmimin e PLL nė kėtė rreth, si edhe me shkollė tė lartė dhe gjuhė tė huaja, qė ishin zoti Rezart Dani dhe zonjusha Shqipe Beqiraj.
Pas numėrimit tė votave, me njė rezultat tepėr tė ngushtė, Kryetar i Forumit Rinor tė PLL Dega Shkodėr, u shpall zoti Rezart Dani, ndėrsa zonjusha Beqiraj u zgjodh nėnkryetare e kėtij forumi.
Mė pas u kalua nė njė takim festiv dhe nė njė koktej pėr tė gjithė pjesėmarrėsit.
POLITIKE
Njė javė nė parlament (2-9 qershor)
Deputetėt: "Do t'i bėjmė zbor Nanos!"
Java qė u mbyll (2-8 qershor), ka rikthyer edhe njėherė debatin e egėr nė parlament, me akuza fyese e veprime force, duke treguar pėrsėri mungesėn totale tė tendencės drejt stabilitetit politik. Sipas logjikės parlamentare, nė raste tė tilla fajtori ka vetėm njė emėr - maxhorancė. Dhe sidomos pėr dy ēeshtje tė mprehta, siē janė Komisioni anti-Rama dhe ēėshtja e kėrcėnimit ndaj mediave pranė opozitės. Deputetėt e PS-sė nuk kanė qenė nė gjendje tė menaxhojnė situatat e vėshtira nė tė cilat janė futur, duke i dhėnė shkas opozitės qė ta diskreditojė atė nė sytė e opinionit. Kėshtu, psh, gjatė javės qė shkoi u miratuan njė sėrė datash pėr interpelanca me kryeministrin Nano, tė cilat do tė zhvillohen gjatė muajit qershor dhe tepėr tė veēanta pėr nga intensiteti i tyre, saqė njė politikan tha me shaka se "deputetėt po i bėjnė zbor Nanos!". Debati ka qenė veēanėrisht i ashpėr ditėn e hėnė, kur deputetėt kanė diskutuar rreth kėrcėnimit tė qeverisė ndaj mediave dhe opozita ka kėrkuar njė interpelancė me Nanon. Gjatė diskutimeve ėshtė zbuluar edhe kėrcėnuesi i botuesit tė gazetės "TemA" z.Mero Baze, i cili nėpėrmjet celularit i ka dėrguar mesazhin: "Do tė tė shuaj Mero!" Deputetėt e opozitės kanė pėrmendur emrin e Erion Braēes si njeriu qė ka shkruar kėtė mesazh dhe kjo ka nxitur njė acarim tė tonit tė diskutimeve.
Deputeti i opozitės Edi Paloka, ka kėrkuar edhe heqjen e imunitetit tė deputetit Erion Braēe pėr shkak tė kėrcėnimit pėr jetėn qė i ka bėrė z.M.Baze. "Kėrkoj kėtu heqjen e imunitetit tė Gores sė Nanos, Erion Braēes, i cili, me nder jush, nuk ka fuqi tė lidhė as brekėt e tij, dhe tani na u trimėroka dhe ka kurajon tė kėrcėnojė me jetė gazetarėt", - ėshtė shprehur Edi Paloka.
Mė tej ai nuk ėshtė lejuar tė flasė nga kryetari i Kuvendit, me pretekstin se kėrkesa duhej tė ishte zyrtare dhe se me ēėshtjen e mediave, Kuvendi do tė merrej nė datėn e caktuar pėr debatin.
Ndėrsa kryetari i PD-sė, Berisha, theksoi mes tė tjerash se "Njė grusht i vogėl njerėzish rreth zotit Nano, ėshtė kthyer nė xhelat tė studiove televizive dhe gazetave". Ai paralajmėroi Nanon tė mos mendojė se "do i dorėzojmė fjalėn e lirė". "Po e paralajmėroj kėtu nė Kuvend se nėse ai nuk heq dorė nga praktikat e tij, ne do tė organizojmė protestat mė tė papara", - theksoi kryetari i PD-sė.
Data 23 qershor ėshtė caktuar si data kur do tė mbahet interpelanca me Nanon pėr presionet e dhunėn mbi media, ndėrsa mė 16 qershor do tė zhvillohet njė interpelancė tjetėr po me Nanon pėr krimin e organizuar.
Ditėn e martė dhe tė mėrkurė, (dt.3- 4 qershor), janė zhvilluar punė nėpėr komisione.
Ndėr ligjet e shqyrtuara nė komisione mund tė pėrmendim: P/Ligji "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 8737, datė 10.02.2001 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė"; P/Ligji "Pėr aderimin e Republikės sė Shqipėrisė nė Konventėn Doganore, pėr importimin e pėrkohshėm tė automjeteve rrugore private"; P/Ligji "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 7895, datė 27.01.1995 "Kodi Penal i Republikės sė Shqipėrisė"; P/Ligji "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 8610, datė 17.05.2000 "Pėr parandalimin e pastrimit tė parave" si dhe P/Ligji "Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 7650, datė 17.12.1992 "Pėr birėsimet e tė miturve nga shtetas tė huaj dhe pėr disa ndryshime nė Kodin e Familjes". Ndėrsa ditėn e enjte, pothuajse nuk ėshtė zhvilluar seanca plenare e parashikuar, pasi deputetėt e opozitės kanė kėrkuar tė futet nė rendin e ditės ēėshtja e bllokimit tė komisionit anti-Rama, ndėrsa maxhoranca nuk ka pranuar. Kjo ėshtė bėrė shkak tė ndizet ashpėr fantazia e sharjeve dhe fyerjeve (ndoshta tė nxitur nga vetė subjekti nė diskutim, i cili ėshtė kampion pėr fyerje e fjalė tė pista) dhe pėr kėtė arsye seanca ėshtė mbyllur pa kryer punimet e parashikuara. Kėrkesen e opozitės drejtuesja e seancės ka kėrkuar ta hedhė nė votim, por votimi ka dėshtuar pasi mungonte prezenca e duhur 70+1. Ky moment ka qenė disi qesharak, pasi disa deputetė tė opozitės megjithėse ishin nė sallė, nuk kanė votuar pėr presence, duke u kėrcėnuar nga Makbulja se "do t'jua shėnoj kėtė mungesė!"
Nė kėtė seancė ishte parashikuar tė diskutoheshin dy p/ligje tė rėndėsishme si ai pėr Bisht-Pallėn dhe ai pėr shėrbimin ushatarak, pėrkatėsisht "Dekreti nr. 3798, datė 24.04.2003 "Pėr kthimin e ligjit nr. 9046, datė 3.04.2003 "Pėr ratifikimin e Marrėveshjes ndėrmjet Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes Kombėtare tė Republikės sė Greqisė pėr ndėrtimin e godinės sė Komandės dhe Mjediseve tė Akomodimit tė personelit, si dhe pėr thellimin e kanalit hyrės tė basenit detar tė Bishtit tė Pallės"!" qė e kishte prapėsuar kreu i shtetit Moisiu dhe dekreti tjetėr "Pėr kthimin e ligjit nr. 9047, datė 7.04.2003 "Pėr shėrbimin Ushtarak nė Republikėn e Shqipėrisė". Nė javėt e ardhshme pritet tė ketė debat edhe mė tė ashpėr, sidomos kur tė vijė nė dikutim ēėshtja e Kodit zgjedhor dhe diskutimet e raportit pėrfundimtar tė komisioneve tė fajdeve dhe atij anti-Rama.
Neritan Kolgjini
Projekt-rezolutė pėr nė Kuvendin e Shqipėrisė
Denoncon presionin dhe pėrpjekjen e qeverisė sė Republikės sė Shqiprisė, posaēėrisht tė Kryeministrit, pėr tė vėnė nėn kontroll shtypin e lirė dhe informimin nė Shqipėri;
Deklarohet kundėr ēdo lloj politike diskriminuese tė qeverisė shqiptare ndaj mjeteve tė informimnit publik;
Kritikon ashpėr praktikėn gjyqėsore shqiptare, qė ka prodhuar procese tė pafundme gjyqėsore tė montuara nga qeveritarėt nė gjykatat shqiptare, me anė tė sė cilave kėrcėnohen ēdo ditė gazetarėt dhe njerėzit e spikatur tė shtypit e tė mendimit tė lirė me gjoba monstruoze, tė vėna nė kundėrshtim flagrant me ligjin shqiptar dhe me konventėn europiane tė tė Drejtave tė Njeriut;
Shpreh solidaritetin dhe mbėshtetjen ndaj gazetarėve dhe personaliteteve tė spikatur tė shtypit dhe mendimit tė lirė, viktima
tė presionit dhe dhunės pėr shkak tė fjals sė lirė;
U bėn thirje pėrfaqėsuesve tė medias, gazetarėve qė t'i rezistojnė presionit tė qeverisė dhe segmenteve tė saj, tė mbrojnė pavarėsinė editoriale dhe lirinė e tyre pėr tė informuar;
Angazhohet pėr tė pėrdorur tė gjitha instrumentat e kontrollit parlamentar, pėr tė zbuluar dhe verifikuar rastet e keqpėrdorimit tė pushtetit politik nė dėm tė lirisė sė informimit, pėr tė denoncuar dhe marrė masat e nevojshme ligjore pėr t'u prerė rrugėn praktikave abuzuese.
Mbledhje e jashtėzakonshme e partive politike parlamentare
Basha: Miratimi fshehurazi i Kodit, dhunim i demokracisė
Pas ftesės sė PLL-sė, janė mbledhur nė njė nga sallat kryesore tė kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė gjitha partitė politike parlamentare, me pėrjashtim tė PD-sė dhe PS-sė qė nuk ishin tė ftuara. Tė vetmet parti qė "dezertuan" nga ky takim ishin PBL e Laēos dhe PAD-ja e Imamit apo Cekės. Qėllimi i kėtij takimi shumėpartiak nė njė tryezė tė rrumbullakėt ishte denoncimi i hapave tė ndėrmarra nga dy partitė e fuqishme PD-PS nė hartimin e ligjėrimin e Kodit tė ri Zgjedhor. Nga diskutuesit u vu nė pah fakti qė ndryshimet e bėra nė Kod ishin tė paligjshme, pasi ato janė bėrė pas pėrfundimit tė mandatit tė Komisoniot Bipartizan.
Ndryshimet janė bėrė sipas oreksit tė dy partive qė kanė pasur pėrfaqėsuesit e tyre Ruka e Gjana nė kėtė komision dhe ata kanė pretenduar se kanė marrė edhe okej-in e OSBE-sė. Ndėrsa dje njė pėrfaqėsuese e OSBE-sė nė sallė ėshtė proncuar pėr gazetėn se "OSBE-ja nuk ka dhėnė ndonjė miratim zyrtar pėr Kodin e ri!", gjė qė hedh shumė hije dyshimi mbi punėn e bėrė nga dy partitė e mėdha. Sipas z.Murat Basha, Nėnkryetar i PLL, ėshtė absurde qė tė miratohen nė Komision Bipartizan vetėm 45 % e Kodit dhe pastaj tė kalojė pa probleme pjesa tjetėr, qė ėshtė mė kryesorja dhe e rėndėsishmja e Kodit, pėr mė tepėr qė kėto bėhen jashtė afateve ligjore. Z.Basha e ka quajtur kėtė njė shkelje e dhunim tė demokracisė.
Nė tė njėjtėn gjatėsi vale kanė qenė tė gjithė pėrfaqėsuesit e tjerė tė partive.
Pėrfaqėsimi nė kėtė mbledhje ishte nė rang Nėnkryetarėsh e Sekretarėsh tė Pėrgjithshėm dhe kėshtu morėn pjesė pėrkatėsisht PSD me Gaqo Apostolin e Engjėll Bejtaj; PDr me Nard Ndokėn e Gramoz Meēanin; PBDNJ me Ligoraq Karamelon dhe Gjergj Lekėn; PBK me Uran Metkon dhe Nėnkryetaren e kėsaj partie; PR me Aleksandėr Garulin dhe Shkėlqim Barrushėn; PDK me Nikollė Lesin dhe Nėnkryetarin, PDRn me Arjanit Kokobobon dhe Nėnkryetarin dhe Partia Agrare kishte dėrguar njė drejtues tė lartė tė saj, pasi kishte pasur njė rast mjaft prekės, - themeluesi i PA-sė kishte vdekur atė ditė dhe kryesia kishte shkuar nė varrim.
Nė fund tė diksutimeve u konkludua qė kjo tryezė e rrumbullakėt tė vazhdojė jo vetėm nė kėtė nivel, por edhe nė nivel kryetarėsh.
Nė fund u pėrpilua njė deklaratė pėr shtyp, tė cilėn mund ta lexoni mė tej tė plotė.
N.K.
Kuvendi i Shqipėrisė
Komunikatė pėr shtyp
Me nismėn e PLL, sot mė 06.06.2003, nėntė parti parlamentare: PLL, PSD, PDr, PBDNJ, PBK, PR, PA, PDK, PDRn, u mblodhėn nė njė tryezė tė pėrbashkėt tė shqetėsuara nga veprimi i pamatur i PS - PD pėr reformėn zgjedhore, tė cilat kanė hartuar jashtė Komisionit Dypalėsh njė sėrė amendamentesh me vlerė kardinale pėr procesin zgjedhor.
Njėzėri partitė pjesėmarrėse vendosėn:
1.Tė mbajnė qendrim tė pėrbashkėt nė Byronė Parlamentare ditėn e hėnė kundėr futjes sė Kodit Zgjedhor nė programin e punės 2-javor.
2.Tė vazhdojė tryeza e pėrbashkėt javėn qė vjen.
3.Pėrfaqėsuesit e partive tė vogla tė marrin kontakt me pėrfaqėsuesit e OSBE-sė pėr t'i bėrė prezent shqetėsimet e tyre rreth arbitraritetit tė PS-PD dhe Kodit Zgjedhor.
Tiranė mė 06.06.2003
KOMENTE
Shqipėria dhe BE-ja
Ėndrrat europiane nė shtėpinė e tė varfėrve
Brukseli mbėshtet procesin e reformave nė Tiranė, megjithatė rruga drejt BE-sė, ėshtė ende larg
Nga Jost Maurin
Zydojēe Cajtung
Tiranė - Kėrcėnimet pėr vdekje vijnė me SMS. "Ne e kemi gati varrin tėnd", lexohet mbi ekranin e celularit tė Mero Bazes. Gjatė tri ditėve tė fundit, ai ka marrė 15 mesazhe tė kėtij lloji. Para ca kohėsh e kanė qėlluar me armė nė pjesėn e prapme tė makinės sė tij.
Baze nuk shkon nė polici. "Ajo ėshtė e lidhur ngushtė me bandat e krimit tė organizuar", thotė ai. Pas kėtyre kėrcėnimeve qendron profesioni i tij: ai ėshtė kryeredaktor i gazetės "TemA" (pranė opozitės) dhe zbulon skandale korruptive tė Partisė Socialiste nė pushtet. Baze mendon: "Bandat e kriminelėve kontrollojnė qeverinė tonė".
Shqipėria ėshtė njė nga vendet mė tė korruptuara nė botė e njėkohėsisht hyn nė tri vendet mė tė varfra tė Europės. Rreth 25% e femrave shqiptare nuk dinė tė lexojnė. Kėshtu, lulėzon tregtia e drogės, cigareve kontrabandė, madje dhe ajo e fėmijėve, qė sipas Interpolit, shiten nė Greqi e Itali pėr tė lypur.
Pas 47 vjetėve komunizėm, njė fluksi emigrantėsh nga Kosova dhe trazirave tė vitit 1997, shteti nė brigjet e Adriatikut, ende lėngon. BE-ja pėrpiqet ta anėtarėsojė duke i ofruar disa milionė euro. Kryeministri Fatos Nano ka hedhur idenė qė krerėt e BE-sė tė mblidhen e tė diskutojnė nė fund tė muajit qershor, nėse vendet e Ballkanit perėndimor duhet tė marrin akoma parį nga Brukseli. Dhe populli shqiptar shpreson qė BE-ja tė detyrojė qeverinė tė shkojė drejt reformave.
Si hap parėsor vlen fakti qė korrupsioni i politikanėve dhe krimi i organizuar tė cilėsohen si rrezik pėr shtetin. Krimi ndėrton fare pranė vilės sė verdhė tė Pėrfaqėsisė sė BE-sė nė kryeqytetin e Shqipėrisė. Ndėrtesa me katėr apartamente (pėr kat), me mė shumė se 10 kate ngrihen drejt nė qiell. "Kjo ėshtė financuar nėpėrmjet pastrimit tė parave", thotė kreu i delegacionit Lutz Salzmann, njė nėpunės i shtetit gjerman. Rreth 20 klane fituan kapitalin - kryesisht me drogė, qė p.sh. vinte nga Turqia ose Amerika e Jugut, pėr t'u tregtuar pastaj nė vendet e BE-sė. Sipas Salzmann-it, dihen emrat e shumicės sė pjesėtarėve tė bandave. "Por vetėm shumė pak kapen, dhe nga kėta dalin nė gjyq njė pjesė edhe mė e vogėl". Kjo nuk tė ēudit aspak nė njė vend, ku Kryeministri emėron nė postin e drejtorit tė doganave, njė person qė njihet si kontrabandist.
"Krimi i organizuar ėshtė njė rrezik pėr vendin tonė", shprehet presidenti 73-vjeēar Alfred Moisiu. Por Shqipėria ka edhe sukses nė luftėn ndaj krimit, pėrsa i pėrket evidentimit tė kriminelėve. Drejtori i pėrfolur i doganave u ndėrrua. Dhe gjykimi i 12 gjykatėsve ryshfetēinj, tregoi vendosmėrinė e Shqipėrisė.
Pėr tė mėnjanuar problemin mė tė madh, atė tė varfėrisė, Moisiu bėn thirrje pėr mė shumė investime tė BE-sė. Sepse, edhe ato pak ndėrmarrje industriale tė ndėrtuara nga regjimi komunist deri nė fund tė vitit 1992, pothuaj janė shkatėrruar. Ekonomia e vendit nuk ia del dot pa importin (prodhimi vendas ėshtė mjaft i vogėl). "Ne kemi kushte tė mira pėr turizmin", thotė presidenti, por mungon infrastruktura.
Nė tė vėrtetė, nė Tiranė, gjatė dimrit, energjia elektrike mungon rreth 20 orė nė ditė. Pėr tė bėrė 140 kilometra deri nė kufi, duhet tė udhėtosh tri orė nė njė rrugė plot gropa. Kryeqyteti i kėtij vendi me tre milionė banorė, ka vetėm njė platformė. Trena tė vjetėr me dritare tė shkatėrruara, vende ku sfungjeri ka dalė jashtė, dyer tė ndryshkura, i ēojnė pasagjerėt nė 5 drejtime; nuk ekziston asnjė tren pėr jashtė shtetit. Rrjeti hekurudhor ėshtė me njė korsi dhe i paelektrifikuar.
BE-ja investon edhe nė ndėrtimin e rrugėve, por kryesisht mbėshtet reformat nė polici, drejtėsi, dhe institucione tė tjera shtetėrore. Fondi pėr vitet 2001-2004 ėshtė 181 milionė euro. Prej vitit 1991 janė dhėnė mė shumė se 1 miliard euro. Mė paratė, shqiptarėt rinovojnė shkollat e policisė nė Tiranė, projektin e tė cilave, BE-ja e paraqiti edhe para Komisionit tė gazetarėve. Pėrfaqėsuesi i tyre, Albert Dervishi, tregon qė instruktorėt, sipas kėshillave tė ekspertėve tė BE-sė, iu kushtojnė mė tepėr rėndėsi tė drejtave tė njeriut gjatė mėsimdhėnies. Pėr projekte tė tilla gėzohen shkrimtarėt, shkencėtarėt dhe gazetarėt e "Club 2002", qė mbrėmjeve nėpėr kafene duke pirė cigare, diskutojnė pėr tė ardhmen. "Trysnia e organizatave ndėrkombėtare forcon reformat", thotė reporterja Linda Spahia. Ky rreth intelektualėsh prononcohet fuqishėm kundėr idesė qė "shqiptarėt" janė kriminelė. "Ėshtė klasa jonė politike qė heq dorė nga kundėrshtimi i kėsaj ideje, jo populli", thotė zoti Remzi Lani, drejtor i Institutit tė Medias nė Shqipėri. "Ne ndihemi europianė, flasim njė gjuhė indoeuropiane", ėshtė njė nga argumentet e kėtij rrethi, prandaj Shqipėria duhet tė jetė pjesė e BE-sė.
Bėhet fjalė pėr njė anėtarėsim brenda 10-15 vjetėsh. Prej janarit, vendi ka hyrė nė tratativa me Brukselin, pėr njė proces asocimi. Pėr kėtė do tė duheshin mėnyra tė reja, qė Shqipėria t'u afrohej standardeve tė BE-sė. Si kompensim, Brukseli i trembet vetėm njė gjėje: valėve tė reja tė emigrantėve.
Parimet Themelore pėr njė Irak tė Lirė
Nga Donald H. Rumsfeld
Uashington - Sė fundi u ktheva nga Bagdati, ku pata shansin tė takohesha me trupat qė ēliruan Irakun. Pavarėsisht nga skuadrat e vdekjes dhe stuhitė e rėrės, ata kapėrcyen qindra milje pėr tė arritur nė portat e Bagdatit nė mė pak se dy javė, duke pėrmbysur regjimin e Sadam Huseinit nė mė pak se njė muaj - njė arritje mbresėlėnėse kjo.
Por po aq mbresėlėnėse sa gjėrat qė arritėn janė edhe tė gjitha gjėrat qė nuk ndodhėn. Pėr shkak tė shpejtėsisė sė ekzekutimit tė planit tė luftės, regjimi nuk i sulmoi fqinjėt me raketa SCUD; shumica dėrrmuese e fushave tė gjera naftėmbajtėse tė Irakut nuk u shkatėrruan dhe u shmang njė fatkeqėsi mjedisore; u siguruan urat, rrugėt dhe hekurudhat kyēe; digat nuk u shkatėrruan; fshatrat nuk u pėrmbytėn; infrastruktura e vendit ėshtė nė pjesėn mė tė madhe e paprekur; nuk pati masa tė stėrmėdha refugjatėsh duke u derdhur nėpėr vendet fqinje, dhe koalicioni tregoi kujdes tė madh pėr tė mbrojtur jetėn e civilėve tė pafajshėm si edhe tė mjediseve tė shenjta tė rėndėsishme.
Kėto arritje kanė siguruar njė themel tė fortė, mbi tė cilin mund tė ndėrtohet paqja. Ndryshe nga Europa e pas-Luftės sė Dytė Botėrore, nė pjesėn mė tė madhe, popullit iraken nuk i duhet tė rindėrtojė nga lufta, edhe ndėrkohė qė punojnė pėr tė rindėrtuar vendin dhe shoqėrinė e tyre pas dhjetėvjeēarėsh nėn diktaturė.
Ėshtė e sigurtė qė nė Irak ka ende vėshtirėsi - krimi, inflacioni, radhat e karburantit, papunėsia. Por fakti qė kėto vėshtirėsi ekzistojnė, nuk duhet tė vijė si ndonjė ēudi: Asnjė vend i cili ka kryer tranzicionin nga tirania nė njė shoqėri tė lirė, nuk ka qenė i imunizuar nga vėshtirėsia dhe sfidat e kalimit nė atė rrugė - madje as edhe vetė vendi ynė.
Vitet pas luftės sonė tė pavarėsisė panė njė nivel tė madh kaosi dhe konfuzioni. Kishte kryengritje tė tilla si Rebelimi i Shays, ku turmat sulmonin ndėrtesat e gjykatave dhe ndėrtesat qeveritare.
Kishte inflacion tė pakontrolluar si pasojė e mungesės sė njė monedhe tė qėndrueshme dhe ēėshtja e kartmonedhave konkuruese nga shtetet e ndryshme. Kishte tensione rajonale midis Nju Inglėndit tregtar dhe Jugut agrar. Kishte bastisje dhe krim si dhe mungonte njė forcė e organizuar policore. Kishte mbėshtetės tė regjimit tė mėparshėm, fati i tė cilėve duhej vendosur. Pėrpjekja jonė pėr njė kartė qeverisjeje - Nenet e Konfederatės - dėshtuan nė mėnyrė tė dėshpėrueshme dhe u deshėn tetė vjet debat tė zjarrtė pėrpara se ne tė miratonim Kushtetutėn dhe tė pėruronim presidentin tonė tė parė. Dhe, ndryshe nga populli i Irakut, ne nuk pėrballeshim me sfidėn e shtuar tė shėrimit nga trauma e dhjetėvjeēarėve tė sundimit brutal nga njė diktator si Sadam Huseini.
Puna ėshtė: Kanė kaluar vetėm shtatė javė qėsh nga ēlirimi i Irakut - dhe sfidat janė aty. Siē ka thėnė Tomas Xheferson, "Nuk duhet tė presim tė pėrkthehemi nga despotizmi nė liri brenda njė dysheku me pupla." U desh kohė dhe durim, por nė fund tė fundit Themeluesit tanė e zgjidhėn - dhe ne shpresojmė kėtė do ta bėjnė edhe populli i Irakut, me kohė.
Kemi interes nė suksesin e tyre. Sepse nėse Iraku - me pėrmasat, aftėsitė dhe burimet e tij - ėshtė i aftė tė ecė nė udhėn e demokracisė pėrfaqėsuese, ndikimi nė rajon dhe nė botė mund tė ishte dramatik. Iraku mund tė bėhej nė mėnyrė tė besueshme njė model - njė provė qė njė shtet mysliman i moderuar mund tė ketė sukses nė betejėn kundėr ekstremizmit qė zhvillohet nė botėn myslimane sot.
Jemi tė pėrkushtuar pėr ta ndihmuar popullin iraken tė hyjė nė udhėn drejt njė shoqėrie tė lirė. Nuk kemi ndonjė "model" amerikan qė duam ta imponojmė: irakenėt do ta gjejnė se si tė ndėrtojnė njė vend tė lirė nė njė mėnyrė qė pasqyron kulturėn e traditat e tyre unike.
Ato qė ka pėrvijuar presidenti Bush janė disa parime tė gjera, qė janė kritike nėse duam qė tė ketė sukses tranzicioni i Irakut nga tirania nė liri: qė Iraku tė jetė njė vend i vetėm, qė nuk mbėshtet terroristėt, qė nuk kėrcėnon fqinjėt apo botėn me armė tė shkatėrrimit nė masė, apo qė nuk kėrcėnon popullsinė e vet tė shumėllojshme me terror dhe shtypje; qė tė ketė njė qeveri qė respekton dhe mbron pakicat, ofron shanse pėr popullin e saj nėpėrmjet njė ekonomie tregu dhe drejtėsi nėpėrmjet njė gjyqėsori tė pavarur dhe shteti ligjor.
Kėto janė parime themelore qė mbėshtesin bashkėsinė e shumėllojshme tė popujve tė lirė tė botės. Koalicioni do tė kėrkojė irakenė qė i mbėshtesin kėto parime, dhe qė dėshirojnė tė kenė njė rol nė tė ardhmen e vendit tė tyre. Ata qė u kundėrvihen kėtyre parimeve - axhenda e tė cilėve ėshtė tė zėvendėsojnė tiraninė e Sadam Huseinit me njė tjetėr formė diktature - do tė kundėrshtohen.
Ndėrkohė qė lėvizim pėrpara pėr tė ndihmuar irakenėt tė ndėrtojnė njė shoqėri tė lirė, kėto janė disa prej udhėzimeve qė po ndjek koalicioni ynė.
-- Sigurimi i autoritetit. Synimi ynė ėshtė tė vendosim autoritetin funksional dhe politik nė duart e irakenėve sa mė parė qė tė jetė e mundur. Autoriteti i Pėrkohshėm i Koalicionit ka pėrgjegjėsinė tė mbushė vakuumin e pushtetit nė njė vend qė ka qenė diktaturė pėr dhjetėvjeēarė, duke siguruar autoritetin mbi vendin. Kėtė ka pėr tė bėrė. Ai nuk do tė lejojė "udhėheqės" tė vetė - emėruar.
-- Ofrimi i sigurisė. Mes objektivave imediate janė rivendosja e ligjit dhe rendit pėr popullin iraken dhe sigurimi i shėrbimeve thelbėsore. Koalicioni po merr nė punė dhe po trainon policinė irakene dhe do tė jetė gati tė pėrdorė forcėn pėr tė imponuar rendin nėse nevojitet - sepse pa rend, pak mund tė jetė e mundur.
-- Angazhimi pėr tė qėndruar; angazhimi pėr t'u larguar. Koalicioni do tė mbajė aq forca sigurie nė Irak sa tė jetė e nevojshme, pėr aq kohė sa do tė jetė e nevojshme, pėr tė pėrmbushur qėllimet e deklaruara - dhe jo mė gjatė. Tashmė 39 vende kanė ofruar forca stabilizuese apo asistencė tjetėr tė nevojshme pėr pėrpjekjet e pasluftės, dhe ky numėr sa vjen e rritet. Sėbashku, vendet e koalicionit do tė pėrpiqen tė ofrojnė njė mjedis tė sigurtė, nė mėnyrė qė mė kalimin e kohės irakenėt tė mund tė jenė nė gjendje tė marrin kontrollin e vendit tė tyre.
-- Pėrmirėsimi i kushteve; angazhimi i irakenėve. Koalicioni po punon energjikisht pėr tė pėrmirėsuar rrethanat e popullit iraken. Tashmė, shėrbimet elektrike nė veri e nė jug janė mė tė mira se sa kanė qenė nė 12 vjetėt e fundit dhe situata e energjisė nė Bagdat po pėrmirėsohet, edhe pse ngadalė. Koalicioni po punon pėr tė siguruar arritje tė shpejta dhe tė dukshme edhe nė shėrbime tė tjera jetėsore publike. Koalicioni do tė punojė pėr tė angazhuar popullin iraken sa mė shpejt qė tė jetė e mundur dhe t'u japė irakenėve role udhėheqėse nė pėrpjekjen pėr rindėrtimin - sepse ėshtė pėrgjegjėsi e tyre tė ndėrtojnė tė ardhmen e vendit tė tyre.
-- Promovimi i irakenėve qė ndajnė synimet e njė Iraku tė lirė dhe tė moderuar. Duke siguruar stafet e ministrive dhe pozicionimin e irakenėve nė mėnyra qė do tė rrisin influencėn e tyre, koalicioni do tė punojė pėr tė pasur irakenė qė e mbėshtesin sa mė herėt qė tė jetė e mundur - nė mėnyrė qė zėra irakenė t'u shpjegojnė synimet dhe drejtimin popullit iraken. Vetėm nėse irakenėt janė tė angazhuar nė shpjegimin dhe pėrgjegjėsinė pėr drejtimin e bashkėkombasve tė tyre, atėherė do tė zhvillohet mbėshtetja e gjerė publike, e cila ėshtė e domosdoshme pėr sigurinė.
-- Ē'Baathifikimi. Koalicioni do tė punojė me irakenė qė shohin pėrpara dhe janė aktivisht kundėr imponuesve tė regjimit tė vjetėr - udhėheqėsit e partisė Baath, Fedayeen Sadam, si dhe instrumente tė tjera tė shtypjes - dhe do tė bėjė tė qartė qė do tė eleminojė mbeturinat e regjimit tė Sadamit.
-- Drejtėsi pėr kriminelėt. Ata qė kanė kryer krime lufte apo krime kundėr njerėzimit, do tė gjurmohen dhe do tė sillen para drejtėsisė. Do tė ngrihen mekanizmat pėr tė ndaluar dhe kontrolluar anėtarėt e organizatave qė kanė kryer shtypjen e regjimit dhe do tė sillen para drejtėsisė. Ē'Baathifikimi mund tė sjellė disa pamjaftueshmėri, por ka rėndėsi kritike pėr largimin e frikės tė kudogjendur nga shoqėria irakene.
-- Riparimi i brumit shoqėror. Irakut do t'i duhet tė gjejė mėnyra pėr tė shėruar plagėt qė kanė shkaktuar baatistėt mbi shoqėrinė. Pėrvojat e Europės Lindore dhe vendeve tė tjera mund tė ishin tė dobishme nė kėtė proces.
-- Pretendimet e pronėsisė. Do tė ngrihen mekanizma pėr gjykuar nė mėnyrė paqėsore pretendimet pėr pronėsinė.
-- Favorizimi i ekonomisė sė tregut. Vendimet do tė jenė nė favor tė sistemeve tė tregut, jo sistemeve staliniste tė komandimit, dhe veprimtaritė qė do tė fillojnė ta shtojnė llojshmėrinė e ekonomisė irakene pėrtej naftės. Koalicioni do tė nxisė lėvizjet pėr privatizimin e ndėrmarrjeve shtetėrore.
-- Nafta. Autoriteti i Pėrkohshėm i Koalicionit do tė zhvillojė njė plan pėr industrinė e naftės sė Irakut duke u bazuar mbi transparencėn. Pasuria e Irakut nė naftė, do tė pėrdoret dhe tregtohet pėr tė mirėn e popullit iraken.
-- Kontratat - promovimi i shėrimit tė Irakut. Kurdoherė qė tė jetė e mundur, kontratat pėr punė nė Irak do t'u shkojnė atyre qė do tė pėrdorin punėtorė irakenė dhe vendeve qė mbėshtetėn ēlirimin e popullit iraken, nė mėnyrė qė tė kontribuohet pėr veprimtari mė tė madhe ekonomike rajonale dhe pėr tė pėrshpejtuar shėrimin ekonomik tė Irakut dhe tė rajonit.
-- Bashkėsia ndėrkombėtare. Vende dhe organizata tė tjera ndėrkombėtare, pėrfshi Kombet e Bashkuara dhe organizata joqeveritare, do tė mirėpriten pėr tė punuar nė Irak. Ato mund tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm. Autoriteti i Pėrkohshėm i Koalicionit do tė punojė me ta pėr tė ruajtur njė fokus tė pėrpjekjes.
-- Fqinjėt e Irakut: asistencė, por jo ndėrhyrje. Asistenca nga fqinjėt e Irakut do tė mirėpritet. Nga ana tjetėr, ndėrhyrja nė Irak nga fqinjėt e tij apo alternativat e tyre - pėrfshi edhe ata qė kanė si objektiv ta ribėjnė Irakun sipas imazhit tė Iranit - nuk do tė pranohen apo lejohen.
-- Burime parėsore fondesh. Nė ndihmė tė popullit iraken, Sh.B.A. do tė luajnė rolin e tyre por nuk duhen konsideruar financues tė mėnyrės sė parė e tė fundit. Populli amerikan tashmė ka bėrė njė investim domethėnės pėr tė ēliruar Irakun dhe qėndron gati pėr tė kontribuar nė pėrpjekjet pėr rindėrtim. Por kur tė nevojiten fonde, pėrpara se t'i drejtohet taksapaguesve amerikanė, Koalicioni do t'i drejtohet nė fillim fondeve tė regjimit iraken tė gjendura nė Irak; fondet irakene nė programin Naftė pėr Ushqim; asete tė kapura e tė ngrira tė regjimit iraken nė Sh.B.A. dhe vende tė tjera; dhe donatorė ndėrkombėtarė nga i gjithė globi, shumė prej tė cilėve po ndihmojnė tashmė.
-- Prova dhe gabime. Tranzicioi pėr nė demokraci do tė kėrkojė kohė dhe mund tė mos jetė gjithmonė njė rrugė e sheshtė. Nė Europėn Qėndrore dhe Lindore, procesi ka kėrkuar kohė, por ėshtė duke patur sukses. Provat, gabimet dhe eksperimentimet, do tė jenė pjesė e procesit. Nuk do tė jetė e pėrkryer. Do tė ketė nevojė dhe duhen pritur korrigjime tė kursit. Kjo pėrpjekje do tė kėrkojė durim nga tė gjithė tė pėrfshirėt, nėse duam qė tė ketė sukses.
-- Durim dhe respekt pėr karakterin e veēantė tė Irakut. Rezultati pėrfundimtar politik duhet tė vendoset nga populli iraken, brenda parimeve tė gjera tė shtetit ligjor, tė drejtave tė pakicave, lirisė individuale dhe demokracisė pėrfaqėsuese. Askush nuk duhet tė presė qė rezultati iraken tė ripėrsėrisė ndonjė sistem tjetėr.
Irakenėt kanė njė shans historik pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė lirė dhe civile. Rruga pėrpara do tė jetė e vėshtirė, por Koalicioni ėshtė i pėrkushtuar qė t'i ndihmojė ata qė tė kenė sukses. Ndėrkohė qė irakenėt marrin kontrollin e vendit tė tyre, zhvillojnė institucionet e vetėqeverisjes dhe rimarrin vendin e tyre si anėtarė tė pėrgjegjshėm tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare, bota do tė ketė njė model tė ri pėr njė tranzicion tė suksesshėm nga tirania nė vetė-mbėshtetje - dhe njė aleat tė ri nė luftėn globale kundėr terrorit dhe nė luftėn pėr liri dhe moderacion nė botėn myslimane.
(Ky koment nga Donald H.Rumsfeld, i cili ėshtė Sekretari i Mbrojtjes i Sh.B.A., u botua pėr herė tė parė nė gazetėn The Ėall Street Journal mė 27 Maj
DOSSIER
Grabitja e arit shqiptar (4)
NGA KASTRIOT DERVISHI
viijon nga numri i kaluar
Ja cilat familje u grabitėn tė parėt nė Tiranė
Ndėr qytetet qė pati numrin mė madh tė familjeve tė grabitura ishte edhe Tirana. Brenda pak ditėsh nga dalja e "ligjit tė tatimit tė jashtėzakonshėm", Komisioni Tatimor i Tiranės hartoi listat me viktimat e tij. Nė gazetėn "Bashkimi" tė datės 22 mars 1945, botohet lista e familjeve qė ishin caktuar pėr t`u grabitur nga regjimi komunist. Kjo listė shoqėrohej me disa tė dhėna nė lidhje me "fitimin gjatė luftės", shumėn pėr t`u tatuar si dhe me tatimin e vėrtetuar. Mė poshtė po botojmė listėn e familjeve si dhe "tatimin e vėrtetuar".
1-Vllazėn Kazazi............................16.430.000
2-Vllazėn Ēoka...............................14.990.000
3-Murat Begeja & vėllezėrit............5.774.000
4-Hysen Ali Mehmeti........................3.902.000
5-Osman Vaqarri................................1.440.000
6-Besnik Tugu.......................................614.000
7-Ramazan Konēi...............................1.946.268
8-Ymer & Sali Beqiri............................614.000
9-Sadik Kazazi......................................398.000
10-Abdulla Turkeshi..........................2.433.200
11-Ismail Fortuzi..................................224.000
12-Qamil Dibra..................................1.870.290
13-Bijtė e Gaqi Oparit.........................371.000
14-Manol Kume.................................6.832.400
15-Vllazėn Tase................................3.974.000
16-Jusuf Kruja....................................3.830.000
17-Vllaznia Mehmeti.............................126.000
18-Ramazan Zdrava...............................130.850
19-Halit Mani........................................143.000
20-Vath Baroni......................................130.850
21-Abdulla Alliu & nipat......................163.250
22-Mehmet Tugu................................2.750.000
23-Mezini & Kasmi...............................126.800
24-Qamil Hoti........................................264.500
25-Hysen Drishti...................................143.000
26-Filip Korra.....................................2.259.000
27-Fetah Kasmi......................................126.800
28-Mustafa Kasmi.................................224.250
29-Vllazėn Loxha..................................749.000
30-Ramazan Berberolli..........................622.100
31-Mersin Konēi...................................668.000
32-Sefedin Zhubi...................................159.200
33-Qamil Zhubi.....................................203.750
34-A.Qoshja & I.Deliu.......................1.566.000
35-Mehmet Kasmi & vėllezėrit..........830.000
36-Vėllezėrit Dushi..........................1.606.320
37-Gjon Laca.........................................884.000
38-Vllazėn Spahija...............................325.250
39-Kasmi & Ferra..................................252.250
40-Iliaz Dajēi.........................................126.800
41-Xhevat Gabeci..................................830.000
42-Xhundi Sheko & bijtė................27.950.000
43-Pashuk Bib Mirakaj......................1.755.000
44-Xhemal Begeja.................................143.000
45-Ibrahim Begeja..............................1.440.000
46-Qamil Shtiza....................................126.000
Shuma gjithsej e "tatimit tė vėrtetuar" 112.469.828 franga ari
Pse shkoi ari nė Bashkimin Sovjetik
Njė tjetėr problem qė ka tė bėjė me arin shqiptar ėshtė edhe sasia e arit qė ka shkuar nė Bashkimn Sovjetik nė vitin 1954 nė shkėmbim tė njė sasie gruri. Njė praktikė e tillė, qė mbase mund tė ketė ndodhur edhe herė tė tjera me Bashkimn Sovjetik, thuajse nuk ka ndodhur kurrė pėr blerje marrrash ushqimorė. Kėshtu sipas vendimit nr 144, datė 2 shkurt 1954 "Mbi imporitim mallrash pėr tregun special", tė Kėshillit tė Ministrave, nė Bashkimin Sovjetik ka shkuar njė sasi prej 224,4 kg ar. Vlen tė theksohet se e gjithė procedura e kalimit tė arit nė Bashkimin Sovjetik ka qenė tejet sekrete. Pse duhej tė ishte sekrete, nga kush ruheshin udhėheqėsit komunistė?
Nė vendimin nė fjalė thuhet:
"1-Ministria e Tregėtisė dhe Komunikacioneve tė importojė mallra nga BRSS pėr tregun special pėr njė vleftė prej 1.000.000 (njė milion rubla).
2-Ministria e Financave ngarkohet tė bėjė likujdimin e shumės sė sipėrme nė kundravlerė me monedha ari.
3-Ky vendim hyn nė fuqi menjėherė".
Relacioni sekret i Bankės sė Shtetit Shqiptar mė 27 dhjetor 1954
Nė lidhje me ketė Banka e Shtetit Shqiptar, nė relacionin tepėr sekret dėrguar Kėshillit tė Ministrave thotė:
"Nė bazė tė vendimit tė Kėshillit tė Ministrave nr 144, datė 2 shkurt 1954, ėshtė vendosur qė tė importohen nga BRSS mallna pėr tregun special pėr njė shumė rreth 1.000.000 rubla. Vlefta e mallnave do tė likuidohet me monedha ari. Sipas tė dhėnave kontabėl, vlefta e mallnave tė mbėrritura kapin shumėn prej 945.615,58. Nga ana jonė para se tė bėhej likuidimi i vleftės sė mallnave tė mbėrritura pėr tregun special, i kemi kėrkuar Bankės sė BRSS-sė ēmimin e blerjes sė arit, e cila njofton me letrėn e saj datė 10 prill 1954, nr 75001 se 1 gram ar 1000/000 ėshtė 4.45 rubla.
Nė bazė tė ēmimit tė ofruar nga Banka e BRSS-sė ėshtė llogaritur vlefta e 1.000.000 rublave. Pėr likuidimin me ēmimin 4.45 rubla 1 gram ar fino, nevojiteshin 38.701.75 napolona ari me peshė nominale bruto 6.4516 gr baraz me gram ar 1000/000; 5.80645.
Nė bazė tė urdhrit tuaj ėshtė pėrgatitur njė fuēi e cila pėrmbante 39 qese, prej tė cilave 38 qese pėrmbanin 1000 copė napolona dhe qesja nr 39 pėrmbante napolona copė 701.75 me njė peshė kompesive bruto 250.679 gr dhe me peshė neto nominale 249.691 fuēia ka qenė e vulosur nė rregull.
Sipas marrėveshjes qė kemi patur me pėrfaqėsinė tregėtare tė BRSS-sė, ja dorėzuam personalisht kapitenit tė vaporit Chiaturi, i cili na dorėzoi konoshamenton tė firmosur rregullisht pėr marrjen nė dorėzim. Banka e BRSS-sė na konfirmon marrjen nė rregull tė fuēisė me telegramin e saj datė 6 tetor 1954.
Banka e BRSS-sė me letrėn e saj datė 3 dhjetor 1954, na njofton marrjen e fuēisė si dhe gjetjen nė rregull tė sasisė sė arit tė dėrguar me kėto diferenca.
a-Pėrsa i pėrket qeseve ishin nė rregull me pėrmbajtjen e tyre si copė, dmth se ka marrė nė dorėzim copė napolona 38.700, 75 me tė vetmin ndryshim se nuk ka marrė pėr bazė peshėn nominale por peshėn efektive, kėshtu qė ka rezultuar njė diferencė ma pak gram ar bruto 850.907 (me pėrmbajtje 900/1000) baraz me ar 1000/1000 gram 765.81. Nėnkuptohet se prej pėrdorimit napolonat kanė njė konsumim, rregullisht duhet tė merret pesha e tyre efektive dhe jo njė nominale, kėshtu qė ēdo napolon ar ka njė konsum peshe prej 0.022 me pėrmbajtje 900/100.
b-Kalkulimi i arit tė marrė nė dorėzim nga Banka e BRSS-sė nuk e ka llogaritur me ēmimin qė na ka ofruar bazė letrės sė saj datė 10 prill, dmth i gram ar 1000/1000 rubla 4.45, por 4.50.
Banka e BRSS-sė pėr 38.701,75 napolona ar duke u bazuar nė peshėn efektive, nxjerr si pėrfundim 223.956 gram ar 1000/1000 me ēmimin rubla 4.50 grami baraz rubla 1.007.803,98.
Vlefta e mallnave tė importuara ėshtė 945.615,98
Kemi pėr tė marrė rubla....................... 62.188,40
Por si pėrfundim i kėtij veprimi kemi kėto rezultate:
Napolona 38.701,75 x 326 lek = 12.616.770,50 lekė.
Konvertimi nė rubla 1.007.803,98 = 12.597.500.
Diferenca nė disfavor tonė 19.220,50 lekė
Sigurimi i arit $ 282 x 50.....lekė 14.100.
Diferenca dhe shpenzime totale lekė.....33.320,50
Si konkluzion i zbatimit tė marrėveshjes dhe tė likujdimit kemi kėto rezultate:
a-Sasia e arit u pėrllogarit me ēmim 4.50 grami dhe jo 4.45.
b-U likujdua detyrimi kundrejt BRSS-sė dhe mbetet nė favorin tonė njė sasi rublash prej 62.188,40 pėr tė cilėn ju lutemi na njoftoni qė t`i mbajmė nė rubla tė lira apo t`i kėrkojmė Moskės konvertim nė dollarė.
c-Midis ēmimit tonė tė blerjes sė napolonave ari dhe ēmimit tė shitjes kemi njė humbje prej lek 19.220,50 nė gjithė sasiėn e shitur.
ē-Pėr likujdimin e detyrimit jemi ngarkuar edhe me shpenzime sigurimi tė arit deri nė destinacion, mbasi shitja ishte dorėzim Moskė.
d-Llogaria e Ministrisė sė Financave paraqitet me njė tepricė kreditore rubla prej 62.188,40. Nė rast pėrdorimi do tė kreditohet me kundėrvlerėn nė lekė, ose nė rast shitje (konvertim nė dollarė ose franga zvicerane) nė kėtė mėnyrė mbyllet llogaria nė fjalė.
e-Pėrsa i pėrket shpenzimeve tė sigurimit si dhe diferenca e peshės, kemi debituar llogarinė e Ministrisė sė Financave (Llogari provizore nė lekė)
BANKA E SHTETIT SHQIPTAR
Drejtoria e Pėrgjithshme
Tiranė mė 27 dhjetor 1954.
A ėshtė depozituar njė pjesė e arit nė Bashkimin Sovjetik
Ish z/drejtori i Bankės sė Shtetit nė vitet 1947 - 1950, Pjetėr Deda, nė vitin 1991 ka botuar disa artikuj nė gazetėn "Republika". Nė njėrin nga kėto artikuj, atė tė datės 12 maj 1991, ai hedh dyshime rreth sasisė sė arit tė ndodhur nė Thesarin e Shtetit nė vitin 1949. Sipas tij, sasia qė ai ka parė kėtė vit ka shumė herė mė e vogėl se sa mund tė ishte apo mund tė mendohej. Vetė zoti Deda shtron pyetjen se ku ka qenė depozituar gjithė ajo sasi floriri tė sekustruar. Sipas tij enigma zgjidhet nga vetė Banka e Shtetit Shqiptar po tė verifikohen tė gjitha hyrje - daljet e Thesarit.
Po ashtu ai thotė se nė vitin 1948 ka pasur fjalė se thesari ishte depozituar nė Bashkimin Sovjetik pėr shkak tė sigurisė dhe pozicionit gjeografik tė Shqipėrisė. Si argument shtesė z.Deda pyet se pse u tregua aq i mirė Hrushovi me Shqipėrinė nė vitin 1959 kur i fali tė gjitha borxhet.
A ia fali Hrushovi vėrtet borxhet Shqipėrisė
Mė 25 maj - 4 qershor 1959, sekretari i pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe kryeministėr i kėtij vendi, Nikita Sergejeviē Hrushov, nė krye tė njė delegacioni partiak dhe qeveritar sovjetik bėri njė vizitė nė Shqipėri. Nė kėtė vizitė Hrushov u shoqėrua nga Muhitdinov (anėtar i Presidiumit dhe sekretar i KQ tė PKBS-sė), R. Malinovski (ministėr i Mbrojtjes), N. Firjubin (zv/ministėr i Punėve tė Jashtme), A. Bulgarov (sekretar i KQ tė Bashkimeve Profesionale), F. Dumbatze (sekretare e KQ tė PK tė Gjeorgjisė), D. Rasulov (sekretar i KQ tė Taxhikistanit), S. Vizarov (zv/kryeministėr i Azerbaxhanit) dhe I. Vinogradov (zv/drejtor drejtorie nė MPJ).
Para ardhjes sė delegacionit tė lartė sovjetik, kishte qenė nė Bashkimin Sovjetik edhe njė delegacion i lartė partiak dhe qeveritar nga Shqipėria. Pikėrisht me rastin e vitit tė ri 1959, Enver Hoxha e pėrmend kėtė fakt nė pėrshėndetjen qė ai i drejtoi popullit shqiptar. Nė lidhje me kėtė dhe me sasinė e rublabve tė kredituara nga Bashkimi Sovjetik, ndėr tė tjera Enver Hoxha thotė nė pėrshėndetjen e tij:
"....Javėt e fundit njė delegacion i partisė dhe i qeverisė sonė ishte nė Moskė. Ai u prit kurdoherė me njė dashuri tė jashtėzakonshme nga Komitetit Qendror i Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik dhe qeveria sovjetike. Mė lejoni t'ju komunikoj se u desh vetėm gjysėm ore bisedim nė mes tė delegacionit tonė dhe tė shokėve sovjetikė me nė krye shokun tonė tė shtrenjtė Nikita Sergejeviē Hrushovin, qė tė gjitha kėrkėsat tona shumė tė mėdha pėr ndihmė nga ana e Bashkimit Sovjetik pėr 5-vjeēarin e tretė tė zgjidheshin plotėsisht dhe nė mėnyrė tė kėnaqshme. Bashkimi Sovjetik pėrveē ndihmave kolosale qė i ka dhėnė vendit tonė nė tė kaluarėn, pėr tė cilat ju jeni plotėsisht nė dijeni, na dha njė kredi tė re prej 300 milion rublash pėr 5-vjeēarin e tretė, ai na akordoi edhe 35 milion rubla tė tjera vetėm pėr zhvillimin e naftės gjatė kėtyre dy vjetėve tė fundit tė 5-vjeēarit tė dytė si dhe njė seri dhuratash pėr zhvillimin e ekonomisė dhe tė kulturės qė vlerėsohen nė 10 milionė rubla. Kjo ndihmė kolosale, bujare, internacionaliste, nuk mund tė jepet veēse frymėzuar nga ndjenja e lartė internacionaliste dhe nga dashuria e zjarrtė qė ushqejnė populli sovjetik dhe Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik pėr popullin dhe pėr partinė tonė. Kjo ndihmė ėshtė garanci jashtėzakonisht e madhe pėr zhvillimin nė njė shkallė tė gjerė tė ekonomisė dhe tė kulturės sė vendit tonė, ashtu siē ka thėnė shoku Hrushov, njė kopėsht tė lulėzuar. I gjithė populli ynė me mirėnjohje tė pakufishme, i drejton sot falenderimet mė tė zjarrta Bashkimit tė lavdishėm Sovjetik, partinė mėmė komuniste tė Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror tė saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmė popujt vėllezėr se me ta jemi tė lidhur pėrjetė me njė miqėsi dhe besnikėri qė nuk do tė ketė mortje kurrė...." (marrė me shkurtime nga gazeta "Zėri i Popullit"-sė e datės 1 janar 1959).
Pikėrisht nė njė atmosferė tė tillė pritej tė zhvillohej vizita e Hrushovit nė Shqipėri. Ajo qė tė ēudit nė kėtė rast ėshtė deklarimi nga ana e Enver Hoxhės e njė shumė kreditimi prej 300 milion rublash pėr 5-vjeēarin e tretė teorikisht fillonte nė vitit 1961. Pėrsa i takon "faljes" e borxheve Shqipėrisė nga Hrushovi gjatė vizitės sė fundit nė Shqipėri duket qė ėshtė fjala pėr shumat e tjera qė pėrmend Enver Hoxha.
Kėtu kemi parasysh faktin se pėr 1 milion rubla, nga Thesari i Shtetit shqiptar dolėn 224,4 kg ar. Po tė vazhdojmė me tė njetėn logjikė i bie qė pėr 35 milion rubla tė paguhen 7.854 kg ar. Po tė shtojmė kėtu edhe 10 milion rublat e tjera qė thotė Enver Hoxha, atėhere i bie qė pėr kėto dy "kredi", Bashkimi Sovjetik t`i ketė marrė Shqipėrisė rreth 10 ton ar. Mund tė duket shumė njė sasi e tillė ari, por gjithsesi nė raport me minimumi 320 ton ar tė grabitur nga komunistėt pas lufte, ajo ėshtė vėrtet e vogėl.
Qysh ditėn kur erdhi Hrushovi nė Aeroportin e Rinasit Enver Hoxha deklaroi:
"Miqėsinė me Bashkimin Sovjetik populli shqiptar e ēmon si thesarin mė tė shtrenjtė....Miqėsia jonė ėshtė e fortė si graniti dhe e pėrjetshme si malet tona.....". (gazeta "Zėri i Popullit" 26 maj 1959).
Sikurse shihet pėr Enver Hoxhėn nuk ka mė rėndėsi thesari i vėrtetė sepse thesar pėr tė na qenka "miqėsia e pėrjetshme" me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo pėrjetėsi u pa shpejt.
Nė atė kohė kur Hrushovi vizitoi Tiranėn pala shqiptare nė bisedime pėrbėhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Liri Belishova, Manush Myftiu, Koēo Theodhosi, Abdyl Kėllezi, Adil Ēarēani, Maqo Ēomo, Behar Shtylla dhe nga ambasadori shqiptar nė BS, Nesti Nase.
Pas bisedimeve dhe viztave tė ndryshme nė mbarė Shqipėrinė, mė 30 maj 1959 Hrushovi u shpall qytetar nderi i Tiranės dhe mė 3 qershor 1959 vuri gurin e parė nė Pallatin e Kulturės nė Tiranė ku u vendos dhe njė pllakatė me fjalėt: "Kėtu mė 3 qershr 1959, udhėheqėsi i madh i popullit sovjetik dhe miku i shtrenjtė i popullit shqiptar, shoku Nikita Sergejeviē Hrushov, vuri gurin e parė nė themelet e Pallatit tė Kulturės, simbol i pėrjetshėm i miqėsisė sė pathyeshme e tė pėrjetshme shqiptaro-sovjetike".
Marrja e njė sasie tė sipėrpėrmendur tė arit nga ana e Bashkimit Sovjetik ėshtė edhe njė tregues tjetėr qė tregon nga njera anė mungesėn e solidaritetit nė kampin socialist dhe nga ana tjetėr dijeninė qė kanė pasur sovjetikėt pėr arin shqiptar. Gjithashtu ėshtė pėr t'u kujtuar qė fill pas prishjes sė madhe shqiptaro-sovjetike, nuk u pa ndonjė presion i madh pėr tė kėrkuar "borxhet" nga ana e Bashkimit Sovjetik. Ndonėsė publikisht u tha se ato u falėn nė vitin 1959, prap mund tė ishte ndonjė sasi tjetėr e marrė pas kėtij viti duke pasur arin nė mes. Duket qė tė dy palėt nuk kanė dashur tė bėhet publike ēėshtja e arit pasi ishte e dėmshme pėr tė dyja palėt. Pėr palėn shqiptare merrej vesh dėrgimi i arit nė Bashkimin Sovjetik dhe pėr palėn sovjetike dilte nė pah pazari pėr tė marrė arin shqiptar.
VIJON
HISTORI
Atdheu i shqiptarėve, his fqijėt dhe shqiptarėt
Nga Astrit Kola
viijon nga numri i kaluar
Midis feudalėve shqiptarė dhe atyre nikeas, gjatė gjithė shekullit XIV u zhvilluan konflikte tė pėrgjakshme. Qė nga ajo kohė, shqiptarėt, si blegtorė tė dalluar, filluan tė depėrtojnė thellė nė Thesali dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e populluan pothuajse tė tėrėn, ēka e dėshmojnė edhe emėrtimet e sotme unikale tė atyre trevave, si: Lopės, Luaras, Bardha, Kodra, Fereza (ferrėza), Malizi (mali i zi), Kurora etj..
Perandori bizantin Andronik III Paleolog, pasi u bind se shqiptarėt ishin faktori mė i rėndėsishėm gjeopolitik, ekonomik dhe ushtarak i rajonit, u detyrua tė pėrmirėsojė marrėdhėniet me ta dhe, pėr kėtė qėllim, nė vitin 1332 hyri nė bisedime e negociata me sundimtarėt e tyre dhe fiset Malakasi, Buja e Mesariti.
Kur mbreti anzhuin, Roberti, nė vitin 1338, me anė tė njė mashtrimi zuri rob Tanush Topinė (sundimtari i atėhershėm i Krujės dhe rrethinave, deri afėr Durrėsit) dhe urdhėroi ta ekzekutonin atė, nė luftėn kundėr shqiptarėve angazhoi mercenarėt katalanė, kėta luftėtarė tė llahtarshėm, tė cilėt, asokohe, i gjeje me shumicė nė Greqi.
Perandori Andronik, duke shfrytėzuar rastin e mosmarrėveshjeve midis sundimtarėve shqiptarė, sidomos pas fitores sė anzhuinėve kundėr Tanush Topisė dhe aleatėve tė tij, i sulmoi pabesisht pas shpine ata. Nė kėto sulme, ai pėrdori si forcė ushtarake hordhitė turke, tė paguara shtrenjtė, dhe u shkaktoi shqiptarėve humbje tė mėdha nė vitin 1338.
Pasi shkatėrroi rebelimin e feudalėve tė Zetės dhe Shkodrės, tė udhėhequr nga Dhimitėr Suma, mbreti serb, Stefan Dushani, filloi tė zgjerojė territoret nė kurriz tė trojeve tė banuara nga shqiptarėt, deri nė kufijtė jugorė tė Maqedonisė sė sotme, nė Prilep, Strugė dhe Ohėr, tė cilat ranė nėn sundimin e tij nė vitin 1934. Mė pas, nė vitin 1343, Dushani pushtoi Krujėn. Tre vjet mė vonė, nė vitin 1346, Dushani pushtoi Beratin, ndėrsa njė vit mė vonė, nė vitin 1347, ai pushtoi pothuajse gjithė Epirin dhe Thesalinė, pas njė rezistence anemike tė shqiptarėve, tashmė tė rrėnuar nga luftėrat e njėkohshme nė tė gjitha frontet dhe tė imponuara nga armiq tė fuqishėm.
Pasi Dushani pushtoi Epirin dhe Thesalinė, duke shfrytėzuar urrejtjen e shqiptarėve ndaj grekėve dhe Andronikut III (tė cilėt patėn bėrė krime tė rėnda kundėr tyre), mbreti serb, me anė tė premtimeve tė mėdha rekrutoi nė ushtrinė e tij aq shumė shqiptarė, saqė ato pėrbėnin pothuajse 3/4 e saj.
Nė librin "Historia e serbėve", botuar nė vitin 1922, historiani ēek Kostandin Jireēek, shkruan: "Shqiptarėt, tė mbushur me urrejtje armiqėsore ndaj grekėve, qė nga koha e masakrave tė tyre nėn udhėheqjen e Andronikut III, u rekrutuan dhe shėrbyen me gėzim nė ushtrinė serbe. Kur u bė perandor nė vitin 1348, Dushani u vetėtitullua "Perandor dhe sovran i serbėve, grekėve, bullgarėve dhe shqiptarėve."
Pėr sundimin e Epirit, Stefan Dushani emėroi si mėkėmbės vėllain pėr babė, despotin Simeon Urosh, territoret e tė cilit kufizoheshin me ato tė administruara nga kunati i tij (vėllai i gruas), despoti Jovan Asen, qė asokohe zotėronte Shqipėrinė e Jugut dhe qė rezidencėn personale e kish ndėrtuar nė Vlorė.
Lidhur me kėtė periudhė, historiani serb Vladimir Ēoroviē, shkruan se: "Dushani, haptazi, i ndihmoi shqiptarėt nė raport me grekėt, duke u dhėnė krerėve tė tyre tituj tė shquar dhe zotėrime tė mėdha."
Nė ushtrinė e vojvodės Preljub, mėkėmbėsit tė Dushanit nė Thesali, kishte njė numėr shumė tė madh shqiptarėsh, madje me poste shumė tė larta. Aq tė rėndėsishėm ishin kėta komandantė, saqė kishin tagėr tė rekrutonin si mercenarė shumė kalorės dhe luftėtarė venedikas e raguzanė.
Nėn pushtetin e perandorit Dushan, shqiptarėt populluan pothuajse gjithė Thesalinė dhe shumė shpejt arritėn deri nė thellėsi tė gadishullit tė Atikės, nė Peloponez.
Ata u shpėrndanė edhe nė disa ishuj tė detit Jon, ēka dėshmohet edhe nga emėrtimet e sotme shqipe tė shumė vendeve tė Greqisė, si: Spata, Koropi, Armiri, fshati athinjot Plaka, madje populluan edhe njė fshat tė quajtur Hrvati, nė Atikė.
Perandori Dushan kishte pėr shqiptarėt njė dobėsi tė veēantė, ēka e dėshmon edhe dokumenti-patentė i lėshuar prej tij nė vitin 1336, nė tė cilin, ndėr tė tjera theksohet: "... tė gjithė shqiptarėt e Tuzit lejohen tė mbajnė kripore dhe pėrjashtohen nga taksat kishtare, pėrveē detyrimit pėr dhėnien e njė sasie kripe pėr kishat pranė kriporeve. Fshatrat e Tuzit tė drejtohen e pėrfaqėsohen nga njė kryeplak, tė cilin ēdo fshat ta zgjedhė vetė."
Nė shkrimet e vjetra tė asaj kohe pėrmenden kryepleq tė tillė si Llesh Tuzi, Pal Bushati, Gjon Bushati dhe Pjetėr Kuēi (njė nga krerėt mė tė pėrmendur tė fisit tė famshėm Kuēi).
Qė nė atė kohė, shqiptarėt lejoheshin dhe ishin tė integruar nė njė sistem tė tyrin tė drejtėsisė, qė pėrfaqėsonte nė vetvete njėfarė organizimi kanunor tė komunitetit, qė ishte pararendės i tė famshmit Kanun i Lekė Dukagjinit.
Dushani i kish pėrjashtuar shqiptarėt nga organizimi i tij kanunor, qė bėhej sipas tė ashtuquajturit Kanuni i Perandorit Stefan Dushani, i cili ndryshonte nga Kanuni i shqiptarėve. Nė thelb, Kanuni i Stefan Dushanit mbronte interesat e feudalėve dhe Kishės Ortodokse, gjatė mosmarrėveshjeve tė tyre me fshatarėt, tė cilėt refuzonin tė paguanin taksat e tė bindeshin dhe shpesh herė rebeloheshin.
Atėkohė, herezia ndaj besimit dhe adhurimit ndaj Zotit, Krishtit dhe apostujve, ishte blasfemia mė e ndėshkueshme nga pushteti dhe njėkohėsisht detyrimi kryesor pėr respektimin e fesė, ēka garantonte pushtetmbajtjen e bekuar nga Kisha Ortodokse.
Qė nė atė kohė, shqiptarėt popullonin nė masė Dalmacinė, Hercegovinėn dhe Bosnjen, ēka e dėshmojnė edhe shumė emra shqip tė fshatrave tė atjeshėm, si: Bari (nga fjala - bar); Burmazi (nga fjala e vjetėr shqipe - njeri i madh, trupmadh); Buna (nga fjala e vjetėr shqipe-nėn ujė); Bukamira (fjala - buka e mirė); Butmir ( nga shqipja e vjetėr - tokė e mirė); Curri (shkėmb, shkrep); Dreteli (fjala shqipe - dredhėl); Kukusi; Murraj; Vuēaj; Otimir; Skoēaj; Vajmezi; Kokona; Korēa; Ibali; Ligati; Gjeēi; Tuēepi; Tulja; Zavala etj..
Emėrtimi i qarkut SEMBERIJA, sipas gjuhėtarėve malazezė Milan Budimir dhe Ivan Popoviē, vjen nga fjala e vjetėr shqipe, SEMBER, qė do tė thotė "kalė pėr mbrehje".
Pėr praninė e dikurshme tė shqiptarėve nė kėto treva, dėshmojnė gjithashtu edhe mbiemrat e dėgjuar si Barzeta; Burmazi; Dodoshi, Dukangjeēi, Gurakuqi; Ibalja; Kalimanoviē; Keēi; Keēanoviē; Kokėza; Lekiē; Mushkinja; Perendija; Preka; Zotoviē; Xhaja; Xhajiēi etj..
Etnologu serb Spiro Kulishiē, pas krahasimit dhe analizės etimologjike tė shumė fjalėve dhe shprehjeve tė serbėve tė Fushė Livanjės, gjeti shumė analogji sintaksore dhe fonetike me fjalėt dhe shprehjet e banorėve tė sotėm tė trevave tė Zetės sė dikurshme, tė cilat, mė pas, linguisti Pavėl Iliē i pėrfshiu dhe i thelloi nė studimin me titull: "Ndikimet latine dhe shqiptare".
Nė njė artikull tė vitit 1978, tė historianit Bogumil Hrabak, thuhet: "Fshatrat hercegovinase dhe ndėrtimet stanore tė blegtorėve, qė para vitit 1330, nė masė tė konsiderueshme, nė sensin etnik, janė padyshim me origjinė shqiptare".
Shumė shkencėtarė dhe studjues serbė, kanė rėnė dakort dhe e kanė pranuar njėzėri se, gjatė shekujve XII-XV, grupe dhe fise shqiptarėsh, kryesisht blegtorė, kanė populluar trevat qė nga Zeta e deri nė Neretvė dhe malėsitė e Matarugės; Mugoshės; Macures; Majnes; Malonshicės; Luzhanit; Krriēit; Burmazit; Zhuroviēit; Miriloviēit etj..
Pas vdekjes sė Stefan Dushanit nė vitin 1355, filluan luftėrat e gjata e tė pėrgjakshme midis sundimtarėve shqiptarė, grekė e serbė. Shumė prej kėtyre despotėve, rekrutuan si mercenarė katalanėt, tatarėt, kumanėt dhe turqit osmanllinj, tė cilėt ishin edhe mė tė shumėtit nė numėr.
Mėkėmbėsi i Stefan Dushanit dhe sundimtari i Epirit, Simeon Uroshi (vėllai pėr babė i Dushanit), nga dėshira pėr t'i rrėmbyer fronin trashėgimtarit tė Dushanit, nipit tė tij njomėzak, tė quajtur Urosh, u vetėshpall: "Perandor i grekėve, serbėve dhe i gjithė Shqipėrisė".
Duke pėrfituar nga sherret e familjes mbretėrore serbe pėr fronin, despoti grek Niqifor II, arriti tė marrė drejtimin e despotatit, tė cilin e mbajti gjatė njė periudhe prej tre vjetėsh, 1356-1359.
Pėr tė fituar dashamirėsinė dhe mbėshtetjen e serbėve, Niqifori II mori pėr grua vejushėn e Stefan Dushanit, Helenėn, dhe, pėr tė qetėsuar e kandisur bashkėshorten e re, pėrzuri gruan e deriatėhershme, Ana Kantakuzenėn, duke e kthyer atė pranė familjes atėrore, nė Peloponez.
Shqiptarėt e adhuronin Anėn fisnike dhe babanė e saj, tė famshmin Jovan Kantakuzenin, jo thjesht pėr gjakun shqiptar, por edhe pėr shkak tė virtyteve tė shkėlqyera.
Ata nuk e falėn poshtėrimin e Ana Kantakuzenit dhe Jovanit plak, ndaj e kėrcėnuan Niqiforin me vdekje, nėse nuk e prishte martesėn me Helenėn dhe nuk rikthente pėrsėri nė Oborr Ana Kantakuzenėn dhe gjithashtu kėrkuan qė asaj t'i rikthehesh kurora mbretėrore dhe tė gjitha tė drejtat qė i takonin si mbretėreshė.
Pasi nuk arriti dot t'i bindė shqiptarėt tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre "tė ekzagjėruara", Niqifori vendosi t'i shkatėrronte ata. Pėr kėtė ai menjėherė rekrutoi dhe pagoi me shuma tė mėdha ari mercenarėt turq, tė cilėve u kėrkoi t'i masakronin tė gjithė shqiptarėt.
Sikundėr shkruan Kostandin Jireēeku: "Fiset shqiptare dhe luftėtarėt e tyre tė shkathėt e trima, e vranė Niqiforin nė vitin 1358, kurse stratiotėt e tij grekė dhe mercenarėt turq i masakruan, duke u prerė kėmbė e duar".
Paskėtaj, Simeon Uroshit i mbeti nė zotėrim vetėm Thesalia, tė cilėn ai e sundoi si perandor gjatė periudhės 1359-1371, sepse pothuajse tė gjithė Epirin u detyrua t'ia lėshojė sundimtarėve tė mėdhenj shqiptarė, Pjetėr Lloshit dhe Gjin Bua Shpatės.
Pjetri mori nė zotėrim qytetet e Artės dhe Rogės, ndėrsa Gjini mori nė zotėrim qytetet e Anhelės dhe Angjelokastrės.
vijon
TRADITA
Ndertimi i Gardes shqiptare (3)
Nga Safet Ramolli*
viijon nga numri i kaluar
Mė 15 Qershor 1931, u miratua ligji Pėr organizimin e Avokatisė, si njė tregues sintetik i shkallės sė civilizimit dhe garantimit tė tė Drejtave tė komunitetit.
Nė muajin prill 1932, u miratua Kodi i Ri Tregtar.
Pra, sikurse mund tė gjykohet dhe ēmohet, nė legjislacionin shqiptar u hodhėn bazat pėr integrimin e vendit me dinjitet nė Evropė.
Me pėrparėsi janė gjykuar e trajtuar edhe marėdhėniet me fqinjėt, mbi bazėn e konceptit tė respektimit tė tėrėsisė teritoriale dhe barazisė.
Mė 20 Shkurt 1931, kur Mbreti kishte shkuar nė Vjenė pėr ekzaminim dhe kurim shėndetsor, Ju bė njė atentat. Jeta e Mbretit u kėrcėnua seriozisht, por Ai shpėtoi mrekullisht, pasi truproja personale, Llesh Topallaj, i priti plumbat mbi trupin e tij, duke mbetur kėshtu ndėr tė parėt dėshmorė tė Shėrbimit tė Gardės Mbretnore.
Nė mars tė vitit 1936, Parlamenti Shqiptar miratoi njė ligj qė ka tė bėjė me emancipimin e shoqėrisė shqiptare. Ai vendosi qė gratė tė dalin me veshje, sikundėr nė vendet e tjera tė Evropės. Familja Mbretnore e dha shembullin e para pėr zbatimin e kėtij ligji. Por Mbreti e pati dhėnė shėmbullin e zbatimit tė ligjit edhe nė vitin 1931, kur ktheu mbrapsht dhe nuk pranoi pronėsinė mbi disa ēifligje shtetėrore, qė i ishin dhėnė me ligj.
Nė vitin 1936 pothuajse u pėrvijua plotėsisht fillimi i njė konflikti mbarėbotėror. Historiani i Ballkanit, Xhorxh Kastellan, shprehet krejt qartė kur thotė se ... Italia i filloi veprimet luftarake gjatė LDB me pushtimin e vendit mė tė vogėl ballkanik, Shqipėrisė, tė Premten e Shenjtė tė vitit 1939. Ai pohon se ... midis dy vendeve kishte patur mjaft acarime, tė cilat kėtė vit u shndėrruan nė plagė tė gangrenizuara, e qė nuk mund tė mbylleshin me mjete dhe rrugė diplomatike e politike. Kreu i Shtetit Shqiptar disa herė kishte refuzuar propozimin italian pėr bashkimin doganor, ashtu sikurse disa herė ishte vėnė realisht pėrballė presioneve dhe kėrcėnimeve nga pala italiane, pėrfshi edhe dėrgimin e 22 luftanijeve nė portin e Durrėsit nė vitin 1934, apo acarimin e tejskajshėm tė marrėdhėnieve dypalėshe nė fundvitin 1938..
FORCAT E ARMATOSURA NĖ ECJE PROGRESIVE (19241939)
Kreu i Shtetit Shqiptar, i sapoardhur nė drejtimin e vendit nė fund-dhjetorin e vitit 1924, kishte vizion tė plotė e tė qartė pėr organizimin e Shtetit Shqiptar sipas modelit perėndimor me tė gjitha institucionet, qė ishin tė domosdoshme. Presidenti do ta trajtonte me pėrparėsi, por pa u shpejtuar dhe me siguri, ēėshtjen e riorganizimit tė Forcave tė Armatosura, nė mėnyrė qė ato tė ishin sa mė efiēiente, operative dhe vetėm nė shėrbim tė Atdheut e tė Popullit.
Gjithsesi, Ushtria duhej tė ngėrthente vlerat mė tė mira kombėtare: tė ishte rreptėsisht e disiplinuar; e divorcuar tėrėsisht nga ideologjizmat partiake; e pajisur me virtytet bazė tė racės shqiptare: BESĖ-NDER-BURRĖRI; e pėrkushtuar deri nė vetmohim pėr tė plotėsuar detyrimin ndaj popullit; e kompletuar me mjetet mė moderne tė teknikės; e tė tjera si kėto.
Para sė gjithash, nė krye dilte problemi i vėnies sė veprimtarisė sė Forcave tė Armatosura mbi baza ligjore, vetėm e vetėm nė funksion tė misionit atdhetar, ligjor dhe moral. Duke marrė edhe mendimin e specialistėve tė huaj, por edhe pėrvojėn e grumbulluar, u gjykua se, nevojė emergjente, ishte: pėrcaktimi i qartė i misionit mbarėkombėtar; ndėrtimi i strukturave tė pėrshtatėshme dhe kompletimi i tyre me burime njerėzore, me armatim, teknikė e pajisje tė ndryshme; si dhe aftėsimi profesional i tyre nė funksion tė pėrmbushjes sė misionit tė ngarkuar jo vetėm me profesionalizėm, por edhe me pėrkushtim dhe etikė.
Shteti Modern Shqiptar, i dalė pas Kongresit tė Lushnjės (2028 Janar 1920. SR), zotėronte jo vetėm pėrvojėn e Shqipėrisė por edhe atė tė vendeve tė tjera, pėr organizimin dhe funksionimin e Institucionit Bazė tė Mbrojtjes Kombėtare, pra atė tė Forcave tė Armatosura, apo tė Fuqive Armate, sikurse do tė emėrtoheshin pėr mjaft kohė. Profesionistėt ushtarakė, por edhe analistėt e kėsaj fushe, e pohojnė krejt qartė se, nė Shqipėri nuk ka munguar tradita pėr ngritjen e trupės sė armatosur, bile tė organizuar nė baza fisnore apo krahinore. Ata shprehen se ushtria kishte lindur para ngadhnjimit tė Mbretit Zog I, por trupat e para ... si njė tanėsi e shpartallueme vullnetarėsh, janė tė parėndėsishme, ashtu sikurse janė po kaq tė parėndėsishme caqet e ndryshme, qė ajo ka kaluar prej vitit 1912 e deri nė vitin 1924. ( 1 )
Qeveria e Pėrkohėshme e dalė pas Kuvendit Kombėtar tė Vlorės, pati krijuar njė forcė tė armatosur, tė emėrtuar Xhandarmėri, e tė pėrbėrė prej 4.0005.000 vetė, e cila shėrbeu si njė forcė mbrojtėse ushtarake pėr Qeverinė e Re.
Bernard Fisher pohon se, nė vitin 1920, Qeveria e Sulejman Delvinės kishte nė dispozicion njė numur tė kufizuar forcash ushtarake: 8 batalione xhandarmėrie me 3200 vetė; 3 batalione kėmbėsorie, me 1200 vetė; 1 batalion trupash xheniere, me 600 vetė, tė cilėt komandoheshin nga oficerė italianė, francezė, austro-hungarezė e turq.( 2 )
Por ėshtė po kaq e pranueshme, qė forca tė tjera tė tilla ishin nėn kontrollin e kryetarėve tė fiseve apo tė njerėzve me influencė nė krahina tė ndryshme, tė cilėt, nė ndonjė rast, do tu kundėrviheshin edhe forcave qeveritare.
Mė 7 janar 1925, Ahmet Zogu krijoi njė Kabinet Qeveritar, i cili nė programin pėr mbrojtjen e vendit, parashtroi:
- Suprimimin e Ministrisė sė Luftės
- Shpėrndarjen e ushtrisė dhe ngritjen e njė xhandarmėrie tė fortė
- Ēarmatosjen e popullsisė, si njė detyrė emergjente dhe parėsore
- Ndjekjn e njė politike neutrale me tė gjitha shtetet
- Mbrojtjen me vendosmėri tė Pavarėsisė dhe integritetit tė Shtetit etj.
Ishte shprehje e koncepsionit modern, reflektimi i drejtpėrdrejtė pėr domosdoshmėrinė e depolitizimit tė Forcave tė Armatosura, pohimi qė Kryeministri Shqiptar bėri nė Parlament, se ushtria duhej tė stėrvitej, tė kishte disiplinė dhe nė asnjė mėnyrė tė mos lejohej tė kthehej nė ēerdhe partish politike. Prandaj, ... do tė prishet sistemi i vjetėr e do tė mėkambet sistemi i Milicisė.( 3 )
Pėr tė siguruar dhe garantuar komandim dhe drejtim unik, nė Statutin e Republikės Shqiptare legjitimohej se Kryetari i Republikės ka edhe Komandėn e Pėrgjithėshme tė Fuqive Armate.
Nė janar tė vitit 1925, pėr herė tė parė nė historinė e Shtetit Shqiptar, pėr ushtarakėt u vu nė pėrdorim stimulimi pėrmes dekorimeve: nė fillim dekorata e lartė, e emėrtuar Skanderbeg ; pas dy vjetėsh ajo e Trimėrisė dhe, mė vonė, dekorata Dituria.( 4 )
Nė muajin mars 1925, Zogu paraqiti njė program tė ngjeshur e tė detajuar pėr riorganizimin e plotė tė Forcave Ushtarake. Skema e pėrpunuar me ndihmėn edhe tė dy kėshilltarėve tė huaj: kolonelėve Mirdach dhe Stirling, pėrkatėsisht nga Austria dhe Anglia, parashikonte shkrirjen e plotė tė Ushtrisė sė pėrbėrė nga njė efektiv prej 5000 vetėsh, dhe ngritjen nė vend tė saj tė njė Milicije prej 3000 vetėsh, e cila do tė kishte detyrė kryesore ruajtjen e postave kufitare. Disa analistė tė huaj shprehen se, ky program nuk gjeti zbatim tė plotė asnjėherė. Nė tė kundėrtėn, nė muajin qershor u organizuan nėntė kompani tė tjera, tri prej tė cilave u shpėrndanė nė gusht, ashtu sikurse u muarėn masa pėr krijimin e njė kompanie suplementare sulmi, e cila do tė kompletohej dhe trajtohej edhe financiarisht sikurse xhandarmėria, por gjithsesi ndryshe nga pjesa tjetėr e ushtrisė. ( 5 )
Dhe, pas kėsaj, mund tė arėsyetojmė se, krahas programit nė pėrgjithėsi tė Qeverisė, programi pėr Riorganizimin e Forcave tė Armatosura krijon imazhin e njė Kabineti Qeveritar tė organizuar mirė, tė orientuar nga Perėndimi, por edhe tė deklaruar qartazi pėr tė mbrojtur me ēdo sakrificė dinjitetin kombėtar. Asistenca e huaj, pėrmes profesionistėve tė mirėfilltė ushtarakė, do tu jepte Forcave tė Armatosura fytyrėn origjinale, por edhe tė ngjajshme nga ana profesionale me simotrat perėndimore. Meqėnėse njė Forcė e Armatosur Moderne ka nevojė pėr tė gjitha hallkat e komandimit e tė drejtimit, qysh nė vitin 1926 krijohet Adjutantura e Komandantit tė Pėrgjithshėm, si dhe njė Kompani e Gardės me mision krejt tė qartė, pėr mbrojtjen personale tė Kryetarit tė Republikės si dhe pėr qėllime reprezentative ( 6 )
Por nuk ka sesi tė mos tėrheqė vėmėndjen edhe fakti qė Kreu i Shtetit do tė pėrqėndronte nė duart e veta edhe komandimin ushtarak; ashtu sikurse ēėshtjen e Sigurimit e tė Mbrojtjes kombėtare e integroi me vendet fqinje, sidomos me Italinė, tek e cila edhe kishte mbėshtetur shpresa tė besueshme, prandaj edhe nėnėshkroi dy traktate me karakter ushtarak: (Pakti i Miqėsisė dhe i Sigurimit dhe Aleanca Mbrojtėse. SR).
Po tu referohemi biografėve tė Mbretit Zog, rezulton se Ai ka qėnė mjaft i kujdesshėm nė problemin e lidhjes e tė bashkėpunimit me vendet fqinje, apo edhe me tė tjerat. Kėshtu, nė vitin 1926, ministri fuqiplotė italian nė Tiranė, i premton Atij mjaft oferta joshėse, nė kėmbim tė miratimit tė tė drejtave italiane nė Shqipėri. (Ėshtė fjala qė Ai tė pranonte vėnien nėn inspektimin italian tė ushtrisė dhe xhandarmėrisė, si dhe vėnien e krejt Shqipėrisė nėn protektoratin italian, etj.. SR). Por Ai e refuzoi me neveri kėtė ofertė, sepse respektonte parimin e garantimit tė pavarėsisė dhe tė tėrėsisė territoriale, me resurset njerėzore dhe materiale tė vendit tė vet. (7)
Nė vitet qė do tė pasojnė, Forcat e Armatosura do tė merrnin pamje dhe pėrmbajtje mė tė plotė. Ato do tė pajiseshin me bazė ligjore bashkėkohore, me resurse njerėzore mė tė studjuara dhe mė tė pėrshtatshme pėr marrjen mbi shpatulla tė pėrgjegjėsive mė tė mėdha e pėr tė bėrė sakrifica mė tė shumta. Ato do tė stėrviten dhe armatosen sipas standarteve tė simotrave perėndimore, ashtu sikurse do tė trajtohen nė pikėpamje morale, e sidomos materiale e sociale, nė nivele tė krahasueshme me homologet e tyre nė Perėndim.
Mbi kėtė bazė, Kreu i Shtetit Shqiptar, mė 4 tetor 1927, do tė shprehej nė Parlament se, nė pak kohė Ushtria po ecėn nė binarėt e progresit, tė strukturimit bashkėkohor; tė stėrvitjes dhe aftėsimit pėr tė garantuar mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Ajo tashmė ka jo vetėm atė pamje por edhe ato parametra, tė cilat mund tė japin tė drejtėn e gjykimit se, kazerma shqiptare nuk ėshtė vetėm mbrojtja e Kombit por edhe shkolla e atdhedashurisė dhe e disiplinės kombėtare. (8)
Megjithatė, vihej detyrė qė ky potencial i kėnaqshėm mbrojtės, tė mbahet gati nė ēdo kohė dhe nė tė gjithė pėrbėrėsit e tij: pra forca ushtarake tė jetė e organizuar, e komanduar dhe e gatshme tė pėrmbushė detyrat nė ēdo kohė.
Viti 1928 pėrbėn njė pikė kulmore nė historinė e vendit tonė, jo vetėm nė pikėpamje tė ndryshimit tė regjimit shtetėror, por edhe tė gjendjes e tė administrimit tė Forcave tė Armatosura. Deklarimi i Shqipėrisė Mbretėri e cilėsuar: Mbretėri Demokratike Parlamentare dhe e Trashėgueshme, paraqiste interes pozitiv edhe pėr Italinė fqinje, e cila, duke patur njė dorė tė fortė nė drejtimin e Shtetit Shqiptar, garantonte mė mirė pozitat ekonomikofinanciare dhe politikoushtarake nė Shqipėri.
Artikulli 71 i Statutit Themeltar tė Monarkisė Shqiptare, jo vetėm qė e deklaron Mbretin si Kreun mė tė Lartė tė Shtetit, por edhe i jep kompetenca e tė Drejta tė mjaftueshme, pėrfshi edhe atė tė Komandantit mė tė Lartė tė Forcave Ushtarake; ka kompetencė tė ushtrojė tė drejtėn pėr tė shpallur luftė nė rast mbrojtjeje, ndėrsa shpallja e luftės jashtė kushtit tė mbrojtjes dhe lidhja e paqes, bėhen vetėm me miratim tė parlamentit. Po ashtu, Mbreti kishte pushtet tė fortė nė zbatimin e politikės sė caktimit e tė heqjes sė drejtuesve shtetarė e ushtarakė; nė ēėshtjet e vendosjes pėr traktatet politike, ekonomike, e sidomos ato ushtarake me shtetet e tjera, etj.
Kėshtu, asnjė ligj nuk gjente zbatim konkret pa miratimin e Mbretit. (9)
Nė Kapitullin e Pestė tė Statutit, normohet veprimtaria e Forcave tė Armatosura. Kėshtu, si mision i tyre pėrcaktohet mbrojtja e Nderit, e Pavarėsisė, e tėrėsisė teritoriale tė Atdheut dhe e interesave tė larta materiale e morale tė Shtetit.
Njėherėsh pėrcaktohen komponentėt kryesorė tė F.A, tė cilat janė Ushtria Kombėtare dhe Xhandarmėria; komandimi i tyre ėshtė unik dhe janė nėn komandėn dhe urdhėrin absolut tė Mbretit; sejcila prej tyre ka detyra tė pėrcaktuara krejt qartė, etj..
Sikurse mund tė gjykohet, problemet thelbėsore tė Sigurimit e tė Mbrojtjes kombėtare, janė tė normuara me ligj; organizimi, pėrdorimi, komandimi, ēėshtjet sociale tė F.A dhe tė ushtarakėve janė krejtėsisht tė pėrcaktuara qartė dhe pa asnjė ekuivok. Po nė vitin 1928, do tė ketė evenimente tė rėndėsishme pėr F.A. Kėshtu, mė 24 Qershor u muar Ligji i Parė Organik i Ushtrisė dhe i Xhandarmėrisė, si njė bazament pėr organizimin e tyre. Sipas Artikullit 75 tė Statutit tė Republikės, Komanda Eprore e Fuqive Armate ėshtė nėn drejtimin e Kryetarit tė Republikės. Direkt prej Atij varen:
- Komanda e Pėrgjithshme e Fuqive Armate
- Komanda e Pėrgjithshme e Xhandarmėrisė
- Inspektoriati i Pėrgjithshėm i Ushtrisė dhe ai i Xhandarmėrisė
Kėto komanda ndahen nė: Komandė e Vėrtetė, (e mirėfilltė ushtarake. S.R.), dhe Intendanca (logjistika pėrkatėse S.R), tė cilat nė vetvete ishin organizuar nė disa seksione.
Gjėndja e Komandave tė Larta sipas kėtij DekretLigji, ėshtė:
- Komanda e Divizionit Aktiv
- Komanda e Divizionit Rezervė
- Tre Komanda Grupi Kėmbėsorie
- Njė Komandė Artilerie
- Njė Komandė e Trupave tė Xhenios
- Njė Komandė e Marinės, dhe
- Njė Komandė e Gardės (10)
Gjėndja e trupave nė kėtė vit, ėshtė si vijon: nėntė batalione kėmbėsorie me komandė; tre kompani kėmbėsorie; dy kompani mitralozi; njė batalion Garde me katėr kompani dhe njė togė kalorėsish; katėr batalione kufizuesish me komanda; tre kompani kufizuesish (njėra prej tė cilave nė Tiranė. S.R); njė bandė frymore presidenciale; formacioni vullnetar, por kishte edhe formacione tė tjera speciale (artilerie, urahedhėse, ndėrlidhjeje, seksione ambulance, seksione autoblindash e tankesh.)
Ligji Pėr Shėrbimin Ushtarak, i datės 3 shkurt 1928, normonte mėnyrėn e kryerjes sė shėrbimit ushtarak prej shtetasve shqiptarė, brenda limitit kohor 1950 vjeē, ndėrsa nxėnėsit e studentėt bėnin 612 muaj shėrbim dhe pėrgatiteshin si oficerė rezervė. Paraushtarakėt e shkollave civile, i nėnshtroheshin stėrvitjes nga mosha 16-vjeēare e deri nė fillimin e shėrbimit ushtarak, nga 3-muaj rresht dhe me uniformė. Shėrbimi ushtarak aktiv, kryhej nė tetėmbėdhjetė muaj. (11).
Po ashtu, nė ligjet qė cituam mė lart, parashikohej ngritja e njė Drejtorie tė Pėrgjithshme tė Shkollave, e cila do tė kishte synim: pėrgatitjen e nėnoficerėve tė aftė pėr artilerinė, kėmbėsorinė dhe mitralozat. Gjithashtu, do tė organizohej edhe shėrbimi xhenier pėr ndėrtimin e kazermave dhe depove. Shėrbimi ushtarak kishte si objektiv parėsor edhe organizimin e kurseve pėr eleminimin e analfabetizmit.
Kalimi nė Regjimin Monarkik, nė fushėn ushtarake do tė shoqėrohej edhe me parashikimin dhe zbatimin e disa elementėve, tė cilėt synonin nxitjen e veprimtarisė sė ushtarakėve nė sensin pozitiv, por edhe pėr rritjen e besueshmėrisė reciproke: pėr oficerėt u parashikua dhėnie e menjėhershme e njė grade mė tė lartė. Nė vitin 1928, pėr mbajtjen e trupave tė rregullta nė pamje dhe nė gatishmėri pėr tė vepruar, 48,03 % e buxhetit shtetėror konsumohej pėr qėllime ushtarake, nga 45,7 % qė ishte kjo shifėr nė 1925. (12) Por gjithsesi, edhe nė tė ardhmen, shpenzimet pėr problemet e mbrojtjes kombėtare do tė kapnin shifra tė larta. Nė vitet 1931-1932, shpenzimet pėr Fuqitė Armate kapnin shifrėn 50 % tė krejt buxhetit tė shtetit.
Nė funksion tė pėrgatitjes dhe kualifikimit tė kuadrit komandues, mė 26 tetor u hap Shkolla Mbretnore Ushtarake; mė 14 Nėntor krijohet Enti Kombėtar Djelmnija Shqiptare; stėrvitja e paraushtarakėve kryhej normalisht; u planifikua tė hapej njė shkollė pėr aspirantė, me 7 shkallė, etj.. Por edhe mė vonė, vit pas viti, kėto struktura do tė evoluojnė progresivisht krahas dhe bashkė me gjithė Institucionet dhe Organizmat e Shtetit Shqiptar. Gati pėr ēdo vit, u formuluan ligje qė synonin konsolidimin strukturor, si dhe bėrjen e tyre mė efiēiente dhe mė operative. Kėshtu, mė 27 Nėntor 1929, u shpall ligji i ri Mbi organizimin e Fuqive Armate. Sipas kėtij ligji, pėsojnė ndryshime deri edhe nė riemėrtimin e strukturave ushtarake. Komanda e Forcave tė Armatosura riemėrtohet Komanda e Mbrojtjes Kombėtare. Efektivi i Ushtrisė kėtė vit pėrbėhej nga: 450 oficerė; 740 nėnoficerė dhe 9100 ushtarė, ndėrkohė qė njė batalion kėmbėsorie kishte nė organikė: 21 oficerė; 37 nėnoficerė dhe 422 graduatė e ushtarė.(13)
Gjithashtu, ushtria kėtė vit do tė pajisej me rregullore dhe mjaft akte tė tjera normative, tė cilat normonin veprimtarinė e saj; njėherėsh u bė riorganizimi i Rojes Kombėtare tė Kufirit, por ndryshime tė ndjeshme do tė kishte edhe Xhandarmėria, e cila u riorganizua sipas strukturės: batalion, kompani, togė e postė.
Gjatė vitit 1930, nuk rezultojnė ndryshime me peshė nė Ushtrinė Kombėtare, por kėtė vit Flamujtė u ndanė nė: Flamuj Shteti; Flamuj Zyrtarė dhe Flamuj Luftarakė tė Fuqive Armate. Tashmė, Njėsitė Ushtarake kompletohen me Flamurin e tyre Luftarak, si simbol i Trimėrisė, Heroizmit dhe Nderit tė Repartit. Fuqitė Armate do tė pėsonin ndryshime strukturore edhe gjatė vitit 1931. Mė 30 Qershor doli Ligji i Ri Mbi rregullimin e Ushtrisė Kombėtare. Komanda e Mbrojtjes Kombėtare varej nga njė gjeneral, i cili ėshtė pikėrisht Xhemal Aranitasi .(14)
Me Dekret-Ligjin e datės 01 Gusht 1931, formohet Milicija Shqiptare. Gjatė viteve 19321933, Fuqitė Armate pėsojnė ndryshime tė cilat mund ti emėrtojmė cilėsore, pėr vetė faktin se dalin dy ligje mjaft tė rėndėsishėm: mė 19 Qershor del Kodi Penal Ushtarak sipas njė modeli italian, dhe Ligji Mbi Gjėndjen e Oficerave, i cili normonte pozitėn shoqėrore e sociale tė oficerėve gjatė kryerjes sė shėrbimit aktiv e me leje; si bėhej emėrimi i parė i tyre, etj.. Kėtė vit, gjeneral Xhemal Aranitasi, gradohet GjeneralDivizioni.
Nė vitin 1933 u planifikua hapja e njė Kolegji Ushtarak (Collegio Militari. S.R), masė e cila rezulton e parealizuar. Nė vitin pasues do tė dalin edhe dy ligje nė fushėn e Mbrojtjes Kombėtare. Kėshtu, mė 4 Prill 1934 u dekretua ligji: Pėr rregullimin e Ushtrisė Kombėtare, por edhe ligji i ri Pėr Pensionet Civile dhe Ushtarake.(15) Tek i dyti, krejt qartė evidentohet fakti qė ushtarakėt, tė cilėt kanė bėrė 20 vjet punė nė ushtri ose kanė plotėsuar moshėn 50 vjeē, pėrfitojnė njė pension tė pėrmuajshėm nė masėn 80 % tė pagės mujore qė kanė patur kur ata kanė qenė nė marrėdhėnie pune.
Nė vitet 19351936, nė pikpamje ushtarake nuk rezulton ndonjė eveniment i veēantė, por nė pikpamje strukturore batalionet e kėmbėsorisė fuqizohen duke u shtuar nė numėr, nga 380 vetė nė 510. Njėherėsh, gjatė vitit 1936 del Rregullorja e Re e Uniformės. Shteti merr pėrsipėr detyrimin tė mbulojė shpenzimet suplementare tė ushtarakėve pėr kėtė shkak, duke i shpėrblyer ata me 200250 franga ari.(16)
Sipas njė marrėveshjeje midis dy palėve: asaj shqiptare dhe asaj italiane, ushtria shqiptare pėrfitonte ndihma tė konsiderueshme, ashtu sikurse sasia e pėrgjithshme e efektivave ushtarake, nuk do tė kalonte numrin 6675 vetė.
Ndryshime nė Fuqitė Armate u parashikuan tė bėheshin edhe nė vitet 19371938. Mė 24 Mars 1937, do tė kemi njė ProjektLigj tė Ri, i cili ishte nė vijim tė atij tė vitit 1934, me synimin pėr ta pėrmirėsuar atė ndjeshėm. Po ashtu, mė 4 Qershor doli njė ligj tjetėr pėr Rekrutimin dhe Personelin. Por, tashmė, do tė bėhet evident fakti qė pala italiane i shton presionet ndaj Tiranės Zyrtare. Mė 29 Mars 1939, ajo i dėrgon Tiranės njė ultimatum krejt tė drejtpėrdrejtė, pėrmes tė cilit, jo pa cinizėm, kėrkonte: pushtimin e pikave strategjike tė Shqipėrisė; vendosjen e kolonėve italianė nė territoret bregdetare shqiptare, si dhe bashkimin doganor me Italinė.(17)
Populli i kryeqytetit shqiptar dhe i krejt vendit, me transparencė u vu nė dijeni pėr rrezikun e pushtimit. Mė 1 Prill, nė Tiranė fillojnė demonstrimet masive anti-italiane. Vetė Mbreti i Shqiptarėve do tė urdhėronte mobilizimin e pėrgjithshėm dhe evakuimin e popullsisė civile nga Durrėsi-njė e drejtė kushtetuese kjo pėr Kreun e Shtetit Shqiptar, ēka nuk u realizua. Po ashtu, mė 5 Prill, Mbreti iu drejtua edhe faktorėve diplomatikė, tentativė qė rezultoi e pasuksesshme, sepse, nė orėn 05.30 tė datės 07 Prill 1939, Tė Premten e Zezė, sikurse ėshtė konsideruar nga historishkruesit shqiptarė, por edhe nga gjithė populli shqiptar, Durrėsi, Vlora, Shėngjini e Saranda, do tė sulmoheshin njėkohėsisht nga 4050 mijė trupa ushtarake italiane, tė ndihmuara e mbėshtetura edhe nga aeroplanė e anije luftarake.(18)
Nė kėtė mėnyrė, edhe njėherė Shqipėria do tė pushonte sė ekzistuari e pavarur, dhe bashkė me Pavarėsinė do tė eleminoheshin tė gjitha strukturat shtetėrore, pėrfshi edhe ato ushtarake.
Pėr problemin nė fjalė, mund tė arrijmė nė pėrfundimin logjik, i pranuar dhe i pohuar ky edhe nga analistė nė zė tė fushės sė mbrojtjes e tė sigurisė kombėtare, vendas dhe tė huaj, se Mbreti Zog orientoi dhe zbatoi masa konkrete pėr ristrukturimin dhe aftėsimin profesional tė njė force ushtarake tė besueshme, tė sakrificės, tė pėrkushtuar pėr tė pėrmbushur me ēdo kusht misionin juridik, atdhetar e moral, por edhe tė mbėshtetur totalisht e realisht, pėr ti garantuar Ushtrisė dhe Forcave tė Armatosura, mbrojtje ligjore tė sigurtė, mbėshtetje sociale dhe trajtim human nė tė gjithė veprimtarinė e saj.
*Major i Gardes se Republikes
Garda e Republikes ne 75-vjetorin e themelimit te saj, si deshmi e
tradicionit ushtarak te Shtetit, Forcave te Armatosura dhe institucioneve
respektive
SHTETI MODERN SHQIPTAR NE VITET 1920-1939
Nga Major Safet RAMOLLI*
Me 15 Qershor 1931, u miratua ligji āPer organizimin e Avokatiseā,
si nje tregues sintetik i shkalles se civilizimit dhe garantimit te te Drejtave
te komunitetit.
Ne muajin prill 1932, u miratua āKodi i Ri Tregtarā.
Pra, sikurse mund te gjykohet dhe cmohet, ne legjislacionin shqiptar u hodhen
bazat per integrimin e vendit me dinjitet ne Evrope.
Me perparesi jane gjykuar e trajtuar edhe maredheniet me fqinjet, mbi bazen e
konceptit te respektimit te teresise teritoriale dhe barazise.
Me 20 Shkurt 1931, kur Mbreti kishte shkuar ne Vjene per ekzaminim dhe kurim
shendetsor, Ju be nje atentat. Jeta e Mbretit u kercenua seriozisht, por Ai
shpetoi mrekullisht, pasi truproja personale, Llesh Topallaj, i priti plumbat
mbi trupin e tij, duke mbetur keshtu nder te paret deshmore te Sherbimit te
Gardes Mbretnore.
Ne mars te vitit 1936, Parlamenti Shqiptar miratoi nje ligj qe ka te beje me
emancipimin e shoqerise shqiptare. Ai vendosi qe grate te dalin me veshje,
sikunder ne vendet e tjera te Evropes. Familja Mbretnore e dha shembullin e para
per zbatimin e ketij ligji. Por Mbreti e pati dhene shembullin e zbatimit te
ligjit edhe ne vitin 1931, kur ktheu mbrapsht dhe nuk pranoi pronesine mbi disa
cifligje shteterore, qe i ishin dhene me ligj.
Ne vitin 1936 pothuajse u pervijua plotesisht fillimi i nje konflikti
mbareboteror. Historiani i Ballkanit, Xhorxh Kastellan, shprehet krejt qarte kur
thote se ā... Italia i filloi veprimet luftarake gjate LDB me pushtimin e
vendit me te vogel ballkanik, Shqiperise, te Premten e Shenjte te vitit 1939.ā
Ai pohon se ā... midis dy vendeve kishte patur mjaft acarime, te cilat
kete vit u shnderruan ne plage te gangrenizuara, e qe nuk mund te mbylleshin me
mjete dhe rruge diplomatike e politike.ā āKreu i Shtetit Shqiptar
disa here kishte refuzuar propozimin italian per bashkimin doganor, ashtu
sikurse disa here ishte vene realisht perballe presioneve dhe kercenimeve nga
pala italiane, perfshi edhe dergimin e 22 luftanijeve ne portin e Durresit ne
vitin 1934, apo acarimin e tejskajshem te marredhenieve dypaleshe ne fundvitin
1938.ā.
Forcat e armatosura ne ecje progresive (1924-1939)
Kreu i Shtetit Shqiptar, i sapoardhur ne drejtimin e vendit ne fund-dhjetorin e
vitit 1924, kishte vizion te plote e te qarte per organizimin e Shtetit Shqiptar
sipas modelit perendimor me te gjitha institucionet, qe ishin te domosdoshme.
Presidenti do ta trajtonte me perparesi, por pa u shpejtuar dhe me siguri,
ceshtjen e riorganizimit te Forcave te Armatosura, ne menyre qe ato te ishin sa
me eficiente, operative dhe vetem ne sherbim te Atdheut e te Popullit.
Gjithsesi, Ushtria duhej te ngerthente vlerat me te mira kombetare: te ishte
rreptesisht e disiplinuar; e divorcuar teresisht nga ideologjizmat partiake; e
pajisur me virtytet baze te races shqiptare: BESE-NDER-BURRERI; e perkushtuar
deri ne vetmohim per te plotesuar detyrimin ndaj popullit; e kompletuar me
mjetet me moderne te teknikes; e te tjera si keto.
Para se gjithash, ne krye dilte problemi i venies se veprimtarise se Forcave te
Armatosura mbi baza ligjore, vetem e vetem ne funksion te misionit atdhetar,
ligjor dhe moral. Duke marre edhe mendimin e specialisteve te huaj, por edhe
pervojen e grumbulluar, u gjykua se, nevoje emergjente, ishte: percaktimi i
qarte i misionit mbarekombetar; ndertimi i strukturave te pershtateshme dhe
kompletimi i tyre me burime njerezore, me armatim, teknike e pajisje te ndryshme;
si dhe aftesimi profesional i tyre ne funksion te permbushjes se misionit te
ngarkuar jo vetem me profesionalizem, por edhe me perkushtim dhe etike.
Shteti Modern Shqiptar, i dale pas Kongresit te Lushnjes (20ā28 Janar
1920. SR), zoteronte jo vetem pervojen e Shqiperise por edhe ate te vendeve te
tjera, per organizimin dhe funksionimin e Institucionit Baze te Mbrojtjes
Kombetare, pra ate te Forcave te Armatosura, apo te āFuqive Armateā,
sikurse do te emertoheshin per mjaft kohe. Profesionistet ushtarake, por edhe
analistet e kesaj fushe, e pohojne krejt qarte se, ne Shqiperi nuk ka munguar
tradita per ngritjen e trupes se armatosur, bile te organizuar ne baza fisnore
apo krahinore. Ata shprehen se ushtria kishte lindur para ngadhnjimit te Mbretit
Zog I, por trupat e para ā... si nje tanesi e shpartallueme vullnetaresh,
jane te parendesishme, ashtu sikurse jane po kaq te parendesishme caqet e
ndryshme, qe ajo ka kaluar prej vitit 1912 e deri ne vitin 1924ā. ( 1 )
Qeveria e Perkoheshme e dale pas Kuvendit Kombetar te Vlores, pati krijuar nje
force te armatosur, te emertuar āXhandarmeriā, e te perbere prej
4.000ā5.000 vete, e cila sherbeu si nje force mbrojtese ushtarake per
Qeverine e Re.
Bernard Fisher pohon se, ne vitin 1920, Qeveria e Sulejman Delvines kishte ne
dispozicion nje numur te kufizuar forcash ushtarake: 8 batalione xhandarmerie me
3200 vete; 3 batalione kembesorie, me 1200 vete; 1 batalion trupash xheniere, me
600 vete, te cilet komandoheshin nga oficere italiane, franceze,
austro-hungareze e turq.( 2 )
Por eshte po kaq e pranueshme, qe forca te tjera te tilla ishin nen kontrollin e
kryetareve te fiseve apo te njerezve me influence ne krahina te ndryshme, te
cilet, ne ndonje rast, do tāu kunderviheshin edhe forcave qeveritare.
Me 7 janar 1925, Ahmet Zogu krijoi nje Kabinet Qeveritar, i cili ne programin
per mbrojtjen e vendit, parashtroi:
- Suprimimin e Ministrise se Luftes
- Shperndarjen e ushtrise dhe ngritjen e nje xhandarmerie te forte
- Carmatosjen e popullsise, si nje detyre emergjente dhe paresore
- Ndjekjn e nje politike neutrale me te gjitha shtetet
- Mbrojtjen me vendosmeri te Pavaresise dhe integritetit te Shtetit etj.
Ishte shprehje e koncepsionit modern, reflektimi i drejtperdrejte per
domosdoshmerine e depolitizimit te Forcave te Armatosura, pohimi qe Kryeministri
Shqiptar beri ne Parlament, se āushtria duhej te stervitej, te kishte
disipline dhe ne asnje menyre te mos lejohej te kthehej ne cerdhe partish
politike.ā Prandaj, ā... do te prishet sistemi i vjeter e do te
mekambet sistemi i Miliciseā.( 3 )
Per te siguruar dhe garantuar komandim dhe drejtim unik, ne Statutin e
Republikes Shqiptare legjitimohej se āKryetari i Republikes ka edhe
Komanden e Pergjitheshme te Fuqive Armate.ā
Ne janar te vitit 1925, per here te pare ne historine e Shtetit Shqiptar, per
ushtaraket u vu ne perdorim stimulimi permes dekorimeve: ne fillim dekorata e
larte, e emertuar āSkanderbeg ā; pas dy vjetesh ajo ā e
Trimeriseā dhe, me vone, dekorata ā Dituriaā.( 4 )
Ne muajin mars 1925, Zogu paraqiti nje program te ngjeshur e te detajuar per
riorganizimin e plote te Forcave Ushtarake. Skema e perpunuar me ndihmen edhe te
dy keshilltareve te huaj: koloneleve Mirdach dhe Stirling, perkatesisht nga
Austria dhe Anglia, parashikonte shkrirjen e plote te Ushtrise se perbere nga
nje efektiv prej 5000 vetesh, dhe ngritjen ne vend te saj te nje Milicije prej
3000 vetesh, e cila do te kishte detyre kryesore ruajtjen e postave kufitare.
Disa analiste te huaj shprehen se, āky program nuk gjeti zbatim te plote
asnjehere.ā Ne te kunderten, ne muajin qershor u organizuan nente kompani
te tjera, tri prej te cilave u shperndane ne gusht, ashtu sikurse u muaren masa
per krijimin e nje kompanie suplementare sulmi, e cila do te kompletohej dhe
trajtohej edhe financiarisht sikurse xhandarmeria, por gjithsesi ndryshe nga
pjesa tjeter e ushtrise. ( 5 )
Dhe, pas kesaj, mund te aresyetojme se, krahas programit ne pergjithesi te
Qeverise, programi per Riorganizimin e Forcave te Armatosura krijon imazhin e
nje Kabineti Qeveritar te organizuar mire, te orientuar nga Perendimi, por edhe
te deklaruar qartazi per te mbrojtur me cdo sakrifice dinjitetin kombetar.
Asistenca e huaj, permes profesionisteve te mirefillte ushtarake, do tāu
jepte Forcave te Armatosura fytyren origjinale, por edhe te ngjajshme nga ana
profesionale me simotrat perendimore. Meqenese nje Force e Armatosur Moderne ka
nevoje per te gjitha hallkat e komandimit e te drejtimit, qysh ne vitin 1926
krijohet Adjutantura e Komandantit te Pergjithshem, si dhe nje Kompani e Gardes
me mision krejt te qarte, per mbrojtjen personale te Kryetarit te Republikes si
dhe per qellime reprezentative ( 6 )
Vijon numrin e ardhshem
*Major i Gardes se Republikes
(Shenim i Redaksise)
Me 25 Qershor te vitit 1928, largpamesia e lidershipit politik shqiptar dhe
personalisht e Presidentit te Republikes, Ahmet Zogut, u sendertua ne krijimin e
Gardes se Republikes se Shqiperise, e quajtur me pas "Garda Mbreterore".
Krijimi i kesaj Arme tejet te rendesishme, nuk synonte thjesht ruajtjen e jetes
se personaliteteve te kohes nga terrorizmi individual apo aksionet terroriste
kolektive, qe shfaqeshin ne trajtat e rebelimeve apo kryengritjeve kunder
regjimit te kohes dhe sistemit ekonomiko-shoqeror te konsakruar me votat e
shenjta te popullit. Qellimi kryesor i krjimit te saj, ishte pergatitja e
berthames se pare te forcave speciale ushtarake shqiptare, te afta per te
perballuar detyrat me te rendesishme luftarake, ne kushtet e nje buxheti tejet
modest. Kjo arme e rendesishme, e cila trashegohet edhe sot, e quajtur Garda e
Republikes, misheron vizionin e arkitektit dhe krijuesit te Saj, Presidentit
Ahmet Zogu, me pas Mbreti Zog I.
Me 25 Qershor te ketij viti, mbushen plot 75-vjet nga krijimi i kesaj Arme te
dashur dhe njekohesisht njeres nga me te rendesishmet e Forcave tona te
Armatosura.
Keshtu, pavaresisht nga dallimet ne vizione e qellime, qeverisjet qe erdhen me
pas nuk mundeshin vecse te trashegonin konceptet dhe traditen e meparshme, te
trupezuara ne ashtin e kesaj Arme te rendesishme.
___________
1 Qershor 2003, Nr.20(536)
___________
Reformimi
i Kodit zgjedhor dhe demokratizimi i procesit te zgjedhjeve, jane ceshtje jetike
PLL: PROCESI ZGJEDHOR PO RREZIKOHET
Legalistet nuk do te lejojne
realizimin e skenareve te parapergatitura, qe mund te shkaterrojne perfundimisht
proceset e ardhshme zgjedhore. Opozita
duhet te bashkohet dhe te kundershtoje aventuren zgjedhore, ndryshe do te jete
vone
Njoftim per lexuesit
Faqet qe jane bosh, do te plotesohen ne te ardhmen.
U kerkojme ndjese lexuesve per cilesine e dobet te faqeve, por shpresojme qe
edhe me ndihmen e tyre, ne te ardhmen t'i permiresojme ndjeshem keto faqe.
JA PERSE ADRESA E VJETER E GAZETES NUK PUBLIKOHET ME?!
Adresa e vjeter e gazetes WWW.ATDHEU.8K.COM mbahet peng padrejtesisht nga
ish-kryeredaktori i gazetes Edi Deliu, i cili nuk jep pasuordin e faqes.
Per kete
shkak kemi hapur kete faqe te re te gazetes ne internet.
Arsyeja qe Edi Deliu nuk e jep pasuordin eshte banale, pasi ai pretendon se ka
ngaterruar pasuordin.
Le te shpresojme se atij do t'i vijne mendte e do te ktheje pasuordin e faqes se
internetit dhe te e-mail-it te Partise se Legalitetit
Kryeredaktori i meparshem i gazetes Atdheu, nese nuk jep paswordet e faqes se
internetit dhe te e-mail-it, do te procedohet penalisht ne gjykate
Kjo
faqe u pergatit nga NERITAN KOLGJINI
Pėrtej etikės parlamentare
Nga Ekrem Spahiu
Tensionimi i panevojshėm i gjendjes sė nderė nė seancėn e fundit tė
Kuvendit dhe largimi im nga punimet e tij, ishin risia kuptimplotė qė dėshmonte
nervozizmin e maxhorancės pas dajakut policor qė vloi nė sheshet e
kryeqytetit mbi shpinat e Ish tė Pėrndjekurve Politikė. Qė tė mbijetuarit e
shtresės sė cilės i pėrkas, po demonstronin nė mėnyrė paqėsore pėr tė
drejtat e tyre tė shenjta, nuk guxon ta mohojė askush, qoftė edhe ata qė mė
pėrzunė nga Kuvendi, duke thirrur me shpejtėsi nė ndihmė rojet, qė mezi
arritėn tė reagojnė pas alarmit.
Pezullimi im i urdhėruar nga lart, qėndrimi refraktar i maxhorancės dhe
personalisht i Kryetarit tė Kuvendit, pėr tė mos lejuar as reagimin e ligjshėm
tė deputetėve tė opozitės, veēse mė dhanė njė mundėsi mė shumė pėr tė
dėshmuar se jam nė anėn e sė drejtės dhe viktimave tė mohimit tė saj nė
diktaturė dhe demokraci, Ish tė Pėrndjekurve dhe tė Burgosurve Politikė.
Nervozizmi i skajshėm dhe logjika e errėsuar e urdhėrdhėnėsve tė dajakut nėpėr
sheshe dhe gojėmbylljes nė sallėn e Kuvendit, e mė pas tė pezullimit, ishin
dhe mbetėn shėnjimi i qėllimshėm pėr tė mė ndėshkuar publikisht pėr
bindjet e mia dhe pėrkatėsinė politike, tė deklaruara botėrisht.
Jam i vetmi deputet i Kuvendit qė akoma mbart mbi shpinė edhe imunitetin
edhe procedimin penal pėr njė ēeshtje qė nuk po duan ta mbyllin, edhe pse ka
sjellė diskretitimin publik tė ideatorėve tė kėsaj montature tė pėshtirė
politike.
Identifikimi i pėrsėritur i Ekrem Spahiut si politikan qė duhet ndėshkuar
e bėrė shembull, jo vetėm qė nuk mė shqetėson, por tashmė ėshtė shėndrruar
nė njė cikatricė-dėshmi e matrikullimit tim tė paragjykuar prej atyre qė
janė tė bindur se nuk do tė kandisem e tė heq dorė nga bindjet dhe shtresa
sė cilės i pėrkas.
Tė gjithė keqdashėsve, tė cilėve jam i bindur se u jam bėrė fiksacion,
u uroj gjumė tė qetė dhe i falenderoj pėr komplimentimin e vazhdueshėm qė
mė blatojnė duke mė kujtuar shtresėn nga vij dhe tė cilėn e pėrfaqėsoj
politikisht, me dinjitet dhe ndershmėri. Ky komplimentim permanent, natyrisht qė
i adresohet edhe Kauzės qė mbroj dhe partisė qė pėrfaqėsoj. E ēdo tė dėshironte
mė shumė njė politikan i origjinės time!!!
Uroj qė tė mbetem nė mendjet dhe kujtesėn e tyre i tillė, siē jam, i
shenjuar dhe i matrikulluar nga ata qė, me kritere ideologjike e klasore, kanė
caktuar dy anėt e barrikadės nė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare, duke
harruar se kėshtu po thellojnė hendekun qė nesėr mund tė bėhet varri ynė
i pėrbashkėt.
PARLAMENTI
Socialistet zhvillojne nje seance shpifjesh zyrtare ne
Kuvendin e Shqiperise
Luan Rama: Dajaku qe u dhame ish te burgosurve ishte i ligjshem
TIRANE - Ne seancen plenare te zhvilluar diten e enjte (dt.29 maj) ne Kuvendin e
Shqiperise, nje pjese e deputeteve te PS-se kane mohuar dhunen e dajakun e dhene
ish te burgosurve disa dite me pare, duke thene se ndaj tyre s'eshte ushtruar
kurrfare dhune. Socialistet kane pranuar vetem nje nderhyrje te
"forte" ndaj protestuesve, por pa perdorur dhunen sipas tyre. Ne nje
seace interpelance me ministrin e Rendit Luan Rama, deputetet e opozites kane
kerkuar shpjegime te hollesishme mbi aktet brutale te ushtruar ndaj ish te
burgosurve ne proteste, ndersa ministri Rama ka mohuar gjithcka duke thene se
nuk ka pasur ushtrim dhune, por vetem eshte perdorur ligji per shpernarjen me
force te grumbullimeve. Pyetjes se deputeteve se perse ne trupen e policise merrnin
pjese edhe policet "speciale" me maska dhe me skafandra, ministri Rama
nuk iu pergjigj. Deputeti i PD-se Dajci tha se keto trupa nuk jane ne varesi te
ministrit te Rendit, por te Kryeministrit Nano dhe prandaj ne mendojme se autori
kryesor i dhunes se ushtruar ndaj te burgosurve eshte kryeministri Nano. Keto
argumente te opozites ministri Rama i ka hedhur poshte duke perseritur se "Ndaj
askujt nuk eshte ushtruar dhune. Eshte dhene urdher vetem per shperndarjen me
force te protestuesve" deklarate qe nga nxitur kryetarin e PLL E.Spahiu dhe
kryetarin e Ballit Kombetar Sh.Roqi te reagojne ashper dhe ta akuzojne Ramen si
genjeshtar e mashtrues. Z.Roqi tha se ne grupin e protestuesve qe jane
keqtrajtuar nga policia ka qene edhe deputeti tjeter i Ballit z.Uran Metko dhe
protesten e ka pare gjithe bota, pasi eshte transmetuar menjehere ne te gjitha
televizonet e vendit. Me pas z.Roqi, duke pare paturpesine e ministrit qe
kembengulte se nuk eshte ushtruar dhune, e ka cilesuar ate nje "macok"
i cili duhet te jape doreheqje. Kjo ka acaruar gjakrat ne salle dhe ka pasur
replika nga te gjitha krahet. Perpjekjes se ministrit Rama per te mohuar ne nje
seance plenare nje ngjarje te ndodhur vetem dy me pare, i eshte kundervene
ashper kryetari i PLL E.Spahiu i cili i ka kerkuar drejtuesit te seances
z.Pellumbi qe te lejoje deputetin e Ballit z.Roqi te flase deri ne fund. Por pas
shkeljes se rregullores nga z.Pellumbi z.Spahiu ka reaguar ashper duke e quajtur
drejtuesin e seances nje bashkefajtor me Ramen ne dhunen e ushtruar ndaj ish te
perndjekurve. Spahiu e ka cilesuar Pellumbin nje "plak" qe i kane
rrjedhur trute e "provokator" qe nuk e kupton se cfare vendimesh jep e
merr. Me pas z.Spahiu ka kerkuar doreheqjen e ministrit Rama duke thene se ai
"macoku" duhet te jape doreheqje.
Keto batuta kane nxitur reagimin e Pellumbit, i cili ka tentuar ta pezulloje
Spahiun nga seanca duke marre nje vendim absurd per perjashtim nga parlamenti
per nje afat dyjavor. Kjo ka shkaktuar nje acarim edhe me te madh, por ne fund
pas nje nderprerjeje te seances per rreth nje ore, dhe nje bisede me grupin e
deputeteve legaliste, eshte konkluduar qe kjo mase "ndeshkimore" ndaj
Spahiut te reduktohej vetem ne pezullimin nga seanca qe ishte duke u zhvilluar.
N.Kolgjini
Deklaratat kryesore pas seances
Ekrem Spahia:
"Te mos pranosh dhunen e perdorur ndaj ish-te perndjekurve, eshte nje
papergjegjshmeri e madhe, nga ana e ministrit. Ndaj une do ta cilesoja si
pergjegjesin kryesor qe shkaktoi nje situate te tille. Para nje deklarate te
tille mashtrimi, askush nuk do te qendronte indiferent. Por njerez si ai
mashtrimin e kane ne maje te gjuhes, duke e perdorur si nje strategji te punes
dhe mbrojtjes se tyre".
Uran Metko:
"Policia ushtroi dhune me friken se protestuesit do te kalonin me protesten
e tyre perpara Trupit Diplomatik, ambasadave dhe perballe Parlamentit. Vetem nje
minister Rendi kaq i papergjegjshem si Luan Rama mund te mohoje perdorimin e
dhunes ndaj ish-te burgosurve politike te kohes se diktatures komuniste. Jam i
bindur se ky ishte nje skenar i pergatitur mire nga ministri i Rendit. Oficeret
dhe policet me kane njohur shume mire, pasi vete u kam bere te ditur qe jam
deputet, qe ne momentin e pare te perballjes me ta".
Gjithe batutat qe ndezen sherrin
Luan Rama:
"Nuk eshte perdorur dhune mbi protestuesit. Nuk e keqkuptoj nervozizmin e
zotit Rroqi, por dhune nuk ka patur dhe per kete nuk eshte bere asnje denoncim
ne prokurori per te deshmuar perdorim te dhunes te punonjesve te policise".
Roqi - Rames:
A ke turp, a s'ke turp more! Po cfare flet more? (Pas deklarimit te Rames se nuk eshte perdorur dhune
mbi protestuesit).
Roqi - socialisteve: Eshte ne nderin tuaj qe t'i thoni atij macokut (per Luan
Ramen), qe te jape doreheqjen, pasi goditet nje deputet dhe kjo eshte e
pafalshme.
Pellumbi nderhyn: Zoti Roqi, ju lutem mos ofendoni!
Roqi: Por ai me provokoi ne menyren me te paturpshme para syve te mi.
Rama: Zoti Roqi, forcat e policise nuk e njohen Uran Metkon pasi ai nuk ka dale
ne televizor...
Roqi-Pellumbit:
Une ju kerkova fjalen, pasi m'u permend emri nga macok Rama, se luan nuk eshte.
Respektoni rregullat e parlamentit dhe mos lejoni mashtrues ordiner si Rama, qe
eshte nje rrugac qe ju e mbani si minister. Eshte ne nderin tuaj te kerkoni
doreheqjen e tij. Denohet Spahia sepse denon nje mashtrues.
Braho-Roqit:
Nuk i takon Rames krahasimi si macok, se macoku ka mjeker dhe mustaqe.
Nard Ndoka:
Meriton edhe me shume epitete.
N.K.
Konference shtypi e
kryetarit te PLL z.Ekrem Spahiu
Spahiu: Te ndalet votevjedhja ne zgjedhjet e ardhshme
Diten e Merkure
ne oren 11.00, ne nje nga sallat e Selise se Kuvendit te Shqiperise, kryetari i
PLL-se, z. Spahiu, dha nje konference per shtyp ne te cilen deklaroi qendrimet e
fundit te PLL-se, para gazetareve te shumte. Ne
prononcimin e tij per mediat, z. Spahiu akuzoi ashper mazhorancen ne pushtet per
pergatitjen ne fshehtesi te nje skenari qe do te shkaterronte perfundimisht
Kodin zgjedhor, ne funksion te nje votevjedhjeje te ardhshme dhe sigurimi te
vazhdimesise se pushtetit te pamerituar.
Gjithashtu, ne deklaraten e tij, z. Spahiu i beri thirrje forces me te madhe
politike te koalicionit "Bashkimi per Fitore" dhe personalisht
kryetarit te PD, z. Berisha, qe te mos behen pale ne kete aventure te rrezikshme,
por te bashkohen me zerin e opozites dhe te unifikojne qendrimet e ardhshme
lidhur me Reformen zgjedhore dhe Kodin zgjedhor, si garanci per zgjedhje te lira
dhe te ndershme.
Z. Spahiu atakoi ashper kryetarin e Kuvendit te Shqiperise dhe skenaristet e
mazhorances per fshehtesine me te cilen po pergatisin te fusin per miratim ne
Kuvend projekt-ligjin per zgjedhjet, cka do te ishte venie para faktit te kryer
e forcave te tjera politike qe do te demtoheshin rende nga pabarazia dhe
mundesite e spekullimit, ne rast te miratimit te ketij ligji.
Kryetari i PLL-se beri te qarte se partia qe ai drejton, megjithese aktualisht i
ka ngrire kontaktet me partite e tjera te interesuara per reforme te vertete
zgjedhore, ne te ardhmen do t'i intensifikoje kontaktet dhe marredheniet
institucionale me to, per te unifikuar qendrimet ne luften kunder manipulimeve
dhe sabotimit te Reformes zgjedhore.
Deklarate
Ka 12 vjet qe kemi nderruar sistem dhe jetojme ne nje shoqeri pluraliste, por
demokracia ne Shqiperi eshte shume e brishte. Per rrjedhoje, institucionet jane
te dobeta dhe tranzicioni vetem sa zgjatet. Gjithashtu, nuk eshte e veshtire te
dalesh ne konkluzionin se mosrespektimi dhe cenimi i votes se lire, eshte shkaku
kryesor i kesaj qe po vuan shoqeria dhe shteti shqiptar.
Sic jeni vene ne dijeni, ne kalendarin 2-javor (26 maj-5 qershor 2003) te
punimeve te Kuvendit, eshte vene projektligji Ā«Per disa shtesa dhe ndryshime
ne ligjin nr. 8609, dt.08.05.2000 "Kodi Zgjedhor i Republikes se Shqiperise",
ndryshuar me ligjin nr. 8780, dt.30.05.2001Ā».
Sipas kalendarit, P/ligji do te shqyrtohej vetem ne Komisionin e Ligjeve ne
datat 27 dhe 28 maj, dhe do te kalonte ne seance plenare per miratim me daten 29
maj 2003, ne nje kohe qe P/ligji nuk u ishte shperndare deputeteve, e aq me
teper kryetareve te grupeve parlamentare, qe jane anetare te Byrose se Kuvendit.
Ketu fillon cudia dhe dyshimi me i madh. Si ka mundesi qe P/ligji me i
rendesishem i Kuvendit te kaloje ne kete forme, duke shkelur te gjitha
procedurat parlamentare?!
Duke u nisur nga kjo qe thame, Partia "Levizja Legalitetit" i ben
thirrje kryetarit te Kuvendit, zotit Servet Pellumbi, qe te veje ne dispozicion
te deputeteve, sa me shpejt, P/ligjin per Kodin Zgjedhor, qe eshte nder ligjet
me te rendesishme te Kuvendit dhe ka te beje direkt me proceset e ardhshme
zgjedhore, qe jane jetike per shqiptaret dhe Shqiperine.
P/ligji duhet t'i nenshtrohet nje debati dhe shqyrtimi te gjere ne te gjitha
komisionet dhe grupet parlamentare per cdo kapitull, nen, paragraf, rresht,
fjale, pike dhe presje.
Partia "Levizja Legalitetit" i ben thirrje maxhorances aktuale te
socialisteve, qe te mos perdore shumicen e kartonave ne Kuvend per te kaluar nje
projekt-ligj qe eshte ne dem te pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi.
Partia "Levizja Legalitetit" i ben thirrje PD-se dhe zotit Sali
Berisha, si rithemelues te pluralizmit ne Shqiperi, qe te mos behen pale, por
t'i kundervihen skenarit te Partise Socialiste.
Aktualisht, Partia "Levizja Legalitetit" ka ngrire bisedimet me
partite opozitare per zgjedhjet e ardhshme te pushtetit lokal, por eshte e
angazhuar totalisht, ne baze dhe ne takime bilaterale me partite parlamentare,
per realizimin dhe zbatimin e Reformes zgjedhore.
Sic jeni ne dijeni, PLL keto dite do te organizoje nje tryeze te perbashket me
partite parlamentare, per te unifikuar qendrimet e tyre per Kodin Zgjedhor.
Spahiu-Roqi: Qeveria te zgjidhe kerkesat e Ish te Perndjekurve Politike
Diten e enjte, ne oren 11.00, ne nje nga sallat e Hotel "Dajti", dy
partite e tradites nacionaliste historike, Partia "Levizja Legalitetit"
dhe Partia "Balli Kombetar", dhane nje konference te perbashket per
shtyp, ne te cilen, me ane te nje deklarate proteste, denuan ashper dhunen e
ushtruar nga Policia e Shtetit ndaj Ish te Denuarve dhe te Perndjekurve politike,
gjate protestes se tyre paqesore. Kryetari i PLL, zoti Spahiu dhe Kryetari i PBK,
zoti Rroqi, ne kete konference u bene zedhenes te indinjates se thelle e te
natyrshme te te gjithe qytetareve te ndershem, si reagim moral ndaj dhunes
barbare te ushtruar ne menyre te perseritur mbi ata te cilet mund te konsidrohen
me te drejte si Karta morale e shqiptareve.
Te dy kryetaret e partive respektive, qe jane njekohesisht edhe deputete te
Kuvendit, kerkuan nga qeveria qe te ndaloje dhunen, te gjeje dhe te ndeshkoje
shkaktaret, si dhe te ulet menjehere me perfaqesuesit e shoqatave te te
Pendjekurve, per te degjuar kerkesat e tyre te drejta dhe per te mare te gjitha
masat per krijimin e nje kuadri ligjor te domosdoshem si dhe fondeve per
kompensimin e punes se tyre te papaguar gjate diktatures, cka do ta fuste kete
problem madhor ne rrugen e zgjidhjes. Zoti Spahiu dhe zoti Rroqi, i kujtuan
kryeministrit Nano se nuk do ta kete te lehte te dhunoje pafundesisht martiret e
burgjeve dhe viktimat e tiranise komuniste, duke i masakruar diten per diell, me
ane te segmenteve kriminale me uniforme. Sipas tyre, Ish te Perndjekurit dhe
pasardhesit e kesaj shtrese te pervuajtur e therorizuar per demokraci, po
tregohen tejet te duruar por nuk mund te tolerojne pafundesisht perdhunimin dhe
talljen me kerkesat e tyre te drejta, ndryshe zhvillimet mund te marrin drejtime
dhe permasa te paparishikuara dhe pasojat do te duhet t'i perballe qeveria dhe
pseudomaxhoranca ne pushtet. Me pas dy lideret iu pergjigjen
pyetjeve te gazetareve te shumte, te cilet e percollen me mjaft korrektesi kete
konference shtypi.
Deklarate
Partia "Levzja Legalitetit" dhe Partia "Balli Kombetar", te
shqetesuara per dhunen e pashembullt, qe bandite me uniforma policie ushtruan
ndaj Ish te Perndjekurve Politike ne protestat e tyre te drejta e paqesore,
deklarojne se:
- Do te mbeshtesin me te gjitha mjetet protestat dhe kerkesat e Ish te
Burgosurve te Ndergjegjes, deri ne realizimin e plote te tyre.
- Partia "Levizja Legalitetit" dhe Partia "Balli Kombetar",
hedhin poshte me neveri deklaratat e papergjegjshme te ministrit te Rendit Luan
Rama, se "... protesta ka qene e paligjshme dhe nuk eshte ushtruar dhune
ndaj protestuesve." Ne disponojme kaseta ku deshmohet se jane masakruar ne
menyre kriminale heronjte e burgjeve, ata qe nuk iu nenshtruan diktatures dhe
mbajten gjalle frymen e lirise, qe sot po e mjel Luan Rama dhe skota e
sigurimsave te tij.
- Ne denojme dhunen e ushtruar ndaj deputetit Uran Metko dhe shoqerimin e tij ne
Polici e konsiderojme si kalimin e pragut qe ndan demokracine nga diktatura.
Partia "Levizja Legalitetit" dhe Partia "Balli Kombetar", i
bejne thirrje kryeministrit Fatos Nano, qe te ndalet ketu sa s'eshte vone, qe te
marre persiper Faturen ligjore per Ish te Burgosurit e Ndergjegjes, sic mori
persiper faturen e krimineleve Aranit Cela, Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha.
Partia "Levizja Legalitetit" dhe Partia "Balli Kombetar",
deklarojne se do te behen iniciatore per unifikimin e qendrimit dhe mbeshtetjes
se te gjithe opozites per Ish te Burgosurit Politike.
Partia "Levizja Legalitetit" dhe Partia "Balli Kombetar", i
bejne thirrje gjithe opinionit publik, qe te mbeshtese pa rezerva protestat e
atyre qe ky shtet u ka marre gjithcka: Rinine, jeten, dashurine, familjen, dhe
nuk po u jep gje tjeter vec dhunes.
Dhuna e ketyre diteve i tregoi opinionit shqiptar dhe atij nderkombetar, se
klika ne pushtet po nderton nje demokrature te krimit me pinjollet e komunizmit.
AKTIVITETE
PARTIAKE
TIRANA
& KURBINI
AKTIVITETE
Nendega Dajt drejt strukturimit dhe pergatitjes per fushaten zgjedhore
Me daten 21 maj 2003, ne mbledhjen per krijimin e Nendeges Dajt, pervec
anetareve dhe simpatizanteve te rinj te kesaj nendege, moren pjese edhe
perfaqesues nga Kryesia e PLL ne qender dhe konkretisht nenkryetari i PLL, zoti
Murat Basha dhe nenkryetari i Deges se PLL Tirane, zoti Hamit Kurti, si dhe
anetari veteran i Deges se Tiranes dhe PLL ne Shqiperi, zoti Akil Basha.
Gjithashtu, te pranishem ne kete mbledhje ishin edhe anetari i kryesise se Deges
se Tiranes, zoti Fiqiri Spahiu.
Mbledhjen e hapi zoti Abdulla Fejza, i cili beri edhe prezantimin e kryetareve
te grupseksioneve te reja. Me pas e mori fjalen zoti Hamit Kurti, i cili pasi
dha udhezimet e duhura per punen e kesaj nendege te re, ne emer te kryesise se
Deges se Tiranes u uroi suksese drejtuesve te saj dhe u kerkoi angazhim maksimal
per te qene ne krye te puneve per kurorezimin me sukses te kesaj fushate
zgjedhore.
Me pas e mori fjalen nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha, i cili beri nje
ekspoze te situates politike ne Shqiperi dhe te gjendjes e nivelit te realizmit
te objektivave korente e zgjedhore te partise ne te gjithe vendin, konform
synimeve politiko-elektorale te aferta, qe lidhen me afirmimin e PLL si force
politike historike dhe bashkekohore, ne spektrin e Djathte te politikes
shqiptare, sidomos ne raport me pushtetin vendor, qe eshte sinteza e demokracise
qeverisese, demokraci e popullit, per popullin dhe prane popullit.
Fjala e zotit Basha u ndoq me interes te vecante dhe pjesemarresit drejtues te
strukturave te kesaj nendege te re, u perpoqen te intonoheshin me konceptet e
shtruara nga zoti Basha per modernizimin dhe fuqizimin e punes se partise ne
pergjithesi.
Me pas e mori fjalen veterani i Legalitetit, zoti Akil Basha, i cili evokoi
historine e lavdishme dhe sakrificat e kesaj partie te panjolle te nacionalizmit
historik, e cila sot ka nje vend te nderuar ne skenen politike shqiptare, qe e
ben ate me dinjitoze, sidomos pas kthimit ne atdhe te NMT Mbretit Leka dhe
Familjes Mbreterore, prani e cila frymezon dhe motivon te gjithe legalistet e
vertete ne luften per triumfin e Legalitetit dhe restaurimin e Monarkise ne
Shqiperi. Fjala e
zotit Akil Basha, u prit dhe u degjua me kenaqesi.
Gjithashtu, u prezantua edhe kryetari i ri i kesaj nendege, zoti Bashkim Kulla,
si edhe sekretari i saj, zoti Selman Qordja.
Ne fund, kete takim te frytshem e mbylli zoti Selman Qordja, i cili falenderoi
te deleguarit e qendres dhe e vleresoi pranine e tyre si deshmi e seriozitetit
dhe preokupimit te Kryesise se PLL per strukturat e partise ne baze, per punen
dhe shqetesimet e tyre. Njekohesisht, zoti Qordja u angazhua ne emer te
anetaresise dhe strukturave drejtuese te kesaj nendege te re se, do te punojne
sebashku me drejtuesit e qendres per permbushjen e objektivave politike te
fushates se ardhshme zgjedhore. Zoti Qordja, ne fjalen e tij falenderoi zotin
Enver Kulla per ndihmesen e dhene ne hapjen e zyres se kesaj nendege, cka do te
lehtesoje punen e kesaj strukture ne te ardhmen.
Te pranishmit u shperndane te kenaqur, te bindur se ky takim ia arriti qellimit
dhe te gjithe u sqaruan, moren angazhime e detyra, te cilat do te perpiqen t'i
bejne realitet, duke konsideruar dhe shpresuar ne ndihmen e kryesise se Deges se
Tiranes dhe Kryesise se PLL, per vete afersine gjeografike, cka do te ndihmonte
ne identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve qe shqetesojne kete nendege te re.
Dega e PLL Kurbin, drejt objektivave te guximshme
Ne saje te impenjimit maksimal dhe ndergjegjesimit per veshtiresite e fushates
se ardhshme zgjedhore per pushtetin vendor, kryesia e Deges se PLL te Kurbinit
dhe te gjitha strukturat e partise ne kete rreth, ne te cilin PLL gezon
mbeshtetje te fuqishme, jane mobilizuar totalisht per konsolidimin e metejshem
te arritjeve e strukturave, per t'i aftesuar keto te fundit, per te qene ne
lartesine e detyrave te rendesishme.
Tashme ne kete Dege pararoje te PLL, jane ngritur departamentet; ai i
organizimit, Departamenti i Marredhenieve me publikun dhe Departamenti i
Marredhenieve me median. Gjithashtu u riorganizuan e u ristrukturuan plotesisht
nendeget e Lacit, cka perben edhe pervojen maksimale pozitive qe duhet
shperndare ne te gjitha nendeget e tjera te rrethit te Kurbinit.
Nepermjet bashkepunimit te te gjitha strukturave drejtuese te partise, ne
nendegen e Lacit u arrit gjithashtu edhe ngritja e Senatit dhe e kryesise se tij,
cka u promovua ne mbledhjen e dates 23.04. 2003. Kjo mbledhje zgjodhi kryesine e
Senatit, te perbere nga 5 vete, me kryetar zotin Lazan Shoti.
Eshte per te ardhur keq qe, dy nendeget, ajo e Mamurrasit dhe ajo e Fushe Kuqe-s,
megjithe njoftimet e bera nuk kane bashkepunuar sa duhet per ngritjen e Senatit.
Gjithashtu, ne saje te punes me objektiva dhe synime te qarta, forumet drejtuese
dhe kryesia e nendeges se Lacit, arriten te ngrejne dy forumet e rendesishme
partnere, si me poshte:
1 - Forumi i Gruas legaliste, me date 03.05.2003, ne ambjentet e Bashkise se
qytetit te Lacit, tuboi grate legaliste. Pas ezaurimit te axhendes se ketij
takimi, me procedure te vecante u kalua ne zgjedhje, ku ne fund te te cilave
rezultoi se, kryetare e ketij Forumi me shumice votash, u zgjodh zonja Luljeta
Mata, nenkryetare u zgjodh zonja Mrika Heda, ndersa sekretare u zgjodh zonja
Teuta Martini.
2 - Frumi Rinor i PLL, ne mbledhjen e dates 14.05.2003, zhvilloi takimin e tij
po ne ambjentet e Bashkise se qytetit te Lacit. Pas zgjedhjeve te zhvilluara,
kryetar i ketij forumi u zgjodh zoti Bledar Gjedia, me arsim te larte, inxhinier,
ndersa sekretar u zgjodh zoti Agustin Ndoka.
Kryetari i ri i ketij forumi, inxhinieri Gjedia, ne fjalen e tij te falenderimit
per besimin e dhene, u zotua se do te punonte me fryme kolegjiale dhe do te
synonte rritjen e numrit te anetaresimeve ne kete forum, duke angazhuar elemente
te rinj, me reputacion dhe figure te paster morale.
Gjithashtu, kryesia e nendeges se Lacit, gjate kesaj periudhe eshte angazhuar
totalisht ne rritjen e numrit te anetaresimeve dhe nivelit intelektualo-arsimor
te kesaj nendege. Njekohesisht, krahas anetaresimeve te reja, nje rendesi e
vecante i eshte kushtuar shtrirjes territoriale te partise, me qellim qe te
mbulohen me struktura te gjitha zonat dhe kryesisht zonat me qendra votimi, per
te siguruar nje prani te domosdoshme ne procesin e afert te votimit per
zgjedhjet vendore, ku kjo nendege eshte angazhuar per arritjen e rezultateve
maksimale. Konkretisht, nga fushata e anetaresimeve eshte siguruar nje
kontigjent anetaresh te rinj e cilesore, prej 52 vetesh, te cilet bashke me
anetaresimet ne forumet partnere, do te sigurojne nje shifer gjithnje e ne
rritje ne te ardhmen.
Nje rendesi e vecante ne nendegen e PLL te qytetit te Lacit, i eshte kushtuar
njohjes me materialet e nevojshme te infrastruktures zgjedhore, sikunder jane
listat e zgjedhesve dhe dokumentacioni per trajnimin e anetareve dhe vezhguesve
te komisioneve te qendrave te votimit. Kjo nendege e ka piketuar qe tani
kandidaturen e ardhshme, qe do te konkuroje per postin e Kryetarit te Bashkise
se ketij qyteti, duke qene e ndergjegjshme se kandidatura ne fjale eshte mjaft
konkuruese dhe e mundshme per te siguruar rezultat maksimal.
Pas analizes serioze te punes dhe problematikes se hasur gjate kesaj periudhe,
kryesia e nendeges se qytetit te Lacit, konkludoi se eshte i nevojshem shtimi i
numrit te anetareve te kesaj kryesie, per te mundesuar mbulimin e detyrave te
marra persiper ne nje kohe sa me te shpejte, sidomos kur situata kerkon impenjim
maksimal ne prag te fushates zgjedhore.
Me konkretisht, u konkludua se kryesia ka nevoje te shtohet me 4 anetare te rinj,
duke e cuar numrin e pergjithshem te saj nga 19 ne 23 anetare, duke nenkuptuar
anetaresimin e funksioneve qe rezultojne nga ngritja e departamenteve dhe
forumeve partnere.
Gjithashtu, mbledhja e kryesise se PLL te rrethit te Kurbinit, nxorri si
emergjente realizimin e ketyre detyrave:
1 - Mbledhjen e menjehershme te keshillave te nendegeve, te perfaqesuar nga
anetaret e kryesise, nga kryetaret dhe sekretaret e seksioneve dhe, me ndihmen e
aktivisteve, konform nje plani te detajuar, te behet organizimi i nendegeve.
2 - Anetaret e kryesise se Deges, pa perjashtim, si edhe dy nenkryetaret, te
jene te grupuar sipas organizimit qe do te beje nendega. Per te gjitha mbledhjet
qe do te zhvillohen, te lajmerohen kryetari dhe sekretari i Deges, per te marre
pjese dhe per t'u njohur me problemet qe do te dalin gjate analizave te punes.
3 - Anetaret e Kryesise lipset te jene me akive ne ndihmen qe do te japin per
kryesite nendegeve.
Lidhur me zbatimin e ketyre detyrave, jane ngritur dy grupe pune, te kryesuara
nga dy nenkryetaret, respektivisht nga zoterinjte Luigj Malci dhe Halit Pepmarku.
Zoti Luigj Malci u caktua delegat per te instruktuar dhe organizuar nendegen
Mamurras, sebashku me nenkryetarin e nendeges dhe anetaret e kryesise se saj,
ndersa zoti Halit Pepmarku delegohet dhe autorizohet per njohjen e problemeve
dhe ndihmese konkrete ne zonen e Fushe Kuqe-s, si dhe per riorganizimin total te
kesaj nendege. Per kete qellim, ne grupin tij te punes u caktuan zoterinjte
Bajram Biba, Lazan Shoti, dhe kryetari i nendeges, Mitat Marku. Per nendegen e
Milotit, delegohen zoterinjte Bilal Kuka dhe Bledar Gjedia.
Gjithashtu, kryesite e nendegeve po perzgjedhin kandidaturat per kryetare
bashkishe dhe komunash, e per anetare te keshillave te bashkive e komunave te
rrethit te Kurbinit.
Nderkohe, rendesi e skajshme po i kushtohet pergatitjes se komisionereve dhe
vezhguesve te qendrave te votimit, ku korret e gjithe puna dhe mundi i
strukturave, anetaresise dhe simpatizanteve gjate fushates, e cila eshte
vleresuar maksimalisht nga Dega e PLL se rrethit te Kurbinit.
Esat Cakoni
Kryetari i Deges se PLL Kurbin
Nga fjala e nenkryetarit Basha ne takimin me degen e PLL Kurbin
Deget te ecin ne nje hap me kryesine e PLL
T'u flasim njerezve me gjuhen e halleve dhe nevojave
Ne daten 25 maj, u zhvillua nje takim pune me Degen e PLL te qytetit te Lacit,
ne te cilin, pervec drejtuesve te strukturave, moren pjese edhe te deleguarit
nga qendra, zoterinjte: Murat Basha, nenkryetar i PLL; Seit Preni, Sekretar i
Senatit dhe Artan Tujani, Sekretar per Marredheniet Ekonomike. Ne kete takim, u
zhvillua nje analize e hollesishme e punes se kesaj Dege, gjate se ciles
diskutuan pothuajse te gjithe pjesemarresit, duke i trajtuar problemet dhe
shqetesimet me fryme te larte pergjegjesie.
Ne diskutimin e tij, zoti Bilal Kuka, kryetar i Nendeges se qytetit te Lacit,
nder te tjera theksoi:
"Kemi krijuar seksione te reja ne Lac, ku ne radhe te pare kemi synuar
ngritjen e tre forumeve kryesore dhe departamenteve. Mendoj se situata kerkon
nje angazhim dhe kontribut me te madh nga te gjithe anetaret e PLL, per
permbushjen e detyrave. Duhet te pranojme se nuk jemi si duhet ne Fushe Kuqe dhe
pasi te pranojme kete, te punojme te gjithe per te permbysur situaten ne favorin
tone."
Pas zotit Kuka, e mori fjalen kryetari i Nendeges se Mamurrasit, zoti Mynyr
Kolaveri, i cili, nder tjera tha:
"Nendega Mamurras ka arritur te shtoje anetaresine. Jemi perpjekur te
mbulojme me seksione qendrat e votimit te pambuluara deri tani, sipas motos: Nje
qender votimi, nje seksion. Ne Shperdhet, kjo gje eshte realizuar dhe po punojme
qe te konsolidojme seksionet tona edhe ne Zheje dhe Gjorm. Kerkojme bashkepunim
me te ngushte me Kryesine e partise ne Lac."
Me pas e mori fjalen zoti Llesh Kola, i cili ne diskutimin e tij, tha:
"Ne Milot kemi elektorat natyral. Kemi vepruar sipas udhezimeve te qendres,
por kjo nuk mjafton, prandaj duhet te rrisim frymen vetvepruese, sepse ne e
njohim shume mire gjendjen dhe e dime se ku jane te metat qe duhen ndrequr. Po
punojme per ngritjen e seksioneve edhe ne fshatrat me te thella te Komunes
sone."
Pas zotit Kola e mori fjalen zoti Mitat Marku, i cili ne diskutimin e tij
theksoi:
"Ne Fushe Kuqe nuk kemi qene ne nivelin e duhur. Kemi shume simpatizante te
PLL dhe kjo eshte nje mundesi e shkelqyer per te shtuar radhet tona me elemente
te rinj dhe te devotshem. Pikerisht per kete arsye do te perpiqemi te rrisim
numrin e anetaresise dhe paralelisht te konsolidojme edhe strukturat, ato
ekzistuese dhe ato te reja."
Pas zotit Marku, e mori fjalen zoti Sabri Kaca, i cili, nder te tjera tha:
"Si keshilltar, jam perpjekur te ndihmoj njerezit qe, te gjithe sebashku te
ngrejme reputacionin e partise dhe te strukturave ku militojme dhe qe na kane
besuar, duke na nderuar. Mendoj se perfaqesuesit tane ne pushtetin vendor, jane
nga me te miret, sepse mbartin programin dhe filozofine e PLL, qe kane ne qender
qytetarin shqiptar dhe hallet e tij."
Ne diskutimin e tij, zoti Fran Nikolla, theksoi:
"Duhet te ndergjegjesohemi per dobesite tona, sepse pikerisht ketu fillon
edhe kthesa dhe puna per riparimin e tyre. Mendoj se kemi mungesa e dobesi, cka
do te thote se do te na duhet shume pune per te ndrequr gjithcka, qe fushata te
na gjeje te pergatitur."
Pas zotit Nikolla e mori fjalen zoti Esat Zani, i cili tha:
"Ne duhet te anetaresojme ne PLL figura sa me perfaqesuese, qe te mbledhin
njerez e fise. Per vete lidhjen e fiseve dhe familjeve tona me Legalitetin dhe
Monarkine, ne i kemi mundesite shume te medha per te afruar figura me rreth te
gjere familjar dhe shoqeror, figura keto qe do te thithin shume vota dhe do te
na sigurojne rezultate te larta ne zgjedhjet e Tetorit. Dhe keta njerez nuk e
kemi te veshtire per t'i gjetur, sepse i kemi prane nesh dhe para syve tane,
mjafton deshira per t'i afruar."
Me pas e mori fjalen zoti Ferhat Axhani, i cili ne diskutimin e tij, nenvizoi:
"Te kemi kujdes qe te mos prishet puna e bere deri me tash dhe rezultatet e
arritura t'i cojme me perpara, duke shperndare edhe pervojen e grumbulluar gjate
gjithe ketyre viteve. Kontributi i keshilltareve te Lgalitetit ne pushtetin
lokal ka qene i madh dhe ka ndikuar ne zgjidhjen me drejtesi te problemeve te
komunitetit."
Pas zotit Axhani, e mori fjalen zoti Halit Pepmarku, i cili nder te tjera
theksoi:
"E kam filluar punen ne PLL si anetar i thjeshte dhe sot jam nenkryetar i
Deges Kurbin. Duhet te afrojme njerez te rinj, me shkolle te larte, te
pergatitur profesionalisht, qe te na zevendesojne ne te ardhmen."
Para se ta merrnin fjalen te deleguarit e qendres, Kryetari i Deges se PLL
Kurbin, zoti Esat Cakoni, me mirekuptimin dhe miratimin edhe te drejtuesve te
tjere te pranishem, caktoi tre grupe pune, me objektiva dhe afate te percaktuara,
me synimin qe brenda muajit qershor te perfundoje ngritja e seksioneve te PLL
edhe ne ato vende ku mungojne.
Me pas e mori fjalen njeri nga te deleguarit, zoti Seit Preni. Senatori veteran
i Legalitetit, ne fjalen e tij pershendeti pjesemarresit per punen e
deritanishme, te pasqyruar edhe ne raport dhe diskutimet e drejtuesve te
strukturave ne kete takim. Ai u perqendrua ne perpjekjet qe duhen bere per
arritjen e rezultateve sa me te larta ne zgjedhjet e ardhshme per pushtetin
vendor. Fjala e tij u prit dhe u degjua me interes dhe respekt nga te pranishmit.
Ne fund te takimit e mori fjalen nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha, i cili
beri edhe konkluzionet e ketij takimi pune, por njekohesisht nenvizoi edhe disa
prioritete te punes se kesaj Dege pararoje per te ardhmen.
Te nderuar drejtues te Deges se PLL. Se pari ju falenderoj sinqerisht, ne emer
te kryesise dhe ne emrin tim personal, per kontributin dhe punen qe keni bere
deri me sot per fuqizimin e Deges se PLL Kurbin. U kenaqa pa mase nga natyra e
diskutimeve, te cilat ishin te hapura dhe te sinqerta. Ne te njejten menyre qe u
evidentuan sukseset, u theksuan edhe te metat. Kjo tregon se PLL po behet, per
dite e me teper, nje parti me demokraci te vertete dhe e hapur karshi ideve
moderne, qe jane ne interes te Atdheut dhe Mbretit. Nese kerkojme te kemi
rezultate ne te ardhmen, pervec shtrirjes dhe organizimit ne te gjithe hapesiren
gjeografike te rrethit te Kurbinit, duhet te punojme fuqimisht per te realizuar
moton e PLL: Nje seksion per cdo qender votimi.
Ne udhezimet qe u kemi dhene ne takimin e fundit te 8 shkurtit, ne Hotel "Dajti",
kemi kerkuar qe te afrohen neper struktura te Degeve te PLL, biznesmene dhe
intelektuale, qe do te kontribuonin fuqimisht ne mbarevajtjen e punes se partise.
Duhet te ecni me te njejtin hap me Kryesine e PLL ne qender, ne te gjitha
dimensionet e jetes politike. Vetem keshtu do te mundni te arrini suksese edhe
ne rrethin tuaj. Duhet te perpiqeni te shfrytezoni maksimalisht mediat, qe
pervec problemeve te shumta, me te cilat perballen kurbinasit, duhet ngritur
zeri ne menyre te vecante ne mbrojtje te te Perndjekurve dhe pronareve.
Per te realizuar nje fushate elektorale racionale dhe rezultative, eshte detyre
e juaja te identifikoni problemet me te cilat perballet rrethi juaj dhe me to te
pergatisni nje miniplatforme pune e objektivash dhe ta sillni ate ne qender. Kjo
do te na ndihmoje edhe neve te Kryesise se PLL, qe te bejme nje fushate
eficiente, ne te cilen t'u flasim njerezve me gjuhen e halleve apo edhe nevojave
dhe, njekohesisht, t'u afrojme atyre, pervec ndershmerise dhe perkushtimit, edhe
zgjidhjet tona racionale per problematiken politike e sociale. Dega juaj zoteron
mundesi dhe potenciale te medha. Mbeshtetur ne kapacitetet tuaja dhe objektivat
e guximshme qe keni ndermarre me vetedije te plote, ju duhet te arrini rezultate
teper te larta ne zgjedhjet vendore, rezultate te atilla si dikur, kur ju
befasuat politiken dhe elektoratin shqiptar, ne zgjedhjet vendore ne Fushe Kuqe.
Ne kemi besim te plote tek mundesite tuaja dhe do t'u mbeshtesim me te gjitha
forcat. Pergjegjesia juaj per te justifikuar besimin e zgjedhesve dhe kryesise
se PLL eshte shume e madhe dhe shpresoj se te tilla do te jene edhe rezultatet
tuaja. Ju uroj suksese.
KOMENTE&OPINIONE
KOMENT
Pirateria
televizive dhe synimet e politikes
Nga: Artan Tujani
Javen e kaluar, kryeministri dhe pronaret e televizioneve me te medha, u
angazhuan ne nje debat qe ka ne themel kerkesen e perfaqesuesve te mediave
elektronike dhe premtimin e Nanos per hartimin e nje projekt-ligji kunder
piraterise televizive.
Qysh ne fillim ia vlen te theksohet se pirateria, si nje veprimtari abuzive dhe
e paligjshme, eshte e papranueshme per nje shoqeri normale, ku mbizoterojne
rregullat e lojes, te vlefshme per te gjithe dhe, kur ajo verehet, denohet pa
hezitim.
Por, zhurmnaja e luftes "parimore" kunder piraterise, duket se fsheh
qellime te tjera...
Te gjithe jemi te ndergjegjshem per pushtetin e mediave, te shkruara e
elektronike, dhe gjate ketyre viteve kemi qene deshmitare si te lulezimit te
tyre, ashtu edhe te masave kufizuese e represive, te zbatuara ndaj tyre nga ana
e disa segmenteve te pushtetit shteteror.
Ne sfondin e politizimit te skajshem te shoqerise shqiptare, eshte fakt i
pranuar pothuajse nga te gjithe se, me disa perjashtime te rralla, pjesa me e
madhe e televizioneve jane vene ne sherbim te forcave kryesore politike.
Eshte fakt i pakundershtueshem konstatimi se, me te pasura e per pasoje edhe me
te fuqishme, jane ato televizione qe kane mbeshtetur apo mbeshtesin qeverine dhe
maxhorancen.
Presioni i qeverise per te nenshtruar edhe ato
televizione te themi opozitare, ka qene i vazhdueshem. E kur qeveria nuk ia ka
arritur qellimit, ka vendosur te perdore mjete te tjera te nenshtrimit:
presionin ekonomik, shantazhin dhe se fundi akuzat per...
Nuk eshte e veshtire te konstatohet se qellimi paresor i "luftes kunder
piraterise televizive", eshte mbyllja e te gjithe atyre televizioneve qe
konsiderohen opozitare ose te pavarura.
Autoret e ketij skenari antimediatik, mesa duket kane vendosur te perdorin nje
mekanizem fare te thjeshte: keta televizione, si rezultat i diskriminimit
shteteror ne drejtim te shperndarjes se reklamave dhe sponsorizimeve me
prapavije e preferenca politike, por edhe si pasoje e disa arsyeve me komplekse,
e qe lidhen po me shtetin, nuk zoterojne mjetet e nevojshme financiare per te
mbuluar transmetimin e tyre me programe te blera apo te prodhuara ne studiot e
tyre dhe, si pasoje, ne keto kushte, do te detyrohen te nderpresin transmetimin.
Sipas ketij arsyetimi dhe realiteti te thjeshte, e kunderta pranohet dhe ndodh
me televizionet proqeveritare.
Ekzistojne disa arsye serioze, qe nisma e luftes kunder "piraterise"
te mos perligjet ne menyre te mjaftueshme dhe bindese.
Sot, pirateria ne pergjithesi eshte nje fenomen mjaft i perhapur ne hapesiren
mbareboterore, qe shtrihet qysh nga markat e patatinave e deri tek prodhimet
kompjuterike. Por, ne rastin konkret, ajo shikohet thjeshte dhe barazohet me
kopjimin apo transmetimin e programeve te huaja televizive.
Nje veprimtari e tille jokorrekte ka fituar qytetarine jo vetem prej moshes
teper te re te televizioneve tona, por edhe per faktin se hapesira shqiptare,
tregu dhe konsumi yne mediatik, jane te paperfillshme ne raport me tregun
gjigand mbareboteror dhe tendencat e tij globalizuese. Ndaj, si e tille,
pirateria shqiptare ne dem te producenteve te huaj, nuk perben kurrfare problemi
per pronaret apo per autoret e te drejtave televizive, te supozuara e te
konsideruara "te vjedhura nga piratet" shqiptare te mediave
elektronike.
Deri me sot, askush nuk ka degjuar apo pretenduar se producente dhe autore te
huaj te jene ankuar per "piratet" shqiptare. Kjo jo vetem se programet
e "vjedhura" jane transmetuar me logon e stacioneve nga jane marre,
cka ne nje fare mase perben nder dhe reklame per ta, por edhe sepse, sikunder
thame, tregu shqiptar eshte aq i vogel saqe nuk i permbush dot kriteret per te
qene i lakmueshem per shitjen dhe distribucionin e prodhimeve te tilla.
Nismes se "luftes" kunder piraterise televizive i mungon legjitimiteti
moral, sepse protagoniste te saj jane bere edhe ata televizione qe kane ushtruar
dhe ushtrojne ne menyre te vazhdueshme piraterine.
Kesaj nisme i mungon gjithashtu racionaliteti ekonomik.
Keqardhja qe ndjen nga deklaratat vetemburrese te disa pronareve te
televizioneve per gjoja "pagimin" e qindra-mije dollareve per "blerjen
e se drejtes se transmetimeve ekskluzive", i le vendin groteskut,
pompozitetit dhe mungeses se skajshme te seriozitetit.
Si duket, keta pronare kane filluar te vene ne dyshim kulturen dhe pasionin e
shqiptareve per televizionin, ndaj ne kete sens ata harrojne se teleshikuesit i
kane ndjekur dhe vazhdojne t'i ndjekin transmetimet e preferuara e te perfolura
si "te vjedhura nga te tjeret", pa qene e nevojshme te derdhin para
apo te bezdisen deri ne neveri nga nderprerjet e dhunshme publicitare.
Do te ishte me e udhes qe, "me parate e paguara per te siguruar te drejta
te transmetimeve ekskluzive", te prodhoheshin programe konform shijes dhe
interesave te teleshikuesve tane, si dhe te mbuloheshin financiarisht te drejtat
e krijuesve shqiptare, ne radhe te pare.
Eshte absurde qe diferencimi midis televizioneve te kerkohet te behet permes
ekskluziviteteve te shtrenjta, kur keto nuk jane te domosdoshme dhe kur parate
per to fare mire mund te perdoreshin per qellime te tjera me produktive dhe
fisnike.
Qellimi i dyte i "luftes" kunder piraterise televizive, eshte kerkimi
i kanaleve legale e te justifikuara per shperblimin nga qeveria te atyre
televizioneve qe jane vene totalisht ne sherbim te saj, duke amplifikuar ato qe
maxhoranca i konsideron "suksese te pamohueshme te qeverisjes",
rezultati dhe efekti propagandistik i te cilave eshte tejet qesharak dhe i
paafte te manipuloje ndokend me mend ne koke.
Shnderrimi i disa mediave elektronike ne papagalle dhe megafone proqeveritare,
jo vetem qe nuk ka rritur reputacionin tyre, por ka ulur ndjeshem audiencen, cka
e deshmojne edhe sondazhet e institucioneve te specializuara dhe prestigjioze ne
fushen e depistimit te opinionit publik ne raport me mediat elektronike.
Se fundmi, do te kish me shume sens dhe seriozitet nese televizione tashme me
pervoje te konsiderueshme dhe teknologji te avancuar, te perkushtoheshin e
angazhoheshin ne nje pune te vertete krijuese neper studiot e tyre, duke
shfrytezuar per kete energjite krijuese dhe talentet e bjerruna kot te krijuesve
tane.
Por problemi me i mprehte ne zgjidhjen e te cilit mediat tona te te gjitha
llojeve do te ishin kontributoret me potente, do te ishte ruajtja, kultivimi dhe
pasurimi i gjuhes shqipe, qofte ne respekt te te pareve, qofte te shikuesve dhe
degjuesve, te cilet ata rreken te kandisin e "rekrutojne" me programet
e tyre, e qe gjuhe te nenes kane pikerisht gjuhen tone te bukur, shqipen qe na
lane te paret.
OPINIONE
Programi i PLL
dhe realitetet antisociale
Diten e premte dhe te shtune, perkatesisht ne datat 23 dhe 24 maj, Instituti
Nderkombetar Demokratik Amerikan, organizoi nje seri debatesh me pjesemarrjen e
politikaneve te rinj dhe perfaqesuesve te Forumit Civil dhe Qytetareve.
Tema kryesore e debatit ishte "... hendeku qe krijohet vazhdimisht ndermjet
qytetareve dhe politikaneve, shkaqet e krijimit te ketij hendeku, rruget dhe
mundesite qe kane qytetaret dhe politikanet per rrafshimin e tij, si dhe
politikat e strategjite qe duhen hartuar ne kete drejtim.
Ne kete debat moren pjese politikane te rinj te te gjitha partive parlamentare
dhe nga i gjithe spektri politik.
Qendrimet e perfaqesuesve te politikes perkundrejt problemeve dhe shqetesimeve
te drejta, qe ngriten perfaqesuesit e Forumit Civil, u ndeshen me konceptime te
ndryshme te politikaneve te rinj.
Perfaqesuesi i PLL, zoti Blerim Kamberi, ne referatin e tij lidhur me kete teme,
nder te tjera, theksoi:
Politika eshte shprehje e lirise
Nga Blerim Kamberi
Aftesia per t'u marre me politike, eshte nje nga dhuntite me fisnike te njeriut,
sepse politika eshte shprehje e lirise. Politika,
eshte kuptimi i vete lirise. Ne kete sens, ne si qytetare-politikane, me
vullnetin tone kemi shfaqur pergjegjshmeri pe te marre mbi vete disa angazhime
politike, te cilat kane te bejne me mbeshtetjen dhe mbrojtjen e disa te drejtave
te patjetersueshme te qytetareve, sic jane: E Drejta e prones; e fjales se lire;
e lirise se organizimit politik e civil, por edhe te nje morie te drejtash qe
kane te bejne me probleme te perditshme te jetes se qytetareve.
Si perfaqesues i PLL, une deshiroj te theksoj se ne kurre nuk i kemi njohur
privilegjet e politikaneve bllokmene dhe jetojme cdo dite ne kushte te njejta te
pasigurise dhe privacioneve, sikunder qytetart e thjeshte. Ne jetojme me po te
njejtat mungesa te ujit dhe dritave, me mungesen e infrastruktures se
domosdoshme per sigurimin e minimumit jetik dhe, si rrjedhoje, nuk na mungojne
argumentat e duhura per hartimin e politikave dhe platformave per percaktimin e
prioriteteve qeverisese.
Fatkeqesisht, ne konstatojme se ato qe i kane munguar politikes shqiptare gjate
periudhes se pluralizmit, kane qene dy virtyte kryesore te saj, sic jane:
pergjegjshmeria dhe maturia. Pra, politika shqiptare ne keto vite, ka jetuar
larg shqetesimeve dhe problemeve imediate te qytetareve.
Politika reflekton tek qytetaret vetem nepermjet shembujve te mire apo te keqinj,
dhe mendoj se kjo ka qene arsyeja kryesore e rritjes se hendekut midis
qytetareve dhe politikaneve, si perfaqesues te supozuar te interesave te te
pareve.
Si politikan i ri i nje partie opozitare, sikunder eshte PLL, deshiroj te
theksoj se, vertetesia krijon besimin pa te cilin nuk mund te jetoje asnje
demokraci. Ky eshte edhe thelbi i filozofise se shtetit monarkist shqiptar, i
cili mbeshtetej mbi institucione te forta, ku udhehiqnin Ligji dhe e Drejta e
misheruar ne ligj.
Aktualisht, klima politike, pseudo-institucionale dhe antisociale, qe mbizoteron
ne Shqiperi, jo vetem qe nuk ka stimuluar orjentimin e shoqerise drejt kerkesave
te natyrshme per zhvillim, por ka asfiksuar cdo tentative te segmenteve
progresiste qe e synojne kete.
OJQ-te dhe e ashtuquajtura Shoqeri Civile Shqiptare, jo vetem qe nuk kane mundur
te sensibilizojne shoqerine per problematiken akute qe pjell plage te renda dhe
regres, por kane sherbyer si koperture per rrumbullakosjen deri ne fshehje te
qellimte te ketyre realiteteve, duke sajuar nje realitet virtual, per te krijuar
enkas imazhin e nje shprese dhe progresi ekzistent ne Shqiperi.
Dhe, ketu, qellimet nuk jane thjesht financiare, por
politike dhe madje tejet te pastra. Shitja e plageve shoqerore si simptoma te
vete tranzicionit e sistemit, nuk ben gje tjeter vecse maskon veprimtarine
kriminale te segmenteve okulte, qe jane te interesuara per ruajtjen e kesaj
statukuoje dhe ketij imazhi ireal, qe, ne fund te fundit, bjerr pergjegjesine
direkte dhe implikimin e pushtetit e te politikes ne keto afera kriminale.
OJQ-te qe nuk funksionojne e qe nuk kontribuojne per asgje dhe mediat e
manipuluara, jane semundja me e rende e shoqerise aktuale shqiptare, ngaqe
synojne te ligjerojne amoralen dhe te papranueshmen, duke i shitur si vektore te
zakonshem te psikologjise shoqerore, e duke i hapur rrugen keshtu pranimit dhe
justifikimit te realiteteve antisociale e kriminale, si "kalimtare e
jeteshkurtera".
E gjithe kjo tablo ireale e shoqerise shqiptare, ne relacionet dhe raportimet e
perfaqesuesve te Shoqerise Civile e mediave te shitura apo te blera, synon
retushimin e pergjegjesive te keq-qeverisjes dhe simbiozes se politikes me
krimin e organizuar.
Ne nje shoqeri ku mungon fryma e protestes ndaj se keqes, padrejtesive e
keqmenaxhimit politik, situaten e merr ne dore antiligji dhe antishteti, dhe
atehere kjo shoqeri eshte e destinuar te vuaje diktaturen e krimit te
sofistikuar dhe mjerimit, nen aureolen e ndritshme te pluralizmit dhe
demokracise.
Pikerisht zgjidhjet qe prodhojne nje realitet te kundert, qendrojne ne themel te
filozofise dhe programit qe PLL ka shpalosur para elektoratit shqiptar, duke e
orjentuar ate drejt rrugezgjidhjes se prolemeve dhe shqetesimeve plotesisht te
kontrollueshme e menaxhueshme nga politika, per te justifikuar besimin dhe
mbeshtetjen e qytetareve.
PLL eshte prezantuar tek qytetaret si nje parti qe perpiqet te prodhoje e
menaxhoje me ndihmen e tyre nje realitet ku ata te jetojne me dinjitet njerezor
dhe te ndjehen te sigurte e te respektuar ne atdheun e tyre.
Atdheu i shqiptareve, historia dhe fqinjet
Nga Astrit Kola
(vijon nga numri i kaluar)
Kur ne fronin serb u kurorezua mbret Stefan Dushani, per shqiptaret filluan
kohera tejet te veshtira.
Arqipeshkvi i Tivarit Adam Guljelmi, ne vitin 1332, me ane te nje mesazhi e
njoftonte mbretin francez Filipi VI - Valoa, se "Latinet dhe shqiptaret
ndodhen ne gjendje shume te rende, sepse populli eshte i prangosur dhe
prifterinjte trajtohen pa respekt e shpesh poshterohen publikisht, ndersa
peshkopet dhe abatet ne shume raste jane burgosur...".
Adam Guljelmi ishte nje domenikan, i lindur ne Jug te Frances dhe eshte i njohur
gjithashtu edhe me emrin Viliam Adam.
Gjate udhetimeve te tij ai pershkoi pothuajse gjithe Perandorine bizantine dhe
mendohet se me kete mesazh ai deshi te binde mbretin francez per domosdoshmerine
e nje lufte kryqtare kunder dhunuesve te klerikeve dhe besimtareve katolike.
Ai akuzohet nga historiografet serbe e greke se deshi te nxise urrejtjen e
katolikeve kunder ortodokseve dhe se argumentoi qe "toleranca dhe thirrja
per bashkim me mbreterit shizmatike serbe dhe greke, perben nje blasfemi, krim
dhe nje te keqe te madhe per katolicizmin".
Adami deshmon se kunder mbretit serb u ngriten te gjithe katoliket e bregdetit
dalmat e shqiptar, si dhe malesoret dhe, keshtu, u grumbulluan afro 15 mije
kalores shqiptare (numri mendohet te jete i ekzagjeruar), te cilet kerkuan te
vendoseshin nen komanden e mbretit francez Filipi VI - Valoa.
Papa e emeroi Adamin ne detyren e nenpeshkopit te Tivarit ne vitin 1325, ku ai
sherbeu deri ne vitin 1329 dhe atje ai mbeti, sikunder deshmon Milan Shuflaj,
"... nje roje sypafjetur ne kufijte e ndikimeve bizantine dhe te shtetit
shizmatik serb...".
Per Serbine, Adami shkroi: "Mbi gjithe mbreterine lulezon mjerimi i plote
dhe pikellimi. Qytetet e saj jane pa kurrfare kanalizimesh dhe muresh rrethues...,
dikur te pasura me drithera, verera, vajra e mishra; te rrethuara nga ujra te
rrjedhshme, perrenj e lumenj te shumte, nga pyje te larta e te dendura, nga
male, lugina, fusha pjellore e rrafshnalta plot me egersira te gjithfarllojshme...".
Qyteti me i rendesishem i Serbise se asaj kohe ishte Prizreni, qytet i vertete
metropolitan.
Ne kete qytet, shumica shqiptare bashkejetonte normalisht me serbe, kotorras,
raguzane, korculane, ulqinake, shkodrane, splitas, zadaras, fiorentine,
veneciane etj..
Te gjithe keta jetonin ne koloni dhe secila prej ketyre kolonive gezonte te
drejta te plota, te njohura me ligj. Kolonia me e madhe ishte ajo e raguzaneve,
qe kishte edhe Konsullaten e saj te Pergjithshme.
Per sherbesat fetare te katolikeve ishin ndertuar dy kisha te medha; Kisha e
Shen Marise dhe Kisha e Shen Pjetrit. Ne kohen e Stefan Dushanit, ne kete qytet
u vendos edhe selia e Peshkopates ortodokse.
(vijon numrin e ardhshem)
Nuci Kota
dhe Hugh Grant tregojne per prapaskenat greke
Interviste
radiofonike midis z.Hugh Grant, radio-komentator i stacionit EGAC te Augusta-s
(Georgia, SHBA) dhe Dr.Nuci Kotta, eksponent i OKLL-se dhe i Komitetit Kombetar
"Shqiperia e Lire"
Shenim i redaksise:
Kjo interviste eshte bere ne vitin 1951 dhe eshte botuar si broshure speciale e
Zyres se Shtypit te "Levizjes se Legalitetit" ne Rome, ne vitin 1952.
Ne fillim te broshures jepet edhe nje portret i shkurter i diplomatit Grant kur
shkruhet se:
"Shkelqesija e Tij Hugh Grant, diplomat i vlefshem, qe prej vitit 1935 e
gjer ne vitin 1939, ka qene ne Shqiperi, Minister i Shtetevet te Bashkuara
Amerikes. Z.Grant, ka nje simpati dhe dashuri te vecante per shqiptaret. Ai
vazhdon te ushtroje gjith influencen e tij prane personaliteteve politike
Amerikane me qellim qe te mbrohen, sic duhet, te drejtat legjitime te popullit
dhe te kombit shqiptar. Shqiptaret, ne pergjithesi, jane kryenalte dhe shume te
lumtur te kene midis miqvet te tyre nje burre kaq te shquar sic eshte z.Grant."
Ambasadori Amerikan Grant ka botuar edhe nje liber me kujtime per kohen e
sherbimit ne Shqiperi te titulluar "Mbreti Zog, ashtu sic e kam njohur".
Kjo interviste eshte botuar me nentitullin e sotem ne dy versione, anglisht dhe
shqip sebashku. Intervistes i jane bere ca redaktime fare te lehta gjuhesore.
Zoti GRANT - Sonte jam shume i kenaqur qe ne programin tim te radios perfshihet
edhe intervista me Dr. Nuci Kotta, Anetar i Levizjes Kombetare te Legalitetit
dhe Anetar i Komitetit Kombetar e "Shqiperia e Lire". Komiteti e ka qendren e vet ne New-York. Ndjej nje kenaqesi te vecante t'u
paraqes degjuesve te mi, Dr.Nuci Kotten, djalin e qytetarit te shquar dhe
patriotit te holle, Koco Kottes. Kur une isha Minister i Shteteve te Bashkuara
ne Tirane, me Kryeministrin e Shqiperise, Koco Kotten, nuk kisha vetem
marredhenie zyrtare por dhe nje miqesi te perzemert. Koco
Kotta, u largua nga Shqiperia me rastin e pushtimit fashist, prill 1939. Pas
mbarimit te Luftes se dyte boterore u kap nga komunistet greke, te cilet ia
dorezuan Qeverise se Tiranes. Kjo e burgosi, dhe nga vuajtjet e torturat, ai
vdiq ne vitin 1947. Djali i tij, sot, eshte duke vazhduar perpjekjet e babait te
tij te shquar, per pavaresine e Shqiperise. I diplomuar ne ligj (juridik - shen.
i red.) nga Universiteti i Paris-it, Dr. Nuci Kotta, eshte duke vene kulturen
dhe eksperiencen e tij ne sherbim te Shqiperise me qellim qe kjo te clirohet e
te siguroje teresine e saj tokesore. Nuk duhet te harrojme se sot
Shqiperia gjendet pertej gardhit te hekurt.
Zoti GRANT - Dr. Kotta, a eshte vizita e juaj e pare ne
Augusta?
Dr. KOTTA - Po Z. Grant, dhe jam shume i kenaqur nga kjo vizite. Qyteti juaj
eshte shume i bukur dhe cka e dallon me shume eshte mikpritja dhe bujaria e
banorevet te tij.
Zoti GRANT - Me qene se jeni Anetar i Komitetit Kombetar e "Shqiperia e
Lire", a mund te na thoni dicka mbi qellimet dhe programin e Komitetit tuaj?
Dr. KOTTA - Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire" eshte nje Organizate
Shqiptare ne mergim. Eshte themeluar ne France, ne gusht te 1949-es dhe qendren
e ka ne Nee-York. Komiteti Kombetar "Shqiperia e Lire" perpiqet: per
clirimin e plote te Shqiperise e per sigurimin e integritetit te saj tokesor,
per rivendosjen e pavaresise kombetare dhe per t'i dhene mundesine popullit te
shumevuajtur Shqiptar, qe pas clirimit, te zgjedhe lirisht formen e regjimit qe
i pelqen.
Zoti GRANT - Dr. Kotta, Shqiperia e humbi pavaresine me invazionin italjan (fashist)
me 1939 dhe valle a e ka rifituar gjer me tashti?
Dr. KOTTA - Keni te drejte Shkelqesi, ju keni qene perfaqesues i Qeverise
Amerikane ne Tirane ne kohen kur trupat e Mussolinit sulmuan Shqiperine. Gjate
okupacionit fashist e nazist populli Shqiptar beri nje rezistence heroike. Per
fat te keq, nga rrethana te ndryshme, pas mbarimit te Luftes se dyte boterore,
komunistet moren pushtetin dhe vendosen tiranine sovjetike.
Zoti GRANT - Kur ka ndodhur ky fakt?
Dr. KOTTA - Ne
muajin nentor 1944.
Zoti GRANT - Dr.Kotta, shume raporte me kane rene ne dore, qe m'u derguan nga
miqt e mij qe ndodhen ne mergim, te cilet me njoftojne se nje regjim terrori
mbreteron qe prej asaj kohe ne vendin tuaj. A jane te vertete raportet dhe ne
rase se po mund te me jepni disa hollesira?
Dr.KOTTA - Jane shume te drejte z.Grant. Nga sa dime ne, afersisht 10.000 vete
midis te cileve dhe shume nga miqte tuaj, jane vrare. M'ane tjeter, me se 20.000
burra, gra dhe femije gjenden sot te internuar ne fusha perqendrimi per pune te
detyrueshme. Terrori dhe urija sundojne sot mbi mbare shqiptaret qe nuk gjenden
ne burgje.
Zoti GRANT - Eshte me te vertete nje gjendje e vajtueshme dhe qe terheq
verejtjen e amerikaneve, te cilet njohin karakterin, patriotizmin dhe miqesine e
sinqerte te popullit shqiptar per Shtetet e Bashkuara t'Amerikes. Sic e dini
Dr.Kotta, disa muaj me pare, une pata ne Eashington bisedime te gjata me
Madherine e Tij Mbretin Zog. Mbreti gjendet sot ne Egjypt. Mbreti, ne ato
bashkefjalime, me theksoi "se ceshtja qe ka nje rendesi te dores pare per
ne Shqiptaret, eshte clirimi i plote i Shqiperise, ndersa forma e regjimit te
ardhshem eshte ceshtje qe do te zgjidhet me vone". A mund te me jepni,
Dr.Kotta, disa hollesira rreth ketij problemi?
Dr. KOTTA - Zoti Grant, Mbreti, Zog eshte ligjerisht Kryetari i Shtetit Shqiptar
dhe si i tille qendron mbi Partite Politike, Qendrimi i Madherise se Tij Mbretit
rreth ceshtjes se formes se regjimit te ardhshem te Shqiperise, eshte aq i
lavderueshem sa dhe patriotik. Ky qendrim gjen aprovimin e shumices se
shqiptareve.
Zoti GRANT - A mendoni qe Shqiperia mund te clirohet se shpejti?
Dr. KOTTA - Me pare dua te theksoj se nje clirim i shpejte i Shqiperise nga
tiranija komuniste e vendosur me perkrahjen e Bashkimit Sovjetik, ka nje rendesi
te vecante. Jo vetem se me clirimin ne fjale, do te marrin fund vuajtjet e
popullit shqiptar, por dhe Bashkimi Sovjetik do te humbe ne ate rast, nje vend
strategjik te dores pare. E vendosur larg nga Italija vetem disa dhjetera
kilometra, Shqiperia ka nje rendesi ne gadishullin Ballkanik. Ne rase lufte,
Rusija Sovjetike mund te perdore token shqiptare si baze ushtarake per te
pushtuar Jugosllavine dhe Greqine e sidomos per te vene ne rrezik lundrimin
Aleat ne Mesdhe.
Zoti GRANT - Doni te thoni Dr. Kotta, se Shqiperia ka nje rendesi te vecante ne
planin e mbrojtjes se Aleateve te Perendimit?
Dr. KOTTA - Po, me te vertete, dhe une mendoj se do te ishte shume mire ne qofte
se Shqiperia do te bente pjese ne menyre definitive ne bllokun e Perendimit, gje
qe e desheron edhe mbare populli i saj. Sipas mendimit t'im, nje clirim i
shpejte i Shqiperise, eshte i mundshem, sepse shumica dermuese e popullit urren
regjimin e sotshem komunist. Dhe me teper, prej kohes qe Tito-ja keputi
marredheniet me Kominform-in, ne vitin 1948, Rusija ka humbur lidhjet tokesore
me Shqiperine dhe kjo sot eshte krejt e izoluar. Me fjale te tjera, ne rase te
nje kryengritje te pergjithshme ne Shqiperi, Rusija nuk do te ishte ne gjendje
t'u vinte seriozisht ne ndihme komunisteve te Tiranes.
Zoti GRANT - Dr. Kotta, mendimet tuaja, ne vija te pergjithshme, pajtohen me
pikepamjet e Madherise se Tij Mbretit, te cilat m'i shfaqi ne bisedimet qe pata
me Te ne Uashington. Mbreti me theksoi se regjimi komunist ne Shqiperi eshte
shume vulnerabel. Mbreti mendon se forcat ruse dhe agjentet komuniste qe
perdoren si kukell nga Moska, mund te flaken jashte Shqiperise jo me shume
veshtiresi.
Dr. KOTTA - Sigurisht z.Grant. Por, sic ju ka thene edhe vete Mbreti, populli
shqiptar eshte shume i shqetesuar prej politikes qe Tito-ja ndjek kundrejt
Shqiperise si dhe prej revendikimevet tokesore greke ne dem te Shqiperise se
Jugut.
Zoti GRANT - Po, me Mbretin Zog kemi biseduar mbi keto ceshtje. A mund te na
jepni shpjegime me te gjera gjer sa problemet ne fjale kane lidhje me
rivendosjen e pavaresise shqiptare?
Dr. KOTTA - Sa kohe qe Mareshali Tito i sherbente me besnikeri Stalinit, ai
kishte dore te lire ne Shqiperi. Privilegjet, Belgradi i humbi kur Tito-ja u
shkeput nga Kominformi dhe preu marredheniet me diktatorin e kuq shqiptar, Enver
Hoxhen, i cili u lidh me Kremlinin. Tani duket se Tito-ja deshiron te vendoset
ne Shqiperi nje regjim komunist qe te ndjeke udhezimet e Belgradit.
Zoti GRANT - Dr. Kotta, ju mendoni se nje gje e tille nuk do te ndihmonte
rivendosjen e pavaresise se plote te Shqiperise?
Dr. KOTTA - Natyrisht jo. Jane dhe revendikimet tokesore greke. Keto kane qene
te refuzuara prej Konferences se Londres me 1913 dhe me vone edhe nga Konferenca
e Ambasadoreve ne vitin 1921. Me 1923, nje Komision i Lidhjes se Kombeve,
qendroi disa muaj ne Shqiperine e Jugut dhe vertetoi deshirat e popullit te
atyre krahinavet. Komisioni ne mbarim te misionit te vet, i paraqiti Lidhjes se
Kombeve, raportin perkates, ne te cilin theksohesh se popullata e Shqiperise se
Jugut ishte me te vertete shqiptare.
Zoti GRANT - Edhe une mendoj se kjo qe thoni eshte e drejte. Vete, kam udhetuar ne Shqiperine e Jugut dhe kam pasur pershtypjen e qarte
se banoret e krahinave te Jugut jane me te vertete patriote shqiptare. A mund te
na thoni me teper permbi kete problem?
Dr. KOTTA - Natyrisht z.Grant. Shqiperia e Jugut, me token dhe popullsine qe ka,
perben nje te treten te Shqiperise me kufijte e 1913-es, dhe pa krahinat e
Shqiperise se Jugut eshte e pa mundur qe te ekzistoje nje Shqiperi. Kryetari i
Komisionit te Lidhjes se Kombeve, profesori finlandez Sederholm, ne raportin e
vet te fundit ka theksuar se: "Vendimi i marrun nga Fuqite e Medha per te
caktuar kufijte e Shqiperise se Jugut, ka qene aq i drejte sa dhe i qarte...
Eshte bindja jone se ekzistenca e nje Shqiperie te pavarur eshte e nevojshme per
te mbajtur paqen ne kete sektor te Evropes dhe nje Shqiperi indipendente nuk do
te jete e mundur ne qofte se krahinat e Jugut, nuk do te jene pjese te pandara
te tokes shqiptare.
Zoti GRANT - Kjo provon, pa fjale, se Shqiperia duhet te ruaje krahinat e saj te
Jugut. Mund te me thoni, mbi kete ceshtje, cili eshte qendrimi i regjimit
komunist te Tiranes, qe kontrollohet prej sovjeteve?
Dr. KOTTA - Komunistet e shfrytezojne shume kete ceshje. Ata i thone popullit,
ne rase se regjimi i sotshem do te permbyset, Shqiperia do te copetohet ne
perfitim te fqinjevet te saj. Vetekuptohet propaganda genjeshtare e
qeveritarevet te kuq, ka bere efekt ne popull. Shqiptaret, para ketij rreziku qe
kercenon integritetin tokesor te vendit, preferojne te vuajne nden diktaturen e
kuqe, se sa te hyjne ne nje aventure, qe, mbas sa u eshte trumbetuar nga
qeveritaret, mund te vere ne rrezik dhe vete ekzisteneen e Shtetit Shqiptar.
Zoti GRANT - Kjo ceshtje eshte fare e kuptueshme dhe pa dyshim vihet pyetja se
c'duhet bere. Cka propozoni ju Dr. Kotta?
Dr. KOTTA - Une mendoj se ceshtja mund te zgjidhet lehte ne rase se Qeveria
Greke do te hiqte dore nga revendikimet e saj tokesore mbi Shqiperine e Jugut.
Shqiptaret, ne pergjithesi, shpresojne se Pushtetet e Medha Perendimore, e ne
menyre te vecante Shtetet e Bashkuara t'Amerikes, do te keshillojne Greqine per
zgjidhjen e kesaj ceshtjeje.
Zoti GRANT - Dr. Kotta, besoj se i keni vene gishtin plages. Ne Konferencen e
Uashingtonit, ku ishin te pranishem Mbreti Zog dhe disa kongresiste zyrtare
Amerikane, kam thene: mendoj se Qeveria Amerikane duhet te hyje ne bisedime me
fqinjet e Shqiperise, me Greqine, Jugosllavine dhe me Italine, te cilet Amerika
i ka perkrahur ushtarakisht dhe ekonomikisht dhe te insistoje prane tyre qe te
heqin dore nga revendikimet tokesore ne dem te Shqiperise dhe te japin garanci
per kete qellim.
Dr. KOTTA - Jemi te nje mendimi z.Grant. Ka disa muaj qe Sekretari i Shtetit
Amerikan, Dean Acheson, ne nje mesazh qe i drejtoi popullit shqiptar me anen e
"Zeri i Amerikes", tha se "Qeveria e Shteteve te Bashkuara
deshiron te shohe Shqiperine nje anetare te lire dhe te pavarur ne bashkesine e
kombeve. Me qene se nje Shqiperi e pavarur eshte e pamundur, te jetoje pa
perfshire edhe krahinat e Jugut, shqiptaret ne pergjithesi, mendojne se mesazhi
i z.Acheson duhet te ndiqet nga nje deklarate e Qeverise Amerikane e cila te
vertetoje se Shtetet e Bashkuara t'Amerikes aprovojne vendimet nderkombetare qe
kane qene marre ne te kaluaren nga Fuqite e Medha.
Zoti GRANT - Ne jemi perseri po te nje mendimi Dr.Kotta. Me fjale te tjera,
mesazhi i Sekretarit Acheson, duhet te pasohet nga nje veprimtari pozitive dhe
te prere, me qellim qe te garantohet qe tashti integriteti tokesor i Shqiperise.
Dr. KOTTA - Po, z.Grant. Dhe kjo eshte ne traditen Amerikane me politiken qe ka
pase mbajtur kundrejt Shqiperise, te filluar prej Presidentit tuaj te Madh, te
ndjerit Udrou Uillson, kujtimi i te cilit ka mbetur i paharruar ne zemrat e
shqiptareve. Ne Konferencen e Paqes, ne Paris, ne fund te Luftes se pare
boterore, Presidenti Udrou Uillson, flaku poshte traktatin e fshehte te Londres
(1915), qe sakrifikonte te drejtat legjitime te Shqiperise dhe u kerkoi
Perfaqesuesve te Fuqive te Medha, respektimin e pavaresise se plote te
Shqiperise.
Zoti GRANT - Po, me kishte folur per kete vendim te Parisit i ndjeri Peshkop
Bumci, i dioqezes se Shqiperise se Veriut, i cili, kishte qene nje nga delegatet
shqiptare ne Konferencen e Paqes.
Dr. KOTTA - Deshiroj te shtoj se shqiptaret u jane mirenjohes miqve te tyre te
shumte Amerikane, nder te cilet jeni ju dhe zonja Grant, per perpjekjet qe kane
bere dhe vazhdojne te bejne per kombin tone dhe per mbajtjen e miqesise
Shqiptaro-Amerikane.
Zoti GRANT - Ju falenderoj shume z.Kotta per shprehjet tuaja miredashese. Ceshtja e indipendences shqiptare eshte nje ceshtje per te cilen vlen te
behen perpjekje.
(Pergatiti per
botim: Neritan Kolgjini)
Historia e
rrenimit ekonomik te shqiptareve (3)
GRABITJA E ARIT
Nga Kastriot Dervishi
U gjeten qypa me flori jo vetem ne betonime te thella te nendheshme e ne muret e
shtepive, por edhe nen rrenjet e pemeve e nen siperfaqet e puseve me uje te
pijshem, si ne Durres, Tirane, etj..
Ne Elbasan u zbulua nje sasi e madhe mallrash te tregtarit H.B. ne nje depo te
nendheshme, persiper se ciles ishin mbjelle presh e perime te ndryshme. Zbulime
te tilla u bene edhe ne Shkoder, Durres e Korce. Deri ne fund te vitit 1948 u
zbuluan 43.816.682 monedha ari, pa permendur shufrat e stolite e florinjta.
Organet e Puneve te Brendshme ndoqen gjithe zhvillimet e ngjarjeve, duke bere
nje lufte kembengulese kunder elementeve spekulative e matrapaze...".
Por, ndersa nga komunistet pranohet nje shifer e tille sekuestrimesh, te dhenat
e tjera zyrtare jane krejt kontradiktore. Keshtu, sipas nje shkrese sekrete e te
nenshkruar nga drejtori i Thesarit, Fahri Hoxha, me 16 janar 1992, merret vesh
se sasia e arit te hyre ne Thesar nga sekuestrimet ne periudhen 1 dhjetor
1944-31 dhjetor 1990, eshte vetem 3.029 kg.
Ndersa ne periudhen 1 dhjetor 1944 e deri me 31 dhjetor 1990, ne Thesarin e
Shtetit kane hyre gjithsej 8.749 kg ar dhe kane dale 7.600 kg ar. Mirepo shifra
e 43.816.682 cope monedhave nuk eshte baraz me 3.029 kg ar, por me minimumi 320
ton ar. Atehere vetiu lind nje pyetje qe do pergjigje: ku shkoi gjithe kjo sasi
ari? Kush
e mori? Pse
ka diferenca te medha midis shumave?!
Tregtaret e grabitur te Korces
Nje nder autoret e pare qe u mor ne fillesat e pluralizmit politik ne Shqiperi
me ceshtjen e thesarit te grabitur, ne shtypin shqiptar, me disa shkrime ne
gazeten "Rilindja Demokratike", ishte i ndjeri Teodor Keko.
Ne shkrimin "Arkivat rreth enigmes se floririt", date 15 qershor 1991,
Keko eshte bazuar ne te dhenat e arkivit te Komitetit Ekzekutiv te Keshillit
Popullor te Korces. Sipas dosjes nr 34 te seksionit te Finances, ne baze te
relacionit te dates 15 maj 1945, mesohet se tregtareve korcare u ishte caktuar
nje "tatim" (lexo grabitje) prej 86.685.968 frangash ari, nga e cila,
deri ne kete periudhe, ishte vjele rreth gjysma e saj. Sipas historikut lokal te
policise se Korces, mesohet se vetem ne kete qytet ishin grabitur 400 kg ar dhe
48 mije napolona flori, pa permendur stolite e tjera te vjedhura nga banditet.
Per te ilustruar "masakren e verdhe", Teodor Keko paraqet edhe nje
liste te 32 familjeve korcare, te cilave iu grabiten, pervec dyqaneve dhe
shtepive, edhe nje sasi e konsiderueshme florinjsh. Nder emrat me kryesore ketu
mund te permendim familjet Qirjako, Abeshi, Cingu, Plasati, Katro, Gjezi,
Samara, Qirinxhi, Cekani, Pepo, Lako, Turtulli, Jani, Stase, Mborja, Bino,
Terova, Mulla, Nora, Pilika, Ballauri, Peco, Serani, Katundi, Zahara, Pllaha,
Bicolli, Thomo, Barce etj.. Nder te grabiturit kryesore eshte Kristaq Cingo, me
9.002.500 franga ari.
Po ne numrin e siperpermendur te gazetes, deshmitari Paskal Andoni, ish punonjes
ne Degen e trete te Ministrise se Puneve te Brendshme, deshmon se, kur ishte
dashur te hapej, kasaforta e Hysni Kapos kishte qene e mbushur plot me flori.
Lista e familjeve me te grabitura ne Korce, eshte kjo:
1- Vellazeria Qirjako
2- Vellazeria Abeshi
3- Vellazeria Stase
4- Kristaq Cingo
5- Thoma Plasati
6- Vellazeria Katro
7- Hari Kristo Samara
8- Vellazeria Gjezi
9- Vellezerit Qirinxhi
10- Ligor Jani
11- Vellazeria Plasa
12- Vellazeria Lako
13- Vangjel e Gaqo Turtulli
14- Vellazeria Balli
15- Vasil Pepo
16- Jankulla Cekani
17- Sotir Mborja
18- Dhimiter Bino
19- Refail Terova
20- Pandi Mulla
21- Pandeli Nora
22- Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri
23- Dhimiter Peco
24- Vangjo Serani
25- Vellezerit Katundi
26- Llambi Kico Zahara
28- Vellezerit Pllaha
29- Sotir Bicolli
30- Vellezerit Terova
31- Thoma Thomo
32- Vellazeria Barce
Ketu mund te shtojme se vetem Rexhep Merdanit i jane marre 450 kg ar, nga te
cilat arkivi i Ministrise se Puneve te Brendshme ka te shenuar vetem 29 kg. Te
tjera familje te grabitura nga Korca jane familjet Ypi, Ziko, Bopi, Fundo,
Kondi, Opari, etj..
Te grabiturit ne Elbasan
Edhe Elbasani mbahet si nje nder qytetet me te grabitura nga banda kriminale qe
erdhi ne pushtet ne vitin 1944. Pervec sekuestrimeve te shumta, komunistet,
ashtu si ne mbare Shqiperine, nuk harruan te perdorin format e tjera qe kishin
te benin me dhunen dhe torturen.
Nje praktike e njohur per njerezit e Sigurimit te Shtetit, per te nxjerre sasine
e duhur te floririt, ishte arrestimi dhe tortura. Keshtu, shume tregtare iu
nenshtruan burgosjeve dhe torturave nga me c'njerezoret. Ne Elbasan, te vdekur
ne burg per shkak te floririt, jane disa. Sulejman Domi, Xhaferr Celirama, Mateo
Papajani, Refik Myftiu etj., vdiqen ne burgjet e komunizmit per shkak te
mosdorezimit te floririt te kerkuar prej banditeve komuniste.
Per t'u kujtuar eshte se floriri i Refik Myftiut u zbulua krejt rastesisht, kur
ne Ebasan u ndertua Shkolla e Muzikes. Sasia jo e vogel e floririt ishte e
groposur ne rrenjet e nje shege.
Natyrisht, shembulli me tipik i dhunes se ushtruar ndaj tregtareve, ishte vdekja
nga torturat e renda te njerit prej tregtareve me te njohur te Elbasanit,
Sulejman Domit, i cili vdiq ne qeline e improvizuar te "Grand
Hotel"-it, ne Elbasan, me 11 prill 1948, pas 11 dite torturash.
Ndonese kishte dorezuar dy here "tatimin" qe i kishin caktuar,
grabitqaret nuk u mjaftuan me kaq por i rrembyen dhe ate sasi ari qe ai kishte
ne shtepi. Eshte per t'u theksuar se ne arkivin e Ministrise se Puneve te
Brendshme nuk gjendet asnje lloj dokumenti ne lidhje me marrjen e arit te te
ndjerit Sulejman Domi, ndaj te cilit jane ushtruar torturat me c`njerezore, si
ato te futjes ne dimer deri ne fyt ne uje te ftohte, ato te hedhjes nga nje
lartesi e madhe ne toke, te shkuljes se thonjve te duarve apo te kembeve etj,
etj.. Per shkak te ketyre tortuarave, trupi i tregtarit te ndershem Sulejman
Domi nuk duroi dot. Ai vdiq ne moshen 58
vjecare. Edhe
sot e kesaj dite, atij nuk i dihet varri. Persekutoret
kurre nuk e treguan ate. Sa te tille ne
mbare Shqiperine kane pesuar fatin e tij?
Familjet e tjera kryesore te grabitura ne mbare Shqiperine
Procesi sekuestrues, natyrisht qe ishte masiv ne te gjithe Shqiperine. Barra me
e rende ne kete proces rendoi mbi familjet tregtare te qyteteve kryesore te
vendit. Nese do te benim nje renditje te pergjithshme te familjeve me te
sekuestruara, ato do te ishin:
Ne Berat: Hoxha, Hushi, Cullaku, Dardha, Konicoti, Kuci, Vrioni etj.
Ne Durres: Dovana, Shijaku, Dibra, Dushi, Hamdija, Zagoridha, Mushketa, Leka,
Dakoli, Manushi, Nushi, Vangjeli, Beshiri, etj.
Ne Elbasan: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili,
Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj,
Ne Gjirokaster: Liti, Mezini, Omari, Tola, Tushe, Selfo, Cocoli, Xhiko,
Totozani, etj.
Ne Vlore: Bisholli, Bezani, Bitri, Busheka, Cili, Hoxha, Shuka, Sorra, Levi,
Jakseli, Strati, Jonuzi, Gurabardhi, Qazimi, etj.
Ne Shkoder: Pistuli, Topalli, Muka, Kaculini, Vjerdha, Rroji, Anamali, Bakalli,
Bushati, Kraja, Daberdaku, Koka, Hoti, Gjoka, Luka, Mati, Sokoli, Kahremani,
Pogu, Tahiri, Tepelia, Serreqi, Luka, Pogu etj, etj..
Ne Sarande: Celo, Harito, Llambro, Rushiti, Muzina, etj.
Ne Ministrine Puneve te Brendshme ishte ngritur nje Dege e posacme qe merrej me
arin e qe drejtohej ne ate kohe nga Maqo Como (qe u be pak me vone edhe
zv/minister i Puneve te Brendshme). Mbas grabitjes se arit ne nje rreth te
caktuar, prane kesaj Dege sillej nje proces-verbal i posacem, pervec dy te
tjereve qe shkonin ne banke dhe ne Degen lokale te Puneve te Brendshme.
Nder grabitjet me te medha mund te vecojme vellezerit Jonuz dhe Nexh Shijaku nga
Durresi, te cileve ju jane grabitur 45 mije napolona flori, nje kamion i
ngarkuar me flori dhe disa diamante te cmuar. Aristidh Lekes nga Durresi i jane
grabitur 45 mije napolona flori dhe disa kuintal te tjere ar dhe stoli. E thene
ndryshe, Aristidh Leka dorezoi 432 kg flori, ndersa ne arkivin e MPB, ate te
Shtetit dhe ate te Thesarit, shenohet perafersisht shifra e 17 kg. Nuk mjaftoi
vetem kjo, por Aristidh Leka perballoi edhe vuajtjet e qelise deri ne vdekje.
Pepe Levit dhe Refael Jaksellit nga Vlora, u jane grabitur 42 milione franga
ari, duke paguar rreth 100 mije napolona. Madje Levit, pas daljes nga burgu, ju
mor edhe 38 kg flori.
Per te gjitha keto raste, dokumentacioni ne Ministrine e Puneve te Brendhsme
eshte mjaft i copezuar dhe jo i plote.
Keshtu per shembull, Alfons Dovanes nga Durresi i jane marre 516 kg ar, ndersa
ne arkiva eshte regjistruar 58 kg.
Abdulla Kazazit nga Elbasani i jane marre 42 kg ar, ndersa ne arkiva eshte
regjistruar shifra 12-14 kg.
Ibrahim Velences nga Elbasani i jane marre 39 kg ar, ndersa ne arkiva jane
regjitruar vetem 0.3 kg. Per me teper, sipas dokumentit te Bankes se Shtetit te
Elbasanit, date 2 maj 1949, Ibrahim Velences gjoja i jane kthyer 6 monedha te
demtuara, a thua se organet e sekuestrimit kishin ndonje ndjenje miresjelljeje
ndaj personave qe grabisnin.
Mihal Dilos nga Gjirokastra i jane rrembyer 100 kg ar, ndersa ne arkiva eshte
regjistruar vetem 0.013 kg.
Nder tregtaret e tjere qe u eshte marre nje sasi e madhe floriri dhe qe nuk u
eshte regjistruar asgje, eshte edhe Harallamb Papa, me 258 kg ar.
Vala e sekuestrimeve dhe grabitjeve skandaloze nuk kurseu as ate pjese te
popullsise qe nuk prekej nga i ashtuquajturi "tatim i
jashtezakonshem". Ka mjaft raste qe vertetojne se vala e grabitjes eshte
perhapur edhe mbi qytetare qe kishin nje sasi simbolike floriri. Edhe ne keto
raste, dokumentacioni eshte i manget apo me ndryshime te medha.
Garda e Republikes ne
75-vjetorin e themelimit te saj, si deshmi e tradicionit ushtarak te Shtetit,
Forcave te Armatosura dhe institucioneve respektive
SHTETI MODERN SHQIPTAR NE VITET 1920-1939
Nga Major Safet RAMOLLI*
Ne pranveren e vitit 1920, Fuqite e Evropes " u binden " se, edhe ne
Shqiperi duhej te krijohej shteti, sipas modelit Perendimor. Gjithsesi, kufijte
territoriale do te ishin ata te percaktuar nga Konferenca e Ambasadoreve ne
Londer, ne vitin 1913. Megjithate, Fuqite e Medha me shume, por edhe me te
voglat me pak, "... prisnin e ngjisnin territore, sipas zakonit te
sovraneve te dikurshem", - konkludon historiografi autoritar i Ballkanit,
Xhorxh Kastellan. Prandaj, me sa duket, mbajtja e nje Kongresi Mbarekombetar, i
ngjashem me ate te Vlores, te vitit 1912, ishte me i pranueshem edhe nga Fuqite
e Evropes. Pikerisht per kete arsye, me 21 Janar 1920, ne Lushnje do te realizohej
mbajtja e nje Kuvendi te tille. Ky Kongres vendosi, me vota unanime, rrezimin e
Qeverise se Perkoheshme te Durresit, te krijuar para nje viti; zgjodhi delegatet
qe do te perfaqesonin interesat e popullit shqiptar ne Konferencen e Paqes ne
Versaje, zgjodhi Keshillin e Larte te Regjences, te perbere nga kater atdhetare
ne ze: Aqif Pashe Elbasani, Imzot Bumci, Dr. Turtulli dhe Abdi bej Toptani; u
formua nje Keshill Kombetar, i perbere nga 37 keshillonjes, me atributet e
Parlamentit; u zgjodh nje Kabinet i Ri qeveritar, i perbere nga intelektuale dhe
atdhetare te degjuar, si: Sulejman Delvina, Eshref bej Frasheri, Ahmet bej Mati
(Zogolli), Mehmet bej Konica, Ndoc Coba, Idhomene Kosturi, Hoxhe Kadria, Hysen
bej Vrioni, Sotir Peci etj.
Vendimet e mara si dhe krijimi i nje Kabineti te tille Qeveritar, rezultojne te
nje rendesie te vecante, sepse hedhin themelet dhe ngrejne ndertesen e nje
Shteti te Ri Modern Evropian, i cili u njoh qe ne fillim nga SHBA-te, Rusia etj.
Perfaqesimi ne kete Kuvend, u be me moton: "Te jemi te bashkuar per
shpetimin e Atdheut", te cilit jo te gjithe do t'i qendronin besnike.
Organet e pushtetit u transferuan ne Tirane, e cila kishte jo me shume se 15
mije banore, duke u bere keshtu kryeqyteti i pare i vendit, me 20 Shkurt 1920.
Kjo qeveri pati detyre emergjente clirimin e territoreve te pushtuara, i cili
ishte edhe nje kusht i nevojshem per njohjen e Saj ne baze te se Drejtes
Nderkombetare. Keshtu, me 17 Dhjetor 1920, Lidhja e Kombeve e pranoi Shqiperine
ne bashkesine e saj vetem me voten "kundra" te Frances. Por ceshtja e
kufinjve territoriale do te rezultonte shqetesim edhe me vone, per t'u
konsideruar disi e mbyllur pas gjykimit te saj ne Hage, ne gusht te vitit 1925,
vendim i cili e detyronte Qeverine Shqiptare t'i dorezonte Serbise Manastirin e
Shen Naumin, duke i rikthyer asaj 14 fshatra ne krahinen e Korces, te cilat
mbaheshin te uzurpuara nga Greqia.
Shteti Modern Shqiptar, i dale nga Kongresi i Lushnjes, ne te ardhmen do te
konfigurohet me mire si dhe do ta mbeshtese veprimtarine e tij dhe administrimin
e vendit ne Akte ligjore te modelit perendimor.
Personalitetet e politikes shqiptare te periudhes 1920-1939, jane thuajse te nje
mendimi se, vendi yne pas vitit 1912 nis te jetoje pothuajse lirine deri ne
vitin 1920, dhe pavaresine pas ketij viti. Per ata, 28 Nentori i vitit 1912
mbetet nje "dite e lumtur". Po keshtu, me 1920 Shqiperia filloi te
ngule themelet e para te nderteses se re shteterore, ashtu sikurse i duhej qe te
unifikonte qendresen dhe shpirtin liridashes, te cilat e mbajne ne kembe nje
shtet e nje komb, sidomos ne caste rreziku ekzistencial. Eshte merite edhe e
drejtuesit te Shtetit Shqiptar te kohes, Ahmet Zogut, qe te binde bashkekombesit
per domosdoshmerine e ndertimit te Shtetit jo vetem duke formuluar ligje te
plota, por sidomos per zbatimin konkret te tyre, sepse shqiptaret i kane te
gjitha mundesite per te formuar e forcuar Shtetin, dhe drejtuesit e tij mund ta
bejne ate te dobishem per shtetasit. Duke themeluar e drejtuar Ministrine e
Puneve te Brendshme, Ai njeheresh mekembi nje Shtet te Ri, duke unifikuar rreth
nje qellimi te vetem vullnetin e shumices se popullit, ne te gjitha krahinat,
duke i cliruar ata nga ndjenja e dyshimit per njeri-tjetrin, por edhe nga nje
fare armiqesie qe kishin mbartur nder shekuj per shkak te percarjeve.
Ne vitin 1921 u zhvilluan zgjedhjet
parlamentare. Qeveria thuajse do te dominohej nga Ahmet Zogu, i cili kishte edhe
pervojen e duhur si ish minister i Brendshem ne Kabinetin qeveritar te Sulejman
Delvines. Si njei nga minstrat kryesore, Ai ishte i vendosur ne synimin qe vendi
te zhvillohej progresivisht, prandaj, me dore te hekurt ju kundervu cdo veprimi
qe cenonte stabilitetin e Shtetit te brishte dhe unitetin kombetar.
Edhe ne Kabinetin e drejtuar nga Xhafer Ypi, ne fillim te vitit 1922, Zogu
ruajti postin e ministrit te Brendshem, duke qene njiheresh edhe keshilltari
kryesor i kryeministrit.
Po kete vit, Zogu do te behej edhe kryeminister i vendit, dhe me pas nje nga
figurat kryesore deri ne Qershor 1924, kur shpertheu kryengritja e armatosur.
Kontributin e cmuar te Tij gjate viteve 1921-1924 e evidenton Bernard Fisher,
Profesor i degjuar ne nje universitet te SHBA-ve, i cili pohon se "...
reputacioni i Tij si personalitet me vlera per vendin e shqiptareve, u rrit
gradualisht por me siguri. Ne pranveren e vitit 1922, Zogu sebashku me
komandantin e Xhandarmerise se Tiranes, kapiten Osman Gazepin, e mbrojten
kryeqytetin nga nje sulm i armatosur. Ne kete periudhe evidentohet dukshem
arritja e nje fare stabiliteti; popullsia u carmatos nga armet vrastare; shteti
mori persiper garantimin e jetes se qytetareve me mjete ligjore; u hodhen hapa
te mjaftueshem ne luften kunder analfabetizmit dhe ligjet e urdherat kishin fuqi
vepruese.
Me kete konkluzion pajtohen edhe mjaft drejtues te Shtetit Shqiptar te periudhes
1920-1940, te cilet theksojne se "... qe Shqiperia te udhehiqej drejt nje
ardhmerie te sigurte, duhej te vihej ne veprim ligji, si dhe te garantoheshin
rregulli, qetesia dhe rendi publik i brendshem. Keto do te ishin edhe synimet
kryesore te administrimit te mevonshem..." Keshtu, ne fund-dhjetorin e
vitit 1924 iu rikthye pushteti ekzekutiv Kabinetit te Iljaz Vrionit, i permbysur
nga kryengritja e armatosur e Qershorit 1924. Ky pushtet ekzekutiv, edhe ne baze
u vu nen urdherat e Komandave te Operacioneve, me synim qe te vendosej rregulli
e qetesia ne vend.
Me 21 Janar u rimblodh Asambleja Kushtetuese, e zgjedhur ne vitin 1923, e cila e
deklaroi Shqiperine "Republike" dhe Ahmet Zogun "Kryetar i
Qeverise". Pas dhjete ditesh Ai u emerua edhe President i Republikes me nje
mandat shtatevjecar, njekohesisht edhe Komandant i Pergjithshem i Ushtrise. Me 1
Shtator te vitit 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli vendin
"Mbreteri", sipas shembullit te vendeve fqinje, ndersa Presidentin e
shpalli "Mbret i shqiptareve" dhe njekohesisht "Komandant i
Pergjithshem i Forcave te Armatosura."
Gjate 15 viteve te drejtimit Ahmet Zogu do ta konceptonte drejtimin shteteror e
ate shoqeror vetem te bazuar ne ligje bashkekohore. Mendimi i mjaft analisteve
te huaj eshte se, administrimi i ri jo vetem qe synonte, por edhe realizoi
praktikisht krijimin e nje imazhi real se "Shqiperia nuk ishte me vendi i
shqetesimeve dhe fole turbullimesh, por nje komunitet i unifikuar ne qellime e
veprime, qe synonte integrimin ne Evrope".
Me 2
mars 1925 u miratua Statuti Themeltar i Republikes se Shqiperise, i cili e
shpalli Shqiperine "Republike Parlamentare".
Pushtetin ligjvenes e ushtronte Parlamenti me Dhomen e Deputeteve dhe Senatin,
ndersa qeverimi administrativ garantohej permes funksionimit te pushtetit
vendor, me 10 prefektura, 38 nenprefektura dhe 63 komuna.
Kryetari i Shtetit te Ri Shqiptar, me deshiren e mire per te modernizuar vendin,
terhoqi kapitalin dhe investimet e huaja, duke aktivizuar pasurite nentokesore,
sidomos, por edhe ato mbitokesore. Keshtu, ne shkurt 1925 u arrit nje
marreveshje per kerkim dhe nxjerrje nafte. Ndersa ne maj te ketij viti u
themelua Banka Kombetare Shqiptare, me kapital te perbashket me Shoqerine per
Zhvillim Ekonomik te Shqiperise. Po ne kete vit u vu ne perdorim monedha
shqiptare, e cila zevendesoi 15 llojet e monedhave te tjera, qe ishin ne
perdorim. Po ashtu u aktivizua veprimtaria industriale e tregtare, ashtu sikurse
edhe problemet politike, duke nenshkruar "Traktatin e Miqesise e te
Sigurise" me 27 Nentor 1926 dhe, pas nje viti, "Aleancen
Mbrojtese". Po ne kete periudhe u ndryshuan edhe mjaft ligje. Kreu i
Shtetit, pas zgjedhjeve parlamentare te vitit 1925, u deklarua se, "Qeveria
Republikane e quante detyre kryesore respektimin e Statutit" dhe,
njeheresh, ne tetor dekretoi nje amnisti per te denuarit politike, cka flet per
deshiren e mire qe te zgjeroheshin hapesirat e pluralizmit politik.
Shteti do te tregonte edhe interesin e duhur per garantimin e teresise
teritoriale, te rendit e te qetesise publike. Keshtu, u muaren masa te plota per
riorganizimin e Ushtrise dhe Xhandarmerise, duke thithur edhe pervojen reale te
instruktoreve te huaj angleze, austriake e italiane, kontributi i te cileve
rezultoi mjaft efektiv.
Viti 1928, mbetet nga vitet baze persa i perket ndryshimeve qe provoi shoqeria
shqiptare. Kete vit, jo vetem qe lindi por edhe u konsolidua idea e ndryshimit
te regjimit nga "Republike Parlamentare" ne " Monarki", e
cila, me sa gjykohet, ishte ne nje vije edhe me qendrimet dhe zgjidhjet
politiko-kushtetuese te vendeve fqinje dhe Fuqive te Medha, te cilat ishin te
interesuara per garantimin e investimeve te konsiderueshme qe kishin bere ne
Shqiperi.
Me 25 gusht u mblodh Asambleja Kushtetuese, nen pranine edhe te delegateve,
ministrave, trupes diplomatike. Bie ne sy fakti qe, edhe per kete ceshtje, ka
transparence. Sepse, perfaqesite diplomatike jane prezente ne cdo hap qe
ndermerret ne kuader te procesit te konsolidimit te Shtetit Shqiptar.
Me 1 Shtator, ora 9.00, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqiperine
"Mbreteri" dhe Ahmet Zogun "Mbret i Shqiptareve", me
emrin-Zogu I-re.
Me 5 dhjetor u formua Kabineti qeveritar, i emertuar "Qeveria e Mbreterise
Shqiptare", me kryeminister e minister te brendshem K. Kote dhe me anetare
kabineti:H. Delvina; I. Vrioni; M.Turtulli, Xh. Ypi; S.Vuciterna, M.Juka, etj..
Ne dhjetor, Asambleja e Dyte Kushtetuese, miratoi Statutin Themeltar te
Monarkise Shqiptare, i cili rezulton nje ligj baze mjaft i kompletuar dhe i
krahasueshem me ligjet themelore te vendeve te konsoliduara evropiane. Mbretit
iu dhane kompetenca te mjaftueshme per te ushtruar autoritetin e vet. Historia,
burimet arkivore te vendit e te huaja, e pohojne faktin qe, Mbreti i Shqiptareve
drejtoi me te gjithe autoritetin qe i ngarkonte ligji, duke e konsideruar ligjin
si gje te shenjte. Mbreti u kujdes vecanerisht per administrimin e shtetasve
shqiptare ne menyre te barabarte dhe me drejtesi.
Me 11 Prill 1929 u krijua Keshilli i Shtetit dhe u muaren nje sere masash te
fushes se legjislacionit e te zbatimit praktik, te cilat synonin integrimin e
Shqiperise ne Bashkesine evropiane.
Me 1 janar 1928 u vu ne veprim "Kodi
Penal", huazuar kryesisht nga modeli italian. Pas nje viti u vu ne zbatim
"Kodi Civil Shqiptar", i huazuar kryesisht nga modeli zviceran. Me 1
Prill 1929, u aplikua ligji "Per organizimin e Drejtesise", i cili
parashihte shqyrtimin e ceshtjeve penale ne tri shkalle gjykimi: Gjyqi i Pare;
Gjykata Fillore dhe Gjykata e Diktimit.
Me 30 maj 1930 u aprovua ligji "Per Reformen agrare", i cili i jepte
toke edhe fshataresise se patoke, ne sasine 5 ha, kundrejt nje pagese.
Me 15 Qershor 1931, u miratua ligji "Per organizimin e Avokatise", si
nje tregues sintetik i shkalles se civilizimit dhe garantimit te te Drejtave te
komunitetit.
Ne muajin prill 1932, u miratua "Kodi i Ri Tregtar".
Pra, sikurse mund te gjykohet dhe cmohet, ne legjislacionin shqiptar u hodhen
bazat per integrimin e vendit me dinjitet ne Evrope.
Me perparesi jane gjykuar e trajtuar edhe maredheniet me fqinjet, mbi bazen e
konceptit te respektimit te teresise teritoriale dhe barazise.
Me 20 Shkurt 1931, kur Mbreti kishte shkuar ne Vjene per ekzaminim dhe kurim
shendetsor, Ju be nje atentat. Jeta e Mbretit u kercenua seriozisht, por Ai
shpetoi mrekullisht, pasi truproja personale, Llesh Topallaj, i priti plumbat
mbi trupin e tij, duke mbetur keshtu nder te paret deshmore te Sherbimit te
Gardes Mbretnore.
Ne mars te vitit 1936, Parlamenti Shqiptar miratoi nje ligj qe ka te beje me
emancipimin e shoqerise shqiptare. Ai vendosi qe grate te dalin me veshje,
sikunder ne vendet e tjera te Evropes. Familja Mbretnore e dha shembullin e para
per zbatimin e ketij ligji. Por Mbreti e pati dhene shembullin e zbatimit te
ligjit edhe ne vitin 1931, kur ktheu mbrapsht dhe nuk pranoi pronesine mbi disa
cifligje shteterore, qe i ishin dhene me ligj.
Ne vitin 1936 pothuajse u pervijua plotesisht fillimi i nje konflikti
mbareboteror. Historiani i Ballkanit, Xhorxh Kastellan, shprehet krejt qarte kur
thote se "... Italia i filloi veprimet luftarake gjate LDB me pushtimin e
vendit me te vogel ballkanik, Shqiperise, te Premten e Shenjte te vitit
1939." Ai pohon se "... midis dy vendeve kishte patur mjaft acarime,
te cilat kete vit u shnderruan ne plage te gangrenizuara, e qe nuk mund te
mbylleshin me mjete dhe rruge diplomatike e politike." "Kreu i Shtetit
Shqiptar disa here kishte refuzuar propozimin italian per bashkimin doganor,
ashtu sikurse disa here ishte vene realisht perballe presioneve dhe kercenimeve
nga pala italiane, perfshi edhe dergimin e 22 luftanijeve ne portin e Durresit
ne vitin 1934, apo acarimin e tejskajshem te marredhenieve dypaleshe ne
fundvitin 1938.".
vijon numrin tjeter
*Major i Gardes se Republikes
(Shenim i
Redaksise)
Me 25 Qershor te vitit 1928, largpamesia e lidershipit politik shqiptar dhe
personalisht e Presidentit te Republikes, Ahmet Zogut, u sendertua ne krijimin e
Gardes se Republikes se Shqiperise, e quajtur me pas "Garda
Mbreterore".
Krijimi i kesaj Arme tejet te rendesishme, nuk synonte thjesht ruajtjen e jetes
se personaliteteve te kohes nga terrorizmi individual apo aksionet terroriste
kolektive, qe shfaqeshin ne trajtat e rebelimeve apo kryengritjeve kunder
regjimit te kohes dhe sistemit ekonomiko-shoqeror te konsakruar me votat e
shenjta te popullit. Qellimi kryesor i krjimit te saj, ishte pergatitja e
berthames se pare te forcave speciale ushtarake shqiptare, te afta per te
perballuar detyrat me te rendesishme luftarake, ne kushtet e nje buxheti tejet
modest. Kjo arme e rendesishme, e cila trashegohet edhe sot, e quajtur Garda e
Republikes, misheron vizionin e arkitektit dhe krijuesit te Saj, Presidentit
Ahmet Zogu, me pas Mbreti Zog I.
Me 25 Qershor te ketij viti, mbushen plot 75-vjet nga krijimi i kesaj Arme te
dashur dhe njekohesisht njeres nga me te rendesishmet e Forcave tona te
Armatosura.
Keshtu, pavaresisht nga dallimet ne vizione e qellime, qeverisjet qe erdhen me
pas nuk mundeshin vecse te trashegonin konceptet dhe traditen e meparshme, te
trupezuara ne ashtin e kesaj Arme te rendesishme.
___________
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel maj 2003
___________
TITULLI
KRYESOR
KERCENIMI I MEDIAVE
NGA POLITIKA RREZIKON PLURALIZMIN E VERTETE
MEDIAT E LIRA, GARANCI PER DEMOKRACINE
POLITIKA
Konference shtypi e
PLL
Dhunimi i mediave, cenim i lirise
Diten e shtune, me date 24.05.2003, PLL organizoi ne seline e saj nje konference
per shtyp, ne te cilen u prononcuan Sekretari Organizativ zoti Ergjent Bufazi
dhe Sekretari per Marredheniet Ekonomike, zoti Artan Tujani, lidhur me probemin
shqetesues te piraterise televizive dhe dhunimin e lirise se shtypit e te
mediave ne pergjithesi, si dhe presionin per blerjen e tyre nga qeveria dhe
segmente te pushtetit.
Gjithashtu, zoterinjte drejtues te PLL, u prononcuan edhe lidhur me te drejten e
pamohueshme te Ish ushtarakeve te liruar nga reformat, per te perfituar
pensionet e parakohshme apo per ngritje pensioni, ne kushtet e varferise se
skajshme te vendit.
Drejtuesit e PLL, ne prononcimin e tyre u ndalen ne domosdoshmerine e heqjes se
imunitetit per deputetet, me qellim qe ky imunitet te mos mund te perdoret per
t'iu shmangur pergjegjesise penale ne rastet e implikimit te tyre ne vepra
penale te cdo lloji. Ne kete sens, PLL mendon se heqja e imunitetit te tyre
perballe Drejtesise, eshte nje shenje e vullnetit te vete deputeteve per tĆĀ¢Ć¢āĀ¬Ć¢āĀ¢u
barazuar me shtetasit e tjere para ligjit, me qellim qe ligji te mos favorizoje
askend, aq me teper njerezit perfaqesues te popullit.
Zoterinjte Ergjent Bufazi dhe Artan Tujani, iu pergjigjen interesimit te
gazetareve per te gjitha problemet per te cilat ata kerkonin te dinin mendimet
dhe qendrimet e PLL.
A.K.
DEKLARATE SHTYPI E PLL
Partia āLevizja Legalitetit", eshte thellesisht e shqetesuar per
dhunimin e lirise se mediave dhe perdorimin e tyre per qellime politike nga
qeveria.
PLL nuk mund te pranoje praktikat totalitare qe synojne perdorimin e mediave
nepermjet kushtezimit te tyre me mjete ekonomike dhe kercenime te hapura apo te
fshehta per mbyllje, nese nuk i nenshtrohen pushtetit.
Lufta kunder piraterise televizive nuk mund te perdoret si pretekst per fillimin
e fushates per nenshtrimin e mediave ndaj vullnetit te pushtetareve.
PLL nuk mund ta perkrahe piraterine televizive dhe moralin qe sjell vjedhja e
punes se te tjereve, por ajo mendon se ne rastin konkret, argumentave kunder saj
u mungon perligjia e duhur juridike, morale dhe ekonomike.
PLL mendon se lufta kunder piraterise, duhet te filloje se pari me ndalimin e
transmetimit te programeve qe dikur kane qene prone e Televizionit Publik, e qe
aktualisht transmetohen hapur nga televizionet rivale private.
Televizioneve dhe mediave ne pergjithesi, duhet t'u kerkohet se pari respektimi
i gjuhes shqipe dhe transmetimi i programeve me fryme kombetare, duke ndaluar
transmetimin e programeve qe ngjallin dhunen, urrejtjen dhe degjenerimin moral.
PLL mbeshtet kerkesat e drejta te ish ushtarakeve te liruar dhe kerkon nga
qeveria qe te angazhohet per te gjetur rruget dhe mundesite per kompensimin e
pagave dhe pensioneve te ushtarakeve te liruar nga reformat ne Forcat e
Armatosura.
PLL mendon se respektimi dhe vleresimi i kesaj kategorie nepunesish te shtetit,
duhet te jete prioritet per cdo qeverisje, sepse kjo do te ishte minimumi i
respektit per ata qe gjithe jeten e tyre sakrifikuan per vendin, ne permbushje
te detyres se tyre te shenjte.
PLL eshte per heqjen e imunitetit te deputeteve, sidomos para Drejtesise, cka do
te mundesonte punen e saj ne rastet e abuzimit te tyre me imunitetin e dhene,
duke krijuar keshtu njefare barazie te te gjithe shtetasve para ligjit.
Tirane me 24.05.2003
Konference shtypi e PLL
Marreveshja rrezikon pluralizmin
Diten e merkure, me date 21.05.2003, ne seline e PLL ne Tirane, Nenkryetari dhe
Sekretari i Pergjithshem i PLL, zoterinjte Murat Basha dhe Sadedin Balla, dhane
nje konference per shtyp, ne te cilen proklamuan nje deklarate, lidhur me
marreveshjen dypaleshe midis PS dhe PD per formen dhe formulen e sistemit te
ardhshem zgjedhor. Ne prononcimin e mesiperm, PLL eshte bere zedhenese e
shqetesimit te te gjitha partive te vogla te spektrit politik shqiptar te te
gjitha kraheve, lidhur me marreveshjen e dy partive te medha.
PLL eshte e bindur se kjo marreveshje e njeaneshme, ngushton hapesiren e
perfaqesimit politik paszgjedhor te ketyre partive dhe u siguron nenshkruesve
vota dhe perqindje te pamerituara e ne kurriz te partive te vogla, duke vendosur
ne menyre te njeanshme supremacine absolute te dy partive dhe, rrjedhimisht,
edhe te sistemit bipartiak ne politiken shqiptare.
Kjo marreveshje nuk eshte frut i qendrimeve kolegjiale dhe formula e re e saj
bie ne kundershtim me parimet dhe filozofine e pluralizmit shqiptar, sepse
ngushton hapesirat e perfaqesimit politik te forcave politike gjithnje e ne
rritje, te cilat kane krijuar nje profil te spikatur dhe kane arritur te
sigurojne mbeshtetje elektorale te konsiderueshme, cka pritet qe te
rikonfirmohet edhe ne zgjedhjet e ardhshme. Gjithashtu, ky kompromis dhe
zgjidhja e rrjedhur prej tij, jane ne kundershtim me rekomandimet e
institucioneve monitoruese nderkombetare dhe me vullnetin e shprehur nga partite
e vogla e te miratuar edhe nga OSBE e ODIHR.
Kjo marreveshje eshte shume larg synimit per te realizuar nje reforme te
Sistemit Zgjedhor ne Shqiperi, per te cilen rane dakort, u angazhuan dhe
kontribuan te gjitha forcat politike qe aspirojne per nje demokraci te vertete
dhe loje te ndershme zgjedhore e politike.
Zoternjte Basha dhe Balla, iu pergjigjen interesimit te gazetareve dhe mediave
te shumta, lidhur me pasojat e mundshme te ketij reagimi ne raport me
koalicionin e krijuara nga partite e opozites, āBashkimi per Fitoren".
Ata u shprehen se, āky kundershtim mbron interesat e partive te vogla dhe
nuk ka perse te sjelle ndonje pasoje ne marredheniet me PD, perkundrazi".
āKy qendrim luajal dhe dinjitoz, krijon mundesite per riformatimin e
marredhenieve ne kete grupim, sepse vetem marredheniet serioze dhe vendimet
kolegjiale, i sherbejne forcimit dhe institucionalizimit te partnershipeve ne
politiken shqiptare.
A.K.
DEKLARATE SHTYPI e Kryesise se PLL
PLL eshte thellesisht e bindur se vetem nje bashkepunim koherent dhe luajal i
partive opozitare, do te krijonte te gjitha premisat dhe do te shfrytezoje te
gjitha mundesite per thithjen e resurseve dhe potencialeve maksimale te tyre.
Gjithashtu, ne mbrojme fuqimisht idene se, perfaqesimi dinjitoz i cdo force
politike opozitare ne zgjedhjet e ardhshme vendore, do te kontribuonte
maksimalisht ne sensibilizimin e asaj pjese te elektoratit abstenues, i cili
eshte rritur ne menyre te ndjeshme.
Nisur nga ky fakt, PLL ka caktuar dy perfaqesues te saj, te cilet do te
negociojne me te gjithe partite e spektrit politik opozitar, per te pare te
gjitha mundesite e bashkepunimit ne zgjedhje. Ne
jemi te bindur se forcat politike te pergjegjshme duhet te konsumojne te gjitha
rruget politike, per te sheshuar mosmarreveshjet midis tyre. Per kete arsye, ne
do t'i fillojme negociatat me Partine Demokrate te Reformuar (PDR). Negociatoret
e PLL-se, do te jene Nenkryetari, z. Murat Basha dhe Sekretari i Pergjithshem,
z. Sadedin Balla.
PLL eshte ne koherence te plote me shqetesimet e paraqitura nga OSBE dhe ODIHR,
persa i perket procesit elektoral te kaluar. Ne jemi ne unison te plote me organizmat nderkombetare,
per thjeshtezimin e procesit elektoral ne Shqiperi, duke respektuar parimet
themelore te votes se lire.
Duke iu referuar tryezes se forcave politike parlamentare me 14 mars 2003, si
dhe deklarimeve te z. Berisha, sipas te cilit āsot me shume se 2/3 e
vendeve te botes operojne me ligjin proporcional", ne kemi menduar qe edhe
PD do te kishte vullnetin per te shkuar drejt nje ligji teresisht proporcional,
i cili do te krijonte mundesite per te realizuar nje proces zgjedhor te ndershem
dhe te pakontestueshem, duke i dhene mundesine shqiptareve te shprehen lirisht
per voten e tyre.
Ne kundershtojme marreveshjen PS-PD, per lojen politike qe po organizojne ne dem
te partive te tjera politike.
eshte rasti t'u kujtojme dy forcave te medha politike, se partite e tjera
parlamentare perbejne rreth 28-30% te zgjedhesve, vullnet ky qe duhet marre ne
konsiderate. Nisur nga ky fakt, PLL se shpejti do te inicioje mbajtjen e nje
tryeze me te gjithe forcat parlamentare, me perjashtim te PD-PS, per te
diskutuar dhe gjetur rruget e bashkepunimit per te kontestuar vendimin e dy
partive te medha dhe per te vendosur nje sistem elektoral eficient, sic eshte ai
proporcional.
PLL mendon se nuk duhet te zgjedhim te keqen me te vogel, por duhet te
shkojme drejt me te mires.
21.05.2003
Nje jave parlament
Socialistet i tremben hetimit te prokurorise
Java qe shkoi pati debate mjaft te ashpra ne parlament, pasi deputetet e
opozites akuzuan personalisht ministra te vecante te qeverise Nano, si te lidhur
me krimin e organizuar e organizata mafioze. Kryetari i PD-se z. Sali Berisha
akuzoi ministrin e Rendit z. Luan Rama si te implikuar ne vrasje biznesmenesh
dhe rrembime te ndryshme personash sic eshte rasti i Klajdi Shehut nga Vlora. Po
ashtu z. Berisha akuzoi qeverine se ajo po perdor shtypin prane saj per te
hedhur ne publik si alibi, pista te rreme te ngjarjeve kriminale te ndodhura
keto javet e fundit.
Keshtu ne nje seance plenare te dites se enjte z. Berisha ka qene vecanerisht i
ashper me perfaqesuesit e maxhorances duke i damkosur si koalicion kriminal e qe
eshte dore e segmenteve mafioze. Per t'i prere udhen lidhjeve te politikes me
krimin, opozita ka propozuar qe deputetet te heqin dore vullnetarisht nga
imuniteti parlamentar e te vendosen kesisoj ne dispozicion te prokurorise, e
cila pas ketij vendimi parlamentar do te kishte dore te lire te hetonte cdo
deputet pa e paralajmeruar. Por socialistet nuk e kane pranuar kete
propozim te opozites, dhe e kane rrezuar me shumicen e kartonave ne seancen e
dites se enjte.
Nderkaq java parlamentare ka pasur edhe ngjarje te tjera. Keshtu te henen date
19.05.2003, u zhvillua nje seance plenare e zakonshme ku ne nje interpelance iu
pergjigje pytejeve te deputeteve ministri i shendetesise M. Xhani ndersa u
zhvillua edhe nje seance me pyetje-pergjigje me z. Ilir Meta Zv/kryeminister dhe
Minister i Jashtem, te cilat i kishin kerkuar deputetja e opozites Pronjari dhe
deputeti Nikolle Lesi. Po ashtu u zhvillua nje interpelance me Ministrin e
Rregullimit te Territorit dhe Turizmit, kerkuar nga deputeti Spartak Braho.
Ne plan ishte edhe shqyrtimi i P/Rezolutes per mbrojtjen e biznesit nga krimi,
paraqitur nga nje grup deputetesh, por e cila u kundershtua nga deputetet e
maxhorances.
Te marten dhe te merkuren u zhvillua pune ne komisione ku nder ligjet me te
rendesishme qe u diskutuan qene P/Ligji "Per miratimin e kritereve dhe te
termave kryesore te zgjidhjes se borxhit te jashtem te trasheguar, te Shqiperise",
P/Ligji "Per mbrojtjen e Liqeneve Nderkufitare"dhe P/Ligji "Per
sherbimin Informativ Ushtarak"
Te enjten u zhvillua nje beteje e vertete parlamentare kur u diskutua ceshtje e
braktisjes vullnetare te imunitetit te deputeteve. Socialistet u mbrojten me
argumentin se heqja e imunitetit ne menyre vullnetare eshte shkelje kushtetuese,
ndersa ne fakt ky argument s'eshte gje tjeter vecse nje kamardare shpetimi per
deputetet e maxhorances, te cilin i tremben tmerresisht nje hetimi nga ana e
Prokurorise.
Gjate kesaj seance u diskutuan dhe aprovuan edhe disa ligje te tjera si psh., p/ligji
"Per nje ndryshim ne ligjin nr. 8292, date 25.02.1998 "Per forcat
speciale dhe ato te nderhyrjes se shpejte", p/ligji "Per nje ndryshim
ne ligjin nr. 8328, date 16.04.1998 "Per te drejtat dhe trajtimin e te
denuareve me burgim", dekreti "Per kthimin e ligjit nr. 8869, date
21.03.2002 "Per Garden e Republikes", etj..
Keto tri ditet e mbrame, deputetet i kane kaluar me pushime. Ndersa te henen
pritet qe debatet te jene perseri te ashpra pasi do te diskutohet kalendari
2-mujor (deri me 20 korrik) i punimeve te Kuvendit.
Korresp. "Atdheu"
Edhe nje mundesi tjeter per t'u informuar rreth Legalitetit
Legalistet e SHBA, faqe zyrtare ne internet
Lexoni ne www.shqipetonline.com materialet me te mira rreth aktivitetit te
legalisteve ne Amerike
Prej disa muajsh dega e PLL SHBA ka hapur nje faqe zyrtare ne internet te
emertuar "shqipetonline.com" per te cilen promotori kryesor ka qene z.
Ahmet Hoti, i cili eshte edhe eebmaster. Kjo ide kishte kohe qe diskutohej ne
qarqet legaliste rinore te SHBA-se dhe me se fundi, z. Hoti ne bashkepunim edhe
me z. Adnan Ramadani, ia arriten ta kurorezojne kete nisme. Qysh ne ditet e para
qe u hap kjo faqe, vizitoret kane qene te shumte dhe nga informacionet e marra,
niveli i tyre ka qene mjaft i larte cka tregon per nje seriozitet e
skrupolozitet siperor te z. Hoti e ndihmesve e bashkepunetoreve te tij. Gjate
javeve te para aty jane publikuar editoriale, komente politike dhe sidomos kane
qene me mjaft interes dy polemika te z. Hoti me nje ish ambasador shqiptar qe
sot njihet si publicist.
Shkrimet kane perfaqesuer pergjithesisht pozicion legalist ndaj ngjarjeve e
ceshtjeve historike, por ne faqe jane publikuar edhe opinione te pavarura nga
autore te ndryshem si M.Quku, D. Mila etj..
Kjo faqe interneti eshte projektuar si nje media, e cila do te pasqyroje edhe
punen e bere nga dega e PLL ne SHBA, dhe si konkretizim i kesaj jane shkrimet e
fundit qe bejne fjale rreth kremtimit te datave historike te prillit nga
legalistet si dhe zgjedhjet e reja te bera ne kete dege.
Ne kete faqe, sic e kane paravendosur drejtuesit e saj, jane te ndaluara
publikimet qe jane te orientuara nga e majta. Sipas tyre, mjaft eshte bere
propagande e majte dhe se ka ardhur koha qe kesaj propagande t'i kundervihen te
gjithe ata qe mendojne se e djathta e shpeton Shqiperine. Pra kjo faqe mund te
konsiderohet pa frike si nje tribune e hapur e mendimit te pavarur kombetar e te
djathte.
I vetmi pengim ndoshta mund te quhet fakti qe ne kete faqe nuk lejohet te
publikohen sharje e fyerje, sic shohim te veprohet ne raste te tjera analoge.
Por kjo s'tregon gje tjeter vecse fisnikerine e autoreve te kesaj faqeje dhe ne
njefare menyre eshte nje tregues se geni i paster shqiptar vazhdon te jetoje
edhe rinine shqiptare ne SHBA.
Ne numrat e ardhshem te gazetes "Atdheu", mund te publikojme ndonje
prej materialeve te kesaj faqeje. cdokush qe ka lidhje interneti, ose eshte i
interesuar per te, mund ta formoje adresen:
www.shqipetonline.com
dhe aty mund te shohe drejtpersedrejti se si punojne legalistet e rinj shqiptare
dhe se si e shohin ata te ardhmen e vendit.
Kjo faqe eshte e treta qe mund te konsiderohet si faqe zyrtare e mendimit
legalist, pas asaj qe ka ndertuar z. Patrice Najbor ne France dhe faqes se
gazetes "Atdheu" e cila eshte perkohesisht jane funksionimit, por qe
se shpejti urojme qe te jete funksionale.
N.Kolgjini
AKTIVITETE
Nendega e PLL
Fushe-Kruje: TĆ¢ā¬ā¢u paraprijme problemeve
Me daten 16 maj 2003, u mblodh Nendega e PLL e qytetit te Fushe-Krujes. Ne kete
mbledhje merrnin pjese anetaret e nendeges se ketij qyteti. Mbledhja pati si
rend dite: Ć¢ā¬ÅDisa nga problemet qe duhen zgjidhur, per te qene sa
me te pergatitur per zgjedhjet e pushtetit vendor, si dhe puna qe duhet bere per
zgjerimin e seksioneve me anetare te rinj dhe per funksionimin e seksioneve, me
qellim qe PLL te fitoje shumicen e votave ne zgjedhjet per pushtetin vendor.Ć¢ā¬Ā
Nje nga pikat kryesore te rendit te dites dhe te diskutimeve aktive e cilesore
te te pranishmeve, ishte edhe ajo mbi Ć¢ā¬Ångritjen e grupeve te
punes, qe do te merren me propaganden e partise gjate fushates zgjedhore.Ć¢ā¬Ā.
Gjithashtu diskutantet diskutuan edhe mbi domosdoshmerine e shfrytezimit te
shtypit te perditshem per tĆ¢ā¬ā¢u njohur me zhvillimet aktuale e
per te qene ne korrent te tyre, si edhe per abonimin e anetareve dhe
simpatizanteve te PLL ne gazeten Ć¢ā¬ÅAtdheuĆ¢ā¬Ā.
Ne mbledhje asistoi edhe Kryetari i Deges se PLL per rrethin e Krujes, zoti
Enver Kaloshi.
Mbledhjen e hapi nenkryetari i nendeges se PLL per Fushe-Krujen, zoti Qazim
Krasniqi.
Kjo mbledhje, ne ndryshim nga mbledhjet e tjera, u zhvillua ne zyren e re te
nendeges, per sigurimin e se ciles dha kontributin e tij zoti Enver Kaloshi.
Ne mbledhje diskutuan pjesa me e madhe e anetareve dhe nga diskutimet e tyre
dolen disa konkluzione te rendesishme, te cilat do te kihen parasysh per punen e
kesaj nendege ne te ardhmen. Gjate diskutimeve u theksua se Ć¢ā¬Å...
mbledhjet duhet te jene me te shpeshta, per te qene ne kontakt me zhvillimet
politike, sidomos tani qe po afrojne zgjedhjet vendore, cka eshte normale per
nje parti elektorale si PLL, e cila ne kete rreth i ka vene vetes objektiva te
guximshem dhe ambicioze per kete fushate. Ne mbledhje u propagandua shembulli i
mire qe po ndiqet nga disa seksione, sidomos nga ai i Larushkut, me kryetar
zotin Selman Caca, i cili e njihte shume mire gjendjen ne fshatin Larushk dhe
ishte i gatshem te fliste rreth atij fshati edhe per punen e diferencuar qe mund
dhe duhej bere me mire ne cdo familje. Ky shembull u evidentua dhe u mbeshtet si
tejet pozitiv dhe u theksua se puna e mire behet duke shkuar ne vend dhe duke
biseduar me kryetarin e seksionit dhe me anetaresine, te cilet duhet te futen ne
popull, per te sqaruar programin e PLL si parti progresiste e qe ka dhene prova
ne qeverisjen e suksesshme te vendit.
Ne mbledhje gjithashtu u vu theksi edhe mbi domosdoshmerine e anetaresimit te
elementeve me reputacion dhe influence ne elektoratin legalist e ne popull,
sidomos nepermjet afrimit te intelektualeve te devotshem e atdhetare.
Nga diskutimet doli edhe problemi i kuotizacioneve dhe u theksua rendesia e tyre
per permiresimin e gjendjes financiare te partise dhe te gjithe diskutantet rane
dakort qe ato te paguhen rregullisht.
Diskutantet gjithashtu kerkuan qe, ne mbledhjen e ardhshme te ftohen e te marrin
pjese edhe drejtuesit e Partise dhe sidomos, personalisht, Kryetari i saj, zoti
Ekrem Spahiu. Dhe kjo jo thjesht per kenaqesi, por per te marre pjese dhe per te
diskutuar probleme te ndryshme preokupante te partise ne pergjithesi, dhe per
ato te Nendeges se Fushe-Krujes, ne vecanti.
Ne fund te mbledhjes e mori fjalen Kryetari i Deges se PLL per rrethin e Krujes,
zoti Enver Kaloshi, i cili pasi beri nje permbledhje te punes dhe diskutimeve
kryesore, konkludoi se Ć¢ā¬Å... mbledhja ishte e frytshme dhe ia
arriti qellimit.Ć¢ā¬Ā. Ć¢ā¬ÅPrandaj, - shtoi ai, - krahas
punes qe duhet te bejme ne baze, e qe duhet ta intensifikojme, duhet qe, sipas
nje plani paraprak, here pas here te mblidhemi per te diskutuar dhe analizuar
problemet qe na dalin si Dege dhe Nendege, si dhe per te marre masa per
permiresimin e punes e per tĆ¢ā¬ā¢u paraprire problemeve qe
preokupojne partineĆ¢ā¬Ā.
Pas kesaj, te gjithe pjesemarresit konkluduan se mbledhja ia arriti qellimit dhe
anetaret dolen te bindur se detyrat e ngarkuara jane plotesisht te mundshme per
tĆ¢ā¬ā¢u realizuar, me qellim qe kjo Dege te beje nje fushate model,
e cila te shperblehet me rezultate maksimale gjate zgjedhjeve te ardhshme per
pushtetin vendor.
PLL e Vlores me struktura te reja
Me date 17 maj 2003, Sekretari i Senatit te PLL, zoti Seit Preni dhe anetari i
ketij Senati, zoti Hamit Kurti, realizuan nje takim pune me Senatin e Deges se
PLL te rrethit te Vlores. Ne kete mbledhje ishte i pranishem edhe anetari i
Senatit te kesaj Dege dhe njekohesisht Kryetar i Deges se PLL, zoti Akil Danushi.
Zoti Xhezmi Grabova, kryetar i Senatit te PLL te rrethit te Vlores, ne
diskutimin e hapjes se ketij takimi, evidentoi punen e mire organizative dhe
njekohesisht edhe te metat dhe difektet e verejtura gjate periudhes qe u muar ne
analize. Ai evidentoi kryesisht punen e pamjaftueshme ne drejtim te shtrirjes se
strukturave te partise ne te gjithe rrethin e Vlores, duke theksuar
domosdoshmerine e organizimit te partise mbi baza territoriale, me qellimin per
te mbuluar qendrat e votimit me seksione, tashme qe fushata zgjedhore per
pushtetin vendor po afron dhe ethet e gares jane te prekshme.
Ne diskutimin e tij, zoti Akil Danushi, kryetar i Deges se PLL te rrethit te
Vlores, shprehu mendimin se Ć¢ā¬Å... strukturat e partise ne kete
rreth jane ndergjegjesuar per rendesine e fushates zgjedhore dhe jane te gatshme
per te filluar punen ne kete drejtim, natyrisht pasi te marrin udhezimet nga
qendra dhe te koordinojne veprimet me struktuarat e tjera te partise, konform
nje plani te detajuar sa me mire.Ć¢ā¬Ā.
Diskutimi i zotit Akil Danushi u mbeshtet edhe nga senatoret tjere te kesaj Dege,
te cilet jane edhe krenaria e saj, zoterinjte Xhezmi Grabova, Shaban Vishaj,
Hiqmet Dhelpra, Myfit Grabova, etj., te cilet deshmuan mirekuptimin dhe
bashkeveprimin e lavderueshem, te vendosur midis Senatit dhe Kryesise se Partise
se ketij rrethi, cka i bente ata me kurajoze per objektivat politiko-elektorale
te kesaj Dege.
Zoterinjte Seit Preni dhe Hamit Kurti, ne diskutimet e tyre theksuan disa nga
detajet e punes konkrete dhe frytdhenese te Senatit te PLL ne qender, cka
ngjalli interesin dhe kenaqesine e te pranishmeve.
Me pas, zoterinjte senatore, Seit Preni dhe Hamit Kurti, te shoqeruar nga i riu
intelektual Maksim Selmani, i cili kish ngritur dhe organizuar nje seksion ne
Lagjen Ć¢ā¬ÅPavaresiaĆ¢ā¬Ā te qytetit te Vlores, u nisen
per ne Bashkine e Himares, ku zhvilluan nje takim te frytshem pune me zoterinjte
Andon Prifti, Vadhi Llazari dhe Aristidh Goro.
Nen kujdesin e drejtperdrejte te ketyre zoterinjve te nderuar dhe me reputacion
ne Himare, ishte krijuar nje seksion i PLL dhe, pas kesaj, ata moren persiper
ngritjen edhe te seksioneve te tjere, me synim ndertimin dhe shtrirjen e
strukturave te partise ne te gjithe zonen e Himares.
Korrespondenti i Ć¢ā¬ÅAtdheuĆ¢ā¬Ā
Lushnja, pergatitje serioze per zgjedhje
Lushnje - Me date 18 maj 2003 u zhvillua nje takim ne Komitetin Drejtues te
Deges se PLL-Lushnje. Ne vazhden e takimeve te punes qe po zhvillohen neper
Komitetet Drejtuese te PLL, ne takimin me legalistet lushnjare, moren pjese
nenkryetari i PLL, z. Murat Basha dhe sekretari Organizativ, z. Ergjent Bufazi.
Pjesemarrja dhe vleresimi qe iu be ketij takimi nga drejtuesit dhe anetaret e
Komitetit Drejtues te PLL-Lushnje ishin mjaft serioze, ku vlen te theksohet me
kete rast edhe pjesemarrja e nenkryetareve te nendegeve. Raportin mbi punen e
bere deri me sot prej deges se PLL-Lushnje, pune e cila konsiston kryesisht ne
aspektin organizativ dhe politik, e mbajti z. Shpetim Axhani, kryetar i kesaj
Dege. Ne fjalen e tij, z. Axhani theksoi se dega e PLl-Lushnje eshte e
pergatitur per zgjedhjet e ardhshme vendore, duke nenvizuar faktin se tashme
strukturat e partise jane shtrire ne te gjitha komunat. Ecuria e zhvillimeve ne
zgjidhjen e problemeve ka qene ne koherence me kryesine ne qender. Ć¢ā¬ÅDy
probleme te vogla kemi hasur, - tha z. Axhani, - ne mbledhjen e kuotizacionit
ashtu edhe ne shperndarjen e gazetes. Qe te dyja keto, tashme jane drejt
zgjidhjesĆ¢ā¬Ā.
Duke filluar nga data 1 qershor 2003, do te shkelen te gjitha komunat, ku do te
jemi me afer njohjes se problematikes se zones, por ne te njejten kohe kjo gje
do te ndikoje edhe ne rifreskimin e anetaresise dhe zgjerimin e radheve te sajĆ¢ā¬Ā,
- perfundoi raportin e tij kryetari legalist lokal, z. Axhani.
Me pas fjala iu dha z. Idriz Topulli, anetar i Komitetit Drejtues, i cili ne
fjalen e tij theksoi se: Ć¢ā¬ÅPreokupimi yne ka qene gjithmone tek
bazimi ne forcat tona. Vetem duke ndjekur nje strategji te tille ne do te marrim
ate cfare na takon dhe do te pretendojme per me shume, duke mos lene pas dore
gjetjen e rrugeve sa me efikase dhe pa kostoĆ¢ā¬Ā.
Diskutante te tjere si Ferdinand Zdrava, kryetar i nendeges Fier-Shegan dhe
Asqeri Kasmi, kryetar i nendeges Terbuf, u shprehen optimiste per zgjedhjet e
ardhshme vendore, optimizem ky i bazuar si ne drejtim te shtrirjes se seksioneve
ne cdo fshat, ashtu edhe ne piketimin e elementit kandidues, nga ku presim
perfaqesite e Legalitetit ne keto komuna.
Ne fund te diskutimeve te anetareve te komitetit Drejtues, e mori fjalen
sekretari Organizativ i PLl, z. Ergjent Bufazi. Gjate fjales se tij ai shprehu
konsideratat per seriozitetin qe demonstron kjo dege ne drejtim te angazhimeve
te marra. Ć¢ā¬ÅVleresimi i bere ne mbledhjen e meparshme ne afrimin e
shtreses se vuajtur nga regjimi komunist nuk duhet nenvleftesuar, por duhet
mbajtur afer dhe duke iu dhene vendi dinjitoz qe ata meritojneĆ¢ā¬Ā.
Ć¢ā¬ÅAfatet e sjelljes se listave te anetaresise si dhe cdo udhezim
tjeter i dhene nga qendra, duhet te shtrohen ne Komitetin Drejtues me qellim qe
gjithesekush te behet pjese e respektimit te angazhimeve te marraĆ¢ā¬Ā,
- perfundoi fjalen e tij z. Bufazi.
Ne fund e mori fjalen nenkryetari i PLL, z. Murat Basha, i cili fillimisht i
falenderoi te gjithe te pranishmit, duke vijuar me tej me aspekte konkrete te
punes qe i presin anetaret dhe drejtuesit legaliste ne prag te fushates
elektorale. Sipas z. Basha: Ć¢ā¬ÅE vetmja menyre per te bere dicka,
eshte fuqizimi i partise. eshte e nevojshme te bejme nje politike pragmatiste
dhe te llogjikshme. Tjeter detyre eshte nxjerrja dhe evidentimi i problematikes
se zones suaj, cka do te jete mjaft e nevojshme per hartimin e platformes se
ardhshme zgjedhore te PLL dhe do te perbeje nje pjese te mire te programit te
saj elektoralĆ¢ā¬Ā.
Z. Basha u tregua i gatshem te marre pjese ne ndonje emision televiziv te
televizionit lokal te Lushnjes, ku ai do te argumentoje me se miri alternativat
e PLL. Sipas tij, nje gje e tille do te sherbente edhe per sqarimin e
elektoratit per mjaft probleme qe atyre mund tĆ¢ā¬ā¢u dalin.
Ne fund te takimit u ndane detyrat per te ardhmen.
Skrapar-Berat: PLL drejt suksesit organizativ
Vala e takimeve te drejtuesve te PLL me drejtuesit e degeve ne rrethe, qe ka per
qellim perfitimin ne kohe, si per tĆ¢ā¬ā¢u njohur me gjendjen e tyre
ashtu edhe per te bashkevepruar ne krijimin e infrastruktures zgjedhore, i ka
shpene kesaj rradhe drejtuesit legaliste te vazhdojne turin e tyre te takimeve
ne Skrapar e Berat.
Me date 25 maj 2003, nenkryetari i PLL, z. Murat Basha, Sekretari Organizativ
Ergjent Bufazi dhe kryetari i PLL se prefektures se Beratit z. Ruzhdi Orizaj,
moren takim me Komitetin Drejtues te Deges Skrapar. Ne kete takim merrnin pjese
te gjithe anetaret e kesaj strukture. Nje njohje mbi gjendjen e PLL-Skrapar e
beri kryetari i deges z. Agron Alia, i cili nder te tjera u shpreh se Ć¢ā¬Ågezojme
mjaft konsiderate, si ne qytet ashtu dhe ne fshat. Kjo vihet re ne afrimin dhe
aderimin e mjaft elementeve ne partine toneĆ¢ā¬Ā. Sipas z. Alia,
situatat e renda qe po perjeton krahina e Skraparit ne saje te qeverisjes se
keqe vendore nga socialistet, ka ndikuar ne perkeqesimin e gjendjes ekonomike te
banoreve te kesaj zone, ne shtimin e papunesise, ne varferimin e tejskajshem te
njerezve. Me pas, kryetari lokal i PLL, foli edhe per problemet organizative te
partise. Ć¢ā¬ÅPavaresisht se jemi nje dege e re, ne kemi arritur te
mbulojme tashme nje pjese te mire te komunave dhe lagjeve te qytetit me
seksionet tona. Gjithesesi koha qe na ka mbetur deri ne zgjedhjet e aferta
vendore, do te na sherbeje per intensifikimin e punes sone dhe persosjen e
strukturave te partise, ne menyre qe te arrijme rezultate sa me te mira ne keto
zgjedhje.
Ne takim folen edhe anetare te tjere te Komitetit Drejtues, si Krenar Hysi,
Bashkim Jaupi, te cilet ne fjalen e tyre shprehen optimizmin per arritjen e
rezultateve te mira ne zgjedhjet e ardhshme.
Gjithashtu, ne takim foli edhe kryetari i Prefektures per PLL, z. Ruzhdi
Orizaj.
Ndersa Sekretari Organizativ, z. Ergjent Bufazi, ne fjalen e tij i kushtoi nje
rendesi te madhe menyres se strukturimit te deges se PLL-Skrapar, qe nga
seksionet e deri tek nendeget. Ć¢ā¬ÅNuk mund te dalim dot te
suksesshem ne zgjedhjet vendore, ne rast se strukturat tona nuk do te mund te
mbulojne pjesen me te madhe te rrethit me prezencen e tyre. Ne kohen qe ka
mbetur, cdo anetar i Komitetit Drejtues duhet te marre nen mbikqyrje nje sektor.
Te evidentohen, mbahen afer apo diskutohen me specialiste te fushave te ndryshme,
intelektuale dhe biznesmene, te gjitha ceshtjet e ndryshme shqetesuese.
Ndersa nenkryetari i PLL, z. Murat Basha, ne fjalen e tij theksoi se Ć¢ā¬ÅPLL
jo vetem qe eshte parti e vjeter, por edhe e demokratizuar.Ć¢ā¬Ā
Ć¢ā¬ÅNe PLL mendimi thuhet lirisht dhe gjithkush ka te drejte te
shprehe alternativat qe ai mendon per arritjen e suksesit. Mundohuni te
perzgjidhni kandidaturat me perfaqesueseĆ¢ā¬Ā, - i porositi
nenkryetari Basha anetaret e Komitetit Drejtues. Ć¢ā¬ÅPo u punua, rezultati vjen. Njerezve duhet
tĆ¢ā¬ā¢u flitet me gjuhen e halleve dhe problemeveĆ¢ā¬Ā, -
perfundoi fjalen e tij z. Basha.
Edhe ketu mbledhja perfundoi me ndarjen e detyrave specifike per secilin anetar
te Komitetit Drejtues.
Me pas, drejtuesit legaliste Basha dhe Bufazi shkuan ne qytetin e Beratit, ku
bene nje takim me kryesine e PLL te kesaj dege. Ne takim ishin te pranishem edhe
drejtues te strukturave e Forumeve partnere te PLL, si kryetari i Senatit, z.
Lufti Myftiu, kryetarja e Forumit te Gruas, z. Behije Duro dhe Kryetarja e
Forumit Rinor, znj. Ninela Orizaj.
Sipas kryetarit lokal, Ruzhdi Orizaj, PLL eshte e gatshme per zgjedhjet e
ardhshme vendore, pasi elementi kandidues eshte nder me te perzgjedhurit dhe me
te vleresuarit ne Berat.
Folen ne takim edhe sekretari i kesaj dege, z. Hektor Nela, senatori Lufti
Myftiu dhe Behije Duro.
Ndersa sekretari Organizativ Bufazi, vleresoi edhe nje here punen e mire
organizative te bere prej drejtuesve te deges, por njekohesisht i terhoqi
vemendjen te gjithe atyre, per zgjerimin e metejshem te strukturave te PLL.
Ndersa nenkryetari Basha, nder te tjera vleresoi angazhimin dhe seriozitetin ne
punen e bere prej legalisteve beratas dhe rezultatet e mira te arritura deri me
tani prej kesaj dege. Ai foli edhe per gjendjen aktuale politike qe po perjeton
sot vendi, duke theksuar se PLL-synon qe ne zgjedhjet e ardhshme te arrije
rezultate te shkelqyera, duke u bere nje force determinante ne politiken
shqiptare.
Takimi perfundoi me premtimin per te arritur suksese me te mira ne te ardhmen.
KOMENT
Te perndjekurit, ndergjegjia e vrare e shqiptareve
Nga Sazan Pipa
Ngjarjet e dhimbshme te diteve te fundit, injorimi nga shteti dhe keqtrajtimi
nga policia i Ish te Burgosurve dhe Ish te Perndjekurve Politike, jane shuplaka
mbi fytyren e te gjithe atyre qe akoma vuajne brerjen kolektive te ndergjegjes
per trajtimin cnjerezor te kesaj shtrese, para syve te mbare shoqerise.
Te bindur se askush nuk ka fuqi te riktheje ne jete te masakruarit, te riktheje
rinine e bjerrun neper biruca, burgje e kampe, florinjte e pasurite e grabitura,
apo te zhduke cikatricat e plageve te torturave, e vetmja gje qe kerkohet prej
ne te tjereve, qe fati na privilegjoi e nuk vuajtem si ata, eshte durimi dhe
Drejtesia.
Nese midis atyre qe u kerkohet brerja e ndergjegjes, natyrshem mungojne xhelatet,
kjo nuk do te thote se ne nuk duhet te vuajme kompleksin e fajit kolektiv, te
reagojme dhe reflektojme.
Por, fatkeqesisht, te gjitha keto tingellojne "gjepura" ne veshet e
shtupuar dhe ndergjegjen rigjide te politikes, per te cilen shtresa e te
Burgosurve dhe Perndjekurve Politike eshte thjesht "komunitet qe deshmon
ekzistencen e dikurshme te diktatures", te cilen e "mallkojne" te
gjithe, brenda dhe jashte vendit, per t'u mburrur me "demokratizimin"
e tyre.
Si gjithmone, spekullimi i ze vendin reflektimit dhe Ata (shtresa e viktimizuar),
jane perseri po aty, ne ate stad, ne ate gjendje ekonomike, e te paintegruar.
Nje pjese syresh, akoma jetojne ne Saver e ne cerme te Lushnjes, neper kasolle
me thupra, me qerpic e balte, si per te baltosur fytyrat e urryera te demagogeve
qe perfituan prej tyre, qe i perdoren per vota dhe per t'iu shitur botes se
"... i perfaqesojne ata" dhe se "... do t'i ndihmojne te
integrohen ne shoqerine e re demokratike".
Ne kohen e diktatures, nuk ishte e thene qe te gjithe te mbanin dajakun ne dore
per te ruajtur "pushtetin e proletariatit", se, po te ishte keshtu,
atehere nuk do kishim mbi ke te qellonim. Por kjo nuk na ben me pak te fajshem
ne te tjeret, qe sodisnim dhe shpresonim te mos na vinte siraja per t'u
kopanisur si Ata.
Por, kur na erdhi radha per te bere Demokraci e per te vene Drejtesi, ne perseri
mbyllem syte dhe pame punen tone. Nderkaq, askush nuk u kujtua se Ata e kishin
me te veshtire se te gjithe per t'u integruar, sepse ishin pa ekonomi dhe te
paarsimuar.
Askush nuk mendoi per arsimimin dhe kualifikimin tyre, madje vendin e femijeve
te tyre ne shkollat e Perendimit, me bursat e ardhura enkas per ta, e zune
femijet e te perkedhelurve nga fati.
Nderkohe qe, per Integrimin e kesaj shtrese, demokracite e Evropes Lindore moren
fonde te medha dhe asistence te konsiderueshme, ne Shqiperi kjo gje u la pas
dore, apo ne doren e disa njerezve te pashkolluar, qe jo vetem nuk kishin haber
nga projektet, por i ngaterronin ato me disa makina te mbushura me ndihma
humanitare, qe sherbyen si kocka per te ndjelle... apo qe perfunduan ne tregun e
zi.
Edhe fondet e CAFOD-it, ne vend qe te perdoreshin per te zbutur sadopak plaget e
strehimit per kete shtrese, u keqperdoren.
Dhe keshtu, natyrisht qe do te lindte perplasja e madhe midis pushtetit dhe ish
te te Perndjekurve, pas greves masive te urise, ne veren e vitit 1994.
Sot ne ndodhemi serish perballe tyre: dikush me dajak ne dore; dikush kur kalon
neper rrugen ne te cilen ata protestojne; te shumtit perballen me ta neper
ekrane, ndersa te tjere sodisin nga grilat e dritareve. Po e njejta pamje e
dhimbshme, po te njejtat fytyra, po e njejta dhimbje dhe po i njejti turp.
Nese politika e ka ngrene me kohe turpin me buke para te Drejtes se tyre, askush
nuk ka te drejte t'u kujtoje Atyre letrat me vrime qe paskeshin marre, pikerisht
atyre qe vijne nga vrimat e zeza dhe honet e diktatures.
E nese fatura e tyre tingellon pakez e shtrenjte per xhepat tane te shpuar, apo
edhe per ato te buxhetit te shtetit, ia vlen qe, te gjithe, te shterngojme
rripin per kete.
Megjithese pushteti i sotem kurre nuk u ka premtuar asgje ketyre hallexhinjve te
perjetshem, kjo nuk i jep te drejte t'i talle apo t'i rrahe. Ne fund te fundit,
ky pushtet po menaxhon parate e taksapaguesve, qe kurre nuk u ankuan, e keshtu,
po te jete nevoja, le te perllogarise edhe faturen e tyre financiare dhe, per
kete, jam i bindur se askush nuk do te guxoje te ankohet.
Kjo fature nuk eshte me e larte se 500-600 milione $ dhe, si e tille, nuk ka per
t'i fukaradisur me shume se c'jane shqiptaret, por, te pakten, pasketaj, ata nuk
do te turperohen me para tyre. Para atyre qe u viktimizuan nga heshtja dhe
konformizmi yne.
Ata dikur luftuan edhe per lirine tone, ashtu si dijten te luftojne. Ndaj edhe
per kete arsye ata duhen mbeshtetur politikisht e financiarisht nga ne te tjeret,
qe vuajtem shume me pak dhe qe jemi me te kamur se Ata.
E kjo eshte regetima e fundit e remorsit, e dale nga shpirterat tane plot
gjynahe e pendesa.
Zoti na meshirofte e na falte.
HISTORI
Atdheu i shqiptareve, historia dhe fqinjet
NGA ASTRIT KOLA
Ne kohen e sundimit anzhuin, sipas dokumentave, Durresi kishte 25 mije banore
dhe ishte qyteti kryesor i Adriatikut te Jugut, ku kryqezoheshin shume rruge
tregtare.
Durresi u krijua ne
vitin 627 para Krishtit, ne territoret e banuara nga fisi ilir i Taulanteve.
Deri ne vitin 229 para Krishtit, Durresi quhej Epidam, ndersa pasi ra nen
sundimin romak, qytetit iu garantua nje autonomi e gjere. Qe nga koha e romakeve,
Durresi mori emrin Dyrrachium.
Poeti latin, Katuli, e quajti Durresin "Taverna e Adriatikut"
("Durachium Adriae taberna"). Ne komedine e Plautit "Menehmi",
e cila u luajt ne amfiteatrin e ketij qyteti ne shekullin III para Krishtit,
njeri nga personazhet e saj deklamoi: "ne mejhanet e qytetit ka shume
kumarxhinj, pijanece dhe parazite".
Albanologu Milan Shuflaj, thekson se "Durresi eshte qyteti madheshtor
autentik, me berthame antike, i cili gjate gjithe shekujve te mesjetes ishte
celesi i Ballkanit".
Ne afersi te tij u zhillua beteja midis cezarit dhe Pompeut.
Dy here Durresi u rrafshua me token pas termeteve te fuqishme te viteve 314 dhe
1273, por per shkak te rendesise se madhe ekonomike dhe gjeopolitike, u
rindertua rishtaz nga sundimtaret dhe qytetaret e tij.
Qe nga Durresi fillon rruga e rendesishme ushtarake "Via Egnatia", e
cila shkonte deri ne Selanik dhe lidhte Perendimin me Lindjen. Ne kete kohe,
Shqiperia ishte hambari i "te gjitha trevave dhe qyteteve Adriatikase"
dhe nga deti nxirrej kripa e bardhe famoze durrsake "sal albus de Durachio",
e cila eksportohej ne te gjithe Italine dhe Dalmacine, cka permendet ne mjaft
dokumenta te vitit 1284.
Emertimet e shume vendeve, apo llojeve e varieteteve te frutave, te luleve e
drureve dekorative, lidhen me emrin e ketij qyteti, si per shembull varieteti i
rrushit qe rritet dhe eshte mjaft i perhapur ne Kalabri; pjeshka "durachina"
ne Toskane, apo qershia "dursega" ne Venecie.
Ne perleshjet e shumta me Bizantin, mbreterit serbe; Urosh, Dragutin dhe Milutin,
hyne ne lidhje dhe krijuan aleanca me oborrin e Anzhuve. Gruaja
e Uroshit I ishte "Francezja Elena Anzhu".
Sipas dokumenteve te kohes, ne vitin 1308 mbreti Milutin zhvilloi bisedime me
mbretin Karl, qe sebashku te sulmonin dhe te pushtonin Kostandinopojen. Per te
siguruar kete aleance, Milutini arriti deri aty sa te premtoje qe, pasketaj,
serbet e tij do te konvertoheshin ne besimin katoliko-roman dhe, per kete, madje
i kerkoi Karlit qe te vinte ne dijeni edhe Papen, qe ish mik dhe aleat i Anzhuve.
Nga ana tjeter, Venediku, ne letren e 10 majit te vitit 1309, drejtuar mbrett
Milutin (Stefan Uroshit II), e emertoi ate, duke e mikluar haptaz dhe pa doreza,
me titullin "Mbret i Serbise, Humes, Dukles dhe Albanise". Kjo eshte
hera e pare qe Albania perfshihet ne titujt e mbreterve serbe.
Ne te vertete, nena e Stefan Uroshit II, Elena katoliko-romane, permendet ne nje
dokument latin te kishes se Shen Serxhit (e ndertuar ne vitin 1290 nga dy bijte
e Stefan Uroshit I, Milutini dhe Dragutini), si "Mbreteresha e Serbise,
Dukles (kryeqendra e Dioklese), Albanise, Humes, Dalmacise dhe Primorjes".
(Pllaka e gurte me kete nenshkrim, mendohet se ndodhet ne Muzeun Popullor te
Shkodres).
Pasi u forcua ushtarakisht, Milutini vendosi te sillet konform gjendjes dhe
mundesive qe kish, ashtu sikunder kish bere edhe paraardhesi, duke iu kthyer
miqesise se dikurshme me Patriarkine e Kostandinopojes, duke permiresuar
gjithashtu edhe marredheniet me Perandorin bizantin, Andronikun II, i cili ne
vitin 1299, i dha Milutinit doren e vajzes se tij minorene, Simonides 6-vjecare.
Por kjo martese e tij, e katerta, shkaktoi zemerimin e serbeve dhe grekeve. Nena
e Milutinit, Elena katolike, gjithmone kish synuar forcimin e marredhenieve me
greket dhe Patriarkine e Kostandinopojes, duke u larguar njekohesisht nga
Vatikani.
E bija Andronikut, Simonida, shkoi nuse dhe u kurorezua si mbretereshe, ne Serbi,
pas 8 vjetesh, ne vitin 1307, kur mbushi 14 vjetet.
Keshilltar dhe shambellan i Milutinit ne kohen e marteses me Simoniden, ishte
despoti shqiptar "heteriarku i madh" Progon Zgura, dhenderri tjeter i
Andronikut II, i cili tashme u be edhe baxhanak me mbretin serb.
Progon Zgura, ne vitin 1295, ne fshatin Klemeshtan, ne periferi te Ohrit, kish
ndertuar manastirin dedikuar Shen Marise, i cili, ne fund te shekullit XIV u
transformua ne kishen e famshme Kuvendore te Ohrit dhe rrethinave, ku u
transferuan reliket e Shen Klementit, emrin e te cilit kisha e mori me kalimin e
kohes.
Fuqia e Milutinit mbeshtetej ne pasurite e medha natyrore te mbreterise se tij
dhe kryesisht ne minierat e pasura me ar dhe argjend te Mitrovices dhe Shumadise.
Ne saje te pasurive te medha dhe per shkak te natyres ambicioze dhe aventureske,
Milutini ndertoi ne vende te ndryshme nje numer te konsiderueshem kishash, midis
te cilave ate te Shen Marise ne Prizren, ne vitet 1306-1307; kishen e Shen
Joakimit dhe ate te Shen Anes ne Studenice, ne vitet 1313-1314; kishen e Shen
Kostandinit ne Shkup; manastirin e Shen Arhangelit ne Jeruzalem; manastirin e
Shen Stefanit ne Sinai etj..
Ne Kostandinopoje, Milutini ndertoi nje spital te madh, ne te cilin, me rroga
shume te larta, sherbenin mjeket me te mire te kohes.
Kur u duk qarte se Milutini as qe pyeste per Papatin e Romes dhe kishen katolike,
e jo me te permbushte premtimin per konvertimin e serbeve ne besimin
katoliko-roman, sikunder i kish premtuar Karlit te Anzhuve, ne vitin 1318 Papa
Jovani XII u dergoi sundimtareve serbe dhe atyre shqiptare te Mbreterise se
Milutinit nje mesazh, ne te cilin nder te tjera thuhej: "... Hidherimi i
thelle dhe keqardhja na ka pushtuar kur mendojme dhe degjojme se ju akoma vuani
nen sundimin despotik te mbretit te Rashkes, qe eshte jo vetem percares dhe
shizmatik, por eshte njekohesisht edhe armiku me i madh i besimit te krishtere.
Ai eshte bisha me e tmerrshme midis te gjitha bishave dhe tirani me i pangopur e
i pashpirt ne faqe te dheut...".
Nen nxitjen e Papes dhe me perkrahjen e hapur te tij, shume sundimtare shqiptare
u rebeluan kunder Milutinit. Midis tyre, me te shquarit ishin: Pal Matrenga,
Vilhelm Arianiti, Vladislav Jonima (qe e kish gjyshen serbe), dy vellezerit
Blinishti, tre vellezerit Muzaka, nga te cilet me i shquari ishte Andrea Muzaka,
qe ishte shpallur edhe "Marshall i Albanise" nga Karli i Anzhuve.
Ne krye te te gjitheve qendronte i biri i Karlit I, Filip Tarentski.
Papa Jovani XII, i zhgenjyer dhe i mashtruar nga Milutini, ishte udheheqesi
shpirteror dhe sponsorizuesi kryesor i fushates ushtarake. Papa arriti te ngreje
kunder Milutinit te gjithe sundimtaret katolike te Dalmacise dhe Dioklese, ne
ushtrite e te cileve shqiptaret e ketyre trevave perbenin shumicen dhe repartet
me speciale.
Shqiptaret katolike shpresonin qe, me ndihmen e anzhuineve, te mbroheshin nga
keqtrajtimet dhe sulmet e fqinjeve ortodokse, te cilet, nen nxitjen e Milutinit,
u sollen barbarisht ndaj tyre.
Vete Milutini, ne shenje hakmarrjeje sulmoi dhe grabiti pronat e pasurite e
medha te kishave dhe manastireve katolike ne te gjithe Dalmacine, Dioklene dhe
Shqiperine e Veriut. Megjithe luftrat e ashpra, Milutini arriti t'i zbrapste
armiqte deri kur vdiq, ne vitin 1321.
Kunder pasardhesit te tij, Stefan Uroshit III, ne prill te vitit 1322 u ngriten
edhe prijesit shqiptare me ne krye te famshmin Dhimiter Suma, si dhe armiku i
tij, vojvoda Bllagoje i Zetes. Ne pajtimin e Dhimitrit me Blagojen ne luften
kunder armikut te perbashket, te birit te Milutinit, nje rol te rendesishem
luajti Raguza, tregtaret e se ciles kishin interesa te medha ne principatat e
Bojanes dhe Zetes, qe sundoheshin nga Dhimitri dhe Bllagoje.
Dinastia e Sumajve e kish origjinen nga fshati Suma, qe ndodhej ne veri te
Bojanes dhe gjate shekujve te mesjetes nxorri nga gjiri i saj prijes te medhenj,
qe gjithmone luftuan per atdheun.
Kur ne fronin serb u kurorezua mbret Stefan Dushani, per shqiptaret filluan
kohera tejet te veshtira.
Arqipeshkvi i Tivarit Adam Guljelmi, ne vitin 1332, me ane te nje mesazhi e
njoftonte mbretin francez Filipi VI - Valoa, se "Latinet dhe shqiptaret
ndodhen ne gjendje shume te rende, sepse populli eshte i prangosur dhe
prifterinjte trajtohen pa respekt e shpesh poshterohen publikisht, ndersa
peshkopet dhe abatet ne shume raste jane burgosur...".
Adam Guljelmi ishte nje domenikan, i lindur ne Jug te Frances dhe eshte i njohur
gjithashtu edhe me emrin Viliam Adam.
Gjate udhetimeve te tij ai pershkoi pothuajse gjithe Perandorine bizantine dhe
mendohet se me kete mesazh ai deshi te binde mbretin francez per domosdoshmerine
e nje lufte kryqtare kunder dhunuesve te klerikeve dhe besimtareve katolike.
Ai akuzohet nga historiografet serbe e greke se deshi te nxise urrejtjen e
katolikeve kunder ortodokseve dhe se argumentoi qe "toleranca dhe thirrja
per bashkim me mbreterit shizmatike serbe dhe greke, perben nje blasfemi, krim
dhe nje te keqe te madhe per katolicizmin".
Adami deshmon se kunder mbretit serb u ngriten te gjithe katoliket e bregdetit
dalmat e shqiptar, si dhe malesoret dhe, keshtu, u grumbulluan afro 15 mije
kalores shqiptare (numri mendohet te jete i ekzagjeruar), te cilet kerkuan te
vendoseshin nen komanden e mbretit francez Filipi VI - Valoa.
Papa e emeroi Adamin ne detyren e nenpeshkopit te Tivarit ne vitin 1325, ku ai
msherbeu deri ne vitin 1329 dhe atje ai mbeti, sikunder deshmon Milan Shuflaj,
"... nje roje sypafjetur ne kufijte e ndikimeve bizantine dhe te shtetit
shizmatik serb...".
Per Serbine, Adami shkroi: "Mbi gjithe mbreterine lulezon mjerimi i plote
dhe pikellimi. Qytetet e saj jane pa kurrfare kanalizimesh dhe muresh rrethues...,
dikur te pasura me drithera, verera, vajra e mishra; te rrethuara nga ujra te
rrjedhshme, perrenj e lumenj te shumte, nga pyje te larta e te dendura, nga
male, lugina, fusha pjellore e rrafshnalta plot me egersira te gjithfarllojshme...".
Qyteti me i rendesishem i Serbise se asaj kohe ishte Prizreni, qytet i vertete
metropolitan.
Ne kete qytet, shumica shqiptare bashkejetonte normalisht me serbe, kotorras,
raguzane, korculane, ulqinake, shkodrane, splitas, zadaras, fiorentine,
veneciane etj..
Te gjithe keta jetonin ne koloni dhe secila prej ketyre kolonive gezonte te
drejta te plota, te njohura me ligj. Kolonia me e madhe ishte ajo e raguzaneve,
qe kishte edhe Konsullaten e saj te Pergjithshme.
Per sherbesat fetare te katolikeve ishin ndertuar dy kisha te medha; Kisha e
Shen Marise dhe Kisha e Shen Pjetrit. Ne kohen e Stefan Dushanit, ne kete qytet
u vendos edhe selia e Peshkopates ortodokse.
Nje faqe nga shtypi amerikan per Mbretin Zog I
Si i komentonte shtypi amerikan takimet e Zogut me cercillin
Nga John J. HAYNOS
E perjavshmja "SUN"
New York,
Nentor 1943
Nga njerezit e medhenj qe sot ndodhen ne mergim, mbreti i shqiptarevet, ZOG I,
shquhet vecanerisht. Kam patur raste te ndodhem ne kontakt me njerezit e Tij
besnike, shqiptare, inglize dhe amerikane, kam folur me keta gjere e gjate per
personin e Mbretit te shqiptarevet. Nje nga ceshtjet me rendesi qe kam biseduar
me ta ka qene komentimi i deklarates se Qeverise Britanike kundrejt Shqiperise,
bashkefjalimi i Mbretit ZOG me Kryeministrin Churchill dhe mesazhi i Cordel
Hull-it. Jam nje nga ata miq te Shqiperise qe ndjek me nje interes te posacem
gjendjen e saj te brendshme ne kete kohe kritike.
Sot gjendja e brendshme e cdo shteti pasqyron te ardhmen vendimtare te tij dhe
mbeshtetjen e miqve te tij.
Para se te hyj ne paraqitjen e deshires sime, dua te parashtroj disa sqarime
botes mbare, me anen, e te cilave dua te tregoj zotesine e mbretit ZOG per
unitetin kombetar dhe kompaktesine e gjendjes se brendshme ne kohen e tij. Te
gjitha fuqite e mbreterise shqiptare kane qene te perqendruara ne ndertimin e
mbrendshem per forcimin e bashkimit kombetar, kulturor dhe ekonomik te popullit
te vet, dhe me fryme krejt kombetare e demokratike. Qeverimi ka qene krejt
kombetar, duke menjanuar cdo influence joshqiptare dhe jo nacionale. Ideja
demokratike eshte zhvilluar sipas brumit te popullit shqiptar, me nje pavaresi
shume te vogel, duke ndjekur besnikisht kuptimin e vertete te fjales, me
pjesemarjen e popullit ne raste publike, pa prekur drejtesine ose demtimin e
klasave. Zgjimi, zhvillimi dhe naltesimi i ndjenjes kombetare, per te cilen
mbreti ZOG ka shkrire gjithe perpjekjen e Tij, formon kuroren e suksesit te tij,
sepse u arrit bashkimi i gjithe pjeseve te kombit, u arrit nje unitet kombetar
duke patur nje qellim dhe te gjithe me nje interes te perbashket.
Populli shqiptar, i cili me pare ka qene i pa zot per te mejtuar pamvaresisht
(ne menyre te pavarur - shen i red.) dhe per te perfaqesuar veten para botes,
ishte kufizuar me ato te trasheguara nga te paret e tij. Kete popull mbreti ZOG
e edukoi si pas llojit te brumit qe u paraqit dhe i dha vleren kombetare qe i
meriton, e beri fanatik dhe pretencioz, duke drejtuar vete jeten e tij krejt te
pamvarur!
Shkolla e rende e perpjekjeve te vjeteve 1912, te luftrave te ndryshme, te cilat
Shqiperine e kane perdorur si shesh lufte dhe me kete fatkeqsi u nevojit dhe
lufta per ekzistencen e Shqipnise, me plot vuajtje dhe pengime, e bene popullin
shqiptar qe te ece me shpejt ne rruget e veta dhe ne keto perpjekje e dalluam
kete perpara shume shteteve te tjere.
Populli shqiptar ka patur dhe ka fat, sepse ne krye te tij, si drejtues ka Zogun
e I, i cili gjate ketyre perpjekjeve te vjeteve te zorshme tregoi zotesine e Tij
te mrekullueshme. Atij i detyrohet i gjithe ky sherbim ne totalin e kesaj vepre,
dhe Atij i drejtohet dhe mirenjohja e Kombit Shqiptar.
Eshte krejt e qarte se nje sipermarje e ketille gjigante per zgjimin dhe
qyteterimin e nje populli krejt, brenda nje kohe te shkurter dhe me suksese
pozitive, me brumin e popullit shqiptar, eshte nje mrekulli. Politika
e brendshme qe pati direktiven paqesore imponoi qe kete drejtim ta marre dhe
politika e jashtme. Perpjekje energjike me anen e mjeteve diplomatike dhe
ushtarake kane siguruar te drejtat e ketij shteti dhe e kane mprojtur kundrejt
cdo sulmimi me kaq sa mund te mjaftoje mendimi mbi mundesite e ketij kombi.
Shqiperija ka kerkuar me gjithe fuqite e huaja te kete miqesi te forte e sidomos
me fqinjet e saja. Kete miqesi e ka provuar kaq here.
Ne kete kohe, kur per te gjith kombet leshohen ftesa per bashkim dhe per
zhdukjen e cdo percarjeje, me kujtohen perpjekjet e shqiptareve ne kohet me
kritike te tyre, te cilet per ekzistencen e tyre kane qene te bashkuar me nje
shpirt dhe te frymezuar vetem per luften dhe per sakrificen e Atdheut te tyre.
Heroizmi, sakrificat, veprat dhe gjaku qe u derdh nga elementat e cmueshem ne
kohen kur agresori fashist shkeli tradhtisht vendin e shqiptareve, te cilet jane
vrare per nderin e Shqiperise, ajo ndjenje duhet te shoqeroje gjith shpirtrat e
bijve te Shqipes, me anen e se ciles do te ngrihet Shqipnija kryenalte dhe e
lumtun e se nesermes. Fuqite e qendres shqiptare nuk duhet te shperndajne forcat
e tyre me grindje te brendshme, por te bashkohen midis tyre.
Gjithe luftuesit shqiptare duhet te bashkohen nen nje komande. Komandanti i
vetem dhe Kryetar legal i ketij populli eshte mbreti ZOG, ndaj cilit jo vetem
populli i tij gezon besimin e pa tundur po dhe e gjithe bota mbare. Perpjekjet e
Tij te vazhdueshme dhe shkrirja e gjithe mundesive te Tij, kane per te siguruar
diten e madhe, ne te cilen te jepet urdhri per intensifikimin e domosdoshem e
veprimeve te trupave shqiptare dhe daljen e Shqiperise ne skene per te lojtur
rolin e saj. Vetem ne kete menyre Shqiperija do te jete ne gjendje qe ta loze
rolin e vet sic urojne miqte e saj.
(Marre nga gazeta "Atdheu" nr.6, date 15 janar 1944)
Pergatiti per botim
Neritan Kolgjini
HISTORI&ARKIV
DOSSIER
"Bashkimi doganor" me Jugosllavine dhe zhvleftesimi i lekut
Nga Kastriot Dervishi
Me 27 nentor 1946, u nenshkrua ne Beograd traktati "Mbi koordinimin e
planeve ekonomike, bashkimin doganor dhe barazimin e monedhave midis Republikes
Popullore te Shqiperise dhe Republikes Federative Popullore te Jugosllavise".
Ky traktat u nenshkrua nga Presidenti i Keshillit Ekonomik, President i
Keshillit te Planit dhe minister i Ekonomise, Nako Spiru, dhe nga Presidenti i
Keshillit Ekonomik dhe minister i Industrise se Jugosllavise, Boris Kidric, dhe
u ratifikua nga Kuvendi Popullor i Shqiperise me 2 dhjetor te vitit 1946. eshte
per t'u kujtuar se nenshkrimi i ketij traktati ne nje date te tille, ishte nje
sfide ndaj traktatit te 20 vjeteve me pare, midis Shqiperise dhe Italise, qe
njihet edhe si "Pakti i Pare i Tiranes".
Ne artikullin nr. 2 te traktatit te siperpermendur, vendosej qe, "brenda
tre muajsh nga dita e nenshkrimit te traktatit, dinari te barazohej me lekun."
Pervec shume te keqijave qe solli ky traktat nepermjet demeve te drejtperdrejta
qe iu shkaktuan ekonomise shqiptare, u krijua edhe nje rruge tjeter per kalimin
pa buje te nje rezerve te caktuar ari ne Jugosllavi, sasi e cila eshte e
veshtire te llogaritet. Per te kaluar kufirin, sipas traktatit te siperpermendur,
nuk kishte asnje pengese ligjore pasi, realisht, nuk ekzistonin kufijte midis
Shqiperise dhe Jugosllavise.
Nga ana tjeter, barazimi i lekut me dinarin, ne fakt, ishte zhvleftesim per
lekun dhe vleresim per dinarin e dobet.
Ku shkoi sasia e 43.816.682 monedhave ari, te grumbulluara nga Sigurimi i
Shtetit
Ka hapur nje polemike jo te vogel ne vitet e tranzicionit nje artikull i botuar
vite me pare ne revisten "Ne sherbim te popullit" (organ i dikurshem i
Ministrise se Puneve te Brendshme), me autor Nuri Mehmetin, me titull "Kur
hidheshin themelet ekonomike te pushtetit popullor". Ky shkrim eshte botuar
ne faqet 14-15 te numrit te gushtit te vitit 1984 ne revisten ne fjale, me
okelion "40 vjet clirim, rruge lufte e fitoresh".
Polemikat e mevonshme ne lidhje me kete artikull, linden pasi shifra prej
43.816.682 monedhash ari, qe permendej ne artikull, e grabitur nga Sigurimi i
Shtetit, ishte nje shifer zyrtare. Nder te tjera, autori Nuri Mehmeti, ne
shkrimin e tij thote:
"... Pushteti i ri i vendosur menjehere pas clirimit te atdheut, qe nisi te
kryente funksionet e tij si diktature e proletariatit, kerkonte patjeter edhe
bazen ekonomike... Ne
janar te vitit 1945 doli Ligji "Mbi konfiskimin e pasurise se shtetasve
italiane e gjermane." Gjithashtu, ne janar doli Ligji "Tatimi i
jashtezakonshem mbi fitimet e luftes." "Ky ligj godiste vecanerisht
ate pjese te borgjezise qe kishte grumbulluar pasuri te medha... Ne
shume raste, elementet e tatuar nuk pranonin te paguanin shumen e caktur, me
pretekstin se nuk e kishin ate... Disa u perpoqen te nxirrnin ar e sende
te tjera jashte shtetit... Veprime edhe me te veshtira iu deshen te benin
organeve te Puneve te Brendshme, vecanerisht atyre te Policise, per te zbuluar
arin qe kishin fshehur kapitalistet e tregtaret. Pervoja
ishte e pakte, por ndihma e popullit qe e madhe.
Ndihmuan punetoret e specialistet qe kishin marre pjese ne ndertimin e depove te
kasafortave dhe qe kishin bere fshehjen ne vende te panjohura. Ndihmuan ata qe
kishin sherbyer si shegerte e argate prane kapitalisteve te kaluar, etj.. Keshtu
u arrit te zbulohen depo te nendheshme ne parcelat e oborret e kapitalisteve,
bejlereve e tregtareve.
vijon
PERKUJTIMORE
Puka nderoi birin e saj te shquar, atdhetarin Xhemal Laci, pas vdekjes
Xhemal Laci, korife i shqiptarizmes
Diten e marte, me date 20 Maj 2003, u zhvillua ceremonia e dorezimit te titullit
te larte "Qytetar Nderi" i Pukes, atdhetarit dhe intelektualit te
shquar, ish ministrit te Oborrit Mbreteror, zotit Xhemal Laci. Ceremonia
u zhvillua ne Pallatin e Kultures se qytetit te Pukes.
Ne kete ceremoni merrnin pjese qytetare pukjane, legaliste, pushtetare te
pushtetit vendor dhe personalisht kryetari i Bashkise se qytetit te Pukes, zoti
Ndue Cara; kryetari i Keshillit bashkiak, zoti Astrit Kuci; veterani i PLL, zoti
Abdulla Salihi, si dhe te ftuarit nga Kryesia e PLL, zoterinjte Ekrem Spahiu,
kryetar i PLL; Sadedin Balla, Sekretar i Pegjithshem i PLL; Kryetari i Deges se
Shkodres, Enis Dizdari; Drejtori i Departamentit te historise ne PLL, Prof. Dr.
Bajram Xhafa; perfaqesues dhe drejtues se degeve te partive politike te rrethit
te Pukes, i biri i atdhetarit te dekoruar Xhemal Laci dhe familjare e te aferm
te tij e te familjes.
Ceremonine e hapi kryetari i PLL se Deges Puke, zoti Sadik Beqiri.
Ne fjalen e tij, zoti Beqiri falenderoi kryetarin e Bashkise dhe kryetarin e
Keshillit bashkiak, per nismen e ndermarre per te nderuar atdhetarin Xhemal Laci,
pas vdekjes, me titullin e larte "Qytetar Nderi" i qytetit te Pukes me
motivacionin: "Per kontributin e tij ne lufte kunder komunizmit, ne Atdhe
dhe ne diaspore". Nder te tjera, ne fjalen e tij zoti Beqiri theksoi se
"Xhemal Laci i ka bere nder Pukes, Shqiperise, Mbretit dhe PLL. Ai ishte
nje nacionalist i shquar, qe kontribuoi me te gjitha forcat ne luften kunder
diktatures komuniste".
Me pas, zoti Beqiri ia dha fjalen Kryetarit te Bashkise se qytetit Puke, zotit
Ndue Cara, i cili ne fjalen e tij vleresoi meritat dhe kontributin e zotit
Xhemal Laci per Atdheun dhe Kombin, cka, sipas tij, perbejne edhe arsyen perse,
pukjanet dhe mbare shqiptaret, duhet te nderojne kete figure te shkelqyer te
nacionalizmit.
Pastaj fjalen e mori zoti Xhemal Meci, i cili vuri ne dukje kontributin e shquar
te Xhemal Lacit ne doi te Shqiperise dhe ardhjes se demokracise. Ne fjalen e tij
permblidhej shume bukur jeta dhe veprimtaria e Xhemal Lacit, ne Shqiperi dhe
diaspore.
Ne emer te PLL pershendeti Kryetari i saj, deputeti Ekrem Spahiu. Zoti Spahiu
falenderoi Kryetarin e Bashkise dhe Kryetarin e Keshillit bashkiak, per
kontributin e tyre ne dekorimin e zotit Xhemal Laci pas vdekjes, si dhe
pjesemarresit ne kete takim, per respektin ndaj emrit dhe vepres se atdhetarit
te shquar. Kryetari i PLL Spahiu, solli ne kete takim per te pranishmit,
pershendetjet e vecanta te NMT Mbretit Leka I dhe Familjes Mbreterore, te cilet,
per shkaqe te rendesishme nuk munden te vinin ne kete ceremoni. Pasi vleresoi
nismen e pushtetit vendor per dekorimin e atdhetarit te shquar Xhemal Laci, zoti
Spahiu nder te tjera theksoi: "Bota i ben heronjte nga balta, ndersa
komunizmi shqiptar per 50 vjet hodhi balte mbi heronjte e shqiptarizmes. Nderimi
qe ju po i beni Xhemal Lacit, eshte nje perpjekje per te hequr balten e
komunizmit, hedhur mbi heronjte e ketij kombi. Duke nderuar Xhemal Lacin, ju
keni nderuar jo vetem pukjanet por edhe legalistet dhe mbreteroret shqiptare,
pasi Xhemal Laci ishte nje nder themeluesit e Legalitetit, madje per 11 vjet ka
kryer detyren e ministrit te Oborrit Mbreteror prane NMT Mbretit Leka I dhe
Familjes Mbreterore.
Xhemal Laci eshte nje figure qe i kalon permasat e Pukes, ai i takon gjithe
kombit shqiptar"Ā, - e mbylli fjalen e tij zoti Spahiu.
Veterani Abdulla Salihi, bashkeluftetar i Xhemal Lacit, solli para te
pranishmeve disa kujtime dhe impresione nga jeta e Xhemal Lacit dhe perpjekjet e
perbashketa te tyre ne luften kunder komunizmit dhe diktatures enveriane. Pjesemarresit
e percollen me mjaft interes ligjeraten e te nderuarit Salihi. Me pas e mori
fjalen Prof. Dr. Bajram Xhafa, i cili foli me superlativa per atdhetarin Xhemal
Laci, duke shpalosur impresionet qe kish nga kontaktet personale me te, pas
kthimit te tij ne Atdhe, te zhvilluara ne qytetin e Shkodres.
Me pas, Kryetari i Keshillit bashkiak te qytetit te Pukes, zoti Astrit Kuci,
ftoi Kryetarin e PLL, deputetin Spahiu, qe te dorezoje dekoraten e larte te
birit te zotit Xhemal Laci.
Zoti Spahiu, mes duartrokitjeve te pjesemarresve, i dorezoi pasardhesit te zotit
Xhemal Laci dekoraten e akorduar, duke uruar njekohesisht qe familjaret e tij ta
mbajne ate me nder, duke nderuar keshtu kujtimin e shkelqyer te ketij atdhetari
te madh.
Pastaj, Bashkia e qytetit te Pukes, Familja e zotit Laci dhe dega e PLL, dhane
nje pritje-koktej, ne nje nga mjediset e Pallatit te Kultures se qytetit.
Fjala e zotit Bajram Xhafa ne ceremonine e dhenies se titullit te larte "Qytetar
nderi" i qytetit te Pukes, patriotit dhe intelektualit te shquar Xhemal
Laci.
Impresione
Nga Prof.Dr.Bajram Xhafa
Sot i jepet titulli "Qytetar nderi" i Pukes Xhemal Lacit, birit te saj
demokrat, "... qe ia kishte me hile pushtetit popullor". Ky eshte nje
peng nderi per cka ai beri per nacionalizmin shqiptar, per Shqiperine dhe per
idealin mbreteror. Ne kushtet ne te cilat eshte aktualisht Shqiperia, kaq mund
te behej per te. Mundesite qe kishte, Puka i dha. Para nente vjetesh, ne
varrimin e tij ketu ne vendlindje, dhashe nje opinion permbi arkivolin me trupin
e tij, tek po i jepnim lamtumiren e fundit: "Arkivoli me trupin tend, i
nderuari Xhemal Laci, duhej te percillej me shtrat topi, por fatkeqesisht,
Shqipeia ende nuk ka rene ne shtratin e vet". Sot
Shqiperia eshte me keq se atehere, me 1997, por dhente Zoti e behet ajo qe
lypset per te.
Mbreti Leka I nuk eshte me ne Johannesburgun e sterlarget, por ne Tirane, brenda
kryeqytetit, as dy kilometer larg rezidences ku e ka vendin dhe ku e ka deshiren
populli shqiptar.
Kolonel Xhemal Laci ishte mbreteror, legalist. Ai fliste me nje dashuri te
cuditshme per Mbretin Leka. Per Nenen Mbretereshe Geraldine, Xhemali fliste me
adhurim.
"Edhe ne ate bote kur te shkoj, - thoshte, - edhe ne xhenet po shkova, po
nuk pati Legalitet, nuk dua te jem".
Legaliteti per te ishte e Drejta, e verteta, e mira, pozitivja, zhvillimi,
gezimi, prosperiteti, lumturia, gjithcka. "Legaliteti eshte ideali i vetem
per te cilin e vlen te jetosh jeten apo per te cilin duhet te perpiqesh e te
luftosh", - thoshte Xhemali.
"Une kam ndenjur shume prane tij, plot dy vjet, qe kur u kthye nga emigrimi
48 vjecar e derisa vdiq", - thote Nikolle Martini mbi 90 vjecar, me
origjine nga Iballa, i cili edhe sot jeton. Ai shton se "... kam njohur ne
jeten time dy burra; Abaz Kupin, prane te cilit qendrova dy vjet e gjysem dhe
Xhemal Lacin."
Emrin e Xhemal Lacit nuk mund ta shkepusesh nga ai i Abdullah Salihit, i cili
tani po i afrohet njeqind vjeteve. Xhemali ne mergim mori me vete brengen e
Shqiperise, kurse Abdullai mbajti mbi supe vuajtjet e saj, me burgje e internime.
Xhemal Laci ka qene nje figure e shkelqyer nacionaliste, mbreterore, legaliste.
Puka dhe Shqiperia, Legaliteti dhe Mbreteria krenohen me te.
Fjala e zotit Sadik Beqiri, kryetari i Deges se PLL Puke
Xhemal Laci nderi i Pukes
Te nderuar pjesemarres!
I nderuar zoti Kryetar i Bashkise
Te nderuar zoterinj drejtues te PLL
Jemi mbledhur ne kete takim per te nderuar dhe vleresuar nje nga figurat me te
shquara te Pukes, zotin Xhemal Laci, pas vdekjes, me titullin "Qytetar
Nderi" i Bashkise se Pukes.
Me kete rast, me lejoni te falenderoj kryetarin e Bashkise, zotin Ndue Cara, per
kontributin e dhene per kurorezimin me sukses te ketij evenimenti.
Me lejoni te falenderoj gjithashtu edhe Keshillin bashkiak, e ne menyre te
vecante Kryetarin e Keshillit bashkiak, zotin Astrit Kuci, per vendimin qe moren,
duke deshmuar edhe njehere se jane ne lartesine e duhur dhe se me punen e tyre
po i bejne nje sherbim te cmuar Pukes dhe qytetareve te saj, duke vene ne vend
dhe vleresuar figurat e shquara te rrethit tone.
Te nderuar te pranishem!
Jo rastesisht jemi mbledhur sot me daten 20 Maj 2003, pasi pikerisht me date 20
Maj te vitit 1997, ne mes te pukjaneve ka qene per vizite Mbreti i shqiptareve,
NMT Leka I, i cili me mesazhet per "paqe-bashkim-vellazerim", ne ato
momente te veshtira qe kalonte jo vetem Puka por e gjithe Shqiperia, qetesoi
mendjet e pukjaneve, por edhe te te gjithe shqiptareve, duke ringjallur shpresat
per nje Shqiperi me te bukur, e te begate dhe me nje prestigj me te madh ne
bote.
Xhemal Laci, pervecse nje antikomunist dhe nacionalist i shquar, ishte edhe nje
mbreteror i devotshem. Ai ishte minister i Oborrit Mbreteror dhe kjo ishte
arsyeja qe ne vendosem qe me date 20 Maj, pikerisht ne daten qe NMT Mbreti Leka
I erdhi ne Puke, te organizojme kete ceremoni me te cilen na nderojne me
pjesemarrjen e tyre Kryetari i Bashkise Puke, zoti Ndue Cara; Kryetari i PLL
zoti Ekrem Spahiu; Sekretari i Pergjithshem i PLL, zoti Sadedin Balla; Kryetari
i PLL se Deges se Shkodres dhe njekohesisht koordinator per Veriun, zoti Enis
Dizdari; Prof. Dr. Bajram Xhafa, Drejtor i Depatamentit te historise ne PLL dhe
kryetar i Keshillit botues te organit te PLL, gazetes "Atdheu", si
edhe zoti Haxhi Abdulla Salihi, bashkepunetor i ngushte i kolonel Xhemal Lacit.
Gjithashtu, ne kete ceremoni jane te pranishem drejtues te partive politike ne
rreth, drejtues te institucioneve te Rrethit te Pukes, drejtues te shoqatave
joqeveritare, intelektuale te njohur si dhe pjestare dhe te aferm te familjes se
zotit Xhemal Laci.
Fjala e Kandidatit te Shkencave dhe anetar i Keshillit botues se gazetes "Atdheu",
zotit Xhemal Meci
Xhemal Laci figure e ndritur e nacionalizmit
Xhemal Laci, "Qytetar nderi" i Pukes, eshte nje personalitet dhe
luftetar i shquar i ceshtjes kombetare shqiptare dhe njekohesisht nje luftetar i
paepur per pavaresine e Atdheut e lirine e popullit. Ai gjithmone ka respektuar
personalitetin e individit, pronen e tij, mendimin e lire demokratik, besimin
fetar pa dallim klase e krahine; gjithmone me moton: "Atdheu mbi te gjitha."
Zhvillimin ekonomiko-kulturor, shoqeror e politik, ai e ka konceptuar e mbrojtur
gjithmone sipas modelit qeverises anglez, hollandez, belg, danez, norvegjez,
suedez, etj., - regjime mbreterore demokratike, shembull ne Evrope dhe ne bote.
Gjendja aktuale ekonomiko-shoqerore e politike, tregon me se miri se Shqiperise
nuk i sherohen plaget vecse nga nje Monarki demokratike parlamentare.
Tek i ndjeri kolonel Xhemal Laci, qene misheruar virtytet e verteta te malesorit
pukjan: njeri serioz, ngulmues ne parime, i paepur ne ideale, trim e guximtar
per ceshtjen e Atdheut, dinjitoz, human e fisnik ne shpirt.
Keto tipare burrerore e bene ate nje intelektual me formim te larte profesional
ushtarak dhe zoterues te gjuheve angleze, gjermane e italiane. Ai e urrente dhe
e luftonte komunizmin si teori dhe praktike, por asnjehere nuk e ka ushtruar
dhunen, aq me pak te ngreje armet kunder vellezerve shqiptare, qofshin ata edhe
komuniste. Vendosjen e demokracise duke shembur komunizmin, ai e konceptonte
vetem nepermjet rrugeve demokratike. Ai kerkonte qe populli te ndergjegjesohej
me ane te vendosmerise per jetesimin e idealeve demokratike dhe te ngrihej i
bashkuar per ndertimin e nje modeli demokratik perendimor.
Xhemal Laci u lind ne Lacaj te Pukes ne vitin 1914, ne nje familje te varfer por
atdhetare, shembull i vendosmerise per te perballuar jeten e veshtre me guxim,
se ciles nuk i munguan kurre burrat e zot, te punes e besimit si dhe
intelektualet e talentuar, qe nga Zmajl Laci, Halil Laci, Beqir Laci, kapiten
Ymer Laci, kolonel Xhemal Laci, e deri tek Perparim Laci.
I dale nga ky komunitet i vogel pukjan, por i madh ne forca e vitalitet njerezor,
Xhemali u shqua qe ne fillim, derisa arriti te fitoje besimin dhe perkrahjen e
autoriteteve qeveritare zogiste, te cilat i dhane burse shteterore per arsimim
te larte ushtarak ne Itali. Edhe pse atje kishte triumfuar epidemia fashiste dhe
pasioni barbar per pushtime e koloni, Xhemali, i ushqyer me atdhetari dhe ideale
demokratike zogiste, arriti te ruante pastertine morale para fashizmit, te cilin
ai e urrente thelle ne shpirt. Xhemalin nuk e mposhten as joshjet per defrime,
te ofruara nga fashistet. Per me teper, sapo mesoi per pergatitjet e gjithanshme
per Ć¢ā¬Å... bashkimin e Italise fashiste me ShqiperineĆ¢ā¬Ā,
u largua nga Akademia ushtarake dhe u kthye ne Atdhe, ku denoncoi me force
pushtimin fashist te vendit.
Nga 7-12 Prill, ai organizoi ne Puke protesta mbarepopullore kunder pushtimit
fashist, te cilat i vazhdoi edhe ne Has e Tropoje, duke nxitur rinine dhe
popullin per rezistence me arme. Me pas, i shtyre nga patriote dhe miq, ai u
kthye ne Itali per te perfunduar studimet ne Akademine ushtarake.
Ne gusht te vitit 1943, bashke me disa oficere e qindra ushtare shqiptare, ai
dezerton nga garnizoni ushtarak i Ulqinit dhe merr pjese trimerisht ne luften e
Recit, ne te cilen forcat e shumta fashiste pesuan humbje te medha.
Me pas, Xhemali u kthye ne Puke, ku gjeti perkrahjen e mikut dhe
bashkeluftetarit te ngushte, Abdullah Salihit, me te cilin organizoi tubime ne
mbare nenprefekturen e Pukes, duke organizuar kuvende e beselidhje sikunder
Beselidhja e Kabashit, me 3 tetor te vitit 1943, ku u vendos qe rezistenca
kunder pushtuesit nazist te perqendrohej ne formimin e cetave territoriale per
ruajtjen e rendit dhe qetesise vendore, mbrojtjen nga keqberesit, sulmet e
okupatorit dhe bashkepunetoreve te tij, si dhe te mos u jepej asnje perkrahje
komunisteve ne krahinen e Pukes, nese vazhdonin vepren vellavrasese. Ndihmesa e
Haxhi Abdullah Salihit ne keto aksione qe e madhe dhe e vazhdueshme, duke u bere
shembull burrerie, guximi, vendosmerie e sakrifice te rralle per liri, Atdhe e
Mbret.
Rreth tyre u bashkua edhe Reshit Meci, shtepia e te cilit u be baza kryesore e
te gjitha veprimtarive te forcave legaliste te Pukes. Po keshtu, ata u
mbeshteten edhe nga Halil Zyberi, Nezir Velia, Muse Ymeri, Ahmet Tafilaku, Uke
Isufi, Uke Lluka, Mal Rrahmani, Muse Halili, Fazli Rrusta, Stak Pjetra, Kole
Prec Visha, Abdyl Qerimi, Vat Jaku, Islam Kadria, Hysen Alia, Jemin Kopani,
Sahit Hoxha, Tahir Barxhani, Mustafe Aga, Salih Aga, Mehmet Hoxha, Ymer Ymeri e
shume te tjere, me familjet e tyre dhe rrethin familjar e shoqeror.
U vendosen lidhje te rregullta me atdhetarin shquar Abaz Kupi.
U formua Dega e Lidhjes se Legalitetit me 4 prill 1944 dhe, pas 2 majit te ketij
viti, Abaz Kupi solli rreth 2 mije arme, me te cilat u armatosen me se miri
cetat nacionaliste te Pukes.
U bashkepunua me ceten e kapiten Ymer Bardhoshit ne Puke-Has, me ceten
Puke-Mirdite te kapiten Pashk Currit, Ymer Ymerit e shume te tjereve.
Te gjitha keto oganizime, bene qe ne Puke te rritej autoriteti mbarepopullor i
cetave nacionaliste antinazi-fashiste.
Me ardhjen e formacioneve partizane ne Mirdite e Puke, Xhemal Laci me Abdulla
Salihin, sipas vendimeve te Beselidhjes se Kabashit dhe porosive te Abaz Kupit,
shperndane cetat nacionaliste per te evituar vellavrasjen pas kalimit te
brigadave partizane ne Veri.
Ne emigracion, Xhemal Laci u bashkua me Abaz Kupin rreth Komitetit Kombetar
"Shqiperia e Lire". Ne cdo veprimtari e perpjekje per ceshtjen e
Atdheut, Xhemali qe i gatshem e i pakursyer.
Ne SHBA ai dha nje shembull te larte per forcimin e lidhjeve Shqiperi-Amerike, e
nje profesionalizem te shquar ushtarak e shoqeror, aq sa Departamenti i Nju
Jorkut i dha dekoraten e larte "Legjioni i Nderit", per "Mirenjohje
dhe respekt per ndihmesen e vecante ne forcimin e programeve te Legjionit
Amerikan dhe aktivitet te perkushtuar ndaj Atdheut."
Edhe pse i moshuar dhe teper i semure, ne vitin 1992 Xhemali u kthye ne Atdhe.
Ne shenje dashurie ndaj vendlindjes, ai erdhi dhe vdiq ne Puke, ku u varros me
nderime.
Me 20 Maj te vitit 1997, NMT Mbreti Leka I, me rastin e vizites ne Puke, vendosi
me nderim te thelle lule ne varrin e Xhemal Lacit, duke e kujtuar ate me respekt
per sherbimet e bera, sidomos gjate periudhes kur Xhemal Laci ishte minister i
Oborrit Mbreteror shqiptar, gjate qendrimit te Familjes Mbreterore ne Madrid.
Sot, me 20 Maj 2003, organizohet ceremonia e dorezimit te titullit te larte te
Bashkise se Pukes, "Qytetar Nderi", akorduar Xhemal Lacit.
Jeta dhe vepra e kolonel Xhemal Lacit, tashme "Qytetar Nderi" i Pukes,
eshte nje mesazh atdhetarie per te gjithe pukjanet dhe mbare popullin shqiptar,
i cili lufton per integrim evropian dhe dinjitet kombetar.
Perkujtohet me nderim te thelle 105 vjetori i lindjes se atdhetarit te shquar
Hysni Dema
Nje jete ne sherbim te Atdheut
Diten e marte, ne oren 18.00, ne lokalin luksoz "Dea", familjare dhe
miq te Familjes se shquar nacionaliste "Dema", organizuan nje
ceremoni-kokteil perkjtimore, me rastin e 105-vjetorit te lindjes se atdhetarit,
shtetarit dhe politikanit te shquar antikomunist, Hysni Dine Dema. Ne kete
ceremoni te thjeshte por emocionante, moren pjese personalitete te politikes,
publiciste, miq dhe te aferm te Familjes "Dema", te cilet u mblodhen
enkas per te nderuar kujtimin e njeres nga figurat me te ndritura te
nacionalizmit dhe antikomunizmit, i cili gjithe jeten dhe energjite e tij i vuri
ne sherbim te Atdheut dhe popullit.
Femijet e mrekullueshem te ketij patrioti te shquar, Vera dhe Aliu, te cilet
vuajten kalvarin e dhimbshem te persekutimit shtazarak gjate diktatures, per
shkak te origjines, bindjeve dhe aktivitetit antikomunist, i nderuan me
pjesemarrjen e tyre Kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu; Nenkryetari, zoti Murat
Basha; Sekretari i Pergjithshem, zoti Sadedin Balla; ish-Sekretari per
Marredheniet me Publikun ne PLL, aktualisht avokat karriere, zoti Shaqir Hasani;
kryetari i Shoqates Antikomuniste te Ish te Perndjekurve Politike, zoti Tanush
Kaso; Sekretari Organizativ i Partise Demokrate te Rinovuar (PDr), zoti Tomorr
Dosti; Kryetari i Partise Konservatore, zoti Armando Ruco; ish Kryetari i
Gjykates se Kasacionit, zoti Avni Shehu; ish i Burgosuri politik, publicisti dhe
perkthyesi i njohur, zoti Beqir Ajazi; ish Drejtori i Institutit te Integrimit
te te Perndjekurve Politike, zoti Besim Ndregjoni, si dhe shume njerez te tjere
te nderuar, miq, bashkevuajtes dhe dashamire te Familjes "Dema", etj..
Fjalen e hapjes se kesaj ceremonie e mbajti zoti Tanush Kaso, i cili evokoi
emrin dhe vepren e shkelqyer atdhetare te Hysni Demes dhe Familjes zulmemadhe te
Demajve, qe jeten dhe pasurine e shkrine per Shqiperine. Pas zotit Kaso, fjalen
e mori zoti Shaqir Hasani, i cili permblodhi me nje stil elegant dhe me risi te
spikatura, rrugen politike, formimin dhe rritjen e figures se nacionalistit te
shquar Hysni Dema, nepermjet fakteve dhe ngjarjeve pikante, te cilat u percollen
me mjaft interes nga te pranishmit. Me pas e mori fjalen publicisti dhe
perkthyesi i njohur Beqir Ajazi, ish i burgosur politik dhe i biri i patriotit
Sure Ajazi, mik i ngushte i patriotit Hysni Dema, i cili ne kujtimet e tij te
pershkruara me narracion pikant dhe intrigues, terhoqi vemendjen e miqve te
shumte, te cilet degjuan nga goja e tij konsiderata dhe ngjarje tejet
interesante, qe ndihmuan per te ndicuar momentet kulmore te veprimtarise se
gjithanshme atdhetare te intelektualit, shtetarit dhe nacionalistit vizionar
Hysni Dema.
Me pas, te pranishmit shkembyen ngrohtesisht urimet per Familjen Dema dhe
organizatoret e ketij memuari pikant dhe ekspresiv, qe ndihmoi ne rivleresimin
dhe riformatimin e nje figure te shquar, qe la vulen e vet te pazakonte ne
zhvillimet politike te Shqiperise, per nje periudhe afro gjysemshekullore.
Per afro tre ore, personalitetet pjesemarres, familjaret dhe miqte e ftuar,
krijuan nje atmosfere emocionuese, qe i dha ngjyra te gjalla kesaj
perkujtimoreje, qe duhet ndjekur si shembull dhe tradite, per te evidentuar e
perkujtuar figurat e ndritura te Kombit, te cilat dhane nje shembull te
shkelqyer te kontributit deri ne vetmohim per trojet e te pareve.
Familja Dema, fate tragjike
Babai i Hysni Demes, patrioti i shquar dibran, Dine (Hajredin) Dema, pas ardhjes
ne pushtet te komunisteve, u burgos dhe u torturua, e megjithate ia arriti te
thyeje burgun e Peshkopise. U vra ne perleshje me komunistet pa pranuar te
dorezohej, ne vitin 1945.
Hysniu dhe bashkeshortja e tij, Vasfija, e bija patriotit Hysen Gole, linden,
rriten dhe edukuan 5 femije te shkelqyer, te cilet vuajten kalvarin e tmerrshem
te persekutimit, ashtu si dinin ta benin kete komunistet. Vajza e tyre e madhe,
Tefta, ka qene nje nder eksponentet e Rinise se Ballit Kombetar dhe pushtimi
komunist e gjeti ate te pjekur. Ndersa femijet e tjere, Vera, Aliu, Sazani e
Rudina, ishin te vegjel dhe u ra ne hise te rriteshin neper kampet e internimit
ne kushte cnjerezore, por ia dolen te mbijetojne me nder e faqe te bardhe, ashtu
si ua donte dera dhe ishin nder te paret qe kontribuan ne permbysjen e
diktatures dhe proceset e demokratizimit te vendit. Aktualisht, Tefta, Sazani
dhe Rudina jetojne jashte Shqiperise, ndersa Vera dhe Aliu jane betuar te
qendrojne ne Atdhe dhe te kontribuojne deri ne fund te jetes per nje demokraci
te vertete.
Hysni Dema, atdhetari qe shkriu jeten per Shqiperine
Fjala e zotit Shaqir Hasani
Te nderuar zoterinj, miq e dashamires te Familjes "Dema"!
Atdhetari i madh Hysni
Dema lindi me 17 maj te vitit 1898 ne fshatin Homesh te neprefektures se
Zerqanit.
Familja e Demajve ishte e njohur ne te gjithe Dibren e atyre viteve per
rezistencen e pashembullt kunder hordhive osmane.
Ne ate kohe, Hysniu tetevjecar ndiqte mesimet e para ne qytetin e Dibres se
Madhe. Ai rralle here takohej me te jatin, Dinen, i cili ishte shpallur "armik
i Stambollit" dhe ndiqej prej hordhive turke. Hysniu e mbaroi me rezultate
te shkelqyera shkollen qytetese te Dibres se madhe gjate viteve 1906-1912, ne
gjuhen turke.
Qe ne vitet e hershme te rinise se tij, tek personaliteti i Hysni Demes filluan
te ravijezohen e te spikatin guximi, inteligjenca, korrektesia, vendosmeria dhe
largpamesia, te cilat e ndihmuan te kapercente me sukses peripecite e shumta qe
e shoqeruan. Hysniu ishte djali me i madh i Dines dhe shtepia e tyre ne Homesh
kishte me teper se kurre nevoje per djem qe t'i vinin shpatullat halleve dhe
pergjegjesive te shumta qe kish kjo familje e shquar.
Ne nentor te vitit 1912, Hysniu arsimdashes u nis drejt Tiranes, per t'u
regjistruar ne shkollat e asaj kohe, per t'u arsimuar tashme ne gjuhen shqipe.
Pasi mbaroi shkollen me rezultate te shkelqyera, ai niset drejt vendlindjes,
Homeshit, por e gjen vendlindjen dhe mbare Dibren te djegur e shkaterruar.
I riu shtatlarte Hysni Dema, nuk priti me por rrembeu pushken dhe sebashku me
dibranet e tjere u nis per te nenshkruar epopene e madhe te luftrave shekullore
ndaj armikut serb.
Ne vitet 1916-1919, i jati, Dine Dema (Hajredini), i ndergjegjshem per vlerat
dhe formimin atdhetar te Hysniut, meqe atdheu kerkonte ushtarake trima qe t'i
dilnin zot, e dergoi ate per studime ne Akademine e famshme
ushtarako-perandorake te Vjenes. Pervec studimeve intensive dhe rezultateve te
larta, Hysniu u aktivizua ne te gjitha veprimtarite patriotike qe zhvillonin
shoqatat e studenteve shqiptare ne Viene, ku luajti nje rol te spikatur si nje
organizator i talenuar. Ai reflektoi dhe edukoi tek studentet virtytet e larta
te atdhedashurise dhe ndjenjes se detyres per atdheun e roberuar. Brenda nje
kohe te shkurter, formim i tij intelektual dhe akademik, kulmuan dhe moren
permasa te jashtezakonshme. Per kete e ndihmuan edhe njohurite e shkelqyera ne
gjuhet turke, italiane, gjermane, serbe e greke.
Pas kthimit nga Viena, me 28 Nentor 1919, Hysni Dema do te rreshtohej ne radhet
e para te formacioneve luftarake te Ushtrise kombetare shqiptare, me graden e
nentogerit.
Pikerisht ne kete kohe, i madhi Ahmet Zogu, ne krye te reparteve te perzgjedhura
te Ushtrise shqiptare, do te ndermerrte inkursionin e famshem ne mbrojtje te
kufinjve shteterore veriore, te cilet rrezikoheshin nga serbo-malazezet, qe
kishin marre kurajo nga Traktati i Versajes. Ne krah te kryetrimit te Matit, u
rreshtua edhe trimi Hysni Dema, i cili, brenda nje kohe te shkurter u be
bashkepunetori dhe ndihmesi me i afert i Atij, te cilin fati e kish shenjuar per
te shpetuar Atdheun. Fale reputacionit te Demajve ne "Nente Malet e Dibres",
300 dibrane trima iu bashkengjiten batalionit qe drejtonte strategu trim Hysni
Dema.
Aftesite e shkelqyera dhe guximi i rralle, e motivuan Ahmet Zogun qe t'i jepte
Hysni Demes detyren e veshtire te Komandantit ushtarak te Qarkut te Dibres,
gjate periudhes se veshtire 1923-1924, balle-perballe dhe dhembe per dhemb me
armiqte shekullore serbe.
Peshtjellimet politike te Qershorit te vitit 1924 dhe ardhja ne fuqi me grusht
shteti e Fan Nolit, u shoqeruan me leshimin e nje urdheri arresti special per
Hysni Demen, i cili u konsiderua "shume i rrezikshem dhe krah i djathte i
Ahmet Zogollit". Per kete shkak, Hysniu u detyrua te fshihej ne thellesi te
maleve dhe te qendronte ne arrati, duke pritur rastin qe te lidhej perseri me
Zogun, per te realizuar planin per shpetimin e Shqiperise.
Pas ardhjes se Zogut ne fuqi dhe pas vendimit te Tij per ristrukturimin e
ushtrise shqiptare, konform detyrave te reja, rrethanave dhe mundesive
financiare, Hysni Dema u thirr ne sherbim me dekret te vete Presidentit te
Republikes, me motivacionin: "Tue njofte meritat dhe aftesite e kapitenit
te dyte Hysni Dema, e emnoj ate si Komandant i Zones se Jugut".
Edhe ne kete funksion te rendesishem e tejet te besuar, Hysni Dema do te
shpaloste aftesite e shkelqyara organizative e profesionale, duke e kryer me
nder dhe cilesi te larte detyren e ngarkuar dhe duke justifikuar besimin
personal te Presidentit A. Zogu.
Per merita te larta dhe rezultate te shkelqyera ne detyre, Hysni Dema u dekorua
me medaljen e arte "Ahmet ZOGU". Ndersa
me 28 Nentor 1928, per merita te shquara ne kryerjen e detyrave te veshtira.
Mbreti Zog e dekoron Hysni Demen me dekoraten e arte te titullit "Oficeri i
Urdherit te Skenderbeut". Per meritat e shumta dhe karrieren brilante
ushtarake te Hysni Demes, flet fakti qe brenda 10 vjeteve ai gradohet 6 here,
deri ne graden Major.
Edhe gjate viteve 30-te, Hysni Dema do te sherbente me besnikeri ne formacionet
e Ushtrise kombetare shqiptare, duke u shnderruar ne nje nga figurat kryesore te
saj.
Me 7 Prill 1939, ne krye te qindra dibraneve trima, Hysni Dema rrembeu armet dhe
organizoi rezistencen kunder pushtuesve fashiste, krahas legjendarit Abaz Kupi.
Pikerisht per kete arsye, Hysni Dema ishte nder te paret qe u shpall "armik
i fashizmit" dhe, sebashku me qindra patriote te shquar, u internua nga
fashizmi ne ishujt e shkrete te Italise. Por fati e deshi qe ai te kthehej
gjalle dhe, porsa u lirua pas kapitullimit te fashizmit, ai perseri rrembeu
armet per te luftuar.
Bindjet dhe formimi i tij atdhetar, natyrshem qe do ta rreshtonin ne llogoren e
kundert me komunistet, te cilet nuk mund te pranonin patriote qe rridhnin nga
familje qe kishin luftuar kunder serbeve, apo qe kishin dhene prova se nuk benin
pazare me Atdheun.
Hysni Dema, per shkak te aftesive te shquara, u emerua si Komandant i
Pergjithshem i Xhandarmerise, per te ruajtur rendin dhe qetesine publike, edhe
ne kushtet e destabilizimit dhe te luftes, detyre te cilen ai e kreu ne menyre
shembullore. Por, kur u duk qarte se komunistet po zhvillonin lufte vellavrasese
per te rrembyer pushtetin, Hysni Dema nuk pranoi te behej shkas per gjakderdhje,
dha doreheqjen dhe u kthye ne Homesh. Por
komunistet nuk mund t'ia falnin atij te kaluaren e lavdishme ne sherbim te
Atdheut. Per ata qe kishin ndermend ta shisnin Atdheun, besniku i Mbretit ishte
armiku ndaj te cilit nuk mund te tolerohej. Ndaj vendosen qe ta zhdukin. Ne keto kushte, Hysniu u detyrua
te largohet nga Atdheu dhe paslufta e gjeti ne Greqi, bashke me antikomuniste te
tjere. Si ushtar i Atdheut, nacionalist i paepur dhe besnik i Mbretit te
shqiptareve, ai kurre nuk pranoi te bente pazare ne kurriz te Shqiperise me
monarko-fashistet, per ta kembyer mireqenien e vet me Vorio-Epirin. Ndaj, si i
tille, ai u izolua dhe u keqtrajtua nga autoritetet greke gjate viteve te
emigracionit dhe u internua ne ishullin Llavrios te Greqise, deri sa vdiq ne
rrethana krejtesisht te dyshimta me 21 dhjetor te vitit 1951.
Atdhetari i madh Hysni Dema e mbylli jeten e tij me faqe te bardhe. Ai e shkriu
jeten plot privacine per Komb, Atdhe dhe Mbret, rruge te cilen e ndoqen edhe
femijet. Keshtu, familja Dema firmosi me shqiptarizem historine tragjike te saj,
duke u bere shembull frymezimi per brezat.
___________
E diel Maj 2003
http://www.shqipetonline.com/
___________
PARLAMENTI MIRATON
STATUSIN E FAMILJES MBRETĖRORE
Si finalizim i punės e pėrpjekjeve
tė legalistėve, dhe sidomos i grupit tė deputetėve, mė nė fund parlamenti
miratoi njė ligj pėr statusin e Familjes Mbretėrore. Votimi nė parim dhe nen
pėr nen pati nė secilin rast nga mbi 73 vota pro, ndėrsa votat kundėr numėroheshin
me gishtat e njėrės dorė (3 vota). Edhe abstenimet ishin tė pakta, (6vota)
ku ra nė sy abstenimi i deputetėve tė Partisė Republikane e cila mund tė
interpretohet si votė kundėr kur kemi parasysh votimin pro tė deputetėve
socialistė e tė tjerė. Nė lidhje me aprovimin e kėtij statusi kreu i PLL
Spahiu u shpreh se "kjo ngjarje ėshtė arritja mė e madhe e PLL, pas
kthimit tė Familjes Mbretėrore shqiptare nė atdhe". Sic ėshtė bėrė
tashmė e ditur, me ligjin e ri Familja Mbretėrore shqiptare fiton disa tė
drejta ligjore qė kanė tė bėjnė me pronėsinė dhe me statusin protokollar.
Nė paraqitjen qė i bėri kėtij p/ligji deputeti S.Braho tha se kjo ėshtė njė
eksperiencė e njohur edhe nė vende tė tjera ku kthimi i familjeve mbretėrore
nė atdhe ėshtė shoqėruar me "me nxjerrjen e akteve ligjore dhe
nenligjore per integrimin e tyre ne jeten publike dhe politike te shteteve
perkatese". Prandaj, tha ai, ne si komision i ligjeve e kemi aprovuar kėtė
projekt i cili ėshtė nė pajtim tė plotė edhe me kushtetutėn nė fuqi. Po
ashtu dha aprovimin e tij edhe Komisioni i Ekonomisė.
Deputeti i PLL, Bahri Kollēaku, theksoi nė fjalėn e tij se miratimi i
statusit tė familjes mbretėrore ėshtė "njė moment pjekurie dhe
civilizimi pėr Parlamentin Shqiptar" dhe sipas tij ky projektligj synon qė
"tė merret nė konsideratė dhe kjo periudhė e historisė sonė".
Kollcaku shtoi se do tė ishte ndė nderin e cdo parlamenti shq9iptar qė tė
aprovonte statysin e Familjes Mbretėrore, prandaj ju ftoj tė gjithėve qė ta
aprovoni kėtė projekt.
Duke argumentuar pozicionin e PS pėr kėtė ēėshtje, dhe duke replikuar me
deputetin Jemin Gjana i cili kėrkoi tė dinte pse ishte shėnuar diku "Familja
Mbretėrore dhe diku tjetėr ish-Familja Mbretėrore", S.Braho theksoi se
nga pikėpamja juridike dhe historike "mbretėria apo monarkia nuk
ekzistojnė mė si nocione juridike", pasi sipas tij "ato janė relike
me vlerė vetėm pėr historinė". Sipas tij, pėr to "duhet tė
gjykohet nė mėnyrė objektive, realiste dhe jo spekulative". Braho tha se
maxhoranca e PS ka shprehur aprovimin e saj si respekt ndaj njė realiteti
historik. Ai tha mė tej se pėrmes kėtij statusi "ne shprehim vullnetin
tonė pozitiv duke synuar uljen e konflikteve sociale dhe kthimin e paqes
sociale".
Historia e statusit
Por aprovimi i kėtij
projektligji nuk ka qenė njė punė e lehtė. Janė marrė nė shqyrtim shumė
variante nė lidhje me evoluimin e situatave. Ky projektligj ka qenė njė nismė
e 43 deputetė, pėrfaqėsues tė PLL-sė dhe nga radhėt e partive tė tjera
opozitare. Por varianti fillestar ėshtė hedhur poshtė nga maxhoranca
socialiste. Ajo cka ndryshon nė esencė nga varianti i parė ėshtė mospėrmendja
e mundėsisė sė kthimit tė eshtrave tė Mbretit Zog I.
Por pas njė pune njėvjecare e pėrpjekjesh e sakrificash tė mėdha politike tė
grupit tė deputetėve mė nė fund u arrit aprovimi nga tė gjithė krahėt e
parlamentit pa dallime partiake. Puna e deputetėve ka qenė nji finalizim i
aktivitetit tė tė gjithė deputetėve pas negociatash e bisedimesh me tė
gjithė krahėt politikė.
Kėto iniciativė bėnė tė mundur qė problemi i statusit tė hyjė edhe nė
agjendėn e bisedimeve shtetėrore dhe ēėshtja e statusit tė jetė e
pranishme nė bashkėbisedimet e politikanėve tė huaj me shtetarė shqiptarė.
Si rezultat i trysnisė sė PLL dhe partive politike tė djathta dhe si
sensibilizim ndėrkombėtar, kjo ēėshtje mė nė fund u arrit qė tė hyjė me
sukses nė agjendėn e parlamentit dhe tė aprovohet tė enjten qė shkoi.
Interesante ėshtė fakti se kanė qenė rreth 76 deputetė qė kanė firmosur pėr
kthimin e Familjes Mbretėrore nė atdhe, dhe po afėrsisht nė ato shifra janė
edhe deputetėt qė e aprovuan kėtė status. Kėshtu mund tė themi lirisht se
nė parlament ekziston njė maxhorancė prombretėrore e cila hap njė
perspektivė tė mirė pėr tė ardhmen.
Korresp. "Atdheu"
Ja projektligji i plotė i aprovuar nga deputetėt
REPUBLIKA E SHQIPĖRISĖ
KUVENDI
PROJEKTLIGJ
PER STATUSIN E TRASHEGIMTAREVE TE ISH FAMILJES MBRETERORE
Ne mbeshtetje te neneve 78, dhe 83 pika 1 te Kushtetutes, me propozim te nje
grupi deputetesh,
KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
VENDOSI:
Neni 1
Ne kete ligj, me ish "Familje Mbreterore", kuptohen familja e
trashegimtarit te ish-Mbretit Zog I dhe ish-Mbretereshes Geraldine, duke
perfshire edhe pasardhesit e tyre.
Neni 2
Trashegimtaret e ish Familjes Mbreterore, kane te drejte te disponojne dhe te
perdorin pronat e tyre sipas ligjit "Per kthimin dhe kompensimin e pronave
ish-pronareve" si dhe ligjeve te tjera ne fuqi.
Neni 3
Trashegimtari i ish-mbretit Zogu i I, ka te drejte te mbaje koleksione te
ndryshme, te konsideruara prone private, pasi ato te jene rregjistruar me pare
ne organet shteterore perkatese, ne perputhje me rregullat ligjore ne fuqi.
Neni 4
Statusi dhe trajtimi protokollar i trashegimtarit te ish Familjes Mbreterore,
percaktohet me Vendim te Keshillit te Ministrave, sipas legjislacionit ne fuqi.
Neni 5
Ngarkohet Keshilli i Ministrave, qe te nxjerre aktet nenligjore ne zbatim te
neneve 1, 3 dhe 4 te ketij ligji.
Neni 6
Ky ligj hyn ne fuqi 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare.
MBRETERIA SHQIPTARE E AHMET ZOGUT DHE SHTYPI I KOHES .
"E le vendim tim te shtrenjte ne duart e perendise ."
Ismail Qemali
tetor 1918
Dhe perendia ja degjoi fjalen dhe dhuroi nje yll te vertete per shqiptaret te
cilet ne ato kohe diskutonin nese do te ekzistonin apo jo si popull. Ky yll u
lind ne disa kodrina te bukura te Matit legjendar i cili brez pas brezi e kishte
zakon te bente dhurata te tilla per shqiptaret. Vetem ne mijevjecarin e dyte ajo
krahine dhuroi shtetin e Arberit me 1181-in , dhuroi kastriotet dhe Gjergjin e
madh me 1444-en si dhe Ahmet bej Matin me 1925 en . Te tre keto evenimente
madheshtore per kombin shqiptar kishin si burim fjalen e zotit dhe treven e
bukur te Matit, e cila si trevat e tjera dha gjakun per mall qe kishte per
lirine e meme dheut.
Populli kur erdhi triumfatori i thuri vargjet e bukura :
Si shkreptime qe vjen nga qielli
Si rrufeja qe te vret
Ashtu erdhi ky zot i joni
Ahmet Zogu drita vete
Shtypi i kohes me 1925 i
referohej mbledhjes se 25 korrikut ku kreret e malesive te Kosoves, Dibres dhe
Shkodres i dhane besen presidentit te ri. I derguari i mbretereshes se Anglise i
shkruante Londres : Te veshur me shije, me nje krenari qe vetem ata dine ta
dhurojne dhe shprehin i ngjanin nje trupi te vetem i cili i ben balle cdo sfide.
Ajo ishte nje veper e vertete monumentale e parealizueshme
.
Me 1928-en pas tre vjet pune intensive MARY RICARDS redaktore tek LONDON PRESS
shkuante artikullin, Udheheqesi i Lindur per ta, ku me fakte te pamohueshme
tregonte se rruga e shtetit te ri shqiptar te drejtuar nga Ahmet Zogu eshte
shtruar me se miri per ne demokraci dhe rehati shoqerore. Ai
eshte me se i rrepte me kundershtaret dhe teper i lidhur me nenen e tij dhe
atdheun .
Me 1930-en Koloneli anglez Xhoslin Porsi i shkruante shtabit te tij se politika
e qeverise shqiptare eshte ne perputhje te plote me standartet bashkekohore dhe
se ata jane teper te respektuar ndaj nesh dhe punes tone. Pamvaresisht
nderhyrjeve te fqinjeve Mbreti i ri eshte shume i ekuilibruar ne punen e tij, ai
eshte me se rigoroz ne zbatimin e reciprociteteve kur behet fjale per interesat
kombetare. Kete e tregoi
me se miri incidenti me Jugosllavine i vitit 1927-es me rastin e VUKO
GJUROSKOVICIT qe deshi nerhyrjen tone dhe te Frances .
Gazeta REBUBLIKA e BOSTONIT me 1932-in botonte interviste me te derguarin e
sekretarit te shtetit te Amerikes, i cili shprehej se Shqiperia nuk eshte me ajo
e 1920-es apo e 1925- es, ajo ka perparuar shume gje qe e pohojne hapur njerezit
tane atje qe jane me fondacionet: "NDIHMONI FEMIJET" dhe "PER NJE
SHQIPERI TE BEGATE ".
TORONTO DAILY STAR e Ernest Heminguejt botonte shkrimin "Lindja fatlume per
Shqiperine", ku nder te tjera theksohej se : Shqiponja u ngrit aq lart sa u
zhduk nga syte e keqberesve te saj, kthimi i saj ne mbreteri ishte aq i
mrekullueshem saqe edhe qielli dukej se i buzeqeshte. Lindja
e tij ishte me te vertete falume per Shqiperine.
PARIS JOURNAL me 1936-en botonte shkrime per Shqiperine ku ne njerin prej tyre
thuhej se Mbreti ZOG eshte nje mjeshter i politikes, njohes i shkelqyer i
tradites, burre i beses dhe lojtar i suksesshem i tavolinave te bisedimeve me
leverdi reciproke. Ai eshte autokratik sic jane te gjithe mbreterit, por aspak
mizor, ai eshte tradicional, por nuk i del perpara se rese. Ai
eshte i adhuruar ne sallonet e Europes.
Me 1938 vjen ne Shqiperi Lordi DANGLAS, i cili ishte njeriu me i rendesishem i
salloneve te Europes per miqesirat e tij. Ai me tu kthyer ne Londer shkruante
per Shqiperine se pashe nje vend krejt te ri, me rruge te reja, ide te reja,
gjithshka e re dhe bashkekohore . Shqiperia ishte shnderruar ne nje vend njelloj
si ne ku spikasin lirite dhe te drejtat e njeriut, spikasin ligjet dhe ndertesat
europiane. Populli jetonte kohen e ndryshimeve rrenjsore te cilat do ta conin
drejt nje shteti me te vertete te zhvilluar europian.
Koha dhe lufta e dyte boterore nderprene rrugen per krijimin e shtetit etnik shqiptar qe u nis me 25 korrik 1925 ne takimin e krereve prane Tiranes. Shqiponja e Matit dhe e gjithe shqiptareve beri shtetin e pare demokratik shqiptar, ndertoi shoqerine e verte bashkekohore shqiptare, i la brezit te ri formulen se si mund te cohet deri ne fund krijimi i shtetit etnik shqiptar .
Nder dhe respeKt per ju Naltmadheri e shqiptareve gjer ne perjetesi, rruga juaj do te jete edhe rruga jone gjer ne vdekje, ardhedashuria juaj do te jete edhe atdhedashuria jone per token meme .
DYLEJMAN MILA
Fjala pėrshėndetėse e ish-sekretarit nė emėr tė
degės nė tubimin e 6 prillit
Adnan Ramadani
Tė nderuar zoja dhe zotnijė!
Ėshtė bėrė traditė tashma nė mėrgatėn shqiptare pėrkujtimi i datave tė prillit. Pėrkujtojmė kėshtu: 5 prillin, ditėlindjen e Lekės sė Parė, Mbret i Shqiptarėve, 6 prillin ditėn qė ndėrroi jetė mbreti Zog, si dhe 7 prillin pushtimin e Shqipnisė nga Italia fashiste.
Tė dashur bashkatdhetarė !
Me 5 prill 1939 kombi shqiptar kishte festė, festonte lindjen e princit Lekė. Shqipėria gėzonte kėshtu dy ditėt e fundit nė liri. Duke shkelur mbi traktatet ndėrkombėtare si dhe mbi marrėveshjet dypalėshe, Italia sulmoi vendin tonė pėr t'a mbajtur atė nėn njė sundim tė egėr, duke i hapur kėshtu rrugėn, indirekt, njė diktature tė paparė nė historinė tonė, komunizmit. Le tė ndalemi pak tek kjo ngjarje. Edhe pse nė numėr ma tė vogėl, me armatim shumė mė tė pakėt, shteti shqiptar rezistoi. Mbreti Zog ngarkoi me detyrėn e kryekomandantit tė trupave tona nė Durrės nji ndėr ma tė devotshmit burra tė kombit, gjeneral Abas Kupin. Heroizmit tė shqiptarėve ato ditė do i jepeshin lėvdata nga shtypi nderkombėtar. Ja ē'farė shkruante gazeta "The London Times": "Edhe pse tė prerė nė besė nga fqinji i tyre, edhe pse tė tradhėtuar nga bota, shqipėtarėt po luftojnė trimnisht".
Italianėve u mori t'a pushtonin vendin tonė po aq kohė sa ē'u mori gjermaneve pėr tė marrė Francen. Megjithėse vendi u pushtua, lufta nuk reshti. Abas Kupi nė krye tė mbretėroreve shqiptarė do tė vazhdonte me guxim e trimėri luftėn kundėr pushtuesit italian e gjerman deri nė fund tė 1944-ės. Fatkeqėsisht tė gjita kėto sakrifica nuk ndihmuan tė fitohej liria. Vendi ra nė duar ma tė liga. Komunizmi do t'a zėvendėsonte fashizmin. Mbretit do i ndalohej kthimi nė Atdhe dhe shumė nacionalistė u detyruan tė marrin rrugėt e mėrgimit.
Dhjetramijėra qenė
viktimat. Ajka e kombit u burgos, internua e u keqtrajtua
sistematikisht deri sot. Vendin e mbuloi zia, zi nėpėr tė cilėn breza tė tėrė
shqiptarėsh e pėsuan kush disi e kush ndryshe. Ndonėse brenda qe shumė e vėshtirė,
shumė burra e gra heroina mbajtėn ballin nalt dhe mbushėn historinė tonė me
akte heroike. Jashtė vendit tė tjerė burra atdhetarė vazhduan luftėn e gjatė
kundėr komunizmit nė Shqipni dhe sllavizmit nė trojet tona etnike. Nė krye tė
kėsaj beteje si gjithmonė ishte mbreti Zog. Pėrpjekje tė jashtėzakonshme u
bėnė nga ai pėr tė bashkuar mėrgatėn shqiptare nė njė front tė vetėm.
Pėr kėtė po citoj fjalėn e Fan Nolit: "Pėr kėtė punė qė proponohet
tė bėhet njeriu mė i pėrshtatshėm dhe i vetmi qė mund tė grumbullojė tė
gjithė shqiptarėt ėshtė mbreti Zog". Bėhej fjalė kėtu pėr krijimin
e njė qeverie shqiptare nė mėrgim. Pėrpjekjet e mbretit ishin jo vetėm ndėrshqiptare,
por edhe diplomatike e luftarake. Ai nuk do t'i ndalte pėrpjekjet e tij deri mė
6 Prill tė 1961. Luftėn e nisur nga mbreti Zog do e vazhdonte nė mėrgim
trashigimtari i fronit mbretnor Leka i Parė, Mbret i Shqiptarėve. Njė
aktivitet i dendur diplomatic dhe ushtarak do tė bėnte qė ai tė shquhej ndėr
tė gjithė shqiptarėt. Janė tė njohuna tashma pėrpjekjet e tija pėr tė
luftuar komunizmin nė Shqipni e veēanarisht pėrpjekjet e pandalura pėr
bashkimin gjithėshqiptar nė luftė kundėr okupatorit sllav nė trojet tona
etnike. Kjo veprimtari e dendun qė kulmon me mbledhjen e Madridit nuk do tė
kalonte pa i rėnė nė sy qoftė regjimit tė Enver Hoxhės, qoftė atij tė
Beogradit. Njė seri vuajtjesh do e pasonin Atė dhe Familjen Mbretnore nga njė
vend nė tjetrin. Megjithkėto ai kurrė nuk e ndaloi punėn dhe luftėn pėr njė
Shqipni tė lirė etnike dhe demokratike. Aktiviteti i tij politik e kombėtar
do tė kulmonte sėrish nė vitin 1997-ėn. Kėtė vit shqiptarėt do t'a
kujtojnė gjatė si vit i krimeve dhe i shkatėrrimit tė shtetit. Shqiptarėve
do t'u kujtohej se kush e pat themelu atė shtet dhe jo mė kot iu drejtuan tė
birit pėr t'a ribėrė atė ē'ka i ati iu dha shqiptarėve pėr herė tė parė
nė historinė e tyre. Referendumi qė u mbajt me kėtė rast u keqtrajtua nga
forcat rrebele komuniste. Tashma bijtė e komisarėve komunistė pėrsėritėn
atė ē'ka baballarėt e tyre bėnė nė Kongresin e Pėrmetit . Ē'ka ndodhi
nga ajo dite deri mė sot?
Nga armėt e shpėrndara gjatė atij rrebelimi kanė humbur jetėn tė paktėn
4,000 shqiptarė (versioni zyrtarė). Jeta e qytetarit vazhdon tė jetė e
pasigurtė, e tillė ėshtė prona e tij, nderi dhe e ardhmja. Papunėsia shėnon
rekord historik, emigrimi po kėshtu. Le tė kujtojmė se rreth 700,000 shqiptarė
kanė lėnė vendin. A do tė ėndėrronin spastrim etnik mė tė sukseshėm
fqinjėt tanė nė veri e jug? Plagė tė tjera si korrupsioni, tjetersimi i
vlerave njerėzore dhe kombėtare, mungesa e elementėve minimale jetikė, etj.
janė bėrė pjesė e pėrditshme e jetės shqiptare. Toka jonė po u jepet grekėve.
Bazat tona po u dorėzohen atyre, nė emėr tė balancės nė mes vendeve tė
interesuara pėr Shqipėrinė.
Nga ē'thamė ma nalt shqiptarėt janė kthyer nė njė popull qė nuk
shpreson mė jo vetėm tek qeveria, por tek krejt klasa politike. Nė njė anketė
me temė: "A ėshtė e lidhur politika me krimin?", bėrė kohėt e
fundit nga njė institut amerikan pėr ēėshtjet e Europės Juglindore, 92% e
shqiptarėve tė pyetur jane pėrgjigjur: Po!
Megjithatė nuk duhet kaluar nė dėshpėrim. Gjendja ėshtė shumė e vėshtirė
por jo e pandryshueshme. Kurrė nuk duhet tė harrojme entuziasmin e shqiptarėve
tek votonin: "Po", pėr monarkinė nė 1997-ėn . Ne vetėm duhet tė
punojmė qė tė rikthehet ky besim tek njerėzit e sidomos tek rinia e papėrlyer
nė llumin politik . Ne besojmė se ka ardhė koha pėr t'i thėnė "Ndal"
atyre qė qetėsisht po shkatėrrojnė shtetin dhe po sakrifikojnė jetė shqipėtarėsh
dhe tė ardhmen e tyre pėr hirė tė pasurimit tė njė grupi tė vogėl nėn
demagogjinė e demokracisė, integrimeve etj.etj. Ne besojmė qė asht e
ngutshme tė thirret njė referendum i dytė nga ku mund tė fillojmė rindėrtimin
e vendit dhe institucionalizimin e shtetit, i cili duhet tė jetė garanti i jetės,
pronės dhe nderit tė qytetarėve.
Faleminderit .
Adnan Ramadani
___________
ATDHEU"
Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 13
prill 2003; nr.12 (530)
___________
EDITORIAL
PLL:
MOISIU MOS DEKRETO DHENIEN E BAZES USHTARAKE GREKEVE
Partia Levizja e Legalitetit, dha diten e shtune, dt. 12 prill 2003 nje
konference per shtyp. Nenkryetari i PLL, z. Murat Basha, se bashku me sekretarin
per Marredheniet me Publikun i PLL, z. Blerim Kamberi dhe sekretarin per
Marredhenie Financiare te PLL, z. Artan Tujani, nepermjet deklarates per shtyp e
konsideruan si nje akt te papergjegjshem te pozites aktuale miratimin e
marreveshjes midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise per
ndertimin dhe shfrytezimin nga pala greke te bazes ushtarake te Bishtit te
Palles.
Sipas nenkryetarit Basha: Prilli eshte muaji qe per te gjithe legalistet
shqiptare ka nje domethenie te vecante. Me 11 prill 1961, trashegimtari i Fronit
Mreteror Shqiptar Princ Leka, ne prani te perfaqesuesve te te gjitha partive
politike ne emigracion dhe personaliteteve relevante te diaspores shqiptare,
beri betimin dhe mori titullin Leka I Mbret i shqiptareve duke marre persiper
pergjegjesine historike per fatet e kombit shqiptar. Mbreti Leka I, ishte
koshient se pune te medha e prisnin. Ne legalistet jemi krenare se Naltmadhenia
e Tij Leka I nuk rreshti se punuari dhe luftuari kunder diktatures komuniste ne
Shqiperi dhe asaj sllavokomuniste ne Kosove dhe trojet e tjera shqiptare, edhe
pse bashke me familjen e tij perjetoi pengesa dhe privacione te shumta.
Po ashtu, legalistet evokuan ne konferencen e tyre te shtypit edhe faktin se me
12 prill 1997 NMT Leka I, Mbret i Shqiptareve zbriti ne aeroportin e Rinasit i
pritur nga mijera shqiptare. Shqiperia ne ato momente po perjetonte caste shume
te veshtira te nje anarkie totale, si rezultat i nje rebelimi diabolik, i
ngjashem me rebelimet e fillimshekullit XX te viteve 14 dhe 24. Mesazhi qe solli
me vete Mbreti Leka I ishte: PAQE-BASHKIM-VLLAZERIM. Ky lejtmotiv pershkoi te
gjithe fushaten e Referendumit per formen e rregjimit ne Shqiperi qe u mireprit
dhe u perqafua nga shumica e shqiptareve te cilet votuan pro Monarkise.
Me tej konferenca e shtypit vijoi me pyetjet e gazetareve. Pyetjes se cilat
do te jene qendrimet e Grupit Parlamentar te Partise Levizja e Legalitetit ne
ditet e ardhshme ne parlament, nenkryetari legalist Basha iu pergjigj se ne jemi
parti ne opozite dhe si e tille do te vazhdojme te jemi.
POLITIKE
DEKLARATE E PLL
Prilli eshte muaji qe per te gjithe legalistet shqiptare ka nje domethenie te
vecante.
Me 11 prill 1961, trashegimtari i Fronit Mreteror Shqiptar Princ Leka, ne prani
te perfaqesuesve te te gjitha partive politike ne emigracion dhe personaliteteve
relevante te diaspores shqiptare, beri betimin dhe mori titullin Leka I Mbret i
shqiptareve duke marre persiper pergjegjesine historike per fatet e kombit
shqiptar.
Mbreti Leka I, ishte koshient se pune te medha e prisnin. Ne legalistet jemi
krenare se Naltmadhenia e Tij Leka I nuk rreshti se punuari dhe luftuari kunder
diktatures komuniste ne Shqiperi dhe asaj sllavokomuniste ne Kosove dhe trojet e
tjera shqiptare, edhe pse bashke me familjen e tij perjetoi pengesa dhe
privacione te shumta.
Me 12 prill 1997 Naltmadhenia e Tij Leka I Mbret i Shqiptareve zbriti ne
aeroportin e Rinasit i pritur nga mijera shqiptare. Shqiperia ne ato momente po
perjetonte caste shume te veshtira te nje anarkie totale, si rezultat i nje
rebelimi diabolik, i ngjashem me rebelimet e fillimshekullit XX te viteve 14 dhe
24. Mesazhi qe solli me vete Mbreti Leka I ishte: PAQE-BASHKIM-VLLAZERIM. Ky
lejtmotiv pershkoi te gjithe fushaten e Referendumit per formen e rregjimit ne
Shqiperi qe u mireprit dhe u perqafua nga shumica e shqiptareve te cilet votuan
pro Monarkise.
PLL e konsideron nje akt te papergjegjshem te pozites aktuale miratimin e
marreveshjes midis Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Greqise per
ndertimin dhe shfrytezimin nga pala greke te bazes ushtarake te Bishtit te
Palles.
PLL i kerkon Presidentit te Republikes z. Moisiu qe te mos e dekretoje kete
marreveshje.
PLL pershendet fitoren e forcave ushtarake te Koalicionit te Madh Antisadam ne
Irak dhe eshte e bindur se e ardhmja e Irakut do te jete shume e mire.
Tirane me, 12.04.2003
AMBASADORI I SHBA-SE JAMES JEFFREY, DREKE PUNE ME
KRYETARIN E PLL, SPAHIU
Me date 8.04.2003, Kryetari i PLL, z. Ekrem Spahiu ishte i ftuar ne nje dreke
pune nga ambasadori i SHBA-se ne Tirane, z. James Jeffrey, ne rezidencen e tij.
Lufta ne Irak dhe rindertimi i tij pas lufte, situata ne rajon, zhvillimet
politike ne vend, krimi i organizuar, korrupsioni, sistemi i drejtesise, ceshtja
e pronave, rehabilitimi i ish te perndjekurve politike, reforma zgjedhore dhe
sistemi elektoral, etj., kane qene pika diskutimi ndermjet bashkebiseduesve.
Pasi i uroi mireseardhjen kryetarit legalist,njekohesisht deputet dhe anetare i
Komisionit te Jashtem te Kuvendit te Shqiperise Ambasadori Jeffrey, ne fjalen e
tij, nder te tjera vleresoi lart qendrimin e Shqiperise ne momente kyce te
historise. E vecante ne fjalen e ambasadorit amerikan ishte vleresimi i tij per
Mbretin Zog I dhe qeverine shqiptare ne mergim, e cila u rreshtua ne krah te
aleateve ne lufte kunder fashizmit dhe nazizmit gjate Luftes se Dyte Boterore.
Ambasadorit Jeffrey me poshte vazhdoi, dergimi i trupave ushtarake shqiptare ne
Afganistan, mbeshtetja e Shqiperise per Aleancen kunder Terrorit qe kryesohet
prej SHBA-se ne luften ndaj regjimit te Sadamit ne Irak, duke derguar edhe 75
trupa ushtarake, jane hapa qe duhen vleresuar dhe pershendetur.
Z. Spahiu, duke falenderuar ambasadorin Jeffrey tha: Eshte nder dhe kenaqesi per
mua qe te drekoj me ambasadorin e shtetit me demokratik dhe me te fuqishem te
botes. Me vjen mire dhe ndjehemi krenare ne shqiptaret per ato qe ju vleresoni
dhe flisni per Mbretin Zog I dhe Shqiperine. Por, sipas deputetit legalist,
angazhimi i Shqiperise ne luften e Amerikes dhe aleateve te saj per mbrojtjen e
vlerave te demokracise ne bote, eshte simbolike perballe kontributit qe SHBA-ja
ka dhene per kombin shqiptar, prandaj shqiptaret u jane mirenjohes per jete
Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Z. Spahiu e njohu ambasadorin amerikan edhe me nje fakt te ri qe ai nuk e dinte,
duke i thene se Mbreti Leka I ka qene oficer ne rradhet e ushtrise amerikane ne
luften e Vietnamit.
Biseda vazhdoi miqesore dhe zgjati mbi dy ore.
AKADEMIA E SHKENCAVE ā HIJA E EXKATEDRES
Ajo qe eshte alarmante dhe i ve nje kryq mendesise sone demokratike, ideve dhe
principeve tona ne nje shoqeri te hapur, eshte spastrimi politik i administartes
se Akademise se Shkencave nga shkencetaret dhe akademiket, qe mendojne ndryshe
nga pushtetaret dhe klanet e tyre
Nga Albin TIRANA
Akademia e Shkencave, nje ndertese dykateshe ngjitur me Kuvendin e Republikes se
Shqiperise, ka bukur kohe qe nuk ndihet e gjalle.
Si e strukur, nen menget e gjera te legjislativit shqiptar, institucioni
prstigjioz, qe duhej ti jepte tonin jetes publike ne vend, te formulonte
obsionet efektive per te dale nga kthetrat e kesaj krize te sterzgjatur, te
ridimensiononte dimensionin historik shqiptar, te shperbere nga
papergjegjshmeria e nje kohe te mbrapshte, qe i shembi te gjitha uart e kujetses
historike, etj, eshte shnderruar, ne fakt, ne nje institucion te mefesht e
vegjetues, ku nuk pipetin as miza.
Asnje ze nuk degjohet andej pari, si ne nje ishull te shkrete, ku sapo ka
perfunduar nje feste dhe, bujtesit, kane marre bagazhet e jane larguar me nxitim
nga frika e ndonje stuhie.
Ky luks i mosberjes asgje, megjithe milionat ne dispozicion, kur shoqeria dhe
bota shqiptare ka aq shume nevoje per fjalen e akademisteve dhe shkencetareve
tane, per zerin e elites se vet, etj. eshte nje luks qe te dhemb dhe, askush nuk
mendon, se kumtet budiste te Akademise se Shkencave me shoqerine shqiptare, jane
nje rruge efikase e saj per te komunikuar ne kete kohe tejet te ngarkuar dhe
problematike, etj.
Te marrim vetem nje rast. Genocidi aplikativ i Beogradit ne Kosove, qe detyroi
UCK-ne te dilte ne skene si nje faktor politik dhe ushtarak, per ti dhene fund
padrejtesise historike ne kurriz te botes shqiptare, mobilizoi zerat me te
fuqishem jo vetem te botes shqiptare, por dhe te Perendimit, ne mbeshtetje te
nje populli, qe barabaria moderne kerkonte ta zhbente me mjete te shuarjes
masive e te shpopullimit masiv.
Dihet qe zulma vertikale e shkjaut, armikut tradicional te shqipatreve, eshte
furnizuar linearisht me karburant ultarnacionalist nga Akademia e Shkencave te
Beogradit, nga dyert e te cile kane kaluar gjithe fanatiket me te zellshem te
antishqiptarizmit, Sheshelet, Rankovicet, gjithe duzinat e psikopatologjizuar te
avanguardes se te se ashtuquajtures Serbise se Madhe. Edhe nisma e fundit e
pergjakur e Sllobos kunder shqiptareve te Kosoves ishte frymezim i tezave te
reja te Akademise Serbe, sipas se ciles, shqiptaret e Kosoves, po pengonin
shtrirjen historike te Serbise dhe se ata gjoja perbenin nje element terrorist
ne Ballakan. Dhe kjo thuhej e thuhet ende per shqiptaret, qe ndonese ne kushtet
e luftes se imponuar, sic ishte lufta e UCK-se, nuk hodhen qofte edhe nje bombe
ne Beograd, nuk ushtruan asnje lloj terreori te cfardo shkalle e forme mbi
popullsine civile serbe, etj.
Ne nje klime te tille te nje tkurrje psiqike permanente, Akademia e Shkencave te
Shqiperise, nuk u pa te bente te pakten nje deklearte, ku te mund te konsumonte
absurditetin e nje teze te tille paraqitur nga homologia e Beogradit dhe te mund
te shpaloste straregjine e saj per problemin e shqiptareve jo vetem ne Kosove,
por dhe ne Cameri, sepse edhe ne Cameri eshte reduktuar dhe falsifikuar e drejta
historike dhe, sigurisht, lypset qe kjo e drejte e dhunuar dhe e shtremberaur te
shkoje ne vendin e vet.
Ku jane historiogafte e saj? Ku eshte mendimi i tyre, i derdhur ne studime e
vepra, qe nuk i ka e lexuar dhe si di thuajse askush?
Dhe ketu nuk flitet per studime vetjake e te shkeputura, por per nje strategji
te studimeve kombetare te Akademise sone te Shkencave, ne interes te ceshtjes
ende te pazgjidhur shqiptare, etj.
Nje shembull tjeter mund te ishte heshtja apostolike gjer ne shurdheri e kesaj
Akademie, per nje nga fenomenet me alarmante qe po peson semantika gramatikore
dhe leksikore e gjuhes se shkruar, qe nga podiumet e ploitikaneve dhe te vip-eve,
gjer te gjuha e gazetave dhe e mediave elektronike, te bombarduara nga sintaksat
parazitare dhe huazimet e keqia te zhargoneve te Perendimit, tek leksiku turko
ā bizantin, i futur me perdhune ne rrenje te fjales se bukur shqipe, qe i
ka mbijetuar bjerrjes edhe ne epokat me pak fatlume per ndergjegjen kombetare
dhe gjuhesore.
Ajo qe eshte alarmante dhe i ve nje kryq mendesise sone demokratike, ideve dhe
principeve tona ne nje shoqeri te hapur, eshte spastrimi politik i administartes
se Akademise se Shkencave nga shkencetaret dhe akademiket, qe mendojne ndryshe
nga pushtetaret dhe klanet e tyre.
Nese, njefare lubrifikimi qe i beri asaj opozita e sotme kur ishte ne pushtet,
pasi ky lubrifikim lidhej me heqjen e mandatit politik te exkateders ne nje
institucion shkenor etj, sic eshte Akademia e Shkencave, rikthimi i plote tani i
exkatedres ne dyert e kesaj Akademie, nga ish komunistatet e Tiranes sot ne
pushtet, eshte nje akt primitiv dhe i rende, qe perjashton vlerat dhe rikthen te
pacenuar dhe sovrane kasten e ish-eve, gje qe, me te drejte, e denancoi ashper
dhe shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare.
SHKODRANET FESTOJNE DITELINDJEN E NMT LEKA I
Nga pritja koktej me rastin e 64-vjetorit te lindjes se NMT Leka I
Me 5 Prill 2003, me rastin e 64 vjetorit te lindjes se NMT Leka I, dega e
PLL-Shkoder, sipas tradites se krijuar, dha nje pritje-koktej ne hotel turizmi
Rozafa. Ne kete pritje merrnin pjese legaliste e simpatizante te monarkise,
qytetare e intelektuale, perfaqesues te partive politike dhe shoqatave, te
besimeve fetare, si dhe te ftuar nga Malesia e Madhe dhe Puka. Fjalen e rastit e
mbajti z. Ilir Kuka, sekretar i deges se PLL-Shkoder, i cili falenderoi
pjesemarresit per pranine e tyre ne kete dite te shenuar te monarkise shqiptare.
Me shume interes u prit mesazhi qe NMT Leka I i dergonte qytetareve shkodrane,
te cilin e lexoi kryetari i deges PLL-Shkoder, z. Enis Dizdari.
Ne mesazhin e tij, NMT Leka I me fjale te perzemerta dhe te sinqerta i siguronte
legalistet dhe gjithe qytetaret shkodrane se Shkodren e kishte ne qender te
vemendjes, duke premtuar se se shpejti do te ishte perseri ne mes tyre.
Z. Dizdari ngriti nje dolli duke i uruar Mbretit Leka I, jete te gjate dhe
shendet, dhe, Familjes Mbreterore, mbaresi.
Aktori i teatrit Migjeni, z. Ramiz Rama, recitoi vargje poetike per Mbretin Leka
I, duke fituar admirimin e te pranishmeve.
Veterani i PLL-se, 90-vjecari Abdullah Salihi, ndermjet te tjerash tha se ishte
mjaft i emocionuar dhe i uronte jete te gjate Mbretit Leka I, duke shpresuar se
nuk do te jete e larget dita qe populli yne te realizoje vullnetin e tij per
vendosjen e Monarkise, si e vetmja shprese dhe zgjidhje per fatin e kombit
shqiptar.
Impresionet e tij i shprehu edhe legalisti veteran Enver Ramadani, i ardhur nga
Nju Jorku, i cili e kishte planifikuar kete udhetim enkas per te marre pjese ne
kete dite te shenuar. Z. Ramadani theksoi se Shkodra me traditen dhe zakonet e
saj 5 prillin po e kthen ne nje dite te vecante te jetes se saj. Ai gjithashtu
tha se e pergezon kryetarin e PLL, z. Enis Dizdari dhe kryesine e deges se
PLL-Shkoder, per ftesen qe i kishin bere. Duke qene keshtu te vellazeruar dhe te
bashkuar ne mund te bejme realitet endrren tone per kthimin ne Fronin Mbreteror
te Mbretit Leka I dhe per nje Shqiperi etnike.
Pritja-koktej kaloi kendshem me pershendetje dhe urime per Mbretin Leka I dhe
Familjen Mbreterore nga te gjithe pjesemarresit.
Namik MEHMETI
Mblidhet Komiteti Drejtues i PLL-dega Krujes
ALTERNATIVA JONE ESHTE: DREJTESI-LIGJ-MIREQENIE
Me date 6.03.03, u mblodh komiteti drejtues i deges se Krujes, nen drejtimin e
Kryetarit te saj zoti Enver Kaloshi.
Ne kete mbledhje u diskutua per pergatitjen per zgjedhjet e reja te pushtetit
vendor.
- Raportim per punen e kryer nga anetaret e kryesise dhe ata te keshillit
kombetar.
- Caktimi i kohes se perfundimit te pergatitjes per zgjedhjet.
Ne kete mbledhje anetaret e komitetit drejtues, diskutuan me pergjegjesi per
mbarevajtjen e punes ne te gjitha Nendeget e rrethit te Krujes.
Qazim Krasniqi ā kryetar i Nendeges Fushe ā Kruje, ne fjalen e tij
vuri theksin tek puna sistemike qe duhet te bejme vazhdimisht. Tani ā tha
ai ā fushata ka filluar ne fakt, prandaj detyrat duhet te percaktohen si
shpejt dhe te mbahet gjalle cdo seksion duke marre persiper detyren
propagandistike dhe evidentimin e perkrahjes tone.
Cdo anetar seksioni theksoi zoti Krasniqi duhet te zotohet per 4-5 vota ne
favorin tone. Ne kete nendege te gjitha qendrat e votimit jane jane mbuluar me
seksionet perkatese dhe po punohet vazhdimisht per shtimin e rradheve te
anetaresise ne PLL. Ne kete nendege jane anetaresur 16 intelektuale te
profesioneve te ndryshme. Ka senatin e saj, forumin rinor dhe ate te grave. Me
punen e bere dhe angazhimin serioz e me durim shpresohet per rezultat shume te
mire ne Bashkine e Fushe ā Krujes.
Ahmet Duka ā Anetar i Keshillit kombetar te PLL, raportoi per punen e
bere ne Nendegen e komunes se Bubqit. Kjo ka qene zona me problematike per PLL
ā pasi pasi nuk ka pasur nje organizim sipas strukturave. Edhe ne kete
zone puna ka ecur mjaft mire. Eshte e organizuar nendega me seksionet e saj ne
te gjitha fshatrat: Bubq, Bilaj, Mallkuq, Nurqine, Budull e Mazhe.
Jane anetarisuar ne kete nendege intelektuale dhe te rinj.
Nga takimet ne nedege e seksione te kesaj komune ā theksoi A. Duka ā
u vu re nje mobilizim i mire, per te arritur rezultate te mira ne zgjedhje. U la
detyre qe te vazhdoje puna per shtimin e radheve si dhe evidentimin e elementit
te pershtatshem per konkurimin ne zgjedhje.
Mjeku i njohur Bajam Dollaku, nenkryetar i deges, raportoi per punen e
evidentuar ne nendegen e Thumanes. Ne kete nendege, theksoi z. Dollaku,
elektorati eshte i djathte dhe partia jone ka nje parti te konsiderueshme, ndaj
rezultatet e pritshme ne kete komune jane te mira. Dega eshte e organizuar mire
me te gjitha seksionet. Vecoj punen e mire te zotit Preng Prenga ne kete nendege
si anetar i komitetit drejtues te deges.
Ramazan Kupi, kryetar i nendeges Kruje dhe nenkryetar i deges u zotua per pune
me te mire ne qytetin e Krujes. Qyteti eshte i organizuar me seksione ne cdo
lagje.
Sipas Adem Canges, kryetar i nendeges Nikel, Nendega eshte e organizuar ne te
gjitha fshatrat. Po ashtu, e organizuar ne te gjitha fshatrat eshte edhe nendega
e Malesise-Komuna Curri. Ne kete komune ka punuar shume mire z. Murat Stofuka.
Ne fund te mbledhjes, z. Enver Kaloshi, kryetar i deges, beri konkluzionet dhe
caktoi detyrat per dy muajt ne vazhdim. Nga detyrat me te rendesishme vecojme:
- Pune e kujdesshme e sistematike, pa nderprerje gjate gjithe kohes nga anetaret
e KD.
- Evidentimi i elementit konkurues per kandidatet e ardheshem per zgjedhje.
- Propagandimi i alternatives sone te jete bindes per elektoratin.
- Te mobilizohemi per te fituar zgjedhjet te vetem.
DUKA
Mblidhet Komiteti Drejtues i PLL-Pogradec
ORGANIZIMI DHE PERKUSHTIMI DO TE JENE CELESI I FITORES NE
ZGJEDHJET VENDORE
Ne zbatim te detyrave te ngarkuara ne mbledhjen e Komitetit Drejtues te PLL dega
Pogradec te muajit te shkuar, me daten 5 prill 2003, diten e shtune u zhvillua
mbledhja e ketij Komiteti, ku tema kryesore u perqendrua ne pergatitjet e
nendegeve per zgjedhjet vendore ne bashki e komuna. Ne kete mbledhje u
evidentuan perpjekiet serioze te secilit anetar, sikurse edhe ndonje mangesi e
dores se dyte. Mbledhja u drejtua nga kryetari i deges se PLL dhe deputeti i
Partise, zoti Ethem Fejzollari.
Ne fillim mbledhjen e hapi sekretari i deges se PLL zoti Muhamet Zajmi, i cili
beri nje pershkrim te punes se kryer nga anetaret e K.D. te deges dhe te
nendegeve ne rreth deri edhe ne seksione te vecanta. Krahas arritjeve te ketyre
nendegeve, ai nuk kurseu as edhe ndonje verejtie per mangesite qe jane vene re.
Me pas zoti Zajmi ia dha fjalen kryetarit te deges dhe deputetit zotit Ethem
Fejzollari. Pjesemarrja ne mbledhje ishte e plote me perjashtim te vetem nje
mungese per arsye objektive, shendetesore.
Ne fillimin e fjales se tij z.Fejzollari pershendeti pjesemarresit ne mbledhjen
e K.D. te rradhes per angazhimin dhe kontributin si edhe sakrificat e tyre per
mbarevajtien e puneve ne degen e PLL Pogradec.me pas zoti Fejzullai beri nje
pershkrim kritik e te
cilter rreth situates politike dhe gjendjes sociale te shtresave te ndryshme nen
qeverisjen e socialkomunisteve. Gjendja ekonomike e sociale e popullit, - tha
zoti Fejzollari ā ka arritur atje ne ate shkalle sa njerezit jane bere te
flasin me vehte si te luajtur mendsh dhe te marrin inisiativa per vetevrasje
duke mos ur asnje shans apo shprese per te permiresuar gjendjen e tyre ekonomike.
Pavaresisht se kjo nuk eshte zgjidhje e drejte, por ata e shohin si te
padurueshme gjendjen ne te cilen jane zhytur dhe e mbyllin jeten e tyre me
ndeshkimin e vetvehtes. Kete gje e njohin dhe e shohin me mire tregetaret e
vegjel te tezgave e te dyqaneve, tregetaret e mesem, te cilet i kane listat e
pafund te atyre qe marrin veresie per te mbajtur veten dhe femijet te gjalle e
me shpirt. Duke u nisur nga kjo gjendje { mungesa e bukes se gojes per vehte e
per femijet} dhe mungesat e tjera si dritat, uji, pasiguria nga kriminelet,
trafikantet, etj, etj, ne si Parti e LL duhet te shtojme perpjekiet, forcat e te
mos kursehemi qe njerezve tu kthejme besimin tek vetvehtja, tek jeta; tu
rrenjosim ne zemer e ne mendje dashurine per te jetuar se ka nje te ardhme, ka
nje alternative dhe shprese me te mire dhe kjo eshte rivendosja e sistemit
monarkist me udheheqes te shkelqyer sic eshte Leka i Pare {Mbreti i shqiptareve}
dhe qe duhet ta vendosim sa me pare ne Fronin e Tij legjitim. Vetem sistemi
monarkiste dhe Mbreti Leka i pare do te na e sjelle kenaqesine ndaj jetes dhe
dashurine ndaj saj, do na sjelle begatine dhe lumturine. Vec kesaj alternative,
tjeter alternative nuk ka, prandaj te punojme pa u kursyer dhe pamedyshje me
njerezit qe te fitoje alternativa jone monarkiste dhe ne do te ndjehemi krenare
per rrugen e ndjekur kur te shohim qe njerezit do te jetojne me te kenaqur jeten
e tyre.
Gjithashtu, zoti Fejzollari beri nje rezyme te punes se grupit parlamentar te
PLL, te cilet kontribuojne maksimalisht qe ne parlament te ndjehet zeri kombetar,
nacionalist dhe alternativat ne te mire te ceshtjes kombetare e sidomos ne
vleresimin e figures mbreterore dhe te ligjeve monarkiste; domosdoshmeria e
perfshirjes ne jeten politike kombetare te N.M.T. Leka Zogu {Mbret i shqiptareve}
dhe i familjes kombetare.
Me pas e mori fjalen z. Nexhmi Shkullaku {nenkryetar i deges}, i cili pasqyroi
punen e bere ne komunen Dardhas si dhe cfare i mbetet per tu bere qe kjo komune
ne zgjedhjet vendore te tetorit te fitoje drejtimin legalist te komunes si edhe
me keshilltare. Z. Nexhmiu evidentoi edhe nje here se nga gjendja sociale,
ekonomike ku ndodhen njerezit jane bere te pakenaqur edhe shume socialiste apo
simpatizante e perkrahes te tyre.
Interesant dhe terheqes ishte ne diskutimin e tij z. Nuri Dragoi, i cili do ta
vinte theksin tek cilesia e kandidaturave te komunareve qe do te kandidojne per
te kryesuar dhe per keshilltaret. Ai ngriti si priblem qe kandidati ti perkase
ketij kontigjenti politik e me rrenje e trashegimi monarkiste ā
mbreterore si dhe te pasqyroje me devotshmeri krenarine e prejardhjes si shtrese
politike e shoqerore. Ka shume intelektuale qe hyjne ne kete grup, por per cudi
aderojne ne parti te tjera qe jane me pak te djathta sesa ne legalistet dhe qe
akoma nuk po e gjejne pasqyren e vertete ku duhet te shikohen. Per kete
kontigjent kemi nevoje ne si Legalistet, ka nevoje Monarkia, Mbreteria dhe
Atdheu dhe ne duhet tu bejme thirrje serioze e vellazerore qe te kontribuojme se
bashku ne te miren e Shqiperise.
Ndersa zoti Dashi diskutimin e tij e perqendroi tek te pavendosurit per te
votuar meqenese shume votues jane te lekundur nga zhgenjimet si rezultat i
premtimeve te bujeshme e te parealizuara, si edhe nga mashtrimet nepermjet
ndihmave te momentit. Njerezit ā tha ai ā duan pune qe te jetojne
dhe jo ndihma ne miell dhe oriz, sheqer etj. Ne duhet te mbajme premtimet tona
qe te behemi te besueshem. Jo te premtojme shume, por pak dhe ti realizojme ato.
Ne premtime te jeni te bindur qe do te zbatohen. Rinia do pune qe te punoje dhe
ne duhet ti bindim ata se alternativa jone ua zgjidh problemet dhe hallet.
Ne mbledhje foli edhe zoti Gafur xhudallazi, i cili theksin e tij e vuri tek
djallezia e pushtetmbajtesve per te vazhduar manipulimin dhe vjedhjen e
ndergjegjes nepermjet vjedhjes se votes se votuesit. Verejti edhe duke terhequr
vemendjen ndaj kualicioneve parazgjedhore, se ato mund te behen objekt humje per
PLL sikunder e kemi provuar deri me sot. Nuk duhet te tregohemi dallkauke e
halldupe ndaj ndaj dhelperive te atyre qe i propozojne keto lloj marreveshje
vetem qe ato te shkojne ne favor te tyre, ndersa ne fund ata te hane me garuzhde
ndersa neve te na japin pirunin; dhe ate te kthyer mbrapsh. Gjithashtu zoti
xhudollari hodhi edhe idene e votimit me nje flete te vetme votimi ku votat e
kandidatit dhe te subjektit politik te njesoheshin, pasi eshte merita e atij
subjekti qe kandidon me ate emer kandidati. Jane vlerat e kandidatit te
propozuar nga subjekti politik qe fiton ose humbet ose kandidati fizik ose
partia qe e ka zgjedhur per konkurim ne votime.
Gjithashtu zoti Jordan evidentoi per punen e madhe propagandistike qe ka bere se
bashku me shoket e miqte e tij per ne zonen e Mokres, te cilen socialkomunistet
e quajne bostanin e tyre.
Nuk eshte e vertete ā deklaroi me seriozitet z. Jordan ā se zona e
Mokres voton vetem ne favor te pushtetmbajtesve. Ata jane te zhgenjyer, te
ofenduar e te fyer nga qeverisja socialiste. Ata jane penduar qe votuan per
keta qeveritare e pushtetare. Ata jane kunder e jane afruar e afrohen
me ne legalistat, mbreteroret. Ne mbledhje folen pothuajse te gjithe anetaret e
K.D. u evidentuan shume arritje, por u morren edhe angazhime serioze per te
realizuar ato detyra te cilat ishin per tu kryer, por per aresye objektive
kishin mbetur pa u realizuar. E rendesishme mbetet per tu sqaruar, se,
diskutimet ne teresi u bene pa asnje lloj euforie e vetekenaqesie, pasi ato qe
ishin arritur ishin detyra qe ishin marre per tu realizuar ne perkushtim te
idealit monarkist e mbreteror. Duke qenese mbledhja zhvillohej me 5 Prill nga
diskutantet e Komitetit Drejtues te deges se PLL nuk mbeti pa u kujtuar dhe pa u
vleresuar prej secilit perpjekjet dhe heroizmat e popullit shqiptar per liri e
perparim. Shkas per kete u be dita e 7 Prillit ku populli shqiptar dhe forcat e
armatosura te mbreterise bene qendrese heroike ndaj pushtuesit fashist italian
ne pabesi edhe pse ishin perballe nje agresori 40 milionesh e me armatosje te
asaj sasie e cilesie, sikur do te luftonin perballe nje vendi me potencial me te
madh ose te barabarte si ne popullsi, ne forcat e armatosura apo ne cilesine e
armatimit.
Por, populli shqiptar luftarak per vetembrojtje dhe forcat e armatosura qendruan
heroikisht duke luftuar me vetmohim. U kujtua me nderim te madh dhe respekt
atdhetarie heroi i asaj lufte, ish-kapteri i xhandarmerise mbreterore z. Mujo
Ulqinaku, per te cilin u mbajt nje minute heshtje. Ajo qe ishte e vecante per
kete mbledhje, mbetet 5 prilli, qe njekohesisht eshte edhe datelindja e NMT Leka
I, Mbret i Shqiptareve.
Me kete rast, kryetari i deges se PLL-Pogradec dhe deputet i kesaj partie, z.
E.Fejzullari, i ftoi te gjithe ne nje lokal ku ishin te ftuar anetare e
simpatizante te PLL, perfaqesues te partive politike te djathta, etj., ne te
cilin u organizua nje takim gazmor, entuziast dhe emocional. Aty e moren fjalen
kryetari i PLL-Pogradec, E. Fejzollari, z. Muhamet Zajmi dhe historiani Nuri
Dragoi. E moren fjalen dhe pershendeten edhe te ftuarit nga partite politike te
djathta te cilet uruan edhe suksese per NMT Leka I, Familjes Mbreterore si edhe
per personalitete te tjera te respektuara per Monarkine dhe Mbreterine.
Organizatori i ketyre aktiviteteve ishte kryetari i PLL-Pogradec dhe
deputeti, z. Ethem Fejzollari.
OPINIONE
KOMBI
I BASHKUAR SHQIPTAR BURON TEK ATDHEDASHURIA E VERTETE SHQIPTARE
Kur dikush te pyet se a e adhuron te drejten dhe atdheun, patjeter se gjithkush
pergjigjet se po i adhuroj. Kur dikush te pyet a punon per te
drejten dhe atdheun me siguri se pergjigja eshte po punoj. Por secili nga ne e
di se ekzistojne dy anet e medaljes, emira dhe e keqja. Secili nga ne e pranon
ne heshtje dhe hapur se puna per te drejten dhe atdheun ka kahun negativ dhe ate
pozitiv. Se ajo eshte e veshtire per nje shqiptar por e paperfillshme per nje
gjerman apo francez . Se puna per te drejten e formimit te kombit shqiptar eshte
ne duart e te tjereve se atdheut tone i kanoset nje hasmeri nga fqinjet sa
inatcore aq dhe shoviniste. Se per shqiptaret nga 1878 deri me 2002 in jane bere
konferenca boterore dhe me qindra marrveshje europiane dhe prape ne vuajme
krimin e organizuar , ne mbajme ne shpatulla ofendime te ndyra, ne rrime e
presim stabilitetin kombetar aq te premtuar por dhe aq te sabotuar nga armiqte e
shqiptarizmes. Bota qe na rrethon duhet njohur saktesisht dhe gjykuar hapur nga
ne shqiptaret se ajo nuk mund te na ndihmoje apo shkaterroje pa ndihmesen tone,
pra jemi ne shqiptaret qe beheni sherbyesit e saj te verber ne punen e tyre
qofte per te miren apo qofte per te keqen tone te perbashet. Ka ardhur koha qe
ne qe bejme pjese me vepra ne krahun e atdhebashurise, ne qe luftojme kunder
greqizimit dhe serbizimit te Shqiperise, te ngrihemi me te bashkuar dhe te
godasim fort ne lule te ballit me grushte te celikta kombetare antishqiptarizmen
dhe luften e saj per varrosjen e te ardhmes kombetare shqiptare.
1. Ne jemi djaleri e koheve moderne, po aq te dashuruar pas atdheut, sa ishin te
paret tane, vecse me nje vision me te qarte per zhvillimet bashkekohore dhe me
ecje me te sigurte perpara per ndertimin e shoqerise kombetare shqiptare .
2. Ne jemi gati te diskutojme me ke do punen e marrdhenieve te leverdise
reciproke , por pasi te kemi shtruar dhe rregulluar sofren tone kombetare ashtu
si cdo fqinj sofren e tij .
3. Ne nuk mundemi me, ose me sakte nuk deshirojme me tej te jemi TEME HARTIMI
per mjeshtrat e politikes apo per zhongleret e ujdive ku interesi shqiptar
perjashtohet dhe populli shqiptar tjetersohet .
4. Politiken e sotme te uzurpuar nga brumi i se kaluares komuniste , ne do te
mund ta zevendesojme me politiken e se ardhmes te formuluar bukur nga tribunet e
kombit dhe te zbatuar me perpikmeri nga brumi I shqiptarizmes bashkekohore.
5. Lirite njerezore te formuluara dhe te zbatuara ne shoqerine e sotme moderne
duhet te zevendesojne se shpejti ne atdheun tone lirite e cunguara ekzistuese ,
per te realizuar ato duhen gjetur mjetet e domsdoshme te cilat te jene pjese
perberese e demokracive me te zhvilluara boterore ne lidhje te ngushte me
atdhedashurine tradicionale shqiptare.
6. Plaget e shoqerise Shqiptare jane te thella e me zgjidhje te veshtire ,
veshtiresi qe duhen eleminuar me perkushtim mbarekombetar . Djaleria shqiptare
nuk do te lejoje kurre qe toka shqiptare te mbetet nen perandorine e se keqes ,
asaj terroriste, sepse ne shekuj I kemi takuar positives dhe te perparuares,
pamvaresisht manipulimeve te antishqiptarizmes dhe financuesve dhe mbeshtetesve
te saj.
Ata qe pranimin tone ne gjirin e botes se zhvilluar e shohim me kushte jane
pjese perberese e botes se kushtezuar , bote e cila nuk i perket te ardhmes tone
ne familjen e zhvilluar boterore. Ne shqiptaret duhet te luftojme dhe te
tregojme se jemi pjese perberese e identitetit te emancipuar dhe se gezojme
dinjitet te padiskutueshem ne familjen e zhvilluar europiane dhe me gjere.
Dylejman MILA
DOSSIER
Greqia nuk e konsideron
te vdekur dhe te kaluar njehere e pergjithmone ligjin e luftes me Shqiperine
EDHE NJE HERE PER LIGJIN E LUFTES ME GREQINE
Nga KASTRIOT DERVISHI
Edhe nje here Fatos Nano dhe qeveria e tij, e treguan fytyren e tyre vertete dhe
qellimit qe ata i sherbejne. Dhenia e bazes ushtarake te Bishtit te Palles,
Greqise, per nacionalistet dhe shqiptaret qe e duan me te vertete Shqiperine
perben nje ogur te keq dhe nje shenje tjeter te antishqiptarizmes qe kane ne
gene ata qe drejtojne sot vendin. Akti i fundit i qeverise dhe i mazhorances se
majte ne pushtet, pavaresisht se i papranueshem, nuk eshte i papritur. Kesisoj
ne seancen parlamentare te dates 30 korrik 2002, kryeministri Fatos Nano duke iu
pergjigjur pyetjes se deputetit dhe kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit,
zotit Ekrem Spahiu ne lidhje me parteritetin e qeverise se tij me Greqine, ne
nje kohe qe ky shtet nuk ka hequr gjendjen e luftes me Shqiperine, nder te tjera
tha:
Nuk eshte ky mesazhi i programit te qeverise qe prezantova para jush, madje me
lejoni qe me kete rast te theksoj se marredheniet bilateriale me Greqine do te
vazhdojne te jene miqesore ashtu sikunder i takon te jene keto marredhenie mes
dy shteteve fqinje, aq me teper me nje anetar te Bashkimit Evropian. Persa i
takon Ligjit te Luftes, ne e konsdiderojme ate si nje mbetje jo aktive te nje
periudhe qe tashme ka vdekur nje here e pergjithmone{ZP, 31 korrik 2002}.
Nuk eshte kaq i thjeshte problemi sa e ben kryeministri. Nese ligji i luftes do
te ishte mbetje jo aktive e te kaluares, atehere do te thote qe Greqia nuk e di
qe ky ligj duhet hequr ose nuk ka ndermend te zbatoje asnje dispozite te ketij
ligji. Natyrisht eshte e pakonceptueshme per nje shtet qe quhet qofte dhe
formalisht vend sovran si Shqiperia, te quaje partner strategjik pikerisht nje
vend si Greqia qe i ka marre 1/4 e territorit dhe mban akoma ne fuqi gjendjen e
luftes. Nga ana tjeter nese greket do te ishin kaq trima dhe kaq te vendosur sa
duken me Shqiperine, do ta mbanin nje ligj te tille lufte edhe me Italine.
Ne rastin e Shqiperise pra eshte dicka me teper qe i ka bere greket te mos e
konsiderojne nje mbetje jo aktive kete ligj.
Te njejten dite ne Kuvend, ne lidhje me ceshtjen came Fatos Nano u pergjigj si
perhere pa e lenduar fqinjin jugor me keto fjale:
Filozofia baze qe orienton programin e qeverise eshte filozofia e integrimit
permes te cilit do te gjejne zgjidhjen edhe konfliktet tashme te krijuara nga
historia tragjike e Ballkanit {ZP, 31 korrik 2002}.
Pese vjet me pare kur ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo u pyet nga
deputeti i PS-se, Petro Koci ne seancen e dates 29 korrik 1997, ne lidhje me
kuadrin e politikes se fqinjesise aktive me Greqine ndaj ceshtjes came, u
pergjigj:
Zhvillimi i metejshem i marredhenieve shqiptaro - greke, qe eshte objektivi
paresor i qeverise se re, eshte per camet po kaq i dobishem e shpresedhenes sa
edhe per te gjithe shqiptaret e tjere{shih Punime te Kuvendit - 1997, nr 2, faqe
65}.
Tani gjithkush mund te shohe se ne cnivel ndodhet ceshtja came per te pare se sa
e dobishme e shpresedhenese ka qene politika e fqinjesise se mire me Greqine.
Politika zyrtare e ketij grupi politikanesh qe drejtojne sot Shqiperine eshte
mjaft e qarte persa i takon Greqise. Ata nuk kane kurrfare vullneti dhe deshire
per marredhenie dinjitoze me Greqine, bile kane shume deshire te urdherohen nga
politika greke. Ne kete kuader edhe ceshtja came ngelet thjesht ne disa fraza
gjithmone te paqarta te Nanos dhe shokeve te tij.
HISTORIA E LIGJIT TE LUFTES
Per shkaqe tashme te njohura, me 28 tetor 1940 Italia i shpalli lufte
Greqise dhe e sulmoi territorin e kesaj te fundit nepermjet territorit te
aneksuar shqiptar. Ne kete moment filloi
edhe lufta e quajtur si italo - greke. Sic shihet edhe ne emertesen e kesaj
lufte nuk ka asgje qe ta shquaje ate si lufte italo - shqiptaro - greke.
Menjehere pas fillimit te luftes, ne Greqi u vendos gjendja e luftes me Italine
dhe Shqiperine.
Dekreti mbreteror i dates 10 nentor 1940, ka hyre ne fuqi pas botimit ne Gazeten
Zyrtare greke te vitit 1940{fashikulli A, faqja 379 e me pas}me permbajtjen e
meposhtme:
Italia me dominomet, territoret perandorake me kolonite e saj dhe Shqiperia
percaktohen armike ne kuptimin e ligjit 2636 per veprimet juridike te armiqve
dhe sekuestrimin konservativ te pasurive armike.{shih Marredheniet
shqiptaro-greke ne driten e se drejtes nderkombetare, botuar ne gazeten
Republika te dates 10 tetor 1999 nga avokati Agim Tartari, qe eshte nje nga
njerezit qe ka kontribuar me shume ne zbardhjen e te vertetes, duke trajtuar
aspektin ligjor te kesaj ceshtjeje}.
Ne baze te ketij ligji te gjitha pasurite e shqiptareve e Shqiptareve ne Greqi u
vune nen sekuestrirmin konservativ dhe filluan te administrohen nga shteti grek.
Duhet te theksojme ketu se me fjalen pasurite e shqiptareve ne Greqi nuk kemi
parasysh vetem pasurite e shqiptareve ne trojet e tyre si ne Cameri etj, por per
pasurite e shqiptareve ne te gjithe territorin e shtetit grek.
Me vone me vendim te perbashket te Ministrise se Ekonomise Kombetare dhe te
Ministrise se Financave te Greqise, date 9 qershor 1947, nr 14882/3574 dhe me
vone ne baze te ligjit nr. 4506, date 14 mars 1966, perjashtoheshin nga zbatimi
i dispozitave te ligjit te luftes shtetasit shqiptare me origjine greke qe
banonin ne Shqiperi. Sipas ketij ligji dhe sipas deshires identifikuese greke
shtetas shqiptare me origjine greke quhen te gjithe ortodokset e Shqiperise.
Sipas dekret-ligjit nr 1138/1948, neni 21 i ligjit te luftes eshte ndryshuar
duke qartesuar se marrja fund e ketj ligji behet me vendim te perbashket te
kryeministrit, ministrit te Puneve te Jashtme, ministrit te Financave dhe
ministrit te Drejtesise. Pastaj nje vendim i tille duhet te miratohet edhe nga
parlamenti grek.
Ne vitin 1987 greket mashtruan ne lidhje me heqjen e ligjit te luftes me
Shqiperine. Per faj edhe te pales shqiptare, per shumicen e popullsise nuk dihej
deri vone se Greqia e kishte akoma ne fuqi kete ligj. Por duhet kujtuar se
greket kane qene mashtrues deri vone ne lidhje me kete ceshtje. Keshtu per
shembull keshilltari i shtypit i ambasades greke ne Tirane, Kristos Failadis ne
vitin 1994 i ka deklaruar gazetes Aleanca sa me poshte:
Me komunikaten zytare te Keshillit te Ministrave te Greqise date 28 gusht 1987,
ka pushuar se ekzistuari gjendja e luftes me Shqiperine. Ky dokument zyrtar i
Keshillit te Ministrave eshte firmosur nga kryeministri i asaj kohe...Papandreu
dhe ministrat pjesemarres.
Sipas i nformacioneve qe kemi ky i ashtuquajtur vendim nuk eshte botuar ne
Gazeten Zyrtare te Greqise, pra ka qene nje truk grek per t`i sherbyr politikes
se dy popujve miq qe kishte nisur ne Shqiperi nga regjimi kriminal i Enver
Hoxhes dhe Ramiz Alise.
PSE GREQIA KA INTERES TA MBAJE NE FUQI LIGJIN E LUFTES ME SHQIPERINE?
Shkaku kryesor i mbajtjes se ligjit te luftes me Shqiperine eshte ai
ekonomik, ose thene ndryshe eshte justifikimi i hajduterise greke nepermjet
ketij ligji. Ne saje te ligjit ne fjale te gjitha pronat e shqiptareve ne Greqi
administrohen nga shteti grek. Ne keto pasuri futen tokat bujqesore, trojet,
objektet, fabrikat, punishtet, llogarite bankare etj. Po ashtu sot ekziston cdo
mundesi qe shqiptareve qe punojne si emigrante ne Greqi tu konfiskohen llogarite
bankare ne baze te ligjit te luftes.
Faktore te tjere jane ata ushtarake, psikologjike, racore etj.
Mbi baze te ligjit ne fjale, ne cdo kohe shtetasit shqiptare qe punojne si
emigrante ne Greqi, mund te konsiderohen si rober lufte dhe mund te burgosen.
Llogaritet qe fitimet qe i sjell ky ligj Greqise te jene aq te medha sa nuk mund
te merren me mend. Perballe kesaj shume, shuma qe dhuroi per shembull Keti Garbi
per maternitetin e Tiranes, duket si nje cerek pike uji ne oqeanin Atlantik. Ne
fund te fundit nuk ka poshtersi me te madhe se sa ti kryesh nje vendi vjedhje
sistematike per vite me radhe nepermjet ligjit te mbetur nga koha, dhe nga ana
tjeter te krenohesh se po i jep ndihme disa qindarka.
A DO TA KERKOJE KRYEMINISTRI FATOS NANO GODINEN E AMBASADES SHQIPTARE NE
GREQI TE KONFISKUAR NE BAZE TE LIGJIT TE LUFTES?
Ndoshta pak kush e di se nga arka e shtetit shqiptar cdo muaj dalin
shuma te medha per te paguar qerane e ambasades shqiptare ne Greqi dhe 6
apartamenteve te saj. Ne nje kohe qe ne mes te Athines ne rrugen Vasillissis
Sofias, ndodhet godina e ish legates shqiptare te kohes se mbreterise, e cila
eshte prone e shtetit shqiptar. Kjo godine ka kaluar ne sekuestrim konsevativ
qysh prej vitit 1940 dhe sot eshte kthyer ne muze. Eshte
shembulli me i prekshem nese eshte hequar apo nuk eshte hequr ligji i luftes me
Greqine.
Nese kryeministri Fatos Nano e ka quajtur ligjin e luftes mbetje te se kaluares
dhe vazhdon ende ti qendroje ketij mendimi, atehere le te kerkoje nga homologu i
tij Kostas Simitis, i cili e di fort mire se ne ceshtjet ekzekutive nuk kemi te
bejme kurre me mbetje te se kaluares, qe kjo godine t`i kthehet shtetit shqiptar.
Natyrisht ne krahasim me ate qe kane humbur dhe po humbin shqiptaret ne Greqi,
godina ne fjale nuk eshte gje fare, por te pakten nuk duhet ta leme ne heshtje
nje gje te tille, qofte edhe per simboliken e saj.
Kjo godine te pakten eshte nje simbolike qe tregon me mire se kushdo se ekziston
nje gjendje lufte midis te dy vendeve per faj te Greqise. Kur shteti shqiptar
nuk arrin te marre nje objekt ne pronesi te tille, cmund te beje nje qytetar i
thjeshte me kombesi shqiptare ne nje shtet kampion te shkeljes se te drejtave te
njeriut si Greqia.
ILUSTRIM HISTORIK: SI I GRABISTE PRONAT E SHQIPTAREVE GREQIA EDHE PARA
DALJES SE LIGJIT TE LUFTES.
Duket qe ka qene ne objektiv te qeverise greke shpronesimi i pasurive
te shqiptareve ne Greqi edhe kohe me pare dhe ka qene nje rast i mire per ta
dekretimi i ligjit te luftes ne vitin 1940.
Nese citojme seancen parlamentare te Dhomes se Deputeteve te Shqiperise me 25
qershor 1925, qe iu kushtua pronave te shqiptareve ne Greqi {jo vetem ne Cameri}
merret vesh se nese pasuria do te vihej ne duart te shqiptareve, shtetit
shqiptar do ti vinte nje ndihme prej 10 milion franga ari ne vit {shih Bisedimet
e Dhomes se Deputeteve faqe 192, diskutimi i Xhafer Ypit}. Pa llogaritur
shpronesimin e detyrueshem te cifligjeve te shqiptareve ne Tesali e gjetke,
politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronesimeve ne nje permase sa me
te madhe. Per te kufizuar nje qellim te tille te grekeve ne Greqi shkoi atehere
edhe nje komision parlamentar shqiptar.
Duhet thene se pas kesaj vizite Greqia e kufizoi ndjeshem procesin e ndermarre
ndaj pronave te shqiptareve, ndonese nuk hoqi dore kurre nga nje aksion i tille.
Rast i mire per te ishte ligji i luftes i vitit 1940, i cili nuk mund te jete
kurre nje mbetje e se kaluares perderisa eshte nje faktor i madh grabites per
greket dhe qe i sherben strategjise serbo-greke te rrenimit ekonomik te
shqiptareve.
Beni nje
llogari te thjeshte. Vetem nga viti 1925 e deri sot, me kursin e ketij viti duke
llogaritur rreth 10 milione franga ari ne vit, te marra nga administrimi i
pronave te shqiptareve ne Greqi{pa llogaritur pronat e popullsise came dhe ato
qe preku ligji i luftes i vitit 1940}, Greqia i ka marre {lexo vjedhur}shqiptareve
nje shume prej rreth 800 milion frangash ari. Sa per dijeni nje frange ari
shkembehej me 4 dollare.
GREQIA MUND TA HEQI LIGJIN E LUFTES VETEM KUR TE GJEJE NJE FORME TJETER
KONFISKIMI
Edhe nese vjen nje dite qe greket mund te heqin ligjin e luftes, te
jemi te sigurte se ata kane per te gjetur nje forme tjeter juridike qe do te
konsistoje ne ruajtjen e procesit konfiskues. Greket jane ushqyer per rreth 200
vjet me nje propogande te terbuar antishqiptare dhe nuk mund te pritet qe nga
ana e tyre te buroje deshira per fqinjesi te mire. Greket duan te jene me
shqiptaret kolonizatore. Atyre u pelqen qe te sillen si te tille.
Ne nje tjeter menyre mund te themi se shitja e ekonomise shqiptare, Greqise
eshte nje tjeter ligj lufte qe vepron brenda territorit te shtetit shqiptar.
ANALIZE
7 PRILLI, MENXYRA FATALE E SHQIPTAREVE
Murat BASHA
7 Prilli kobzi i vitit tragjik 39-te, do te mbetet ne memorien historike te
shqiptareve, si nje nga ngjarjet qe ndryshuan rrjedhen e zhvillimit shoqeror dhe
deformuan ne menyre te pakthyeshme substratin politiko-etatist te elites
intelektuale dhe klases sone politike.
Idete majtisto-liberale, qe permbyten Evropen e viteve 20-30, e gjeten klasen
politike shqiptare ne hapat e para te deshirave dhe perpjekjeve titanike per
jetesimin e filozofise se Rilindjes Kombetare, nepermjet kulmimit te aftesive
shtetformuese.
Shtetaret tane te medhenj, elita e elites se klases sone politike, qe shkelqeu
ne sfondin e erret te te semurit te Bosforit, hodhen dhe cimentuan themelet e
shtetit te pare nacional shqiptar, pas aprovimit te Statutit Themeltar ne 1
Shtator te vitit 1928.
Pavaresisht gjenialitetit te Ahmet Zogut, shqiptaret kurre nuk mund ti
sendertonin aspiratat e tyre pa kontributin krucial te politikaneve dhe
shtetareve qe, me mendjen e ndritur, i rroken ne ajer idete dhe vizionet e
Mbretit te tyre, te cilin e mbeshteten pa medyshje, deri ne fund.
Bartesit e ideve komuniste e fashiste, ide qe ne realitetin shqiptar shpesh
konfondoheshin deri ne mbivendosje, nuk munden asnjehere te vinin ne dyshim e aq
me pak te shembnin parimet konservuese te shoqerise shqiptare. Kjo shoqeri,
zhvillimin nuk mund ta pranonte si kundervenie deri asgjesuese ndaj tradites qe
kish determinuar psiqiken dhe fizionomine tone kombetare.
Stoicizmi dhe lufta e shkelqyer diplomatike e Mbretit Zog I dhe e
pasuesve-diplomate te Tij, jo vetem poshteruan diplomacine trashanike te Cianos,
por e cekuilibruan ate dhe e detyruan Italine te perdore gjuhen e forces ndaj
Shqiperise.
Keshtu, aventurierit fashist Duce, i mbeti vecse pushtimi ushtarak i Shqiperise
per te shtene ne dore sovranitetin e shtetit shqiptar, pas deshtimit te
shkembimit te vartesise politike me ndihmat ekonomike. Pakti Ciano-Stojadinovic
jo vetem qe ishte kunder-reaksion ndaj vendosmerise se Mbretit Zog I per
ruajtjen e sovranitetit te Shtetit Shqiptar, por deshmoi se, ne substance te
fundit, fashistet italiane dhe jugosllavet, bene kauze te perbashket per
coptimin e Shqiperise. Shpallja e Ahmet Zogut Mbret i Shqiptareve, shtypja e
rebelimeve dhe kryengritjeve me implikime italo-serbe dhe, me pas, ky komplot
antishqiptar, hodhen ne ere tezat kriminale per impaktet serbe ne politiken dhe
shtetin shqiptar, si kompensim i 24 Dhjetorit te vitit 1924.
Me aktin e turpshem te pushtimit fashist, Musolini shkeli me kembe marreveshjen
italo-britanike te vitit 1938, per Ruajtjen e statukuose ne Mesdhe dhe,
njekohesisht, shfrytezoi indiferencen kuazikapitullante te Fuqive te Medha te
Evropes qe, ... ne Shqiperi nuk kishin kurrfare interesash, pervecse interesit
te pergjithshem per ruajtjen e paqes ne bote {!!!}. A thua se Shqiperia ndodhej
jashte planetit dhe pushtimi i saj ishte thjesht nje eskursion ushtarak i
fashisteve. Agresioni fashist dhe pushtimi i turpshem i Shqiperise, hodhi ne ere
arsyet e ekzistences se metejshme te Lidhjes se Kombeve dhe moralin e
supershteteve anetare, te cilet as qe denjuan te shqyrtonin Deklaraten e
Protestes se Qeverise shqiptare, pas pushtimit te nje vendi anetar sikunder
ishte Shqiperia.
Komunistet dhe historigrafia e tyre, e fshehen faktin se perfaqesuesi i
Bashkimit Sovjetik ne Lidhjen e Kombeve, ishte kundershtari me i eger i futjes
ne rendin e dites per shqyrtim te Protestes se Qeverise shqiptare per aktin
banditesk te pushtimit. Dhe kjo sepse bolsheviket ishin po aq agresore kunder
Finlandes, republikave priballtike, etj..
Toleranca kapitulluese e Demokracive te Medha, zgjoi oreksin e nazi-fashisteve,
te cilet vecse ndryshuan rradhen e viktimave ne kasaphanen qe pasoi dhe, nje
dite te bukur, trokiten edhe ne deren e pacifisteve, duke i mbytur ne gjak.
Me 7 Prill, shqiptaret atdhetare luftuan me heroizem dhe i kthyen brigjet tona
ne varr per fashistet.
Asnje komunist apo majtisto-liberal, nuk i mori armet per te luftuar, madje
shume prej tyre veshen uniformat e fashizmit, ose u anetaresuan ne Partine
fashiste shqiptare. Si gjithmone, luftuan dhe derdhen gjakun ata qe ishin mesuar
te flijoheshin per Shqiperine, brez pas brezi.
Bilanci tragjik i luftes civile dhe aspak clirimtare, perllogariti si elemente
varrezat masive te shqiptareve dhe ndoca varre pushtuesish, qe numeroheshin me
gishtat e dores.
Gabimi trashanik i Demokracive te Medha, vazhdoi edhe gjate Luftes se Dyte
Boterore, pas krijimit te aleancave me sllavo-komunistet e Ballkani dhe te
Evropes dhe Azise. Keto aleanca pragmatiste i sollen komunistet ne pushtet, duke
varrosur Demokracine ne pothuajse gjysmen e Evropes dhe te Azise, gafe se ciles
ia pane hajrin duke paguar faturat e Luftes se Ftohte dhe rreziqet e katastrofes
berthamore.
Por, per shqiptaret dhe popujt e tjere te Evropes Juglindore, demet me te medha
te Luftes se Dyte Boterore nuk ishin ato materiale dhe njerezore, perkundrazi.
Demet me te medha ishin shkaterrimi i substratit konservativ dhe permbysja e
raporteve politike, ekonomike dhe sociale, ne menyre te pariparueshme. Genocidi
komunist fitoi legjitimitetin prej disa lapidareve, duke guxuar te viktimizoje
familjet dhe elementet me progresiste te shoqerise shqiptare.
Gjate LDB, aleate te fuqive antifashiste u shpallen vrasesit e popullit,
nderkohe qe armiqte historike u shpallen vellezer dhe aleate ideo-strategjike. Pas
vendosjes se pluralizmit, internacionalistet u vetshpallen adhurues dhe aleate
te Perendimit.
Ne kete kendveshtrim, 7 Prilli shkaterroi perspektiven e vendit dhe risolli ne
pushtet forcat me te errta te shoqerise shqiptare gjate disa brezave, duke
sjelle konsekuenca qe do te kerkojne kohe te stergjate per tu riparuar. Por
demi me i rende eshte atrofizimi i aftesive shtetformuese dhe legalizimi i
padrejtesive shoqerore. Ndaj, me te
drejte, 7 Prilli konsiderohet si menxyra fatale e shqiptareve.
SPECIALE
DITET E MONARKISE
SHQIPTARE NE AMERIKE
Me ndjenja shume te fuqishme
perkujtohen ditet e Mbreterise Shqiptare ne Amerike: Shpresa, Brengosja, Triumfi
e Dinjiteti, Krenararia Kombetare
Nga Nju Jork{SHBA} BEQIR SINA
EAST ELMHURST, NY : Legalistet, mbreteroret, demokratet, miq dhe simpatizante,
te tjer, ashtu sic kane vepruar ne me shume se kater dekada, me radhe ne SHBA, u
mblodhen serish, te perkujtojn, tre nga ngjarjet me te rendesishme, per kombin
tone. 5 Prillin 1939 - 64 vjetorin e lindjes se Naltemadhenise se Tij Lekes se
Pare, Mbretit te Shqiptarve, 7 Prillin 1939 - 64 vjetorin, e perkujtimit, te
epopes se mbreteroreve shqiptare, me ne krye gjeneral Abaz Kupin, e njohur
perndryshe dhe si rezitenca kombetare, kundra okupimit ushtarak - fashist te
Italise, dhe 9 Prillin 1961 - 42 vjetorin e vdekjes se Mbretit Zog. Takimi
tradicional Ditet e Monarkise Shqiptare ne Amerike u mbajt diten e diele,
pikerishte aty, ku eshte mbajtur per me se 40 vjet. Ne hotelin ne afersi te
aeoroportit te Nju Jork{ut} La Guardia: Hotel Courtyard by Marriott rruga Grand
Central Parkeay, lagjja East Elmhurst-Queens dhe u pershkua nga ndjenjat e
thella te respektit e dashurise, per Familjen Mbreterore Shqiptare, me te cilen
lidhen edhe keto data historike per mbare kombin shqiptar.
NDEROHEN HYMNET KOMBETARE TE SHBA
DHE SHQIPERISE !
Intonimi i hymnyve kombetare, te Shteteve te Bashkuara te Amerikes
dhe te Shqiperise, nderimi i bere nga te pranishmit, shenoi hapjen solmne te
kremtimit tradicional, Ditet e Monarkise Shqiptare ne Amerike . Drejtuesi i
ketij tubimi, zoteri Tomor Selmani, kerkoi nga te pranishmit, qe duke mbajtur
nje minute heshtje ne nderim te figures se Nenes Mbretereshe, qe u nda nga jeta
pak muaj me pare.
Lutja fetare ne kete perkujtimore tradicionale, kushtuar datave historike te
mbreterise shqiptare, u mbajt nga Imami i Xhamise se Bruklinit, Gezim
Hysenagolli. Imam Hysenagolli, pos ritit fetar Musliman, tha se Bekuar qofte
shpirti i te gjithe atyre deshmorve dhe te gjithe te reneve per mbrotjen e
kombit shqiptar, dhe vecanerisht, Nanen shqiptare Geralidina, e cila nderroi
jete vitin e kaluar. I bekuar dhe i nderuar qofte vepra atyre, qe dhane jeten ne
qendresen historike te 7 prillit 1939, dite te cilen po perkujtojme edhe ne sot.
Bekuar qofte shpirti i te gjithe atyre, qe derdhen gjakun, ne mbrojtjen e
trojeve tona, Kosoven martire, etj.
MBRETERIA SHQIPTARE I ZBARDHI FAQEN KOMBIT TONE, ME VEPREN DHE PUNEN E
BERE NDER VITE
Kryetari i deges Partia Levizja e Legalitetit per trishtetin Nju
Jork-Nju Xhersi-Kenektiket, zoti Ahmet Hoti, duke hapur tubimin perkujtimor, u
tha pjesmarresve se jemi mbledhur sot, ketu, ashtu sic u mblodhen per vite te
tera, legalistet, mbreteroret, demokratet, miq dhe simpatizante te saj, ne
perkujtim te datave hsitorike, kushtuar njeres prej faqeve me te lavdishme te
kombit tone, Mbreterise Shqiptare. Asaj qe i zbardhi faqen kombit tone, me
vepren dhe punen e bere nder vite. Vete fakti, qe mbeti gjalle ne kete perkujtim,
tregon edhe nje here se sa vlera, sa te rendesishme jane keto data, per te
gjithe shqiptaret, e sidomos, sot, ne keto dite qe po kalon Shqiperia. Hoti ftoi
me kete rast nje perfaqesi nderi, te kryesonte perkujtimoren me personalitete te
zgjedhura te jetes politike, shoqerore e fetare ne komunitet: Profesor Myftar
Spahia, z. Niko Kirka, Dr, Fuad Myftia, Dr Selaudin Velaj, z. Agim Rexhaj, z.
Muhamet Omari, z Fatbardh Kupi e z. Tomor Selmani.
Takimin e pershendeti direkt nga Tirana nepermjet lidhjes, vija satelitore,
Naltemadhenia e Tij, Leka i Pare Mbreti i Shqiptarve: eshte kjo dite, tha ai,
nje dite gezimi, per te gjithe ne dhe ju qe jeni mbledhur ne Nju Jork, per te
nderuar keto data te shenuara, per kombin shqiptar. Festa dhe gezime te tjera ne
bashkimin e te gjithe trojve etnike, presim te festojm ne te gjithe shqiptaret
ne te ardhmen
Ndersa, duke marre fjalen kryesore z. Adnan Ramadani, sekretar i deges se PLL,
tha se eshte bere tradite tashme ne mergaten shqiptare perkujtimi i datave te
prillit. Perkujtojme, keshtu: 5 prillin ditelindjen e NMT Leka i Pare, Mbreti i
Shqiptareve, 9 prillin diten qe nderroi jete mbreti Zog I, si dhe 7 prillin
pushtimin e Shqipenise na Italia fashiste. Ramadani u shpreh se; Me 5 prill 1939
kombi shqiptar kishte feste, festonte lindjen e princit Leke, Shqiperia gezonte
keshtu dy ditet e fundit ne liri, se me vone, duke shkelur te gjitha traktet
nderkombetare si dhe mbi cdo marreveshje dypaleshe, Italia sulmoi vendin tone,
per ta mabjtur ate nen nje sundim te eger, duke i hapur keshtu rrugen, indidrekt,
nje diktature te papare ne historine tone, komunizmit. Ne vijim z. Ramadani e
pershkoi jeten e Familjes Mbretrore ne mergim. Nje seri vuajtjesh, tha Ramadani,
do e pasonin Familjen Mbreterore nga njeri vend ne tjetrin. Megjithe keto NMT
Leka I dhe Familja Mbreterore kurre nuk e ndali punen dhe luften per nje
Shqiperi te lire Etnike dhe demokratike, aq Vitin 1997 shqiptaret do ta kujtojne
gjate si vit i krimeve dhe i shkaterrimit te shtetit, por edhe vitin kur u
zhvillua Referendumi per formen e qeverisjes. Shqiptareve do iu kujtohej se kush
e pat themeluar ate shtet dhe jo me kot iu drejtuan edhe njeher te birit per ta
ribere ate cka i ati iu dha atyre per here te pare ne histori.
Eshte nje nder i madh qe ne emrin tim personal, te deges se Lidhjes Demokratike
te Kosoves, per trishtetin Nju Jork - Nju Xhersi - Kenektiket, te pershendes
kete tubim tradicional perkujtimore tuajin, ne nderim te jetes dhe vepres se
Mbreterise Shqiptare, ju drejtua tubimit ne pershendetjen e tij, zoteri Agim
Rexhaj, kryetar i degesse LDK per trishtetin Nju Jork-Nju Xhersi-Kenektiket.
Rexhaj tha gjithashtu, se me kete pershendetje, po tregojme edhe nje here, se
jeta dhe puna e Mbreterise Shqiptare, ka zene nje nga vendet me te para ne
peripecite e jetes politike, luftarake e civile te vendit tone, prej viteve 1912
e deri ne kohen kur Italia pushtoi Shqiperine me 1939 dhe me pas ne mergim deri
ne vitin 1961, e deri sot kur ne Atdhe pase 64 vjeteve Familja Mbreterore
Shqiptare, u kthye serish.
ESHTE KOHA PER TE NDERUAR E VLERSUAR TE GJITHE ATA BURRA, PATRIOT DHE
LUFTETAR QE KANE PUNUAR E LUFTUAR DHE JANE SHKRIRE PER SHQIPERINE!!!
Rexhaj u beri thirrje te pranishemeve qe te perkujtojme pikerisht
shqiptarin qe fiset i bashkoi dhe formoi nje shtet me kuptimin e plote te fjales
dhe e futi Shqiperine ne rrugen e zhvillimit, sipas rruges se shteteve te
Perendimit, qe sot jane shume e shume perpara nesh. Fatkeqesia, tha ai, qe e
gjeti me vone popullin tone ishte ardhja e mortajes, komunizmit, i cili jo vetem
na la 50 vjet prapa ne zhvillimin ekonomik, politik e shoqeror, por e shkaterroi
dhe e zhuriti vendin tone dhe te gjtha trojet shqiptare, me gjithe Kosoven
Martire, e cila perjetoje edhe zjarrin e luftes per liri. Por, tha Rexhaj, me e
keqja ishte, se dhe njeriun e prishi me helmin e ideologjise cnjerezore, te
quajtur marksiste- leniniste.
Rexhaj thote se: Ne sot kemi ardhur te nderojme 5 prillin e vitit 1939 diten kur
lindi Princ Leka, sot Mbreti Leka I, 7 prillin po te vitit 1939 okupimin fashist,
prishja e shtetit Shqiptar, vendosja e diktatures fashiste, Fillimi i Luftes se
Dyte Boterore qe u be shkak i vendosjes se rregjimit te terrorrit komunist,
rregjimit me te eger qe ka njohur historija e gjithe koheve ne gjithe boten. 9
prillin 1961 kur mbyllit syte Mbreti i Shqiptareve Ahmet Zogu.
Ne perfundim zoteri Agim Rexhaj tha : Por, ja qe sot per ne eshte dita dhe koha
me e mire per te festuar, pasi kemi edhe Kosven e lire, me realizimin e njeres
per enderrave gjitheshekullore lirine, e rrugen drejt pavarsise, Erdhi, dita e
koha per te nderuar e vlersuar te gjithe ata burra, patriote dhe luftetare qe
kane punuar e luftuar dhe jane shkrire per Shqiperine , Kosoven, Camerine,
Presheven, Bujanovcin, Medevegjen, trojet shqiptare, ne Mal te Zi e Maqedoni,
per nje Shqiperi Etnike.
DITET E MBRETERISE SHQIPTARE NE AMERIKE MBAJTEN SHPIRTIN GJALLE DHE
LEVRINE NE VITE FRYMEN NACIONALISTE, NE KOMUNITETIN SHQIPTAR TE AMERIKES
Sipas z. Muhamet Omari, kryetarit te grupimit politik
Shqiptaro-Amerikanet per Demokraci, perkujtimi i tre ngjarjeve me te rendesishme,
te prillit : Lindjen e princit Leka, okupimin fashiste dhe vdekjen e Mbretit
Zog, jane tre ngjarje te ngjeshura, nje gezim dhe dy hidherime.
Pasi ato tregojn per periudhen e Mbreterise shqiptare ne ndertimin e strukturave
ekonomiko-politike, ne shtetin e porsa formuar shqiptar. Te gjitha keto, ai i
krijoi duke ardhur nga nje shoqeri e paorganizuar mire, per ta kthyer Shqiperine,
ne nje shoqeri te modelit perendimor modern.
Ndersa duke u ndalur ne njeren prej ketyre datave, 7 prillin, ai vlersoi se kjo
date pengoi zhvillim ekonomik e shoqeror, qe mori hov ne Shqiperi. Pengoi
gjithashtu politiken nacionaliste, lidhur me ceshtjen e Kosoves dhe te gjitha
trojeve shqiptare deri ne Cameri, qe po ndiqte Mbreti Zog, ne ate periudhe.
Ngjarje te medha, jane sidomos ato te krijimit te autonomise se Kishes
Autoqefale Shqiptare. 7 Prilli eshte nder ditet me te zeza, mendon Omari, pasi
ajo ndaloi evolimin e shtetit modern shqiptar, duke krijuar premisat e ardhjes
se komunizmit ne Shqiperi. Ne perkujtim te datave zoti Omari, tha: Historine e
nje kombi e spikasin figurat e shquara politke e patriotike, te cilat lene
gjurme edhe emer ne kujtesen e popullit te saj, brezit dhe brezave qe do te
vijne; ato nderojne te kaluaren patriotike dhe ndryshojne te ardhmen e nje kombi.
Poeti anti-komunist, zoteri Tahir Hysa, recitoi disa vargje te pergatitur enkas:
Hallet tona me vite spaskan te sosur/ Ketu e gjashtedhjevjet, neve kemi vuajtur/
Nga raca me e ndyre komunistet e marrosur/ Tashti bash koha hej burra te dheut/
Te jemi te bashkuar rreth Mbretit si nje grusht/ Ti dalim per zot fatit te
Atdheut............ . Shume kohe na ka shkuar kot/Ne doni te ndjehemi krenar/ E
te mos quhemi mall pa zot/ Le te prije Leka i Pare.......
Dr. Selaudin Velaj, udheheqes i te tre besimeve fetare, ne komunitetin shqiptaro
- amerikan, te SHBA-se, duke folur per te perditeshmen kombetaren Bota Sot, ne
Amerike, thote se fjalet me te mira, i ka per te gjithe ata, te cilet per shume
dekada perkujtuan keto data te rendesishme, per te gjithe kombin shqiptar. Velaj
mendon se, Myftia, Mulosmani, por edhe me te rinjte si Hoti e te tjeret, te
gjithe se bashku legalistet, monarkistet, miqte e tyre ne komunitet, me festat
kombetare dhe perkujtimoren Ditet e Mbreterise Shqiptare ne Amerike mbajten
shpirtin gjalle dhe levrine ne vite frymen nacionaliste, ne komunitetin
shqiptare te Amerikes. 5 - 7 - 9 Prilli, ka nje nderthurje sipas Velajt, gezimi
dhe hidherimi u perzien bashke ne tre data te paharrura. Lindi sovrani, u
pushtua vendi, vdiq Mbreti i te gjithe shqiptarve. Nga keto data, okupimi i
vendit perjetoi dhimbjen me te madhe qe ka pare ndonjehere kombi shqiptar.
Fashizmi solli edhe kancerin qe e treti Shqiperine, e zhyti gjithe kombin
shqiptar, nen kthetrat e skamjes, torturimit, pushkatimit, dhe te burgosjes,
plage, kjo, e cila duke u perkujtuar ne kete dite, merr me vete edhe kujtimin e
paharruar te shume nacionalisteve, atedhedashesve e patrioteve te vertete.
DOKTORI
I SEMURE PSIQIK
Nje nder kriminelet me ne ze ne bote dhe nje nga me te kerkuarit e FBI eshte
serbi Radovan Karaxhic. I kerkuar per krime kunder njerzimit ai qendron ne
fshehje te vazhdueshme. Nga ana tjeter zbulime sekrete te ndryshme vazhdimisht
jane ne kerkim te tij. Kohet e fundit prokurorja e Hages, zj. Carla Del
Ponte, akuzoi se Karaxhic ndodhej i fshehur diku ne Mal te Zi, ne nje nga
manastiret ortodokse atje. Kjo u kundershtua kategorikisht nga kisha ortodokse.
Zera te tjere thone se mund te jete fshehur diku ne Rusi. I njohur per krimet e
luftes ndaj muslimaneve te Bosnjes dhe me gjere po i ofrojme lexuesit
intervisten e marre Dr. Ismet Ceric.
Pyetje: Ju e keni njohur Dr. Karaxhic shume mire. A u ka befasuar shendrrimi qe
pesoi ai?
DR. CERIC: Po. E
kam njofte disa vite para se te fillonte lufta. Me shume se pesembedhjete vjet.
Ai filloi punen si doktor i ri ketu tek ne. Ka
ushtruar pothuaj tere aktivitetin e tij si profesionist ne kete klinike. Bash
per kete ne dinim kaq shume rreth tij - megjithese eshte e pamundur ta njohesh
ne thellesi nje karakter te tille si Dr. Karaxhic.
Pyetje: A eshte e veshtire ta njohesh apo ta kuptosh ate?
DR. CERIC: Eshte e pamundur qe ta kuptosh ate. Njeriu njeh dike per nje kohe te
gjate dhe ai sillet ne nje menyre te tille qe te befason me pas, p.sh. ai kurr
nuk eshte deklaruar si nacionalist i rrepte ne ate kohe. Ishte pothuaj tere
kohen i rrethuar nga boshnjake muslimane, e shumta e shokeve te tij, miqve, kan
qene te tille {boshnjake muslimane}. Vetem disa muaj apo nje vit ne aktivitet
politik dhe pasi u be udheheqes partie, ai pesoi nje ndryshim rrenjesor. Veshi
uniformen ushtarake dhe nga kodrat perreth, rrahu ne artileri qytetin pothuaj
deri ne zhgaterrim. Rrenoi kete klinike, vrau e masakroi njerezit me te cilet ai
punoi dhe jetoi per me se njezet vjet.
Pyetje: Pra cnjeri ishte Karaxhici qe ju njihnit, si shok e koleg?
DR. CERIC: Ai filloi punen si doktor kur ishte shum i ri dhe ne u perpoqem ta
ndihmonim ashtu si cdo te ri tjeter. Ai fliste shume rreth poezise.
Ne e inkurajuam ate edhe ne kete drejtim. Me kalimin e
kohes ne e pame se poezia e tij nuk ishte e nevelit te larte, por thjesht, krejt
poezi e zakonshme. Ne te kundert, ai besonte se ishte nje nga poetet me te mire.
Nje here tha se ishte poeti i trete me i mire ne historine e poezise serbe.
Tingellonte keshtu krejt e pabesueshme pasi ne denim dicka rreth pozise serbe.
Pyetje: A ishte kjo nje karakteristike e Karaxhicit - Ai lartesonte vetveten,
kishte ndjenja madheshtie per vehte?
DR. CERIC: Nganjehere ishte e pabesueshme, ne mendonim se ai kishte sens humori
dhe kaq. Ai thonte: Une jam poet i shkelqyeshem, une jam psikoterapist i
mrekullueshem, un jam biznesmen i mahnitshem. Te
gjitha keto, te thena ne nje vend komunist nuk mund te mos na benim te mendonim
se ai kishte me te vertete nje sens te vecante humori. Vetem tani ne jemi krejt
te sigurte, dhe eshte e qarte qe ai me te vertete mendonte se ishte poet i madh,
psikoterapist i mrekullueshem dhe gjithcka tjeter qe ai thonte per vete.
Pyetje: Si psikoterapist, si do ti pershkruanit njerezit qe mendojne dhe besojne
te tilla gjera per vete?
DR. CERIC: {Qeshet} Si psikiaterā¦ ka shume shkalle te ndryshme per kete
semundje qe nuk i shoh thjeshte si crregullime mendore, por si anormalitet. Ne
rastin e tij shoh luhatje personaliteti me doza madheshtie {megalomanie} ne
karakter, apo jo une jam me i miri, une jam i shkelqyer. A
nuk iu duket keshtu?
Pyetje: A mund te na pershkruanit disa tipare te tijat, p.sh. a ishte i zgjuar?
A ishte dembel apo i papertuar? A ishte psikiater i afte?
DR. CERIC: Mund te them se si psikiater ishte i zakonshem {ordiner}. Nuk ishte i
keq, jo, por as edhe i shkelqyer, sic e thashe: ordiner. Nuk ishte punetor
ipalodhur, jo. Nuk kishte durimin dhe vullnetin e duhur te punonte sa duhej me
pacientet e tij. Si shef pavioni qe isha kam patur shpesh probleme me pacientet
e tij. Ata ankoheshin se ai { Karaxhic} komunikonte shkurt me ta dhe pa treguar
interesin e duhur. Disa here me eshte dashur ta keshilloj qe te ishte me i
kujdesshem me pacientet. Ai kerkonte gjithmone rrugen me te lehte per te arritur
cka donte.
Pyetje: A e keni pelqyer
si person?
DR. CERIC: Po. E kam pelqyer se ishte njeri me te cilin mund te
komunikoje lehte, mund te flisje lirshem me te. Mundohej te ishte simpatik dhe
ne klinike nuk kishte ndonje armik. Vetem kur filloi te merrej me politike
ai fliste keq per njerezit, per Bosnjen. Qendrimi i tij rreth luftes beri
njerzit te besdisen nga ai, te inatosen.
Pyetje: Cfare mendoni per nje person qe kthehet kunder vendit ku punon dhe
jeton, kunder jetes se meparshme dhe e zhgaterron ato? Si mund te ndermirret nje
nisme e tille?
Dr. Ceric: Eshte teper e veshtire te shpjegohet. Ka vite qe mendohem ti jap
pergjigje vetes per cka ndodhi. Ai ka pas vizituar shpesh shtepine
time per festa muslimane. Ai vizitonte shpesh nanen time dhe familjen, pra ishte
mik i shtepise dhe asnjehere nuk mungonte te respektonte festat tona fetare.
Gjithmone thoshte se jane te ngjashtme me festat e feve te tjera. Por pas gjithe
ketyre, ai me artileri rrenoi shtepine time dhe pothuaj vrau djmte e mi te cilet
e donin aq shum, pasi ai ishte mjek i nje klubi futbollistik, sport te cilin
femijte e mi te vegjel e pelqejne shum. Njeri nga djemt e mi shkonte shpesh me
Radovanin dhe sportistetā¦ dhe per ironi te jetes me vone ata u detyruan te
rroknin armet dhe te luftonin kunder tij. Nganjehere djemte me pyesin: Si nuk e
ke kuptuar me heret baba, qe Radovani ishte kriminel?
Pyetje: Cila eshte pergjigjia e juaj?
DR. CERIC: Nganjehere sdi cte them.
Pyetje: Ju e dinit qe ai kishte qene ne burg perpara, apo jo?
DR. CERIC: Po, ka pase qene i burgosurā¦ Nje here ai mu afrua dhe me tha:
Ju jeni shum puntor por skeni pasuri fare. Ka ardhur koha me fitue para, me
ndryshue dicka, me ndertue nje shtepi te re etj, etj. Radovan, i thashe, kjo qe
thua eshte budallallek. Ne
jetojme ne sistem komunist. Seshte koha, vendi dhe as sistemi te fitosh para dhe
te jesh afarist. Nese vazhdon keshtu, me beso kane per te degdisur ne burg. Jo
me shume se pas nje viti ai me te vertete ra ne burg.
Pyetje: Pas kesaj ju e lejuat te kthehet perseri ne klinike!
Dr. Ceric: Po. Si rezultat i mbeshtetjes qe ai pat dhe i presionit qe
ushtroj lidhja e shkrimtareve te ish Jugosllavise, asaj te Bosnjes, partia
Komuniste etj. Na shtyne fort jo vec mua, por edhe drejtorin e pergjithshem the
qendres klinike keshtu qe pas pothuaj tete muajsh u detyruam ta pranonim.
Pyetje: Pra Radovani
kishte miq ne rrangje te larta?
Dr. Ceric: Po. Ishte e cuditshme, ai pat shume njerez qe e ndihmuan ate
duke na bere presion ne, mua, drejtorit te qendres klinike etj.
Pyetje: Me ckuptoj nga ju, ai ishte mik i familjes suaj, kolegu juaj dhe ju e
pelqenit. Por ju nuk dinit anen tjeter te medaljes ne ate kohe, apo jo?
Dr. Ceric: Po. Ai ka shume fytyra, shum fytyra te ndryshme. Mua
dhe kolegeve te tjere na tregoi njeren, kurse te tjereve, ne rrethana te
ndryshme u tregoi fytyren tjeter. Shum kraktere te ndryshme paraqiti ai me vone.
Un, p.sh. nuk e kam
ditur se ai luante bixhoz. As sot nuk mund ta besoj kete, por njerez qe u kthyen
nga Beogradi tregojne se ai ka humbur sasira te medha parash ne kazinote e
Beogradit.
Pyetje: Si mendoni, a me te vertete deshironte ai te behej politikan, luftetar,
apo kishte dyshime ne mendjen e tij?
Dr. Ceric: Une besoj se ai donte te ishte udheheqes politik, por nuk besoj se ai
kishte idene se mund te behej kryekomandant ne kete lufte te tmerrshme, por hap
pas hapi, muaj pas muaji, duke hyre me thelle ai filloi te besonte se ishte
udheheqes i madh, qe ishte udheheqesi historik i serbeve. Ai me siguri qe sot
mendon se i takon nje vend ne historine e Serbise dhe me te vertete qe po, jo me
si poet i arrirre por si kriminel lufte.
Pyetje: Ju me thate se ai e pat telefonuar nanen tuaj ne prill te 92-shitā¦
Dr. Ceric: Po. Ai e vizitonte nanen time per cdo feste fetare. Ai e donte shume
ate, por edhe ajo e donte fort. Ai e therriste ate ne telefon per ti
uruar festat muslimane edhe kur ishte jashte Sarajeves. Ai i uroj asaj perms
telefonit festen fetare, edhe ne diten e pare te luftes.
Pyetje: Cfare tregon kjo,
si mendoni?
Dr. Ceric: {Psheretin} Eshte krejt e pabesueshme. Ai nuk jeton me realitetin. Ai
asnjehere nuk jeton realisht. Koleget me te qeshur thonin ne klinike: Keni per
te pare kur nje dite jo te larget papritmas te shohim Radovanin duke ardhur ne
klinike heret ne mengjes e te na thote, Ok erdha prap, dhe une nuk jam aspak
fajtor per asgje, te tjeret jane fajtore per gjithcka, jo une. Amerikanetā¦
kushdo tjeter vec mejeā¦hajde ta pjme nga nje kafe apo caje, si thoni.
Pyetje: Pra ai mund te kthehet papritmas?
Dr. Ceric: Keshtu mendojne shum vete.
Pyetje: A besoni se ai beson sinqerisht ne ate cka mendon?
Dr. Ceric: Po, por ai nderron shpesh mendimin e idete dhe harron se per te
njejten ceshtje jep mendime te kunderta brenda nje muaji.Kur i vihet ne dukje ai
justifikon veten :Gjithcka ndryshon, bota ndryshon. Prandaj quhem inteligjent,
sepse nderroj mendje.
Pyetje: Pra se te shkeputeshit nga ai a keni biseduar me te per cka ai thoshte
rreth muslimaneve dhe per njerezit me te cilet punoi dhe jetoi aq gjate? A
e keni pyetur pse keshtu?
Dr. Ceric: Kur filloi te
behej nacionalist ekstrem ai provoi te me bisedoje por un distancohesha prej tij.
Vinte ne zyren time dhe na thoshte: A ke kohe te flasim pak? Shiko, vazhdonte:
ma lyp pozicioni im te luftoj per qellimet politike te partise time, te popullit
tim. Une I pergjigjesha se nuk e ndihmon partine tende dhe as popullin tend
keshtu. Keshtu do te shkojme ne katastrofe. Une e pyesja
cila eshte ideologjia e juaj politike, programi juaj?
Ne besojme, thoshte ai, se Izetbegoviq kerkon te ndertoje nje vend islamik ketu.
Po edhe ne qofte se presidenti mendon keshtu, ju e dini mire se populli nuk
eshte i atij mendimi. Nuk e di, thoshte, un besoj se me shumice muslimane vendi do te
islamizohet dhe nuk kemi si jetojme ne nje vend islamik etj, etj. Kur un
kembengulja ne pyetjet e mia :Cili eshte piksynimi juaj politik? Cfare eshte
programi i juaj politik etj, ai jepte te njejtat shpjegime. Kjo per te ishte
arsye per lufte, arsye te zhgaterronte vendin, kjo ishte arsyeja per vdekjen e
200,000 njerezve, arsyeja e varferise se ketushme. Largohesha duke i thene
gjithcka eshte mbi shpatulla te tua. Ai qeshte. Nuk e besonte ate. Ai
besonte se ishte i paprekshem, i pathyeshem.
Pyetje: A eshte ai njeri i ndershem?
DR. CERIC: Jo. Ai ka
disa fytyra. Kjo eshte karakteristike e njerezve te pandershem.
Pyetje: A eshte trim ai?
DR. CERIC: Jo. Kjo eshte pyetje e bukur. Me kujtohet nje incident. Ai ishte shum
i gjate dhe i fuqishem. Ne psikiatri nganjehere ka probleme me paciente agresiv.
Nje dite njeri nga pacientet tane psikopate mori thiken ne dore. Radovani ia
mbathi ne dhomen e tij dhe kyci deren. Pacienti godiste deren derisa i theu
xhamin, por Radovani vazhdonte te rrinte ne dhome i kycur.Nje infermiere iu
afrua ngadale pacientit dhe iu lut tia jepte thiken asaj. Pas ketij episodi i
pata thene Radovan, nuk dua te degjoj me per historite e lashta te malazezeve
dhe trimerite e tyre te rralla, e gjepura te tjera. Mua me duhet te jem shum i
kujdeshem me ju i thashe, pasi Delvira {ky ishte emri i nfermieres} nuk eshte e
pranishme sa here qe ndodhin incidente te tilla.
Pyetje: A e njihte meshiren?
DR. CERIC: Nuk di cte them, por nuk besoj. Nganjehere ai kishte probleme
psikosomatike, ai vuan shume nga kjo. Nuk eshte i lumtur dhe shpesh kalon ne
gjendje depresive nga kjo arsye. Duket burre i forte, por ne te vertete ka
probleme psikosomatike, simptoma neorotike qe nderrojne nga stina ne stine. Ne
pranvere e vjeshte ai ishte i deshperuar, kurse ne vere e dimer ishte i qete dhe
shpesh here pak euforik.
Pyetje: Pra ai kishte crregullime personaliteti?
DR. CERIC: Keshtu besoj.
Pyetje: E kurueshme?
DR. CERIC: Jo. Crregullimet ne personalitet jane te pakurueshme. Mund te
mbahen deri diku nen kontroll, bile un nuk do ta quaja tamam crregullim
personaliteti, me teper anormalitet mendor. Cfare
eshte trauma e anormalitetit? Jaā¦ka njerez qe jane shum te gjate e disa
shum te shkurter, disa te dhjamosur, disa kan kemben e madhe. Nuk
ka kure per ta, keshtu kan lindur.
Pyetje: Asnjeri nuk e ka kuptuar se si mund te shnderrohej ai?
DR: CERIC: Askush. Duhet te jemi te kujdesshem nga njerez qe quhen
normal, simpatike-normal, te cilet nganjeheee shprehen cuditshem per njerezit
dhe gjerat. Kujdes nga keta njerez.
Pyetje: A mund tia falni cka ka bere?
DR. CERIC: Absolutisht jo. Ai jo vetem zhgaterroj vendin tim, por krejt jeten
time. Kam humbur pjesen me te bukur te jetes, pronen, makinen etj. Humba
krejt kursimet e jetes time. Djemte e mi humben kater vjet ne llogore. Pse?
Pyetje: A ka momente qe deshironi revansh?
DR. CERIC: Jo. Nuk
e dua revanshin. Une besoj ne tribunalin e Hages, jo ne revansh. Pse ta vras ate?
Ne duhet ta ndalojme kete lloj revanshi. Ata te gjith duhet te dergohen ne Hage
dhe ne gjyq para te gjitheve te shohim se cfar ndodhi ne te vertete.
Pyetje: A do kishte ndonje efekt psikologjik tek njerezit sikur ai te dergohej
ne Hage dhe te gjykohej atje?
DR. CERIC: Po. Une besoj se procesi i riperteritjes eshte shum i
rendesishem pas luftrave. Ne nuk mund ta fillojme kete proces para gjykimeve te
ndershme ne perputhje me marreveshjet nderkombetare.
Pyetje: A do te ishte interesante nxerrja e Karaxhicit ne gjyq?
DR. CERIC: Po. Shum e rendesishme qe njerezit te kuptojne se nuk mund te kryejne
krime dhe ti shpetojne ndeshkimit. Ai besonte se parate qe fitoi gjat luftes
{sic kam lexuar ne gazeta} mund te jetoje cfare i ka mbetur nga jeta, diku ne
ishujt Karaibe, apo ne ndonje vend tee bukur afrikan. Kjo
nuk duhet te ndodhe. Per
njerezimin eshte shum e rendesishme qe Radovani te gjykohet dhe te denohet per
cfare ka bere.
LETERSI
DIALOG ME BABALARET E KOMBIT
Nga Astrit KOLA
- Po shqiptaret? Po buka e femijeve?
- Po per ata dhe ate po rropatemi e drobitemi... per te gjallet... te vdekurit
dhe lapidaret tia leme historise... hajde, pra... te perqafohemi ne Detante, ne
Fillimin e Ri... ne fillim kryetaret... pastaj te tjeret... Kush foli andej nga
fundi?... Shshshshtt... pushoni se i hapem dosjet, se... se ua bejme prape
komisionin parlamentar per hetime... se spiunet do ti nxjerrim... Si the ti?!...
- A e dini se keshtu na rrezikohen spiunet dhe jetet e tyre... se shemben
institucionet...
- Ke te drejte, harrova...
- Prandaj hajtā ti veme kapak... se detanta... se integrimi... se
negociatat... se buxheti... se ngritja e rrogave dhe pensioneve i qeteson
gjakrat... Ata qe
perfitojne, turmat, pasurohen se u bie qe rrogat dhe pensionet tu ngrihen me nga
5000 leke te vjetra... Si the ti andej nga fundi, Neve na rriten rrogat me nga
200.000 leke? . Ta pret mendja... se na takon... se nuk jemi si kembet e dhise...
se jemi baballaret e kombit... ne i hapim dhe i mbyllim defteret, dosjet,
pusetat...
- Per pusetat e qenefeve e kishe fjalen zoti baba i kombit?
- Si the ti? Mire e the, tamam, Zot, Baba i Kombit. A e dini se, me
Kushtetute, keni te drejte ta hapni gojen apo te votoni vetem nje here ne 3-4
vjet, se, zaten, edhe po votuat gabim apo nese e shperdoroni te drejten tuaj te
votes, prape per Ne do te votoni... Ne i numerojme votat tuaja... i shtojme apo
i pakesojme, i dhurojme per klientelizem politik... Ne bejme eren, shiun,
qenefin... Me fal... hapim dhe mbyllim kapaket e qenefeve...
- Po buken e femijeve, a mund ta shtoni, babazot?
- Aaaaa... per kete mendon Zoti, or ti lum miku... Zoti
te dhashte... buken e perditshme. Se mielli serb... me fal... se Milloshevici...
se Trajkovici... se Arkani... se Bin Ladeni... Uf cāna lodhet per tua
mbushur rradaken! Sa te trashe qe jeni... Ne daci kuptoni e besoni, ne daci
mos... Rrofte
integrimi... poshte terrorizmi... ai nderkombetar, kuptohet... Rrofshin aleancat,
konsensuset... Rrofte Aleanca e Atlantikut Verior... rrofte e qofte stabilizimi...
asociimi... Rrofshin dyert e Evropes, kanatat, kapaket...
- Te kujtā, te qenefeve?...
- Po, edhe te qenefeve... Se, po te mos i mbyllim Ne, kuterbojne dhe qelbin
dynjane...
Se fajtore jeni ju... se ju pegerni... ne vetem mbulojme te pegerat tuaja dhe...
bejme kompromise historike, bejme paqe sociale, bejme...
- Po te renet, po lapidaret...?
- Aaaaa, po ua thame njehere... Ata do tua leme historianeve... do
tua leme 5 Majit; 2 Prillit; 12 Shtatorit dhe... presidentit konsensual, qe ben
dekorime e shperndan tituj... Ja, fjala vjen, Azemit, qe ben pjese tek te renet,
i dhame titullin Nderi i Kombit , ja, pra...
- Po mire, po si tia bejme se, para dy vjetesh, titullin Nderi i Kombit e fitoi
edhe marangozi cerekshekullor i Akademise se Shkencave...
- Aaaaa, per kete e ka fajin ish presidenti... qe nuk ishte konsensual si ky i
sotmi, qe eshte edhe kryeqytetari i Shqiperise, por edhe kryeqytetari i Tropojes...
qe do te integroje Tropojen me te gjithe Shqiperine, bashke me 144 varret e pas
98'-es, qe... a e moret vesh pra... Hajtā,
boll na cate koken... na lini te punojme... Tani, vrap e ne shtepi, tek
kalamajte...
- Po ata duan buke, shkolla u eshte prishur dhe sillen gjithe diten neper shtepi
e neper kashuna pleherash... Nuk kemi as drita, as uje... qenefet na jane futur
neper rubineta... Nuk kemi miell ne magje, eshte mbaruar...
- Per kete mos kini merak, se miellin qe kerkoni na e jep Serbia, e kemi
biseduar kete pune dhe per kete mendojne ata... si dikur, kur na e jepte
Hrushovi... Por ju jeni tutkune, nuk merrni vesh nga Diplomacia dhe
Politika e Madhe... Ske cāi ben... kur u ndane, kaq na rane... Po
mos kini frike... Per kete jemi Neve, Babazotat... prandaj jemi Ne ne krye... Ju
vetem dini te hani e te pegerni...
- Urraaaaa, erdhen dritat...
Dialog i nderprere
Dritat erdhen dhe spikeret bukuroshe, si muezinet e akshamit, fillojne e
kendojne kenget e integrimit, asociimit, stabilizimit e te Paktit te
Stabilitetit e te paqes sociale...
Tani fati i madh na zbriti nga qielli, bashke me telebingon... Turruni, se tani
sapo doli edhe videokaseta e re e Bleones dhe, mbi te gjitha, ajo e Arkanit
shqiptar...
Rifillimi i dialogut
- Si tha ajo? Ka dale ne treg videokaseta e Arkanit shqiptar?
- Pusho, budalla, na ler rehat me gjithe arkane, trajkovice e milloshevice... Tru-derr...
ku merr vesh ti nga paravolite dhe Politika e Madhe... Ku di dhia cāeshte
tagjia. Keto pune i dijme veten Ne... Babazotat e Kombit.
- Na ler te shikojme rehat, se tani fillon misi i shaleve or plak... qe ka
kushtuar jo pak po plot 500 mije dollare...
- Si the... 500 mije dollare per shalet?
- Eeee, per shalet fituese. Ua cfare shalesh... ta bofte Zoti hallall, me gjithe
dollare... Ja, plako, shiko cfare kokteji, dingllas tavolinat, boni qejf o lale,
boni... Puuuu, cfare banketi madheshtor... Si
tha Doktori? Hani derra, pini derra...
- Po dasma e Xhoanes... po limuzina prej Italie, po Golemi... po sa ka kushtuar?...
po ku i moren parate xhanem?
- Cāna cave koken... ik e pyeti vete...
- Mami dua buke... me pihet uje... dua kepuce...
- Kur te na ka sjelle babi parate, more bir, ehhhh...
- Grua, pushoje ate femije, se filloi KPD-ja... po flet Kryetari i Madh, po ua
mbledh te tijve... Shih cfare gallate, i iken dritat salles se KPD-se, iu pre
fjala ne mes Kryetarit te Madh... i iku goja... Shshshshtt, se po flet Doktori...
he, ta lumsha, mblidhjua atyre qe jane kunder Kryetarit te Madh... te lumte goja,
sa mire fole. Urraaaa, tani i doli emri Avokatit, qe do te flase e do te beje
konkluzionet...
___________
ATDHEU"
Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 6
prill 2003; nr.11 (528)
___________
EDITORIAL
Jete te
gjate Mbretit Leka
Nga Murat BASHA
5 Prill 2003. Mbreti Leka mbush 64 vjec. Kjo dite e shenuar per Kombin,
kremtohet me krenari te ligjshme, pasi lindi trashegimtari i Kurores Mbreterore
te Shqiperise Etnike te mbareshqiptareve. Ndonese Trashegimtari lindi ne dite te
veshtira per kombin, te perzgjedhura enkas 64 vjet me pare, populli e festoi me
gezim lindjen e Tij dhe festa popullore sfidoi planet e kemishezinjve. Princi
trashegimtar i fronit mbreteror, Leka, u lind me 5 Prill 1939, dy dite para
pushtimit fashist te Shqiperise. Pas largimit te detyruar nga atdheu me 6 prill,
Familja Mbreterore, bashke me princin Leka, foshnje dy diteshe, pershkuan
itinerarin; Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji e France,
derisa mberriten ne Britanine e Madhe, ku qendruan 7 vjet.
Neper te gjitha keto vende, Mbreti Zog, Familja Mbreterore dhe suita e Oborrit,
u priten me nderime te medha, sipas protokollit zyrtar, mbreteror ose jo. Ne
janar te vitit 1946, Familja Mbreterore u vendos ne Kajro dhe me vone ne
Aleksandri, ku Princ Leka regjistrohet ne kolegjin Viktoria, ne te cilin mesimet
zhvilloheshin sipas programeve britanike. Ketu, Princi arsimohet deri ne gusht
te vitit 1955, kur Familja Mbreterore niset per ne France. Princi regjistrohet
dhe ndjek kolegjin Eglon, ne Vilar, mbi Olon.
Me 5 Prill 1957, kur Princi Leka mbushi plot 18 vjec, Mbreti Zog e shpalli ate
trashegimtar te kurores mbreterore, ne nje ceremoni te zhvilluar ne prani te
figurave me te shquara te emigracionit politik shqiptar ne France dhe te shume
miqve te Familjes Mbreterore dhe Shqiperise, te ftuar enkas.
Pasi mbaroi me rezultate te shkelqyera kolegjin Eglon, Princi trashegimtar Leka,
regjistrohet ne Akademine Mbreterore Ushtarake te Sandherstit ne Angli, te cilen
do ta mbaroje me rezultate te shkelqyera pas dy vjetesh, ne qershor te vitit
1960, duke u graduar me graden e togerit...
Pas vdekjes se Mbretit Zog me 9 prill 1961, me 15 Prill, ne prani te dhjetra ish
deputeteve te Parlamentit shqiptar ne mergim dhe afro 70 perfaqesuesve te
zgjedhur nga e gjithe diaspora shqiptare, ne Hotelin Bristol te Parisit, Princi
Leka betohet si Mbret i Shqiptareve dhe mori titullin Mbreti Leka I.
Kujtimet nga jeta e Akademise Ushtarake Mbreterore ne Sandherst te Anglise, jane
nga me te bukurat e jetes se Mbretit Leka. Ne kete akademi, nder me te famshmet
ne bote, studionin pothuajse te gjithe bijte e mbreterve te globit, por Princi
Leka lidhi miqesi te ngushte me dy nga studentet me te shquar, qe ishin Mbreti i
ardhshem Boduin i Belgjikes dhe Mbreti i ardhshem Husein i Jordanise. Kur Princi
Leka arriti per here te pare ne Sandherst, Ser Xhulian Emeri, ne ate kohe
minister ne qeverine e Madherise se Saj, Mbretereshes Elisabeta, organizoi nje
pritje madheshtore protokollare per nder te Princ Lekes ne aeroport, ku Princi
parakaloi ne reviste para rradheve te Gardes Mbreterore britanike, qe qendronte
per nder arme, i veshur me granduniformen Mbreterore te Mbreterise Shqiptare.
Ser Xhulian Emeri, i cili ishte mik i ngushte me Mbretin Zog, organizoi per nder
te Princit Leka nje darke madheshtore, ku moren pjese shume oborrtare, lorde dhe
politikane, ne mes te te cileve Mbreti i ardhshem shkelqente dhe ishte ne
vemendjen e te gjitheve.
Pas perfundimit te Akademise, duke ndjekur keshillat e Mbretit Zog, Princi Leka
regjistrohet ne Universitetin e Sorbones, ku studion Politologji dhe Ekonomi.
Njekohesisht, ne kete universitet Ai ndjek me sukses kurset intensive te gjuheve
orientale, si dhe te gjermanishtes e italishtes. Ne Ceremonine Mbreterore te
Kurorezimit, ne daten 15 Prill 1961, para Komisionit te Kurores Mbreterore, Ai
deklaroi: Une Leka I - Mbret i Shqiptareve, ne momentin qe po marr ne dore
pushtetin mbreteror, betohem para Zotit te Plotfuqishem per te mbrojtur unitetin
kombetar, pavaresine e shtetit dhe integritetin tokesor. Do te respektoj
Kushtetuten dhe do te veproj ne pajtim me dispozitat e saj e ligjet ne fuqi,
duke patur gjithmone ne mendje te miren e popullit shqiptar. Zoti me ndihmofte!.
Sapo u shpall Sovran, Mbreti Leka filloi aktivitetin politik dhe kontaktet me
diasporen shqiptare ne France e Belgjike, te cilat ishin mjaft intensive,
sidomos ne kushtet e prishjes se marredhenieve midis Hoxhes dhe Hrushovit.
Ne shtator te vitit 1962, Mbreti Leka shkoi ne Spanje, ku kontakton dhe rivendos
lidhjet me Princin Huan Karlos dhe Princin Simeon te Bullgarise. Me vone, Mbreti
Leka kreu nje turne te shkelqyer ne vendet arabe, ku u prit me ceremoni
madheshtore ne Jordani nga Mbreti Hysein dhe ne Arabine Saudite, ku u prit nga
Mbreti Faisal.
Si ekspert i shkelqyer i armatimeve te sofistikuara dhe per shkak te njohjeve te
reja e lidhjeve te vjetra, Mbreti Leka u be nje nga me te besuarit e Pentagonit,
nga ku u pajis me kartabianke per te shkuar ne Vietnam, si vezhgues ushtarak.
Ne pranveren e vitit 1969, Mbreti Leka shkoi ne Australi, ku u prit ne menyre te
shkelqyer nga diaspora shqiptare, si dhe nga autoritetet shteterore, nen
kryesimin e kryeministrit Menzes. Ne kete turne, Mbreti u njoh me
bashkeshorten e ardhshme, Mbretereshen Susane. Pas dasmes, Mbreti, Mbreteresha
Susane dhe Nena Mbretereshe Geraldine, zhvilluan nje turne te paharruar ne
Kanada dhe SHBA, ku u priten me ceremoni te bujshme nga autoritetet vendase dhe
diaspora shqiptare, sidomos ne Toronto te Kanadase, ne Bufalo, Konektikat, Nju
Jork, Boston, Detroit, Cikago, Filadelfia, ne Tampa dhe Miami te Floridas, ne
Hjuston te Teksasit dhe ne Uashington. Ne te gjitha keto kryeqendra, per nder te
familjes Mbreterore Shqiptare u shtruan koktejle dhe dy dreka madheshtore; ne
Senat dhe ne Kongres, ne te cilat moren pjese senatore dhe kongresmene te shquar
amerikane, shume prej te cileve ishin miq te Mbretit Zog dhe perkrahes te
Ceshtjes Kombetare Shqiptare.
Pas vitit 1979, filluan peripecite e panumerta te Familjes Mbreterore, pas
gjuetise se shtrigave te KGB dhe UDB, te cilat u tremben mjaft nga rritja e
autoritetit dhe influences politike te Mbretit Leka. Keto dy sherbime sekrete u
tmerruan nga mundesia e permbysjes se pushtetit te Hoxhes dhe Restaurimit te
Monarkise Shqiptare, prandaj organizuan kurthe te panumerta kunder Mbretit Leka,
deri sa influencuan edhe largimin e detyruar te Familjes Mbreterore nga Spanja,
ne vitin 1982. Gjate gjithe periudhes, deri ne fund te qendrimit te Tij ne
Johannesburg te Afrikes se Jugut, Mbreti Leka thelloi njohurite ne politologji,
diplomaci, shkencat ushtarake, sociologji, ekonomi, marketing,
administrim-bisnes, marredhenie nderkombetare, ne politikat e sigurimit dhe
sidomos ne gjuhet e huaja.
Mbreti Leka i kushtoi pothuajse nje jete te tere luftes per permbysjen e
regjimit komunist ne Shqiperi, ndonese perpjekjet e Tij u sabotuan
sistematikisht nga te gjithe ato qarqe qe ishin te interesuara per mbijetesen e
diktatures.
Ishin pikerisht keto qarqe ato qe mbeshteten votevjedhjen e 29 Qershorit te
vitit 1997 dhe i dhane kurajo neokomunisteve te shpallnin rezultatin e deshiruar.
Jane pikerisht keto qarqe qe sigurojne mbeshtetjen per banden ne pushtet dhe
shtyjne ditet e saj te mbushura me krime. Populli po ndergjegjesohet gjithnje e
me shume se vota qe dha gjate Referendumit per fitoren e Monarkise, duhet
perseritur dhe shenjteruar ne Referendumin e ardhshem. Vetem Monarkia mund te
sendertoje enderrat e shqiptareve per prosperitet e mbrothesi. Ndaj te gjithe
urojne njezeri: Rrofte Mbreti i Shqiptareve Leka I, u shenjterofte froni dhe
kurora e Shqiperise.
POLITIKE
QEVERISJA
E DESHTUAR DHE DOMOSDOSHMERIA E IKJES SE SOCIALISTEVE
Nga Blerim KAMBERI
Kriza disavjecare, qe ka mberthyer jo vetem Partine Socialiste, por edhe
qeverisjen e vendit dhe ecjen e shoqerise ne drejtimet e nje normaliteti
demokratik, tregon me se qarti se partia e neokomunisteve e ka humbur tashme te
drejten te drejtojne me Shqiperine dhe se cdo pretendim te ngritur me te drejte
nga faktori politik nderkombetar ne drejtim te permiresimit te standarteve
demokratike, eshte krejtesisht i pamundur te arrihet nen drejtimin socialist te
shtetit.
Tashme duhet te jete bere i qarte fakti se per neokomunistet e konvertuar ne
socialiste, ka ardhur momenti i dukur dhe koha e pershtateshme per te leshuar
frenat e drejtimit te shtetit, per te shpetuar ate cfare ka mbetur ende ne kembe
nga katrahura qe ata i dhane shqiptareve qysh pas ardhjes se dhunshme ne pushtet,
ne vitin 1997.
Qeveria e e majte sido qe te shkoje puna edhe ne rast me fatlum eshte e
destinuar te deshtoje. Koherat e kane provuar kete.
Grykesia e kryetarit socialist Nano dhe kokfortesia deri ne egersi e Metes apo e
Majkos, patjetes qe do te sjellin ne fund te fundit rrezim te cfaredo qeverie qe
ata kane formuar si rrjedhoje e kompromiseve financiare dhe e leshimeve ne emra.
Nje qeverisje konstante nga e majta regresive shqiptare nuk ka gjasa qe te jape
rezultat pasi krenat e saj, Nano dhe Meta, me teper sesa perpjekje te tyre
politike per krijimin e nje qeverie te qendryeshme po na ofrojne cdo dite e me
teper spektaklin e keq te ndeshjes midis dy klaneve mafioze te cilet e shohin te
ardhmen e ekzistences se tyre te lidhur me asgjesimin e pales tjeter. Tashme,
per te gjithe ne, qe e quajme veten shqiptare te ndershem, dhe ketu nuk mund te
behet dallim midis demokrateve dhe socialisteve, legalisteve dhe ballisteve,
eshte bere i qarte fakti i persese se shkaterrimit deri ne kete fare feje te
shtetit dhe ekonomise shqiptare. Shkaku eshte i lexueshem: ndeshja e dy krenave
te shkabes socialiste. Eshte mjaft i qarte dhe plot kuptim ky fakt po aq sa edhe
tjetri se Partia Socialiste faktikisht eshte e ndare. Brenda saj bashkejetojne
ne menyren me te keqe dy partizeza, ajo e Nanos dhe ajo e Metes, te cilat nuk i
lidh asgje me njera ā tjetren. Ata jane te ndare kudo, ne parti, ne
parlament, ne qeveri, biles dhe ne aferat ekonomike, packa se mjaft prej
eksponenteve kryesore te ketyre grupeve kane aktivitete te perbashketa, sic
eshte rasti i OJQ-ve te Islamit, Meksit dhe Bufit. Natyrisht, edhe pse
poseduesit qeveritare i mohojne lidhjet e tyre milionadollareshe, serish te
vertetat jane kokeforta dhe ato flasin vete. Mirepo kjo gje nuk eshte objekt i
ketij shkrimi.
Me situaten e krijuar, me destabilizimin e pergjithshem qe i kane dhene vendit,
me katrahuren, me grabitjen galopante qe pushtetaret e majte i kane bere ne
menyre sistematike shqiptareve dhe se fundi me shitjen e interesave kombetare
Greqise, Partia Socialiste ka per detyre te kryeje dhe nje sherbim te fundit per
vendin e saj, ne menyre qe ne fund te fundit te kujtohet per nje veprim ne te
mire te interesave kombetare: ajo duhet te largohet vete nga pushteti. Ka ardhur
koha qe ata ta bejne kete veprim jo se kane deshire apo guxim per te kryer nje
gje te tille, por largimi i socialisteve nga pushteti vjen si nje domosdoshmeri
qe po e kerkon ne forma te ndryshme dhe vete qytetari i thjeshte. Mitingjet e
fundit opozitare si dhe protestat e sindikalisteve ne sheshet e qyteteve
kryesore shqiptare, po i japin nje shkendije uraganit qe pritet te ngrihet si
pasoje e varferimit te tejskajshem te njerezve nga skaji me jugor, deri ne
skajin me verior te Shqiperise. Koha e kerkon qe keta mjerane politike te mos ta
mbajne vendin dhe demokracine shqiptare si peng te interesave te tyre te ngushta
oligarkiko-ekonomike. Ne te gjithe duhet ta shfaqim me se fundi dhe kurajon e
guximin tone se kur behet fjale per interesat e vendit tone, te cilat jo pa
deshperim mund te thuhet se nuk jane marre parasysh asesi prej komunisteve te
rinovuar sot ne pushtet, jemi nje trupe e tere e cila shkel dhe shkaterron cdo
manipulator dhe shkaterrues.
Raporti i per te drejtat e njeriut per vitin 2002 i Departamentit te Shtetit te
SHBA:
EKREM SPAHIU, KRYETAR I PLL, PENGU I DREJTESISE SHQIPTARE
Per te pestin vit rradhazi Departamenti i Shtetit denoncon gjyqin farse te
drejtesise shqiptare ndaj Ekrem Spahiut, kryetar i PLL. Ne raportin me te findit
te publikuar nga Deaprtamenti i Shtetit, rasti i gjyqit farse ndaj kryetarit te
PLL, theksohet si nje shkelje tipike e lirive dhe te drejtave te njerit ne
Shqiperi. ne te thuhet tkesualisht: Gjyqet e Ekrem Saphise, kryetar i Partise
Levizja e Legalitetit dhe 12 mbeshtetesve te tij per pjesemarrje ngjarjet e
shtatorit 1998 qe pasuan vrasjen e nje deputeti te PD-se mbetej pezull ne
Gjykaten e rrethit te Tiranes
Shqiperia edhe gjate vitit 2002 ka vazhduar te shkele me te dyja kembet lirite e
te drejtat e njeriut. E ky pohim nuk jepet tashme vetem nga lideret politike te
opozites shqiptare por edhe nga raporti me i fundit i Departamentit amerikan te
Shtetit per zbatimin e te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Ne te fajesohet ne
menyre te qarte e te prere shteti shqiptar per mosrespektimin e lirive themelore
te shtetasve te tij. Ne menyre te vecante, Departamenti i Shtetit akuzon policine shqiptare.
Sipas tij Sjellja joprofesionale dhe korrupsioni mbeten nje pengese madhore e
zhvillimit te nje force te efektshme civile policore. Policia
kreu abuzime te te drejtave te njeriut,-thuhet ne kete raport te Departamentit
amerikan te Shtetit. Ne te theksohet se qeveria shqiptare edhe pse ka disa
permiresime ne kete fushe, problemet mbeten serioze. Paraqitja e qeverise ne
fushen e te drejtave te njeriut mbeti e dobet ne shume fusha; megjithese pati
disa permiresime ne pak fusha, mbeten ende probleme serioze. Policia rrahu dhe
abuzoi te dyshuar, te ndaluar dhe te burgosur, shprehet ne raport, i cili
vazhdon se Policia arbitrarisht arrestoi dhe ndaloi persona dhe ndalimi i
zgjatur para gjyqit ishte nje problem. Sipas raportit, Dega gjyqesore ishte
joeficente, e prekur nga korrupsioni dhe presioni i deges ekzekutive mbeti nje
problem. Qeveria me raste shkeli te drejtat e nenshtetasve per intimitet.
Gjithashtu ne raport, pervec shkeljes se te drejtave te qytetareve behej fjale
edhe per nderhyrjen e qeverise ne media. Nderhyrja politike ne media mbeti
problem. Te pakten ne nje rast, nje politikan ishte i lidhur me nje kercenim
kunder nje gazetari, thuhet ne raportin e Departamentit te Shtetit.
ARRESTIMI,
NDALIMI APO DENIMI ARBITRAR
Departamenti i Shtetit ka denoncuar nder te tjera dhe aktet e jashtligjshme te
organeve te shtetit ne arrestimin e nenshtetasve. Sipas raportit, Pati raste te
shumta ne te cilat personat u ndaluan ne menyre te jashtligjshme dhe nuk ishin
ne gjendje te kontaktonin avokatet e tyre private. Ne
disa raste te ndaluarit ishin marre ne pyetje pa pranine e avokateve te tyre
mbrojtes. Me tej raporti do te shprehet ne nje akuze te hapur per qeverine
shqiptare teksa thekson se Nuk pati raste te konfirmuara per te ndaluar qe
mbaheshin saktesisht per arsye politike. Gjyqet e Ekrem Saphise, kryetar i
Partise Levizja e Legalitetit dhe 12 mbeshtetesve te tij per pjesemarrje
ngjarjet e shtatorit 1998 qe pasuan vrasjen e nje deputeti te PD-se mbetej
pezull ne Gjykaten e rrethit te Tiranes
GJYQESORI
DHE POLICIA
Kushtetuta mbeshtet nje gjyqesor te pavarur; megjithate, per shkak te presionit
politik, kercenimit, korrupsionit dhe ryshfeteve epidemike, si dhe burimeve te
kufizuara, gjyqesori ishte i paafte te funksiononte ne menyre te pavarur dhe te
efektshme, thuhet ne kete raport. Ndersa sipas raportit, nje problem serioz ne
lidhje me rendin publik dhe sigurine e brendshme eshte fakti qe oficeret e
policise ishin kryesisht te patrajnuar, te paguar keq dhe shpesh jo te besueshem.
Tensioni midis policise dhe gjyqesorit vazhdoi, pavaresisht nga disa permiresime
ne marredheniet midis policeve dhe prokuroreve, sidomos jashte Tiranes. Secila
pale permend deshtimet e pales tjeter, si arsyeja se pse kriminelet shmangin
burgimin. Gjykatat e akuzojne policine se deshtoi ne ofrimin e hetimeve dhe
fakteve solide te nevojshme per ndjekjen e suksesshme te ceshtjeve, dhe policia
pretendoi qe korrupsioni dhe ryshfetet kane infektuar gjykatat. Policia
Gjyqesore eshte pergjegjese, nen drejtimin e prokuroreve, per zhvillimin e
hetimeve te kryera fillimisht nga policia.
NDERHYRJA
ARBITRARE NE INTIMITET, FAMILJE, BANESE APO KORRESPONDENCE
Ne raportin e Departamentit te Shtetit thuhet se Kushtetuta i ndalon veprime te
tilla; megjithate me raste, qeveria i shkeli keto te drejta. Individet
gjithashtu iu ankuan Avokatit te Popullit qe policia ne menyre tipike i kryente
operacionet naten vone, ne disa raste pa autorizimin e duhur. Individet
gjithashtu i raportuan Avokatit te Popullit se nuk u kompensuan ne masen e
pershtatshme per nje toke te marre per perdorim publik gjate regjimit
komunist-thuhet ne kete raport. Qeveria i ndalon studentet myslimane
te veshin shall mbi koke ne shkollat publike. Me pas ne te behet e ditur se
kushtet e burgjeve mbeten te keqija. Dega gjyqesore ishte joeficiente, e prekur
nga korrupsioni dhe presioni i deges ekzekutive mbi gjyqesorin mbeti problem.
Kushtetuta i ndalon veprime te tilla dhe Kodi Penal e ben perdorimin e tortures
nje krim te ndeshkueshem deri ne 20 vjet burgim, megjithate, policia me raste
rrahu dhe torturoi te dyshuarit. Tre grupet kryesore te te drejtave te njeriut
ā Komiteti Shqiptar i Helsinkit {KSHH}, GSHDNJ dhe Qendra Shqiptare per
te Drejtat e Njeriut {QSHDNJ} ā vazhduan te raportonin se forcat policore
ne mbare vendin perdoren torturen dhe trajtimin jonjerezor apo te tepruar, por
te tria raportuan qe numri i rasteve ra gjate vitit. Sipas GSHDNJ, shumica e
keqtrajtimeve ndodhin ne kohen e arrestimit apo ndalimit fillestar. Policia
keqtrajtoi fizikisht minorenet e ndaluar.
MEDIA
Nderhyrja e politikes ne media mbetet nje problem shqetesues. Sipas raportit te
Departamentit te Shtetit, te pakten nje politikan ishte i lidhur me nje kercenim
serioz te nje gazetari. Nderhyrja politike ne media mbeti problem. Ne shkurt
edhe GSHDNJ dhe KSHH nxorren deklarata qe shprehnin shqetesime ne lidhje me nje
kercenim anonim kunder jetes se Ylli Rakipit, botues i gazetes Albania. Rakipi
raportoi qe ishte paralajmeruar te botonte artikuj kritike mbi jeten private te
Fatos Nanos, atehere kryetar i PS dhe tani Kryeminister.
Botuesit dhe pronaret e gazetave shpesh redaktonin artikujt per tu sherbyer
interesave te veta politike dhe ekonomike. Aksesi ne internet ishte ne
dispozicioin dhe i pakufizuar; megjithate, interneti ishte teper i kushtueshem
per shumicen e qytetareve,-thuhet ne kete raport.
KRIMI I ORGANIZUAR
Banda kriminale te organizuara e bene trafikimin e imigranteve te jashtligjshem
ā shqiptare, kurde, pakistaneze, kineze, turq etj nga Lindja e Mesme dhe
Azia ā nje biznes luksoz... Partnere nderkombetare ne procesin e
parashqyrtimit rekomnanduan qe qeveria te zgjeronte programin per imigrantet e
jashtligjshem te ndaluar ne kufi. Raporti i Departamentit te Shtetit, thekson se
ligji shqiptar e ndalon prostitucionin por ai ishte problem. Trafikimi i grave
per qellim shfrytyezimi seksual mbeti nje problem serioz.
TE DREJTAT POLITIKE: E DREJTA E
QYTETAREVE PER TE NDERRUAR QEVERINE E TYRE
Edhe pse Kushtetuta u siguron qytetareve te drejten per te nderruar qeverine e
tyre, serish sipas raportit te Departamentit te Shtetit gjate zgjedhjeve qe
zgjaten pese raunde ndodhen disa parregullsi dhe problemet u perkeqesuan gjate
cdo raundi te votimit. U deshen pese raunde votimi, qe filluan ne qershor dhe
mbaruan ne gusht per te perfunduar procesin. ... megjithtateraporti perfundimtar
i ODIHR-it verejti se procesi i zgjedhjeve ishte i tejzgjatur, i pasigurte dhe i
fragmentizuar. Gjithashtu verejti parregullsi serioze gjate procesit te votimit,
perfshi mbushjen e kutive te votimit; mashtrim ne nje numer te kufizuar zonash
zgjedhore; presion politik te ushtruar me raste, i cili kompromentoi paraqitjen
e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve {KQZ}; trajtim joadekuat te ankesave
zgjedhore nga KQZ; nderhyrje nga policia ne nje numer rastesh; dhe nje proces te
dyshimte apelimi, vecanerisht ne lidhje me Gjykaten Kushtetuese. Ne nje numer
rastesh gjykatat deshtuan ne hetimin e plote te apelimeve zgjedhore. Mbulimi nga
stacioni shteteror RTSH, u perkeqesua pas raundit te pare, duke favorizuar
partine qeverisese.
Debat i zjarrte rreth ratifikimit te marreveshjes ndermjet qeverise se
Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes se Greqise per ndertimin nga
pala greke te bazes ushtarake te Bisht-Palles ne rrethin e Durresit
KUR VJEN PUNA PER SHQIPERINE...
Ne emer te Grupit Parlamentar te PLL-se deputeti Sadedin Balla debaton ashper me
ministrin e Mbrojtjes z. Pandeli Majko
Ne seancen plenare te dites se enjte dt. 03.04.2003 ne Kuvendin e Shqiperise u
zhvillua nje debat i ndezur per problemin e ratifikimit te marreveshjes ndermjet
qeverise greke dhe asaj shqiptare qe sanksionon te drejten e Greqise per
ndertimin e bazes ushtarake te Bisht-Palles ne rrethin e Durresit. Investimi
per kete baze shkon ne vleren 5 milion euro per nje periudhe 7-vjecare. Ne
klauzolat e kesaj marreveshje parashikohen disa ekskluzivitete per palen greke
qe kishin shqetesuar anetaret e Komisionit te Mbrojtjes se Kuvendit te
Shqiperise. Per kete arsye ata ishin shprehur se kjo marreveshje keshtu sic
ishte formuluar nuk duhej te kalonte ne seance plenare. Jashte vullnetit te
shprehur nga komisioni i Mbrojtjes, kjo marreveshje u vendos ne rendin e dites
se enjte nga drejtuesi i seances z. Servet Pellumbi. Ne seance kishte ardhur
enkas ministri i Mbrojtjes z. Majko, i cili sic u pa gjate debatit ngulmonte me
cdo kusht qe kjo marreveshje te miratohej.
Z. Majko iu pergjigj pyetjeve te deputeteve rreth kesaj marreveshje. Pergjigjet
e tij i lane te pakenaqur deputetet qe kishin pyetur. Pas
kesaj faze filluan diskutimet. Deputeti Fatos Bejo i PD-se, diskutoi i pari
rreth nenit 10 dhe 11 te kesaj marreveshjeje. Ai kishte shume kontestime per
keto dy nene qe perbenin ne fakt thelbin e marreveshjes. Nderkohe me padurim e
kerkonte fjalen deputeti i PS-se z. Sabit Brokaj. Z. Brokaj me tone te ashpra
arriti ta quante kete marreveshje vecse nje pacavure qe duhet hedhur poshte pasi
ajo eshte diskriminuese per palen tone. Nuk ka arsye ta ndertoje bazen pala
greke tha z. Brokaj sepse shume mire mund ta ndertonte nje firme ndertimore
shqiptare dhe dragat tona mund te thellonin shtratin e detit te asaj zone. Duke
iu drejtuar ministrit te Mbrojtjes, ai shprehu keqardhjen qe z. Majko ka marre
mbi kurriz kete barre te te tjereve. Kryetari i komisionit te Mbrojtjes, z.
Dashamir Shehu shpalosi argumenta bindes perse duhej hedhur poshte kjo
marreveshje, duke theksuar ndermjet te tjerash se ska arsye qe domosdoshmerisht
pse po nderton Pashalimanin pala turke, pse po nderton bazen e Sazanit pala
italiane, na u dashka per simetri te ndertoje nje baze dhe pala greke e cila
mban ende ne fuqi Ligjin e Luftes me Shqiperine qe nga viti 1940. Une mendoj,
shtoi z. Shehu, se kjo eshte e rrezikshme dhe aspak normale. Deputeti i Ballit
Kombetar, z. Uran Metko, theksoi se pala greke duke mbajtur ne fuqi ligjin e
luftes shkel parimin themelor te marredhenieve ndermjet shteteve ā ate te
reciprocitetit. Deputeti i grupit Aleanca per Demokraci, z. Prec Zogaj, duke
mbeshtetur parafolesin vuri ne dukje se eshte e rrezikshme per shtetin shqiptar
qe pales greke e cila ka perfituar thela te medha nga privatizimet ne ekonomine
tone, si AMC, investimet ne operatorin e dyte te telefonise se levizshme
VODAFONE, perparesine ne tregtine e naftes, etj, ti krijojme shansin qe per
shtate vjet te jete ndertuese dhe zoteruese e nje baze ushtarake.
Per te shuar valen e pakenaqesise se deputeteve e merr fjalen ministri i
Mbrojtjes, z. Pandeli Majko, i cili ne menyre cinike replikon me parafolesit
duke thene se ketu nuk behet fjale per nafte e celulare por per llac e tulla,
per kapanonet e bazes, per te thelluar shtratin e detit prane bregut, pra per
nje gje te vogel dhe ska asnje arsye te zmadhohet e te shkohet deri tek ligji i
luftes. Perseri reagon salla, duke e marre fjalen z. Shpetim Rroqi i Ballit
Kombetar qe kontestoi ashper Majkon dhe pershendeti qendrimin e Brokajt. Nga
pozita foli deputeti Mezan Malaj, qe me delikatese dha te kuptoje se nuk e
mbeshtet marreveshjen. I nervozuar merr serish fjalen ministri i Mbrojtjes,
Majko, i cili ne menyre cinike i drejtohet Kuvendit duke thene cuditerisht se
investimi eshte goxha i madh, 5 milione euro, gati sa gjysma e buxhetit vjetor
te shtetit tone.
Menjehere pas tij e merr fjalen deputeti i PLL, z. Sadedin Balla, i cili tha: Po
me habit shume zelli i tepruar me te cilin ministri i Mbrojtjes z. Majko po e
mbron marreveshjen, madje ministri shfaqet para nesh dhe kontradiktor. Nje here
na thote se baza nuk eshte gje tjeter vecse llac e tulla, pra nje gje e vogel,
pastaj papritur del e na thote se kemi te bejme me nje investim goxha te madh,
prej 5 milione eurosh, qe perben gati gjysmen e buxhetit te shtetit shqiptar.
Jam i prirur te mbeshtes arsyetimin e z. Brokaj, i cili ka qene keshilltar i
Sigurimit Kombetar i Presidentit te Republikes dhe ish-minister i Mbrojtjes, sic
vleresoj arsyetimin e kryetarit te Komisionit te Mbrojtjes, z. Dashamir Shehi,
per temos e pranuar kete marreveshje.
Z. Minister!
Ketu nuk eshte as pune nafte e as pune celularesh, por ketu behet fjale per
Shqiperine. Kur vjen puna per Shqiperine ne nuk do te rreshtim se foluri e nuk
do tu leme te beni si doni ju, packa se disa liberale te shthurrur na e quajne
nacionalizem. A e dini ju z. Minister se te marresh pjese ne BE dhe ne NATO
kusht themelor eshte te krijosh marredhenie te fqinjesise se mire me fqinjet?
Greqia merr pjese ne BE dhe ne NATO dhe mbahet se eshte shtet me i emancipuar se
ne.perse atehere shteti grek nuk e heq Ligjin e Luftes me ne, perse nuk e heq
ate te ashtuquajturen lecke e vjeter? Ju thoni se shteti grek ka punuar ne dobi te nje lobingu per
pranimin e Shqiperise ne BE dhe ne NATO. Se pari Greqia duhet te heqe Ligjin e
Luftes si shembull qe ajo respekton parimet e BE dhe NATO.
Z. Minister!
Kam frike se Bishti i Palles do tu shnderrohet ne Bishtin e Dardhes.
Ne fjalen e tij, z. Gramoz Ruc kryetar i grupit parlamentar te PS-se kerkoi me
ngulm qe te pranohet marreveshja. Ai shtoi se kryeministri Nano, gjate vizites
se fundit ne Greqi e ka ngritur ceshtjen e Ligjit te Luftes, me kryeministrin
grek Simitis, i cili i eshte pergjigjur se Traktati i Miqesise midis Greqise dhe
Shqiperise e ka tejkaluar ate. Ne vijim z. Ruci, duke iu drejtuar salles, beri
thirrje te kujtojme se gjate kur gjate nje vizite ne Greqi ish-kryeministri Meta
ngriti per here te pare ceshtjen came, nga qarqet zyrtare greke u quajt si
paradoks, ndersa sot ceshtja e pronave came ndodhet mbi tavolinen e Presidentit
grek. Nje deputet i Partise per te Drejtat e Njeriut {PPDDNJ}, z. Kristo Goxhi,
foli ne mbeshtetje te miratimit te marreveshjes. Deputeti socialist z. Zyhdi
Pepa, duke replikuar me te e quajti shtetin shqiptar shtet te rrumpalles, qe
greket e te tjere e trajtojne si tu doje qejfi. Pasi perfunduan diskutimet qe
pergjithesisht ishin kontestues, kryetari i seances z. Pellumbi, ne baze te
procedures te shpreheshin grupet parlamentare para se te kalohej ne votim. Ne
emer te grupit te PLL-se, perseri e mori fjalen z. Sadedin Balla qe tha: PLL e
ka mbeshtetur z. Majko ne situata te veshtira {nenkupto gjate luftes se Kosoves},
por sot nuk do ti jape mbeshtetje per ate gjene e vogel {bazen ushtarake}, sic e
quajti ministri. Nisur dhe nga filozofia e Albert Kamyse {shkrimtar e filozof
ekzistencialist}, i cili thosh se gjerat e medha e kane zanafillen e tyre ne ato
gjerat e vogla, sic mund te jete edhe kjo baza ushtarake. Ne e vleresojme
perpjekjen e z. Nano per heqjen e Ligjit te Luftes ndermjet Shqiperise e Greqise,
por me keqardhje konstatojme se pergjigjia diplomatike e kryeministrit Simitis
tregon se ka deshtuar dhe kjo perpjekje e rradhes. Z. Ruci me dha nje argument
tjeter ne fjalen e tij per rastin Meta, qe tregon se po nuk ngulmove grekeve nuk
u shkeputet asgje. Grupi parlamentar i PLL-se deklaron voten kunder kesaj
marreveshjeje.
Ne menyre arbitrare me forcen e kartonave, pozita votoi dhe miratoi kete
marreveshje, duke kryer nje akt tjeter te papergjegjshem ne dem te interesave te
atdheut, edhe pse 7-8 deputete socialiste, bashke me opoziten votuan kunder.
AKTIVITETE
Projektligj
i Partise Levizja e Legalitetit per trajtim te posacem te familjes mbreterore ne
Shqiperi
FAMILJA MBRETERORE SHQIPTARE, NDERI DHE KRENARIA E VENDIT
Nga Arben Muka
Partia Levizja e Legalitetit ka pergatitur nje projektligj me te cilin synohet
qe te arrihet nje trajtim i posacem i familjes mbreterore ne Shqiperi. Per te
mesuar dicka me teper rreth ketij projektligji dhe veshtiresive qe mund te
ndeshe ai ne diskutimet ne parlament gazetari i radios Deutsche Welle Arben Muka
bisedoi me nje prej iniciatoreve te ketij projektligji, deputetin Bahri
Kollcakun
- Cfare ju shtyu per te hartuar kete projektligj?
- Ne kuader te nje emancipimi te politikes shqiptare, ne kuader dhe te
bashkepunimit mazhorance - opozite, shtetit shqiptar, i kerkohet qe te krijoje
tashme nje imazh po aq emancipues edhe per Familjen Mbreterore ne Shqiperi. Ne
nuk kerkojme asgje te tepert ne trajtimin e kesaj familjeje, nese e shohim
problemin ne kuader te trajtimit qe behet ne kesi rastesh ne vendet e tjera
ish-komuniste te Evropes Lindore. Kjo nuk ka as fature finaciare, nuk ka asnje
gje qe bie ndesh me Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. E theksoj qe eshte
nje perpjekje realiste per ta ndryshuar imazhin e politikes shqiptare dhe te
qeverise, per trajtimin e familjes mbreterore.
- A mund te na thoni me konkretisht se cfare kerkohet ne projektligjin qe keni
dorezuar per diskutim ne parlament?
- E para, qe qeveria te kete nje trajtim te vecante per Familjen Mbreterore ne
festat kombetare. Kjo familje te kete vendin e vet protokollar ne keto festa. E
dyta, ne nje nga nenet qe ne kemi percaktuar me ane te eksperteve ligjore brenda
Partise Levizja e Legalitetit, percaktohet mbajtja dhe pasurimi i koleksionit te
armeve te familjes mbreterore. Ne
kete aspekt deri me tani ka boshllek ligjor. E treta, lidhet me kthimin ne atdhe
te eshtrave te Mbretit Ahmet Zogu. Nese do te diskutohet ndonje pengese per
motive financiare, kjo mund te merret persiper dhe nga vete familja mbreterore.
E katerta, eshte qe te dihet emertimi i personave dhe emrave te familjes
mbreterore, te percaktohet qarte perberja dhe hierarkia brenda saj. Esencialisht
keto jane disa momente kryesore te projektligjit, por ka dhe ndonje ceshtje
tjeter teknike qe nuk do te kete peshe gjate debatit ne Komisionin e Perhershem
Parlamentar te Ligjeve dhe me pas ne seance plenare.
- Zoti Kollcaku, nga kontaktet qe keni pasur me deputete te partive te tjera
politike ne parlament deri tani, a ka dale ndonje ceshtje qe pritet te hase
pengese ne debatet e ardhshme?
- Pengesa qe une parashikoj se do haset gjate diskutimit te projektligjit ne
Parlament ka te beje me trajtimin politik qe i behet kesaj ceshtjeje.
Normalisht po ta trajtojme kete teme ne planin moral, jane 84 ose 86 deputete,
nga te gjitha grupet parlamentare te maxhorances dhe opozites, te cilet kane
firmosur pak kohe me pare qe familja mbreterore te kthehet ne Shqiperi.
Atehere, Familja Mbreterore nuk mund te trajtohet si te gjitha familjet
shqiptare, sepse ajo ka vlera historike me te medha se familjet e tjera. Gjate
debatit politik qe do te zhvillohet, te majtet shqiptare do ta kene te veshtire
te pranojne pjesetaret dhe trashegimtaret e familjes mbreterore.
Por po ta shikosh me gjakftohtesi do te thosha se me shume nder, ne kete rast do
te marre PS dhe qeveria aktuale qe ndryshojne imazhin qe kane pasur, apo qe
vazhdon ta kete nje pjese e paket ne Shqiperi.
TE MOS HARROJME KURRE GJAKUN E MARTIREVE
Nga Luftar PEPMARKU
Duke ndjekur me vemendje, disa sekuenca filmike nga protestat e ish te
burgosurve e ish te perndjekurve te diktatures, mendja te shkon tek vuajtjet e
panumerta me te cilat u perball kjo shtrese e shoqerise shqiptare.
Natyrisht qe rendimenti i punes se papaguar te kesaj shtrese te shoqerise, do te
perbente nje rezervat per te demshperblyer kete shtrese, ky demshperblim do te
conte ne integrimin e tyre ne rrjedhat normale te jetes. Integrimi i kesaj
shtrese do te ishte nje kontribut ne themelet e demokracise, aq shume te
deshiruar. Kjo per faktin se do te ndeshkonte padrejtesine qe ushtroi sistemi
diktatorial gjate dyzet e gjashte vjeteve te ekzistences se vet, kryesisht mbi
kete shtrese. E megjithate nuk mund te pajtohemi me mendimet e leshuara pa
pergjegjesi nga ndonje element qe, pavarsisht nga burgu qe ka bere, nuk kerkon
shperblimin per vuajtjet qe perballoi, por hakun e punes se papaguar.
Po te ishte keshtu, hak pune te papaguar ka e gjithe shoqeria shqiptare. Por
ceshtja qendron se kesaj shtrese i eshte mohuar liria, mbi te jane ushtruar
veprime te dhunshme, u jane denigruar familjet, u eshte mohuar arsimimi i
femijeve, jane vene te punojne ne sektoret me te veshtire, duke i vene ne pozita
te pabarabarta me shoqerine ku jetonin. Kjo perben edhe motivin, mbi bazen e te
cilit kjo shtrese duhet demshperblyer. Po te ishte per hak pune, atehere
kryeministri aktual Fatos Nano, nuk do te kishte marre as edhe nje lek, pasi nuk
ka bere asnje lloj pune gjate kohes se qendrimit ne burg. E
me sa dime ne, pa punuar fare, per nje periudhe 3-4 vjecare, ai mori 78 milion
leke , te thata ne dore.
Shpresuam ne fillim vitet 90 se tranzicioni do te kalonte brenda harkut kohor te
nje dekade, por gabuam. Po shkojme drejt gjysmes se pare te dekades se dyte dhe
ne akoma jemi ne tranzicion. Ish te burgosurit dhe ish te perndjekurit poitike
te paintegruar, vuajne akoma mjerimin ne te cilin i la diktatura. E sot degjohen
ca zera qe kerkojne hakun e punes se papaguar, ne burgjet kamp te diktatures.
Jo, kurrsesi keto zera fodulle, imitues kapterrash te rendomte , nuk mund te
perfaqesojne idealet e pastra politike te asaj shtrese fisnike, qe shkuan drejt
vdekjes me synimin e qarte qe populli shqiptar te mos perballej me ato dukuri
negative, qe perjetoi gjate sistemit diktatorial komunist. Si zhveshja nga prona,
nga besimi , e dukuri te tjera qe rrjedhin prej tyre, te cilat cojne ne uljen e
dinjitetit njerezor. Lere pastaj po formulojne edhe ligje, e ia cojne
parlamentit e deri presidentit, qe per te pushkatuarit te jepet nje shperblim
rreth 1 milion lek . Sa turp!!! Kur thone se te pushkatuarit kane mbaruar pune
shpejt. Harrojne ata se keta qe vuajten denimin u liruan, nje pjese e mire
krijuan dhe familje, u bene politikane e bisnesmene, u hypen avionave dhe pane
Europen dhe Ameriken me leket e shtetit, qe rrjedhin nga xhepat e populllit dhe
pasurite e vendit. E tani behen bujare ndaj shtetit, me masen e demshperblimit
qe u takon te pushkatuarve dhe jo ne sasine e lekeve te tyre .Po ti degjonin te
pushkatuarit keto mostra, do te ndjenin dhimbje per ta, e do te mallkonin
sistemin komunist, qe pa merite i ka vendosur ne krah te tyre.
Per te krijuar nje imazh mbi vendin qe ze kjo shtrese e respektuar per qellimet
qe ka patur, duhet te hedhim veshtrimin ne kohen kur kane vepruar e jane denuar,
ne shkallen e vuajtjeve qe kane perjetuar. Kjo
do te na conte ne perfundimin se, per denimet me te renda e vuajtjet me te medha,
duhet bere diferencimi ndryshe prej denimeve me te lehta dhe vuajtjeve me te
pakta. Ne kete aspekt, me perparesi do te trajtoheshin te pushkatuarit. Eshte
fakt se ata nuk mund te gezojne demshperblimin pasi kane vdekur, por ate mund ta
gezojne femijet e tyre, ata qe nuk paten kenaqesine te therrisnin nje here baba,
te merreshin ne preher e te perqafoheshin prej tyre. Apo nuk e vuajten gjithe
jeten, qe nga cerdhja e kopeshti, shkolla e shoqeria, puna e ushtria, etiketimin
bir armiku me baba te pushkatuar, etj., etj.
Te denuarit e dhjetevjcarit te pare te diktatures ishin denime te pastra
politike. Me vone pervec motiveve politike kishte dhe denime dashakeqese perse
dikush nuk perkrahte inisiativat revolucionare e ultra revolucionare qe merrte
partia. Kadegoria e trete perbehet edhe nga individe qe per faje ordinere te
perseritura kane tentuar te arratisen. Ne rastet kur ata jane kapur, fajeve te
tyre ordinere u eshte shtuar edhe akuza e mirefillte politike tentative per
arratisje. Nje akuze e tille, i ka vene keto njerez ne pozita te barabarta me te
burgosurit e mirefillte politike. Duke qene keshtu degjohen edhe shprehje se:
Meqe te pushkatuarit nuk kane punuar ne nxjerrjen e mineraleve nga minierat, ne
ngritjen e fabrikave e uzinave, ne ndertimin e pallateve, tharjen e kenetave e
hapjen e kanaleve, mjaft i kane nje milion leke.
Kjo tingellon sikur keta njerez kane shkuar me vullnetin e tyre dhe kane punuar
me pritje qe hakun e punes ta kerkojne tani, kur ai shtet nuk ekziston me. Eshte
detyre paresore qe cdo shtet pavaresisht nga ngjyra politike qe ka duhet te
integroje kete shtrese ekonomikisht, pasi te tjerat, si jetet e shuara, gjakun e
derdhur, eshtrat e humbura, rinine e neperkembur e trupat e cfilitur, nuk
kthehen me.
Po sikur ti hedhim nje sy burgjeve e vuajtjeve qe perjetonin te burgosurit e
diktatures dhe burgjeve e vuajtjeve te kohes se tranzicionit, do te veme re
ndryshime te medha. Ne diktature, perdoreshin tortura nga me cnjerzoret si varja
per shpatullash dhe perplasja pas faqeve te murit, ku ishin vendosur rrjeta
metalike me kunja te mprehte qe tu nguleshin ne trup gjat perplasjeve, heqja e
mishit me pinca, vezet e nxehta nen sqetull, futja e kunjave te mprehte midis
thonjve dhe mishit, mbathja e nallceve ne kembe me gozhde, uria dhe etja
tmerruese, ekzekutimet pa shkak, groposja ne grup duke i mbuluar trupat e tyre
te gjalle me gure e dhe, etj., etj.
Te gjitha sa permenda me lart, mund ti ilustroja me shembuj konkrekte, por do te
duhej ne mos nga nje liber per cdo rast te pakten nga nje tregim rrenqethes. E
meqe nje pjese e tyre jane bere te njohura ne faqe gazetash e libra kujtimesh,
kesaj rradhe po mjaftohem vetem me evidentimin e tyre. Kjo edhe per faktin se
nuk dua te sjelle skena te tmerrshme, te cilat mund te trishtonin moshat e reja
qe do te kishin rastin ti lexonin!
Ne tranzicion, kushte krejt te tjera jetese. Mjafton te kujtojme se edhe ne burg
kemi degjuar te ankohen se u mungonte tharsja e flokeve. Nuk ka nevoje per
komente. Nje luks ky i paarrire, per masen e madhe te nenave, grave, motrave e
vajzave shqiptare, aq me pak per shtresen e ish te burgosurve e ish te
perndjekurve politike te diktatures. Tek i shikonim ne bangen e te akuzuarve ne
diktature, i arrestuari dilte ne sallen e gjyqit, pas torturash cnjerezore, me
koke te rruar, me rroba te rreckosura, sa nuk njihej as nga familja e tij. Ne
tranzicion; Me floke te gjata, me kemisha te lara e jaka te bardha, me kollare,
duke marre edhe poza triumfatoresh, thua se keta kane dale ne kete salle si
eksperte e jo si te paraburgosur, per te bere vlersime e jo per te marre denime.
Nuk eshte se behemi xheloze perse te tranzicionit nuk vuajten si ata te
diktatures. Perkundrazi, gezohemi qe shqiptareve, ne cdo rrethane, vuajtjet tu
pakesohen.Shprehim bindjen se kur te kemi kaluar etapen e ketij tranzicioni te
veshtire, patjeter shqiptaret do te jetojne me mire. Ne kete kuader, pra edhe
per te burgosurit do te kete nje trajtim me njerezor.
Jetet e humbura e eshtrat e djerura, nuk mund te vlersohen me para. Fjala
eshte thjeshte per integrimin e pasardhesve te kesaj shtrese. Keshtu per
vuajtjet e pamerituara e denimet e padrejta qe jane dhene ne diktature edhe masa
e shperblimit duhet te jete me e madhe per denimet me te renda. Kuptohet
ne kete rast vendin e pare do ta zinin martiret. E martire jane ata qe humben jeten te denuar
padrejtesisht nga diktatura. Keto sa fliten e tregohen rreth ketyre problemeve,
na vene ne mendime e na cojne ne perfundime, qe ti bejme thirrje presidentit e
parlamentit, shtetit e deputetit, individit e shoqerise, qe nese synohet te
evitohen plaget e shoqerise, gjerat te merren sipas rradhes dhe rendesise se
tyre. Kur flasim per drejtesi, synojme te denohet padrejtesia ne permasat reale
te saj. Kjo do te thote, qe te mos biem ne gabimin e madh, qe nje padrejtesi te
korigjohet me nje padrejtesi tjeter. Diktatura, martireve nuk ua donte djersen,
ndaj ua mori jeten e ua derdhi gjakun. Ne keto rrethana nuk eshte serioze, qe ne
rastin konkret te vleresohet me shume djersa, se gjaku i derdhur per drejtesi.
PADRONET
E RINJ TE SHQIPERISE
Nga Astrit KOLA
Klasa e re politike qe metoi pushtetin e baballareve, me nje guxim te cmendur
dhe padyshim te suportuar, i dha vetes tagrin te tjetersoje pronen e ligjshme,
pjesen e tundshme te se ciles komunizmi e kish shtetezuar e sekuestruar per
nevoja te qeverisjes e pushtetmbajtjes, ndersa pjesen e patundshme vecse e kish
shoqerizuar.
Pasi u sollen si ngadhnjyes te pushtetit e pronare te vendit, pushtetaret e rinj
filluan te falin e pervetesojne pronen e te tjereve sikur te ishin ne mallin e
babes.
Me sloganin e Dushan-Miladinit poshte bejleret dhe agallaret , horrat e
neokomunizmit guxuan te zhbenin shtresen e pronareve te ligjshem, duke jetesuar
strategjine leninisto-staliniste te likuidimit te klases se kulakeve dhe
pronareve .
Duke perfituar nga indiferenca e demokracive perendimore, te cilat afermendsh qe
nuk do te vinin te vendosnin sinoret e pronave ne Shqiperi, politikanet tane
dhane kushtrimin dhe shembullin per zaptimin e pronave te te tjereve.
Tani qe Evropa, ndonese me vonese, u ka kerkuar te zgjidhin problemin e pronave
te ligjshme, politikanet e varfer shqiptare i jane turrur demagogjise dhe
marifeteve per ta kaluar edhe njehere, e ndoshta perfundimisht, lumin-Rubikon,
qe do ti nxirrte ne steren e thate te integrimit evropian.
Qe politikanet tane jane ne Evrope, kete nuk e ve ne dyshim askush.
Evropa atyre nuk u sherben thjesht si oaz per te merzyer e per tu flladitur pas
shtegetimeve te gjata neper shkretetiren e vendit qe drejtojne, por edhe si
pancir per tu mbrojtur nga penalizmi per padrejtesite e pashembullta.
Sesa seriozisht e ka Keshilli i Evropes dhe negociatori special i tij, zoti
Priebe, ne kerkesen per nje zgjidhje kushtetuese, ligjore e te pranueshme nga
pronaret per ceshtjet e pronave, kjo do te verifikohet nga permbajtja e
projekt-ligjit qe Qeveria do ti kaloje per miratim Kuvendit.
Edhe perfaqesuesi i OSBE-se, zoti Liponen, e ka theksuar domosdoshmerine e nje
zgjidhjeje te ketij problemi, te cilin Presidenti Moisiu e ka marre teper
seriozisht. Por zvarritjet e qeverise dhe denoncimet e Z.P per abuzimet e
pushtetareve vendore dhe politikaneve, flasin shume dhe paralajmerojne nje
trashje te zullumit per problemin e pronave. Nderkohe qe litari i holluar i
shpreses se Nano-Qeverise per financimin e pritshem nga BE u keput dhe qeveria
nuk mori asnje kacidhe, shume pak politikane te opozites ngriten zerin per kete
ndeshkim te Shqiperise per shkak te mospermbushjes se detyrimeve per zgjidhjen e
problemit te pronave. Dhe kjo sepse nje pjese e mire e tyre jane bashkefajtore
ne krimin ndaj pronareve te ligjshem.
Edhe Serbia, pasi i vuri flaken Ballkanit per 10 vjet rradhazi, arriti te marre
220 milione dollare kredi nga BE, nderkohe qe Shqiperia vazhdon te penalizohet
per neglizhencat e qellimshme ne permbushjen e detyrimeve, nder te cilat
problemi i pronesise eshte prioritar. Qe keta mytebere-bashkefajtore te
katrahures se pronave, po tallen me te drejtat dhe kerkesat e ligjshme te
pronareve, kete po e shohin te gjithe, por bumerangu gjithmone kthehet tek kokat
e flakesve mendjelehte.
Keta enveriste pandehin se mund te bejne ligjin gjithmone dhe te shullehen ne
diellin e pushtetit qe deri tani u ka vajtur mbroth, por... me hajer e mbramja ,
- thote populli. Dhe ai nuk gabon.
PERFORMANTI
I QEVERISE, SILURON K.L.SH
Nga Albin TIRANA
N debatin parlamentar te zhvilluar deri ne oret e vona lidhur me Raportin e
Kontrollit te Larte te Shtetit, diskutimi me pikant ishte ai i ministrit te
Financave, Kastriot Islami.
Performanti i performances se performuar te qeverise performante, ministri i
Financave Kastriot Islami, pasi shastisi Tafe Kercukun me rrekene e fjaleve te
huaja, me ne fund i dha Mustafes, ne gjuhen shqipe, dy keshilla te vlefshme: 1)
- K.L.SH. te intensifikoje luften per parandalimin e shkeljeve te natyres se
atyre te konstatuara!!! 2) - K.L.SH te paraqese ne kohen e duhur
rezultatet e kontrolleve te ushtruara, qe gabimeve te bera te mos u humbase
aktualiteti!!!
Sesi mund te parandalohet nga Kontrolli i Larte i Shtetit vjedhja e fondeve
publike nga administrata socialiste, kete mund ta shpjegoje vetem Kastriot
performanti.
K.L.SH. nuk mund te parandaloje babezine e qeveritareve, pervecse te konstatoje
vjedhjen. Ti kerkosh ketij organi te parandaloje abuzimet dhe vjedhjet e fondeve
publike, eshte njesoj si ti kerkosh prokurorise te parandaloje kryerjen e
veprave penale.
K.L.SH. mund te veproje vetem post-factum, pra vetem mund te konstatoje shkeljen
ligjore pasi ajo eshte kryer; te percaktoje demin efektiv ekonomik; shkallen e
pergjegjesise administrative ose penale; personat pergjegjes, si dhe ti
propozoje organeve te emerteses pergjegjesite administrative ose ti dergoje
Prokurorise dosjen me shkeljet e konstatuara, per te mundesuar hapjen e ceshtjes
penale.
Keto jane kopetencat ligjore te ketij organi. Ndersa lidhur me keshillen e
dyte te Islamit, duhet thene se shumica e institucioneve qe kontrollon Sherbimi
i Kontrollit te Shtetit, kane organizma te brendshem kontrolli, pa perfshire
ketu organizmat e specializuar te kontrollit financiar, qe jane ne vartesi te
organeve te emerteses dhe organeve te tjera eprore. Gjithshtu, K.L.SH nuk mund
te kontrolloje ne cdo kohe per te dhene konkluzione te fresketa per shkelje dhe
abuzime, pervecse kur kjo kerkohet nga titullaret e organeve, ose kur shkelja
konstatohet nga kontrolli rutine dhe i planifikuar i ketij sherbimi, cka nuk ka
lidhje me freskine e shkeljes ne fjale.
Pasi ne diskutimin e tij nuk e permendi asnjehere fjalen vjedhje dhe korrupsion,
lidhur me dhjetra milione dollaret e avulluar, Islami, me performancen e tij
natyrore, arriti tu mbushe mendjen degjuesve se ... performanca e qeverise nuk
mund te vihet ne dyshim nga akuzat aspak performante te opozites, e cila ne vend
qe te diskutoje me performance problemet shqetesuese qe duhet te na obligojne te
gjitheve, i ka vene vetes si detyre te sabotoje performancen e institucioneve,
ne mungese te performances se saj .
Pasi i dha Kercukut edhe disa keshilla per Auditimin modern
kontemporano-performant, Islami i dha te kuptoje atij se, keshtu si po vepronte,
mund ta linin ta shqyente opozita dhe Berisha, qe ia kane bere bene qe prej 6
vjetesh.
Mirepo, Islami, i vetsugjestionuar dhe karikuar nga elokuenca performante,
harroi te thoshte qofte edhe dy fjale per institucionet qe bejne kambizem me
paret e shtetit dhe natyrisht jo ne interes te tij. Islami harroi te thoshte
ndonje fjale per kompanite gjigande, te cilat, paskerkan vite te tera qe nuk
derdhin asnje kacidhe ne financat e Islamit, ngaqe pretendojne se dalin me
humbje dhe qe, cuditerisht, nuk paskerkan falimentuar akoma.
Kaci gjithashtu harroi te thoshte qofte edhe dy fjale te vetme, si pronari i
ligjshem i institucioneve financiare si ISISH-i, per shembull, ne arken e te
cilit kompanite e ndertimeve ne Shqiperi, ngaqe nuk sigurojne as 10 % te
punonjesve, nuk derdhin dhjetra milione $ ne vit.
Por ajo qe e cenon performancen e performantit te qeverise-Nano, eshte akuza e
Kercukut se qeveria ka disa vite qe nuk mbledh akoma detyrimet doganore te
pashlyera nga disa subjekte qe jane importuesit me te medhenj te vendit .
Tani qe nga xhepat e shpuar te qeverise rrjedhin qindra milione dollare per
shkak te vjedhjeve dhe evazaionit fiskal, per shkak te kompensimit te boshllekut
nga mema-natyre, kane hyre ne xhepat dhe dikasteret e saj vlerat e performances
performuese, karakteristike per qeverite performante, si ajo e Tosit dhe e Kacit.
DOSSIER
Greqia nuk e konsideron
te vdekur dhe te kaluar njehere e pergjithmone ligjin e luftes me Shqiperine
EDHE NJE HERE PER LIGJIN E LUFTES ME GREQINE
Nga KASTRIOT DERVISHI
Edhe nje here Fatos Nano dhe qeveria e tij, e treguan fytyren e tyre vertete dhe
qellimit qe ata i sherbejne. Dhenia e bazes ushtarake te Bishtit te Palles,
Greqise, per nacionalistet dhe shqiptaret qe e duan me te vertete Shqiperine
perben nje ogur te keq dhe nje shenje tjeter te antishqiptarizmes qe kane ne
gene ata qe drejtojne sot vendin. Akti i fundit i qeverise dhe i mazhorances se
majte ne pushtet, pavaresisht se i papranueshem, nuk eshte i papritur. Kesisoj
ne seancen parlamentare te dates 30 korrik 2002, kryeministri Fatos Nano duke iu
pergjigjur pyetjes se deputetit dhe kryetarit te Partise Levizja e Legalitetit,
zotit Ekrem Spahiu ne lidhje me parteritetin e qeverise se tij me Greqine, ne
nje kohe qe ky shtet nuk ka hequr gjendjen e luftes me Shqiperine, nder te tjera
tha:
Nuk eshte ky mesazhi i programit te qeverise qe prezantova para jush, madje me
lejoni qe me kete rast te theksoj se marredheniet bilateriale me Greqine do te
vazhdojne te jene miqesore ashtu sikunder i takon te jene keto marredhenie mes
dy shteteve fqinje, aq me teper me nje anetar te Bashkimit Evropian. Persa i
takon Ligjit te Luftes, ne e konsdiderojme ate si nje mbetje jo aktive te nje
periudhe qe tashme ka vdekur nje here e pergjithmone{ZP, 31 korrik 2002}.
Nuk eshte kaq i thjeshte problemi sa e ben kryeministri. Nese ligji i luftes do
te ishte mbetje jo aktive e te kaluares, atehere do te thote qe Greqia nuk e di
qe ky ligj duhet hequr ose nuk ka ndermend te zbatoje asnje dispozite te ketij
ligji. Natyrisht eshte e pakonceptueshme per nje shtet qe quhet qofte dhe
formalisht vend sovran si Shqiperia, te quaje partner strategjik pikerisht nje
vend si Greqia qe i ka marre 1/4 e territorit dhe mban akoma ne fuqi gjendjen e
luftes. Nga ana tjeter nese greket do te ishin kaq trima dhe kaq te vendosur sa
duken me Shqiperine, do ta mbanin nje ligj te tille lufte edhe me Italine.
Ne rastin e Shqiperise pra eshte dicka me teper qe i ka bere greket te mos e
konsiderojne nje mbetje jo aktive kete ligj.
Te njejten dite ne Kuvend, ne lidhje me ceshtjen came Fatos Nano u pergjigj si
perhere pa e lenduar fqinjin jugor me keto fjale:
Filozofia baze qe orienton programin e qeverise eshte filozofia e integrimit
permes te cilit do te gjejne zgjidhjen edhe konfliktet tashme te krijuara nga
historia tragjike e Ballkanit {ZP, 31 korrik 2002}.
Pese vjet me pare kur ministri i Puneve te Jashtme Paskal Milo u pyet nga
deputeti i PS-se, Petro Koci ne seancen e dates 29 korrik 1997, ne lidhje me
kuadrin e politikes se fqinjesise aktive me Greqine ndaj ceshtjes came, u
pergjigj:
Zhvillimi i metejshem i marredhenieve shqiptaro - greke, qe eshte objektivi
paresor i qeverise se re, eshte per camet po kaq i dobishem e shpresedhenes sa
edhe per te gjithe shqiptaret e tjere{shih Punime te Kuvendit - 1997, nr 2, faqe
65}.
Tani gjithkush mund te shohe se ne cnivel ndodhet ceshtja came per te pare se sa
e dobishme e shpresedhenese ka qene politika e fqinjesise se mire me Greqine.
Politika zyrtare e ketij grupi politikanesh qe drejtojne sot Shqiperine eshte
mjaft e qarte persa i takon Greqise. Ata nuk kane kurrfare vullneti dhe deshire
per marredhenie dinjitoze me Greqine, bile kane shume deshire te urdherohen nga
politika greke. Ne kete kuader edhe ceshtja came ngelet thjesht ne disa fraza
gjithmone te paqarta te Nanos dhe shokeve te tij.
HISTORIA
E LIGJIT TE LUFTES
Per shkaqe tashme te njohura, me 28 tetor 1940 Italia i shpalli lufte
Greqise dhe e sulmoi territorin e kesaj te fundit nepermjet territorit te
aneksuar shqiptar. Ne kete moment filloi
edhe lufta e quajtur si italo - greke. Sic shihet edhe ne emertesen e kesaj
lufte nuk ka asgje qe ta shquaje ate si lufte italo - shqiptaro - greke.
Menjehere pas fillimit te luftes, ne Greqi u vendos gjendja e luftes me Italine
dhe Shqiperine.
Dekreti mbreteror i dates 10 nentor 1940, ka hyre ne fuqi pas botimit ne Gazeten
Zyrtare greke te vitit 1940{fashikulli A, faqja 379 e me pas}me permbajtjen e
meposhtme:
Italia me dominomet, territoret perandorake me kolonite e saj dhe Shqiperia
percaktohen armike ne kuptimin e ligjit 2636 per veprimet juridike te armiqve
dhe sekuestrimin konservativ te pasurive armike.{shih Marredheniet
shqiptaro-greke ne driten e se drejtes nderkombetare, botuar ne gazeten
Republika te dates 10 tetor 1999 nga avokati Agim Tartari, qe eshte nje nga
njerezit qe ka kontribuar me shume ne zbardhjen e te vertetes, duke trajtuar
aspektin ligjor te kesaj ceshtjeje}.
Ne baze te ketij ligji te gjitha pasurite e shqiptareve e Shqiptareve ne Greqi u
vune nen sekuestrirmin konservativ dhe filluan te administrohen nga shteti grek.
Duhet te theksojme ketu se me fjalen pasurite e shqiptareve ne Greqi nuk kemi
parasysh vetem pasurite e shqiptareve ne trojet e tyre si ne Cameri etj, por per
pasurite e shqiptareve ne te gjithe territorin e shtetit grek.
Me vone me vendim te perbashket te Ministrise se Ekonomise Kombetare dhe te
Ministrise se Financave te Greqise, date 9 qershor 1947, nr 14882/3574 dhe me
vone ne baze te ligjit nr. 4506, date 14 mars 1966, perjashtoheshin nga zbatimi
i dispozitave te ligjit te luftes shtetasit shqiptare me origjine greke qe
banonin ne Shqiperi. Sipas ketij ligji dhe sipas deshires identifikuese greke
shtetas shqiptare me origjine greke quhen te gjithe ortodokset e Shqiperise.
Sipas dekret-ligjit nr 1138/1948, neni 21 i ligjit te luftes eshte ndryshuar
duke qartesuar se marrja fund e ketj ligji behet me vendim te perbashket te
kryeministrit, ministrit te Puneve te Jashtme, ministrit te Financave dhe
ministrit te Drejtesise. Pastaj nje vendim i tille duhet te miratohet edhe nga
parlamenti grek.
Ne vitin 1987 greket mashtruan ne lidhje me heqjen e ligjit te luftes me
Shqiperine. Per faj edhe te pales shqiptare, per shumicen e popullsise nuk dihej
deri vone se Greqia e kishte akoma ne fuqi kete ligj. Por duhet kujtuar se
greket kane qene mashtrues deri vone ne lidhje me kete ceshtje. Keshtu per
shembull keshilltari i shtypit i ambasades greke ne Tirane, Kristos Failadis ne
vitin 1994 i ka deklaruar gazetes Aleanca sa me poshte:
Me komunikaten zytare te Keshillit te Ministrave te Greqise date 28 gusht 1987,
ka pushuar se ekzistuari gjendja e luftes me Shqiperine. Ky dokument zyrtar i
Keshillit te Ministrave eshte firmosur nga kryeministri i asaj kohe...Papandreu
dhe ministrat pjesemarres.
Sipas i nformacioneve qe kemi ky i ashtuquajtur vendim nuk eshte botuar ne
Gazeten Zyrtare te Greqise, pra ka qene nje truk grek per t`i sherbyr politikes
se dy popujve miq qe kishte nisur ne Shqiperi nga regjimi kriminal i Enver
Hoxhes dhe Ramiz Alise.
PSE GREQIA KA INTERES TA MBAJE NE FUQI LIGJIN E LUFTES ME SHQIPERINE?
Shkaku kryesor i mbajtjes se ligjit te luftes me Shqiperine eshte ai
ekonomik, ose thene ndryshe eshte justifikimi i hajduterise greke nepermjet
ketij ligji. Ne saje te ligjit ne fjale te gjitha pronat e shqiptareve ne Greqi
administrohen nga shteti grek. Ne keto pasuri futen tokat bujqesore, trojet,
objektet, fabrikat, punishtet, llogarite bankare etj. Po ashtu sot ekziston cdo
mundesi qe shqiptareve qe punojne si emigrante ne Greqi tu konfiskohen llogarite
bankare ne baze te ligjit te luftes.
Faktore te tjere jane ata ushtarake, psikologjike, racore etj.
Mbi baze te ligjit ne fjale, ne cdo kohe shtetasit shqiptare qe punojne si
emigrante ne Greqi, mund te konsiderohen si rober lufte dhe mund te burgosen.
Llogaritet qe fitimet qe i sjell ky ligj Greqise te jene aq te medha sa nuk mund
te merren me mend. Perballe kesaj shume, shuma qe dhuroi per shembull Keti Garbi
per maternitetin e Tiranes, duket si nje cerek pike uji ne oqeanin Atlantik. Ne
fund te fundit nuk ka poshtersi me te madhe se sa ti kryesh nje vendi vjedhje
sistematike per vite me radhe nepermjet ligjit te mbetur nga koha, dhe nga ana
tjeter te krenohesh se po i jep ndihme disa qindarka.
A DO TA KERKOJE KRYEMINISTRI FATOS NANO
GODINEN E AMBASADES SHQIPTARE NE GREQI TE KONFISKUAR NE BAZE TE LIGJIT TE LUFTES?
Ndoshta pak kush e di se nga
arka e shtetit shqiptar cdo muaj dalin shuma te medha per te paguar qerane e
ambasades shqiptare ne Greqi dhe 6 apartamenteve te saj. Ne nje kohe qe ne mes
te Athines ne rrugen Vasillissis Sofias, ndodhet godina e ish legates shqiptare
te kohes se mbreterise, e cila eshte prone e shtetit shqiptar. Kjo godine ka
kaluar ne sekuestrim konsevativ qysh prej vitit 1940 dhe sot eshte kthyer ne
muze. Eshte
shembulli me i prekshem nese eshte hequar apo nuk eshte hequr ligji i luftes me
Greqine.
Nese kryeministri Fatos Nano e ka quajtur ligjin e luftes mbetje te se kaluares
dhe vazhdon ende ti qendroje ketij mendimi, atehere le te kerkoje nga homologu i
tij Kostas Simitis, i cili e di fort mire se ne ceshtjet ekzekutive nuk kemi te
bejme kurre me mbetje te se kaluares, qe kjo godine t`i kthehet shtetit shqiptar.
Natyrisht ne krahasim me ate qe kane humbur dhe po humbin shqiptaret ne Greqi,
godina ne fjale nuk eshte gje fare, por te pakten nuk duhet ta leme ne heshtje
nje gje te tille, qofte edhe per simboliken e saj.
Kjo godine te pakten eshte nje simbolike qe tregon me mire se kushdo se ekziston
nje gjendje lufte midis te dy vendeve per faj te Greqise. Kur shteti shqiptar
nuk arrin te marre nje objekt ne pronesi te tille, cmund te beje nje qytetar i
thjeshte me kombesi shqiptare ne nje shtet kampion te shkeljes se te drejtave te
njeriut si Greqia.
ILUSTRIM
HISTORIK: SI I GRABISTE PRONAT E SHQIPTAREVE GREQIA EDHE PARA DALJES SE LIGJIT
TE LUFTES.
Duket qe ka qene ne objektiv te qeverise greke shpronesimi i pasurive te
shqiptareve ne Greqi edhe kohe me pare dhe ka qene nje rast i mire per ta
dekretimi i ligjit te luftes ne vitin 1940.
Nese citojme seancen parlamentare te Dhomes se Deputeteve te Shqiperise me 25
qershor 1925, qe iu kushtua pronave te shqiptareve ne Greqi {jo vetem ne Cameri}
merret vesh se nese pasuria do te vihej ne duart te shqiptareve, shtetit
shqiptar do ti vinte nje ndihme prej 10 milion franga ari ne vit {shih Bisedimet
e Dhomes se Deputeteve faqe 192, diskutimi i Xhafer Ypit}. Pa llogaritur
shpronesimin e detyrueshem te cifligjeve te shqiptareve ne Tesali e gjetke,
politika greke synonte ta shtrinte procesin e shpronesimeve ne nje permase sa me
te madhe. Per te kufizuar nje qellim te tille te grekeve ne Greqi shkoi atehere
edhe nje komision parlamentar shqiptar.
Duhet thene se pas kesaj vizite Greqia e kufizoi ndjeshem procesin e ndermarre
ndaj pronave te shqiptareve, ndonese nuk hoqi dore kurre nga nje aksion i tille.
Rast i mire per te ishte ligji i luftes i vitit 1940, i cili nuk mund te jete
kurre nje mbetje e se kaluares perderisa eshte nje faktor i madh grabites per
greket dhe qe i sherben strategjise serbo-greke te rrenimit ekonomik te
shqiptareve.
Beni nje
llogari te thjeshte. Vetem nga viti 1925 e deri sot, me kursin e ketij viti duke
llogaritur rreth 10 milione franga ari ne vit, te marra nga administrimi i
pronave te shqiptareve ne Greqi{pa llogaritur pronat e popullsise came dhe ato
qe preku ligji i luftes i vitit 1940}, Greqia i ka marre {lexo vjedhur}shqiptareve
nje shume prej rreth 800 milion frangash ari. Sa per dijeni nje frange ari
shkembehej me 4 dollare.
GREQIA
MUND TA HEQI LIGJIN E LUFTES VETEM KUR TE GJEJE NJE FORME TJETER KONFISKIMI
Edhe nese vjen nje dite qe greket mund te heqin ligjin e luftes, te jemi te
sigurte se ata kane per te gjetur nje forme tjeter juridike qe do te konsistoje
ne ruajtjen e procesit konfiskues. Greket jane ushqyer per rreth 200 vjet me nje
propogande te terbuar antishqiptare dhe nuk mund te pritet qe nga ana e tyre te
buroje deshira per fqinjesi te mire. Greket duan te jene me shqiptaret
kolonizatore. Atyre u pelqen qe te sillen si te tille.
Ne nje tjeter menyre mund te themi se shitja e ekonomise shqiptare, Greqise
eshte nje tjeter ligj lufte qe vepron brenda territorit te shtetit shqiptar.
ANALIZE
7
PRILLI, MENXYRA FATALE E SHQIPTAREVE
Murat BASHA
7 Prilli kobzi i vitit tragjik 39-te, do te mbetet ne memorien historike te
shqiptareve, si nje nga ngjarjet qe ndryshuan rrjedhen e zhvillimit shoqeror dhe
deformuan ne menyre te pakthyeshme substratin politiko-etatist te elites
intelektuale dhe klases sone politike.
Idete majtisto-liberale, qe permbyten Evropen e viteve 20-30, e gjeten klasen
politike shqiptare ne hapat e para te deshirave dhe perpjekjeve titanike per
jetesimin e filozofise se Rilindjes Kombetare, nepermjet kulmimit te aftesive
shtetformuese.
Shtetaret tane te medhenj, elita e elites se klases sone politike, qe shkelqeu
ne sfondin e erret te te semurit te Bosforit, hodhen dhe cimentuan themelet e
shtetit te pare nacional shqiptar, pas aprovimit te Statutit Themeltar ne 1
Shtator te vitit 1928.
Pavaresisht gjenialitetit te Ahmet Zogut, shqiptaret kurre nuk mund ti
sendertonin aspiratat e tyre pa kontributin krucial te politikaneve dhe
shtetareve qe, me mendjen e ndritur, i rroken ne ajer idete dhe vizionet e
Mbretit te tyre, te cilin e mbeshteten pa medyshje, deri ne fund.
Bartesit e ideve komuniste e fashiste, ide qe ne realitetin shqiptar shpesh
konfondoheshin deri ne mbivendosje, nuk munden asnjehere te vinin ne dyshim e aq
me pak te shembnin parimet konservuese te shoqerise shqiptare. Kjo shoqeri,
zhvillimin nuk mund ta pranonte si kundervenie deri asgjesuese ndaj tradites qe
kish determinuar psiqiken dhe fizionomine tone kombetare.
Stoicizmi dhe lufta e shkelqyer diplomatike e Mbretit Zog I dhe e
pasuesve-diplomate te Tij, jo vetem poshteruan diplomacine trashanike te Cianos,
por e cekuilibruan ate dhe e detyruan Italine te perdore gjuhen e forces ndaj
Shqiperise.
Keshtu, aventurierit fashist Duce, i mbeti vecse pushtimi ushtarak i Shqiperise
per te shtene ne dore sovranitetin e shtetit shqiptar, pas deshtimit te
shkembimit te vartesise politike me ndihmat ekonomike. Pakti Ciano-Stojadinovic
jo vetem qe ishte kunder-reaksion ndaj vendosmerise se Mbretit Zog I per
ruajtjen e sovranitetit te Shtetit Shqiptar, por deshmoi se, ne substance te
fundit, fashistet italiane dhe jugosllavet, bene kauze te perbashket per
coptimin e Shqiperise. Shpallja e Ahmet Zogut Mbret i Shqiptareve, shtypja e
rebelimeve dhe kryengritjeve me implikime italo-serbe dhe, me pas, ky komplot
antishqiptar, hodhen ne ere tezat kriminale per impaktet serbe ne politiken dhe
shtetin shqiptar, si kompensim i 24 Dhjetorit te vitit 1924.
Me aktin e turpshem te pushtimit fashist, Musolini shkeli me kembe marreveshjen
italo-britanike te vitit 1938, per Ruajtjen e statukuose ne Mesdhe dhe,
njekohesisht, shfrytezoi indiferencen kuazikapitullante te Fuqive te Medha te
Evropes qe, ... ne Shqiperi nuk kishin kurrfare interesash, pervecse interesit
te pergjithshem per ruajtjen e paqes ne bote {!!!}. A thua se Shqiperia ndodhej
jashte planetit dhe pushtimi i saj ishte thjesht nje eskursion ushtarak i
fashisteve. Agresioni fashist dhe pushtimi i turpshem i Shqiperise, hodhi ne ere
arsyet e ekzistences se metejshme te Lidhjes se Kombeve dhe moralin e
supershteteve anetare, te cilet as qe denjuan te shqyrtonin Deklaraten e
Protestes se Qeverise shqiptare, pas pushtimit te nje vendi anetar sikunder
ishte Shqiperia.
Komunistet dhe historigrafia e tyre, e fshehen faktin se perfaqesuesi i
Bashkimit Sovjetik ne Lidhjen e Kombeve, ishte kundershtari me i eger i futjes
ne rendin e dites per shqyrtim te Protestes se Qeverise shqiptare per aktin
banditesk te pushtimit. Dhe kjo sepse bolsheviket ishin po aq agresore kunder
Finlandes, republikave priballtike, etj..
Toleranca kapitulluese e Demokracive te Medha, zgjoi oreksin e nazi-fashisteve,
te cilet vecse ndryshuan rradhen e viktimave ne kasaphanen qe pasoi dhe, nje
dite te bukur, trokiten edhe ne deren e pacifisteve, duke i mbytur ne gjak.
Me 7 Prill, shqiptaret atdhetare luftuan me heroizem dhe i kthyen brigjet tona
ne varr per fashistet.
Asnje komunist apo majtisto-liberal, nuk i mori armet per te luftuar, madje
shume prej tyre veshen uniformat e fashizmit, ose u anetaresuan ne Partine
fashiste shqiptare. Si gjithmone, luftuan dhe derdhen gjakun ata qe ishin mesuar
te flijoheshin per Shqiperine, brez pas brezi.
Bilanci tragjik i luftes civile dhe aspak clirimtare, perllogariti si elemente
varrezat masive te shqiptareve dhe ndoca varre pushtuesish, qe numeroheshin me
gishtat e dores.
Gabimi trashanik i Demokracive te Medha, vazhdoi edhe gjate Luftes se Dyte
Boterore, pas krijimit te aleancave me sllavo-komunistet e Ballkani dhe te
Evropes dhe Azise. Keto aleanca pragmatiste i sollen komunistet ne pushtet, duke
varrosur Demokracine ne pothuajse gjysmen e Evropes dhe te Azise, gafe se ciles
ia pane hajrin duke paguar faturat e Luftes se Ftohte dhe rreziqet e katastrofes
berthamore.
Por, per shqiptaret dhe popujt e tjere te Evropes Juglindore, demet me te medha
te Luftes se Dyte Boterore nuk ishin ato materiale dhe njerezore, perkundrazi.
Demet me te medha ishin shkaterrimi i substratit konservativ dhe permbysja e
raporteve politike, ekonomike dhe sociale, ne menyre te pariparueshme. Genocidi
komunist fitoi legjitimitetin prej disa lapidareve, duke guxuar te viktimizoje
familjet dhe elementet me progresiste te shoqerise shqiptare.
Gjate LDB, aleate te fuqive antifashiste u shpallen vrasesit e popullit,
nderkohe qe armiqte historike u shpallen vellezer dhe aleate ideo-strategjike.
Pas vendosjes se pluralizmit, internacionalistet u vetshpallen adhurues dhe
aleate te Perendimit.
Ne kete kendveshtrim, 7 Prilli shkaterroi perspektiven e vendit dhe risolli ne
pushtet forcat me te errta te shoqerise shqiptare gjate disa brezave, duke
sjelle konsekuenca qe do te kerkojne kohe te stergjate per tu riparuar. Por
demi me i rende eshte atrofizimi i aftesive shtetformuese dhe legalizimi i
padrejtesive shoqerore. Ndaj, me te
drejte, 7 Prilli konsiderohet si menxyra fatale e shqiptareve.
7 Prilli dita e zise por dhe e lavdise
Nga Sadedin BALLA
Per here te pare pas 64 vjetesh, festohet ditelindja e NMT Leka I ne atdhe.
5 Prilli 1939 merr nje rendesi te vecante per Dinastine Mbreterore Shqiptare dhe
shtetin shqiptar, pasi perfaqeson trashegimine e Kurores.
PLL i uron jete te gjate NMT Leka I dhe njekohesisht realizim te shpejte te
aspirates se pjeses me te madhe te shqiptareve, qe jane te bindur se qeverisja
monarkike parlamentaro-demokratike, eshte forma me e pershtatshme per vendin
tone. Ne te vertete, muaji Prill eshte i mbushur me evenimente historike mjaft
te rendesishme per legalistet dhe me gjere dhe per te gjithe shqiptaret. Nje
date e tille eshte 7 Prilli, dita simbol e rezistences se popullit shqiptar ne
kohet moderne, kundrejt hordhive fashiste, nen drejtimin e majorit te Mbreterise,
Abaz Kupit, i cili bashke me oficeret e tjere te ngarkuar per te drejtuar
rezistencen ne Shengjin, Vlore, Sarande etj., kryen me nder detyren e ngarkuar
nga Mbreti Zog I. Fashistet italiane, pasi nuk ia dolen te gjunjezonin Mbretin
Zog, e per ta bere vasal te Mbreterise se Italise, si dhe per te bashkuar
Kuroren Mbreterore Shqiptare me Kuroren Mbreterore Italiane, pasi konsumuan
mekanizmat e dredhive, puceve, joshjeve dhe atentateve ndaj Mbretit Zog I,
ndermoren aktin e fundit, ate te agresionit ushtarak ndaj Shqiperise.
Me rezistencen e 7 Prillit, shqiptaret shenuan ne historine e Evropes te paren
rezistence ndaj fashizmit, duke e nxjerre faqebardhe para historise vendin tone.
Me 7 Prillin, historiografia komuniste ka spekulluar per rreth 50 vjet, ashtu
sikurse sot ka ende historianuce qe bartin reminishencat e se kaluares dhe ne
tekstet shkollore te historise nuk pasqyrojne te verteten, por te trilluaren.
Ne legalistet, 7 Prillin e konsiderojme si diten e zise, por dhe te lavdise,
pasi me 7 Prill ne iu dhame popujve te Evropes dhe Botes mesazhin e madh se
fashistet nuk jane te pandalshem, pasiqe nje vend me 850 mije banore, i zmbrapsi
disa here forcat ushtarake te Italise fashiste 40 milioneshe. Ne jemi krejt te
kthjellet ne vleresimin se, pushtimi i Shqiperise nuk perbente vullnetin e
popullit italian, por vecse vullnetin e nje diktature gjakatare. Ashtu sic nuk
perbente vullnetin e popullit tone vendosja e nje diktature komuniste, me pas.
7 Prilli nderpreu vazhdimesine e shtetit modern shqiptar, te krijuar nga Mbreti
Zog I. Ne, me mjete demokratike, na del per detyre te realizojme vazhdimesine e
tij, per te siguruar ardhmerine e vendit tone.
MESAZH URIMI
Kryetari i PLL, z. Spahiu i uron NMT Leka I, 64 vjetorin e lindjes
Kam nderin dhe kenaqesine e vecante qe ne emer te Partise Levizja e Legalitetit,
tJu urojme NMT Leka I Ć¢ā¬ā Mbret i Shqiptareve, 64-vjetorin e
lindjes.
Kenaqesia jone dhe e mbare shqiptareve shumefishohet tani qe Ju dhe Familja
Mbreterore ndodheni ne Atdhe duke fuqizuar shpresat per te ardhmen e vendit.
Ju urojme jete te gjate dhe shendet te plote ne dobi te kombit shqiptar!
EKREM SPAHIU
KRYETARI
NJE JETE NE SHERBIM TE ATDHEUT
-Me rastin e 64 vjetorit te lindjes te Mbretit Leka I
Nga Kastriot DERVISHI
Me 5 prill 2002 u mbushen 64 vjet nga lindja e Mbretit Leka i Pare. Ai eshte
djali i vetem i Mbretit Zog i Pare dhe i Mbretereshes Geraldine te cilet u
martuan me 27 prill 1938, me nje ceremoni festive te zhvilluar ne Tirane. Leka i
Pare lindi ne nje kohe te veshtire dhe ne prag te pushtimit fashist. Lidhur me
kete ngjarje ne kujtimet e tij Ministri i Jashtem i Italise ne ate kohe konti
Ciano shkruan se pushtimi i Shqiperise ishte planifikuar te kryhej ne ditet qe
pritej lindja e princit trashegimtar. Ne shenimet e dates 25 mars 1939 njeriu qe
pergatiti pushtimin e Shqiperise, Konti Ciano shkruan:
Vec te gjithave eshte nje fakt familjar tek i cili kam shume besim: lindja e
afert e nje femije. Zogu e do gruan, e ne pergjithesi gjithe familjen. Besoj se
do te preferoje t`i siguroje farefisit te vet nje te ardhme te qete. Nuk e
imagjinoj dot Geraldinen shtatzene te shtegetoje duke luftuar neper malet e
Matit e te Mirdites.
Ne kete situate te turbullt zhvillimesh politike apo ushtarake, ne oren 3.30 te
mengjezit te dates 5 prill 1939, lindi Princi trashegimtar Leka i Pare. Lindja
e tij u lajmerua ne oren 10-te te mengjezit te kesaj dite me gjemimin e 100-t te
shtenave te topit. Ne ditarin e tij Konti Ciano ironizoi keshtu kete lindje:
Per sa kohe {Leka} do te jete trashegimtar i Mbreterise se Shqiperise?
Mbas lindjes se Princit Leka italianet fiksuan si afat te fundit te ultimatumit
te tyre daten 6 prill. Megjithe kete situate te renduar ne mesditen e dates 6
prill Parlamenti shqiptar i hodhi poshte te gjitha kerkesat ultimative te pales
italiane. Mirepo paralelisht Jugosllavia deklaroi se ne rast te nje rezistence
ne Shqiperi, ajo rezervonte te drejten te hynte 25 kilometra ne territorin
shqiptar.
Nuk ngeli prapa as
Greqia e cila deklaroi se do ta linte kufirin hapur deri me 8 prill, e me pas do
ta mbyllte ate. Per fat te keq edhe reagimi nderkombetar ishte zero.
Si lidhja e Kombeve ashtu edhe Fuqite e Medha miratuan pushtimin e Shqiperise me
heshtjen e tyre. Ne kushte te tilla, nje vend i vogel si Shqiperia e kishte te
pamundur nje rezistence ndaj nje shteti shume here me te madh si Italia. Pasi
Mbreti Zog organizoi rezistencen simbolike ne portet shqiptare dhe ne brendesi
te territorit u largua nga vendi per te vazhduar luften ne mergim dhe per te
qene faktor politik ne arenen nderkombetare.
Keshtu Princi Leka ende pa i mbushur dy dite jete dhe pa e njohur mire atdheun e
tij u detyrua te merrrte rrugen e gjate te mergimit. Ishte ora 4 e mengjezit e 7
prillit kur makinat e Oborrit Mbreteror do ti drejtoheshin kufirit me Greqine,
ndersa Mbreti Zog do ta bente nje gje te tille nje dite me pas. Familja
Mbreterore qendroi me pak se nje muaj ne Greqi dhe me 2 maj 1939 u largua me
tren ne drejtim te Turqise. Nga ketu qellimi i ardhshem i Mbretit Zog do te
behej Britania e Madhe ne funksion te nderkombetarizimit te ceshtjes shqiptare.
Ne fund te qershorit 1939 sovranet lane Stambollin dhe nisen me tren te marre me
qera drejt Rumanise. Me pas udhetimi i Familjes Mbreterore vazhdon me ndalesa ne
Poloni, Lituani, Finlande dhe Suedi. Nga Suedia ne mesin e muajit gusht 1939
sovranet arriten ne Paris, nga ku u larguan vetem pak kohe para ardhjes se
ushtrive gjermane, ne drejtim te Britanise se Madhe.
Ne nentor 1945 pasi Britania e Madhe e njohu qeverine komuniste te Enver Hoxhes,
Familja Mbreterore u largua per ne Egjipt, ku Mbreti Faruk me origjine shqiptare
kishte ofruar mikpritjen e tij. Pas permbysjes se ketij te fundit nga
revolucionaret e Abdyl Naserit ne vitin 1952, jetesa e Familjes Mbreterore u be
e veshtire. Pas nje periudhe tjeter te veshtire ne korrik te vitit 1955 Mbreti
Zog, Mbreteresha Geraldine, Princi Leka dhe pjesetaret e tjere te Familjes
Mbreterore, u larguan per ne Kane te Frances.
Me 9 prill 1961, pas nje semundje disa vjecare, Mbreti Zog nderroi jete ne
spitalin Fosh te Parisit. Ne perputhje me statutin e Mbreterise shqiptare te
vitit 1928 vendin e Mbretit Zog e zuri Mbreti Leka i Pare i cili beri edhe
betimin para Parlamentit shqiptar ne mergim.
Mbreti Leka ne moshen 8 vjecare pervec gjuhes shqipe zoteronte edhe gjuhet
anglisht e frengjisht. Ne kohen e qendrimit te Familjes Mbreterore ne Egjipt ai
u arsimua ne British Boys Schooll te Aleksandrise. Ne vitet 1955-1956 ndjek
mesimet ne Aiglon College te Zvicres ku merr dhe diplomen Matriculation of
Oksford.
Ne vitet 1956-1958 studion ne akademine ushtarake te Sandbesit ne Angli, dhe per
shkencat politiko-ekonomike vazhdoi Universitetin e Sorbones ne Paris. Pervec
gjuheve te mesuara ne femijeri Mbreti Leka mesoi edhe gjuhet spanjisht,
gjermanisht, arabisht dhe portugalisht.
Ne vitin 1962 me ndermjetesine e miqve te tij Mbretit Simeon te bullgareve dhe
Princit Juan Karlos te Burboneve, Mbreti Leka vendoset ne Spanje, ku ushtron
edhe nje aktivitet privat.
Me 23 korrik 1972, Mbreti Leka organizon ne Madrid nje mbledhje me te gjithe
kreret e partive dhe organizatave shqiptare ne mergim, ku te gjithe vendosen te
luftojne per nje Shqiperi Etnike dhe per permbysjen e regjimit antikombetar
komunist te instaluar dhunshem ne Shqiperi. Me nderhyrjen e agjenturave te huaja
kjo marreveshje sabotohet mjaft shpejt.
Me 23 korrik 1975 me rastin e fillimit te Konferences se Helsinkit-KSBE, Mbreti
Leka i dergon nje telegram ketij organizmi ku midis te tjerash thote se nuk do
te kete kurre paqe e mirekuptim ne Ballkan po nuk u njoh integriteti territorial
i Shqiperise Etnike.
Ne tetor 1975 Mbreti Leka martohet me aristokraten australiane Suzane
Kallen-Uordin, dasma e te cileve zhvillohet me madheshti ne kryeqytetin spanjoll
Madrid.
Ne qershor 1977 gjate nje mbledhje te KSBE-se ne Beograd, ai deklaron se nuk
mund te flase Jugosllavia per te drejtat e njeriut ne nje kohe qe ushtron
genocid mbi shqiptaret atje.
Po ne vitin 1977 Mbreti Leka formon Keshillin Ushtarak per Clirimin e Tokave
Shqiptare dhe filloi pergatitjet per te nderhyre me Ushtrine Kombetare ne
Shqiperine etnike per te permbysur regjimin e urryer komunist dhe per te cliruar
tokat e pushtuara. Perpjekjet e tij per te pajisur kete ushtri me arme jane
paraqitur nga propaganda komuniste si perzieje e tij ne ceshtje te trafiqeve te
armeve. Projekti i Lekes se Pare per formimin e kesaj ushtrie, u sabotua nga ato
shtete qe ishin per mosprekjen e integritetit territorial te Jugosllavise. Nisur
nga ky shkak, keto shtete i bene presion edhe qeverise spanjolle ta ndalonte nje
aktivitet te tille ne territorin e saj. Ne keto kushte Mbreti Leka la Spanjen me
31 janar 1979 per te shkuar ne Johanesburg.
Ai nuk mjaftohet me kaq por zhvillon nje veprimtari te dendur diplomatike ne
favor te ceshtjes kombetare shqiptare, e cila kulmonte ne raste si ngjarjet e
vitit 1981 ne Kosove. Ne dobi te ceshtjes shqiptare prononcohen kete kohe edhe
miqte e Mbretit si senatoret amerikane Flloid Spens dhe Xhesi Helms.
Edhe ngjarjet e dyfishta te korrikut 1990 do ta gjenin Mbretin Leka ne krye te
detyres. Ai do te ndjeke nga afer te gjitha hallet e shqetesimit e emigracionit
te ri shqiptar te dyndur ne ambasadat u huaja ne Tirane, dhe do te vazhdoje
interesimin e tij te perhershem ndaj ceshtjes se Kosoves.
Mbreti Leka pershendeti edhe levizjen studentore te dhjetorit 1990. Ai u gjend
prane emigranteve shqiptare qe emigruan ne mars 1991 ne Itali dhe i beri thirrje
popullit shqiptar te bojkotonte zgjedhjet e 31 marsit 1991 te cilat i
parashikonte se do te manipuloheshin nga PPSH-ja.
Ne periudhen e pluralizmit Leka i Pare do te riperseriste kerkesen e perhershme
te tij per te organizuar nje referendum per formen e regjimit.
Pas nje kalimit te nje kohe Leka i Pare do te vinte per here te dyte ne token
shqiptare me 12 prill 1997, ne nje moment te veshtire per vendin. Shqiperia e
sapodjegur nga rrebeluesit e nxitur edhe nga agjenturat e huaja, do te degjonte
nga biri i saj fjalet paqe, bashkim, vellazerim. Pas disa takimesh me
autoritetet shqiptare dhe caktimit te dates se referendumit, Mbreti Leka
zhvilloi nje fushate mjaft dinjitoze ne mbare vendin.
Ne perfundim te referendumit atij iu mohua fitorja dhe iu shkaktua incidenti i 3
korrikut 1997, ku mbeti i vrare edhe nje protestues monarkist, vrasesit e te
cilit nuk dolen kurre para drejtesise. Madje ndaj tij u hap edhe nje
proces penal nga ato qe moren pushtetin me 1997. Per te evituar konfliktet dhe
per t`iu shmangur provokacioneve, Mbreti Leka u largua serish nga atdheu me 12
korrik 1997 me premtimin se ishte i gatshem te kthehej ne momentin qe do ta
kerkonte populli shqiptar. Incidenti me i fundi qe iu shkaktua Mbretit ishte ai
i 6 shkurtit 1999, pikerisht diten e hapjes se konferences se Rambujese. Tashme
cdo gje eshte sqaruar dhe i perket se kaluares. Ne qershor te vitit 2002, Mbreti
Leka I, ne respektim te nje kerkese te bere prej me shume se 70 deputetesh te
Kuvendit te Shqiperise merr vendimin qe te kthehet pergjithmone ne Atdhe. Ardhja
e tij do te shenohet ne analet e historise si njera prej pritjeve me entuziaste
qe i eshte bere ndonjehere ndonje lideri te popullit shqiptar.
Me qindra-mijera vete me ovacione dhe me entuziazmin qe kerkonte momenti e
shoqeruan Mbretin Leka per ne rezidencen e tij. Pikerisht ne kete kohe ai fillon
dhe aktivitetin e tij duke pritur e degjuar shqiptaret nga te gjitha krahinat e
vendit tone.
Ky 64 vjetor e gjen Mbretin Leka i Pare ne ne Shqiperi, perhere te gatshem ne
sherbim te vendit te tij, gjithmone me deshiren per te punuar per nje Shqiperi
te perparuar e demokratike.
Kryetari i PLL, z. Spahiu i uron NMT Leka I, 64 vjetorin e lindjes
Shkrimtari i madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit
Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise
Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen
- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per tāu njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.
- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.
- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se sāben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise. Duhet
te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.
- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen. Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.
- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt. Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle
LETERSI
DIALOG ME BABALARET E KOMBIT
Nga Astrit KOLA
- Po shqiptaret? Po buka e femijeve?
- Po per ata dhe ate po rropatemi e drobitemi... per te gjallet... te vdekurit
dhe lapidaret tia leme historise... hajde, pra... te perqafohemi ne Detante, ne
Fillimin e Ri... ne fillim kryetaret... pastaj te tjeret... Kush foli andej nga
fundi?... Shshshshtt... pushoni se i hapem dosjet, se... se ua bejme prape
komisionin parlamentar per hetime... se spiunet do ti nxjerrim... Si the ti?!...
- A e dini se keshtu na rrezikohen spiunet dhe jetet e tyre... se shemben
institucionet...
- Ke te drejte, harrova...
- Prandaj hajtā ti veme kapak... se detanta... se integrimi... se
negociatat... se buxheti... se ngritja e rrogave dhe pensioneve i qeteson
gjakrat... Ata qe perfitojne, turmat, pasurohen se u bie qe rrogat dhe pensionet tu
ngrihen me nga 5000 leke te vjetra... Si the ti andej nga fundi, Neve na rriten
rrogat me nga 200.000 leke? . Ta pret mendja... se na takon... se nuk jemi si
kembet e dhise... se jemi baballaret e kombit... ne i hapim dhe i mbyllim
defteret, dosjet, pusetat...
- Per pusetat e qenefeve e kishe fjalen zoti baba i kombit?
- Si the ti? Mire e the, tamam, Zot, Baba i Kombit. A e dini se,
me Kushtetute, keni te drejte ta hapni gojen apo te votoni vetem nje here ne 3-4
vjet, se, zaten, edhe po votuat gabim apo nese e shperdoroni te drejten tuaj te
votes, prape per Ne do te votoni... Ne i numerojme votat tuaja... i shtojme apo
i pakesojme, i dhurojme per klientelizem politik... Ne bejme eren, shiun,
qenefin... Me fal... hapim dhe mbyllim kapaket e qenefeve...
- Po buken e femijeve, a mund ta shtoni, babazot?
- Aaaaa... per kete mendon Zoti, or ti lum miku... Zoti te
dhashte... buken e perditshme. Se mielli serb... me fal... se Milloshevici... se
Trajkovici... se Arkani... se Bin Ladeni... Uf cāna lodhet per tua
mbushur rradaken! Sa te trashe qe jeni... Ne daci kuptoni e besoni, ne daci
mos... Rrofte
integrimi... poshte terrorizmi... ai nderkombetar, kuptohet... Rrofshin
aleancat, konsensuset... Rrofte Aleanca e Atlantikut Verior... rrofte e qofte
stabilizimi... asociimi... Rrofshin dyert e Evropes, kanatat, kapaket...
- Te kujtā, te qenefeve?...
- Po, edhe te qenefeve... Se, po te mos i mbyllim Ne, kuterbojne dhe qelbin
dynjane...
Se fajtore jeni ju... se ju pegerni... ne vetem mbulojme te pegerat tuaja dhe...
bejme kompromise historike, bejme paqe sociale, bejme...
- Po te renet, po lapidaret...?
- Aaaaa, po ua thame njehere... Ata do tua leme
historianeve... do tua leme 5 Majit; 2 Prillit; 12 Shtatorit dhe... presidentit
konsensual, qe ben dekorime e shperndan tituj... Ja, fjala vjen, Azemit, qe ben
pjese tek te renet, i dhame titullin Nderi i Kombit , ja, pra...
- Po mire, po si tia bejme se, para dy vjetesh, titullin Nderi i Kombit e fitoi
edhe marangozi cerekshekullor i Akademise se Shkencave...
- Aaaaa, per kete e ka fajin ish presidenti... qe nuk ishte konsensual si ky i
sotmi, qe eshte edhe kryeqytetari i Shqiperise, por edhe kryeqytetari i
Tropojes... qe do te integroje Tropojen me te gjithe Shqiperine, bashke me 144
varret e pas 98'-es, qe... a e moret vesh pra... Hajtā,
boll na cate koken... na lini te punojme... Tani, vrap e ne shtepi, tek
kalamajte...
- Po ata duan buke, shkolla u eshte prishur dhe sillen gjithe diten neper shtepi
e neper kashuna pleherash... Nuk kemi as drita, as uje... qenefet na jane futur
neper rubineta... Nuk kemi miell ne magje, eshte mbaruar...
- Per kete mos kini merak, se miellin qe kerkoni na e jep Serbia, e kemi
biseduar kete pune dhe per kete mendojne ata... si dikur, kur na e jepte
Hrushovi... Por ju jeni tutkune, nuk merrni vesh nga Diplomacia
dhe Politika e Madhe... Ske cāi ben... kur u
ndane, kaq na rane... Po mos kini frike... Per
kete jemi Neve, Babazotat... prandaj jemi Ne ne krye... Ju vetem dini te hani e
te pegerni...
- Urraaaaa, erdhen dritat...
Dialog i nderprere
Dritat erdhen dhe spikeret bukuroshe, si muezinet e akshamit, fillojne e
kendojne kenget e integrimit, asociimit, stabilizimit e te Paktit te
Stabilitetit e te paqes sociale...
Tani fati i madh na zbriti nga qielli, bashke me telebingon... Turruni, se tani
sapo doli edhe videokaseta e re e Bleones dhe, mbi te gjitha, ajo e Arkanit
shqiptar...
Rifillimi i dialogut
- Si tha ajo? Ka dale ne treg videokaseta e Arkanit shqiptar?
- Pusho, budalla, na ler rehat me gjithe arkane, trajkovice e milloshevice... Tru-derr...
ku merr vesh ti nga paravolite dhe Politika e Madhe... Ku di dhia cāeshte
tagjia. Keto pune i dijme veten Ne... Babazotat e Kombit.
- Na ler te shikojme rehat, se tani fillon misi i shaleve or plak... qe ka
kushtuar jo pak po plot 500 mije dollare...
- Si the... 500 mije dollare per shalet?
- Eeee, per shalet fituese. Ua cfare shalesh... ta bofte Zoti hallall, me gjithe
dollare... Ja, plako, shiko cfare kokteji, dingllas tavolinat, boni qejf o lale,
boni... Puuuu, cfare banketi madheshtor... Si tha
Doktori? Hani derra, pini derra...
- Po dasma e Xhoanes... po limuzina prej Italie, po Golemi... po sa ka
kushtuar?... po ku i moren parate xhanem?
- Cāna cave koken... ik e pyeti vete...
- Mami dua buke... me pihet uje... dua kepuce...
- Kur te na ka sjelle babi parate, more bir, ehhhh...
- Grua, pushoje ate femije, se filloi KPD-ja... po flet Kryetari i Madh, po ua
mbledh te tijve... Shih cfare gallate, i iken dritat salles se KPD-se, iu pre
fjala ne mes Kryetarit te Madh... i iku goja... Shshshshtt, se po flet
Doktori... he, ta lumsha, mblidhjua atyre qe jane kunder Kryetarit te Madh... te
lumte goja, sa mire fole. Urraaaa, tani i doli emri Avokatit, qe do te flase e
do te beje konkluzionet...
___________
ATDHEU"
Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 30 mars 2003; nr.10 (526)
___________
EDITORIAL
NDERKOMBETARET
PARALAJMEROJNE DESTABILIZIM
KRIZA DEGJENERON! Saltzman dhe BB akuzojne SOCIALISTET si destabilizues te
vendit
Nga Edi DELIU
Ankthi rraskapites, prodhuar nga selia roze, tashme eshte shnderruar ne makth
per karrikethyerit dhe ne loje nervash per ata qe presin perfitime te dores se
dyte nga pushteti, ose qe tmerrohen nga humbja e tij. Megjithese te gjitha palet
ne partine e shpartalluar te socialisteve shqiptare e kane kuptuar se kupa u
mbush dhe po derdhet, Nano ka kuptuar se loja e nervave qe ai i ka imponuar
djalosha-reve nervoze te partise se tij, me se fundi do ti gjunjezoje ate, cka
do te shenonte edhe realizimin e skemes se tij. Kundershtaret e tij po i
leshojne pozicionet nje e nga nje ne kete lufte te pabarabarte, te cilen, per
hir te se vertetes duhet thene se, Nano po e perballon me stoicizem. Akuzat dhe
vreri i pafundem i Metes dhe heshtja jo dhe aq e pakuptueshme e ketyre koheve te
fundit e tij, shkaktuan buzeqeshjen e triumfit ne buzet e bash-ustait te
socialisteve. Tashme, qeverise se majte, qe nuk i mungon as edhe nuri dhe
bukuria e trete e Divjakes , po i vjen ere, dhe shume e rende madje. Dhe eshte
absurde te mendohet ndryshe. Ne nje skene tragji-komedie ku mendohej se deri
edhe Dade mund te superonte shefin e dikurshem, ne luften per akaparimin e
diplomacise, asgje nuk mund te jete me e cuditshme. Fitoren ne kete duel, Nano
po e siguron jo thjesht nga zotesia e tij, te cilen duhet thene se nuk e ka pas
te dores se dyte, as kur u vetshpall kryetar i sa e sa nismave, por eshte i
frikshem perdorimi i pozicionit te kryeministrit per te shtrenguar partine.
Nano, si usta i vjeter i agjit-propit, e di mjaft mire se tautologjia dhe
reklama jane kyci i suksesit ne kontaktet me te huajt dhe armet me te mira per
diskretitimin jashte Shqiperise te kundershtareve brenda partise. Ai e ka
kuptuar mjaft mire tashme se diplomacia e Metes, qe nje analist e ka quajtur si
diplomaci e tipit te vellait te Farudinit dhe te dhenderrit te Namikut , do ti
sillte te njejtat pasoja qe, dikur, opozites se sotme, i solli diplomacia e
interesave personale, duke shfrytezuar postet partiake dhe shteterore.
Nano e ka kuptuar se ambicia e tij per tu bere i plotfuqishem, nuk mund te
pengohet nga kundershtaret brenda partise, e qe neser mund te gdhihen edhe
jashte saj. Dhe kjo per faktin e thjeshte se ata e dijne qe nje krize
plotfuqishmerie pa rrugedalje, do ta conte vendin ne zgjedhje te reja dhe ne
humbje te pushtetit te te gjitheve.
Por nje gje eshte e qarte si drita e diellit; e Majta shqiptare tashme eshte
shkermoqur ne disa parti socialdemokrate dhe lideret e saj pushtetdashes te
perjetshem, imitojne Gjinushin qe ka 12 vjet kryetar partie. Lufta e portofoleve
dhe e privilegjeve, nuk mund te mbulohet nga deklarimet per gjoja leshime ne
emer te ruajtjes se vendit nga destabilizimi prej stalinisto-mafiozeve .
Pushteti si qellim final, nuk mund te eklipsoje te verteten e carjes se madhe te
socialisteve, te cilet fituan luften e paprincipte ndaj institucioneve dhe
qeverisjes.
Nano, ne fakt e fitoi kete lufte ne te cilen kundershtaret e tij dogjen
perfundimisht edhe kartat me suksesive . Tash
e tutje ato mund te riciklohen si vjetersira te dala boje. Vetem ndonje levizje
djallezisht e mencur mund ti shpetoje tashme ata. Ndoshta dhe ndonje aleance
tjeter fluide nuk do te ishte krejt pa vlere ne kete moment.
Mirepo pavaresisht quasi fitoreve brenda partizave socialiste, brenda llojit pra,
mesazhet qe vijne nga pertejdetit flasin per krejtesisht te kunderten. Ato
flasin per ate qe Nano e ka humbur perfundimisht luften ne frontin e progresit
te ketij vendi, term te cilin ai e lancon vazhdimisht. Shanset e integrimit,
ekonomia dhe institucionet, tashme jane me te rrezikuara se kurre.
Nano ka triumfuar apo quasi brenda llojit, por per hir te realitetit duhet te
themi se ai nuk ka fituar gjesendi. Keto te ashtuquajtur triumfe qe po hane
vazhdimisht koka dhe konsumojne edhe energjite e fundit te ketij vendi, i ngjan
fitores se Pirros, te cilen askush me mend ne koke nuk deshiron ta kete.
NDERKOMBETARET
PARALAJMEROJNE DESTABILIZIM
KRIZA DEGJENERON! Saltzman dhe BB akuzojne SOCIALISTET si destabilizues te
vendit
Nga Edi DELIU
Ankthi rraskapites, prodhuar nga selia roze, tashme eshte shnderruar ne makth
per karrikethyerit dhe ne loje nervash per ata qe presin perfitime te dores se
dyte nga pushteti, ose qe tmerrohen nga humbja e tij. Megjithese te gjitha palet
ne partine e shpartalluar te socialisteve shqiptare e kane kuptuar se kupa u
mbush dhe po derdhet, Nano ka kuptuar se loja e nervave qe ai i ka imponuar
djalosha-reve nervoze te partise se tij, me se fundi do ti gjunjezoje ate, cka
do te shenonte edhe realizimin e skemes se tij. Kundershtaret e tij po i
leshojne pozicionet nje e nga nje ne kete lufte te pabarabarte, te cilen, per
hir te se vertetes duhet thene se, Nano po e perballon me stoicizem. Akuzat dhe
vreri i pafundem i Metes dhe heshtja jo dhe aq e pakuptueshme e ketyre koheve te
fundit e tij, shkaktuan buzeqeshjen e triumfit ne buzet e bash-ustait te
socialisteve. Tashme, qeverise se majte, qe nuk i mungon as edhe nuri dhe
bukuria e trete e Divjakes , po i vjen ere, dhe shume e rende madje. Dhe eshte
absurde te mendohet ndryshe. Ne nje skene tragji-komedie ku mendohej se deri
edhe Dade mund te superonte shefin e dikurshem, ne luften per akaparimin e
diplomacise, asgje nuk mund te jete me e cuditshme. Fitoren ne kete duel, Nano
po e siguron jo thjesht nga zotesia e tij, te cilen duhet thene se nuk e ka pas
te dores se dyte, as kur u vetshpall kryetar i sa e sa nismave, por eshte i
frikshem perdorimi i pozicionit te kryeministrit per te shtrenguar partine.
Nano, si usta i vjeter i agjit-propit, e di mjaft mire se tautologjia dhe
reklama jane kyci i suksesit ne kontaktet me te huajt dhe armet me te mira per
diskretitimin jashte Shqiperise te kundershtareve brenda partise. Ai e ka
kuptuar mjaft mire tashme se diplomacia e Metes, qe nje analist e ka quajtur si
diplomaci e tipit te vellait te Farudinit dhe te dhenderrit te Namikut , do ti
sillte te njejtat pasoja qe, dikur, opozites se sotme, i solli diplomacia e
interesave personale, duke shfrytezuar postet partiake dhe shteterore.
Nano e ka kuptuar se ambicia e tij per tu bere i plotfuqishem, nuk mund te
pengohet nga kundershtaret brenda partise, e qe neser mund te gdhihen edhe
jashte saj. Dhe kjo per faktin e thjeshte se ata e dijne qe nje krize
plotfuqishmerie pa rrugedalje, do ta conte vendin ne zgjedhje te reja dhe ne
humbje te pushtetit te te gjitheve.
Por nje gje eshte e qarte si drita e diellit; e Majta shqiptare tashme eshte
shkermoqur ne disa parti socialdemokrate dhe lideret e saj pushtetdashes te
perjetshem, imitojne Gjinushin qe ka 12 vjet kryetar partie. Lufta e portofoleve
dhe e privilegjeve, nuk mund te mbulohet nga deklarimet per gjoja leshime ne
emer te ruajtjes se vendit nga destabilizimi prej stalinisto-mafiozeve .
Pushteti si qellim final, nuk mund te eklipsoje te verteten e carjes se madhe te
socialisteve, te cilet fituan luften e paprincipte ndaj institucioneve dhe
qeverisjes.
Nano, ne fakt e fitoi kete lufte ne te cilen kundershtaret e tij dogjen
perfundimisht edhe kartat me suksesive . Tash
e tutje ato mund te riciklohen si vjetersira te dala boje. Vetem ndonje levizje
djallezisht e mencur mund ti shpetoje tashme ata. Ndoshta dhe ndonje aleance
tjeter fluide nuk do te ishte krejt pa vlere ne kete moment.
Mirepo pavaresisht quasi fitoreve brenda partizave socialiste, brenda llojit pra,
mesazhet qe vijne nga pertejdetit flasin per krejtesisht te kunderten. Ato
flasin per ate qe Nano e ka humbur perfundimisht luften ne frontin e progresit
te ketij vendi, term te cilin ai e lancon vazhdimisht. Shanset e integrimit,
ekonomia dhe institucionet, tashme jane me te rrezikuara se kurre.
Nano ka triumfuar apo quasi brenda llojit, por per hir te realitetit duhet te
themi se ai nuk ka fituar gjesendi. Keto te ashtuquajtur triumfe qe po hane
vazhdimisht koka dhe konsumojne edhe energjite e fundit te ketij vendi, i ngjan
fitores se Pirros, te cilen askush me mend ne koke nuk deshiron ta kete.
POLITIKE
MIQESI
DHE BASHKEPUNIM I VAZHDUESHEM
Takim i Simeon II Saxe-Coburg me Familjen Mbreterore Shqiptare
Kryeministri i Bullgarise dhe bashkeshortja e tij, kaluan nje mengjes pune ne
mjediset e Pallatit te Brigadave me anetaret e Familjes Mbreterore Shqiptare.
Te njohur prej vitesh, qe ne Aleksandri ku Familja Mbreterore Shqiptare jetonte
ne miqesi te vecante mes Mbretereshes Geraldina dhe Mbretereshes Xhovana, nenen
e Mbretit Simeon II Saxe-Coburg, u lidh nje miqesi mes Princit Simeon II dhe
Princit Leka I. Shpesh ne kete shoqeri ishin dhe Princesha Maria-Luiza, motra e
Mbretit Simeon II.
Nen perkujdesjen e Mbretereshes Geraldina ata kaluan se bashku pushimet ne
Zvicer, udhetuan neper Egjypt dhe vende te tjera te Mesdheut.
Shkollimi i perbashket ne shkollen angleze te Aleksandrise, Victore College , e
forcoi edhe me shume miqesine midis dy trashegimtareve ballkanike. Kjo miqesi
vazhdoi edhe ne kohen kur Familja Mbreterore ishte vendosur ne France, ndersa
Familja Mbreterore Bullgare ne Spanje.
Kur Mbreti Zog I organizoi shpalljen e Princit Trashegimtar Shqiptar, me 5 prill
1957 ne Kane, midis te ftuarve te vecante ishin dhe anetaret e Familjes
Mbreterore Bullgare.
Shkollimi i Mbretit Simeon II ne SHBA dhe ai i Mbretit Leka I ne Britanine e
Madhe nuk i largoi ata nga njeri-tjetri. Ata bashke me Mbretin Huan Karlos
bashkepunuan per te krijuar kompani te fuqishme biznesi, duke e cuar ne nivelet
me te larta bashkepunimin miqesor.
Edhe me vone ata e kane vazhduar komunikimin, te shoqeruar me miqesine e vecante
midis Mbretereshes Xhovana dhe Mbretereshes Geraldina. Humbja e dy Mbretereshave
eshte perjetuar me dhimbje ne familjet mbreterore respektive.
Ne takimin e zhilluar Simeon II Saxe-Coburg perseriti mesazhin e tij per vdekjen
e Nenes Mbretereshe Geraldina si nje humbje e pazevendesueshme e tezes se
ndritur, mbretereshes historike . Trashegimtari Leka I, duke e falenderuar per
mesazhet e vazhdueshme te miqesise i shprehu deshiren per te rritur
bashkepunimin midis dy popujve, te mbeshtetur ne traditat kombetare te
Shqiperise dhe te Bullgarise. Takimi vazhdoi me idene e perbashket per rritjen e
bashkepunimit ne kushtet aktuale te rajonit ballkanik, ku tashme jane kthyer te
gjitha familjet mbreterore, duke ruajtur gjithmone identitetin kombetar ne
proceset e integrimit euroatlantik.
U bisedua qe ne te ardhmen te realizohet edhe nje vizite e Familjes Mbreterore
Shqiptare ne Bullgari.
DY MBRETERESHA I BEJNE HOMAZHE NENES MBRETERESHE GERALDINA
Me date 26 mars ne oren 17.15, Mbreteresha Margarita, bashkeshortja e Mbretit
Simeon II Saxe - Coburg, kryeminister i Bullgarise, te shoqeruara nga Princ Leka
II dhe Mbreteresha Susan I Zogu, bene homazhe dhe vendosen tufa me lule prane
varrit te Nenes Mbretereshe Geraldina.
Eshte hera e pare ne historikun e protokollit te Oborrit Mbreteror, qe dy
mbreteresha takohen ne Tirane.
Dy mbretereshat shoqeroheshin nga bashkeshortja e Ambasadorit te Bullgarise, nga
gra, personalitete te njohura shqiptare, nga damat e tyre shoqeruese, si dhe nga
nje grup zonjash me origjine aristokrate, nga familjet me te njohura shqiptare.
Mbreteresha Margarita, me origjine nga aristokracia spanjolle, eshte njohur me
Mbretereshen Susan I ne Madrid dhe kane shoqeri e korrespondence te rregullt.
Mbreteresha Margarite ishte njohur prej kohesh edhe me Nenen Mbretereshe
Geraldina. Ajo bashke me Mbretereshen Xhovana, nenen e Mbretit Simeon II Saxe -
Coburg, ishin qendra te takimit te familjeve mbreterore ne Aleksandri, ne Egjypt,
si edhe ne Madrid, ne Spanje.
Nena Mbretereshe Geraldina ka qene figura me historike e mbretereshave evropiane
, - u shpreh Mbreteresha Margarita. Ndersa Mbreteresha Susan I Zogu, kujton me
nderim te vecante Mbretereshen Xhovana: Ajo ishte nje mbretereshe dinjitoze, qe
e donte shume Mbretin Leka. Shpesh, Nena Mbrete-reshe Geraldina, bashke me
Mbretereshen Xhovana i kalonin sebashku pushimet, duke mbajtur ne te njejten
shoqeri Mbretin Simeon II Saxe - Coburg, me Mbretin Leka I dhe me princeshen
Maria - Luiza.
Mbreteresha Xhovana ishte nga Familja Mbreterore Savoja. Nena Mbretereshe
Geraldina i merrte miqte e shtrenjte ne vizita turistike ne Svicer, Egjypt, etj.
Ata kane shume fotografi sebashku .
Miqesia e dy familjeve mbreterore ka vazhduar edhe pas kthimit te tyre ne Atdhe.
Mbreteresha Margarite ka mbajtur korrespondence te vazhdueshme me Mbretereshen
Susan I Zogu. Edhe Mbreti Simeon II Saxe - Coburg, vazhdon kontaktet me Mbretin
Leka I.
Ata do te kalojne nje mengjes pune sebashku, madje edhe ne shoqerine e
mbretereshave, neser ne oren 8 te mengjesit ne Pallatin Mbreteror, qe mban emrin
Pallati i Brigadave. Me Mbretin Simeon II Saxe - Coburg, Mbretin Leka I e lidh
nje miqesi e vjeter, qe kur ishin sebashku ne Kolegjin britanik Victoria , ne
Aleksandri.
Me pas ata bashkepunuan
ne Spanje, sebashku me Mbretin Huan Karlos. Bashkepunimi
i tyre vazhdon edhe sot.
INTEGRIMI RAJONAL ESHTE PARAKUSHT PER INTEGRIMIN EUROATLANTIK TE SHQIPERISE
DHE BULLGARISE
Integrimi rajonal eshte parakusht per integrimin euroatlantik te Shqiperise dhe
Bullgarise, vleresuan te Merkuren me 26 mars 2003 ne nje konference te
perbashket per shtyp, kryeministrat e te dy vendeve, respektivisht Fatos Nano
dhe Simeon II Saxe-Coburg.
Ne vleresuam iniciativat qe forcojne bashkepunimin ne projekte dy dhe
shumepaleshe, per forcimin e sigurise ne luften kunder krimit te organizuar dhe
trafiqeve ilegale dhe te bashkepunimit mes strukturave te mbrojtjes dhe policise
ne kete funksion , tha z.Nano. Ai theksoi se kemi te njejtin angazhim ne luften
kunder terrorizmit, krimit te organizuar apo rrjeteve te trafikut qe pershkojne
rajonin.
Sipas Kryeministrit Nano, te dy vendet gjejne konfirmimin e vizioneve dhe te
gjuhes se perbashket per qendrimet e qeverive ne zhvillimet globale, duke
vleresuar kontributin e njejte qe japin ne luften kunder terrorizmit
nderkombetar . Ndava me kryeministrin bullgar kenaqesine qe te dy vendet do te
jene krah per krah koalicionit ne Gjirin Persik, ne luften kunder terrorizmit ,
tha Kryeministri Nano.
Ndersa kryeministri i Bullgarise Simeon II Saxe-Coburg, tha se gjate takimit me
homologun e tij shqiptar, u diskutua mbi politiken rajonale dhe per luften
kunder krimit organizuar. Ne jemi vende qe jemi te angazhuar ne
luften kunder terrorizmit nderkombetar , tha kryeministri bullgar.
SHQIPERI-BULLGARI, MARREVESHJE NE FUSHEN E TRANSPORTEVE
Ministri shqiptar i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poci, dhe ai
bullgar, Pllamen Petrov, nenshkruan ne Tirane marreveshjen Per transportin
nderkombetar te kombinuar te mallrave .
Marreveshja u nenshkrua ne prani edhe te Kryeministrit shqiptar Fatos Nano dhe
Kryeministrit bullgar Simeon II Saxe-Coburg, i cili u ndodh per me shume se dy
dite ne Tirane per nje vizite pune.
Nepermjet kesaj marreveshje pritet te zhvillohet nje sistem modern transporti,
duke perdorur avantazhet e transportit hekurudhor, rrugor dhe detar dhe krijohen
kushte lehtesuese per transportuesit e te dy vendeve, duke zvogeluar pengesat ne
pikat e kalimit kufitar dhe doganor, si dhe zvogelon ndjeshem kohen e perpunimit
te mallrave.
Marreveshja do te nxise gjithashtu permiresimin e sherbimit dhe rritjen e
aftesive konkuruese te transportit te kombinuar te kryer nga kompani te
transportit hekurudhor, rrugor dhe detar me tarifa stimuluese te pershtatshme.
Sipas kesaj marreveshje, te dy palet do te bashkepunojne dhe kooperojne per
vendosjen e kushteve favorizuese nderkombetare per te stimuluar transportin e
kombinuar dhe do te marrin masa per te stimuluar zhvillimin e rrugeve me
perdorim te perbashket.
Kjo marreveshje gjithashtu percakton rregulla te plota dhe te detajuara mbi
zhvillimin normal te transportit rrugor ndermjet dy vendeve, e cila krijon edhe
kushte te favorshme per shkembimin tregtar te biznesit dhe te levizjes se lire
te mallrave.
Per te siguruar zbatimin e kesaj marreveshje do te krijohet nje komitetet i
perbashket i perbere nga perfaqesues te autoriteteve te te dy paleve
kontraktuese qe do te ndermarrin hapat e nevojshme per zbatimin dhe aplikimin e
marreveshjes si dhe shkembimin reciprok te informacionit te perdorshem.
SHQIPERI-BULLGARI: NENSHKRUHET MARREVESHJA PER TREGTINE E LIRE
Ministri shqiptar i Ekonomise, Arben Malaj dhe zevendesministrja e Ekonomise se
Bullgarise Sofia Kassidova, nenshkruan Marreveshjen e Tregtise se Lire.
Kjo marreveshje u nenshkrua ne prani te Kryeministrit Shqiptar Fatos Nano dhe
atij Bullgar Simeon II Saxe-Coburg.
Marreveshja e Tregtise se Lire, pritet te ndikoje ne liberalizimin dhe rritjen e
shkembimeve tregtare, ne integrimin dypalesh te kulturave te popujve tane, ne
krijimin e nje mjedisi te pregatitur per prodhuesit dhe investitoret ne drejtim
te hapjes se metejshme te ekonomise dhe integrimin e tregjeve vendase ne
parametrat e tregjeve Rajonale dhe Europiane. Gjithashtu, marreveshja do te
ndihmoje ne terheqjen dhe nxitjen e investimevete huaja, si dhe ne rritjen e
nivelit te cilesise dhe standarteve te produkteve tona, me qellim sigurimin e
nje aksesi eficent ne shkembimet tregtare nderkombetare.
Nderkohe qe importet bujqesore nga Bullgaria konsistojne ne perime te grira,
zarzavate te konservuara si kerpudha, domate rrush i zi, nenprodukte mishi,
kikirike, akullore, cokollata etj.
Niveli i eksporteve drejt Bullgarise, ze aktualisht 0.02% dhe niveli i importeve
me kete vend eshte 2.3 %.
Kjo marreveshje, e cila u nenshkrua ne Tirane eshte marreveshja e katert qe
Shqiperia firmos me vendet e rajonit dhe pritet te pasohet nga marreveshje te
tjera me Bosnjen dhe Hercegovinen, Serbine dhe Malin e Zi.
SHQIPERIA DHE BULLGARIA NENSHKRUAJNE NJE MARREVESHJE NE FUSHEN E ARSIMIT
Ministri i Arsimit dhe Shkences, Luan Memushi dhe Ministri i Arsimit dhe
Shkences se Bullgarise, Vladimir Atanason, nenshkruan te Merkuren ne Tirane
Marreveshjen Per njohjen reciproke te dokumentave te arsimit dhe gradave
shkencore .
Kjo Marreveshje u zyrtarizua ne pranine e Kryeministrit Fatos Nano dhe te
Kryeministrit te Bullgarise, Simeon II Saxe-Coburg.
Marreveshja inkurajon zhvillimin dhe konsolidimin e bashkepunimit dypalesh ne
fushen e arsimit dhe shkences dhe lehteson levizjen e potencialeve intelektuale
te te dy vendeve.
Ne baze te ketij dokumenti, u ra dakort qe te konsiderohen te te njejtit nivel
dokumentat per klasen e perfunduar te arsimit 8-vjecar, te mesem te pergjithshem
dhe te mesem profesional.
Dokumentat e arsimit te mesem te pergjithshem dhe profesional, qe lejojne
vazhdimin e arsimit te larte ne vendin perkates, u japin nxenesve te drejten e
aplikimit ne shkollat e larta ne territorin e vendit tjeter.
Per profesione te njejta ose te ngjashme, nga institucionet perkatese do te
njihen edhe dokumente te arsimit profesional dhe te kualifikimit profesional.
Gjithashtu, sipas kesaj marreveshjeje, per fusha te njejta ose te ngjashme
studimi, do te njihen ne menyre te ndersjellte diplomat e arsimit te larte
jouniversitar (3-3.5 vjet), te arsimit universitar (3 ose 4 vjet), duke u dhene
te drejten zoteruesve te tyre te vazhdojne studimet e metejshme, ne perputhje me
legjislacionin e secilit vend.
Nga te dy palet do te njihen edhe dokumentat e leshuara nga shkollat e larta per
studimet pasuniversitare, me kohezgjatje me pak se nje vit.
Marreveshja e nenshkruar mes Shqiperise dhe Bullgarise, konsideron te te njejtit
nivel diplomat e grades shkencore Doktor i Shkencave dhe shkalles arsimore
shkencore Doktor , te leshuara nga te dy vendet.
LAJME DHE AKTIVITETE
PLL:
MOSQEVERISJA E VENDIT THELLON KRIZEN
Jane me qindra-mijra familjet shqiptare qe marrin buken me liste dhe nuk kane
asnje shprese per te ardhmen, ndersa qeveritaret majmen e majmen perdite
Te ashtuquajturat pasoja ekonomike te luftes po perdoren dhe do te perdoren nga
qeveria si nje alibi per te mbuluar deshtimet e saj te vazhdueshme ne fushen
ekonomike. Gjendja e veshtire, papunesia, mungesa e investimeve etj, te
manifestuara deri tani dhe qe do te thellohen me shume ne te ardhmen, jane
pasoja te mosqeverisjes cka u pasqyruan qarte edhe ne raportin me te fundit te
BE-se. Ne e ftojme qeverine qe te mos spekulloje me pasojat e luftes dhe ti
rikthehet seriozisht zbatimit te reformave per integrimin e Shqiperise ne BE .
Kjo eshte deklarata me e fundit qe ka dale nga zyrtaret e Partise Levizja e
Legalitetit , te cilet, nepermjet nje konference per shtyp te zhvilluar diten e
shtune, me date 29 mars 2003, sensibilizuan opinionin publik per keqqeverisjen e
vendit nga PS dhe epr manevrat e ndryshme te qeverisjes se majte per te mbuluar
deshtimin e saj me shkaqe nga me banalet.
Sipas zoterinjve Blerim Kamberi dhe Artan Tujani, respektivisht sekretar per
Marredheniet me Publikun dhe Sekretar per Marredheniet Financiare te PLL, Ne
kushtet e nje ekonomie globale eshte e kuptueshme se luhatjet e tregjeve
nderkombetare do te reflektohen edhe ne ekonomite kombetare te vendeve te
ndryshme, prandaj edhe ekonomia shqiptare nuk mund te jete e imunizuar .
Ndaj dhe sipas drejtuesve legaliste, PLL sheh me shqetesim se situata e re
ekonomike e ka gjetur Shqiperine te papergatitur per te perballuar pasojat e
mundshme. Gjendja monopol e tregut te karburanteve, sasia e pamjaftueshme e
rezervave te caktuara me ligj, niveli i ulet i prodhimit vendas kane bere qe
cmimi i ketyre atrtikujve te shenoje nivele te larta duke shkarkuar tere barren
mbi konsumatoret e thjeshte. Pervoja ka treguar se tregu shqiptar vazhdon te
ruaje ne menyre abuzive nivelin e larte te cmimeve edhe kur jane menjanuar
faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e tyre.
Me tej, neermjet deklarates per shtyp, PLL i ka kerkuar qeverise qe qe te gjeje
dhe zbatoje mekanizmat perkates ne menyre qe pasojat e rritjes se cmimeve ne
tregjet nderkombetare te mos bien vetem mbi konsumatoret e thjeshte por ato te
shperndahen natyrshem edhe mbi importuesit dhe shtetin. Gjithashtu ne kerkojme
qe qeveria te monitoroje ecurine e cmimeve ne krahasim me cmimet nderkombetare
ne menyre qe te mos u lere dore te lire atyre qe kane pozita monopol.
DEKLARATE
Po behen dy jave qe ka filluar lufta ne Irak. Si ne cdo lufte tjeter qe zgjat,
pasojat e saj ndjehen edhe ne ekonomi. Ne keto kushte PLL e ndjen te nevojshme
te beje disa komente mbi pasojat e saj ne ekonomine e vendit tone.
Ne kushtet e nje ekonomie globale eshte e kuptueshme se luhatjet e tregjeve
nderkombetare do te reflektohen edhe ne ekonomite kombetare te vendeve te
ndryshme, prandaj edhe ekonomia shqiptare nuk mund te jete e imunizuar.
PLL sheh me shqetesim se situata e re ekonomike e ka gjetur Shqiperine te
papergatitur per te perballuar pasojat e mundshme. Gjendja monopol e tregut te
karburanteve, sasia e pamjaftueshme e rezervave te caktuara me ligj, niveli i
ulet i prodhimit vendas kane bere qe cmimi i ketyre atrtikujve te shenoje nivele
te larta duke shkarkuar tere barren mbi konsumatoret e thjeshte. Pervoja ka
treguar se tregu shqiptar vazhdon te ruaje ne menyre abuzive nivelin e larte te
cmimeve edhe kur jane menjanuar faktoret qe kane ndikuar ne rritjen e tyre.
PLL i kerkon qeverise qe te gjeje dhe zbatoje mekanizmat perkates ne menyre qe
pasojat e rritjes se cmimeve ne tregjet nderkombetare te mos bien vetem mbi
konsumatoret e thjeshte por ato te shperndahen natyrshem edhe mbi importuesit
dhe shtetin.
Gjithashtu ne kerkojme qe qeveria te monitoroje ecurine e cmimeve ne krahasim me
cmimet nderkombetare ne menyre qe te mos u lere dore te lire atyre qe kane
pozita monopol.
PLL ndjen me shqetesim se te ashtuquajturat pasoja ekonomike te luftes po
perdoren dhe do te perdoren nga qeveria si nje alibi per te mbuluar deshtimet e
saj te vazhdueshme ne fushen ekonomike. Gjendja e veshtire, papunesia, mungesa e
investimeve etj, te manifestuara deri tani dhe qe do te thellohen me shume ne te
ardhmen, jane pasoja te mosqeverisjes cka u pasqyruan qarte edhe ne raportin me
te fundit te BE-se. Ne e ftojme qeverine qe te mos spekulloje me pasojat e
luftes dhe ti rikthehet seriozisht zbatimit te reformave per integrimin e
Shqiperise ne BE.
Tirane me, 29.03.2003
KRYETARI I PLL EKREM SPAHIU TAKOHET ME KRYETARIN E KOMISIONIT TE JASHTEM TE
DHOMES SE DEPUTETEVE TE ITALISE, GUSTAVO SELVA
Kryetari i Komisionit te Jashtem te Dhomes se Deputeteve te Italise Gustavo
Selva, mberriti diten e premte, me date 28 ne Tirane per nje vizite zyrtare
dyditore. Vizita e z.Selva ne Tirane, u zhvillua me ftese te Komisionit
Parlamentar te Politikes se Jashtme.
Ne diten e pare te vizites se tij ne Tirane, z.Gustavo Selva, u takua dhe
zhvilloi bisedime me anetaret e Komisionit te Politikes se Jashtme e Komisionin
e Integrimit te Kuvendit te Shqiperise.
Ne kete takim mori pjese dhe deputeti dhe kryetar i PLL, z. Ekrem Spahiu, si
anetar i Komisionit te Politikes se Jashtme dhe te Integrimit te Kuvendit. Nder
te tjera, zoti Spahiu tha se: Italia eshte nje mik i madh i vendit tone dhe
mbetet nje nga aleatet streategjike te Shqiperise. Komisioni i Poitikes se
Jashtme te Shqiperise ka qene ne koherence te plote me zhvillimet rajonale.
Opozita shqiptare ka ndikuar dukshem ne nenshkrimin e marreveshjes per hapjen e
negociatave midis Shqiperise dhe BE . Shqiperia eshte rreshtuar ne
koalicionin antiterror, etj.
Por persa i perket politikes se brendshme opozita ka objeksionet e saj ndaj
qeverisjes sepse krimi i organizuar, korrupsioni, trafiqet e paligjshme, sistemi
i drejtesise, etj., kane qene nder pikat me negative qe kane vonuar integrimin e
vendit tone ne strukturat euroatlantike, ndaj te cilave ka qene mjaft kritike jo
vetem opozita por dhe komuniteti nderkombetar, sidomos Bashkimi Evropian me
raportin e diteve te fundit .
Nje vend te rendesishem ne fjalen e z. Spahiu zuri dhe sistemi zgjedhor ne
Shqiperi ne respektim te votes se lire te elektoratit shqiptar.
TAKIME TE SUKSESSHME TE Z. SPAHIU NE RUMANI DHE NE HUNGARI
Nje delegacion i Komisionit te Politikes se Jashtme te Kuvendit te Shqiperise, i
perbere nga z. Ilir Zela kryetar i ketij komisioni, z. Besnik Mustafaj
nenkryetar, z. Ekrem Spahiu dhe z. Marko Bello kane qene ne Rumani nga data 23
ā 26 mars 2003 te ftuar nga Parlamenti i Rumanise.
Gjate qendrimit ne Rumani, delegacioni ka patur takime shume te rendesishme me
drejtuesit me te larte te Parlamentit, Dhomes se Deputeteve, Senatit, Komisionit
te Politikes se Jashtme dhe Komisionit te Integrimit te te dyja dhomave.
Gjithashtu, parlamentaret shqiptare jane pritur dhe nga drejtuesit e Ministrise
se Puneve te Jashtme te Rumanise.
Gjate takimeve, deputeti i PLL, z. Ekrem Spahiu ne fjalen e tij u perqendrua ne
zhvillimet politike ne Shqiperi, proceset integruese te vendit tone ne
strukturat euroatlantike si dhe ne marredheniet dypaleshe Shqiperi-Rumani.
Z. Spahiu gjate fjales se tij ne keto takime ishte shume i interesuar te dinte
nga bashkebiseduesit se si ka vepruar dhe po vazhdon Rumania per:
- kthimin e pronave te pronari legjitim
- integrimi i ish-te burgosurve politike
- privatizimet
- proceset zgjedhore dhe sistemet e tyre nder vite ne Rumani
- e ne menyre te vecante trajtimi i Familjes Mbreterore Rumune nga shteti
Vizita e delegacionit parlamentar te Komisionit te Jashtme ishte mjaft e
suksesshme sepse Rumania ka nje progres te dukshem ne proceset integruese ne
NATO dhe BE, cka do te thote se Shqiperia mund te perfitoje nga pervoja e saj.
Z. SPAHIU I FTUARI I SHBA-VE
Deputeti i PLL, z. Ekrem Spahiu, anetar i Komisionit te Politikes se Jashtme te
Kuvendit te Shqiperise, nga data 9-15 mars 2003, ka qene i ftuar ne nje seminar
te organizuar nga Departamenti i Mbrojtjes se SHBA ne Budapest te Hungarise.
Gjate qendrimit ne Budapest, z. Spahiu ka patur takime shume te rendesishme me
drejtues te Departamentit te Mbrojtjes se SHBA-ve dhe personalitete te Hungarise.
Mblidhet dega e PLL me Gramsh
NE NJE HAP ME TE TJERET
Afrimi i zgjedhjeve locale ka nxjerre ne pah domosdoshmerine e kryesise se PLL
per ti qendruar praen te gjitha degeve te partise, pavaresisht nga shtrirja dhe
popullsia qe ato kane.
Keshtu, me date 22 mars 2003, sekretari Organizativ i PLL, z. Ergjent Bufazi dhe
kryetari i deges se PLL-Elbasan, njekohesisht dhe pergjegjes per prefekturen, z.
Bujar Cala moren pjese ne mbledhjen e Komitetit Drejtues te deges se
Gramshit.raportin mbi gjendjen e kesaj dege e mbajti kryetari, z. Edmond Guri, i
cili vleresoi rolin dhe kontributin qe ka dhene cdo anetar i KD-Gramsh ne
angazhimet qe ata kane marre si dege.
Rendesi dhe vleresim kemi treguar dhe tregojme per te gjithe ata qe kane qene
themeltaret e Legalitetit ne Gramsh, ku edhe sot roli i tyre eshte i
pazevendesueshem. Jemi ne kohe per te hyre me seksione edhe ne ato fshatra te
pakta qe na kane mbetur, per te qene keshtu te gatshem dhe dinjitoze per
fushaten qe po afron , theksoi midis te tjerash ne fjalen e tij kryetari lokal i
PLL, z. Edmond Guri.
Z. Hasan Muha, nenkryetar i deges, vuri theksin ne ngritjen se afermi te
forumeve artnere dhe per kete kemi hedhur hapa te sigurt si rezultat i afrimit
te grup-moshave te ndryshme. Eshte punuar shume me ata persona te cilet kuptojne
se duhet te jene ne Legalitet por shkeputja nga formacione te ndryshme politike
per ta eshte vetem ceshtje kohe, pasi e ndjejne veten te zhgenjyer.
I vecante ishte diskutimi i z. Pellumb Karaj, anetar i KD. Ai percaktoi
pozicionin e tij jo vetem kontribues ne PLL, por edhe historik, pasi e kaluara e
familjes se tij ka qene e lidhur ngushte me Mbreterine.
Mbledhja vazhdoi edhe me diskutimet e kryetareve te nendegeve te ardhur nga
komunat e Gramshit.
Ndersa z. Bujar Cala, ne fjalen e tij ishte mjaft inkurajues per te pranishmit,
duke patur parasysh dhe obligimet qe ai ka si kryetar i PLL ne Prefekture. Z.
Cala vleresoi gjithashtu dhe seriozitetin qe ka marre kjo dege, sikurse
shtrirjen qe duhet te kete per te arritur objektivin nje seksion ne nje qender
votimi .
Ne fund e mori fjalen z. Ergjent Bufazi, sekretar Organizativ i PLL. Ne fillim
te fjales se tij ai i pershendeti te pranishmit ne emer te kryesise dhe te
kryetarit Spahiu duke i falenderuar njekohesisht per shtysen e madhe qe i kane
dhene zgjerimit te PLL ne Gramsh.
Per PLL keto zgjedhje jane te rendesishme, njekohesisht edhe per ju, pasi nga
rradhet tuaja do te dalin kryetaret e ardhshem te bashkive e komunave, si dhe
keshilltaret legaliste.
Si zbatues i udhezimeve te dale nga kryesia e Partise, une jam i sigurt se ju do
te merrni ate cfare keni dhene. Por kjo nuk duhet e na gezoje apo te na
hidheroje, pasi kemi ende dhe shume pune per te bere , tha z. Bufazi.
Mbledhja vazhdoi me pyetje dhe diskutime te ndryshme.
Mblidhet Komiteti Drejtues i PLL-Bulqize
LEGALISTET BULQIZAKE TE PERGATITUR
PER TE FITUAR NE ZGJEDHJE
Me date 27 mars 2003, ne degen e PLL ā Bulqize u zhvillua mbledhja e
rradhes e KD te PLL-Bulqize, ne kete mbledhje morren pjese sekretari Organizativ
i PLL, z. Ergjent Bufazi dhe kryetari i PLL-Mat, z. Besnik Murati.
Raportin per zhvillimet politike midis dy mbledhjeve e paraqiti kryetari i deges
z. Zenel Shehu. Ai foli per gjithesa kishte arritur dega dhe i ftoi anetaret e
tjere te KD-se per te raportuar per detyrat e ngarkuara. Gjithashtu, z. Zeneli
theksoi midis te tjerave se ka ardhur koha te jemi vetvetja, ndaj jemi koshiente
per ate cfare ka mbetur per te bere.
Me pas folen edhe disa prej anetareve te KD-Bulqize.
Nenkryetari Bardhyl Rama, theksoi se ne punen tone kemi patur parasysh udhezimet
nga qendra, kemi bere te mundur ngritjen e seksioneve ne co lagje te qytettit,
sikurse jemi mjaft mire ne komunen Ostren.
Besnik Alliu, kryetar i nendeges Fushe-Bulqize vleresoi zgjedhjet ku Legaliteti
ka dale vec pasi atehere kemi patur dy keshilltarekurse heren e fundit kur dolem
ne koalicion nuk kemi asnje.
Mendu Muca, kryetar i nendeges Ostren u shpreh i gatshem per zgjedhjet qe po
afrohen pasi ndjehem i kenaqur me punen e bere.
Me pas diskutuan edhe anetare te tjere te KD, si Mersin Luku-kryetar i nendeges
Bulqize, Sulejman Alia, Afrim Fiku, Haxhi Duga, Buron Xheka, etj. Edhe keta
ishin te vendosur ne fjalen e tyre per te marre ate cfare meritonin.
Me pas foli z. Besnik Murati, kryetar i deges Mat, i cili shprehu shqetesimin e
tij per punen e madhe qe eshte per tu bere deri ne zgjedhjet e aferta. Pune e
madhe sipas z. Murati mbetet per tu bere sidomos ne lidhje me perzgjedhjen e
elementeve kandidues. Mbledhjet dhe takimet duhet te behen me te shpeshta, pasi
ato jane te nevojshme ne nje situate te tille parazgjedhore si kjo qe po kalojme.
Ne fund e mori fjalen sekretari Organizativ i PLL, Ergjent Bufazi, i cili tha
fjale te mira per rezultatet e arritura nga dega e Bulqizes. Duke patur besim
tek niveli juaj intelektual shtrirja e partise dhe tek gjithcka tjeter qe do te
arrini jam i sigurt qe Legaliteti ne Bulqize ne keto zgjedhje do te jete force
determinante. Duhet te kemi parasysh ato vende ku prezenca e legalisteve ndjehet
pak, ju del per detyre ta konsideroni aq te rendesishme sikurse jeni perkushtuar
ne Ostren. Rendesi ne kete periudhe parazgjedhore del problematika e zones per
nje njohje me te mire, e cila do te sherbeje ne hartimin e platformave qe ju do
tiu paraqisni zgjedhesve , tha nder te tjera sekretari legalist ne perfundim te
fjales se tij dhe ne mbyllje te punimeve te KD-Bulqize.
PADRONET
E RINJ TE SHQIPERISE
Nga Astrit KOLA
Klasa e re politike qe metoi pushtetin e baballareve, me nje guxim te cmendur
dhe padyshim te suportuar, i dha vetes tagrin te tjetersoje pronen e ligjshme,
pjesen e tundshme te se ciles komunizmi e kish shtetezuar e sekuestruar per
nevoja te qeverisjes e pushtetmbajtjes, ndersa pjesen e patundshme vecse e kish
shoqerizuar.
Pasi u sollen si ngadhnjyes te pushtetit e pronare te vendit, pushtetaret e rinj
filluan te falin e pervetesojne pronen e te tjereve sikur te ishin ne mallin e
babes.
Me sloganin e Dushan-Miladinit poshte bejleret dhe agallaret , horrat e
neokomunizmit guxuan te zhbenin shtresen e pronareve te ligjshem, duke jetesuar
strategjine leninisto-staliniste te likuidimit te klases se kulakeve dhe
pronareve .
Duke perfituar nga indiferenca e demokracive perendimore, te cilat afermendsh qe
nuk do te vinin te vendosnin sinoret e pronave ne Shqiperi, politikanet tane
dhane kushtrimin dhe shembullin per zaptimin e pronave te te tjereve.
Tani qe Evropa, ndonese me vonese, u ka kerkuar te zgjidhin problemin e pronave
te ligjshme, politikanet e varfer shqiptare i jane turrur demagogjise dhe
marifeteve per ta kaluar edhe njehere, e ndoshta perfundimisht, lumin-Rubikon,
qe do ti nxirrte ne steren e thate te integrimit evropian.
Qe politikanet tane jane ne Evrope, kete nuk e ve ne dyshim askush.
Evropa atyre nuk u sherben thjesht si oaz per te merzyer e per tu flladitur pas
shtegetimeve te gjata neper shkretetiren e vendit qe drejtojne, por edhe si
pancir per tu mbrojtur nga penalizmi per padrejtesite e pashembullta.
Sesa seriozisht e ka Keshilli i Evropes dhe negociatori special i tij, zoti
Priebe, ne kerkesen per nje zgjidhje kushtetuese, ligjore e te pranueshme nga
pronaret per ceshtjet e pronave, kjo do te verifikohet nga permbajtja e
projekt-ligjit qe Qeveria do ti kaloje per miratim Kuvendit.
Edhe perfaqesuesi i OSBE-se, zoti Liponen, e ka theksuar domosdoshmerine e nje
zgjidhjeje te ketij problemi, te cilin Presidenti Moisiu e ka marre teper
seriozisht. Por zvarritjet e qeverise dhe denoncimet e Z.P per abuzimet e
pushtetareve vendore dhe politikaneve, flasin shume dhe paralajmerojne nje
trashje te zullumit per problemin e pronave. Nderkohe qe litari i holluar i
shpreses se Nano-Qeverise per financimin e pritshem nga BE u keput dhe qeveria
nuk mori asnje kacidhe, shume pak politikane te opozites ngriten zerin per kete
ndeshkim te Shqiperise per shkak te mospermbushjes se detyrimeve per zgjidhjen e
problemit te pronave. Dhe kjo sepse nje pjese e mire e tyre jane bashkefajtore
ne krimin ndaj pronareve te ligjshem.
Edhe Serbia, pasi i vuri flaken Ballkanit per 10 vjet rradhazi, arriti te marre
220 milione dollare kredi nga BE, nderkohe qe Shqiperia vazhdon te penalizohet
per neglizhencat e qellimshme ne permbushjen e detyrimeve, nder te cilat
problemi i pronesise eshte prioritar. Qe keta mytebere-bashkefajtore te
katrahures se pronave, po tallen me te drejtat dhe kerkesat e ligjshme te
pronareve, kete po e shohin te gjithe, por bumerangu gjithmone kthehet tek kokat
e flakesve mendjelehte.
Keta enveriste pandehin se mund te bejne ligjin gjithmone dhe te shullehen ne
diellin e pushtetit qe deri tani u ka vajtur mbroth, por... me hajer e mbramja ,
- thote populli. Dhe ai nuk gabon.
PERFORMANTI
I QEVERISE, SILURON K.L.SH
Nga Albin TIRANA
N debatin parlamentar te zhvilluar deri ne oret e vona lidhur me Raportin e
Kontrollit te Larte te Shtetit, diskutimi me pikant ishte ai i ministrit te
Financave, Kastriot Islami.
Performanti i performances se performuar te qeverise performante, ministri i
Financave Kastriot Islami, pasi shastisi Tafe Kercukun me rrekene e fjaleve te
huaja, me ne fund i dha Mustafes, ne gjuhen shqipe, dy keshilla te vlefshme: 1)
- K.L.SH. te intensifikoje luften per parandalimin e shkeljeve te natyres se
atyre te konstatuara!!! 2) - K.L.SH te paraqese ne kohen e duhur
rezultatet e kontrolleve te ushtruara, qe gabimeve te bera te mos u humbase
aktualiteti!!!
Sesi mund te parandalohet nga Kontrolli i Larte i Shtetit vjedhja e fondeve
publike nga administrata socialiste, kete mund ta shpjegoje vetem Kastriot
performanti.
K.L.SH. nuk mund te parandaloje babezine e qeveritareve, pervecse te konstatoje
vjedhjen. Ti kerkosh ketij organi te parandaloje abuzimet dhe vjedhjet e fondeve
publike, eshte njesoj si ti kerkosh prokurorise te parandaloje kryerjen e
veprave penale.
K.L.SH. mund te veproje vetem post-factum, pra vetem mund te konstatoje shkeljen
ligjore pasi ajo eshte kryer; te percaktoje demin efektiv ekonomik; shkallen e
pergjegjesise administrative ose penale; personat pergjegjes, si dhe ti
propozoje organeve te emerteses pergjegjesite administrative ose ti dergoje
Prokurorise dosjen me shkeljet e konstatuara, per te mundesuar hapjen e ceshtjes
penale.
Keto jane kopetencat ligjore te ketij organi. Ndersa lidhur me keshillen e
dyte te Islamit, duhet thene se shumica e institucioneve qe kontrollon Sherbimi
i Kontrollit te Shtetit, kane organizma te brendshem kontrolli, pa perfshire
ketu organizmat e specializuar te kontrollit financiar, qe jane ne vartesi te
organeve te emerteses dhe organeve te tjera eprore. Gjithshtu, K.L.SH nuk mund
te kontrolloje ne cdo kohe per te dhene konkluzione te fresketa per shkelje dhe
abuzime, pervecse kur kjo kerkohet nga titullaret e organeve, ose kur shkelja
konstatohet nga kontrolli rutine dhe i planifikuar i ketij sherbimi, cka nuk ka
lidhje me freskine e shkeljes ne fjale.
Pasi ne diskutimin e tij nuk e permendi asnjehere fjalen vjedhje dhe korrupsion,
lidhur me dhjetra milione dollaret e avulluar, Islami, me performancen e tij
natyrore, arriti tu mbushe mendjen degjuesve se ... performanca e qeverise nuk
mund te vihet ne dyshim nga akuzat aspak performante te opozites, e cila ne vend
qe te diskutoje me performance problemet shqetesuese qe duhet te na obligojne te
gjitheve, i ka vene vetes si detyre te sabotoje performancen e institucioneve,
ne mungese te performances se saj .
Pasi i dha Kercukut edhe disa keshilla per Auditimin modern
kontemporano-performant, Islami i dha te kuptoje atij se, keshtu si po vepronte,
mund ta linin ta shqyente opozita dhe Berisha, qe ia kane bere bene qe prej 6
vjetesh.
Mirepo, Islami, i vetsugjestionuar dhe karikuar nga elokuenca performante,
harroi te thoshte qofte edhe dy fjale per institucionet qe bejne kambizem me
paret e shtetit dhe natyrisht jo ne interes te tij. Islami harroi te thoshte
ndonje fjale per kompanite gjigande, te cilat, paskerkan vite te tera qe nuk
derdhin asnje kacidhe ne financat e Islamit, ngaqe pretendojne se dalin me
humbje dhe qe, cuditerisht, nuk paskerkan falimentuar akoma.
Kaci gjithashtu harroi te thoshte qofte edhe dy fjale te vetme, si pronari i
ligjshem i institucioneve financiare si ISISH-i, per shembull, ne arken e te
cilit kompanite e ndertimeve ne Shqiperi, ngaqe nuk sigurojne as 10 % te
punonjesve, nuk derdhin dhjetra milione $ ne vit.
Por ajo qe e cenon performancen e performantit te qeverise-Nano, eshte akuza e
Kercukut se qeveria ka disa vite qe nuk mbledh akoma detyrimet doganore te
pashlyera nga disa subjekte qe jane importuesit me te medhenj te vendit .
Tani qe nga xhepat e shpuar te qeverise rrjedhin qindra milione dollare per
shkak te vjedhjeve dhe evazaionit fiskal, per shkak te kompensimit te boshllekut
nga mema-natyre, kane hyre ne xhepat dhe dikasteret e saj vlerat e performances
performuese, karakteristike per qeverite performante, si ajo e Tosit dhe e Kacit.
NGJARJE
HISTORIA E SHETITORES KRYESORE TE TIRANES
Nga Kastriot DERVISHI
Shpallja e Tiranes kryeqytet ne Kongresin e Lushnjes (21-31janar 1920), shtroi
nder te tjera domosdoshmerine e ndertimit te nje qyteti modern , planimetria e
te cilit duhej ti pergjigjej kerkesave te kohes. Kryeqyteti i meparshem i
Shqiperise, Durresi, nuk kishte pasur asnje mundesi per shkak te rrethanave te
renduara, qe ne 7 vjet te qenies kryeqytet, te kishte pasur fatin e ndonje
ndryshimi te rendesishem .
Edhe periudha 1920-1924 , per shkak te klimes se veshtire politike, nuk solli
per kryeqytetin e ri Tirane, ndonje gje te madhe persa i perket ndryshimit ne
pergjithsi apo atij urbanistik ne vecanti. Punet filluan te ndryshojne pas vitit
1925, kur u stabilizua gjendja politike dhe u vendos perfundimisht qenia e
Tiranes si kryeqyteti i Shqiperise. Ne kuader te studimit te pergjithshem
urbanistik te qytetit vete Presidenti i atehrshem i Republikes, Ahmet Zogu,
tregoi nje interes te vecante ne ngritjen e nje shetitoreje model per
kryeqytetin. U dha urdher i prere qe askush te mos kishte te drejte te devijonte
per interesa te ngushta drejtimin e menduar te shetitores. Per te hartuar planin
urbanistik te Tiranes u ngarkuan arkitektet me fame boterore Florestano De
Fausto dhe Armando Brasini, te dy anetare te Institutit Gjeografik te Firences.
Projekti fillestar i Tiranes qe duket e dhe ne projektet perkatese parashikonte
ndertimin edhe te shetitores kryesore dhe ngritjen e objekteve te uleta rreth
saj. Projekti ne fjale i eshte permbajtur ne thelb objekteve te uleta qeveritare
deri ne tre kate per ti dhene mundesi shfaqjes se madheshtise se shetitores.
Ndertimi i shetitores ne periudhen 1925-1939
Qendra e re e qytetit te Tiranes u zhvendos ne projektin e ri nga vendi ku eshte
sot monumenti i partizanit per ne sheshin e sotem Skenderbej , i cili sherbeu si
nderlidhes i te gjithave rrugeve kryesore te qytetit. Ne statistikat e kohes
gjejme si largesi te shetitores kryesore te Tiranes gjatesine e 800 metrave.
Mirepo ketu duhet te sqarohet se kjo largesi fillon nga ura mbi Lane e deri afer
stacionit te sotem te trenit. Po te llogarisim gjatesine e sotme te shetitores,
ajo eshte shume me e madhe duke i marre se bashku te dy akset qe lidhen me
sheshin Skenderbej . Per ndertimin e 800 metrave te shetitores me gjeresi 35
metra u nevojiten 559. 776 franga ari per
shpronesime dhe 810. 000 franga ari per ndertimin ne fjale. Vetem
ura e Lanes ndertuar ne vitin 1934 ka kushtuar 272. 981 franga ari. Sipas librit
Shqypnija e ilustrueme (Tirane 1929), inxhinier Armando Brasini e pat
planifikuar qendren e Tiranes si sheshi i Shen Pjetrit ne Rome, rreth se cilit
vijne ministrite, Parlamenti, etj. Fatkeqesisht per shkaqe te ndryshme si
politike apo kohore ky plan nuk u zbatua plotesisht.
Po kush e financoi ndertimin e shetitores? - Edhe kjo do nje pergjigje. Ne
kuader te financimeve te pergjithshme per punime botore ne Shqiperi, edhe ne
kete rast u perdor huaja e jashtme e SVEA-s per punimet ne fjale, sipas
marreveshjes se lidhur ne Rome midis te dy vendeve me 20 maj 1925 dhe te
dekretuar me 12 korrik 1925, hua e cila kapte shumen e pergjithshme te 50 milion
frangave ari. Nuk munguan as kontributet e brendshme financiare te cilat
sidoqofte ndonese te vogla treguan solidaritet ne ndertimin e kesaj vepre
madheshtore. Por megjithate kryesore mbeti huaja e jashtme. Deri ne vitin 1931
kur u cel dhe u perurua shetitorja qe mori emrin Zogu I-re , ne te dy anet e saj
dhe ne sheshin Skenderbej ishin ndertuar keto objekte:
-Kryeministria (sot Ministra e Privatizimit )
-Ministria e Brendshme (sot Ministria e Bujqesise)
-Ministria e Arsimit (sot Ministria e Mbrojtjes)
-Ministria e Drejtesise (sot Ministria e Rendit Publik)
-Ministria e Puneve Botore (sot Ministra e Puneve Publike)
-Ministria e Ekonomise Kombetare (sot Bashkia e Tiranes )
Pak kohe para tyre ishte ndertuar edhe godina e Bashkise se Tiranes (sot e
prishur). Duhet thene se ne ministrite e siperpermendura kryheshin edhe
funksione te dyfishta. Ne mes te shetitores, afer pjeses jugore te lulishtes ne
veri te te ciles eshte sot busti i Skenderbeut, u ngrit me 1938 monumenti qe
perkujtonte 10-vjetorin e shpalljes se Monarkise, monument i cili u prish me
vone.
Ndertimi i shetitores ne periudhen 1939-1943
Periudha e pushtimit fashist do te shenoje nje kulmim te punimeve ne shetitore
dhe anas saj. Keshtu u rikonstruktuan ministrite e sotme te Mbrojtjes dhe
Rendit, te cilave iu shtua ne pjeset anesore kati i trete. U hap me tej dhe u
shtrua segmenti nga ura e Lanes deri tek Pallati i Liktorit (sot Universiteti i
Tiranes). Paralelisht u ndertuan sheshi i Liktorit (sot sheshi Nene Tereza ),
Pallati i Liktorit, Teatri i Operas (sot Akademia e Arteve te Bukura), Pallati i
Rinise se Liktorit (sot Bibloteka Universitare), Pallati i Zyrave te
Luogotenences (sot Kryeministria), hotel Dajti si dhe perfundoi stadiumi i nisur
qysh ne vitin 1938 e qe sot mban emrin Qemal Stafa . Vec ketyre u shtrua me
pllaka gjithe shetitorja qe mbante ne ate kohe emrin e ri Viktor Emanueli , duke
i dhene keshtu nje pamje me te vertete magjepse dhe evropiane kesaj shetitoreje.
Gjithashtu u punua ne menyre te atille qe
shetitorja, sheshi i Liktorit dhe stadiumi te formesonin simbolin fashist te
sepates. Deri diku ndonese jo plotesisht kjo u arrit dhe mund te shihet edhe sot
duke pasur parasysh se tehu i sepates eshte stadiumi dhe bishti shetitorja.
ANALIZE
MBRETERIT DHE QEVERISJA
Zoti i krijoi mbreterit mbi toke, qe te marrin per dore dhe te drejtojne popujt.
SOLOMONI
Nga Edi DELIU
Vizita e Mbretit te Bullgarise Simeon II Saxe - Coburg ne Shqiperi, ndonese me
statusin e kryeministrit te Bullgarise, ishte preludi i institucionalizimit te
marredhenieve midis dy qeverive dhe shteteve perkatese, por gjithmone ne sfondin
e miqesise se thelle dhe vizionit te perbashket te Madherise se Tij dhe Mbretit
Leka I, Mbret i Shqiptareve.
Rezultatet e jashtezakonshme elektorale dhe qeverisese te Mbretit Simeon, tashme
ne postin e kryeministrit te Bullgarise, jane deshmi e pakundershtueshme e
suksesit qe buron nga filozofia e vlerave dhe optikes se shkelqyer qeverisese,
mbi te cilat mbeshtetet i gjithe formati i jashtezakonshem etatist i monarkeve
moderne.
Shkollimi dhe edukimi ekselent i Mbretit Leka dhe Mbretit Simeon, eshte rezultat
i lagpamesise, kultures se thelle qeverisese dhe pergjegjesise qytetare te
prinderve te tyre. Ata ishin te bindur se do te vinte nje dite qe mbreterite
komuniste te instaluara me dhune ne te gjithe Lindjen, do tu leshonin vendin
demokracive parlamentare, cka do te mundesonte ndofta edhe nje kontribut konkret
te ketyre pinjolleve te shquar ne qeverisjen e popujve te tyre.
Por, nese Mbretit Simeon II Saxe - Coburg iu krijua nje mundesi e tille, Mbretit
Leka akoma nuk i eshte krijuar.
Te rritur dhe te edukuar me ndjenjen e obligimit per fatet e popullit dhe te
xhveshur nga Kompleksi i te qenit te Perkohshem dhe jashte trysnise se
rrotacioneve te pushtetit, monarket kane patur rezultatet me te larta ne
qeverisje dhe monarkite e sotme perfaqesojne vendet me te zhvilluara e me
demokratike te planetit.
Pas vendosjes se demoracise pluraliste ne Bullgari, ky vend perjetoi nje
tranzicion te sterzgjatur dhe me probleme te medha, per shkak te mungeses se
vizionit qeverises te neokomunisteve dhe partive te opozites demokratike, te
cilat, megjithese u alternuan ne pushtet gjate nje dekade te tere, nuk arriten
te krijojne stabilitet politiko-ekonomik dhe shanse per zhvillim.
Komunizmi i instaluar pas Luftes Dyte Boterore, sikunder cdo vale obskurantizmi
retrograd, shkaterroi eksperiencat, vizonet dhe praktikat e konsoliduara
qeverisese, duke pjelle eksperimente idioteske dhe ineficiente, qe, ne fund te
fundit, shenuan edhe fundin e epokave totalitariste, qe pervecse dhunes dhe
absurdit, nuk munden te prodhonin asnje vlere te qenesishme qeverisese.
Nese eshte pranuar boterisht se demokracia eshte ndergjegjesim dhe pjesmarrje ne
qeverisje dhe ne zgjidhjen e problemeve te cdo vendi, mungesa e qellimte e
shanseve dhe sendertimi i politikave perjashtuese, prodhojne arbitraritet dhe
ngushtim te vizionit qeverises.
Mbajtja peng e politikes edhe ne kushtet e deshtimit te suksesshem, eshte
atavizem i praktikave sunduese totalitare dhe etjes se shfrenuar per pushtetin e
pamerituar, i cili konsiderohet burim beneficesh dhe jo detyrim per sherbesa
zhvillimi e prosperiteti.
Qendrimet atdhetare, te qarta e te pergjegjshme te Mbretit Leka gjate vitit te
mbrapshte te trazirave dhe kontributi deciziv i Tij ne fashitjen e vales se
urrejtjes ne pragluften civile, evidentuan konceptet e qarta etatiste dhe
deshiren per te kontribuar ne zgjidhjen e njeres nga krizat me te medha te
shoqerise shqiptare.
Tani, ne sfondin e nje krize totale e pa rrugedalje, prania e Mbretit Leka dhe
perkushtimi i Tij atdhetar, jane shans dhe garanci, edhe ne kushtet e
kontributit aq te nevojshem e te munguar te Naltmadhnise ne qeverisjen e vendit
dhe ne zgjidhjen e halleve te medha.
Vlerat dhe energjite potenciale, jane shume me te qenesishme sesa mungesa e tyre,
pasi ne momente te pershtatshme mjafton ti konsiderosh, te guxosh e ti jetesosh
ato.
Dhe Mbreti Leka do te jete i gatshem e do te dije te jape sumumin e vlerave dhe
kontributit, ne kushtet e mungeses se tyre dhe te premisave te zhvillimit.
Eksperienca e suksesshme bullgare me Mbretin Simeon ne krye te qeverisjes, eshte
shembull dhe nxitje per keto lloj zgjidhjesh. Por, nese populli bullgar deshmoi
nje pjekuri te larte politike, populli shqiptar, ndonese i vonuar, nuk e ka
humbur akoma shansin per te projektuar dhe jetesuar te ardhmen e tij te sigurte
dhe te merituar.
Paqja, Liria, Demokracia dhe Antiterrorizmi, jane vlera. Ato jane te
gjithehereshme, te paprekshme, te pakompromista
KUR LUFTOHET PER TE
MBROJTUR VLERAT...
Nga Albin TIRANA
Zhvillimet pas 11 Shtatorit dhe, se fundi, ato para fushates irakene, nuk lene
asnje dyshim per konkluzionin se Rendi i Ri boteror rrezikohet nga diktaturat
totalitare, qe jo vetem shtypin popujt e tyre, por zhvillojne programe armatimi
berthamor dhe pergjithesisht ato te armeve te cfarojes ne mase.
Sherbimet sekrete amerikane dhe ato perendimore, kane arritur te sigurojne
informacione te sakta se, qe ne vitet 70'-te, Iraku ka filluar perpjekjet per
realizimin e programeve ne fjale dhe eshte absurde te mendohet se Sadami i ka
braktisur keto programe. Perdorimi i armeve te shkaterrimit ne mase, biologjike
dhe kimike, ne luften kunder Iranit, kurdeve dhe Kuvajtit, deshmojne se Sadami
dhe regjimi despotik i tij perbejne rrezikun me te madh potencial dhe real ne
rajon. Para fillimit te aksionit ushtarak ne Irak, sherbimet sekrete amerikane i
serviren mediave fakte te pamohueshme per fillimet e programeve berthamore nga
Sadami, me ndihmen e disa shteteve dhe lidereve te sotem perendimore, te cilet
ishin me aktivet ne kundershtimin e ketij aksioni. Fakti qe Presidenti Bush i
beri te ditur presidentit rus Putin se, ... ne Irak trupat aleate kane ndeshur
ne nje rezistence te forte irakene, per shkak te armatimit te sofistikuar rus,
shitur Irakut kohet e fundit... , nuk le asnje dyshim per armatosjen e Sadamit
nga pacifistet , ne kundershtim me embargon nderkombetare dhe rezolutat e OKB-se,
te cilat mbeshtetesit perendimore te Bagdatit i injoruan me ndergjegje te plote.
Jetesimi i obsionit ushtarak per nderhyrjen ne Irak, deshmoi deshtimin e
diplomacise si instrumenti i paqes dhe i garantimit te stabilitetit mbareboteror.
Tashme askush nuk ushqen iluzione per rrezikshmerine e terrorizmit shteteror dhe
joshteteror, si dhe mundesine e perdorimit prej tij te armeve te shkaterrimit ne
mase. Sadami i rrezikoi seriozisht keto ekuilibre nepermjet sponsorizimit te
terrorizmit dhe perpjekjeve per zhvillimin e programeve te armatimit berthamor.
Rezolutat e OKB-se per carmatimin e Irakut, embargo dhe izolimi imagjinar 12
vjecar, deshtuan dhe u pasuan nga armatosja dhe forcimi i dispozitivit ushtarak
te ushtrise irakene, cka hedh ne ere te gjitha justifikimet dhe pretendimet e
pacifisteve dhe kundershtareve-anetare te Keshillit te Sigurimit te OKB-se.
Toleranca e skajshme e koalicionit anti-Sadam te vitit 1991, siguroi mbijetesen
ne pushtet te diktatorit te Bagdatit, duke lene te hapur kapitullin e nje
konflagracioni te gjere, me implikime politiko-diplomatike mbareboterore. Nje
nga konkluzionet me pozitive te aksionit ushtarak amerikano-britanik ne Irak,
eshte se atje nuk behet lufte per territore, por per vendosjen e demokracise si
garanci per paqen, sepse, ne Irak, pas perfundimit te konfliktit, synohet
vendosja e nje sistemi demokratik nepermjet ardhjes ne pushtet te opozites, e
cila eshte gati ta marre dhe ta ushtroje pushtetin, ashtu si ne rastin e
Afganistanit. Por, nga ana tjeter, kjo lufte evidentoi mungesen e kohezionit te
NATO-s, si aleanca e vetme ushtarake dhe si instrumenti i forces, qe mund te
ndihmoje shembjen e diktaturave dhe vendosjen e demokracise mbi germadhat e tyre.
Precedenti i Afganistanit dhe me pas ai iraken, sugjerojne domosdoshmerine e
vazhdimesise se aksioneve te forces ndaj regjimeve qe rrezikojne paqen rajonale
e boterore. Parimet dhe vlerat mbi te cilat u ndertua NATO si aleance
politiko-ushtarake, nuk lene mundesi te hamendesohet se ato jane lekundur deri
ne ate mase sa te sjellin agonine dhe fundin e kredibilitetit te Aleances. Sepse, ne te kundert, pasojat do te ishin katastrofike ne
sensin e mosgarantimit te stabilitetit dhe paqes ne shkalle planetare. Nga nje
analize e bazuar ne kompozicionin, rreshtimin dhe raportin e forcave, rezulton
se konflikti iraken emeton mesazhin se atje nuk ka kurrfare perplasje
qyteterimesh , ngaqe Iraku mbeshtetet direkt dhe indirekt edhe nga fuqi dhe nje
pjese e opinionit perendimor, qe si slogan kane zgjedhur pacifizmin . Gjithashtu,
ky konflikt nuk ka kurrfare nuancash religjioze, sepse nje nga aktoret me te
rendesishem ne kete aksion ushtarak eshte Turqia, nderkohe qe kunder tij jane
rreshtuar shtete te krishtera.
Tani qe po numeron oret e fundit nen bomba, Sadami u beri thirrje per ndihme
vendeve arabe, ministrat e jashtem te te cileve i perzuri me megallomani tre
dite para fillimit te nderhyrjes ushtarake, kur shkuan ti luten qe te largohej
familjarisht, bashke me valixhet e miliarda dollareve te grabitur gjate sundimit.
Ky kompromis, pra qe Sadami te bente jete parajse ne ekzilin e garantuar edhe
nga vete SH.B.A-te, u be per te shmangur gjakderdhjen dhe demet, por diktatori
refuzoi. Tani, Sadami nga nje ane kercenon aleatet me katastrofe, nga ana tjeter
i kerkon paqe OKB-se dhe miqve perendimore, pa i cilesuar publikisht me emra.
Por te gjithe e kuptojne se, paqja qe ai kerkon, eshte paqja qe mbreteron ne
varreza. Eshte paqja e varrezave te iranianeve, kurdeve, kuvajtianeve dhe
opozitareve irakene, qe te gjithe te pafajshem, te cilet monstra e Bagdatit i
masakroi pa kurrfare remorsi ndergjegjeje. Nje nder parametrat me te rendesishem
te aksionit ushtarak anglo-amerikan, eshte motivi humanitar i nderhyrjes.
Situata dramatike e kurdeve qe banojne ne pjesen veriore te Irakut, e qe
vazhdimisht i jane ekspozuar terrorit shteteror dhe kane sherbyer si poligon i
armeve te shfarosjes masive, tashme eshte stabilizuar. Gjithashtu, megjithe
veshtiresite e natyrshme te situates se luftes, ne zonat e cliruara nga trupat
irakene, popullsia po ndihmohet intensivisht nga organizatat humanitare te
Kryqit te Kuq dhe nga sektoret e prapavijes se ushtrive aleate. Askush nuk e ve
ne dyshim disponimin humanitar te aleateve ne permiresimin e kushteve te
popullsise se pafajshme, cka perfaqeson edhe kontrastin e thelle midis
luftetareve te lirise qe perfaqesojne demokracite dhe perkrahesve te tiranise qe
mbajne ne kembe diktaturat gjakatare. Megjithe krimet e perbindshme te
ushtarakeve irakene kunder ushtareve aleate te zene rober, ushtrite aleate po
vetpermbahen dhe po zbatojne konventat nderkombetare per roberit e luftes e per
ruajtjen e jetes se popullsise civile, qe ndodhet brenda zonave te luftimeve. Te
gjithe do te deshironin nje perfundim sa me te shpejte te konfliktit, por
eshtiresite e luftes ne terren do te ndikojne ne kohezgjatjen e saj. Ketu,
ekspertet kane parasysh madhesine e territorit iraken; shperndarjen e objekteve
ushtarake irakene nga Sadami; taktikat e luftes guerrile te ushtrise irakene ne
pamundesi per te perballuar nje lufte frontale, nga e cila e pesoi rende ne
vitin 1991; indoktrinimi ideologjik dhe armatosja e popullsise civile; kujdesi i
aleateve per te shkaktuar sa me pak viktima dhe deme materiale, sidomos ne zonat
naftembajtese, etj. Natyrisht qe keto veshtiresi nuk i konvenojne strategjise se
aleateve dhe mund te shkaktojne efekte te paparashikuara ne zhvillimet politike,
per shkak te mobilizimit te pacifisteve dhe skalioneve te majtizmit nderkombetar,
si dhe per shkak te rritjes se demeve ne popullsine civile dhe ne koston e
operacioneve ushtarake. Por meqe fitorja eshte rruga me e mire dhe me e shkurter,
lipset ushqyer optimizmi dhe shpresa e te gjithe paqedashesve te vertete ne
perballimin e kesaj sfide te veshtire, nderkohe qe e gjithe bota demokratike ka
mbajtur frymen ne pritje te dorezimit te diktatorit iraken dhe perkrahesve te
tij. Demet njerezore dhe materiale, jane faturat qe regjimi i Bagdatit ia plasi
ne dere demokracise perendimore, duke sfiduar hapur paqen dhe sigurine. Keto
deme mendohet te rriten per shkak te rezistences se lidershipit te inkriminuar
huseinist dhe indoktrinimit ideologjik te nje pjese te popullit iraken, tek te
cilet fshatari Sadam, me ane te biografeve te tij, u paraqit si nip-sternipi i
Profetit Muhamet dhe perfaqesues i tij mbi toke. Grandomania e diktatorit, e
nxiti ate te evokonte qyteterimin e lavdishem mesjetar te kalifateve te Bagdatit,
duke e konsideruar veten Harun Al Rashid i koheve moderne. Pikerisht ky
konformim dhe vetsugjestionim per vlerat kombetare dhe trashegimine historike,
qendron ne themel te organizimit ushtarako-civil te rezistences irakene, cka do
te rrise shkallen e veshtiresive dhe kohezgjatjen e operacioneve ushtarake, deri
ne shembjen perfundimtare te regjimit despotik. Deklarata e Shirakut se
Rindertimi i Irakut do te behet nga OKB-ja , eshte deshmi e ndjeshmerise se
tepruar gjeostrategjike dhe e interesave te mbivendosura perendimore, nga te
cilat deshironte te perfitonte dhe ne fakt perfitoi Sadam Hyseini. Por
vendosmeria e Presidentit Bush i dha fund iluzioneve te diktatorit iraken. Nese
Rusia, me ane te propozimit te fundme per rikompozimin e Keshillit te Sigurimit
te O.K.B-se, synon te krijoje struktura nderkombetare per ndalimin e aksioneve
ushtarako-demokratike ndaj regjimeve dhe vendeve qe rrezikojne paqen dhe
stabilitetin, do te deshtoje me sukses. Fitorja e paguar me gjakun e luftetareve
te ushtrive aleate dhe viktimave te pafajshme irakene gjate ketij konflikti te
imponuar, gjithsesi perfaqeson pacifizmin e vertete ne lufte me te keqen. Lufta
kunder tiranise, per vlerat qyteteruese dhe demokracine, pikerisht kjo eshte
paqja e vertete dhe jo ajo e servirur nga qaramanet dhe kriptoprotektoret e
diktaturave dhe genocidit.
SPECIALE
KRYEMINISTRI
I BULLGARISE- MBRETI SIMEON II TAKOHET ME SPAHINE
Mbas takimeve me kryeministrin e Shqiperise z. Fatos Nano dhe kreun e shtetit z.
Alfred Moisiu, kryeministri i Bullgarise Mbreti Simeon II dhe delegacioni qe e
shoqeron zhvilluan nje takim ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise, ku u priten
nga Kryetari i tij z. Servet Pellumbi, N/kryetarja znj. Makbule Ceco dhe
perfaqesuesi i opozites, kryetari i grupit parlamentar te PLL-se z. Ekrem Spahiu.
Pas fjales se z. Pellumbi, e mori fjalen z. Spahiu i cili nder te tjera tha:
Shkelqesi! Ju uroj mireseardhjen ne Shqiperi Ju dhe delegacionit qe ju shoqeron.
Ardhja Juaj eshte nje eveniment shume i rendesishem politik per shqiptaret dhe
Shqiperine. Koherat kane bere qe Shqiperia dhe Bullgaria te kene te njejtin fat
pozitiv apo negativ per shume dekada...
Gjithashtu, z. Spahiu, pasi vleresoi maredheniet shume te mira mes Shqiperise
dhe Bullgarise vazhdoi: Qeveria bullgare nen drejtimin Tuaj ka qene mjaft e
suksesshme. Antaresimi ne NATO, futja e Bullgarise ne Marreveshjen e Shengenit,
hapat progresive drejt integrimit ne BE, etj., jane pika referimi ku Shqiperia
duhet te mesoje nga pervoja Juaj .
Z. Spahiu me poshte tha: Shqiperia po perballet me veshtiresi te shumta por
persa i perket politikes se jashtme te Shqiperise, mazhoranca dhe opozita kane
qene unike ne qendrime, sidomos per:
- rreshtimin ne koalicionin antiterrorist mbas ngjarjeve te 11 shtatori
- hapjen e negociatave per nenshkrimin e marreveshjes se asocim-stabilizimit te
Shqiperise me BE-ne
- mbeshtetje SHBA-se dhe koalicionit qe ajo udheheq per luften ndaj diktaturave
Gjate fjales se tij, z. Spahiu nuk ka lene pa permendur dhe Familjen Mbreterore
Shqiptare, ku nder te tjera tha: Tashme Familja Mbreterore Shqiptare ndodhet ne
Atdhe. Shpresojme qe Kuvendi dhe qeveria shqiptare te permbushin hap pas hapi
detyrimet ndaj Familjes Mbreterore ne plotesimin e te drejtave te mohuara deri
tani. Per vlerat dhe kontributet Familja Mbreterore Shqiptare mbetet nderi dhe
krenaria e kombit shqiptar .
Kryeministri bullgar-Mbreti Simeon II, shprehu vullnetin e qeverise se tij per
te zhvilluar me tej marredhenie dypaleshe mbi bazen e prioriteteve te
perbashketa per integrim ne NATO dhe ne BE. Eshte nje proces i gjate dhe i
veshtire, tha ai, qe do te kerkoje dhe sakrifica, por me perpjekje te
perbashketa te japim kontribute te metejshme per te permiresuar imazhin e
rajonit tone perballe partnereve perendimore .
Me poshte, kryeministri bullgar iu drejtua z. Spahiu, Me vjen mire qe takohemi
perseri dhe jam i impresionuar nga fjalet tuaja. Shpresoj per takime te tjera me
ju .
Takimi ishte i ngrohte dhe miqesor, duke lene mbresa tek palet bashkebiseduese.
MBRETERESHA MARGARITA SAXE - COBURG VIZITON QENDRA HISTORIKE DHE KULTURORE TE
TIRANES
Margarita Saxe-Coburg, bashkeshortja e Kryeministrit te Bullgarise, Simeon II
Sakskoburggotski, e shoqeruar nga bashkeshortja e Kryeministrit Fatos Nano,
znj.Xhoana Nano, ka zhvilluar vizita ne disa qendra historike dhe kulturore te
Tiranes. Zyra e shtypit prane kryeministrise beri te ditur se znj.
Margarita Saxe-Coburg, vizitoi Muzeun Historik Kombetar. Duke u ndalur ne
pavionet e ketij muzeu, ajo vleresoi historine e popullit shqiptar ne shekuj.
Gjithashtu, te dy zonjat zhvilluan nje vizite dhe ne Galerine Kombetare te
Arteve, ku znj. Saxe-Coburg, shprehu vleresime per pikturat dhe skulpturat e
artisteve shqiptare te ekspozuara ne kete galeri. Ato tregojne vlera te
jashtezakonshme artistike dhe historike , tha ajo. Pas pershtypjeve te ketyre
vizitave znj. Saxe-Coburg
shprehu deshiren per te ardhur serish ne Shqiperine.
Shkrimtari i madh e
konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit
Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise
Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen
- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per tāu njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.
- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.
- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se sāben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise. Duhet
te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.
- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen. Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.
- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt. Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle
LETERSI
DIALOG ME BABALARET E KOMBIT
Nga Astrit KOLA
- Po shqiptaret? Po buka e femijeve?
- Po per ata dhe ate po rropatemi e drobitemi... per te gjallet... te vdekurit
dhe lapidaret tia leme historise... hajde, pra... te perqafohemi ne Detante, ne
Fillimin e Ri... ne fillim kryetaret... pastaj te tjeret... Kush foli andej nga
fundi?... Shshshshtt... pushoni se i hapem dosjet, se... se ua bejme prape
komisionin parlamentar per hetime... se spiunet do ti nxjerrim... Si the ti?!...
- A e dini se keshtu na rrezikohen spiunet dhe jetet e tyre... se shemben
institucionet...
- Ke te drejte, harrova...
- Prandaj hajtā ti veme kapak... se detanta... se integrimi... se
negociatat... se buxheti... se ngritja e rrogave dhe pensioneve i qeteson
gjakrat... Ata qe
perfitojne, turmat, pasurohen se u bie qe rrogat dhe pensionet tu ngrihen me nga
5000 leke te vjetra... Si the ti andej nga fundi, Neve na rriten rrogat me nga
200.000 leke? . Ta pret mendja... se na takon... se nuk jemi si kembet e dhise...
se jemi baballaret e kombit... ne i hapim dhe i mbyllim defteret, dosjet,
pusetat...
- Per pusetat e qenefeve e kishe fjalen zoti baba i kombit?
- Si the ti? Mire e the, tamam, Zot, Baba i Kombit. A e dini se, me
Kushtetute, keni te drejte ta hapni gojen apo te votoni vetem nje here ne 3-4
vjet, se, zaten, edhe po votuat gabim apo nese e shperdoroni te drejten tuaj te
votes, prape per Ne do te votoni... Ne i numerojme votat tuaja... i shtojme apo
i pakesojme, i dhurojme per klientelizem politik... Ne bejme eren, shiun,
qenefin... Me fal... hapim dhe mbyllim kapaket e qenefeve...
- Po buken e femijeve, a mund ta shtoni, babazot?
- Aaaaa... per kete mendon Zoti, or ti lum miku... Zoti
te dhashte... buken e perditshme. Se mielli serb... me fal... se Milloshevici...
se Trajkovici... se Arkani... se Bin Ladeni... Uf cāna lodhet per tua
mbushur rradaken! Sa te trashe qe jeni... Ne daci kuptoni e besoni, ne daci
mos... Rrofte
integrimi... poshte terrorizmi... ai nderkombetar, kuptohet... Rrofshin aleancat,
konsensuset... Rrofte Aleanca e Atlantikut Verior... rrofte e qofte stabilizimi...
asociimi... Rrofshin dyert e Evropes, kanatat, kapaket...
- Te kujtā, te qenefeve?...
- Po, edhe te qenefeve... Se, po te mos i mbyllim Ne, kuterbojne dhe qelbin
dynjane...
Se fajtore jeni ju... se ju pegerni... ne vetem mbulojme te pegerat tuaja dhe...
bejme kompromise historike, bejme paqe sociale, bejme...
- Po te renet, po lapidaret...?
- Aaaaa, po ua thame njehere... Ata do tua leme historianeve... do
tua leme 5 Majit; 2 Prillit; 12 Shtatorit dhe... presidentit konsensual, qe ben
dekorime e shperndan tituj... Ja, fjala vjen, Azemit, qe ben pjese tek te renet,
i dhame titullin Nderi i Kombit , ja, pra...
- Po mire, po si tia bejme se, para dy vjetesh, titullin Nderi i Kombit e fitoi
edhe marangozi cerekshekullor i Akademise se Shkencave...
- Aaaaa, per kete e ka fajin ish presidenti... qe nuk ishte konsensual si ky i
sotmi, qe eshte edhe kryeqytetari i Shqiperise, por edhe kryeqytetari i Tropojes...
qe do te integroje Tropojen me te gjithe Shqiperine, bashke me 144 varret e pas
98'-es, qe... a e moret vesh pra... Hajtā,
boll na cate koken... na lini te punojme... Tani, vrap e ne shtepi, tek
kalamajte...
- Po ata duan buke, shkolla u eshte prishur dhe sillen gjithe diten neper shtepi
e neper kashuna pleherash... Nuk kemi as drita, as uje... qenefet na jane futur
neper rubineta... Nuk kemi miell ne magje, eshte mbaruar...
- Per kete mos kini merak, se miellin qe kerkoni na e jep Serbia, e kemi
biseduar kete pune dhe per kete mendojne ata... si dikur, kur na e jepte
Hrushovi... Por ju jeni tutkune, nuk merrni vesh nga Diplomacia dhe
Politika e Madhe... Ske cāi ben... kur u ndane, kaq na rane... Po
mos kini frike... Per kete jemi Neve, Babazotat... prandaj jemi Ne ne krye... Ju
vetem dini te hani e te pegerni...
- Urraaaaa, erdhen dritat...
Dialog i nderprere
Dritat erdhen dhe spikeret bukuroshe, si muezinet e akshamit, fillojne e
kendojne kenget e integrimit, asociimit, stabilizimit e te Paktit te
Stabilitetit e te paqes sociale...
Tani fati i madh na zbriti nga qielli, bashke me telebingon... Turruni, se tani
sapo doli edhe videokaseta e re e Bleones dhe, mbi te gjitha, ajo e Arkanit
shqiptar...
Rifillimi i dialogut
- Si tha ajo? Ka dale ne treg videokaseta e Arkanit shqiptar?
- Pusho, budalla, na ler rehat me gjithe arkane, trajkovice e milloshevice... Tru-derr...
ku merr vesh ti nga paravolite dhe Politika e Madhe... Ku di dhia cāeshte
tagjia. Keto pune i dijme veten Ne... Babazotat e Kombit.
- Na ler te shikojme rehat, se tani fillon misi i shaleve or plak... qe ka
kushtuar jo pak po plot 500 mije dollare...
- Si the... 500 mije dollare per shalet?
- Eeee, per shalet fituese. Ua cfare shalesh... ta bofte Zoti hallall, me gjithe
dollare... Ja, plako, shiko cfare kokteji, dingllas tavolinat, boni qejf o lale,
boni... Puuuu, cfare banketi madheshtor... Si
tha Doktori? Hani derra, pini derra...
- Po dasma e Xhoanes... po limuzina prej Italie, po Golemi... po sa ka kushtuar?...
po ku i moren parate xhanem?
- Cāna cave koken... ik e pyeti vete...
- Mami dua buke... me pihet uje... dua kepuce...
- Kur te na ka sjelle babi parate, more bir, ehhhh...
- Grua, pushoje ate femije, se filloi KPD-ja... po flet Kryetari i Madh, po ua
mbledh te tijve... Shih cfare gallate, i iken dritat salles se KPD-se, iu pre
fjala ne mes Kryetarit te Madh... i iku goja... Shshshshtt, se po flet Doktori...
he, ta lumsha, mblidhjua atyre qe jane kunder Kryetarit te Madh... te lumte goja,
sa mire fole. Urraaaa, tani i doli emri Avokatit, qe do te flase e do te beje
konkluzionet...
___________
ATDHEU"
Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
Del cdo te diel ne te gjithe vendin
Ky eshte versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"
E diel 16 mars 2003; nr.9 (524)
___________
EDITORIAL
SHQIPERIA
NE PRAG TE EMBARGOS POLITIKE
Nga Edi DELIU
Raporti i Grupit Nderkombetar te Krizave, raporti i ashper i Departamentit
amerikan te Shtetit derguar qeverise shqiptare dhe keshillat e ambasadorit
Xhefri ne takimin me studentet e Fakultetit te Sociologjise, ishin njekohesisht
goditje simultane dhe te njepasnjeshme ne koken e trullosur dhe plot xhunga te
qeverise shqiptare. Ato pasonin raportin konfidencial te BE-se me te njejtat
kerkesa, ne te njejtat gjatesi vale, deshmi keto te standarteve prioritare
demokratike euro-atlantike.
Jane pikerisht permbushja dhe respektimi i ketyre normave dhe standarteve,
kuotat qe kushtezojne marredheniet normale te administrates amerikane dhe BE-se
me vendet ne tranzicion. Pertej ketyre parametrave te detyrueshem per tu
permbushur, Perendimi i Qyteteruar dhe SHBA-te, deshmuan se nuk mund te
tolerojne permbushjen e detyrimeve te perbashketa ne luften kunder armiqve te
paqes, lirise e demokracise, edhe kur behet fjale per aleate te medhenj si
Franca dhe Gjermania. Mesazhet e dhena me kete rast jane nje, ai eshte tejet
domethenes dhe universal: Ruajtja e marredhenieve normale te aleancave dhe
partnershipit, kerkon respektimin ne cdo kohe dhe pa asnje kushtezim apo
tolerance, te angazhimeve te perbashketa, ne cdo rrethane dhe per cdo arsye .
Pikerisht kjo ekzigjence ka mundesuar realizimin e arritjeve te medha te
demokracise boterore ne lufte me tiranine, terrorizmin nderkombetar, krimin e
organizuar dhe trafiqet, instrumenta keto te diktaturave dhe segmenteve okulte
te shoqerise njerezore.
Ndonese i gatshem per te artikuluar me britma disponimin proamerikan, qofte edhe
duke ironizuar me guxim europeizmin tradicional te klases politike shqiptare,
Nano nuk mund te mbuloje tolerancen absurde dhe njekohesisht te nenkuptueshme ne
luften kunder krimit te organizuar, korrupsionit, trafiqeve dhe injorimin pa
skaj te sugjerimeve ultimative te faktorit nderkombetar.
Shurdhesia e tejzgjatur e qeverise Nano ndaj keshillave te partnereve
nderkombetare, e ne menyre te vecante atyre amerikane, nuk mund ti beje te
harrojne ata qe permbushjen e ketyre detyrimeve e kane vendosur ne themelet e
demokracive te perparuara te planetit.
Vetem diktaturat tolerojne dhe behen bashkefajtore me krimin e organizuar e
trafikantet, qe jane aleatet me te shkelqyer te krimit shteteror me sfond
interesat kriminale pushtetore.
Keshillat e herepashereshme te zotit Xhefri per te gjitha problemet akute te
shoqerise shqiptare, jane udherrefyese dhe perkujtese e rradhes qofte edhe per
ata qe bejne shurdhin dhe qorrin, ne nje kohe qe duhet te bejne te pamunduren
per permbushjen e detyrimeve te nenshkruara.
Do te mjaftonte vetem nje paranteze e ambasadorit Xhefri ne njerin prej
fjalimeve te tij kur thote se ... mjeti me i mire per tu marre me nje Qeveri qe
nuk garanton... eshte thjesht te votosh largimin e asaj Qeverie dhe te votosh
per nje Qeveri te re , e cila duhet te sherbeje si kembana e alarmit per
qeveritaret dhe politikanet me veshe te shtupuar nga dhjami dhe krimi. Mirepo
pak rendesi ka per ne se cābejne qeveritaret. E
rendesishme eshte ajo cfare thote dhe ben sovrani (POPULL). Deri me sot ai ka
treguar se di te heshte atehere kur nuk duhet dhe te zjarrmohet atāhere
kur eshte krejtesisht e panevojshme. Natyrisht, ndonjehere pesimi behet mesim.
Qyteterimi perendimor i ka kaluar keto stade para nesh. Ndoshta koha do te
tregoje se dhe sovrani yne eshte pjesetar besnik i qyteterimit perendimor dhe
copez organike e tij...
GRUPI
NDERKOMBETAR I KRIZAVE: TE LARGOHET QEVERIA NANO
Para pak ditesh, eshte publikaur raporti i Grupit Nderkombetar te Krizave per
Shqiperine. Sipas tij, Institucione te dobeta, reforma te penguara nga
korrupsioni, rritje e krimit te organizuar, sistem i dobet i drejtesise, shkalle
e larte e papunesise, prodhim i ulet, probleme te renda me ambientin dhe krize e
vazhdueshme energjitike , jane pikat negative te qeverisjes shqiptare
Institucionet shqiptare jane te dobeta dhe procesi i reformave po pengohet nga
korrupsioni dhe nje administrate publike ineficente. Qeveria nuk po tregon
shenja se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe te terhiqet nga pozicioni
konfrontues me median . Grupi Nderkombetar i Krizave, nje organizate
joqeveritare shumekombeshe publikoi dje raportin e saj per gjendjen ne Shqiperi
gjate 12 muajve te fundit, duke shprehur kritika te forta per rritjen e krimit
te organizuardhe korrupsionit. Megjithese klima politike eshte me e qete dhe
stabiliteti eshte vendosur ne pjesen me te madhe te vendit, problemet e mprehta
ekonomike dhe sociale mund te shnderohen neser ne probleme politike, nese nuk
merren seriozisht , thuhet ne raport. Ku vleresohet se institucionet shqiptare
jane te dobeta dhe procesi i reformave po pengohet nga korrupsioni dhe nje
administrate publike ineficente . Per ekspertet nderkombetare, faktore te tjere
negativ, jane rritja e krimit te organizuar, sistemi i dobet i drejtesise,
shkalla e larte e papunesise, prodhimi i ulet, problemet e renda me ambjentin
dhe kriza e vazhdueshme energjitike . Qeveria, - sipas Grupit, - nuk po tregon
shenja se po e lufton seriozisht korrupsionin dhe te terhiqet nga pozicioni
konfrontues me median . Gjithashtu, Grupi Nderkombetar i Krizave, ne raportin e
publikuar ne Bruksel, vlereson se ndersa progresi politik, ekonomik dhe social
eshte evident ne Tirane dhe ne qytetet kryesore ne qender dhe jug te vendit,
veriu mbetet i paprekur nga zhvillimi . Ne veri, mungesa e infrastruktures dhe
investimeve, e mpleksur me varferin e thelle, mbajne gjalle migrimin e
vazhdueshem i cili ushqen trafikun e qenieve njerezore dhe mungesen e zhvillimit
ekonomiko-social te kesaj zone, vlereson raporti.
Gjithashtu, analistet dhe ekspertet e huaj kane bere edhe nje pasqyre te
zhvillimeve te shkuara ne Shqiperi. Lufta politike paralizoi qeverine shqiptare
ne gjysmen e pare te vitit 2002, derisa Parlamenti Evropian arriti nje
marreveshje mes partive kryesore politike, e cila coi ne zgjedhjen e gjeneralit
te ushtrise shqiptare ne pension Alfred Moisiu si President konsesual , thuhet
ne raport. Ku, 73 vjecari Moisiu vleresohet se shikon djathtas , ndersa ka
premtuar te perfaqesoje njesoj te gjithe shqiptaret .
Ne fillim te vitit 2003, konsesusi i pazakonte u duk se nuk kishte me arsye,
politika iu rikthye fraksioneve te saj normale. Tensionet politike priten te
rriten me afrimin e zgjedhjeve lokale te tetorit , parashikon Grupi Nderkombetar
i Krizave. Nder te tjera raporti vlereson perpjekjet e Tiranes per te luajtur
nje rol neutral aq sa eshte e mundur ne problemet etnike ne Kosove, Serbine e
Jugut dhe Maqedoni, ndersa po kerkon te vendos marredhenie normale me fqinjet e
saj sllave .
Gjithashtu, Grupi Nderkombetar i Krizave, ne raportin e tij ben fjale edhe per
ardhjen e Familjes Mbreterore ne Shqiperi dhe per trajtimin qe po i behet Asaj
nga qeveria dhe shteti shqiptar. Ne raportin e GNK, kerkohet qe institucionet
dhe organizmat shteterore te ndryshojne rrenjesisht qendrimin ndaj Familjes
Mbreterore, thuhet ne raport.
Kritikat e fundit te mberritura nga Grupi Nderkombetar i krizave per gjendjen e
krimit te organizuar dhe korrupsionit u shtohen atyre te Shteteve te Bashkuara
dhe Bashkimit Evropian.
JA
REKOMANDIMET E GRUPIT NDERKOMBETAR TE KRIZAVE PER QEVERINE SHQIPTARE
1 ā Permbushja e angazhimeve per reformen elektorale te marra para
opozites dhe komunitetit nderkombetar ne 2002.
2 ā Ti jap perparesi zhvillimit te zonave te varfera vecanerisht ne veri
te vendit permes:
a ā Krijimit te nje agjencie te vecante per zhvillimin e ketyre zonave,
me qender ne Shkoder, te asistoje komunitetin e zonave malore, permes
mbeshtetjes se aktiviteteve tregtare.
b - Nje pjese e fondeve te komunitetit nderkombetar te shkojne per Agjensine e
Zhvillimit te Zonave Malore (MADA), ne menyre qe ajo te vazhdoje programin e saj
edhe pas vitit 2007, kur i perfundon dhe mandati gjashtevjecar.
c ā Financimin e inisiativave per arsimimin e popullsise se zonave rurale
per te ulur migrimin dhe nxitjen e specialisteve dhe njerezve profesioniste per
te punuar ne zonat rurale;
d ā Ndertimin e rrugeve te vogla rurale qe lidhin zonat e largeta me
qendrat kryesore rajonale.
3 ā Forcimin e monitorimit te ambientit dhe ndergjegjesimin e publikut
per problemet e mjedisit.
4 ā Te ndermare veprime te vendosura kunder korrupsionit dhe krimit te
organizuar permes:
a ā Forcimit te strukturave te nevojshme per zbatimin e ligjit per
pastrimin e parave.
b - Ngritjen, financimin dhe reklamimin e sistemit te mbrojties se deshmitareve
c- Perpjekje serioze per te kontrolluar kufirin
5 ā Te inkurajoje zyrtaret lokale per te bashkepunuar me strukturat
pergjegjese per mbledhjen e armeve.
6 ā Te pushoje sulmet ndaj medias se pavarur dhe te siguroje te drejten
nderkombetare te lirise se shprehjes.
REKOMANDIME
PER BE DHE KOMUNITETIN NDERKOMBETAR
Te vazhdojne ti kushtezojne ndihmat dhe negociatat per marreveshjen e Asociim ā
Stabilizimit me kryerjen e reformave institucionale dhe ndjekien e politikave te
pergjegjshme rajonale nga qeveria shqiptare.
LAMTUMIRE
ABAZ ERMENJI
Vdiq te enjten ne Paris, ne moshen 90 āvjecare, kryetari hershem i Ballit
Kombetar, Abaz Ermenji. Pas nje semundjeje te gjate dhe te pasherueshme Ermenji
nderroi dje jete, duke lene prapa nje histori te gjate te aktivitetit politik
dhe kombetar te tij. Qysh ne rinine e tij, z. Ermenji e tregoi veten nje
atdhetar dhe nacionalist t madh. Mori pjese ne demonstraten e pare antifashiste
te organizuar ne qytetin e Korces dhe ishte njeri nga organizatoret me aktiv te
saj. Asnjehere gjate gjithe jetes se tij nuk u pajtua me idete komuniste dhe
deri ne momentet e fundit ai mbeti nje antikomunist i vendosur. Ai u zgjodh
kryetar i Ballit Kombetar pas vdekjes se z. Mitāhat Frasherit. Ermenji e
drejtoi keshtu nder vite kete parti gjate viteve te mbylljes se Shqiperise nga
diktatura komuniste. Ne zgjedhjet e fundit ai ishte ne listen proporcionale te
partive opozitare, por u terhoq nga ky mandat me pretendimin se kishte pasur
parregullsi ne zgjedhjet e pergjithshme. Ermenji ishte gjithashtu nje nga emrat
e propozuar nga opozita shqiptare per postin e presidentit te Republikes, ne
kohen kur se bashku me perfaqesuesit e maxhorances u ra dakord qe te votohej nje
president konsensual.
PLL shpreh ngushellimet e saj per familjen Ermenji dhe per te gjithe miqte dhe
bashkenacionalistet shqiptare.
PROPORCIONALI, RRUGA E VETME PER SHPETIMIN E VENDIT NGA
MAFIA DHE KRIMI I ORGANIZUAR
Percaktimi i sistemit zgjedhor i kalon mjaft kufinjte e interesave partiake,
madje do te thoshim se zgjedhja e nje sistemi te pershtatshem perben kushtin e
domosdoshem por jo te mjaftueshem per ardhmerine e demokracise ne vendin tone. Ne
zgjedhjet e zhvilluara deri tani ne vendin tone ka predominuar mazhoritari,
perjashtuar vitin 1992 kur predominonte proporcionali. Te vetmet zgjedhje qe
jane pranuar nga te gjitha palet kane qene bash keto zgjedhje. Dy te medhenjte e
politikes shqiptare PS-PD, preokupohen per qeverisje te qendrueshme qe do ti
sherbente, sipas tyre, stabilitetit te vendit . Ky eshte qendrimi zyrtar i
Partise Levizja e Legalitetit , i shprehur edhe ne konferencen per shtyp te
dites se shtune, me date 15 mars 2003.
Ne emer te PLL, zoti Sadedin Balla, sekretar i Pergjithshem i saj, ka theksuar
edhe nje here qendrimin e kahershem te shprehur nga drejtuesit legaliste, sipas
se cilit, vetem nepermjet proporcionalit, do te dale ne pah vlera e seciles prej
partive qe pretendojne per te marre pjese aktive ne jetem politike te vendit.
Ndaj, edhe ne konferencen e shtypit, zoti Balla ka theksuar rendesine e
aprovimit te nje ligji te tille. Sipas tij, Zgjedhjet lokale po afrojne.
Komisioni bipartisan po perfundon mandatin e tij duke u fokusuar ne tre
problemet me kryesore te reformes zgjedhore qe jane: ankimimet, KQZ-ja dhe
percaktimi i sistemit zgjedhor. Te tre keto probleme kerkojne vullnet politik,
sidomos percaktimi i sistemit zgjedhor. Raporti i ODIHR-it kerkon me ngulm te
thjeshtezohet sa me shume procesi zgjedhor, me qellim qe te mos perseriten
anomalite e renda te zgjedhjeve te Qershorit 2001. Diskutimit
te ketij problemi i ka sherbyer thirrja e tryezes se partive parlamentare me
inisiativen e opozites .
Dhe duke iu rikthyer serish temes qendrore te konferences per shtyp, nepermjet
deklarates se shperndare per mediat, ne emer te PLL, zoti Balla ka theksuar se
Percaktimi i sistemit zgjedhor i kalon mjaft kufinjte e interesave partiake,
madje do te thoshim se zgjedhja e nje sistemi te pershtatshem perben kushtin e
domosdoshem por jo te mjaftueshem per ardhmerine e demokracise ne vendin tone. Ne
zgjedhjet e zhvilluara deri tani ne vendin tone ka predominuar mazhoritari,
perjashtuar vitin 1992 kur predominonte proporcionali. Te vetmet zgjedhje qe
jane pranuar nga te gjitha palet kane qene bash keto zgjedhje. Dy te medhenjte e
politikes shqiptare PS-PD, preokupohen per qeverisje te qendrueshme qe do ti
sherbente, sipas tyre, stabilitetit te vendit .
E duke iu referuar pervojes 13 vjecare e pluralizmit politik ne Shqiperi, ai tha
se pervoja e 13-viteve te kaluara na ka lene shije mjaft te hidhur nga qeverite
e mbeshtetura ne mazhoranca te medha. Pergjithesisht arbitrariteti ne
vendim-marrje ka qene tipari kryesor i ketyre qeverive, madje duke u bere burim
destabiliteti. Qeverisje me koalicione reale ne akoma nuk kemi provuar. Pjesa me
e madhe e vendeve post-komuniste kane zgjedhur sistemin proporcional . Pikerisht,
sipas zotit Balla, jane keto disa nga arsyet qe PLL kerkon te aplikohet sistemi
proporcional.
Ne emer te PLL, sekretari i Pergjithshem legalist beri nje apel qe te gjitha
partite ta vleresojne seriozisht dhe me pergjegjesi te madhe ceshtjen e
percaktimit te sistemit zgjedhor.
D E K L A R A T E
Zgjedhjet lokale po afrojne. Komisioni bipartisan po perfundon mandatin e tij
duke u fokusuar ne tre problemet me kryesore te reformes zgjedhore qe jane:
ankimimet, KQZ-ja dhe percaktimi i sistemit zgjedhor.
Te tre keto probleme kerkojne vullnet politik, sidomos percaktimi i sistemit
zgjedhor. Raporti i ODIHR-it kerkon me ngulm te thjeshtezohet sa me shume
procesi zgjedhor, me qellim qe te mos perseriten anomalite e renda te zgjedhjeve
te Qershorit 2001.
Diskutimit te ketij problemi i ka sherbyer thirrja e tryezes se partive
parlamentare me inisiativen e opozites.
Percaktimi i sistemit zgjedhor i kalon mjaft kufinjte e interesave partiake,
madje do te thoshim se zgjedhja e nje sistemi te pershtatshem perben kushtin e
domosdoshem por jo te mjaftueshem per ardhmerine e demokracise ne vendin tone. Ne
zgjedhjet e zhvilluara deri tani ne vendin tone ka predominuar mazhoritari,
perjashtuar vitin 1992 kur predominonte proporcionali. Te vetmet zgjedhje qe
jane pranuar nga te gjitha palet kane qene bash keto zgjedhje. Dy te medhenjte e
politikes shqiptare PS-PD, preokupohen per qeverisje te qendrueshme qe do ti
sherbente, sipas tyre, stabilitetit te vendit.
Perseri pervoja e 13-viteve te kaluara na ka lene shije mjaft te hidhur nga
qeverite e mbeshtetura ne mazhoranca te medha. Pergjithesisht arbitrariteti ne
vendim-marrje ka qene tipari kryesor i ketyre qeverive, madje duke u bere burim
destabiliteti. Qeverisje me koalicione reale ne akoma nuk kemi provuar.
Pjesa me e madhe e vendeve post-komuniste kane zgjedhur sistemin proporcional.
Jane keto disa nga arsyet qe PLL kerkon te aplikohet sistemi proporcional.
Ne apelojme qe te gjitha partite ta vleresojne seriozisht dhe me pergjegjesi te
madhe ceshtjen e percaktimit te sistemit zgjedhor.
Tirane me, 15.03.2003
Zhvillhet tryeza e rrumbullaket e partive parlamentare per te diskutuar rreth
sistemit zgjedhor ne Shqiperi
PROPORCIONALI
KERKESE E KOHES DHE E FAKTORIT NDERKOMBETAR
Me 14.03.2003 ora 18.00 u zhvillua tryeza e rrumbullaket e partive parlamentare
per te disktuar rreth sistemit zgjedhor.
Tryezen e drejtoi kryetari i PD z. Sali Berisha. Ne fjalen e hapjes z.Berisha
argumentoi dobine e percatimit te sistemit proporcional.
Nder te tjera vuri ne dukje se sistemi proporcional thjeshton mjaft procesin
zgjedhor, pervoja ka treguar se vetem zgjedhjet e ā92 ku ka predominuar
proporcionali kane qene te gjithpranueshme. Eshte e domosdoshme ne kushtet
aktuale, tha Berisha, te pranojme proporcionalin si nje mjet i luftes kunder
krimit te organizuar.
Ne perkrahje te ketij sistemi u percaktuan z.F.Mediu i PR, z.Teodor Laco i PBL,
z.Genc Pollo i PDR, z.Fredi Cako i PBK, z.Nikolle Lesi i PDK.
Z.Gramoz Ruci kryetar i grupit parlamentar te PS ne fjalen e tij argumentoi
perdorimin e sistemit aktual te reduktuar duke bere rregullime teknike.
Nder argumentet kryesore Ruci renditi faktin qe nuk duhet prekur kushtetuta.
Ruci u perkrah nga z.Lefter Xhuveli i PA nga Ligoraq Karamelo i PBDNJ, nga Genc
Anastasi i Aleances se Lekes. Z.Gjinushi ndonese perkrahu Rucin ishte evaziv ne
fjalen e tij. Pra Gjinushi nuk e perjashtonte nje proporcional te paster pa prim
dhe rritje pragu.
PLL perfaqesohej ne kete tryeze nga N/Kryetari Murat Basha dhe Sekretari i
Pergjithshem Sadedin Balla.
Z. Balla paraqiti pikpamjen e PLL rreth problemit qe shqyrtohej. Z.Balla theksoi
se studiues te sistemeve zgjedhore, percaktimit te sistemit zgjedhor i kane
dhene rendesine e vet Kushtetutes.
PLL i jep rendesine e duhur ketij problemi dhe kerkon qe dhe partite e tjera ta
vleresojne si duhet. Qeverisjet e forta nuk i kane sjelle asnje dobi vendit,
madje kane gjeneruar kriza.
Ish ambasadori amerikan ne ish Jugosllavine e viteve ā90 Uorren Zimmerman
duke analizuar proceset ne vendet postdiktatorial ka theksuar se mungesa e
qeverive te koalicionit dhe e nje sistemi proporcional ka qene pergjithesisht
burim krizash.
Diskutimi u la i hapur per nje tryeze tjeter.
LAJME DHE AKTIVITETE
Drejtuesit e PLL, verifikojne gjendjen e strukturave te
partise ne rrethet e Sarandes, Delvines, Gjirokastres
ATY KU VESHTIRESITE MPOSHTEN NGA PASIONI
Sektori i Organizimit ne PLL, i cili drejtohet nga z. Ergjent Bufazi, sekretar
Organizativ dhe z. Enver Kaloshi, Drejtor i Departamentit te Organizimit, me
datat 8 dhe 9 mars 2003 bene nje turne te suksesshem ne disa prej degeve te
Partise Levizja e Legalitetit te Jugut te vendit. Kesaj here ishin deget e
Delvines dhe te Sarandes, Gjirokastres ku u perqendrua puna e drejtuesve te
PLL-se.
Zoterinjte Bufazi dhe Kaloshi, ne zbatim te vendimeve te kryesise se partise
shkuan ne Sarnde, Delvine dhe Gjirokaster per te dhene ndihmesen e tyre ne
sistemin organizativ te degeve te PLL ne keto rrethe, me synim persosjen e
strukturave, venien ne eficence te plote te anetaresise se PLL. Keto angazhime
te drejtuesve organizative te PLL, konsistonin ne zbatimin e detyrave te lena
nga drejtuesit e PLL, gjate muajve te fundit te vitit 2002.
Drejtuesit organizative Bufazi dhe Kaloshi, ndalesen e pare te turneut te tyre e
bene ne qytetin e Delvines. Ne kete rreth drejtuesit e PLL, u njohen nga
drejtuesit lokale te PLL-Delvine me punen e bere. Rreth kesaj teme, referoi
nenkryetari i deges se Delvines, z. Mehmet Hodo, sekretari i kesaj dege dhe
anetare te tjere te Komitetit Drejtues te deges se PLL-Delvine.
Pasi u parashtruan problemet, veshtiresite e hasura dhe u be nje panorame e
punes se bere deri me sot, zoterinjte Bufazi dhe Kaloshi shperndane ne kete dege
bazen materiale te sjelle enkas nga Tirana, per nje organizim me te mire te
punes, per te bere te mundur arritjen e rezultateve sa me te mira.
Te pranishmit ne kete takim, ishin interesuar per ngjarjet politike qe po
zhvillohen ne vendin tone. Lidhur me kete interesim, sekretari Organizativ i PLL,
z. Ergjent Bufazi i beri nje ekspoze situates aktuale politike duke qartesuar
perpara te pranishmeve edhe pozicionin e Grupit Parlamentar te PLL ne Kuvendin e
Shqiperise, qendrimin e prere te PLL per nje sistem zgjedhor ne parim
proporcional. Sipas z. Bufazi, pikerisht ky sistem zgjedhor siguron
qendrueshmerine politike ne vend.
Si perfundim, pasi u bene nje sere verejtjesh dhe sugjerimesh, ne funksion te
mundesive qe ka dega e Delvines, u la per detyre qe deri ne mbarim te muajit
Mars 2003 te:
1. Te kompletohen strukturat e deges
2. Te kopsitet dokumentacioni dhe te sillet prane kryesise se partise, ne
sektorin e Organizimit.
Para se drejtuesit e PLL, Bufazi dhe Kaloshi te largoheshin nga qyteti i
Delvines, ata bene nje vizit ne shtepine e veteranit Ali Alushi, kryetar i
shoqates se ish te Perndjekurve dhe Burgosurve Politike per qytetin e Delvines,
perfaqesues i nje familje te madhe nacionaliste dhe nje njohes i shkelqyer i
periudhes se Mbreterise Shqiptare. Nga z. Alushi, u evokuan ngjarje dhe kujtime
te cilat sollen ne vemendjen e te pranishmeve vlerat e padiskutueshme te
sistemit Mbreteror.
Ne mbremjen e dates 8 mars, zoterinjte Bufazi dhe Kaloshi u larguan nga Delvina
per tu drejtuar ne qytetin tjeter bregdetar, Sarande.
Ne Sarande, drejtuesit legaliste u priten nga kryetari i PLL-Sarande, z. Shpetim
Selmani dhe anetare te tjere te kryesise. Te nesermen ne mengjes u mblodh
kryesia e PLL-Sarande, ku kryetari i saj z Selmani i beri nje ekspoze te punes
se bere nga dega e PLL-Sarande. Sipas tij, prane kesaj dege jane afruar shume
intelektuale, jane krijuar berthama te qendrueshme neper bashki e komuna te
ndryshme te rrethit te Sarandes, te cilat, sipas zotit Selmani se shpejti do te
zgjerohen dhe do te persosen drejt nje strukturimi te plote. Gjithashtu ne takim
kane marre pjese me diskutimet e tyre edhe anetaret e tjere te kryesise se
PLL-Sarande, duke e bere sa me te plote tablone e gjendjes ne kete rreth. Nga
diskutantet ne takim u mor angazhim qe brenda muajit mars ne kryesine e partise
ne Tirane, ata do te sjellin te gjithe dokumentacionin e duhur te kerkuar prej
zoterinjve Bufazi dhe Kaloshi. Takimi perfundoi me premtimin qe ne te ardhmen
dega e PLL-Sarande do te jete njera prej degeve me te suksesshme te kesaj parti.
Pas Sarandes, drejtuesit legaliste Bufazi dhe Kaloshi kane vazhduar aktivitetin
e tyre ne rrethin e Gjirokastres. Rreth mesdites, ata u takuan me drejtuesit e
deges se PLL-Gjirokaster, zoterinjte Njazi Aliko, kryetar i deges, dhe
drejtuesit e tjere te kesaj dege Kapo Kapaj, Artan Gaba, etj.
Edhe ne kete dege, drejtuesit e PLL, Bufazi dhe Kaloshi i bene nje ekspoze
gjendjes politike qe po kalon aktualisht vendi yne. Sipas
tyre, PLL, sot eshte nje nga partite me te fuq ishme ne vend dhe ngjarjet me te
fundit ne parlamentin shqiptar po e tregojne me se miri kete gje. PLL, theksoi
z. Bufazi, ne zgjedhjet e ardhshme vendore synon te dale njera nga tri partite
me te fuqishme ne vend. Dhe kete synim tonin, ne e bazojme tek puna dhe
perpjekjet e vazhdueshme te anetaresise sone, e cila deri me tani ka treguar
frytet e saj.
Ndersa sipas z. Kaloshi, ka ardhur koha qe legalistet te tregojne realisht
fuqine e tyre. Me ardhjen e NMT Leka I, ne na jane shtruar shume detyra perpara,
te cilat une shpresoj se do ti perballojme me sukses. Gjithashtu ne kete takim,
z.. Kaloshi foli dhe per eksperiencen e tij si drejtues i deges se PLL-Kruje, ne
te cilen kane nje nderthurrje te sukseshme punet e strukturave te ndryshme te
PLL, si ajo e Senatit, Foru,mit Rinor dhe Forumit te Gruas, e ne menyre te
vecante Grupi i Intelektualeve qe eshte ngritur ne qytetet e Krujes dhe
Fushe-Krujes.
Pas ekspozese se bere prej zoterinjve Bufazi dhe Kaloshi, zoterinjte nga dega e
PLL-Gjirokaster folen permbi punen e bere ne kete dege ne drejtim te organizimit
dhe persosjes se strukturave te partise. Per hir te realitetit, me gjithe fjalet
e mira dhe problemet e paraqitura, realiteti i PLL ne kete qytet nuk e
justifikon rezultatin e arritur, i cili duhet thene se duhet te ishte me i mire.
Takimi perfundoi edhe ne Gjirokaster me premtimin per permiresimin deri ne
persosje te punes.
Si perfundim duhet ti rikujtojme dhe tu terheqim vemendjen atyre degeve te cilat
per arsye te ndryshme nuk kane sjelle dokumentacionin e plote prane sektorit te
Organizimit ne PLL.
Enver KALOSHI
Mblidhet Komiteti Drejtues i PLL-Peqin. Merr pjese dhe Sekretari Organizativ, z.
Ergjent Bufazi
PLL, FILLON
ORGANIZIMI PARAZGJEDHOR
Ka qene data 14.03.2003 ku Sekretari Organizativ z.Ergjent Bufaqi mori nje takim
me Komitetin Drejtues te Deges Peqin, per te pare nga afer zbatimin e udhezimeve
te dala nga mbledhja mes kryetareve te degeve qe u zhvillua ne muajin shkurt.
Ne kete takim vlen per tu permendur pjesemarrja e plote e anetareve te komitetit
drejtues dhe i kryetareve te N/degeve nga te gjitha komunat.
Ne raportin e paraqitur nga krytari i deges Peqin. Z.Bardhyl Bica pershkruhej i
gjithe aktiviteti i deges nga njera mbledhje ne tjetren.
Dega Peqin nga 56 qendra votimi ka te mbuluara 50 prej tyre me seksione
Prezente ne komitetin drejtues ne kete mbledhje me detyra konkrete ishte dhe
kryetari i Forumit Rinor te PLL. Po punohet per konsolidimin e Forumit te
Gruas Legaliste.
Ambicia jone, theksoi z.Bica ne fund te fjales se tij, per zgjedhjet lokale
eshte e madhe, ku dega jone pretendon per te fituar komuna. Diskutimet vazhduan
nga anetaret e komitetit Drejtues ku te gjithe ishin te perqendruar ne detyrat e
mara nga mbledhja e meparshme. Ne fund e mori fjalen Sekretari Organizativ
z.Ergjent Bufozi i cili falenderoi te pranishmit ne mbledhje per prezencen e
tyre te plote si asnjehere tjeter. Udhezimet e dala nga kryesia e PLL ju vune
perpara nje obligim qe duke i marre me serozitet keta udhezime kemi per te qene
te sigurt ne sukses.
Arritjet e paraqitura ne
raport si dhe funksionimi i forumeve me bejne optimist per te ardhmen. Rendesi
duhet ti kushtoni plotesimit te atyre qendrave votimi te pa plotesuara me
seksion.
Ne te njejten kohe z.Bufazi ju pergjigj pyetjeve te shumta rreth situatave
politike ne vend.
OPINIONE
Arapi
i zi sulmon politiken shqiptare
Nga Blerim KAMBERI
Rishfaqja e Arapit te fajdeve, ndonese e detyruar, riktheu ne kujtesen kolektive
te shqiptareve funksionarin me te mirepritur te qeverisjes socialiste, qe kish
ne dore te vertetat e transparences dhe masen e kompensimit te fajdeve, ne te
cilat shqiptaret kishin lene kursimet dhe pasurite e tyre. Pertej fajesimit te
te gjithe perfaqesesve te se Djathtes qe guxuan te prononcoheshin per punen
6-vjecare te Arapit te Madh dhe stafit te tij stermadh, atij iu be e qarte se do
te kish mundesi te ligjeronte perballe Komisionit parlamentar te Transparences
se Transparences se fajdeve. Natyrisht qe i ziu Fahrudin i varfer kish menduar
dhe vendosur te mos jepte kurre llogari per punen e tij, pervecse para
komisionit kryeministror te fajdeve, me ne krye Bashkim Finon. Arapi i Madh dhe
shefat e tij nuk arriten kurre te vertetonin, gjate ketyre 6 vjeteve, akuzat
kunder pushtetit te djeshem dhe opozitareve te sotem lidhur me fajdete dhe te
tregonin se ku kishin perfunduar kursimet e shqiptareve.
Pas marrjes se pushtetit dhe vertetimit te akuzave me ane te votes
kallash-plebishitare te 97'-es , Arapi, partia dhe shefat e tij e pane me te
udhes te heshtnin dhe ne heshtje te shpernadanin trofete e rebelimit, fondet dhe
asetet e mbetura nga firmat rentiere, natyrisht ne favor te atyre qe kishin me
shume merita ne fitoren socialiste.
Qe i ziu Fahrudin eshte nje perfaqesues pikant i pushtetit dhe i perkedheluri i
oligarkise se re, kete e deshmon shperblimi i vellait Platon me post prefekti
dhe ambasadori, si dhe permendja me perkedheli e emrit te tij te famshem nga
Arta Dade, me referimin vellai i Fahrudinit , gjate debateve te ashpra te
Dhjetorit te vitit 1991 ne KPD.
Fahrudini dhe te afermit e tij, qe kane merita te medha per ngjarjet e 97'-es ne
Vlore, per te cilat edhe u shperblyen me ofiqe dhe prona, akoma nuk kane marre
mundimin te japin minimumin e shpjegimeve para bashkeqytetareve, te cilet ishin
nder humbesit me te medhenj ne firmat rentirere, shumica e te cilave e kishin
seline ne Vlore, quajtur ndryshe kryeqyteti i fajdeve dhe i trazirave .
Fahrudini, pas punes 6-vjecare duhet te spjegoje perfundimisht keto te dhena, te
domosdoshme per te hedhur drite mbi kete ceshtje dhe per te shmangur spekullimet.
1 - Cila ishte sasia totale e parave te depozituara ne firmat rentiere?
2 - Cila ishte sasia e depozitave ne momentin e bllokimit te tyre?
4 - Cilat ishin asetet dhe pronat e patundshme te tyre dhe cila ishte vlera e
tyre e perllogaritur nga ekspertet sipas tregut?
5 - Cilat ishin pagesat e kryera nga sportelet dhe cilet ishin perfituesit?
6 - Cilet nga perfituesit ishin punonjes te kompanive rentiere dhe sa eshte ne
total fondi i pagave qe ata kane perfituar si te punesuar?
7 - Cilat ishin investime me karakter prodhues dhe sherbimi dhe si u
adminsitruan ato pas bllokimit te tyre dhe marrjen ne dorezim nga Arapi dhe
stafi i tij?
8 - Cilat ishin fondet, sa dhe ku u moren per te paguar procesin e hetimit dhe
transparences nga Deloite end Touche dhe firmat nenkontraktore te saj?
9 - Cilat ishin emrat dhe sasite e depozituesve me te medhenj dhe sa ishte koha
e depozitimit te derdhjeve te tyre, pra e principaleve kryesore qe mundesuan
mbijetesen e ketyre kompanive?
10 - Cilat jane emrat, shumat e depozituara dhe terheqjet e VIP-ave te
politikes e te jetes publike shqiptare ne firmat rentiere?
11 - Cilat dhe sa jane shumat e perdorura per sponzorizime, dhurata e te tjera
si keto dhe cilet jane perfituesit?
12 - Cilet jane perfituesit dhe shumat e shperndara pas bllokimit te llogarive
te kompanive ne banka, pas vendimit te qeverise?
13 - Ku eshte depozituar dokumentacioni i inventarizimit, vleresimit e shitjeve
te aseteve, cilet jane personat pergjegjes qe e kane kryer ate dhe ku bazohet
veprimtaria apo kopetencat e tyre?
14 - Sa eshte sasia aktuale e fondeve dhe aseteve te mbetura, ku dhe si po
administrohen aktualisht ato.
Eshte mire qe keto te dhena te publikohen para se te filloje punen Komisioni
parlamentar i transparences, ne menyre qe publiku te gjykoje per seriozitetin
dhe punen, qofte te kontrolloreve ashtu edhe te stafit te Arapit qe kontrollohet.
Ky publikim duhet te filloje sa me pare dhe ne procesin e transparences te
marrin pjese edhe perfaqesues te shoqatave te kreditoreve, te cilet jane te
interesuarit e vertete per transparence te plote dhe jo vetem deputete dhe
eksperte te tyre, apo stafi i atyre qe kontrollohen e qe jane paguar per te bere
kete pune.
Nderprerja e emisionit Shqip te Rudina Xhunges ne Top Channel, la shije te
hidhur dhe te ben te dyshosh per urdhera eprore, per te evituar nxjerrjen ne
shesh te te palarave para se te filloje punen Komisioni parlamentar i
Transparences.
Por implikimi i segmenteve te politikes ne perfitimet e paligjshme, cka u
vertetua edhe nga replikat e ashpra te Arapit, i zbeh shpresat per nje
transparence te ndershme lidhur me abuzimet qe shkaktuan zemerimin e kreditoreve,
e qe me pas u shfrytezuan per te bere rebelimin e armatosur qe dogji Shqiperine
gjate vitit te mbrapshte 1997.
ULQINI, OPOZITES: GERMO TARE, GERMO...
Nga Albin TIRANA
Kryesocialisti i Tiranes tallet haptazi me opoziten lidhur me kontrollin qe do
te ushtrohet ne Bashkine e Kryeqytetit, duke e paragjykuar ate dhe duke
paralajmeruar bumerangun qe do te bjere mbi... .
Kryetari i PS-se kryeqytetit, Musa Ulqini, ne komentin e bere lidhur me
institucionalizimin e kontrollit mbi administraten e Bashkise se Kryeqytetit,
deklaroi se ky kontroll nuk ka per ti vertetuar akuzat e opozites dhe se
kontrolli do te perfshije edhe periudhen kur Bashkia e kryeqytetit drejtohej nga
perfaqesuesit e Partise Demokratike .
Ulqini shprehu pakenaqesine e tij per pengesat qe ky kontroll do te sjelle ne
funksionimin normal te administrates bashkiake!!! (nderkohe qe kontrolluesit do
te operojne vetem me dokumentacionin e arkivuar). Musai nuk lejoi ti shpetoje
rasti qe te shprehet se ekipet e kontrollit do te kene maxhorance socialiste dhe
se rezultatet e tij do ti jepen per shqyrtim dhe votim Parlamentit te dominuar
nga Partia Socialiste dhe aleatet e saj , cka eshte absurde te deklarohet qe
tani dhe qe ka si qellim te zbehe perkushtimin e opozites per te vertetuar
akuzat publike.
Por pjesa me intriguese e ligjerates se Ulqinit, ishte ajo kur ai deklamoi me
emfaze se kish arritur te mposhte terbimin e kryetareve te organizatave
socialiste te kryeqytetit, te cilet kishin kerkuar qe ti mbyllesh goja opozites
per akuzat qe ajo leshoi ne parlament lidhur me korrupsionin. Ulqini nuk tha
asgje lidhur me korrupsionin dhe akuzat per trafiqe, te leshuara ne adrese te
ekzekutivit shqiptar nga Komuniteti Nderkombetar dhe sesi ai dhe socialistet do
tua mbyllnin gojen institucioneve nderkombetare, qe financojne dhe mbajne ne
kembe qeverine e partise se tij.
Me kete interpretim, te cilin e kish mesuar permendesh dhe e recitonte me
shpejtesi e pa marre fryme, per te mos harruar vjershen, Ulqini la te kuptohet
se korrupsionin dhe trafiqet i ben opozita dhe se e kishte te veshtire te
perballonte presionin e anetareve te PS se kryeqytetit per crrenjosjen e tyre.
Ulqini riperseriti se uniteti brenda Partise Socialiste eshte me i fuqishe se
kurre dhe se do te farketohej edhe ne te ardhmen, duke shprehur bindjen se
zgjedhjet brenda saj do ta rikonfirmonin shpejt kete tendence ne partine e
progresisteve .
NANO:
IMITONI NESE DONI...
Sazan PIPA
Ne turin e tij suksesmadh te mbushur me propagande peruruese qe beri ne qytetin
e Shkodres, kryesocialisti i shoqeruar vetem nga disa funksionare lokale te
partise socialiste dhe pandarshmerisht nga bashkeshortja Xhoana, foli e cānuk
foli. Ai recitoi germat e zeza qe kishte shkruar mbi letren e bardhe qe mban ne
xhepin anesor te xhaketes per problemet e medha te pushtetit lokal. Natyrisht,
ne recitimin e tij, qe shume ia kane zili, Nano nuk harroi pa sulmuar
kryebashkiakun Rusi.
Mirepo te mesuar me recitimet e gjata dhe te pakuptimta te Nanos, shumekush
mbeti i cmeritur nga perfundimi enigmatik i fjalimit plot epos te Nanos dhe nga
harresat e cuditeshme te tij.
Keshtu, te pranishmit vune re se kryeministri harroi te deklaroje fondin e
akorduar nga buxheti i shtetit per Shkodren dhe ate per Tiranen, qe te
pranishmit te kishin mundesi te gjykonin dhe vleresonin konsideratat e
kryeministrit per keqadministrimin e burimeve materiale dhe financiare nga
pushteti lokal i dominuar nga opozita parlamentare . Gjithashtu, kryeministri
harroi tu jepte pergjigje zgjedhesve te qytetit me te madh te Veriut, lidhur me
akuzat, pershembull, te Jozefina Topallit per diferencimin e qellimte te rrethit
te Shkodres dhe ndeshkimin e tij nga qeveria socialiste, duke i akorduar
Shkodres fonde buxhetore te barabarta me ato qe i ishin akorduar Orikumit, gjate
gjthe viteve te pushtetit socialist .
Si gjithmone, duke trasheguar stilin komunist, dhe nen diktatin e stilemave
bolshevike, Nano asnjehere nuk permendi shifra konkrete, por ai foli vetem me
perqindje. Megjithate Nano u bind edhe vete se nuk arriti te konformoje as
socialistet e tij me gjepurat e rradhes. Kete e deshmoi edhe mungesa e
entuziazmit revolucionar qe karakterizon socialistet dhe partine e tyre, sa here
qe udheheqesit mbajne fjalime programatike.
Nese Nano arriti te riinaguroje segmentin hekurudhor me Malin e Zi, nuk arriti
te binde shkodranet se cfare perfitojne ata nga investimet hekurudhore ne fjale,
nderkohe qe ata sākane buke per te ushqyer femijet dhe jetojne ne terr te
plote. Nano nuk deklaroi asgje per sasine e vendeve te punes qe do te hapeshin
ne Shkoder, ne permbushje te premtimit te qeverise se tij per hapjen e 250 mije
te tillave.
Kryeministri, me fytyren qe i rrezellinte nga kenaqesia, e konsideroi arritje
faktin qe mundi te levize lirisht neper Shkoder dhe ta shetise zonjen e tij me
tren neper hekurudhen qe kalon per ne Mal te Zi.
Megjithate, shkodranet nuk arriten te kuptonin se perse dhe ke duhej te imitonin
qe te mbijetonin dhe cfare duhet te benin konkretisht per te realizuar keshillat
e kryesocialistit!!!
HISTORIA E
SHETITORES KRYESORE TE TIRANES
Nga Kastriot DERVISHI
Shpallja e Tiranes kryeqytet ne Kongresin e Lushnjes (21-31janar 1920), shtroi
nder te tjera domosdoshmerine e ndertimit te nje qyteti modern , planimetria e
te cilit duhej ti pergjigjej kerkesave te kohes. Kryeqyteti i meparshem i
Shqiperise, Durresi, nuk kishte pasur asnje mundesi per shkak te rrethanave te
renduara, qe ne 7 vjet te qenies kryeqytet, te kishte pasur fatin e ndonje
ndryshimi te rendesishem .
Edhe periudha 1920-1924 , per shkak te klimes se veshtire politike, nuk solli
per kryeqytetin e ri Tirane, ndonje gje te madhe persa i perket ndryshimit ne
pergjithsi apo atij urbanistik ne vecanti. Punet filluan te ndryshojne pas vitit
1925, kur u stabilizua gjendja politike dhe u vendos perfundimisht qenia e
Tiranes si kryeqyteti i Shqiperise. Ne kuader te studimit te pergjithshem
urbanistik te qytetit vete Presidenti i atehrshem i Republikes, Ahmet Zogu,
tregoi nje interes te vecante ne ngritjen e nje shetitoreje model per
kryeqytetin. U dha urdher i prere qe askush te mos kishte te drejte te devijonte per
interesa te ngushta drejtimin e menduar te shetitores. Per te hartuar planin
urbanistik te Tiranes u ngarkuan arkitektet me fame boterore Florestano De
Fausto dhe Armando Brasini, te dy anetare te Institutit Gjeografik te Firences.
Projekti fillestar i Tiranes qe duket e dhe ne projektet perkatese parashikonte
ndertimin edhe te shetitores kryesore dhe ngritjen e objekteve te uleta rreth
saj. Projekti ne fjale i eshte permbajtur ne thelb objekteve te uleta qeveritare
deri ne tre kate per ti dhene mundesi shfaqjes se madheshtise se shetitores.
Ndertimi i shetitores ne periudhen 1925-1939
Qendra e re e qytetit te Tiranes u zhvendos ne projektin e ri nga vendi ku eshte
sot monumenti i partizanit per ne sheshin e sotem Skenderbej , i cili sherbeu si
nderlidhes i te gjithave rrugeve kryesore te qytetit. Ne statistikat e kohes
gjejme si largesi te shetitores kryesore te Tiranes gjatesine e 800 metrave.
Mirepo ketu duhet te sqarohet se kjo largesi fillon nga ura mbi Lane e deri afer
stacionit te sotem te trenit. Po te llogarisim gjatesine e sotme te shetitores,
ajo eshte shume me e madhe duke i marre se bashku te dy akset qe lidhen me
sheshin Skenderbej . Per ndertimin e 800 metrave te shetitores me gjeresi 35
metra u nevojiten 559. 776 franga ari per
shpronesime dhe 810. 000 franga ari per ndertimin ne fjale. Vetem
ura e Lanes ndertuar ne vitin 1934 ka kushtuar 272. 981 franga ari. Sipas librit
Shqypnija e ilustrueme (Tirane 1929), inxhinier Armando Brasini e pat
planifikuar qendren e Tiranes si sheshi i Shen Pjetrit ne Rome, rreth se cilit
vijne ministrite, Parlamenti, etj. Fatkeqesisht per shkaqe te ndryshme si
politike apo kohore ky plan nuk u zbatua plotesisht.
Po kush e financoi ndertimin e shetitores? - Edhe kjo do nje pergjigje. Ne
kuader te financimeve te pergjithshme per punime botore ne Shqiperi, edhe ne
kete rast u perdor huaja e jashtme e SVEA-s per punimet ne fjale, sipas
marreveshjes se lidhur ne Rome midis te dy vendeve me 20 maj 1925 dhe te
dekretuar me 12 korrik 1925, hua e cila kapte shumen e pergjithshme te 50 milion
frangave ari. Nuk munguan as kontributet e brendshme financiare te cilat
sidoqofte ndonese te vogla treguan solidaritet ne ndertimin e kesaj vepre
madheshtore. Por megjithate kryesore mbeti huaja e jashtme. Deri ne vitin 1931
kur u cel dhe u perurua shetitorja qe mori emrin Zogu I-re , ne te dy anet e saj
dhe ne sheshin Skenderbej ishin ndertuar keto objekte:
-Kryeministria (sot Ministra e Privatizimit )
-Ministria e Brendshme (sot Ministria e Bujqesise)
-Ministria e Arsimit (sot Ministria e Mbrojtjes)
-Ministria e Drejtesise (sot Ministria e Rendit Publik)
-Ministria e Puneve Botore (sot Ministra e Puneve Publike)
-Ministria e Ekonomise Kombetare (sot Bashkia e Tiranes )
Pak kohe para tyre ishte ndertuar edhe godina e Bashkise se Tiranes (sot e
prishur). Duhet thene se ne ministrite e siperpermendura kryheshin edhe
funksione te dyfishta. Ne mes te shetitores, afer pjeses jugore te lulishtes ne
veri te te ciles eshte sot busti i Skenderbeut, u ngrit me 1938 monumenti qe
perkujtonte 10-vjetorin e shpalljes se Monarkise, monument i cili u prish me
vone.
Ndertimi i shetitores ne periudhen 1939-1943
Periudha e pushtimit fashist do te shenoje nje kulmim te punimeve ne shetitore
dhe anas saj. Keshtu u rikonstruktuan ministrite e sotme te Mbrojtjes dhe
Rendit, te cilave iu shtua ne pjeset anesore kati i trete. U hap me tej dhe u
shtrua segmenti nga ura e Lanes deri tek Pallati i Liktorit (sot Universiteti i
Tiranes). Paralelisht u ndertuan sheshi i Liktorit (sot sheshi Nene Tereza ),
Pallati i Liktorit, Teatri i Operas (sot Akademia e Arteve te Bukura), Pallati i
Rinise se Liktorit (sot Bibloteka Universitare), Pallati i Zyrave te
Luogotenences (sot Kryeministria), hotel Dajti si dhe perfundoi stadiumi i nisur
qysh ne vitin 1938 e qe sot mban emrin Qemal Stafa . Vec ketyre u shtrua me
pllaka gjithe shetitorja qe mbante ne ate kohe emrin e ri Viktor Emanueli , duke
i dhene keshtu nje pamje me te vertete magjepse dhe evropiane kesaj shetitoreje.
Gjithashtu u punua ne menyre te atille qe
shetitorja, sheshi i Liktorit dhe stadiumi te formesonin simbolin fashist te
sepates. Deri diku ndonese jo plotesisht kjo u arrit dhe mund te shihet edhe sot
duke pasur parasysh se tehu i sepates eshte stadiumi dhe bishti shetitorja.
TERBIMI I NANOS DHE
OPOZITARET E MODERUAR
Ka kohe qe opozita, e ne menyre te vecante lideri i saj Berisha po gjuan gjahun
e preferuar dhe pa kurrfare leje ne rezervatin prone te socialisteve, duke i
tmerruar ata. Dhe kjo sepse ai njeh shkelqyeshem terrenin, zoteron hartat e
fushave te minuara dhe i di te gjitha strofullat ku fshihet gjahu pas te cilit
ai eshte tejet i apasionuar. Alarmi i Nanos per gjueti pa leje ne pronen me
gardhim te sigurte , deshmon se atij i eshte prishur sistemi i sigurise , te
cilin shefi i opozites ia ka instaluar vete dhe ia di hilete qe ne kohen kur
Nano bente vakanca me xhin dhe pace ne Bence. Lufta e nendheshme midis dy
ushtrive , paraprihet nga puna inteligjente e informatoreve qe kane depertuar ne
te dy shtabet kundershtare.
Nga Astrit KOLA
Ne kulmin e njerit prej debateve te fundit te zhvilluara ne Kuvend, nen tremorin
e nje nervozizmi te skajshem, kryesocialisti i hodhi dorashken e sfides
kundershtarit te tij, kur e provokoi me batuten: Tashme, zoti Berisha, te jeni
te bindur se aleancat fluide nuk do te funksionone me ketej e tutje . Me teper
se bindje per ate qe deklaroi, Nano ironizoi dhe kercenoi indirekt kundershtaret
e tij brenda partise, qe dikur bene kauze te perbashket kunder kryeprokurorit
Rakipi, cka solli edhe shkarkimin e tij nga shumica qe rezultoi prej kesaj
aleance parlamentare kunder favoritit te kryetarit te PS. Dhe jo me kot Rakipi
ishte zgjedhur si tabela e rradhes se aleancisteve fluide . Ai ishte as me pak e
as me shume pervecse shqytari i perzgjedhur i Nanos dhe shantazhieri i tij ne
luften politike me kundershtaret brenda dhe jashte partise. Por, disa dite me
vone, pas provokimit te dyte te Nanos, shefi i opozites i kujtoi atij se
ministrat e tu kane ardhur te raportojne tek une , pra ne seline e Berishes per
te shfajsuar vehten dhe per ta garantuar ate se nuk benin pjese ne enturazhin
nanoist dhe se nuk u interesonte fati i betejes e fundit, trofe e se ciles eshte
paracaktuar koka e kryebashkiakut.
Duke vazhduar sulmin e tij ndaj shefit te maxhorances, Berisha i kujtoi atij se
... je i rrezuar por nuk e kupton. Te kane rrezuar 45 votat qe ke marre kunder
brenda partise tende .
Me teper se diversion brenda socialisteve, te cilet mund te shesin gjithcka per
te lare hesapet me njeri-tjetrin, por jo pushtetin, ne kete rast lideri i
opozites me sa dukej synonte te detyronte kundershtarin te terhiqej nga sulmi i
ndermarre dhe te ngujohej ne bunkerin brenda partise, ne pritje te goditjeve te
reja nga kundershtaret, te cilet kishin filluar ta siluronin qekurse goditen
perzgjedhjen e gabuar te kryedoganierit te penalizuar, i cili u detyrua te jape
doreheqjen brenda dy muajsh. Tonet e ngritura te Nanos per drejtuesit e perfolur
e sulmuar padrejtesisht, e qe i kishin siguruar arkes se shtetit dhjetra milione
$ arketime , ishin hakerrimi i deshperuar ndaj kundershtareve qe shkaktuan
deshtimin e skemave te organigrames klienteliste te kryeministrit, ne vazhden e
cmontimit te pasuesve te Metes nga postet kyce te administrates.
Nervozizmi i kryesocialistit nuk mungoi te demonstrohej edhe ne mbledhjen e
grupit parlamentar socialist, kur ai, ne deshperim te thelle atakoi dhe kercenoi
ministrat dhe deputetet memece, qe nuk guxuan te replikonin me Berishen pas
sulmeve ta ashpra te tij ne pergjigje te provokimit te kryesocialistit. Te
bindur se shefi i opozites disponon te dhena te sakta lidhur me korrupsionin
qeveritar, sidomos pas replikes se tij me kryeparlamentarin Pellumbi te cilit i
kerkoi ... me akuzo si Blushi ne Prokurori, qe te te vertetoj akuzat qe po te
bej , ministrat e Nanos ndoshta e kane pare me oportune te bashkepunojne
fshehurazi me kryeopozitarin, ne kembim te nje pakti mos-sulmimi dhe nje
qendrimi me te zbutur, cka do ti ndihmonte per te mos u diskretituar publikisht.
Dhe kjo levizje e zgjuar ne kembim te mungeses se sulmit mediatik, apo te nje
komisioni hetimor te ri kunder trimave te qeverise , ka te ngjare te ringjize
aleanca te reja fluide, cka do te shkaktonte sabotimin e skemave te gatshme te
Nanos ne tentativen e deshperuar per te shmangur efektin shkaterrues te
dispozitivit anti-korrupsion te opozites, sinkron me akuzat e Komunitetit
Nderkombetar dhe konform kerkesave te perseritura te tij per intensifikimin e
luftes kunder korrupsionit...
Por protagonizmi i opozites dhe perballja e saj, e suksesshme ne alternativat
programore, ndonese e pabarabarte, gjate perplasjeve te fundit, evidentoi qarte
faktin se deputetet opozitare kane predispozicion tejet te ndryshem per te
thelluar te caren qe shefi i tyre shkaktoi ne murin e plasaritur te maxhorances.
Dhe kjo ndodh sepse nje pjese syresh as qe e ka haberin e luftes politike, nje
pjese ka korrace te ndryshkur dhe parzmore te shpuara, ndersa pjesa me e madhe
nuk ka kohe te merret me betejat e panderprera te Berishes, sepse eshte e
angazhuar ne bisnese dhe pret me padurim lejet e ndertimeve, bisneseve dhe
beneficeve te tjera te pushtetit. Ne kete turme laramane ka edhe nga ata qe
shiten neper tavolina dhe ne publik si opozitare te moderuar, qe nuk jane dakort
me luften e ashper politike, qe nuk eshte ne natyren e mendimtareve me mendime
te larta e te dipenduara nga kultura e thelle dhe filozofite pacifiste , ne
ndryshim nga mungesa e kultures dhe vetpermbajtjes se grindaveceve . Nga te
gjithe keta, me simpatiket dhe dobipruresit jane ata qe merren me bisnese, qofte
edhe me kundershtaret me te cilet ndajne parate e fitimit neper skuta, e te
cilet duhen inkurajuar sepse me ba vaki e me iu hece bixineci, kane me i anje māsharpa
e camcakiza opozitaret e uritur te ketij vendi, qe presin nje dite te bardhe.
E
VERTETA NEN DRITEN E HISTORISE
Nga Murat BASHA
Detyrimi moral per ti sherbyer te vertetes, kesaj viktime te perjetshme te
padijes, indoktrinimit, konformimit dhe keqdashjes, na imponon te shfaqim
kundershtite dhe saktesimet lidhur me opinionet e zotit Myzafer Ahmati, ne ZP ,
me 23 shkurt 2003.
Falenderojme sinqerisht zotin Ahmati per disponimin pozitiv ne perpjekjet per
vleresimin objektiv te rolit dhe kontributit te Mbretit Zog I dhe Familjes
Mbreterore Shqiptare ne dobi te Atdheut dhe Kombit.
Ne kerkim te identitetit individual dhe kombetar, te gjithe shqiptaret,
intelektuale ose jo, vuajne dyshimin sokratik: Nga vijme dhe per ku jemi nisur?!.
E ketu nuk ben perjashtim as zoti Ahmati.
Mbreteroret dhe intelektualet shqiptare, e kane pershendetur aktin e qytetarise
se 76 deputeteve te te gjitha kraheve te politikes, te cilet, ne respekt te
historise se shtetit shqiptar dhe vazhdimesise tij juridike, ftuan Familjen
Mbreterore Shqiptare dhe trashegimtarin e Fronit, Mbretin Leka I, te rikthehen
ne Shqiperi pas nje ekzili te detyruar 63 vjecar.
Politika shqiptare, e ndergjegjshme per padrejtesite historike qe perjetoi
Familja Mbreterore, gjeti forca te shkeputet nga vargonjte e indoktrinimit dhe
interesat e ngushta, duke kapercyer madje edhe skemat diabolike te inkriminimit
ligjor te Mbretit Leka I lidhur ngjarjet tragjike te vitit te mbrapshte 1997.
Ky akt qytetarie, ndonese i vonuar, eshte shprehje e remorsit te ndergjegjes
qytetare, qe regetin akoma ne klasen tone politike. Shembulli i vendeve fqinje,
te cilat kane ndertuar nje kuader ligjor preferencial per trajtimin me perparesi
te ish monarkeve, ne planin pronesor, politik e qytetar, ka nxitur gjithashtu
edhe reflektimin pozitiv te politikes shqiptare, pa dallim.
Rivleresimi objektiv dhe shkencor i historise, pa paragjykime, imponon ndricimin
dhe dokumentimin e kontributit te Familjes Zogolli dhe pinjollit me te shquar,
Ahmet Zogut, ne shekujt IXX dhe XX, per Ceshtjen tone Kombetare. Ky rivleresim
hedh poshte tezat antishqiptare per ... mungesen e aftesive shtetformuese tek
shqiptaret .
Kontributi i Zogolleve per Shqiperine, kulmon sidomos gjate gjysmes se dyte te
shekullit IXX, kur Xhelal Pashe Zogu u perzgjodh nga Fuqite e Medha si
eksponenti me i fuqishem per sendertimin dhe kryesimin e nje kryengritjeje
kunder Portes se Larte, e cila, per ta joshur, i ofroi postet e Guvernatorit te
Kurdistanit dhe Vezirit te Hercegovines, qe Xhelal Pasha i refuzoi me perbuzje.
Me rekomandimet e Mustafa Pashes se Egjyptit dhe pas kontakteve paraprake me
konsullin rus Ignatiev dhe konsullin serb Ristic, ne vitin 1868, ne Berne te
Zvicres, Xhelal Pasha kontaktoi me emisare speciale te Britanise se Madhe dhe te
Perandorit Bonapart III. Pikerisht per keto arsye dhe per kontributin atdhetar,
Xhelal Pasha u emerua njezeri zevendeskomandant i Pergjithshem i Lidhjes
Shqiptare te Prizrenit.
Per te gjithe historianet dhe analistet objektive, eshte e qarte se largimi i
Ahmet Zogut 5-vjecar per ne Stamboll, ne vitin 1900, nuk ishte gje tjeter vecse
nje pengmarrje nga Sulltani.
Kur Ahmet Zogu 17-vjecar u perkul te puthte flamurin e Pavaresise ne Vlore,
Ismail Qemali i tha: Ngrihu bir, sepse sot ketu na ka sjelle kontributi dhe
amaneti i Xhelal Pashes, qe ishte miku dhe mesuesi im i madh
Meqenese sot akoma ekzistojne paqartesi per menyren sesi Shqiperia u shpall
Monarki Parlamentare me 1 Shtator 1928 dhe Ahmet Zogu u shpall Mbret i
Shqiptareve, duhen sjelle ne vemendje te opinionit publik disa te verteta
historike, tashme te dokumentuara.
Me 24 Dhjetor te vitit 1924, Ahmet Zogu, i ndihmuar dhe i perkrahur politikisht
dhe financiarisht nga Britania e Madhe dhe Franca, u rikthye ne Shqiperi
nepermjet territorit shqiptar, qe kish mbetur jashte Shqiperise nga Konfereca e
Londres dhe brenda Mbreterise Serbo-kroato-sllovene te Versajes. Por, nje pjese
e konsiderueshme e formacioneve luftarake te kryesuara nga Myfit bej Libohova,
ne perputhje me planin e operacionit ushtarak te drejtuar nga Zogu, me 24
Dhjetor hyne ne Jug te Shqiperise nga toka shqiptare e Camerise, qe kish mbetur
ne suazen e Mbreterise se Greqise qe nga Konferenca e Londres.
24 Dhjetori ishte sendertim i kordonit sanitar antisovjetiko-bolshevik ne
Ballkan, me ane te figures me te shquar te politikes shqiptare te asaj kohe,
Ahmet Zogut, qe gezonte reputacion dhe mbeshtetje nderkombetare te
padiskutueshme.
24 Dhjetori i dha fund njehere e mire kaosit dhe anarkise qe mbreteronin ne
Shqiperi gjate viteve 1913-1924.
Eshte e njohur boterisht se, pas propozimeve te deputeteve te Skraparit, te
cilat gjeten perkrahjen e pjeses derrmuese te shqiptareve, me vendim te
Asamblese Kushtetuese, me 1 Shtator 1928 Shqiperia u shpall Mbreteri
Parlamentare (mbreteria e fundit ne Ballkanin pa asnje republike), dhe u rikthye
ne Sistemin Mbreteror.
Themi se u rikthye ne Sistemin Mbreteror sepse, me 1913, ne Konferencen e
Ambasadoreve ne Londer, Shqiperia u shpall Monarki dhe, me pas, Fuqite e Medha
emeruan Mbret te shqiptareve Vilhelm Vidin.
Kongresi i Lushnjes, ne vitin 1920, pervec qeverise zgjodhi edhe nje Keshill
Regjentesh (mekembes mbreterore), te cilet do te drejtonin vendin bashke me
qeverine, derisa te gjendej nje Mbret nga rradhet e shqiptareve. (shih
proces-verbalet e Kongresit te Lushnjes).
Lidhur me pyetjen se a ka patur Mbreti Zog prejardhje nga ndonje familje
mbreterore(?), biografe te tij si dhe burime arkivore deshmojne prejardhjen e
Zogolleve dhe Toptaneve nga pema gjenealogjike e Kastrioteve. Por, natyrshem,
boshlleku pese-shekullor ne traditen etatiste, do te jepte efektet e veta.
Pranimi njezeri i Ahmet Zogut si Mbret i Shqiptareve nga e gjithe fisnikeria
shqiptare, nuk le shteg per nje pyetje te tille dhe diskutime pa vlere.
Protagonizmi dhe kontributi i jashtezakonshem i Ahmet Zogut ne historine
shqiptare te viteve 1912-1928, nuk ishin vecse shkallaret e merituara te
karrieres se Tij si burre Shteti i Madh, i mbiquajtur nga bashkekohesit
Shpetimtari i Atdheut . Askujt me shume se Ahmet Zogut, nuk do ti takonte
brerorja e nderit per jetesimin e vendimit te Kongresit te Lushnjes per te
gjetur nje Mbret nga rradhet e shqiptareve .
Kryengritjet e Mirdites, Vlores, Fierit e Delvines, te organizuara nga Serbia
dhe Italia fashiste; akordi Ciano-Stojadinovic dhe se fundi 7 Prilli, te
zhvilluara ne harkun kohor 1926-1939, percaktuan qarte pozicionin e Zogut dhe te
kundershtareve te tij ne raport me atdheun, me Jugosllavine dhe me Italine
fashiste. Pushtimi fashist dhe zhvillimet qe pasuan, nxorren ne drite te diellit
se cilet ishin kundershtaret e Zogut.
Per te qetesuar gjakrat e antizogisteve te sotem, ia vlen te kujtosh se, si cdo
eveniment i shoqerise njerezore, edhe monarkite ne mbare boten e kane nje
fillese. Edhe Charles Magne (Karli i Madh), nga komandant ushtrie u shpall Mbret
i francezeve, sikunder edhe Stjuartet e Anglise, te cilet nuk linden mbreter.
Do te mjaftonte maksima hyjnore e librave te shenjte, se Cdo rruge, sado e gjate
qofte, fillon me nje hap , per tu vene kapak tautologjise dhe gjepurave.
Napoleon Bonaparti, ne ditarin e mbajtur ne vitet e fundit te jetes ne ishullin
Shen Helena, shkruante: Republika eshte nje sistem i idealeve te medha, per tu
sherbyer me se miri njerezve. Por, per te mbijetuar dhe qeverisur, ajo ka nevoje
gjithmone per nje shumice parlamentare. Per te siguruar kete shumice
parlamentare, e cila do ti garantoje mbijetesen ne qeverisje, Republika fillon
te gerryhet nga kanceri i saj, korrupsioni, i cili shkon ne dem te popullit.
Atehere, liberalet angleze zgjodhen nje forme shume me eficiente qeverisjeje,
Monarkine Parlamentare, me qellimin qe Parlamentit ti jepnin nje rol te fuqishem...
. Mbreti Zog ia dha Shqiperise kete eficience qeverisjeje.
Deri ne vitin 1928, Ahmet Zogu ka trasheguar mjaft prona, ngaqe Nena e Tij, Nena
Mbretereshe Sadije, ishte pinjolle e Familjes se shquar Toptani.
Ne kohen e qeverisjes dhe Mbreterimit te Ahmet Zogut, Shteti funksiononte vetem
me ligj dhe Drejtesia jepte vendime bazuar ne ligj dhe nepermjet ligjit, cka
menjanonte veprimet abuzuese me pronat private apo publike.
Rroga e Mbretit Zog I, eshte vendosur dhe miratuar konform vendimeve te
parlamentit.
Per te gjithe ata qe disponojne nje kulture minimale, eshte e qarte se pikenisja
e gjykimit lidhur me ligjshmerine e pronave, eshte origjina e prones private te
cdo qytetari apo shtetari.
Do te mjaftonte kjo premise logjike dhe ligjore, per te gjykuar mbi pronat e
Familjes Mbreterore apo ato te politikaneve dhe qytetareve shqiptare.
Familja Mbreterore disponon nje dokumentacion te qarte dhe transparent te
pronave, qe mund te verifikohet nga gjithkush, pa paragjykim.
Interpretimi i kundert i se vertetes dokumentare apo historike, nuk mund te jete
vecse pasoje e pasioneve politike, apo reminishencave te se kaluares...
Shkrimtari i
madh e konsideron korrupsionin si
pengesen kryesore ne perparimin e vendit
Kadare: Korrupsioni eshte pika me e dobet e sistemit
politik te Shqiperise
Kur krijohet nje klime e qyteteruar ne nje vend,
intelektualet afrohen, kur klima fillon e behet
barbare ne nje vend intelektualet largohen. Neqoftese
ne nje vend fillon te sundoje skrupulli, te sundoje
arroganca politike, te sundoje pafytyresia, sigurisht
qe intelektualet largohen. Neqoftese ndodh e kunderta,
intelektualet shqiptare do te afrohen
- Zoti Kadare, si nje domosdoshmeri per integrimin e
shqiptareve ne Evrope, a jane arritur pas dhjete
viteve te tranzicionit dhe te ndryshimeve te medha
politike ne Ballkan urat e bashkepunimit ne fushen e
arteve dhe te kultures?
Kadare_ Padyshim urat kulturore, urat e integrimit
kulturor, jane te parat qe ndertohen dhe per fat te
mire une konstatoj me gezim qe keto po ndertohen,
nderkaq mendoj se populli shqiptar duhet ta ndjeje
veten shume mire ne kete klime te re. Populli yne nuk
ka nevoje per nderprerje urash sic ka qene perpara,
populli yne ka nevoje te dale, te njihet e verteta e
tij, e cila nuk ka nevoje per zbukurim, por te njihet
ashtu sic eshte. Rruga me e sigurt per tāu njohur
eshte rruga kulturore, vlerat e tij te shperndahen ne
Ballkan, te shperndahen ne Evrope, ne bote dhe kjo do
te ndihmoje Shqiperine dhe kombin shqiptar kudo qe ai
jeton ne te gjitha menyrat. Ne te gjithe themi, duam
te bejme pjese ne familjen evropiane te kombeve, por
rruga e pare nga me te sigurtat dhe e shtruar nderkaq
eshte rruga e kultures.
- Megjithate, integrimi i shqiptareve ne Evrope nuk
mund te kuptohet pa zhvillimet politike. Si e
vleresoni aktualitetin e sotem ne Shqiperi, ndryshimet
e fundit ne realitetin politik shqiptar?
Kadare_ Ka qene deshira ime, por jo vetem e imja, por
e pjeses me te madhe te intelektualeve te Shqiperise
si edhe pjesa absolute e popullit shqiptar qe te vije
dita qe lufta politike ne Shqiperi te dobesohet. Duke
u dobesuar lufta politike, forcohet Shqiperia. Eshte
gabim ai mendim i krijuar perpara, qe sa me teper
kunderthenie te kete midis pozites dhe opozites, sa me
teper sulme dhe agresivitet, aq me mire eshte.
Kurresesi. Eshte e kunderta. Shikoni shtetet e medhenj
demokratike, ata jane demokratik, ata jane te
perparuar, sepse kane nje fare zbutje te kesaj lufte,
kane nje fare harmonie brenda mendimeve te ndryshme.
Eshte nje harmoni kombetare qe i bashkon dhe ky eshte
zhvillimi i vendeve te medhaja evropiane dhe te botes.
Une mendoj se ka qene suksesi me i madh i Shqiperise,
marreveshje qe u be midis pozites dhe opozites, dhe te
gjithe shqiptaret urojne qe kjo te zgjase, qe kjo te
jete e thelle, te jete menyre veprimi, menyre jetese,
jo te jete nje gje kalimtare si nje pranvere qe vjen
dhe pastaj papritur vjen dimri dhe i fshin te gjitha.
Jo. Kjo duhet te jete, mendoj une, dhe shpresoj qe do
te jete nje forme e re e jeteses se shqiptareve te
jetes politike dhe morale.
- Nderkohe ne Shqiperi korrupsioni vazhdon te mbetet
prezent. A mendoni se kjo dukuri do te jete e
perkoheshme?
Kadare_ Korrupsioni eshte pika me e dobet e Shqiperise
sot. Shqiperia kete pike, kete flame, kete mortaje
duhet ta zgjidhe se sāben. Eshte detyre e popullit
shqiptar e shoqerise shqiptare, padyshim e klases
politike shqiptare te cdo ngjyre qe ta heqi kete balte
nga emri i Shqiperise. Duhet
te kemi kurajo ta
pranojme se ne renditemi nder vendet me korrupsion te
larte.
Eshte pengesa kryesore per perparimin e Shqiperise sot
dhe une prandaj mendoj se sa me shpejt qe populli
shqiptar, opinioni publik shqiptar ta kuptoje
dramacitetin e kesaj gjeje, sa me shpejt qe ai te
pergatisi menyrat per ta kapercyer kete gje, aq me
mire do te jete per popullin shqiptar, per mireqenien
e tij jo vetem per moralitetin, por edhe mireqenien e
tij materiale.
- Zoti Kadare, duket se intelektualet nuk jane shume
te angazhuar ne zhvillimet aktuale te Shqiperise,
sipas mendimit tuaj pse?
Kadare_ Padyshim eshte nje klime e tere. Kur krijohet
nje klime e qyteteruar ne nje vend, intelektualet
afrohen, kur klima fillon e behet barbare ne nje vend
intelektualet largohen. Neqoftese ne nje vend fillon
te sundoje skrupulli, te sundoje arroganca politike,
te sundoje pafytyresia, sigurisht qe intelektualet
largohen. Neqoftese ndodh e kunderta, intelektualet
shqiptare do te afrohen.
- Zoti Kadare, cili eshte vleresimi juaj per mediat
sot ne Shqiperi, a jane te instrumentalizuara ato?
Kadare_ Mendimi im eshte qe duhet patur kujdes, sepse
eshte shume lehte te kalosh nga nje ekstrem ne
tjetren. Mediat, padyshim, ne nje shtet demokratik, ne
nje sistem demokratik kane nje fuqi te madhe pozitive
demokratike, emancipuese dhe keshtu ndodh dhe duhet te
ndodhe ne Shqiperi, por nga ana tjeter me fuqine e
tyre te madhe abuzohet, sikurse me cdo fuqi tjeter.
Dhe ketu qendron qyteterimi i nje vendi, pra kur ai
qyteterohet ne te gjitha nivelet e tij, qyteterohet ai
vete, klasa politike, qyteterohen mediat, sepse
ndryshe keshtu do te kemi nje kunderthenie te
vazhdueshme, nje konflikt. Klasa politike do te donte
qe mediat ti kete servilet e vet, por mediat do te
duhet te luajne nje rol tjeter. Mediat jane avokat te
popullit.
Nuk kane te drejte te perzihen, nuk eshte e moralshme
qe per interesa te caktuara politike ose te biznesit
privat mediat te futen ne kete loje, qe ne fund
perfundon ne nje loje imorale, prandaj moraliteti i
larte i mediave luan nje rol te madh dhe ne Shqiperi.
Eshte e nevojshme qe mediat nen shembullin e medias me
te mire shqiptare, gjithe mediat e tjera ta ruajne
kete pasterti morale, te mos e shkelin me kembe, sepse
kjo do te luante nje rol negativ ne gjithe jeten e
vendit.
Deutsche Welle
LETERSI