GAZETA55
- Letra e Mbretit qė shpėtoi Kosovėn
KLAN - Nuk kam jetuar ne nje fole pellumbash
07/03/2003
Pse
nuk vepron ndaj komunisteve
Zogu i I eshte me vizionar se
greket, te pakten, nga kujtimet qe vijne nepermjet adjutantit te tij. Greket e
lusin, nepermjet dergatave te tyre te pafundme, qe ai te nderhyje, krahas tyre
kunder komunisteve. Edhe shkaku, qe i kane gjetur, eshte i justifikuar:
Komunistet te kane perzene nga Froni, i kujtojne ata. Ne kete djallezi greke,
Mbreti shqiptar eshte i qarte. Komunistet jane shqiptare dhe detyrimisht jane me
te mire se greket. Kjo i alarmon greket dhe Zogu ne te gjithe median greke
tregohet si i lidhur me komunistet. Por, monarku shqiptar i ka kaluar vete ne
kurriz veshtiresite, keshtu qe eshte shume i qete me akuzat e reja.
Nje takim, qe edhe ne kujtimet
tona mbetet sekret, eshte ne kete kohe i funksionarit ushtarak francez ne Tirane.
Ky takim e ben Mbretin me largpames. Ai i drejtohet menjehere ne informacion te
gjere te gjithe publikut shqiptar. Duke i shprehur besimin dhe duke i kerkuar
forcimin e tij. Kjo i terbon fqinjet e Shqiperise, qe per here te pare, shikojne
nje "Aleance" panshqiptare. Mbreti Zog, qe e njeh me mire se kushdo
psikologjine e bashkeatdhetareve te tij, eshte i qarte. Nuk mund te kete
prosperitet te Shqiperise, nese ka probleme me kufijte. E nese pretendimet e
grekeve per 'Vorio-Epirin' do te vazhdojne, ai u kujton grekeve, se kunder
pervec komunistit Enver Hoxha do te kene edhe fuqine e tij. Eshte kjo koha, kur
ndoshta edhe komunistet jane te qete me mbretin. Nje vezhgim i kujdesshem shikon
nje veprim tjeter me te matur te mbretit. Kur komunistet lindore e kane uzurpuar
Egjiptin, atij i duhet te kujdeset si bari per Mergaten shqiptare. Nga larg, ai
u jep nje sinjal komunisteve, qe nuk i nget, sepse edhe ata duhet ta lene te
qete. Nje mase, qe e trajtuar si te duash, ka si vleresim nje gje te vetme:
Lidhjen per Shqiperine dhe shqiptaret. B.an
Propoganda komuniste ne vendet
arabe
Mbreti Zog tregon se pse nuk
deshi qe te permbysen komunistet
Nje takim i befte me Atasheun
ushtarak francez ne Tirane e ben mbretin qe t'i drejtohet menjehere shqiptareve
me nje deklarate. Ai eshte kunder hedhjes poshte te qeverise se Tiranes, sepse
kjo do te shkaktoje nje ngacmim ne kufijte jugore te saj. Megjithese sekret,
Mbreti, duket se nga takimi me zyrtarin francez ka nxjerre mesimet e tij. Te
cilat kane te bejne me mosmarrjen e asnje veprimi, qe mund t'i jape dore te lire
interesave greke ne Jug te Shqiperise. Athina zyrtare zemerohet dhe ca me keq
klanet e saj te shtypit. Kjo nuk e shqeteson Mbretin, qe i duhet te kushtohet
Mergates shqiptare, ne kushtet e reja qe krijohen. Mbreti ka folur per t'i
zhvendosur ne SHBA dhe ne Evrope njerezit e tij dhe eshte duke e parapare shume
mire situaten e Egjiptit. Per Mbretin ditet ne Egjipt jane te numeruara. Eshte
kjo arsyeja e fundit, qe ai vendos qe te shikoje mrekullite fareonike. Nderkohe
komunistet ne Egjipt jane kudo. Zyrtaret vendas hapin syte me sasine e
informacionit, qe zoteron mbreti shqiptar: "Ka me teper se 300 agjente te
stervitur mire per ato qellime qe u jane ngarkuar, e keto me kohe kane mberritur
te fusin njerezit e tyre ne te gjithe administraten egjyptiane", u thote ai
Penetrimi komunist ne Egjypt
Mbreti Zog ishte informuar ne
saktesi mbi levizjet e agjenteve sovjetike ne te gjitha vendet me me rendesi te
Egjyptit, shkruhet ne kujtime. Nje shembull: Ne Ambasaden Sovjetike, ate polake,
hungareze, bullgare qe keto jane te gjithe nen programin sionist, te gjitha
dirigjohen me nje program sovjetik. Ka me teper se 300 agjente te stervitur mire
per ato qellime qe u jane ngarkuar. Keta me kohe kane mberritur te fusin gjurmet
ne te gjithe administraten egjyptiane.
Kete gje, Mbreti Zog ja kishte
thene shume here Mbretit Faruk. Bile, kjo ka qene dhe kembengulja per mos t'i
dhene shkak nje lufte me Zhuifet ne Palestine. Sepse, i gjithe ekipi egjyptian
ishte i helmatosur nga propaganda qe gjithkund zhvillonin agjentet sovjetike. Ne
muajin Maj 1948 u zbulua haptas propaganda komuniste me nje menyre gjoja kunder
kapitalizmit e kunder monarkise e te tjera. Ata kane mundur te stabilizojne
njerezit e tyre gjithkundi, shkruhet ne kujtime: ne porte, ne shkolla te larta
universitare, ne ushtri, ne polici dhe ne te gjitha fabrikat. Ne cdo dikaster,
ata kane elementet e tyre. Shetitja e ketyre agjenteve, cilesohet ne kujtime-
eshte me pasaporte diplomatike. Neper dezerte nuk kane nje pengese e sidomos ne
Aleksandri dhe Tanta, e Port Sait. "Ata jane te vendosur rrenjesisht dhe
mos harroni,- i keshilloi Mbreti Zog,Mbretin Faruk dhe zyrtaret e tjere, qe
ishin me te-me sa me ekziston mua, prej informatoreve te mij brenda e jashte
Egjyptit dhe sic ua kam spjeguar shume here, tani po jua them edhe juve. Ishin
Mbreti Faruk dhe ne prezencen e tij ishte edhe Presidenti Sirian Excellenca e
tij Kueatly, Myfti efendiu i Jeruzalemit Hysein Efendis, Xhemil Madam Beut. Sot
ka arritur mese 60 perqind populli Felahe Egjyptian, qe eshte i helmatosur ne
favor te komunizmit.
Po ju jap disa shembulla te
vegjel, vijoi monarku:
1-Ketu ne Aleksandri eshte nje
qender nen sherbimin e "Alexis Dehtiareff" me nje bashkepunetor te tij
"Cheborine". Keta kane mundur te vijne ne vend dhe te helmatosin ne
idera sioniste pjesen nder 'autoritete, shkolla, fabrika, polici, oficere'. Ne
cdo dikaster kane agjentet e tyre. Mos harroni se vetem ne Aleksandri jane me
teper 200.000 te huaj prej cdo nacionaliteti. Dhe, ketu mund te thuhet se jane
6000 agjente, qe zhvillojne propaganden komuniste nen sovjetet, te cilet
qarkullojne lirisht neper dezerte e gjithkundi. Ata shperndajne dhe te holla dhe
propaganda ne oficere eshte krejt kunder Monarkise.
2-Ne Port Said eshte nje shef
dhe agjent sovjetik 'Hammed Terra' dhe 'Masri Effendi, T.Kravtchenko'. Ky eshte
nje i rrafinuar me kohe ketu dhe shume i rrezikshem. Ata kane mberritur qe nje
mbremje te vijne ne qarkullim brenda celulave te vendosura dhe te therrasin ne
vend te Monarkise "Rrofte Rusia Sovjetike, Rrofte Republika Demokratike
Sioniste". Ata kane treguar fotografite e Stalinit e te Molotovit dhe po
agjentet e tyre te blere te vendit i shperndajne shpesh ne dezerte. Dhe, atje ku
vdes nje Felah ose Bedevi, ata i dergojne 100 lira nga ana e Rusise. Por edhe te
semureve i ndihmojne dhe po ashtu edhe te vobektit.
3-Ne kete raport, qe eshte me
teper se i vertete, eshte dhe Ambasadori Egjyptian ne Kremlin "Mohamed
Kammel El Bindarip Pasha".
Me gjithe kete eshte edhe
'Dr.Ahmed Kemal Bej', i cili eshte nenpunes i Ministrise Tregtise Egjyptiane dhe
kryetar i Delegacionit egjyptian ne Moske. Keta me nje shumice personeli bejne
dhe lehtesojne propaganden sovjetike. Ata 'lene edhe vajzen e Ambasadorit Nadia
Bindari Pasha'. Ju e dini, qe kjo me eshte acik sic e kemi kuptuar edhe ju vete.
Nga ana e tyre, njerezit e Ambasades te Kremlinit cdo agjent sovjetik qe shkon
per t'u bere vizite e merr vizen ne pasaporten diplomatike pa as me te voglin
hetim. Ata i japin vizen per ne Egjypt. Sepse keta jane te lidhur me oficeret
sovjetike, qe jane agjente te persosur. Dhe 'chef i Intelegjent Servisit'
dirizhon jo vetem misionin e tij ne Ambasaden Sovjetike, por dhe ate te Polonise,
Cekosllovakise, Hungarise, Bullgarise dhe te Jugosllavise. Eshte "Alexis
Dehtiareff" me shokun e tij "Cheborine". Keta jane njerezit qe me
teper po qendrojne ne Aleksandri.
Po te deshironi, vijoi mbreti-
ju dergoj nje kopje te ketij raporti se ka detale shume me teper se sa kemi
biseduar dhe ne hollesi. Pra, kjo eshte nje mekat per informacionin tuaj. Vetem
se ky raport nuk duhet qe te mirret vesh, se jo per mua, por per juve eshte
mire, sepse nje dite do ju gjejne ne gjume. Te gjitha pergatitjet jane bere dhe
duhet te jeni te sigurte se 60 perqind te popullates egjyptiane jane te drejtuar
ne kete rruge. Jane nje pjese e madhe e oficereve te rinj dhe shume studente
universitare. Pra, jane shume gjera, por do te kuptoni me mire kur do ju dergoje
nje kopje te raportit", e perfundoi mbreti fjalen e tij.
Madhnia e Tij Mbreti Faruk dhe
Shyqri Kueatly, Myftiu i Jeruzalemit si edhe Xhemil Madam Beu u preken aq rende
dhe u tronditen aq shume sa Mbreti Faruk ju kthye Mbretit Zog duke i thene:
"Jo vetem se ju
faleminderit, por ju ka vella te madh. Edhe une deri diku kam qene ne dijeni por
jo kaq. Kam per te marre masat, por gradualisht dhe pa bere buje".
Mbreti Zog i tha: "Nuk
duhet te bini ne sy aq teper. Ketu gjendja ka arritur saqe jane te kompromentuar
te gjithe. Ju thashe se presin diten programore, por duhet te keni nje kujdes te
madh ne oficeret. Ketu duhen te mirren masa te shpejta e disiplinore. Pastrojeni
mire ushtrine, sepse nje dite ju zene ne lak. Duhet te veni nje qeveri te forte,
e me plot influence, qe te mundi pak a shume te veje nje rryme qetesie, dhe
gradualisht te beje pastrimin e dikastereve. Kjo qeveri duhet qe te kete relata
te mira edhe me Ameriken se ato kane nje informacion mjaft te forte dhe nuk ju
intereson komunizmi ne Majen-Urjente. Duhet te keni kujdesjen me te madhe ne
oficeret. Keta jane mjaft te nderlikuar dhe kane idera te kunderta. Ne Qeveri
vini Nehas Pashen me Eakfin, por ne eshte se e pranon. Sot nuk eshte e lehte per
te marre nje pergjegjesi ne kete lemsh qe eshte krijuar. Sikur mos te ishte bere
lufta e Palestines, nuk kishte per te gjetur kaq shesh te lire ky mikrob. I
thirrni Nehas Pashen dhe ngarkoni te gjithe Qeverine duke i dhene te gjitha
kompetencat per stabilizimin e qetesise. Deri diku e mos humbi kohe, se koha nuk
ju prźt. Mund t'ju ngjasi dite ne dite ndonje kryengritje. E siguroni mire
Garden, qe ta keni besnike deri diku edhe policine. Po ashtu edhe ushtrine ne
Aleksandri dhe ne Kairo. Edhe keta, po te keni mundesi t'i pastroni nga mikrobet".
Aleksandri 24 Nandor 1949
Madhnia Tij Mbreti Zog mblodhi
Keshillin Mbretnor Shqiptar nen Kryesine e vet dhe ju spjegoi permbi sa u
perkiste gjendjes sone ne Egjypt, shkruan adjutanti. Ai sjell ketu fjalen e
plote te Lartmadherise perpara tyre:
"Per t'u sherbyer
interesave te Shqiperise, tani ketu nuk shoh te jete ne favorin tone sepse cdo
dite vjen duke u keqesuar. Nuk ekziston me ajo Lige Arabe, qe mendonim. Ajo, qe
nje dite do te na jepte gjithe perkrahjen moralisht, politikisht dhe
materialisht per t'i sherbyer vendit tone. Kjo sot me ketu nuk ka as me te
voglen shprese, se sic po e shihni ketu jo larg, por do te bijne ne duart e
Rusise Sovjetike".
Pastaj ai vijoi:" Ne, me e
mira eshte qe te largohemi prej kendej dhe te gjejme vendin e pershtatshem. Aty
ku mund t'i sherbejme interesave sa me mire te Atdheut. Per sa u perket
shpenzimeve, ato pothuaj jane po te njejtat. Une kam biseduar shpeshhere me
Ambasadoret Anglo-Saksone dhe te Frances. Edhe ata me keshillojne se nuk eshte
aspak ne interesin tone me ketu. Por, do te largohemi o ne Europe ose ne Shtetet
e Bashkuara te Amerikes. Mund te vije nje dite qe edhe nuk mundemi me dale".
Pas kesaj ai u mor me bisedime,
me njerezit e komitetit.
"Persa i perket
emigracionit, nje pjese nga Siria u derguan ne Kanada dhe Australi prej
Organizates se 'IROS',-u tha Mbreti Zog- se kisha nje bisedim te gjate me
Excellencen e tij Peterson. Bile beri mire qe t'i beni nje vizite ne Hotel 'Bourivage',
duke falenderuar se ai na ka bere shume pune te medhaja, persa i perket
emigracionit. E sonte per darke kam Ambasadorin e Shteteve te Bashkuara te
Amerikes Gafarin, si edhe Prestonin. Po ashtu kam edhe nje mik te Ambasadorit po
nuk e njoh. Kam shume bisedime me ta. Sic e dini, ketu tani prej nje muaji kam
si mik kolonel Sterlingun bashke me Zonjen e vet. Me tha Mbreti Faruk: Ky eshte
nje Inteligjent Service i klasit te pare britanik dhe eshte i padeshirueshem qe
ta mbanim ne shtepi se ky eshte nje gjarper per Arabet. Ne duam ta nxjerrim
jashte Egjyptit. Por une iu drejtova u tha mbreti: Miku im, une gjithmone pune
kam me Amerikanet dhe britaniket e francezet. Ata jane aleate te Shqiperise. Me
ata punoj per vendin tim e jo per juve. Perkundrazi per ju eshte ne interesin
tuaj qe jo t'i deboni, por te lidheni ngushte me anglo-saksonet e francezet, se
aty ka per te qene dobia juaj e jo sovjetet. Bile shpeshhere kur vjen rasti ju
sherbej edhe juve me anen e tyre. Sa i perket kolonel Sterlingut, e kam mik. Dhe,
jo ketu po edhe ne Shqiperi, eshte e vertete se eshte nje personalitet i rende
dhe i cmueshem. Natyrisht per vendin dhe per miqte e tij. Ky kesaj jave do te
shkoje ne Tanger Maroke, per disa kohe, por kurdo qe ai deshiron te vije ketu ne
shtepine time, per kete ju siguroj une qe nuk ju vjen asgje e lige. Por e di se
nuk ka per te ardhur shpejt".
Ne darke Mbreti kishte te ftuar
te rralle.
Ambasadori i Shteteve te
Bashkuara te Amerikes Gafari se bashku me Prestonin dhe Excellencen e tij
Gjeneral Prefino Helmin dhe me gjithe zonjat e tyre erdhen ne oren 8 te mbremjes.
I priti Madhnia e Saj Mbreteresha Geraldine dhe Mbreti Zog, se zonjat e tyre
vinin shume here. Pasi mbaruan buken dolen ne sallon. Kur po pinin kafe Mbreti
Zog i tha Ambasadorit Gafarit: "Cfare pune beni ju amerikanet. Ju kisha
treguar me kohe se po e humbni Mojen-Orjentin, e sidomos 100 milion arabet. Por,
kur te humbni Egjyptin pothuaj keni humbur te gjithe Arabistanin. A jeni ne
dijeni se qysh po zhvillohet ketu situata? Ajo po precipiton me nje shpejtesi te
madhe dhe une keto fjale qe po ua them juve, ua kam thene edhe arabeve. A jeni
ne dijeni mire mbi qendrat e agjenteve ruse dhe permbi sa ato po veprojne? Ai i
dini se ata kane formuar celulat e formuara gjithkund neper dikastere arabe, e
bile edhe ne ushtri, polici, ne gjithe administraten e ne profesoret e
universitaret?! Tani i kane futur rrenjet aq thelle sa lufta e Palestines qe nje
shesh i lire per sovjetet prej propagandes se tyre. Sot eshte teper vone per te
marre masat pengese per pakesimin e ketij mikrobi, qe i ka futur rrenjet deri ne
Felaht e Bedevite e Dezertes. Ata kane nje sasi te madhe arabesh intelektuale
prej cdo dikasteri. Ata i kane grumbulluar ne organizaten qe po zhvillojne
propaganden komuniste. Pjesa me e madhe e oficereve eshte shume e demoralizuar
dhe e gjithe kjo propagande behet kunder anglo-saksoneve e ne favorin sovjetik,
si edhe kunder Monarkise Egjyptiane. Kjo, ne rast se Excellenca juaj nuk e keni
vene hollesisht ne dijeni e Departamentin e Shtetit, eshte nje neglizhence e
madhe se koha nuk prźt".
Ambasadori Gafari u prek nga sa
i spjegoi Mbreti Zog e sidomos Gjenerali Helmi. Ambasadori ju pergjigj Mbretit
me keto fjale:
"Madhni, une zakonisht
pothuaj tri here ne jave jam tek Mbreti Faruk dhe bile shpeshhere shkoj heret e
marrim mengjesin se bashku. Ai ka mjaft konfidence me mua. Por, asnje te dhjeten
e kesaj situate nuk ma ka treguar. Gjithsesi, kjo qe me tregoni Madhnia Juaj nuk
me habit. Edhe ne informacionin tone, po kjo gjendje rezulton mjaft e koklavitur.
Kuptohet se jo kaq e qarte sa u bisedua sonte ne prezencen e dy miqve te Madhnis
Suaj dhe timen. Sa i perket Departamentit Shtetit, une natyrisht e kam vene ne
dijeni mbi sa me perket. Kuptohet qe ajo eshte ne dijeni se ka edhe informata me
te imta. Me thoni se jemi duke e humbur 100 milion arabe, dhe gjithe vendet e
Majen-Orjentit. Ajo i perket Departamentit te Shtetit. Dhe sic e keni studjuar
ju, kjo i pershtatet krejtesisht te vertetes. Mbasi Madhnia Juaj do te shkoni ne
Shtetet e Bashkuara ne Eashington, natyrisht ju keni pune te tjera per te
biseduar: "Persa i perket vendit tuaj, mos mungoni per t'i spjeguar te
verteten. Sot eshte krijuar nje situate ketu ne Egjypt dhe duket se ka edhe nje
interes nga ana e Madhnise Suaj".
Mbreti Zog ju tha:" Mbi sa
kemi biseduar eshte nje permbledhje e vogel. Por, po qe se deshironi, neser ju
dergoj nje kopje te raportit me te gjitha detajet. Ky raport te studjohet nga te
gjithe elementi juaj i informacionit, se ky lidhet me Europen dhe me
Nojen-Orjent. Por eshte vetem penetrimi komunist ne Egjypt aty ku Ambasadori u
kenaq dhe ky eshte nje nder i madh per mua, po ashtu edhe per dy miqte e tjere".
Pasi biseduan mbi te gjitha koha
u be mjaft vone. Po vinte ora 2 pas mesnate, dhe zyrtaret e larte moren leje e
shkuan ne Hotel Bouri-Vage, ku te nesermen para dreke do vinin para se te
shkonin per Kairo.
Egypt 1 Kallnur 1950
Madhnia e Tij Mbreti bashke me
Mbretereshen edhe me Princeshat e suiten me date 1 Kallnor 1950 shkuan per te
vizituar vendet e Fareoneve si "Luksor dhe Asuan". Natyrisht, Qeveria
Egjyptiane i kishte vene ne dispozicion Toufik Dos Pashen si dhe Mahmut Beun.
"Kishim edhe Dr.Omar Shaukine. Si, ne Luksor por edhe ne Asuane kemi
qendruar afer nje muaj. Ishte nje kohe shume e mire dhe e paster", shkruan
adjutanti.
Me date 6 Kallnur 1950, ne
Aduane, na vjen Atasheu ushtarak francez nga Tirana. Ky ishte i emeruar si
Atashe Ushtarak i Frances prane Qeverise Komuniste Shqiptare ne Tirane. Ai po
bente edhe detyren e Ministrit, pershkruan adjutanti. "Porsa ka hyre ne
Hotelin Asuane menjehere ka kerkuar te marre kontakt me kolonel Husein Selmanin,
qe ishte Kryeadjutant i Mbretit Zog dhe Shefi i Shtepise Mbretnore, shkruhet ne
kujtime. I thone kolonel Selmanit se nje kolonel francez deshiron t'ju shohe se
ka nje pune teper urgjente"
Per kete moment adjutanti kujton
se: "Mire, i thashe kapiten Zenel Shehit,- fute ne sallon poshte. Tani po
vij edhe une".
Menjehere, shkova ne sallon,
vijon adjutanti dhe aty e gjeta bashke me kapiten Zenel Shehin. "Si u
pershendetem e ftova se cfare deshironte te pinte". Zyrtari francez kerkoi
thjesht nje kafe. Posa porositem kafet, ai me tha, kujton adjutanti:
" Une jam Atasheu militar i
Frances ne Tirane kolonel G. Une vij direkt nga Tirana. Isha ne Aleksandri dhe
pa u ndaluar erdha ketu. Kam nje porosi teper urgjente dhe sekret vetem per t'ja
parashtruar Madhnis Tij Mbretit Zog personalisht. Do te jete e mundur te kthehem
prape".
"Po, mire, -i thashe -
rrini pak ketu". Une shkova menjehere lart tek Mbreti Zog dhe ja
parashtrova tekstualisht. Mbreti me urdheroi ta ngjisja menjehere lart tek ai
vete.
Shkova poshte dhe e shoqerova ne
sallonin privat ku ishte Mbreti. Si u prezantua une dola por me pare i thashe
Mbretit:"Po ju le vetem".
"Mire,- tha Mbreti- se po
qe nevoja ju therras. Vetem na dergoni kamarierin, qe te na sjelle kafe".
Une dola ne sallonin tjeter,
shkruan adjutanti- dhe ata kane biseduar vetem per vetem afer 3 ore. Saqe, kur
erdhi koha e drekes, Mbreti e ndaloi per dreke te hanin bashke.
Kur mbaroi dreka, Mbreti Zog m'u
drejtua, shkruan Selmani:"Kolonel, miku yt kolonel G. ka per te qendruar
per kater dite ketu. Ai eshte mysafiri im e ta shetisni gjithkund".
Francezi, menjehere dha nje
shifer ne legaten e tij franceze ne Tirane, qe keshtu cdo dite bisedonte me
Mbretin, mbi misionin qe i ishte besuar. Mbas 4 diteve, ku per cdo dite kishte
bisedime te gjata me Madhnine e Tij Mbretin, edhe diten e fundit ai, e ka
mbajtur 3 ore ne bisedime. Pasi mbaruan, ai u nis direkt per Tirane dhe mbeti
teper i kenaqur. Mbreti, kur i shtrengoi doren, i tha: "Jam dakord, e mos
keni asnje merak dhe ju kolonel kurdo qe te shihni nevoje direkte te vini ne
shtepine time ne Aleksandri".
Kolonel Selmani e dergoi ne
aeroport dhe u pershendeten e u nisen per ne Tirane. Bisedimi mbetet i pashenuar.
Pasi u nis koloneli francez,
Atasheu ushtarak ne Tirane, Madhnia e Tij Mbreti Zog me thirri dhe me urdheroi
per t'u nisur menjehere ne Athine te Greqise, Itali e ne France. Nuk po shenohen
bisedimet, sepse jane...
***
Madheria e Tij Mbreti Zog, pas
kesaj, leshoi nje mesazh ku ja drejton mbare kombit shqiptar dhe emigracionit ne
te cilen shenonte:
"Jam i mejtimit, se nje
levizje sado e vogel qe te jete, po t'i jape forme kryengritjes ne Shqiperi, sot
nuk do te sjelli asnje dobi, pervec rreziqe ne damin e integritetit toksor te
Shtetit. Cdo kryengritje parakohesh, eshte ne dem te Shqiperise. Nuk duhet te
harrojme kurre se Greqia ka pretendime toksore permbi "Epirin Shqiptar"
ne te cilin banon nje minoritet prej 27 mije greke.
Greqia po deshronte qe te
100-mije Orthodoks Shqiptar te 'Vorio-Epirit' t'i konsideronte si greke. Ajo do
te perfitonte para kausit, qe do shkaktonte nje kryengritje ne Shqiperi dhe do
nderhynte me te shpejte, qe te bashkonte regjionin "Epirit" dhe qe per
te cilin s'ka pushue te pretendoje gjith kohen e Luftes se Dyte Boterore".
Me poshte Mbreti Zog beri te
njohur se: Une kurre nuk do te pranoj qe te behet ndonje levizje kundrejt
regjimit komunist te sotem te Shqiperise sepse, derisa nuk eshte dhene nje
sigurim per kufijte shqiptare prej 3 Fuqive te Medhaja te Shteteve te Bashkuara
te Amerikes, Britanise se Madhe dhe Frances, cdo gje me e vogel nuk duhet te
behet ne kundershtim te regjimit te sotshem".
Ky qe mesazhi i Mbretit Zog,
drejtuar popullit te tij.
Shtypi grek, kete deklarate e
mori si fyese. Kjo nuk ishte ndonje gje e re per greket, por ajo qe ishte bere e
zakonshme ne trurin e tyre ishte se pa mase kishin derguar me bisedime
delegacione me pretendime te kota. Gje, qe sa i kishte dale krejt yndyra.
Kur kolonel Husein Selmani,
arriti ne aeroportin e Athines, aty e priti Spiro Milo. Menjehere i tha se ishte
i tronditur nga nje deklarate qe ka leshuar Madhnia Tij Mbreti Zog kunder
Greqise. 'Greket jane te pesmatuar se tepermi. Kete gjendje e tregojne fletoret
greke. Kjo deklarate nuk i le shteg me nje miqesie dhe shtypi i jep nje forme
shume keq kunder Mbretit Zog dhe e bashkon me Enver Hoxhen', i tha ai.
Kolonel Husein Selmani, ju
pergjigj Spiro Milios me buzeqeshje:
"Jo miku im. Ne nuk na
behet aspak vone, persa shkruan shtypi grek. Por, Qeveria Greke e din fare mire
se deklarata e Mbretit Zog nuk ka asgje kunder grekeve. Persa u perket
interesave te Shqiperise, se sic e dini Mbreti Zog perkundrazi gjithmone ka
deshiruar e deshiron nje miqesi te sinqerte. Jo sic pretendojne me polemika
shtypi, sepse greket nje here e gjithmone duhet te hekin dore nga pretendimet
absurde te tyre. 'Vorio-Epiri' eshte shqiptar. Kurren e kurres nuk do ta gezojne
greket, se aty derdhet i gjithe gjaku i dy milione shqiptareve. Greket nese duan
miqesi me Shqiperine lipset te hiqen menjehere keto shkendia".
"Por, ju po flisni sic flet
Enver Hoxha?- tha zoti Spiro Milo."
"Natyrisht,- i tha kolonel
Selmani, se Enver Hoxha eshte shqiptar e do te mbroje interesat e Shqiperise. Si
Enver Hoxha dhe kushdo tjeter duhet te beje keshtu. Ne qofte se kjo eshte e
rrenjosur ne zemren e cdo shqiptari. Ju e dini mire, qe shqiptaret kurre nuk i
jane shtruar as Fuqive te Medhaja kunder interesave te tyre".
Me poshte adjutanti
vazhdon:Mbasi bisedova ne Athine, me ata qe isha urdheruar, per tri dite me
rradhe, u nisa per Rome dhe Trieste. Per nje jave mbarova misionin qe me ishte
ngarkuar. U nisa per ne Paris. Aty qendrova 15 dite, sepse kisha shume vende per
te vizituar. Pastaj shkova ne Munchen Gjermani dhe ne Viene Austri. E, pas nje
muaji, si u kryen te gjitha udhezimet u ktheva ne Aleksandri Egjypt.
Nuk shenohet misioni i kryer,
meqe mbetet gjithnje ne temen "sekrete te pa shenuara".
Aleksandri 22 shkurt 1950
Kur u ktheva ne Egjypt, Madhnia
e Tij Mbreti Faruk ja kishte ngarkuar Qeverine ta formonte Nehas Pasha. Ai e
kishte formuar me persona te zgjedhur prej Vakfit. Kjo ishte partia me e madhe
dhe me e forta ne Egjypt. Por, akoma nuk dukej te ishte marre asnje mase mbi
sigurimin e vendit, qofte nga grevat e shkollave, qofte nga agjentet turbullues.
Duket se ende ata ishin ne perpilimin e programit. Keta ishin patriote te
vertete pa asnje leje dhe oksidental. Portofolin e ministrise se brendshem ja
kishin dhene Fuad Serachedinit: nje dore mjaft e forte dhe personi me besnik i
Nehas Pashes. Ky ishte Sekretar i Vakfit.
Per kete dite adjutanti ka
shkruar: Madhnia Tij Mbreti Zog me pare se te nisej per ne Shtetet e Bashkuara
te Amerikes i beri nje vizite Rektorit El-Az-hare. U prit prej Shehit El-Az-har,
me gjithe ekipin e Az-Harit. Per kete kohe, me nje entuziazem te
jashtezakonshem, fjalimi i Sheh Az-harit ishte ne kete sens:
"Lart Madheri, Shqiperia ka
pasur Medresen e Larte Islamike ne Tirane. Ky institut Fetar ishte nga me te
mirat Medrese ne gjithe Europen. Gjithashtu ka derguar studente ne Universitetin
Al-Al-Hare dhe po ashtu edhe ne Pakistan dhe ne Lahor.
Lidhjet vellazerore ne mes
popullit shqiptar dhe te popujve Musliman qendrojne te shkelqyera ne historine e
Orientit. Prej shqiptaresh kane ardhur me shume se 27 Satrazema dhe shume
Ministra si dhe komandante, Vali e Shejhul Islame, qe I kane sherbyer fese
islame dhe atdheut te perbashket ne kohen e osmanllinjve ne Istanbul".
Te gjitha fletoret
"El-Az-Har" botuan fjalimin e Shehit Az-Harit dhe fotografine e
Mbretit Zog I ne kongresin e Lushnjes, me date 22.01.1920. "Duke hequr e
duke patur prane kryetarin e komitetit musliman shqiptar Haxhi Vehbi Dibren dhe
Hoxha Kadrin Efendine, etj...", shkruan adjutanti
Madhnia Tij Mbreti Zog si
vizitoi Universitetin dhe Muzeun Islamik e gjithe klasat e studenteve u kthye ne
sallon te Rektorit El-Az-Hare. Ishte i shoqeruar prej te gjithe profesoreve dhe
nga Shehi, kryetar i El-Az-Ahrit. Aty kishin bere nje pritje shume madheshtore
dhe para se te mirrnin sharupim, ju bene nje diskurse shume historike e prekes
duke i dhene cmimin e merituar te institutit te larte Al-Az-Har. Duke
falenderuar per te gjitha, fjalimi i Mbretit u duartrokit dhe beri pershtypjen
me te madhe ne gjithe Az-Harin.
Me keto bisedime mori fund
ceremonia ne El-Az-Hare. Mbreti mori leje prej Shehut me dale. Ne ate kohe u
ngriten me se 500 vete Shehi. Te gjithe profesoret islamike e universitare e
shoqeruan deri sa hipi ne automobil dhe pastaj ai i pershendeti dhe u nisem.
Aleksandri 2 mars 1950
Ne kete date, ne oren 7 te
mbremjes, erdhen Mbreti Faruk bashke me Princin Aga Khanin dhe filluan ne
bisedime mjaft kritike te Egjyptit. Kur erdhi koha e drekes shkuan ne sallen e
bukes, vijon ne kujtime adjutanti. Si mbaruan buken, prape erdhen ne sallon ku
aty moren kafe. Mbreti Faruk i tronditur thellesisht nga gjendja e keqe i tha
Mbretit Zog keshtu. Adjutanti i ka shkruar tekstualisht keto fjale:
"Mos harroni, vellai im, -i
tha Mbreti Faruk,- se une kurre nuk do te pranoja as Ambasaden Sovjetike as
Legatat komuniste satelite ruse ketu ne Egjypt. E kam ditur me kohe, se nje dite
keto do te luajne nje rol ne interesat e tyre. I cili nuk pajtohet me doktrinen
Mohamedane. Por, kembengulja britanike dhe amerikane me detyruan qe t'i pranoj
qysh ne vitin 1945. Ata ma vune kondite si Britania e Madhe dhe Shtetet e
Bashkuara te Amerikes, me pranu Ambasaden Sovjetike se eshte aleate. Natyrisht
kur u pranua kjo atehere ishin edhe kelyshet e saj: Polonia, Cekosllovakia,
Hungaria, Bullgaria, Jugosllavia, Rumania. Keto natyrisht kane punuar e po
punojne. Tani situata u zmadhua dhe nga fatkeqesia e Palestines. Dua t'ju them
se dhe ketu faji eshte i anglo-saksoneve".
Mbreti Faruk ishte shume i
merzitur. Vertete ishte shume patriot dhe guximtar, por ai e donte fort popullin
Egjyptian. Saqe, nuk i jepte zemra te merrte masa te rrepta dhe i vinte teper
keq. Mbreti Zog po e shikonte, dhe i tha:
"Une kurrkund nuk ju
kuptova se ku deshet me dale me keto fjale. Populli don bari te mire, qe te dije
t'i stervise dhe me ju dhene reformat qe u pajtohen ne jetesen morale dhe
materiale. Keshtu ecen jo ne Egjypt, por as ne France, qe sot eshte libertaja
shembull ne gjithe boten. Merr masa mos e ler te vije koha kur do te kapin per
fyti?!
Mbreti Faruk u kthye dhe i tha
Mbretit Zog I:
"Po me thate qe te jepja
Qeverine ta formoje Nehas Pasha me Vakdistat, ja dhashe me te gjitha
kompetencat. Cfare beri e cfare eshte duke bere deri me sot? S'ka bere asgje.
Asqe ka per te bere. Gjendja vjen perdite duke u keqesuar, ne cdo gje e ne cdo
vend. Keta asnje mase nuk kane marre".
Mbreti Zog I iu pergjigj:"
Une ju kam thene me kohe juve. Shikoni ushtrine, rregulloni nje Garde te forte
me oficere besnike?! Po ashtu ushtrine ne Kairo, si edhe kete te Aleksandrise
rregullojeni mire. Vizitoje vete dhe mos ja ler Hajdar Pashes. Keto te dy
divizione, plotesoi me oficere besnike, ose ne qofte se nuk mund t'i beni
shperndai dhe materialin siguroje ne Garde. Dhe, Garden ta kesh besnike, se ajo
luan rolin?! Pajise me armet me moderne qe keni ju ketu?!
Sa i perket Qeverise, ate
pergjegjesi lija Nehas Pashes me shoket e vet. Ata jane nacionalista e patriote,
se po nuk munden keta per te bere gje tjeter, kush aspak nuk ka per te mundur te
veje nje qetesi. Ja do ta veje Nehasi me shoket e vet ose askush tjeter. Sot
Vakfi eshte Egjypti. Ajo eshte fuqia me e madhe me e organizuara e me e forta,
qe nuk mund ta prishe gje vetem se ushtria. E mos harroni se jeni ju vete
komandanti supreme i saj e jo Qeveria. Pra, juve ju perket te merrni masa dhe te
siguroni ushtrine, se po qe se rregullohet ushtria, ajo do te marre iniciativen
e nje revolucioni. Dhe, s'ka cfare ben as Nehasi e as ti. Keshtu gjendja ka
mbaruar"i tha mbreti.
Greket:Mbreti shqiptar ndihmon
komunistet
Gjenerali Zerva takon ne Egjipt
Lartmadherine
Mbreti Zog nuk pranon oferten
greke, kunder Enver Hoxhes:Komunistet jane shqiptare, u thote ai
Greket i tregojne te verteten e
marredhenieve te Greqise dhe Shqiperise, ne ditet e pushtimit fashist
Beselidhja e shqiptareve te
Mergates dhe njerezit qe e firmosen
Abaz KUPI, XHAFER DEVA, ERNEST
KOLIQI ISHIN NJEREZIT KRYESORE TE MARGATES
Greket jane te alarmuar me
prishjen e marredhenieve me mbretin shqiptar Zog i I. Nje delegacion i larte, i
drejtuar nga ana e Gjeneralit Zerva, shkon per te rregulluar marredheniet.
"Menjehere Gjeneral Zerva, i paraqiti nje leter te Mareshallit Papagos, ku
kerkonte te falur e mos t'i vinte re shtypit. Ata jane te lire te flasin, i
thote ai", kujton adjutanti. Qeveria Helene gjithmone deshiron miqesi, i
thone greket dhe qellimi i kesaj letre, si dhe bisedimet e delegateve ishte dhe
kerkonin se Greket deshironin qe te bente nje operacion te forte, qe kete rradhe
t'i zhduke krejtesisht cerdhet komuniste. Shkurt, ata i luten mbretit qe t'i
ndihmoje kunder komunisteve "qe edhe shqiptaret te marrin pjese ne
bashkepunim me ushtrine greke si vellezer e miq". Mbreti e mohon sepse per
te shqiptaret jane me te vlefshem se greket. Qofshin edhe komuniste. Nderkohe
greket ne takim me mbretin tregojne dhe te verteten e 7 prillit dhe marredheniet
e tyre me Shqiperine. Nderkohe, Mergata zhvendoset pjese-pjese ne "Boten e
Lire". Abaz Kupi, Ernest Koliqi, Xhaver Deva nenshkruajne nje memorandum
mirekuptimi me mbretin
Gazeta55 - 06/03/2003
Kontribut pėr historinė
Njė letėr e panjohur e Abaz Kupit
Fare rastėsisht mė ra nė dorė njė letėr qė heroi Abaz Kupi i paska pas dėrguar me 25 janar 1945, Sir Antony Edenit, ish asokohe Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Mbretėrisė sė Bashkuar.
Njė dokument i tillė provon me sė miri, se Abaz Kupi, edhe pėrse i moshuar dhe pėrse i lodhur e i dėshpėruar pėr padrejtėsinė qė i ishte bėrė, prap se prap, ai nuk rreshti kurrė sė luftuari pėr kauzėn e Shqipėrisė dhe tė demokracisė sė saj, si kėtu me pushkė e si jashtė, me kėrkesa e me letra personaliteteve tė larta tė aleatėve tė mėdhenj.
Po tė pėrmblidhet i tėrė kuptimi i kėsaj letre, del se Abaz Kupi, nė njė formė diplomatike, i proteston ministrit britanik duke i thėnė:"Kush luftoi e kush fitoi?" Mjerisht klithma e dėshpėruar e Abaz Kupit nė mėrgim mbeti si ai zėri nė shkretėtire, sepse fuqitė perėndimore nė pėrgjithėsi dhe Anglia, mikja dhe aleatja e tij, kishin zgjedhur luftėn e ftohtė si mjet pėr ta cofur oktapodhin e kuq, ashtu dhe siē e cofėn dhe e thanė fare. Por pėr fat tė keq, duke tharė oktapodhin e kuq, ata nuk pyetėn fare se bashkė me barin e thatė do tė digjej dhe ai i njomi. Dhe bari i njonė i aleatėve perėndimorė ishte pikėrisht Abaz Kupi dhe trimat e tij tė panumėrt, tė cilėt nuk ia ndanė pushkėn pushtuesve qė nga 7 prilli e deri ditėn e fundit.
Letra ėshtė ndonėse lakonike me shprehje ushtarake, po aq dhe mallėngjyese, pėr fatin e keq tė kėtij heroi tė rezistencės sė ditės sė parė dhe tė asaj tė fundit.
Beqir Ajazi
The right Honourable Anthony Eden
Foreign Office
London
England
Field Marshal the Hon.Sir Hafold RLG Alexander
G.C.B.G.S.I.D.S.O.
Suppreme ALLIED Commander
Mediterranean Theatre
Mė lejoni, ju lutem Shkėlqesi tė ju paraqes sa mė poshtė vijon:
Me datėn 6 prill 1939, nga Shtabi i Pėrgjithshėm i Xhandarmėrisė Shqiptare, marr urdhėr t'i dalė pėrpara sulmit tė Italisė fashiste.
Forcat e mia nė mbrojtje tė Durrėsit pėrbėheshin nga 500 xhandarė tė rregullt me uniformė dhe po ashtu dhe nga 500 forca tė tjera, tė pėrbėrė nga njerėzit e mi. Zura kėshtu tė gjitha pozicionet e nevojshme dhe prisja nė kėtė mėnyrė zbarkimin e fashistėve. Kur anijet e armikut arritėn pranė molos, i lashė fashistėt tė zbrisnin nė tokė, madje dhe tė na afroheshin nja 200 metra. Atėhere dhashė urdhėr qė tė hapej zjarr kundėr tyre. Kėshtu nė ora 4 tė mėngjesit kishte filluar njė betejė e vėrtetė. Gjatė kėtyre luftimeve, tė tre sulmet e tyre tė njėpasnjėshme i zmbrapsėm, duke i detyruar agresorėt qė tė ktheheshin e tė futeshin sėrish nėpėr anijet e tyre. Gjatė sulmit tė katėrt, armiku, duke vėnė nė pėrdorim tė gjithė mjetet dhe forcat e tij luftarake qė dispononte, u pėrqėndrua nė njė sulm tė pėrgjithshėm kundėr krahut tonė tė djathtė. Nė kėtė mes, ne, duke mos i patur mjetet e nevojshme gjatė 6 orė luftimesh tė pėrgjakshme dhe tė pandėrprera, qemė tė detyruar qė tė tėrhiqeshim pas 6 orė luftimesh.
Duhet thėnė se gjatė kėsaj kohe, artileria e jonė goditi rėndė dy nga anijet e armikut, ku ushtarėt e tij ishin tė grumbulluar aty ngushtė, me ē'rast armiku humbi aty rreth 1200 tė vrarė.
Nė kėto rrethana u largova nga vendi im dhe dola nė Jugosllavi, ku u takova me kolonelin Oacly Hill dhe oficerė tė tjerė britanikė, kolegė tė mi, me tė cilėt kam patur shumė raste bashkėpunimi.
Nė vitin 1941, bashkė me kolonelin Hill u futa sėrish nė Shqipėri dhe morėn drejtimin pėr nė Shkodėr, duke patur me vete dhe njė ēetė tė vogėl. Me kėtė rast, ia hymė organizimit tė njė rezistence tė pėrgjithshme. Pas disa pėrpjekjesh nė Tropojė, koloneli Hill, Gani Kryeziu dhe unė, arritėm tė futeshim thellė deri nė Bogė dhe do tė kishim vazhduar dhe mė thellė, kur papritur e papandehur fare, mėsojmė se Jugosllavia kishte kapitulluar.
Nė kėto kushte, qemė detyruar tė ktheheshim mbrapsht dhe tė qėndronim nėpėr malet e Gjakovės. Pas njė qėndrimi aty, koloneli Hill e pa tė arsyeshme qė ai vetė tė qėndronte pranė Gani Kryeziut, kurse unė vetė tė futesha thellė nė Shqipėri me mision pėr tė organizuar frontin e rezistencės kundėr okupatorit.
Duke e vazhduar misionin tin tė organizimit dhe shtimit e zgjerimit tė rezistencės, kundėr Milicisė Fashiste deri sa krijimi i rezistencės sime u bė njė problem i rrezikshėm pėr pushtuesit. Kėshtu qė nė ndjekjen time fashistėt kanė pas angazhuar mė se 2000 milicė tė armatosur deri nė dhėmbė. Si rezultat i kėsaj ndjekje kėmba-kėmbės, kam dėmtuar njė numėr tė madh shokėsh, ca tė vrarė dhe ca tė plagosur.
Nė vitin 1943, forcat e mia nė Mat rrethuan njė batalion tė armikut nė qytetin e Burrelit.
Pastaj, u informova se nėn komandėn e njė koloneli nisur nga Tirana dhe nga Kruja njė regjiment pėr t'i ardhur nė ndihmė batalionit tė mėsipėrm. I tėrė ky regjiment ka qenė ngujuar shumė kohė e shumė keq nga forcat e mia. Atėhere, si e kisha rrethuar, e sulmova regjimentin. Nė kėtė pėrpjekje 300 forca tė armikut qenė vrarė, plagosur apo zėnė rob, me ē'rast njė sasi e konsiderueshme materiali luftarak ra nė duart tona. Armiku, duke e parė veten nė pozitė tė keqe, nisi njė forcė tjetėr tė freskėt, duke e dėrguar kundėr nesh qė nga ana e Qafė Shtamės. Edhe nė kėtė pėrpjekje qė ka zgjatur me se 6 orė, pushtuesit kanė pėsuar humbje tė rėnda nė njerėz dhe materiale.
Pak javė pas kėtyre ngjarjeve, ndodheshim nė fshatin Fullqet tė Matit dhe dėshironim tė hidheshim nė fshatin Kurdarije, me ē'rast pamė se njė pjesė e ushtrisė sė armikut ishte vendosur nė fushėn e fshatit Suē. Iu hapėm zjarr dhe i sulmuam me njė forcė tė madhe. Vėrtetė qė edhe nga ana jonė patėm disa tė vrarė e tė plagosur, kurse sipas pohimeve tė vetė atyre, armiku kishte pasur 170 tė vrarė, kurse pjesa tjetėr na u dorėzua. Si raprezalje, fashistėt dogjėn nė Mat afro 2000 shtėpi.
Pas aksionit tim tė Suēit nė shtabin tim mbėrriti majori Niel. Bashkė me tė, pėrgatita planin e luftės pėr t'ua marrė Krujėn gjermanėve. Kjo luftė zgjati tri ditė, gjatė tė cilėve gjermanėt pėsuan humbje tė rėnda, madje njė pjesė e tyre u zunė dhe rob. Por gjatė ditės sė tretė, mbėrritėn aty forca tė shumta gjermane, gjė qė na shtrėngoi tė tėrhiqeshim.
Nuk zgjati shumė pas kėtyre ngjarjeve dhe tek unė vjen gjenerali Davies bashkė me kolonelin Nikols. Nė bisedime me kėta tė dy, ne ramė dakord qė tė fillonim prapė luftėn guerrilje, duke u mbėshtetur edhe tek ndihma e madhe qė na premtuan qė tė dy. Pastaj, caktuam nė mes tonė njė ditė kur unė do tė takohesha me gjeneralin dhe bashkė me tė do tė shkonim nė Mat, Dibėr, Miridtė, Kosovė si dhe nė Shqipėrinė e Mesme. Mjerisht, gjenerali Davies nuk mundi tė vinte ditėn e caktuar, sepse ai kishte rėnė nė pėrpjekje, ku dhe qe zėnė rob, kurse majori Nikols ndodhej nė gjendje shumė tė keqe, sepse i kishin ngrirė kėmbėt. Nisa njė kontigjent forcash me qėllim qė ta tėrhiqja atė nga malet e Matit. Pasi e realizova qėllimin e tėrheqjes sė kolonelit, e vendosa atė nė shtėpinė e njė mikut tim, duke ia siguruar tė gjithė ndihmėn e nevojshme dhe duke u marrė dhe vetė me tė, pėr t'ia gjetur kirurgun qė do ta operonte. Por, pėr fat tė keq, koloneli Nikols vdiq, kurse varri i tij ndodhet nė shtėpinė e njė mikut tim.
Mė pas vjen tek unė koloneli Bill Maclin. Nė bashkėpunim me tė, diskutuam dhe ramė dakord pėr organizimin e luftės guerrilje nė njė front tė gjerė qė shtrihej nga Kosova deri nė Pogradec.
Ndihma qė mė ishte premtuar nuk erdhi. Po unė, pavarėsisht nga ky akt, pėr ēdo nevojė dhe eventualisht, vura nė dispozicion tė kolonelit Maklin njė ēetė tė madhe prej 300 vetėsh me nė krye njė kapiten, bashkė dhe me njė nga djemtė e mi, duke e financuar madje kolonelin me mjetet e mia financiare.
Kjo ēetė, bashkė dhe me disa oficerė anglezė kanė kryer aksione tė ndryshme sabotimi nė Shqipėrinė e mesme, si pėr shembull, duke hedhur nė erė urėn e Gjolės, sulmet kundėr gjermanėve gjatė bregut tė detit, duke sulmuar kolonat gjermane, duke vrarė ushtarė dhe duke djegur makinat e tyre. Nė kėto aksione tė rėndėsishme, kam humbur mjaft oficera si dhe civila nga njerėzit e mi.
Veē kėsaj, tė gjithė pilotet e rrėzuar nė Shqipėrinė e mesme, kanė ardhur tek unė ose i kam mbledhur dhe vetė, duke bėrė pastaj gjithēka ishte nė dorėn time, pėr ti dėrguar ndėr ato vende nga ku do mund tė ktheheshin nėpėr bazat e tyre dhe tė kontribuonin prapė pėr fitoren. Numri i kėtyre pilotėve nuk ka qėnė njė e dy, po madje njėzet.
Kam bėrė vazhdimisht njė luftė guerriljesh dhe vazhdimisht kam pritur e shpresuar nė njė zbarkim tė aleatėve, madje kam pritur deri nė fund. Me qė njė gjė e tillė nuk u realizua, nė marrėveshje me kolonelin Maclin, Majorat Amery dhe Smiley, vendosa tė largohesha nga Shqipėria, pėr tė evituar njė luftė civile, e cila nė ato kohė do tė ishte shumė e rrezikshme pėr vendin tonė dhe qė do tė interpretohej ndryshe nga ana opozitare.
Kam dėshiruar dhe kėrkuar gjithmonė njė bashkim tė pėrgjithshėm tė tė gjitha forcave nė Shqipėri. Gjenerali Davies si dhe mė vonė koloneli Maklin, ma kanė propozuar njė bashkim tė tillė. Pėrgjigja ime ka qenė se isha gati kurdoherė pėr njė marrėveshje kur ta donin njė gjė tė tillė, por gjithmonė me ndėrmjetėsinė e zotėrisė suaj.
Ēėshtja se kush ėshtė sot nė pushtet nė Shqipėri, pak rėndėsi ka. Po veē pėr mua si demokrat, rėndėsi ka pjesėmarrja e ēdo partie qė ka marrė pjesė nė luftė dhe qė bazohet nė parimet demokratike, pėr tė cilat po bėhet kjo luftė; dhe meqė ne kemi marrė pjesė nė tė, jemi tė bindur se kėshtu, prania jonė do tė ndihmonte pėr tė siguruar realizimin e kėtyre parimeve. Jo vetėm qė ēka kam kėrkuar mė sipėr nuk ėshtė bėrė asgjė e aspak, por pėr mė tepėr, anėtarėt e organizatės sonė, po rrezikohen tė humbasin jetėn nga dyart e asaj partie qė po e qeveris sot vendin. Dhe ēka ėshtė dhe mė e habitshme, ata qė luftuan, duke patur besim tė madh nė kėto parime, po e ndjejnė veten tė persekutuar. Dhe ēka ėshtė mė paradoksale, ėshtė fakti se ky persekutim, atyre po u bėhet pikėrisht nga ata qė e heqin veten si demokratė, madje pėrfaqėsuesit e demokracisė nė Shqipėri. Pėr kėto arsye, mendoj zoti kryeministėr se aleatėt tanė tė mėdhenj nuk duhet tė qėndrojnė indiferentė pėr fatet e kėtyre luftėtarėve trima.
Me kėtė rast, Shkėlqesi, ju lutem tė keni mirėsinė dhe tė ndėrhyninė favor dhe nė mbrojtje tė kėtyre njerėzve, tė cilėt kanė sakrifikuar ēdo gjė, bashkė dhe me personat e tyre, pėr tė mirėn e vendit, pėr parimet qė e drejtojnė shtetin anglez, pėr demokracinė e saj si dhe pėr miqėsinė e pėrjetshme tė Shqipėrisė me Mbretėrinė e Anglisė.
Pėr tė gjitha kėto arsye, Shkėlqesi, ju lutem edhe njė herė qė tė bėni gjithēka ėshtė nė dorėn tuaj, pėr njė ndėrhyrje tė aleatėve edhe nė Shqipėri, ashtu siē ėshtė bėrė edhe pėr vende tė tjera, me qėllim qė tė sigurohet ekzistenca e ēdo partie politike qė mbėshtetet fuqimisht nė parimet demokratike, sidomos pėr tė liruar nga burgjet ata qė luftuan krahpėrkrah me aleatėt pėr kauzėn e pėrbashkėt tė fitores.
Sido qė tė jetė puna, mendoj se veprimet luftarake gjashtėvjeēare tė njė partie si ajo e jona, duhet qė tė merren patjetėr parasysh.
Sinqerish i juaji
Kryetar i Lėvizjes sė Legalitetit
26 janar 1945
05/03/2003
Nje armiqesi e
tejkaluar
Eshte e veshtire, qe te sjellesh
ndermend sentimentet e Mbretit shqiptar, kur ka takuar per here te pare, pas
lufte, Familjen Mbreterore italiane. Sepse, keta te fundit mbanin ne koken e
tyre edhe kuroren e Skenderbeut, qe eshte dhuruar nga Parlamenti shqiptar.
Institucion, qe u instalua, pas largimit te monarkeve shqiptare nga vendi. Eshte
vete monarku italian, qe ka bere demarshet e para te pajtimit, ndersa Mbreti Zog
ka bere kortezine e rastit. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me zhvillimet
nderkombetare te asaj kohe. Te dy mbreterit ne eksil duket se kane pak mundesi,
qe te kthehen ne Atdhe. Te vetmet gjera, qe i lidhin ne kete te tashme, jane te
perbashketa: Eksili dhe e Ardhmja. Per Mbretin italian duket se mundesite e
rikthimit jane me te pakta dhe se mosha nuk ia lejonte nje gje te tille. Ndersa,
Ahmet Zogu eshte gjithsesi jo shume i ri, por me me shume shpresa per tu kthyer
ne vend. Ka nje kapital njerezor me te madh, qe e mbeshtesin dhe qe ai harxon
tani energjite e tij me te medha, ne menyre qe ata te sistemohen. E kesaj kohe
eshte edhe fillimi i mendimit te organizimit te tyre. Te gjithe ata duken te
njesuar, pervec ne nje fare mase ben perjashtim grupi, qe ka bashkepunuar me
pushtuesin gjerman. Te gjithe e pranojne mbeshtetjen e Zogut dhe drejtimin e tij.
Ky i fundit kerkon me insistim, qe ka ardhur koha ne te cilen Mergata duhet te
kete nje destine tjeter. Eshte me mire, qe ata te jene ne Vendet Perendimore, te
cilat e kane pikasur realisht se kush eshte rregjimi i vertete komunist ne
Shqiperi.
Kjo energji e ben altruist
Mbretin shqiptar, qe nga ana e tij, di te fale edhe Mbretin italian ne mergim.
Me vdekjen e Viktore Emanuelit te III, pjesmarrja e Zogut te I-re ne funeral
tregon se koha i sheron te gjitha. Madje, edhe merine ndermjet dy monarkeve ne
Eksil. B.an
Vdekja e Viktore Emanuelit te
III
Mbreti Zog: Si ndihmova ish
kundershtaret Mustafa Kruja, Mehdi Frasherin dhe Hiqmet Delvina
Mbreti italian ne eksil, Viktore
Emanueli III, qe ne kohen e tij 'mbante' edhe kuroren e Shqiperise vdes ne
Egjipt. Ne kohet e fundit, ai ishte pajtuar me Mbretin shqiptar. Dhe madje i
biri i tij Umberto bashke me te shoqen ka shkuar ne audience tek Zogu i I, me
rastin e semundjes se princeshes Ruhije. E papritur ka qene per Familjen e
Savojes, kur ne ceremonine mortore merr pjese edhe Lartmadheria me Mbretereshen
Geraldine. "Gjithkujt e sidomos italianeve ju beri nje pershtypje aq te
madhe prezenca madheshtore e Mbretit Zog, ne varrimin e nje mikut te pare dhe
armikut te fundit", kujton adjutanti. Po pershtypja e Mbretit Zog duket se
eshte tradicionale. Sipas zakoneve shqiptare, ai e fal ate qe pranoi te mbante,
kur ishte gjalle edhe kuroren mbreterore shqiptare. Ne kete kohe ne Egjipt
mberrijne njerez te tjere te mergates shqiptare. Mustafa Kruja, qe ishte
kryeminister ne kohen e fashizmit, pas plot 25 vjetesh, vjen dhe e takon mbretin.
Bashke me te edhe Hiqmet Delvina dhe Mehdi Frasheri. Mbreti merr te gjitha masat
per qendrimin e tyre, madje edhe duke i ndihmuar direkt. Por, situata eshte e
rende ne rajon. Mbreti shqiptar e shikon se e ardhmja e njerezve te tij nuk mund
te jete me ne vendet arabe, ashtu si ka shpresuar. Gjendja e keqe e 500
emigranteve shqiptare ne Siri e ben Zogun qe te insistoje per shpejtimin e
afrimit te Mergates ne vendet Perendimore. Ne kete kohe, ashtu si pritej, per
familjen mbreterore ndodh nje fatkeqesi. Ruhija, nje nga princeshat, pas plot
gjashte vjet semundje te pasherueshme, jep shpirt ne nje nga spitalet me moderne
te Kairos
Aleksandri 28 dhjetor 1947
Madhnia Tij Viktor Emanueli III,
Mbreti i Italise vdiq ne Aleksandri me daten 28 Dhjetor 1947. Ceremonia e
varrimit ju be me daten 29 Dhjetor 1947 ne oren 3 pasdite. Ne ceremoni ishte
lajmeruar edhe Lartmadheria Tij Mbreti Zog. Ai mori pjese ne ceremonine e
varrimit dh ishte i shoqeruar prej Madhnise Saj Mbretereshes Geraldine, kolonel
Husein Selmanit, Princ Omer Farukut, Ministrit Kemal Mesarea dhe Ministrit te
Oborrit Mbretnor Sotir Martinit.
Pasi mori fund ceremonia,
Madhnia e Tij Mbreti Umberto, Princi Ramonof, Mbretnesha Giovanna dhe Gjenerali
Gracioni dhe nje elite e madhe e shoqeruan Mbretin Zog deri jashte tek
automobili. Aty, vecanerisht Mbretit Umberto dhe Mbretnesha Giovanna, ju
shtrengoi doren duke i ngushelluar per kete humbje te rende.
Gjithkujt, por sidomos
italianeve ju beri nje pershtypje aq te madhe prezenca madheshtore e Mbretit Zog
ne varrimin e mikut te pare dhe armikut te fundit. Po pershtypja e Mbretit Zog
ishte tradicionale, ashtu sic ju ka hije zakoneve shqiptare. Gjithkushi e
admiroi dhe pothuajse te gjithe e shoqeruan deri tek automobili, kujton
adjutanti.
"Madhnia e Tij, Mbreti
porsa mberriti ne shtepi e gjeti te motren Princesen Ruhije shume semure. Kjo
kishte 6 vjet, qe vuante nga kjo semundje e pasherueshme. Saqe edhe Madhnia e
Tij Mbreti Faruk me gjithe te motren erdhen. Bashke me ta ishin me teper se 12
doktore e profesore. I thirren duke i dhene gjak deri ne mengjes. Deri diku
dhimbjet u qetesua provizorisht. Mbreti Faruk nuk do te harrohet kurre, sepse
per te gjithe naten ka qendruar bashke me Mbretin Zog", vijon adjutanti.
Meqe, Princesha eshte shume
rende, kujton per kete dite kolonel Hysein Selmani- konsultacioni i Profesoreve
keshilluan Mbretin, qe tashme kishte pak shprese. Ata keshilluan qe ta dergojne
ne spitalin francez ne Kairo. Mbasi, aty kishin ardhur disa vegla te reja,
elektrike per kete semundje. Kishte mundesi qe t'i behej ndonje permiresim. Po
nga ana tjeter, Mbretit doktoret ja thane haptas: "Se shpresa eshte 2-3
perqind. Kjo ishte vetem per te hequr merakun".
"Madhnia e Tij Mbreti Zog
me gjithe Mbretereshen Geraldine e Princeshat, si edhe suiten, vendosen dhe me
date 2 Kallnor 1948 u nisen per ne Kairo. Te gjithe ishin bashke me Princeshen e
semunde Ruhije. Menjehere, te nesermen, shkuam me te gjithe profesoret ne
Spitalin Francez. Aty ishin edhe specialistet franceze me makinat me moderne.
Filluan te gjithe konsultacionet. U bene analiza e te tjera. Por gjendja
vazhdonte te ishte mjaft rende".
Doktoret nuk mbeten aspak te
kenaqur, megjithese i bene disa kura,-vijon adjutanti. Qellimi ishte vetem per
ta qetesuar dhe jo tjeter. Aty, doktoret e keshilluan Mbretin qe ta shtrojne ne
spital, sepse kishte te gjitha mjetet e nevojshme por shpresa e shpetimit
pothuaj ishte e prere. Keshtu, Madhnite e Tyre, Mbreti dhe Mbretnesha shkuan ne
nje shtepi, qe e kishin marre me qera. Aty mbeti e motra, Princesha Sanije.
"Ne cdo dite, gjendja vjen
vetem duke u dobesuar edhe me teper. Mbreti Zog eshte shume i merzitur, sepse
ishte njera nga motrat me te urta dhe kishte 6 vjet qe vuante nga kjo semundje",
kujton adutanti.
Kairo 5 kallnur 1948
Mbreti ishte i lodhur, shkruan
per kete dite adjutanti. "Shkoi per te pushuar pak, kur menjehere erdhi
Madhnia e Tij Mbeti Faruk bashke me Doktor Reshatin. Pasi pyeti per shendetin e
Princeshes, Mbreti shqiptar i tha se: Gjendja eshte mjaft e rende. Motren e
shtrova ne spitalin francez, se keshtu me keshilluan profesoret. Atje paska disa
vegela moderne, por kete e din me mire doktor Reshati". Pas ketij bisedimi,
menjehere filluan bisedimet permbi ngjarjet e Palestines. Mbreti Faruk ishte
teper i merzitur. Dukej se nuk e linin te qete. Gjithnje e nxisnin se do te
ishte me mire te merrte masa lufte, se keshtu nuk shkonte. Myftiu i Jeruzalemit
kishte ikur me 2000 vete e erdhi ne Kairo. Dhe, e gjithe kjo gjendje varej prej
Mbretit Faruk. Arsyeja se ky ishte shteti me i madh dhe me i pasur. Mbi te
gjitha, rendesia e situates ketu peshonte me shume.
Mbreti Zog gjithnje e
kundershtonte per nje akt te tille. Lartmadheria e keshillonte per urtesi e per
te biseduar me amerikanet dhe britaniket e francezet. "Per te gjetur nje
muzivene te pershtatshem per te dy popujt. Dhe, e vetmja menyre ishte per te
ndare ne dy shtete, Palestinen. Natyrisht, edhe juve (egjiptianeve) do t'ju
kushtonte nje front i madh. Por, me teper anglo-amerikanet do te bejne pagesen
me te madhe, se shkulja e familjeve kerkon nje shpenzim per instalim".
Mbreti Zog vazhdoi duke i thene:
"Une ju dua si nje vella qe ju kam. Po ju them ate qe une parashoh. Ne rast
se beni nje gabim per te marre masa ushtarake, kjo do te jete nje humbje. Do te
mbetet e pa permiresuar per ju, si edhe ata nje million arabet do ju vijne ne
vendet tuaja. Keshtu, Zhuifet menjehere do ta okupojne krejtesisht Palestinen.
Sic, ua kam thene shpeshhere, se izraelitet kane Britanine e Madhe dhe Ameriken
e Francen mbrapa. Ato, qysh se i kane instaluar aty, i kane siguruar me te
gjitha si politikisht dhe financiarisht. Per me teper nuk lene qe t'i sulmoni
aspak juve. Kete duhet ta merrni ne urtesi dhe me biseda me britaniket, por dhe
me amerikanet e francezet. Formoni nje komision nga elemente mjaft inteligjente:
si Xhemil Madam Begu dhe zgjidh nje nga Egjypti si Nehas Pashen; po ashtu nga
Jordanija nje person te njohur; gjithashtu merr Chamunin ose Charren ne Liban.
Pra beni nje komision qe jane edhe miq e te njohur mire prej tyre. Keta patjeter
do te gjejne nje menyre rregullimi".
Po ashtu, ai e keshilloi
mikpritesin e tij egjiptian se:"Vecanerisht, ne asnje menyre nuk duhet qe
arabet palestinezet te lene vendin e te ikin ne vendet e ndryshme si ne Egjypt,
Siri, Liban e Jordani. Nuk eshte mire, se vendi perfaqesohet prej njerezve e jo
toka pa njerez. T'i keshilloni te rrijne urte e mos t'i japin asnje shkak
grindjeje dhe te durojne. Prej ketyre, mos te shkaktohet asnje nderhyrje se
Zhuifet mund t'ju japin shkak por arabet duhet qe te shohin punen e tyre".
Me keto fjale, ata hengren darke
e kane qendruar deri ne oren 2 pas mesnate. Mbreti Faruk shkoi dhe monarku
shqiptar e percolli deri tek automobili. Ai ishte vete i treti. Shkuan bashke me
Doktor Reshatin, Qerim Sabitin. Pak caste me vone, kujton adjutanti, Mbreti
pyeti pak Princeshem Sanije ne Spital per Ruhijen. Princesha iu pergjigj se
"flen pak por nuk eshte mire". Pastaj mbreti shkoi e fjeti. Ai i tha
kolonel Husein Selmanit: "Per cdo gje me lajmeroni, e ti flej ketu ne
sallon".
Kairo 8 kallndor 1948
Sot me daten 8 janar 1948 Mehdi
Frasheri dhe Hiqmet Delvina me gjithe familje zbriten ne Aleksandri. "Menjehere
na lajmeruan, shkruhet ne kujtime- dhe kolonel Husein Selmani ju tha qe te zene
vend ne Aleksandri". Ai vete mori persiper qe do telefononte porsa te dilte
Mbreti ne sallon. Ata e pyeten per shendetin e Princeshes dhe koloneli ju tha
shkurt se nuk ishte mire.
Mehdi Frasheri dhe Hiqmet
Delvina, qe benin pjese ne Keshillin Mbretnor lajmeruan menjehere Ministrin e P.
Jashtme dhe te Mbrendshme Egjyptiane, qe do te qendrojne ne Aleksandri. "Ne
kete menyre menjehere urdheruan autoritetet e Aleksandrise", vijon
adjutanti.
Kur Mbreti Zog doli ne sallon,
kolonel Husein Selmani i parashtroi se Mehdi Frasheri dhe Hiqmet Delvina erdhen
ne Aleksandri me gjithe familje.
"Ju thashe qe te qendroni
atje, i tha ai mbretit- e njekohesisht lajmeroni Ministrin e Jashtem dhe
Ministrin e Brendshem Egjyptian. Kjo, ne menyre, qe te jene te lire per te
qendruar ne Aleksandri".
"Shume mire,- tha Mbreti-
qe paskan ardhur". Pastaj vijoi duke keshilluar adjutantin: "Sa te
kthehem ne Aleksandri do t'i therras e kam per te biseduar mbi shume probleme me
ta. Mos te merziten, jepu te falat".
Kairo 9 janar 1948
Me daten 9 Kallnur 1948 erdhen
nga Italia ne Kairo Mustafa Kruja, Omer Beshiri, Ago Agaji, shkruhet ne kujtime.
Ata menjehere i telefonuan kolonel Husein Selmanit, mbi arritjen dhe se
ndodheshin ne Hotel "Hilio-Polise". Kolonel Selmani, prape lajmeroi
Ministrin e Jashtem dhe ate te Brendshmin Egjyptian edhe per keta. Duhej bere
kjo, ne menyre qe ata te lejoheshin per te qendruar ne Kairo. Pastaj menjehere
hyri tek Madheria e Tij Mbreti Zog. I parashtroi ardhjen e tyre dhe masat e
marra. Madhnia e Tij Mbreti e urdheroi:" Neser ne oren 10, para drekes te
vinin ne audience: Mustafa Kruja, profesor Omer Beshiri dhe Inxh.Aga Agaj".
Menjehere te nesermen ne oren 10
erdhen ne audience.
"Madhnia e Tij Mbreti Zog I
i priti shume mire te ardhurit, sidomos Mustafa Krujen. Kete personalisht kishte
nje kohe prej 25 vjeteve qe nuk e kishte pare. Po ashtu edhe tjetrin Profesor
Beshirin dhe po ashtu edhe Inxh.Ago Agajn. Nuk i ndaloi shume paskesaj, se
kishte per te shkuar ne spital, per te pare te motren. Qe vazhdonte te ishte
teper rende. Ju tha qe te vijne te nesermen per dreke dhe me urdheroi per te
thirrur Mbretneshen dhe Princin Trashegimtar Leken. Kur i pane, atyre u jane
mbushur syte me lot e nga mallengjimi dhe as qe munden me fole", shkruan
adjutanti.
Ne Egjypt filluan greva. Me
teper ka probleme ne Universitare per cdo dite. Kjo ishte pergatitur nga
agjentet e huaj e sidomos te Rusise Sovjetike qe qarkullonin haptazi gjithkund.
Ata kishin fut hunden ne te gjithe dikasteret, ne polici, ne dogana, e pothuajse
shume edhe nder oficeret. "Situata vjen duke u keqesuar, sa me teper e nuk
eshte aspak e lehte qe te sigurohet qetesia. Cdo kabinet qe vjen nuk ka mundesi
te stabilizoje qetesine e vendit. Si Kairo, por me teper Aleksandria dhe
Ismailija jane te mbushur me te huaj, saqe nuk njihen se qysh tendenca
zhvillojne. Por, me teper jane agjente sovjetike", shkruhet ne kujtime.
Kairo 15 kallnor 1948
Komiteti i emigracionit ne Siri
dergoi nje raport urgjent mbi gjendjen kritike te emigrates shqiptare ne vend.
Ja si shkruhej aty: "Tani ne Siri kane ardhur me teper se 2000 refugjate
palestineze. As atyre nuk dine se qysh t'ju bejne, dhe 500 vetet tane jane ne
nje situate mjaft te veshtire. Kryetari Republikes Excellenca e tij Kueatly,
perpiqet por nuk kane buxhet per asgje. Merrni masat e shpejta".
Madhnia e Tij Mbreti Zog
urdheroi kolonel Husein Selmanin, per te thirrur menjehere Excellencen e tij
Peterson. Qe mundesisht te paraqitej tek Mbreti ne Kairo, se Petersoni, per fat
ndodhej ne Athine. Ai brenda dites erdhi me aeroplan dhe u paraqit tek Mbreti
Zog. Natyrisht Mbreti i kerkoi te falur dhe e falenderoi qe menjehere u paraqit.
Pasi u pershendeten, shkruhet ne
kujtime Mbreti Zog thirri kolonel Husein Selmanin dhe e urdheroi te kendonin
raportin e komitetit qe vinte nga Sirija. Aty Peterson u prek shume dhe u kthye
nga Mbreti Zog e tha: "Madhni, leri sa u perket shqiptareve. Keta menjehere
i rregullojme. Por, pse u be ky gabim i madh prej arabeve. A nuk kane menduar
pak se ku jane e ku vene me nje rruge qe ka per t'i germosur shume keq?! Ashtu,
sic thuhet, me teper se 100.000 Palestiniane arabe jane larguar nga vendi i tyre.
Por kjo shkon ne favor te Zhifeve. A nuk kane menduar pak,- tha Petersoni.
Madhni me te vertete me lejoni t'ju them se jeni shume largpames. Keni bere
shume mire qe ndaluat emigraten, qe mos te transferoheshin ne vendet arabe. Sot
do te ishte nje katastrofe e madhe".
Petersoni tha pas kesaj:"
Neser do te shkoj vete ne Siri. Do te iki vetem per rregullimin e emigrates
shqiptare, derisa t'i transformojme ne vendet, qe do te caktohen. Pas kesaj, nje
pjese mund t'i dergojme shpejt ne Australi. Kemi marre pergjigje mbi pranimin e
nje pjese dhe tha se mos keni asnje merak per shqiptaret. Ata i rregullon tani
organizata", tha ai.
Para se te nisej Petersoni,
Mbreti Zog I i kerkoi: "Nuk ka asnje mundesi qe t'u ndihmohet edhe ketyre
refugjateve palestineze. Ata kane mbetur rrugeve me gjithe familjet".
"Jo,- i tha Petersoni,- kjo
eshte nje tjeter pune. Nuk hyjne ne fondet e emigracionit. Keto jane pune
inatesh dhe ata duhet t'i administrojne ata, qe i kane keshilluar per te ndjekur
kete rruge. Ne asnje menyre organizata jone nuk mundet. Kete mund ta beje vetem
Lidhja e Kombeve, kur mund te gjendet ndonje ujdi ne mes arabeve dhe Izraelit.
Vetem keshtu mund te merren masa". Me keto fjale e shoqeroi kolonel Husein
Selmani deri ne Aeroport te Kairos. Zyrtari i larte i emigracionit u nis per
Damask te Sirise. I telefonova Salih Muftise, qe me gjithe Komitetin ta presin
ne aeroport te Damaskut Syrie, kujton adjutanti.
Por sa kishte qene nis Petersoni
erdhi Mbreti Faruk. Ishte shume i merzitur dhe hyri ne sallonin privat te
Mbretit. Atje biseduan shume, por vetem ata te dy Mbreterit. Vetem degjuam
fjalet kur i tha Mbreti Zog Mbretit Faruk, qe i ishte lutur Drejtorit te
Emigracionit, qe po te kete mundesi te ndihmohen edhe emigrantet palestiniane.
Ata kane mbetur me gra e femije rrugeve dhe jane mos me keq. "M'u pergjigj
qe jo,- i tha Mbretit Faruk, -organizata jone nuk mund te perzihet ne ate,
pervec UN-as e kjo me tha eshte shume e veshtire". Dhe, ishte shume i
prekur, sipas adjutantit, sepse u mor nje mase e tille, me u mendu mire.
Vdekja e princeses Ruhije me 31
janar 1948
ne spitalin francez ne Kairo
Me daten 31 Janar 1948, ne oren
6.40 pas dite Princesa Ruhije dha shpirt ne Spitalin Francez ne Kairo. Ishte
dita e xhuma. Kur vdiq prezent ishte Mbreti Zog, Mbreti Faruk, Mbreteresha
Geraldine, Princ Omer Faruku dhe Princeshat. Bashke me keta ishin edhe shume miq
te tjere. Dhe, kuptohet se e gjithe suita e pallatit shqiptar aty. Si u bene te
gjitha formalitetet fetare, trupi u vendos ne arkivol. Pastaj me ceremoni te
madhe u dergua ne shtepine ku banonte Mbreti Zog. Dhe, per te gjithe ate nate,
me qindra vete dhe po ashtu gjithe trupi diplomatik dhe elita egjyptiane burra e
gra, ishin grumbulluar ne sallonet derisa u be mengjezi. Ne ate kohe, te gjithe
u shperndane per nje ore per t'u veshur me xhaketa tai.
"Menjehere erdhen nga
Aleksandria Madhnia e Tij Mbreti Umberto dhe Mbretnesha Giovanna, Princi Ramonof,
dhe e gjithe kolonia shqiptare ne Aleksandri, shkruhet ne kujtime. Ne oren 11.00
filloi ceremonia afer Gropit Sulejmane Pashe. Para Xhamise ishte vendosur cadra
e zakonshme. Nje skuadran kavalerie e shoqeronte karrocen dhe bashe me ta edhe
nje batalion ushtare. Ndersa kapanoni mbante prezencen e Mbretit Zog, Mbretit
Faruk, Mbretit Umberto, Princit Trashegimtar Mehmet Aliut dhe gjithe princat
egjyptiane, Qeveria, Trupi Diplomatik. Pothuaj ishin me shume se 5000 vete ne
Funeralin, ku u varros ne Teqen Mangalli".
Pasi u mbarua ceremonia e
varrimit, te gjithe deshen t'i jepnin doren Mbretit Zog. Por, ai ju tha se me
zakonet shqiptare dora jepet tek shtepia. "Dhe, sonte do te jepet nje
pershpirtje ne Xhami dhe do te hame nje darke ne Hotel Shpette", u tha ai
te pranishmeve. Keshtu e shoqeruan Mbretin te gjithe deri tek shtepia. Aty nje
pjese qendruan ne sallone, nje pjese ne Bahce dhe me vone te gjithe shkuan ne
Xhami. Si ata qe ishin Mohamedane e te tjereve u tha ne ora 9.00 te mbremjes te
shkonin ne Hotel Shepet. Aty ishin rezervuar sallone per 260 vete me te gjitha
gjerat.
"Nuk mund te lihet pa u
shenuar bujaria teper burrnore e miqesore e Madhnis Tij Mbretit Faruk, qe vepra
e Tij, ne kete rast mbetet gjithmone e gjalle ne zemrat e gjithe shqiptareve.
Ai, shkruan adjutanti i mbretit- beri me teper se duhej bere, si ne cadren, por
dhe ne ceremonine ushtarake e te tjera".
Mbreti Zog per 10 dite me rradhe
priti vizita ne Kairo. Atij i vinin nga te gjitha anet, telegrame, letra me
mijera. Prej ketyre, ato qe ishin te nevojshme, menjehere u falenderuan. Dhe, sa
per te tjeret, pergjigja u be me vone kur u kthyem ne Aleksandri, sepse atje
kishim te gjitha arshivat.
Ajo qe ishte interesante ne kete
kohe kishte te bente me faktin qe: Pergjigjet e notave qe ju ishin derguar
Shteteve persa i perkiste emigracionit Shteteve te Bashkuara te Amerikes,
Britanise se Madhe, Frances, Australise, Kanadase te gjitha na ishin pergjigjur.
Ne edhe i patem njoftuar komisariatit P.ne Gjeneve, qe ishin pranuar. Madhnia e
Tij Mbreti Zog, me gjithe Mbretereshen e Princeshat, si dhe Suiten me daten 12
shkurt 1948 u kthyen ne Aleksandri. Aty edhe nje here u dha nje pritje per
kolonine shqiptare, e greke per ngushellime. "Me vone Mbreti u qetesua,
shkruan adjutanti- por asnjehere nuk ishte i qete se sa mbarohej nje gje dilte
nje tjeter, gjithmone me telashe".
Aleksandri 18 shkurt 1948
Madhnia e Tij Mbreti Zog mblodhi
Keshillin Mbretnor, nen kryesine e vet, ku mirrnin pjese: Mehdi Frasheri, Hiqmet
Delvina, Musa Juka, Husein Selmani, Kemal Mesareja, Sotir Martini, Abdyl Sula.
Mbreti i vuri ne dijeni qe programi i parapare mbi instalimin e emigracionit ne
Shtetet Arabe u pezullua. "Kjo, jo prej Shteteve Arabe, por prej meje, u
shpjegoi ai: Sic po e shihni se gjendja ne mes Zhuifeve dhe Arabeve Palestineze
eshte teper kritike. Po ikin me mijera arabe e dalin ne ato vende si ne Siri,
Jordani, Egjypt, Liban dhe kane mbetur mos me keq".
Pastaj e urdheroi kolonel Husein
Selmanin per te lexuar raportet e fundit, qe dergoheshin nga Komiteti yne prej
Damasku ne Siri. Ata kerkojne nje ore e me pare per te marre masa per t'i
larguar prej kendej. Sipas kesaj, thirra Drejtorin e Iros, Excellencen e tij
Peterson. Ai menjehere u nis per Damask dhe me siguroi se persa ju perket
shqiptareve, do te mirren te gjitha masat me ushqime, banim, mjekime dhe
deridiku me veshmbathje.
"Mos keni as me te voglin
merak, me siguroi ai.
Vecanerisht, kemi marre te
gjitha pergjigjet e notave, qe ju paten drejtuar Shteteve te Bashkuara te
Amerikes, Britanise se Madhe, Frances dhe Kanadase e Australise, e lexuan te
gjithe pergjigjet. Ato jane krejtesisht ne favor dhe jane urdheruar organizatat
per te marre masat e shpejta".
Pasi u lexuan keto gjera persa i
perkiste emigracionit, Mbreti ju vuri ne dijeni mbi delegacionet greke. "Shpeshhere
kane ardhur te bisedojne, ka thene Mbreti- por pa ndonje rezultat. Ata, si
gjithmone dhe prej meje kane marre pergjigje te njejta, si ketu po ashtu edhe ne
Londer rreth Luftes Dyte Boterore. Dhe, ua kam thene ne forme te prere, qe pa
hequr dore nga kerkesat ne token shqiptare, asnje marreveshje me ne nuk keni.
Eshte e kote qe te bisedojme dhe si miq kur te deshironi hajdeni. Por, jo per
bisedime te tilla".
Pastaj Mbreti ju foli mbi
situaten shume te nderlikuar: "Une, si mik i arabeve, i kam keshilluar. I
kam mbledhur me duzina heresh ketu, duke ju bere te ditur se izraelitet, qe i
shpetuan nga shpata e Hitlerit, nuk lejojne me shpaten tuaj kundrejt tyre.
Natyrisht, i kam keshilluar qe te zgjedhin kater persona te njohur mire dhe miq
te Anglo-Amerikaneve. Ata, sipas meje, duhet te ishin nje Egjyptian, nje Syrian,
nje nga Jordania, dhe nje Libanez qe te mirren vesh ne urtesi per rregullimin e
dy kombeve. Kjo do te behej duke i ndare ne dy shtete ne kontrollin e
Anglo-Amerikaneve e Francezeve si ekonomikisht dhe politikisht, sepse perndryshe
keto e kishin te humbur kryekeput luften".
"Po te njejtat propozime, u
tha mbreti- e bile edhe me rende ua kam propozuar edhe Shteteve te Bashkuara te
Amerikes dhe Britanise se Madhe, ashtu si Frances. Pra, qe te shpejtojne ne
ndalimin e ngjarjeve te Arabeve e Zhuifeve. Me kete menyre keni humbur pothuaj
100 milion arabe, saqe agjentet turbullues qarkullojne gjithkund, ne vendet
arabe, e sidomos ne Egjypt. Ata i kane futur hundet gjithkund dhe kane arritur
deri ne dezerte te paguajne te holla dhe duke dhene instruksione. Ata jane te
veshur me rrobe arabe galabina, e te tjera. Por, nuk degjojne e na vjen keq po
qysh me ba", u sqaroi ai bashkebiseduesve te tij.
Me keto bisedime, per heren e
pare, u shperndane. Edhe Mbreti ishte pak i lodhur nga vdekja e princeshes e
shkoi per te pushuar.
*Prishja e Shqiperise me
Jugosllavine
*Mbreti Zog: Enver Hoxha nuk
eshte armiku im
*Mbreti:Po u sulmua Shqiperia
nga Greqia, une do te luftoj me 20.000 veta per atdheun
*Formimi i Komitetit "Shqiperia
e lire"
*Edhe njehere per problemin arab
Marredhenia teper miqesore ne
mes Jugosllavise dhe Shqiperise nuk mund te shkonte me tej. Shkak per kete ishte
se historikisht vendet e kane pasur te veshtire bashkejetesen miqesore me
njera-tjetren. Dhe, keshtu nuk mund te ndodhte ndryshe edhe ne vitin 1948 "Urrejtja
kunder Jugosllavise ka filluar brenda nje dite. Komunistet shqiptare kane grisur
duke i hedhur poshte gjithandej fotografite e Titos. Ata menjehere i nxorren
brenda 24 oreve te gjitha oficeret, tekniket e cdo lloj organizatoresh
jugosllave dhe shoqerite tregtare dhe industriale shqiptaro-jugosllave",
shkruan adjutanti. Midis te dy vendeve madje edhe u prene relatat diplomatike.
Ne kete kohe te veshtire per Shqiperine, Greqia i shpalos hapur interesat e saj.
Zogu i I, qe ka edhe pervojen e sjelljes greke gjate pushtimit fashist nuk mund
te harroje kollaj. Mbreti u thote perfaqesuesve greke: "Enver Hoxha nuk
eshte armiku im se eshte shqiptar. Nuk eshte grek. Une ne mbrojtjen e Shqiperise
me gjithe fuqite e mia jam i bashkuar me ato qe mbrojne Shqiperine". Madje
ai shkon edhe me tej, kur thote se po u sulmua Shqiperia, ai do te luftoje vete
i 20.000 me burra. Eshte koha, kur formohet Komiteti "Shqiperia e
Lire" dhe shtrohet edhe njehere per zgjidhje problemi i madh arab. Gati ka
ndodhur ashtu si ka paralajmeruar Mbreti shqiptar. Por, per kete eshte vone.
Izraeli, qe ne lindjen e tij, ka treguar se eshte me shume se nje fuqi e
zakonshme ne kete rajon.
04/03/2003
Lufta
arabo-izraelite dhe shqiptaret
Ende shteti i Izraelit nuk ka
marre shtat dhe ai qe pa lindur duket se kercenon edhe vendndodhjen e re te
Mergates shqiptare ne kete rajon. Ne kujtimet, qe po botojme, Mbreti shqiptar,
qe mundohet te jete zeri i vetem pergjegjes per fatin e tyre, u sugjeron krereve
arabe, qe te jene te kujdesshem me fenomenin hebre. Me shume se vizion i te
ardhmes, tek mbreti shtrihet fati i njerezve te tij. Ai e di mire, nga e kaluara
e tij, se po te duan aleatet e tij anglo-amerikane, behet gjithshka. Problemi i
thene troc perpara perfaqesuesve te vendeve arabe ngjall vetem cudi, sepse ata e
kane vendosur qe do te luftojne hebrejte, pa asnje lloj paragjykimi. Ketu duket
edhe vizioni i qarte i Mbretit. Ai u ben te qarte, bashkebiseduesve te tij, se
forca e shtetit te ri hebre eshte e lidhur me vullnetin, qe qendron pas
fenomenit te ardhjes se tyre ne token arabe. Kesaj shtuar me pasurine, ben qe
ata te jene nje rrezik i vertete. Mbreti e kupton kete, jo thjesht vetem nga
zhvillimet e proceseve boterore, por edhe nga imperativi qe lidhet me fatet e
Mergates shqiptare. Me shume se fatet e tyre, apo refugjateve te tjere ne Bote,
duket se tashme kudo ka me kujdes per levizjen sioniste.
Dhe, insistimi i mbretit
shqiptar ne mergim bie ne vesh te shurdher. Vendet arabe e kane zgjedhur rrugen
e tyre. Kjo rruge, me pas, do te dergonte ne konfrontime te pafundme, qe deri
tani eshte konvertuar me humbjen e mijerave jete njerezore. Mbase eshte i gjalle
njesoj edhe ne ditet tona, kur konflikti izraelo-palestinez eshte ne nje kend
tuneli, qe nuk i duket fundi.
Gjithsesi, shqiptaret me aq sa u
afrohen jane shume mirenjohes ndaj Egjiptit dhe Sirise. U duket se nje Atdhe i
ri, ky vendqendrim, qe i ka larguar nga andrallat e pak viteve me pare. Por,
eshte ende viti 1947 dhe Mergata shqiptare jeton ende me shume shprese per te
ardhmen. B.an
Propozimi per problemin arab
Mbreti Zog tregon te verteten e
incidentit te kryqezorit britanik ne Shqiperi
Me daten 22 Tetor 1947,
Kryqezoret britanike "Saumarez" dhe "Destrojer Volage"
lundronin permes Kanalit te Korfuzit. Ky do te ishte udhetimi i fundit i tyre,
sepse ata u ndeshen, kur lundronin ne mina detare, qe i shkaterruan gati krejt.
Kjo ngjarje, qe do te bente Shqiperine nje nga vendet e "highlights",
kishte te bente me vdekjen tragjike te dyzet e kater marinareve britanike. I
ashtequajturi "Incidenti i Korfuzit", kete here vjen ne kujtimet e
Mbretit. Eshte koha kur Enver Hoxha i dergoi Organizates se Kombeve te Bashkuara
nje note, ku shpallte se "Luftanijet Britanike kishin shkelur ujerat
tokesore te Shqiperise me qellim qe te shkaktonin trazira ne Shqiperi". Kur,
marredheniet Shqiperi-Angli ishin tendosur ne kulm, ne Familjen mbreterore
shqiptare arrin Excellenca e tij Emeri. Ish Ministri britanik, qe e njihte mire
gjuhen shqipe, kishte qene shef kabineti i kryeministrit Churchill. Po ashtu
Julian Emeri, i biri i tij, gjate Luftes se Dyte Boterore, ishte nje nga
misionaret kryesore angleze ne Shqiperi.
Tre jane ceshtjet kryesore, qe
shtrohen ne bisedat e Mbretit me Emeri: Ceshtja e Korfuzit, ku Mbreti shfajeson
krejtesisht popullin shqiptar; ceshtja greko-shqiptare dhe problemi i agravuar
arab kunder hebrejve. Nderkohe, princesha Ruhije, jeton momentet me tragjike te
jetes se saj dhe lengon ne nje nga spitalet me te mira te Egjiptit
.
Mbreti Zog i merzitur nga
aksidenti anijeve
Me daten 22 Tetor 1947,
Kryqezoret britanike "Saumarez dhe Destrojer Volage" lundruan permes
kanalit te Korfuzit dhe u ndeshen, kur lundronin ne mina detare. Ato e
shkaterruan gati krejt ate. Dyzet e kater marinare britanike mbeten te vdekur ne
kete ngjarje te shemtuar e tragjike, qe u quajt "Incidenti i Korfuzit".
Kjo eshte ajo qe kujton
adjutanti per kete kohe. Nje jave me vone, Enver Hoxha i dergoi Organizates se
Kombeve te Bashkuara nje note ku shpallte se "Luftanijet Britanike kishin
shkelur ujerat tokesore te Shqiperise, me qellim qe te shkaktonin trazira ne
Shqiperi". Propaganda komuniste shkoi edhe me lart, vijon adjutanti- duke
perhapur nje deklarate qe gjoja kishte bere komandanti i flotes britanike te
Mesdheut. Ku thoshte se: Luftanijet britanike kishin lundruar gjate bregdetit te
Shqiperise me batarite e tyre gati per te hapur zjarr.
Qeveria Britanike me pare
shikonte per te zbuluar se kush vendosi minat ne Kanalin e Korfuzit. Ajo ishte e
sigurte se ne pellgun e Mesdheut dhe ne Detin Adriatik, ishin kryer operacionet
dhe ishin pastruar minat, qe fuqite e boshtit Rome-Berlin kishin vene me qellim,
qe te demtonin anijet aleate.
"Kurse Luftanijet Britanike
Saumarez dhe Volage lundruan permes kanalit te Korfuzit duke qene te sigurta se
nuk do te ndeshin ndonje rrezik, thote adjutanti. Shkaterrimi qe pesuan erdhi i
papritur dhe admiraliati britanik mori menjehere masat per te zbuluar se si
ndodhen minat ne ujrat e kanalit. Fakti ishte, qe me 13 nendor 1946 ishin
pastruar pergjjithesisht minat, kur u gjeten 23 mina te vendosura. Ato u
pastruan krejtesisht dhe po ashtu ishin pastruar te gjitha ujrat tokesore
shqiptare prej Butrinti deri ne Vlore. Ne te njejten kohe ishte lajmeruar
Qeveria Shqiptare se ujerat detare jane te pastruara.
Me 10 Dhjetor 1946, Ministria
Britanike e Jashtme i dergoi qeverise komuniste te Tiranes nje note ku theksonte:
Kanali i Korfuzit eshte nje vije lundrimi nderkombetare dhe mund te perdoret
lirisht nga anijet e cdo shteti.
Qeveria komuniste e Tiranes
hodhi poshte cdo propozim britanik se:" Britanija e Madhe kete e ka bere me
qellim kunder Qeverise Shqiptare e te tjera. Per te frikesuar popullin shqiptar
e jo per gje tjeter".
Qeveria Britanike, ne fillim te
Kallnurit 1947, ju drejtua Keshillit te Sigurimit e me vone, por Keshilli i
Sigurimit vendosi qe ceshtja t'i dergohet "Gjykatores Nderkombetare te
Hages". Aty eshte denuar Shqiperia, por delegati sovjetik vuri veton kunder
cdo vendimi.
Kjo ngjarje ka mbetur gjithmone
e ftohte me Shqiperine komuniste, kurse nga Britania e Madhe na presin pa mase
perkrahje e ndihma jo armiqesore. Por c'te besh, shkruan kolonel Hysein Selmani,
se nga kjo ishte edhe nje favor grek, qe e pesmatonin ceshtjen edhe me teper se
lipsej, per te perfituar nga kjo ngjarje e shemtuar dhe teper tragjike.
Nga kjo, Mbreti Zog ishte mjaft
i merzitur qe po ngjisnin gjithnje sende ne demin e Shqiperise. Gjithsesi, kjo u
kushtohej komunisteve si edhe britanikeve, qe e kuptuan teper vone, pothuaj
atehere kur u mbarua puna, perfundon adjutanti.
Aleksandri 8 dhjetor 1947
Me kete date, na vjen miku
britanik Excellenca e tij Emeri, ish Minister Britanik, citohet adjutanti. Ky
ishte mik i Mbretit Zog e i Mbretereshes Geraldine. Rreth Luftes se Dyte
Boterore, Emri ishte Minister dhe nje mik i ngushte i Mbretit Zog. Ai fliste
gjuhen shqipe dhe natyrisht Mbreti dhe Mbreteresha i bene pritjet me miqesore.
Ai ishte mysafir te Mbretit Zog i I dhe pervec kesaj Emeri ishte i jati i Julien
Emerit.
Mbreti Zog I i tha Excellences
tij Emerit, shkruan adjutanti:"Kam nje delegacion grek por nuk ka nje besim
ose nje menyre marreveshje. Ky eshte i katerti delegacion, qe me dergon Mareshal
Papagosi. Por, te gjithe jane njesoj. Sic e shihni, sot situata greke pothuajse
i pershtatet asaj te Shqiperise ne 1943-44 dhe do te jete mjaft e veshtire, qe
te zhdukin komunizmin. Sepse, sot komunizmi grek, sic e dini, se furnizohet nga
Rusia Sovjetike dhe nga kelyshet e saj, Bullgarine, Jugosllavine e Shqiperine.
Eshte e veshtire, kur mendon se ata kane nje kufij te lire nga Edreneja e deri
ne Butrint, qe furnizohet me te gjitha nevojat si armatim, ushqim e te tjera".
Me poshte mbreti i shqiptareve i
thote bashkebiseduesit te tij:"Excellenca juaj e din mire se sa u perpoqem
rreth luftes se perbashket me greket. Por, atyre u ishte rritur mendja e nuk
donin nje miqesi me ne. Ata enderronin me kot se do te mirrnin Vorio-Epirin, sic
e quajne greket. Por, kjo eshte nje gje absurde, as qe bisedohet deri sa greket
te heqin dore nga keto pretendime. Duke, na garantuar me kete rast se as
anglezet dhe as amerikanet ne asnje menyre me ne nuk kane ndonje marreveshje".
Mbreti i tha Emerit, pak kohe me vone se:"Kam edhe miqte tuaj ketu si Spiro
Milon. Po te deshironi e therras te bisedoni me te. Ky ne te vertete eshte
shqiptar, dhe nje familje shume e mire nga Himara. Ai eshte prej kapedaneve te
Ali Pash Tepelenes, e qysh ne ate kohe ka mbetur ne Greqi, por i vellai eshte ne
Shqiperi".
Pas kesaj filluan bisedimin mbi
situaten e krijuar ne mes arabeve e zhuifeve ne Palestine. "Situata shihet
mjaft kritike. Lipset per te mos e lene qe te egersohet me teper. Duhet sa me
shpejt per t'i rene prapa dhe duhet gjetur nje menyre se bashku me arabet, qe te
fiket ky konflikt. Se arabet jane shume te zemeruar e nuk eshte ne interesin
tuaj dhe as te Amerikes, qe t'i nxirrni doret 100 milion arabe, per nje gje aq
te vogel. Por, po te doni mundeni per t'i gjetur menyren duke e ndare Palestinen
me dysh, ne dy shtete. Natyrisht, shpenzimet e tyre i paguani dhe ju, po ashtu
arabet. Per ndryshe do te shkaktohet ndonje lufte, qe edhe per ju nuk do te jete
e dobishme".
Excellenca e tij Emeri i dha
fjalen Mbretit Zog dhe i pohoi se kishte plot te drejte. "Une sa te kthehem
ne Londer do t'i propozoj Qeverise si mendimin e Madherise Suaj, po edhe
mendimin tim, qe kete mos ta lene qe te kaloje nje kohe te gjate. Duhet qe te
gjejne nje menyre dhe e vetmja prej tyre eshte po kjo qe thoni ju, "te
ndahen ne dy shtete dhe te jene si njeri, po ashtu dhe tjetri te garantuar,
politikisht dhe financiarisht".
Pas kesaj u moren ne bisedime
ceshtja e emigracionit. Mbreti i tha haptas Emerit se:" Kisha vendosur per
t'i sjelle te gjithe ketu ne Majen-Urjente. Por, tani nuk jam aspak i kenaqur
dhe i kam ndaluar. Kam thirre Petersonin, Kryetarin e Emigracionit si edhe kam
derguar Nota ne vende te ndryshme"
Excellenca e tij Emeri, u
pergjigj mbi sa i perkiste ngjarjeve arabe-izraele ne Palestine:" Eshte e
vertete sic urdheroni. Keto gabime u bene qysh ne kohe lufte, se ne ate kohe pa
u instaluar mire duhej te ishin marre keto masa. Kjo duhej mire si prej
anglo-amerikaneve edhe prej arabeve. Sot eshte pak e veshtire, por une sic ju
thashe do te bej c'eshte e mundur qe te gjindet nje menyre per ta leshuar kete
konflikt. Vetem se edhe arabet nuk duhet qe te pezmatojne ceshtjen. Ata duhet qe
te rrine urte e t'i drejtohen UN-es. Nuk duhet per t'i dhene shkak nje
ashpersimi tjeter, se atehere ndryshon cdo gje e jo tjeter. Do te marrin me qafe,
ata nje million arabe te varfer, se izraelitet do t'i nxjerrin me kete rast
jashte".
Pastaj Emeri ka thene:"
Neser jam ne audience tek Mbreti Faruk. Me ne fund, do i parashtroj mbi sa
biseduam bashke dhe do t'i them dhe mendimin e Madhnis Suaj".
"Po, -i tha Mbreti- se une
ua kam thene pa mase. E kete jo per tjeter, vetem per te miren e atyre. Ja thuaj
dhe insisto, ne menyre qe mos t'i japin shkak kurre nje egersimi".
Dhe, vertete, Son Excellenca e
tij Emri, u prit fare mire prej Madhnise Tij Mbretit Faruk. Kete e njihte mire
sepse Emeri ishte Ministri i Kabinetit Churchill ne Luften e Dyte Boterore.
Pastaj te dy kane biseduar gjate e gjere me Mbretin Faruk. Kur jane prekur,
persa i perket ngjarjeve te Palestines, Mbreti Faruk i ka thene: "Po me
thoni fjalet e Mbretit Zog, se edhe ai na mbyti perdite per kete ceshtje".
Emeri i eshte pergjigjur se: "Eshte e vertete qe Mbreti Zog, jo vetem mua
por me shume kembengulje ka protestuar prane Qeverise Britanike per kete
ceshtje. Mbreti Zog eshte nje mik i madh i arabeve, saqe nuk mund ta cmoni
dot".
Emeri mbeti i kenaqur nga
bujaria e Mbretit Faruk. Vetem se eshte shume i tronditur dhe i egersuar, persa
i perket Zhurifeve. "Ai, shkruan adjutanti- na tha se do te flas dhe me
kryetaret arabe dhe te tjere. Por, kjo eshte nje gje e pa durueshme. Ligja Arabe
me plot 5 nota i ka parashtruar UN-es, se asgje nuk eshte bere. Kjo eshte nje
padrejtesi se Arabet e Palestines nuk jane qen por njerez. Ashtu, sic jane edhe
Zhuifet. Dhe e drejta eshte e barabarte". Me keto fjale, Emeri mori leje
dhe erdhi direkt tek Mbreti Zog, duke falenderuar para tij Mbretin Faruk per
bujarine e pritjen e mire qe i beri. Dhe i tha: "Sa i perket Palestines
eshte shume i egersuar. Me duket se arabet jane te vendosur per nje aksion
kunder Zhuifeve e kjo eshte nje gabim i forte".
Mbreti Zog I iu pergjigj
Ministrit Emri: "Me erdhi shume keq per incidentin e Anijeve Britanike, ne
kohen kur Shqiperia e populli shqiptar ka pritur e prźt gjithmone perkrahjet e
ndihmat nga Britania e Madhe. Por, kjo tragjedi fatale nuk eshte gabim i
popullit shqiptar. Ai eshte shkak i mendjemadhesise se komunisteve, qe ju nuk
mundet t'i cmonit me kohe. Kur, ne kerkonim pamase dhe kjo tragjedi si e Anijeve
Britanike, po ashtu komunizmi ne Greqi i kushtohet mikut grek Edenit. Ai
parashikonte pa u menduar mire per te kenaqur greket me tokat shqiptare. Une
kurre nuk besoj Churchillin per keto gjera, se ai ishte nje burre largpames, i
tha mbreti, Por, te gjitha i kushtohen Edenit. Momentalisht, atij sot i lipset
ta stabilizoje qetesine Greke, si edhe heqjen e komunizmit prej Shqiperise. E
cila ishte nje aleate besnike e Britanise se Madhe, por ju sot e leshuat ne zone
e influences sovjetike. Madje, ajo "tallet" e nuk pranon te luftoje
komunizmin grek, qe po shkaterron qetesine greke. Ku eshte tani Edeni, ai qe
luftonte pa mase miqte e britanikeve shqiptare. E nuk duhet harruar se vendi
ishte nje bahce per Britanine e Madhe. Pra, jo nje rrezik. Eshte nje mekat, miku
im, qe u be keshtu. Ishte kjo padrejtesi dhe sot, kush Enver Hoxha tallet me
Qeverine Britanike".
Aleksandri 10 dhjetor 1947
Excellenca e Tij Ministri
Britanik Emeri, ja perseriti prape Mbretit problemin e Delegacionit Grek, qe
kishte ardhur ne Aleksandri. Kjo, pasi ata ishin te derguarit direkt nga
Marshalli Papogos dhe se ai eshte shume monarkist. Pra, mund te gjendet nje ujdi
ne mes te dy vendeve miq e me interesa te njejta. Mbreti Zog, ju pergjigj:"
Eshte i katerti komision qe vjen, por nuk ka asnje ndryshim mendimesh. Edhe keta
jane po si te tjeret".
Mbreti i tha me pas:
"Excellenca juaj. Jeni fare mire ne dijeni rreth luftes. Sa propozime ju
kam bere si Mbretit George II, po ashtu Qeverise Helene. Por, atyre ua kishte
rritur hunden Edeni, pa e menduar mire. Ai donte t'i kenaqte me tokat shqiptare.
E kjo na ka demtuar si ne, po ashtu edhe greket. Sikur mos te na ishin hapur
keto probleme armiqesore, sot Shqiperia nuk do te ishte nje zone sovjetike, por
nje zone britanike dhe shume besnike. As Greqia nuk pesonte kete katastrofe, qe
i ra sot ne koke. Ky eshte vetem fillimi. Keto miku im jane gabimet e Luftes se
Dyte Boterore. Komunizni ne Greqi ka marre hov. Nuk fiket aq kollaj se
furnizohet nga sllavet me anen e Rusise Sovjetike. Ne Tetor te vitit 1940, kur
fashizmi sulmoi Greqine une i drejtova telegram si Mbretit, ashtu Qeverise
Greke. Isha gati dhe vete per te shkuar ne Greqi, per te bashkuar forcat tona me
ushtrine vella greke, kunder fashizmit. Une bera mobilizimin ne Turqi me 6000
vete dhe dergova shpalljet ne Shqiperi. Nuk m'u dha pergjigja e duhur, prandaj
dergova Kryeministrin tim Koco Koten ne Athine. Prit sot me neser, saqe nga kjo
ra viktime, ne duart e komunizmit grek. E sa i perket Zotit Andreopolos, e njoh.
Eshte nje burre fjalematur, por ketu me ta eshte edhe gjeneral Zerva e Spiro
Milo. Qe te dy jane race shqiptare dhe besoj se do te vijne nje dite greket, qe
do te heqin dore nga keto enderrime. Por, do te jete teper vone si per ne ashtu
dhe per ata. Sot, sic ju thashe se Adriatiku dhe nje pjese e Mesdheut mbeten si
nje gjol sovjetik".
Pas ketyre bisedimeve, Mbreti
Zog i spjegoi Ministrit Emeri, persa i perkiste gjendjes kritike te Palestines.
"Eshte ne interesin tuaj, t'i bini mbrapa nje ore e me pare. Me keto metoda
do i largoni krejtesisht arabet. Dhe, mos harroni se, 100 milion arabe si
politikisht dhe ekonomikisht per Britanine e Madhe jane nje pellg i rende.
Ngjarjet qe shkaktohen perdite e me teper shkojne ne demin tuaj. Ju duhet qe te
gjeni nje menyre rregullimi dhe kete sa me pare, i tha Mbreti Zog, Emerit. Ky i
fundit iu pergjigj Mbretit:" Si mendoni ju Madhni, qe te gjejme nje ujdi e
te fiket kjo armiqesi ne mes te Zhuifve e arabeve, sepse eshte mjaft zor".
Mbreti Zog iu pergjigj:"
Jo. Po te keni vullnetin e mire ju dhe Shtetet arabe kjo rregullohet. E vetmja
menyre eshte qe te ndahet Palestina ne dy shtetet: nje Arab e nje Izrael. Por,
te dy vendet te jene nen vezhgimin tuaj e te Amerikes. Kjo si politikisht ashtu
edhe ekonomikisht. Ne kete menyre ka qene dashte vepruar qysh se filluat
instalimin e tyre, per te mos i lene te perzier. Ato jane dy kombe qe nuk
shkojne njeri me tjetrin, e sot eshte e veshtire, se arabet nuk mund te perzihen
as Zhuifet. I vetmi solucion eshte per te ndare Palestinen ne dy shtete e
natyrisht ne bashkepunim me Shtetet Arabe. Dhe, duke i ndihmuar si ju ashtu edhe
arabet te dy popujt qe do te shkulen". Kjo eshte menyra me e mire.
Madhnia e Tij Mbreti Zog, kujton
adjutanti- per Nderin e Excellences tij Emerit dha nje recepsion. Duke ftuar te
gjithe trupin diplomatik si edhe gjithe eliten egjyptiane, siriane e libaneze.
Mirrnin pjese me se 300 persona. Ketu u zhvilluan edhe bisedime ne mes te
Princit Trashegimtar Mohamed Aliut dhe Princit Aga Khanit e Myftiut te
Jeruzalemit e Xhemil Madam Beut. Keta ishin miq te ngushte te Ministrit Emri,
dhe te Ambasadoreve Britanike e Amerikane si dhe Franceze. I gjithe bisedimi u
prek me teper se i perkiste ngjarjeve te Palestines duke u vene ne dukje se
"ka mberritur saqe nuk durohet me".
Si Princi Mohamed Aliu ashtu
edhe Myftiu i Jeruzalemit Husein Efendiu, Xhemil Madan Beu dhe Princi Aga Khani,
e Nekreshit Pasha, ishin pothuaj dakord me propozimet dhe sa mendonte Mbreti
Zog. Te gjithe ishin "per nje zgjidhje me te lehte e me i dhene fund kesaj
pune, njehere e mire".
Nga ana tjeter, shkruan
adjutanti- Excellenca e tij Emeri, megjithese tani nuk bente pjese me ne
Kabinet, por influenca e tij ne Qeverine Britanike ishte e madhe, ai vete si mik
Arab do te bente cmos per te mundur te realizonte kete problem. Kjo pa arritur
ne nje faze kritike, dhe ashtu: "si ju arabet do te keshilloni arabet
palestineze, dhe ne do te keshillojme izraelitet". Qe derisa te marre fund
nje ujdi e kenaqshme per te dy palet. Keto ishin fjalet edhe si premtim
burreror, qe do te bente gjithe perpjekjet e tija, vazhdon adjutanti.
Mbreti Zog, shtoi se:"Ne
rast te nje konflikti ne mes Zhuifeve dhe Arabeve, kjo ka per te egersuar shume
rende Arabet. Zaten ata jane te egersuar, dhe duhet te dini nje gje se agjentet
e huaj ne kundershtim me ju, po punojne ne masa te gjera. Saqe kane mberritur
haptas ta fusin armiqesine arabe-angleze, ne shpirtin arab e sidomos neper
dezerte shetisin pa mase. Me kete ju themi miku im, se jeni duke i humbur 100
milion arabe, e nuk mund t'i fitoni me. E, perse, per nje gje aq pa rendesi. Kjo
po del, si ajo shqiptaro-greke, qe nje politike jo largpamese e Ministrit Eden,
e leshoi si Shqiperine ne zonen sovjetike, po ashtu po shkaterrohet edhe Greqia.
Keto jane rrjedhojat e nje politike jo largpamese se me qene si Shqiperia dhe
Greqia ishin miq e ne perkrahjen e njeri tjetrit. Po ashtu, ato jane edhe
besnike te Britanise se Madhe.
Keto ishin gjithe bisedimet qe u
zhvilluan rreth ketij recepsioni. Por, cdo bisedim ne shenje miqesore e ka nje
shprese te gjeje nje solucion ne favor te dy paleve, pa u dhene asnje shkak me i
rende. Keshtu te ftuarit, ne oren 2 pas mesnate, dolen e shkuan. Aty vete, mbeti
Ministri Emeri me Zonjen e tij. Duam te shtojme se Mbreteresha e donte shume
Zonjen Emeri.
"Persa i perket
emigracionit shqiptar, kujton adjutanti, Emeri e pyeti Mbretin: Cfare beni me
ta"
Mbreti iu pergjigj se:" Ju
edhe ketu me ngaterruat, se kisha vendosur per t'i vendosur shume mire ne
Shtetet Arabe. Ato me nje bujari te madhe i pranuan me te gjitha shpenzimet dhe
te drejtat porsi arabet. Por, tani i ndalova edhe nje pjese afer 400 vete qe
kane ardhur ne Siri e Liban, jam duke marre masat me Zotin Peterson, per t'i
terhequr ose ne Amerike, Australi, Kanada, Angli, France. Ketu nuk kam besim se
do te arrihet nje marreveshje midis jush e arabeve".
Kairo 12 dhjetor 1947
Madhnia e Tij Mbreti Zog ishte
shume i merzitur prej semundjes se Princeshes Ruhije, kujton adjutanti. Saqe u
detyrua te shkonte ne Kajro per nje konsultim me te gjere ne Spitalin Francez.
"Por, ajo eshte teper rende e shpresat e nje sherimi jane krejtesisht te
erreta. Nuk deshirojme qe te deshperojme Mbretin se asnje shprese nuk ka me.
Profesoret e keshilluan Mbretin, qe po te deshironte mund te shkonte ne shtepi
se sonte nuk ka nje rrezik", shkruan adjutanti.
Mbreti me Mbretereshen dhe
Princeshat u kthyen ne shtepi. Ne spital lane edhe Dr.Omer Shaukine, qe ishte
doktori privat vetem per Mbretin. Ai na mbante ne korent me ane te telefonit.
Por, keto ishin vetem ditet apo oret e saja te fundit se kishte mberritur fundi
i jetes se saj.
"Nate e dite shtepia rrin
plot e sidomos Mbreti Faruk per cdo dite vinte dhe pyeste, per shendetin e
Princeshes. Disi e vune ne qetesi, por vetem me morfine. Nuk duket se ka
permiresim. Vetem se pritet ora e fundit, kur Mbreti perdite shkonte ne Spitalin
Frances per ta pare dhe e donte me teper se te gjitha motrat e tjera".
Edhe delegacioni grek kishin
mbetur ende pa u nisur per ne Greqi. Ngaqe nuk kishin mbaruar bisedimet me
Mbretin Zog. Ate e pritnin qe t'i pranonte ne audience, se nuk mund te shkonin
pa u takuar me Mbretin. Me 15 Dhjetor 1947, ai i pranoi ne oren 10 para dreke
dhe Mbreti megjithese i merzitur, i priti si perhere me buzeqeshje.
"Po na shkoni sot per
Athine. Sa shpejt?! U ngutet?! Te kishit ndenjur dhe pak dite por kurdo qe t'ju
lejoje koha ketu te vini tek une. Ketu keni shtepine tuaj e ju foli shume fjale
te mira per Marshallin Papogosin. Ai e lavderoi dhe i dergoi pershendetjet shume
miqesore. Do te deshiroja ta shihja ndonje here ketu ne shtepine time si miku
im", u tha ai.
Si pine kafen, ata u ngriten dhe
e falenderuan Mbretin Zog. Duke i thene:" Madhni ne jemi greke. Por,
gjithmone jemi e do te jemi me mendimet e Madherise Suaj per te miren e te dy
kombeve miq e vella shqiptar e grek. Ne do te ushtrojme gjithe influencen tone
per ta zhdukur kete armiqesi e kete keqkuptim nga ana e grekeve. Por, besoj qe
te kthehet sic ishte para 1939 dhe Madheria Juaj keni plot te drejte. Perendia
ju ndihmofte".
Pasi mbaruan bisedimet, ata ju
luten Mbretit qe a munden per te falenderuar dhe per t'i puthur doren Madhnise
Saj Mbretereshes, pasi ishte koha qe ata po niseshin per Athine.
Mbreti pranoi dhe urdheroi
menjehere kolonel Husein Selmanin per te thirrur Mbretereshen. Kjo e fundit
erdhi menjehere dhe i pershendeti. Ajo ju tha, kur u ndane: "Do te na
sillni edhe zonjat me vete. I shetis une, gjithkund ne vendet historike
egjyptiane"
Pastaj ju tha fjale te mira dhe
me nje kenaqesi ata moren leje e dolen e u nisen per ne Athine.
Sa dolen keta, erdhi Madheria e
Tij Mbreti Umberto i Italise bashke me Mbretneshen Giovana te Bullgarise. I
priti Mbreti me Mbretneshen dhe i ndaluan per dreke. Keta kishin ardhur per te
pyetur mbi shendetin e Princeshes Ruhije, qe ishte teper rende.
Kairo 18 dhjetor 1947
Me kete date, ja se cfare kujton
adjutanti, "Erdhi Ambasadori i Shteteve te Bashkuara Excellenca e tij
Gaferi, bashke me Gjeneral Prefino Helme, qe ishte Shef Militar Ateshe prane
Departamentit te puneve te jashtme ne Ėashington dhe drejtori i Kryqit te Kuq
Nderkombetar. Ambasadori amerikan Gafari ne Kairo vinte shpesh here tek Mbreti
Zog. Ai ishte edhe mik me Mbretin Faruk. Bile, shpeshhere kur vinte ne
Aleksandri, banonte ne shtepine e Mbretit me gjithe zonjen e tij, e cila ishte
shume mikeshe me Mbretneshen. Mbreti i mbajti per dreke dhe biseduan gjate e
gjere mbi gjithe problemet qe paraqiste koha dhe sidomos per ngjarjet e
Palestines. Qe ketyre lipset per t'u rene prapa pa u egersuar me teper. Pas
kesaj, u bisedua mbi emigracionin shqiptar, qe mundesisht te ndihmohen. Kjo
behej pasi ai plan qe kishte parapare Mbreti me bujarine e Shteteve Arabe nga
kjo hoqi dore se fundi. Ai e shikonte mjaft te kritikeshme gjendjen arabe dhe
vete nuk eshte nje shtet qe t'i perballoje e keshtu ju ka drejtuar nota
Amerikes, Anglise, Frances, Kanadase dhe Australise. Qe t'i pranojne brenda
tyre. Po ashtu, miqte tane si Komisariati i Gjeneves dhe vete Paterson ishin
duke bere cmos duke i ndihmuar.
Pasi mbaroi dreka, ata shkuan.
Por, gjithsesi dihej se Gjenerali Prefino Helmi do te vinte prape tek Mbreti se
kishte per te qendruar disa dite ne Egjypt dhe kishte per t'i paraqitur edhe dy
gjenerale te tjere amerikane me sherbime te ndryshme. Ai mbeti shume i kenaqur
prej Mbretit, kujton adjutanti.
Mbreti ishte teper i okupuar nga
semundja e rende e Princeshes Ruhije. Por, ishte i detyruar qe te qendronte
sepse kishte audienca me Ambasadorin Britanik, Ambasadorin Francez, Ambasadorin
Turk si dhe ate te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjithnje si dhe Mbreti
Faruk e te gjithe elita Egjyptiane dhe Sirijane, diskutohej se ku ishte edhe kjo
mizori aq e padurueshme qe po shkaktohej dit ne dite ne Palestine. Arsyeja ishte
se akoma asnje mase nuk eshte marre. Dhe, personi qe kujdesohej me teper se te
gjithe ishte Mbreti Zog. Atij i vinte shume keq per Arabet, qe te pesonin nje
katastrofe kaq te rende.
Mbreti, kujton adjutanti: Nuk ka
lene mjet pa perdorur prane Shteteve te Bashkuara, Britanise se Madhe dhe
Frances, ose me anen e Ambasadoreve ose me nota verbale, duke u qartesuar
gjendjen qe ndodhet sot ne Palestine. Por, edhe eventualisht, c'mund te ngjasoje
neser ne nje konflikt se Arabet jane teper te zemeruar. "Keni per te humbur
100 milione arabe per kot, u ka thene Lartmadheria. Ky do te jete nje dem i
pariparueshem per anglo-amerikanet e francezet, por mos e lini qe sa te marre
zjarr, se atehere nuk ben me dobi. Dhe, mos harroni, se po levizin ne cdo vend
arabe, agjente te ndryshem".
Tani, jane vertetuar haptazi
edhe agjentet sovjetike, vijon adjutanti fjalet e Mbretit. Ata jane gjithkund ne
token Egjyptiane deri ne dezerte. Dhe, po derdhin te holla ne mase te gjere. Cdo
te varferi ne dezerte i vene dhe i lene 100 lira egjyptiane per jetesen e
familjes prej Rusise e te tjera. "Keto jane te verteta. Do ju japim edhe
emrat e tyre dhe misionet e ndryshme qe kane. Sic me duket mua, se agjentet tuaj
nuk po kuptoje asgje mbi qendrimin e arabeve, e ky eshte nje mekat i madh".
E te tjera...
Vdekja e Viktore Emanuelit te
III
Mbreti Zog merr pjese ne
varrimin e tij
Ardhja dhe strehimi i Mustafa
Krujes, Mehdi Frasherit dhe Hiqmet Delvines ne Egjipt
Vdekja e princeshes Ruhije
Gjendja e keqe e mergates ne
Siri dhe ardhja e refugjateve palestineze atje
Mbreti italian ne eksil, Viktore
Emanueli III, qe ne kohen e tij 'mbante' edhe kuroren e Shqiperise vdes ne
Egjipt. Ne kohet e fundit, ai ishte pajtuar me Mbretin shqiptar, gjithashtu ne
eksil. Dhe, madje i biri i tij Umberto bashke me te shoqen ka shkuar ne audience
tek Zogu i I, me rastin e semundjes se princeshes Ruhije. Ne ceremonine mortore
merr pjese edhe Lartmadheria me Mbretereshen Geraldine. "Gjithkujt e
sidomos italianeve ju beri nje pershtypje aq te madhe prezenca madheshtore e
Mbretit Zog, ne varrimin e nje mikut te pare dhe armikut te fundit, kujton
adjutanti. Po pershtypja e Mbretit Zog ishte tradicionale sic ju ka hije
zakoneve shqiptare. Gjithkushi e admiroi e pothuajse te gjithe e shoqeruan deri
tek automobili". Ne kete kohe, ne Egjipt mberrijne njerez te tjere te
mergates shqiptare. Mustafa Kruja, pas plot 25 vjetesh, vjen dhe e takon
mbretin. Bashke me te jane edhe Hiqmet Delvina dhe Mehdi Frasheri, bashke me
familjet. Mbreti merr te gjitha masat per qendrimin e tyre. Nderkohe situata
eshte e rende ne rajon. Mbreti shqiptar e shikon se e ardhmja e njerezve te tij
nuk mund te jete me ne vendet arabe. Gjendja e keqe e 500 emigranteve shqiptare
ne Siri, e ben Zogun qe te insistoje per shpejtimin e levizjes te Mergates, ne
vendet Perendimore. Ne kete kohe, ashtu si pritej, per familjen mbreterore ndodh
nje fatkeqesi. Ruhija, nje nga princeshat, pas plot gjashte vjet semundje te
pasherueshme jep shpirt...
02/03/2003
Lufta
arabo-izraelite dhe shqiptaret
Ende shteti i Izraelit nuk ka
marre shtat dhe ai qe pa lindur duket se kercenon edhe vendndodhjen e re te
Mergates shqiptare ne kete rajon. Ne kujtimet, qe po botojme, Mbreti shqiptar,
qe mundohet te jete zeri i vetem pergjegjes per fatin e tyre, u sugjeron krereve
arabe, qe te jene te kujdesshem me fenomenin hebre. Me shume se vizion i te
ardhmes, tek mbreti shtrihet fati i njerezve te tij. Ai e di mire, nga e kaluara
e tij, se po te duan aleatet e tij anglo-amerikane, behet gjithshka. Problemi i
thene troc perpara perfaqesuesve te vendeve arabe ngjall vetem cudi, sepse ata e
kane vendosur qe do te luftojne hebrejte, pa asnje lloj paragjykimi. Ketu duket
edhe vizioni i qarte i Mbretit. Ai u ben te qarte, bashkebiseduesve te tij, se
forca e shtetit te ri hebre eshte e lidhur me vullnetin, qe qendron pas
fenomenit te ardhjes se tyre ne token arabe. Kesaj shtuar me pasurine, ben qe
ata te jene nje rrezik i vertete. Mbreti e kupton kete, jo thjesht vetem nga
zhvillimet e proceseve boterore, por edhe nga imperativi qe lidhet me fatet e
Mergates shqiptare. Me shume se fatet e tyre, apo refugjateve te tjere ne Bote,
duket se tashme kudo ka me kujdes per levizjen sioniste.
Dhe, insistimi i mbretit
shqiptar ne mergim bie ne vesh te shurdher. Vendet arabe e kane zgjedhur rrugen
e tyre. Kjo rruge, me pas, do te dergonte ne konfrontime te pafundme, qe deri
tani eshte konvertuar me humbjen e mijerave jete njerezore. Mbase eshte i gjalle
njesoj edhe ne ditet tona, kur konflikti izraelo-palestinez eshte ne nje kend
tuneli, qe nuk i duket fundi.
Gjithsesi, shqiptaret me aq sa u
afrohen jane shume mirenjohes ndaj Egjiptit dhe Sirise. U duket se nje Atdhe i
ri, ky vendqendrim, qe i ka larguar nga andrallat e pak viteve me pare. Por,
eshte ende viti 1947 dhe Mergata shqiptare jeton ende me shume shprese per te
ardhmen. B.an
Ardhja e krereve te Mergates ne
Egjipt
Mbreti Zog tregon si e zhvendosi
Mergaten ne SHBA, Angli prej Luftes arabo-izraelite
Ndersa cdo gje eshte maturuar
per ardhjen e Mergates shqiptare, ndodh nje fatkeqesi. Kolera, qe bie ne vitin
1947, i ndalon udhetimet nga Evropa ne Afrike. Ky eshte problemi, qe Mit'hat
Frasheri dhe shume emigrante nuk shkojne dot ne Egjipt. Nderkohe, ne
vendndodhjen e Mbretit arrin Komiteti i emigranteve shqiptare, qe do te merret
me fatin e tyre te mevonshem. Pervec Mit'hat Frasherit, qe mbetet pa ardhur vine
Sali Myftiu, Ali Kelcyra, Ernest Koliqi, Koco Muka, Qemal Jusufati, Ragip
Frasheri. Por, papritmas planet e Mbretit shkojne ne nje drejtim tjeter. Ardhja
e koloneve cifute dhe forcimi i shtetit te ri te tyre, beri qe Mbreti te
parashohe pasiguri per fatin e njerezve te tij. Kjo e ben, qe te therrese ne
Oborrin e tij, kreret e Emigracionit Nderkombetar, per tu parashtruar nje
strategji te re: Zhvendosja e Emigranteve shqiptare ne drejtim te SHBA, Angli,
France dhe vendeve te tjera. Nderkohe, mbreti shqiptar mbas nje takimi me
Mbretin Faruk, Mbretin Abdullaj, Kryetarin e Republikes Sriane Kueatly dhe
Myftiun e Jeruzalemit Hysein Efendiut, Xhemil Madam Beut u tregon se duhet te
gjenin nje rrugezgjidhje, per problemin e ri te veshtire me fqinjet hebre, qe
sapo dilte ne horizont
Aleksandri 27 shtator 1947
Ne kete dite adjutanti kujton
se: Pasi i parashtrova te gjitha, sa u zhvilluan permbi rregullimin e emigrates
ne Itali dhe vendimet e marra pergjithesisht dhe ku kemi rene dakord e
vecanerisht ate te Mithat Frasherit, Mbretit me urdheroi qe sa me shpejt lipset
te vihen komiteti ne krye te detyres. "Per te rregulluar transportimin e
tyre ne vendet, qe ata kane per te caktuar". Mbreti Zog mbeti teper i
kenaqur mbi veprimet e kryera ne Itali.
Vecanerisht, kujton adjutanti-
Mbreti i urdheroi kolonel Husein Selmanit, qe t'ju dergoje Komitetit vizat ne
Ambasaden Egjyptiane ne Rome. Po ashtu dhe biletat me anen e shoqerise "Farose".
Ideja e mbretit ishte qe "sa me shpejt te vijne sepse koha nuk prźt vonese.
Po ashtu urdheroi per te zene nje shtepi ose hotel per ta me te gjitha nevojat,
ushqim dhe te tjera".
Fillimisht , keta ishin gjithsej
7 persona, kujton adjutanti. Kolonel Husein Selmani shkoi ne Kairo ne Ministrine
e Puneve te Jashtme Egjyptiane dhe telegrafisht ju dergoi vizat ne Ambasaden
Egjyptiane ne Rome: Emrat e tyre ishin 1-Mit'hat Frasheri, 2-Sali Myftia, 3-Ali
Kelcyra, 4-Ernest Koliqi; 5- Koco Muka, 6-Qemal Jusufati, 7-Ragip Frasheri.
Bashken me ta ju nis dhe nje telegram Hiqmet Delvines, mbi vizat e derguara ne
Ambasaden Egjyptiane, qe te lajmeroheshin sa me pare, qe te nisen per Aleksandri
dhe "telegrafisht te na lajmerojne arritjet", vijon Selmani.
Po ne kete menyre, u derguan dhe
biletat ne Shoqerine "Farrose" ne Rome. Dhe, po ne kete menyre u
lajmerua Hiqmet Delvina, qe t'i veje ne dijeni. Dukej se tani nuk kane asnje
pengim.Ideja ishte qe ata vetem te nisen sa me pare, se ketu jane marre masat
per banimin e administrimin e tyre.
"Ne Syri, shkruhet ne
kujtime per kete dite,-deri tani kane mberritur oficere e persona te emigrates
afer 300 vete. Keta jane te instaluar menjehere nga autoritetet e vendit, por
presin qe sa me pare te shkoje Komiteti i Emigracionit si ne Syri, ashtu ne
Jordani. Kjo behet per rregullimin e 6000 emigranteve, pervec atyre ne Egjypt.
Mbreti Zog per ne Egjypt ka caktuar Husen Terpezen me 700 kosovare dhe nja 100
oficera te karriereve te ndryshme si artiler kembesorie, xhenjo, nderlidhje, e
nje aviator. Jane edhe 200 studente per ne Akademine Militare".
Nderkohe, vijohet ne
kujtime-situata politike ne Vendet Arabe nuk eshte aspak e favorshme:
Fatkeqesisht, per dite po vjen duke u egersuar pjesa e Palestines, ne mes
Arabeve palestiniane dhe Izraelit. Kjo, sic duket se nje dite do te marre nje
forme me serioze, por Mbreti Zog duke pare kete situate, ju propozoi miqesisht
Shteteve Arabe persa i perkiste emigracionit shqiptar. Perseri, ju beri nje
propozim kryetareve te Shteteve Arabe si Mbretit Faruk, Kryetarit te Republikes
Siriane Shyqri Kueatly dhe Mbretit Abdullaj. Kjo lidhej mbi atmosferen e keqe qe
u krijuan ne Palestine dhe qe Mbreti parashtroi se "a t'i sjellim
emigrantet shqiptare sipas konditave qe na keni dhene, ose t'i ndalojme".
Keta menjehere u pergjigjen
propozimeve qe ju beri Mbreti Zog, kujton adjutanti- duke siguruar se u kemi
dhene te gjitha instruksionet autoriteteve kompetente per marrjen e masave te
instalimit te emigracionit shqiptar me gjithe te drejtat qe ju kemi parashtruar.
"Dhe, sa i perket gjendjes, ajo thuhet se nuk lot asnje ndryshim mbi
emigracionin, po te vijne", vijohet ketu.
Hiqmet Delvina, telegrafisht
lajmeroi , ne kete kohe, se si vizat ashtu biletat m'u dorezuan mua per te 7
vetet. "I lajmerova qe te nisen e te vijne ketu ne Rome, qe t'ju dorezojne
biletat si dhe vizat e te nisen sa me pare per Aleksandri. Nisjen do ua
lajmerojme telegrafisht", shkruan adjutanti.
"Tani ka filluar nje
grindje ne mes Zhifevet dhe te Arabeve Palestineze, saqe zhifet sillen keq edhe
kunder britanikeve. Ligja Arabe ka protestuar pa mase prane UNE-s, por nuk ka
patur asnje rezultat. Qetesia shkurt duket se ka per te shkaktuar ndonje
konflikt Arab-Izrael se shkendite e kesaj po duken haptazi", shkruan
adjutanti.
Mbreti Zog, nga kjo gjendje e
krijuar, nuk i pelqen aspak momenti, per sa i perket instalimit te emigracionit
ne Shtetet Arabe. Frika eshte se mos te pesojne ndonje krize.
Nga ky shkak, Mbreti urdheroi qe
deri sa te vijne Komisioni i emigracionit, pervec ketyre qe kane ardhur mos te
transportohen me, derisa komisioni te shohe vete vendndodhjet e masat e marrura.
Po qe se qendrimi i tyre eshte shume me mire ne kampet, aty ku ndodhen heperhe
dhe nuk sheh aspak te mire, qe ata te zhvendosen. Mbreti nuk ka ate entuziazem,
sic e kishte me pare, ne keto momente per sigurimin e emigracionit, thote
adjutanti.
Mbreti Zog ftoi kryetarin e
pergjithshem te emigracionit ne Gjeneve, qe mundesisht te urdheronte per tri
dite deri ne Aleksandri, vijon adjutanti. Ashtu beri edhe per Peter Son, shefi i
emigracionit per Europen. Kur erdhen, ai i mbajti mysafir te vet per tri dite ne
Aleksandri. Ju spjegoi planin, duke i bere te kuptonin mbi sa deshironte per
emigraten shqiptare. "Vecse cirkostancat (rrethanat) e krijuara e perdite
vijne duke u egersuar ne mes arabeve dhe izraeliteve, me lene me dyshu se nje
dite, ata mos te mbeten emigrantet rrugeve. Per kete arsye, kam nderruar ndryshe
mendimet, dhe duke marre mendimet tuaja vetem e vetem per interesin e emigrates,
sepse ata jane sakrifikuar aq rende e mos te pesojne edhe nje fatkeqesi tjeter",
u tha ai atyre.
"Mendoj, u tha mbreti,- qe
me perkrahjen tuaj t'i transferojme ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne
Britanine e Madhe, ne France, ne Kanada dhe ne Australi. Natyrisht me shpenzimet
e IROS, per udhetimin dhe sigurimin e punes ne vendet qe do te caktohen per t'u
transferuar. Dhe, sa i perket kesaj edhe une mund t'u jap nga nje note ketyre
shteteve per pranimin e tyre dhe duke i garantuar edhe se jane elementi i paster
dhe i mire".
Propozimet e Mbretit Zog u
gjeten me plot vend dhe ata i thane tekstualisht keshtu: "Madhni, keni
studjuar fare mire gjendjen arabe dhe izraelite. Vertete se sot nuk eshte aspak
e sigurte emigrata ne keto vende, se mund te vije nje dite qe nuk do te jene ne
gjendje te ushqejne emigraten e tyre e jo tjeter. Keni menduar se nje shpirt
dhimbes ju ushqente tradita dhe dashuria qe keni e ushqeni per Kombin tuaj.
Menyra me e mire per shpetimin e tyre, si edhe per edukimin e familjes e
femijeve tyre eshte kjo qe keni menduar. Edhe ne, per plotesimin e ketyre
deshirave dhe per te mirat e te varferve qe kane vuajtur e po vuajne, kemi per
te bere jo sa na eshte dhene detyra, por edhe me teper dhe kemi shprese se kjo
do te gjeje te gjitha sa deshirohet. Por, sot nuk mundemi per t'ju siguruar,
vetem se brenda dy javeve do te keni pergjigjen e favorshme", i thane ata
Mbretit.
Me keto fjale, Mbreti Zog I
percolli miqte amerikane si Komisarin e P.te Gjeneves dhe Peter Sonin, drejtor i
P.Emigracionit ne Europe. Ata shkuan si miq dhe u duken teper te kenaqur.
Aleksandri 22 tetor 1947
Sot, me daten 22 Tetor 1947,
Komiteti i formuar per rregullimin e emigracionit arriti ne Aleksandri, deklaron
adjutanti ne kujtime. Ku ishte i pritur nga kolonel Husein Selmani, Ministri i
Oborrit Mbretnor Sotir Martini, Chaberlein Kemal Mesarea e shume oficere.
Menjehere, ai eshte shoqeruar ne nje hotel te vogel, qe e kishim angazhuar te
gjithe vetem per komitetet. Pasi pushuan pak, ne oren 11 te dites, u paraqiten
tek Madheria e Tij Mbreti Zog. "Si u pershendeten, ai i uli dhe ju foli mbi
te gjitha sa lipset te studjohet".
Fatkeqesisht, Mit'hati, kujton
adjutanti- nuk kishte ardhur po per nje jave deri sa te vinte vete kishte
ngarkuar Koco Muken zevendes. Mbreti i ndaloi per dreke e pas dreke ne oren 4
pasdite te shoqeruar nga kolonel Husein Selmani shkuan dhe nenshkruan ne Pallat
Rasettin, si edhe shkuan tek Princi Trashegimtar Princi Muhamet Ali. Me vone
shkuan tek Guvernatori i Aleksandrise. Pasi keto vizita u kryen, ata u kthyen ne
Hotel se aty do t'u kthenin vizitat mikpritesit.
Me daten 28 Tetor 1947 mora nje
telegram prej Mit'hat Frasherit ne te cilin me lajmeronte se jam gati per t'u
nisur me aeroplan. Por, do te deshiroj te marr edhe Vasil Andonin me vete.
"Ju lutem per vizen dhe biletin e tij ne eshte se pranohet", na tha
ai.
Kolonel Selmani, shkruhet ne
kujtime menjehere i dergoi vizen dhe bileten telegrafisht per Vasil Andonin duke
i shtuar se deri sa te vini ju ketu, asnje pune nuk do te behej. "Po te
vini sa me pare, e ju presim dhe keni bere mire qe po merrni Vasilin", e
keshilloi adjutanti.
Kur fati i keq i tij ishte se
tamam ne kete kohe ra kolera aq e forte, saqe u ndaluan kryekeput udhetimet me
Evropen, si me Vapor ashtu dhe me aeroplane. Mit'hat Frasheri mbeti me gjithe
Vasil Andonin ne Rome. Per kete na telegrafoi Hiqmet Delvina se Mit'hatit nuk i
jepet viza per Egjypt, as Liban, as Siri, per arsye te koleres dhe kerkonte sesi
te bente. "I lajmeruam, shkruan adjutanti- qe te prese ne Rome derisa te
happen rruget, ku shpresohet se shpejt do te hapen rruget. I kujtuam se jane
marre masa te forta, per zhdukjen e semundjes".
Keshtu, Mit'hati mbeti ne Rome e
Komitetit ju bene te gjitha mjekimet dhe inxheksionet e nevojshme. Ata u nisen
per ne Siri. Me daten 27 Nentor 1947 arriten ne Damasko, ku u priten me nje
bujari e perzemersi prej Kryetarit te Republikes Siriane Shykri Kueakly dhe prej
te gjitha autoriteteve syriane. Dhe Kryetari i Republikes ju deklaroi sic kishte
premtuar se emigracioni shqiptar do te instalohet me se miri ku kishte dhene te
gjithe urdherat enteve perkatese dhe ju shtoi qe te vihen menjehere ne kontakt
me ta e mos te merziten. Dhe, per cdo gje te vini ketu tek une, sa here qe t'ju
shfaqet nevoja, u tha ai.
Pasi dolen prej Kryetarit te
Republikes, ata shkuan e vizituan emigracionin. Mbeti nje pjese e vogel qe paten
shkuar, se te tjeret ishin ndaluar heperhe. "Ata ishin nga 40 oficere dhe
10 doktore e agronome dhe profesore. Beheshin rreth 300 gjithsejt, ku ata po
mirrnin masa edhe per te tjeret qe eventualisht mund te vinin. Por, Madheria e
Tij Mbreti Zog duke pare se situata po shkonte shume kritike, ne mes Arabeve dhe
Izraelit pati dhene urdher ndalimin heperhe. Zaten, ra edhe kolera, qe keshtu
Mbreti...."
Madheria e tij Mbreti Zog ishte
gjithnje ne kontakt me Mrs.Peter Son, kryetar i emigracionit dhe e therriste
shpeshhere per te biseduar ne Aleksandri, persa i perkiste emigracionit. Por,
tani Mbreti,-shkruan adjutanti- kishte nderruar mendim, se po te plaste nje
konflikt arabo-izraelit do te mbetej shume veshtire emigracioni. Izraelitet
akoma nuk e kuptonin as Mbreti Faruk, e as Shyqri Kueatly, as Mbreti Abdullaj,
as Xhemil Madami, se izraelitet ishin te garantuar prej anglo-amerikaneve. Ata u
mbronin per cdo kercenim prej tyre dhe kjo ishte nje fatkeqesi per arabet.
Megjitheqe, vijohet ne kujtime
se Mbreti Zog gjithnje ua spjegonte Mbretit Faruk, Mbretit Abdullaj, Kryetarit
te Republikes Syriane Kueatly dhe Miftiut Jeruzalemit Hysein Efendiut, Xhemil
Madam Beut qe mos t'i japin shkak nje konflikti me arme me izraelitet. "Por,
te perpiqen me anen e anglo-amerikaneve, per te gjetur nje solucion pajtues, e
te vihen disa kondita ne mes te dy kombeve arabe: Izraelit ne Shtetin Palestine.
Por arabeve u ishte rritur mendja, dhe nuk shikonin se Izraeli ishte perkrahur
prej gjithe Europes. Se, kur i kane instaluar, ju kane dhene te gjitha garancite
e mbrojtjes, por keto nuk degjonin".
Atmosfera, vijohet ne kujtime-
ne shtetet arabe gjithnje vjen duke u keqesuar, tani diktohen edhe agjente te
Rusise Sovjetike. "Ata kane sjelle ne Ambasaden Ruse me teper se 600 vete,
pervec siluleve (agjenteve) qe i kane shperndare nder te gjithe anet. Bejne nje
propagande pothuaj haptazi, se ketu gjejne mjaft perkrahje per te zhvilluar
programin e tyre. Eshte nje popull i varfer, dhe ne grindje njeri me tjetrin.
Pothuaj, se partia e Vakfit eshte si shtylla egjyptiane, por ata nuk i shohin
interesat e shtetit kundrejt interesave personale".
Komiteti ne Syrie, ishte teper i
kenaqur nga pritja dhe fjalet e mira te Kryetarit te Republikes Excellenca e tij
Shykri Kueatly. "Por, ata nuk ishin te kenaqur nga autoritetet, sepse ecin
shume ngadale, dhe zene shkaqe jo buxheti: jo banimi e te tjera. Akoma edhe kjo
pakice emigrantesh nuk kane gjetur stabilizimin e duhur. Po ashtu inxhinieret,
profesoret, agronomet e gjithe ato specialiste shqiptare, nuk u eshte dhene
pune. Sot me neser, ku nuk shohin se do te realizohet asgje. Tani i ka kapur
edhe frika e atyre arabeve qartes se do te ikin nga Palestina.
Akoma rruget nuk jane hapur, qe
te levizin vaporet ose avionet per ceshtjen e koleres. Mit'hat Frasheri me Vasil
Andonin ishin ne Rome. Mit'hati vete u nis per ne Greqi, Athine. Ndersa, Vasilin
e la ne Rome ne pritjen e hapjes se rrugeve. Ku na njohu, se nuk qendroi ne
Greqi. Vetem pas dy dite u nis per Stamboll Turqi. Prej atje do te ndodhet per
disa dite tek motra e aty prej Stambollit do na shkruaje.
Kryetari i Komitetit ne Syri
Salih Myftia na shkruan se: Kolonel Fiqri Dinja ne Greqi kerkon me ardhe ne
Syrie me 600 vete. "Nuk dime si te bejme, a tua dergojme 'atestacionet'
d.m.th. lejen e ketushme se keta i pranojne. Apo sipas urdherit te pare t'i
ndalojme heperhe".
Ne ju pergjigjem si Komitetit ne
Syri. Po ashtu i shkruam kolonel Fiqri Dines, qe deri me nje urdher te dyte mos
te levizin nga kampet. Se kemi biseduar mbi te gjitha me Mr.Peterson, shef i
emigracionit, qe ka per te ndihmuar me mire emigraten. I shpjeguam, thote
koloneli- heperhe nuk jane rregulluar instalimet dhe nevojat e duhura persa u
nevojiten emigracionit.
Aleksandri 5 dhjetor 1947
Madheria e Tij Mbreti Zog ishte
shume i shqetesuar pa mase prej situates te nderlikuar qe zhvillohej ne Shqiperi.
Ai ju dergoi Notat perkatese Shteteve te Medhaja si Shteteve te Bashkuara te
Amerikes, po ashtu Britanise se Madhe e Frances. Keto kishin te benin mbi
vuajtjet e tmerret e popullit shqiptar. Ishte nje mekat i madh per kete popull
te varfer qe anglo-amerikanet nuk ngulen kembe sic bene per Greqine. E qe me
shpetimin e Shqiperise kishin stabilizuar edhe qetesine greke nga komunistet qe
e shkaterruan. Ata dhe po e shkaterrojne perdite dhe perfundimi nuk dihet.
Cdo dite, shtepia e Mbretit Zog
ne Aleksandri ishte e hapur per miqte amerikane, britanike, franceze, turq,
arabe, spanjolle dhe greke, e te tjere. Ku nuk kishte dite o nate pa mysafire te
huaj dhe shqiptare pa mase. Po ashtu ishte edhe kolonia egjyptiane qe ishin te
lidhur ngushte me dashurine e Mbretit.
Sot, me daten 7 Dhjetor 1947,
erdhi prape nje delegacion grek prej deputetesh nen kryesine e Andonopolos, per
te biseduar me Mbretin Zog, kujton adjutanti. Mbreti i priti shume mire e si
gjithmone me buzeqeshje dhe fjala e pare qe ju tha ishte: "Nuk dij sepse ne
shqiptaret ju duam ju grekeve, e ju nuk na doni ne shqiptaret. Kjo eshte nje
mekate e habitshme sepse jemi dy kombe me te afer me miq, me te vjeter. E, qe na
puqen edhe interesat e njejta per ta mbrojtur njeri tjetrin. Po akoma juve nuk
tregoheni te sinqerte me shqiptaret".
Delegacioni grek i parashtroi
Madhnis se Tij Mbretit Zog, homazhet me miqesore te Mareshallit Papogos
Kryeministrit Grek. Ata i dhane te kuptonte se sic shpjeguat Madhnia Juaj po
ashtu edhe ne greket e vertete, po ajo dashuri e vellazerim mbreteron kundrejt
miqeve trima shqiptare. Por, rrethanat si edhe nje pjese qe po te thuash, qe e
kane vesh xhaketen nga e mbrapa, jane ata qe kane shkaktuar kete armiqesi ne mes
te dy kombeve miq e vellezer. Qe gjithmone do te ruajne interesat e tyre te
barabarta e me plot sinqeritet kunder cdo armiku, qe mund t'i vije Shqiperise,
ose t'i vije Greqise. E mos te mendohen me te kaluarat, qe cirkostancat
europiane na lane duarlidhur.
Mbreti Zog ju tha se: "do
te jeni miqte e mij personale derisa te ktheheni ne Athine". Per dite te
vinin me bisedua e sidomos darkat do t'i hame se bashku ketu. Kemi edhe Zerven e
Spiro Milon. Por, po te doni bisedoni dhe i merrni edhe ata. Kjo varet nga
deshira juaj si ta gjykoni dhe i urdheroi kolonel Husein Selmanit qe t'i
shoqeronin ne Hotel "Houri-vazhe", dhe i tha qe t'i thoshte Drejtorit
qe keta jane miqte e Mbretit Zog e te mbahen me se miri.
Por jo se ka ndonje shprese,
veren adjutanti- edhe prej ketij delegacioni grek edhe keto po si gjithe te
tjeret se e gjithe puna varet tek Britania e Madhe dhe Amerika. Kjo nuk varet
prej tyre, kur ata e shohin nevojen qe te heqin dore nga kerkesat e pavend. Dhe,
sidomos eshte nje budallallek qe nuk pershkruhet qe e konsiderojne se jane ne
lufte me Shqiperine. Kjo nuk i barabitet asnje ndergjegje, se kur u sulmua
Shqiperia prej Italise Fashiste me 7 Prill 1939, grekerit jo qe nuk i dhane
asnje ndihme jo materiale po edhe morale. Vecanerisht edhe i telegrafuan
Musolinit duke e uruar, qe u bene shefiare (aleate) me Italine Fashiste e te
tjera.
Mbreti Zog ju tha delegacionit
grek:" Une kam deshirua dhe deshiroj qe me greket te mberrijme ne nje
marreveshje miqesore e krejt reciproke ne sinqeritet. Per te mbrojtur interesat
e perbashketa, nuk kuptoj, tha Mbreti Shqiptar, se qysh me 1920 e deri me 1939,
kishim nje miqesi e vellazerim krejt te sinqerte. Cdo gje o pretendim ishte
harruar, por lufta e fundit i perseriti ne menyre banale. Kur filluan kerkesat
italiane, keto sic ja kemi patur komunikuar Qeverise Helene ishin ne demin e
Ballkanit, d.m.th. kunder Greqise e Jugosllavise. Ata nuk u zgjuan me 7 Prill
1939, kur Italia Fashiste sulmoi Shqiperine. Dhe, protestacionet e kerkesat te
ndihmave nuk na u pergjigjet, por bete te kundertat duke njohur okupimin e
Shqiperise.
"Kur u sulmua Greqia, vijon
adjutanti, kujtimet e mbretit- me 28 Tetor 1940, Shqiperia Qeverise Helene ju
drejtua si Mbretit Georg II po ashtu Kryeministrit Mataksait, per nje aleance
ushtarake per te luftuar armikun e perbashket. Ne Turqi u be mobilizimi me here
dhe ishin gati 6000 vete per t'u nisur per Greqi. Ne Jugosllavi kishim 400
oficere e nja 1000 civila edhe ketu u urdheruan qe te kalojne kufirin jugosllav
e te hyjne ne Greqi per te luftuar krah per krah me vellezerit greke. Po ashtu,
dhe ne Shqiperi sic u vertetuan se 600 oficere me 2400 ushtare ishin gati per te
sabotuar ushtrine italiane, ashtu si edhe u sabotuan. Pervec kesaj u urdherua
mbare populli shqiptar per t'u ngritur kunder fashizmit e per t'u bashkuar me
ushtrine vella greke. Gjithe keto dita e pare ishte ne rregull, te nesermen u
ndryshuan. Tani miqte e mij ju mireseerdhet. Keni ardhur ketu dhe jeni miqte e
mi. E persa dite qe do te qendroni ketu ne Aleksandri, por cdo bisedim, derisa
Qeveria Greke te heqe dore nga keto pretendime absurde, duke u vertetuar edhe
nga Britania e Madhe dhe Amerika, cdo bisedim eshte i kote. Kete, me anen e
Gjeneral Zerves e te Spiro Milos,ja kam spjeguar marshallit mik Papogos Keto i
din mire kryeministri i sotem grek".
Me poshte ai vazhdon:"Sic
jemi duke pare dhe duke verejtur, po kjo ishte me pare ne Shqiperine. Duhet
thene se sikur mos te kishte qene kembengulja greke kunder njohjes te Qeverise
Shqiptare ne mergim kurre nuk do te ngjante kjo katastrofe ne Greqi. Nuk do te
kishte komunist ne Shqiperi sikur mos te ishte influenca sovjetike dhe
jugosllave ne Shqiperi. Por do te ishte influenca e anglo-amerikaneve dhe
Shqiperia, kur do te ishte e qete. Atehere ja u merr mendja se komunizmi ne
Greqi nuk do te gjente ate liri e ate perkrahje, po perkundrazi do kishte
pengime si ne Greqi ashtu dhe ne Shqiperi". Keto ishin fjalet e Mbretit Zog
qe ju tha delegacionit grek.
Pasi gjendja ne mes Izraelit e
Arabeve palestinieze cdo dite vjen duke u keqesuar Shtetet Arabe, Egjypti, Syria,
Jordania dhe Libane kane mbetur dakort per t'i mbrojtur vellezerit e tyre edhe
ne qofte se me lufte. Por, kjo eshte nje gabim i madh qe behet tha Mbreti Zog.
Ishte kjo arsyeja qe Mbreti Zog,
nje nate, i thirri si miq per darke ne shtepine e tij ne Aleksandri, Mbretin
Faruk, Mbretin Abdullaj, Kryetarin e Syrise Shyqri Kueatly, Miftine e
Jeruzalemit Hysein Efendine, Xhemil Madam Bene, Emile Chamunin dhe ju dha te
kuptonin mbi ngjarjet qe po zhvillohen ne Palestine ne mes Arabeve e Izraeliteve.
"Dhe vertete, -ju tha Mbreti mes te tjerave-gjendja eshte e rende. Ju duhet
te studjoni mire se ne c'menyre mundeni te gjeni nje pajtim te favorshem. Po,
kjo ne urtesi dhe gjithnje duke keshilluar vellezerit tuaj arabe qe te rrine
urte. Mos t'i japin asnje shkak egersie, se ju me force nuk mundet te beni asgje
dhe ska asnje fitim vetem se humbje. Mos harroni se Anglo-Amerikanet, qysh se i
kane instaluar Zhuifet ne Palestine, ata qe i shpetuan nga shpata e Hitlerit sot
nuk do te lejojne qe t'i masakroni ju. Ata i kane siguruar qofte politikisht,
qofte financiarisht dhe nuk mund t'i preke askush. E duhet te dini edhe nje gje
me teper se kete: Qe sot ne Boten amerikane dhe angleze, izraelitet luajne nje
rol me rendesi. Se nje pjese e financave eshte ne doren e tyre. Per kete, une si
nje mik i juaji e shoh shume te demshme per ju, nje akt te tille kunder tyre.
Nuk do te beni gje dhe do te dilni me humbje te madhe, e eshte turp, kete ua
them seriozisht ne rast se vendoset nje akt i tille".
Me poshte mbreti vijon:
"Une kur kam patur rast po kete fjale ua kam thene edhe amerikaneve e
anglezeve, qe te bejne c'eshte e mundur te gjejne nje muzivene pajtimi. Se keni
per te qitur dore arabet, si politikisht dhe ekonomikisht. Pra, te merreni vesh
me arabet qe ne Palestine po qe e mundur te ndahet ne mes te dy popujve, arabe e
izraelite dhe te dy shtetet e vegjel te jene te garantuar nga anglo-amerikanet
per cdo nevoje si ekonomikisht dhe politikisht. Kjo eshte e vetmja menyre qe
mundet te realizoje kete gjendje te kritikeshme".
Kurse shefat arabe, vijon
adjutanti- duket se e degjonin veten aq te forte saqe do t'ia hidhnin jashte
Izraelin, po kjo ishte nje absurditet . Mbreti Zog ju tha pastaj: "Mire
edhe une me zemer jam me ju. Por, kjo eshte nje rruge qe nuk del, ne asnje
menyre. Sikurse edhe Rusia Sovjetike te jete me ju, nuk mund te nxirrni jashte
Zhuifet, se prapa tyre sic ju shpjegova jane Shtetet e Bashkuara te Amerikes,
Britania e Madhe dhe Franca. Ky mendim juaji eshte krejt i gabuar, se vetem do
te merrni me qafe ato nje million arabe se Izraeli do t'i hedhe jashte dhe asgje
tjeter. Nuk do te beni e do te humbisni te gjitha te drejtat, se nuk do ju lene
te beni nje veprim te tille kunder tyre, se po ate dite qe ju te filloni nje
veprim ato do ju dergojne UNE-n, per t'ju ndaluar. Dhe, ne rast se ju nuk do te
pranoni udhezimet e UNE-s, ju bijne vete e ju shkaterrojne. Po gjeni menyre me
urtesi me amerikanet edhe me anglezet, e rregullojini me te bute e urtesi. Vetem
prej kesaj mund te fitoni".
Megjithe, keto bisedime qe
vazhduan pothuaj prej me teper se 5 ore nuk u arrit asnje marreveshje. Duket se
ju shkonte mendja se Mbreti flet vetem per deshirat e amerikaneve e anglezeve, e
kjo ishte krejt e kundert. Mbreti po i keshillonte, si nje mik i vertete arab,
"qe mos te futen ne nje hendek, qe nuk kane per te dale kurre, po te gjejne
menyre me diplomaci e ne urtesi per te rregulluar ne dy shtetet Palestinen.
Eshte i vetmi solucion qe ishte. Dhe, kete pune duhej ta kishin bere me kohe
qysh kur filluan te sjellin Zhuifet ne kohe lufte. Atehere do te kishte qene me
lehte, qe ta kishin ndare edhe keto t'i instalonin ne pjesen e tyre".
Mbreti Zog, po te njejtat ua
thoshte edhe amerikaneve si dhe britanikeve. Me kembengulje atyre ju thoshte se
jeni duke i nxjerre dore pergjithesisht arabet, por gjeni nje menyre rregullimi
per kete gjendje qe po vjen perdite duke u keqesuar. Dhe, ju thoshte: "Mos
te bini ne ate kohe qe te mirren masa me arme. Se, atehere do te jete shume e
veshtire, se Arabet jane teper te zemeruar dhe kane te drejte mbi gjithe keto pa
drejtesira qe ju behen e te tjera".
Ja si ndodhi Incidenti i
kryqezorit britanik ne Shqiperi
Mbreti Zog ne arenen
nderkombetare propozon ndarjen ne dy shtete te Izraelit me Palestinen
Takimi me te jatin e Julian
Emeri, shefi i kabinetit te Churchill
Semundja e rende dhe e papritur
e princeshes Ruhije
Me daten 22 Tetor 1947 Kryqezori
Britanik "Saumarez dhe Destrojer Volage" lundroi permes kanalit te
Korfuzit dhe u ndesh ne mina detare, qe e shkaterruan gati krejt. Dyzet e kater
marinare britanike mbeten te vdekur ne kete ngjarje te shemtuar e tragjike, qe u
quajt "Incidenti i Korfuzit". Nje jave me vone Enver Hoxha i dergoi
Organizates se Kombeve te Bashkuara nje note ku shpallte se luftanijet Britanike
kishin shkelur ujerat tokesore te Shqiperise, me qellim qe te shkaktonin trazira
ne Shqiperi. Incidenti qe po flitet eshte incidenti me i rende ne historine mes
te dy vendeve.
"Na vjen miku britanik
Excellenca e tij Emri, ish Minister Britanik, qe ishte mik i Mbretit Zog e i
Mbretereshes Geraldine. Ai rreth Luftes se Dyte Boterore Emri ishte Minister dhe
nje mik i ngushte i Mbretit Zog. Ai fliste gjuhen shqipe. Natyrisht,-kujton
adjutanti- Mbreti dhe Mbreteresha u bene pritjet me miqesore, e ishin mysafir te
Mbretit Zog". Emri ishte Baba i Julien Emrit. Nderkohe, edhe per interesat
e Mergates, Mbreti shikon dhe sugjeron madje dhe Emeri, qe Vendet arabe te bejne
kujdes me kolonet hebrej. Papritmas princesha Ruhije eshte rende. "Madhnia
Tij Mbreti Zog eshte shume i merzitur prej semundjes se Princeshes Ruhije. Ajo
eshte e detyruar te shkonte ne Kajro per nje konsulte me te gjere ne Spitalin
Francez. Por, princesha eshte teper rende e shpresat e nje sherimi jane
krejtesisht te erreta", kujton adjutanti
01/03/2003
Frika
nga komunizmi
Te paret kane qene njerezit e
Mergates, qe e kane pasur ne kurriz, friken ndaj komunizmit. Shume prej tyre, me
shume probleme te mbartura me vehte, nje gje e dine shume mire: se komunistet
nuk do t'i falnin lehte. Eshte kjo arsyeja, qe shumica e tyre, qe i kane
kundershtuar gjate komunistet kane frike ne fundvitet '40. Me teper se cdo gje,
friken e shton fakti se komunistet i kane ndjekur deri aty, madje kane filluar
qe edhe t'u perzihen ne pune. Kjo i ben emigrantet politike shqiptare, qe te
kerkojne qe te zhvendosen menjehere nga Italia. Alternativa, qe u jep adjutanti
i mbretit, drejt Egjiptit dhe Sirise duket se eshte me e mira. Ja pse emrat, qe
afrohen per te drejtuar komitetet e refugjateve, jane te gjithe spektrit
kundershtar komunist. Por, bashkimi i tyre, ndodh vetem perpara nje rreziku te
madh te ekzistences, sepse kur ishte puna, qe te luftonin kunder komunisteve
shume syresh nuk kane mundur. Gjithsesi, mbreti e di shume me mire se te gjithe
situaten. Ai i ka mire te skeduar njerezit, qe nuk iu pergjigjen ne 7 prill, por
edhe ne situata te tjera kritike. Por, i duhet t'i kaloje te gjitha. Me shume se
percarja, atyre u duhet bashkim. Kjo eshte arsyeja, qe mergata drejtohet nga
Mit'hat Frasheri, nje njeri teper i besuar. Por, ne kete ngutje, nje gje nuk
mund te fshihet:Komunistet forcohen nga dite ne dite. Dhe ca me keq, ata gjejne
gjithmone e me shume mbeshtetje nga ana e faktorit nderkombetar. Pervec Anglise
dhe Amerikes, qe tashti vendosen ne nje front te ri, vendet e tjera duket se
duan ta mbajne mire me komunistet e Tiranes.
Dhe, njerezit e Mergates, qe i
kane njohur "live" komunistet, duket se jane te paret qe lajmerojne me
ankthin e tyre, se beteja me komunistet nuk do te ishte e lehte. Si per ironi te
fatit, ajo do te vazhdonte, derisa sa shume prej njerezve te Mergates nuk do te
ishin me gjalle. B.an
Organizmi i mergates shqiptare
ne Rexhio Emilia
Mbreti Zog:Bashkimi i Mergates
dhe afrimi i Eqerem bej Vlores, Koliqit etj
Pas vizites ne kampin e Barletes,
adjutanti i mbretit udheton drejt kampit te Rexhio Emilias. Jane qindra
shqiptare, qe presin te ardhmen te frikesuar prej komunisteve.
Adjutanti u rrefen si ka mundur
qe t'i bashkoje dhe ne te ardhmen t'i therrasin te gjithe ne Siri, Egjipt dhe
Jordani. E gjithe mergata qetesohet dhe prane mbretit afrohen edhe Ernest Koliqi,
Gjon Marka Gjoni, Eqerem bej Vlora, Ali Kelcyra etj. Edhe qeveria italiane
tregon interes, ndersa zv/ministri i jashtem italian takon adjutantin duke e
siguruar per refugjatet. Duket sikur gjerat shkojne shume mire, por papritmas
kolonel Hysein Selmani therritet ne Egjipt. Keshilli per rregullimin e
emigracionit ka emrat e Mehdi Frasherit, Hiqmet Delvines, Dhimiter Beratit,
Kapidan Gjon Markagjonit, Ismail Verlacit, Ernest Koliqit, Eqerem bej Vlores,
Tahir Kolgjinit, Dr.Kemal Jusufatit, Ferid Dervishit, Sotir Avramit, Ali
Kelcyres, Koco Mukes, Ragip Frasherit
Regjio Emilio 7 shtator 1947
Kolonel Husein Selmani, pasi
perfundoi takimet me te gjitha ne Kampin Barleta, i shoqeruar deri ne stacion
prej Mit'hat Frasherit e gjithe pergjegjesit e grupeve te ndryshme, u nis.
"Ishin afer 300 persona, qe me shoqeronin ne mbremjen e dates 6 Shtator
1947, kujton adjutanti-kur u nisem per te vizituar Kampet e Regjio Emilios. Ata
ishin te lajmeruar e ne mengjesin e dates 7 Shtator 1947, arritem ne kamp. Ne
Regjio Emilio, priteshim prej te gjithe pergjegjesve te grupeve, Salih Myftia,
me pergjegjesit e Legalitetit dhe Faik Cukut me pergjegjesit e Ballit Kombetar e
tjere. Ishim pothuaj se me teper se 100 persona. Brenda tyre ishin edhe disa
boshnjake, si Hasan Ago Senica e te tjere".
Pasi u pershendetem, kujton
kolonel Selmani,- u drejtuam te flisnim me pergjegjesit e grupeve. Ai vizitoi te
gjithe kampet, ku u ndje nje kenaqesi e madhe. Pasi u vizituan kampet, ai shkoi
me pare ne qendren e O.K.L.Legalitetit tek Salih Myftari, ne prezencen e Hysen
Prishtines, Neshat Kolonjes, Moz-har Pustines, Selam Damanit, Omer Beshirit dhe
ju komunikoi mesazhin e Mbretit. Atje u prit me nje brohori e kenaqesi te madhe,
mandej ju vura ne dijeni permbi sa u bisedua ne Rome, vijon adjutanti. Si u
vendos unanimisht u pranua.
Pas kesaj,thote ai- une shkova
ne qendren e Ballit Kombetar tek N.kolonel Faik Cuku dhe aty ne prezencen e tre
pergjegjesve te Ballit, edhe ketu, po me te njejten fryme u prit mesazhi. Dhe,
bisedimet ishin teper te sinqerta dhe Faik Cuku, ishte ne dijeni mbi bisedimet
me Mit'hatin. Ketyre ju sqarova ne hollesi per bisedimet e Romes dhe ata mbeten
dakord.
Pasi mbarova me pergjegjesit e
partive, thirra Dervish Bicakun, Sadik Shasken, Qemal Begun. Ai bisedoi gjate e
gjere me ta, "e ketyre vecanerisht ju dhashe te falat e Mbretit". Ai i
kishte miq te ngushte, por ishin te kaluar pak nga mosha. Ata mbeteshin
gjithmone per nje bashkim ne mes te emigracionit shqiptar.
Pasi u mbaruan te gjitha si
vizitat po ashtu dhe bisedimet u shtrua nje dreke prej te tre grupeve. Ajo kaloi
ne nje harmoni te perzemert e krejt vellazerore. Pothuaj, se u harruan cdo lloj
grindje e meparshme. Adjutanti kujton se ndjeu nje kenaqesi te vecante rreth
bukes dhe asnje fjalim nuk u zhvillua. "Vetem se kishte qeshje e dashuri ne
mes njeri tjetrit, e mbi te gjitha ishte dashuria per Mbretin Zog.
Pas dreke, kolonel Selmani,
shkoi ne Hotel, ku aty priti kolonine shqiptare te Milanos dhe kaloi ne Milano
dhe priti disa njerez prej Paresise Boshnjake. Aty kishte me vete nje Major
Italian Profesor Omer Beshirin, dhe Moz-har Pustinen. Si mbaroi te gjitha
vizitat te kolonise shqiptare ne Milano, "natyrisht aty ishin Zonja dhe
Zotni edhe boshnjaket e te tjere".
Kolonel Husein Selmani, ne
Milano, ngarkoi Omer Beshirin dhe Xhemal Ferren e Qemal Shtinen. Ai rregulloi
nje kokteil per te gjithe kolonelet, aty ne sallonet e Hotelit. Kjo u be sepse
ai nuk kishte kohe per me ju kthye vizitat. Kokteili kaloi mjaft mire. U
shkembyen mjaft fjalime, po kolonel Selmani ngarkoi Profesor Beshirin t'ju
pergjigjet. "Kjo ishte nje kenaqesi e paharrueshme ne mes te kolonis
shqiptare ne Milano", vijon adjutanti.
Kolonel Husein Selmani, pasi
mbaroi cdo send ne Milano, u kthye ne Regjio Emilio. Aty shkoi e u beri nga nje
vizite dy oficerave britanike e amerikane, qe ishin pergjegjes te kampeve. Ata e
priten shume mire dhe e siguruan se cdo gje qe t'ju vije perdore nuk ka per te
munguar per plotesimin e mungesave, qe mund te ndihen. Pas kesaj, kolonel
Selmani i falenderoi dhe doli.
I derguari i Mbretit Zog I, qe
ishte kolonel Husein Selmani ne Regjio Emilio, para se te nisej per Rome, i
rrethuar me teper se 1000 vete burra, gra, femije, kur po ndaheshin prej tyre
nuk ju durua dhe "nga mallengjimi i teper, ju drejtova keto fjale po ne
emrin e Mbretit:
Motra e vellezer te dashur.
Madhnia e Tij, Mbreti Zog pas ketyre tragjedive, qe po kalon populli yne i
dashur, jo vetem shpirterisht por edhe me cdo mjet qe ka sot ne dore ka nderhyre
dhe ka bere c'eshte e mundur per t'jua plotesuar nevojat. Dhe me ju ardhe ne
ndihme ne te gjitha pikpamjet, per sistemimin e emigrates, sikurse tregon edhe
mesazhi i Mbretit. Vecanerisht, Mbreti eshte i preokupuar per te ardhmen e
djelmerise te emigranteve shqiptare dhe per sistemimin me te mire per ta. Ai do
te perpiqet duke siguruar cdo perkrahje, ne menyre qe te perparojne dhe te
kulturohen. Ai ka shprese te plote se: keto vuajtje qe po kalojme sot do te
marrin fund dhe do t'ja arrijme qellimit te perbashket si vellezer, qe jemi te
nje gjaku dhe te nje toke.
Per kete shpresojme se atje ku
do te emigroje rinia shqiptare do te kete te gjitha perkrahjet morale dhe
materiale, per te ecur perpara ne rrugen e kulturimit. Ne menyre, qe kur te vije
dita t'i sherbej me se miri interesave te larta te Shqiperise".
Mbas ketij bisedimi menjehere
kolonel Selmani hyri ne tren dhe u nis per ne Rome. Ai i salutoi te gjithe, dhe
"emigrantet nuk u shperndane deri sa treni nuk dukej me", shkruan ai.
Rome 11 shtator 1947
Per kete dite adjutanti kujton
se: Kur po sa arrita ne Rome aty me vjen nje telegram prej Salih Myftise dhe
Faik Cukut. Me te cilen me thone se, sonte kane arrestuar Hasan Age Senicen dhe
Kurtish Romen dhe Adem Dushin. Keta ishin pergjegjesit e emigrates boshnjake dhe
nuk dihet se ku i kane derguar. Mundesisht perpiqu per shpetimin e tyre, i
thoshin adjutantit ne leter.
"Kjo na tronditi shume
rende dhe kolonel Selmani menjehere mori Ferid Dervishin dhe Stefon Stilven e
shkoi ne Ambasaden Amerikane ne Rome", shkruan Hysein Selmani. Aty
menjehere u thirr sherbimi policor i kampeve dhe i pyeten. Pas shume
telefonatash brenda nje ore i gjeten duke kaluar ne Trieste dhe i ndaluan. Ata
na siguruan se brenda kesaj nate njerezit do te dorezohen ne kampin
Regjio-Emilio. "E mos behi merak se i shpetuat", i thane burimet
amerikane adjutantit.
Falenderova Ambasadorin dhe
shkova ne Hotel. Aty mora Salihe Myftine dhe Faik Cukun ne telefon e ju thashe
se i gjetem, shkruhet ne kujtime- dhe brenda nates do te vijne ne kamp e keta
shpetuan.
Rome 16 shtator 1947
Kolonel Husein Selmani mblodhi
me 16 Shtator 1947, ne oren 10 para dite, ne sallonet e Hotelit D'Gasper, "paresin
me perfunduar permbi sa ishte biseduar me 24 Gusht 1947. Para se u vizituan
kampet dhe ne mbledhje ishin":
1-Mehdi Frasheri 8-Kapidan
Gjonmarkaj 15-Ali Kelcyra
2-Hiqmet Delvina 9-Ismail
Verlaci 16-Koco Muka
3-Dhimiter Berati 10-Ernest
Koliqi 17-Ismail Sefa
4-Qemal Jusufati 11-Tahir
Kolgjini 18-Hiqmet Meco
5-Ferid Dervishi 12-Ekrem Vlona
19-Ekrem Telhai
6-Ragip Frasheri 13-Nexhmedin
Qoraliu 20-Nexhet Peshkopia
7-Sotir Avrami 14-Ago Agaj
21-Moz-har Pustina
Kolonel Husein Selmani, si i
pershendeti, ju shpjegoi ne hollesi mbi vizitat qe pati ne Kampet Barleta, dhe
ne ate Regjio-Emilio. U tregoi gjithe sa u biseduan si dhe kenaqesia
pergjithesisht, qe u ndigjue prej te gjitheve. E vecanerisht ishte ajo e Mit'hat
Frasherit.
Pas kesaj, kolonel Selmani
shkurtimisht ju vuri ne dukje rreth gjendjes se kaluar me pak fjale: "Perpjekjet
rreth Luftes Dyte Boterore nje dite do te shihen te gjitha, C'eshte bere prej
Institutit te Larta Shteteror dhe te atyre patrioteve shqiptare qe kane pasur
mundesine t'i sherbejne kombit, per ta shpetuar nga keto menzyra".
"Edhe sot,-tha ai- lipset
cilidoqofte ta kuptoje clirimin e Atdheut. Nuk pretendohet as qe varet
krejtesisht nga mundimet dhe sherbimet, qe mund t'i behen nga ana e shqiptareve.
Por, edhe nga ana tjeter, qe perpjekjet per te gjetur miq te sinqerte ne
perkrahjen e rasteve, duhet te gjithe te bejme cmos dhe te sakrifikojme cdo gje.
Kjo duke qene te bashkuar me nje program dhe me direktiva te caktuara. Vetem nje
sjellje e tille, shkruan adjutanti- mund t'i lavderoj shqiptaret para historise
dhe t'i shfajesoi nga ana e kombit. Per t'i arritur ketij qellimi, shqiptaret te
bashkuar, duhet te jene ne bashkepunim dhe ne marreveshje te ngushte e
vellazerore. Dhe vecanerisht edhe me Shtetet Fqinje, Greket dhe Jugosllavet ne
arrati.
Duke qartesuar nje problem persa
u perket nje marreveshje me Fqinjet tane ketu duhet t'i hedhim nje veshtrim c'eshte
bere nga ana jone per te arritur nje marreveshje dhe bashkepunim per nje front
te perbashket me greket. "Sic mund ta dini, shkruhet ne kujtime- se kur u
sulmua Greqia me 28 Dhjetor 1940, Zog I Mbreti Shqiptareve i eshte drejtuar
Mbretit dhe Qeverise Greke, se ai ishte gati te shkonte ne Greqi per te formuar
legjonet shqiptare per te luftuar krah per krah me greket, ky ofrim nga ana e
Mbretit te Shqiptareve mbeti pa pergjigje nga ana e Greqise, ne 1943-44, prape
Mbreti i Shqiptareve ka kerkuar te shkoje ne Shqiperi me anen e Aleateve dhe aty
te luftoje okupatorin, eshte penguar nga ana e fqinjeve.
Gjate luftes Italo-Greke
shqiptaret kane sabotuar ushtrine italiane, ushtaret shqiptare te marre me force
jane arratisur me shumice ne Greqi. Te tjere te carmatosur u vune ne fushe
perqendrimi nga ana e italianeve. Kete sabotim kaq te forte Qeveria fashiste
Italiane e ka quajtur nje nga faktet kryesore te humbjes se luftes se saj me
Greqine, se pengesa u duken gjithkundi.
Mund te thuhet me keqardhje se
cdo veper dhe deshire e shfaqur nga ana e shqiptareve per te vene bazat e nje
miqesie te sinqerte, deri sot nuk ka gjetur ndonje pritje te meritueshme nga ana
e grekeve. Megjithekete, ne kemi qene gjithmone e kurdohere te gatshem, me pas
nje bashkepunim ne interesa te Shqiperise dhe Greqise, te bazuara ne nje miqesi
te sinqerte. Dhe, eshte e nevojshme per te dy palet, qe lidhen me interesat
politike dhe ekonomike te perbashket dhe qe kane nje afrim me shume se cdo komb
tjeter ne gadishullin Ballkanik.
Ne prape jemi gati t'ju zgjasim
doren per nje lidhje miqesie, te sinqerte e te forte, por me nje kondite se cdo
pretendim i kote i tyre te zhduket. Te kthehen sipas viteve 1922-39, qe ne mes
te dy kombeve ishin harruar cdo e kaluar dhe filloi nje miqesi e dashuri aq e
perzemert ne mes te dy popujve miq. E shqiptaret per te filluar hedhjen e
themelit te nje miqesie nje pike veme ne dukje: qe greket ne qofte se kane dhe
ushqejne deshiren per nje miqesi, duhet te shfaqin se ato respektojne
indipendencen, integritetin tokesor dhe lirine e Kombit Shqiptar.
Ne cdo marreveshje, qe mund te
hyjne e qe mundet te bejne shqiptaret ne emigrim, per te pasur efektin e nje
traktati dhe te nje akti nderkombetar duhet te kene parasysh qe te jene ne
legalitet te kompetencave dhe te fuqive te veshura per nje marreveshje.
Marreveshjet kane fuqine e tyre kur jane bilaterale dhe s'kane asnje vlere kur
keto behen nga perfaqesuesit e nje anes qe nuk ka prerogativat per konkludimin e
nje marreveshje.
Shqiptaret kesaj pike duhet t'i
vene re shume se kjo kondite esenciale per efektin e nje marreveshje duhet ta
kene kurdohere parasysh dhe duhet te dihet se nje marreveshje pa qene me
konditat legale jo vetem qe nuk ka asnje vlere, por mund te kete rreziqe te
pariparueshme.
Shqiptareve ne mergim nuk u
mungojne mjetet per t'u veshur perfaqesuesit e tyre per te drejtat e cdo
marreveshje per te miren e Kombit. Sepse sic eshte e ditur Zog I Mbreti i
Shqiptareve s'ka abdikuem. Ai eshte veshur nga Parlamenti i fundit, i kthyer ne
Asamble, qe te ushtroje edhe jashte Shqiperise ne interes te kombit shqiptar te
gjitha prerogativat qe i ka dhene statuti kombetar. Gje e cila eshte e njohur
dhe ne disa shtete ka dhe perfaqesuesit e tij diplomatike. S'ka as me te voglin
dyshim se Mbreti i Shqiptareve per te miren e Atdheut ka qene e do te jete gati
te perdori prerogativat edhe fuqite qe i ka mveshur shtatuti, per te shpetuar
Atdheun e per te liruar kombin. Se bashku me ju miqte e Shqiperise".
Mbas kesaj, Mehdi Frasheri tha:
"Sic shohim se asnje kundershtim nuk ka atehere do te ishte mire qe te
emerohen elementi i pershtatshem per komitetin qe do te merren per rregullimin e
emigracionit dhe pjestimin e tyre ne vendet e pranuara nga miqte arabe. Ne kete
menyre u caktuan ata qe do te merrnin pjese. Aty qe mungonte ishte Mithat
Frasheri dhe Sali Myftia, po ata kishin pranuar".
Rome 17 shtator 1947
Ja si shkruan adjutanti per kete
dite. Mori fjalen Hiqmet Delvina, i cili vuri ne dukje se "Komiteti i
emigracionit zen edhe he per he vendin e nje komiteti politik, per t'i dhene
gjithe kontributin dhe sakrificat e tyre interesave te larta te Atdheut.
Natyrisht, nen udhezimin e N.M.Tij Mbretit Zog, personat qe do te zgjidhen nga
partite duhet te jete kopetent per detyren qe u besohet pervec Mit'hat Frasherit.
Ai eshte shenuar drejtpersedrejti nga deshira e Mbretit Zog si kryetar i ketij
komiteti".
Mbas bisedimit te Hiqmet
Delvines filluan te japin emrat e caktuara nga grupet e ndryshme, qe partite
kishin zgjedhur me votat e tyre:
Komiteti i Emigracionit
1-Mit'hat Frasheri Kryetar i
Komitetit
2-Salih Myftija Antar i
Komitetit
3-Ernest Koliqi Antar i
Komitetit
4-Ali Kelcyra Antar i Komitetit
5-Koco Muka Antar i Komitetit
6-Dr.Qemal Jusufati Antar i
Komitetit
7-Dr.Ragip Frasheri Antar i
Komitetit
8-Prof.Vasil Andoni Sekretar i
Komitetit
Ky ishte komiteti, i zgjedhur
prej grupeve te ndryshme. Me perjashtim te Mit'hat Frasherit, qe ai ishte
caktuar prej deshires se Mbretit Zog. Keta qendren e kishin ne Aleksandri te
Egjyptit. Dhe, natyrisht do te vizitonin edhe shtetet e tjera si Jordanine e
Syrine per instalimin e emigrates. Ky Komitet ne te vertete do te funksiononte
nder ata shtete, qe ende njihnin Shqiperine Mbretnore Shqiptare dhe jo
komunizmin. Atje ishte dhe vendi, ku te ishte nje Qeveri ne emigrim. Ne ato
shtete, qe nuk e njihnin si nje qeveri e njihnin si nje komitet politik, por me
mbrojte te drejtat e cdo ngjarje te Shqiperise.
Financimi, he per he, rendon
krejtesisht mbi Mbretin Zog nga te hollat e tij. Prandaj, do t'u benin demarshe
per nje hua. Dhe, per sa u perket kolonive shqiptare kjo tani nuk realizohet
tani per tani, se keto nuk jane ne ate entuziazem si ne vitin 1939-40, ka
ndryshuar koha, vijon adjutanti.
Ekzistojne shpresat, se me anen
e Shteteve Arabe, mund te gjendet nje hua prej afer 2 milion sterlinga. Kjo
shume kalon nje kohe dhe atje zhvillohen mjaft punime dhe ka propaganda edhe ne
shtetet aziatike ne dobi te ketij komiteti.
Ky ishte vendimi, qe u mor ne
Rome, sipas mesazhit te Madhnis Tij Mbretit Zog I dhe ku kane qene po te gjithe
te kenaqur nga kjo veprimtari ne interesat e Shqiperise.
Rome 17 shtator 1947
Kolonel Husein Selmani, me kete
date ne oren 10 paradite, i shoqeruar prej Dr.Qemal Jusufatit dhe Ferid
Dervishit shkuan ne Ministrine e Jashteme Italiane. Atje pati nje takim me
Kontit Xopin, meqe Sforca nuk ndodhej ne Rome. Me kontin bisedoi mbi emigraten
shqiptare, pasi qarkullonin disa gjera e lipte si nje garanci prej qeverise
Italiane qe mos t'ju behet ndonje padrejtesi. Ideja ishte seemigrantet brenda
nje kohe te shkurter do te terhiqeshin pergjithesisht ne Shtetet Arabe.
N/Ministri i Jashtem Italian
Konte Xoppi, me nje kenaqesi u pergjigj, kujton adjutanti: "Mos te keni
asnje dyshim se mos u ngjasi ndonje e keqe, sic flitet se mos t'i dorezojne tek
komunistet , se ne qysh sot do te vejme sherbimet tona qe ne rast se diktohet
nje gje e tille, ne sic e dini nuk mundemi me u kundershtuar anglo-amerikaneve.
Vetem se ju siguroj, pa pesuar asnje gje te lige, do i hipim me nje vapor tonin
dhe direkt do ua dergojme ne Aleksandri dhe per kete te jeni te qete".
Vecanerisht u ngrit ne kembe dhe
me shtrengoi doren e me tha: "Jemi me turp para N.M.Tij Mbretit Zog se kete
leje qe nuk na hiqet fashizmi ja vuri kete njolle popullit Italian kundrejt
popullit mik e bujar shqiptar. Me perulesi i parashtroj homazhet e mija me te
larta". Tek mbaruam keto fjale dolem na percolli deri poshte.
Si dolem nga Palacio Kixhi,
shkova tek Gjeneral de Antonio, komandanti i P.Xhandarmerise Italiane. Ate e
falenderova se tepermi se ky me kishte lene nje major ne dispozicion gjithkund
ne vizitat qe ju kam bere kampeve per 10 dite rresht. Ky na priti shume mire, si
edhe na tha se keni kaluar shume mire me bashkatdhetaret tuaj. "Ne kemi
ndjere nje kenaqesi e rritje morali",- me tha kujton koloneli,-dhe a keni
me qendruar ndonje dite ketu".
"Jo, -i thashe- neser
nisem".
"Perse kaq shpejt,- me tha
dhe m'u lut si mik personal qe sonte do te hame nje darke bashke".
Megjitheqe, insistova duke thene
se kisha afer 15 persona shqiptar per darke 'e ju lip te falura ai me insistoje
saqe u detyrova te ndaloj vajtjen per nje dite dhe i thashe mire'. Keshtu u
ndame.
Kur pas dy oresh bashke me
Gjeneral Galin me vjen ne Hotel per te me kthyer viziten. Por, kur erdhi aty
gjeti me teper se 30 persona nga paresia e emigracionit. Nejse, e mora e hyra me
nje sallon te vecante. Atje e paraqita me Mehdi Frasherin, Kapidan Gjon
Markagjonin dhe Dhimiter Beratin, e te tjere. Ata pasi pine kafe dhe patem nje
bisedim qeshje te vjetera e dolem e shkuam.
Tamam, ne oren 8 te mbremjes,
vjen Gjenerali Galicio Gali me gjithe automobilin dhe na mori. Aty isha une,
Dr.Qemali, Ferid Dervishi dhe Omer Fortuzi. Shkuam ku na kishte rezervuar nje
restorant mbi Vatikan, nuk ja mbaj mend emrin. Aty kemi qendruar deri ne oren 1
pas mesnate dhe mbetem shume te kenaqur. Ata na derguan vete deri ne Hotel, ju
kerkova se neser po nisesha.
"Por, kur do te me jepet
rasti me ardhe prape do te kalojme nje nate te kendshme si kjo nate. Ose, me ju
ra rasti ndonje here ne Aleksandri, tek ne keni shtepine tuaj". Keshtu,-
thote adjutanti, u morem vesh. Me fjale te mire, duke me siguruar se per cdo
gje, na keni ne dispozicion e te tjera, u ndame.
Rome 18 shtator 1947
Me daten 18 shtator 1947, kisha
mbledhur te gjithe Keshillin, qe kishte studjuar e vendosur per rregullimin e
emigracionit. Ishin 1-Mehdi Frasheri, 2-Hiqmet Delvina, 3-Dhimiter Berati,
4-Kapidan Gjon Markagjoni, 5-Ismail Verlaci, 6-Ernest Koliqi, 7-Ekrem Vlona,
8-Tahir Kolgjini, 9-Dr.Kemal Jusufati, 10-Ferid Dervishi, 11-Sotir Avrami,
12-Ali Kelcyra, 13-Koco Muka, 14-Ragip Frasheri e te tjere. Kur ishim ne bisedim
e siper dhe kete mbremje si keto edhe sa te tjere do i kisha per darke.
Tamam ne kete kohe marr nje
telegram urgjent nga Aleksandria, ku me lajmerojne se per disa interesa teper
urgjente menjehere duhet qe te kthehesha ne Aleksandri. Dhe, ne rast se nuk keni
mbaruar pune mund te shkonim prape. "Por, sot te niseni per ketu, ZOG
I", e lajmeronte Lartmadheria.
"Ky telegram, vijon
adjutanti,- na shqetesoi jo se kishte ndonje send, qe i perkiste emigracionit,
por natyrisht jane gjera te tjera. Me qeshje vazhduam bisedimin, dhe ju thashe
se tani dreken do ta hame se bashku. Dergova menjehere Omer Fortuzin per me
marre bileten, qe pasi te mbaronim dreken do te nisesha menjehere. Pastaj, ju
pergjigja telegramit se: Sipas urdherit sot pasdite nisem per Aleksandri. Ku
shpresoj qe pasneser te jem ne Aleksandri dhe telegramin ja dhashe Fortuzit qe
t'ja jape menjehere. Shtova se, te gjitha punet ketu kane marre fund me se miri.
Me daten 18 Shtator 1947, ne
oren 4 pasdite, u nisa bashke me Ferid Dervishin dhe Omer Fortuzin me automobil
per Napoli. Aty menjehere hyra ne vapor 'Argjentina', qe do te nisej menjehere
se aeroplanet nuk mund te uleshin ne Aleksandri. Keshtu, si u ndava me Ferdi
Dervishin dhe Omer Fortuzin, vaporri u nis ne drejtim te Aleksandrise. Une akoma
isha duke pershendetur Feridin e Fortuzin ne taracen e vaporit kur u ula per te
shkuar ne kabinen time. Papritmas, aty me vjen komandanti i vaporit dhe me
thote:
"Ju lutem, ketu paskan hyre
fshehtas dy shqiptare. Ata jane ne vapor te fshehur pa bilete dhe pa vize. Asnje
dokument nuk kane. Keta kane deklaruar se na njeh kolonel Husein Beg Selmani dhe
shkojme ne Aleksandri me ate. Ne keta i kemi marre ne verejtje per t'ja dorezuar
xhandarmerise se Mesine. I kemi lajmeruar qe ata do te vijne me nje motoskaf per
t'i marre".
Une u habita se kush do te jene
keto persona. Menjehere ju thashe: "Te m'i sjellin mua t'i shikoj, se kush
jane keta dy shqiptare. A mos te jene komuniste o kush".
Kur m'i sollen, ata ishin Xhelal
Beg Bushati nga Shkodra dhe Malosh Kosova. Une menjehere i mora per gryke dhe i
ula. Kapiteni i vaporit u habit. Pastaj e ula edhe komandantin e vaporrit dhe u
thashe se: "Po ju keshtu, ku veni?" Ata me thane se:"Ne nuk
kishin me vend, as jetese ne Itali. Prandaj vendosem qe te vijme ne Egjypt, duke
perfituar prej zoteris suaj".
"Po mire. A keni ndonje
dokument,- i pyeta?"
"Asgje nuk kemi, as
document dhe as bilete,- me thane". "Nejse,- ju thashe- sa per bilete
nuk eshte nevoja, se ju paguaj une vaporin. Keshtu ju luta komandantit te
vaporrit qe mos te mirrej asnje mase kunder ketyre. Keta jane miq te ngushte te
mij dhe se jane familje shume te mira ne Shqiperi, jam une garant per ta dhe ju
pagova biletat". I mbajta me vete deri ne Aleksandri dhe komandanti shume
burre i mire qe ishte...
Aleksandri 23 shtator 1947
Me daten 23 shtator 1947, ne
mengjes, arrita ne Portin e Aleksandrise. Aty isha i pritur prej Ministrit te
Oborrit Mbretnor Sotir Martinit, Chamberlein Kemal Mesarese, Gaqi Goges,
kapiteneve Zenel Shehit e Halil Sufes, si edhe prej kapiten Shevki Egiptiani, qe
ishte ne sherbim te Pallatit Mbretnor Shqiptar.
Aty pasi u pershendeta me ta
zbritem nga vaporri. Isha i percjelle edhe nga komandanti i vaporit. Ne kete
kohe mora me vete dhe Xhelal Beg Bushatin dhe Malush Kosoven dhe hipen ne
automobila e shkuam direkt ne Pallat tek Mbreti Zog. Aty, si u paraqita tek
Mbreti dhe tek Mbreteresha e Princeshat, pas nje bisedimi te shkurter, i
spjegova ceshtjen e Xhelal Beg Bushatit e Malush Kosoves. Mbreti Zog me nje
kujdes me tha: "Po djali Suce Begut"
"Si urdhnon,- i thashe. Oh,
sa mire, keni be kolonel,- me tha Mbreti. Tani m'i sillni ketu tek une t'i
pyes".
Menjehere i mora dhe i paraqita
tek Mbreti, shkruan adjutanti. Mbreti Zog, si i dha doren dhe i uli porositi
kafe dhe i pyeti mbi te gjitha. Ai urdheroi kolonel Selmanin, qe t'i rregulloje
mire me nje hotel pension dhe ju tha se sa here te deshironi te vinin ketu ishin
si ne shtepine e tyre. Nga ana tjeter, vecanerisht urdheroi kolonelin me i
rregullu pasaportat e cdo dokument tjeter. Dhe kur u ngriten me dale moren leje
e i puthen doren Mbretit. Por, Mbreti i ndaloi dhe i tha kolonelit: qe te
therrase Mbretneshen dhe Princin Leka e te falen me ta. Se eshte djali i Sulce
Begut.
Menjehere, erdhen Mbretnesha dhe
Princi Trashegimtar Leka. Aty, ata u habiten kur pane se Princi ishte i rritur
shume e u shperthyen lotet. I puthen doren Mbretneshes, por nga mallengjimi nuk
mujten me fol, dhe keshtu moren leje e dolen. Mbreti i dha kolonel Selmanit nga
10 lira egjiptiane t'jua jipte qe t'i kishin per shpenzime. I shperndava nga 10
lira Xhelal Begut dhe 10 Malush Kosoves. Me pas, ai i dergoi ne Hotel
"Bourivazhe" per te fjetur dhe per te ngrene si mysafir i Mbretit Zog.
Ata u kenaqen se tepermi sa qe nuk dinin se si te shpreheshin.
Mbasi kolonel Selmani ju
rregulloi pasaportat e gjitha dokumentat, keta deshironin te shkonin ne Siri se
Shevket Sulejmanin e kishin te tijin e ju kishte premtuar shume sende. "Ku
me thane, qe deshironin te shkonin sa me pare, bile kolonel Selmani, Malosh
Kosoven deshi ta ndaloje si guzhinier ne Pallat. Sepse, ai ishte shume i zoti,
per gjellberes. Se ky ka patur restorantet me te mira ne Durres. Por, nuk mundi
te rrinte se i kishte dhene fjalen me shku ne Syri, Damasco".
Pas 10 diteve, ne Aleksandri,
kolonel Selmani sipas urdherit te Mbretit, ju dha biletat e vaporrit me anen e
shoqerise "Farros" per Beirut. U dha edhe pak te holla, qe t'i kishin
me vete dhe vete i dergoi e i futi ne vapor e keshtu u nisen per Siri.
"Kane kaluar shume mire
atje, do te shkruaje me vone adjutanti. Kane treguar gjithe ate bujari e
mirepritje e ndihma qe Madheria e Tij Mbreti Zog I ju beri. Dhe ju tha qe te
qendronin ne Aleksandri, si miq te Mbretit, bashke me oficeret e tjere. Ata
falenderonin kolonel Husein Selmanin per fisnikerine e burrerine te pashoqe te
tij e te tjera. Keshtu, ata derguan apostafat Shevket Sulejmanin ne Aleksandri
per te shfaqe bindjen e besnikerine kundrejt prijesit te madh Mbretit Zog I.
Mbreti Zog grumbullon mbreterit
arabe
Si i priten Siria dhe Egjipti
emigrantet shqiptare
Ardhja ne Egjipt e Komisionit te
Emigranteve shqiptare
Pse nuk shkoi Mit'hat Frasheri
ne Egjipt
"Mbreti Zog, nje nate, i
thirri si miq per darke ne shtepine e tij ne Aleksandri, Mbretin Faruk; Mbretin
Abdullaj; Kryetarin e Syrise Shyqri Kuwatly; Miftine e Jeruzalemit Hysein
Efendine; Xhemil Madam Bene, Emile Chamunin dhe ju dha te kuptonin mbi ngjarjet,
qe po zhvillohen ne Palestine ne mes Arabeve e Izraeliteve", tregon
adjutanti. Zogu mundohet t'u terheqe vemendjen atyre, per nje nga problemet me
te medha, qe do t'i shoqeroje me pas pergjate gjysmes se dyte te shekullit te
kaluar nga marredhenia arabo-izraelite. "Ju,- duhet te studjoni mire, se ne
c'menyre mundeni te gjeni nje pajtim te favorshem duke keshilluar vellezerit
tuaj arabe, qe te rrine urte, e mos t'i japin asnje shkak egersie, se ju me
force nuk mundet te beni asgje", i keshillon Zogu i I. Me shume se cdo gje
mbreti vuan per te ardhmen e mergates shqiptare, qe duket se nuk do ta kete te
lehte ne vendet arabe. Mbreti mendon per zhvendosjen e mergates ne drejtim te
SHBA, Frances, Anglise dhe vendeve te tjera
28/02/2003
Mergata,
Pse nuk mbeten te bashkuar
Ne kujtimet e botuara nga 'Korrieri'
kemi ardhur ne kohen, kur Mergata shqiptare, sapo eshte e vendosur ne Itali dhe
Greqi dhe pret te dije se cdo te behet me fatin e saj. Arsyeja, qe ata mbeten ne
kushte shume te keqia ben qe mbreti t'i lutet Egjiptit, Sirise dhe Jordanise, qe
te ndihmojne per fatin e tyre. Te tre vendet arabe premtojne dhe kjo e ben
adjutantin, qe t'u tregoje vete emigranteve se cfare eshte bere. Ne fillimet e
saj, Mergata duket e qete dhe pavaresisht kontradiktave, ata jane te tulatur nga
kercenimi komunist. Duket se te gjithe i binden Mbretit Zog dhe ai me largpamesi
zgjedh per drejtimin e tyre, ose me sakte te kater grupimeve te tyre politike,
Mit'hat Frasherin. Ky i fundit bindet dhe te gjithe duken te paqtuar me faktin,
se te pakten nuk do t'i dorezohen komunisteve.
Por, ditet do te kalojne dhe
Mergata do te jete ne kushte te tjera. Depertimi i elementeve te sigurimit, por
mbi te gjitha e kaluara jo e mire e shume prej tyre, beri qe ata te kishin
vazhdimisht probleme me njeri-tjetrin. Duke treguar se ne rrezik, shqiptaret nuk
ishin aq shume solidare. Nderkaq, Mbreti reziston ne Egjipt dhe e mban nje
shprese e madhe se Mergata do te jete nje faktor i madh, per permbysjen e
komunizmit. Fatkeqesisht, llogarite nuk dalin mire. Komunistet forcohen disa
here me shume se ta dhe madje me kalimin e kohes do t'i sjellin probleme pas
probleme, Mergates. Qe, nga ana e saj, do te vuaje largimin e gjate nga Atdheu,
mungesen e familjes, por mbi te gjitha nxirrjen e madhe te perspektives.
E, ne kete kaos, ata vete me
paqartesine e tyre dhe me percarjen e madhe nuk do te qendrojne asnjehere te
bashkuar. Ky ishte nje realitet i Mergates shqiptare, pas Luftes se Dyte
Boterore. B.an
Bashkimi ne Egjipt i Mergates
shqiptare
Si Mbreti Zog shpetoi Mit'hat
Frasherin dhe afrimi i Aleateve
Gati 4000 emigrante shqiptare,
qe ishin larguar prej ardhjes se qeverise komuniste, ishin vendosur ne Itali dhe
Greqi. Me mbarimin e Luftes, ashtu si vendet e tjera te Lindjes, qeveria
komuniste e Tiranes kishte paraqitur nje liste prej 200 personash te kerkuar me
Mit'hat Frasherin e Ali Kelcyren ne krye. Ata kerkoheshin te dorezoheshin per
t'i denuar si armiq te popullit o kriminela lufte. "Mbreti Zog, keta te dy",
kujton adjutanti- i ka marre nen vezhgim dhe i shpetoi me te gjitha garancite e
tija personale prane aleateve. Mbreti u shty edhe me tej, kur mori masat per t'i
sjelle deri ne Egjypt me pelqimin e Mbretit Faruk. Per kete, ai lidhet me
Egjiptin, Sirine dhe Jordanine. Dy muaj pas dorezimit te dy notave te Mbretit,
Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e Madhe ju pergjigjen duke i thene
Lartmadherise se he per he, nuk kishte ndonje mundesi formimi i nje Qeverie
Shqiptare ne Mergim. Ata i kerkojne formimin e nje Komiteti. Ne kete mes
fillojne te hyjne ne loje personazhet e mergates, qe Mbreti donte t'i bashkonte.
Mbreti insiston, qe komiteti te kete kryesimin e Mit'hat Frasherit, gje te cilen
ky i fundit e pranon. Ne kujtime del emri i Ing.Xhafer Deves, qe kerkon te
punoje nen vartesine e Zogut dhe te mbeturit e Divizionit famekeq "Skenderbeu",
qe luten per ndihme nga Greqia
Aleksandri, 5 tetor 1946
Me daten 5 Tetor 1946, ne
mengjes, kolonel Husein Selmani arriti ne Aleksandri. Aty ai u prit prej
Ministrit te Oborrit Mbretnor Sotir Martinit prej Chamberlainit Qemal Mesarese.
Atje ishin edhe shume oficereve shqiptare ne Oborrin Mbretnor. Prej aty, direkt
shkoi ne Pallat dhe u paraqit tek Mbreti Zog dhe Mbreteresha Geraldine e Princi
Trashegimtar Leka.
"I permalluar,-kujton
adjutanti- qe nuk ishim pare prej rreth disa vjeteve te luftes, aty menjehere
pas pershendetjeve erdhi koha e drekes dhe u shtrua dreka". E pasi hengren
dreke, Mbreti e urdheroi kolonelin, qe pas dite do te bisedonin mbi disa ceshtje
urgjente. Pas kesaj, Koloneli mori leje e doli e shkoi ne Hotel.
Aleksandri 5 tetor 1946
Sipas urdherit te Madhnis se Tij
Mbretit kolonel Husein Selmanit, ne oren 5 pasdite u paraqit para Madhnis se Tij
Mbretit, shkruhet ne kujtime. Ku, menjehere filloi t'i parashtroje gjendjen mbi
sa vijon. Ja cfare kujton adjutanti:
1-"Mbi atitudin (qendrimin)
e Qeverise Turke, ne interesin tone, brenda gjendjes ne te cilen ndodhemi sot.
Perkrahja deri ku mundet me na u dhene politikisht rreth perpjekjeve tona me nje
raport te gjere, qe nuk po e shenojme ketu.
2-Gjendja ekzistuese ne Shqiperi
dhe ndryshimet ne metode. Keto jane bere krejtesisht nga metodat e Kominformit.
Ne vend jane me teper se 200 organizatore sovjetike e jugosllave ne
administraten shqiptare. Ata jane shperndare ne ushtri, polici, ne reforma, ne
shkolla, e gjithkund, d.m.th. se vendi administrohet krejtesisht prej sllaveve.
Ketu eshte nje raport me te gjitha dokumentat, prej hyrjes se tyre me 29 Nentor
1944 e deri sot. Ketu eshte edhe nje liste e te gjithe personelit te ekzekutuar
e te tjera. Ne, nuk po i shenojme ketu, sepse ato zene nje volum.
3-Situata eshte aq e tallavitun
ne Greqi, saqe shumezohet me teper se ajo e 43-44 ne Shqiperi. Ka shume deme,
masakra, vrasje, djegie, e te tjera mizerina. Nga kjo gjendje ne shikojme se
vazhdon vetem me teper duke egersuar. Vetem nje nderhyrje miqesore britanike
perbri Rusise Sovjetike mund te ndryshoje dicka, sepse perndryshe Greqia do te
okupohet prej E.A.M.I. Pas kesaj ushtria britanike nuk mundet ta pastroje me
kete situate sepse sot clirojne nje vend, po neser okupohet nje tjeter. Pra, ata
nuk do te kene mundesi, qe te bejne dicka.
4-Rreth nje bisedimi, qe kemi
patur me britaniket e me turqit, persa i perket pastrimit komunist prej tokes
Greke. Ju kemi dhene me kuptu se: Komunizmi nga toka greke nuk mund te shkulet,
sepse keto furnizohen me te gjitha materialet e nevojshme nga Rusia Sovjetike me
anen e Bullgarise, te Jugosllavise e te Shqiperise. D.m.th. se kufiri grek prej
"Edreneje e deri ne Butrint", eshte ne doren komuniste. Me teper eshte
kufiri shqiptar, qe i furnizon me te gjitha.
5-Menyra me e lehte per te
shpetuar Greqine nga komunizmi dhe qe te stabilizoje qetesine e vendit eshte:
Nje miqesi e sinqerte me Shqiperine duke hequr dore nga kerkesat e saj kunder
tokes shqiptare. Duke i garantuar indipendencen e integritetin te para Luftes
Dyte Boterore, qe keshtu se bashku si aleate, te luftojme komunizmin shqiptar e
grek. Pa u zhduk komunizmi prej Shqiperise, kurre nuk do te kete qetesi prej
komunizmit Greqia, se foleja e tyre eshte ne Shqiperi.
6-Kjo garanci miqesie lipset
prej ndermjetesise britanike dhe turke dhe jo prej grekeve. Ne kete pike ishte
nje relacion i madh me shume detaje, sa nuk po e shenojme ketu.
7-Nje promemorie permbi
emigracionin ne Greqi, Itali dhe Austri e nje pjese ne Jugosllavi. Sepse, ata qe
jane ne Jugosllavi jane demtuar shume prej jugosllaveve. Edhe ata qe ndodhen te
gjalle nuk e ndjejne veten aspak te sigurte dhe po ikin perdite e kalojne ne
Greqi se ketu te pakten jane Aleatet.
8-Nje promemorie permbi nje
organizim nacional te emigracioneve. Kjo, sepse nje pjese akoma mbajne tendenca
te ndryshme. Me Mit'hat Frasherin, kam patur nje korespondence te gjate dhe
shpresohet te mberrihet ndonje rezultat i favorshem. Deri me sot eshte nje
shumice afer 4000 vetash, por per dite ata po kalojne kufirin.
Hysein Terpeza nga Ferizovici i
Gjilanit, ka dale tani ne Greqi, me nje fuqi prej 700 vetesh krejt ushtare te
rinj dhe te stervitur. Keta kane qene anetare te divizionit "Skenderbej".
Jane te gjithe ushtare pa familje dhe une me keta jam ne kontakt te ngushte, e
nuk i kam lene qe te perzihen me te tjeret. I kam keshilluar t'i mbajne
krejtesisht vecas e po patem mundesi t'i sjellim ketu ne Egjypt. Kuptohet, po qe
se Madheria e Tij Mbreti Faruk na lejon. Bile, keta jane edhe si nje garde e
forte per Mbretin Faruk, se jane trima e besnike.
Ne mes te emigracionit shqiptar
lipset nje bashkim duke i lene tendencat menjane per t'ju perveshur nje
bashkepunimi, natyrisht ne lidhje me deshirat e Anglo-Amerikaneve. Sot na
favorizon edhe kjo situata greke, qe eshte ne shkaterrim e siper prej
komunisteve. Shpresohet se greket do te heqin dore nga pretendimet e kota te
tyre, qe na sollen gjithe keto deme deri tani.
Pas gjithe ketyre, i parashtrova
mbi sa bisedova ne Pere me Ambasadorin Turk Excellencen e Tij Ershan Eshrefin.
Dhe i dorezova raportin qe me dha".
Madheria e Tij, Mbreti Zog u
pergjigj me pas: "Te gjitha i kuptova mire. Rreth mundesive, qe keni do te
perpiqemi per nje bashkim ne interes te Atdheut, por duhet edhe pak kohe. Zotni
Ministrit Asaf Xhaxhulit i faleminderit shume, per sakrificat e tija patriotike.
Por, tani per tani, nuk mundemi te marrim nje vendim. Pasi kam edhe une ata qe
do ju spjegojne mbi pengesat qe na behen. Por, sot i shkruani Asafit se ju nuk
do te ktheheni me ne Istanbul. I gjithe veprimi do te behet ketu, se une kam
nevoje qe ti te jesh ketu. Tani detyra juaj eshte ketu, prandaj gjithe detyren
tuaj qe kishit ne Turqi, ta marre Asafi Ministri persiper me Avnine (Derrallen).
Natyrisht, kur koha ta kerkoje mund te therrasim edhe Asafin ketu".
Keshtu sipas urdherit te Mbretit
Zog, menjehere i shkrova gjate e gjere si Ministrit Asaf Xhaxhulit, po ashtu
kapiten Avni Deralles, nga nje leter. U shpjegova, qe nuk do te kthehem per nje
kohe te gjate ne Turqi dhe e gjithe detyra ime atje, ju ngarkohet juve, vijon
adjutanti.
Ne keto momente eshte nje
problem i madh persa i perket emigracionit. Ata jane me nje gjendje shume te
veshtire, si edhe kane frikesime te medhaja nga propaganda komuniste. Aleatet
duhet t'i dorezojne ne shtetet qe ata gjoja kane bere krime e te tjera. Por,
Madhnija e Tij Mbreti Zog ka marre te gjitha keto masa sigurimi nga ana e
Anglo-Amerikaneve, qe keta nuk do t'u dorezohen.
London mars 1946
Sikursi dihet, perfundimi i
Luftes se Dyte Boterore e ndau boten ne dy blloqe, shkruhet ne kujtime. Ky
vendim ishte marre kohe me pare ne konferencat e Teheranit e te Jaltes.
Fatkeqesisht, ne keto konferenca, mbeti Shqiperia ne zonen e influences te
Rusise Sovjetike dhe ne kete menyre te gjitha perpjekjet e nacionalisteve dhe
gjaku i derdhur nuk u moren parasysh prej Fuqive te Medhaja. Ne muajin e
Nentorit 1944 fuqite nacionaliste shqiptare, te detyruar nga rrethanat e
krijuara, u detyruan te terhiqen. Nje pjese e madhe moren rruget e mergimit dhe
nje pjese tjeter e vogel mbeti neper malet e Shqiperise duke rezistuar, me
shpresen se kjo gjendje mund te ndryshoje.
Fuqite komuniste shqiptare, te
perkrahur moralisht dhe materialisht nga Bashkimi Sovjetik dhe nga Marshali Tito
po gjithashtu ne Jug nga forcat komuniste greke (E.A.M.I.) e shtruan vendin dhe
formuan Qeverine komuniste. Duke vendosur keshtu diktaturen e proletariatit. Po,
ne kete kohe, Aleatet e Medhenj, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Britania e
Madhe, Rusija Sovjetike dhe Franca, e njohen menjehere Qeverine Komuniste te
Tiranes.
Madhnia e Tij Mbreti Zog I, qe
gjendej ne Angli, duke pare rrethanat e veshtira qe ju kercenonin Shqiperise, e
vecanerisht sa i perkiste ceshtjes se Vorio-Epirit beri hapat e duhura prane
Aleateve Anglo-Amerikane ne interesin e Atdheut.
Ne kete kohe, akoma qendronin dy
Legata Mbreterore Shqiptare te hapura dhe te njohura zyrtarisht ne Turqi dhe ne
Egjypt. Madhnia e Tij Mbreti Faruk se bashku me Qeverine e tij Egjyptiane e ftoi
Mbretin Zog I qe te shkonte ne Egjypt, duke i premtuar se Legata Mbreterore
Shqiptare ne Egjypt nuk do te mbyllej dhe se Madhnia e Tij Mbreti Zog I do te
kishte te gjitha te drejtat e nje sovrani e ta konsideronte Egjyptin si nje
Atdhe te dyte te Tij, vijohet ne kujtime.
Mbreti Zog i I, duke marre
parasysh rrethanat e veshtira te emigrates Shqiptare, qe ishte shperndare ne
Evrope dhe kishin mbetur rrugeve pa buke e ne kondita shume te veshtira jetesore
vendosi te shkonte ne Egjypt. Kete e beri per t'ju ardhur ne ndihme emigrates
shqiptare dhe per t'i sherbyer me te gjithe fuqite e tij materiale dhe morale
interesave te Atdheut te kercenuar nga Fqinjet. Kjo u be me pelqimin e Aleateve
te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te Britanise se Madhe.
Keshtu ne muajin Mars 1946,
Madhnia e Tij Mbreti gjithe Familjen e Suiten e Tij u nis nga Londra per ne
Egjypt. Ku u prit nga Madhnia e Tij Mbreti Faruk dhe Qeveria e Tij. Cdo gje u be
zyrtarisht dhe me te gjitha nderimet, qe i perkasin nje sovrani duke u instaluar
ne Kairo.
Duke u kthyer ne situaten e
Mergates, Mbreti Zog I shkruante se: Nuk ishte asnje dite i qete, sepse per dite
i vinin telegrame e letra nga emigrata shqiptare qe me te vertete ndodhej nen
mizorina. Ajo ishte e persekutuar nga cdo pikpamje. Ai u shqetesua se tepermi ne
rregullimin e qetesimin e tyre, derisa per here te pare, fale bujarise se
Mbretit Faruk i erdhi nje ndihme e vogel.
Madhnia e Tij Mbreti Zog
nderhyri personalisht prane Amerikes dhe Anglise dhe Kryqit te Kuq Nderkombetar,
qe t'ju vinin ne ndihme me anen e organizatave bamirese. Kjo behej per t'i
shpetuar nga mizerja e madhe, qe i kishte mbuluar si ne ushqim, banim, semundje,
veshmbathje e cdo nevoje njerezore.
Qeveria Egjyptiane, me Mbretin
Faruk ne krye, me nje bujari shpirterore mori masa te shpejta duke mbledhur
ndihma te konsiderueshme. Me anen e nje komisioni, nen Kryesine e Naltesise se
tij Princit Amir Ibrahimit, u erdhi ne ndihme emigranteve shqiptare qe u
gjindeshin ne Itali. Po gjithashtu edhe nje komision tjeter nen Kryesine e
Theoderos Pashes, u shkoi ne ndihme emigrates ne Greqi. Kjo behej pervec
ndihmave, qe kohe pas kohe ju dergonte Mbreti Zog. Kjo bujari vellazerore, aq e
shpejte e Kombit vella egjypian me Mbretin fisnik Faruk ne krye, u dha nje fryme
shpetimi. Kjo u be ne nje kohe kur emigrantet ndodheshin mos me keq. Kuptohet se
kombi shqiptar kete gjest bujar kur nuk e harron.
Pas te gjitha ketyre perpjekjeve
e nderhyrjeve qe beri Mbreti Zog, Aleatet derguan organizatat per rregullimin e
emigracionit. Menjehere u hapen kampet "refugjate" si ne Greqi dhe ne
Itali, per te gjithe emigracionin e Ballkanit, qe ishin terhequr prej komunizmit.
Mergata disi u qetesua, sepse bashke me mbeshtetjen i kane sjelle edhe
veshmbathje, mjekime, ushqime dhe po ashtu edhe banese.
Ne kete kohe, Shtetet Komuniste
me Bashkimin Sovjetik ne krye bene demarshe dhe protesta prane Aleateve. Ato
paraqiten listat qe permbanin nje sasi te madhe refugjatesh te akuzuar si
kriminele e armiq te popullit. Komunistet kerkuan, qe keta t'u dorezonin emrat
cdo shteti perkates, per t'u denuar nga gjykatat popullore te qeverive komuniste.
Per, sa u perket emigranteve
shqiptare, qeveria komuniste e Tiranes kishte paraqitur nje liste prej 200
personash me Mit'hat Frasherin e Ali Kelcyren ne krye. Ajo kerkonte qe keta t'i
dorezonin per t'i denuar si armiq te popullit o kriminela lufte. Por, Mbreti Zog
I keta te dy qe ishin marre nen vezhgim i shpetoi me te gjitha garancite e tija
personale prane aleateve. Ai arriti qe te marre masat per t'i sjelle ne Egjypt
me pelqimin e Mbretit Faruk. Si keta ishin edhe shume te tjere, qe mund te ishin
ne dyshim.
Me poshte ne kujtime shkruhet
se: Madhnija e Tij Mbreti Zog ishte gjithnje i tronditur nga kjo gjendje e
veshtire kundrejt kesaj pjese emigrantesh. Ata i kerkonin ndihme dhe per kete ai
nuk ishte i qete. Gjithnje mendonte se mos te behej nje padrejtesi e madhe
njerezore. Me kete rast, ai prape u drejtoi nota si aleateve anglo-amerikane
ashtu edhe qeverise Italiane. Po, ne te njejten kohe, ai marshoi edhe prane
Shteteve Arabe, e vecanerisht prane Mbretit Faruk te Egjyptit; Mbretit Abdullah
te Jordanise; Presidentit te Sirise Shykri Kuattly dhe Libanit. Qellimi ishte qe
ata te perkrahnin emigraten shqiptare duke e pranuar instalimin e tyre nder
vendet arabe. Pra, duke i shpetuar nga kjo mizerie e frikesim. Kerkesave te
Mbretit Zog, Shtetet Arabe menjehere ju pergjigjen duke i pranuar me kenaqesi.
Ata e bene me shpenzimet e tyre istalimin ne tokat e veta dhe me te drejta, por
si arabet te emigranteve. Me teper nga te gjithe Mbreti Faruk arriti qe te vinte
ne dispozicion te gjithe vaporet per transferimin e tyre nga Greqia dhe nga
Italia. Kuptohet se kjo behej ne vendet e caktuara dhe me shpenzimet e veta.
Ishte kjo koha, kur mbreti
vendosi qe te vendoste vete ne ndihme te tyre: Mbreti Zog I porsa mori pelqimin
e Shteteve Arabe, mbi pranimin e refugjateve shqiptare ne tokat e tyre, me te
drejtat si arabet dhe me premtimin se do te ndihmoheshin me te gjitha kushtet
menjehere dergoi Adjutantin e vet kolonel Husein Selmanin ne Itali. Me anen e
tij, u dergoi mesazhin e vet te tri grupeve politike, pa asnje ndryshim tendence.
Ne ate kohe, grupet qe e perfaqesonin emigracionin shqiptar ishin O.K.L.L.;
Balli Kombetar; dhe Blloku Indipendent e disa te pa partie. Mesazhi i tij i
garantonte, qe te qendrojne te qete se asnje e keqe kunder tyre nuk do te
ngjante. Ai i sqaronte per pranimin me gjithe konditat nder Shtetet Arabe per
t'u instaluar, deri sa koha "te na lejoje me hyre brenda ne Atdheun tone".
Aleksandri, 8 maj 1947
Kolonel Husein Selmani, me
urdherin e Mbretit Zog I, i drejtoi keto letra bashkatdhetareve. Keto po
shenohen ashtu si i ka rregjistruar adjutanti:
"I ndershmi Mithat Bej.
Eshte e pamohueshme qe per te perballuar kercenimet dhe rreziqet e ardhura prej
jashte edhe te gjendjes kautike, qe ekziston brenda Shqiperise gjithe shqiptaret
e lire te frymezuar prej ndjenjave thjesht nacionale e duke mos qene te
influencuar prej konviksionit politik ose ideologjik, kane zhvilluar deri sot,
ne cdo rast te volitshem nje aktivitet. Kjo eshte bere duke kerkuar njohjen dhe
mbrojtjen e te drejtave te pacenueshme, persa i perket Indipendences dhe
integritetit tokesor kombetar.
Ky aktivitet, megjitheqe ka qene
i lavderueshem dhe dobiprures, duhet te forcohet edhe me shume. Po ashtu do te
kishte perfundime me efikase, po te ishte se perpjekjet e lartpermendura qe kane
si qellim mirevajtjen dhe sigurimin e te ardhmes do te ishin te koncentruar dhe
te dirigjuar prej nje komiteti te formuar prej personash nga te gjithe partite
nacionaliste.
Pikerisht, per t'ja arritur
ketij qellimi, aq te deshirueshem per mbrojtjen e ceshtjes kombetare dhe per
zhdukjen e mosmarreveshjeve demtuese per sukesin definitive te perpjekjeve te
zhvilluar kemi bere thirrje. Dhe, sic ju ka lajmeruar me pare, Abdul Sula gjithe
patrioteve te grupeve te ndryshme, flitet per mbledhjen e nje komisioni
konsultativ ketu, per te kembyer lirisht mendimet per realizimin e nje fronti te
perbashket. E nuk eshte nevoja te kujtojme se ne cdo rast rreziku, kur e ka
lypur bashkimi kombetar mbledhjet historike te se kaluares kane dhene perfundime
te fruteshme ne dobine e interesave te larta te Atdheut.
Zhvillimi dhe tendencat e
situates nderkombetare dhe rrethanat e sotme, bejne edhe me teper te nevojshme
qe nje mbledhje e tille te realizohet sa me shpejt. Kjo duke patur si baze
bashkepunimin me pelqimin e te gjitheve, qe cdo parti te jete e lire te ndjeke
parimet qe ka caktuar derisa te realizohet stabilizimi dhe rrenjosja e plote e
sovranitetit kombetar ne Atdheun tone. Atehere, fjala e fundit do te jete
populli per te shfaqur lirisht vullnetin e tij, kuptohet persa i perket formes
se Qeverise qe deshiron.
Duke pasur bindjen e plote se ju,
ashtu dhe gjithe patriotet e lajmeruar nuk do te mungoni te jepni kontributin
tuaj ne kete rast te nevojshem te ceshtjes kombetare e per se shpejti me te
gjitha udhezimet ka per t'u derguar kolonel Husein Selmani, Mbreti ju ben te
fala".
Ju lutem Mithat Bej, mirrni
pershendetjet e mija me te perzemerta.
Miku I Juej Husein Selmani.
*************
Kjo eshte nje leter tjeter e
rregjistruar nga adjutanti:
"I dashuri Hiqmet Bej. Deri
tani u perpoqem mjaft, qe te dergonim nje person atje. Por, tani po vjen kolonel
Husein Selmani. Kjo vonese eshte shkaktuar nga mungesa e autoriteteve italiane
ketu, per dhenie vize. Prandaj po vijme ne propozimin e pare tuajin qe te
zgjidhet nga nje person prej cdo grupi d.m.th. tre ose kater persona. Po
hollesirat do t'i mirrni nga une (kolonel Selmani). Keta persona do te vijne
ketu dhe natyrisht shpenzimet kane me qene tonat.
Rregullimin e kesaj, po ua le ta
beni si do ta shihni me te arsyeshme. Derisa te vije une, (kolonel Selmani) jam
i mendimit se ky takim do te jete ne interesin e pergjithshem edhe ne dobine e
avenirit te Shqiperise e integritetin. Dhe, per indipendencen, qe pa ndryshime
ideologjike eshte natyrisht ideali me i larte i cdo shqiptari.
Njekohesisht, per hir te Atdheut,
te mos behet asnje veprim sado i vogel qe mund te leshoje ne rrezik mbrojtjen
dhe sigurimin e interesave te larta kombetare. Pikerisht, kjo ka qene arsyeja qe
ka shkaktuar mosveprimin tone deri tani. Po, ne kete menyre, kemi lajmeruar
shqiptaret brenda e jashte Shqiperise. Edhe nje gje tjeter, me sa ka qene e
mundur e natyrisht sic ju beme te ditur se: shpenzimet do te paguhen nga ana
jone. Mbreti ju ben te fala te gjitheve dhe juve vecanerisht. Pritni i dashuri
Hiqmet Bej te falat e mija me te perzemerta".
I yti Husein Selmani.
*******
Mbreti Zog I pasi mori premtimet
e ceshtjes sistemimit te emigranteve shqiptare me anen e dy Legatave Mbretnore
Shqiptare, te Turqise dhe te Egjyptit, ju dergoi nota Shteteve te Bashkuara te
Amerikes dhe Britanise se Madhe. Ai e beri kete duke kerkuar njohjen zyrtare te
nje Qeverie Shqiptare ne Mergim. Dhe kete gje beri me te vetmin qellim per te
mbrojtur integritetin tokesor te Atdheut. Ne ate kohe ishte i kercenuar aso kohe
shume keq prej Fqinjeve e vecanerisht Greqise.
Dy muaj pas dorezimit te notave
te lartpermendura, Shtetet e Bashkuara te Amerikes si edhe Britania e Madhe ju
pergjigjen Mbretit Zog duke i thene se he per he, s'kishte mundesi formimi i nje
Qeverie Shqiptare ne Mergim. Nderkohe i sugjeruan qe te formohet nje komitet
politik dhe per kete qellim erdhen te derguarit e Departamentit Shtetit Amerikan
ne Aleksandri dhe filluan bisedimet me Madherine e Tij Mbretin Zog mbi formimin
e ketij komiteti. Ata qendruan dy jave dhe u vendosen.
Ata ishin Zotni Beria, Shef
Seksioni i Departamentit te Shtetit, dhe kolonel Fils, Atashe ushtarak Amerikan.
Gjithashtu ishte edhe nje ndihmes. Ishte vendi ku u vendos dhe u nenshkrua dhe
jo thjesht nje deshire. Ishte e askujt dhe e paanshme. Por, tani pritej
autorizimi i Ėashingtonit.
Rome 24 gusht 1947
Ja cfare shkruhet ne kujtime per
kete dite: I derguari i Mbretit Zog kolonel Husein Selmani ishte ne Rome me 24
Gusht 1947. Ai beri nje mbledhje ku morren pjese disa nga personalitetet e
urdheruar: 1-Mehdi Frasheri, 2-Hiqmet Delvina, 3-Kapidan Gjon Marka Gjoni,
4-Dr.Kemal Jusufati, 5-Ismail Verlaci, 6-Demiter Berati, 7-Ernest Kuliqi,
8-Ferid Dervishi, 9-Sotir Avrami, 10-Ekrem Libohova.
Kolonel Husein Selmani ne baze
te urdherave te marra prej Madhnis se Tij Mbretit ju komunikoje keto:
1-Persa i perket dorezimit te
emigranteve shqiptare, qe u kerkonin nga Qeveria Komuniste, Beograd e Tirane,
kjo ka marre fund. Pasi, aleatet kishin vendosur me i hedh poshte kerkesat e
komunisteve te Tiranes. Keshtu kjo frike u sigurua e nuk ekziston me nje frike e
tille.
2-Gjithashtu Shtetet Arabe me
Mbretin Faruk ne krye, kane pranuar me gjithe zemer instalimin e emigrates
shqiptare ne vendet e tyre me te gjitha te drejtat sikurse arabet. Emigrata do
te vendoset ne tri qendra kryesore : Egjypt, Syri dhe Jordani.
3-Ne vend te nje qeverie ne
mergim do te formohet nje komitet politik i perbere prej te gjitha grupeve
nacionaliste me qender ne Kairo. Kryetar i ketij komiteti, sipas deshires te
Mbretit, do te jete Mithat Frasheri, duke pasur rreth tij si antar njerez te
Ballit Kombetar te O.K.L.Legalitetit dhe te Bllokut Indipendent dhe te njerezve
paparti eventualisht.
Mbledhja perfundoi me nje
entuziazem te papershkruar, shkruan adjutanti. Ai pranoi te gjitha konditat dhe
pa asnje kusht ata pranuan qe te vihen ne dispozicion si te deshirohet prej
Mbretit. Ne kete menyre u vendos keshtu dhe per heren e pare me keto bisedime u
shperndame.
Pas kesaj mbledhje tek kolonel
Husein Selmani erdhen dhe vizituan Xhemil Dino, Ajet Libohova, Nexhmedin
Viriani, Zef Seregji, Ekrem Vlona, Kol Bib Mirakaj.
"Natyrisht, thote
adjutanti,- dhe ketyre ju komunikua mesazhi e mbeten te kenaqur. Gjithashtu iu
be te njohur edhe vendimi i marre dhe i vendosur nga mbledhja. Me daten 30 Gusht
1947 me erdhi inxhinier Xhafer Deva, dhe me shfaqi se ky vinte ne emer te
Dr.Xhelal Mitrovices, Prof.Rexhep Krasniqit, te Tahir Zaimit e te tjere
kosovareve. Ai me deklaroi se me gjithe zemer e besnikeri vihemi ne dispozicion
te Madhnis Tij Mbretit Zog. Pastaj, me dha nje leter per me ja parashtruar
Mbretit ne emrin e tij. Ku shtoi duke shprehur se une dhe Dr.Xhelal Mitrovica
shpresojme te kemi fatin e lumtur me i parashtruar personalisht Madhnis Tij
Mbretit homazhet bashke me besnikerine tone e mbare Kosoves. Ju lutem pranoni
mirenjohjeet tona te thella Xhafer Deva, perfundonte letra. Me 1 shtator 1947 me
erdhen Dr.Xhelal Mitrovica, Ali Draga, Sulejman Kryeziu, te cilet ishin ne
dijeni se ka qene po ne emer te tyre Inxh.Xhafer Deva. Po te njejtat bisedime u
zhvilluan edhe me keta".
Pasi u mbaruan bisedimet dhe
vizitat ne Rome, si me shqiptaret ashtu dhe me autoritetet italiane, lajmerova
Kampin "Barleta" se do ta vizitoja me daten 4 shtator 1947, shkruan
adjutanti. Aty ne Barleta ishte dhe Mit'hat Frasheri e nje pjese e madhe e
shqiptareve, Hasan Dosti, Andoni, Zef Pali, Mehmet Alltuni, Isa Lika, Kadri
Cakrani, e shume personalitete te tjere. Me Aleksandri isha per cdo dite ne
lidhje me telefon mbi gjithe sa zhvillohej. Deri ketu te gjitha punet venin
krejtesisht ne baze te programit e kishin shpresa se edhe me autoritetet
italiane do te perfitojme mbi sa i perkiste emigracionit.
Barleta 4 shtator 1947
Per kete dite ne kujtime
shkruhet se: I derguari i Mbretit Zog, kolonel Husein Selmani vizitoi kampin
Barleta. Atje, ai u prit me shume perzemersi prej Z.Mit'hat Frasheri, Hasan
Dostit, Dervish Rexhepit, Kadri Cakranit, Vasil Andonit, Zef Palit, Halil Macit,
Irfon Ohrit, Mehmet Alltunit, Isa Likes, Vehip Runes e shume te tjereve. Pasi u
pershendeten me te gjithe kolonel Husein Selmani me Mithat Frasherin se bashku
vizituan gjithe kampin. Ishin te tre grupet se bashku.
Si mbaroi vizita e kampit,
kolonel Husein Selmani, per here te pare, bisedoi me Mit'hat Frasherin, ne
prezencen e Vasil Andonit e te Baba Rexhepit. Mit'hat Frasheri e priti mesazhin
e Mbretit me nje kenaqesi jashtezakonisht mire dhe pa asnje ndryshim pranoi
ardhjen ne Egjypt per t'u vene ne krye te detyres kombetare.
" Mithatit, kujton
adjutanti,-i spjegova edhe mbi sa u bisedua ne Rome, d.m.th. se ishim
krejtesisht dakord. Pasi mbarova gjithe bisedimet me Mit'hat Frasherin bashke me
ta kam shkuar tek pergjegjesi i Bllokut Indipendent dhe tek te O.K.L.
Legalitetit. Me Mit'hatin bashke e aty takimi mori nje forme krejtesisht si nje
bashkim Kombetar. Kuptohet persa u perket interesave te Atdheut, sepse cdo grup
ne te ruante tendencat e veta per me vone.
Pasi morem fund te gjitha
bisedimet e mbetem krejtesisht dakord e te kenaqur u shtrua nje dreke. Atje
mirrnin pjese me se 300 persona. Ishin te gjithe grupet se bashku me Mit'hat
Frasherin, me pergjegjesin e Ballit Kombetar Irfon Ohri e Kol Mirakaj, me
pergjegjesit e Bllokut Indipendente, Vehip Runa, Mehmet Alltuni, Isa Lika me
pergjegjesit e O.K.L. Legalitetit. Dreka kaloi me nje kenaqesi plot gaz e
vllaznim. U shkembyen fjalime. I pari mori fjalen Vehip Runa pastaj Mit'hat
Frasheri dhe me ne fund kolonel Husein Selmani. Te gjitha fjalimet ishin
patriotike".
Kolonel Husein Selmani pasdreke
shkoi ne Hotel. Aty prape priti gjithe ata qe deshironin per t'u pare e biseduar
me te. Ishte gjithnje Mit'hat Frasheri me vete. Deri sa eshte nisur per Regio
Emilio, hengri edhe ai darke me ta. Pastaj ata kane biseduar mbi shume ngjarje
qe i perkasin ceshtjes Shqiperise, si edhe rreth perpjekjeve ne rrethin e
luftes, mbi pretendimet e pengimet qe na kishin sjelle greket". Sic e
shihni edhe sot, qe edhe ajo vete eshte ne tym e flake prej komunizmit",
perfundon adjutanti.
Organizmi i mergates shqiptare
ne Kampet e "Barletes" dhe "Rexhio Emilias" ne Itali
Krijimi i Komitetit te Mergates
me Mit'hat Frasherin
Keshilli per rregullimin e
emigracionit
Mbreti Zog tregon se pse nuk u
lejua qe te luftoje perkrah Greqise
Ka ardhur vjeshta e vitit 1947.
"Kisha mbledhur te gjithe Keshillin, qe kishte studjuar e vendosur per
rregullimin e emigracionit shqiptar. Atje ishin Mehdi Frasheri, Hiqmet Delvina,
Dhimiter Berati, Kapidan Gjon Markagjoni, Ismail Verlaci, Ernest Koliqi, Ekrem
Vlona, Tahir Kolgjini, Dr.Kemal Jusufati, Ferid Dervishi, Sotir Avrami, Ali
Kelcyra, Koco Muka, Ragip Frasheri", kujton adjutanti, qe ndodhet vete ne
Itali. Ndersa eshte folur per te ardhmen e Mergates, nje problem i madh eshte
per te gjithe, se cdo te behet me familjet e tyre. Mbreti, ne kujtime premton
se: "eshte i preokupuar per te ardhmen e djelmerise te emigranteve
shqiptare dhe per sistemimin me te mire per to, duke siguruar cdo perkrahje ne
menyre qe ata te perparojne dhe te kulturohen". Ne kujtime tregohet sepse
Mbreti nuk u lejua te luftoje ne Greqi. Kur fqinji jugor u sulmua me 28 Dhjetor
1940, Zog I Mbreti i Shqiptareve i eshte drejtuar Mbretit dhe Qeverise Greke. Ai
ishte gati te shkonte ne Greqi per te formuar legjionet shqiptare per te luftuar
krah per krah me greket. Por, u ndalua sepse greket kishin pretendime mbi token
shqiptare.
27/02/2003
Ata qe
luftuan kunder komunizmit
Viti 1946. Eshte koha qe
nacionalistet e larguar sapo jane mbyllur ne kampe refugjatesh, ndersa aleatet
mundohen qe t'i strehojne. Shume prej tyre kane kaluar ne Greqi dhe nje pjese po
kaq e madhe ne Itali. Nga letrat, qe shkemben Mit'hat Frasheri, nje nga 200
njeresit "most wanted" nga komunizmi me adjutantin, duket se ata jane
shume te ligeshtuar. Dhe, pa asnje medyshje te percare. Ne nje kamp te vetem
jane te gjithe shqiptaret e perzene nga ardhja ne fuqi e komunisteve dhe te
percare ne tre drejtime politike. Eshte koha e letargjise dhe Lartmadherise i
duhet qe te mendoje mire per kete kontigjent. Eshte i bindur, se ata nuk mund te
shkojne mire me njeri-tjetrin, sepse kane nderruar shume flamure. Ne kete rast,
ata bisedojne me Mit'hat Frasherin duke e pare si figure serioze per te gjetur
nje pike bashkimi. Por, jane larg. Nderkohe emisaret e Departamentit te Shtetit
fillojne qe te shikojne mundesine e disiplinimit te kesaj mergate. Fillojne
kontaktet me Mbretin Zog, ndersa ky i fundit nderhyn edhe per te shpetuar
Mit'hat Frasherin dhe Ali Kelcyren.
Dhe, nga presioni qe behet dhe
nga forcimi i komunisteve, tashme nuk jane te frikesuar vetem njerezit e
Mergates, por edhe vete Aleatet. Duket se keta jane ne medyshje per te ardhmen e
mergates. Kane vetem nje mundesi, qe duket se mund t'i binden te gjithe, qe te
luftojne tashme realisht komunizmin me armet e tyre. Dhe, ish-Aleatet e
komunisteve do te tregojne se nuk do te rreshtin, qe energjine e ketyre njerezve
ta drejtojne kunder Tiranes. Por, jemi akoma ne vitin 1946 dhe akoma njerezit e
ikur nga frika komuniste u duhet qe te rregullojne frymemarrjen. Eshte kjo koha,
kur edhe vete Mbreti Zog mendon qe te gjeje nje strehe me te paqte. Prehet, pas
lufte, tek Mbreti Faruk. B.an
Terheqja e aleateve nga
Shqiperia
Mbreti Zog tregon largimin ne
Egjipt dhe lidhjen me Mit'hat Frasherin
Aleatet nuk mund te durojne me
gjendjen stresuese ne Shqiperi dhe sanksionet e pamotivuara qe u behen. Ata
largohen duke e zhytur edhe me shume Shqiperine ne kaosin e saj. I gjithe vendi
eshte ne anarki dhe shume nga kundershtaret perfundojne ne ekzekutime, burgje
dhe internime. Fituesit e nacional-clirimtares nuk terhiqen aspak, por nga ana
tjeter merren me shume kujdes ndaj kundershtareve te tyre, kuqo qofshin.
Ndermjet tyre jane emrat e Mit'hat Frasherit dhe Ali Kelcyres. Frasheri eshte i
mbyllur ne nje kamp bashke me Zogistet dhe nuk komunikon. Eshte kjo arsyeja, qe
ai ka nje leterkembim te pasur me adjutantin, qe "Korrieri" po e boton
per here te pare dhe qe ka per qellim qe te tregoje situaten e rende te Mergates
shqiptare. Nderkohe, qe situata eshte renduar duket se edhe Familja Mbreterore
ka filluar te mendoje per vendbanimin e saj te ri. Ky vend eshte Egjipti dhe
eshte nje nga dy vendet bashke me Turqine, qe e njeh edhe diplomatikisht Mbretin
Zog
Istanbul 8 nandor 1945
Perfaqesuesit e Shteteve te
Bashkuara te Amerikes dhe te Britanise se Madhe u terhoqen nga Shqiperia. Ky
eshte nje gabim politik dhe patriotik, qe bene dirigjentet e Qeverise komuniste
shqiptare kunder Anglo-Saksoneve. Ata, ne vend qe te kerkonin perkrahjen e
ndihmat e tyre per rimekembjen e popullit te varfer nga evolucioni i tmerrshem
rreth 4 vjeteve; i perzune ne shenje armiqesore. Nje veprim i tille,-shkruan ne
kujtimet e tij Lartmadheria- vertetesisht nuk qartesohet. Arsyeja e ketij
veprimi mbetet ne erresire dhe eshte e padalluar.
Shqiperia akoma ndodhet ne nje
anarki te tmerrshme. Sepse perdite vertetohen ekzekutime, burgime, internime.
Pothuaj eshte nje situate e dhimbshme, qe nuk pajtohet me njerezimin. Dhe, ne
nuk kuptojme se pse behen keto masakra ne popull, pavaresisht se nuk ka asnje
rezistence qe t'i trondise fituesit nacional-clirimtare. Perkundrazi, kjo e
ndihmon fort megalomanine greke ne kerkesat e "Vorio-Epirit". Nga ana
tjeter, te gjithe nacionalistet i bashkon fakti me ata qe mbrojne interesat e
indipendences dhe te integritetit shqiptar. Sot dua te them se asnje hap nuk
behet kunder regjimit te Tiranes. Tanime, edhe qendrimi i nje pjese nacionaliste
qe kane mbetur akoma neper malet e Shqiperise nuk ka asnje dobi pervec se
shtohen vuajtjet e tyre. Demtimet, qe mund te shkaktojne ne popull, jane te
medha, sepse duket se nuk eshte koha e nje aksioni kunder komunizmit. Ne
pershkrimet e mevonshme futet edhe mendimi i adjutantit.
Kuptohet se pa patur sigurimet,
sic na urdheron Madhnija e Tij Mbreti Zog,- se greket nuk kane hequr dore nga
kerkesat e Shqiperise se Jugut, kuptohet se asnjehere nuk do ja mberrijne atij
enderrimi te pavend. Vetem se po shkaktojne nje armiqesi ne mes te dy popujve
miq.
Emigrata shqiptare, si ne Itali
po ashtu ne Greqi, thote adjutanti-ka mbetur ne frikesime te medhaja. Frika
eshte se mos t'i dorezojne pasi kerkesat e Titos, behen pa mase si per
Jugosllavet ashtu per Shqiptaret qe t'i dorezojne se jane kriminele lufte. Ka
shume mundesi, qe t'i dorezojne. Kur na lajmerojne se Mithat Frasherin dhe Ali
Kelcyren i kane arrestuar ne Itali, eshte frika se mos t'i dorezojne tek
komunistet. Eshte kjo arsyeja, thote adjutanti,- qe Mbreti Zog ka urdheruar
Ministrin fuqiplote ne Turqi Asaf Xhaxhulin qe te beje demarshet prane
autoriteteve anglo-amerikane, per t'i lene te lire. Edhe te jape cdo garanci per
ta. Mbreti Zog menjehere nderhyri vete prane Qeverise Britanike, qe mos te
pesojne ndonje rrezik keto nga kerkesat komuniste. Te lihen ne kampe te lire,
ose t'i terheqe ne Angli ose te marshoje ne Egjipt prane Madhnise se Tij Mbretit
Farruk, qe te shkojne ne Egjypt. Po, ashtu u bene hapa edhe prane Qeverise
Italiane.
Tani, prej atyre qe paten mbetur
ne male, pjesa me e madhe u terhoqen dhe kaluan ne Greqi si Fiqri Dinja, Hysni
Dema, Muharrem Bajraktari, Abas Ermenji e te tjere. Pothuaj se afer 300 vete
dolen bashke me keta ne Greqi, sepse ishte i pamundur sigurimi i ushqimeve ne
Shqiperi, pa u diktuar prej agjenteve komuniste. Ne ndeshje jane bere edhe shume
vrasje dhe deme ne popull prej komunisteve.
Tani eshte nje pjese teper e
vogel, por pa asnje veprimtari. Ata hyjne e dalin, por jo ndonje dobi vetem se
kane qellim me marr ndonje informate mbi pozitat e sovjeteve ne vendet
strategjike.
Istanbul 20 mars 1946
Ketu, kolonel Husein Selmani i
dergon nje leter si pergjigje Mit'hat Frasherit, qe ja dergonte me anen e
Prf.Peter Andonit:
"I ndershmi Mit'hat Bej. Me
teper se simpatia qe kam patur ndaj jush dhe akoma vazhdoj ta kem, sot interesi
i larte i Atdheut me shtyu qe t'ju drejtoj kete leter per te marre vesh mendimet
e vlefshme te Zotnis suaj.
Pasi, gjendja e krijuar tani ne
Shqiperi ka pas qene e parapame qysh prej kohesh. Ju kam pas derguar shpeshhere
letra. Dhe, sidomos ne Shtatorin 1944 me anen e Misionereve Britanike, si dhe me
anen e Gafur Dibres per te cilat nuk kam pasur rastin te marr vesh nese u kane
qene dorezuar. Kurse te tjeret i paten marre. Ne rast se ato letra i keni marre,
atehere e keni kuptuar fare mire situaten ne te cilen ndodheshim, si edhe
mendimet tona.
E dime fare mire se: situata e
pergjithshme fatkeqe per ne e solli Atdheun tone ne gjendjen e sotme. Por, le te
shpresojme e te mendojme, se lufta politike akoma nuk ka marre fund, por
ndodhemi perpara shume ngjarjesh e ndryshimesh. Ku na jepen shpresa te medhaja
po te duam, e te dime te veprojme vellazerisht dhe te jemi te bashkuar te forte
per te vetmin interes te Atdheut.
Por, sic e dini, se nje gje e
tille sigurisht kerkon nje pergatitje dhe organizim te mire e te sinqerte ne
vullnetin e perbashket. Duke i lene menjane te kaluarat dhe po t'i thuremi
interesave qe na imponojne tradicionet tona per shpetimin e Atdheut nga anarkia
shkaterruese, mend po zhduket raca jone. Duke marre parasysh ngjarjet e
zhvilluara ne Shqiperi, prej partive te ndryshme gjate 4 vjeteve te kaluar,
duhet te na mbetet mesim perfundimi tyre.
Duke u bazuar ne patriotizem e
ndershmerine, si edhe ne vullnetin e mire te Zotnis suaj dhe te cdo shqiptari qe
ka nje besim ndaj jush, se ju qendroni larg percarjeve dhe afer bashkimit per
interesin e Shqiperise, pra sot eshte koha qe te hapni kraharorin pepara te
gjithe shqiptareve. Duke mos marre parasysh tendenca politike, duke mos marre
parasysh te kaluarat, por vetem bashkim vellazeror per shpetimin e vendit tone
nga tmerri i sotem.
Edhe ne po keshtu mendojme, qe
tani eshte koha qe te heqim dore nga cdo diference e mendim politik te kaluar.
Te bashkohemi e te jemi nje shtylle e forte plot vullnet e harmoni, qe te
mundemi te shpetojme nje ore e mbare vendin me indipendencen e integritetin e
plote, si edhe per te fituar respektin e botes demokrate oksidentale, e cila
eshte mbrojtesi i shteteve mbare.
Persa ju kam patur parashtruar
dhe qe po parashtroj jam i autorizuar, prandaj do te isha i kenaqur qe te marre
nje pergjigje pozitive nga ana e Zoterise suaj. Po ashtu, sic ju ka hije per
kete here, ju lutem merrni pershendetjet me te perzemerta.
Zotnis Tij Mit'hat Frasheri Miku
Juaj
Husein Selmani
**********
Istanbul, 2 prill 1946
Per kete dite eshte pergjigjja e
njohur e Mit'hat Beut drejtuar adjutantit. Qe ky i fundit e ka sjelle ashtu si
eshte:
I dashuri Zotni kolonel, dje
mora letren e zoteris suaj te dates 20 Mars 1946 dhe e lexova me interes te madh.
Nje jave me pare, Zoti Hamza Drini erdhi e me rrefeu letren tuaj dhe kemi
biseduar afro dy ore me te. Hollesirat e ketij bisedimi, ia kam thene Zotit
Peter ne nje leter, te cilen e kam porositur t'ja u lexonte.
Eshte e vertete se ne Shqiperi
kemi qene tri parti: 1-Partia Nacionaliste d.m.th. Balli Kombetar; 2-Partia
Komuniste, d.m.th. drejtpersedrejti nen urdherin e Rusise dhe 3-Partia Zogiste,
ne udheheqjen e Z.Abas Kupit. Sot ka edhe nje parti te katerte, qe i thote
vehtes se saj indipendente, por qe ne realitet te gjithe jane prej atyre, qe
kane pergatitur dhe brohoritur ardhjen e Italise ne Shqiperi.
Qe me 1942 e gjer me sot kam
qene gjithnje ne kontakt dhe ne bisedime me zotni Bazi dhe i kam propozuar ne
cdo takim, qe kishim me te, qe te kishte edhe ai nje komitet te partise se tij.
Me cilin komitet, te mund te bisedonte edhe partia jone.
Keto proponime jane bere ndoshta
20 here si ne Shqiperi, si edhe heren e fundit ne kampin "Santa Fara"
afer Bari. Por, qe ne fillim te motit 1943 dhe mjerisht gjer me sot nuk kemi
arritur ne asnje rezultat praktik. Megjithese, zoti Bazi, me te cilin mund te
them se kam nje miqesi te vertete, ne cdo here, me ka bere premtime.
Sot, Zogistat, dhe ne jemi me
nje kamp, por ata kane zene nje kat dhe kujdesen qe me asnje menyre te mos kene
marredhenie miqesore me ne. As ne Hymnin e Flamurit as dhe kenget patriotike nuk
kane dashur te marrin pjese. Une, personalisht, e kam prape fort mire me Myftine
Sali e Fendine, edhe sa here qe kam pare kam bere fjale qe t'u keshilloj miqve
te tij te mos na rrijne te ftohte. Por, mjerisht e shoh se edhe Sali Efendine
nuk e dominon dot rrymen, qe kane marre disa nga partizanet e tij.
Dua edhe t'ju kthjelloj kete se
partia zogiste ne realitet nuk eshte nje parti ne te rame. Ka njerez si Jak Koci,
Zef Seregji, Xhemil Dino e te tjere, qe sot thone se jane edhe ata zogista.
Sikunder, qe sa ishin ne Shqiperi komunistet, qe e shihnin punen keq ose qe kur
kishin interes thonin se jemi zogista.
Me keto fjale, dua t'ju rrefej
se vullneti per afrim as edhe durimi nuk me kane munguar dhe nuk do te me
mungojne. Vetem, me vjen shume keq, qe ne kete kohe rreziku te mos gjeje dot nje
vullnet vllazerimi ne nje grumbull njerezish qe edhe ata bashke me ne, duhet te
ndjejne pergjegjesine e tyre perkundrejt Atdheut dhe detyren qe u takon per t'u
bashkuar kunder rrezikut te madh ne te cilin gjendemi.
Pritni ju lutem te falurat e
mija te perzemerta
Regjio Emilio 30 Mars 1946 Me
nderime
Mithat Frasheri, d.v.
Te ndershmit kolonel
Husein Selmanit, Kunt Palace,
Ayas Pasa.
Istanbul Turquie:
*********
Istanbul 15 prill 1946
Kolonel Husein Selmani i
pergjigjet letres, qe i dergon Mit'hat Frasheri. Letra e shkruar eshte kjo:
"I ndershmi Mit'hat Bej.
Kam letren e Zotnis suaj. Njekohesisht kam lexuar edhe ate qe i keni derguar
Peter Andonit. Edhe shume letra jane duke marre nga te tjeret ne kampe, ku nuk
mungojne te shfaqin edhe ato deshiren dhe vullnetin e mire per bashkim e
vellazerim.
Kur e verteta eshte keshtu dhe
interesi lart kombetar ia imponon po ashtu dhe te cilit qe t'i bindet medoemos
ketij parimi te shenjte, atehere c'eshte shkaku i vertete i mosafrimit edhe
ftohtesise? A mos vazhdon te ekzistoje mentaliteti ekstremist i dominimeve ne
parti.
Duke patur besimin e plote ne
virtutet, qe karakterizojne Zotnin tuej, s'dua te dyshoj se ne gjendjen e sotme
te tmerruar te Shqiperise, nuk do te lejoni te ekzistojne kesisoj mentalitete
demprures, kur cdo patriot prźt me padurim bashkim e vellazerim te perbashket.
Le t'i ruajne cdo grup tendencat politike ne vete, kur te vije koha.
Sot, na duket se ndodhemi
perpara kohes, qe t'i leme menjane te kaluarat dhe propagandat e partive. Por,
ju vete, si Mit'hat Frasheri t'i keshilloni te gjithe?! Ashtu sic ju ka hije, e
sic ju ushqen vullneti patriotik ne karakterin tuaj. Pra, thirrni bashkim per
hirin e Shqiperise! Te bashkohemi te gjithe rreth institutit legal, sic e do
interesi kombetar e cirkostancat politike boterore dhe ne konformitet me
deshiren e vertete te popullit brenda dhe jashte Shqiperise.
Midis shpjegimeve qe jeni duke
me dhene, mbi partite e krijuara ne Shqiperi, nje gje me habiti fort: Shenimi
rreth partise Zogiste. E cila ne realitet nuk qenka nje parti dhe se Seregjet,
Dinot e Jak Kocet qenkan Zogista. Lejomeni t'ju them se keto mendime nuk jane te
denjeshme, e sidomos ne keto momente kritike e te rrezikshme, qe ndodhemi. Keto,
pervec percarjeve e demit s'kane asnje dobi tjeter.
Ju lutemi te me besoni, se
mendimet e parashtruara me larte na i imponon gjendja tragjike e sotme dhe
askurgje tjeter.
Pritni i ndershmi Mit'hat Bej,
pershendetjet e mija te perzemerta.
Zotnis se tij Mit'hat Frasherit
Mik i juej
Kryetar i Ballit Kombetar Husein
Selmani
Kamp Refugiees Regio Emilio,
Italia:
Istanbul 16 - Prill - 1946
********
Istanbul 6 maj 1946
Madhnia e Tij Mbreti Zog i
dergon nje leter kolonel Husein Selmanit, ku i urdheronte Kolonel Husein
Selmanit ne Legaten Mbreterore Shqiptare Istanbul:
I dashtuni kolonel. Raportet qe
me keni derguar te gjitha i kam marre dhe u gezova qe jeni mire. Ne mberritem
shendoshe qe te gjithe, por edhe nuk jemi instaluar si duhet, prandaj nuk po ju
jap te tjera udhezime se ma tutje kam per t'ju shkruar qe te vini deri ketu.
Kemi shume sende per te biseduar, si per njerezit qe ndodhen brenda, ashtu per
keto qe jane neper kampe. Kur te vini ketu bisedojme.
Ju uroj shendet dhe ju dergoj te
falat e mija te perzemerta.
Kairo - 2 Maj - 1946 ZOG I
********
Gjendja e sotme ne Shqiperi,
vazhdon adjutanti- eshte nje tmerr, me tortura e masakra mbare ne popull. Dhe,
nuk i mbetet me vend, nje qendrimi ne male te askujt. Jane bere ndeshje mjaft te
medhaja, por gjithandej atyo jane ne favor te nacional-clirimtares. Ne popull,
nacionalistat nuk mund te gjejne strehim me, e po terhiqen gjithnje ne Greqi e
Jugosllavi.
Ketu mbetet vetem nje shprese,
ne eshte se Anglo-amerikanet do te zemerohen nga komunizmi, qe po zhvillon
masakra te medhaja ne Greqi dhe e shkaterroje fare vendin. Arsyeja eshte se
ushtria britanike nuk ka mundur me i shkep prej Gramosit dhe komunistet i kane
cerdhet e tyre gjithandej nder fshatrat e Greqise.
Dhe, shihet haptazi se ajo
furnizohet nga Bashkimi Sovjetik me anen e Bullgarise e te Jugosllavise dhe te
Shqiperise. Kjo behet me cdo lloj materiali lufte dhe ushqime te tjera. Atyre
nuk ju mungon asgje dhe gjeneral Markos, kuartierin e tij e ka ne Gramoz.
Sot per sot cdo veprim ne
Shqiperi eshte pothuaj nje krim, qe nuk sjell asnje dobi, vetem se shkaterrimin
e popullit mbare. Kjo energji te ruhet kur koha do ta lejoje. Vetem se, lipset
nje organizim mbi emigracionin, qe gjendet ne veshtiresi te medhaja ne cdo
pikpamje, ushqim, banim, veshmbathje, mjekime dhe te tjera.
Dhe nje pjese e madhe, qe kane
edhe familjet me vete, ata jane edhe me ne mizerie. Madhnia e Tij Mbreti Zog po
perpiqet me anen e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe me Britanine e Madhe,
qe te vihen deridiku ne rregull. Po ashtu edhe Mbreti Faruk, po ben cmos per
rregullimin e tyre dhe pergatit nje prememorie qe t'i terheqe gjithe
emigracionin ne Shtetet Arabe, po qe se ka mundesi per te siguruar jetesen dhe
organizimin e tyre. Por, lipset nje buxhet i madh.
Egypt Kairo 12 maj 1946
Madhnia e Tij Mbreti Zog I u
drejtoi kete mesazh gjithe bashkatdhetareve shqiptare brenda e jashte, kujton
adjutanti:
MESAZHI MBRETNOR
Vllazen e motra shqiptare:
Tash 34 vjet u bane, qe Atdheu i
yne i dashtun ka fitue Pamvaresine e vet. Por u mbushen 7 vjet, qe kjo Pamvaresi
ka mbetun nje fjale e thate qe pikllon zemrat e gjith shqiptarevet te vertete.
Prove e gjalle jane patriotet,
qe po vuajne ne mergim e neper kombe, perjashta e perbrenda Atdheut. Por, edhe
neper burgjet jane me mijera te pafajshem, jo per tjeter, pos dashtunis per
lirine e vendit e te popullit tyne.
Vetem se, nuk duhet te
deshperohemi kurre. Se zjarr i kesaj dashtunie dhe besim i ngulet s'ka me u shue
kurre nder zemrat tona. Kjo behet per nji ringjallje sa ma shpejt te Shqipnis
sone te pamvarun te cungullueme e te lumtun, qe ta gezojne shqiptaret te gjithe
e vetem shqiptaret ne liri e te bashkuem ne flaken e shenjte te nje vllaznije
kombetare te bukur, qe te jete e kulluete dhe e panjolle. Ashtu sic po e ndieni
e po e tregoni sot, ju vete, aty ne mes te gjithe atyne mjerimesh.
Rroft Shqipnija
Kairo 12 Maj 1946 ZOG I.
**********
Mbreti Zog ben te gjitha
perpjekjet prane Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe Britanise se Madhe per
sigurimin e emigracionit shqiptar, qe ndodhet ne kampe, si ne Itali, Austri dhe
Greqi. Ata jane ne nje situate teper te veshtire dhe pothuaj si rob lufte
qendrojne ne kampe, vijon adjutanti.
Mesazhi i Mbretit Zog, qe ju
drejtoi bashkatdhetareve, ju rriti moralin dhe aty shohin gjithe hapat e
parreshtura te Mbretit Zog, qe po marshon pa mase perbri Aleateve
anglo-amerikane per te siguruar me se miri emigraten nacionaliste ne kampet,
duke i furnizuar me te gjitha nevojat. Kjo edhe nje here, ju shtoi me teper
dashurine ndaj Prijsit shpetimtar te tyre Mbretit Zog.
Ata me sa ka njohuri adjutanti
deklarojne keshtu: Le te inspirohemi te gjithe ne fjalet e Mbretit tone! Jemi
plotesisht te bindur urdherave e do te jemi gjithnje te gatshem me cdo sakrifice,
per te plotesuar burrerisht udhezimet e Prijsit tone te madh Zogut I Mbret i
Shqiptareve.
Te gjithe shqiptaret do te
bashkohemi ne nje ideal ne nje deshire kolaborimi patriotik, per te qene
gjithmone te gatshem nen urdherat e Mbretit tone te dashur, pretendon adjutanti
i tij.
Nderkohe ne Greqi eshte nje
situate aq e nderlikuar saqe nuk mund te spjegohet. Populli grek ka mjaft kombe
te ndryshme, si maqedone e te tjere dhe me teper jane shqiptaret qe ju rrijne
besnik qeverise greke e me teper ata jane ne Marine.
Komunizmi ne Greqi me E.A.M.I.
eshte mjaft i forte. Megjitheqe, ushtria britanike eshte duke luftuar mjaft me
mjetet me moderne tanksa dhe aviacion. Ne fund, nuk kane mundur t'i shkepin nga
Gramosi. Ata jane te instaluar edhe ne vende te tjera, sa nuk diktohen se
popullata e ndryshme greke jane me teper komuniste e nuk munden me i diktu.
Shpeshhere, ata diktohen edhe brenda ne Athine dhe bejne sabotazhe te cdo lloji.
Dhe, sikur mos te kishte qene ushtria britanike, Greqia krejtesisht kishte rene
ne dore te komunizmit dhe si ne Shqiperi ishte formuar dhe aty Qeveria e
Kominformit.
Ne keto dite, Kryeministri
britanik Winston Churchill, shkoi ne Athine Greqi, dhe aty pati nje bisedim te
gjere me Qeverine Helene; mbi zgjedhjet qe do te zhvillonin e njekohesisht ju
tha qe lipset brenda nje kohe te shkurter te zhduket kjo anarki komuniste dhe te
stabilizoni qetesine ne gjithe viset greke. E, po qe nevoja, ju dergojme edhe me
teper forca ajrore e ushtare.
Kryeministri i Britanise se
Madhe, Winston Churchill, ne mbarimin e bisedimeve, doli ne ballkonin e
Ambasades Britanike ne Athine dhe ju drejtoi popullit grek me plot levdata nje
diskurse. Por, fatkeqesisht pa mbaruar diskursin e qelluan me mitraloza, por nuk
mori asnje plage e menjehere hyri brenda. Fjalimi mbeti i pambaruar, natyrisht
keta ishin komunistet, qe qelluan kunder Churchillit, ku donin ta vrasin por
Zoti e shpetoi e kjo qe nje protestacion i rende kunder Kryeministrit mik e
aleat te Greqise, shkruan adjutanti.
Kryeministri Britanik Mr.Winston
Churchill qendroi tre dite ne Greqi. Ku vizitoi shume vende te shkaterruara e te
gjegjuna prej komunisteve. Saqe nje pjese e madhe e popullates ishte terhequr ne
Athine ngaqe nuk u kishte shpetuar asgje me banue. Kuptohet se Churchilli shkoi
e vizitoi vetem ato vende, ku nuk kishte rreziqe komuniste, dhe kuptohet se nuk
mund te shkonte ne Gramoz, rrethet e Kosturit dhe pyjet e Selenikut. Ato akoma
ishin ne dominacionin komunist, saqe nuk kalohej.
Qendrimi i Kryeministrit
Churchill, rreth tri diteve ne Greqi, nuk pati asnje rezultat. Ai vetem se e
egersoi me teper hovin e komunisteve. Por, natyrisht aty e pa Churchilli se
duhet nje fuqi e madhe me i dhene fund, nje here e mire komunizmit grek. Por,
eshte nje gje se kufiri grek "Prej Edreneje deri ne Butrint Adriatik",
ishte ne dore te komunisteve, qe ata atje u strehonin, atje u furnizonin. Kurdo
hynin brenda e benin masakra dhe u terhiqshin si ne Shqiperi, Jugosllavi,
Bullgari. Dhe, Malin Gramos nuk e leshonin ne asnje menyre. Aty ishte Shtabi i
pergjithshem i E.A.M.I. i fortifikuar me arme krejt moderne.
Nga kjo dukej se kishte nje
mundesi, shkruan adjutanti- qe nje dite si britaniket, ashtu amerikanet te
zemeroheshin. Se po nuk u hoq komunizmi nga Shqiperia, asnjehere Greqia nuk do
te jete e qete prej komunizmit. Kuptohet se furnizohen prej Shqiperise.
Istanbul 12 shtator 1946
Madhnia e Tij Mbreti Zog i
dergon nje leter kolonel Husein Selmanit me te cilen e therret urgjent te
paraqitet ne Kairo te Egjyptit. Duke i dhene me kete rast edhe disa udhezime te
tjera:
Urdheri eshte kym vijon
adjutanti:
Kolonel Husein Selmanit ne
Legaten Mbretnore Shqiptare Istanbul:
I dashtuni kolonel i jem: Kam te
gjitha raportet tuaja, po gjithashtu edhe prej te tjere shqiptaresh qe ndodhen
neper kombe gjithkund.
Per disa bisedime me rendesi, si
edhe mbi keto e mbi bashkimin duhet sa me pare te paraqiteni ketu. Vizen e keni
gati e mos humbi aspak kohen, po nisuni per ketu, sa me pare.
Kur te niseni, do te ishte shume
e nevojshme ne mundesi te ndaloni pak ore ne Athine. Ku do te merrni takim me
Ambasadorin Turk Excellencen e tij Rrechan Esrefin. Aty do te keni mundesi me pa
edhe deridiku situaten greke. Ambasadorit turk i kam shkruar dhe ai pret vetem
qe t'i lajmeroni arritjen tuaj. Pastaj do te bisedoni mbi te gjitha.
Nisjen ma lajmeroni
telegrafisht. Ju dergoj te falat e mija te perzemerta.
Kairo 12 Shtator 1946 ZOG I
*******
Me poshte vijon perseri
adjutanti: Sa mora urdherin, bashke me ministrin Asaf Xhaxhulin, pergatitem nje
relacion mbi te gjitha sa ekzistonte ne Turqi, si edhe mbi raportet e marrura
nga Shqiperia. Po ashtu dhe nga emigracioni i terhequr ne Greqi, Itali dhe
Austri me te gjitha detajet.
Vec kesaj, u instruktua edhe
kapiten Avni Derralla, meqe ai zinte persa i perkiste me turqit si edhe me
britaniket vendin tim deri ne kthim nga Egjipti. Nuk dihej qendrimi im i gjate
apo i shkurter, e natyrisht ne lidhje te ngushte me Ministrin Asaf Xhaxhulin.
Mbi te gjitha, nuk dihej gjithashtu edhe kontakti me mua ne Egjypt, ne
marreveshje njeri me tjetrin.
"Natyrisht se, thirra
shefin e misionit te informacionit britanik ne Istanbul Kameronin dhe i
komunikova se per pak kohe po shkoj ne Egjypt, i thirrur prej Madhnis se Tij
Mbreti Zog, shkruan adjutanti. Ketu jane Ministri Xhaxhuli dhe kapiten Avni
Deralla, por shpresoj se nuk do te vonoj gjate e do te kthehem.
Gjithashtu, thirra edhe kolonel
Emin Akynin, qe ishte Shef i Zyres se informacionit Turk ne Istanbul. Dhe, pata
po te njejtat bisedime. I komunikova edhe aty dhe atij i erdhi keq. Sepse, e
kisha shume mik dhe ai shpresonte se Mbreti nuk do te me lejonte te kthehesha
prape ne Istanbul".
Istanbul 1 tetor 1946
Per kete date, adjutanti i
mbretit ka bere kortezine e fundit: Pasi mbarova te gjitha sa u lipnin, une
lajmerova te gjithe miqte. Ju bera nje vizite lamtumire Valiut te Istanbulit dhe
Polic Midirit dhe komandantit te Istanbulit Gjeneral Halis Pashes, si edhe Ali
Cetin Kajes e te tjere, Resnjeli Osman Beje, Hamit Beje e shume te tjereve.
Me daten 1 Tetor, i shoqeruar
prej Ministrit dhe Zonjes Asaf Xhaxhuli, prej Resnjeli Osman Beut, Hamit Beut,
Bexhet Staroves, Ferit Ypit, Rustem Tamorit e me teper se 40 oficereve, e nje
shumice e madhe e kolonise, dhe dy perfaqesuesve te Valiut, e Polic Midirit, nje
kolonel i Komandantit te Istanbulit, kolonel Emin Akyni, kolonel Hazis Beu,
Vladimir Peric kolonel Atashe-ushtarak jugosllav, Shefi Zyres se Informacionit
Britanik Kameroni, profesor Peter Andoni, e shume te tjere, pothuaj me shume se
300 vete, qe me shoqeruan deri ne Vaporrin Turk Gjunes-Su, u nisa. Deri sa u nis
vapori, ata qendruan ne trotuarin e Skeles. Ishte taman ne oren 10 te mengjesit,
kur u nisa prej Istanbulit per Egjypt te dates 1 Tetor 1946.
Piree, Greqi 3 tetor 1946
Me daten 3 Tetor 1946, ne oren 9
te mengjesit, arrita ne Pire, shkruan adjutanti.
"Aty menjehere lajmerova
Ambasaden Turke dhe menjehere Ambasadori Excellenca e tij Eshron Eshrefi, bashke
me Atasheun ushtarak Turk, erdhi ne vapor. Komandanti i vaporit ishte Andon Bey.
Ketij i thame se ne eshte se mundet ta ndaloje ndonje kohe te vogel me teper
vaporrin, ai na u pergjigj se mundej. Keshtu per nje ore ai e ndaloi vaporin.Aty
filluam bisedimet, ne sallonin privat te komandantit Vaporrit. Ambasadori, me
spjegoi ne hollesi situaten greke. Ajo ishte shume e keqe. Ai me shtoi se ju
kishte sugjeruar britanikeve se: Pa zhduk komunizmin prej Shqiperise, asnjehere
qetesia greke nuk do te jete e qete dhe kjo ka mundesite qe te pranohet. Por
eshte nje gje e keqe, sepse greket nuk heqin dore nga e ashtuquajtura
"Vorio-Epir". Ky eshte nje gabim i madh i britanikeve. Qe nuk ju
thone, qe te heqin dore nga kjo qe ata pretendojne. Se sikur te heqin dore
greket dhe te sigurohet integriteti shqiptar, sot do te ishte pothuaj e
pranueshme. Vetem keshtu do te mirren masa si ne Greqi, ashtu dhe ne Shqiperi,
per zhdukjen e komunizmit.Pas shume bisedimeve, Ambasadori Ershon Eshrefi, me
dha nje raport te gjere me ja parashtruar Madhnis se Tij Mbretit Zog. Pas dy ore
bisedimesh u ndame dhe vaporri u nis per Aleksandri".
**********
*Pamundesia e formimit te nje
qeverie ne Mergim
*Komunistet paraqesin nje liste
me 200 te kerkuar
*Si i shpetoi mbreti Mit'hat
Frasherin dhe Ali Kelcyren
*Te derguarit e Departamentit
fillojne bisedimet me Mbretin Zog
*Mit'hat Frasheri pranon ftesen
e Zogut qe te shkoje ne Egjipt
Ja cfare kujton adjutanti:"
Por sa u perket emigranteve shqiptare, qeveria komuniste e Tiranes kishte
paraqitur nje liste prej 200 personash me Mit'hat Frasaherin e Ali Krisyren ne
krye, dhe kerkonte qe keta t'i dorezonin per t'i denuar si armiq te popullit,
ose kriminela lufte". Mbreti Zog I, sipas tij,- keta te dy i ka marre nen
kujdes dhe i shpetoi me te gjitha garancite e tija personale prane aleateve. Ai
madje merr edhe te gjitha masat per t'i sjelle ne Egjypt me pelqimin e Mbretit
Faruk. Me vone, si keta ai beri edhe per te tjere qe mund te ishin ne dyshim.
Nderkohe eshte e pamundur qe te
formohet nje Qeveri Shqiptare ne Mergim, kur erdhen te derguarit e Departamentit
Shtetit Amerikan ne Aleksandri dhe filluan bisedimet me Madherine e Tij Mbretin
Zog.
25/02/2003
Fillimi
i Mergates
Dhe ndodhi ashtu si parashikohej
te ndodhte. Komunistet shume here me te forte sesa Ballistet dhe Legalistet nuk
priten asnje moment te vetem dhe nuk u treguan aspak kortez me bashkeluftetaret
e tyre. Ata, me forcen qe u jepte autoriteti i luftes dhe me perkrahjen e
Aleateve, i kishin bere llogaritjet mire. Aq mire, sa edhe shume prej njerezve
prane tyre, qe kane ndihmuar si pakkush ne lufte nuk pyeteshin shume. Keshtu,
duke besuar kujtimet e adjutantit shikon se: Haxhi Lleshi, Myslym Peza, Mustafa
Gjinishi(i vrare ne kete kohe ne keto kujtime), Spiro Moisiu nuk pyeten me.
Gjithshka e kane ne dore komunistet. Por edhe vete mbreti duket i pafuqishem ne
Angli. Ai nuk ka se cfare t'u tregoje me njerezve te tij, pervec se faktit qe
ata duhet te presin. Gjithshka eshte e vendosur tjeterkund. Dhe, njerezit presin,
ndersa komunistet u vihen ne ndjekje bashke me Gjermanet edhe ballisteve.
Nacionalistet, te mbledhur kryesisht ne veri, tashme nuk presin me. Te gjithe
kane vendosur qe te luftojne por edhe te veprojne vete. Nderkaq, shume prej tyre
syresh u ngjiten varkave dhe e lene Shqiperine ne fatin e saj. Kete kaos e
shikojne edhe anglo-amerikanet. Luftetaret, qe ata i kane mbeshtetur, jo vetem
qe nuk i pyesin, por i japin te drejte te vetes edhe t'i konspirojne. Gjithkund,
ndiqen ndersa ka ardhur koha e prerjes se kokave. Koco Kota kapet ne Greqi,
Murat Basha ne Shqiperi dhe shume te tjere si ata, qe gjejne prehjen e vdekjes
me pas ne burgjet komuniste.
Ka ardhur koha e formimit te
Mergates. Te gjithe jokomunistet bashkohen ne Itali, madje edhe ata qe ishin ne
Austri. Ndersa, nje pakice terhiqet ne vendet fqinje, per te rifilluar jeten e
mbrame pas Luftes. Jane ditet e fundit te vitit 1944 dhe shume burra
protagoniste te Historise se Shqiperise, tani u duhet thjesht te presin gaveten
e racionit te mergimtarit. B.an
Cfare ndodhi ne Permet dhe Berat
Mbreti Zog tregon sesi
perfunduan ne tragjizem Legalistet ne Lufte
Me shume se cdo gje tjeter,
Legalistet ne fundin e Luftes se Dyte ndjejne percarjen e madhe. Ata jane te
tradhetuar keqazi nga bashkevendasit e tyre. Nderkohe komunistet jane me te
forte dhe me te disiplinuar, sepse mbeshteten nga Aleatet dhe ata i kundervihen
Ballisteve, pohon Hysein Selmani. Mukja nuk funksionon perfundimisht, ndersa ne
Turqi, perfaqesuesit e Mehdi Frasherit nga Regjenca i kerkojne bashkepunim
qeverise turke. E cila pranon se do te ndihmoje gjithmone shqiptaret. Ne Turqi,
me kete rast jane perseri mbreteroret, qe i ndihmojne bashkeatdhetaret e tyre te
Regjences. Ka te ngjare qe ata kane te fiksuar mire nje gje ne koke, qe
Lartmadheria ka vendosur qe ne mbarim te Luftes, populli do te votoje lirisht
per Rregjimin e tij. Per here te pare ne kujtimet e botuara nga "Korrieri"
tregohet Kongresi i Permetit dhe Kongresi komunist i Beratit. Nderkohe,
Shqiperise po i vjen momenti i terheqjes se trupave gjermane. Ne Tirane luftohet
me dy kompani te vetme gjermane, thote adjutanti, ndersa Legalistet
perfundimisht shkojne ne tragjizem dhe te pambeshtetur. Para tyre ballistet jane
larguar dhe po ashtu perpiqen edhe Abaz Kupi me legalistet te lene Shqiperine
Stamboll, 14 prill 1944
Kronika e kesaj dite thote se:
Dr.Rakip Frasheri erdhi nga Shqiperia direkt ne shtepine e Husein Selmanit ne
Istanbul. "Ku deklaroi, kujton adjutanti se: Baba Mehdi Frasheri me dergoi
tek ju, dhe Vehbiun e ka derguar ne Suisse. Qe te mund te hyje ne kontakt me
Madherine e Tij Mbretin Zog se Shqiperia ne rast se nuk i bini prapa ka mbaruar
krejtesisht. Ate do ta marre komunizmi ne dore dhe kjo eshte qind per qind e
vertete.
Mbreteroret jane shume te forte,
por nuk bashkohen as nuk bashkepunojne me Ballistet. Dhe, as nuk i kundershtojne
komunistet. Balli Kombetar vritet shume rende me komunistet dite per dite.
Ndersa, komunistet me material dhe disipline jane shume me te forte dhe kane
perkrahjen jugosllave te Kominformit. Gjithsesi, sikur te bashkohen Mbretnoret
me Ballin, ju sigurojme se brenda pak diteve te gjithe komunistet shkaterrohen
dhe nuk ju mbetet me lule ne Shqiperi. E, ne rast se, Mbretnoret do te qendrojne
indiferente atehere Shqiperia eshte e okupuar prej komunisteve".
Pastaj Kolonel Husein Selmani,
ne prezencen e Murat Kaloshit e te Hasan Kaloshit, ju pergjigj Ragip Frasherit
se:
"Ne kemi dhene te gjitha
udhezimet tona, por natyrisht se u shkaktuan disa mosmarreveshje, sipas
programit qe ata kishin ne Jugosllavi. Pothuaj se u percane ne mes tyre dhe nje
pjese mjaft e fuqishme u bashkua me nacional-clirimtaren. Shkak ishte Profesor
Mustafa Gjinishi. Dhe, ai tani u vra. Flitet se eshte vrare prej shokeve te tij
komuniste, sepse nuk ishte dakord me ta. Po, kjo nuk dihet me siguri, qe u vra
porsa mbaroi konferencen ne Diber te Madhe".
Sidoqofte, i tha adjutanti
bashkebiseduesit te tij: "Tani Mehdi Beu e ka ne dore per t'i ndihmuar
ballistet. Se ne Qeverine e formuar ne gjermanet, keni vene edhe njerez te
Ballit dhe Mit'hatin dhe Ali Kelcyren e Faik Cukun, si shefa te Ballit i keni
aty. Pse nuk i ndihmoni me forcat qeveritare si edhe me materiale? Sepse, sic
kemi lajme keni formuar 3-4 batalione shetitese. Keto gjithnje ne bashkepunim me
Ballin Kombetar kujtojne se eshte nje ndihme mjaft e madhe per sa u perket
nacional-clirimtareve. Eshte e vertete se ata ishin te zotet, sepse kane marre
edhe Italine me gjithe materialin e luftes. Dhe sot luftojne krah per krah me
nacional-clirimtaren. Ata paten kurajen qe te okupojne pjeset me te medhaja te
materialit Italian. Ndersa Balli Kombetar nuk ishin aq te forte qe te perfitonin
nga ky material. Tani te vijme persa u perket mbreteroreve, i shpjegoi adjutanti-
sic duket eshte Balli Kombetar fajtor dhe jo mbreteroret. Qe nuk bashkohen per
nje lufte te perbashket ne interesat e pergjithshme te Shqiperise dhe sepse
mbretnoret kur nuk e harrojne "beslidhjen e Mukajt", ku u tradhetuan e
u dogj krejtesisht Burreli dhe 34 katunde ne Mat. Kurse Balli Kombetar nuk
mbajti besen e betimin e bere, por i la te digjen e te derdhin gjak vetes se i
kishte Kominformi. Mbreteroret jane perpjekur pas nje bashkimi vellazeror ne
luften kunder okupatorit. Ndersa, sa u perket reformave keto t'u linin mbasi te
kemi fatin me pa Shqiperine te lire nga okupatoret. Dje, fashizmi, sot nazizmi.
Ky eshte programi i Mbretnoreve, qe eshte i hartuar qysh me qershorin 1939, qe
me cdo sakrifice kane nderuar Kombin dhe kane lartesuar moralin e popullit
brenda. Sic mund t'i dini me kete rast dhe sakrificat qe u zhvilluan ne luften
italo-greke. Qe prej asaj kohe Shqiperia do te ishte e bashkuar, por faji i
kushtohet Qeverise Greke".
Pas ketyre fjaleve shkuam tek
Asaf Xhaxhuli ne Legaten Mbreterore, -kujton adjutanti- per t'i bere nje vizite.
Po ashtu edhe Dr.Ragip Frasheri kishte nje leter per kryetarin e Republikes
Turke Ismet Inonuen prej Mehdi Frasherit. Ai deshironte qe te shkoje pas 2
diteve ne Ankara, por kerkonte qe nderkohe Ministri yne Asaf Xhaxhuli t'i merrte
nje takim me Ministrin e Jashtem Turk ne Ankara Hasan Saken.
Ministri Asaf Xhaxhuli mori ne
telefon Ministrin e P.Jashtme Turk ne Ankara, por doli shefi i Zyres dhe u
pergjigj se zyrtari nuk ndodhej aty. Asafi i kerkoi, "ju lutem sa te vije
Ministri, t'i thoni qe te rezervoje nje audience per Dr.Ragip Frasherin, qe vjen
nga Shqiperia, i cili ka nje leter per Kryetarin e Republikes Excellencen e tij
Ismet Inonue, prej Sh.K. tij Mehdi Frasherit ne Shqiperi". Zyrtari i tha se
brenda dy oreve ju lajmeroj dhe keshtu Ministri Xhaxhuli na ndaloi per dreke,
vazhdon adjutanti.
Me poshte adjutanti kujton
se:" Po bisedonim mbi gjendjen ne Shqiperi, si edhe mbi veprimet, qe kane
mundesi te zhvillohen ne interes te Atdheut, ne lidhje me interesat britanike.
Perndryshe ne nuk ju ndihmojme kunder komunisteve, na kujtonin ata. Se sot sic e
shihni eshte e vertete se grupi Nacional-Clirimtar ndihmohet jo vetem nga Tito
por edhe nga Aleatet. Keto jane zonat e influencave, qe jane te ndara ne mes
Aleateve. Por ne kemi bindjen e plote se kjo qe po zhvillohet ne Shqiperi, po
pergatitet edhe ne Greqi. E ketu anglezet nuk kane per te duruar, sepse lipset
edhe nje fuqi e dyte e forte ne Shqiperi, qe mos t'i mbetet vetem
nacional-clirimtares, krejtesisht ne dore. Por, kur te vije koha, do te behet
nje zgjedhje ne popull".
Ne keto bisedime erdhi Ankara ne
telefon, vijon adjutanti- dhe kerkuan Ministrin Xhaxhulin. Ata i lajmeruan se
Dr.Ragip Frasheri, "pasneser pranohet prej Ministrit ne ora 10 para
dite". Keshtu, Ministri Xhaxhuli i dha edhe nje leter rekomandimi per
Kryeministrin Shyqri Saroxhollu. Pas kesaj une bashke me Ragipin dolem, e shkuam
ne Kadikoj, ne stacionin e trenit. Ai kishte deshire me pa vendet dhe nuk shkoi
me aeroplan. Prandaj u nis menjehere per ne Ankara. Pak me vone adjutanti
shkruan se:
"Ragip Frasheri, u kthye
nga Ankaraja shume i kenaqur. E ka pritur shume mire Ministri Jashtem Turk Hasan
Saka dhe kane biseduar gjate e gjere mbi gjendjen e Shqiperise. Pasi kane
mbaruar bisedimet i kane dhene letren e Mehdi Frasherit per Kryetarin e
Republikes Turke Ismet Inonue. Ata i kane thene se: 'Sot pasdite kane me i
dorezuar letren si edhe do t'i parashtroje gjithe sa me thate mbi Shqiperine. Po,
ju mos u merzisni se do ju kerkoj me ju thene pergjigjen e Presidentit'. Keshtu
kane dale te kenaqur.
Te nesermen, vijon adjutanti, po
ne oren 10 para dite e kane thirrur dhe i kane thene tekstualisht fjalet e
Kryetarit te Republikes Turke Ismet Inonue keshtu: E lexova me shume verejtje
letren e nje patrioti Sh.Mehdi Frasherit, per te cilin kam nje admiracion.
Bashke me te falat e mija i paraqiti Sh.K. tij Mehdi Frasherit, sot per sot keto:
"Kam kuptuar mire gjendjen
ne te cilen ndodhet Shqiperia. Ne, qysh te na vije perdore per interesat
shqiptare nuk do te kursehemi. Do t'i mbrojme. Por, sic e dini edhe ju vete
Turqia nuk eshte ne lufte. Kjo nuk do te thote se: Ne nuk do te interesohemi dhe
kurre nuk kemi per te lene pas dore ceshtjen shqiptare e te popullit shqiptar.
Por, thuaj:
Sot detyra me kryesore per te
miren e Shqiperise eshte qe me cdo sakrifice e me cdo kusht te bashkohen me
nacionalistet shqiptare per ta marre sundimin e vendit ne dore. Dhe, mos me ua
lene komunizmit. Ajo do te jete nje vdekje e Shqiperise, kur te hyje nen
zgjedhen e Kominformit Sllav. Dhe mos shikoni se qysh ju thone anglo-amerikanet,
se ata nuk munden t'ju keshillojne ndryshe. Keto jane vendimet e Tehranit dhe e
atyre u duket nje gje e vogel, por Shqiperia leshohet ne rrezik. Duhet te dini
se, ne Konferencen e Teheranit, Ballkani u la nen influencen e Rusise Sovjetike
dhe kuartieri i pergjithshem per Ballkan eshte nen kryesine e Marshall Titos. Me
kete vendim, keto kane leshuar edhe Greqine, po ne te njejtin rrezik si
Shqiperine. Me ne fund, Grekun mund t'a shpetoje Britania e Madhe sepse ajo ka
interesat e saja detare. Ju te bashkoheni dhe t'i jepni grushtin e vdekjes
komunizmit ne Shqiperi e mos shikoni sepse ju zemerohen aleatet, e ju
keshillojne. Nuk duhet te pengoni nacional-clirimtaren, se per ata sot Shqiperia
e vertete nuk luan ndonje rol, sa luan influenca e Titos. Por, ju shihni
interesat e Shqiperise, e natyrisht se bashku me interesat e Aleateve luftoni te
bashkuar kunder okupatorit. Por, mos lejoni nje fuqi komuniste qe t'ju dominoje".
Keto ishin fjalet e Dr.Ragip
Frasherit, qe na solli nga Ankaraja. Dhe, tani po bisedojme mbi menyren se si ka
mundesi qe te kemi nje bashkim Mbreteror me Ballin Kombetar. Duke formuar nje
besim ne mes tyre, me nje qender dirigjuese te perbashket, e me nje program
bashkepunimi, si sot po ashtu ne te ardhmen.
Dr.Ragip Frasheri, na u pergjigj
se:"Gjermanet nuk na perzihen ne administraten e brendshme. Ne leshojme
pasaporta vete, po te deshironi per te derguar ndonje person ne Shqiperi, qe te
keshillojne Mbretnoret. Se une me Abas Kupin e Jusuf Selmanin dhe me Sul Kurtin,
jam takuar shpesh here. Por ata pa udhezimet e ketushme nuk bejne asgje, se edhe
ata vete tani e shohin se edhe ata qe kishin miq si Myslim Pezen, Haxhi Lleshin,
Spiro Moisin e Faik Shefin, pas vrasjes te Profesor Gjinishit, nuk kane me ate
miqesi e besim ne ta. Persa i perket nje akordi me Ballin Kombetar, kete e
marrim persiper ne, qe eksponentet e Ballit, sinqerisht te bashkepunojne me
Mbretnoret, pa asnje ndryshim tendence, derisa te vije koha qe populli te jete i
lire e te shfaqe lirisht vullnetin e tij, persa i perket reformes te Shqiperise
ne te ardhmen. Sot, duhet me nje kuartier te perbashket te bashkojne forcat e te
luftojne Kominformin, qe nuk pajtohet me ideologjine e vendit tone. Dhe, kjo
duhet sa me shpejt se koha po kalon",- tha Dr.Ragip Frasheri duke sjelle
porosine e Mehdi Frasherit.
Kolonel Husein Selmani, ne
prezencen e Ministrit Asaf Xhaxhulit dhe te Murat Kaloshit e te Haxhi Xhilages,
ju pergjigj keshtu:
"S'ka dyshim mbi ndjenjat
patriotike te Mehdi Beut. I gjithe mendimi i tij eshte me plot vend dhe eshte e
vertete se po ne ate menyre, sot ekziston vendi yne. Por, mos harroni se e
gjitha kjo katastrofe erdhi per heren e pare nga agjentet e Kominformit
Ruso-Jugosllav. Ata gjeten fole ne nje organizate me te organizuar te
Nacional-clirimtares, ku aty ne gjinine hyri dhe nje grup komunistash. Ishin
mjaft te stervitur e te vendosur deri ne fund pa komplimente dhe ata ju shtruan
cdo sakrifice. Aq sa munden te fusin ne kuartierin e tyre organizatoret e
Kominformit Sllav. Me vone, ata kane lidhur edhe nje traktat ne Bihore me
Kominformin jugosllav si aleate. Kjo duke perfituar si ne propagande po ashtu
edhe ne materiale si armatim, veshmbathje, ushqime e deri ne medikamente. Ata ju
shtruan nje disipline te forte dhe organizuan konferenca e trakte te parreshtuna
e tjere. Kurse kundrejt ketyre, me vone na del Balli Kombetar me nje program ne
vete. Po ashtu ky nuk pajtoi aspak me ate qe ushqenin e luftonin Mbretnoret
kunder okupatorit. Keto e tronditen edhe me teper bashkimin kombetar. Mbretnoret,
sic ju permendem, qysh ne Qershorin 1939 ishin me nje program lufte kunder
armikut fashist qe na ka okupuar vendin te bashkuar. Dhe, sa i perket nje te
ardhme, populli shqiptar sic ka deklaruar vete Mbreti Zog me mesazhin e Tij, kjo
do t'i lihet popullit ta zgjedhe me vullnetin e vet. Ne fakt, kjo nuk u perfill
nga ballistet. E dyta, pabesia qe u be ne Beselidhjen e Mukajt, kjo qe ka
zemeruar dhe ka formuar nje mosbesim ne masen mbretnore. Jo per t'u justifikuar,
por mbi keto lipset te jipen prova. Kjo, sepse sot ballistet jane te pergjakur
me nacional-clirimtaren, kurse mbretnoret jane akoma asnjanes e po presin. Tani,
ne keto kohet e fundit, nje pjese e madhe prej kuislingeve, te ashtuquajtur
"Qeveri e Fashizmit", jane grumbulluar ne Orosh, tek Kapidan Gjon
Markagjoni. Ata jane Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Kol Mirakaj etj. Ata kane
kerkuar te pranohen ne keshillin Mbretnor, por akoma nuk i kane pranuar. Kujtoj
qe nuk do te pranohen, prandaj mundohen te formojne edhe ata nje parti me vete.
Ju mbasi e pasket ne dore te leshoni pasaporta, kujtoj qe do te jete shume e
favorshme, qe Murat Kaloshi, Haxhi Xhilaga, Rexhep Radomira, te hyjne ne
Shqiperi se eshte nje force e madhe. Por, keto natyrisht se vijne dhe jane me
nje program te njejte qe sot ka Keshilli Mbretnor ne Shqiperi. Kjo sipas
vendimit te Kongresit te Herraj, ku keni qene edhe ju vete aty", perfundoi
adjutanti.
Me keto bisedime ne mbetem
dakord me Dr.Ragip Frasherin, vijon adjutanti. Dhe, ai po sa te arrije ne Tirane
do te bisedoje me Sh.T.Mehdi Frasherin. Me kete rast ka per te derguar urgjent
keto tre pasaporta te Murat Kaloshit, Haxhi Xhillages e Rexhep Radomires ne baze
te ciles u bisedua. Natyrisht, keta kane per te pasur me vete edhe nje udhezim
program prej Madherise se Tij Mbretit Zog, si per vete po ashtu per te gjithe
Mbretnoret. Kameronit i dhashe raportin per te derguar ne Londer me posten e
posacme, per Mbretin Zog. Duhet thene se gjithmone si telegramet shifer ashtu
dhe raportet i dergonim me anen e misionit Britanik. Ketu Ragipi u nis per
Tirane dhe e percollem deri ne Sekerxhi ne tren. Ai shkoi i kenaqur dhe qendroi
mese dy jave ne Stamboll e Ankara.
Istanbul 10 korrik 1944
Per kete dite adjutanti, kolonel
Husein Selmanit, ne kroniken e tij kujton se: Madheria e Tij Mbreti Zog I me
dergoi nje leter udhezimesh ne Legaten Shqiptare Istanbul. Letra eshte kjo:
I dashuri kolonel. Jam i kenaqur
prej raportit tuaj qe me dergoni me 1 Maj 1944. Duhet me shpesh te me dergoni
raporte mbi gjendjen ne Atdheun tone. Tani per tani nuk e shoh te arsyeshme t'ju
dergoj letra per njerezit tane. Veprimet tona duhet te kordinohen me ato te
Qeverise Britanike. Prandaj pa qene te marrur vesh me Qeverine Britanike nuk
mund te japim udhezime te tjera, perpos atyre qe ju kemi dhene me pare. Mbasi
nuk duam te jemi nje pengese per planet e komandes Supreme Aleate. Qeverise
Britanike ja kemi bere me kohe gjithe propozimet e duhura. Por, deri sot s'kemi
marre ndonje pergjigje pozitive. Natyrisht aspiratat e Fqinjeve tane e bejne
Qeverine e ketushme te mos i japin edhe ceshtjes Shqiptare zgjidhjen e plote qe
meriton. Por, duhet te kemi besim ne drejtesine e Britanise se Madhe per kombet
e vegjel. Te cilet ne kohen e volitshme do ta tregojne edhe kundrejt nesh.
Por tani duhet te vazhdohen
lidhjet me te gjithe fuqite tona, te cilat duhet te jene te gatshme per veprim
ne castin e duhur. Duhet te behet bashkimi i pergjithshem pa perjashtuar askend.
Dhe, pa perjashtuar as ata qe kane bere atentate kunder meje. Perjashtohen vetem
ata, te cilet per interesin e tyre personal bashkohen me armikun.
Kjo eshte porosia ime, porosi e
cila frymezohet prej interesit kombetar. Po te sigurohet bashkimi si ai i
Prizrenit dhe i Lushnjes, shpresoj se te gjitha punet do te rregullohen. Me kaq
ju dergoj te falat e mia te perzemerta.
London Palmoor - 7 - Korrik -
1944 ZOG I
"Sic urdheron, vazhdon
adjutanti- dhe Madheria e Tij Mbreti, qe eshte teper e nevojshme nje bashkim i
mbare shqiptareve per interesin e Atdheut. Po, nuk arrihet dhe sidomos tani qe
jane shpikur grindje te pa pajtueshme ne mes te grupeve te ndryshem. Po ashtu
ekziston edhe propaganda e dirigjenteve te huaj".
Komanda Britanike ne Mesdhe,
shkruhet ne kroniken qe botojme,- na mban gjithnje me fjale po pa asnje rezultat.
Kjo, sic shihet, ka deshire qe ne te hyjme ne Shqiperi, por trembet nga protesta
qe u behen prej komunisteve. Ata nuk e pranojne shkuarjen e kolonel Husein
Selmanit ne Shqiperi, se eshte e vertete per komunistet, qe ajo eshte nje
pengese e madhe. Faktet na tregojne haptas se Ballkani mbetet si zone e Rusise
Sovjetike. Fati i keq i yni eshte qe edhe ne u kompozuam po ne ate zone dhe
patem nje shprese ne premtimet e Ragip Frasherit por fatkeqesisht nuk u be asgje.
Istanbul 20 shtator 1944
Kolonel Husein Selmani merr nje
raport urgjent nga qendrat mbreterore ne Shqiperi, ku i deklarojne:
"Sot Shqiperia eshte
komplet ne anarshi. Vellavrasja midis Ballit Kombetar e nacional-clirimtares
eshte ne kulm. Ka vrasje, djegie, masakrime aq te medhaja, sa nuk te merr mendja.
Kete anarshi edhe historia nuk e pershkruan me notat e duhura kete fatkeqesi.
Mbretnoret jane ne lufte kunder
okupatorit gjerman. Kudo zhvillohen ndeshje ne Mat, Kruje, Diber, Lume e vende
te tjera. Eshte e vetmja fuqi sot, qe po lufton okupatorin gjerman, ndersa
grupet e tjera luftojne njeri tjetrin. Fatkeqesisht, sakrificat e pergjakshme te
Mbretnoreve kunder armikut te perbashket nuk njihet prej aleateve. Megjithese e
dine mire dhe jane ne dijeni misioneret britanike qe ndodhen perbri tyre.
Eshte krejt e sigurte, se
pushtetin po e merr ne dore nacional-clirimtarja d.m.th. komunistet te
Kominformit ruso-jugosllave. Pasi keta tani kane nje fuqi te organizuar prej
ermeneve dhe italianeve, me material modern. Ata, gjithashtu, ndihmohen nga
aleatet me gje dhe tani mori formen haptazi dhe u zbuluar.
Agjentet e Kominformit jugosllav
dhe rus kane mbledhur kreret e Nacional-Clirimtares ne Permet dhe tani pas
vrasjes te Profesor Mustafa Gjinishit, Myslim Pezen, Haxhi Lleshin, Baba Fajen
dhe Faik Shehun e Spiro Moisin i zhveshen nga fuqite e tyre. Keta zoteronin
fuqite me te medhaja te nacional-clirimtares, duke vene forcat e tyre nen Dalip
Ndrene, Mehmet Bajraktarin, Mehmet Shehin, Gjin Markun e Tahir Kaderen, Husen
Stafen, Hulusi Spahine e te tjere. Te gjithe ishin me tendenca komunista.
Ndersa: 1-Ymer Nishanin, 2-Enver
Hoxhen, 3-Sejfulla Maleshoven, 4-Koci Xoxen, 5-Myslim Pezen, 6-Haxhi Lleshin,
7-Baba Fajen, 8-Bedri Spahine, 9-Mendar Shtyllen, 10-Ramadan Citakun, 11-Karaman
Yllin, 12-Hysni Kapon, keta bashke me agjentet ruso-jugosllave u mblodhen ne
Permet, dhe aty kane deklaruar formimin e Qeverise Shqiptare Komuniste. Jemi
krejt te lajmeruar se kete Qeveri e njohen edhe aleatet.
Ne kete kongres thuhet se kane
marre pjese edhe misioneret britanike, ku posa mori fund kongresi dhe u shpall
Qeveria Komuniste Shqiptare eshte derguar nje delegacion ne Komanden e Aleateve
ne Palermo, nen kryesine e Bedri Spahiut. Dhe, keshtu aleatet anglo-amerikane e
njohen, kurse ruset e kishin pergatitur vete. Tani keta funksionojne dhe derdhin
shpallje si qeveri. Tani, po pergatiten me thirre nje kongres ne Berat se Balli
Kombetar eshte terhequr krejtesisht nga jugu ne veri. Tani, me pjesa e jugut,
administrohet nga komunistet dhe tani edhe ne ndodhemi ne parkun e shkaterrimit
kryekeput. Cdo kush ka humbur vullnetin, sa dirigjuesit tane nuk duken me
asgjekundi. I gjithe faji eshte qe nuk erdhet ju vete ketu. Keshtu, me qene sot
kete Qeveri e formonim ne e jo komunistet, me ndihmen e shokeve tane. Tani nuk
ka shprese me, vetem ne eshte ndonje mrekulli".
Stamboll 15 tetor 1944
Ne kongresin, qe mblodhi
nacional-clirimtarja ne Berat, u votua edhe per Qeverine e formuar ne Permet.
Ishin keto misa, sic po i shenojme poshte, thote kolonel Selmani:
Kongresi komunist ne Berat
1-Ymer Nishani Kryetar
Presidiumit
2-Enver Hoxha Kryeminister e
Komandant
3-Koci Xoxe Minister i Brendshem
4-Karaman Ylli Minister i
Jashtem
5-Mendar Shtylla Minister i
Financave
6-Sejfulla Maleshova Minister i
Botores
7-Myslim Peza Nenkryeminister
Dispozicion
8-Haxhi Lleshi Minister i
Ekonomise
9-Baba Faja Dispozicion i
Presidiumit
10-Bedri Spahija Minister i
Arsimit
11-Ramadan Citaku Minister i
Drejtesise
Tani, keta te njohur prej te
gjithe aleateve, pas kongresit te Beratit i leshuan thirrje mbare popullit ne
emer si Qeveri dhe me qender ne Berat.
"Lufta behet ne rrethet e
Tiranes, si edhe brenda ne Tirane, kujton adjutanti- komunistet me gjermanet.
Komunistet jane te ndihmuar prej aviacionit Aleat, ne rrethimin e Tiranes.
Komandantet komuniste jane: Dali Ndreu, Gjin Marku, Tahir Kadareja, Mehmet Shehu,
Beqir Balluku, Beqir Minxhozi, Kadri Hoxha, Federik Ndoci. Por, brenda ne Tirane
jane vetem dy kompani gjermane. Ata kane tre tanke te vegjel dhe artilerie, dhe
kur gjermaneve po u vinte nje fuqi ndihmuese prej Elbasani, duke kaluar Krraben
pa rene ne Erzen, u bombarduan shume rende prej nje aviacioni Aleat. Saqe ata u
shkaterruan fare. Nga kjo fuqi, komuniste shqiptare bashke me ate jugosllave,
ermene dhe italiane, perfituan dhe paten mundesi te futen brenda ne qytet.
Ndersa, te dy kompanite gjermane nuk u dorezuan por moren drejtimin per Shkoder.
Balli Kombetar, eshte terhequr nga Shkodra. Nuk diktohet asnje rezistence.
Flitet se Mithat Frasheri, me shtabin e partise se vet, kane zene nje barke ne
Shengjin dhe jane nisur per Itali. Pjesa tjeter balliste eshte se disa jane
grumbulluar ne Shkoder, disa ne male. Nuk kane ndonje program dhe akoma ne
Shkoder e Prizren jane disa forca gjermane, por gjithnje duke u terhequr".
Duke iu kthyer situates se
legalisteve, adjutanti pershkruan se:
"Mbretnoret nuk kane nje
organizim te prere. Ata nuk kuptohen njeri me tjetrin. Nje pjese e madhe
deshirojne te grumbullohen ne Mat e Lure. Ketu per nje kohe nuk kane mundesi qe
komunistet t'i shkaterrojne se edhe komunistet nuk ju pelqen qe te pergjaken e
te armiqesohen me Mbretnoret, se ju kushton rende. Por, ne nuk jemi dakord njeri
me tjetrin dhe keshilli yne nuk duhet gjithe keto koherat e fundit. Vetem se ne
Mat jane grumbulluar me teper se 500 oficere dhe shume nga patriotet nuk dine se
cfare te bejne. Miqte tane, tani ne gjinine komuniste, mundohen qe ne te
qendrojme indiferente po kush ju beson. Sikur te kishte qene gjalle Profesor
Mustafa Gjinishi, do t' besonim, per nje Qeveri te koalicionit. Por edhe te
ishte aty gjalle nuk do t'i zhvishte Myslimin, as Haxhine, por keto do te kishin
fuqine me te madhe ne dore. Keta do te luanin nje rol te madh dhe me perkrahjen
tone, por tani keto nuk kane me fuqi. E, nuk ju besojme, jo per gje tjeter, por
thjesht nuk i pyesin. E gjithe fuqia eshte ne dore te Enver Hoxhes dhe Koci
Xoxes. Askush tjeter duket se nuk ka gje ne dore. Tani na lajmerojne se edhe
Major Abas Kupi me 4 vete ka marre nje barke ne Shellinze, dhe eshte nisur per
Itali. Po, nuk dihet gje e vertete akoma. Tani gjendja sic ua shpjeguam ndodhemi
me nje atmosfere te kritikshme saqe nuk dime se cfare te bejme. Eshte teper vone
e per ndonje udhezim prej jush. Ne po te kemi nje shprese ndryshimi te kesaj
situate, ne per 5-6 muaj mbahemi ne Mat e Lure.
Kapiten Gjon Markagjoni eshte ne
Shkoder i bashkuar me nje pjese te madhe mbretenoresh. Ai ka deklaruar, qe te
bejne qendrese ne Shkoder dhe ne nje bisedim qe qenka mbajtur ne Shkoder u ndoq
ne Lure, Mat, Mirdite. Sot ne Shkoder forcat shqiptare kapin afer (6000) vete
dhe jane te perzier prej te gjithe grupeve. Ketu u be nje fuqi e bashkuar,- na
thote kapiteni- per te luftuar vellazerisht.
Ne ju pergjigjem se:" Jemi
dakord me cdo sakrifice morale dhe materiale. Qendroni se ne keta vetem nuk i
leshojme ne asnje menyre".
Tirane 26 nendor 1944
Tirana eshte krejtesisht ne dore
te nacional-clirimtares, shkruan i desheruar adjutanti. Por, duhet thene se
vendet e veriut dhe disa pjese te Shqiperise se Mesme akoma jane ne duart e
Mbretnoreve dhe zoterojne forca te mira. Por, ata po u genjyen kurrsesi nuk
donin te pergjaknin njeri tjetrin. Gjithashtu, nje pjese e nacional-clirimtares,
qe pretendonin se jane nacionaliste si Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Faik Shehi,
Spiro Moisi, Shefqet Benja duket se mbeten miq te ngushte me Mbretnoret. Keta
zhvillonin nje propagande, per nje Qeveri te koalicionit me Mbretnoret. Kuptohet
bashke deri sa te behen zgjedhjet ne popull. Keshtu, pothuaj se mbeten ne besim.
Keta u genjyen prej ketyre miqve,
qe kishin bashkepunuar qysh me 1939. Ata ishin se bashku dhe te bashkuar me nje
program te perbashket. Gjithashtu, edhe ne koherat e fundit ne Shqiperi keto me
sigurimin me te madh e gjithin ne Mat. Dhe, kur nuk besonin t'i genjejne dhe
bile si tradheti. Ne besimin e tyre, ata ndaluan nje vellavrasje mes mbretnoreve
e nacional-clirimtares. Te paret qe rane viktime ne besimin e tyre ishin Jusuf
Selmani, Sul Kurti, Major Murat Basha, Major Jahja, bashke me 400 oficere. Po
ashtu edhe shume nga Paresia e vendit shkuan si viktima.
Sa per Fiqiri Dinen dhe Hysni
Demen me nje pjese te madhe qe nuk u dorezuan, puna ishte se ata ishin duke
pritur se cdo te perfundonte nga rezultati i te pareve. Por, keta te paret
shkuan viktime, se sic u pa ata nuk kishin qellim per te formuar nje qeveri te
koalicionit, por nje qeveri komuniste nen Kominformin Ruso-jugosllav. Keshtu
pothuaj e gjithe forca mbreterore u shpartalluan pa nje program dhe pa asnje
dobi ne male. Ata mbeten te vecuar, dhe pesuan vuajtje te medhaja ne male, ne
dimer. Populli ishte shume i torturuar dhe frikesohej, por per legalistet ishte
bere e pamundur qendrimi ne male. Po ashtu Muharrem Bajraktari dhe ka pas deme
te medhaja, perfundon ne kete serial rrefimin e tij, njeriu i Mbretit Zog i I.
Hyrja e komunisteve ne Tirane
Fuqite Aleate dergojne
perfaqesuesit e tyre
Ekzekutimi i legalisteve
Fillimi i Mergates shqiptare
Memorandumi i Mbretit derguar
Fuqive te Medha
Eshte dita e 29 nentorit te
vitit 1944. Gjermanet jane terhequr nga Shqiperia duke shenuar clirimin e
vendit. Nderkohe, gjendja e luftetareve nacionaliste shqiptare eshte e
mjerueshme. Kane dale edhe ne Greqi, nje shumice e madhe prej 600 e disa vete
dhe shume vazhdojne duke kaluar ne Itali e Jugosllavi. Nje sasi e madhe ka dale
edhe ne Austri, prej atyre qe ishin grumbulluar ne Shkoder, kujton adjutanti.
Ata kaluan ne Austri dhe prej andej ne Itali. Eshte koha kur Fuqite e Medha
behen skeptike ndaj komunisteve dhe "filluan te prishen me qeverine
komuniste te Tiranes se tani e kuptuan se ata dirigjohen nga Kominformi dhe jane
kunder kapitalizmit". Ata nuk i lejojne qe shetisin ku ata deshirojne,
pohon Koloneli. "Dhe, kane pothuaj si nen kontroll gjithkund. As popullin
nuk e lene qe te marre kontakt me ta. Nje, prej popullit qe te marre kontakt me
anglo-amerikanet menjehere e zhdukin". Zogu kerkon informacion per gjendjen
e keqe te njerezve te tij, qe jane shperndare ne malet e Shqiperise. Nderkohe
nga ana diplomatike, e ka te veshtire qe te riparoje. Tani i duhet vetem qe te
prese. Me kete rast, ai i dergon nje memorandum Fuqive te Medha: Shteteve te
Bashkuara te Amerikes; Britanise se Madhe; Rusise Sovjetike dhe pervec ketyre
dhe te gjithe Shteteve, qe merrnin pjese perbri Aleateve ne lufte. Madje, ju
dergua edhe kolonive per te protestuar
23/02/2003
Vellavrasja
ne Luften e Madhe
Ashtu si pritej ne Luften e Dyte
Boterore, ashtu edhe ka ndodhur menjehere. Shumica e shqiptareve, te shperndare
ne tre grupime, nuk ngurrojne qe t'i ngrene barrikade njeri-tjetrit. Ardhja e
Qeverise se Regjences do te veshtiresoje edhe me tej punen, teksa Xhaver Deva me
2000 kosovare ushtrojne presion ndaj shqiptareve. Eshte viti 1944 dhe Shqiperia
perballet me nje nga situatat me te veshtira te saj. Komunistet luftojne
egersisht ballistet. Keta te fundit, mundohen me te gjithe forcat dhe aksesin qe
kane, qe te gjuajne komunistet. Legalistet mbeten disi periferike pas mungeses e
forcave dhe me teper mbeshtetjes se huaj. Cuditerisht britaniket nuk i
mbeshtetin si duhet legalistet. Packa, se Mbreti ne Londer perpiqet, te pakten
sipas informacionit, qe te beje pune maksimale, per njohjen e njerezve te tij.
Paradoksalisht, nuk duhet harruar se britaniket ne Shqiperi, jane shume me
komode tek Abaz Kupi, legjenda e Legalitetit. Kjo eshte aq e vertete, sa vete te
derguarit e aleateve behen medyshes, kur e lene ne meshire te fatit ne fund te
vitti 1944, Abaz Kupin. Eshte koha kur komunistet kane fituar gjithshka.
Kupi nuk trishtohet dhe me shume
se harrimi, ate e vret mendimi, qe i duhet ne nje mase te madhe, ai dhe njerezit
e tij duhen qe te ruhen nga vellavrasja. Ne te gjithe vendin, ka shume raste te
tilla, por qe kalimi i kohes i fshehu duke i mbrojtur me idene e spastrimit nga
armiqte.
Ne kujtimet e sotme te mbretit
Zog, te dhena permes perjetimeve, dhe informacionit qe ka grumbulluar adjutanti
i tij, nje gje eshte e vertete. Shqiptaret duken se mbi Shqiperine, perballe
fashizmit, u duhet qe te zgjidhin hesapet me njeri-tjetrin. Eshte shfaqur gati
si pa u ndjere lufta e llojit, qe pak vite me vone do te kthehej ne "Luften
e Klasave". Lufta, qe do te rrallonte frikshem kokat e shqiptareve. B.an
Pushtimin e Shqiperise nga
nazistet
Mbreti Zog tregon formimin e
Legalitetit dhe krijimin e Qeverise se Regjences
Ikja e Italise e ka lene
Shqiperine ne udhekryq. Italianet plackiten dhe u duhet qe te ruhen nga zemerimi
i madh i gjermaneve. Ballistet luftojne egersisht me Komunistet, ndersa
Legalistet duken se nuk orientohen ne kete vellavrasje. Gjermania pushton
Shqiperine dhe komunistet duken se jane grupimi me i fuqishem ne vend. Ata
furnizohen me arme dhe duket se jane te vendosur per te luftuar pervec
gjermaneve dhe grupimet e tjera. Ne Tirane krijohet Qeveria e Regjences, ku
Mehdi Frasheri eshte Kryetar i Regjences dhe Pater Anton Harapi, Fuat Dibra dhe
Lef Nosi jane thjesht anetare. Qeveria e kesaj kohe drejtohet nga Rexhep
Mitrovica. Ne perberje jane edhe anetare me te kaluar, qe kane pasur lidhje me
Mbretin. Shfaqet Xhaver Deva, qe me 2000 kosovaret e tij, ben masaker ndaj
shqiptareve. Nderkaq, ne vend te tjera te Shqiperise luftohet ne te gjitha anet
dhe vrasja e pabese e Mustafa Gjinishit tregon luften e madhe, qe behet brenda
komunisteve. Legalistet jane te zhgenjyer dhe me miqte e tyre britaniket
Shtypi gjerman 8.VIII.1943
Adjutanti ben nje paraqitje te
situates, qe vezhgohet ne Evrope ne kete date.
"Gjermania tregon nje
qetesi mbi gjendjen e Italise. Dhe, nderhyrjen e quan si pune te brendshme. Ajo
beson se Italia di ta vazhdoje luften. I jep shume rendesi bombardimit, qe po
bejne Aleatet. Sipas 'Radio Moskes' thuhet se shqiptaret sulmojne ne rrethin e
Korces si edhe ne rrethet e Tiranes italianet. Dhe, pervec kesaj edhe kane prere
shume rruge.
Stamboll, 29 gusht 1943
Kolonel Husein Selmani, per kete
date referon se: ka marre nje raport urgjent nga Shqiperia, ku e lajmerojne:
"Renia e Musolinit ka
prodhuar nje kenaqesi ne gjithe Shqiperine. Vetem se ekziston nje frike se mos
po behet shesh lufte vendi yne, meqe te gjitha vendet strategjike i kane marre
gjermanet ne dore. Ketu perfshihen bregdetet dhe vendet e tjera. Ata jane shume
te egersuar kundrejt ushtrise italiane ne Shqiperi. Italianet, nga ana e tyre,
ne Shqiperi e kane humbur te gjithe shpresen dhe e dine se lufta eshte e humbur
qind per qind. Por, kane shume frike prej gjermaneve te cilet jane shume te
forte dhe kryelarte. Ne shume vende kane filluar t'i carmatosin, por nje pjese e
italianeve kane filluar te bashkepunojne me nacional-clirimtaren. Porsa u dha
lajmi i renies dhe burgosjes te Benito Musolinit, Gjeneral Pariani dhe Ekrem
Libohova, iken ne Itali. Dhe, pritet qe Ekrem Libohova te kthehet, por gjeneral
Pariani nuk vjen me ne Shqiperi. Qeverine kurrkush nuk e pranon me ta formoje.
Tani ne Shqiperi ndodh nje anarshi komplet. Dhe, sidomos ne keto koherat e
fundit, vellavrasja ka hyre ne mase te gjere ne mes ballistave me
nacional-clirimtaren. Po ashtu jane edhe disa reparte te Qeverise kunder
komunisteve. Kjo pergjakje tani eshte marre si nder dhe burra, gra e femi jane
vrare. Po ashtu ka dhe djegie shtepish, e te tjera, saqe nuk e kupton i pari te
dytin. E pacin me qafe vendin misioneret e huaj.
Nacional-Clirimtarja ka marre
hov te madh. Ajo ka te gjitha perkrahjet jo vetem prej Titos, por prej gjithe
aleateve. Ajo po furnizohet me te gjitha mjetet e nevojshme dhe keto
konsiderohen si fuqi prane Aleateve. Zyrtarisht dhe tani kane marre fuqi te
madhe dhe tani ata kane shume ermene, qe ishin rob lufte. Dhe, nje pjese e madhe
italianesh, jane bashkuar me ta me gjithe materiale te luftes. Tani, ata kane
perhapur se Nacional-Clirimtarja ka bere nje traktat me Titon ne Bihore si
aleate. Po kete e verteton si radio e Londres dhe ajo e Mesdheut, qe ata qe
luftojne Nacional-clirimtaren konsiderohen armiq te Aleateve e te tjera.
Mbretnoret nuk kane asnje
perkrahje prej Aleateve. Megjitheqe kemi 3 misionere britanike dhe mjaft burra
te mire, ata nuk na sjellin asnje dobi dhe as shprese. Megjithese ne u bindemi
dhe i sigurojme, qe mos te pesojne asgje te keqe. Ata flasin se jane miq te
Mbretit Zog, por ne deri sa te vini ju ketu nuk dime se cfare te bejme. Zaten,
ketu ne mes nesh eshte humbur dhe besimi.
Ne po presim vendimet e shokeve,
nder vendet e ndryshme dhe sidomos ata te Tiranes, Rauf Ficos, Vuciternes, Teki
Selenices e Omer Beshirit. Me keta eshte ne lidhje te ngushte Gaqi Goga, qe ai
eshte pothuaj personi me aktiv i yni, per me pagezu Mbretnoret me nje emer
partie. Gaqi eshte edhe me disa te tjere ne Shkoder e ne Jug, me anen e Qemal
Shtines".
Stamboll 7 tetor 1943
Kapitullimi i Italise, Shqiperia
u okupua prej gjermaneve
Ja si eshte pritur kjo dite tek
monarkistet shqiptare. "Tani rikrijimi i situates ne Shqiperi nga okupimi i
gjermaneve ka per t'u keqesuar edhe me teper, se do t'ju bijme gjermaneve, ashtu
si edhe italianeve. Keta kane me sjelle deme te medhaja.
Gjithe ushtria italiane ne
Ballkan u carmatos prej gjermaneve, pervec nje pjese qe u arratisen dhe u
bashkuam me nacional-clirimtaren. I gjithe materiali italian eshte plackitur dhe
me teper nga kjo kane perfituar nacional-clirimtarja.
Tirane 28 tetor 1943
Gjermanet formuan nje Regjence
ne Shqiperi
Formimi i Regjences dhe i
Qeverise, nen okupimin gjerman ne Shqiperi, eshte bere prej personave, qe po i
shenojme ketu poshte. Akoma programin e tyre nuk e dime, por natyrisht ata kane
ndjekur interesat e gjermaneve.
Regjenca eshte
1-Mehdi Frasheri Kryetar i
Regjences
2-Pater Arapi Antare i Regjences
3-Fuat Dibra Antare i Regjences
4-Lef Nosi Antare i Regjences
Qeveria eshte e perbere prej
ketyre personave
1-Rexhep Mitrovica Kryeminister
i Qeverise
2-Xhafer Deva Minister i
Brendshem
3- Musa Gjulbagu Minister i
Botores
4-Koco Muka Minister i Arsimit
5-Vehbi Frasheri Minister i
Jashtem
6-Rrok Gera Minister i Finances
7-Kol Tromara Minister i
Bujqesise
8-Ago Agaj Minister i Tregetise
9-Kolonel Preng Pervizi
Komandant i Mbrojtjes
Adjutanti kujton nje leter qe i
vjen nga Shqiperia: Mehdi Frasheri, porsa mori detyren si kryetar Regjent u
drejtoi nje fjalim te tij ku fton te gjithe grupet dhe popullin mbare per nje
bashkim dhe nje marreveshje vellazerore ne mes tyre. Por, askush nuk ju pergjigj
kesaj thirrje, pervec atyre te Ballit Kombetar, se ata kishin 2 vete antare ne
Qeverine e tij. Keshtu perpjekjet e Mehdi Frasherit nuk u realizuan. Vellavrasja
ka arritur kulmin dhe ka pasur masakra te papershkruara. Balli Kombetar ishte i
perkrahur nga kjo Qeveri me mjete, si edhe kishte formuar 3 batalione shetitese,
qe ndjekin komunistet. Po ashtu Xhafer Deva kishte sjelle 2000 kosovare, e
luftojne ne cdo vend kunder Nacional-clirimtares. Kjo vellavrasje hyri edhe ne
Diber, por gjithkund Nacional-clirimtarja eshte me superiore, me organizatoret
jugosllave.
Ja si vazhdon letra me poshte:"Ketu
kishim Mustafa Gjinishin, i cili na tha se prape ne partine Nacional-clirimtare
paska ardhur nje mision britanik. Aty eshte nje gjeneral Davis Ingliz, me sa te
tjere, por nen urdherat e agjenteve te Kominformit Ruso-Jugosllav. Ata ju
sjellin me shumice armatime, vesh-mbathje, barna e te tjera, ushqime dhe keto
tre miqte qe jane tek ne, jane mjaft burra te mire, por duket se edhe keta bejne
po ate detyre. Mundet qe jashte deshires tyre".
"Mungesa juaj ketu,-i
shkruhet adjutantit- na ka shkaterruar krejt saqe nuk dime se cfare te bejme.
Dikush na thote nje fjale, e dikush nje tjeter, e gjithe porosia e te huajve,
eshte me mos pengu nacional-clirimtaren, d.m.th. se e gjithe sakrifica jone
shkon per ata, porosite qe ju na keni dhene po mundohemi t'i zbatojme, por ketu
ndryshon gjendja dite per dite.
Ne keto koherat e fundit kishim
disa lajme qe ju do te vinit sa me pare me anen e miqve. Por, tani degjojme te
nacional-clirimtares se jeni te ndaluar, se gjoja edhe ky misioni yne qe kemi
nuk eshte ne favor qe ju te vini ketu, e kjo na ka demoralizuar shume. Pas ketij
lajmi nuk I kemi besuar fjalet qe na thonin se jemi per nate ne kontakt me N.M.
Tij Mbretin Zog. Se ndalimi juaj nuk pajtohet me keta lajka te ketyre. Nje dite
u propozuam miqve, se deshirojme te na sjellin kolonel Husein Selmanin ketu.
Keta na paten genjyer se per se shpejti ka me ardhe.
Ne po ju presim me padurim.
Vetem duhet ta dini se mos-ardhja juaj shpejt, do te beje qe ne te jemi te
shkaterruar. Se ketu cdo dite happen propaganda te ndryshme, dhe ju sigurojme se
me gjitheqe nuk jemi te organizuar, nga se nuk kuptohemi njeri me tjetrin,
sejcili ben sipas qejfit te vet. Gjithashtu, nuk kemi pasur asnje perkrahje prej
askujt jo materiale por as morale. Me ju ne krye shume shpejt do te jemi
superior me te tjeret, ne cdo pikepamje.
Nacional-clirimtarja, tani ne
keto koherat e fundit, pas lajmit qe Aleatet kane shkarkuar ne disa ishuj te
Italise dhe qendra e tyre me Gjeneral Devisin ka hyre ne kontakt me Komanden e
Mesdheut, gjithashtu kane derguar nje delegacion tek Marshal Tito. Me kete
delegacion kane shkuar edhe J.Tempua per instruksione te fundit. Sic duket nuk
kane besim ne Profesor Mustafa Gjinishin, si komisar politik i
Nacional-clirimtares. Ky kundershtohet nga Grupi komunist e natyrisht tani keta
jane me te forte se organizatoret ruso-jugosllave. Ata kane besimin e
komunisteve sa u perket Myslim Pezes, Haxhi Lleshit, Profesor Gjinishit, Faik
Shehit dhe Spiro Moisiut e Baba Fajes. Keta i genjejne por Mustafa Gjinishi nuk
genjehet. Ai eshte me i zoti dhe me oratori ne te gjithe te tjeret. Dhe kete ka
posibilitet ta zhdukin.
Ju presim e mire se te na vini
me plot bindje e qafime: Sa ju thame mos i harroni. Rrofte Mbreti!
Sul Kurti, Jusuf Selmani, Dyle
Allani, Jusuf Cela, Selman Mena, Major Murat Basha, Hafus Hasa, Fadil Allamani,
Bajram Sata, Beqir Dervishi, Ahmet Perhati, Jashar Lela, Hasan Kalija, Bilal
Kola, Xhemal Vata. Ali Kaleci, Halil Keta, Hysen Sula, Mehdi Kaca, Rahman Hysa e
te tjere.
Presim me duar hapur nate e dite
t'ju shohim.
Vike 3 Shtator 1943 Nderimet e
mija Gafurri
Mat 15 nandor 1943
Tani mori zjarr se tepermi
vellavrasja midis Ballit Kombetar dhe Nacional-clirimtares, shkruan adjutanti.
Keto u pane qysh me 2 Gusht 1943, ne mbledhjen e Mukes, ku ky vendim ishte marre
unanimisht prej Ballit Kombetar dhe Nacional-clirimtares. Por beslidhja e Mukajt
nuk u respektua. Nga kjo u vendos qe te organizohemi edhe ne ne vete. Ja cfare
sqaron adjutanti:
"Mbreteroret nuk kishin
dale akoma ne shesh si organizatat politike ne vehte. Punonin gjithnje per nje
bashkim kombetar per te luftuar armikun e perbashket. Bile shpeshhere punet tona
i mirrnin te tjeret. Pasi si Balli Kombetar ashtu dhe Nacional-clirimtarja
kishin mberritur ne pergjakjet me te tmerrshme edhe antaret e Levizjes te
Mbretnoreve, vendosen me dale si Parti me vete:
Dhe, keshtu me 21 Nendor 1943 u
be Kongresi i Mbretnoreve ne Herraj te Tiranes. Ku mirrnin pjese mese 300
persona dhe delegate te ardhur prej te gjithe aneve. Keshtu, me deshiren e te
gjitheve, u mor vendimi qe rastet na e impononin ne kete moment kritik qe po
kalonim: Asaj ju dha emri.
ORGANIZATA KOMBETARE LEVIZJA E
LEGALITETIT
Keshtu Kongresi zgjodhi
drejtuesit. Ajo organizoi komitetet krahinore. Ajo ju dha nje hov propagandes me
shpallje te rasteve. Ne kete kohe eshte per te shenuar palodhshmeria e Gaqi
Goges, qe me cdo sakrifice beri me mijera fletshpallje duke i ngjitur gjithkund.
Kryesia e Levizjes ju besua Major Abas Kupit.
Dalja ne shesh e Levizjes, me
nje program te caktuar ne baze te "Statutit Mbretnor Shqiptar te
1928", shkruan adjutanti,-duket se kjo, nga ana e drejtuesve te
organizatave te tjera, nuk ndjejne nje kenaqesi. "Sepse nuk jemi me me to,
dhe sipas mendimit te tyre duhet te mbeteshim perkrahesit e tyre pa nje
organizate".
Qendrimi i Levizjes sone, sic ka
qene gjithmone dhe vazhdon te jete konform me interesat kombetare eshte se jemi
perpjekur per nderin "kombetar". I cili kerkonte qe si me lirine dhe
indipendencen kombetare, te kthehet ne Shqiperi edhe regjimi i vendosur prej
popullit shqiptar. Pozita jone politike lejon qe te mbrojme me mire interesat
vitale te Atdheut, sipas gjendjes sone juridike, e paraqitur perpara gjithe
Botes si Perfaqesuese Legale te Shtetit Shqiptar.
Kemi kerkuar rikthimin e
Shqiperise, ne gjendjen e para 7 Prillit 1939. Sepse para asaj date Shqiperia
jone ishte me gjithe aparatin e nje shteti Sovran. Ajo ishte e njohur 'de jure'
e 'de facto', prej gjithe botes. Agresioni brutal i 7 Prillit 1939 nuk e nderron
ate gjendje nga pikpamja e se Drejtes Nderkombetare. Por, bile e fuqizon. Sepse
baza juridike e nje problemi te tille eshte doktrina "statuquo ante".
Duke kerkuar rikthimin, nuk bejme gje tjeter vecse kerkojme ate qe na paten
njohur te gjithe bota dhe Lidhja e Kombeve. Por ata nuk donin te dinin, po
ndiqnin nje program qe nuk u perputhet ketyre interesave. Kjo na detyroi qe te
dalim ne zyrtarisht ne kete organizate politike. Shpresojme te kalojme sa me
mire, e ju presim me krah hapur".
Istanbul 15 shkurt 1944
Kolonel Husein Selmani, merr nje
raport urgjent nga Shqiperia ne kete dite. Ku i lajmerohet se eshte bere nje
ndeshje shume e pergjakshme ne Martanesh ne mes te nje fuqie qeveritare, e
bashkuar me Ballistet e Nacional-clirimtares. U kap i plagosur rende gjeneral
Davis Inglis.
"Ky me shoket e tij dhe
disa oficere italiane kishin qene me Baba Fajen ne kuartierin e
Nacional-clirimtares. Ky eshte personi qe do te shkonte me kolonel Husein
Selmanin ne Shqiperi, ku e ndaluan kete te fundit te hynte ne Shqiperi. Nje
patriot shqiptar nga Cermenika e Elbasanit, Haziz Bicaku, e mori dhe e dergoi ne
shtepine e tij per ta mjekuar, por gjeneral Davisi frikesohej nga mjekimet e
vendit dhe ju lut qe ta dorezonte tek gjermanet. Dhe, ky pas insistimit te tij,
e dorezoi dhe u shtrua ne Spitalin e Shtetit ne Tirane. Pas ketij lajmi te idhet,
qe i ndodhi mikut tone britanik, Gjeneralit Davis ne Martanesh menjehere u
lajmeruan Mbretnoret". Qe me cdo sakrifice mikun britanik Gjeneralin Davis
ta nxirrnin prej gjermaneve e ta bashkonin me miqte e tjere britanike. Madje,
dhe te ruheshin pa pesuar asnje te keqe si ky dhe te tjeret dhe mos te pesonin
asnje gje te keqe. Keto jane deshirat e urdherat e Mbretit Zog se britaniket
jane miqte dhe perkrahesit e Shqiperise, thote adjutanti.
Mbretnoret menjehere kane
rregulluar nxjerrjen prej Spitalit te mikut britanik Gjeneral Davisit. "Ata
i kane derguar kapiten Mozehar Pustinen, me nje fuqi qe ta nxirrnin nga spitali
dhe ta bashkonin me miqte e tjere britanike pa u diktuar aspak prej gjermaneve.
Por, gjenerali Devis ka refuzuar ne menyre te prere per t'u larguar nga spitali
dhe ai vete ishte i sigurte ne njerezit tane qe u perpoqen mjaft qe ta marrin.
Pra, ishte e pamundur se nuk deshironte ne asnje menyre. Keshtu na lajmeruan qe
prap ne jemi gati per ta nxjerre prej gjermaneve, po ai nuk degjon per t'u
larguar. Arsyen nuk e dime".
Natyrisht, thote adjutanti i
mbretit- menjehere thirra Shefin e Zyres Informacionit Britanik ne Istanbul,
Kameronin dhe i lexova tekstualisht raportin dhe nje kopje ne anglisht. Ja
dhashe te perkthyer prej z.Peter Andonit, qe t'ja paraqese Komandes Mesdheut. I
shtova se une gjithnje jam gati per t'u vene ne krye te detyres dhe shfaqa
keqardhjen per kete fatkeqesi, qe i ngjau mikut tone. Natyrisht Kameronit i
erdhi keq. Por, njekohesisht me tha se: Ja prap ju e bete detyren sikur te
kishit qene ju atje nuk do te ngjante kjo fatkeqesi, e me siguroi qe menjehere
raportin do ta paraqis. Vecanerisht, po nje raport si ate te Shqiperise dhe kete
te Komandes Mesdheut ja parashtrova Mbretit Zog ne Londer. Po, me anen e
Kameronit dhe i dhashe Avni Derrallen me vete e shkuan. Po te njejten ja dergova
Shtatmadhorise Turke ne Istanbul. Kete e bera me anen e kapiten Avni Doralles ne
gjuhen turke.
Gjendja ne Shqiperi eshte shume
kritike. Tani shihet me haptazi se do ta marri nacional-clirimtarja ne dore,
sepse gjithe ndihmat atyre u jepen.
Ne Martanesh, kryetari i
kuartierit nacional-clirimtar ishte Baba Faja dhe Gjeneral Davis Ingles misioner
britanik. Prane Nacional-clirimtares ishin edhe tre kolonele italiane qe ishin
bashkuar me nacional-clirimtaren dhe Faik Shatku si keshilltar. Ne ndeshjen, qe
u be prej Haziz Bicakut me nje fuqi vullnetare nga Cermenika, mbeten shume te
vrare dhe ne mes tyre Gjeneral Davisi i plagosur rende. Ai u zu rob dhe 3
kolonelat italiane e Faik Shatku. Baba Faja shpetoi, fale veshtiresise nga bora
e madhe. Ai u shpetua po prap prej mbretnoreve nga Beqir Dervishi. Haziz Bicaku,
u interesua vetem per mikun britanik, qe e coi ne shtepine e tij, e sa per te
tjeret asqe ju vu veshi fare, vazhdon adjutanti.
Ne kujtime pastaj thuhet se
Kolonel Husein Selmani ishte gjithnje ne kontakt me Britaniket, por shpresat
ishin tev pakta. "Duket se ne Ballkan imponon influenca sovjetike e jo ajo
anglo-amerikane. Tani komunizmi ka fut hundet dhe rrenjet gjithkund ne Shqiperi,
e sidomos ne rinine. Ata shohin ndihmat e gjithanshme prej aleateve, kurse
forcat nacionaliste nuk po tregojne asnje vullnet te afte kunder tyre. Ata jane
krejtesisht te pa organizuar dhe ne kundershtim njeri me tjetrin. Kurse
Nacional-Clirimtarja organizohet ne mase te gjere. Nacional-clirimtarja ka nje
traktat me Titon dhe njihen si aleate. Pra kjo eshte nje vdekje per Shqiperine
pse aleatet e futen nen fletet sovjetike. Kjo eshte nje hata dhe nje gabim i
pariparueshem per anglo-amerikanet. "Dhe mos e mirrni se Britania e Madhe
nuk ka interesa ne Shqiperi. Do ta shihni, kur Shqiperia dhe Adriatiku te mbetet
nje zone ruse, atehere do ta kuptoni rendesine e Shqiperise se kjo eshte edhe
vdekja e Greqise. Por une kujtoj se keni prape kohe qe te na ndihmoni qe te
marrim masa, se kemi shprese ta marrim ne dore shpejt dominimin e Shqiperise.
Popullin e kemi me vete, por propaganda juaj ne favorin e se majtes po na pengon,
si edhe ndihmat e pademe qe po u jepni". Mendohuni pak per te nesermen,
citon adjutanti-se kjo ka me qene nje dem i madh i juaji edhe ne Mesdhe. Jeni ju,
qe sot qe organizatoret te kominformit ruso-jugosllave, administrojne dhe
helmatosen rinine me idera te pajtuara me traditat shqiptare dhe gjithnje po i
ndihmoni. Nje gabim, qe per interesat e tyre, me ndaluat mua me mos hyre ne
Shqiperi, qe ishte nje fitim edhe per ju, sepse kjo situate do te ndryshonte
patjeter. Por prape eshte nje shprese e nuk eshte vone, po te deshirohet qe te
mirret prape kjo veprimtari se elementi i Kominformit nuk do te kishte vend ne
Shqiperi. Pervec miqve anglo-amerikane, ne jemi gati per t'u nisur, por nese
eshte se ju e shihni te nevojshme. Me kete menyre patjeter do te leshoni edhe
Greqine po ne te njejten katastrofe qe na leshuat ne. Pra, shpejt keni per ta
kuptuar.
Me keto fjale, teper i
presionuar me tha se: "Keni te drejte e une jam plotesisht dakord me ju.
Sot kam me i paraqit si Komandes Mesdheut po ashtu Shefit te Pergjithshem ne
Londer kete raport, si edhe raportin qe po me jepni per Mbretin Zog ne Londer.
Kam shprese se dirigjentet britanike do ta shohin te arsyeshme e kam bindje per
nje vendim te prere. Persa i perket nje operacioni kesij dore ne Shqiperi, edhe
une kam per te shtuar mendimin tim mbi gjithe raportet qe ju vijne. Ju njoh fare
mire, simpatine tuaj ne Shqiperi dhe aktivitetin tuaj te forte". Me kete
mori Avni Dorallen e shkuan.
Istanbul 30 prill 1944
Ketu, thote adjutanti,- po
shenojme disa letra qe na vijne urgjent nga disa shoke ne Shqiperi. Ata tregojne
gjendjen kritike qe po zhvillohet. Letrat jane keto:
"I dashuri Husein Bej.
Gjendja eshte shume e keqe, pothuaj populli ndodhet ne kembe per Madherine e Tij
Mbretin. Shpresojme per seshpejti, qe do te kemi udhezime prej tij. Juve eshte
nevoja e domosdoshme, qe te ndodheni ketu, se per ndryshe jemi te shkaterruar.
Kujtoj per mjetet, qe keni per te ardhur. Shume pershendetje.
I juaji Abas Kupi.
***********
Shume i dashuri Husein Beg.
Madherine e Tij, Mbretin, e
adhurojne krejt shqiptaret. Por, jemi shume te okupuar me pastrimin e grurit,
mbasi na eshte perzire nje fare e keqe, qe nuk i pershtatet aspak vendit tone.
Por, kemi bindjen se do ta pastrojme. Koha eshte shume e keqe ne mes tone. Juve
lipset medoemos te jeni ketu, etj.
Rrofte Mbreti sa malet. Ju
pershendesim me shume mall duke ju pritur ketu.
Vijojne emrat e
Fiqri Dine, Miftar Kaloshi,
Dervish Lusha, Selim Kaloshi, Ali Maliqi
*******
Shume i dashuri Husein Bej. Kemi
mberritur deri diku, qellimet ne mes tone. Vetem se kemi nevoje te jeni ju ketu
sa me pare, se mosndodhja juaj ne mes tone asgje nuk ka per t'u bere. Gjithe
shoket, ju lipin te jeni ketu edhe koha me nuk prźt.
Profesor Mustafa Gjinishi, u vra
ne Diber te Madhe, ku e kishin derguar Nacional-clirimtarja, per te propaganduar.
Ai porsa kishte mbaruar misionin e tij dhe kur po nisej, sa ka dale prej qytetit,
hipur me nje kale, nje pushke e vetme e leshoi veten perdhe. Flitet se eshte
vrare prej Tempos dhe prej shokeve te tij.
Sic ju pershkruam, sot eshte
dita per te sakrifikuar per Mbretin e Atdheun. Duhet ta dini se ne eshte se nuk
do te gjeni menyre per te ardhur, vendi do te okupohet me siguri nga
nacional-clirimtarja, d.m.th. prej komunisteve me ndihmen e Titos. Se kjo ka
qene edhe ideja qe e hoqen dhe profesor Gjinishin. Tani emrat e tille si Myslim
Peza, Haxhi Lleshi e Baba Faja, Spiro Moisi dhe Faik Shehu, kane mbetur ne duart
e tyre, si te thone agjentet jugosllave. Te gjithe popullit nuk i dhimbset jeta
per Mbretin. Rrofte Mbreti, Rrofte Atdheu. Po ju presim me duar hapur ju
perqafojme me shume mall.
Vijojne emrat e
Sul Kurti, Jusuf Selmani, Dyle
Allamani, Jusuf Cela, Murat Basha, Hamza Drini, Ali Kurti, Ndrec Lufi, Bajram
Mena, Halil Keta, Ahmet Perhati, Jashar Lela, Hasan Kalija, Mahmut Pervizi,
Beqir Dervishi, Hafus Hasa, Fadil Allamani, Bajram Sata, Rahman Hysa e shume te
tjere.
*****************
Ja si e paraqet situaten
adjutanti: Si keto letra edhe shume te tjera erdhen prej Bilal Nivices, Neshat
Kolonjes, Sadik Shaskes, Qemal Shtines, Riza Kushtes, Sul Zdraves, Beg Balles, e
te tjereve, Uke Camit, Demir Demes. Na vijne ne dukje se sic ju kemi lajmeruar
qe tani hyri edhe ne Diber, vellavrasja me deme te medhaja.
Kolonel Selmani, prape pas
ketyre letrave, iu desh qe te therriste Shefin e Zyres te informacionit Britanik
ne Istanbul Kameronin. Duke patur prezent edhe kapiten Avni Derallen dhe
Prof.Peter Andonin. Ky i shpjegoi hollesisht gjendjen e krijuar ne Shqiperi duke
i perkthyer te gjitha raportet ne anglisht. Dhe, ju lut qe t'i paraqese Komandes
Mesdheut se sic me sugjeroi akoma nuk eshte vone per ta marre ne ne dore gjithe
superioritetin e vendit. Mos e lini te bjere pa dashje ne dore te sllaveve, i
thame se i gjithe populli brohorit per anglo-amerikanet, duke thirrur se ata
jane mbrojtesit e shpetimtaret tane.
Po, ne kete menyre,-kujton
adjutanti- perpilova nje raport ku tekstualisht ishin letrat e Shqiperise,
raportin e bisedimet qe pata me Shefin e Zyres Britanike, raportin e paraqitur
Komandes Mesdhetare ne Kairo. Dhe, pasi u zhvillua nje bisedim i gjere, une i
ndalova ata per dreke. Po ashtu, edhe Alfred Andoni, e Mahmut Cugu, kishin
shkuar ne Kairo te thirrur po prej komandes si perkthyesa, por ende nuk na
kishin shkruar asgje.
Te njejtin raport, ja paraqita
edhe Shtatmadhorise Turke ne Istanbul, ne turqisht. Se natyrisht me anen e tyre,
mirrnin posten per jave rregullisht prej Shqiperise me anen e Gafur Dibres. Ky i
fundit ishte i ngarkuar per te ruajtur arshivat e Ambasades Turke ne Tirane.
Pasi mbaruam dreken dhe
bisedimet, Kameroni bashke me kapiten Avni Dorallen shkuan. Po ne ne ate dite,
ata do te dergonin letrat menjehere me poste te vecante si ne Kairo dhe ne
Londer per Mbretin Zog. Pas kesaj, Avni Derralla do te shkonte ne "Dyzem
Biro" Turke (Njesia e Sherbimit) per t'i dorezuar po kopjen e te njejtit
raport.
Gjithe manovrat qe fliten se
gjoja aleatet do te shkarkojne ne Ballkan jane te pabesueshme. Megjithekete
derguam ne Ankara, Ministrin Fuqiplote tonin prane Republikes Turke, Asaf
Xhaxhulin per te marre nje takim me Kryeministrin Shyqri Saraxhollu. Per te hyre
edhe ne kete detaj, se natyrisht Turqit mund te jene ne dijeni eventualisht per
nje shkarkim te Aleateve ne Ballkan. Kjo pasi Ishujt Italiane po okupoheshin
pergjithesisht e ketu do te kuptojme se Turqit si ne konferencen e Teheranit po
ashtu ne ate te Jalltes, jane mire ne dijeni.
Ministri Asaf Xhaxhuli vertete
shkoi ne Ankara dhe menjehere mori takim me Kryeministrin Turk Shyqri Saraxhollu.
Ai i tha se gjendja ne Shqiperi eshte shume e keqe dhe komunizmi ka fut rrenjet
ne te gjithe anet e Shqiperise e sidomos ne rinine. Grupi komunist ka nje
traktat me Titon si aleate dhe furnizohet me materiale e cdo nevoje.
Fatkeqesisht nacionalistet nuk po tregojne asnje aftesi kunder komunizmit dhe
jane krejtesisht te pa organizuar e ne grindje njeri me tjetrin.
Nje shkarkim i tille prej
aleateve anglo-amerikane ne Ballkan nuk mund te behet, se nuk i lejon Rusia,
sipas marreveshjeve qe kane. Edhe ne turqit ate deshirojme po eshte e zorshme
dhe bile e pamundur sa i perket Shqiperise, ne rast se nuk bashkohen
nacionalistet dhe te sakrifikohen per interesin e tyre. Neser komunistet do t'i
therin si qingja. Dhe mos te shikojne keshillat e misionereve britanike, se ata
jane te detyruar edhe jashte deshires, per t'i ndaluar te veprojne kunder
komunisteve por keto te bashkohen vete per interesin e Shqiperise dhe te vetin
personal. Keto ishin fjalet e Ankarase.
Legalistet shikojne percarjen,
qe vjen nga perplasje e Komunisteve me Ballin
Mbreteroret kerkojne mbeshtetje
me turqit
Njerezit e Regjences perfundojne
ne Orosh
Fillimi i percarjes tek
komunistet
Kongresi i Beratit
Ikja e Ballisteve dhe
Legalisteve
Ashtu si llogaritej, komunistet
nuk kane rreshtur se luftuari me ballistet. Askush nuk e fal situaten dhe duket
se pre e kesaj jane edhe disa personazhe te njohur te kohes. Nderkohe,
Legalistet kerkojne mbeshtetjen tradicionale, e cila nuk u mungon ne Turqi. Por,
luftes po i vjen fundi dhe ushtria gjermane ka filluar qe te mendoje terheqjen.
Ne keto momente, ndersa komunistet jane forcuar mbi te gjithe, fillohet qe te
mendohet per te ardhmen. Dobesimi i fuqise se gjermaneve e ben Regjencen te
shkoje. "Tani ne keto kohet e fundit, nje pjese e madhe prej kuislingeve te
ashtuquajtur Qeveri e Fashizmit, jane grumbulluar ne Orosh, tek Kapidan Gjon
Markagjoni, si Mustafa Kruja, Maliq Bushati, Kol Mirakaj etj. Ata kane kerkuar
te pranohen ne keshillin Mbretnor, por akoma nuk i kane pranuar, as kujtoj qe
nuk do te pranohen. E mundohen te formojne edhe ata nje parti me vete".
Pas vrasjes te Profesor Mustafa
Gjinishit, sqarojne legalistet: "Myslim Pezen, Haxhi Lleshin, Baba Fajen
dhe Faik Shehun e Spiro Moisin, i zhveshen nga fuqite e tyre. Dhe, keto
zoteronin fuqite me te medhaja te nacional-clirimtares, duke vene forcat e tyre
nen Dalip Ndrene, Mehmet Bajraktarin, Mehmetm Shehin, Gjin Markun e Tahir
Kaderen, Husen Stafen, Hulusi Spahine e te tjere, gjithe me tendenca komunista e
keto".
© Copyright 2001 Korrieri |