2003 Part III

ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
 versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"

Kryeredaktor : Astrit Kola
Webmaster : Ibrahim Koka &Neritan Kolgjini
levizja_legalitetit@yahoo.com

 ___________


7 Korrik 2003, Nr.25(540)

___________

Editorial 

Pse Moisiu nuk ėshtė presidenti im

Nga Murat Basha 

- Ēfarė po na thotė ky – do tė thonė lexuesit.

- E dijmė se Moisiu nuk mund tė jetė Presidenti i tij, sepse ai, si legalist dhe ithtar i NMT Leka I, pėr kryetar shteti nuk mund tė dėshirojė njė president republikan dhe, natyrshėm, si simpatizant i Monarkisė dhe nėnkryetar i PLL, kėrkon restaturimin e saj nė Shqipėri.

Po, kėshtu ėshtė, dhe s’ka si tė jetė ndryshe. Por ajo qė mė shtyn ta pohoj pakėnaqėsinė time ndaj kryetarit aktual tė shtetit, ėshtė qėndrimi i tij i papėrgjegjshėm pėr dy probleme madhore, pėr tė cilat ai nuk duhej kurrsesi tė ngutej, e qė do tė kenė pasoja nė tė ardhmen e vendit.

Presidenti Moisiu, megjithė ngurrimin e vonesėn, qė nuk i japin kurrfarė vlere, mė nė fund e dekretoi Marrėveshjen me Ushtrinė greke pėr Bazėn Ushtarake tė “Bishtit tė Pallės”. Ata qė propozuan dhe ai qė e dekretoi, nuk arritėn tė na bindin pėrse duhej tė lidhej kjo marrėveshje me grekėt! Vetėm e vetėm se ata do tė investokan nė kėtė bazė 5 milionė $ pėr disa vjet!!!

Ne shqiptarėt, me tė vėrtetė kemi nevojė pėr ndihma nė forcimin e aftėsive mbrojtėse tė vendit, por kėto shumė mirė mund t’ia kėrkonim NATO-s e aspak Greqisė. Nė njė kohė qė buxheti i shtetit shqiptar ėshtė afro 1.6 miliardė $ nė vit, investimet prej afro 1 milionė $ nė vit tė grekėve nė kėtė bazė, mund tė pėrballoheshin edhe nga vetė shteti ynė, pa bėrė gjithė atė zhurmė dhe pa i vėnė shkopinj tė tjerė nė rrota sovranitetit tė vendit, pas shumė problemeve tė pazgjidhura me fqinjin jugor, qė akoma mban nė fuqi Ligjin e Luftės me Shqipėrinė.

Grekėt do tė tmerroheshin dhe do tė refuzonin kategorikisht nėse, nė sens reciprociteti, shteti dhe Presidenti ynė do t’u kėrkonin nėnshkrimin dhe jetėsimin e ndonjė marrėveshjeje analoge pėr ndonjė bazė ushtarake nė territorin grek, dhe zoti Moisiu, si ushtarak, e di mirė kėtė.

Natyrisht, Presidenti mund tė krenohet ngaqė babai i tij, si oficer shqiptar nė kohėn e fashizmit, gjatė Luftės Italo-greke braktisi batalionin shqiptar dhe e la nė mėshirėn e bajonetave tė Metaksa-it. Paskėtaj, ndryshimi i gjendjes nė frontin e luftės nė favor tė grekėve, u dha atyre mundėsinė tė kundėrmėsynin e mė pas tė digjnin, masakronin e pushtonin Shqipėrinė e Jugut.

Askush nuk dėgjoi mė qė babai i tij tė kish rrėmbyer armėt pėr tė mbrojtur trojet tona pas kundėrmėsymjes greke. Dhe kjo jo sepse ai e kuptoi se nuk pėrbėnte kurrfarė detyre patriotike sulmimi i njė shteti fqinj nėn bajonetat dhe spaletat e fashizmit, thjesht qoftė edhe pėr rrogė, por sepse ai nuk arriti tė kuptonte se, detyrimi pėr tė luftuar pėr mbrojtjen e Atdheut, nuk ka lidhje fare me fashizmin okupator.

Po tė ishte gjallė sot babai i Presidentit, ndoshta do tė mund tė pėrfitonte ndonjė farė pensioni nga grekėt pėr kėtė shėrbim, ndoshta edhe jo, por mirėnjohje do tė pėrfitonte patjetėr, dhe ndoshta kėtė e pėrfiton sot i biri, tė cilit i ra nė dorė fati t’i bėnte shėrbimin e dytė Greqisė.

Janė tė shumtė midis nesh ata pinjollė tė familjeve bartėse tė shqiptarizmės, tė cilėve, brez pas brezi, fati u ka sjellė rastin pėr t’i shėrbyer me dhjetra herė atdheut dhe kurrė tė huajve nė kurriz tė tij. Fatkeqėsisht, presidenti Moisiu nuk ėshtė nga ata qė kanė bilanc tė tillė familjar nė raport me Atdheun.

Por dėmi mė i madh qė Presidenti i bėri kėtij vendi, ishte dekretimi me lehtėsi i Kodit Zgjedhor PS-PD, pasojat e tė cilit nė destabilizimin e paralajmėruar tė vendit, do t’i ndjejmė shumė shpejt.

Tė gjithė e kuptojnė se “konsesuali” nuk mund tė vepronte kundėr vullnetit tė “konsensualistėve” qė e vunė aty ku ėshtė, por tė paktėn ai nuk duhej tė ngutej qė, me njė tė rėnė tė lapsit tė fshinte opozitėn shqiptare, duke shenjtėruar bipartitizmin e atyre qė i kanė sjellė aq andralla Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve tė pluralizmit.

Si pėrfaqėsues i Unitetit tė Kombit dhe si garant i Kushtetutės dhe Demokracisė Pluraliste, zoti Moisiu nuk kishte pėrse tė injoronte partitė qė pėr efekte propagandistike i ka konsideruar shpesh herė “partnere” nė tryezat pėr zgjidhjen e krizave dhe ēeshtjeve madhore tė shoqėrisė shqiptare.

Paanėsia qė buron nga funksioni i tij, nuk mund tė anashkalohej aq lehtė dhe shkelmohej duke firmosur njė marrėveshje sekrete e tė njėanshme midis atyre qė kanė vendosur tė ndajnė votat e shqiptarėve, tashmė qė aksionet u kanė rėnė aq poshtė para elektoratit.

Nėse dy partitė e mėdha kanė vendosur tė numėrojnė votat dhe tė japin verdiktin e zgjedhjeve sipas formulave tė Stalinit, me anė tė komisionerėve tė tyre, pas dekretimit tė kėtij Kodi askush me dy gram tru nuk shikon ndonjė lidhje midis stabilitetit, kushtetuetshmėrisė dhe kryetarit tė shtetit si roje vigjilente nė favor tė tė parave. Qė kėto gafa nuk janė punė tė kėshilltarėve pėsėistė dhe pėdėistė, tė cilėt gėlojnė nėpėr zyrat e presidencės, kjo nuk do as mend e as kalem. Kėto veprime janė restoja qė zoti Moisiu u ktheu tė mėdhenjve qė e begenisėn duke i blatuar njė post qė i ra mbi krye si rrufe nė qiell tė pastėr, ndėrkohė qė ai, nė shėtitjet e gjata nėpėr rrugėt e Tiranės, meditonte se ēfarė do tė bėnte me pleqėrinė dhe pensionin modest.

Por, privilegjet e pushtetit, qofshin edhe tė pėrsėritura, nuk janė kurrfarė justifikimi pėr veprime qė, mė sė paku, turpėrojnė thinjat e njė ish-funksionari tė lartė tė shtetit, pėrvoja nė punėt e tė cilit del se nuk paska vlerė.

Kur tė vidhen votat, tė atakohen e denoncohen zgjedhjet, ishalla pa humbje jetėsh tė militantėve socialisto-demokratikas, sikurse edhe ka ndodhur, atėherė Presidenti do tė kuptojė sesa ėshtė nxituar duke i dhėnė viston kėtij Kodi.

Edhe dekretimi i Marrėveshjes pėr “Bishtin e Pallės”, shpejt do ta ketė “bishtin mbrapa”, dhe askush nuk do t’i japė dum se i kujt ėshtė bishti: i Pallės; i Dardhės, i Shqipėrisė apo i Greqisė.

Presidenti ynė i nderuar ka kaq eksperiencė, sa ta kuptojė se “Demokracia bipolare e negociuar” nuk mund tė jetė demokracia e vėrtetė qė kėrkojnė shqiptarėt, pėrveēse demokratura e tė mėdhenjve qė na ndritėn dhe na blatuan konsensualin-president.

Prandaj deklaroj me bindje se zoti Moisiu nuk mund tė jetė presidenti im.      

  

Lajme Politike 

Njė javė parlament 

Spahiu: Mėrgata shqiptare shpejton procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike 

Java qė shkoi nuk pati pėrplasje tė mėdha e tė forta nė parlament, siē duket edhe nga fakti qė kėto pėrplasje u zhvendosėn nė selinė e partisė nė pushtet. Megjithatė, debatet normale kanė vijuar si zakonisht nė tė dyja seancat plenare tė zhvilluara tė hėnėn dhe tė enjten.

Tė hėnėn qė shkoi, parlamenti zhvilloi njė sėrė interpelancash me ministra tė ndryshėm tė qeverisė Nano, si psh., me ministrin e Rendit, ministren e Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale, ministrin e Transporteve, ministrin e Pushtetit vendor.

Debatet u zhvilluan natyrshėm dhe brenda tė gjitha normave parlamentare tė pranuara.

Tė martėn dhe tė mėrkurėn, si zakonisht u zhvillua punė nė komisione. U shqyrtuan njė sėrė ligjesh me rėndėsi, si ai pėr “Profesionin e avokatit nė Republikėn e Shqipėrisė”, p/ligji pėr “Borxhin shtetėror dhe garancitė e huave shtetėrore tė Republikės sė Shqipėrisė”, si dhe mjaft ligje tė tjera.

Ndėrsa tė enjten, u zhvillua njė seancė mjaft e rėndėsishme pėr vetė rendin e ditės.

Siē ishte vendosur nė Byronė e Kuvendit, nė kėtė datė do tė diskutohej dhe miratohej ligji pėr “Shėrbimin e Jashtėm nė Republikėn e Shqipėrisė”. Pėr vetė faktin qė ende sot shteti nuk ka njė ligj qė tė rregullojė kėtė shėrbim, edhe partitė politike, e sidomos krerėt e tyre, i kushtuan mjaft rėndėsi kėsaj seance.

Pas paraqitjes qė i bėri ligjit ministri i Jashtėm, z.Ilir Meta, dhe shpjegimeve tė specialistit tė kėsaj ministrie, z.Roland Bimo, filluan debatet pėr kėtė ligj.

Sipas pėrfaqėsuesve tė opozitės, ky ligj kishte disa boshllėqė tė rėndėsishme, qė duheshin mbyllur, ndėrsa sipas pėrfaqėsuesve tė maxhorancės, ligji ishte “mė i miri i mundshėm”, madje ata sollėn si argument edhe faktin qė, “mė parė, nuk ka ekzistuar njė ligj i tillė.”

Nė diskutimin e tij, kryedeputeti i PLL, z.Ekrem Spahiu tha se “vlerėsoj p/ligjin pėr shėrbimin e Jashtėm tė Republikės sė Shqipėrisė, i cili nė pėrgjithėsi ka synimin qė ky shėrbim tė jetė sa mė profesional e nė dobi tė vendit. Por, nė disa nene tė tij ka njė frenim tė kėtij procesi, psh., nė nenin 27, pika a, ku thuhet shprehimisht: “Nė shėrbimin e jashtėm pranohen personat qė kanė shtetėsi shqiptare dhe banim tė pėrhershėm nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Mė tej, lidhur me kėtė problem, zoti Spahiu ju drejtua drejtpėrdrejt ministrit Meta, duke i thėnė se “Me kėtė nen tė shėrbimit tė Jashtėm, ju hartuesit e p/ligjit pėrjashtoni me vetėdije mėrgatėn e vjetėr shqiptare, nga kontributi qė ajo mund t’i japė Shqipėrisė nė shėrbimin diplomatik!”

Sipas z.Spahiu, ata, bashkatdhetarėt tanė, janė lindur, rritur e edukuar nė vendet perėndimore, jashtė ndikimeve tė sistemit komunist. Janė arsimuar nė universitetet mė nė zė tė SHBA dhe Europės dhe i kanė tė gjitha parametrat pėr ta pėrfaqėsuar me dinjitet Shqipėrinė dhe, sigurisht, me kontributin e tyre nė shėrbimin diplomatik do ta shpejtonin procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike.

Mė tej z.Spahiu u shpreh se “... pėrveē mėrgatės sė vjetėr, janė edhe qindra e mijėra intelektualė qė, mbas vitit 1990 janė larguar nga Shqipėria dhe sidomos mbas vitit 1997. Tė gjithė e pranojmė se intelektualėt janė truri i njė kombi dhe ky tru ndodhet i gjithi jashtė Atdheut. Ne nuk e kemi atė lusk qė tė pėrjashtojmė me ligj kėtė potencial intelektual”, - theksoi z.Spahiu.

Ai i bėri thirrje pushtetarėve qė tė gjejnė mekanizma pėr rikthimin e tyre nė Atdhe, “... qė t’i shėrbejnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve dhe jo t’i mėnjanojmė nėpėrmjet ligjesh absurde.”

Si konkluzion tė fjalės sė vet, z.Spahiu kėrkoi tė hiqet pika e ligjit ku thuhet “me banim tė pėrhershėm nė Shqipėri”!”.

Nė fund tė diskutimit, z.Spahiu paraqiti tre propozime pėr ndryshimin e disa pikave tė ligjit, tė cilat ishin:

1. Neni 10, pika 3, pas... “radhėt e diplomatėve” tė shtohet fjala “mundėsisht” me gradėn ambasador.

2. Nė nenin 22, pika 3, nga 20% tė bėhet 30%.

3. Nė nenin 27, pika a, mbas shprehjes “tė kenė shtetėsi shqiptare”, tė hiqet shprehja “me banim tė pėrhershėm nė Republikėn e Shqipėrisė”.

Kėto propozime tė kryedeputetit legalist u rrėzuan pas votės unanime tė kartonave socialistė, tė cilėt treguan edhe njėherė se janė mjaft kėmbėngulės nė pėrjashtimin nga kontributi tė tė gjithė diasporės shqiptare, tė vjetėr e tė re.

Nė ndėrhyrjet e tij, z.Spahiu theksoi se shėrbimi i Jashtėm duhet tė jetė sa mė profesional dhe prandaj ai kėrkoi qė nė tė tė futen sa mė shumė njerėz tė spikatur pėr cilėsitė e tyre intelektuale.

Spahiu tha se “do tė ishte nė dobi tė rritjes sė cilėsisė sė kėtij shėrbimi, nėse nė tė futeshin rreth 30% e krerėve tė misioneve nga rangjet e personaliteteve publike dhe jo 20%”, - siē u pėrcaktua me ligj.

Sidoqoftė, si propozimet e z.Spahiu, ashtu edhe ato tė deputetėve tė tjerė tė opozitės, nuk e kaluan dot barrierėn e kartonave socialistė, tė cilėt megjithė kontradiktat qė kanė brenda pėr brenda, janė mjaft unikė nė votat e tyre kundra propozimeve tė opozitės.

Nė kėtė seancė diskutuan edhe mjaft deputetė tė tjerė, si kreu i PD-sė z.Berisha, deputeti i Ballit, z.Metko, deputeti i PDr, z.Tepshi, deputeti socialdemokrat Milo, deputeti i PBL Arjan Starova, deputetėt  e PD-sė Beja e Ferit Hoti, si dhe mjaft tė tjerė nga tė gjitha krahėt.

Kreu i PD Berisha, ka kėrkuar qė nė shėrbimin diplomatik shqiptar tė afrohen njerėzit mė me zė tė shoqėrisė, intelektualėt, nė mėnyrė qė ky shėrbim tė jetė nė nivelin e kėrkuar. Duke replikuar me ish-ministrin e Jashtėm Paskal Milo, kreu i PD-sė u shpreh se “... gjatė kohės qė Milo ka qenė ministėr, nga shėrbimi diplomatik janė larguar me dėshirėn e tyre 60 diplomatė.” Ndėrsa ish-ministri i Jashtėm Arian Starova, u shpreh se projektligji i propozuar nga ministria e Jashtme nuk integron nė mėnyrė tė plotė diplomatėt shqiptarė, pavarėsisht se nė ēfarė pozitash janė ato tani. "Unė mund t'ju them se diplomatė tė shquar shqiptarė, nuk e gjejnė veten tė integruar nė diplomacinė shqiptare", - u shpreh Starova. Por ministri i Jashtėm Meta, i cili ka mbrojtur pėrpara Kuvendit projektligjin, tha se ai synon krijimin e njė shėrbimi tė pavarur dhe profesional, nė pėrputhje me kriteret ndėrkombėtare.

Mjaft kritik ndaj projektligjit eshte shprehur deputeti i Partisė Demokratike, Besnik Mustafaj, ish-ambasador, sipas te cilit ka disa mungesa te rėndėsishme. Mustafaj theksoi se me kėtė projektligj ėshtė hequr e drejta pėr tė pasur njė sindikatė tė diplomatėve. "Nė qoftėse sindikata nuk lejohet me Kushtetutė, atėherė tė bėhen disa amendamente kushtetuese", - ka thėnė deputeti demokrat dhe njėkohėsisht nėnkryetar i Komisionit parlamentar tė Jashtėm. Por, ai ka pohuar faktin se, nė parim ky projektligj ėshtė pozitiv, sepse kthen nė detyrė diplomatėt e karrierės. Ndėrkohė, Mustafaj ka nėnvizuar faktin se nė bazė tė ligjit, mund tė kthehen nė shėrbimin diplomatik persona qė janė diplomuar jashtė shtetit nė vitet 1992-1996, por qė pas vitit 1997 u zėvendėsuan me militantė.

Gjithsesi, nė fund tė diskutimeve ky ligj u votua me gati 82 vota pro nga deputetė tė tė gjithė krahėve, ku pėr ēudi pro tij votuan edhe njė pjesė e deputetėve tė PD-sė.

 

Byroja: Raporti i komisionit pėr fajdet, nė Kuvend mė 10 korrik 

TIRANE - Byroja parlamentare vendosi nė njė mbledhje tė tij, qė nė datėn 10 Korrik tė paraqitet nė Kuvend raporti pėrfundimtar i Komisionit hetimor pėr firmat piramidale, ndėrsa nė 14 Korrik tė diskutohet rreth tij nė seancė plenare. Komisioni parlamentar hetimor pėr firmat piramidale, po zhvillon kėto ditė seancat dėgjimore, ku po dėshmojnė administratorė tė ish-shoqėrive huamarrėse. Pas kėtij procesi, do tė formulohet raporti me konkluzionet e hetimit tremujor. Byroja trajtoi edhe mjaft ēėshtje tė tjera tė kalendarit dyjavor tė punimeve. Kėshtu, nėnkryetarja e parlamentit, njėkohėsisht nėnkryetare e Partisė Demokratike, Jozefina Topalli, shprehu nevojėn qė qeveria "tė pėrshpejtojė" punėn pėr hartimin e projektligjit pėr legalizimin e Bathores. Ajo shprehu sigurinė se, tashmė Parlamenti, me autoritetin e tij, "mund tė ndikojė tek qeveria pėr miratimin sa mė shpejt tė p/ligjit". Ndėrsa, kryetari i Grupit parlamentar tė Partisė Republikane, Maksim Begeja, sugjeroi qė Parlamenti "tė ndėrhyjė pranė OSBE-sė lidhur me zgjidhjen e shpejtė tė ēėshtjes sė pronave". Ai kėrkoi qė grupi i ekspertėve, i ngritur pranė OSBE-sė pėr kėtė ēėshtje, "tė sjellė sa mė shpejt pranė komisioneve parlamentarė tė Bujqėsisė, Ekonomisė dhe Ligjeve, materialet e nevojshme pėr fillimin e punės pėr ligjin e pronave". Gjithashtu, Byroja vendosi qė nė kalendarin dyjavor tė punimeve tė pėrfshijė dhe diskutimin rreth projektligjit pėr disa ndryshime nė arsimin e lartė.

  

Konference shtypi e PLL 

PLL: Qeveria tė zgjidhė problemet e Turizmit dhe ato me Greqinė

 Ditėn e shtunė, mė datė 06.07.2003, nė Selinė e PLL u organizua njė konferencė shtypi, me praninė e mediave dhe gazetarėve tė shumtė, lidhur me shqetėsimet e fundit tė PLL pėr zhvillimet nė vend dhe kėrkesės pėr zgjidhjen e menjėhershme e prioritare tė tyre nga qeveria dhe institucionet e dikasteret vartėse tė saj.

Nė kėtė konferencė pėr shtyp, Sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun, zoti Blerim Kamberi, pasi parashtroi shqetėsimin e PLL pėr zhvillimet nė fjalė, iu pėrgjigj pyetjeve dhe interesimit tė gazetarėve lidhur me opsionet e PLL pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve akute.

Nė pėrgjigje tė pyetjeve tė gazetarėve, zoti Kamberi theksoi se PLL e konsideronte tė papranueshėm dhe si shkelje flagrante tė tė Drejtave tė Njeriut vendimin e fundmė tė qeverisė greke pėr shtyrjen deri nė tetor tė afatit tė pajisjes me karta tė emigrantėve ekonomikė shqiptarė. Ai mė pas theksoi se “... asnjė justifikim i palės greke nuk mund tė qėndrojė tashmė kur ėshtė konturuar qartė mendimi se ēfarė qėndron nė tė vėrtetė pas kontributit sistematik grek, tė prishjes sė kompjuterave nė pikat e kalimit kufitar tė Shqipėrisė me Greqinė.” Ai shtoi se kėto veprime absrde dhe ndodhi tė pėrsėritura, nuk janė tė rastit, por pjesė e strategjisė sė presionit dhe shtantazheve tė qeverisė greke ndaj shtetit shqiptar, pėr tė cilat PLL mendon se kanė dijeni tė plotė pėrfaqėsuesit e qeverisė-Simitis dhe ata tė qeverisė shqiptare, nėpėrmjet kontakteve tė shpeshta midis tyre, por fatkeqėsisht aspak rezultative.

Sipas zotit Kamberi, PLL mendon se kurrfarė justifikimi grek nuk qėndronte nė kėmbė pėr shtyrjen e pajisjes me karta tė emigrantėve ekonomikė shqiptarė, ndėrkohė qė, pėr emigrantė tė kombėsive tė tjera nė Greqi, asnjėherė nuk dalin pengesa tė tilla dhe se ėshtė qesharak pretendimi i prishjes sė pėrsėritur tė kompjuterave tė Greqisė nėpėr pikat e kalimit kufitar.

Gjithashtu, drejtuesi i PLL e konsideroi tė papranueshėm insistimin e palės greke pėr tė vendosur nėpėrmjet bisedimeve me qeverinė shqiptare, miratimin e dyshtetėsisė, sepse, sipas PLL, kjo nuk mund tė bėhet me vendime qeveritare e nė grup, por vetėm konform konventave evropiane e nė formė individuale, pėr ēdo rast. Gjithashtu zoti Kamberi shprehu rezervat e tij e tė PLL idhur me tendencėn e pajisjes sė shtetasve shqiptarė me dyshtetėsi, ndėrkohė qė, sipas tij, nė shtetet mė tė mėdha e mė tė fuqishme evropane ėshtė adaptuar praktika e njėshtetėsisė, nėpėrmjet lėnies sė shtetėsisė sė parė nė kėmbim tė pėrftimit tė njė shtetėsie tė re. Pėr zotin Kamberi, kjo kėrkesė absurde e palės greke, pėrkon ēuditėrisht me pretendimet e qarqeve shoviniste vorio-epirote-greke, pėr “ekzistencėn nė Shqipėri tė njė komuniteti prej 600 mijė minoritarėsh grekė”.

Mė pas, zoti Kamberi nė emėr tė PLL,  nė pėrgjigje tė interesimit tė gazetarėve, u prononcua pėr kėndvėshtrimin e PLL pėr zhvillimin e Turizmit nė Shqipėri, si njė degė e rėndėsishme e ekonomisė kombėtare, sidomos nė kushtet e kėrkesave tė larta tė bashkatdhetarėve tanė jashtė kufijve shtetėrorė, pėr tė kaluar pushimet e tyre nė Atdhe, nė sfondin e hapjes e tė bashkėpunimit tė shteteve kufitare, pas pėrmirėsimit tė klimės sė marrėdhėnieve ndėrballkanike.

   

Deklaratė per shtyp e PLL

 Partia “Lėvizja Legalitetit”, po ndjek me shqetėsim aktin e ri tė diskriminimit tė tė Drejtave tė qytetarėve shqiptarė nė shtetin fqinj grek. Siē jeni nė dijeni nėpėrmjet mediave, qeveria greke pezulloi procedurat e pajisjes me karta tė emigrantėve ekonomikė shqiptarė deri nė tetor tė kėtij viti, me qėllim qė tė ushtrojė presion mbi elektoratin shqiptar, pėr ta detyruar tė votojė favoritėt e tij politikė nė zgjedhjet vendore tė Tetorit.

Ky vendim me nuanca politike tė pastra, ėshtė njė njė ndėrhyrje e stėrholluar nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar. Asnjė justifikim nuk mund tė qėndrojė pas kėtij vendimi absurd, tė cilin vetė autoritetet greke e reklamuan disa muaj mė parė, si shenjė e respektimit tė tė Drejtave tė Njeriut dhe ndihmė pėr refugjatėt, nė sfondin propagandistiko-politik tė kryesimit tė radhės tė Greqisė, nė rotacionin 6-mujor tė BE-sė.

Auoritetet greke, nė atė kohė deklaruan me zhurmė se, “... pajisja me karta e emigrantėve shqiptarė, do tė pėrfundojė brenda pranverės sė kėtij viti...”, por nuk iu pėrmbajtėn kėtij zotimi.

PLL i kėrkon qeverisė shqiptare qė, me shpejtėsi, tė ndėrmarrė hapat e duhur pėr zgjidhjen e kėtij problemi me palėn greke, konform Marrėveshjes sė “Miqėsisė e bashkėpunimit” midis dy vendeve dhe zbatimit tė standarteve ndėrkombėtarisht tė pranuara tė tė Drejtave tė Njeriut.

PLL gjithashtu shpreh shqetėsimin e saj pėr dobėsitė e mėdha tė evidentuara nė ditėt e fundit, lidhur me mungesėn e pėrgatitjeve pėr tė pėrballuar kėtė sezon turistik nga Ministria e Turizmit dhe autoritetet vendore nė zonat turistike dhe plazhet e vendit. Financat e rrėnuara shqiptare, po pėsojnė goditje tė rėnda nga paaftėsia e dritėshkurtėsia e qeverisė shqiptare nė ruajtjen dhe rritjen e fluksit turistik drejt vendit tonė.

PLL mendon se kėto dobėsi nuk janė tė rastit, por pjesė e njė platforme qė synon shkatėrrimin e turizmit shqiptar nė favor tė konkurentėve fqinjė. Gjithashtu, segmente politike tė caktuara dhe tė pėrfaqėsuara edhe nė qeveri, janė shumė tė shqetėsuara pėr integrimin e hapėsirės mbarėshqiptare, e cila gjen shprehjen e saj sintetike nė fluksin e madh tė pushuesve shqiptarė nga jashtė kufijve shtetėrorė, tė cilėt, nė shenjė patriotizmi, nuk pranojnė t’i shpenzojnė tė ardhurat e tyre nė plazhet e vendeve fqinjė, ndonėse janė tė bindur se kushtet nė to janė shumė mė tė mira se nė Shqipėri, dhe ēmimet tejet konkuruese.

PLL i kėrkon qeverisė tė marrė masa tė menjėhershme pėr tejkalimin e problemeve artificiale tė mungesės sė ujit tė pijshėm dhe energjisė elektrke nė zonat turistike e bregdetare, si dhe tė vėrė para pėrgjegjėsisė shkaktarėt e kėtyre dėmeve jo tė rastit, ndryshe, pasojat e kėtyre neglizhencave tė qėllimshme, do tė duken shumė shpejt nė vazhdimėsi tė sezonit turistik tė kėtij viti dhe nė tė ardhmen.  

 

Aktivitete te PLL 

U zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL Tiranė 

Dega e PLL nė kryeqytet, e sigurt nė suksesin zgjedhor

 Ditėn e premte, u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL Tiranė, nė tė cilėn morėn pjesė edhe drejtues tė lartė tė PLL, si zoti Sadedin Balla, Sekretar i Pėrgjithshėm i PLL dhe kryetar i Degės sė Tiranės, zoti Blerim Kamberi, Sekretar pėr Marrėdhėniet me Publikun, zoti Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ, si dhe zoti Hamit Kurti, nėnkryetar i kėsaj Dege.

Nė kėtė takim u bė njė analizė e hollėsishme e punės sė strukturave tė PLL sė kryeqytetit, nė zbatim tė detyrave tė marra nga mbledhja paraardhėse, si dhe u parashtruan vėshtirėsitė dhe mangėsitė e punės sė deritanishme, gjithmonė me pėrkushtimin dhe predispozicionin maksimal pėr t’i tejkaluar ato dhe pėr ta kurorėzuar me sukses fushatėn zgjedhore. Nga mbledhja rezultoi se, pavarėsisht nga koha e gjatė deri nė ditėn e zgjedhjeve dhe impenjimet e natyrshme personale, tė gjithė drejtuesit e strukturave janė tė angazhuar pėr ta vazhduar fushatėn pa ndėrprerje, qoftė edhe gjatė sezonit tė verės.

Nė raportimet e drejtuesve tė strukturave, e pėrgjithshme ishte puna dhe pėrpjekjet pėr ngritjen e seksioneve tė reja, duke intensifikuar krahas kėsaj edhe fushatėn e anėtarėsimeve tė reja nė PLL, nė pėrgjigje tė interesimit tė anėtarėve tė rinj dhe pėrqafimit pre tyre tė alternativės legaliste, si njė alternativė serioze dhe pėrfaqėsuese e interesave tė zgjedhėsve dhe qytetarėve.

Ajo qė binte nė sy, ishte fakti se shumica e anėtarėsimeve bėheshin me tė rinjtė qė, sipas diskutantėve, kanė sjellė frymė dhe mendėsi tė reja nė radhėt e partisė. Pothuajse tė gjithė drejtuesit raportuan se e kishin siguruar mbulimin e qėndrave tė votimit me seksione dhe se ndodheshin nė fazėn fundore tė pėrzgjedhjes sė kandidaturave qė do tė konkurojnė nė emėr tė PLL nė zgjedhjet vendore.

Nė disktimin e tij, zoti Fiqiri Spahiu, kryetar i Nėndegės sė Paskuqanit, theksoi: “Jemi mirė me anėtarėsimet e reja dhe po i mbulojmė tė gjitha qėndrat e votimit me pėrfaqėsuesit tanė. Kemi piketuar kandidaturat dhe puna pėrzgjedhėse mbetet mė e vėshtira pėr ne, ngaqė kandidatėt janė cilėsorė, pa diferenca, e me vlera tė spikatura.”

Pas tij e mori fjalėn kryetari i Nėndegės sė Kamzės, zoti Edmond Driēi, i cili raportoi: “Kemi arritur nė shifrėn e 40 seksioneve dhe kemi angazhuar afro 140 propagandistė pėr fushatėn. Ajo qė vlen tė theksohet ėshtė fakti se kemi njė fluks tė madh anėtarėsimesh dhe njerėzit duan tė pozicionohen e motivohen politikisht, ēka na ka sjellė vėshtirėsi nė pėrzgjedhjen e kandidaturave nga ky fluks i madh vlerash.”

Nė diskutimin e tij, zoti Xhetan Ēejku, kryetar i Nėndegės Domje, theksoi se e veēanta e kėsaj fushate ėshtė se njerėzit na janė afruar dhe kanė shfaqur hapur mbėshtetjen pėr alternativėn tonė nė votime.

Por, aktualisht jemi mbrapa me pėrcaktimin e kandidaturave pėr shkak tė vėshtirėsive tė pėrzgjedhjes tė mė tė mirėve, sidomos nė Bėrxullė.”

Mė pas, nė diskutimin e tij, zoti Nderim Kurti, kryetar i Nėndegės nr.2 tė kryeqytetit, theksoi se strukturat e kėsaj nėndege kanė arritur rezultate tė mira me anėtarėsimet dhe se e kanė siguruar mbulimin e qėndrave tė votimit.

Mė pas e mori fjalėn zoti Ylli Dorzi, kryetar i Nėndegės nr.4 (tė minibashkisė nr.4), theksoi se nė strukturat e kėsaj nėndege ka patur mjaft anėtarėsime tė reja dhe se janė pėrzgjedhur kandidaturat mė tė mira, e qė do ta pėrfaqėsojnė denjėsisht PLL nė kėto zgjedhje, duke arritur rezultate tė larta zgjedhore. Zoti Dorzi siguroi se ėshtė arritur mbulimi i tė gjitha qėndrave tė votimit me anėtarė dhe simpatizantė tė pėrkushtuar tė partisė.

Nė fjalėn e tij, zoti Sami Hasrama, kryetar i Nėndegės sė Vorės, theksoi se, pavarėsisht nga vėshtirėsitė e punės, struktuarat e kėsaj nėndege kishin arritur tė bėjnė anėtarėsime tė reja, dhe se kishin siguruar mbulimin e tė gjitha qėndrave tė votimit me anėtarė dhe simpatizantė tė PLL, pėrveē qendrės sė votimit nė Kuē. Pėr mbulimin e kėsaj qendre, zoti Hasrama propozoi bashkėpunimin me strukturat fqinjė, gjė qė u mbėshtet nga tė gjithė pjesėmarrėsit nė takim. Ai teksoi mė tej: “... jemi nė fazėn e pėrcaktimit pėrfundimtar tė kandidaturave, pas pėrzgjedhjes sė njerėzve mė tė mirė dhe mė pėrfaqėsues.

Nė diskutimin e tij, zoti Met Isa, kryetar i Nėndegės sė njėsisė bashkiake nr. 1 (tek lagja “Ali Demi”), pasi theksoi optimizmin e strukturave tė kėsaj nėndege pėr rezultate tė larta, veēoi si mangėsi punėn e pamjaftueshme pėr mbulimin e zonės sė Shkozės, e cila, sipas tij, do tė pėrfundojė me sukses sė shpejti.

Ai theksoi se strukturave ekzistuese i janė shtuar edhe 8 seksione tė reja. Deri tani, theksoi ai, kemi pėrzgjedhur dy kandidatura mjaft serioze, tek tė cilat kemi besim se do tė arrijnė rezultate tė larta dhe pėrfaqėsim dinjitoz.”  

Pas zotit Isa e mori fjalėn zoti Blerim Kamberi, i cili raportoi se “nė minibashkinė nr 7 i kemi tė gjitha qėndrat e votimit tė mbuluara me njerėzit dhe strukturat tona tė PLL dhe se aktualisht jemi nė fazėn pėrfundimtare tė pėrzgjedhjes sė kandidaturave.”

Mė pas, nga drejtuesit kryesorė tė Degės sė Tiranės u raportua se, nė Shkozė ishin nė prag tė ngritjes 4 seksione tė reja dhe se kjo pėrvojė pozitive po shtrihej edhe nė Laprakė, nė tė cilėn ka nevojė pėr pėrmirėsimin e punės dhe pėr aktivizimin e tė rinjve tė pėrkushtuar, aktivistė tė dalluar e tė palodhur. Drejtuesit e strukturave tė Tiranės  premtuan se, nė mbledhjen e ardhshme, do tė raportonin pėr detyrat e marra dhe se do tė vinin shumė shpejt nė qendėr pėr tė raportuar pėr detyra konkrete tė realizuara, pėr zhvillimin e njė fushtae model e rezultative. 

  

Dossier 

Historia e rrenimit ekonomik te shqiptareve 

Grabitja e arit shqiptar 

Nga Kastriot Dervishi 

Vijon nga numri i kaluar 

Pse u pa me frikė Xhon Mekgou 

Mė 24 shkurt 1992, TVSH nė emisionin e lajmeve transmetoi njė intervistė tė njė qytetari tė huaj, qė quhej Xhon Mekgo, intervistė qė ishte marrė 4 ditė mė parė. Mekgou nė kėtė intervistė deklaroi se, nė fund tė vitit 1990 e nė fillim tė vitit 1991, kishte qenė dėshmitar i transferimit nga Shqipėria nė Zvicėr i 10 tonėve ar. Ai theksonte se vetėm nė nėntor-dhjetor 1990, janė dėrguar nė Zvicėr nga Tirana dy avionė tė posaēėm, dėrgesa e tė cilėve, ari, ka pėrfunduar nė bankėn "Strase". Sipas tij, njė pjesė e kėtij ari pėrbėnte edhe kapitalin bazė tė njė banke shqiptaro-zvicerane qė ekzistonte nė Tiranė. Banka nė fjalė ishte "Iliria Suisse Bank". Perveē kėsaj, Mekgou shfaqi dyshimet e tij pėr firmėn "Iliria Holding", e cila edhe nė mjedise politike tė kohės pėrflitej si e lidhur me familjen Hoxha, pėr tė mos thėnė qė menaxhonte tė ardhurat e kėsaj familjeje.

Kėto deklarime tė Mekgout, shkaktuan njė pėrshtjellim tė madh tek politika e majtė nė Tiranė.

I pari reagoi presidenti komunist Ramiz Alia, i cili, siē dihet, ka qenė njė ndėr njerėzit mė tė afėrt tė klanit Hoxha. Vetėm njė ditė mė pas, Ramiz Alia i kėrkoi kryeprokurorit tė Pėrgjithshėm Petrit Serjani "verifikimin e fakteve tė mėsipėrme" dhe procedimin penal tė Mekgout, "nėse lajmi ėshtė i rremė".

Siē kuptohet nga deklaratat e rastit, Xhon Mekgou kishte vizituar edhe personalitete tė tjera tė shtetit, duke pėrfshirė kėtu edhe kryeministrin Vilson Ahmeti. Ky i fundit, sipas "ZP"-sė, i ėshtė drejtuar Mekgout me kėto fjalė: "Mos lėshoni tullumbace tė tilla". Nga ana e tij, drejtori i Thesarit tė Shtetit, Fahri Hoxha, i pyetur pėr kėtė problem nga "ZP" mė 26 shkurt 1992, ndėr tė tjera deklaron:

"Ne nuk dimė asgjė pėr sasinė e arit tė pėrmendur nė intervistėn e transmetuar nė televizion. Nga Thesari i Shtetit ka dalė ar nė bazė tė vendimeve tė Kėshillit tė Ministrave. Pa kėto vendime nuk del asnjė gram ar nga Thesari. Ari ka filluar tė dalė nga Thesari duke filluar nga viti 1988. Mė parė nuk ishte e nevojshme, me ndonjė pėrjashtim tė rrallė, sepse nevojat tona mbuloheshin nga eksportet. Qė nga viti 1988, ka dalė gjithsej 7.2 ton ar. Nga kėto, 4.07 ton ka qenė pėr kambizėm, 1.8 ton pėr tregėtinė e jashtme dhe 1.3 ton pėr nevojat e shtetit. Nė vitin 1988 kemi marrė njė avion tė posaēėm, jashtė linje, me tė cilin kemi nxjerrė jashtė shtetit 2 ton ar. Sasira tė tjera mė tė vogla, janė dėrguar me avionėt e linjės... Ne nė Thesar nuk kemi pasur kurrė 10 ton ar".

Askush nuk donte nė atė kohė tė merrej me thelbin e problemit, por vetėm me mbulimin e tij. Kėshtu, shtypi socialist filloi hapur fushatėn antiamerikane tė tij. Gazeta socialiste "24 orė", nė vazhdė tė solidaritetit komunist dhe duke u mbėshtetur mbi parullėn "Vjetnami do fitojė", botoi njė foto tė Xhon Megkout tė kohės kur ky luftonte kundėr komunistėve nė Vjetnam. "ZP" e konsideroi Mekgoun "mercenar amerikan" (shih "ZP" 26 shkurt 1992). Askush nga kėta nuk pa tek Mekgou njė dėshmitar tė vlefshėm pėr zbardhjen e enigmave tė arit, por pa vetėm njė kundėrshtar politik, apo mė keq akoma njė armik tė Vjetnamit. Askush nga kėta nuk donte zbardhjen e tė vėrtetės.

Ditė mė vonė, mė 19 mars 1992, gjatė njė interviste nė TVSH, presidenti Ramiz Alia hodhi dyshime mbi qytetarin zviceran Xhon Mekgou. Ndėrsa pranoi daljen e 3.2 tonėve ar "pėr qėllime shtetėrore", Alia u tall me humbjen e 270 tonėve ar. Si edhe herė tė tjera, ai mbrojti "pikėpamjen" se “nuk ka ekzistuar kurrė njė shifėr e tillė!”.

Sikurse dihet, Ramiz Alia ėshtė personi kyē nė tė gjitha zhvillimet polike tė Partisė sė Punės. Aktualisht, ai ėshtė personi qė ka mė tepėr dijeni se kushdo pėr arin e grabitur shqiptar. Pėrgjigjet e tij nė rastin konkret, tė bindin akoma mė tepėr pėr pėrzierjen e tij nė ēėshtjen e floririt.

 

Cilat kanė qenė lėvizjet e ēelėsit tė depozitave tė Enver Hoxhės nė perėndim, Haki Toska 

Siē kemi shkruar edhe mė parė, depozitat mė tė rėndėsishme tė udhėheqjes komuniste nė perėndim, i kishin tre persona. Ata ishin:

- Enver Hoxha

- Hysni Kapo

- Mehmet Shehu

Pas goditjes sė Mehmet Shehut dhe marrjes sė depozitave tė tij, vendin e tij e zuri pasardhėsi i Enver Hoxhės, Ramiz Alia. Ky i fundit ėshtė edhe njeriu qė drejtoi lėvizjet e arit nė vitet e fundit tė regjimit komunist.

Depozitat e udhėheqjes sė lartė komuniste ishin justifikuar nė rangjet sekrete si “depozita tė partisė pėr nevojat e shėrbimit sekret, pėr nevoja tė financimit tė Lėvizjes Marksiste-Leniniste nė botė dhe pėr nevojat e partisė nė rast luftė nė Shqipėri.”

Ēelėsi i depozitave tė Enver Hoxhės nė perėndim, ishte Haki Toska. Ndėr detyrat ekzekutive mė tė rėndėsishme tė Toskės, ka qenė ajo e zv/kryeministrit nė periudhėn 16 shtator 1966-18 nėntor 1970, dhe ajo e ministrit tė Financave nė qeverinė e fundit tė Mehmet Shehut.

Ministra tė tjerė tė Financave qė kanė pasur informacion pėr arin, kanė qenė:

- Ramadan Ēitaku (ministėr nga viti 1944 e deri mė 5 shkurt 1948).

- Abdyl Kėllezi (23 korrik 1948-16 korrik 1962).

- Aleks Verli (17 korrik 1962-27 tetor 1974).

- Lefter Goga (28 tetor 1974-26 dhjetor 1978).

- Haki Toska (27 dhjetor 1978-14 janar 1982).

- Qirjako Mihali (15 janar 1982-19 shkurt 1987).

- Andrea Nako (20 shkut 1987-22 shkurt 1991).

Sot, me pėrjashtim tė Qirjako Mihalit, tė tjerėt kanė vdekur tė gjithė. Dėshmitarė tė rėndėsishėm pėr arin kanė qenė: Ramadan Ēitaku qė vdiq i denigruar nga Enver Hoxha dhe Abdyl Kėllezi, qė u pushkatua si "tradhėtar dhe sabotator", nė vitin 1976. Sipas tė gjitha mundėsive, Kėllezi u zhduk mė tepėr si njė njeri i rrezikshėm, qė kishte dijeni pėr floririn e fshehur.

Por, mendohet gjithashtu se mandat ministerial jo pak i rėndėsishėm ka qenė ai i Haki Toskės nė kohėn e ngjarjeve qė pėrfunduan me vrasjen e Mehmet Shehut dhe "konfiskimin" e llogarisė sė tij bankare nė Perėndim.

Sipas dėshmitarėve, edhe nė vitet 60-tė, 70-tė apo 80-tė tė shekullit tė kaluar, ka pasur kalim tė sasive tė arit nga porti i Durrėsit. Kjo ka ndodhur nė kohėn kur kryetarė tė degėve tė Punėve tė Brendshme nė kėtė rreth kanė qenė Lilo Zeneli, Kopi Niko (burri i tezes sė Fatos Nanos, i njohur si persekutor profesionist) dhe Kapllan Shehu.

 

Sasitė e fundit tė arit qė ka ikur nga Shqipėria 

Nė prag tė kapitullimit tė regjimit komunist, Ramiz Alia ndoqi edhe njė taktikė qė kishte tė bėnte me sigurimin e dytė financiar tė klasės sė tij politike. Nė periudhėn 1988-1990, kanė lėnė Shqipėrinė sasi tė tjera ari, qė kanė ikur kryesisht nga aeroporti i Rinasit. Mė 7 qershor 1992, presidenti Berisha, me anė tė njė letre i kėrkoi autoriteteve zvicerane ndihmesėn e tyre nė lidhje me arin shqiptar qė ndodhej nė Zvicėr. Pėr kėtė qėllim, guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ilir Hoti, autorizoi mė 1 mars 1993, firmėn ligjore "Poncet Varluzer" dhe partnerėt anėtarė tė Avokaturės sė Gjenevės, qė tė vepronin nė emėr tė autorizuesit pėr tė zbardhur llogaritė e hapura nga Banka e Shqipėrisė nė Zvicėr.

Avokatėt e marrė me kėtė ēėshtje ishin Charles Poncet, Dominique Varluzel, Ereic Alves De Souza, Oliver Peclard, Didier Bottge, Alan Levy, Izabel Hagman dhe Gisele Stanislas.

 

Raporti i Policisė sė Shtetit tė Zyrihut nė lidhje mė arin e transferuar nga Shqipėria nė vitin 1989 

Policia e aeroportit tė Zyrihut, divizioni kriminal, mė 11 mars 1993 ka hartuar raportin pėr Jann Corrodi-n, me lėndė "Ndriēime nė lidhje me dhėniet e arit me prejardhje nga Shqipėria me fluturimet e Svissair SR 459, tė 3 korrikut 1989 dhe 19 shkurtit 1991". Ky raport, ndėr tė tjera ka kėtė pėrmbajtje:

"Hetimet nė lidhje me ēeshtjen e pėrmendur mė sipėr pranė Shėrbimit tė Sigurimit tė Aeroportit, kanė dhėnė rezultatet e mėposhtme:

- Mė 3 korrik 1989, me fluturimin SR 459, nga Tirana kanė mbėrritur 3.100 kg ar. Kjo dėrgesė ishte pritur dhe depozituar nga Shėrbimi i Sigurimit.

- Mė 5 korrik 1989, kjo dėrgesė u transportua nė MAT SE  CURITAS, dhe u zhdoganua nga kjo e fundit. Hetimet pranė MAT, kanė treguar se dėrgesa ishte zhdoganuar, duke pėrmbajtur lingotat e arit dhe tė argjendit, si monedha me njė vlerė prej 19,7 milion frangash. Gjithė dėrgesa u ēua me urdhėr tė "Union De Banque" – Zvicėr, nė Edelmetallschmelzerei, nė Mendrision/TI.

Dispozita finale: e 11 marsit 1993...".

Nė lidhje me datėn 19 mars 1991, Policia e Shtetit tė Zyrihut deklaroi se nuk pasur fluturime nga Tirana nė Zyrih. Nė dy data e tjera tė fluturimeve, 18 dhe 21 shkurt 1991, nuk kishte tė dhėna pėr depozitim ari.

Mė 23 mars 1993, me anė tė njė letre dėrguar nė Tiranė, Charles Poncet (doktor nė drejtėsi nė Avokaturėn e Gjenevės), njoftoi autoritetin mė tė lartė tė shtetit shqiptar se, “pas njė korrespondence me gjyqtarin Dieter Jann Corradi, disa sasi ari kanė kaluar tranzit nga Zvicra.”

Anėtari tjetėr i firmės ligjore "Poncet Varluzer", Oliver Peclard (avokat i Kolegjit tė Gjenevės), me anė tė njė korrespondence tė sė njejtės datė (23 shkurt 1993), pasi ka grumbulluar tė dhėnat nga Policia e Shtetit tė Zyrihut, i drejtohet kėshtu gjyqtarit tė sipėrpėrmendur:

"Rezultati i hetimeve paraprake tė Policisė sė Shtetit tė Zyrihut nė lidhje me dhėnien e arit me prejardhje nga Shqipėria mbi fluturimet e Svissair RS 459 tė 3 korrikut 1989 dhe tė 19 shkurtit, ėshtė tepėr interesant. Tė dhėnat dhe dokumentat qė kanė qenė tė mundur tė mblidhen nga Shqipėria dhe pėr tė cilat bėhej fjalė nė kuadrin e hetimit, nė fakt nxjerrin nė pah trasferime tė shumta ari nga Tirana nė Zyrih, ndėrmjet viteve 1988-1991.” Pra, duket se del qartė nga hetimi zviceran, se sasi tė konsiderueshme ari, tė cilat dukej se kishin lėnė Tiranėn, nė fakt asnjėherė nuk kishin arritur nė Zyrih...".

 

Ēfarė treguan kėto hetime 

Ndonėse hetimet nuk u ēuan si duhet deri nė fund pėr shkak tė kohės sė gjatė qė kėrkohet nė raste tė tilla dhe pėr shkak tė ndryshimit tė pushtetit nė Shqipėri, ato provuan se nga Shqipėria kanė lėvizuar sasi jo tė pakta ari nė fund tė viteve 80-tė, kur po dukej akoma mė qartė falimentimi i regjimit komunist nė mbarė Lindjen dhe veēmas nė Shqipėri. Ajo qė ia vlen tė theksohet, ėshtė fakti se nuk ėshtė vetėm Zvicra foleja e fundit e njė pjese tė arit shqiptar. Ajo ka qenė edhe vend tranzit i kėtij ari. Nė vendet e Amerikės Latine apo nė Kanada, ndodhet njė sasi jo e vogėl ari, e cila ka bėrė "borgjezė" pinjollėt e grabitqarėve tė dikurshėm, pinjollėt e shtresės mė ordinere qė ka pasur ndonjėherė Shqipėria.

 

Ē'nxjerrim si pėrfundim

 Nė fund tė kėtij cikli arrijmė nė pėrfundimet e mėposhtme:

1 - Ari i shqiptarėve, i grabitur nga komunistėt, pėrgjithėsisht nuk ėshtė pėrdorur pėr qėllime shtetėrore, por:

a - Ėshtė vjedhur nga ata qė kanė marrė pjesė drejtpėrdrejt nė grabitje.

B - Ka shkuar pėr llogari tė udhėheqjes sė lartė komuniste si nė Zvicėr, nė Amerikėn e Jugut apo tė Veriut. Ndėr njerėzit mė tė pasuruar me arin shqiptar janė” klani Hoxha, klani Kapo dhe klani Alia (si degė autonome e klanit Hoxha).

C - Ėshtė transportuar nė vende tė tjera, si nė BS dhe gjetkė.

2 - Pėr arin qė ėshtė prodhuar nė Rubik, rezulton tė mos ketė hyrė nė thesar njė pjesė e mirė e tij.

3 - Nė vitet e fundit tė regjimit komunist ka kaluar kufirin njė pjesė jo e vogėl ari, e cila ėshtė depozituar nė Perėndim si pjesa tjetėr.

4 - Njė pjesė e parave tė ardhura nga ari shqiptar, kanė ardhur nė Shqipėri nė formėn e OJQ-ve, apo tė investimeve qė pretendohet se “nuk janė fitimprurėse”.

fund

 

Histori 

Shqiptarėt, historia dhe fqinjėt

 Nga Astrit Kola 

Vijon nga numri i kaluar

 Gjatė shekujve tė mesjetės, lidhjet martesore, tė gjakut dhe krushqisė midis sundimtarėve shqiptarė dhe serbė, jo vetėm kanė qenė evidente, por shpesh herė edhe pėrcaktuese nė zhvillimet politike, zhvillime-pasojė tė luftės pėr pushtet tė kėtyre sundimtarėve, nė hapėsirat ku shtriheshin zotėrimet dhe banimet e ngėrthyera midis dy popujve, serbėve dhe shqiptarėve. Megjithėse kėta popuj pėrqafuan dhe kultivuan besime tė ndryshme fetare, sikundėr shprehet edhe Milan Shuflaj, se "... pėr fanatizmin fetar nuk ka asnjė gjurmė, madje ekzistojnė shenja tė qarta tė simbiozės midis katoliēizmit dhe ortodoksisė...", luftrat midis kėtyre popujve dhe sundimtarėve-prijės pėrkatės, asnjėherė nuk patėn motive fetare, pėrveēse territoriale, sundimi e pushteti nė treva tė pastra etnikisht apo tė pėrziera. Nė kėto terrene, gjithmonė mbivendoseshin elementėt e shtresėzuar etnikė, religjiozė e pushtetorė, qė dominoheshin nga synimi i sundimit, pushtetit dhe pasurimit.

Tė gjitha dinastitė katolike shqiptare tė kėsaj periudhe, ishin tė lidhura me marrėdhėnie farefisnore, krushqie dhe gjaku me familjet ortodokse fisnike e princėrore serbe.

Nė dokumentat mesjetare raguzane, pėrmenden shpesh lidhjet farefisnore, tė krushqisė e tė gjakut midis Cernojeviēėve-shqiptarė me Brankoviēėt e Lazareviēėt serbė, si dhe midis grupit tė sipėrpėrmendur dhe Topiajve, Dukagjinėve, Kastriotėve, Arianitėve, Muzakajve, Zahariajve etj..

Historiani serb Ivan Bozhiē, thekson se kotorrasit-shqiptarė, denbabaden tė tillė, e konsideronin shqiptar tė tyre njėrin nga sundimtarėt mė tė shquar tė atyre trevave, Radiēa Cernojeviēin. Madje kotorrasit, nė ato vite, kėrkuan nga venedikasit qė ta pranonin Cernojeviēin si tė dėrguarin e tyre, sepse, nė tė kundėrt, "mund t'u nėshtroheshin ose sundimtarėve tė tjerė shqiptarė, ose sundimtarėve serbė, ose sundimtarėve turq" (... aut Albanensibus, aut Sclavis, aut Turcis".

Linguisti malazes Zhelko Branko Musoviē, nė librin "Kontribute pėr studimin e origjinės dhe historisė sė malazezėve", botuar nė vitin 1966, shpjegon se nė fund tė shekullit XIV, me rrezik shqiptar nėnkuptohej rreziku qė paraqiste sundimtari Radiēa Cernojeviē, ndėrsa me rrezik serb nėnkuptohej rreziku qė vinte nga sundimtari Sandalja Hraniē.

Nė vitin 1461, sundimtari i Hercegovinės Stefan Vukēiē, nė njė mesazh dėrguar dogjėve venedikas u sugjeronte qė ta vlerėsonin sa dhe si duhet Stefan Cernojeviēin dhe se do tė ishte nė tė mirė tė Republikės sė Venedikut qė ta drejtonte vėmendjen ndaj tij, "... ndaj karakterit tė tij shqiptar" (et alhora avista vostra serenita, da li suoi costumi albaneschi). Kėtė e dėshmon edhe dokumenti qė na servir historiani serb Llazar Stojanoviē nė librin "Gjenealogjitė dhe analet e vjetra serbe", ku dhe sipas tė cilit "Stefan Cernojeviēi ėshtė despot i trevave tė Dioklesė, qė janė treva shqiptare, dhe rrjedh nga dinastia e Cernojeviēėve."

Themelues i dinastisė sė Cernojeviēėve ishte Durrasi (emri i tė cilit vjen nga emri Durazio-Durrės), i cili, sipas dokumentave e themeloi atė nė vitin 1326.

Pėr shkak tė emrit tė themeluesit Durras, historiografia serbe, duke e sllavizuar emrin e tyre, i emėrton ato "Gjurasheviēė"-t.

Vėllai i Gjergj Cernojeviēit, trashėgimtarit tė Durrasit, qė e trashėgoi pas tyre sundimin e saj, quhej Llesh (emėr i vjetėr shqiptar).

Padyshim qė nė krijimin e lidhjeve farefisnore midis sundimtarėve dhe despotėve serbė e shqiptarė, ndikuan fuqimisht fatet e pėrbashkėta e shpesh tragjike, nė luftrat e parreshtura kundėr tė njejtėve armiq. Kėshtu, Gjin Bua Shpata, zot dhe despot i famshėm i Epirit, u martua e motrėn e sundimtarit serb, Preljubit, i cili zotėronte njė pjesė tė Thesalisė dhe sundimi i tij pykėzohej deri afėr Janinės. Por megjithėse e kishte Preljubin kunat, kjo nuk e pengoi Gjinin qė tė urdhėronte gardistėt e tij ta vrisnin Preljubin, kur mėsoi se kish komplotuar fshehurazi me armikun e shqiptarėve, despotin serb Simeon Urosh Paleologun (vėllanė pėr babė tė Stefan Dushan Nemanjės, qė u kurorėzua nė fronin serb pas vdekjes sė Dushanit).

Qė tė mbrohej nga zemėrimi i shqiptarėve, tė cilėt i tradhėtonte e u binte nė qafė orė e ēast, nė vitin 1366 Simeon Uroshi ia premtoi Despotatin e Janinės dhėndrrit tė tij, sundimtarit serb Tomi Preljuboviē. Ky, pėr tė rrėmbyer me ēdo ēmim kėtė despotat, zhvilloi luftra tė suksesshme kundėr shqiptarėve, qė komandoheshin nga Gjin Bua Shpata dhe Pjetėr Lloshi (Peta), gjatė viteve 1367-1370 dhe 1377-1379.

Pėr shkak tė krimeve kundėr shqiptarėve dhe barbarisė sė pashoqe, grekėt e ekzaltuar (aleatė tė serbit Tomi Preljuboviē), e emėrtuan atė "Alvanitoktonos" (shqiptar-vrasės).

Mė pas, nga shtazėria e Preljuboviēit e pėsuan edhe vetė grekėt, tė cilėt, nė disa kronika tė asaj kohe, shkruanin: "Ēdo e keqe qė shohim, dėgjojmė e pėsojmė, vjen nga Tomi Preljuboviēi".

Ēuditėrisht, armiqtė e betuar, Preljuboviēi dhe Pjetėr Lloshi, pasi nuk mundėn tė shkatėrrojnė shoshoqin, vendosėn tė pajtohen dhe tė lidhin krushqi. Kėshtu, vajza e Preljuboviēit, Irina, u martua me djalin e Pjetrit, Gjonin (Johanin).

Kur Pjetri vdiq nė vitin 1374, i vetėm nė krye tė shqiptarėve mbeti Gjin Bua Shpata.

Ai arriti t'i bashkojė tė gjithė feudalėt shqiptarė dhe tė krijojė njė shtet tė fuqishėm me kryeqendėr Artėn, e cila dikur kish qenė kryeqendėr e despotatit tė aleatit tė tij shqiptar, Pjetėr Lloshit.

Despoti Gjin jo vetėm qė e vazhdoi luftėn dhe armiqėsinė me Preljuboviēin, por hyri nė sherre edhe me mbretėrinė e Napolit, qė pėrkrahte armikun e tij serb.

I pafuqishėm pėr tė mposhtur Gjinin, Preljuboviēi bėri aleancė dhe thirri nė ndihmė kundėr tij turqit osmanllinj. I indinjuar nga kjo tradhėti dhe aleancė me osmanėt-armiq tė krishtėrimit, mitropoliti i Janinės, serbi Matija, u bashkua me shqiptarėt dhe u strehua nė Artė, tek Gjini. Nė shenjė hakmarrjeje, nė dhjetor tė vitit 1384 Preljuboviēi zuri rob dhe masakroi gardėn personale tė Matija-s, e cila ishte pėrzgjedhur dhe paguhej nga Gjini. Ky sundimtar famėmadh, i mposhti armiqtė e tij deri nė fund tė jetės, duke e ruajtur tė paprekur sundimin e despotatit. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1399, ky despotat shqiptar vazhdoi tė bėhej tabelė qitjeje dhe pėsoi sulme tė parreshtuar prej turqve, serbėve, grekėve dhe mercenarėve tė rekrutuar nga dinastia franceze Toko.

Qyteti i Artės, kryeqendėr e despotatit shqiptar tė Gjin Bua Shpatės, u mbrojt heroikisht nga prijėsit dhe luftėtarėt qė i kishin dhėnė besėn Gjinit para vdekjes, pėr tė luftuar deri nė fund. Ky qytet ra nė duart e sulmuesve shumėkombėsh vetėm 17 vjet pas vdekjes sė despotit zulmėmadh, nė vitin 1416.

Shqipėrinė e Veriut dhe Zetėn, qė nga viti 1360 e deri nė vitin 1421 e sundoi Dinastia e Balshajve, me kryeqendėr nė Shkodėr. Themeluesi i kėsaj dinastie, Balsha I (Plaku), pėr herė tė parė pėrmendet nga kronikat e kohės nė vitin 1356, kur sulmoi dhe shkatėrroi ushtrinė serbe tė Uroshit V (tė birit tė Stefan Dushanit), tė cilit i rrėmbeu shumicėn e zotėrimeve njė vit pas vdekjes sė perandorit Dushan, nė vitin 1355.

Balsha I, nė aleancė me Raguzėn, nė vitin 1365 luftoi edhe kundėr sundimtarit serb Nikolla Altamanoviē.

Balsha I vdiq nė vitin 1367 dhe la pas 4 trashėgimtarė, tre djem dhe njė vajzė, pėrkatėsisht: Strazimirin, Gjergjin I, Balshėn II dhe Katerinėn.

Gjatė kohės sė sundimit tė Stefan Dushanit, Balshajt kishin qenė sundimtarė tė vegjėl dhe kishin pėrqafuar vullnetarisht besimin ortodoks. Pasi u fuqizuan, nė vitin 1369, dy vjet pas vdekjes sė themeluesit tė dinastisė, fėmijėt e tij me nė krye Strazimirin, u konvertuan pėrsėri nė besimin katolik dhe paskėtaj, pėr kėtė veprim, pėrfituan mbėshtetjen e Papės Bonifac IX.

Balshajt ishin kaq tė fuqishėm, saqė populli i trevave tė sunduara prej tyre i konsideronte mbretėr dhe anėtarėt e dinastisė i shihte si familje mbretėrore, nė njė kohė qė ata nuk ishin tė tillė.

Mė i madhi i fėmijėve tė Balshės, Strazimiri, e sundoi dinastinė deri nė vitin 1370, kur i shkrepi tė bėhet kallogjer dhe tė mbyllet nė manastir. Ai i zgjeroi territoret e sunduara prej tij drejt Jugut, deri nė lumin e Matit, nė Shqipėrinė e Mesme, duke i vendosur kufijtė aty ku fillonin trevat fqinje, tė sunduara nga Karl Topia.

Strazimiri vdiq nė vitin 1372 me rason e murgut nė kurriz, dhe u varros nė manastirin ortodoks tė Shėn Arhangjelit nė Prizren, ēka do tė thotė se para vdekjes u konvertua pėrsėri nė besimin ortodoks.

Gruaja e parė e tij ishte Irina, e bija e sundmtarit tė shquar Progon Dukagjinit, me tė cilėn lindi Gjergjin II. Meqenėse Irina vdiq shpejt, Strazimiri mė pas u martua me Helenėn, tė bijėn e princit serb, Llazarit, e cila e rriti jetimin e burrit si ta kishte djalin e saj.

Nga martesa e Strazimirit me Helenėn lindi Alba, qė u martua me Gojk Golemin, qė rridhte nga familja zulmėmadhe e Golemėve.

Motra e vetme  Balshajve, Katerina, u martua me Karl Topinė nė vitin 1364, qė pėr shkak tė lindjes sė konflikteve pėr kufijtė e zotėrimeve, hyri nė luftė me vėllanė e gruas, Gjergjin II, nė vitin 1364, dhe  zuri rob atė.

Pas ndėrmjetėsimit tė Republikės sė Raguzės, Karl Topia e liroi kunatin, por pas dy vjetėve, nė vitin 1366, e sulmoi sėrish. Pėrsėri ishin raguzanėt ata qė i qetėsuan gjakrat midis kunetėrve.

vijon

 

Studim

 Si u ndertua Garda nga Mbreti Zog I

 Nga Safet Ramolli 

Vijon nga numri i kaluar

Por, nė kėtė proces, vend tė posaēėm kanė zėnė dhe kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme edhe mjaft kuadro shqiptarė, tė gatuar me ndjenjėn e atdhedashurisė sė pakufi e tė pėrkushtimit tė lartė, por edhe tė kualifikuar nė shkolla e akademi ushtarake tė huaja e tė aftė profesionalisht. Kėto kuadro vepruan si ushtarė tė komanduar, apo si komandues, tė bindur dhe autoritarė, por, qė tė gjithė e kurdoherė, tė pėrshkuar nga Atdhedashuria. Midis tyre, mė sė shumti spikat dhe ka lėnė gjurmė tė pashlyeshme Hysen Selmani, koloneli nga Mati, i cili pėr mėse trembėdhjetė vjet ndikoi fuqishėm dhe efektivisht, qė Garda tė ketė fytyrė bashkėkohore perėndimore.

Sė dyti: Garda ka pasur dhe ka zbatuar mision tė mirėfilltė si e tillė, duke i shėrbyer me devotshmėri NJĖSHIT TĖ SHTETIT SHQIPTAR, ashtu sikurse ka patur edhe mision mbarėkombėtar, pėr tė ruajtur prestigjin e Qeverisė Shqiptare dhe garantimin e veprimtarisė normale pėr misionet e huaja diplomatike, apo tė ardhura me misione tė tjera. Garda ka ecur mbi tabanin shqiptar, tė mbartur pėrmes trashėgimisė sė pasur. Ajo kishte ndėrtim strukturor tė qartė, dhe nė tė vepronte me korrektėsi e transparencė mekanizmi i hierarkisė, si kolona vertebrore e ēdo strukture tė Forcave tė Armatosura. Misioni qė ajo pėrmbushte, ishte krejt i qartė, i bazuar tėrėsisht nė ligj dhe nė kėrkesat morale tė traditės shqiptare.

Sė treti: Garda e Republikės, nė fillim, dhe ajo Mbretnore mė vonė, ėshtė prirė nga njė Flamur, si dhe ka patur si tregues njė kėrkesė tė lartė e tė pastėr NDERI e MORALI. Ajo ka patur nė themel tė betimit FLAMURIN KOMBĖTAR, ashtu sikurse ka vepruar me vullnet e pasion, me motivim shpirtėror e ligjor, me disiplinė tė rreptė, me  gatishmėri e veprim praktik shėmbullor.

Gjatė shėrbimit ajo ėshtė motivuar nga “BESNIKĖRIA, GUXIMI, TRIMĖRIA dhe MBAJTJA E FJALĖS.”. Ky formim moralo–psikologjik, i trashėguar dhe i kultivuar sistematikisht, ka shėrbyer si faktor i domosdoshėm pėr tė plotėsuar boshllėqet nė nivelin e kualifikimit profesional, tė kompletimit me pajisje, mjete dhe aparatura etj.. Akti i Betimit, i formuluar edhe nė Statutin Themeltar tė Monarkisė Shqiptare, ishte i shenjtė e i detyrueshėm pėr tė gjithė ata qė shėrbenin nė Gardė.

Sė katėrti: Garda Mbretnore ka kryer mision fisnik e human, por edhe shumė tė rėndėsishėm kombėtar, duke mos u kursyer nė asnjė rast, pėr asnjė arėsye dhe pėr asgjė ndaj Shtetit, Qeverisė, Betimit, Flamurit, Kombit dhe Mbretit. Thelbi i Kodit Luftarak e Moral tė saj, pėrbėhej gjithmonė nga trinomi: TĖ BESOJMĖ; TĖ BINDEMI; TĖ LUFTOJMĖ!

Ky Kod, nga gardistėt ėshtė gjykuar e ēmuar si njė trinom i plotė pėr ēdo pjesėtar tė efektivit. Misioni i shenjtė, human e fisnik; shėmbulli i pėrkushtimit tė pafund; heroizmi dhe kėmbėngulja nė zbatimin e detyrave; pėrmbajtja kombėtare nė plotėsimin e misionit, e mjaft tė tjera si kėto, e ka bėrė Gardėn Mbretnore njė element strukturor tė respektuar e dinjitoz nė organizimin strukturor tė Forcave tė Armatosura; njė pikė referimi e besimi pėr strukturat e tjera tė kėtyre forcave.

Rruga e pėrshkuar nga GARDA MBRETNORE, veprimet dhe arritjet e saj, janė vlerėsuar dhe ēmuar si tė veēanta, dalluese dhe cilėsore. Efektivi i saj ishte krenar, i obliguar dhe i gatshėm tė pėrmbushte detyrat nė ēdo situatė, pavarėsisht nga ēmimi, qoftė edhe jeta.

 

Jeta e Mbretit tė Shqiptarėve, tejet e kėrcėnuar!!!

Jeta e NMT Mbretit Zog I, qė para se tė kurorėzohej si Sovran i shqiptarėve, u vu shpesh herė nė shėnjestėr tė planeve ndjellakeqe tė kundėrshtarėve tė tij pėr eleminimin fizik, prandaj Ai mori mjaft masa sigurie pėr vehte dhe Familjen e Tij, por edhe pėr atė tė drejtuesve tė tjerė tė lartė tė Shtetit Shqiptar. Nė shtator tė vitit 1923, ish ministri i Luftės, kolonel Haki Tatzati, me njė grup ushtarakėsh do tė pėrgatiste njė grusht shteti, tė cilin kishte menduar ta zbatonte gjatė kremtimeve tė 28 Nėntorit, ditėn e Shpalljes sė Pavarėsisė. Plani pėrfshinte vrasjen e Kryeministrit shqiptar Ahmet Zogu dhe vendosjen e njė pushteti tė tipit “juntė ushtarake”. Ky plan dashakeq dhe kriminal dėshtoi, duke nxjerrė njėherėsh mėsimin se, e keqja mund tė vijė edhe nga brenda.

Po nė nėntor tė kėtij viti, evidentohen mjaft veprime rebeluese tė xhandarmėrisė, sepse ajo dhe disa njėsi tė ushtrisė nuk u bindeshin mė urdhėrave tė drejtuesve tė tyre, sepse ende nė krye tė tyre vazhdonte tė ishin elementė rebelues. Mė 24 Shkurt 1924, Beqir Valteri, anėtar i organizatės “Bashkimi i Shqiptarėve tė Rinj”, e krijuar prej Avni Rustemit, qėlloi mbi Ahmet Zogun tre herė nė hollin e Selisė sė Parlamentit, duke e plagosur nė dorė, nė kofshė dhe nė bark, pikėrisht nė momentin kur, kryeministri i dalė pas zgjedhjeve tė ligjshme tė Dhjetorit tė vitit 1923, po hynte nė Parlament. Ishte akt krejt i hapėt dhune, e megjithatė drejtuesi i Shtetit Shqiptar, me dėshirėn pėr tė falur , urdhėroi qė gjakėsi tė mos ndėshkohej. Kemi tė bėjmė me njė qėndrim krejt tolerant, por qė gjithsesi nuk shkon pa lėnė gjurmė nė memorien e popullit shqiptar.

Mė 20 shkurt 1931, ish oficerėt e kufirit, Ndok Gjeloshi e Azis Ēami, nė kohėn qė Mbreti ishte vetėm 37 vjeē, do t’i bėjnė atentat me armė zjarri, kur Ai ndodhej pėr kurime nė kryeqytetin austriak. Edhe kėtė eveniment tė pamoralėshėm kreu i Shtetit Shqiptar do ta pėrcillte thuajse qetėsisht, gjithsesi pėr hir tė unifikimit tė kombit, ēėshtje tė cilėn e ka patur nė themel tė programit tė tij. Ai nuk kėrkoi hakmarrje tė tipit mesjetar, dhe as qė organizoi apo mbėshteti ndonjė veprim tė egėr e barbar kundrejt keqbėrėsve. Nė tė kundėrtėn, rekomandoi qė gjykimi tė bėhej duke mbajtur parasysh edhe formimin psikologjik tė shqiptarėve, por edhe gjėndjen stresante tė ish-oficerėve, tė cilėt pėr shkaqe politike (nuk kishin zbatuar kėrkesat e Statusit tė Ushtarakėve pėr t’u distancuar nga partitė politike dhe veprimtaritė politike), ishin pėrjashtuar nga Forcat e Armatosura, por pa marrė asnjė ndėshkim tjetėr politik.

Nė vitin 1934, Muharrem Bajraktari, nė kėtė kohė adjutant personal i Mbretit, e informon se njė oficer i Gardės Mbretnore, kishte patur si detyrė apo si objekt tė asgjėsonte Mbretin. Por edhe nė kėtė rast, Ai u tregua mjaft tolerant, duke e lėnė tė lirė oficerin, edhe pse kėshtu fitoi mėrinė e Bajraktarit, duke u shprehur jo pa nėnkuptim se, “... oficeri nuk kishte patur aspak qėllim qė tė mė shkaktonte ndonjė tė keqe.” Njė qėndrim i tillė, natyrisht qė nuk mund tė pėrcillej pa lėnė gjurmė nė opinionin shoqėror shqiptar, duke ia ngritur mė lart vlerat morale Drejtuesit tė Shtetit Shqiptar.

Mė 1938 rezulton se ka edhe qarqe tė huaja tė interesuara drejtpėrsėdrejti pėr eleminimin fizik tė Mbretit Zog I: Bashkėshortja e tij, Mbretėresha Geraldinė, nė njė intervistė dhėnė shumė vjet mė vonė, do tė kujtojė se, Konti Ēiano kishte nė plan eleminimin fizik tė Mbretit tė Shqiptarėve, nėpėrmjet njė veprimi tė karakterit komando-diversionist, duke e rrėmbyer Ēiftin Mbretėror, e evidentuar kjo dy herė gjatė vitit 1938, pėrkatėsisht nė muajt qershor e dhjetor. Edhe kėtė akt antihuman, thuajse tė vėrtetuar katėrcipėrisht, Mbreti e kapėrceu pa krijuar ndonjė incident tė ashpėr diplomatik, por gjithsesi duke i dhėnė tė kuptojė palės italiane se Ai ishte nė brendėsi tė gjithēkaje, deri nė hollėsitė mė tė skajshme.

Gjithashtu, Mbretėresha do tė kujtojė nė dy raste (ėshtė fjala pėr vitet para 1938-ės), se ka dijeni tė sakta pėr veprime atentatore nė dėm tė jetės sė Mbretit, por gjithsesi tė mbetura nė tentativė. Nė njė rast, nė njėrėn nga ēatitė e ndėrtesės qė ndodhej nė parkun prapa Pallatit Mbretėror, u gjet njė pushkė; ndėrkohė, nė rastin tjetėr, njė nėpunės i lartė shqiptar, i lidhur me fije tė padukshme me shtetas italianė tė veshur ose jo me pushtet, i kishte ofruar njė rryshfet tė majmė kuzhinierit me origjinė hungareze tė Familjes Mbretnore, pėr tė kryer njė shėrbim nė dėm tė shėndetit tė pjestarėve tė Saj. Edhe pas emigrimit, pretendohet se ka apo disponohen tė dhėna pėr njė atentat tė mundshėm, tė pėrgatitur nga pėrtej detit, pėr realizimin e tė cilit thuhet se kishin nisur nė Turqi dy shqiptarė.

vijon

___________


29 Qershor 2003, Nr.24(538)

___________



Faqja Kryesore

Editorial

Fjala e krytetarit te grupit parlamentar te PLL ne seancen e te henes per mocionin me debat me Kryeministrin Nano per dhunen ndaj mediave

Pse Qeveria po kerkon te burgose mediat

Spahiu: "Ne kete lufte te pandershme dhe te pabarabarte mes pushtetit dhe medias, gjeja me minimale qe mund te beje qeveria eshte te heqe dore urgjentisht nga penalizimi i saj, se thellimi i proceseve gjyqesore ndaj medias do te coje ne nje situate, kur pushtetari i sotem padites ndaj medias do te jete i pandehur, jo per persekutimin ndaj medias, por per abuzimin e perfitimin me pushtetin e deklaruar me pare nga media, asokohe i konsideruar shpifes"


Z.Kryetar!
Zoterinj kolege!

Me renien e sistemit komunist dhe rilindjen e pluralizmit ne Shqiperi, rilindi dhe media e lire.
Ne kete tranzicion alla shqiptarce, pushteti i katert - sikurse eshte pushteti medias, - ka progresin me te dukshem, duke e krahasuar me tre te paret.
Pushteti i pare, qe eshte legjislativi, eshte kthyer ne qesharak duke zevendesuar sallen e teatrit te estrades me ate te kuvendit, apo duke iu rikthyer tradites se kesaj salle para viteve '90 ku ne emer te "demokracise" me te kulluar ne bote, votohej 100% cdo p/ligj, sikurse u votua Kodi Zgjedhor PS-PD si "me i miri" diten e enjte me deputetet e PS-se dhe te PD-se.
Pushteti i dyte, qe eshte ekzekutivi. Qeverite shqiptare gjate ketyre 13 vjeteve, sidomos keto te PS-se ne 6 vitet e fundit, e kane radhitur Shqiperine ne vendin me te varfer ne Evrope dhe nder me te varferit ne bote. Gjithashtu e kane bere te njohur Shqiperine ne te gjithe boten si rekordmene te puneve te zeza etj..
Pushteti i trete, gjyqesori, tashme nuk eshte problem vetem i shqiptareve por eshte bere nje problem nderkombetar per shkallen e larte te korrupsionit.
Pare ne kete kendveshtrim, media eshte shume hapa perpara se tre pushtetet e para.
Do te kishte ecur edhe me tej, nese do te ishte ndihmuar nga instititucionet shteterore dhe vecanerisht nga qeveria, per shperndarjen e valeve televizive ne gjithe territorin e vendit, sidomos te televizionit publik shqiptar, shperndarjen e gazetave ne te gjithe territorin, pasi sic dihet shtypi nuk shkon fare neper fshatra, mbrojtjen e gazetareve duke nxitur krijimin e nje sindikate dinjitoze ne mbrotje te gazetareve edhe nga padrejtesite e pronareve ndaj tyre.
Ne nenet kushtetuese eshte vene e zeza mbi te bardhe:
-Liria e shprehjes eshte e garantuar.
-Liria e shtypit, radios dhe televizionit eshte e garantuar
Shtrohet pyetja, sa e garantuar eshte kjo liri?
Muajt e fundit vihet re nje fluks i shtuar i padive penale dhe civile te pushtetareve ndaj medias, se ato ndihen te fyer dhe te cenuar nga mediat.
Perderisa mungon transparenca nga ana e qeverise, perderisa organi i akuzes eshte indiferent dhe hesht ndaj kontrabandes, korrupsionit, trafiqeve te paligjshme, krimit te organizuar etj., media ka marre persiper te identifikoje dhe t'ia beje te njohura opinionit publik te gjitha cka thame me siper.
Ne vend qe media te falenderohet dhe te inkurajohet ne punen e saj, thirret ne prokurori dhe gjykate, terrorizohet ne rruge, shtepi, redaksi a ku te jene gazetaret.
Theniet e mediave konsiderohen shpifje, fyerje, te dhena mashtruese etj..
Komuniteti nderkombetar, i lodhur nga deklarimet boshe te qeveritareve, po flet hapur me shifra konkrete, sikurse Bashkimi Evropian permend listen e cmimeve qe sa kushton cdo vend pune qe sjell perfitime milionash, nderkohe qe ne Shqiperi niveli i debatit eshte nese korrupsioni ekziston akoma apo jo!
Duke u vendosur media ne banken e te akuzuarve, realisht po vihet komuniteti nderkombetar para akuzes, ku qeveritaret tane per demagogji thone se kemi progres ne qeverisjen tone dhe jemi ne rruge te mbare drejt integrimit ne strukturat euroatlantike.
Ne kete lufte te pandershme dhe te pabarabarte mes pushtetit dhe medias, gjeja me minimale qe mund te beje qeveria eshte te heqe dore urgjentisht nga penalizimi i saj, se thellimi i proceseve gjyqesore ndaj medias do te coje ne nje situate, kur pushtetari i sotem padites ndaj medias do te jete i pandehur, jo per persekutimin ndaj medias, por per abuzimin e perfitimin me pushtetin e deklaruar me pare nga media, asokohe i konsideruar shpifes.

 

FAQJA POLITIKE

PLL ne mbrojtje te votes dhe vlerave te demokracise


Mesazhe nga takimi i zgjeruar i Komitetit Drejtues dhe forumeve partnere te PLL ne ambjentet e Hotel "Dajti"-t

Spahiu: Rezultatet maksimale zgjedhore, jane plotesisht te mundshme

Diten e shtune, ne nje nga ambjentet e Hotel "Dajti"-t, zhvilloi punimet mbledhja e Komitetit Drejtues te PLL-se, me rend dite:
- Informacion mbi zhvillimet e fundit politike ne vend
- Zbatimi i detyrave dhe porosive te dhena per cdo anetar te Komitetit Drejtues dhe kryetar Dege
- Udhezime per fushaten zgjedhore
Mbledhjen e hapi kryetari i PLL-se, zoti Ekrem Spahiu, i cili beri nje permbledhje te zhvillimeve me te fundit politike ne vend dhe te qendrimeve te Grupit Parlamentar dhe Kryesise se Partise, lidhur me problematiken akute qe eshte vene ne qender te zhvillimeve aktuale.
Kryetari Spahiu, ne fjalen e tij rikonfirmoi dhe perseriti para anetareve te Komitetit Drejtues edhe nje here qendrimin konsekuent te PLL-se ne mbeshtetje te ish-te Burgosurve dhe te Persekutuarve Politike, ish-pronareve dhe verejtjeve te deklaruara, me shkrim dhe me goje, te institucioneve nderkombetare, perfaqesive te tyre ne Shqiperi dhe organizmave monitorues, ne lidhje me difektet e renda te keq-qeverisjes dhe rekomandimet e tyre konkrete per thellimin e reformave ne Shqiperi.
Zoti Spahiu, ne fjalen e tij theksoi domosdoshmerine e mbeshtetjes dhe zbatimit te ketyre rekomandimeve ne vendim-marrjen dhe institucionet e politiken shqiptare. Ai theksoi se PLL do t'i qendroje me force pozicionit te mosnenshkrimit te marreveshjes se perbashket te te gjitha partive parlamentare ne tryezen e perbashket me Presidentin e Republikes, per retushimin e projekt-ligjit qe qeveria ka pergatitur per ceshtjen e pronave, jo thjesht per kapricio, por sepse jane ne dem te pronareve dhe nuk pranohen prej tyre. Gjithashtu ai vleresoi se PLL, pavaresisht tendencave per mirekuptim apo rikompozim te spektrit te djathte politik, te propozuara nga PD, do te artikuloje me force kundershtite logjike dhe mangesite qe kane sjelle miratimi i Kodit Zgjedhor me ane te kartonave dhe qendrimeve refraktare te PD-se.
Me poshte z. Spahiu theksoi: "Ky takim, per te gjithe ne anetaret e Komitetit Drejtues, eshte shume i rendesishem dhe vendimtar per PLL dhe pervec analizes per punen e bere, cdo anetar i Komitetit Drejtues dhe kryetar Dege, duhet te raportoje per zbatimin e detyrave te dhena ne mbledhjet e meparshme dhe ne takimet qe perfaqesuesit e kryesise se partise kane bere neper rrethe te vendit me Komitetet Drejtuese te Degeve. Dua t'ju bej me dije se analiza dhe konkluzionet e mbledhjes se sotme jane shume te rendesishme ne kuadrin e marrjes se udhezimeve nga ju per zbatim ne baze, me qellim qe e gjithe partia te futet ne fazen finale te fushates per zgjedhjet vendore. Zgjedhjet e tetorit kane nje rendesi vendimtare politike per fatet e demokracise ne Shqiperi dhe per vazhdimesine e reformimit te institucioneve dhe kuadrit ligjor ne pergjithesi. Ne si kryesi e partise, jemi te bindur se PLL ne keto zgjedhje do te arrije rezultate te larta dhe kete e bazojme ne:
1. Pergatitjet tona dhe te te gjithe strukturave partiake, qe nga qendra e deri ne baze, per fushaten zgjedhore.
2. Ne rezultatet shume te mira te arritura ne komunat e drejtuara nga perfaqesuesit legaliste.
3. Ne qendrimet politike dhe ne punen konkrete administrative te keshilltareve aktuale, qe ne kemi ne bashkite dhe komunat e vendit.
4. Ne alternativen legaliste.
5. Ne kandidaturat tona te te gjitha niveleve, per te cilat, ne emer te kryesise, shpreh bindjen se do te jene nga me te spikaturat.
6. Ne mbeshtetjen totale e te sigurte qe diaspora jone do te na jape gjate gjithe fushates dhe mbi te gjitha ne mbeshtetjen dhe pranine e NMT Mbretit Leka I e Familjes Mbreterore ne Atdhe, cka perben nje inkurajim te madh per punen tone ne pergjithesi dhe per perfundimin me sukses te fushates zgjedhore ne vecanti.
Ju bej me dije se, nje vit me pare, me 28 Qershor 2002, u kthye perfundimisht ne Atdhe Familja Mbreterore, gje qe perfaqesonte edhe endrren e aspiraten e te gjithe legalisteve e mbreteroreve shqiptare.
Lidhur me fushaten zgjedhore, bindja e kryesise dhe e imja personale eshte se votat ne favor te PLL-se e te partive opozitare do te shtohen dhe se Shqiperia nuk do te drejtohet me nga socialistet ne nivel vendor e pastaj ne ate qendror. Mandati i socialisteve ka perfunduar dhe tashme pritet vetem akti formal i nderrimit te pushtetit pas zgjedhjeve. Por kjo mund te ndodhe vetem nese do te respektohet vota e shqiptareve, sepse ne lidhje me kuadrin ligjor per ruajtjen e votes, ky kod nuk eshte me i miri, pasi partite e vogla te spektrit te djathte nuk kane perfaqesues ne komisione.
Shqiptaret duan nje qeveri dhe nje qeverisje ndryshe, sepse nuk mund te mbeten pafundesisht peng i pushtetit aktual, i cili nuk do t'ia dije se ata jane qytetaret me te varfer te Evropes. Shqiptaret duan nje qeverisje ndryshe, sepse nuk mund te rrijne jashte Evropes, pjese fizike dhe gjeografike e se ciles jane. Samiti i Selanikut, qe u mbajt nje jave me pare, u garantoi vendeve te Ballkanit Perendimor mbeshtetje te plote politike, ekonomike dhe financiare, natyrisht ne kembim te reformave.
Por kjo mbeshtetje eshte e kushtezuar nga kriteret e Kopenhagenit, qe jane:
1. Stabiliteti politik dhe demokracia
2. Kontrolli ndaj korrupsionit dhe trafiqeve kriminale
3. Ndertimi dhe konsolidimi i nje administrate shteterore efektive
4. Arritja e treguesve dhe e stabilitetit ekonomik
Por per Shqiperine, pervec ketyre kushteve, BE ka vene edhe te tjera shtese si:
1. Reforma e plote zgjedhore
2. Kthimi i prones tek pronaret legjitime
3. Shkeputja e lidhjeve te krimit te organizuar me politiken
4. Demshperblimi i ish te Burgosurve Politike
Do te deshiroja te parashtroja para kesaj perfaqesie kushtet e BE-se.
a) Reforma zgjedhore.
Miratimi i dhunshem i Kodit Zgjedhor nga dy partite e medha, nuk eshte aspak permbushje e kushtit te BE-se per Reformen zgjedhore. Ky miratim perben nje antireforme dhe shenon fillimin e degradimit te proceseve te ardhshme zgjedhore ne Shqiperi. Ky Kod Zgjedhor eshte me i keqi nder vite, pasi nuk garanton proces zgjedhor te lire, te ndershem dhe me shanse te barabarta per te gjithe. PLL e ka kontestuar kete kod ne tri kendveshtrime:
1.
Ne mbrojtjen e vlerave te demokracise
2. Ne sensin e krijimit te shanseve per fitoren e opozites.
3. Ne interesat e PLL
Ne legalisteve nuk na vjen keq per qendrimet e socialisteve, sepse ato dihet se nga vijne e c'perfaqesojne, por na vjen shume keq per qendrimet e PD-se, sepse kjo force politike mori persiper misionin e ndertimit dhe te konsolidimit te demokracise e te proceseve demokratike, qe jane produkt i votes se lire. Ndoshta edhe ju jeni habitur kur keni degjuar drejtuesit e larte te PD-se, qe thone se aleatet nuk jane cenuar nga Kodi i Ri Zgjedhor. Por a ka cenim me te madh sesa te na heqin, me miratimin e PD-se, anetarin e komisionit nga nivelet e dyta e te treta dhe ta zevendesojne ate me komisionere socialiste, kur dihet se me cfare mundimi dhe kostoje i kemi fituar keto te drejta te shenjta per mbrojtjen e votes sone, ne nje kohe qe pozita i kontrollonte keto komisione ne raportet 5:2 ose 4:3!!!
Sidoqofte, PLL e cila ka ditur t'i mbijetoje diktatures, do te dije t'i rezistoje edhe neodiktatures apo demokratures, nese do te linde nevoja.

Qendrimi i PLL ndaj ceshtjes madhore te pronave ne Kuvendin e Shqiperise

Ky qendrim ka qene gjithmone ne favor te pronareve dhe te se drejtes se tyre te shenjte, konform te gjitha standarteve demokratike, te njohura e te pranuara nderkombetarisht, madje te firmosura e te ratifikuara edhe nga qeverite postpluraliste shqiptare, te cilat kane qene te PS dhe PD. Ne do te vazhdojme te kembengulim per zgjidhjen maksimale te kerkesave te drejta te ish pronareve dhe do te vazhdojme te kritikome ashper zvarritjen disavjecare te miratimit te nje ligji te drejte e te ndershem per pronat, sepse kjo zvarritje ka sjelle grabitjen dhe tjetersimin e pronave te ligjshme nga segmente mafioze te lidhura me pushtetin, duke e veshtiresuar zgjidhjen perfundimtare te ketij problemi.

Qendrimi i PLL ndaj ish te Burgosurve dhe te ish te Perndjekurve Politike

Ky qendrim ka qene kurdohere konsekuent, e jo thjesht per shkak te lidhjeve te gjakut me Perndjekjen dhe antikomunizmin shqiptar, por edhe per shkak te bindjes sone se lufta e klasave dhe martirizimi i kesaj shtrese jane nder krimet me renda te komunizmit mbi palcen e kombit shqiptar. Edhe sot, ato jane krime qe nuk parashkruhen dhe mund te denohen akoma po te denoncohen me fakte ne Gjykaten Penale te Hages. Ne edhe ne te ardhmen do te kerkojme me force kompensimin e punes se detyruar e te papaguar te baballareve dhe vellezerve tane, si dhe ate te burgosjes se padrejte dhe privimit te te drejtave qytetare te tyre per motive politike, dhe kjo ne pamundesi per te kthyer jetet e martirizuara dhe rikupeuar vuajtjet e ferrit komunist. Toleranca jone dhe mungesa e frymes se hakmarrjes, nuk duhet te merret si dobesi ne ditet e demokracise e te keqperdoret nga keqperdoruesit dhe grabitesit e fondeve publike nepermjet korrupsonit, nepermjet argmentit se "shteti dhe shoqeria jane te varfer dhe nuk jane ne gjendje te paguajne faturen astronomike qe u kerkohet!!!".
Sot autoriteti i PLL eshte rritur me shume se kurre, dhe kjo nga puna jone dhe e te gjithe legalisteve, nen drejtimin e strukturave te partise. Ky autoritet eshte rritur jo vetem ne syte e shqiptareve, cka do te sjelle edhe efekte elektorale, por ky autoritet eshte rritur edhe ne syte e organizmave nderkombetare te akredituara ne Shqiperi. PLL e ka ngritur zerin me force dhe me argumenta te fuqishme ne Kuvendin e Shqiperise, aty ku behet dhe miratohet politika shqiptare. Dhe kjo eshte realizuar nepermjet grupit tone parlamentar, deputetet e te cilit kane spikatur per mendimet e tyre te thella dhe per frymen konstruktive, kushtetuese e ligjore. Kundershtite tona nuk kane qene te paarsyeshme dhe kundervenese pa sens, por kane qene te argumentuara dhe te mbeshtetura ne rrugezgjidhje konkrete. Suksesi me i madh i grupit tone parlamentar eshte se ka ditur te mirekuptohet me grupet e tjera per kalimin e ligjit "Per Statusin e Familjes Mbreterore".
Por krahas ketyre arritjeve, ne kemi edhe difektet dhe mangesite ne kete fushate, objektive e subjektive, te cilat do te ndikojne negativisht ne rezultatin e pritshem zgjedhor. Ne duhet te luftojme per minimizimin e efekteve dhe pasojave te tyre elektorale, per te marre rezultatin maksimal te mundshem.
Difektet dhe mangesite qe kemi jane keto:
1 - Ne nuk kemi komisionere
2 - Na mungojne kushtet normale te punes per nje fushate, sic jane financat, makinat e tj.
Ne duhet t'i marrim mire parasysh keto ane negative dhe te disfavorshme dhe te qendrojme fort ne vendimin qe do te marrim ne te ardhmen, ne mbrojtje te votes se lire ne pergjithesi, dhe, te elektoratit legalist, ne vecanti.
Me pas e mori fjalem nenkryetari i PLL, zoti Murat Basha, i cili ne fjalen e tij, nder te tjera, tha:
Nga takimet e shumta te te deleguarve te kryesise me strukturat drejtuese te bazes, verehet se ka angazhime konkrete dhe deshire per te arritur rezultate sa me te larta. Por ne duhet te menaxhojme sa me mire burimet tona, te anetaresise dhe ato te simpatizanteve, per t'i perkthyer ne rezultate zgjedhore, te cilat do te jene edhe shperblimi i mundit dhe punes sone. Ne duhet te sensibilizojme elektoratin per qendrimet dhe pozicionimin politik te PLL, sepse kjo do te rrise kuotat tona te perfaqesimit dhe votat ne zgjedhjet e tetorit.
Ne disa rrethe, verehet edhe njefare apatie e strukturave, cka duhet te ndryshohet sa me pare. Ne pergjithesi, ne te gjitha Deget jane harmonizuar mire brezat dhe prurjet e ideve dhe mendimeve per punen, cka ka sjelle permiresimin e punes ne grup dhe ndjenjen e solidaritetit per kauzen tone legaliste. Duhet te jemi te pergatitur per situatat e reja politike, te cilat ndryshojne vazhdimisht, ne favor dhe ne disfavorin tone, dhe gjithmone levizjet politike t'i konvertojme me zgjuaresi ne rezultate zgjedhore. Mbetem kritik per raportet tona me mediat lokale, te cilat duhen shfrytezuar maksimalisht. Duhet te jemi koherente, moderne, dhe te sjellim risi mendimi e konceptesh ne fushaten zgjedhore, e cila, ne radhe te pare, do te jete perplasje konceptuale me format politik, dhe rezultatet me te larta do t'i marrin ata qe kane nje filozofi te shendoshe, vizion dhe qe propozojne e prodhojne zgjidhje konkrete e adekuate per zhvillimet e pritshme, aktualisht te munguara. Kjo kerkon, para se gjithash, zberthim vizionar te platformes zgjedhore dhe mbrojtje te saj nga intelektuale te fuqishem, qe do te kandidojne apo propagandojne programin tone zgjedhor.
Me pas e mori fjalen Sekretari per Marredheniet me Publikun prane PLL, zoti Blerim Kamberi, i cili nder te tjera tha: "Si sekretar per Marredheniet me Publikun, dua te theksoj se ne harmoni te plote me kryesine e PLL, puna jone ka konsistuar ne perpjekjet per persosjen e profilit politik te partise, ne permiresimin e imazhit te saj, ne dhenien e mesazheve te qarta e shpresedhenese, cka do te mundesoje nxitjen, angazhimin dhe pjesemarrjen e qytetareve, anetareve dhe simpatizanteve, ne mbeshtetje te alternatives legaliste, ne zgjedhjet lokale dhe me tej. Ne rruget kryesore per krijimin e forcimin e urave te bashkepunimit, per promovimin e ideve dhe personaliteteve te PLL ne kete faze te zhvillimit politik, jemi perqendruar ne tre rruge kryesore:
1 - Nga takimet tona te drejtperdrejta, vlejne te theksohen takimet me strukturat drejtuese te Degeve te PLL, takime me qytetare te ndryshem, takime me perfaqesues te komuniteteve, si ato te ish te Perndjekurve Politike, ish te shpronesuarve, ish pronareve, me te shperngulurit nga tokat e tyre per shkak te ndertimeve gjate kohes se socializmit. Dhenia e mbeshtetjes totale nga ana e PLL per kerkesat e tyre te drejta e te ligjshme, organizimi i tryezave politike dhe ngritja e kerkesave te tyre te drejta ne nivelet me te larta te politikes shqiptare dhe perfaqesuesve te institucioneve nderkombetare, sic eshte edhe rasti me i fundit, ku PLL u shnderrua ne promotor i levizjes ne mbrojtje te qendrimeve parimore e te ligjshme duke kundershtuar amendamentet shtese ne projekt-ligjin e ri te zgjedhjeve, te miratuara ne menyre arbitrare nga dy partite e medha, ku cenohej e drejta e perfaqesimit te qytetareve shqiptare dhe e partive te djathta, si edhe e se Djathtes reale ne Shqiperi.
2 - Ne maredheniet me mediat vizive:
Duke njohur realitetin shqiptar dhe qendrimin kritik te Legalitetit ndaj njeanshmerise se mediave, imponuar kjo per shkak te presonit te qeverise dhe segmenteve shteterore mbi mediat, mendoj qe kemi krijuar raporte normale bashkepunimi, ku pjesemarrja e mediave kryesore dhe pasqyrimi i aktiviteteve te Legalitetit ne to, eshte per t'u konsideruar. Ketu une deshiroj te jap opinionin tim kritik per raportet jo aq te mira midis strukturave drejtuese te PLL neper Deget ku ekzistojne media lokale me keto te fundit, te cilat mund te ishin me te mira. Duhet te punojme per permiresimin e ketyre marredhenieve dhe krijimin e akseseve me te medha ne to.
3 - Ne marredhenie me mediat e shkruara (gazetat), gjithsesi kemi arritur te pasqyrojme qendrimet dhe deklaratat e kryesise se PLL mbi zhvillimet e fundit politike, por ajo qe kemi totalisht ne dispozicion dhe qe eshte ura kryesore lidhese ndermjet kryesise se PLL dhe strukturave te saj, per pasqyrimin e aktiviteteve, per dhenien e mesazheve e ideve, si dhe per marrjen e reflektimeve te strkuturave te PLL per keto qendrime, eshte gazeta "Atdheu". Kjo eshte edhe arsyeja kryesore per te cilen ne ngrejme me shqetesim vazhdimisht zerin se si dhe sa shperndahet kjo gazete ne rrethet perkatese. Nese mendoni se ka gjera per te permiresuar ne gazeten e partise, askush nuk ju ndalon te shprehni qendrimet dhe opinionet tuaja ne drejtim te permiresimeve te mundshme, por gjithmone duke qene ne koherence te plote me filozofine dhe programin e PLL.
Pas tyre e moren fjalen edhe zoterinjte Sadedin Balla e Ergjent Bufazi, si dhe kryetare te Degeve, te cilet ngriten shqetesime konkrete, qe, per shkak te pamundesise se kohes dhe vendit ne gazete, do t'i botojme ne nje rubrike speciale ne numrin e ardhshem.
Korrespondenti i "Atdheu"

AKTIVITETE PARTIAKE

Nje jave ne Parlament


Ligji i pronave, nje mashtrim i radhes


Java e punimeve parlamentare filloi qe te henen me 23 qershor me mbledhjen e Byrose ku u percaktua kalendari 2-javor. Kjo mbledhje pati shume debate per shkak te disa ligjeve sic jane ai i pronave ose per demshperblimin e ish te burgosurve, te cilat u ngriten te dyja nga kryedeputeti Ekrem Spahiu i PLL. Ai akuzoi maxhorancen fluide e transversale PS-PD se me keto dy ligje kerkon te mashtroje opinionin publik, pasi realisht te dyja ketyre forcave kryesore politike u mungon vullneti te bejne nje ligj qe t'i ezauroje keto probleme.

Debatet ne Mbledhja e byrose

Nje pike e debatit ishte se ne kete program dyjavor ishin paraqitur dy p/ligje per kthimin e pronave: - nje nga qeveria dhe 1 nga deputetet e opozites. Kryetari i Grupit Parlamentar te PLL Spahiu tha ne fjalen e tij se "Kerkoj qe te sqarohet nese 2 projektligjet do te diskutohen vec e vec apo do te paraqitet nje ligj integral ku te perfshihen pjese nga te dy projektet. Sepse kemi nje pervoje mjaft te hidhur ne dy ceshtjet themelore qe e shqetesojne mjaft Shqiperine, - voten dhe pronen. U ngriten 2 komisione te posacme parlamenatre, si per reformen zgjedhore, ashtu edhe per kthimin e prones te pronari legjitim, por fatkeqesisht keto komisione deshtuan te dyja, sepse nuk ekziston vullneti politik nga dy forcat kryesore PS-PD per keto dy ceshtje jetike," tha Spahiu. Me tej ai u shpreh se "Nese ju keni vendosur qe t'i bashkoni votat si ne rastin e Kodit, atehere miratojeni, sepse numrat e votave i plotesoni, por une ju bej thirrje qe eshte me mire t'iu deklaroni shqiptareve qe: -voten do t'jua vjedhim, pronen nuk do t'ua kthejme pronareve legjitime, ish te burgosurve politike nuk do t'ua demshperblejme vitet e burgut!"
Kerkeses se z.Spahiu drejtuar ministrit te Shtetit Klosi per ceshtjen e demshperblimit te perndjekurve politike, ky i fundit iu pergjigj se "ne po vazhdojme punen per nxjerrjen e listave te sakta te ish-te burgosurve politike". Por ndaj ketij pretendimi z.Spahiu nderhyri duke i thene se "keto jane absurde dhe qesharake, sepse askush nuk mund t'iu besoje perrallave tuaja, sepse ju listat i gati qe prej shume vitesh, - sepse ju e baballaret tuaj i keni denuar, - por edhe sot ato jane te plota e te kompjuterizuara.
Por qellimi eshte tjeterkund!" Me tej Spahiu argumentoi se "Ju doni te fitoni kohe, pasi shihet qarte edhe ne levizjen e z.Nano qe e ka derguar ne Gjykate Kushtetuese nenin 44 te Kushtetutes, shihet qe ju s'doni qe t'u ktheni te burgosurve ate qe u takon ne baze te ligjeve e te se drejtes. Ju doni t'i lini ne ankth te burgosurit derisa te vije e te kaloje edhe fushata elektorale!" tha Spahiu duke demaskuar edhe karakterin mashtrues te deklaratave qeveritare rreth demshperblimit te ish te burgosurve nga komunizmi.
Ndersa te henen pasdite, u zhvillua seaca plenare me "mocion per debat me Kryeministrin, per mediat elektronike dhe te shkruara (paraqitur nga grupi parlamentar i PD-se)". Ne emer te PLL foli kryedeputeti Spahiu fjalen e plote te cilit mund ta lexoni ne kete numer gazete.
Kjo seance pati shume akuza e replika sidomos ndermjet deputetit Lesi dhe kryeministrit Nano, kur botuesi i "Koha Jone" e akuzoi direkt Nanon si shkaterrimtar e dhunues te mediave. Lesi i tregoi parlamentit edhe nje mesazh te Nanos ku i thuhej se "Me mua fiton me shume!" dhe sipas Lesit kjo ishte nje oferte per perkulje ndaj tij. Edhe vete z.Nano e ka pranuar mesazhin duke thene se "kam edhe mesazhe te tjera qe i kam derguar z.Lesi!".
Ne fund te debatit ne kete seance, rezoluta per dhunen ndaj mediave dhe mbrojtjen e tyre, e paraqitur nga PD u hodh poshte nga votat e deputeteve socialiste.
Te marten, 24 qershor dhe te merkuren si zakonisht u zhvillua pune neper komisione. Keshtu u diskutuan disa p/ligje si ai "Per borxhin shteteror dhe garancite e huave shteterore te Republikes se Shqiperise"; p/ligji "Per integrimin dhe bashkimin familjar te personit qe ka perfituar azil ne RSH." P/Ligji "Per sherbimin spitalor", P/Ligji "Per zbatimin e konventes per ndalimin e zhvillimit te prodhimit, magazinimit dhe perdorimit te armeve kimike dhe per shkaterrimin e tyre."
Ndersa te merkuren dt. 25 Qershor neper komisione u shqyrtuan keto p/ligje kryesoe: P/Ligji "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen Doganore, per importimin e perkohshem te automjeteve rrugore private"; P/Ligji "Per zbatimin e Konventes per ndalimin e zhvillimit, te prodhimit, magazinimit dhe perdorimit te armeve kimike dhe per shkaterrimin e tyre"; P/Ligji "Per ratifikimin e marreveshjes per krijimin e komisionit te Pergjithshem te Peshkimit ne Mesdhe"; P/Ligji "Per ratifikimin e Protokollit Opsional kunder tortures dhe trajtimit ose denimit te eger, cnjerezor ose poshterues"; P/Ligji "Per disa ndryshime ne ligjin nr. 8636, date 6.7.2000 "Per zonat e lira" si dhe P/Ligji "Per kthimin dhe kompensimin e pronave te paluajtshme ish pronareve".
Ndersa te enjten dt. 26 qershor u zhvillua nje tjeter seance plenare ku shqyrtuan keto p/ligje si ai "Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen doganore, per importimin e perkohshem te automjeteve rrugore private", P/Ligji "Per disa shtesa ne ligjin nr. 8583, date 25.11.1999 "Per policine e shtetit", P/Ligji "Per ndermjetesimin ne zgjidhjen e marreveshjeve" e disa te tjere. Pjesemarrja e deputeteve ne salle ishte mjaft e paket cka tregon se nje pjese e tyre jane neper plazhe tashme ne keto dite te nxehta vere.
A.B.

 

HISTORIA

Atdheu i shqiptareve, historia dhe fqinjet (9)



NGA ASTRIT KOLA

(Vijon ngu numri i kaluar)
Per te fituar dashamiresine dhe mbeshtetjen e serbeve, Niqifori II mori per grua vejushen e Stefan Dushanit, Helenen, dhe, per te qetesuar e kandisur bashkeshorten e re, perzuri nga Oborri gruan e deriatehershme, Ana Kantakuzenen, duke e kthyer prane familjes aterore, ne Peloponez.
Shqiptaret e adhuronin Anen fisnike dhe babane e saj, te famshmin Jovan Kantakuzenin, jo thjesht per gjakun shqiptar, por edhe per shkak te virtyteve te shkelqyera.
Ata nuk e falen poshterimin e Ana Kantakuzenit dhe Jovanit plak, ndaj e kercenuan Niqiforin me vdekje nese nuk e prishte martesen me Helenen dhe nuk rikthente ne Oborr Ana Kantakuzenen. Ata gjithashtu kerkuan qe Niqifori te divorcohej me Helenen e te rimartohej me Anen, se ciles ai t'i kerkonte falje publike per poshterimin, t'i rikthente kuroren mbreterore dhe te gjitha te drejtat qe i takonin si mbretereshe.
Pasi nuk arriti dot t'i binde shqiptaret te hiqnin dore nga kerkesat e tyre "te ekzagjeruara", Niqifori vendosi t'i shkaterronte ata. Per kete, ai menjehere rekrutoi dhe pagoi me shuma te medha ari mercenaret turq, te cileve u kerkoi t'i masakronin te gjithe shqiptaret.
Sikunder shkruan Kostandin Jireceku: "Fiset shqiptare dhe luftetaret e tyre te shkathet e trima, e vrane Niqiforin ne vitin 1358, kurse stratiotet e tij greke dhe mercenaret turq i masakruan, duke u prere kembe e duar".
Pasketaj, Simeon Uroshit i mbeti ne zoterim vetem Thesalia, te cilen ai e sundoi si perandor gjate periudhes 1359-1371, sepse pothuajse te gjithe Epirin u detyrua t'ia leshoje sundimtareve te medhenj shqiptare, Pjeter Lloshit dhe Gjin Bua Shpates.
Pjetri mori ne zoterim qytetet e Artes dhe Roges, ndersa Gjini mori ne zoterim qytetet e Anheles dhe Angjelokastres.

VIJON


DOSSIER

Historia e rrenimit ekonomik te shqiptareve (7)

GRABITJA E ARIT

Nga Kastriot Dervishi

vijon nga numri i kaluar

Ku ka shkuar ari i Rubikut

Pervec grabitjes masive te arit tek qytetaret shqiptare, nje grabitje e permasave te padukshme eshe edhe ajo e ndodhur ne uzinen metalurgjike te Rubikut, ku prodhohej nje sasi jo e vogel ari.
Ndersa ne Tirane funksiononte nje sektor i posacem i pranimit te arit te Rubikut qe, ne nje kohe te konsiderueshme dhe delikate, drejtohej nga Reshat Alia, qe ishte xhaxhai i Ramiz Alise dhe babai i Teuta Hoxhes, qe ishte gruaja e djalit te madh te Enver Hoxhes, Ilirit.
Ne mungese te plote te cdo lloj transparence, vit pas viti eshte arritur te perfitohet nje sasi e madhe ari ne Rubik, ne nje kohe qe Thesari i Shtetit ka perfituar nje sasi krejt te paperfillshme te tij. Ish ministri i Financave Andrea Nako, me ane te nje njoftimi sekret te dates 9 tetor 1987, njoftonte kryeministrin se, "... nga prodhimi i Rubikut sigurohen rreth 120 - 130 kg ar ne vit." Per vitet 1968-1990, duke marre si prodhim minimal shifren e 120 kilogrameve ne vit, jane siguruar rreth 2.640 kg ar. Ndersa sipas dokumentave shteterore, figuron qe te jene dorezuar ne thesar vetem 1.777 kg ar.
Diferenca midis dy sasive eshte 873 kg ar. Mirepo ketu duhet te kemi parasysh se per te tille sektore, komunistet kishin nje mobilizim te papare, qe nuk njihte as turne e asgje tjeter. Kjo te con ne perfundimin qe sasia e arit te Rubikut mund te jete edhe me e madhe.

Hapin e pare e hodhi Komisioni i Perkohshem Parlamentar i vitit 1992

Pas shume shkrimeve ne shtypin e opozites, ne vitin 1991 u pa e rendesishme qe ky proces te shkonte me tej.
Per te verifikuar Thesarin e Shtetit nga vitit 1938-1990 si dhe procesin e sekuestrimeve ne vitet e para te regjimit komunist, ne fund te vitit 1991, me nismen e Partise Demokratike u ngrit nje komision i perkohshem parlamentar, i cili kishte kete perberje:
1 - Blerim Cela (PD) - (kryetar i komisionit)
2 - Gezim Luli (PD) - deputet i Shkodres
3 - Behadin Bakalli (PD) - deputet i Shkodres
4 - Vehbi Gruda (PD) - deputet i Shkodres
5 - Teodor Keko (PD) - deputet i Tiranes
6 - Qemal Disha (PS) - deputet i Matit
7 - Sami Kushta (PS) - deputet i Librazhdit
8 - Shkelqim Cani (PS) - deputet i Ersekes
9 - Thoma Mico "Omonia" - deputet i Sarandes
Pas nje pune jo te vogel, deputeti Blerim Cela lexoi me 22 janar 1992 raportin ne emer te komisionit.
Pas nje argumentimi te hollesishem, deputeti Cela ne emer te komisonit parashtroi keto perfundime:
"1 - Ne Shqiperi ka pasur disa dhjetra tonelata ar ne qarkullim dhe te thesarizuara nga popullata para dates 28 nentor 1944.
2 - Ish Mbreti Zog ka marre me firme 183 kg ar, si te ardhura personale te oborrit nga diferencat e kembimeve valutore me doganat.
3 - Ministria e Puneve te Brendshme ka sekuestruar forcerisht, sipas ligjeve te luftes, arin e popullit, por pa mbajtur dokumentacion te dyanshem ne momentin e sekuestrimit. Keto sasira jane mbajtur nje here ne deget e Puneve te Brendshme, pastaj ne Ministrine e Puneve te Brendshme e me pas jane dorezuar ne thesar, sic argumentuam me lart, dhe shtojme se keto diferenca tregojne vetem majen e ajsbergut, sepse ngelen mbi 650 persona te paidentifikuar, qe kane dorezuar ar, te cilit nuk i eshte bere hyrje ne thesar.
4 - Ne dokumentat e Ministrise se Puneve te Brendshme ("Historiku i Armes se Policise"), pohohet me shkrim se jane sekuestruar 43.816.682 monedha te arta, pa futur shufrat dhe bizhute e arta.
Vetem ato bejne 283 ton flori. Ne fakt, ne thesar jane futur nga sekuestrimet vetem 3.029 kg ar... Mungojne 280 ton ar.
5 - Gjate kohes se diktatures komuniste jane bere dalje 7.600 kg ar... Kjo sipas te dhenave te mara nga Drejtori i thesarit te shtetit... dhe jane perdorur per te blere grure 224 kg ar; jane perdorur per dikasteret e ndryshme 37 kg ar; jane humbur ne kambizem 4.072 kg ar; jane dhene per tregtine e Jashtme 3.200 kg per blerje mallrash.
Asnje pergjegjesi nuk eshte mbajtur per humbjet ne kambizem per 4 ton ar me vlere 60 milione dollare. Thesari i Shtetit eshte i shenjte, me te nuk mund te luhet, ndryshe kushdo qe e prek duhet te pergjigjet me koke. Sesi eshte perdorur 3.200 kg per blerje mallrash, kjo kerkon nje kontroll te dyte nga organe te specializuara, me autorizim te parlamentit.
6 - Duhet te ngrihen grupe hetuesish me specialiste te afte, per te nxjerre se ku shkoi ari ne sasine prej 280 ton, duke ballafaquar fatkeqet e grabitur me grabitesit e veshur me rroben e shtetit...
7 - Duhet bere kontroll ne uzinen e Rubikut me mandat parlamentar e te qeverise, per te kontrolluar sasine e arit te prodhuar, nese perputhet me ate te futur ne thesar.
8 - Te kontrollohet i gjithe dokumentacioni dhe thesari ne ruajtje kudo qofte nga specialiste te Bankes se Shtetit, duke nxjerre gjendjet dhe levizjet e arit ne thesar, ne Ministrine e Puneve te Brendshme si dhe ne ate te derguar jashte shtetit".

vijon

MONARKIA

SHTETI MODERN SHQIPTAR NE VITET 1920-1939

Garda e Republikes ne 75-vjetorin e themelimit te saj, si deshmi e tradicionit ushtarak te Shtetit, Forcave te Armatosura dhe institucioneve respektive


Nga Major Safet RAMOLLI*


vijon nga numri i kaluar
Ushtria Kombetare ndahet ne tri Fuqi (Tokesore, Detare e Ajrore), por Garda Mbretnore rreshtohet ne krye te Fuqive Tokesore duke qene njeheresh edhe nje komponent i rendesishem i strukturave ushtarake. Kete vit ajo ka kete pamje strukturore:
- Komanda
- Nje kompani
- Nje bateri artilerie
- Nje eskadron kavalerie, dhe
- Banda Muzikore.
Por duhet theksuar se, nga Komanda e Gardes varej nje batalion kembesorie, me nje organike mjaft te fuqishme: 21 oficere; 37 nenoficere dhe 412 gardiste (graduate e ushtare rrogetare); ndersa bateria e artilerise kishte: 4 oficere; 10 nenoficere dhe 138 gardiste, si dhe 9 kafshe e 4 topa.
Po ne kete ligj behen edhe disa specifikime per gradat e nenoficereve. Keshtu, artileria dhe kavaleria e Gardes, do te kishte graden e trupes tjeter ushtarake, dmth: ushtare, nentetare, tetare.
Faik Konica, personalitet ne ze i letrave shqipe por edhe i diplomacise, ne vepren e tij nenvizon se, "Shqiperia ne kete kohe ishte vendi me i rregullt ne Ballkan persa i perket qetesise dhe sigurise qytetare; se ushtare e police, permes pamjes se jashtme dhe permbushjes se detyres, shprehen per pranimin dhe ushtrimin e nje fryme te re bashkekohore. Nga sa cituam por edhe nga te tjera, Garda Mbretnore behet gjithnje e me teper nje Repart Prestigjioz, ne moralin e se ciles sherbimi quhet: NDER! LAVDI dhe OBLIGIM!"
Aktet juridike qe normojne veprimtarine e Fuqive Armate, ne te ardhmen do te jene ne perfeksion progresiv. Ne vitin 1930, per here te pare ne historine e Shtetit te Ri Modern Shqiptar, Flamujt ndahen ne: Flamuj Shteti; Flamuj Zyrtare dhe Flamuj te Reparteve Luftarake.
Garden Mbretnore e pajisi me Flamurin Luftarak pikerisht komandanti i saj, Hysen Selmani, kolonel, i cili per mese dhjete vjet ka qene ne kete detyre si komandant. Ne mos me shume, edhe kjo flet per kujdesin e Shtetit Shqiptar edhe per paraqitjen e jashtme dhe kryerjen e Sherbimit Ceremonial.
Me Dekret - Ligjin e Ri Dt. 30 Qershor 1931, i cili titullohet "Mbi rregullimin e Ushtrise Kombetare", Garda Mbretnore mbetet element strukturor i Fuqive Tokesore dhe merr kete pamje strukturore:
- komanda
- nje kompani
- nje skuader kavalerie.
Ne kete hapesire kohore, me shume kujdes tregohet per anen ceremoniale te permbushjes se detyrave te saj. Me perparesi gjykohet aftesimi teorik e praktik i kuadrove ushtarake. Keshtu, ne Durres hapet nje shkolle xhandarmerie, e cila me 1 Maj transferohet ne Burrel. Synimi baze i shkollave ushtarake ishte ngritja e nivelit kulturor te efektivave, por edhe pergatitja psikologjike dhe ajo atdhetare e tyre, per te qene te perkushtuar dhe besnike deri ne flijim per Atdhe e Mbret. Kete shembull e japin se pari efektivat e Gardes. Keshtu, me 20 Shkurt 1931, shoqeruesi personal i Mbretit, major Llesh Topallaj, mbulon me trupin e tij Mbretin, duke marre mbi vehte plumbat e vdekjes, per te mbetur ne historine e kesaj Arme nje nga shembelltyrat sesi mund te sherbehet me BESE e FE.
Fill pas nje viti, pra me 19 Qershor 1932, miratohen dy ligje me mjaft rendesi: "Kodi Penal Ushtarak" dhe "Ligji per Gjendjen e Oficereve". Kemi te bejme me dy akte normative, te cilat rrisin pergjegjesine e Gardes Mbretnore per kryerjen e detyrave, sepse veprimtaria e saj vihet me mire mbi themele me te plota e me te qendrueshme. Jo vetem nga formulimi, por sidomos nga permbajtja e tij, vleresohet e cmohet permbajtja sociale e qenies se ushtarakut, sepse ligji "Per Gjendjen e Oficereve" ka vlerat dhe misionin e nje Statusi te Ushtarakeve, i cili do t'i mungonte ne te ardhmen Ushtrise Shqiptare deri ne vitin 1992, kohe kur u formulua nje Status, por qe, ne pergjithesi e praktikisht, ishte dhe mbeti formal, duke kryer vetem nje efekt te cunguar agjitativ e propagandistik. Po me kete ligj u miratua edhe ngritja e nje monumenti per major Llesh Topallajn. Ligji ne fjale eshte shprehje jo vetem e konceptit te Shtetit per ngritjen e nje Shteti Juridik, por edhe shprehje e humanizmit dhe e permbajtjes sociale te ketij Shteti.
Kujdesin e Shtetit per Forcat e Armatosura ne pergjithesi dhe per Garden Mbretnore ne vecanti, e gjykojme edhe permes ndryshimeve te herepashereshme ne strukturen organizative". Me Dekret - Ligjin e Dt. 4 Prill 1934, te emertuar "Mbi Rregullimin e Ushtrise Kombetare", Gardes Mbretnore i shtohet nje batalion me efektiv i perbere prej 562 vetesh.
Po kete vit do te dilte edhe Ligji i Ri i Pensioneve Civile e Ushtarake, i cili rezulton mjaft favorizues per ushtaraket. Njeheresh me Ligjin e mesiperm miratohet edhe Emblema e Bandes Presidenciale. Kjo argumenton edhe faktin se Mbreti i Shqiperise e njihte mjaft mire shoqerine perendimore, prandaj do ta ndiqte ate edhe ne fushen e ceshtjeve qe kane te bejne me ceremonialin, me uniformen ceremoniale, me stemat dhe emblemat e ndryshme, si elemente te qenesishem te strukturave te vecanta te armartosura.
Ne gusht te vitit 1935 do te shenoheshin perseri ndryshime strukturore ne Garden Mbretnore. Tashme Gardes i shtohet Banda Muzikore, ashtu sikurse Ajo vetem kuadro do te kishte 178 vete.
Periudha qe do te pasoje gjate Monarkise Shqiptare, do te krijoje me shume hapesire per zgjidhjen dhe permiresimin e problemeve sociale te ushtarakeve, perfshi ketu edhe ato te efektivit te Gardes Mbretnore, por gjithsesi pa lene ne harrese problemet strukturore dhe ato te stervitjes, kualifikimit dhe specializimit te efektivit per te permbushur ne cdo kohe detyrat. Keshtu, ne vitet 1934-1935 do te miratohet nje ligj, i cili ka per objekt rregullimin e pensioneve. Kemi te bejme me nje perkujdesje te natyrshme po te mbajme parasysh misionin  e forcave te armatosura si dhe sakrificat qe ato perballojne.
Viti 1936 shenon ndryshime te tjera strukturore ne Forcat e Armatosura, por gjithsesi me te kufizuara. Po kete vit, Garda Mbretnore paraqitet me uniformen e re, sipas percaktimeve qe behen ne Rregulloren e Re te Uniformes.
Bernard Fisher, autor i cituar, hedh drite edhe per faktin qe efektivi i Gardes Mbretnore permbushte edhe sherbimin e ruajtjes e te sigurimit edhe per Familjen Mbretnore.
Keshtu, ne vitin 1936 Parlamenti miratoi nje ligj qe ka te beje me emancipimin e femres shqiptare. Shembullin e dhane motrat e Mbretit, te cilat te shoqeruara me roje te armatosura, dualen para publikut te kryeqytetit dhe te Shkodres me veshje te lehte.
Me 24 mars 1937, Shteti Shqiptar projekton ligjin "Per Riorganizimin e Ushtrise", i cili nuk paraqet ndonje problem me interes per Garden Mbretnore. Ky fakt na ben te mendojme se, per Garden si elite prestigjioze e Forcave te Armatosura, ishte menduar me kohe si dhe ishin zbatuar masa te qenesishme e ne perputhje te plote me legjislacionin e kohes.
Me 4 Qershor 1937 dekretohet ligji "Per Rekrutimin, Personelin, e tjera", i cili legjitimon ceshtjen e kryerjes se mobilizimit duke konkretizuar detyrat per cdo hallke te pushtetit.
Njeheresh duhet nenvizuar se, ky vit eshte jubilar. Jo vetem per hir te zakonit, por sidomos se eshte Jubileu i 25-te i Shpalljes se Pavaresise ose "I Vetqeverimit", u parashikuan dhe u zbatuan mjaft veprimtari me karakter politik, ushtarak, kulturor e sportiv etj.
Ne Ceremonine e Vendosjes se Kurorave, Komanda e Mbrojtjes Kombetare dhe Komanda e Pergjithshme e Xhandarmerise, ishin parashikuar te vendosnin kurora fill pas Grupit Ministror dhe Parlamentit. Kete fakt do ta gjykojme ne planin qe Garda Mbretnore eshte nga perbereset kryesore te Fuqive Tokesore, ashtu sikurse efektivi i saj eshte drejtperdrejt i integruar ne veprimet e ndryshme ceremoniale. Po ashtu, ne kuadrin e festimeve te 25 Vjetorit te Vetqeverisjes, per Garden u zbatua nje mase me mjaft rendesi, sidomos ne planin moral, duke iu dorezuar Flamuri i Luftimit. Me kete rast, gardistet u betuan solemnisht njezeri, se do te jene besnike te Atdheut e Mbretit, se do te jene te bindur deri ne veteflijim, dhe se do te luftojne sa te kene jeten per ATDHE e KOMB. Ky betim do te perbente per ate "TRININE E SHENJTE TE KODIT MORAL.
Pra, sikurse mund te gjykohet lehtesisht, ne periudhen dhjete-vjecare te Monarkise Shqiptare (19238-1939), jane ideuar dhe realizuar minimalisht shtate here ndryshime strukturore ne organizimin e Ushtrise Kombetare Shqiptare. Por, terheq vemendjen fakti qe, cdo ndryshim eshte bashkeshoqeruar me ndryshime qe kane cuar ne zgjerimin e hapesires dhe konceptit te legjislacionit dhe akteve te tjera nenligjore, te cilat normojne dhe percaktojne veprimtarine e Ushtrise Kombetare. Ky legjislacion sakteson misionin atdhetar te Forcave te Armatosura, por merr persiper edhe mbrojtjen ligjore si dhe trajtimin social te ushtarakut shqiptar, si nje shtrese sociale me detyre te veshtire por edhe te vleresuar e te cmuar nga Shteti dhe shoqeria. Legjislacioni ne fushen ushtarake, pervec sa nenvizuam me lart, ka ne permbajtje nje dimension te gjere human e social.
Shtetasit me te ardhura te kufizuara ekonomike, kryenin detyrimin ushtarak vetem per tre muaj. Po ashtu, kuadrove te emeruar ne detyre rishtas, apo kur krijonin familje, u jepej nje shperblim si dhe u mbuloheshin shpenzimet e qirase se baneses etj.
Me 7 Prill 1939, vendi humi lirine si dhe teresine teritoriale perkohesisht, pas sulmit ushtarak te Italise. Gati 30-40 mije trupa ushtarake italiane, te paraprira nga nje bombardim i rrepte nga deti e ajri, zbarkuan ne Durres, Shengjin, Vlore e Sarande, duke u ndeshur me disa rezistenca lokale qe u thyen shpejt. Shperberja e Shtetit Shqiptar do te bashkeshoqerohet me shkermoqjen e te gjitha institucioneve dhe instrumenteve te tij, perfshi edhe te Gardes Mbretnore.
Gjithsesi, po te gjykojme rreth dokumenteve te kohes, persa i perket struktures organizative te Gardes per periudhen qe po analizojme, mund te evidentojme disa momente:
Se pari, Garda e Republikes ka per iniciues, organizues, drejtues dhe komandues mjaft personalitete shqiptare te kohes, midis te cileve krejt natyreshem dhe qarte spikat Pesidenti dhe me Mbreti Zog I. Njeheresh ajo ka per bashkautore pergjate rruges se krijimit, konsolidimit e perparimit ne permbushjen e misionit me profesionalizem e perkushtim, disa oficere dhe keshilltare te huaj, te cilet edhe i kemi cituar gjate trajtimit te problemit, te derguar me mision te posacem nga Evropa.

Vijon numrin e ardhshem


*Major i Gardes se Republikes

(Shenim i Redaksise)
Me 25 Qershor te vitit 1928, largpamesia e lidershipit politik shqiptar dhe personalisht e Presidentit te Republikes, Ahmet Zogut, u sendertua ne krijimin e Gardes se Republikes se Shqiperise, e quajtur me pas "Garda Mbreterore".
Krijimi i kesaj Arme tejet te rendesishme, nuk synonte thjesht ruajtjen e jetes se personaliteteve te kohes nga terrorizmi individual apo aksionet terroriste kolektive, qe shfaqeshin ne trajtat e rebelimeve apo kryengritjeve kunder regjimit te kohes dhe sistemit ekonomiko-shoqeror te konsakruar me votat e shenjta te popullit. Qellimi kryesor i krjimit te saj, ishte pergatitja e berthames se pare te forcave speciale ushtarake shqiptare, te afta per te perballuar detyrat me te rendesishme luftarake, ne kushtet e nje buxheti tejet modest. Kjo arme e rendesishme, e cila trashegohet edhe sot, e quajtur Garda e Republikes, misheron vizionin e arkitektit dhe krijuesit te Saj, Presidentit Ahmet Zogu, me pas Mbreti Zog I.
Me 25 Qershor te ketij viti, mbushen plot 75-vjet nga krijimi i kesaj Arme te dashur dhe njekohesisht njeres nga me te rendesishmet e Forcave tona te Armatosura.
Keshtu, pavaresisht nga dallimet ne vizione e qellime, qeverisjet qe erdhen me pas nuk mundeshin vecse te trashegonin konceptet dhe traditen e meparshme, te trupezuara ne ashtin e kesaj Arme te rendesishme.

 

In Memoriam

Jete e blatuar per Atdhe dhe Mbret

Pershpirtje per Major Murat Bashen, ne 58-vjetorin e pushkatimit ne emer te kauzes se lirise

Nga:
Astrit Kola
Xhemal Alimehmeti

Murat Hysen Basha lindi ne vitin 1900 ne fshatin Plan i Bardhe te rrethit te Matit, ne nje familje atdhetare. Familja e tij kishte nje lidhje miqesore e shpirterore te hershme me Familjen ZOGOLLI. Gjyshi i Muratit, Veli Basha, gjithe jeten kish mbetur besnik i Xhelal Pashe Zogollit, madje edhe kur e ndoqi pas me bindje te plote ne luftrat kunder turqve, pas krijimit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Pas institucionalizimit te Lidhjes, me vendim unanim te kryesise se saj, Xhelal Pashe Zogolli u emerua zevendeskomandant i Pergjithshem i Ushtrise se Lidhjes dhe, ne krye te kesaj ushtrie, sebashku me Iljaz Pashe Dibren (Cokun) dhe Ali Pashe Gucine, shkruan epopene heroike te luftes se shqiptareve ne mbrojtje te trojeve etnike nga copetimi. Ne kete sipermarrje te veshtire por te lavdishme, Xhelal Pashe Zogolli kish ne krahun e tij te djathte Veli Bashen, i cili asnjehere nuk iu nda prijesit te madh.
Pas vdekjes se Xhelal Pashes, Familja Basha, Veliu dhe Hyseni i ri (babai i Muratit), u vune ne sherbim te Xhemal Pashe Zogollit, deri ne fund te jetes. Ishte pikerisht kjo lidhje brezash, ajo qe kushtezoi vazhdimesine e simbiozes midis ketyre familjeve, cka u vijua edhe ne lidhjen e ngushte midis Ahmet Zogut dhe Murat Hysen Bashes, qe ne hapat e para te luftes dhe perpjekjeve te perbashketa per te ndryshuar fatet e Shqiperise.
Qe pas kthimit te Ahmet Zogut nga Vjena, Murati trim dhe shtatlarte u vu ne sherbim te shpetimtarit te shenjuar te Atdheut, duke e ndjekur pas me besnikeri. Vetem 7 Prilli kobzi i vitit 1939, mundi t'i ndaje.
Ne sherbimet e tij te vyera, Murat Basha, me urdher te Ahmet Zogut mori pjese ne te gjitha luftimet e zhvilluara nga ushtria shqiptare kunder serbeve dhe sherbetoreve te tyre rebelo-anarkiste, gjate viteve 1921-1937. Ne keto luftime, Murati madje u plagos rende, por kurre nuk u ligeshtua. Ai e ndoqi pas Njeriun qe Zoti e kish destinuar per te shpetuar Shqiperine londineze nga copetimi dhe zhdukja perfundimtare, si dhe per te mbajtur gjalle endrren e bashkimit kombetar.
Pas restaurimit te Legalitetit me 24 Dhjetor 1924, Presidenti Zog i ngarkoi Hysen Selmanit detyren e veshtire te drejtimit te reformave ne Forcat e Armatosura dhe Ushtrine Kombetare shqiptare, sidomos ne krijimin dhe modernizimin e Repartit Special te Gardes kombetare, me vone Garda Mbretnore. Ne kete detyre tejet te rendesishme dhe delikate, kolonel Hysen Selmani kishte ne krah major Murat Bashen dhe, kete mision, keta ushtarake te shkelqyer e kryen me sukses te plote. Me urdher pesonal te Mbretit, major Murat Basha u emerua Komandant i Shkolles se Xhandarmerise.
E keshtu, bashke e ushtrine dhe shtetin modern shqiptar, rritej e konsolidohej si drejtues i talentuar edhe ushtaraku Murat Basha, i cili i kreu me nder dhe lavdi te gjitha detyrat e ngarkuara personalisht nga Presidenti dhe Mbreti Zog, ne te gjitha skajet e Shqiperise.
Pas 7 Prillit te vitit 1939, major Murat Basha u detyrua te largohej nga Shqiperia, per te mos rene ne dore te fashisteve italiane. Ai u izolua, bashke me shume patriote te tjere antifashiste, ne Kampin e ngritur nga qeveria serbe ne Gostivar, per t'u kthyer ne Shqiperi bashke me major Abaz Kupin, pas pushtimit te Jugosllavise nga Italia fashiste. Menjehere pas kthimit ne Atdhe, major Murat Basha, nen drejtimin e Abaz Kupit, vuri ne sherbim te gjitha aftesite e tij per organizimin e forcave zogiste te rezistences, duke marre pjese dhe drejtuar shume luftime kunder italianeve, deri ne kapitullimin e Italise fashiste me 9 Shtator te vitit 1943.
Major Murat Basha ishte nder ideuesit dhe krijuesit e Partise se "Legalitetit" ne Nentor te vitit 1943, krahas Abaz Kupit, me qellimin per t'i dhene vendit nje force politike qe do te perfaqesonte levizjen e rezistences zogiste gjate Luftes se Dyte Boterore dhe per te kompensuar boshllekun e balancuar spektrin politik pas krijimit te PKSH dhe "Ballit Kombetar".
Krijimi i nje force politike, qe ne programin e saj do te kishte si alternative modelin e qeverisjes se suksesshme dhe pervojen e drejtimit 15-vjecar te shtetit shqiptar gjate periudhes 1924-1939, asokohe ishte tejet i domosdoshem.
Pas prishjes se Marreveshjes se Mukjes dhe fillimit te luftes civile nga komunistet e Hoxhes kunder nacionalisteve, major Murat Basha, si nje nga ushtaraket me besnike te Mbretit dhe nder me te pergatiturit prane shtabit te Abaz Kupit, luajti nje rol vendimtar ne konsolidimin e strukturave ushtarake te "Legalitetit", sidomos gjate dimrit te vitit 1943-1944 dhe pranveres se vitit 1944, deri ne fillimin e inkursionit te Brigadave komuniste ne drejtim te Veriut, ne gusht te vitit 1944.
Ne kete periudhe, Abaz Kupi i beson major Murat Bashes drejtimin e forcave ushtarake qe do te pengonin marshimin e Brigadave te Hoxhes ne malesite e Tiranes. Major Basha, ne krye te mbreteroreve luftoi heroikisht per mbrojtjen e familjeve legaliste dhe antikomuniste ne gryken e Shpalit, kunder reparteve komuniste te armatosura gjer ne dhembe, te cilat kryenin terror te pashembullt mbi popullsine civile dhe kundershtaret politike. Mijera partizane nuk munden ta merrnin per dite te tera Shpalin e pamposhtur, pervecse kur perdoren artilerine dhe mortajat, qe perdoreshin nga oficere italiane, te marre me dhune ne radhet partizane, per t'i perdorur si mish per top nga komunistet ne luften civile te shqiptareve, duke shkelur keshtu konventat nderkombetare per roberit e Luftes. Pas luftimeve te pergjakshme ne Shpal, forcat e Murat Bashes u terhoqen ne malesite e Krujes dhe Matit, duke organizuar rezistencen kunder komunisteve, te cilet, ashtu sikunder kishin deshmuar edhe ne Jug, filluan reprezaljet dhe masakrat kunder nacionalisteve. Te tilla ishin ato te Martaneshit dhe Kurdarise, te gushtit te vitit 1944, ne te cilat, me urdher te Mehmet Shehut e Shefqet Pecit u masakruan 47 civile te pafajshem, thjesht per te bere terror e per te neshtruar me lehtesi Veriun e pamposhtur legalist. Abaz Kupi dhe Murat Basha, drejtuan me zotesi te rralle luftimet kunder komunisteve ne Mat dhe Malesite e Krujes, duke i detyruar komunistet te terhiqeshin disa here, por gjithmone duke evituar demet njerezore midis tyre, me bindjen se ne radhet partizane luftonin shume te rinj, te genjyer nga propaganda komuniste. Komunistet e dinin shume mire se kurre nuk mund t'i kalonin grykat e Shpalit, majat e Macukullit, thepirat e Martaneshit dhe lartesite e Malesise se Krastes se Krujes, ku ata mund t'i mbysje edhe me gure, e jo me te fitonin betejat e drejtuara nga ushtarake te pergatitur e te sprovuar. Deri ne fund, Abaz Kupi, Murat Basha dhe drejtues te tjere te forcave legaliste, duke perfshire edhe oficere te misioneve britanike te atashuara prane tyre, insistuan te evitoheshin gjakderdhja dhe lufta civile, por me kot. Ata mendonin se do te ishte me oportune te luftohej kunder gjermaneve dhe, pas clirimit te vendit, problemet e pushtetit te zgjidheshin ne menyre demokratike, me votat e popullit, ku te konkuronin te gjitha forcat politike, por Stalini, Tito dhe Hoxha, nuk ishin te ketij mendimi.
Pas fitores se komunisteve, i bindur se nuk kishte kryer kurrfare krimesh lufte, aq me teper kunder popullit, te cilit i kish sherbyer gjithe jeten, major Murat Basha pranoi me deshire t'i nenshtrohej nje gjykimi te drejte dhe te paanshem, megjithese ishte i bindur se xhelatet komuniste nuk i njihnin principe te tilla.
Pas arrestimit, major Murat Basha u transferua ne Burgun e Tiranes, ne pritje te gjykimit, bashke me shume nacionaliste te tjere.
Veterani i "Ballit Kombetar" dhe njeri nga te burgosurit politike me te njohur, nacionalisti tiranas Xhemal Alimehmeti, jep kujtimet e tij per njohjen me major Murat Bashen gjate periudhes se qendrimit te perbashket ne burgun Tiranes. Qendrimi heroik, stoicizmi, vlerat humane e intelektuale te major Bashes, edhe sot, pas afro gjashte dekadash, e impresionojne thelle dhe e perlotin zotin Alimehmeti. Ai, me kthjelltesi dhe kujtese te mrekullueshme percjell edhe detaje te casteve te mbrame te zotit Basha, para pushkatimit bashke me 12 antikomuniste te tjere, ne fund te qershorit te vitit 1945.
Zoti Alimehmeti ne kujtimet e tij mban mend se, pas nje gjyqi me akuza absurde e me procedure te pershpejtuar, u pushkatuan 13 nacionaliste: Major Murat Basha; Sure Ajazi; Xhelal Peza; Mersin Hasa; Hajredin Zogolli; Besim Pazari; Isuf Diva; Osman Taraku; Mustafa Vrapi (Fagu njezet-vjecar). Kater te tjeret ai nuk i mban mend, pasi ishin shume te rinj dhe pothuajse te panjohur, por qe ishin antikomuniste.
Zoti Alimehmeti kujton se "... diten e pushkatimit ata i lidhen dy nga dy me copa telash me gjemba dhe, pastaj, te gjithe bashke me nje tel te gjate.
Ne krye te djemve printe major Murat Basha, i cili u jepte zemer te githeve. Ne fund te rreshtit ishte lidhur i riu trim Mustafa Vrapi (Fagu).
Ne te burgosurit e tjere, e kishim marre vesh vendimin e gjyqit per pushkatimin e tyre dhe me zemer te thyer po prisnin castin e fundit per t'u ndare me ta. Kur i nxoren ne fund te korridorit te gjate te burgut, major Murati thirr me ze te larte: "Rrofte Shqipnija Etnike... Rrofte Mbreti..." dhe pastaj filloi i pari te kendoje himnin kombetar. Pas tij filluan te kendojne te gjithe te tjeret dhe pas tyre filloi te kendoje me ze te fuqishem i gjithe burgu. Xhelatet u tmerruan. Ne dalje te deres se burgut, Fagut iu prene gjunjet dhe ra, por atij menjehere i futi krahun patrioti kosovar Osman Taraku, i cili e ngriti me fuqi dhe i dha zemer qe te mos jepej para xhelateve. Sic mesuam me vone, shkaku i dobesise se Fagut ishte nena tij, e cila sapo kish marre vesh se ata ishin denuar me pushkatim, mendoi t'i mallengjeje xhelatet, qe te mos ia vrisnin djalin e vetem. Fagu, kur pa nenen qe iu rrezua tek kembet, u ligeshtua per nje cast, por e kaloi dobesine dhe eci i vendosur me shoket. Pas njezet minutash, ne te burgosurit, me zemer te ngrire degjuam batarete e pushkeve te skuadres se pushkatimit. Pas kesaj, toga e partizaneve-vrases erdhi duke kenduar kenge partizane, me tekst dhe muzike sllave, te huazuara nga Tito e Stalini e te mesuara nga Dushani, Miladini e Ivanovi.
Kontrasti midis kengeve sllave dhe kengeve patriotike e himnit te flamurit, benin edhe diferencen midis nesh dhe komunisteve.
Une njihja nje partizan qe dikur kish qene me Ballin, me forcat e Kadri Cakranit. Kete partizan e quanin Qemal, dhe une e takova pas disa ditesh, ku e pyeta per qendrimin e trimave para pushkatimit. Ai me tregoi se ata vdiqen si heronj. Murati nuk kish pranuar t'ia lidhnin syte dhe para
se xhelatet te qellonin, kish thirrur me ze te larte: Qelloni qener...
Rrofte Mbreti Zog... Pastaj arrestuan Akilin 17-vjecar, qe ne ate kohe ishte gjimnazist. Bashke me Akilin komunistet arrestuan edhe shoket e tij, gjimnazistet antikomuniste: Bujar Doko (perkthyesi i famshem); Abdulla Berberi; Ismail Lleshi; Petrit Toto; Petrit Berisha; Parid Derani; Perlat Myftari; Adem Petrela; Bardhyl Dindi etj., gjithsej 12-13 vete. Pastaj, Akili kaloi kalvarin e burgjeve tre here, ndersa familja u keqtrajtua, ashtu sic kishte frike dhe shpesh me thoshte ne burg edhe Murati, i cili nuk pyeste fare per veten, por kishte merak per Akilin, te cilin e kishte pike te dobet, ndaj i lutej Zotit qe ta shpetonte. Ai gjithashtu kishte merak per te gjithe familjen, te cilen e adhuronte," - e mbyll rrefimin e tij Xhemali, te cilin e mbyten lotet dhe nuk mundi te vazhdonte me tej.
Ne kujtesen e Xhemal Alimehmetit, te bashkekohesve dhe te te gjithe nacionalisteve, major Murat Basha ishte dhe mbeti atdhetari i madh, qe luftoi per Shqiperine dhe per Mbretin.


Letra e fundit e Major Bashes, derguar bashkeshortes dhe familjes, nje dite para pushkatimit.

Ah grue, moj e zeza grue!
Tash shtate vjet qe zemra jote qet vetem vaje, lot dhe vner, domethene qysh prej 7 Prillit 1939, dhe ti moj e bekueme, me gjithe kalamajte vuejte, u mundove, u burgose, u internove, u dogje dhe u pervelove. Keshtu ra qe edhe ti e bane luften tande. E perse?
Per te fituar lirine! Kurse sot, qe pritshim per me shiju te drejten, mundin, djersen dhe gjakun e derdhun, perkundrazi, paska qene kader per me u ba kurban i mundimeve tona e viktime.
Ani, ani Sato e dashun, prap mos u deshpro, por, te lutem, si ngahera banu burrneshe e qendro, se une po bahem kurban i Lirise se shenjte. Tane bota e din ceshtjen t'eme dhe e cmon fare mire.
Porosi sa vijon:
1 - Aman kalamajte, shume, shume, shume kujdes per fatin dhe edukimin e djemve dhe me ju dhane ndonji zanat.
2 - Mbasi shpija asht e juaja, besoj se s'kan me ja u nga, bani si te bani e Zoti ju ndihmote dhe kam besim se miqte s'kane me ju leshue doret.
3 - Deshiroj qe vorri te mos me hupi.
4 - Teshat qe kisha me vedi ne burg, i tregon lista ngjitun. Ruijini si kujtimin ma te shtrenjte nga ana jeme.
5 - Me Metin takojuni, se mund t'u baje hall per ndihme.
6 - Keto letra ja u nepni te adresuemve.
7 - Nuk me vjen keq se po vdes, se po vdes per Liri dhe per ceshtjen tone te madhe. Po hallin tuej e te rrethit familjar e kam te madh, se e di se ne c'gjendje po ju lej, e nuk po mund ta pershkruej deshprimin tem, po fuqimadhen Perendi paci ndihme.
Pra edhe njihere po ju lutem e po u them te bani shume gajret...
Po i nap fund, duke ju puth e perqafu gjithmone.
Ne zemren tande
Murati

 

KULTURA

ZENKA FILOZOFIKE
Nje ese rinderton zenken midis dy filozofeve te medhenj austriake, te merguar ne Angli pas ardhjes ne fuqi te nazizmit. Me nje deshmitar te jashtezakonshem, Bertran Rasell.


Vitgenshtein kunder Karl Poperit: nje duel me mashe ne dore


Mbremjen e se premtes se 25 tetorit te vitit 1946, nje grup filozofesh dhe studentesh te filozofise se Universitetit te Kembrixhit, qe njiheshin me emrin impenjues "Klubi i Shkences Morale" dhe qe kishin si kryetar te famshmin Ludvig Vitgenshtein, mbante mbledhjen e zakonshme te javes, ne sallen 3 te shkalles G te Kolegjit Mbreteror, per te degjuar nje konferencier dhe diskutuar tezat. Mbremja dukej qe ishte interesante, ngaqe karriget e dhomes se vogel me pamje nga lumi, do te dilnin menjehere te pamjaftueshme, aq sa shumica qendruan ne kembe: ne fakt kishin ardhur nga Londra, ku jepte mesim me kontrate ne te famshmen "London School of Economics", nje fare Karl Poper, filozof i ri e i shkelqyeshem austriak, hebre, i ardhur para pak kohesh nga Zelanda e Re, ku kishte merguar gjate luftes. Kishte shenja qe deshmonin se nuk do te behej debat normal akademik dhe sigurisht nje gje te tille e dinte edhe filozofi me i famshem i atyre koheve, Bertran Rasell, qe u ul ne karriget e para, afer oxhakut, per te mos humbur asnje fjale.
Perse kaq shume kuriozitet? Sepse dihej qe Poperi nuk i pelqente teorite e Vitgenshteinit, gjeni i pranuar, figure e Kembrixhit, autor i mjeshterorit dhe te paarritshmit "Tractatus Logico-Philosophicus", edhe ai austriak, po me origjine hebraike, por i ikur per t'i shpetuar nazizmit.
Por askush nuk mund te imagjinonte se mbremja - ne mos tjeter anekdotike - do te hynte ne historine e filozofise: Vitgenstein e Poper, si gladiatore te mendimit, ne beteje midis tyre. Me nje finale te paqarte dhe, akoma deri ne ditet tona, e mbeshtjelle ne legjende: vertet Vitgenshteini e kercenoi rivalin e tij me nje mashe te marre prane oxhakut? I mundur nga logjika e Poperit, vertet mbeti pa fjale, leshoi mashen dhe, duke pranuar humbjen, perplasi deren?
Per te ditur se si perfundoi mbremja, eshte e nevojshme te lexohet nje liber terheqes, "Eittgenstein's Poker" (Masha e Vitgenshteinit, tamam), shkruar nga dy gazetare te BBC-se, Dejvid Edmonds dhe Xhon Aidinou, qe kane gjetur deshmitaret e mbijetuar te mbremjes dhe kane ripermbledhur jetet e rivaleve, sikur, per vullnet te fatit, te qene shtrire paralelisht drejt te famshmes "zenke dhjete minuteshe". Sepse, ne dukje, rasti eshte unik ne historine e debateve filozofike, nese precedentet jane akoma me te dyshimte: kush mund te betohet se Diogjeni perqeshi Platonin, sic e tregoi gjashte shekuj me vone nje Diogjen tjeter (Laerci) dhe kush do te konfirmonte se Dans Skot u vra ne vitin 1308 nga nxenesit e tij, me goditje pene? Pergjithesisht dihet se, filozofia nuk i nxeh shpirterat deri tek dhuna fizike.
Ne fakt, nese vertet ate mbremje te vitit 1946, dy kokat e papajtueshme mendimtare u ndeshen, si nje fitimtar dhe nje i mundur, zenka do te ishte unike. Do te kuptohej se, perse Poperi, ne autobografine "Ceshtja e Paperfunduar", e shkruar ne vitet Shtatedhjete, kur Vitgenshteini kish vdekur prej kohesh, do ta kish titulluar per te perfituar: tregoi se pas nje pyetje - pergjigjeje ne te cilen ai, Poperi, kish triumfuar, Vitgenshteini kish marre mashen nga oxhaku dhe, duke folur i cakerdisur, por sigurisht i egersuar, e kish sfiduar te shprehte nje rregull moral. "Mos i kerceno konferencieret ne vizite me mashe", - thote se eshte pergjigjur i pafrikshmi i ardhur nga Londra.
I irrituar perpara ndjekesve te tij, Vitgenshteini leshoi hekurin dhe, ne menyre simbolike, fshiresen. Histori shume e bukur: por valle e vertete?
Sipas Profesorit Piter Gic, i cili ndodhej ne sallen 3, tregimi i Poperit eshte "falso fund e krye". Per me teper, duket se ne shenimet e "Klubit Shkencor Moral", te ruajtura ne Kembrixh, nuk ekziston as shenja me
e vogel e ngjarjes.
Megjithate, konferenca tingellonte si nje sfide tashme per titullin e gjetur nga Poperi, "A ekzistojne akoma probleme filozofike?", ku vete pyetja donte te thoshte qe te pakten nje problem mbetet. Per pasoje ishte evident provokimi: nese Vitgenshteini theksonte qe filozofia duhej vetem te perqendrohej ne studimin e gjuhes, Poperi ishte i bindur se ajo duhej te perballonte problemet e medha te jetes dhe te moralit. Sipas Poperit, filozofet ndertojne ide njelloj si konstruktoret ndertojne ura, ndersa per Vitgenshteinin, "... filozofia tradicionale reduktohet ne nje seri pseudopergjigjesh ndaj pseudoproblemesh." E vetmja gje per t'u shenuar: megjithese te publikuara tek "Shoqeria e hapur dhe armiqte e saj", idete e Poperit, 13 vjet me i ri nga rivali, qene ende pak te njohura. Po si ka mundesi qe Vitgenshteini, i erresuar nga mendimet e tij dhe ndergjegjja arrogante e gjenise se tij, nuk e kish kuptuar se ate mbremje mund te zbulohej nje kurth?
Megjithate, ajo qe i ndante, ishte e kaluara. I lindur ne vitin 1902, Poperi ishte djali nje avokati te famshem, qe e kishte zyren ne zemer te Vjenes. Mbante ne shtepi nje biblioteke me 10 mije vellime, perkthente per hobi klasike greke e latine dhe, per me teper, bente bamiresi qe bene te merrte "Urdherin e Franc Jozefit": pak e besueshme qe Vitgenshteini te mos njihte nje nga borgjezet me ne ze te qytetit. Pastaj, e pamundur qe Poperi te mos dinte se kush qene Vitgenshteinet, familja me e pasur vjeneze pas Rotshilteve, qe banonin ne nje pallat ne "Alleegasse" dhe, sipas fjaleve te Johanes Brahmsit, "sikur te ishin nje oborr mbreteror". E pamndur qe ai te mos dinte qe i ati i Ludvig Vitgenshteinit jo vetem kultivonte muzikante (Mahler, Shenberg, Vebern, Berg...), por inkurajonte edhe piktore e skulptore, ndaj piktori Gustav Klimt, per influencen e tij, e quante "Ministri i Arteve te Bukura". Njerez qe qendronin cdo dite neper gazeta, ne diskutime mondane dhe deri ne satirat e Karl Krausit.
Natyrshem qe, midis dy tipave te tille, te kishte rivalitete humane dhe ideale. Filozofite e tyre qene aq te ndryshme, "si dy anije qe ndeshen dhe humbasin ne nate", per ta perjashtuar njera-tjetren. Vitgenshteini besonte se filozofia ishte nje lloj terapie per te yshtur demone imagjinare, nje ilac qe vlen vetem per individe: nje njeri mund t'i munde fantazmat metafizike qe e trondisin, por te tjera lindin akoma. Kurse Poperi e bente filozofine nje arme ne luften per liri: i shpjegoi Izaiah Berlinit se me "Shoqeria e hapur dhe armiqte e saj", kish shkruar nje "liber luftarak" kunder totalitarizmave, nazizmit e komunizmit. Nje perleshje qe, pas kaq vitesh largesi, duhej te kish prodhuar nje fitimtar. Cilin? Poper, permbledhin Edmonds dhe Aidinov, ka pasur nje sukses te tille, saqe idete e tij jane tashme fjale te rendomta, aq sa nuk studiohen thuajse me: deri dhe "London School of Economics" e ka harruar dhe e ka transformuar zyren e tij ne nje banje.
Ne te kundert, Vitgenshteini ka arritur "kanunin filozofik" te Platonit, Aristotelit dhe Kantit, pavaresisht se mendimi i tij mbetet kaq i erret, aq sa ndjekesit "meditojne mbi tekstet e tij, si studentet e Talmudit, qe hyjnizojne mencurine nga Torahu".
Po perplasja e tmerrshme e 25 tetorit 1946, ne sallen 3G te Kolegjit Mbreteror? Ajo natyrisht qe mbetet sekreti me i ruajtur mire i historise se filozofise. Natyrisht qe Poperi donte ta provokonte Vitgenshteinin, dhe pak dyshime mbeten per bashkefajesine e Bertran Rasellit, qe kish gjetur tek Poperi nje aleat kunder figures se Kembrixhit.
Natyrisht, perplasja ndodhi. Dhe Vitgenshteini, i deshperuar, mori ne dore mashen: I tha dicka Rasellit, duke u ankuar se ishte keqkuptuar. Ndoshta qe Raselli qe replikoi: "Je ti qe po shkakton konfuzion".
U degjua nje dere te perplasej. Te gjithe u gjenden duke pare karrigen e Vitgenshteinit. Bosh. Atehere qe Poperi qe, - sikur t'i pergjigjej nje pyetjeje jo te formuluar, - tha: "Mos i kerceno konferencieret me ate mashe". Batute e bukur, por Vitgenshteini ishte larguar. Masha, tashme e ftohur, u harrua dhe shpejt u hodh. Per pasoje, nuk mbeten shenja gishtash te zenkes me te madhe ne historine e filozofise.

 ___________

22 Qershor 2003, Nr.23(537)

 ___________

      Faqja Kryesorev

Editorial


Kodi i manipulimit ligjor te zgjedhjeve

Nga Ekrem Spahiu

Samiti i Selanikut do te shenoje nje faze te re, te rendesishme, ne marredheniet midis Bashkimit Europian dhe rajonit tone. Per Ballkanin perendimor, shtetet e te cilit synojne te integrohen ne Bashkimin Europian, eshte parashikuar nje pakete ndihme prej 200 milione dollaresh, por qe te jesh perfitues i kesaj ndihme dhe te kesh progres drejt integrimit ne Bashkimin Europian, duhet te permbushen kriteret e Kopenhagen-it: - si stabiliteti politik dhe demokracia, kontrolli ndaj korrupsionit dhe trafiqeve te paligjshme, ngritja e nje administrate te efektshme civile si dhe arritja e nje stabiliteti ekonomik dhe ekonomine e tregut. Ndersa per Shqiperine ka edhe kushte te tjera shtese si reforma zgjedhore, kthimi prones te pronari legjitim, shkeputjen e lidhjeve te krimit te organizuar me politiken e te tjera.
Jo pa qellim u planifikua qe ne diten e fillimit te punimeve te Samitit te Selanikut, te kalonte ne Kuvend, me cdo kusht, projekt-ligji per Kodin Zgjedhor. Kryetari i Kuvendit z.Servet Pellumbi, nen diktatin e deputeteve te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, shkeli te gjitha procedurat parlamentare te kalimit te nje projekt-ligji ne nje seance plenare dhe ne menyre te dhunshme u perdoren kartonat e deputeteve te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike per miratimin e Kodit Zgjedhor. Por ky miratim i dhunshem, nuk eshte nje permbushje e kushtit te Bashkimit Europian per reformen zgjedhore, por eshte nje antireforme dhe shenon fillimin e degradimit te proceseve te ardhshme zgjedhore.
Miratimi i Kodit Zgjedhor PS-PD qe nuk garanton voten e lire te shqiptareve, pikerisht ne diten e fillimit te Samitit te Selanikut, eshte nje ogur jo i mire per Shqiperine, per mos me thene, nje goditje per rrugen e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ate qe e kane humbur ne terrenin politik gjate ketyre 13 vjeteve, duan ta fitojne me nje Kod Zgjedhor aspak demokratik.
Prandaj, Partia Levizja e Legalitetit i kerkon publikisht kreut te shtetit shqiptar z.Alfred Moisiu, te mos e shpalle ligjin per Kodin Zgjedhor, por ta ktheje ate per rishqyrtim ne Kuvend. Kete kerkese publike e bejme per dy arsye: E para, se jane shkelur ne menyre flagrante procedurat e kalimit te projekt-ligjit per Kodin Zgjedhor ne seance plenare per miratim, dhe, e dyta, se Kodi Zgjedhor PS-PD eshte kodi me i keq nder vite, pasi nuk garanton nje proces zgjedhor te lire te ndershem, dhe me shanse te barabarta per te gjithe.
Partia Levizja e Legalitetit ka ditur t'i mbijetoje diktatures me te eger komuniste ne Europen Juglindore ku ideali zogist u mbrojt me stoicizem ne te gjithe Shqiperine; si para toges se ekzekutimit, neper burgje, ne kampe internimi, apo qofte edhe ne emigracion. PLL do te dije te gjeje hapesirat e mundshme, edhe me kete Kod Zgjedhor te imponuar, per te mbrojtur me cdo kusht voten e elektoratit shqiptar qe sigurisht do te jete e madhe ne favor te PLL, per vete vlerat e aspiratat qe mbron dhe perfaqeson kjo parti per te ardhmen e shqiptareve dhe Shqiperise.

Njoftim
Njoftohen anetaret e Komitetit Drejtues dhe kryetaret e Degeve te PLL se, me daten 28 qershor 2003, ora 10.00, ne nje nga sallat e Hotel "DAJTI"-t ne Tirane, organizohet mbledhja e Komitetit Drejtues me kete rend dite:
- Informacion mbi zhvillimet e fundit politike ne vend
- Zbatimi i detyrave dhe porosive te dhena per cdo anetar te Komitetit drejtues dhe kryetar Dege
- Udhezime per fushaten zgjedhore
Kryesia e PLL


 

FAQJA POLITIKE

Debatet dhe miratimi i Kodit nga dyshja PS&PD


Nente ore debat ne Kuvend per Ligjin e ri te zgjedhjeve. Socialistet dhe demokratet marrin 91 kartona sebashku

Kodi zgjedhor, nje dashuri e re PD-PS


Si filloi seanca

Te enjten qe shkoi u zhvillua nje seance dramatike parlamentare ku u verifikua edhe njehere nje aleance e fshehte e PD-se me PS-ne per te mbrojtur njera-tjetren. Sic ishte parashikuar ne kalendarin e punimeve, gjate kesaj seance duhej te miraratohej ligji me i rendesishem i vitit, Kodi Zgjedhor. Sic dihej ky kod ishte kundershtuar nga 10 parti politike te te gjitha kraheve, pervec PS&PD. Me t'u paraqitur rendi i dites nga kryetari i Kyuvendit z.Pellumbi, kryetari i PLL Spahiu kerkon fjalen dhe nder te tjera tha: "Meqenese p/ligji per Kodin Zgjedhor nuk vjen si nisem e Komisionit Dypalesh, sic eshte shkruar ne rendin e dites, por nga dy ish-bashkekryetaret Rukaj-Gjana, kerkoj qe te hiqet nga rendi i dites duke pasur parasysh dy arsye. E para qe komisioni dypalesh te rimandatohet nga Kuvendi dhe e dyta, ky komision te shqyrtoje 39 amendamentet te propozuara nga PS&PD permes dyshes Ruka-Gjana."
Propozimi i z.Spahiu u mbeshtet fuqimisht nga deputetet Mediu, Ndoka, Roqi, Laco, Dule, Ceka, Gjinushi, Preka si edhe nga tre deputete socialiste si Xhafa, Dede, Koci. Perballe kerkeses se drejte te deputeteve qe perfaqesonin 10 parti parlamentare dhe trysnise se kryetareve te grupeve PS&PD, Ruci dhe Topi ndaj kryetarit Pellumbi, ai u detyrua te nderprese seancen dhe te mbledhe Byrone e Kuvendit. Pas nje debati te gjate ne byro nuk u vendos asgje, sepse z.Ruci dhe Topi insistonin me cdo kush qe p/ligji te kalonte brenda dates 19, dite ne te cilen fillonte Samiti i Selanikut dhe duhej qe ky lajm te perdorej ne menyre propagandistike me perfaqesuesit e BE-se. Mbas rifillimit te seances, debatet kane qene mjaft te ashpra ndermjet atyre qe mbronin me argumente politike, juridike dhe morale, mangesite e Kodit dhe atyre qe s'kishin asnje logjike, pervecse prisnin momentin e votimit pro. Kryetari i grupit te PLL z.Spahiu, kerkoi ne emer te 9 grupeve, nje gjysem ore pushim. Pas konsultimeve, keto grupe dolen me nje deklarate ku anetaret e 10 partive ne Komisionin dypalesh, ne baze te nenit 129 te rregullores se Kuvendit, i cili thote qe "Iniciatori i p/ligjit mund ta terheqe projektin e tij, deri ne castin kur ky projekt nuk eshte votuar ne parim", - terhoqen projekt/ligjin per kodin zgjedhor te ardhur ne emer te Komisionit dypalesh. Z.Pellumbi, i ndodhur perballe nje situate pa rrugedalje dhe te papritur proceduriale, kerkoi ndihmen e kryetareve te grupeve Ruci&Topi te cilet ne menyre brutale i kerkuan Pellumbit te shkele rregulloren duke votuar p/ligjin.
Perballe kesaj shkeljeje flagrante te rregullores protestuan ashper te gjithe deputetet e partive jashte PS&PD. Ne keto kushte Pellumbi hodhi ne votim ne menyre antiproceduriale propozimin per ta shtyre ose jo projektin. Ne kete moment u pa nje bashkim votash ndermjet deputeteve te PS-se dhe PD-se, te cilet votuan bashkarisht me karton te kuq kunder propozimit te z.Spahiu dhe partive te tjera parlamentare.
Pas ketij votimi antiligjor pati debate te ashpra dhe Pellumbi nderpreu seancen per ta rifilluar ate ne oren 18:00.

Seanca e dashurise PD-PS

Me rifillimin e seances ne oren 18:00 deputetet e partive kundershtuese te Kodit filluan te merrnin fjalen njeri pas tjetrit per shkeljet proceduriale por edhe per mangesive qe paraqet ky kod. Pas shume ore debatesh, dhe vendosmerise se deputeteve te PS e PD qe kembengulnin ta kalonin me cdo kusht kete p/ligj, e merr fjalen z.Spahiu ne emer te 9 gryupeve parlamentare i cili nder te tjera tha: "Z.Kryetar do ta mbaheni mend ne memorien e shqiptareve se kur ka qene kryetar kuvendi z.Pellumbi, ka miratuar Kodin zgjedhor me te keq nder vite, duke shkelur ne menyre brutale procedurat e kalimit te ketij p/ligji ne seance plenare per miratim". Me tej z.Spahiu tha se "ju z.Kryetar po prisni nga momenti ne moment qe ne te largohemi nga salla, sepse e keni situaten nen kontroll nepermjet celulareve per te bere 84 vota dhe per ta kaluar shpejt e shpejt kete kod. Per te mos qene bashkefajtor me ju ne kete krim politik ndaj votes se lire, ne deputetet e 10 partive parlamentare, po braktisim sallen ne menyre demostrative".
Deputetet e PS dhe PD mbeten te vetem ne salle dhe pa asnje kundershtim miratuan me "aksion me goditje te perqendrur" Kodin zgjedhor, duke iu rikthyer tradites se kesaj salle para viteve '90 kur ligjet miratoheshin pa debat dhe me 100% te votave te te ashtuquajturve deputete te popullit. Projekt/Kodi i hartuar nga dyshja Rukaj-Gjana, jashte komisionit te posacem parlamentar pozite opozite, mbas votimit formal ku u bashkuan votat e socialisteve dhe demokrateve, kapen shifren 91 vota pro nga 140 deputete qe ka kuvendi. Ky votim shenoi manipulimin ligjor te votes se lire dhe nje regres te dukshem te Shqiperise per procesin zgjedhor.
Pati edhe komente qe e quajten kete aksion politik si "rikthimin e PD-se ne identitet".



Deklaratat e deputeteve per rreziqet e Kodit te ri Zgjedhor ne seancen plenare

Aleance fluide per Kodin PS&PD

Spahiu (PLL)
Une jam i bindur se mbas zgjedhjeve te tetorit, humbesit do te dalin ne kete podium dhe do te thone se "ky ishte kodi i jemineve dhe etemeve"! Me kete kod, kontributet ne PS te Dokles, Metes, Majkos, Zeles, Legisit do te zevendesohen me ata qe kane thaset me dollare te fituar nga aktivitetet kriminale. Ju drejtues te PD-se deklaroni poshte e se nuk i keni cenuar aleatat. cfare cenimi mund te na beni me shume se kaq, kur na hiqni anetarin e komisionit dhe ia jepni PS-se!

Fatmir Mediu (PR)
-Z.Berisha dhe deputetet e PD-se e dine shume mire se me kete Kod Zgjedhor nuk mbrohen intersat e opozites, por vecse i perjtesohet pushteti socialisteve, te cilet jane te lidhur me krimin e organizuar.

Dashamir Shehi (PDRn)
- Ky ligj i dhunshem do ta mbushe parlamentin me rrugace.
Sepse ata 30% te votave i marrin kollaj.

Nikolle Lesi (PDK)
- Nese do te lihen komisioneret e zgjedhjeve, vetem ata te PS dhe PD-se, keta do te vriten me njeri-tjetrin.

Neritan Ceka (PAD)
- Nese miratohet ky Kod, cilesia e parlamentit do te bjere ndjeshem. Edhe ligji i Ramiz Alise ne fillimet e pluralizmit ka qene shume me i mire se ky kod elektoral.

Shpetim Rroqi (PBK)
- Ashtu si aleatet tane kerkuan shkaterrimin tone, edhe Kodi i ri i shkaterron zgjedhjet pa i filluar mire.

Skender Gjinushi (PSD)
- Ne kete Kod vazhdon loja me kandidatet e pavarur. Shume nene te ketij kodi bien ne kundershtim te hapur me kushtetuten qe fatmiresisht po e njeh edhe Berisha.

Nard Ndoka (PDr)
- PS dhe PD do fitojne vota te pamerituara, sepse do kene dyfishin e financimeve te partive te tjera dhe te drejten per te propaganduar ne televizionin shteteror shume here me teper sesa partite e tjera.

Vangjel Dule (PBDNJ)
Miratimi i ketij projektligji shenon perfundimisht bashkimin e PD-se me PS-ne te cilat gjate ketyre 13 viteve kane qene vec e vec, ndersa tani jane bere prape bashke.




Deputetet e PS-se, disidente.
Te PD-se, ne rresht!

Ne seancen plenare te parapergatitur nga te medhenjte, kishte edhe nga ata deputete socialiste qe nuk donin t'i bindeshin verdiktit zgjedhor te paracaktuar prej partive te medha, nepermjet akordit PS - PD. "Une do te votoj kunder Kodit te ri, megjithe mendimin e Rucit dhe grupit te PS-se, sepse mbi te gjitha dua te respektoj kushtetuten", - deklaroi deputeti socialist Fatmir Xhafa.
"S'ka patur trajtim serioz ne komisionin e ceshtjeve kushtetuese e ligjeve per Kodin Zgjedhor, ndaj dhe nuk mund ta kalojme ne kete menyre", - tha deputeti Dedja, duke shigjetuar kryetarin e komisionit te ligjeve, Spartak Brahon. I te njejtit mendim ishte edhe socialisti i Levizjes per Politike te Paster ne PS, Petro Koci, i cili u rendit krah dy deputeteve te tjere. Ndersa grupi parlamentar i Partise Demokratike ishte unanim ne kete vendim dhe nuk u pajtua me shqetesimin e partive te vogla parlamentare.
Ky qendrim unik i deputeteve te PD, deshmoi disponimin e tyre ndaj aleateve te revoltuar si dhe kujdesin per ruajtjen e votave te tyre ne zgjedhjet e ardhshme. Por ajo qe te bene pershtypje eshte fryma e kalcifikuar e te shkuarit pas berihajt prejt te gjithe bluve, cka te kujton unitetin ne vendimmarrje ne kohen e qoftelargut.
Megjithate, ne parlament pati debate te shumta rreth ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor. Dy partite e medha, PS dhe PD, deshmuan se ishin te vendosura te miratonin ndryshimet sipas skemes, pa marre miratimin e komisionit parlamentar bipartizan, i cili eshte ngritur mbi bazen e rekomandimeve te OSBE dhe ODIHR. Partite e vogla argumentuan se kjo qe po bejne PS e PD, do te thote kthim ne sistemin dypartiak ne Shqiperi dhe perjashtim te te gjitha partive te tjera nga komisionet e qendrave te votimit dhe komisionet zonale. Partite e tjera parlamentare, ndonese nuk kane shumicen e thjeshte, perseri zoterojne 27 % te votave te elektoratit shqiptar.
Me kete veprim, PS dhe PD kane dashur te fshijne nga harta elektorale partite aleate, pasi i kane pare si problematike. Fjala e ambasadorit te OSBE ne Tirane, i cili parashikoi nje destabilizim te pritshem ne Shqiperi gjate ketij viti, mesa duket po behet realitet. Partive te vogla, tashme mesa duket u mbetet vecse te shikojne mundesine e krijimit te nje fronti te ri politik per te mundur te ruajne arritjet elektorale te deritanishme.
A.B.

AKTIVITETE PARTIAKE

Lezhe - Malesi e Madhe - Kavaje


U zhvillua mbledhja e zgjeruar e Komitetit drejtues te Deges se PLL Lezhe, me te deleguarit e Kryesise

Basha: PLL qendron ne balle te luftes per reformen zgjedhore


Diten e diele, ne daten 15.06.2003, Dega e PLL te rrethit Lezhe, zhvilloi mbledhjen e radhes se Komitetit drejtues, ne te cilen ishin te ftuar nga Kryesia e PLL zoti Murat Basha, nenkryetar i PLL, zoti Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ i PLL, si dhe Drejtori i Departamentit te Organizimit ne PLL, zoti Enver Kaloshi. Fjalen e hapjes se ketij takimi e mori kryetari i Deges se PLL Lezhe, zoti Gjon Perjaku, i cili vleresoi mbi te gjitha frymen e bashkepunimit dhe mirekuptimit te tij si drejtues me te gjithe anetaret e Komitetit drejtues, por, ne te njejten kohe ai shprehu rezervat e tij, pasi edhe here te tjera, ne mbledhjet e Komitetit drejtues ka shprehur shqetesimin per pamundesine e pranimit te doreheqjes nga posti drejtues per shkak te moshes dhe arsyeve te forta shendetesore, si dhe per tā€™i hapur rruge elementeve te rinj ne drejtimin e kesaj Dege, per te mundesuar alternimin e brezave dhe pervojave, qe do ta conin ne te ardhmen partine drejt rezultateve dhe objektivave me te larta politiko-elektorale. Nenkryetari i kesaj Dege, intelektuali Vasil Muca, disa here e ka refuzuar doreheqjen e kryetarit te Deges, per arsye te respektit dhe kontributit te patjetersueshem e te pamohueshem te tij ne arritjet deritanishme te kesaj dege, por insistimi i zotit Perjaku arriti ta binde perfundimish zotin Muca qe te,marre pergjegjesine e kryesimit te Deges dhe rrjedhimisht te te gjitha strukturave te PPL te ketij rrethi, deri ne perfundimin me sukses te fushates zgjedhore per pushtetin vendor, tek e cila kjo dege ka mbeshtetur shpresa te medha, bazuar ne nje pune sistematike.
Zoti Muca beri nje permbledhje te shkurter te punes dhe problemeve organizative te kesaj Dege, ne te cilen nga 8 komuna jane te mbuluara me struktura 7 prej tyre dhe puna eshte perqendruar ne ngritjen e strukturave ne te gjithe rrethin.
"Koha qe na ka mbetur ne dispozicion, do te beje te mundur shfrytezimin e kapaciteteve dhe skemave efikase ne riorganizimin e Deges, si dhe rifreskimin e radheve te seksioneve nepermjet anetaresimeve te reja. Data 25 e ketij muaji, do te jete data limit e perfundimit dhe rakordimit te dokumentacionit perkates dhe dergimin e tij ne qenderā€, premtoi nder te tjera zoti Muca.
Zoti Pjeter Kosova, i cili diskutoi me pas, vleresoi rolin dhe kontributin thelbesor te zotit Perjaku ne ngritjen dhe konsolidimin e Deges se PLL si edhe te arritjeve politike e rezultateve zgjedhore ne rrethin e Lezhes, cka sherben edhe si pevoje per krijimin e lidhjeve te qenesishme midis brezave kontributore ne PLL. Me pas, zoti Kosova theksoi domosdoshmerine e intensifikimit te punes me rinine, si bartese e se rese dhe ideve progresiste, per te cilat PLL ka shume nevoje.
Pas tij e mori fjalen zoti Kole Filipi, kryetar i nendeges Dajc, i cili kembenguli ne domosdoshmerine e prezantimit dinjitoz te PLL ne keto zgjedhje, ne te cilen "sipas tij - gjithcka bazohet tek puna konkrete ne kete komune, ne te cilen nga 46 anetare ne te kaluaren, si rezultat i largimit te te rinjve ne emigracion, aktualisht numri eshte reduktuar ne 35 anetare. Ne kete komune me 7 fshatra, funksionojne 6 seksione.
Ne fund te fjales se tij, zoti Filipi kerkoi nga ana e Kryesise se Deges nje pune te programuar prioritare me ato nendege qe kane mangesi ne ngritjen e strukturave dhe qe jane te pambuluara me seksione per cdo qender votimi.
Me pas, diskutoi Sekretari Organizativ, zoti Bufazi, i cili nder te tjera theksoi: "E rendesishme per PLL ne Lezhe eshte mundesia e mbulimit me kandidatura serioze dhe te votueshme. Gjithashtu, lipset te behet ndarja e detyrave neper anetaret e Komitetit drejtues, nga ku do te ndahen edhe detyrat e detajuara nga qendra. Duke ditur rendesine e forumeve partnere ne PLL, duhet tā€™u kushtohet me teper vemendje rinise dhe gruas, qe realisht perfaqesojne pothuajse plotesisht edhe strukturen e elektoratit, duke mundesuar keshtu perfaqesimin e interesave dhe sensibiliteteve te tij per zhvillim dhe prosperitet. Mjafton te degjosh dhe te kuptosh nenat, motrat dhe te rinjte, e kupton mire se cfare i mungon jetes sone dhe se cfare kerkojne shqiptaret nga forcat politike dhe pushteti. Keto forume perfaqesuese perbejne edhe perqindjen me te larte te votuesve, ndaj, si te tilla, ato duhen ndihmuar dhe tek to duhet te mbeshtetet me siguri te plote e gjithe partia. Por, per te realizuar kete mision historik, keto forume duhet te funksionojne organizativsht dhe te terheqin sa me shume femren dhe rinine prane alternatives legaliste. Qendrimet e PLL te koheve te fundit, kane terhequr vemendjen e intelektualeve dhe simpatizanteve te rinj, te cilet do te jene kontigjenti i ri per anetaresime cilesore ne PLL. Ne duhet te punojme qe te forcojme strukturat dhe tā€™i qartesojme e ndergjegjesojme ato per objektivat qe kemi perpara", - theksoi zoti Bufazi.
Ne fund te takimit e mori fjalen nenkryetari i PLL, zoti Basha, i cili kerkoi ne emer te grupit te Punes per ndertimin e platformes zgjedhore te PLL, qe strukturat e bazes dhe ne kete kuader edhe ato te rrethit Lezhe, te bejne sa me pare evidentimin e problematikes se zonave zgjedhore dhe tā€™i sjellin ato te detajuara ne qender, per ndertimin e platformave lokale te PLL per fushaten zgjedhore. "Ne si PLL, aktualisht ndodhemi ne balle te luftes politike per realizimin e Reformes zgjedhore konform rekomandimeve te OSBE dhe ODIHR, e cila po sabotohet qellimshem nga te medhenjte e politikes, te cilet duan te ruajne avantazhet politike dhe elektorale, pra statukuone aktuale, qe do tā€™u mundesonte ruajtjen e pushtetit dhe maxhorancave te pamerituara. Kjo lufte nuk eshte thjesht lufte parimesh, por lufte e organizuar, per te krijuar hapesirat e nevojshme partise per rritjen e saj dhe perqafimin e alternatives progresiste legaliste nga elektorati, ne kushtet e zhgenjimit te thelle te tij nga deshtimet e partive parardhese ne qeverisjen e vendit. Politika duhet tā€™i paraprije zhvillimit. Ajo nuk mund te qendoje kurrsesi ne bisht apo te zvarritet pas shoqerise, qe kerkon ritme te shpejta. Por nese politikes i mungon vullneti per ndryshime rrenjesore dhe vizioni per gjetjen dhe aktivizimin e mekanizmave ligjore dhe ekonomike te zhvillimit, atehere ajo kthehet ne nje pengese e tij dhe fillon te sabotoje reformat. Ju duhet te jeni te ndergjegjshem se nje reforme e thelle ne sistemin problematik zgjedhor shqiptar, qe deri tani ka pjelle vecse manipulime, votevjedhje, kundershtime dhe sherre, do te mundesonte rritjen e besimit te shoqerise tek politika, si instrumenti me efikas dhe perfaqesues i saj dhe, rrjedhimisht, kjo do te pasohej me rritjen e pjesemarrjes se qytetareve ne zgjidhjet e fateve te vendit, cka nuk eshte gje tjeter vecse pjesemarrje masive ne proceset demokratike, te cilat vetem ne kete rast nuk mund te deformohen e te prodhojne realitete politike joperfaqesuese e qe nuk shprehin vullnetin e popullit. Ju duhet tā€™i kushtoni nje vemendje te madhe propagandimit te alternatives legaliste, qe populli ta njohe e ta perqafoje ate.
Per kete duhen angazhuar te gjithe intelektualet, te cilet duhet te perdorin maksimalisht mediat per kete qellim. Ne si kryesi jemi gati te kontribuojme me trajtesa te kualifikuara ne zberthimin e programit dhe alternatives legaliste, qofte ne mediat tuaja lokale, qofte edhe ne takime me intelektuale dhe aktiviste te partise, te cilet do te dijne pastaj te percojne ne elektorat qendrimet dhe vizionin tone per ta nxjerre Shqiperine nga kriza totale dhe katastrofa ku eshte fundosur", - e mbylli diskutimin e tij zoti Basha. Me pas, pjesemarresit u shperndane duke premtuar se detyrat e marra do tā€™i permbushin me sukses dhe se do te garantojne rezultate te larta ne zgjedhjet qe po afrojne.


Takim i suksesshem i Kryetarit te PLL, zotit Ekrem Spahiu, ne Komunen Velipoje Shkoder

Spahiu: Te ndalim polarizimin fiktiv te politikes

Diten e shtune me date 14.06.2003, Kryetari i PLL, zoti Ekrem Spahiu mori pjese ne nje takim pune me anetare dhe simpatizante te PLL ne komunen Velipoje Shkoder. Ne kete takim moren pjese anetare dhe simpatizante te PLL nga te gjitha fshatrat e kesaj komune. Takimi i cili kishte ngjallur nje interes te madh, u zhvillua ne nje nga sallat e komunes Velipoje, e cila ishte mbushur plot e perplot.
Mbledhjen e hapi kryetari i PLL per Komunen Velipoje, zoti Gjon Nikolli, i cili, pasi i falenderoi pjesemarresit e ketij takimi, i dha fjalen kryetarit te PLL Shkoder, zotit Enis Dizdari, i cili beri nje pasqyre te shkurter te aktivitetit te Deges se PLL Shkoder.
Me interes te jashtezakonshem u prit fjala e kryetarit te PLL, zotit Ekrem Spahiu, i cili ne fjalen e tij, nder te tjera tha se: "e kam ndjekur me vemendje te gjithe ecurine e kesaj komune, duke filluar qe nga permbytjet, furnizimi i pamjaftueshem me energji elektrike dhe uje etj., etj.. Fatkeqesisht, kjo komune nuk ka pasur nje mbeshtetje serioze nga shteti, aq me teper kur eshte tejet e njohur per bukurite e saj natyrore dhe per plazhin e mrekullueshem, i cili eshte nje pasuri e cmueshme. Nese vemendja e qeverise do te kishte qene ne nivelin e duhur dhe serioze, besoj se edhe jeta e banoreve te kesaj komune do te ishte me e mire. PLL ka pretendime serioze per kete komune ne zgjedhjet per pushtetin vendor. Kryesia po harton nje program mjaft ambicioz, i cili do te ofroje mundesi me te medha per nje jete me te mire te banoreve te kesaj komune.
Zoti Spahiu foli gjithashtu edhe per sukseset dhe arritjet e Monarkise Shqiptare dhe kontributin e madh te NMT Zog I Mbret i Shqiptareve.
Me pas ai beri nje paraqitje te shkurtuar te programit te PLL, si dhe te gjithe veprimtarise se saj ne parlament gjate kesaj periudhe.
Ai theksoi nder te tjera se "PLL e sheh si prioritare zgjidhjen e problemit te pronave, pa te cilen nuk do te kete kurre invesime serioze nga te huajt ne Shqiperi. Integrimi i te Perndjekurve Politike perben nje prioritet te programit te PLL. Megjithese eshte folur shume per kete integrim, pak ose aspak eshte bere, sidomos persa i perket demshperblimit per vitet e burgut gjate diktatures komuniste."
Ceshtja kombetare Shqiptare ishte nje pike tjeter qe u diskutua, duke u vene theksi jo vetem ne kontributin e dhene nga Monarkia Shqiptare, Mbreti Leka I dhe vecanerisht nga PLL per ceshtjen kombetare, por edhe ne aktualitetin dhe nivelin e zgjidhjeve te saj. Ne qender te diskutimeve u vendos edhe vizita qe beri NMT Leka I Mbret i Shqiptareve dhe NMS Mbreteresha Susana ne Kosove, me rastin e 125-vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, si dhe per pritjen madheshtore qe rezervuan per Familjen Mbreterore vellezerit tane shqiptare ne Kosove.
Te pranishmit ishin mjaft te interesuar per menyren sesi PLL mendon te behet rivendosja e Monarkise Shqiptare, ku sic dihet edhe pse Referendumi i 29 qershorit 1997 u fitua nga Monarkia, ai u manipulua nga PS.
Zoti Spahiu sqaroi edhe pozicionin e PLL ne lidhje me Kodin Zgjedhor, ku me kete rast ne sqarimet e tij theksoi se: "PD dhe PS po mundohen me te gjitha menyrat per te ruajtur sundimin e tyre ne politiken shqiptare. Keto perpjekje te tyre jane ne dem jo vetem te partive te vogla, por edhe te pluralizmit dhe demokracise ne Shqiperi, gje qe do te coje ne nje polarizim fiktiv te politikes shqiptare, prandaj ne po bejme te gjitha perpjekjet tona per te mos lejuar kete regres te procesit zgjedhor, qe eshte shtylle dhe garanci e demokracise.
Nga te pranishmit u bene mjaft pyetje dhe diskutime lidhur me aspekte te ndryshme te zhvillimeve aktuale dhe te pritshme ne politiken shqiptare.
Ne kete takim moren pjese edhe perfaqesues te kryesise se PLL te Deges Shkoder, si zoti Enis Dizdari, kryetar i Deges; zoti Bajram Xhafa; nenkryetari i Deges, zoti N. Destanishta, si dhe zoti I. Kuka, kryetar i Forumir Rinor Legalist Shqiptar, etj..




Kavaje: PLL konsolidon bazen drejt suksesit

Diten e premte, me date 20 qershor 2003, ne qytetin e Kavajes u zhvillua nje mbledhje e Komitetit drejtues te Deges, ne te cilen moren pjese edhe te deleguarit e Kryesise se PLL, zoterinjte: Murat Basha, nenkryetar i partise; Blerim Kamberi, Sekretar per Marredheniet me Publikun; Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ dhe Artan Tujani, Sekretar per Marredheniet Ekonomike prane PLL.
Takimi filloi me leximin e raportit te punes nga ana e kryetarit te Deges, zotit Remzi Muhja, i cili beri ekspozene e punes se kesaj Dege deri ne keto momente. Ai ne fjalen e tij pergezoi disa nga anetaret e Komitetit drejtues, lidhur me punen e mire te bere ne drejtim te organizimit te seksioneve neper komuna dhe bashki te ketij rrethi. Me pas zoti Muhja evidentoi veshtiresite e hasura ne kete periudhe te nxehte politike te shpalljes se fushates per zgjedhjet vendore, si dhe parashtroi detyrat e reja qe i dalin Deges se Kavajes per kurorezimin me sukses te fushates zgjedhore. Ne fjalen e tij ai i kushtoi rendesi perzgjedhjes se kandidaturave dhe mbulimit te cdo qendre votimi me nje seksion, konform direktives se dhene nga Kryesia e Partise "Levizja Legalitetit". Nga anetaret e Komitetit drejtues, pervec raportimit te punes se secilit, u ngriten edhe disa shqetesime ne lidhje me procesin e ardhshem zgjedhor.
Me pas fjalen e mori zoti Blerim Kamberi, Sekretar per Marredheniet me Publikun, i cili, ne fjalen e tij, tha: "Jam shume i kenaqur qe marr pjese ne mbledhjen e ketij Komiteti Drejtues, ku spikat optimizmi dhe shpresa per perballimin me sukses te sfides se radhes, ku legalistet dhe te gjithe ata qe e konsiderojne veten pjese te se Djathtes shqiptare, do te perballen me raporte te zhdrejta ne luften midis se Mires dhe se Keqes. Ne lufte midis zhvillimit dhe anarshise, ne luften mes te ligjshmes dhe te paligjshmes, ajo cka ofron PLL ne keto zgjedhje, eshte lufta me tolerance zero kunder krimit dhe korrupsionit, zbatimi i reformave te ligjshme, zbatimi dhe zhvillimi i politikave progresive. Mirepo, per realizimin e ketyre objektivave, per nje qeverisje dinjitoze, nga ana e PLL duhet punuar shume ne drejtim te organizimit te strukturave te PLL, te miradministrimit te burimeve njerezore e intelektuale, per zgjerimin e radheve e te perzgjedhjes se tyre, por edhe per nje arsye mjaft te rendesishme, asaj te pjesemarrjes dhe funksionimit ne menyre sa me demokratike te strukturave te PLL, si ne nivel Dege ashtu edhe ne nivel qendror."
Me pas e mori fjalen zoti Ergjent Bufazi, Sekretar Organizativ i PLL, i cili nder te tjera tha: Ndjehem optimist per Degen e PLL Kavaje, duke pare angazhimin e zoterinjve te Komitetit drejtues, por deshiroj te theksoj se suksesi i PLL ne keto zgjedhje varet nga aftesia jone organizative, nga shtrirja jone ne cdo lagje te qytetit dhe komunave, si dhe nga hartimi i dokumentacionit per evidentimin e te gjithe anetareve dhe simpatizanteve te PLL, cka na jep mundesine te ngrejme pretendimet tona per nivelin e qeverisjes mbi baza logjike. Ketu, ndermjet jush, ka zoterinj te cilet vazhdimisht kane qene te rregullt ne evidentimin e listave te anetareve dhe seksioneve qe ata mbulojne, por kjo nuk eshte gjithcka. Vazhdimisht ne duhet te kemi ne qender te vemendjes anetaresimin e elementeve te rinj, afrimin e intelektualeve dhe pajisjen e tyre me dokumentin e anetaresise se PLL. Pra, ajo me te cilen une dua te perfundoj, por qe mbetet thelbi i punes sone, eshte organizimi."
Me pas, fjalen e mori nenkryetari i PLL zoti Murat Basha. Duke iu pergjigjur njekohesisht edhe disa shqetesimeve te anetareve te Komitetit drejtues ne lidhje me Kodin e ri Zgjedhor, me levizjet e NMT Mbretit Leka I ne disa takime te koheve te fundit, si edhe ne pretendimet e PLL per kete proces zgjedhor, ai tha: "Sot, PLL ndihet me e forte dhe me e pergatitur se kurre per te perballuar me sukses cdo sfide dhe per tā€™u ofruar shqiptareve, ashtu si disa dekada me pare, qeverisjen e duhur, krenarine dhe dinjitetin e humbur. eshte e vertete se Kodi i ri Zgjedhor e veshtireson ndjeshem ruajtjen e rezultatit te votimit, si dhe te drejten e perfaqesimit te qytetareve ne organet qeverisese e vendimmarrese, por une dua tā€™ju siguroj se PLL i ka rezistuar regjimit gjakatar komunist per disa dekada me radhe, keshtu qe sot, ne legalistet, me pranine e Mbretit Leka ne Shqiperi, ndjehemi me te forte se kurre. Ne kete bashkebisedim, une mora mesazhin se imazhi i PLL, si ne qender ashtu edhe ne baze, me qendrimet e saj dinjitoze ne favor te shqiptareve dhe ne mbeshtetje te ceshtjes Kombetare shqiptare, eshte avantazhi yne kryesor. Ky qendrim, duke u alternuar edhe me shtrirjen organizative dhe avantazhet qe rrjedhin prej saj, do te na coje drejt suksesit te sigurte. Si pergjegjes i fushates zgjedhore ne nivel kombetar, une deshiroj qe nga cdo anetar i nendeges te evidentohen te gjitha problemet social-ekonomike per cdo njesi, ne funksion te hartimit te strategjise kombetare te PLL per keto zgjedhje dhe percaktimit te prioriteteve e mundesive te gjetjes se burimeve te domosdoshme per zgjidhjen e tyre. Ketu une deshiroj te theksoj qe, pikesepari ne duhet te zgjedhim si kandidate per qeverisjen vendore njerezit me te mire, administratore te afte e qytetare te devotshem.
Me pas takimi vazhdoi me biseda te lira, ku pjesemarresit shkembyen mendime dhe dhane sugjerime te vlefshme per punen ne te ardhmen. Ata u ndane duke iu uruar pune te mbare njeri-tjetrit, e me premtimin per tā€™u takuar serish.

KOMENTE&OPINIONE

PD&PS varrosen procesin zgjedhor

Nga Sazan PIPA

Dy forcat me te medha politike, PD e PS, miratuan ne Kuvend, me "dhunen e kartonit", Kodin e ri zgjedhor. Ai u pranua ne parim me 91 vota pro nga deputetet e PS-se dhe PD-se, ne mungesen e partive te tjera ne salle. Keto te fundit, nuk qendruan ne momentin e votimit, por bojkotuan sallen ne menyre demonstrative, duke shprehur qarte mos-pajtimin e tyre me kete Kod zgjedhor. Megjithese per ore te tera parashtruan te metat dhe rreziqet e medha qe paraqet Kodi i ri zgjedhor, dy forcat kryesore politike vepruan serish ne pakt me njera-tjetren duke poshteruar 10 partite e tjera parlamentare. Por shihet se nuk bene gje tjeter, vecse vulosen fillimin e zgjedhjeve te pergjakura!
Zgjedhjet, perfundimisht do te kontrollohen nga PD-ja e PS-ja, te cilat duket se kane ndare edhe zonat e influences mes tyre me ceshtjen e komisionereve dhe cdo detaj tjeter te Kodit. Tani asnje kandidat i pavarur, apo i partive te tjera, nuk do beje dot me gare te ndershme per te fituar zgjedhjet. Sepse askush nuk do mund te perballoje dy partite kryesore, te cilat, sipas Kodit te ri zgjedhor, jane te favorizuara per spotet ne media, forcat policore dhe mbi te gjitha per financimet e fushates zgjedhore. Nga ana tjeter, kandidatet nuk do kene mundesi te bejne as balotazh per te shpresuar ne fitore. Te gjitha keto rreziqe parashikohen lehte nga aplikimi i Kodit te ri zgjedhor, i cili ne baze te tij ka faktin me absurd: komisioni i qendrave te votimit do te perbehet vetem nga komisionere socialiste dhe demokrate!
Shakaja behet me e hidhur me partite e vogla, kur edhe komisioneret e ndonje partie te vogel do te caktohen nga partia e madhe "meme". Edhe pse prej disa ditesh 10 partite parlamentare organizuan tryeza, zhvilluan takime me ambasadore dhe shtetare te larte te shtetit, nuk u arrit asgje, pervec sensibilizimit te opionionit publik dhe atij nderkombetar.
Partite kryesore PS e PD, me forcen e kartonit vulosen me dt.19 qershor, fillimin e nje periudhe destruktive per zgjedhjet e ardhshme. Madje partite e medha vendosen qe partite e tjera te mos mund te ankoheshin as ne Gjykaten Kushtetuese, por vetem ne Gjykaten e Apelit, sikur keto subjekte politike parlamentare te perfaqesonin thjesht dhe vetem disa qytetare qe ankohen per ceshtje me te lehta sesa per zgjedhjet.
Nderkohe, ne shtator, pala shqiptare do te raportoje para Keshillit te Evropes lidhur me kete kod te ri zgjedhor. Perfaqesues te 10 partive parlamentare, shprehen shqetesimin se cfare dhe si do t'u thuhet perfaqesuesve te huaj, kur keta te fundit te formulonin verejtje per Kodin ekzistues, i cili ishte me i arrire, sesa kodi qe u miratua ne parlament nga dy partite PS&PD.

 

ANALIZA

BE: Mbeshtetje shteteve qe ecin ne rrugen e reformave

NGA JAVIER SOLANA

Takimi i kesaj fundjave ne Selanik, ne Greqi, midis krereve te qeverive te vendeve anetare te Bashkimit Evropian, vendeve ne proces te anetaresimit dhe kandidate, si dhe vendeve nga Ballkani Perendimor, do te shenoje nje faze te re te rendesishme ne marredheniet midis BEse dhe rajonit. Procesi, qe ka pare vendet e rajonit te levizin cdo dite me afer BE-se, ka filluar ne Zagreb ne nentor te vitit 2000, kur BE-ja dhe lideret e Ballkanit Perendimor jane takuar se bashku per te paren here. Ne samitin e Zagrebit, lideret e BE-se dhe qeverite, per here te pare te zgjedhura ne menyre demokratike, nga te gjitha vendet e rajonit se bashku kane shtruar nje vizion evropian per rajonin dha kane nenvizuar perkushtimin e tyre per ta mbeshtetur demokracine, stabilitetin dhe per te promovuar sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Qe nga atehere, ky perkushtim eshte intensifikuar, duke shkuar pertej qellimit paresore te stabilizimit te paskonfliktit, per te zhvilluar nje perspektive te mirefillte evropiane per gjithe Ballkanin Perendimor. Dhjetorin e kaluar ne Kopenhage, kreret e vendeve dhe qeverive te BE-se u angazhuan per te perkrahur Ballkanin Perendimor ne pergatitjen e tyre per nje qasje te re evropiane dhe nje anetaresim perfundimtar. Marsin e kaluar, BE-ja ka inicuar mekanizmat shoqerues (Tracking Mechanism) te stabilizimit dhe asocimit per Kosoven, ne menyre qe te siguroje qe Kosova te levize drejt procesit te stabilizimit dhe asocimit. Procesi i stabilizimit dhe asocimit do te vazhdoje te mbetet nje gurthemel ne rrugen drejt BE-se. Ne Samitin e Selanikut, procesi i stabilizimit dhe asocimit do te forcohet dhe pasurohet me aplikimin ne vendet e Ballkanit Perendimor te disa mekanizmave te perdorur per te mbeshtetur zgjerimin e procesit ne vendet e Evropes Qendrore dhe Perendimore, te cilat do tā€™i bashkohen BE-se vitin e ardhshem. Do te kete edhe disa stimulime plotesuese dhe perkrahje financiare per te ndihmuar perpjekjet e qeverive te rajonit per te levizur me afer BE-se. Sidoqofte, progresi drejt integrimit do te thellohet ne performansen e secilit vend per implementimin e reformave. Ketij procesi do tā€™i shtohen disa takime periodike midis qeverive te rajonit dhe homologeve te tyre nga BEja, qellimi i te cilave eshte te zhvillohet nje marredhenie me intensive e punes ne rajon dhe BE. Sidoqofte, nuk do te kete mrekulli brenda nje nate. Ndihma e BE-se do te jete e suksesshme vetem nese do te kete nje angazhim te mirefillte te qeverive dhe popujve ne rajon. Se bashku me fqinjet tuaj, ju duhet te dyfishoni perpjekjet tuaja per te bere reformat e nevojshme. Ju duhet te siguroni implementimin e politikes "Standardet para statusit" dhe krijimin e nje shoqerie multietnike. Ju duhet te themeloni nje kapacitet adekuat administrativ, te modernizoni ekonomine tuaj dhe ta forconi sistemin tuaj te drejtesise. Ju duhet te permiresoni sigurine, posacerisht per komunitetet e minoriteteve dhe te vazhdoni perpjekjet tuaja per luftimin e krimit te organizuar, trafikimit te njerezve dhe kontrabanden. Ka shume pune per tā€™u bere. Rajoni eshte nje pjese integrale e nje Evrope te bashkuar. Selaniku nuk eshte fundi i nje procesi. Selaniku eshte fillimi i nje partneriteti te perforcuar, i cili duhet te perkthehet ne perpjekjet e perforcuara, sidomos ne vendet e rajonit, per te shkuar drejt nje te ardhme te perbashket te paqes dhe sigurise, si dhe zhvillimit ekonomik dhe shoqeror pergjate kontinentit evropian. (Autori eshte perfaqesues i larte i BE-se per Politike te Jashtme dhe Siguri.

 

HISTORIA

Atdheu i shqiptareve, historia dhe fqinjet (8)


NGA ASTRIT KOLA

(Vijon ngu numri i kaluar)
Ne shkrimet e vjetra te asaj kohe permenden kryepleq te tille si Llesh Tuzi, Pal Bushati, Gjon Bushati dhe Pjeter Kuci (nje nga kreret me te permendur te fisit te famshem Kuci).
Qe ne ate kohe, shqiptaret lejoheshin dhe ishin te integruar ne nje sistem te tyrin te drejtesise, qe perfaqesonte ne vetvete njefare organizimi kanunor te komunitetit, qe ishte pararendes i te famshmit "Kanuni i Leke Dukagjinit".
Dushani i kish perjashtuar shqiptaret nga organizimi i tij kanunor, qe behej sipas te ashtuquajturit "Kanuni i Perandorit Stefan Dushani", i cili ndryshonte nga Kanuni i shqiptareve. Ne thelb, "Kanuni i Stefan Dushanit" mbronte interesat e feudaleve dhe Kishes Ortodokse, gjate mosmarreveshjeve te tyre me fshataret, te cilet refuzonin te paguanin taksat e te bindeshin dhe shpesh here rebeloheshin.
Atekohe, herezia ndaj besimit dhe adhurimit ndaj Zotit, Krishtit dhe apostujve, ishte blasfemia me e ndeshkueshme nga pushteti. Detyrimi per respektimin e fese dhe ndeshkimi i herezive, ishin prioritetet e cdo pushteti dhe sundimtari, cka garantonte edhe pushtetmbajtjen e bekuar nga Kisha Ortodokse.
Qe ne ate kohe, shqiptaret popullonin ne mase Dalmacine, Hercegovinen dhe Bosnjen, cka e deshmojne edhe shume emra shqip te fshatrave te atjeshem, si: Bari (nga fjala - bar); Burmazi (nga fjala e vjeter shqipe - njeri i madh, trupmadh); Buna (nga fjala e vjeter shqipe - nen uje); Bukamira (fjala - buka e mire); Butmir (nga shqipja e vjeter - toke e mire); Curri (shkemb, shkrep); Dreteli (fjala shqipe - dredhel); Kukusi; Murraj; Vucaj; Otimir; Skocaj; Vajmezi; Kokona; Korca; Ibali; Ligati; Gjeci; Tucepi; Tulja; Zavala etj..
Emertimi i qarkut SEMBERIJA, sipas gjuhetareve malazeze Milan Budimir dhe Ivan Popovic, vjen nga fjala e vjeter shqipe, SEMBER, qe do te thote "kale per mbrehje".
Per pranine e dikurshme te shqiptareve ne keto treva, deshmojne gjithashtu edhe mbiemrat e degjuar si Barzeta; Burmazi; Dodoshi, Dukangjeci, Gurakuqi; Ibalja; Kalimanovic; Keci; Kecanovic; Kokeza; Lekic; Mushkinja; Perendija; Preka; Zotovic; Xhaja; Xhajici etj..
Etnologu serb Spiro Kulishic, pas krahasimit dhe analizes etimologjike te shume fjaleve dhe shprehjeve te serbeve te Fushe Livanjes, gjeti shume analogji sintaksore dhe fonetike me fjalet dhe shprehjet e banoreve te sotem te trevave te Zetes se dikurshme, te cilat, me pas, linguisti Pavel Ilic i perfshiu dhe i thelloi ne studimin me titull: "Ndikimet latine dhe shqiptare".
Ne nje artikull te vitit 1978 te historianit Bogumil Hrabak, thuhet: "Fshatrat hercegovinase dhe ndertimet stanore te blegtoreve, qe para vitit 1330, ne mase te konsiderueshme, ne sensin etnik, jane padyshim me origjine shqiptare".
Shume shkencetare dhe studjues serbe, kane rene dakort dhe kane pranuar njezeri se, gjate shekujve XII-XV, grupe dhe fise shqiptaresh, kryesisht blegtore, kane populluar trevat qe nga Zeta e deri ne Neretve dhe malesite e Mataruges, Mugoshes, Macures, Majnes, Malonshices, Luzhanit, Krricit, Burmazit, Zhurovicit, Mirilovicit etj..
Pas vdekjes se Stefan Dushanit ne vitin 1355, filluan luftrat e gjata e te pergjakshme midis sundimtareve shqiptare, greke e serbe. Shume prej ketyre despoteve, rekrutuan si mercenare katalanet, tataret, kumanet dhe turqit osmanllinj, te cilet ishin edhe me te shumtit ne numer.
Mekembesi i Stefan Dushanit dhe sundimtari i Epirit, Simeon Uroshi (vellai per babe i Dushanit), nga deshira per t'i rrembyer fronin trashegimtarit te Dushanit, nipit te tij njomezak, te quajtur Urosh, u veteshpall: "Perandor i grekeve, serbeve dhe i gjithe Shqiperise".
Duke perfituar nga sherret e familjes mbreterore serbe per fronin, despoti grek Niqifor II, arriti te marre drejtimin e despotatit, te cilin e mbajti gjate nje periudhe prej tre vjetesh, 1356-1359.
VIJON

DOSSIER

Historia e rrenimit ekonomik te shqiptareve (6)

GRABITJA E ARIT

Nga Kastriot Dervishi

vijon nga numri i kaluar
Ne lidhje me kete kemi shfletuar edhe "Gazeten Zyrtare" te vitin 1968, e cila, qysh ne numrin 1 te saj, ne faqet 2 dhe 3 permban dekretin nr 4358 "Mbi prerjen e monedhave perkujtimore prej ari dhe argjendi".
Sipas nenit 1 te ketij dekreti, autorizohej Banka e Shtetit Shqiptar te priste nje seri te jashtezakonshme monedhash perkujtimore prej ari dhe argjendi. Sipas nenit 2, keto monedha kishin "kurs ligjor dhe fuqi cliruese per rregullimin e te gjitha detyrimeve, obligacioneve dhe transaksioneve publike e private.
Ne nenin 3 te dekretit, monedhat prej ari do te priteshin me permbajtje ari te thjeshte 900/1000 dhe lidhje argjendi e bakri 100/1000.
Keto prerje do te ishin 20, 50, 100, 200 dhe 500 leke. Nga ana tjeter, monedhat prej argjendi me permbajtje argjendi te thjeshte 1000/1000, ishin te prerjeve 5, 10 dhe 25 leke.
Nga pesha bruto ne gram e monedhave, vihet re se me teper peshon monedha 500 lekeshe, me 98.74 gram dhe me diameter 55 milimetra. Per keto monedha, neni nr 5 i dekretit ne fjale parashikonte numrin progresiv nga 1 - 12.000.
I gjithe procesi i prerjes se monedhave dhe me pas i shitjes se tyre, ka kaluar nepermjet nje labirinthi aspak tranparent. Te ben pershtypje fakti qe, per nje ngjarje te tille simbolike nuk shpenzohet nje sasi simbolike ari, por nje sasi e tille qe afersisht eshte sa e gjithe sasia e arit qe ka hyre ne thesar nga viti 1944 e deri ne fund te viti 1990. Keshtu duhet te pohojme se shuma totale e arit te futur (zyrtarisht) ne thesar, eshte 8.839 kg, nga e cila me 31 dhjetor 1990 kishin ngelur 1.239 kg.
Ne asnje vend te botes nuk eshte verejtur nje shpenzim total i thesarit per te prere monedha ne nje rast te caktuar festiv. Aq me teper qe monedha ne fjale i eshte shmangur teresisht qarkullimit te brendshem.

Kush e ka depozituar arin ne perendim?!

Vlerat monetare te familjes Hoxha i ka qarkulluar ne perendim dhe me tutje nje njeri i afert i djalit te Enver Hoxhes, Sokolit. Ky njeri quhej Shkelzen Doci. Ai brodhi per shume vjet ne France, Kanada dhe Ameriken e Jugut, per te qarkulluar dhe depozituar vlerat e thesarit shqiptar ne emer te famijles Hoxha. Ne vitin 1983, Shkelzen Doci arrestohet sebashku me dirigjentin Gasper curcia, me akuzen "falsifikator i biletave te trenit". Shkelzen Doci ne gjyq nuk foli thuajse fare.
Ne perfundim te gjyqit, ai dhe Gasper curcia u denuan me vdekje. Pikerisht zbulimi me i madh rreth personit te Shkelzen Docit, do te hedhe me teper informacion rreth vendit se ku ndodhet nje pjese jo e vogel e floririt te grabitur te shqiptareve. Po ashtu, nuk jane te pakta informacionet qe qarkullojne se per Ameriken e Jugut nje rol jo pa rendesi ka edhe komunisti veteran Zhoao Amazonas, njeriu qe ishte i pranishem me shume se kushdo ne kongreset e Partise se Punes.
Ne Zvicer ndodhet vetem nje sasi e caktuar e arit shqiptar.
Ajo me e madhja ka kapercyer oqeanin.

Kush e ka kontrolluar kambizmin? A mund te ishte kjo forma per te siguruar llogari te tjera bankare ne prag te falimentimit te regjimit komunist

Me ane te vendimeve nr 5, 430 dhe 84 te datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, jane transferuar jashte shtetit per "qellime kambizmi" 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Nje shume e tille e justifikuar "... per kambizem", eshte pamundur te kete shkuar e gjitha ne destinacionin qe thuhet.
Per skandalin ne fjale ka shkruar me 26 qershor 1991 edhe gazeta "RD". Sipas gazetes, specialistet e Fondit Monetar Nderkombetar kishin zbuluar se llogarite e bilancit valutor nuk rakordonin. Gazeta kritikon gjithashtu heshtjen e Drejtorit te Bankes se Shtetit, Niko Gjyzari, dhe te Drejtorit per Marredhenie me Jashte, Kamber Myftari. Po ne kete artikull, behet fjale se njeriu qe eshte marre me "kambizmin" eshte Dhimiter Gazhga, i cili, sipas gazetes, kishte dy muaj qe jetonte ne Greqi. Humbjet qe kishte pasur shteti shqiptar ne nje rast te tille, sipas gazetes "RD", ishin rreth 200 milione dollare.
Padyshim qe i ashtuquajturi "kambizem" ne prag te kapitullimit te regjimit komunist, nuk ka qene gje tjeter vecse maskim i kalimit te llogarive ne favor te udheheqesve te larte komuniste.
Me ane te nje shkrese sekrete te dates 6 tetor 1987, ministri i Financave Andrea Nako, njofton Ramiz Aline dhe Adil carcanin sa me poshte:
"Njoftimi mbi llogarine bankare 01 me 30 shtator 1987, arriti rreth 17 milione dollare. Gjate tremujorit te 4-t te vitit 1987, parashikohen ne kete llogari edhe shumat qe vijojne:
- Nga interesat bankare per llogarite ne valute qe mbahen prane bankave te huaja - 200 mije dollare.
- Nga shkembimet valutore, duke shfrytezuar konjukturat, parashikimi eshte per 5 milione dollare, por do te perdoren rreth 1.4 milion dollare per blerje te ndryshme, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave ....
3.6 milion dollare.
- Nga shoqerite komisionere 400 mije dollare."
Nga shikimi i gjithe procesit te "kambizmit", verehet se autoritetet komuniste kane dashur te humbin me deshire. Edhe e ashtuquajtura "humbje", nuk eshte gje tjeter vecse forma me ideale per te justifikuar depozitimin e nje sasie te caktuar ari ne llogarite sekrete te bankave te huaja.
Nga ana tjeter, sipas nje deshmie qe ka dale edhe ne shtyp 11 vjet me pare, Banka e Shtetit Shqiptar per periudhen 1983-1987 ka porositur 396 cope arka, qe sherbejne per transportimin e arit.
Nga keto, vetem ne vitin 1983 jane porositur 196 cope, ndersa pjesa tjeter eshte porositur ne vitin 1987. Kjo sasi arkash, sipas specialisteve, mund te sherbente vetem per nje sasi prej 180 ton ar.


Te hetohen edhe investimet ne ndermarrjet me humbje ne fund te viteve 80-te

Nje tjeter forme e perdorur per kalimin e sasive te arit ose e te ardhurave valutore ne perendim, eshte ajo e perdorur ne fund te viteve 80-te, nepermjet firmave te ashtuquajtuara "perendimore", ne uzina apo kombinate qe, tradicionalisht, kishin dale me humbje. Nje investimi tille eshte vene re edhe ne Kombinatin Metalurgjik "celiku i Partise" ne Elbasan, ne vitin 1990, ku ne Uzinen 12 dhe ne ate te Nikel-kobaltit jane "investuar" 40 milione dollare ne bashkepunim me nje firme gjermane krejtesisht te panjohur sikunder ishte e ashtuquajtura "Salsiger".
Ky skandal eshte denoncuar qysh me 11 maj 1991 ne sallen e Kuvendit te Shqiperise nga deputeti i Elbasanit Argjir Panariti (shih per kete "Punime te Kuvendit, viti 1991", nr 1, faqe 529).
Nje shume e tille marramendese nuk mund te jete kurrsesi e investuar ne nje objekt te tille. Firma ne fjale, duke qene anonime ne kete fushe, sic duket ka luajtuar rolin e pastruesit te parase. Ketu ia vlen te thuhet se edhe nje firme tjeter anonime si ajo "Rukert", ne periudhen ne fjale eshte marre me kambizem dhe ka konvertuar nje shume prej 45 milione dollaresh ne dojcmarka. Nuk dihet a mund te kete apo jo nje lidhje midis shumes se "investuar" ne metalurgjik me shumen e perdorur nga firma "Rukert" per llogari te udheheqjes komuniste.
Po ashtu, mund te kujtojme se nje firme e njohur per lidhjet e saj te ngushta me klanin Hoxha, ishte edhe ajo qe drejtohej nga Hajdin Sejdia, me emrin "Iliria Holding".
Sigurisht, jashte vemendjes nuk duhet lene as borxhi i jashtem qe krijuan komunistet (ne kundershtim me kushtetuten e tyre), ne fund te viteve 80-te, dhe qe arriti ne rreth 500 milion dollare.
vijon

 

MONARKIA

Garda e Republikes ne 75-vjetorin e themelimit te saj, si deshmi e tradicionit ushtarak te Shtetit, Forcave te Armatosura dhe institucioneve respektive

SHTETI MODERN SHQIPTAR NE VITET 1920-1939

Nga Major Safet RAMOLLI*


vijon nga numri i kaluar
Ne vitet 1935-1936, ne pikpamje ushtarake nuk rezulton ndonje eveniment i vecante, por ne pikpamje strukturore batalionet e kembesorise fuqizohen duke u shtuar ne numer, nga 380 vete ne 510.
Njeheresh, gjate vitit 1936 del Rregullorja e Re e Uniformes. Shteti merr persiper detyrimin te mbuloje shpenzimet suplementare te ushtarakeve per kete shkak, duke i shperblyer ata me 200-250 franga ari.(16)
Sipas nje marreveshjeje midis dy paleve: asaj shqiptare dhe asaj italiane, ushtria shqiptare perfitonte ndihma te konsiderueshme, ashtu sikurse sasia e pergjithshme e efektivave ushtarake, nuk do te kalonte numrin 6675 vete.
Ndryshime ne Fuqite Armate u parashikuan te beheshin edhe ne vitet 1937-1938. Me 24 Mars 1937, do te kemi nje Projekt-Ligj te Ri, i cili ishte ne vijim te atij te vitit 1934, me synimin per ta permiresuar ate ndjeshem. Po ashtu, me 4 Qershor doli nje ligj tjeter per Rekrutimin dhe Personelin. Por, tashme, do te behet evident fakti qe pala italiane i shton presionet ndaj Tiranes Zyrtare. Me 29 Mars 1939, ajo i dergon Tiranes nje ultimatum krejt te drejtperdrejte, permes te cilit, jo pa cinizem, kerkonte: pushtimin e pikave strategjike te Shqiperise; vendosjen e koloneve italiane ne territoret bregdetare shqiptare, si dhe bashkimin doganor me Italine.(17)
Populli i kryeqytetit shqiptar dhe i krejt vendit, me transparence u vu ne dijeni per rrezikun e pushtimit. Me 1 Prill, ne Tirane fillojne demonstrimet masive anti-italiane. Vete Mbreti i Shqiptareve do te urdheronte mobilizimin e pergjithshem dhe evakuimin e popullsise civile nga Durresi-nje e drejte kushtetuese kjo per Kreun e Shtetit Shqiptar, cka nuk u realizua. Po ashtu, me 5 Prill, Mbreti iu drejtua edhe faktoreve diplomatike, tentative qe rezultoi e pasuksesshme, sepse, ne oren 05.30 te dates 07 Prill 1939, "Te Premten e Zeze", sikurse eshte konsideruar nga historishkruesit shqiptare, por edhe nga gjithe populli shqiptar, Durresi, Vlora, Shengjini e Saranda, do te sulmoheshin njekohesisht nga 40-50 mije trupa ushtarake italiane, te ndihmuara e mbeshtetura edhe nga aeroplane e anije luftarake.(18)
Ne kete menyre, edhe njehere Shqiperia do te pushonte se ekzistuari "e pavarur", dhe bashke me Pavaresine do te eleminoheshin te gjitha strukturat shteterore, perfshi edhe ato ushtarake.
Per problemin ne fjale, mund te arrijme ne perfundimin logjik, i pranuar dhe i pohuar ky edhe nga analiste ne ze te fushes se mbrojtjes e te sigurise kombetare, vendas dhe te huaj, se Mbreti Zog orientoi dhe zbatoi masa konkrete per ristrukturimin dhe aftesimin profesional te nje force ushtarake te besueshme, te sakrifices, te perkushtuar per te permbushur me cdo kusht misionin juridik, atdhetar e moral, por edhe te mbeshtetur totalisht e realisht, per tā€™i garantuar Ushtrise dhe Forcave te Armatosura, mbrojtje ligjore te sigurte, mbeshtetje sociale dhe trajtim human ne te gjithe veprimtarine e saj.

Garda Mbretnore: Repart Prestigjioz i Fuqive Armate te Monarkise Shqiptare (1928-1939)

Kreu i Shtetit Shqiptar, ashtu sikurse veproi per te organizuar dhe ngritur nje Shtet Modern me fytyre krejt te qarte perendimore, si ne forme ashtu edhe ne permbajtje, te pajisur me ligje bashkekohore si: Kodi Penal dhe ai Civil i Shqiperise; Ligji per Organizimin e Drejtesise dhe Avokatise; Kodi i Ri Tregtar; Reforma Agrare e te tjera, po me te njejten pergjegjesi, si Burre Shteti i vertete, shfrytezoi pervojen perendimore edhe per organizmin e Forcave te Armatosura.
Ne vitin 1927 u neneshkrua nje marreveshje dypaleshe Shqiptaro-italiane, e cila kodifikoi ngritjen e nje Misioni Ushtarak te drejtuar nga kolonel Pariani (i cili do te jete nje nga gjeneralet kryesore te Italise gjate aksionit ushtarak per pushtimin e Shqiperise me 7 Prill 1939) per organizimin e plote te Ushtrise Shqiptare. Njeheresh u zgjerua edhe bashkepunimi midis Xhandarmerise Shqiptare dhe Karabinerise Italiane, me objekt:
- shkembim pervoje ne fushen e organizimit
- pasurimi i bazave ligjore
- kompletimi me armatim e pajisje te tjera logjistike
Refleks i drejtperdrejte i ketyre masave mund te jete edhe fakti qe ne nje nga aktet e para te Kabinetit Qeveritar, konceptohet e zbatohet Dekret-Ligji i Dt. 24 Qershor 1928, i cili jep edhe Ligjin e Pare Organik te Ushtrise dhe Xhandarmerise, si baze per organizimin e tyre.
Sipas Art.75 te Statutit te Republikes, Komanda Eprore e Fuqive Armate eshte nen drejtimin e Kryetarit te Republikes. Drejtperdrejt nga Ai varen: Komanda e Forcave te Armatosura, Komanda e Pergjithshme e Xhandarmerise dhe e Ushtrise. Komandat e mesiperme ndahen ne: Komanda e Vertete dhe Komanda Logjistike, te cilat kane disa seksione.
Por, nderkohe, ne strukturen organizative te Forcave te Armatosura jane edhe Komandat e Larta, si vijon:
- Komanda e Divizionit Aktiv
- Komanda e Divizionit Rezerve
- Tri Komanda Grupi Kembsorie
- Nje Komande Artilerie
- Nje Komande e Trupave te Xhenios
- Nje Komande e Marines dhe Nje Komande te cilen deshirojme ta evidentojme me theks te vecante: NJe KOMANDe GARDE.
Keshtu pra, eshte ky Dekret-Ligj, i datuar me 24 Qershor 1928, i cili perben nje dokument autentik te nje Shteti te organizuar, por edhe qe nenvizon qarte nocionin GARDe, ashtu sikurse edhe jep ndertimin strukturor te saj, por edhe i percakton asaj misionin.
Ne efektivin e Gardes benin pjese keto struktura:
- Komanda
- 1 batalion kembesorie i Gardes, me 4 kompani
- 1 bateri artilerie, me 4 topa te kalibrit 75/13
- 1 toge kaloresish, e cila nga studjuesi amerikan B. Fisher emertohet "Detashment Kavalerie"
- 1 bande presidenciale
Pra, ne veren e vitit 1928, cka edhe eshte pranuar si vit i krijimit te Gardes se Republikes, struktura organike e Gardes duhet te konsiderohet e konsoliduar. Dokumente te tjera te kohes, sikurse eshte edhe Ligji i 2 Korrikut, na servirin argumente te hollesishme, deri edhe per shperblimin e posacem mujor ne masen prej 10 franga ari, qe perfitonin kaloresit e Gardes per mirembajtjen e pajisjeve te kalit, nderkohe qe, graduatet me rroge te artilerise, kete shperblim e perfitonin ne masen 5-10 fr.ar.
Dekret-Ligji i dates 24 Qershor 1928, duhet cmuar si teper i rendesishem: prej andej fillon ditelindja e Gardes se Republikes, Njesi Speciale, e cila ne vazhdim do te unifikoje ne qellim e veprim te njejte breza te tere ushtarakesh, per te permbushur nje mision human e fisnik, me karakter mbarekombetar.
Jo me vone se pas dy muajsh (me 1 Shtator 1928), Asambleja e Dyte Kushtetuese, me kryetar te saj Pandeli Evangjelin, e shnderroi Shqiperine nga Republike Parlamentare ne "Mbreteri Demokratike Parlamentare dhe e Trashegueshme", ndersa Presidentin e Republikes dhe njekohesisht Kryetar i Qeverise, Ahmet Zogun, e dekretoi "Mbret i Shqiptareve", te quajtur "Zogu I".
Pas ketij ndryshimi kushtetueso-politik, Garda e Republikes emertohet "GARDA MBRETNORE".
Me 1 Dhjetor 1928, Asambleja ne fjale miratoi "Statutin Themeltar te Monarkise Shqiptare", i cili, ne Titullin e V-te te emertuar "Forcat e Mbrojtjes Kombetare", normon juridikisht veprimtarine e Forcave te Armatosura, struktura e te cilave perbehej nga: Ushtria Kombetare dhe Xhandarmeria. Ne Ushtrine Kombetare benin pjese: Forcat Toksore, Forcat Detare dhe Forcat Ajrore, te cilat kryenin nje mision te qarte juridik, moral dhe te shenjte: Mbrojtjen e Nderit, te Pavaresise e te Teresise Tokesore te Atdheut dhe te interesave te larta materiale e morale te Shtetit.
Ne Statut nenvizohet ne menyre krejt te qarte se, te gjitha Forcat e Armatosura formojne nje trupe dhe jane nen komanden dhe urdherin absolut te MBRETIT.
Ne Statut normohen kompetencat, te drejtat dhe detyrimet e Mbretit si Kryetar i Shtetit Shqiptar dhe si Komandant i Pergjitheshem i Forcave te Armatosura.
Ai njeheresh zoteron te gjitha kompetencat dhe te drejtat e Fronit Mbreteror.
Studiuesi amerikan Bernd Fisher, nenvizon faktin qe "Presidenti Shqiptar ishte bere i vetedijshem per masat qe duhet te merrte per sigurimin e jetes se tij dhe te personaliteteve te tjera shtetare. Ne evenimentin e Shpalljes se Monarkise Ai shkoi ne Parlament i veshur me uniformen e feldamareshallit dhe i shoqeruar prej grupit te rojeve personale etj."
Pra, mund te arrijme fare mire ne perfundimin se, struktura e Gardes se Republikes ishte e konceptuar qarte, ishte mjaft funksionale, por edhe eficiente.
Drejtimi dhe komandimi i Forcave te Armatosura rezulton konkret, autoritar dhe etik. Autoriteti absolut eshte Mbreti, i cili ka pushtet te pakufizuar, pandermjetesi dhe paanesi. Ai jep urdhera per Komanden e Mbrojtjes Kombetare, e cila edhe pse organ kushtetues kolegjial, per te zbatuar hierarkine, urdherat i merr nga vete Mbreti. Krahas kesaj hallke, eshte edhe Shtabi Madhor (nje alternative e Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise se sotme). Shefat e ketyre hallkave te komandimit e drejtimit, jane keshilltare te natyrshem te Mbretit. Ky fakt hedh drite ne menyren e ushtrimit te autoritetit zyrtar me etike, duke shfrytezuar dhe respektuar profesionalizmin e ushtarakeve. Ne kete menyre trajtimi, terheq vemendjen fakti qe Garda Mbretnore merr pamje te vertete perendimore, si ne aspektin juridik ashtu edhe ne ate te misionit qe permbush, cka e ben veprimtarine e saj te besueshme, te garantuar, efektive, mbarekombetare, si dhe rrit dinjitetin e efektivit gardist e te vete ketij institucioni mbarekombetar.
Pas vitit 1928 do te kemi prezente mjaft ligje dhe akte te tjera nenligjore, te cilat sjellin natyrshem permiresime ne organizimin e Forcave te Armatosura ne pergjithesi dhe te Gardes Mbretnore ne vecanti. Keshtu, me 27 Nentor 1929 dekretohet "Ligja e Re Mbi Organizimin e Fuqive Armate", i cili Ushtrine Kombetare e vendos nen Komanden e Mbrojtjes Kombetare (deri tashme ishte nen Komanden e Fuqive Armate).
Vijon numrin e ardhshem


*Major i Gardes se Republikes

 


(Shenim i Redaksise)
Me 25 Qershor te vitit 1928, largpamesia e lidershipit politik shqiptar dhe personalisht e Presidentit te Republikes, Ahmet Zogut, u sendertua ne krijimin e Gardes se Republikes se Shqiperise, e quajtur me pas "Garda Mbreterore".
Krijimi i kesaj Arme tejet te rendesishme, nuk synonte thjesht ruajtjen e jetes se personaliteteve te kohes nga terrorizmi individual apo aksionet terroriste kolektive, qe shfaqeshin ne trajtat e rebelimeve apo kryengritjeve kunder regjimit te kohes dhe sistemit ekonomiko-shoqeror te konsakruar me votat e shenjta te popullit. Qellimi kryesor i krjimit te saj, ishte pergatitja e berthames se pare te forcave speciale ushtarake shqiptare, te afta per te perballuar detyrat me te rendesishme luftarake, ne kushtet e nje buxheti tejet modest. Kjo arme e rendesishme, e cila trashegohet edhe sot, e quajtur Garda e Republikes, misheron vizionin e arkitektit dhe krijuesit te Saj, Presidentit Ahmet Zogu, me pas Mbreti Zog I.
Me 25 Qershor te ketij viti, mbushen plot 75-vjet nga krijimi i kesaj Arme te dashur dhe njekohesisht njeres nga me te rendesishmet e Forcave tona te Armatosura.
Keshtu, pavaresisht nga dallimet ne vizione e qellime, qeverisjet qe erdhen me pas nuk mundeshin vecse te trashegonin konceptet dhe traditen e meparshme, te trupezuara ne ashtin e kesaj Arme te rendesishme.



In Memoriam

Duke kujtuar Kolonelin Hysni Dema

Tashme jane mbushur 105 vjet nga dita e lindjes se nacinalistit te shquar Hysni Dema

Nga Tanush Kaso

Me rastin e 105-vjetorit te lindjes se atdhetarit te shquar dhe simbolit te antikomunzimit Hysni Dema, Shoqata e Ish te Burgosurve Politike te Tiranes, sebashku me familjaret e tij, organizuan nje ceremoni perkujtimore, ku merrnin pjese shue nacionaliste dhe intelektuale te kryeqytetit e te rretheve te tjera.
Te pranishit qe moren fjalen, nxoren ne pah figuren e ndritur te Hysni demes, te anatemuar nga regjim totalitar i Ever Hoxhes, per shka te ospajtimit te tij me ideologjine antishqiptare sllavo-komuniste dhe sepse beri gjith?ka per nje Shqiperi te lire e te qyteteruar e me te vertete demokratike e me tipare evropiane.
Lindur e 17 Maj 1898 ne Homesh te Dibres, nga nje familje me tradta patriotike, ai u edkua qysh ne femini me frymen e atdhedashurise dhe te sakrifices sublime per mbrojtjen e trojeve, virtyteve dhe traditave stergjyshore. Familja e Demajve iste bere e njohur jo vetem ne Diber, por edhe me gjere, per qendresen e paepur ndaj pushtuesve te huaj, qysh ne kohet me te vjetra e ne vazhdimesi. Babai i Hysniut, Hajredini, nje burre trim e i nderuar, ka qene teper aktiv e ngjarjet e medha qe vendosen fatin e Shqiperise. Dine Dema luftoi me arme ne dore kunder fqijeve shoviniste dhe mori pjese ne ngritjen e Flamurit ne Vlore, si edhe ne Kongresin e Lushnjes. Me autoritetin qe gezonte ne kahinen e Dibres, ai ka dhene nje ndihme te madhe per krijimin dhe forcimin e shtetit shqiptar.
Duke ndjekur gjurmet e paraardhesve dhe babait te tij, Hysni hajredin Dema do te iste veprimtarne e vet tadhetare qys ne bangat e shkolles fillore, ne moshe fare te re. Kur ishte 15-vjec, rroku armet per mbrojtjen e Atdheut nga hordhite serbo-0malazeze dhe maqedonase. Ne lufte u farketua karakteri i tij i pathyeshem, qe me vone do te shfaqej me te gjithe madheshtine e vet dhe do te vleresohej nga te gjithe, vecanerisht nga kreret e shtetit te ri shqiptar.
Ne vitin 1916 dergohet ne Vjene te Austrise, per te ndekur studimet ushtarake. Atje u shqua ne mesime si edhe per organizimin dhe edukimin e rinise studentore me frme patriotike.
Me 28 Nentor 1919 u rreshtua ne Ushtrine Kombetare Shqiptare, me graden nentoger. Me 28 Nentor te vitit 1928, Hysni Dema u dekorua me dekoraten "Oficer i Udherit te Skenderbeut".
Gjate karrieres se tij ushtarake, eshte levduar e nderuar here pas here, per devotshmeri e perkushtim ne detyre dhe ka arritur graden e Kolonelit. Ne vitet 20ā€™-te dhe 30ā€™-te, Hysni Dema qe nje nder ushtaraket me te shquar te Shtetit dhe Mbreterise Shqiptare.
Pushtimin fashist te 7 Prillit te vitit 1939, Hysni Dema e priti me lfte, neq krye te nje grupi dibranesh liridashes. Per kete arsye Italia fashiste e trajtoi si kundershtar te rrezikshem dhe e internoi ne ishujt e saj, tok me patriote te tjere shqiptare, deri ne vitin 1942.
Mbas kthimit ne Shqiperi ne vitet 1942-1944, ai bashkon perpjekjet e tij me nacionalistet e "Ballit" e te "Legalitetit", te cilet luftonin ne dy fronte: kunder pushtuesve te huaj dhe kuner komunisteve vendas te shitur tek te huajt, te cilet po pergatisnin tragjedine e madhe te Shqiperise e shqiptareve.
Ne ket kohe a emerohet kKomandant i Prgjithshem i Xhandarmerise shqiptare. Hysni Dema u rendit ne te njejtin front me oficere te tjere trma, qe luftonin per nje Shqiperi Etnike, per mbrojtjen e trojeve dhe idealeve kombetare, sic ishin: Mharrem Bajraktari; Preng Previzi; Fiqiri Dine; Xhaferr Deva; Xheme Gostivari; Hazis cami e te tjere, te gjithe te pergatitur mire ushtarakisht dhe te sprovuar ne shume luftra per liri. Ishte nje plejade e tere djesh te rinj guximtare e burrash sypatremur, te veshur me uniformat e Ushtrise Kombetare shqiptar, te cilet e shkrne jeten e tyre dke luftuar kunder pushtuesve te huaj dhe kunder banditeve qe ishin vene ne sherbim te sllavo-komunisteve dhe ishin infektuar keqas me doktrine anti-shqiptare te "internacionalizmit proletar" dhe te "luftes se klasave".
Ashtu si keta edhe mjaft intelektuale atdhedashes, te cilet kishin studiuar neper universitetet e Evropes dhe qe i ndiqnin me vemendje zhvilimet politike ne Rusine Sovjetike, ku po eksperimentohej komunizmi, e parandjenin rrezikun e madh qe po i kanosej vendit tone nese mikrobi i tij do te importohej ketu, per te asgjesuar cdo te mire shqiptare. Prandaj keta patriote, me fjale e me vepra u perpoqen tā€™ia bejne te qarte popullit se ai sistem cnjeezor do te rrenonte te gjitha vlerat kombetare dhe arritjet e shtetit te ri e te bishte shqiptar, i cili po ngrihej me njemije sakrifica mbi germadhat qe kishte lene pushtetit 500-vjecar i ushtrive te huaja.
Komunizmi "sqaronin ata" do ta tjetersoje njeriun shqiptar, do ta ktheje ne robot, do ta xhveshe nga te gjitha virtytet e larta qe e benin te shquhej e te nderohej ne bote, sikunder ishin Nderi, Besnikeria, Mikpritja, Fisnikeria, Trimeria de Krenara kometare. Ai do tā€™u hiqte shqiptareve te drejten e besimit fetar, te qarkullimit te lire; do tā€™i rrembete pronen e do ta kthente ne skllav te je shteti filosllav e mizor. Do te shperbehej Familja shqiptare, do te shuhej lidhja shpirterore dhe dentitet i saj. Ne emer te "luftes se klasave", do te niste nje vellavrasje e vertete, ne permasa te medha de e drejtuar nga shteti i diktatures se proletariatit. Identiteti kombetar do te zevenesohej nga "internacionalizmi proletar"... Te gjitha keto do tā€™i vertetonte koha, ashtu si ne Rusine Sovjetike dhe kudo ku mbiu ajo fare e keqe.
Por populli yne i drejte, fisnik e pa pervoje, u besoi me shume perrallave te komunisteve, per ne kohe qe do te vite e kur "shqiptaret do te hanin me luge floriri" dhe kur "qumeshti e mjalti do te rridhin nga rubinetat e cdo shtepie".
Njerezit do te ishin te barabarte; do te punonin e do te shperbleheshin njelloj; do te visheshin e do te hanin njellj; do te jetonin njelloj...
Nuk do te kishte as te pasur e aste varfer...
Pati shume njerez naive, qe besuan verberisht ne nje bote te tille, aq sa sakrfikuan edhe jeten e tyre per nje te ardhme te tille.
Propaganda komuniste e nxitur fuqimisht nga agjenturat e huaja jugosllave e sovjetike, si edhe nga zhvillimet ne frontin e Luftes se Dyte Boterore, do te benin qe ne Shqiperi te triumfonte djalli i kuq.
Ne mbarimin e vjeshtes se vitit 1944, kur po istalohej sistemi komunst ne vendin tone dhe ku shume patriote po merrnin rrugen e mergimit per te mos e perjetuar barbarine e diktatures, pati edhe shume atdhetare e ushtarake trima, te cilet vendose ta vazhdojne qendresen deri ne ishekun e fundit. Kessoj, malet e Shqiperise do te ushtonin edhe per disa vjet nga pushka e luftetareve te lirise, si hysni dema, Muharrem Bajraktari, Hamit Matjani, Cen Elezi, Mark gjon Markaj e shume te tjere, qe u bene tmerri i forcave komuniste te ndjekjes. Megjithe epersine numerike, armatimet e pajisjet, si dhe ndhmen e jugosllaveve e sovjetikeve, nuk u mposht lehtesisht rezistenca antikomunidste e drejtua nga oficeret me pervoje, te cilet vepronin me ceta te vogla ne te gjitha krahinat malore te Shqiperise, sidomos ne Veri, ku gjenin mbeshtetje e strehim nga malesoret zemerbardhe e sypatrembur. Vetem me tradheti e maskra te pashembullta mbi popullin e pafajshem, mbas disa vitesh luftimi e me humbje te medha njerezore, regjimi komunist mundi ta mposhte deri diku qendresen.
Hysni Dema, mbas tre vitesh lufte me ceten e tij, i lodhur se tepermi dhe i semure, u detyrua te kaloje pertej kufirit jugor, ku u vendos ne kampin e refugjateve politike shqiptare ne Llavrios te Greqise, ku edhe vdiq ne rrethana te dyshimta, me 21 dhjetor te vitit 1951.
Hakmarrja politike e shtetit komunist veproi pa meshire mbi familjen e Hysni Demes, duke i deuar te gjithe pjestaret e saj, nenen, gruan e femijet, te gjithe ne kalvarin e kampit te vdekjes, ne Tepelene dhe ne internim te perjetshem ne mocalishtet e Myzeqese. Por forca e kohezionit midsi familjeve fisnike, qe vuanin sebashku denimin ne vendinternime, beri qe ata te mos nenshtrohen, te mbajne lart moralin, karakterin, vlerat njerezore dhe krenarine e fisit.
Per 50 vjet me radhe regjimi komunist u perpoq te hidhte sa me shume balte e pluhur mbi te kaluaren e Shtetit dhe te Mbreterise Shqiptare, duke mbuluar mjaft figura te nfritura e ngjarje te shenuara dhe duke u orvatir ta tjetersoje historine. Por, era e kohes qe jetojme, po e heq pak nga pak ate pluhur dhe po davarit ate mjegullnaje gjysem-shekullore, duke zbuluar kesisoj gjirmet e arta te asaj historie, qe pret te rishkruhet me drejtesi e papanesi.
Duke kujtuar patriote t e tille si Hysni Dema, na shfaqet njeheresh edhe tablloja madheshtore e atyree viteve te luftrave e perpjekjeve mbinjerezore per nje shtet te lire e te pavarurm me fytyre evropiane.
Kur shkojme fotografite e oficereve shqiptare, ministravem deputeteve e patrioteve te medhenj, te ruajtura me kujdes, verejme se pothuajse te jitha ato jane foto te fiksuara ne caste pamjesh, kremtimesh apo ceremonishe te festave kombetare dhe, kur zbulojme dokumentet arkivore te asaj kohe, mahnitemi dhe bindemi se kishte dikur nje shtet te vertete shqiptar, me nje kushtetute te niveleve evropiane, e cila ende i ruan vlerat e saj. Asokohe kishim nje parlament serioz, kishim qeverisje plot autorte, kishim gjykata te drejta dhe drejtesi te misheruar ne ligj, kishim Ushtri te rregullt e te perbere nga te gjitha llojet e armeve...
Kruyeqyteti kishte marre qe atehere nje pamje moderne, me sheshe e rruge te gjera e te asfaltuara, me ministrite dhe ndertesat e tjera, qe edhe sot i ruajne ukurite dhe vlerat arkitektonike e funksionale.
Dhe te gjitha keto u arriten ne nje kohe relativishte te shkurter, nga nje qeveris shqiptaresh qe punonte nate e dite me vetmohim, per interesat e Shqiperise dhe shqiptareve.
Rendi dhe qetesia ishin te garantuara nga shteti. Monedha shqiptare ishte mjat e forte dhe njihej e vleresohej ne te gjithe Evropen. Psaporta shqiptare pranohej e respektohej kudo ne bote, gje qe realizonte qarkullimin e lire te njerezve, te mallrave e te ideve. Studente shqiptare diplomoheshin neper universitetet me te mia te Evropes e te botes. Tregtia zhvilloihej lirisht e me sukses ne te gjithe hapesiren ballkanike e kontinentale. Emri i shqiptarit ishte i nderuar sa kohe qe ai u kujtonte banoreve te kontinentit te vjeter Skendrbeun, Ali Pashe Tepelenen dhe figura te tjera kombetare, qe kishin hyre per mire edhe ne historine evropizane e ne ate te perbotshme.
Pra, ne njefare menyre Shqiperia qysh atehere ishte integruar ne Evope. Por, forcat e errta komiuniste do tā€™i jepninj nje kthese mbarapa historise, per 50 vjet te tera, per ta rinisur tani gjithcka nga e para.
Dhe jane po ato forca kriptokomuniste, filogreke e filoserbe, qe me menyra te sofistikuara, te ndihmuara edhe nga politikat e huaja antishqiptare, qe sot po shesin interesat tona kombeetare per 5 dhrahmi te qelbura dhe qe po perpiqen ta vonojne sa mes shume integrimin e Shqiperise ne Evrope.
Prandaj, ne keto kushte, merr vlere te dyfishte freskimi i kujteses se kombit, si dhe zbulimi i disa te vertetave dhe figurave te ndritura, sikunder eshte ajo e kolonel Hysni Dine Dema, i cili sakrifikoi cdo gje te shtrenjte qe pati, per nje Shqiperi te lire, demokratike e te nderuar midsi kombeve te tjere te Evropes e te botes.




Homazh kujtimit, jetes, vuajtjeve, sakrificave dhe idealizmit te legalistit te paharruar Sherif Nerjaku

Pershpirtje per njeriun e mire dhe atdhetarin e flakte

nga Bajram Rubjeka
Kryetar i PLL Dega Shijak

Me date 05.06.2003, u nda nga jeta njeri nga njerezit me te nderuar te PLL, senatori veteran i Legalitetit, zoti Sherif Nerjaku.
Zoti Sheri ishte njeri nga anetaret e oreve te para te PLL dhe nje mbreteror i devotshem. Deri ne castet e mbrame te jetes se tij plot pezm e sakrifica te panumerta per idealet kombetare, daj Sherifi (sic e therrisnin te gjithe), kontriboi me devocion e stoicizem te rrale per drejtimin dhe konsolidimin e organizates partnere te PLL, Senatit te Veterane ve te kesaj partie te lavdishme te shiptarizmes.
Daj Sherifi jo vetem qe nuk mungoi kurre, por ishte nder organizatoret dhe pjesemarresit kryesore ne ebvenimente e mbterreoreve shqiptare, ne te gjitha rstet e vizitave te NMMT Leka I Mbret i Shqiptareve dhe ne te gjitha organizimet e PLL pas vendosjes se pluralizmit. Me vdekje e ti familja humbi nje prind te shkelqyer, miqte dhe bashkeidealistet humben shokun e tyre te shtrenjte e fisnik, ndersa te afermit humben njeriun e tyre qe do te na mungoje shume te gjitheve. PLL humbi akticistin e shquar e te palodhur, qe dha aq shume e qe kurre nu kerkoi asgje.
Me vdejen e tij te dhimbshme, Dega e PLL Shijak u organizua menjehere per tā€™i bere daj Sherifit sherbimet dhe nderimet e fundit, si dhe per te ngushelluar familjen e tij per kete humbje te rende e te pazevendesueshme.
Figura e tij e paste dhe bindjet e tij te palekundura, te baskeshoqeruar me idealin dhe fisnikerine e rrale, do te mbeten per te gjithe ata qe e njohen daj Sherifin nje kujtim i pashlyer dhe shembul i virtytit te bnjeriut idealist, i cili do te na mungoje kaq shiume.
Ne betohemi para kujtimit dhe vepres se da Sherifit se do te veme te gjitha forcat dhe energjite tona per realizimin e endrres se tij e te te gjithe legalisyteve e mbreteroreve shiptare, deri ne restaurimin perfundimtar te monrarkise dhe rivenien ne fronin legjitim te NMT Leka I Mbret i Shqiptareve.

___________

  E diel: 15 qershor Nr. 22 (536)

___________

 

PLL drejton nė mėnyrė permanente tryezėn e partive parlamentare

PLL dhe 10 parti parlamentare kundėrshtojnė Kodin PS-PD

Spahiu: Projekt-ligji pėr Kodin Zgjedhor nuk garaton zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe shanse tė barabarta pėr tė gjithė

Liponen: OSBE nuk e ka bekuar projektin e Kodit Zgjedhor PS-PD, por ka bėrė 23 komente nė 7 faqe

Kryetari i Kuvendit, Pėllumbi, fshehu vėrejtjet e OSBE-sė nga grupet parlamentare

PLL kundėrshton maxhorancat fiktive tė paramenduara

 

Njoftim!

Departamenti i Organizimit pranė Kryesisė sė PLL, njofton tė gjitha Degėt e PLL nė rrethe se, brenda datės 20 qershor, duhet tė sjellin pranė kėtij Departamenti dokumentacionet pėrkatėse dhe emrat e drejtorėve tė Departamenteve tė Organizimit tė Degėve tė rretheve.

Drejtori i Departamentit tė Organizimit

Enver Kaloshi

 

Politika  

Trashėgimtari i fronit mbretėror vlerėson zhvillimet kosovare

Leka Zogu: Kosova shkon kah moderniteti

Nė ditėn e tretė tė qėndrimit nė Kosovė, trashėgimtari i fronit shqiptar, Leka Zogu I, nė njė deklaratė ekskluzive pėr KTV-nė dhe "Kohėn ditore", duke folur rreth pėrshtypjeve tė para pėr Kosovėn, tha se qysh se e ka kaluar kufirin ka parė njė ngrohtėsi dhe mikėpritje nga populli kosovar. "Shoh qė ka edhe njė zhvillim ekonomik kėtu, qė ėshtė mjaft i avancuar. Ne e dimė mirė se keni kaluar njė luftė tė vėshtirė dhe Kosova ka lėnė shumė dėshmorė, shumė shtėpi janė djegur dhe janė shkatėrruar, por ju keni pas guximin qė prapė t'i rindėrtoni. Unė e shoh me njė kėnaqėsi shumė tė madhe rindėrtimin, sepse me kėtė nuk tregojmė vetėm se Kosova po shkon kah modernititeti dhe kah pozita qė i takon nė botė, por u tregon edhe tė huajve se nuk jemi njė popull qė vetėm kėrkon, por qė di edhe tė ndėrtojė dhe tė krijojė", tha ai. I pyetur se si i sheh sot zhvillimet politike dhe ato tė gjithmbarshme nė Kosovė, Leka Zogu I ėshtė pėrgjegjur se "politika ka gjithmonė ngatėrresat e saj". "Ajo ka interesat qė nuk pėrputhen dhe e kundėrta. Pastaj si nė Shqipėri, Kosovė dhe nė vendet e tjera, politika e ka atė presionin e vendeve fqinje, tė cilat i shikojnė interesat e veta dhe provojnė tė pėrfitojnė nga situata aktuale e krijuar nė kombin tonė. Por, megjithatė, unė shoh qė kėtu ka njė dėshirė shumė tė madhe pėr bashkėpunim pėr tė ecur pėrpara. Kjo mė jep shpresė pėr gjithė kombin", tha Leka Zogu I. Duke folur rreth rikthimit nė politikė, i biri i mbretit tė fundit shqiptar tha se gjithmonė ėshtė marrė me politikėn kombėtare, jo me politikė partiake, apo me ēėshtje tė Parlamentit. Ndėrsa dėshira mė e madhe e tij ėshtė ta shohė kombin shqiptar tė bashkuar dhe tė lirė. "Gjendem nė situatė apartiake. Por dėshira ime ėshtė ta shohim kombin shqiptar tė bashkuar dhe tė lirė". Si pretendent i fronit shqiptar, ai ka potencuar "disa probleme" me Qeverinė nė Shqipėri, por ka thėnė se edhe ata duket se i kanė shprehur mirėseardhje. Sipas tij, Shqipėria akoma ka shumė nevojė pėr "disa pika tė rėndėsishme" siē ėshtė ligji i pronave dhe ai pėr zgjedhjet. "Duhet qė Parlamenti tė ketė shumė kujdes si i harton kėto ligje, sepse po tė shkojė me atė projekt qė ėshtė paraparė mund t'i shkaktohen shumė dėme demokracisė". Ndėrkaq, duke folur rreth sfidave para tė cilave gjendet Kosova, Leka Zogu I ėshtė shprehur se beson se shqiptarėt do tė dinė ta gjejnė strategjinė, e cila do t'i ēonte kah finalja, pavarėsia dhe integrimi. "Unė besoj se ka ardhur koha qė shqiptarėt vetė tė vendosin taktikėn dhe strategjinė qė duhet ta pėrdorin pėr tė arritur deri tek qėllimi i tyre. Shpesh flitet pėr integrimin nė Evropė, por si mund tė integrohet kombi shqiptar nė Evropė pėrderisa ėshtė i coptuar nė pesė shtete tė ndryshme. Neve duhet qė tė bashkohemi, tė kemi ndėrgjegjen kombėtare, kulturėn qė na duhet dhe atėherė mund tė vendosim integrimin nė Evropė", tha ai. I pyetur se sa ka konsensus politik brenda shqiptarėve, Zogu ėshtė pėrgjigjur: "Tash pėr tash duket se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike po provojnė ta mbajnė njėra-tjetrėn nė fuqi. Atėherė ka njė konsensus atje mes kėtyre dy partive, ndėrsa partitė e tjera nuk kanė pasur mundėsi tė zhvillohen nė mėnyrėn qė u duhet, kjo pėr shkak tė mungesės sė fondeve, kohės, por edhe pėr shkak tė mungesės sė disa intelektualėve qė i duhen ēdo partie. Megjithatė, unė shoh se ka njė pėrmirėsim tė situatės, ka njė lėvizje qė shkon pėrpara dhe sot Shqipėria ėshtė shumė mė ndryshe nga vitet e 97-98". Kurse, duke folur rreth pėrvjetorit tė 125-tė tė Lidhjes sė Prizrenit, ku edhe ai vetė do tė marrė pjesė, Leka Zoku e ka quajtur kėtė ngjarje si "ajkė e shqiptarizmit", duke thėnė se ajo ka qenė lėvizja e parė shqiptare qė tė ecet pėrpara si njė komb. "Kjo i tregon botės mbarė se populli shqiptar ka kėrkuar me kohė, para 125 vjetėve, pavarėsinė e tij", ndėrsa ajo qė ka ndodhur nė kėtė ngjarje, "ėshtė njė mrekulli qė duhet tė pėrsėritet ndėr shqiptarėt". Duke falėnderuar pėr mikpritjen, Leka Zogu i ka porositur shqiptarėt: "Bashkėpunoni me njėri-tjetrin, ecni pėrpara siē jeni duke dhėnė shembull se bashkimi bėn forcėn. Mos lejoni qė politika t'u ndajė, sepse njė zė qė ėshtė i pėrputhur me dėshirėn e popullit ėshtė shumė mė i fuqishėm se sa disa zėra tė ndarė".

 

Gjithēka rreth aktivitetit tė PLL me partitė parlamentare kundėr ndryshimeve nė Kodin PS&PD

 

Ekrem Spahiu sensibilizon OSBE-nė pėr Kodin Zgjedhor

 

Partitė parlamentare, njė javė intensive pėr tė mbrojtur pluralizmin nė Shqipėri

 

 

09 qershor

Mbledhja e Byrosė Parlamentare

 

PLL dhe kryetari i saj z.Ekrem Spahiu kanė zhvilluar njė aktivitet mjaft tė dendur politik gjatė gjithė ditėve tė javės qė shkoi. Qėllimi i kėtij aktiviteti ishte tė zgjonte opinionin publik nė Shqipėri, tė nxiste angazhimin e partive tė tjera parlamentare si dhe tė sensibilizonte OSBE-nė dhe pėrfaqėsitė diplomatike nė vend rreth tentativės sė dy partive PS&PD pėr tė reduktuar pluralizmin nė Shqipėri e pėr tė dhunuar demokracinė e brishtė shqiptare.

Nė kėtė kuadėr, ditėn e hėnė datė 9 qershor, nė mbledhjen e Byrosė Parlamentare, kryetari i grupit parlamentar tė PLL Spahiu ngriti me forcė problemin e ndryshimeve tė Kodit Elektoral, i cili kundėrshtoi qartė dhe me argumente bindės shtyrjen e diskutimit nė seancė plenare tė kėtij Kodi pėr ditėn e enjte (dt.12) dhe si rezultat i kėtij kundėrshtimi tė argumentuar, nė fund tė kėsaj mbledhjeje maratonė, ky diskutim u la pėr mė datė 19 qershor.

Nė fjalėn e tij z.Spahiu se Kodi "ėshtė p/ligji mė i rėndėsishėm i kuvendit dhe s'mund tė kalojė kėshtu duke shkelur procedurat," pasi sipas Spahisė, "Kodi mė parė duhet tė shqyrtohet nė tė gjitha grupet parlamentare, komisionet e specialistėt, pėr ēdo nen, paragraf, fjalė, pikė e presje, pėrpara se tė kalojė nė seancė pėr miratim." Spahia quajti si rrugėn mė tė mirė tė miratimit tė Kodit, atė tė arritjes sė "njė konsensusi sa mė tė gjerė duke pėrafruar qendrimet e partive politike", pasi miratimi i Kodit vetėm me vullnetin e PS&PD ėshtė "kthim prapa".

Spahiu analizoi nė hollėsi ndryshimet e bėra nė rastin e fituesit vetėm me njė raund, ngritjen e komisioneve vetėm me pėrfaqėsues shumice PS&PD, si dhe mėnyrėn e funksionimit tė KZZ, KZQV, KQV-ve.

Nė fund tė fjalės sė tij z.Spahiu u bėri thirrje tė dy partive tė mėdha PS&PD tė heqin dorė nga tentativa e tyre pėr tė miratuar kėtė "kod zgjedhor regresiv". Spahiu tha se "PS ka hequr dorė nga sistemi i kaluar ku nuk kishte demorkaci dhe zgjedhjet ishin formale dhe vota nuk kishte asnjė vlerė, prandaj nuk duhet tė synojė miratimin e njė kodi tė tillė i cili e kthen nė njė farsė." Ndėrsa pėr PD-nė z.Spahiu u shpreh se "PD-ja, si rithemeluese e pluralizmit, duhet ta mbrojė pluralizmin dhe jo ta kthejė nė formalizėm!"

Nė fund tė diskutimit tė tij Spahiu tha se nuk duhet tė pėrsėrisim nė mėnyrė hipokrite dhe tė mos keqpėrdorim si fasadė fjalėt "se kėtė kod e ka aprovuar OSBE-ja." Sepse, sipas Spahiut "OSBE-ja e ka aprovuar kodin nė fuqi dhe , sipas jush po aprovonr edhe Kodin e ri. Prezenca e OSBE-sė nuk do tė thotė imponim, dhe duke mbrojtur statusin e tyre, ata nuk kanė asnjė kundėrshtim nė ndryshimet qė pranojmė tė bėjmė ne!"

Pėr tė dalė nga impasi politik e institucional, Spahiu propozoi qė amendamentet e PS&PD tė rikthehen pėr shqyrtim nė Komisionin Dypalėsh, dhe aty tė merrnin konsensusin maksimal tė mundshėm.

Mėnyrėn se si u veprua pėr tė pėrpiluar Kodin dhe ngutjen pėr ta miratuar nė parlament, Spahiu e quajti "njė puē institucional".

Mė pas tė gjithė kryetarėt e grupeve parlamentare jashtė PS&PD u fokusuan nė kėtė pikė pėr Kodin zgjedhor. I vetmi qė bėri pėrjashtim, edhe kėsaj radhe ishte Teodor Laēo i PBL.

Kryetari i republikanėve z.Mediu u shpreh me nervozitet se "Ky ėshtė ligji i manipulimit tė zgjedhjeve tė reja. Kėtė Kod e kanė bėrė vetėm 2 vetė z.Ruka dhe z.Gjana" prandaj, sipas Mediut s'mund tė quhet Kod i aprovuar nga partitė politike dhe nuk u shėrben votuesve shqiptarė.

Nard Ndoka kryedeputeti i PDr-sė ngriti shqetėsimin mbi mėnyrėn e ngritjes sė komisioneve zgjedhore, duke thėnė se kjo qė ėshtė parashikuar me Kodin PS&PD nxit mė tepėr manipulimet e zgjedhjeve. Ndoka tha se "Ky Kod qė na paraqitet ėshtė mjaft regresiv, pasi ekzistuesi parashihte 7 anėtarė nga 7 partitė e para parlamentare ndėrsa ky i "riu" u jep 5 anėtarė PS&PD-sė. Ndoka tha se dihet qė manipulimet bėhen nė komisione dhe se Kodi i ri po u jep krahė kėtyre manipulimeve!"

Ligoraq Karamelo i PBDNJ-sė ngriti shqetėsimin se "votimi nė maxhoritar me njė raund ėshtė shkelje e hapur e parimeve demokratike dhe se kjo zgjedhje qė kanė bėrė dy partitė e mėdha synon direkt dėmtimin e partive tė vogla."

Edhe z.Bejtja i PSD-sė ngriti shqetėsimin e tij nė lidhje me Kodin e paraqitur dhe tha se ka shkelje tė rėnda proceduriale nė pėrpilimin e mėnyrėn e miratimit tė tij. Ai tha se ky Kod ėshtė pėrpiluar nė mbi gjysmėn e neneve tė tij nga dy bashkėkryetarėt dhe prandaj ne s'mund ta pranojmė njė punė me tė cilėn synohet tė dėmtohen direkt partitė tona. Edhe z.Bejtja ishte pėr shtyrjen e diskutimit tė Kodit pėr nė tė ardhmen.

Duke marrė pėr sė dyti fjalė kryetari i PLL Spahiu tha se "Kodi duhet tė marrė njė konsensus sa mė tė gjerė tė partive politike, pasi bėhet fjalė pėr zgjedhjet e votėn e lirė pėr tė cilėn kemi kaq vite qė diksutojmė. Duhet tė tregohemi tė arsyeshėm e tė mos shkojmė deri nė forcėn e kartonave tė pseudoshumicės e tė shumicave fluide, sepse e dimė se si janė fituar ato mandate deputetėsh e si janė marrė ato vota!... Ne pikėrisht ato vota po kundėrshtojmė," ishte apeli i Spahisė pėr partitė e opozitės e kryesisht pėr PD-nė.

Dhe nė fund tė mbledhjes si rezultat i kundėrshtimit tė Spahiut dhe mbėshtetja qė i dhanė tė gjitha grupet e tjera, shqyrtimi i Kodit nuk u fut pėr tė enjten qė shkoi, por u la shteg i lirė pėr negociate deri tė enjten e ardhshme.

N.K.

 

 

 

Zhvillohet me debate seanca parlamentare pėr miratimin e Kalendarit tė punimeve

 

Pse braktisin sallėn deputetėt 9 grupeve

 

Pėr kėtė arbitraritet tė PS&PD, gjithė deputetėt e 9 grupeve parlamenatre, braktisėn sallėn e kuvendit nė mėnyrė demonstrative.

 

Megjithėse nė Byronė e Kuvendit ishte vendosur qė tė shtyhej pėr mė datė 19 qershor shqyrtimi i Kodit tė ri Zgjedhor, nė seancėn plenare tė pasdites sė tė hėnės (dt.9) pėr miratimin e kalendarit 2-javor tė punimeve tė kuvendit, deputetėt e partive tė mėdha kėrkuan qė dita e shqyrtimit tė ishte e hėna e ardhshme (dt.16), me pretendimin se "nuk kishim pse vonoheshim". Ky propozim u kundėrshtua menjėherė nga kryetarėt e grupeve parlamentare Spahiu (PLL), Mediu (PR), Roqi (PBK), Ndoka (PDr), Shehi (PDRn), Karamelo (PBDNJ), Bejtja (PSD), Preka (PA), tė cilėt thanė se ėshtė e pamundur qė Kodi tė shqyrtohet nė komisione dhe grupe nė njė kohė kaq tė shkurtėr. Madje ata kėrkuan qė tė shtyhej afati i kalimit pėr miratim nė parlament, pasi Kodi Zgjedhor ėshtė njė pikė kyēe pėr tė ardhmen e demokracisė nė Shqipėri.

Nė kėtė seancė kryetari i Grupit Parlamentar tė PLL z.Ekrem Spahiu kėrkoi fjalėn dhe tha se "Kodi Zgjedhor duhet tė pėrmirėsohet rrėnjėsisht nė mjaft pika tė tij." Spahiu kėrkoi qė 39 amendamentet e pėrgatitura nga dyshja Ruka-Gjana jashtė madantit tė ligjshėm tė Komisionit Dypalėsh, "tė rikthehen pėr shqyrtim nė kėtė komision ku tė japin mendimet e tyre tė gjithė anėtarėt e komision pėr tė bėrė tė mundshėm arritjen e njė konsensusi sa mė tė gjerė."

Kėrkesa e z.Spahiu pėr rikthimin e amendamentave u pėrkrah nga tė gjithė grupet pėrveē PS PD, por fatkeqėsisht nuk u pranuar nga kryetari Pėllumbi, i cili u mbėshtet nė kėtė kundėrshtim nga grupet e PS&PD. Pėr kėtė arbitraritet tė PS&PD, gjithė deputetėt e 9 grupeve parlamenatre, braktisėn sallėn e kuvendit nė mėnyrė demonstrative.

Pėrpara largimit nga salla nė diskutimet e tyre tė gjithė kryetarėt e grupeve tė deputetėve pėrveē PS&PD dhanė argumente tė shumta rreth ndryshimit tė draftit tė paraqitur nga dyshja Ruka e Gjana si dhe pėr shtyrjen e datės sė miratimit.

Ndėrkohė kryetari i PD-sė z.Sali Berisha kėrkoi  qė Kodi Zgjedhor tė kalonte pėr miratim nė Kuvend mė datė 16 qeshor (tė hėnėn) mbasi sipas tij "nuk kishte kohė".

Ky propozim ndezi fort debatet nė sallė ku tė gjithė grupet pėrveē PS&PD ishin kundėr. Nė fund ky propozim i z.Berisha nuk u pranua dhe u vendos qė Kodi PS&PD tė kalojė nė parlament tė enjten e ardhshme mė atė 19 qershor, ndėrsa u pa qartė njė ndarje e qartė mes dyshes PS&PD dhe partive tė tjera, ndarje e cila evidenton qartė mosfunksionimin e aleancave si ato tė maxhorancės, ashtu edhe ato nė opozitė.

N.K.

 

 

 

Konferencė shtypi e kryetarit tė PLL Spahiu pėr Kodin Zgjedhor

 

Spahiu: Stop kthimit tė pluralizmit nė formalitet!

 

10 qershor

 

Te nesėrmen e mbledhjes sė Byrosė parlamentare, kryetari i PLL zhvilloi njė konferencė shtypi nė ambjentet e kryesisė sė Kuvendit, ku ngriti edhe njėherė kontestimet e PLL pėr pėrmbajtjen dhe modalitetet e miratimit tė Kodit Zgjedhor PS&PD.

Kjo konferencė pati njė interesim tė jashtėzakonshėm nga ana e mediave e gazetarėve dhe nė tė morėn pjesė pothuaj tė gjitha mediat e tė gjitha llojeve qė janė nė Tiranė. Pyetjet e gazetarėve u pėrqendruan nė pikat e Kodit tė cilat i kundėrshton PLL, por z.Spahiu tha se "ne po flasim pėr parime demokratike, pasi pėr ēėshtje konkrete ne kemi specialistėt tanė, tė cilėt nė bashkėpunim me ata tė partive tė tjera dhe ata tė OSBE-sė, do tė paraqesin propozimet e duhura pėr secilin variant!"

Nė kėtė konferencė, z.Spahiu pohoi para gazetarėve se "po nuk u arrit konsensusi i partive parlamentare me PS&PD pėr rregullimet e Kodit, atėherė ka mundėsi qė protesta jonė tė shkojė mė tej e tė ndryshojė karakterin krejtėsisht."

Sipas Spahiut, nėse nuk arrihet konsensusi pėr nga ana e 2-partive, atėherė ka mundėsi qė deputetė tė ndryshėm tė partive tė tjera tė bėjnė sakrifica sublime, duke shkuar edhe nė ndonjė grevė urie tė mundshme nė sallėn kryesore tė Kuvendit tė Shqipėrisė.

Por Spahiu nuk zbuloi mė tej taktikat qė do tė pėrdorin kėto parti pėr t'ia arritur konsensusit me 2-partitė.

Mė poshtė po japim tė plotė prononcimin e z.Spahiu, tė bėrė para mediave.

 

Prononcim pėr mediat i Kryetarit tė PLL z.Eqerem Spahiu

 

 

Siē jeni nė dijeni, Partia “Lėvizja Legalitetit” ka marrė nismėn e organizimit tė njė tryeze tė partive parlamentare pėr tė kundėrshtuar Kodin Zgjedhor tė pėrgatitur nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, jashtė Komisionit Dypalėsh pozitė-opozitė.

Tryeza e datės 6 qershor vendosi qė grupet parlamentare, jashtė PS-sė dhe PD-sė, tė mbajnė njė qendrim tė unifikuar nė Byronė e Kuvendit dhe nė seancė plenare, qė Kodi Zgjedhor tė mos i nėnshtrohej shumicės sė kartonave, por njė konsensusi sa mė tė gjerė partiak.

Tashmė ka filluar njė bashkėrendim i qendrimeve tė tė gjithė kryetarėve tė partive parlamentare, pa PS-nė e PD-nė, qė synon tė pengojė tentativėn e dy partive pėr ta kthyer pluralizmin nė Shqipėri nė njė formalitet.

Nėse Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do tė vazhdojnė tė kėmbėngulin nė qendrimin e tyre duke dhunuar tė drejtėn e partive tė tjera pėr njė proces zgjedhor tė lirė, tė ndershėm dhe me shanse tė barabarta pėr tė gjithė, atėherė themi me bindje se zgjedhjet e ardhshme janė komprometuar qysh sot, apo nė momentin qė Kodi PS-PD do tė miratohet nė parlament.

Nė kėtė kuadėr, pėr t'i paraprirė kėsaj tentative antidemokratike tė dy partive kryesore, kryetarėt e partive parlamentare, pa PS&PD, do tė zhvillojnė nesėr pasdite njė takim me kreun e OSBE-sė z.Osmo Lipponen, pėr ta informuar realisht mbi procesin e hartimit tė Kodit pėr tė cilin "dy partitė" pretendojnė se kanė marrė miratimin e OSBE-sė, jashtė tryezės sė Komisionit Dypalėsh.

Gjejmė rastin tė falenderojmė Pėrfaqėsinė e OSBE-sė nė Shqipėri pėr punėn e bėrė nė Shqipėri dhe posaēėrisht pėr proceset zgjedhore, por e shohim tė nevojshme qė tė sqarojmė opinionin se dy partitė PS&PD spekullojnė me emrin e saj.

Mbas takimit me kreun e OSBE-sė, tė gjitha partitė parlamentare do tė ndėrmarrin tė gjitha hapat e duhura pėr t'iu dhėnė shqiptarėve mundėsinė qė tė shprehin realisht bindjet e tyre politike dhe tė respektohet vota e lirė e tyre.

Tiranė mė 10.06.2003

 

 

 

11 qershor

 

PLL organizon tryezėn e pėrbashkėt tė kryetarėve tė partive parlamentare

 

Kryepartiakėt: Plani ynė kundėr dyshes PS&PD

 

 

Partitė politike kundėr marrėveshjes PS-PD pėr Kodin Elektoral

 

1.Ekrem Spahiu (PLL)

2.Genc Pollo (PDr)

3.Fatmir Mediu (PR)

4.Shpėtim Roqi (PBK)

5.Nikollė Lesi (PDK)

6.Dashamir Shehi (PDRn)

7.Skėnder Gjinushi (PSD)

8.Vangjel Dule (PBDNJ)

9.Neritan Ceka (PAD)

10.Ndue Preka (PA)

 

 

Tė mėrkurėn qė shkoi (dt11), me ftesėn dhe nėn drejtimin e PLL, u zhvillua tryeza e paralajmėruar e partive parlamentare pėr tė diskutuar problemin e Kodit Zgjedhor dhe pėr tė unifikuar qendrimet qė do tė mbaheshin nė takimet me OSBE-nė dhe pėrfaqėsues tė tjerė ndėrkombėtarė nė Shqipėri.

10 krerėt e partive politike parlamentare, 1.Ekrem Spahiu (PLL) 2.Genc Pollo (PDr) 3.Fatmir Mediu (PR) 4.Shpėtim Roqi (PBK) 5.Nikollė Lesi (PDK) 6.Dashamir Shehi (PDRn) 7.Skėnder Gjinushi (PSD) 8.Vangjel Dule (PBDNJ) 9.Neritan Ceka (PAD) 10.Ndue Preka (PA) nė njė nga sallat e kryesisė sė Kuvendit, kanė diskutuar pėr rreth 3 orė pėr ēeshtjet parimore si dhe pėr pika tė veēanta tė p/projekt ligjit pėr Kodin e ri Zgjedhor.

Tė mbledhur ne nivel kryetaresh ne vijim te tryezes se meparshme tė iniciuar nga PLL-ja, kryetarėt e partive bėnė nje sere propozimesh konkrete dhe paraqitėn variante se si mund tė bėheshin rregullimet e duhura nė p/ligjin pėr Kodin Zgjedhor.

Kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu, nė cilėsinė e organizatorit tė tryezės, mbas fjalės hyrėse dhe qėllimeve tė pėrgjithme tė kėsaj tryeze tė rrumbullakėt, ngriti disa ēėshtje sipas tij me interes jetik pėr demokracinė nė Shqipėri.

"Ky kod e shkul pėrfundimisht pluralizmin nė Shqipėri, pasi vendos pushtetin absolut tė dy partive mė tė mėdha, tė cilat pėr interesat e tyre bien nė kompromis", u shpreh z.Spahia. Sipas tij dhe pėrfaqėsuesve tė tjerė ėshtė e papranueshme dhe absurde qė pėr afro njė vit Komisioni Bipartizan hartoi vetėm gjysmėn e  amendamenteve dhe vetėm pėr tre javė dy bashkėkryetarėt Ruka e Gjana hartuan 39 amendamente, tė cilat nuk u janė bėrė tė njohura anėtarėve tė komisionit.

Kryetari i PBDNJ-sė, Vangjel Dule tha se dy partitė e mėdha tashmė e kanė humbur tė drejtėn pėr tė lidhur marrėveshje dhe se formula e propozuar ka si synim njė manipulim me paramendim. Dule theksoi se nese nuk zgjidhet problemi i komisionereve ne zona, cdo perpjekje tjeter eshte e kote. "Nuk kalon problemi deri te KQZ-ja, gjithēka vendoset qe ne numerimin e votave pas mbylljes se kutive te votimit", u shpreh ai.

Kryetari i PBK-sė, Shpėtim Rroqi avancoi nė qėndrimin e tij duke shtuar se marrėveshja PD-PS pėr reformėn zgjedhore ėshtė njė pazar i hapur Nano-Berisha. "Nė rast se vazhdohet kėshtu, atėherė do t'i bėhet thirrje elektoratit pėr tė mos shkuar drejt kutive tė votimit", -tha Rroqi.

Ndėrsa kryetari i PSD-sė, Skender Gjinushi, tha nė kėtė takim se kodi elektoral ne vend qė tė shenonte progres, eshte nje hap i madh mbrapa. Sipas Gjinushit, zhvillimi i zgjedhjeve me nje raund do te ishte ne disfavor, ne radhe te pare per dy partite e medha politike dhe ne kete menyre ato vete do te kerkonin perkrahjen e partive te vogla.

Kryetari i PDK-se, Nikolle Lesi u shpreh lidhur me kodin elektoral, se "ka nje marreveshje te dukshme mes Nanos dhe Berishes, per te kthyer sistemin bipartiak". Sipas tij, kjo do te shenonte nje regres ne politiken shqiptare. Por problemi me evident nga i gjithe kodi elektoral mbetet ai i komisionereve ne zonat elektorale. "Tashmė, pritet takimi me ambasadorin e OSBE-sė, organizatė me tė cilėn ėshtė abuzuar nga dy partitė mė tė mėdha, pėr tė shfaqur kėrkesat tona. Por nėse PS-PD nuk i pėrfill ato, atėherė unė jam pėr bojkotim tė zgjedhjeve", tha kreu demokristian Nikollė Lesi.

Pėr tė njėjtin problem nė kėtė mbledhje bėnė propozimet e tyre edhe reformatorėt.

Sipas kryetarit tė PDr z.Pollo, PS dhe PD na kanė hequr tė drejtėn e kontrollit ndaj votės me skemėn e pėrgatitur. Nuk mund tė quhet progres kur votėn e partive tona e kontrollojnė dhe e numėrojnė komisionerėt e tyre tha z.Pollo. reformatorėt kundėrshtojnė edhe zhvillimin e zgjedhjeve nė njė raund.

I pakėnaqur ndaj projektit PS&PD ėshtė edhe kryerepublikani Fatmir Mediu, i cili nė kėtė mbledhje theksoi se Kodi Zgjedhor aktual i hap rrugė njerėzve tė lidhur me krimin dhe mundėson monopolizimin e PS-sė.

Edhe kryetarėt e tjerė Ceka, Preka e Shehi shprehėn shqetėsimin e tyre nė lidhje me projektin e hartuar nga PS&PD.

Me qėllim qė tė ndryshohet ai projekt, nė kėtė tryezė krerėt partiakė miratuan njė agjendė takimesh me personalitete tė ndryshme ndėrkombėtare dhe tė institucioneve kryesore tė vendit. Kjo tryezė pėrgatiti edhe skemėn e bisedės me z.Liponen.

A.B.

10 parti parlamentare, takim me ambasadorin e OSBE-sė Liponen

 

PS&PD, njė reng tė ri pėr partitė

 

Lipponen: Nuk kemi bekuar Kodin PS&PD por kemi bėrė 23 komente nė shtatė faqe.

Kryetari i Kuvendit Servet Pėllumbi fsheh komentet e Prezencės sė OSBE-sė pėr Kodin PS&PD

 

 

E Enjte, 12 Qershor 2003

 

Takimi me OSBE

 

Sipas programit tė miratuar nė tryezėn e njė dite mė parė, ditėn e enjte (dt.12) nė sallėn kryesore tė Byrosė sė Kuvendit, u zhvillua takimi mes 10 kryetarėve tė partive parlamentare, me Ambasadorin e OSBE-sė nė Tiranė z.Osmo Liponen, i cili ishte i shoqėruar me njerėz tė stafit tė tij, specialistė pėr ēėshtjet zgjedhore. Ky takim u ka rezervuar kryepartiakėve shqiptarė "trukun e radhės" tė punuar nga dy partitė, pasi z.Liponen zbuloi se zyra i tij kishte paraqitur 23 komente shtesė nė lidhje me Kodin PS&PD ndėrsa dy partitė kanė heshtur rreth kėtij fakti. Po ashtu z.Liponen u ka deklaruar kryepartiakėve se OSBE nuk ėshtė se e ka aprovuar kėtė Kod tė pari, pasi ajo s'mund ta bėjė njė gjė tė tillė pėr vetė statusin qė ka.

Kryetari i PLL, i cili ishte organizatori kryesor i kėsaj tryeze, pasi falenderoi Ambasadorin pėr kėtė takim, tha: "Gjejmė rastin tė falenderojmė Prezencėn e OSBE-sė nė Tiranė dhe nė veēanti ju z.Ambasador pėr rolin qė keni luajtu pėr gjithė zhvillimet politike nė vedn dhe sidomos pėr proceset zgjedhore. Nė zbatim tė rekomandimeve tė raportit OSBE-ODIHR u ngrit komisioni i posaēėm parlamentar dypalėsh pozitė-opozitė, ku nė pėrbėrje tė tij ishte deputetė nga tė gjitha partitė parlamentare, por fatkeqėsisht, megjithėse mandati i kėtij komisionit u shty dy herė, nuk arriti tė pėrfundojė punėn e tij sepse mungonte vullneti politim i dy partive kryesore PS&PD.

Jashtė mandatit tė ligjshėm, dy ish-bashkėkryetarėt kanė hartuar 39 amendamente qė nė thelb nuk garantojnė njė proces tė lirė, tė ndershėm dhe me shanse tė barabarta pėr tė gjithė. Takimi me ju z.Ambasador konsiston nė tre pika; - e para, se OSBE-ja ėshtė e angazhuar drejtpėrsėdrejti nė kėtė proces. E dyta - se dy partitė kryesore PS&PD spekullojnė nė emėr tė Prezencės sė OSBE-sė dhe tuajin personalisht duke thėnė se pėr ndryshimet e bėra kanė marrė aprovimin tuaj. Dhe e treta - duke ruajtur statusin tuaj si pėrfaqėsues i OSBE-sė, kėrkojmė tė ndikoni maksimalisht qė amendamentet e bėra jashtė Komisioniot dypalėsh, t'i rikthehen kėtij komisioni ku tė marrin aprtovimin e tij nėpėrmjet njė konsensusi sa mė tė gjerė partiak, me qėllim qė t'i shėrbejnė sa mė mirė njė procesi tė rregullt zgjedhor."

Kryetari Spahiu dhe kryetarėt e tjerė nė kėtė takim  radhitėn nė detaje mangėsitė e kėtij p/ligji pėr Kodin Zgjedhor dhe ishte e dukshme zemėrata ndaj ndryshimeve tė bėra nė projektin e ri nė mėnyrė tė fshehtė nga PS e PD dhe tė gjithė pėrsėritėn nė grup se ky ligj nuk i shėrben ndėrtimit tė demokracisė nė Shqipėri. Pothuajse te gjithe te pranishmit ne takim si kryetari i PD(r) Genc Pollo, i PSD Skender Gjinushi, i PDK Nikoll Lesi dhe i PBK Shpetim Rroqi, ne fjalen e tyre kane shprehur shqetesimin e thelle per faktin se amendamentet ne ligjin per zgjedhjet, sipas tyre, jo vetem qe ne disa raste shkelin Kushtetuten dhe parimin e barazise ne zgjedhje te subjekteve pjesemarrese, por mundesojne bipolarizimin e skenes politike PS- PD, duke shkallmuar mozaikun politik. Madje Presidenti i PAD Neritan Ceka, nuk ngurroi te deklaronte se, amendamentet e bera nga Ruka dhe Gjana, perbejne nje komplot kunder pluralizmit politik. Sipas tij, kjo pakete ndryshimesh, nese miratohet sic eshte paraqitur, do te prodhoje kodin me te shemtuar zgjedhor qe nga viti 1991. "Paketa eshte bere duke pasur parasysh parimin stalinist se, nuk ka rendesi se kush voton, rendesi ka se kush numeron", ka theksuar Ceka.

Ambasadori Liponen, pasi dėgjoi me vėmendje tė gjitha vėrejtjet dhe argumentet nė lidhje me Kodin, duke marrė fjalėn, falenderoi organizatorin e tryezės z.Spahiu dhe tė gjithė tė pranishmit tha se: "ne kemi treguar me shumė kujdes qė Komisoion dypalėsh tė funksionojė dhe ta mbyllė me sukses punėn e tij. Por fatkeqsisght njė gjė e tillė nuk ndodhi. Megjithė dėshirėn e mirė qė kemi pėr tė ndikuar nė Kodin Zgjedhor, ne s'mund tė urdhėrojmė politikėn shqiptare. Roli ynė nuk ėshtė qė tė komandojmė e urdhėrojnė, por tė sugjerojmė rregullat e lojės politike nė njė shtet demokratik e shoqėri pluraliste. Pėrfaqėsuesit tanė kanė asistuar nė takimet PS&PD por nuk kanė bekuar asnjė amendament. Pėr mė tepėr dua t'ju them se ne kemi bėrė 23 komente nė 7 faqe duke dhėnė argumentet tone pėr amendamentet nė fjalė dhe ia kemi dėrguar kėto edhe kryetarit tė Kuvendit z.Servet Pėllumbi." Kjo fjalė e ambasadorit Liponne befasoi fort tė gjithė kryetarėt e partive dhe z.Mediu reagoi menjėherė duke thėnė se "ėshtė kulmi i absurditetit qė unė si anėtar i komisionit tė ligjeve nuk jam nė dijeni, ashtu si kolegėt e tjerė kėtu, qė megjithėse ka filluar diskutimi i p/ligjit, askush prej anėtarėve tė Komisionit nuk di gjė rreth komenteve tė OSBE-sė! Kjo ėshtė transparenca e PS&PD!" u shpreh Mediu.

Mė poshtė z.Liponne do tė thoshte se ne do t'i marrim parasyash argumentet tuaja nė pikat qė kontestoni dhe do tė bėjmė sugjerimet, por kuptohet ju jeni aktorėt qė vendosni nė politikėn shqiptare. Por ecuria e kėtij proecsi varet se si do ta pėrdorė maxhoranca forcėn e kartonit.

"Mė tej ai shtoi se: "Demokracia nė Shqipėri ėshtė mjaft e brishtė, dhe kėrkon njė konsensus sa mė tė gjerė nė hapat politikė qė duhen hedhur, sepse stabiliteti nė vend ėshtė i rrezikuar dhe ne s'kemi qejf tė shohim skena si ato tė '97-ės."

Ky takim u zhvillua nėn njė frymė mirėkuptimi tė plotė pėr rreth dy orė dhe bashkėbiseduesit ranė dakord pėr takime tė tjera pėr gjetjen e rrugėve mė tė mira pėr procesin e nisur.

N.K.

 

 

 

Qendrimi i Partive Parlamentare mbi projektligjin "Per disa ndryshime ne Kodin Zgjedhor" te paraqitur nga Ruka-Gjana

 

Paketa Ruka-Gjana nuk eshte ne emer te komisionit dypalesh, nderkohe qe eshte paraqitur si i tille. Ruka-Gjana kane thyer konsensusin ne komision.

Paketa Ruka-Gjana duhet shqyrtuar ne komisionin dypalesh.

(Ruka-Gjana = 67% dhe pjesa tjeter 33%).

A e ka verifikuar ODIHR paketen Ruka-Gjana nese eshte ne perputhje me standardet e rekomandimet e ODIHR-it?

 

Ne vleresimin tone kjo pakete ka nje sere mangesish serioze:

I. Perkeqesojne me tej ēeshtje qe u bene shkak per kontestime ne zgjedhjet e Qershorit 2001 sepse:

- Lejohet ende loja e te pavarurve.

- Formula e shperndarjes se mandateve plotesues, formule kjo antikushtetuese, mbetet ne fuqi madje pasurohet me nje formule tjeter akoma me absurde.

- Futet koncepti i listave te perbera qe thellojne konfuzionin per koalicionet.

- Nuk sqarohet problemi i kandidateve te perbashket.

 

II. Ne pakete ka nje sere perkeqesimesh ne administrimin e votes dhe ne krijimin e kushteve te barabarta te konkurences per partite politike si:

 

a. Komisionet e votimit ne te nivelet vihen nen kontrollin absolut te dy partive te medha (PS-PD) gje qe perben nje privim te pamotivuar nga perfaqesimi te partive te tjera. Rrit premisat per bllokim te procesit zgjedhor si dhe detyron kompromise me vlere manipulative nga dy partite e medha, kujtojme se cdo votim merret vetem ne rastet kur jane ne unision PS-PD nderkohe qe qendrimet e tyre kane qene shkak per bllokime dhe manipulime.

- Keto komisione duhet te perfshijne te gjitha partite politike kryesore qe kandidojne me kandidate e lista.

b.  Heqja e raundit te dyte e pamotivuar.

c. Te papranueshme, amendamentet per pasqyrimin e fushates zgjedhore ne RTSH qe tej favorizojne PS e PD, ndryshime ne kundershtim me rekomandimet e ODIHR.

 

 

 

PLL kundėrshton maxhorancat fiktive tė paramenduara

 

Ditėn e martė, nė selinė e PLL, Sekretari i Pėrgjithshėm, zoti Sadedin Balla dhe Sekretari i Marrėdhėnieve me Publikun, zoti Blerim Kamberi, dhanė njė konferencė pėr shtyp lidhur me qėndrimin e PLL dhe partive tė tjera tė ashtuquajtura tė vogla, tė mbajtura nė tryezėn e organizuar prej tyre rreth projekt-Kodit Zgjedhor tė hartuar nga PS dhe PD. Zotėrinjtė drejtues tė PLL iu pėrgjigjėn pyetjeve tė shumta tė gazetarėve tė interesuar lidhur me qėndrimet kundėrshtuese tė PLL dhe partive tė tjera, si dhe pėr hapat e mėtejshme tė tyre nė kuadėr tė tryezės sė pėrbashkėt tė partive qė kundėrshtojnė projekt-kodin nė fjalė. Ata theksuan vendosmėrinė e PLL pėr tė kundėrshtuar me argumente kėtė nismė tė fshehtė tė partive tė mėdha dhe pėr tė realizuar rivendosjen e standarteve zgjedhore nė kuadėr tė Reformės Zgjedhore konform rekomandimeve tė OSBE dhe ODIHR-it.

 

 

DEKLARATĖ

 

Tiranė mė 14 qershor 2003

 

Partitė e vogla tė tė gjithė spektrit politik janė tė vendosura tė vazhdojnė kontestimet e tyre rreth Kodit tė ri Zgjedhor. Dy tė mėdhenjtė qė kanė qeverisur kėtė vend gjatė kėtyre 13 viteve kanė kuptuar se tashmė nuk ia dalin dot tė marrin mazhorancė qeverisėse, kanė kuptuar se nuk mund tė shfrytėzojnė mė forma banale tė manipulimit tė zgjedhjeve duke pėrdorur policinė, SHISH, burimet financiare, materiale e njerėzore tė dikastereve dhe institucioneve tė tjera tė shtetit, etj., ndaj janė mirėkuptuar pėr tė fituar pozita dominuese nė zgjedhje nėpėrmjet aspekteve tekniko-ligjore.

Ne nuk mund tė pranojmė formimin e maxhorancave fiktive qeverisėse, nė kundėrshtim tė hapur me parimet e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė. Duam tė theksojmė se ne nuk kemi keqkuptuar askėnd, pėrkundrazi kemi kuptuar se dy tė mėdhenjtė kanė synim tė qartė qė aleatėt tė mos i konsiderojnė si partnerė por si vasalė. Ata kėrkojnė qė nė qeverisje tė krijojnė “koalicione” pėr konsum politik ku partitė e vogla pjesėmarrėse tė mos kenė asnjė mundėsi pėr tė ndikuar nė politikat qeverisėse. Ne ndajmė koncepte tė ndryshme me dy tė mėdhenjtė e politikės pėrsa i pėrket stabilitetit tė qeverisjes dhe demokracisė nė pėrgjithėsi. Nė emėr tė stabilitetit tė qeverisjes, demek se pėrgjėrohen pėr stabilitetin e vendit, ata kėrkojnė pozita dominuese nė qeverisje, ēka do tė thotė tė qeverisin vetėm. Ky koncept egoist i tyre gjatė kėtyre viteve ka prodhuar veēse arbitraritet dhe ėshtė shkaku kryesor qė ka ēuar nė destabilizimin e situatės nė vend, duke na lėnė nė bisht tė vendeve tė Ballkanit pėr pjesėmarrje nė BE dhe nė NATO. Ne jemi pėr koalicione reale nė qeverisje, pasi mendojmė se pjesėmarrja e tė vegjėlve nė qeverisje moderon qėndrimet e mė tė mėdhenjve dhe i mbyll rrugėn arbitraritetit nė vendimmarrje e pėr pasojė prodhon stabilitet.         

Ne mendojmė se njė dimension mjaft i rėndėsishėm i demokracisė ėshtė respekti dhe pėrfillja e tė vegjėlve, ndėrsa dy tė mėdhenjt e politikės me sa duket nuk e marrin fare nė konsideratė kėtė dimension. Ata duhet tė kuptojnė se ne do ti kundėrshtojmė synimet e tyre me tė gjitha format dhe mjetet demokratike, pa kurrfarė kompleksi inferioriteti pasiqė jemi tė bindur qė i bėjmė njė shėrbim tė madh demokracisė dhe stabilitetit tė vendit. Ata duhet tė kuptojnė pėrfundimisht se nuk janė pronarė tė kėtij vendi, madje duhet ta kishin kuptuar se ka ikur koha kur mund tė marrin vendime sipas qejfit dhe oreksit tė tyre. Ne nuk mund t’i pranojmė marrėveshjet dhe vendimet e tyre pa pjesėmarrjen tonė. Dy tė mėdhenjtė lipset tė kuptojnė se nuk mund tė vazhdojnė mė me shkelje tė rėnda tė etikės duke i bashkangjitur marrėveshjeve kokė mė kokė dhe pjesėmarrjen e OSBE-sė. OSBE ka objeksionet e veta rreth shtesave arbitrare tė kodit jashtė komisionit bipartizan

 

 

 

Aktivitete

 

Kreret e PLL takime ne degen e Krujes  

 

Mė datė 6 qershor 2003, nė selinė e PLL tė Degės sė Krujės u zhvillua mbledhja e Komitetit drejtues tė kėsaj Dege nėn drejtimin e kryetarit tė saj, zotit Enver Kaloshi. Mbledhja pati kėtė rend dite: Raporti pėr realizimin e detyrave tė marra nga mbledhja pararendėse pėr tė gjithė kryetarėt e nėndegėve dhe raportimet e tė gjithė anėtarėve tė Komitetit drejtues pėr detyrat e marra dhe tė ndryshme.

I pari e mori fjalėn kryetari i nėndegės sė Bubqit, mėsuesi i talentuar, Sabri Hoxha. 

Bubqi, kjo komunė qė prej shumėkujt konsiderohet e vėshtirė, tashmė nuk ėshtė e tillė. Nė kėtė komunė bėhet njė punė sistematike jo vetėm pėr shtimin e anėtarėve tė partisė nė seksione, por edhe pėr dokumentacionin qė ata disponojnė. Kėtu ėshtė bėrė njė punė shumė e mirė pėr afrimin e intelektualėve me reputacion, shumė prej tė cilėve do tė kandidojnė pėr kryetarė komunash dhe anėtarė kėshillash komunale. Kėtu vlen tė pėrmendet, - thotė z. Sabri, - ndihma e vazhdueshme qė kanė dhėnė anėtari i Kėshillit Kombėtar dhe njėkohėsisht Drejtor i departamentit tė Arsimit nė qendėr, profesori i letėrsisė nė gjimnazin e Fushė-Krujės, z. Ahmet Duka dhe e kryetarit tė Degės sė partisė, z. Enver Kaloshi, tė cilėt nė mėnyrė tė herėpasherėshme janė gjendur pranė tyre.

 

Komuna e Malėsisė Krujė

Terreni i saj shumė i thyer dhe i largėt, nuk i ka penguar drejtuesit e nėndegės sė PLL, zotėrinjtė Haxhi Murati e Murat Stafuka, tė ndihmuar vazhdimisht nga mėsuesi i palodhur, njėkohėsisht sekretar i PLL-Krujė, z. Emėrllah Ēitozi, tė mbulojnė tė gjitha qendrat e votimit me nga njė seksion partie dhe, siē thonė ata, nė zgjedhjet lokale tė tetorit do tė arrijmė tė marrim mbi dy kėshilltarė.

Tepėr me interes u dėgjua diskutimi i kryetarit tė nėndegės Fushė-Krujė, z. Qazim Krasniqi. Kjo nėndegė, pararojė e gjithė partisė nė rreth, ka arritur qė nė qytetin e Fushė-Krujės tė sigurojė njė zyrė modeste, ku nė ēdo fund-muaji mblidhen drejtuesit dhe anėtarėt pėr tė analizuar detyrat e marra dhe objektivat pėr tė ardhmen.

Gjatė fjalės sė tij z. Krasniqi tha: “Ne ecim me moton qė ēdo drejtues i nėndegės dhe pse jo ēdo kryetar seksioni, tė programojė nė punėn e tij ēdo ditė dhjetė minuta punė nė dobi tė partisė”.

Krahas shumė intelektualėve tė njohur qė ka kjo nėndegė, nė gjirin e saj ka afruar edhe intelektualin dhe ekonomistin e shquar z. Hajdar Thaēi. Pra, nė njė tė ardhme tė shpejtė, kjo nėndegė do tė rrisė ndjeshėm numrin e intelektualėve me profesione nga tė gjitha fushat, tė cilėt do tė japin kontributin e tyre nė ecurinė e kėsaj nėndege.

Z. Krasniqi denoncoi gjithashtu dhe aleancėn PD-PS pėr Kodin zgjedhor, i cili, sipas tij, dėmton rėndė demokracinė e brishtė shqiptare.

Shumė mirė u prit fjala e tij pėr unitetin e anėtarėve tė Komitetit Drejtues dhe impenjimin maksimal tė punės sė tyre pėr zgjedhjet lokale, tė cilat tashmė janė nė prag.

 

Kodėr Thumanė

Kjo nėndegė nė gjirin e saj ka 3 anėtarė tė Komitetit Drejtues, dhe pikėrisht zotėrinjtė Sali Xaka, Ali Gdheli dhe Preng Prenga. Me gjithė punėn e mirė qė ka bėrė secili prej tyre nė zonėn qė mbulon, mbetemi nė pritje tė rritjes sė rezultateve.

Pėr tė bėrė njė analizė tė hollėsishme tė punės, u vendos qė, nė njė tė ardhme shumė tė shkurtėr tė bėhet njė takim me gjithė anėtarėt e Komitetit Drejtues qė pėrfshin kjo nėndegė, me kryetarin e Forumit Rinor dhe kryetarin e Senatit, pėrfshirė kėtu dhe intelektualė, anėtarė dhe simpatizantė tė PLL, me tė cilėt tė shtrohen ato objektiva qė qyteti i Krujės, bastion i PLL, Kruja e legjendarit Abaz Kupi, Kruja kryezonjė e Shqipėrisė ta meritojė vėmendjen e tė gjithė partisė nė qendėr. Komiteti drejtues ngarkoi kryetarin e saj z. Enver Kaloshi, tė jetė i pranishėm nė tė gjitha takimet qė do tė bėhen nė kėtė nėndegė, tė cilat do tė jenė jo mė shumė se dyjavore.

Tė gjithė anėtarėt e Komitetit Drejtues dhe 3 anėtarė tė Kėshillit Kombėtar e morėn fjalėn secili, raportuan pėr punėn e bėrė nė zonat qė ata mbulojnė duke dhėnė dhe mendime shumė tė vlefshme pėr tė ardhmen e partisė. Zgjedhjet lokale tė kėtij viti, ku ne zynojmė tė fitojmė bashkinė e Krujės, tė arrijmė tė pėrfaqėsohemi nė kėshillat bashkiake dhe komunale tė tė gjithė territorit tė rrethit.

Nė fund e mori fjalėn edhe kryetari i degės sė PLL i cili falėnderoi tė gjithė anėtarėt e Komitetit Drejtues pėr punėn e mirė qė kanė bėrė, la detyra konkrete pėr secilin, tė cilat konsistonin nė gjetjen e kandidaturave sa mė optimale pėr pėrfaqėsimin e PLL-sė nė zgjedhjet e ardhshme.

Enver Kaloshi

 

 

Takime te kryesise ne nendeget e Tiranes

 

Ditėn e martė mė 3 qershor, nė kuadėr tė pėrmbylljes sė fazės sė parė tė pėrgatitjes sė fushatės sė zgjedhjeve vendore, Kryesia e PLL Dega Tiranė, pėrkatėsisht kryetari i Deėszoti Sadedin Balla, nėnkryretari zoti hamit kurti, sekretari zoti Blerim Kamberi dhe sekretari i senatit zoti Seit Preni, patėn njė takim pune me nėndegėn e PLL Kamėz.

Organizatorėt  e takimit, zoti Edmond Driēi, kryetar i nėndegės dhe zoti Rustem Kėputa, njė nga drejtueist ryesorė tė saqj, organizan pritjrn e funksinarėve tė PLL sėbashku me anėtarėt dhe simpatizantė tė PLL nė Kamėz, nė njė nga lokalet nė qendėr tė Bashisė Kamėz.

Zoti Driēi, bėri njė ekspoze tė gjendjes sė strukturave tė PLL nė nėndegė, duke sjellė para tė pranishmėve njė optimzėm racional pėr pėrballimin me sulsesd tė sfidės sė zrdhshme elektporale. Gjithashtu ai tregoi qė nėndega ėshtė e pėrgatitur me anėtarė tė komisionit dhe vėzhgues pėr ēdo qendėr votimi. Tashmė, tha ai pėrnė mbetet konkretzimi i kanddaturave dhe rėnia e bilbilit pėr starin e fushatės. Pastaj falėn e mori kryetari i Degės sėanė, zoti Sadedin Balla, i cili duke iu referuar elsperiencės sė tij nė fushatat zgjedhore, shprehu kėnaqėsinė pėr optimizimin qė ekarakterizon nėndegėn, por njėkohėsiusht rekomandoi qė puna e strukturave tė nėdegės duhet tė jetė e vazhdueshme dhe most ė ekzaltohemi ga suskseset.

Procesi i konkretizimit tė strukturave nė evidence nuk ėshtė ēelėsi i vetėm nė arritjen e suksesit. Ai ėshtė njė process i gjatė dhe  vazhdueshėm, gjatė gjithė jetės dhe ekzistencės sė njė subjekti politik. Tashmė ne duhet tė ngrejmė nė nivelin bashkėkohor imazhin e subjektit qė pėfaqėsojmė, me qėlim tė paraqitjes sa mė dinjitoze pėrballė qytetarėve dhe aktivistėve tanė. Ajo qė ne duhet t’i ofrojmė qytetarėve, ėshtė shpresa siguria……

Nga diskutimet e tė praishėmve u theksua….

Hamiti de Seiti pėr senatin…

Me tej takimi vazhdoi nė formėn e njė diskutimi ndėrmjet tė pransmėvedhe tė ftuarve, k nė qendėr t kėtyre disutimeve ishte shqetėsimi pėr mundėsitė qė krijon infrastruktura zgjedhore dhe Pojektkodi i ri zgjedhor pėr marrjen e njė rezultati real dhe sa mė afėr vullnetit tė qytetarėve…..  

 

Takim me komitetin drejtues nė nėdegėn e PLL sė minibashkisė Nr 2

 

Ditėn e enjte e atė 5 qershor 2003, komiteti drejtues i nėdegės sė PLL nė minibashkinė nr. 2, zhvilloi mbledhjen e tij tė rradhės ku tė ftuar ishin kryetari i Degės sė RRethit Tiranė, zoti Sadedin Ballad he sekretari i Degės zoti Bleri Kamberi. Nė kėtė takim ishin tė pranishėm kryetari i ndėgės zoti Memet Isa, nėnkryetar i Degės sė PLL zoti Xhemal Disha, sekretarja e nnėdegės zonja Fitnete Sula si dhe anėtarėt e komitetit drejtues tė nėndegės.

Nė raportiun e mbajtur pėr periudhėn e kaluar, kryetari i nėndegės zoti Mehmet Isa nxorri nė pa punė e mirė tė bėrė nga anėtarėt e kėtij komiteti drejtues pėr shtrirjen e strukturave tė parytisė nė lagjet kryesore dhe pėrfaqėsimin nga ana e tyre me njerėz tė devotshėm e tė pėrkustuar pėr alternatvėn e PLL. Ne tha ai, jemi tė pėrgatitur pėr pėrballimin e fushtės zgjedhore si dhe ndjehemi nė nivelin e duhur me kadoidaturat tashmė tė proektura nga ana jonė dhe shpresojmė qė ezultati do tė etė pozitiv…

Gjithashtu, ai pėrėzoi anėtarėt e komitetit drejtues tė nėndegės pėr pėrpilimin e dokumentacionit qė pa frikė mund tė themi se ėshtė model pėr nivelin e nėndegėve. Por m ė tej zoti Isa tha se ne nuk kemi bėrė gjitēka, prandaj na mbetet si detyrė tė vazhdojmė procesin e nisur tė organizimit tė strkturave dhe ta pefeksionojm atė. Pstaj zoti Balla, kryetari i Degės sė PLL Tiranė, tha: “Ėshtė njė kėnaqėsi tė punosh me intelektualė dhe njerėz tė devotshėm siē janė ky komitet drejtues i kėsaj nėndege.

Procesi i organizimit ėshtė i gjatė dhe i vėshtirė . ilozofia e orgaizimit tė struturave dhe mėnyra e ndėrtimit tė ture, ėshtė e pasqyriuar qartė nė staturin e partisė. Ajo qė na mmetet ne, ėshtė ta implementojmė atė nė terren dhe hapėsirė, pra ne deuhet ta thjestojmė atė e ta bėjmė konkrete sepse kjo ėshtė njė marrėdhėnie ndėrmjet njerėzve pavarėsisht vendit dhe komuniteteve.

Sfida qė kemi pėrpara tha zoti balla, kėrkon angazhimn e tė gjitha strukturave qė nga niveli qėndror e deri nė seksionin mė tė thejshtė tė nėndegės pėr motivimin e votuesve, pėr administrimin e votės sė tyre si dhe pėr reflektimin e pėrgjegjshmėrisė sonė nė qeverisjet locale…..

Mė pas fjalėn  mori zoti Kamberi, i cili njėkoėsisht shprehu kėnaqėsinė pėr pjesėmarrjen nė kėtė takim.

Ai theksoi se nė punė ntonė pėr organizmin e strukturave tė PLL dhe shtrirjen e tyre nė ēdo njėsi administrative, ne duhet tė kemi parasuys se kemi tė bėjmė me jė marrėdhėnie qė shtrihet nė dy plane: 1  atė njerėzor 1 – atė institucional.

N planin e parė njerėzit angazhoen nė parti politie pėr shka tė trashėgimisė tyre fisnike pėr tė mmarė pėrgjegjėsi shqoėrore si dhe anagazhimin e njerėzve pėr shka tė pakėnaqėsisė nga qeverisjet e mėparshme dhe nė tė dyja rastet unė jam i bindur tha zoti Kamberi, qė burimet njerėzore nuk ungojnė atėherė duke e shtrirė kėtė marrėdhėne edhe nė planin institucional neve dhe strturat qė drejtojmė na mbete si deturė tė mirėadministrojmė kėto burime si de tu ofrojmė shpresė tė gjithė atyre qė kanė humur besimin nga qeverisjet e papėrgjegjshme. Njė nga komponentė mė ytė rėndėsishėm tė shoqėrisė sonė dhe nga vlerat mė jetike ėshtė rinia shqiptare. Prandaj ne duhet tė jemi sumė tė kujdeshėm dhe tė vėmendshėm pėr tė krijuar sa mė shumė hapėsirė pėr thithjen e tė rijve, angazhimn e tyre nė strukturat drejtueėse, ēka ėshtė edhe njė mesazh i domosdodhėm dhe jetik pėr ekzidtencėn dhe prosperitetin  kėdsaj alternative.

Mė pas diskutuan edhe anėtarėt e komitetit drejties tė kėsaj nėndege ku secili u angazhua pėr pėrgjegjėsitė qė i takojė dhe shtrirjen e strukturae nė tė gjitė territory e keėsaqj nėndege…

     

 

 

Historia e rrenimit ekonomik te shqiptareve

 

Grabitja e Arit shqiptar

 

Nga Kastriot Dervishi

 

Vijon nga numri i kaluar

I gjithė populli ynė me mirėnjohje tė pakufishme, i drejton sot falenderimet mė tė zjarrta Bashkimit tė lavdishėm Sovjetik, partinė mėmė komuniste tė Bashkimit Sovjetik, Komitetit Qendror tė saj dhe shokut Nikita Hrushov. Ne i sigurojmė popujt vėllezėr se me ta jemi tė lidhur pėrjetė me njė miqėsi dhe besnikėri qė nuk do tė ketė mortje kurrė...." (marrė me shkurtime nga gazeta "Zėri i Popullit"-sė e datės 1 janar 1959).

Pikėrisht nė njė atmosferė tė tillė pritej tė zhvillohej vizita e Hrushovit nė Shqipėri. Ajo qė tė ēudit nė kėtė rast ėshtė deklarimi nga ana e Enver Hoxhės e njė shumė kreditimi prej 300 milion rublash pėr 5-vjeēarin e tretė teorikisht fillonte nė vitit 1961. Pėrsa i takon "faljes" e borxheve Shqipėrisė nga Hrushovi gjatė vizitės sė fundit nė Shqipėri duket qė ėshtė fjala pėr shumat e tjera qė pėrmend Enver Hoxha.

Kėtu kemi parasysh faktin se pėr 1 milion rubla, nga Thesari i Shtetit shqiptar dolėn 224,4 kg ar. Po tė vazhdojmė me tė njetėn logjikė i bie qė pėr 35 milion rubla tė paguhen 7.854 kg ar. Po tė shtojmė kėtu edhe 10 milion rublat e tjera qė thotė Enver Hoxha, atėhere i bie qė pėr kėto dy "kredi", Bashkimi Sovjetik t`i ketė marrė Shqipėrisė rreth 10 ton ar. Mund tė duket shumė njė sasi e tillė ari, por gjithsesi nė raport me minimumi 320 ton ar tė grabitur nga komunistėt pas lufte, ajo ėshtė vėrtet e vogėl.

Qysh ditėn kur erdhi Hrushovi nė Aeroportin e Rinasit Enver Hoxha deklaroi:

"Miqėsinė me Bashkimin Sovjetik populli shqiptar e ēmon si thesarin mė tė shtrenjtė....Miqėsia jonė ėshtė e fortė si graniti dhe e pėrjetshme si malet tona.....". (gazeta "Zėri i Popullit" 26 maj 1959).

Sikurse shihet pėr Enver Hoxhėn nuk ka mė rėndėsi thesari i vėrtetė sepse thesar pėr tė na qenka "miqėsia e pėrjetshme" me Bashkimin Sovjetik. Dhe kjo pėrjetėsi u pa shpejt.

Nė atė kohė kur Hrushovi vizitoi Tiranėn pala shqiptare nė bisedime pėrbėhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Beqir Balluku, Gogo Nushi, Spiro Koleka, Liri Belishova, Manush Myftiu, Koēo Theodhosi, Abdyl Kėllezi, Adil Ēarēani, Maqo Ēomo, Behar Shtylla dhe nga ambasadori shqiptar nė BS, Nesti Nase.

Pas bisedimeve dhe viztave tė ndryshme nė mbarė Shqipėrinė, mė 30 maj 1959 Hrushovi u shpall qytetar nderi i Tiranės dhe mė 3 qershor 1959 vuri gurin e parė nė Pallatin e Kulturės nė Tiranė ku u vendos dhe njė pllakatė me fjalėt: "Kėtu mė 3 qershr 1959, udhėheqėsi i madh i popullit sovjetik dhe miku i shtrenjtė i popullit shqiptar, shoku Nikita Sergejeviē Hrushov, vuri gurin e parė nė themelet e Pallatit tė Kulturės, simbol i pėrjetshėm i miqėsisė sė pathyeshme e tė pėrjetshme shqiptaro-sovjetike".

Marrja e njė sasie tė sipėrpėrmendur tė arit nga ana e Bashkimit Sovjetik ėshtė edhe njė tregues tjetėr qė tregon nga njera anė mungesėn e solidaritetit nė kampin socialist dhe nga ana tjetėr dijeninė qė kanė pasur sovjetikėt pėr arin shqiptar. Gjithashtu ėshtė pėr t'u kujtuar qė fill pas prishjes sė madhe shqiptaro-sovjetike, nuk u pa ndonjė presion i madh pėr tė kėrkuar "borxhet" nga ana e Bashkimit Sovjetik. Ndonėsė publikisht u tha se ato u falėn nė vitin 1959, prap mund tė ishte ndonjė sasi tjetėr e marrė pas kėtij viti duke pasur arin nė mes. Duket qė tė dy palėt nuk kanė dashur tė bėhet publike ēėshtja e arit pasi ishte e dėmshme pėr tė dyja palėt. Pėr palėn shqiptare merrej vesh dėrgimi i arit nė Bashkimin Sovjetik dhe pėr palėn sovjetike dilte nė pah pazari pėr tė marrė arin shqiptar.

 

Ku shkuan 8 ton ar dhe argjend nė vitin 1968

 

Nė vitin 1968 ka qenė i vetmi moment kur regjimi komunist preu monedhat pėrkujtimore prej ari dhe argjendi nė kuadėr (siē u tha) tė 500 vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut. Nė lidhje me kėtė Presidiumi i Kuvendit Popullor nxorri njė dekret tė posaēėm mė 16 janar 1968.

Nė lidhje me kėtė pikė u bė ky diskutim nė Presidiumin e Kuvendit Popullor:

Haxhi Lleshi:......Mendoj qė si pikė tė parė tė fillojmė me shqyrtimin e projektdekretit pėr prerjen e monedhave pėrkujtimore prej ari dhe argjendi, mbasi kemi edhe Aleks Verlin (nė atė kohė ministėr i Financave - shėnim).

Tonin Jakova: Ky italiani qė e merrr pėrsipėr kėtė (prerjen - shėnim) sa fiton? A ėshtė nė marrėveshje se sa do tė fitojė? Cili ėshtė ēmimi i arit monedhė nė drejtim me monedhėn e zakonshme? A do tė bėhen edhe medalione tė tjera pėrkujtimore apo vetėm nė kėtė rast? Pastaj kush do t`i shesė, do t`i shesė ai nėn kontrollin tonė?

Gogo Nushi: Ky propozim pėr shembull qė bėn ai, a janė tė lidhura si numur e si vlerė? A ėshtė sugjerim i yni apo i atij? Ata janė ekspertė, janė specialistė pėr kėto punėra, prandaj njė gjė duhet ta dijmė qė tė jemi tė ndėrgjegjshėm se nuk i hyjnė kėsaj pune pėr tė popullarizuar Skėnderbeun. Pėr shembull ata i lidh interesi i fitimit.

Aleks Verli: Kėsaj pune i hyjmė pėr herė tė parė. Duke parė qė shpesh herė tė huajt na kanė kėrkuar tė tilla monedha pėrkujtimore, jo vetėm prej ari por edhe prej argjendi e bakri na nxiti qė t`i hyjmė njė pune tė tillė. Nga propozimi i bėrė nga ky pamė mundėsinė qė mund t`i hynim njė pune tė tillė. Nga propozimi i bėrė nga ky pamė mundėsinė qė mund t`i hynim dhe ēdo gjė dhe se kjo mund tė jetė me leverdi pėr ne. Ky i merr tė gjitha pėrsipėr, ndėrsa nga ne kėrkohet autorizim zyrtar. Tani e kujt ėshtė leverdia mė e madhe? - Kuptohet e atij, kėtė e dimė dhe jemi koshientė sepse ai niset nga qėllimi i fitimit, pasi kėto monedha shiten dyfishin e vlerės apo mė shumė. Pėr shembull 10 lekėshi nė qoftėse e ka vlerėn 1 dollar, ai do ta shesė 4 dollarė. Kėta bėjnė katalogon e monedhave tė ndryshme qė i shpallin me vleftėn pėr seicilėn monedhė. E mbajnė vlerėn e monedhės sipas kursit zyrtar. Leku jonė ėshtė 0.177 tė mijtat e gramit ar, dmth me kursin ligjor kėshtu llogaritet, por qė kėtu nuk e kemi shpallur se pse monedha ari nė para nuk kemi. Po kėshu edhe vendet socialiste nuk e kanė.....

Haxhi Lleshi: Po vendet e tjera socialiste kanė nxjerrė tė tilla?

Aleks Verli: Nuk na del qė tė kenė nxjerrė. Na del qė tė ketė nxjerrė Mao Ce Dunin, por nė medalion ėshtė ndryshe, nuk i japin llogari askujt. Ndėrsa pėr tė nxjerrė para nuk mund tė bėjnė shtypjen nė qoftėse nuk marrin autorizimin nga vendi pėrkatės. Sipas llogaritjeve del qė 30% tė fitimeve ai na i jep neve, 20% i ka shpenzime, pastaj bankat, rushfetet qė kanė etj.

 A mund tė bėjmė monedha tė tjera pėrveē kėtyre? Mund tė bėjmė. Tani pėr tani kėto menduam. Nė lidhje me afatin e shitjes ai na kėrkon afat 4 - 5 vjet, ndėrsa ne i thamė deri nė 3 vjet. Mendojmė se brenda 3 vjetėve mund tė shiten.

Tonin Jakova: Sa ėshtė gjithsej sasia e arit?

Aleks Verli: Ėshtė rreth 80 - 82 kv ar. Tani nga ana teknike a i kemi mundėsitė qė tė mos abuzojmė? Nė nė marrėveshje kemi arritur qė kėto monedha tė dalin nga 5 shtėpi tė njohura, dy nė Itali, njė nė Francė, njė nė Zvicėr dhe njė nė Gjermaninė Perėndimore. Tė drejtėn e kontrollit e kemi, por ka njė gjė tjetėr se kėto ruhen shumė nga komprementimi.

Tonin Jakova: Nė qoftė se i kemi mundėsitė, a nuk mund t`i bėjmė vetė kėto monedha?

Aleks Verli: Vetė nuk i kemi mundėsitė. E kemi tė zorshmė se ėshtė hera e parė qė bėhet, pastaj kėto janė shoqėri qė njihen, kanė degėt e tyre, kanė agjentėt e tyre, njihen me gjithė bankat e botės.

Haxhi Lleshi: Shpjegimet mė duket janė tė qarta. Kėta tė financės e kanė parė, qeveria e ka parė, interes siē paraqitet kemi. Prandaj mendoj qė duhet ta aprovojmė dekretin...".

Nė lidhje me kėtė kemi shfletuar edhe "Gazetėn Zyrtare" tė vitin 1968, e cila qysh nė numrin 1 tė saj nė faqet 2 dhe 3 tė saj pėrmban dekretin nr 4358 "Mbi prerjen e monedhave pėrkujtimore prej ari dhe argjendi". Sipa neni 1 tė kėtij dekreti autorizohej Banka e Shtetit Shqiptar tė priste njė seri tė jashtėzakonshme monedhat pėrkujtimore prej ari dhe argjendi. Sipas nenin 2 kėto monedha kishin "kurs ligjor dhe fuqi ēliruese pėr rregullimin e tė gjitha detyrimeve, obligacioneve dhe transaksioneve publike e private. Nė nenin 3 tė dekretit, monedhat prej ari do tė priteshin me pėrmbajtje ari tė thjeshtė 900/1000 dhe lidhje argjendi e bakri 100/1000. Kėto prerje do tė ishin 20, 50, 100, 200 dhe 500 lekė. Nga ana tjetėr monedhat prej argjendi me pėrmbajtje argjendi tė thjeshtė 1000/1000 ishin tė prerjeve 5, 10 dhe 25 lekė.

Nga pesha bruto nė gram e monedhave vihet re se mė tepėr peshon monedha 500 lekėshe me 98.74 gram dhe me diametėr 55 milimetra. Pėr kėto monedha neni nr 5 i dekretit nė fjalė parashikonte numrin progresiv nga 1 - 12.000.

I gjithė procesi i prerjes sė monedhave dhe mė pas i shitjes sė tyre ka kaluar nėpėrmjet njė labirinthi aspak tranparent. Tė bėn pėrshtypje fakti qė pėr njė ngjarje tė tillė simbolike nuk shpenzohet njė sasi simbolike ari por njė sasi e tillė qė afėrsisht ėshtė sa e gjithė sasia e arit qė ka hyrė nė thesar nga viti 1944 e deri nė fund tė viti 1990. Kėshtu duhet tė pohojmė qė shuma totale e arit tė futur (zyrtarisht) nė thesar ėshtė 8.839 kg, nga e cila mė 31 dhjetor 1990 kishin ngelur 1.239 kg.

Nė asnjė vend tė botės nuk ėshtė parė shpenzimi total i thesarit pėr tė prerė monedha nė njė rast tė caktuar festiv. Aq mė tepėr qė monedha nė fjalė i ėshtė shmangur tėrėsisht qarkullimit tė brendshėm.

 

 

 

Kush e ka depozituar arin nė perėndim

 

Vlerat monetare tė familjes Hoxha i ka qarkulluar nė perėndim dhe mė tutje njė njeri i afėrt i djalit tė Enver Hoxhės, Sokolit. Ky njeri quhej Shkėlzen Doēi. Ai brodhi pėr shumė vjet nė Francė, Kanada dhe Amerikėn e Jugut pėr tė qarkulluar dhe depozituar vlerate thesarit shqiptar nė emėr tė famijles Hoxha. Nė vitin 1983, Shkėlzen Doēi arrestohet sė bashku me dirigjentin Gaspėr Ēurēia si "falsifikator i biletave tė trenit". Shkėlzen Doēi nė gjyq nuk foli thuajse fare. Nė pėrfundim ai dhe Gaspėr Ēurēia u dėnuan me vdekje. Pikėrisht zbulimi mė i madh rreth personit tė Shkėlzen Doēit do tė hedhė mė tepėr informacion rreth vendit se ku ndodhet njė pjesė jo e vogėl e floririt tė grabirur tė shqiptar. Po ashtu nuk janė tė pakta informacionet qė qarkullojnė se pėr Amerikėn e Jugut njė rol jo pa rėndėsi ka edhe komunisti veteran Zhoao Amazonas, njeriu qė ishte i pranishėm mė shumė se kushdo nė kongreset e Partisė sė Punės.

Nė Zvicėr ndodhet vetėm njė sasi e caktuar e arit shqiptar. Ajo me e madhja ka kapėrcyer oqeanin.

 

Kush e ka kontrolluar kambizmin? A mund tė ishte kjo forma pėr tė siguruar llogari tė tjera bankare nė prag tė falimentimit tė regjimit komunist

 

Me anė tė vendimeve nr 5, 430 dhe 84 tė datave 7 janar 1988, 7 dhjetor 1988, dhe 8 mars 1989, janė transferuar jashtė shteti pėr qėllime kambizmi 4.072 dhe 13.193 kg argjend. Njė shumė e tillė e justifikuar pėr kambizėm ėshtė pamundur tė ketė shkuar e gjitha nė destinacionin qė thuhet. Pėr skandalin nė fjalė ka shkruar mė 26 qershor 1991 edhe gazeta "RD". Sipas gazetės, specialistėt e Fondit Monetar Ndėrkombėtar kishin zbuluar se llogaritė e bilancit valutor nuk rakordonin. Gazeta kritikon gjithashtu heshtjen e drejtorit tė Bankės sė Shtetit Niko Gjyzari dhe tė drejtorit pėr marrėdhėnie me jashtė Kamber Myftari. Po nė kėtė artikull bėhet fjalė se njeriu qė ėshtė marrė me "kambizmin" ėshtė Dhimitėr Gazhda, i cili sipas gazetės kishte dy muaj qė jetonte nė Greqi. Humbjet qė kishte pasur shteti shqiptar nė njė rast tė tillė sipa gazetės ishin rreth 200 milion dollarė.

Padyshim qė i ashtuquajturi "kambizėm" nė prag tė kapitullimit tė regjimit komunist nuk ka qenė gjė tjetėr veēse maskim i kalimit tė llogarive nė favor tė udhėheqėsve tė lartė komunistė.

Me anė tė njė shkrese sekret tė datės 6 tetor 1987, ministri i Financave Andra Nako, njofton Ramiz Alinė dhe Adil Ēarēanin sa mė poshtė:

"Njoftimi mbi llogarinė bankare 01 mė 30 shtator 1987, arriti rreth 17 milionė dollarė. Gjatė tremujorit tė 4-t tė vitit 1987, para shikohen nė kėtė llogari edhe shumat qė vijojnė:

-Nga interesat bankare pėr llogaritė nė valutė qė mbahen pranė bankave tė huaja - 200 mijė dollarė.

-Nga shkėmbimet valutore duke shfrytėzuar konjukturat, parashikimi ėshtė pėr 5 milionė dollarė, por do tė pėrdoren rreth 1.4 milion dollarė pėr blerje tė ndryshme sipas vendimit tė Kėshillit tė Ministrave .... 3.6 milion dollarė.

-Nga shoqėritė komisionere 400 mijė dollarė".

Nga shikimi i gjithė procesit tė "kambizmit"vėrehet se autoritetet komuniste kanė dashur tė humbin me dėshirė. Edhe ashtuquajtura "humbje" nuk ėshtė gjė tjetėr veēse forma mė ideale pėr tė justifikuar depozitimin e njė sasie tė caktuar ari.

Nga ana tjetėr sipas njė dėshmie qė ka dalė edhe nė shtyp 11 vjet mė parė, Banka e Shtetit Shqiptar pėr periudhėn 1983 - 1987 ka porositur 396 copė arka qė shėrbejnė pėr transportimin e arit. Nga kėto vetėm nė vitin 1983 janė porositur 196 copė, ndėrsa pjesa tjetėr nė vitin 1987. Kjo sasi arkash sipas specialistėve mund tė shėrbente vetėm pėr njė sasi prej 180 ton ar. 

 

 

Tė hetohet edhe investimet nė ndėrmarrjet me humbje ne fund tė viteve 80-tė

 

Njė tjetėr formė e pėrdorur pėr kalimin e sasive tė arit ose e tė ardhurave valutore nė perėndim, ėshtė ajo e pėrdorur nė fund tė viteve 80-tė nėpėrmjet firmave tė ashtuquajtuara "perėndimore", nė uzina apo kombinate qė tradicionalisht kishin dalė me humbje. Njė investimi tillė ėshtė vėnė re edhe Kombinatin Metalurgjik "Ēeliku i Partisė" nė Elbasan, nė vitin 1990 ku nė Uzinėn 12 dhe atė tė Nikel - Kobaltit janė "investuar" 40 milionė dollarė nė bashkėpunim me njė firmė gjermane krejtėsisht tė panjohur si ajo "Salsiger". Ky skandal ėshtė denoncuar qysh mė 11 maj 1991 nė sallėn e Kuvendit tė Shqipėrisė nga deputeti i Elbasanit Argjir Panariti (shih pėr kėtė "Punime tė Kuvendit, viti 1991", nr 1, faqe 529). Njė shumė e tillė maramendėse nuk mund tė jetė kurrsesi e investuar nė njė shifėr tė tillė. Firma nė fjalė duke qenė anonime nė kėtė fushė, si duket ka luajtuar rolin e pastruesit tė parasė. Kėtu ia vlen tė thuhet se dhe njė firmė tjetėr anonime si ajo "Rukert" nė periudhėn nė fjalė ėshtė marrė me kambizėm dhe ka konvertuar njė shumė prej 45 dollarėsh nė dojēmarka. Nuk dihet a mund tė ketė apo jo njė lidhje midis shumės sė "investuar" nė metalurgjik me shumėn e pėrdorur nga firma "Rukert" pėr llogari tė udhėheqjes komuniste.

Po ashtu mundt tė kujtojmė se njė firmė e njohur pėr lidhjet e saj tė ngushta me klanin Hoxha ishte edhe ajo qė drejtohej nga Hajdin Sejdia me emrin "Iliria Holding".

Sigurisht jashtė vėmėndjes nuk duhet lėnė as borxhi i jashtėm qė krijuan komunistėt (nė kundėrshtim me kushtetutėn e tyre) nė fund tė viteve 80-tė dhe qė arriti nė rreth 500 milion dollarė.

vijon

 

 

 

Atdheu i shqiptarėve, historia dhe fqinjėt

 

Nga Astrit Kola

 

Vijon nga numri i kaluar

Midis feudalėve shqiptarė dhe atyre nikeas, gjatė gjithė shekullit XIV u zhvilluan konflikte tė pėrgjakshme. Qė nga ajo kohė, shqiptarėt, si blegtorė tė dalluar, filluan tė depėrtojnė thellė nė Thesali dhe brenda njė kohe tė shkurtėr e populluan pothuajse tė tėrėn, ēka e dėshmojnė edhe emėrtimet e sotme unikale tė atyre trevave, si: Lopės, Luaras, Bardha, Kodra, Fereza (ferrėza), Malizi (mali i zi), Kurora etj..

Perandori bizantin Andronik III Paleolog, pasi u bind se shqiptarėt ishin faktori mė i rėndėsishėm gjeopolitik, ekonomik dhe ushtarak i rajonit, u detyrua tė pėrmirėsojė marrėdhėniet me ta dhe, pėr kėtė qėllim, nė vitin 1332 hyri nė bisedime e negociata me sundimtarėt e tyre dhe fiset Malakasi, Buja e Mesariti.

Kur mbreti anzhuin, Roberti, nė vitin 1338, me anė tė njė mashtrimi zuri rob Tanush Topinė (sundimtari i atėhershėm i Krujės dhe rrethinave, deri afėr Durrėsit) dhe urdhėroi ta ekzekutonin atė, nė luftėn kundėr shqiptarėve angazhoi mercenarėt katalanė, kėta luftėtarė tė llahtarshėm, tė cilėt, asokohe, i gjeje me shumicė nė Greqi.

Perandori Andronik, duke shfrytėzuar rastin e mosmarrėveshjeve midis sundimtarėve shqiptarė, sidomos pas fitores sė anzhuinėve kundėr Tanush Topisė dhe aleatėve tė tij, i sulmoi pabesisht pas shpine ata. Nė kėto sulme, ai pėrdori si forcė ushtarake hordhitė turke, tė paguara shtrenjtė, dhe u shkaktoi shqiptarėve humbje tė mėdha nė vitin 1338.

Pasi shkatėrroi rebelimin e feudalėve tė Zetės dhe Shkodrės, tė udhėhequr nga Dhimitėr Suma, mbreti serb, Stefan Dushani, filloi tė zgjerojė territoret nė kurriz tė trojeve tė banuara nga shqiptarėt, deri nė kufijtė jugorė tė Maqedonisė sė sotme, nė Prilep, Strugė dhe Ohėr, tė cilat ranė nėn sundimin e tij nė vitin 1934. Mė pas, nė vitin 1343, Dushani pushtoi Krujėn. Tre vjet mė vonė, nė vitin 1346, Dushani pushtoi Beratin, ndėrsa njė vit mė vonė, nė vitin 1347, ai pushtoi pothuajse gjithė Epirin dhe Thesalinė, pas njė rezistence anemike tė shqiptarėve, tashmė tė rrėnuar nga luftėrat e njėkohshme nė tė gjitha frontet dhe tė imponuara nga armiq tė fuqishėm.

Pasi Dushani pushtoi Epirin dhe Thesalinė, duke shfrytėzuar urrejtjen e shqiptarėve ndaj grekėve dhe Andronikut III (tė cilėt patėn bėrė krime tė rėnda kundėr tyre), mbreti serb, me anė tė premtimeve tė mėdha rekrutoi nė ushtrinė e tij aq shumė shqiptarė, saqė ato pėrbėnin pothuajse 3/4 e saj.

Nė librin "Historia e serbėve", botuar nė vitin 1922, historiani ēek Kostandin Jireēek, shkruan: "Shqiptarėt, tė mbushur me urrejtje armiqėsore ndaj grekėve, qė nga koha e masakrave tė tyre nėn udhėheqjen e Andronikut III, u rekrutuan dhe shėrbyen me gėzim nė ushtrinė serbe. Kur u bė perandor nė vitin 1348, Dushani u vetėtitullua "Perandor dhe sovran i serbėve, grekėve, bullgarėve dhe shqiptarėve."

Pėr sundimin e Epirit, Stefan Dushani emėroi si mėkėmbės vėllain pėr babė, despotin Simeon Urosh, territoret e tė cilit kufizoheshin me ato tė administruara nga kunati i tij (vėllai i gruas), despoti Jovan Asen, qė asokohe zotėronte Shqipėrinė e Jugut dhe qė rezidencėn personale e kish ndėrtuar nė Vlorė.

Lidhur me kėtė periudhė, historiani serb Vladimir Ēoroviē, shkruan se: "Dushani, haptazi, i ndihmoi shqiptarėt nė raport me grekėt, duke u dhėnė krerėve tė tyre tituj tė shquar dhe zotėrime tė mėdha."

Nė ushtrinė e vojvodės Preljub, mėkėmbėsit tė Dushanit nė Thesali, kishte njė numėr shumė tė madh shqiptarėsh, madje me poste shumė tė larta. Aq tė rėndėsishėm ishin kėta komandantė, saqė kishin tagėr tė rekrutonin si mercenarė shumė kalorės dhe luftėtarė venedikas e raguzanė.

Nėn pushtetin e perandorit Dushan, shqiptarėt populluan pothuajse gjithė Thesalinė dhe shumė shpejt arritėn deri nė thellėsi tė gadishullit tė Atikės, nė Peloponez.

Ata u shpėrndanė edhe nė disa ishuj tė detit Jon, ēka dėshmohet edhe nga emėrtimet e sotme shqipe tė shumė vendeve tė Greqisė, si: Spata, Koropi, Armiri, fshati athinjot Plaka, madje populluan edhe njė fshat tė quajtur Hrvati, nė Atikė.

Perandori Dushan kishte pėr shqiptarėt njė dobėsi tė veēantė, ēka e dėshmon edhe dokumenti-patentė i lėshuar prej tij nė vitin 1336, nė tė cilin, ndėr tė tjera theksohet: "... tė gjithė shqiptarėt e Tuzit lejohen tė mbajnė kripore dhe pėrjashtohen nga taksat kishtare, pėrveē detyrimit pėr dhėnien e njė sasie kripe pėr kishat pranė kriporeve. Fshatrat e Tuzit tė drejtohen e pėrfaqėsohen nga njė kryeplak, tė cilin ēdo fshat ta zgjedhė vetė."

Nė shkrimet e vjetra tė asaj kohe pėrmenden kryepleq tė tillė si Llesh Tuzi, Pal Bushati, Gjon Bushati dhe Pjetėr Kuēi (njė nga krerėt mė tė pėrmendur tė fisit tė famshėm Kuēi).

Qė nė atė kohė, shqiptarėt lejoheshin dhe ishin tė integruar nė njė sistem tė tyrin tė drejtėsisė, qė pėrfaqėsonte nė vetvete njėfarė organizimi kanunor tė komunitetit, qė ishte pararendės i tė famshmit Kanun i Lekė Dukagjinit.

Dushani i kish pėrjashtuar shqiptarėt nga organizimi i tij kanunor, qė bėhej sipas tė ashtuquajturit Kanuni i Perandorit Stefan Dushani, i cili ndryshonte nga Kanuni i shqiptarėve. Nė thelb, Kanuni i Stefan Dushanit mbronte interesat e feudalėve dhe Kishės Ortodokse, gjatė mosmarrėveshjeve tė tyre me fshatarėt, tė cilėt refuzonin tė paguanin taksat e tė bindeshin dhe shpesh herė rebeloheshin.

Atėkohė, herezia ndaj besimit dhe adhurimit ndaj Zotit, Krishtit dhe apostujve, ishte blasfemia mė e ndėshkueshme nga pushteti dhe njėkohėsisht detyrimi kryesor pėr respektimin e fesė, ēka garantonte pushtetmbajtjen e bekuar nga Kisha Ortodokse.

Qė nė atė kohė, shqiptarėt popullonin nė masė Dalmacinė, Hercegovinėn dhe Bosnjen, ēka e dėshmojnė edhe shumė emra shqip tė fshatrave tė atjeshėm, si: Bari (nga fjala - bar); Burmazi (nga fjala e vjetėr shqipe - njeri i madh, trupmadh); Buna (nga fjala e vjetėr shqipe-nėn ujė); Bukamira (fjala - buka e mirė); Butmir ( nga shqipja e vjetėr - tokė e mirė); Curri (shkėmb, shkrep); Dreteli (fjala shqipe - dredhėl); Kukusi; Murraj; Vuēaj; Otimir; Skoēaj; Vajmezi; Kokona; Korēa; Ibali; Ligati; Gjeēi; Tuēepi; Tulja; Zavala etj..

Emėrtimi i qarkut SEMBERIJA, sipas gjuhėtarėve malazezė Milan Budimir dhe Ivan Popoviē, vjen nga fjala e vjetėr shqipe, SEMBER, qė do tė thotė "kalė pėr mbrehje".

Pėr praninė e dikurshme tė shqiptarėve nė kėto treva, dėshmojnė gjithashtu edhe mbiemrat e dėgjuar si Barzeta; Burmazi; Dodoshi, Dukangjeēi, Gurakuqi; Ibalja; Kalimanoviē; Keēi; Keēanoviē; Kokėza; Lekiē; Mushkinja; Perendija; Preka; Zotoviē; Xhaja; Xhajiēi etj..

Etnologu serb Spiro Kulishiē, pas krahasimit dhe analizės etimologjike tė shumė fjalėve dhe shprehjeve tė serbėve tė Fushė Livanjės, gjeti shumė analogji sintaksore dhe fonetike me fjalėt dhe shprehjet e banorėve tė sotėm tė trevave tė Zetės sė dikurshme, tė cilat, mė pas, linguisti Pavėl Iliē i pėrfshiu dhe i thelloi nė studimin me titull: "Ndikimet latine dhe shqiptare".

Nė njė artikull tė vitit 1978, tė historianit Bogumil Hrabak, thuhet: "Fshatrat hercegovinase dhe ndėrtimet stanore tė blegtorėve, qė para vitit 1330, nė masė tė konsiderueshme, nė sensin etnik, janė padyshim me origjinė shqiptare".

Shumė shkencėtarė dhe studjues serbė, kanė rėnė dakort dhe e kanė pranuar njėzėri se, gjatė shekujve XII-XV, grupe dhe fise shqiptarėsh, kryesisht blegtorė, kanė populluar trevat qė nga Zeta e deri nė Neretvė dhe malėsitė e Matarugės; Mugoshės; Macures; Majnes; Malonshicės; Luzhanit; Krriēit; Burmazit; Zhuroviēit; Miriloviēit etj..

Pas vdekjes sė Stefan Dushanit nė vitin 1355, filluan luftėrat e gjata e tė pėrgjakshme midis sundimtarėve shqiptarė, grekė e serbė. Shumė prej kėtyre despotėve, rekrutuan si mercenarė katalanėt, tatarėt, kumanėt dhe turqit osmanllinj, tė cilėt ishin edhe mė tė shumėtit nė numėr.

Mėkėmbėsi i Stefan Dushanit dhe sundimtari i Epirit, Simeon Uroshi (vėllai pėr babė i Dushanit), nga dėshira pėr t'i rrėmbyer fronin trashėgimtarit tė Dushanit, nipit tė tij njomėzak, tė quajtur Urosh, u vetėshpall: "Perandor i grekėve, serbėve dhe i gjithė Shqipėrisė".

Duke pėrfituar nga sherret e familjes mbretėrore serbe pėr fronin, despoti grek Niqifor II, arriti tė marrė drejtimin e despotatit, tė cilin e mbajti gjatė njė periudhe prej tre vjetėsh, 1356-1359.

Pėr tė fituar dashamirėsinė dhe mbėshtetjen e serbėve, Niqifori II mori pėr grua vejushėn e Stefan Dushanit, Helenėn, dhe, pėr tė qetėsuar e kandisur bashkėshorten e re, pėrzuri gruan e deriatėhershme, Ana Kantakuzenėn, duke e kthyer atė pranė familjes atėrore, nė Peloponez.

Shqiptarėt e adhuronin Anėn fisnike dhe babanė e saj, tė famshmin Jovan Kantakuzenin, jo thjesht pėr gjakun shqiptar, por edhe pėr shkak tė virtyteve tė shkėlqyera.

Ata nuk e falėn poshtėrimin e Ana Kantakuzenit dhe Jovanit plak, ndaj e kėrcėnuan Niqiforin me vdekje, nėse nuk e prishte martesėn me Helenėn dhe nuk rikthente pėrsėri nė Oborr Ana Kantakuzenėn dhe gjithashtu kėrkuan qė asaj t'i rikthehesh kurora mbretėrore dhe tė gjitha tė drejtat qė i takonin si mbretėreshė.

Pasi nuk arriti dot t'i bindė shqiptarėt tė hiqnin dorė nga kėrkesat e tyre "tė ekzagjėruara", Niqifori vendosi t'i shkatėrronte ata. Pėr kėtė ai menjėherė rekrutoi dhe pagoi me shuma tė mėdha ari mercenarėt turq, tė cilėve u kėrkoi t'i masakronin tė gjithė shqiptarėt.

Sikundėr shkruan Kostandin Jireēeku: "Fiset shqiptare dhe luftėtarėt e tyre tė shkathėt e trima, e vranė Niqiforin nė vitin 1358, kurse stratiotėt e tij grekė dhe mercenarėt turq i masakruan, duke u prerė kėmbė e duar".

Paskėtaj, Simeon Uroshit i mbeti nė zotėrim vetėm Thesalia, tė cilėn ai e sundoi si perandor gjatė periudhės 1359-1371, sepse pothuajse tė gjithė Epirin u detyrua t'ia lėshojė sundimtarėve tė mėdhenj shqiptarė, Pjetėr Lloshit dhe Gjin Bua Shpatės.

Pjetri mori nė zotėrim qytetet e Artės dhe Rogės, ndėrsa Gjini mori nė zotėrim qytetet e Anhelės dhe Angjelokastrės.         

vijon

 

Shteti modern shqiptar ne vitet 1920-1939

 

Nga Safet Ramolli

 

Vijon nga numri i kaluar

Por nuk ka sesi tė mos tėrheqė vėmėndjen edhe fakti qė Kreu i Shtetit do tė pėrqėndronte nė duart e veta edhe komandimin ushtarak; ashtu sikurse ēėshtjen e Sigurimit e tė Mbrojtjes kombėtare e integroi me vendet fqinje, sidomos me Italinė, tek e cila edhe kishte mbėshtetur shpresa tė besueshme, prandaj edhe nėnėshkroi dy traktate me karakter ushtarak: (Pakti i Miqėsisė dhe i Sigurimit dhe Aleanca Mbrojtėse. SR).

Po t’u referohemi biografėve tė Mbretit Zog, rezulton se Ai ka qėnė mjaft i kujdesshėm nė problemin e lidhjes e tė bashkėpunimit me vendet fqinje, apo edhe me tė tjerat. Kėshtu, nė vitin 1926, ministri fuqiplotė italian nė Tiranė, i premton Atij mjaft oferta joshėse, nė kėmbim tė miratimit tė tė drejtave italiane nė Shqipėri. (Ėshtė fjala qė Ai tė pranonte vėnien nėn inspektimin italian tė ushtrisė dhe xhandarmėrisė, si dhe vėnien e krejt Shqipėrisė nėn protektoratin italian, etj.. SR). Por Ai e refuzoi me neveri kėtė ofertė, sepse respektonte parimin e garantimit tė pavarėsisė dhe tė tėrėsisė territoriale, me resurset njerėzore dhe materiale tė vendit tė vet. (7)

    Nė vitet qė do tė pasojnė, Forcat e Armatosura do tė merrnin pamje dhe pėrmbajtje mė tė plotė. Ato do tė pajiseshin me bazė ligjore bashkėkohore, me resurse njerėzore mė tė studjuara dhe mė tė pėrshtatshme pėr marrjen mbi shpatulla tė pėrgjegjėsive mė tė mėdha e pėr tė bėrė sakrifica mė tė shumta. Ato do tė stėrviten dhe armatosen sipas standarteve tė simotrave perėndimore, ashtu sikurse do tė trajtohen nė pikėpamje morale, e sidomos materiale e sociale, nė nivele tė krahasueshme me homologet e tyre nė Perėndim.

Mbi kėtė bazė, Kreu i Shtetit Shqiptar, mė 4 tetor 1927, do tė shprehej nė Parlament se, “nė pak kohė Ushtria po ecėn nė binarėt e progresit, tė strukturimit bashkėkohor; tė stėrvitjes dhe aftėsimit pėr tė garantuar mbrojtjen e tėrėsisė territoriale tė vendit. Ajo tashmė ka jo vetėm atė pamje por edhe ato parametra, tė cilat mund tė japin tė drejtėn e gjykimit se, kazerma shqiptare nuk ėshtė vetėm mbrojtja e Kombit por edhe shkolla e atdhedashurisė dhe e disiplinės kombėtare. (8)

Megjithatė, vihej detyrė qė ky potencial i kėnaqshėm mbrojtės, tė mbahet gati nė ēdo kohė dhe nė tė gjithė pėrbėrėsit e tij: pra forca ushtarake tė jetė e organizuar, e komanduar dhe e gatshme tė pėrmbushė detyrat nė ēdo kohė.

    Viti 1928 pėrbėn njė pikė kulmore nė historinė e vendit tonė, jo vetėm nė pikėpamje tė ndryshimit tė regjimit shtetėror, por edhe tė gjendjes e tė administrimit tė Forcave tė Armatosura. Deklarimi i Shqipėrisė “Mbretėri” e cilėsuar: “Mbretėri Demokratike Parlamentare dhe e Trashėgueshme”, paraqiste interes pozitiv edhe pėr Italinė fqinje, e cila, duke patur “njė dorė tė fortė” nė drejtimin e Shtetit Shqiptar, garantonte mė mirė pozitat ekonomiko–financiare dhe politiko–ushtarake nė Shqipėri.

Artikulli 71 i Statutit Themeltar tė Monarkisė Shqiptare, jo vetėm qė e deklaron Mbretin si Kreun mė tė Lartė tė Shtetit, por edhe i jep kompetenca e tė Drejta tė mjaftueshme, pėrfshi edhe atė tė Komandantit mė tė Lartė tė Forcave Ushtarake; ka kompetencė tė ushtrojė tė drejtėn pėr tė shpallur luftė nė rast mbrojtjeje, ndėrsa shpallja e luftės jashtė kushtit tė mbrojtjes dhe lidhja e paqes, bėhen vetėm me miratim tė parlamentit. Po ashtu, Mbreti kishte pushtet tė fortė nė zbatimin e politikės sė caktimit e tė heqjes sė drejtuesve shtetarė e ushtarakė; nė ēėshtjet e vendosjes pėr traktatet politike, ekonomike, e sidomos ato ushtarake me shtetet e tjera, etj.

Kėshtu, asnjė ligj nuk gjente zbatim konkret pa miratimin e Mbretit. (9)

Nė Kapitullin e Pestė tė Statutit, normohet veprimtaria e Forcave tė Armatosura. Kėshtu, si mision i tyre pėrcaktohet mbrojtja e Nderit, e Pavarėsisė, e tėrėsisė teritoriale tė Atdheut dhe e interesave tė larta materiale e morale tė Shtetit.

Njėherėsh pėrcaktohen komponentėt kryesorė tė F.A, tė cilat janė Ushtria Kombėtare dhe Xhandarmėria; komandimi i tyre ėshtė unik dhe janė nėn komandėn dhe urdhėrin absolut tė Mbretit; sejcila prej tyre ka detyra tė pėrcaktuara krejt qartė, etj..

    Sikurse mund tė gjykohet, problemet thelbėsore tė Sigurimit e tė Mbrojtjes kombėtare, janė tė normuara me ligj; organizimi, pėrdorimi, komandimi, ēėshtjet sociale tė F.A dhe tė ushtarakėve janė krejtėsisht tė pėrcaktuara qartė dhe pa asnjė ekuivok. Po nė vitin 1928, do tė ketė evenimente tė rėndėsishme pėr F.A. Kėshtu, mė 24 Qershor u muar Ligji i Parė Organik i Ushtrisė dhe i Xhandarmėrisė, si njė bazament pėr organizimin e tyre. Sipas Artikullit 75 tė Statutit tė Republikės, Komanda Eprore e Fuqive Armate ėshtė nėn drejtimin e Kryetarit tė Republikės. Direkt prej Atij varen:

- Komanda e Pėrgjithshme e Fuqive Armate

- Komanda e Pėrgjithshme e Xhandarmėrisė

- Inspektoriati i Pėrgjithshėm i Ushtrisė dhe ai i Xhandarmėrisė

Kėto komanda ndahen nė: Komandė e Vėrtetė, (e mirėfilltė ushtarake. S.R.), dhe Intendanca (logjistika pėrkatėse S.R), tė cilat nė vetvete ishin organizuar nė disa seksione.

Gjėndja e Komandave tė Larta sipas kėtij Dekret–Ligji, ėshtė:

- Komanda e Divizionit Aktiv

- Komanda e Divizionit Rezervė

- Tre Komanda Grupi Kėmbėsorie

- Njė Komandė Artilerie

- Njė Komandė e Trupave tė Xhenios

- Njė Komandė e Marinės, dhe

- Njė Komandė e Gardės (10)

Gjėndja e trupave nė kėtė vit, ėshtė si vijon: nėntė batalione kėmbėsorie me komandė; tre kompani kėmbėsorie; dy kompani mitralozi; njė batalion Garde me katėr kompani dhe njė togė kalorėsish; katėr batalione kufizuesish me komanda; tre kompani kufizuesish (njėra prej tė cilave nė Tiranė. S.R); njė bandė frymore presidenciale; formacioni vullnetar, por kishte edhe formacione tė tjera speciale (artilerie, urahedhėse, ndėrlidhjeje, seksione ambulance, seksione autoblindash e tankesh.)

Ligji “Pėr Shėrbimin Ushtarak”, i datės 3 shkurt 1928, normonte mėnyrėn e kryerjes sė shėrbimit ushtarak prej shtetasve shqiptarė, brenda limitit kohor 19–50 vjeē, ndėrsa nxėnėsit e studentėt bėnin 6–12 muaj shėrbim dhe pėrgatiteshin si oficerė rezervė. Paraushtarakėt e shkollave civile, i nėnshtroheshin stėrvitjes nga mosha 16-vjeēare e deri nė fillimin e shėrbimit ushtarak, nga 3-muaj rresht dhe me uniformė. Shėrbimi ushtarak aktiv, kryhej nė tetėmbėdhjetė muaj. (11).

Po ashtu, nė ligjet qė cituam mė lart, parashikohej ngritja e njė Drejtorie tė Pėrgjithshme tė Shkollave, e cila do tė kishte synim: pėrgatitjen e nėnoficerėve tė aftė pėr artilerinė, kėmbėsorinė dhe mitralozat. Gjithashtu, do tė organizohej edhe shėrbimi xhenier pėr ndėrtimin e kazermave dhe depove. Shėrbimi ushtarak kishte si objektiv parėsor edhe organizimin e kurseve pėr eleminimin e analfabetizmit.

    Kalimi nė Regjimin Monarkik, nė fushėn ushtarake do tė shoqėrohej edhe me parashikimin dhe zbatimin e disa elementėve, tė cilėt synonin nxitjen e veprimtarisė sė ushtarakėve nė sensin pozitiv, por edhe pėr rritjen e besueshmėrisė reciproke: pėr oficerėt u parashikua dhėnie e menjėhershme e njė grade mė tė lartė. Nė vitin 1928, pėr mbajtjen e trupave tė rregullta nė pamje dhe nė gatishmėri pėr tė vepruar, 48,03 % e buxhetit shtetėror konsumohej pėr qėllime ushtarake, nga 45,7 % qė ishte kjo shifėr nė 1925. (12) Por gjithsesi, edhe nė tė ardhmen, shpenzimet pėr problemet e mbrojtjes kombėtare do tė kapnin shifra tė larta. Nė vitet 1931-1932, shpenzimet pėr Fuqitė Armate kapnin shifrėn 50 % tė krejt buxhetit tė shtetit.

     Nė funksion tė pėrgatitjes dhe kualifikimit tė kuadrit komandues, mė 26 tetor u hap “Shkolla Mbretnore Ushtarake”; mė 14 Nėntor krijohet Enti Kombėtar “Djelmnija Shqiptare”; stėrvitja e paraushtarakėve kryhej normalisht; u planifikua tė hapej njė shkollė pėr aspirantė, me 7 shkallė, etj.. Por edhe mė vonė, vit pas viti, kėto struktura do tė evoluojnė progresivisht krahas dhe bashkė me gjithė Institucionet dhe Organizmat e Shtetit Shqiptar. Gati pėr ēdo vit, u formuluan ligje qė synonin konsolidimin strukturor, si dhe bėrjen e tyre mė efiēiente dhe mė operative. Kėshtu, mė 27 Nėntor 1929, u shpall ligji i ri “Mbi organizimin e Fuqive Armate.” Sipas kėtij ligji, pėsojnė ndryshime deri edhe nė riemėrtimin e strukturave ushtarake. Komanda e Forcave tė Armatosura  riemėrtohet “Komanda e Mbrojtjes Kombėtare.” Efektivi i Ushtrisė kėtė vit pėrbėhej nga: 450 oficerė; 740 nėnoficerė dhe 9100 ushtarė, ndėrkohė qė njė batalion kėmbėsorie kishte nė organikė: 21 oficerė; 37 nėnoficerė dhe 422 graduatė e ushtarė.(13)

Gjithashtu, ushtria kėtė vit do tė pajisej me rregullore dhe mjaft akte tė tjera normative, tė cilat normonin veprimtarinė e saj; njėherėsh u bė riorganizimi i Rojes Kombėtare tė Kufirit, por ndryshime tė ndjeshme do tė kishte edhe Xhandarmėria, e cila u riorganizua sipas strukturės: batalion, kompani, togė e postė.

  Gjatė vitit 1930, nuk rezultojnė ndryshime me peshė nė Ushtrinė Kombėtare, por kėtė vit Flamujtė u ndanė nė: Flamuj Shteti; Flamuj Zyrtarė dhe Flamuj Luftarakė tė Fuqive Armate. Tashmė, Njėsitė Ushtarake kompletohen me Flamurin e tyre Luftarak, si simbol i Trimėrisė, Heroizmit dhe Nderit tė Repartit. Fuqitė Armate do tė pėsonin ndryshime strukturore edhe gjatė vitit 1931. Mė 30 Qershor doli Ligji i Ri “Mbi rregullimin e Ushtrisė Kombėtare”. Komanda e Mbrojtjes Kombėtare varej nga njė gjeneral, i cili ėshtė pikėrisht Xhemal Aranitasi .(14)

 Me Dekret-Ligjin e datės 01 Gusht 1931, formohet “Milicija Shqiptare”. Gjatė viteve 1932–1933, Fuqitė Armate pėsojnė ndryshime tė cilat mund t’i emėrtojmė “cilėsore”, pėr vetė faktin se dalin dy ligje mjaft tė rėndėsishėm: mė 19 Qershor del “Kodi Penal Ushtarak” sipas njė modeli italian, dhe Ligji “Mbi Gjėndjen e Oficerave”, i cili normonte pozitėn shoqėrore e sociale tė oficerėve gjatė kryerjes sė shėrbimit aktiv e me leje; si bėhej emėrimi i parė i tyre, etj.. Kėtė vit, gjeneral Xhemal Aranitasi, gradohet Gjeneral–Divizioni.

 Nė vitin 1933 u planifikua hapja e njė Kolegji Ushtarak (Collegio Militari. S.R), masė e cila rezulton e parealizuar. Nė vitin pasues do tė dalin edhe dy ligje nė fushėn e Mbrojtjes Kombėtare. Kėshtu, mė 4 Prill 1934 u dekretua ligji: “Pėr rregullimin e Ushtrisė Kombėtare”, por edhe ligji i ri “Pėr Pensionet Civile dhe Ushtarake”.(15) Tek i dyti, krejt qartė evidentohet fakti qė ushtarakėt, tė cilėt kanė bėrė 20 vjet punė nė ushtri ose kanė plotėsuar moshėn 50 vjeē, pėrfitojnė njė pension tė pėrmuajshėm nė masėn 80 % tė pagės mujore qė kanė patur kur ata kanė qenė nė marrėdhėnie pune.

   Nė vitet 1935–1936, nė pikpamje ushtarake nuk rezulton ndonjė eveniment i veēantė, por nė pikpamje strukturore batalionet e kėmbėsorisė fuqizohen duke u shtuar nė numėr, nga 380 vetė nė 510. Njėherėsh, gjatė vitit 1936 del Rregullorja e Re e Uniformės. Shteti merr pėrsipėr detyrimin tė mbulojė shpenzimet suplementare tė ushtarakėve pėr kėtė shkak, duke i shpėrblyer ata me 200–250 franga ari.(16)

Sipas njė marrėveshjeje midis dy palėve: asaj shqiptare dhe asaj italiane, ushtria shqiptare pėrfitonte ndihma tė konsiderueshme, ashtu sikurse sasia e pėrgjithshme e efektivave ushtarake, nuk do tė kalonte numrin 6675 vetė.

Ndryshime nė Fuqitė Armate u parashikuan tė bėheshin edhe nė vitet 1937–1938. Mė 24 Mars 1937, do tė kemi njė Projekt–Ligj tė Ri, i cili ishte nė vijim tė atij tė vitit 1934, me synimin pėr ta pėrmirėsuar atė ndjeshėm. Po ashtu, mė 4 Qershor doli njė ligj tjetėr pėr Rekrutimin dhe Personelin. Por, tashmė, do tė bėhet evident fakti qė pala italiane i shton presionet ndaj Tiranės Zyrtare. Mė 29 Mars 1939, ajo i dėrgon Tiranės njė ultimatum krejt tė drejtpėrdrejtė, pėrmes tė cilit, jo pa cinizėm, kėrkonte: pushtimin e pikave strategjike tė Shqipėrisė; vendosjen e kolonėve italianė nė territoret bregdetare shqiptare, si dhe bashkimin doganor me Italinė.(17)

    Populli i kryeqytetit shqiptar dhe i krejt vendit, me transparencė u vu nė dijeni pėr rrezikun e pushtimit. Mė 1 Prill, nė Tiranė fillojnė demonstrimet masive anti-italiane. Vetė Mbreti i Shqiptarėve do tė urdhėronte mobilizimin e pėrgjithshėm dhe evakuimin e popullsisė civile nga Durrėsi-njė e drejtė kushtetuese kjo pėr Kreun e Shtetit Shqiptar, ēka nuk u realizua. Po ashtu, mė 5 Prill, Mbreti iu drejtua edhe faktorėve diplomatikė, tentativė qė rezultoi e pasuksesshme, sepse, nė orėn 05.30 tė datės 07 Prill 1939, “Tė Premten e Zezė”, sikurse ėshtė konsideruar nga historishkruesit shqiptarė, por edhe nga gjithė populli shqiptar, Durrėsi, Vlora, Shėngjini e  Saranda, do tė sulmoheshin njėkohėsisht nga 40–50 mijė trupa ushtarake italiane, tė ndihmuara e mbėshtetura edhe nga aeroplanė e anije luftarake.(18)

Nė kėtė mėnyrė, edhe njėherė Shqipėria do tė pushonte sė ekzistuari “e pavarur”, dhe bashkė me Pavarėsinė do tė eleminoheshin tė gjitha strukturat shtetėrore, pėrfshi edhe ato ushtarake.

    Pėr problemin nė fjalė, mund tė arrijmė nė pėrfundimin logjik, i pranuar dhe i pohuar ky edhe nga analistė nė zė tė fushės sė mbrojtjes e tė sigurisė kombėtare, vendas dhe tė huaj, se Mbreti Zog orientoi dhe zbatoi masa konkrete pėr ristrukturimin dhe aftėsimin profesional tė njė force ushtarake tė besueshme, tė sakrificės, tė pėrkushtuar pėr tė pėrmbushur me ēdo kusht misionin juridik, atdhetar e moral, por edhe tė mbėshtetur totalisht e realisht, pėr t’i garantuar Ushtrisė dhe Forcave tė Armatosura, mbrojtje ligjore tė sigurtė, mbėshtetje sociale dhe trajtim human nė tė gjithė veprimtarinė e saj.

vijon  

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie

Archives 2003 Part II

Archives 2003 Part I

Archives 2002 Part II

Archives 2002 Part I