lzhkstema.jpg

tradita_al@yahoo.com

 MIRESEVINI ne faqen e TRADITA LZHK.

 E perjavshme informative, politike dhe kulturore e

 LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR.

"Tradita", gazetė periodike e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar; Kryeredaktor: Erind Maēi; Adresa:Rr. Reshit Ēollaku, Shallvaret,Shk. 20/290-291 ; Tel. 242618

_____________________________________________________________________________

E Enjte, 21 Prill, 2005           Numri 13

_____________________________________________________________________________

web13.jpg

Editorial

 

Tallja me zgjedhjet dhe shqiptarėt 

Tė trembur nga kėrcėnimet serioze tė ndėrkombėtarėve pėr vlerėsim tė zgjedhjeve, jo sipas standardeve alla-shqiptarēe, por sipas standardeve evropiane, marifetēinjtė e politikės po duan t’i shtyjnė ato nė ditėt e nxehta, pėr t’i detyruar shqiptarėt tė abstenojnė, sepse kėshtu u konvenon. Sepse ata duan pushtete tė legjitimuara vetėm nga verdikti i ēerekut tė shqiptarėve tė aftė pėr tė votuar.

Por, mbi gjithēka, ata synojnė lodhjen nėpėr vapė tė formacioneve tė reja dhe partive tė vogla, pikėrisht tani kur ata kanė ndezur motorėt me pėrkushtim maksimal, ndonėse me financa modeste.

Kėsisoj, tė mėdhenjtė e “varfėr” tė kėtij vendi tė populluar nga bijtė e mjerimit, do ta kenė mė tė lehtė tė bėjnė fushata duke bredhur me makina me kondicionerė, qė kanė kushtuar mė shumė sesa ilaēet shpėtimtare tė munguara pėr fėmijėt e sėmurė me leuēemi, krejtėsisht e mjekueshme.

Kandidatėt miliarderė qė tmerrohen nga llogaridhėnia pėr punėt e pista, (pėr ēka u lipset edhe mandati e imuniteti i deputetit), as qė duan t’ia dinė pėr vapėn nė tė cilėn po na i degdisin zgjedhjet, ku ėndėrrojnė tė shkrumbosin shpresat e shqiptarėve.

Ata nuk prapsen, janė tė vendosur t’i shkojnė deri nė fund aventurės zgjedhore qė kanė pėrgatitur. Ata kanė vendosur tė lodhin e tė rraskapisin edhe ndėrkombėtarėt, pėr t’i detyruar tė pranojnė partnershipin e diktuar nga “verdikti” i mjeranėve qė po duan tė qeverisin, ndaj edhe e kanė hartuar Kodin nė kėtė mėnyrė.

Ku pyesin bijtė e Enverit pėr “kėrcėnimet e imperialistėve”, tė cilėve ua kanė marrė dorėn teksa po na shpiejnė “nga fitorja nė fitorje”.

Ata kanė bėrė shumė pėrparime nė rivendosjen e demokracisė, pėr ēka kanė shahit edhe njė ish ambasador, i cili pėr tė dėshmuar sukseset e pushtetarėve tė sotėm, deklaroi se “Shqipėria ka bėrė shumė pėrparime, sepse tani askush nuk bėn mė xhiro nė rrugė me kallash nė krahė, si dikur…”.

Ata janė tė qetė tashmė, pasi askush nuk mund t’i akuzojė se janė tė lidhur me krimin e organizuar dhe po e mbajnė gjallė atė, pasi “kreu i kėtij krimi”, (sikundėr u shpreh dikur njė pėrfaqėsues i rėndėsishėm perėndimor), Agim Pepa, ndodhet pas hekurave.

Pra gjithēka qė lidhet me zgjedhjet ėshtė bėrė gati, bashkė me vapėn, dhe “verdikti” ėshtė paravendosur.

 

LZHK, koalicionet nė funksion tė interesave kombėtare

 Nė njė konferencė pėr shtyp, Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar prezantoi zotin Dashamir Shehi, si drejtues i fushatės zgjedhore tė LZHK-sė. Zoti Tomorr Malasi u emėrua kryetar i Kėshillit Kombėtar. Pasi deklaroi emėrimet e mėsipėrme, NMT Mbreti Leka I Zogu u shpreh se pas zgjedhje, LZHK do tė bėjė koalicione, duke mos pėrjashtuar asnjė parti, por duke shtuar se do tė bashkėpunohet me ato parti qė punojnė pėr interesa kombėtare.

LZHK do tė konkurrojė nė tė 100 zonat zgjedhore dhe do tė synojė kthimin e pushtetit nė duart e shqiptarėve. LZHK ka paraqitur synimin e saj elektoral pėr t’u renditur ndėr forcat e para politike nė vend. Deputeti Dashamir Shehi deklaroi pėr mediat se Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, qė do tė konkurrojė nė tė 100 zonat zgjedhore, ėshtė njė strukturė zgjedhore e pėrbėrė nga parti, shoqata dhe individė tė ndryshėm qė, - sipas tij, - kėrkon transferimin e pushtetit nga duart e tė korruptuarve tek qytetarėt, pasi korrupsioni vitet e fundit ka arritur nė shkallėn mė tė lartė.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka vendosur qė Dashamir Shehi tė jetė pėrgjegjėsi kryesor pėr organizimin e fushatės elektorale dhe anonēimin e programit politiko-zgjedhor gjatė saj.

Nė konferencėn pėr shtyp, organizuar pas mbledhjes sė Kėshillit Ekzekutiv tė LZHK drejtuar nga Mbreti Leka kryetar i saj, deputeti Dashamir Shehi ėshtė shprehur se LZHK e ka nisur zyrtarisht fushatėn zgjedhore dhe synon qė tė jetė ndėr forcat kryesore tė politikės shqiptare. Ndėrsa vetė kreu i LZHK-sė, Leka I Zogu, ėshtė shprehur se gjatė zgjedhjeve do tė ketė koalicione, gjithmonė nė funksion tė interesave kombėtare. Ai theksoi gjithashtu se LZHK synon koalicione me tė djathtėt, pėr ēka shpresohet se do tė shqyrtohet nė tė ardhmen.

Korresp. i “Tradita”

   

Me propozim tė deputetit tė LZHK-sė Eqerem Spahiu

 Parlamenti, 1 minutė zi pėr Haradinajn e ri

 Me propozim tė deputetit Eqerem Spahiu (LZHK), parlamenti ka mbajtur njė minutė heshtje nė nderim tė luftėtarit tė UĒK-sė Enver Haradinaj. Nė fjalėn e tij z.Spahiu tha se "Tė gjithė sė bashku kemi shprehur dhimbjen e thellė pėr vrasjen makabre tė luftėtarit tė lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės Enver Haradinaj, vėllai i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Propozoj qė Kuvendi i Shqipėrisė tė mbajė njė minutė heshtje nė kujtim tė tė paharruarit Enver Haradinaj". Pas kėsaj tė gjithė deputetėt e pranishėm nė sallė respektuan kėtė propozim duke u ngritur nė kėmbė nė shenjė nderimi. I ndjeri Haradinaj u vra pas njė atentati nė njė nga vendbanimet rurale tė Pejės, Lybeniq, ku u plagos rėndė edhe njė anėtar i TMK-sė qė e shoqėronte. Policia e UNMIK ende nuk ka paraqitur njė variant tė plotė tė pistave tė hetimit dhe autorėt ende nuk janė kapur. Vrasjen e tij e kanė konsideruar me qėllime politike dhe 

kundėr kėtij akti janė shprehur tė gjitha partitė politike tė Kosovės. Ditėn e varrimit presidenti i Kosovės e ka shpallur ditė zie kombėtare. Nė ceremoninė e varrimit morėn pjesė krerė tė politikės sė Kosovės, shqiptarė dhe tė UNMIK. Ishin tė pranishėm edhe dy vėllezėrit e Haradinajt tė ri, ish-kryeministri i Kosovės Ramush Haradinaj qė ndodhet nė Hagė pėr akuzėn “krime lufte” dhe vėllai tjetėr qė ndodhet nė kampin Bonsteel nė Ferizaj. Autoritet e Hagės dhe ato tė Bonsteel lejuan dy vėllezėrit tė merrnin pjesė nė kėtė varrim, i cili ka qenė njė ndėr madhėshtorėt nė Kosovė.

Ky atentat erdhi pas atij tė kryer ndaj presidentit Rugova, ku nuk pati viktima. Prej vitit 1999 e deri mė sot, nė Kosovė janė ekzekutuar me atentate njė numėr i madh personalitetesh publike tė LDK-sė e partive tė tjera.

I ndjeri Enver Haradinaj ka qenė anėtar i UĒK-sė dhe ka pasur njė aktivitet tė njohur nė zonėn e Dukagjinit.

“Tradita”

 

 Murat Basha nis fushatė nė rrethin e Matit

 Mat - Gjatė javės qė shkoi z.Murat Basha zhvilloi njė takim nė disa qendra tė njohura tė krahinės sė Matit. Kėshtu ai kreu disa takime njohėse nė qendrėn e Komunės Derjan, e njohur si njė zonė antikomuniste, e cila nė votimet farsė tė vitit 1945 votoi krejtėsisht kundėr regjimit komunist e pėr kėtė shkak vuajti persekutimet mė ēnjerėzore deri me pushkatime masive. Nė takimet e tij me mbėshtetėsit e idesė zogiste dhe tė LZHK-sė, z.Basha pėrcolli mesazhet kombėtare tė kėsaj lėvizjeje, e cila udhėhiqet nga Mbreti Leka I Zogu. Basha tha se “gjithmonė kam qenė i gatshėm tė kontriboj si bir i kėsaj krahine, pėr tė ngritur emrin e veprėn e tė madhit Mbretit Zog. Me kėtė rast qė kam vėnė kandidaturėn pėr deputet, nėse ju do tė mė votoni, kjo do tė jetė njė nxitje dyfishe qė unė tė punoj me tė gjithė qenien time nė dobi tė kėsaj krahine tė martirizuar.”

Nė kėtė takim z.Basha ishte i shoqėruar nga kryetari i degės sė PLL z.Besnik Murati, nga veteranėt e PLL z.Seit Preni e Hamit Kurti, nga ish-kryetari i komunės Derjan, mjeku i njohur z.Nazmi Ēela etj.. Takimet e zhvilluara nė disa prej shtėpive mė tė mira tė kėsaj qendre ishin mjaft premtuese pėr tė ardhmen e fushatės. Mesazhi i kėtyre nacionalistėve e zogistėve tė paepur ishte: “Derjani i ka thėnė JO komunizmit qė nga viti 1945 e deri mė sot. Prandaj edhe kėtė herė do tė votojė kundėr tij e pro pinjollit tė Matit z.Murat Basha, nipit tė majorit tė Mbretit Zog I, tė cilit i ka marrė emrin Murat Basha (i vjetėr).”

Nė njė drekė tė shtruar pėr nder tė kandidatit tė LZHK-sė nė shtėpinė e djalit tė njėrit prej burrave mė tė njohur tė kėsaj zone, Qazim Prenit, Selmanit, u bisedua nė detaje konkrete pėr fushatėn qė do tė zhvillohet. Zona qė kandidon z.Basha pėrfshin njė territor tė gjerė qė shtrihet nė zonėn e Matit dhe njė pjesė tė Lurės e Dibrės.

  

Rrėnimi i shpirtit

 Nga Bahri Myftari

 Shumėkush qė ka lexuar romanin “Njeriu qė qesh” tė gjeniut tė letrave frėnge Viktor Hygo, nuk mund tė harrojė lehtė, madje nuk mund ta harrojė pėr gjatė tėrė jetės, figurėn e famshme tė Guinplenit.

Me siguri, arsyeja e kėsaj “jetėgjatėsie”, kurrė nuk do tė ishte damka, gjymtimi apo prishja e fytyrės sė personazhit, sepse, nė fund tė fundit, gjenia e shkrimtarit me tėrė forcėn e talentit tė vet, ē’do tė mund tė bėnte mė tepėr, sesa kishte bėrė “mjeshtėria” e xhelatit?

Atėherė? Ajo ēka i siguroi Guinplenit tė udhėtojė pėrgjatė tėrė jetės me ne, pa mėdyshje ėshtė zbulimi, zhbirimi i shpirtit tė tij, pastėrtia dhe pasuria e madhe shpirtėrore, forca pėr jetėn, dhe dashuria pėr dashurinė.

Nė njė bisedė tė rastėsishme me Kryetarin e Kontrollit tė Lartė tė Shtetit z.Robert Ēeku, pėrveē shqetėsimit tė tij pėr detyrėn, veē atyre dosjeve voluminoze qė, pėr nga sasia e faqeve, do tė dilnin mė tepėr sesa tėrė vepra e Hygoit, tė cilat, siē tha, do tė shqyrtohen e do tė ndjekin vetėm rrugėn ligjore e vetėm atė, shtoi thjesht si qytetar: me trishtim, por vė re njė prishje tė tejskajshme tė shpirtit njerėzor.

Natyrisht, sė pari, z.Ēeku nė kėtė pėrfundim do tė ketė arritur i ndihmuar prej personazheve tė gjendur nė dosjet e tij, veēse duhet shtuar, pa pasur kurrėfarė dėshirė pėr zmadhim e shpifje, kjo shėmti shpirtėrore, kjo prishje e shpirtit, ndonėse shpesh mbulohet prej bukurisė sė fytyrės, shėndetit dhe rrumbullakosjes sė saj, nė tė shumtėn e herės, jo prej tė ushqyerit mirė sesa prej mos “ushqyerjes” sė mendjes, ėshtė aq e pranishme nė jetėn tonė, sa, pezmi i z.Ēeku s’pėrbėn kurrėfarė gjėje tė veēantė, veēse shton tingujt e kėmbanave qė prej vitesh bien dhe bien…

 Harbutėria e zyrtarėve dhe e nėpunėsve tė shtetit ndaj qytetarėve, (nė kėtė rast kėta tė fundit, janė dhe prodhuesit e rrogave tė tyre), kapriēiot e policit, korrupsioni i gjyqtarit, trashėsia apo paaftėsia e prokurorit, fodullėku i qeveritarit dhe dremitja e presidentit, nuk meritojnė emėr tjetėr, veēse atė tė prishjes sė shpirtit.

Rrėnimi i shpirtit ėshtė atėherė kur agronomi, si nė rastin e Kontrollit tė Shtetit, do tė punėsohet si kontrollor, ose kur veterineri ėshtė i gatshėm tė shkojė edhe drejtor teatri. Rrėnim tė shpirtit kemi, dhe pse fytyra mund tė jetė engjėllore, tė jetė e mbuluar prej pafajėsisė, siē ndodh tek fytyra e fėmisė, dhe, duke fituar mbi to, s’ke pse ēuditesh kur sheh shpirtin e prishur tė ngjitet lart dhe tė firmosė pėr fatin tėnd e tė qindra tė tjerėve. Kėshtuqė kur hajduti bėhet ministėr, kur i korruptuari bėhet kryetar gjykate, kur imorali jep moral ndėr ekrane e gazeta, si dhe kur kodoshi bėhet apo ėshtė kryetar partie, pėr ēfarė tjetėr mund tė flasim, pėrveē asaj qė vetėm njė shpirt i gjymtė, njė shpirt i rrėnuar mund tė jetė burimi.

Nė njė komunė tė largėt tė Elbasanit, tre politikanė vendorė, njėheraz udhėheqės tė komunės. Kujdes, me epitetet “politikanė”, apo “udhėheqės”, ne qė jemi kėtej, larg komunės, qeshim e tallemi, pasi ata tė tre, para fshatarėve tė vet e heqin veten politikanė tė thekur (ē’bėn shpirti i prishur), u duket vetja si me qenė treshja e famshme: Dantoni, Marati e Robespieri. Edhe pse pėr ta kurrė nuk kam dėgjuar.

 Ditė mė parė, kryetari i partisė sė tyre, qė pati bėrė njė takim nė qendėr tė qytetit, hodhi direktivėn – pasi ka vendosur qė ca koka rreth tij t’i hajė kėtė radhė – pra hodhi direktivėn se kandidatėt pėr deputet duhet tė jenė bij tė zonės.

Tre “politikanėt” e komunės, me kėtė fjalė bese nė xhep, u ngjitėn pėrpjetė malit dhe ja, pikėrisht nė klubin e komunės, pa xhama e dritare, e mbi tė gjitha tė pistė si zakonisht, po i shpreheshin sho-shoqit. “Dantoni” pasi lavdėroi liderin e madh, tha se do tė kandidonte. Po pse tė mos e bėnte kėtė veprim, siē tha vetė, tė zgjuar! “Dantoni” e ka shtėpinė nė majė tė malit – nė mal e kanė tė tre ata – ky e ka krejt nė majė, aq sa, nėse i mbushet mendja ndonjė zogu qė fluturon nė ato anė, tė lėshojė glasėn mbi telat e korrentit, “Dantoni” pėr gjashtė muaj nuk ka drita...

Edhe unė e kam atė madje, tha “Marati”, jo vetėm mendja, por edhe dėshira mė thotė jepi. Pse ē’ėshtė para meje..., zuri tė numėrojė jo pak por nja 20-30 deputetė tė parlamentit tė tanishėm, tė cilėt, nė krahasim me “Maratin” aty, aty dilnin.

“Marati” e urrente diturinė e librave, prandaj “torturohej” nga mėngjesi deri natėn vonė nėpėr klube dhe dreka-darka, pinte aq shumė sa, nė fund tė “betejės”, nėse i vije shkrepsen, merrte e nxirrte flakė prej goje si me qenė vetė goxilla.

Unė kam shkuar mė tej, deklaroi “Robespieri”, i kam dėrguar letėr direkt liderit tė madh pėr tė realizuar dėshirėn time. Mos flisni. Jam i pėrgatitur: o do tė mė pėrshėndesė, o do tė mė futė thikėn pas shpine. Kjo e dyta ka mė shumė mundėsi. Megjithatė, u thashė, jam i pėrgatitur; e kam edhe teserėn e opozitės nė sirtar. Shkoj me ta. Ata kanė hapur jo vetėm dyert, por edhe …

Ja pra deri ku arrin vrapi dhe guximi i shpirtit tė rrėnuar. Nuk e “vret” se kemi kapėrcyer nja 5 vjet prej shekullit XX-tė, nuk do t’ia dijė se njė popull, njė komb i tėrė pėrpiqet e lodhet tė shkojė nė Evropė dhe jo nė mejhanet e fshatit.

Gjithsesi, atyre tre shpirtrrėnuarve tė fshatit u gjenden me shumicė shėmbėlltyra edhe nė qytet, madje ata gjenden dhe lulėzojnė hatashėm edhe mu nė zemėr tė kryeqytetit. Pėrndryshe, pėrndryshe pse do tė kishte jeta kaq egėrsi, kaq vuajtje, kaq zėnie, pse jo edhe vrasje e, ende mė rėndė; vetvrasje ku tragjikisht numrin rekord na e mbakan tė rinjtė?

Domosdo, figura e famshme e Guinplenit prandaj udhėton me ne, prandaj do tė jetojė pėr jetė tė jetės, pasi na pėrcjell qartazi mesazhin: E rėndėsishme ėshtė pastėrtia e fytyrės, por kurrė, kurrė mė e vlefshme sesa ajo e shpirtit. Dėmi i sė parės s’mund tė krahasohet me dėmin dhe dėmet tragjike qė tė shkakton e dyta. E para, dhe nėqoftėse ėshtė e pastėr, e pastėr dhe verbuese sa ē’ėshtė dėbora nė mal, prapseprap, pa tė dytėn, pa pastėrtinė e shpirtit, do tė ketė tė njėjtin fat me dėborėn: o do tė shkrihet shpejt, o do tė vijnė qentė e tė..., lozin mbi tė.

E fshehta e fshatit turistik nė Kakome

Erind Maēi

Nė njė artikull tė datės 17 Prill, nė gazetėn e famshme “USA Today”, pėrmenden disa destinacione tė reja tė udhėtimeve turistike me anije. Thelbi i artikullit ishte se kohė tė reja kanė ardhur pėr kėto udhėtime dhe porte qė mė parė ishin tė rrezikshme, tashmė janė bėrė tė udhėtueshme pėr turistat perėndimorė, veēanėrisht ata amerikanė. Ndėrmjet Tripolit nė Libi, Bejrutit nė Liban dhe ishujve Mauritius, pėrmendej dhe Saranda e Shqipėrisė, ku paragrafi pėrshkrues thoshte se kompania “Seabourn” do tė fillonte tė ēonte turistė atje nga viti 2006. E veēanta kryesore e Sarandės pėrcaktohej nga artikulli si ”Qytet ku gjenden rrėnoja greke”. Tė gėzuar se Saranda do tė jetė destinacion i turistėve perėndimorė, por edhe tė revoltuar se e vetmja gjė qė ajo ofron pėr to janė “rrėnoja greke”, u futėm nė faqen e internetit tė komapnisė “Seabourn”. I klikuam tė gjitha inteneraret pėr vitin 2006 qė ishin tė pėrcaktuara dhe tė grupuara pėr efekte premotimi. Nė asnjė rresht nuk thuhej Saranda, Albania. Natyrshėm lind pyetja: Si ka mundėsi, kur artikulli i USA Today i referohej pikėrisht zyrtarėve tė kompanisė “Seabourn” kur deklaronte se Saranda do vizitohej duke filluar nga 2006? Dyshimet shtohen kur shikon se ēfarė udhėtimesh ofron “Seabourn”. Kjo kompani bėn vetėm udhėtime tė tipit “Luxury Cruises”, pra ushėtime tė shtrenjta, me pak turistė, ku intimiteti ruhet nė maksimum. Pėr 7 ditė udhėtim me njė nga anijet e “Seabourn” dikush duhet tė paguajė € 5,000. Pėr dy javė pagesa ėshtė € 9,000. Anijet e Seabourne nuk janė anijet e mėdha “Crociera”, apo “Cruiseliners” qė mbajnė mijėra vetė. Ato janė jahte qė kapacitetin maksimal e kanė 200 vetė. Ēfarė do tė thotė kjo? Nė vetvete, asgjė. Por nėse sjellim nė mes Gjirin e Kakomesė, gjėrat fillojnė dhe lidhen. Pėrmasat e jahtit tė “Seabourn” janė perfekte pėr t’u ankoruar nė Kakome, (130 metra i gjatė, 19 metra i gjerė). Shoqėria aq shumė e pėrfolur “Club Med”, qė qėndron prapa ndėrtimit tė fshatit turistik nė Kakome, ka si anėtarė pikėrisht turista si klientėt e Seabourn, njerėz qė nuk e kanė pėr gjė tė paguajnė € 9,000 pėr pushime lluksi private. Ndjekim njė llogjikė qė tė bėn tė dyshosh pėr motivet e fshatit turistik nė Kakome dhe tė revolton pėr konsideratėn qė ka qeveria jonė pėr vendin qė drejton dhe subjektet e saj. Rreth 200 turistė tė pasur gjermanė, amerikanė, francezė e tė tjerė paguajnė pėr njė pushim dyjavor qė fillon nga Venecia e pėrfundon nė Athinė (njė nga udhėtimet e planifikuara). Pasi kanė pėrshkruar bregun Italian dhe atė Kroat, ata zbresin nė Kakome, ku klubi i tyre “Club Med” ka ndėrtuar njė fshat turistik tė izoluar nga pjesa tjetėr e vendit qė nuk ja vlen tė vizitosh, tė pajisur me kazino, klube, ndonjė minigolf etj.. Qė andej, ata ēohen privatisht nė Butrint, ku i thuhet se po vizitojnė rrėnoja tė mrekullueshme tė antikitetit grek. Mbase atyre nuk i thuhet fare se kanė zbritur nė Shqipėri, por i thuhet se janė nė Greqi, duke vizituar rrėnojat dhe ishujt grekė. Mė pas, ata vijojnė pėr nė Korfuz, tė mrekulluar nga qytetėrimi i lashtė grek dhe duke injoruar civilizimit tonė qė i dha aq shumė atij grek dhe vazhdoka t’i japė. Njė turizėm elitar, nė njė vend tė qeverisur nga njė qeveri elitare, ku mbizotėron indiferenca dhe pėrēmimi ndaj trashėgimisė shqiptare dhe vetė shqiptarėve. Uroj qė ky skenar tė mos jetė i vėrtetė.

 

Fushatat e vonuara te PS-se

 

Nga Neritan Kolgjini

 

E gjendur nė zgrip tė mbėshtetjes nga elektorati i vet, por edhe nga tutorėt e vet ndėrkombėtarė, PS po bėn disa orvatje propagandistike, pėr tė dalė nga ai qoshk ku e kanė futur, pėrmes disa gjetjeve “orgjinale” siē janė ditėt e ujit, strehimit, arsimit, turizmit, tė prira nga motoja “Tė mbrojmė tė ardhmen”. Kjo fushatė e etiketuar si parakongresuale, dhe e shpallur nė Gjirokastėr nga z.Nano mė 15 prill tė kėtij, pėrfshin disa mini-tryeza tė quajtura: ditėt e arsimit kombėtar, ditėt e ujit pa ndėrprerje, tė strehimit pėr tė gjithė, tė zhvillimit tė turizmit, tė zhvillimit tė kulturės dhe sportit nė dobi tė tė gjithėve, tė mjedisit, tė integrimit tė Shqipėrisė nė BE dhe nė NATO, (shih faqen nė internet tė kryeministrit, seksionin “fjalime”) - tė cilat s’janė gjė tjetėr, veēse njė kopje e zbehtė e projekteve qė paraqet opozita pėr secilin nga kėto probleme.

Qė PS ėshtė njė parti pa ide, kjo tashmė ėshtė njė gjė qė duket sheshit, por qė tė arrinte deri aty se ato pak projekte qė ka, tė mos mundė t’i prezantojė qartė nė publik, kjo do tė ishte e pamendueshme. Ky handicap u pa qartė nė eksperimentin e Nanos me ditėt pėr arsimin kombėtar, ku nė fund tė disa fjalimeve shterpė, (ku nuk u tha asgjė pėr shėndoshjen e gjendjes sė arsimit), konkluzioni ishte se ministri Memushi e kishte kryer mirė detyrėn e tij! O pikė e zezė, por pėr ēfarė detyre tė kryer mirė e ka fjalėn z.Nano, kur dihet se gjendja e sotme e arsimit shqiptar ėshtė katastrofale, kur sindikatat e arsimit bėjnė greva qė zgjasin me javė e muaj, kur disa greva tė fuqishme tė paralajmėruara, mund ta mbyllin kėtė vit shkollor – dy muaj para afatit!? Kjo pra ėshtė gjendja reale nė arsim, nėse do tė fliste ndokush pėr tė. Memushi ka kryer “mirė” vetėm njė detyrė – atė tė grabitjes sistematike tė fondeve tė arsimit nėpėrmjet tenderave pėr librat. Pėr kėtė dosja e KLSH-sė dhe e prokurorisė ėshtė dėshmitare zyrtare. Lavdėrimi pėr Memushin mund tė ketė kuptim vetėm si lavdėrim pėr hajdutin qė arrin tė vjedhė. Vetėm kaq...

Ndėrkaq ditėt e tjera tė “PS & Nano group” nuk duken ndokund nė horizont. Gjithsesi, pėr hatėr tė logjikės po i marrim nė konsideratė. Por nė kėtė pikė na del njė pyetje sfinksi pėrpara, tė cilės jo Nano, por askush nuk mund t’i japė pėrgjigje. – Pse u desh kaq vite tė diskutohej pėr gjendjen nė arsim, strehim, energjitikė, infrastrukturė etj.?! Pse duhej pritur pragu i fushatės elektorale pėr tė folur kaq me dėshirė pėr kėto probleme? Dhe sė fundi, ēfarė e ka penguar PS-nė gjatė kėtyre 8 viteve nė pushtet pėr t’i sanuar kėto kangrena sociale?

Nėse PS e quan veten njė parti me njė orientim drejt ēėshtjeve sociale, atėherė ajo do tė ishte dashur tė kishte rregulluar dobarem ndonjėrėn prej kėtyre ēėshtjeve. Njė koleg i imi qė ka studiuar nė USA mė kujtoi se ka vite qė ėshtė thėnė se problemet e energjisė do tė mbylleshin brenda vitit 2002. Por edhe ky premtim shkoi te tė shumtit. Tani qė nė krye tė KESH-it ėshtė zgjedhur Harasani i frikshėm, kjo ndėrmarrje shtetėrore ėshtė kthyer nė njė makth pėr tė gjithė njerėzit. Ēdo familje shqiptare pret me gjak tė ngrirė se sa do tė jetė gjoba e muajit nė fund tė faturės sė KESH-it. Kėto fatura tip-gjobe-banditėsh, kanė edhe njė aspekt ironik, qė nuk vlerėsohet shumė prej qytetarėve, taksėn e TVSH-sė. Se pėr ēfarė arsyeje duhet paguar 20 pėrqind taksė pėr njė mall qė unė paguaj, kėtė vetėm mendja e Nanos dhe e kuqove nė pushtet mund ta thojė. Le tė bėjmė njė llogari tė thjeshtė. Nėse unė kam njė faturė energjie me 5000 lekė, sipas ligjit tė PS-sė unė duhet tė paguaj 6000, sepse nė tė pėrfshihet edhe taksa e TVSH-sė prej 1000 lekėsh. Nuk po futemi nė atė nėse kjo energji vjen nė parametra tė rregullt, zbatohet ndonjė orar i saktė nė kufizimet, ėshtė korrekt nė faturim etc., etc.. Ky pra ėshtė realiteti i gjendjes nė energjitikėn e KESH-it tė Nano-Harasanit. Nė kėto kushte ē‘kuptim do tė kishin ditėt e PS-sė pėr energjitikėn?!

Poashtu, ēfarė mund tė thotė Nano pėr strehimin, pėr ujin apo probleme tė tilla tė jetės sė pėrditshme, tė cilat nuk ka nevojė t’i pėrmendim se i njohim kaq mirė!? Duket se kėtu kemi tė bėjmė me njė tallje tė radhės qė Nano po rreket t’i bėjė elektoratit shqiptar. Sepse realisht ai nuk ka se ēfarė thotė. As ata qė ka zgjedhur rrotull vetes, nuk ėshtė se janė tė aftė tė flasin pėr ndonjė arritje, pa u druajtur se mund t’u stampojnė nė shpinė nofkėn e budallait apo tė ēmendurit. Nga ana tjetėr motoja e PS-sė dhe Nanos pėr tė mbrojtur tė ardhmen, mė shumė sesa njė sllogan elektoral, duket se ėshtė njė kushtrim luftarak i klanit qė ėshtė sot nė pushtet.

Duket se politika e PS-sė po pėrjeton njė gjendje kolapsi tė thellė. Thirrjet pėr tė mbrojtur tė ardhmen, mund tė gjejnė mbėshtetės vetėm nė radhėt e taksidarėve tė policėve tė PS-sė, por jo nė elektoratin shqiptar, 80% tė tė cilit i ka mbėrritur thika nė kockė. Mosqeverisja sistematike e PS-sė dhe akuzat ndaj eksponentėve tė saj pėr korrupsion, e kanė  bėrė efektin nė elektorat, saqė s’mund tė gjenden mė tre vetė bashkė, qė tė mendojnė se “PS ka bėrė edhe ndonjė punė tė mirė, sa t’i japėsh votėn”. Sė fundi edhe gazeta prestigjoze Financial Times, e stigmatizonte qeverinė socialiste si shumė tė korruptuar. Pra gjetjet e Nanos me ditė vere e ditė uji, nuk ėshtė se do tė pijnė shumė ujė nė llogaritė elektorale qė bėhen pėr kėtė verė.

 

Larg, sa mė larg, qė tė mos i shkaktoni

fatkeqėsi tė tjera kombit shqiptar

 

Nga Dr. Sulejman ABAZI

 

Fillimet e demokracisė nė Shqipėri janė tė memorizuara dhe ato shpesh ngjallin nostalgjinė e “protagonistėve” tė tyre, mbi entusiazmin dhe shpresat qė ushqyen shqiptarėt pėr jetė e tyre. Kanė kaluar 15 vjet dhe shqiptarėt sot janė kėta qė janė. Vitet 90-92 ishin vitet e guximit dhe tė provės, qė shqiptarėt tė ndryshonin jetėn e tyre. Ishin vitet e tundimit tė fortė pėr njė politikė tė re. Tundimi pėr shumė parti, pėr tė jetėsuar pronėn private, pėr tė shkelur drejt botės sė lirė, pėr tė konkuruar me energji tė reja nė shėrbim tė demokracisė. Tundimet e shqiptarėve nuk kishin tė sosur. Ajo ishte njė periudhė qė, pėr bėmat e saj nuk mund tė gjykohet, por thjesht tė analizohet. Shqiptarėt lėvizėn, por shpejt u zhgėnjyen. Ata nuk i dinin tė gjitha. Asaj qė shqiptarėt i janė ruajtur mė shumė, dashur pa dashur sot e shikojnė me shqetėsim veten tė rėnė nė grackėn e saj.

Kush i formoi partitė politike nė Shqipėri?!! Koha ėshtė e mjaftueshme pėr tė kuptuar nė thelb njė pyetje, qė askush deri mė sot nuk ka marrė guximin ta sqarojė nė opinionin shqiptar se si qėndron e vėrteta. “E vėrteta vonon por nuk harron”, kėshtu kemi dėgjuar tė filozofojė populli ynė i mrekullueshėm, qė asnjėherė nuk e prishi gojėn dhe zemrėn me kėta plangprishės tė rėndomtė, ushtarė politikė tė sė keqes. Ishin vite tė vėshtira qė Shqipėria kėrkonte shtegun pėr tė shpėtuar nga kolapsi i lindjes dhe sistemit komunist. Ishin vite tronditėse, tė mbushur me ngjarje qė ēuan pėrpara ekzekutimit edhe kryetar shtetesh, duke futur drithėrimat tek homologėt e tyre lindorė. Ishin vitet qė barteshin nga njė anarki totale, ku turmat vetėm kėrkonin tė pėrmbysnin diktatorė. “Komunistėt” filluan tė lėviznin. Atyre u duhej ajo hapėsirė qė tė vinin nė veprim aftėsitė e tyre “tė ndėshkuara” nga organizatat bazė tė partisė. Kishte plot tė tillė, qė kishin shijuar privilegjet dhe ndėshkimet, tė prapė e inatēorė, dogmatikė deri nė marrėzi, servilė e dallaverexhinj, qė mendonin se pushteti popullor ishte vetėm pėr ta. Nuk pėrtonin tė ēonin edhe “shurrėn” matanė, tė bridhnin pėr ilaēe speciale, tė binin ndonjė dhuratė dhe tė sillnin kritikat pėr sistemin kapitalist, borgjezo – revisionist. U erdhi koha dhe kėrkonin strehėn e tyre, tė ndėrronin pushtetin, ta provonin edhe njė herė se ishin tė tillė deri nė gen.

Ramiz Alia kishte kohė qė kishte filluar tė “studjonte” bėmat e Gorbaēovit, kishte hedhur hapa tė rėndėsishėm nė Kuvendin Popullor tė Shqipėrisė, kishte folur pėr lirinė e fesė, pėr marrėdhėniet me Amerikėn dhe Izraelin, pėr tė papunėt e shumtė dhe emigracionin etj. Kishte thėnė shumė gjėra atėherė, dhe vėrtitej nė karriken e tij nė qėndėr tė Byrosė Politike, duke parė i meraskosur se si ca Gjinushėr, Lisienėr, Kristaqėr, filluan tė “rebelohen” duke pėrkrahur “qėndrimet e reja”, paēka se prapa kurrizit tė shokut Ramiz anėtarėve tė Byrosė Politike njė fytyrė u vinte e njė u ikte. “U iktė mendja mė mirė ishallah, kėshtu dėgjonim tė thuhej aty kėtu, tuafėt e dreqit”. I shqetėsuar nga flluckat qė hodhi vetė nė hapėsirė, i armatosur me mėsimet e “Katovicės”, nė shtator tė vitit 1989, nė vilėn Nr.4, shoku Ramiz bėri njė mblėdhje shumė misterioze dhe tė rėndėsihme pėr “fatet” e Shqipėrisė. Shqipėria ishte nė “rrezik” tė shpėrbėhej. Mblodhi besnikėt e tij, ca spiunė e ca bashkėpunėtorė, ca tė zinj e ca tė bardhė, me njė platformė tė fshehtė qė do tė bėnte “ēudira”. Folėn e ē’nuk folėn, duke parė njeri – tjetrin me frikė. Mos vallė ishte kurth, mos na e fusin, mos na e nxjerrin, brrrr….Pėr ēudi dolėn emra tė rinj partish. Shqipėria me shumė parti, mos o zot, ēfarė bėhet kėshtu?! Tė veshur me pardesy tė bardha, njė pjesė shikonin me ironi nostalgjikėt, konservatorėt, tė mykurit. Gjinushi, Pashkua, Berisha, Pollua, Godua, Nanua, Mediu, dale kush ishte tjetėr se nuk mė kujtohen, duhet tė kenė qėnė shumė. Paratė nuk do t’u mungonin, sepse shqiptarėt ishin robtuar njė jetė tė tėrė.

Dikush guxoi e tha, “…po ēdo tė bėjmė me studentėt dhe intelektualėt”? Shoku Ramiz e kishte menduar edhe kėtė. “Intelektualet dhe studentet, i siguroi sekretari, vėrtet do tė na kundėrshtojnė, po ne do t’ua mbyllim gojėn dhe do t’i syrgjynosim matanė detit, nė kurbet. Ja ju do tė drejtoni shtetin nė krye tė partive tuaja, tė afroni “besnikėt”, spiunėt tanė dhe ne nuk do tė na gjejė asgjė e keqe”. Mendje femėr jo shaka. “Intelektualėt do tė rrijnė urtė, ju do tė pasuroheni dhe do tė garantoni tė ardhmen e Shqipėrisė dhe tė fėmijėve tuaj”. Bravooo….shoku Ramiz, ja tek jemi dhe ti atėhere kishe tė drejtė. Kjo ėshtė Shqipėria qė ti atėherė ėndėrroje dhe marrose edhe tė tjerėt, derisa ata nuk lanė gjė pa tė thėnė e pa tė bėrė, tė numėruan edhe kafetė, tė futėn edhe nė burg, tė bėnė mė tė madh se sa ishe, tė bėn martir qė t’u vinte keq tė tjerėve pėr ty. Edhe njė herė bravoooo….

Kanė kaluar 15 vjet dhe nuk na duhet tė vrasim mendjen shumė pėr tė kuptuar se ku jemi. E shohim pėrditė tė na shtrėngohet laku nė fyt, duke pritur tė futemi nė BE dhe nė NATO, nė dreq nė shejtan, e ku e dinė shqiptarėt se ku tjetėr. Kaluam sa nė njė sqetull tek tjetra me idenė se do tė bėheshim njerėz, do tė kishim njė “pasaportė” njė “vizė”, dinjitet kombėtar, rrugė, ujė e drita, pensione, e ēfarė nuk do tė dėshironim tė kishim. “Ēeku i bardhė” na e bėnte me sy. Hajde “ēek” hajde, tė marrsha tė keqen! Na u bė mendja pordhė, kur menduam se e kapėm qiellin me dorė. Kemi ngrėnė bukė nė tavolinat tona duke kafshuar edhe dorėn, por gjellėn “Berisha – Nano” nuk na e  hoqi dot askush prej andej. U ngopėm or burra u ngopėm, sa na plasi edhe sto…zemra. Na vjen tė vdesim kur i shikojmė tė zihen e shamatosen, kush e kush tė rrėmbejė mė shumė prej Shqipėrisė sė stėrmunduar, kush e kush tė jetė mė demokrat, mė socialist, mė… e ēfarė tjetėr, tė gjithė bythkushinetė, qė “nuhasin” shpejtė se nga cila ha…pėsirė fryn era. Pėrsėri Bravooo… Rrotull tyre ca antishqiptarė, ca serbo – maqedonas, ca greko – vllehė e ciganė, qė kanė hequr “pardesytė e bardha” dhe janė veshur me kostume butikėsh tė shtrenjta. Nė njė skenė teatri qė do t’i kishin zili edhe Pitarka i nderuar, Roshi i paimagjinueshėm, Ndrenika ekspresiv, Margarita margaritar, Tinka malėsore, Qiriaqi “sherrxhi”, Mirushi apologjik, e sa e sa tė tjerė. “Dale, pa dale djema, ju nuk i dini tė tėra, mos ma ngatėrroni teatrin me te(ke)atrin, ju lutem. Nuk e dini akoma godinėn e teatrit “Po(rdh)litika” kėtu nė Tiranė? Po ēfarė keni mėsuar deri tani? Keni 15 vjet qė shikoni teatėr dhe akoma nuk e keni mėsuar se ajo “bythė qė ėshtė mėsuar tė pjerdhė do tė fėndė gjithė jetėn?

Po ka edhe mė keq se sa kaq. Kush e kush tė vejė njė ēikė nė Amerikė, tė hajė njė “mėngjez pune”, tė takojė njė kongresmen, tė dalė njė ēikė nė fotografi, e pastaj tė vijė e tė na shesė por…se ja, “Amerika i mbėshtet dhe shqiptarėt me tė do tė bėjnė prokopi”. “O zot i Madh, ēfarė bėhet kėshtu”?!! Nisen drejt Nju Jorkut, Brukselit, Pekinit, Tajvanit, Estonisė, Libisė, Argjentinės, ku nuk venė pėr tė bėrė “politikė tė madhe”. Dalin e i presin nė aeroporte ca me emra e ca pa emra, ca tė moshuar e ca tė zgėrlaqur. I gjen nė ēifte tė dashuruar e tė divorcuar, Berisha dhe nje fare Mediu, Berisha-Pollo, Nano- Gjinushi, e rrotull tyre presin radhėn Milo, Ceka, Zogaj, Imami, Kar(a)Melo, qiries Dule, vėrtet janė shumė. “Mision Mister” ende lulėzon dhe shoku Ramiz rri e fėrkon duart nė pleqėrinė e tij bolshevike. Pika mu nė kokė, se na nxorėt bojėn mė shumė se ē’ua kanė nxjerrė nė kėtė dynja, or rrumpallhane, qė u ėshtė trashur koka dhe barku dhe u ėshtė “holluar” mendja. Bolshevikė tė pandreqshėm, spiunė tė paskrupullt, skllevėr tė errėsirės, persekutorė, bredharakė, mashtrues, grabitės, qė nuk latė gjė pa bėrė e pa provuar nė shpinė tė kėtij populli dhe nuk ngurroni ta sajdisni pėrsėri me gėnjeshtrat tuaja tė ndyra. Pa le pa le, na kemi sjellė edhe ca emra tė rinj nė fjalorin e demokracisė, nanoistė, berishistė, pollarė, zogistė, multietnikė, minoritarė, vllehė, ēobanė, evgjitė, romė, ciganė, oh sa shumė qė janė. Po jemi shqiptarė mor tė shkulur nga mend e kresė, qė ju po na degdisni vendeve tė botės, qė po na mbysni nė dete, po na kalbni nė burgje, po na degjeneroni me salla kumari e po na vdisni pak e nga pak me smogun e pordhėve tuaja. Ku shkoni kėshtu, vallė bėn qė ta dimė?

Kemi kuptuar se ju nuk dini tė ndaleni. Po na e bėni Europėn tė mallkuar, pa mallkime, po na e bėni Amerikėn tė dashur pa dashuri, po na e bėni Kinėn tė madhe pa madhėshti, po na lidhni me dreqin e me tė birin, sa nuk dimė se cili hyn e cili del nė kėtė tė shkretė vend. “Berishė-Nano”, pengu i Shqipėrisė. Edhe sa duhet pėr ta mėsuar e pėr ta provuar edhe njė herė o bashkėkombasit e mi tė mjerė? A tė ka thėnė ndokush ndonjėherė shoku Ramiz se me kėta pelivanė akoma po martirizoni vendin e Shqiponjave, me vajza tė shitura nė perėndim, me trafikantė qė lulėzojnė nėn hijen e tyre, me krim e maskarallėk qė po na mbyt ēdo ditė, me sherre e lajka, me ca kryepeshkopė (e kolonelė tė shėrbimeve tė huaja) qė na ngatėrruan aq keq sa dogjėm gjithēka, me pisllėk e kurvllėk? Pelivanėt shitėn naftė e armė pėr tė vrarė tė tjetėrt, kanė 15 vjet qė masakrojnė votėn e shqiptarėve pėr interesat e tyre, nė mėnyrė tė paskrupullt po bėjnė koalicione me “Dulet e Omoniat” pėr t’ia shitur Shqipėrinė si “Vorio – Epir” Greqisė, na grabitėn paratė nė mes tė ditės, na gėnjyen me ca letra “me vrimė”, ata heshtin kur rrugaēėt politikė nė sy tė tė gjithė botės grisin Flamurin tonė Kombėtar, ata vazhdojnė tė veprojnė tinėzisht duke na marrė krahėt. Kėta pelivanė po(rdh)litikė mohuan luftrat pėr liri, epopetė e lavdishme tė popullit, po i pėrēajnė mė keq shqiptarėt se ē’kanė qėnė, kanė shkatėrruar ushtrinė, kanė korruptuar gjithēka pėr ta vėnė nė shėrbimin tė tyre, ata kanė skllavėruar njė Parlament tė tėrė, duke e futur atė nė rrugėn e tradhėtisė kombėtare, ata e braktisėn popullsinė shqiptare tė Ēamėrisė, ata kanė shitur Kosovėn si pjesė tė Serbisė duke shkelur mbi gjakun e dėshmorėve tė Kombit, edhe kur nėnat shqiptare tė braktisura ende derdhin lotė tė hidhur nga sytė e tyre tė lodhur. Ēfarė tjetėr ka ngelur pa bėrė??!!

Sė fundmi po ju kėrkoj tė falur bashkėkombasve tė mi, sepse vėrtet i lodha. Nuk ėshtė faji im, se bėmat e tyre janė aq shumė, sa u lodhėm tė gjithė me kėtė po(rdh)litikė qė nuk paska “din e iman”. Prandaj vendosa mė nė fund tė tė drejtohem ty shoku Ramiz. E more vesh se ēfarė ke gatuar e ēfarė ke bėrė me “pardesytė e tua tė bardha” dhe pinjollėt e shitur “nė tė mirė” tė demokracisė nė Shqipėri? “Shumė” ke bėrė dhe tė gjitha kėto nė kurriz tė Shqipėrisė. Do tė bėni mirė me gjithė kėta tė tutė qė tė ikni nga sytė kėmbėt, se nuk do tė mjaftojnė as ujrat e deteve tona pėr tė larė gjynahet qė keni bėrė nė kurriz tė Shqipėrisė sonė tė ēoroditur. Na lini njė herė rehat, ikni larg, sa mė larg prej kėtej….

 

In memoriam

 

Besnik Pėllumbi, talenti i basketbollit shqiptar

 

 

Nga Astrit Greva

Tranier basketbolli

 

 

Ishte viti 1964, kur skuadra e meshkujve tė Partizanit nė basketboll, u riorganizua duke u mbėshtetur kryesisht tek elementi i ri, i pėrgatitur nga mjeshtri Njazi Lleshi. Nė grupin e 5-6 lojtarėve tė rinj 16 vjeēarė, sėbashku me talentin Agim Fagu, u shfaq edhe shoku i tij, Besnik Pėllumbi, (Keēi). Ata jo vetėm qė freskuan skuadrėn, por sollėn ndryshimin e madh tė lojės duke e bėrė atė mė tė shpejtė, mė tė bukur dhe mė afėr nivelit europian.

Besniku, i shkurtėr me trup, por shumė agresiv nė mbrojtje dhe i shpejtė nė sulm, me depėrtimet e tij karakteristike, falė vullnetit dhe seriozitetit nė punė, bėri shumė shpejt hapa pėrpara. Madje, qė nė vitin e parė, ai u bė anėtar i pesėshes sė parė tė skuadrės kampione tė Partizanit, e cila i ndoqi varg titujt kampionė pėr shumė vite me rradhė. Nė vitin 1967, Besnik Pėllumbi u bė “Mjeshtėr Sporti”, dhe nė vitin 1968 ishte organizatori kryesor nė Kupėn e Kampioneve, ku merrej pjesė pėr herė tė parė nė njė ndeshje ndėrkombėtare. Ne luajtėm me kampionen e Italisė “Oran Soda”, dhe e gjithė skuadra e Partizanit luajti si njė ansambėl duke realizuar suksesin e parė, duke barazuar 73-73 dhe dy pikėt e fundit i pėrkasin pikėrisht lojtarit me nr. 7, Besnik Pėllumbit.

Kėto ishin fillimet e tij dhe, mė pas, vijuan vitet e tij nė basketboll, me shumė suksese nė aktivitetet ndėrkombėtare. Besniku mori pjesė gjithashtu me pėrfaqėsuesen tonė nė Universiadėn e vitit 1972, nė Kaljari tė Italisė.

Besniku ishte njė njeri model, basketbollist punėtor, i vullnetshėm dhe i disiplinuar. Kishte aftėsi fizike shumė tė mira, i shpejtė dhe agresiv, ishte tolerant me shokėt dhe i respektonte tė gjithė: tranjerėt, lojtarėt dhe kundėrshtarėt e tij nė fushė. Ndaj ai e meritoi edhe vendin e kapitenit tė skuadrės. Ishte njė djalė intelektual, studionte vazhdimisht dhe mbaroi Universitetin nė Fakultetin e Gjuhėve tė Huaja, pėr anglisht. Por edhe ai, si shumė talente tė reja, nuk i shpėtoi dot luftės sė klasave. Ishte kjo arsyeja qė u mėnjanua nga sporti i basketbollit dhe nuk punoi mė nė profesionin e tij. Deri nė ardhjen e demokracisė, ai punoi si punėtor i thjeshtė nė njė ndėrmarrje artistike.

I strukur nė heshtje, me thjeshtėsinė e tij qė e karakterizonte, ai iu shmang shoqėrisė sportive dhe u largua nga sporti i tij i dashur. Kam patur fatin tė jem tranjer i tij nė tė gjithė karrierėn 10 vjeēare dhe pėr mua Besniku mbetet njė nga modelet mė tė mira, morale dhe sportive, qė ka lėnė gjurmė pėr brezat e ardhshėm, si njė njeri i thjeshtė, i dashur dhe basketbollist i shkėlqyer.

Profili i Papės

Papa i ri u zgjodh! Ai ėshtė kardinali 78 vjeēar Josef Ratzniger, nga Traunstein i Gjermanisė, dhe do tė njihet me emrin Papa Benedikti XVI. Ai konsiderohet si njė konservator nė fenė krishtere. Peshkopi Tomas Frauenlob, qė drejton kishėn nė qytetin e lindjes sė Papės Benedikt, thotė se vetėm njė njeri qė njeh traditėn, mund tė formojė tė ardhmen. Ai kreditohet si influencuesi kryesor pėr dekretet e Vatikanit qė ndalonin priftėrinjtė katolikė tė kėshillonin vajzat adoleshente shtatzanė, mbi opsionet e tyre (gjė qė nėnkuptonte abortin) dhe pėr ndalimin e katolikėve gjermanė pėr tė ndarė bekimin me gjermanėt luteranė nė njė mbledhje tė pėrbashkėt nė 2003. Papa Ratzinger shkruan nė autobiografinė e tij pėr vitet 60, kur ai u kthye nė Gjermani, pasi punoi si asistent nė Kėshillin e Dytė tė Vatikanit nė Romė: “Pashė se atmosfera mes teologėve tė kishės, ishte e shqetėsuar. Gjithnjė e mė shumė m’u krijua pėrshtypja se asgjė nuk qėndronte mė nė kishėn katolike, se ēdo gjė qe e hapur pėr ndryshim”. Gjatė protestave studentore tė viteve 1960, Ratzinger la vendlindjen e tij dhe u vendos nė Universitetin Regensburg, nė Bavari. Frauenlob thotė se ajo ēfarė pėrfaqėsonte Adowice pėr Papa Gjon Palin, Bavaria ishte pėr Ratzingerin. Papa Ratzinger dhe vėllai i tij i madh Xhorxh, drejtori i korit tė famshėm Regensburger Domspatzen, kthehen vit pėr vit nė korridoret plot paqe tė Seminarit tė Shėn Mikelit dhe rrinė pranė kishės nė njė apartament tė mobiluar shumė thjeshtė. Papa Ratzinger ėshtė njė muzikant i aftė, qė pėlqen Moxartin, pėlqen t’i bjerė pianos sė madhe tė seminarit dhe tė ecė nė qendėr tė Traunstein duke pėrshėndetur njerėzit. Gjatė kohės sė Luftės Dytė Botėrore, Papa Ratzinger u mor nė ushtri dhe u caktua asistent i njė baterie kundėr-ajrore nė Mynih. Mė vonė ai u dėrgua nė kufirin Austriako-Hungarez pėr tė ndėrtuar pengesa anti-tank. Ai dezertoi nga ushtria gjermane nė maj tė 1945, dhe u kthye nė Traunstein, veprim ky mjaft i rrezikshėm, sepse nė atė kohė dezertorėt vriteshin nė vend nė rast kapjeje, ose vareshin publikisht. Nė qytetin e Tij, ai u muar rob lufte nga ushtarėt amerikanė pėr disa javė. Pasi u lirua Ai u kthye nė seminarin katolik. Papa Ratzinger u bė prift bashkė me tė vėllanė, nė vitin 1951. Ai pėr disa vjet dha mėsim nė teologji fetare. Nė vitin 1977 u emėrua Peshkop i Mynihut dhe tre muaj mė vonė u bė Kardinal. Papa Gjon Pali II e caktoi Kardinalin Ratzinger, udhėheqės tė Kongregacionit pėr Doktrinėn e Besimit nė 1981. Ai flet shumė mirė anglisht, italisht si dhe gjermanishten, gjuhėn e Tij.

 

Tė paparashikueshėm

Nga Sadik Bejko

Filozofėt janė ankuar pėr njeriun: ah, njeriu, na kanė thėnė ata, njeriu kjo qenie e pashpjegueshme, e paparashikueshme, asociale, me tė meta…  Ndaj pėr ta prurė nė hullinė e sociales janė shpikur politika, religjoni, arti, filozofia. Kur thuhet se njeriu ėshtė i tillė: i paparashikueshėm, asocial, me tė meta, pėrnjėherė na shkon mendja te ata mijėra njerėz nga populli, nga ky popull qė gati nuk po e njohim, se po na shpėrfaqet me gjithė ato lemeri e tmerre tė padėgjuara mė parė. Mbase populli ashtu ka qenė, por pėr njerėz tė brezit tim ka qenė njė parrullė qė e mėsonim pėrmendėsh: populli ynė ėshtė i virtytshėm, trim dhe i punės. Por ja qė populli na qenka i pashpjegueshėm, kėshtu me njė barrė, me njė mal me tė meta. Pėr kėtė boll tė hapėsh faqet e para tė gazetave tė pėrditshme e nuk tė mbetet ndonjė e pabėrė, ndonjė e padėgjuar, ndonjė tmerr qė ai populli nuk ka qejf qė tė mos ta bėjė. Ėshtė prishur fare nga mendtė e nga burgjitė i shkreti popull.

Tashmė kjo u muar vesh. Po ē’ po ndodh me ata qė janė tė zgjedhur pėr ta qeverisur a udhėhequr kėtė popull. Mos vallė edhe ata janė bij tė popullit tė tyre, janė dhe ata qenie tė pashpjegueshme, tė paparashikueshme, asociale, me tė meta? Edhe pėr kėtė boll tė shohėsh ndonjė nga ato shfaqjet parlamentare, tė shohėsh se si parlamentarėt tanė janė gati tė qėllojnė kolegun e tyre, pa lėshohen me aq tėrbim kundrejt tij, sa ta ēajnė e ta bėjnė katėrsh, more, siē thotė njė fjalė e vjetėr dhe jo shumė e fisme, ta shqyejnė si kurva kopilin.

Mos o zot mė keq, kur dhe baballarėt tanė tė kombit bien nė njė nivel tė tillė. Por ja qė bien.  Fjalė tė tilla jo shumė tė ėmbla pėr veshin, si ajo mė lart, janė lule nė krahasim me ato qė dėgjojmė, me ato qė baballarėt tanė tė kombit i thonė njėri-tjetrit: ti ke vrarė njerėz dhe i ke hedhur nė kanal, ty tė ėshtė kapur njė makinė, jo makinė, njė anije, jo anije, njė aeroplan me drogė; autobuzat e gruas tėnde trafikojnė drogė; ti ke skafet e vdekjes qė i nis ēdo natė… me njė fjalė politikanėt tanė notojnė me pashė e janė tė zhytur deri nė fyt nė llum.

Kėsaj nuk kemi ē’t’i bėjmė. Ata janė me imunitet dhe i mbron ligji. Pastaj ata qė theren e kėrcėnohen nė sallėn e parlamentit, sa qė thuaj e vranė dhe e hėngrėn tė gjallė njėri-tjetrin, i shohim nė holle sherratonesh tek pijnė kafe, ose puthen nė takime konsensuale, a televizive. Tani kė tė besosh? Atė qė i kanė thėnė njėri-tjetrit se je hajdut, vrasės, klan i drogės, apo atė qė puthen e nėshkruajnė marrėveshje? Janė tė shpjegueshėm, tė parashikueshėm, socialė-asocialė, me tė meta-pa tė meta kėta politikanėt tanė? Apo e gjitha kjo ėshtė njė pjesė e lojės, ėshtė tė bėsh lojėn, qoftė dhe lojė tė ulėt, tė pistė? Apo ėshtė politikė. E nė politikė i tillė duhet tė jesh, vetėm i tillė: i pashpjegueshėm, i paparashikueshėm…

Edhe kjo ėshtė pėr t’u besuar, se e shohim. Tė merresh me politikė pėr Nanon do tė thotė qė tė vjedhėsh ndihma, tė hysh nė burg, ta ndezėsh Shqipėrinė flakė, tė bėhesh prapė kryeministėr, tė dalėsh i pafajshėm, t’ia mbathėsh e ta lėsh shtetin nė kaos, tė japėsh dorėheqjen nga tė gjitha, t’ia fillosh nga e para e pėr sė dyti (tani jo qė nga burgu, por duke u nisur nga rruga, nga “baza”) tė bėhesh kryeministėr, ta vėsh partinė tėnde, duke qenė nė pozitė, nė njė krizė shkatėrruese tė luftės sė brendshme pėr pushtet, tė jesh me program socialisti e tė marrėsh nė parlament biznesmenė tė bėrė pis e blozė, tė pish kafe me turkun e pastaj tė vizitosh buzukun nė ditėn e zisė kombėtare… me njė fjalė ky njeri shin si t’i dojė kokrra e qejfit nė kėtė vend dhe vetėm i shpjegueshėm, i parashikueshėm e social nuk mund tė jetė…

Pse ėshtė i tillė ky Nanua, pse ai shin dhe e hedh … ujin pėrpjetė nė kėtė vend? Nuk ka opozitė kėtu? Ēfarė bėn kjo opozitė qė ai e trajton gati si shapkė banje, pėr tė futur kėmbėt e pista nė tė? Ai madje jo njė herė i thotė kėsaj opozite. ti je pasuria ime.

Po vėrtetė, me tė vėrtetė nuk ka njeri qė ta parashikojė atė qė bėn sot a mund tė bėjė nesėr edhe ky, shefi ynė i opozitės. Mė 1995 ai ua mbyll derėn pėrfaqėsuesve tė departmentit tė shtetit, por ua lė hapur trimave tė alkaedės. Mė 1992 i quan martirė tė demokracisė dhe Mandela tė Shqipėrisė, i vė nė kryesi tė partisė e tė kuvendit ish- tė persekutuarit, por i zbon mė 1997, duke zbatuar parrullėn e Mehmet Shehut nė Kongresin e pestė pėr armiqtė e klasės: “ grusht turinjve, pėshtymėn surratit e plumbin ballit”. Kjo e fundit sikur nuk shkon sot, pa edhe… Tani nė PD nuk gjen asnjė lloj predispozite e klime pėr tė tillėt. I zbon reformatorėt mė 1993, por i pranon, kur i ka flakur edhe Nanua mė 2005-ėn. (Edhe kėta po ashtyu… tė paparashikueshėm). Thėrret nė Parti e nė parlament vajza tė vogla me palaēeta dhe ish komunistė si Sokol B. e Belul Ē., por ata ikin dhe i lėnė pėndėt mė 1997. Prapė, duke ua mbyllur derėn gjithė shtresave qė u persekutuan e qė shpresuan shumė te kjo parti, ai merr mė 2005 teknicienėt, Besnikė Alitė e co. qė janė, siē shkruante “Shekulli” i sė djelės, “tė majtė, shumė tė majtė nė origjinė”. E zbon si njė leckė Selamin, pastaj e fton dhe e thėrret Selamin. Mbretin e zbon mė 1994, por flirton me tė mė 1997, pėr ta harruar mė pas. Lavdėron qėndrestarėt, por u vė mbi shpinė “tradhtarėt” e kollovarėt. Bėn piramidat, kur nė grupin parlamentar tė  e 1992-shit ka pasur kundėrshtime tė forta pėr to, dhe tani del e kėrkon falje. Kur e di se nė kėtė popull gjakun, paratė dhe fyerjen nuk ta harron e nuk ta fal njeri.

Me pėrjashtim tė njė bėrthame njerėzish me origjinė nga vendlindja e tij si Shabanėt, Azganėt, Mustafanėt, tė Gjanėt etj, grup qė ka bėrė e bėn ligjin nė parti, duke i thėnė amin shefit, asgjė tjetėr nuk ėshtė e qėndrueshme, e parashikueshme, e shpjegueshme nė atė parti: as nė politikėn e brendshme, as nė atė tė jashtme. Kthesat mund tė jenė aq tė papritura dhe manovrat aq trashamane sa qė… mbetesh vetėm i pabesueshėm. Ndėrkombėtarisht sidomos i pabesueshėm. Ndaj edhe pasuri, e ē pasuri pėr Nanon. Politikanėve tanė nuk u gjen njė profil, njė bosht tė formatit tė tyre politik, veē atij qė janė tė dashuruar deri nė vdekje me pushtetin. Pėr ta shpėrdoruar, sapo e marrin.

Politikanėt tanė ky tranzicion i vjetėroi. Ata qė nė krye tė herės kanė qenė e janė njerėz tė njė epoke tė mbaruar. Misioni i tyre mbase ishte deri kėtu. Dhe kaq, shumė qendruan. Nėse do tė zvarriten edhe mė tej nė politikė, zvarrė e pėr dreq do tė shkojnė punėt tona.

Si i bėhet hallit me kėtė popull tė paparashikueshėm e me kėtė klasė politike tė paparashikueshme e tė papėrgjegjshme? Jo njėherė njerėz nga brenda, e nė radhė tė parė njė I. Kadare, kanė folur pėr figurėn e zbėrdhulėt e tė padenjė tė klasės sonė politike. Edhe nė seancėn dėgjimore nė Kongresin amerikan, edhe europianėt kanė folur pėr figurėn e zvetėnuar tė politikanėve tanė, pėr politikė shqiptare qė drejtohet nga dy njerėz qė kanė kontroll tė plotė autokratik nė tė dy partitė kryesore. Nanua me kėtė mekanizėm e lė dhe e merr partinė kur tė dojė. Berisha e bėn partinė firzamonikė, e hap a e mbyll, kur tė dojė. More dhe e shqyen fare, dhe e krijon sėrish, por atė grupin qė ka kontrollin, nuk e lėshon.Tani sė fundmi edhe J. Bugajski tha se kudo nė botė nė kėto 15 vjet kanė ndėrruar shefat e politikės. Ne nuk e kemi kėtė zakon. Ne i duam (nga halli) deri nė vdekje shefat tanė, edhe kur na vrasin, na vjedhin, na varfėrojnė etj, etj. Si shokun Enver e “bijtė” e tij.

 Nė se figura tė elitės botėrore i japin mesazhe zgjedhėsve tė kėtij vendi dhe ky nuk i merr, kjo duhet shpjeguar. Njerėzit duhet ta kuptojnė kaq gjė. Pse kur u sėmuret kali e ēojnė te veterinieri dhe kur u sėmuret babai e ēojnė te doktori? Kaq gjė dihet. Por kėto punėt e politikės nuk janė kaq tė thjeshta. Nė nuk janė tė thjeshta, atėhere duhen dėgjuar kėta njerėz tė elitės botėrore, tė cilėt po vėrejnė se politika jonė ėshtė e sėmurė. Ata janė doktorėt e politikės dhe po na e thonė troē e shqip: po tė doni, mos votoni pėr ata qė janė aq tė sėmurė, sa nuk shėrohen edhe sikur t’i ēosh te veterinieri. Votoni VETėM pėr tė shėndoshėt. Votoni qoftė dhe pėr ata qė janė njerėz e qė, edhe po u sėmurėn, mund t’i ēosh te mjeku. Tani zgjedhjet i kemi pėrpara. Le tė bėjmė si tė duam.

 

Parapėrcaktimi i verdiktit zgjedhor

 

Nga Rudi Erebara

 

Problemi mė i madh qė do tė hasin zgjedhjet e 2005, ėshtė humbja e besimit jo mė nė forcat e mėdha politike, por nė makinėn politike qė nuk e njeh votėn si tė paprekshme. Shembulli mė simbolik ėshtė mosnjohja e rezulatit tė zgjedhjeve nga opozita dhe qeverisja e vendit nga ana e socialistėve, shumica tė votuar nėn 25 % tė 50 % tė votuesve.

Nė fund tė fundit, kujtesa politike shqiptare ndaj zgjedhjeve ėshtė dobėsuar pikėrisht se votuesi shqiptar, i cili ka vite qė abstenon nė masėn 40 % tė pjesėmarrjes, nuk gjen nė asnjė forcė politike si garanci pėr shenjtėrinė e votės.

Tė gjitha raportet e ndėrkombėtarėve cilėsojnė sistematikisht si kusht tė domosdoshėm dhe si tė vetmin kusht votėn e lirė pėr njohjen dhe mbarėvajtjen e zgjedhjeve. Pėr kėtė shkak, nė Shqipėri janė krijuar tashmė stereotipet paragjykuese ndaj procesit zgjedhor. Vota nuk pėrcakton nė tė vėrtetė as formėn e regjimit, nėse kujtojmė fitoren e monarkisė me 54 % nė zgjedhjet e 29 qershorit tė vitit 1997, ndryshimin e rezultatit me vjedhje votash, dėshtimin e vetė qėllimit tė zgjedhjeve dhe proēesit zgjedhor. Me kėtė, elektorati shqiptar e sheh veten tė pėrzgjedhur para se tė shkojė nė qendrėn e votimit: i ndarė nė elektoratin militant partiak, le tė themi tė tė dy partive tė mėdha, dhe nė njė elektorat tjetėr pothuajse individualist, i cili me mospjesėmarrje nė votime tregon se refuzon pa rezultat formėn e qeverisjes por edhe procesin zgjedhor.

Vjedhja e votave, korruptimi i procesit zgjedhor me futjen brenda sistemit politik tė bisnesmenėve me lidhje tė ngushta me Partinė Socialiste apo demokratike, zhvleftėson zgjedhjet deri nė atė pikė sa elektorati shqiptar nuk ėshtė mė i aftė t’i njohė vetes tė drejtėn e verdiktit dhe vendim-marrjes.

Vjedhja e votės ėshtė krimi mė i rėndė qė mund t’i ndodhė demokracisė. Eshtė njė akt qė penalisht mund tė krahasohet me genocidin.

Sot, procesi zgjedhor ka mbėrritur nė kėtė pikė kritike pėr vetė jetėn politike tė demokracisė shqiptare. Seria e fakteve komprometuese, siē janė pėrfshirja e bisnesit nė politikė, tregu i shit-blerjes sė votave, etj., etj., nė fakt kanė nisur tė ndodhin qė nė orėt e para tė jetės sė demokracisė nė Shqipėri. Por pas kaq zgjedhjeve, kėto fakte pėrbėjnė vetė procesin zgjedhor. Vota dhe vetė fuqia qė sjell ajo, me qėllim gjithėpėrfshirjen e popullsisė nė qeverisjen e njė vendi, tanimė janė shndėrruar nė vlefta financiare apo kreditime punėsuese, gjithmonė nė tė keqen e procesit.

Vetė problemi i asfaltit elektoral, qė ndodh kaq shpesh para zgjedhjeve, ėshtė njė shembull i tentativės pėr tė vjedhur vota. Ky asfalt duket sikur pėrherė mbulon, shtron dhe fshin kujtesėn e zgjedhėsit shqiptar, i cili, nė fund tė fundit merr nė mėnyrė korruptuese rezultatin e votimit, para se vetė procesi zgjedhor tė kryhet. Kjo shpesh nxjerr si tė panevojshme programet e partive, aq tė deklamuara nga udhėheqėsit e lartė tė tė gjitha palėve. Pėrderisa rruga shtrohet pak ditė a muaj pėrpara zgjedhjeve, rezultati i zgjedhjeve ngjan si i panevojshėm dhe pak a shumė i padiskutueshėm mė tej nga njė zgjedhės, i cili e mendon ndoshta si tė humbur tė drejtėn e pėrfaqėsimit nė vendim-marrjen me anė tė votės.

Tė gjitha kėto lojėra politike, ku shpesh rregullat janė tė ndjekshme penalisht, nuk pėrfaqėsojnė shtetin dhe qeverisjen dhe, pėr rrjedhojė, shvleftėsojnė votėn e cila praktikisht duhet tė ndjekė propozimin politik pėr ta bėrė mė mirė njė gjė, para se tė njohė rezultatin. Shtrimi elektoral i rrugėve ėshtė njėkohėsisht edhe njė kėrcėnim i shumėpėrdorur qė, nė njė mėnyrė apo nė tjetrėn, vjel rezultatin e zgjedhjeve para se tė nisė vetė procesi. Ky akt i zhvelftėson skajshėm programet partiake, sepse pėrcakton menjėherė, tė themi, vlerat e tregut politik.

Kjo marrėdhėnie e pandershme mes politikės dhe elektoratit, kjo vjelje e suksesit pa votuar, i hap shteg njė pafundėsie prapėsish, qė mund tė sjellin menjėherė dėshtimin e zgjedhjeve dhe korruptimin e qėllimit tė procesit zgjedhor.

Njė shembull tjetėr ėshtė premtimi pėr punėsim nė administratėn shtetėrore dhe injektimi brenda saj i militantėve mė tė flaktė. Ky efekt elektoral duket sikur nė tė vėrtetė mund tė arrijė njė farė gjithėpėrfshirjeje nė aministratėn shtetėrore tė interesave tė elektoratit, por nė fakt gjithmonė arrin rezultatin e kundėrt. Personalizimi i zgjedhjeve nė kėtė formė, humb anonimitetin e administratės shtetėrore dhe e politizon atė.

 

 

Lista e zgjedhėsve dhe fabula e Cen Durim-Madhit

 

Nga Nevruz Ndregjoni

 

Duke parė njė spot publicitar nė njė televizion tė Tiranės, (jo kombėtar), pėr listat e zgjedhėsve, nė mendje mė kaloi vetėtimthi ideja se edhe unė mund tė isha njė prej viktimave tė radhės nė zgjedhjet e ardhshme. Prandaj lashė ēdo angazhim qė kisha dhe u sorollata njė copė herė pėrrreth vendit ku mendoja se do tė gjeja listėn paraprake tė qendrės sime. Nė fakt nuk u lodha, pasi “tabela e emulacionit” mė doli prapė pėrpara, e heshtur dhe besnike pėr tė mė treguar se unė... nuk isha nė listė. Arsyeja ishte e thjeshtė. Njė pjesė e mirė e fletėve tė ngjitura keq nė mur, kishin rėnė pėrtokė ose kishin fluturuar kushedi se ku prej erės. Por unė s’kisha qenė kjo lloj viktime e kapriēove tė kohės. Ndoshta pėr shkak se emri im (e mbiemri) rreh nga mesi i renditjes, kishte qenė mė fort “viktimė” e ndonjė pasionanti tė grisjes sė fletėve nė mur. (Qofshin ato edhe lista paraprake si kėto nė fjalė e qė s’i bėjnė kujt dėm). Pjesa ku i takonte tė ishte N-ja (m’u duk vetja si kapiteni Nemo), ishte grisur mosozot sesi. Por nejse, e justifikova kėtė me faktin qė djemkat e hazdisur apo tė dendur mirė me substanca psikotrope, mund tė tė bėjnė gjėmėn e jo mė tė grisin njė copės letėr nė mur.

Pas kėsaj shėtitjeje tė vogėl e nxjerrjes sė kuriozitetit tim, mė qarkoi nė mendje masakra e 2003-shit me listat e votuesve, ku njerėz qė kishin nga 2-3 breza qė votonin nė tė njėjtėn qendėr votimi, u degdisėn nėpėr lagje, apo (mė zi), nėpėr qytete tė tjera jashtė Tiranės. Ky apel i kujtesės mė nxiti qė tė shoh nė sy rrezikun imediat qė gjithė opozita do tė kalojė nė kėto zgjedhje e jo vetėm nacionalistėt e LZHK-sė. Sepse truku i manipulimit tė zgjedhjeve pėrmes listave saē ėshtė i thjeshtė pėr t’u realizuar, poaq ėshtė i zorshėm pėr t’u rrėzuar pėrmes fjalėve. Sepse celibashiēėt e komisioneve, apo blushovianėt e ministrisė sė PVD-sė e kanė thėnė ashiqare se po punojnė seriozisht pėr tė na vėnė mėkuar me tė njėjtėn gjellė tė helmatisur, qė na dhanė mė 2003-shin. Skandali i diskut dhe programit tė listave tė zgjedhėsve, KQZ-MPVD, ėshtė njė provė e pakundėrshtueshme. Por edhe pse u kapėn me presh nė dorė, dyshja Celi-Blushi nuk e prishėn terezinė e u justifikuan qetė se “diskun e kthyem prapė nė vend”. Athua se ėshtė ndonjė zor i madh tė bėsh kopje tė atij disku e programeve tė tij!...

Edhe me ngatėrresat qė do tė bėhen (jam i sigurt) me listat 2005, do tė jepen tė njėjtat justifikime foshnjarake siē u dhanė mė 2003-shin, ose siē u justifikuan pėr punėn e diskut. Kėshtu, ta zėmė, nėse ti do t’u ngresh pretendimin se tė kanė hequr emrin nga lista, celibashiēi do tė tė thotė serbes se “zotėri nuk ėshtė e vėrtetė. Emrin e ke pasur nė listė, por nė filan lagje, apo filan QV tė Tiranės!” Nėse ti i thua se jam banor i vjetėr i kėsaj lagjeje dhe nuk ka arsye tė mė degdisėsh nė lagje tė tjera, kiēokiēoblushi ta vėrvit surratit argumentin se “reforma nė Gjendjet civile ka sjellė kėtė ndryshim tė emrit, por gjithsesi ne i kishim marrė masat qė ju zotėri tė ishit nė lista. Ju mund ta gjenit emrin tuaj nė internet. Mjafton tė klikoni www.kqz.org.al!” Dhe me kaq ministri (me nder muhabetit) i lan duart si romaku i para 2 mileniumeve. Ti ngelesh pa votuar dhe nga ana tjetėr nė zonėn tėnde mund tė jenė gjendur 3 emra shoferi tė shefit tė doganave, Idrizit tė famshėm, i cili voton nga dy-tre herė pėr “partinė e zemrės”. Me gjasė voton edhe pėr ty qė nuk do tė tė jepet mundėsia fare tė votosh.

Ky skenar qė mė shkoi nė mendje pas vizitės qė u bėra afishimeve tė listės sė QV-sė sime, mė nxiti tė shoh disa shėnime e skeda tė miat nė lidhje me procesin zgjedhor. Dhe ēfarė, do tė thotė ndokush, paske zbuluar?! Jo ndonjė gjė tė madhe, por diēka me interes pėr tė shkuar nė pėrfundimin se loja me listat ėshtė e kalkuluar me saktėsi kompjuterike nė detaje. Dhe ja pse e them kėtė! Vetė koha qė ka kaluar pėr pėrgatitjen e listės paraprake mė ēon nė idenė qė ky ėshtė “kopili i radhės” i PS-sė pėr tė fituar zgjedhjet pėrmes manipulimit. Sepse: e theksoj qysh mė datė 18 dhjetor 2003 kreu i shtetit Moisiu ka kėrkuar zyrtarisht pėrgatitjen e Listave Reale tė Zgjedhėsve nė njė mesazh drejtuar parlamentit dhe qeverisė. Mė 7 janar 2004 ai i ka kėrkuar gjithashtu zyrtarisht  ministrit tė MPVD-sė Blushi: “informatizimin e menjėhershėm tė Regjistrit tė Gjendjes Civile.” Hesapi qė bėra unė ishte: fix 16 muaj mė parė. Arsyetimi qė unė bėj tani ėshtė ky:

Duke pasė parasysh se listat nuk janė pėrpiluar pėr 16 muaj rresht, edhe pas kėrkesės zyrtare tė z.Moisiu;

Duke pasė parasysh se z.Ben Ben Bl., i MPVD-sė ka kėrkuar nė parlament shtyrjen e afatit tė pėrfundimit tė listave;

Duke pasė parasysh se pėr pėrgatitjen e listave nuk janė akorduar fondet e kėrkuara (burime tė miat nga minibashkitė konfirmojnė se kėto tė fundit nuk kanė marrė asnjė lek pėr kompjuterizimin e listave);

Duke kujtuar faktin qė me listat e vjetra 2003 ėshtė bėrė njė masakėr nė favor tė socialistėve;

Duke kujtuar faktin qė edhe nė zgjedhjet e vitit 2003 nuk u pėrmirėsuan gabimet e konstatuara tė listave paraprake;

Duke nėnvizuar faktin se nė vitin 2003 gabimet e listės paraprake u thelluan nė mėnyrė drastike me listėn pėrfundimtare;

Duke besuar nė mundėsitė e njė loje tė ndyrė tė PS-sė pėr tė manipuluar zgjedhjet (sepse nuk ka rrugė tjetėr pėr tė mbajtur pushtetin);

Duke marrė parasysh fjalėt e Krye-KQZ-tarit Ilirjan, se Kodi ka probleme dhe nuk mund tė zbatohet;

Dhe duke u bazuar fort nė fjalėt e ben ben bl. se gabimet janė tė pashmangshme e do tė vazhdojnė;

Atėherė,

Themi se edhe nė kėto zgjedhje do tė kemi manipulime, njėsoj si nė vitin 2003 e nė vitet e mėparshme. Manipulimet me emrat e zgjedhėsve do tė vazhdojnė dhe heronjtė e fitores sė PS-sė do tė jenė kamikazėt Ben Celibashi & Blushiē. Ata do tė na nakatosin emrat e mbiemrat nė atė farė feje sa s’do tė ketė bir shqiptari ta njohė mė veten. Tamam si nė atė skeēin shkodran me Cen Durim-Madhin, tė cilit ia kishin djegur fotografinė dhe nuk i gjenin emrin.

Ndėrsa zgjedhjet e verdikti popullor do tė arkivohen si dėshtim i radhės, por kujt po i kėrcet pėr kėtė. Duket se edhe forcat e pushtetshme opozitare e kanė vėnė kapuēin mbi njėrin sy dhe kanė caktuar tė merret me problemet e listave njė... komision parlamentar, i cili bashkėkryesohet nga mitiku Gjana dhe ... legjendari Bufi.

Kaq mjafton qė ta marrėsh vesh i dashur mik se edhe kėtė herė si pėrherė, na ka ngrėnė dreqi i mallkuar.

Profil

 

Uran Metko, zėri nacionalist i Parlamentit shqiptar

 

Njė nga deputetėt mė tė zėshėm nacionalistė tė legjislaturės qė po mbyllet, ėshtė z.Uran Metko, pinjoll i njė familjeje tė njohur balliste nga krahina e Kolonjės. Aktiviteti i tij nė parlament ėshtė i shenjuar nga njė shpirt debati e fryme antikomuniste tė thellė. Si pėrfaqėsues i njė partie nacionaliste si Balli Kombėtar, ai ka pasur mjaft raste tė shėnuara nė aspektin e ēėshtjes kombėtare. Z.Metko ėshtė njė nga deputetėt nismėtarė tė rezolutės pėr ēėshtjen ēame.

Z.Uran Metko ka qenė njė ndėr pasardhėsit e familjejeve antikomuniste tė pėrsekutuara, qė ka arritur, pas pėrmbysjes sė regjimit komunist, tė fitojė shkollim tė plotė universitar e akademik. Z.Metko ka studiuar fillimisht nė fakultetin Filozofi-Sociologji tė Tiranės nė vitet 1991-1992. Mė pas ai fiton njė bursė pėr diplomaci nė Universitetin e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare, nė Moskė. Pas diplomimit ai kthehet nė Shqipėri ku fillimisht ka punuar si specialist pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, nė Drejtorinė e Europės, nė periudhėn 1997-1998. Pas ardhjes nė pushtet nė neo-komunistėve (PS, Forumi pėr Demokraci), ai largohet nga puna pėr shkaqe qė merren me mend. Njė ballist nuk mund tė qendronte nė zyrat e shtetit qė i vinte era barut e shkrumb trupash e gjaku njerėzor.

Pas kėsaj ai kthehet nė Partinė e Ballit Kombėtar ku pas kongresit del Sekretar i Pėrgjithshėm. Nė legjislaturėn e vitit 2001-2005 ai ka qenė deputet nė kuadėr tė koalicionit opozitar “Bashkimi pėr Fitore” nga lista e Ballit Kombėtar.

Nė kėto zgjedhje ai ėshtė pėrcaktuar si kandidat pėr deputet i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar nė zonėn elektorale Nr. 37 tė kryeqytetit. Pėrballė tij do tė jetė njė ndėr “yjet” e rinj tė PS-sė, kreu i doganave Shpėtim Idrizi. Pikėrisht kjo ėshtė njė arsye shtesė qė z.Uran Metko tė bėjė njė fushatė zgjedhore sa mė tė fuqishme, pėrballė njėrit prej krerėve tė kuq, tė akuzuar pėr korrupsion. Kjo temė siē ėshtė njoftuar edhe nė media, do tė jetė njė ndėr temat qė do tė pėrqendrohet mė tepėr fushata e LZHK-sė.

Prezenca e derisotme e z.Metko nė parlament ka qenė e dalluar pėr njė vokacion nacionalist nė mbrojtje tė interesave mbarėkombėtare. Dhe pikėrisht kėto qendrime janė ajo ēka i ka munguar parlamentit shqiptar nė vitet e mėparshme. Kėsisoj ėshtė domosdoshmėri qė edhe nė parlamentin e ardhshėm ky zė nacionalist tė jetė edhe mė i fuqishėm. Z.Metko ėshtė njė nga njerėzit qė ka kapacitetet intelektuale dhe formimin shpirtėror pėr ta pėrēuar kėtė zė nė kuvendin e Shqipėrisė. Po ashtu s’do harruar se deputeti Uran Metko, ėshtė njėherazi pėrfaqėsues eminent i pėrndjekjes antikomuniste shqiptare, dhe njė politikan qė ka qenė gjithmonė nė pėrkrahje tė tė gjitha kėrkesave tė drejta tė ish tė pėrndjekurve politikė. Eshtė ndoshta rasti i vetėm nė historinė e parlamentit ndaj tė cilit ėshtė ushtruar dhunė shtetėrore, nė kundėrshtim me statusin e tij si deputet, gjatė njė proteste tė ish tė pėrndjekurve politikė. Kjo sjellje e egėr policore ėshtė bėrė shkas pėr ndėrhyrje tė instuticioneve ndėrkombėtare edhe pranė Avokatit tė Popullit, si rast tipik i dhunimit tė tė drejtave tė ish burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė dhe pėrfaqėsuesve tė sė djathtės nė kuvend.

Z.Metko ka njė histori familjare tė mbushur me vuajtje e persekutime nga komunizmi. I ati dhe familjarė tė tjerė tė afėrt e tij kanė pėsuar dėnime nga mė tė rėndat gjatė regjimit komunist. Njėkohėsisht z.Metko ka qenė njė zė kryesor nė mbrojtje tė tė drejtave tė pronarėve tė vėrtetė, qė u janė grabitur pronat me ligj e pa ligj, nė gjithė kėto vite tė anarko-demokracisė shqiptare.

Ndėrsa historikisht familja e z.Metko ka njė kontribut tė spikatur nė luftėrat kundėr shovinistėve grekė nė krahinėn e Kolonjės, si pjesėmarrėse nė ēetat e lirisė tė Sali Butkės vrarė nga grekėt.

Gjyshi i tij z.Hysen Boshanji (Metko), largohet nė emigracion politik nė SHBA nga tė cilat kthehet pas vrasjes sė vėllait Musait nga shovinistėt grekė nė vitin 1914.

Z.Metko nė parlament ka qenė anėtar i disa komisioneve parlamentare tė pėrhershme e tė pėrkohshme. Puna e tij nė komisionin e Ēėshtjeve tė Mbrojtjes ka qenė mjaft e vlerėsuar. Gjatė kohės qė ka pasur mandatin e deputetit, njėkohėsisht ėshtė diplomuar nė kolegjin ushtarak tė mbrojtjes pranė Akademisė Ushtarake nė Tiranė. Po ashtu ai ka marrė pjesė nė shumė seminare tė asamblesė parlamentare tė Natos nė Bruksel, nė Tbilisi dhe Kroaci, ku ka pėrcjellė zėrin dhe opcionet e shtetit shqiptar nė angazhimet nė kėto struktura.

Z.Metko si pėrfaqėsues i familjeve tradicionale shqiptare ėshtė njė familjar i pėrkushtuar, qė bėn mjaft kontrast me jetėn qė bėjnė “pashallarėt e kuq” tė PS-sė. Ai ėshtė i martuar dhe ka dy fėmijė. Vetė shprehet se jeton nė mėnyrė modeste nė njė apartament parafabrikat dhe ėshtė i vetmi deputet qė jeton nė kushte tė tilla, e banon nė zonėn ku kandidon.

Z.Uran Metko, ka lindur mė 16 korrik 1965 nė rrethin e Kolonjės. Kandidimi i tij nė zonėn nr.37 tė kryeqytetit ėshtė njė provė force e LZHK-sė.

 

 

Monopoli i tullave tė kuqe

 

FATMA

 

Nė kohėn kur filloi rikonstruksioni i Bulevardit Zogu I, dolėn pėr herė tė parė nė skenė tullat e kuqe. Me to do tė vishej jo vetem trotuari, por edhe rruga e kėtij bulevardi. Nuk duhet njė inxhinjer specialist infrastrukture pėr tė kuptuar se kėto tulla janė materiale tė shtrenjta, dhe tė shtrosh trotuaret me to ėshtė njė lluks qė ne nuk mund t’ia lejojmė vetes. Le mė pastaj tė shtrojmė edhe rrugėn. Besoj se askush nuk e mohon dot faktin qė Amerika ka mė shumė fonde se Shqipėria pėr rikonstruksionin e rrugėve. Por nė Amerikė nuk gjen rrugė tė shtruar me pllaka tė shtrenjta. Edhe trotuaret bėhen me njė shtresė tė hollė betoni tė varfėr. Kjo zgjidhje ėshtė funksionale dhe kushton pak. Meqenėse bėhet fjala pėr 400 metra tė bulevardit kryesor nė Tiranė, dhe meqė kanė vlerė historike, tullat mund tė jenė tė pranueshme nė kėtė rast, pėrveē ngjyrės sė kuqe qė ėshtė objekt debati mė vete. Por kėto tulla tani janė bėrė materiali shtrues i ēdo trotuari nė Tiranė qė po rikonstruktohet apo po hapet pėr herė tė parė. Pak ditė mė parė, Kryeministri Nano ishte nė Kuēovė pėr tė hedhur parrullėn e PS pėr zgjedhjet e ardhshme. Pas deklaratave tė bujshme pėr realitetin rozė tė Kuēovės, ai mori pjesė nė pėrurimin e disa punimeve nė infrastrukturėn e kėtij qyteti. Kronika televizive tregoi zotin Nano duke shtruar njė cep trotuari me tullat e kuqe. Nga njė opsion i shtrenjtė e lluksoz pėr shtrimin e trotuareve, kėto tulla janė shėndrruar nė materialin e gjithėpėrdoshėm nė Shqipėri (ose tė paktėn aty ku pushtetin lokal e drejton PS-ja). Kjo ėshtė shenjė e qartė qė fenomeni aq i pėrfolur nė Shqipėri, monopoli, ėshtė shtrirė edhe nė kėtė fushė. Monopolet tek ne janė tė shumta. Qė nga ushqimet, veshmbathjet, nafta, hekuri, reklamat, ndėrtimi e projektimi, janė nė dorė tė monopoleve. Kjo gjė ka bėrė tė rriten ēmimet nė nivele tė papėrballueshme, tė mbytet prodhimi vendas, dhe pėrfitimet nga kėto veprimtari tė pėrqendrohen nė dorė tė individėve tė veēantė qė si meritė tė vetme kanė lidhjen me pushtetin. Nė letėr, Shqipėria ka njė GDP mbi $1700 pėr njeri. Por se sa mishėrohet kjo shifėr nė mirėqenie pėr shqiptarėt, kėtė e tregon shifra tjetėr e 25% tė shqiptarėve qė jetojnė nėn kufirin e varfėrisė tė mė pak se dy dollarėve nė ditė. Duke u kthyer tek tullat e kuqe, pėrveē zgjedhjes sė tė njėjtit material pėr rikonstruksionin e tė gjitha trotuareve, brenda dhe jashtė Tiranės, edhe vetė zhvillimi i tenderave me vlerė mė tė shtrenjtė se sa ėshtė nevoja, ėshtė tregues i qartė korrupsioni. Ato rryshfetet nė pėrqindjet e vlerės sė projektit  qė janė aq shumė tė pėrfolura, por qė deri tani publiku i ka parė vetėm nė formėn e Kryetarit tė Komunės nga Pogradeci nė emisionin Fiks Fare, rėndojnė mė shumė nė xhepin e dikujt kur projektet janė tė pakta dhe vlera e tyre ėshtė disa milion dollarėshe. Kur projektet bėhen shumė, dhe vlera e tyre ėshtė e vogėl, numri i sekserėve qė do tė ēukisin nga fitimi  do jetė i madh, dhe vetė pėrqindja e taksur do jetė mė e vogėl. Ja pse ndryshimet nė Shqipėri, e cila sipas zotit Nano ėshtė bėrė prapė “Kopėsht me trėndelinė”(tė paktėn zona e Kuēovės) janė vetėm kozmetike. Buxheti jonė ėshtė i pamjaftueshėm pėr tė pėrballuar koston e lartė tė zgjidhjeve teknike lluksoze si tullat e kuqe tė trotuareve tė Tiranės, tė pėrqindjeve tė larta qė korrupsioni kėrkon nga ēdo tender dhe tė fitimeve tė mėdha tė monopolistėve. Nė njė farė mėnyre,  gjendja e infrastrukturės sė Shqipėrisė ėshtė e ngjashme me gjendjen ekonomike tė Shqiptarėve. Pak rrugė, kryesisht nė qendėr, kanė pėrfituar pjesėn dėrrmuese tė fondeve si edhe monopolistėt qė zotėrojnė pjesėn mė tė madhe tė parasė qė qarkullon tek ne. Pjesa mė e madhe e rrugėve, janė tėrėsisht tė amortizuara si edhe ajo pjesė e popullsisė qė jeton me mė pak se 2 dollarė nė ditė.

 

Bashkėvuajtėsve Liridashės - Njė vėshtrim mbi kėngėtimet mistike bektashiane(1)

 

Nga Tomorri i Beratit nė Tomorrin e Janinės

 

 

Vijon nga numri i kaluar

 

Nuk mungojnė shembujt e pasqyrimeve tė gjendjeve shpirtėrore si psh:

 

Pleqėria ėshtė me huqe

Unė i marrė e i shkalluar

Njė kupė tė bardhė dhe njė tė kuqe

Pose vdekja t’u afrua

 

Dhe duke pėrfunduar:

 

Jetė tė gjatė ju shokė tė keni

Tė pėrqafuar tė kėndoni

Me shėndet kupat t’i ngrini

Por edhe neve tė na kujtoni

 

Pa u zgjatur mė tutje rreth cilėsisė sė repertorit qė kushtėzohet mjaft nga varėsitė e ndryshme, le tė ndalemi edhe pak rreth marrėdhėnieve me folklorin muzikor, duke vėnė nė dukje se kemi njė pėrmbledhje botimesh:

 

Mori molla mirselie

Nė ato male nė ato hije

Atje shi e borė nuk bie

Binte serma fije-fije

Theksojmė se njė kėngė e tillė ėshtė kėngė jo vetėm e bektashinjve, por e repertorit pėrgjithėsisht tė Tiranės duke pėrfshirė edhe tė krishterėt.

Kėtu nuk ėshtė rasti i volitshėm pėr shqyrtime mė tė hollėsishme rreth parimeve mistike apo estetike. Mjafton tė nėnvizojmė pasqyrimin e vetė truallit, tė vendlindjes si dhe vetėdijes kombėtare duke pėrēuar mesazhin shpirtėror tė kohės me virtytet, besėn, bujarinė, trimėrinė, atdhedashurinė etj., me provaninė hyjnore.

Shkencėtari famėmadh Albert Ajnshtajni ka thėnė se: -“Pėrfytyrimi ėshtė mė i rėndėsishėm se njohja”.

Tė hetosh pėrtej cipės sė dukurive e tė zbulosh thellėsitė pėrtej njėmendėsive dmth., ēka nuk dėgjohet e nuk shihet me sytė e ballit, nuk ėshtė punė e lehtė.

Shumė e ndėrlikuar ėshtė ēėshtja e gjenezės sė kėtyre krijimeve poetiko-muzikore pėr tė shkokluar marrėdhėniet e ndėrsjellta, ndikimet dhe shartimet si dhe pėrthithjet nga burime tė ndryshme, por pa paragjykime. Nuk duhet harruar se kemi pėrjetuar periudha dyndjesh kohore tė mėdhaja me ndikime Lindore, me huazime dhe ndikime trajtash dhe stilemash tė ndryshme. Zakonisht kur temat, motivet, stilemat etj., shtegtojnė nga njė vend nė tjetrin, ato, si tė thuash "aklimohen", prandaj marrėdhėniet dhe shkėmbimet apo ndikimet e shartimet e pėrthithura nga burime tė ndryshme, kundrohen si pasurim i traditės etnokulturore.

Latinėt e lashtėsisė thonin: - "Ex orient lux", qė do tė thotė se: - "drita vjen nga lindja”.

Sė andejmi vrunjojnė e rrjedhin shllime fetare e filozofike sė toku me shumė dukuri tė rrafshit lėndor e shpirtėror.

Siē u tha mė lart nuk duhet harruar se atdheu ynė ka pėrjetuar dyndje me batica e zbatica nė drejtime tė ndryshme. Prandaj zor se mund tė pėrcaktohet gjeneza e disa marrėdhėnieve, tė cilat ende nuk i njohim tėrėsisht e nė mėnyrė tė mjaftueshme. Sidoqoftė huazimet e aklimimet duhen gjykuar jashtė parimeve puriste dhe raciste, qė nuk pajtohen e nuk pėrligjen me njėmendėsinė tonė. Nuk njoh kund ndonjė traditė etnokulturore pa ndikime, pa huazime e pa shkėmbime tė ndėrsjellta, pra tė kulluara. Vetėm shkretanėt, ose shpellakėt parakė nuk kanė mundėsi tė marrin, as nuk kanė ē‘tė japin. Populli ynė ndėrkohė dijti tė japė e tė marrė ēka i nevojitej, tė huazonte ēka i pėlqente, por jo me pėrdhuni.

Krijimet poetiko-muzikore tė traditės etnokulturore shembėllejnė pak a shumė me krijesat e gjalla. Ato lindin, zhvillohen, rėndom tjetėrsohen dhe dikur, shumė syresh, shuhen. Erakliti para 2000 vjetėsh thoshte se gjithēka rrjedh me kohėn. Gjithēka pėrēohet porsi rrjedha e lumit, asgjė nuk qėndron nė amullsi. Bash vetė ne ndryshojmė nė ēdo ēast. Kjo dukuri ėshtė nė vetė natyrėn e jetės.

Nė gjirin e teqeve dervishėt, ndonėse dėshironin njė jetė tė qetė e si tė tėrhequr, prapė se prapė ishin tė lidhur me jetėn e vendit. Madje shumė syresh pėrpiqeshin me mish e me shpirt pėr ēlirimin kombėtar. Disa prej tyre u bėnė fole arsimi dhe kulture. Nė selitė e tyre u ndėrgjegjėsuan pėr atdhetarizmin, u bėnė luftėtarė liridashės e disa syresh u flijuan dhe ranė dėshmorė. Nė gjirin e teqeve u brumosėn njė yllėsi krijuesish poetiko-muzikorė. Mjerisht disa kanė ngelė ende tė panjohur nga mėrtisja e tisit tė anonimisė. Mjafton tė pėrmendim me kėtė rast mjeshtrin Isuf Myzyri, ndonėse i pa arsimuar, por i njohur anembanė atdheut si lėvruesi i krijimtarisė popullore, i lidhur shpirtėrisht me mjedisin bektashian.

Kjo traditė etnokulturore mbetet ende e pastudiuar mirė dhe e pa njohur tėrėsisht, e do tė mbetet e pa vlerėsuar, pa qėmtimin e pa botimin e tėrėsishėm. Pėr ta bėrė kėtė nevojitet punė ndėrdisiplinore, nevojiten mjete e kushte tė domosdoshme, sidomos nevojiten arsyetimet e drejta e tė sakta zhveshur nga fanatizmi i ngushtė. Ndėrkohė botimet e deritanishme tė kėtyre kėngėtimeve kanė ngelė tė zhveshura nga jonet pėrkatėse. Rrjedhimisht ato janė tė gjymtuara e tė "thata", e bash duken si "shurdhe" e pa zė.

Kėsodore Dhimitėr S. Shuteriqi nė "Histori e Letėrsisė Shqipe" Tiranė 1951, nė njė kaptinė tė veēantė rreth bejtexhinjve (fq.33 e tutje) ka shprehur mendimin e tij plot me gjykime tė pasakta e tė gabuara. Midis tė tjerash ai shkruante se: - "Duke pushtuar Shqipėrinė turqit suallėn me vete edhe kulturėn e tyre. Gjuha zyrtare u bė turqishtja, gjuha e fesė sė re qė u pėrhap nė pjesėn mė tė madhe tė popullit ishte arabishtja, mė tė shumtit u bėnė ata qė nisėn tė njohin e tė pėrdorin turqishten e shkruar. Veēanėrisht feudalėt e pėrfaqėsuesit e tjerė tė shtresės sonė tė pasur tė Shqipėrisė, tė cilėt shėrbenin nė ushtrinė turke"; e mė tutje: - "kultura turke pėrhapet veēanėrisht nė vendin tonė duke filluar qė nga shekulli XVII. Kjo kulturė zu rrėnjė nėpėr qytetet e qendrat fetare si teqetė".

Ndokush thotė pėr brengėn e Dhimitėr S. Shuteriqit, qė e paskan detyruar qė tė mos pėrmendėte emrat e disa autorėve tė nėmur nga komunistėt. Mirėpo, pa u kėrkuar falje viktimave tė tyre tė shumta, nė "Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe" Tiranė 1980, hartuesit, Prof. Androkli Kostallari me shokėt shkruan me pėrēmim pėr: “Bektashizmi, ky sekt i muslimanizmit, ...i cili ka ekzistuar nė tė kaluarėn nė Shqipėri.” Ai i ka cilėsuar si "bejta" me pėrēmim, si vargje pa vlerė krijimet e tyre.

Nė krijimtarinė e tyre vėrehen perla tė hijeshisė estetike, me njė hyllėsi autorėsh si Nezim Frakulla, Hasan Zyko Kamberi, e deri tė poeti kombėtar Naim Frashėri. Ata sollėn njė laryshi temash, motivesh dhe trajtash poetiko-muzikore. Ata pasuruan euritminė e parimit "sasior" me risimet e gjasėramjeve (rima), apo bashzanimet nė fund, dhe nė mes tė vargjeve. Me kumbime tė kėndshme.

Ndryshe nga sa mėtohet nga hartuesit e lartpėrmendur tė Fjalorit tė Gjuhės Shqipe se: - "kėto bejta ishin nė zhdukje e sipėr,” - kjo pandehmė pėrgėnjeshtrohet duke pėrmendur kėngėtimin:

- "Si u jeta pėr flamurin"; - kėnduar nga bektashianėt e grupit tė Lazaratit me rastin e Festivalit Folklorik Kombėtar nė Berat nė 1995 (ata e kishin ruajtur tė gjallė me gjithė pėrpjekjet pėr ērrėnjosje tė regjimit), krahas shumė shembujve tė kėtij botimi.

Veprimtaria e bektashinjve nė Shqipėri ėshtė fakt i hershėm. Hė pėr hė me njohuritė e deritanishme ende nuk mund tė pėrpilojmė njė historik shterrues. Vetėm mund tė them se teqeja mė e hershme e bektashinjve shqiptarė nė Shqipėri ėshtė ajo e Kaninės sė Vlorės themeluar nga Sinan Pasha (1451 -1512). Pas kėsaj vjen Teqeja e Harambashi Babait tė Tetovės ndėrtuar nė 1538.

Haxhi Bektashi pat kryesuar karakterin islamik tė frymės shpirtnore. Jo rastėsisht nė atdheun tonė u pėrhap shpejt dhe u rrėnjos qė nė shekullin e XIV. Mendohet se vetė Skėnderbeu bashkė me nipin e tij Hamzanė, nė rininė e tyre, qenė reshtuar nė trupėn e Bektashinjve tė Jeniēerėve, - ­siē thuhet nė librin e Baba Ali Tomorrit me titull "Libri i Bektashinjve" (botuar nė Tiranė me 1929), - shih Moikom Zeqo "Syri i Tretė", Tiranė 2001, fq 43).

Siē ėshtė vėnė nė dukje - pėrmes njė broshure (shih Ramadan Isuf Sokoli me titull Antifonari i Durrsakut Gjergj Danish Lapacaja, botuar mė 1998), tradita jonė poetiko-muzikore e sferės fetare qoftė e trashėguar gojarisht e brez pas brezi, qoftė e trashėguar nėpėrmjet dėshmive shkrimore, ėshtė njė ndėr lėmet kulturore nga mė tė pa hulumtuarat.

Dihet se nė vendin tonė bashkėjetojnė besimtarė katolikė, pranė trashėgimeve bizantine dhe islamike. Veēanėrisht traditat liturgjike arbėreshe tė Italisė Jugore, ku nėpėr famullitė apo nėpėr mungatat janė ruajtur thesare tė mirėfillta me vlera studimore tė shumta. Ndryshe, kėtu nė Shqipėri, kanė munguar pothuajse fare pėrimtimet shkencore rreth kėsaj sfere, sepse kanė munguar kushtet paraprake pėr njė veprimtari tė tillė. Veēanėrisht nė Shqipėri ka munguar pėrkrahja e tillė. Deri me sot asnjė muzikolog nuk ėshtė ngarkuar zyrtarisht qė tė shqyrtojė Kodikėt e Purpurtė tė Beratit; ose Perikopenė ungjillore tė Bibliotekės Ambroziane, nga pikėpamja muzikologjike. As nuk ėshtė ngarkuar nga ndokush qė tė qėmtojė, tė gjurmojė e tė tejshkruajė ilahitė dhe mevludin sė toku me trashėgimet e tyre poetiko-muzikore tė traditės islamike. Lidhur me kėtė traditė dėshiroj tė vė nė dukje se me rastin e ekspeditės Shqiptaro - Gjermane tė vitit 1957, incizuam nė Shkodėr mevludin kėnduar shqip nga tre tenorė tė shkėlqyer. Shiriti origjinal i atij incizimi ndodhet (mjerisht!) nė fonotekėn e Institutit tė Shkencave tė Berlinit Lindor.

Asokohe nuk u pa e arsyeshme qė edhe kėtu nė Shqipėri tė kishim njė kopje tė dytė tė incizimit. Madje pėr kėtė punė, autorit pėrkatės i qe hequr vėrejtje "nga lart"!

Dihet se hartimi i poemit poetiko muzikor pėrkushtuar mevludit dmth., veprimtarisė sė Profetit Muhamed, nė gjuhėn shqipe, ka njė traditė tė hershme, mbi 250 vjeēare. Deri mė sot numėrohen 15 autorė mevludesh duke filluar me Hasan Zyko Kamberin, pėr tė vazhduar me Hafiz Ali Korēėn, pastaj H. Ali Ulqinaku, H. Ibrahim Dalliu, Sheh Ahmet Shkodra, H. Abdulla Zemljaku, I.Floqi, Tahir Pajtovci, Faredin Osmanin, Idriz Lamen, I.I.Veliun, Zejnullah Azis Hasani, Sheh Xhevdet Shehu, Shefki Hoxha, Haxhi Ciko, Sulejman El-

-basani, H. Islami, Mullah Mehmet Hasani sė toku me Idriz Laskan (nė Amerikė) dhe Fahredin Osmanin (Gostivar) etj..

Ndėrkohė kėtu nė Shqipėri qenė marrė masat pėr studimin dhe restaurimin e disa faltoreve por as qė ėshtė menduar pėr krijimin e kushteve tė volitshme pėr gjurmimin e traditave poetiko-muzikore fetare.

Vetėkuptohet se gjatė dhjetėra-vjeēarėve tė shtetit parti moniste, kėtyre traditave nuk u pėrkushtohej asnjėfarė kujdesi. Pėrkundrazi ishte njė punė plym me rreziqe e me kėrcėnime. Me kėtė rast u marr leje lexuesve qė tė pėrmend pėrvojėn time tė hidhur. Lidhur me njė dokumentar kinematografik pėrkushtuar muziktarit Jan Kukuzeli, pėr tė cilin pasi e bllokuan pėr ta asgjėsuar, mė premtuan disa vjet burgim pėr agjitacion e propagandė fetare. Veē kėsaj po pėrmend edhe bllokimin pėrkohėsisht tė njė studimi rreth Niketė Dardanit botuar nė revistėn "Les Lettres Albanaises", pėr shkak tė atij studimi rrezikohej asgjėsimi i botimit pėr karton, sė toku me pasojat.

Gjatė zgjedhės sė kuqe sidomos pas vitit 1966 u ndalua veprimtaria fetare. U vunė nė shėnjestėr e listė tė zezė, njė mori autorėsh e veprash tė botuara e dorėshkrime, tė shfaqura ose tė pa ekspozuara. U dėmtuan biblioteka shtetėrore e private. Njė yllėsi krijuesish tė ndritur, atdhetarė e liridashės, ithtarė tė palėkundur e tė paepur tė idealit kombėtar e pėsuan keq. Nėpėrmjet gjithfarė akuzash, shpifjesh e trillimesh u ndėshkuan, madje u salvuan nga ajo ēmenduri e tėrbuar. Vallė kush mund t’i pėrshkruajė gjithė ato mizori egėrsirash.

Siē e thotė vetė emri "Utopi" (dmth., Kėrkushi) me njė idealizim si ajo e pėrfytyruar nga Tomas Muri nuk ka as nuk ka pasur gjėkundi si ajo qė kaloi vendi ynė. As porsi "Qyteti i Diellit" pėrfytyruar nga Tomas Kampanelli me njė shoqėri marsianėsh, gjoja racionalistė e tė "katandisur nė numra", ēnjerėzorė si pėrbindėsha, gjithashtu sajesa artificiale tė tilla si ajo "Republika" e Platonit, njė shoqėri e "idealizuar" qė nuk i pėrket kėsaj bote. Kush ka synuar njėmendėsimin e njė shoqėrie tė pėrkryer, nėse do tė ngjitej nė fuqi, do tė zhgėnjehej nga dhuna e tragjedia ku njeriu ishte i shtypur nga totalitarizmi, pa u pajtuar me zgjedhėn qė shtyp tė drejtat e njeriut falė sigurimit tė shtetit. Siē thoshtė parrulla "utopia e shuar, por rrofshin utopitė".

Asnjėra nga fetė Abrahamite, (dmth., Hebraizmi, Kristianizmi dhe Islamizmi) nuk e pėrligjėn dhunėn. Pėrkundrazi ato synonin mirėkuptimin. Feja e pastėr dhe e mirėfilltė, mbėshtetur nė drejtėsi nė mirėsi dhe nė virtyte, i afron njerėzit me Perėndinė. Tė trija fetė e lartpėrmendura kanė pika tė pėrbashkėta, si kėshillimet pėr urtėsinė, mirėsinė dhe dashamirėsinė e ndėrsjelltė, e pėrkundrazi kush shpif, kush urren, kush mashtron, kush shtyp e vret, kush bėn prapėsi, vepron kundra lartėsisė hyjnore.

Sipas Kuranit : - "Pa atdhe nuk ka fe”.

Kuptimplotė ėshtė fakti se Shėn Gjergji e Shėn Niketė Dardani, kėta shenjtorė paleokristianė, nė ikonografi pasqyrohen jo si paqėsorė, por tė armatosur me shpata, me mburojė etj., tė detyruar kėshtu nga rrethanat e jetės pėr tė mbrojtur lirinė.

Bektashinjtė e mbėshtetėn parėsisht pavarėsinė kombėtare. Pėrveē zbatimeve fetare ata luajtėn njė rol tė rėndėsishėm shoqėror e politik nė dobi tė pavarėsisė kombėtare. Gjatė zgjedhės sė huaj tė trija fetė e ndryshme, pa dallim ndėrmjet tyre, janė pėrpjekur e kanė luftuar me penė e armė nė shėrbim tė atdheut kundrejt dasive fetare. Ka mbizotėruar mirėkuptimi me epėrsinė e vetėdijes kombėtare. Fetė e ndryshme nuk sollėn pėrēarje por sollėn tolerancė gjatė vorbullės sė fuqive tė errėta, tė cilat sollėn shqetėsime lidhur me trojet shqiptare pėrtej kufijve shtetėrorė tė tanishėm. Me tė drejtė padija ėshtė kundruar si armiku parėsor i fesė. Prandaj teqetė e dervishėve u bėnė vatra tė arsimit amtar. U bėnė gjithashtu pėrkrahės e strehė e ēetave liridashėse kur u dha njėfarė kushtrimi kundra lukunisė gllabėruese tė fqinjėve tanė. Kėshilli atnor bektashian vendosi mėvetėsinė nė gjuhėn shqipe. Nė Kongresin e parė tė shqipes sė Bektashinjve (4-17.01.1920) u shpall pavarėsia e Tarikateve Islamike duke i paraprirė hapjes sė rrugės autoqefale ortodokse nė pėrpjekje pėr predikimet nė gjuhėn shqipe.

Pastaj nė gusht tė 1922 Fan. S. Noli themeloi nė Berat Kishėn Autoqefale Shqiptare duke mėnjanuar Patrikanėn nė ēėshtjet kishtare lidhur me pavarėsinė kombėtare.

Asokohe kėrkohej me ēdo kusht qė tė largoheshin udhėheqėsit e huaj, veēanėrisht tė zboheshin ngatėrresat antishqiptare, pėr tė evituar copėtimin e mėtejshėm tė atdheut.

Dikur dervishėt pėrndiqeshin nga pushteti nė fuqi, prandaj besimtarėt e teqeve vepronin nė fshehtėsi. Po pėrmend me kėtė rast dėbimin e bektashinjve nga Shkodra nė fillim tė shekullit tė XIX.

Asokohe u pėrndoqėn e u shkallmuan teqetė, u masakruan kundėrshtarėt liridashės. Egėrsisht, mė mizore nga tė gjitha, ėshtė shpallja e vendit tonė "Ateist" (me forcė) si vendi i parė ateist nė botė.

Siē u tha mė lart, pati njė intolerancė ndaj besimtarėve qė mendonin ndryshe. Ata u pėrndoqėn tinėzisht gjatė kremtimeve fetare, jo vetėm nepėr faltore por deri nė banesat private. Famėkeqja "Luftė klasash" u pėrkeqėsua. Mė 1967 u mbyllėn faltoret, u shembėn selitė e kulturave tė ndryshme dhe u shembėn mungata e shumė teqe. Zgjedha e kuqe ndali ushtrimin e fesė pa dallim besimi, qoftė musliman e qoftė tė krishterė; u pėrndoqėn e u salvuan klerikėt liridashės, u burgosėn, u torturuan e u vranė duke shkaktuar rrėke lotėsh e gjaku. Madje u pėrndoqėn jo vetėm tė gjallėt rrezikzezė, por edhe tė vdekurit me prishjen e vorrezave e tyrbeve.

Por me gjithė pėrndjekjet dhe salvimet, prapė se prapė rezistuan dhe mbijetuan. Tani Bektashianėt pėrbėjnė njė tarikat nga mė tė pėrhapurit e mė tė njohurit tė Islamizmit nė mbarė botėn me seli Kryegjyshatėn nė Tiranė.

Pas shpalljes se pluralizmit nė Shqipėri vendi ynė u fut nė zhvillimet demokratike, u rihapėn faltoret, mungatat, teqet e tyrbet. Disa syresh u rindėrtuan rishtazi. Pra u lejua besimi fetar. Njerėzit e dremitur u zgjuan nga ankthi. Rrjedhimisht u pėrtėri lulėzimi i gjithėsisė shpirtėrore dhe i vetėdijes. Ndryshe nga pandehmat (Shih Fjalori i Gjuhės sė Sotme Shqipe) nuk u shfarosėn besimtarėt e pėrkushtuar, as nuk u shua zjarri i pashuar nėpėr tempujt.

Pas gjithė kėtyre vuajtjeve dhe salvimeve, ende me vrragėt e plagėve tė thella, nė vend tė brerores sė degės sė ullirit, nuk duhet tė shkojmė sė prapthi porsi gaforrja me atė "libertas non liberta" pėr t’u katandisur si ėshtė me keq. Zoti na ruajtėt nga mashtrimet shpirtliga me atė pjellė tė skotės mjerane qė na gremisėn nė zgrip tė humnerės sė mjerimit tė pafund. Shpresojmė se ish tė pėrndjekurit me gjithė fatin e tyre tragjik e tė ngujuar porsi Prometeu, tė dėrmuar e tė cfilitur, prapė se prapė, qėndruan e mbijetuan kundra shfrytėzimit. Shpresojmė se liridashėsit u kalitėn pėrmes pėrpjekjeve pėr tė qėndruar tė paepur me pikėsynime tė larta e largpamėse.

Me shembjen e zgjedhės sė kuqe tė ateistėve, me lirinė e besimit fetar, gėluan mashtrimet. Nė kėtė kohė mbinė si kėpurdha gjoja "disidentėt", por tė brumosur me botėkuptimin materialist tė monoteistėve duke pėrqafuar mistikėn kėsodore. Maikom Zeqo nė vėllimin "Princėrit e Mistikės" ndonėse Sekretar i II i PPSH i rrethit tė Durrėsit e Ministėr i Kulturės nė Republikėn Socialiste, shpallet me lehtėsi e pa ndrojtje si i tillė (disident). Nevojitet jo vetėm guxim, por edhe paftyrėsi, pa u zoritur, pa u penduar e pa u shfajėsuar e pa kėrkuar ndjesė.

U shemb Muri i Berlinit por ndėrkohė "nostalgjikėt e diktaturės" ngritėn shumė mure e shumė gardhiqe pėrēarjesh. Tani zor se mund tė dallosh mashtruesit dhe pėrdhunuesit nga viktimat.

Shoqėria e depolitizuar po pėrpiqet tė ēlirohet nga shtypja dhe dita-ditės pėrkujdeset pėr mirėqenien, qė ta gėzojnė jetėn me parimet etike tė butėsisė shpirtėrore, bujarisė, mirėsjelljes dhe mirėsisė.

Rrokja e tėrė kėtyre ēėshtjeve tė ndėrlikuara, thellimi dhe zgjerimi i njohurive tona kėrkojnė rritjen pėrtej shikimit tonė.

Ndėrkohė janė zbuluar genet qė u japin veēoritė e bėrthamave qelizave. Aty nga gjysma e shekullit tė XX, falė studimeve tė biologjisė molekulare, shkenca arriti tė depėrtojė nė tė fshehtat e jetės pra u zbulua struktura e molekulave tė genit DNA. Kėsodore nėpėrmjet studimeve biologjike tė molekulave, u arrit shkoqitja rreth strukturės molekulare qė pėrbėn cilėsinė e qenieve tė gjalla. U dėshmua se kromozomet e vezės sė fekonduar, trashėgojnė disa veēori nga nėna e babai, duke pėrbėrė njėfarė kodi gjenetik. Prandaj rrjedhin ndryshimet. Qeniet njerėzore pėrbėhen nga tė njėjtat elemente lėndore, por megjithatė janė tė ndryshme. Trupi njerėzor ka mori e mori qelizash mė shumė se yjet e Kashtės sė Kumtrit, qė vėrtiten nė harmoni. Shumė prej tyre vdesin dhe rigjenerohen pėr ēdo sekondė. Vallė ēka e ujdis e ēka e mban tė gjallė atė mori marramendėse tė thėrrimeve dhe elektroneve?!

Vallė kush pėrjeton pėrsiatje tė tilla marramendėse nuk tronditet, por shpirtėrisht ngrihet lart e mė lart nė kohė e hapėsirė tė pa censuruar. Kush vallė lehtėsohet duke shkarkuar peshėn pėrkatėse arrin nė skaj tė qenies tokėsore, kush sodit lart nė kupė tė qiellit tė spėrkatur me mijėra yjesh ndėrsa miliarda qelizash tė gjalla shuhen e rigjenerohen pėr ēdo ēast duke pikluar me rreshje e rrėshekė derdhur nė oqeanin e pafund tė gjithėsisė, duke u shkrirė me lėndė organike. Vetėm Perėndia qė vranton e kthjellė mund tė zbėrthejė kėso ēėshtjesh shpirtėrore. Deri diku mund ta shprehė edhe poezia e muzika e frymėzuar dhe e pėrkryer.

Pėrparimi njerėzor bėhet nėpėrmjet pėrpjekjeve tė vijueshme. Por kjo temė meriton njė shtjellim tė posaēėm nė kushte tė volitshme.

Dėshiroj tė pėrmend mitin e Sizifit tė mitologjisė sė lashtė. Sipas gojėdhėnės, Kryezoti i Olimpit qenkėsh zemėruar me Sizifin dhe e paskėsh ndėshku nė skėterrė ku detyrimisht duhej tė ngrinte pėrpjetė njė shkrep deri nė majė tė sukės. Por guri i madh, pa arritur deri nė majė tė pėrpjetės, rrokullisej teposhtė. Kėshtu mundqari i shkretė robėtohej e stėrmundohej papushim. Sizifi, ky mė i menēuri i tokėsorėve, ishte i bindur pėr njė punė tė tillė tė kotė, si merimanga qė endte dhe ēendte pa pushim pezhishkėn.

Kėshtu qenka fati i hidhur gjurmuesit ėndėrrimtar tė zhgėnjyer qė arrin nė muzg tė jetės: i rraskapitur e cfilitur, por i heshtur. Vetėm dy pikla lot nuk i pėrmban pėrmes qepallash, - pikla loti mė tė rėnda se shkrepi.

Mbamendja e bartėsve rreth traditės popullore ka kufizimet e veta dhe zor se mund tė mos mbulohej edhe nga harresa. Prandaj shkruhet nė shtresė tė bardhė me ngjyrė tė zezė, kėsodore nėpėrmjet kundėrtisė dalin nė pah shumė dukuri, hijeshia kundėr shėmtirės, del nė pah mirėsia kundra sė keqes, del nė pah dashamirėsia kundrejt urrejtjes.

Arritėm nė pėrfundim.

Pėr njė shtjellim organik e shterrues tė kėtyre kėngėve e poezive mbeten shumė kufizime, mbeten ende shumė zgavrra. Nevojiten akoma gjurmime e pėrimtime nėpėr tė gjitha krahinat e atdheut. Ende kanė mbetur tė panjohura e kushedi se ku struken nė ndonjė skutė. Ky botim nė gjuhėn shqipe rreth kėsaj tradite etnokulturore kaq tė gjerė, fillimisht ėshtė i kufizuar. E kanė pėr detyrė studiesit e etikės si Instituti i Kulturės Popullore, me Akademinė e Shkencave, t’i pėrvishen kėsaj pune, pavarėsisht bindjeve politike socialiste dhe komuniste. Pėrgėzoj muzikografin Pėllumb Katroshi pėr nismėn e tij. Padyshim ai ėshtė pėrballur me shumė vėshtirėsi duke ēelur shtigje tė pa shkelura gjatė qėmtimeve e tejshkrimeve muzikore. Uroj me pėrzemėrsi qė autorit tė kėtij botimi t'i prijė e mbara me prurje tė mėtejshme.

 

Duke kujtuar Kodin e Napoleon Bonapartit {1804-2005} (1)

 

Trualli filozofik qė lindi Kodin e Napoleonit

 

“Lavdia ime e vėrtetė s’ėshtė fitorja nė 40 beteja; Vaterloja do tė fshijė kujtimin e tyre. Ajo ēka nuk do tė fshihet asnjėherė, e qė do tė jetojė pėrjetėsisht, ėshtė kodi im civil!” - Napoleon Bonaparti

 

Nga Vladimir MOLLA, jurist

 

Napoleon Bonaparti, me cilėsinė e Konsullit tė Parė, mė 21 mars tė vitit 1804 nėnshkroi aktin, mbi hyrjen nė fuqi tė Kodit Civil tė francezėve; njėrit prej monumenteve juridike mė tė mėdhenj tė kohėve moderne.

Dyqind-vjetori i kėtij Kodi, ėshtė padyshim njė ngjarje me shumė rėndėsi. Ajo nuk u pėrket vetėm francezėve, pėr tė cilėt u bė, por shumė popujve tė Europės e tė botės. Ky Kod, nė vija tė pėrgjithshme, sidomos pėrsa i pėrket themeleve tė tij, qėndron nė fuqi i paprekur, megjithė shkėlqimin e tij, e ashtu si njė peshė e rėndė vazhdon tė qėndrojė nė ndėrgjegjen juridike tė shumė njerėzve. Kjo pėrbėn thelbin e njė tė drejte krejtėsisht tė veēantė, e pėrpunuar si doktrinė, e vendosur si sistem nė tė gjithė ato vende qė quhen vende tė sė drejtės civile, krejtėsisht e dallueshme, me fizionomi tė sajėn e me rrugė tė veēantė zhvillimi, qė zbatohet kryesisht nė vendet e Europės Kontinentale, ndryshe nga e drejta e pėrgjithshme, qė zbatohet nė Angli, SHBA, Australi etj..

Krijimi i kėtij Kodi erdhi si rrjedhojė e veprimit tė njė sėrė faktorėsh tė ndryshėm dhe si njė nevojė e domosdoshme e vetė shoqėrisė franceze tė kohės.

Gjysma e dytė e shekullit tė XVIII-tė nė Francė, dallohet pėr njė sėrė ndryshimesh qė, historianė tė sė Drejtės, i rigrupojnė rreth dy apekteve madhore, aspekte kėto qė shkaktuan njė krizė pararevolucionare (1) shiko F. Garison “Historia e tė Drejtės dhe e Institucioneve”, botim frėngjisht i vitit 1977, faqe 314.

Sipas kėtij autori, aspekti i parė qė vjen si lajmėtar shprehet nė lindjen e shfaqjen e njė sėrė idesh, tė cilat pėrbėnin vlera tė reja, mospranuese e kundėrshtuese, qė shpalleshin e mbroheshin nga korrente moderniste. Sado tė ndryshme, kėto ide bashkoheshin nė njė kritikė tė fuqishme ndaj institucioneve ekzistuese, duke mos kursyer asnjerin, e duke pėrdorur njė gjuhė tė figurshme kalonin nė shoshė ēdo veprim tė tyre.

Kurse nė aspektin e dytė, (po sipas kėtij autori), vendoset nė skenė vetė pushteti monarkik, njė pushtet i kėrcėnuar dhe i pasigurt. Nga 1750, tė paktėn, Mbretėria, kjo forcė prej kohėsh dinamike, duket e ngathėt, qė ecėn verbtazi, por jo e pandjeshme ndaj aspiratave e opinioneve liberale. Monarkia nė kėtė kohė ka patur njė vullnet tė flashkėt, anemik, e tė paaftė pėr tė pėrballuar revoltėn nė ngritje e pėr tė organizuar rezistencėn ndaj saj. Kjo trashėgimi disfatash, detyroi pushtetin e kohės tė bėnte njė dalje, me anėn e sė cilės tė tregonte forcėn e tij. Kjo lėvizje u duk nė thirrjen e shteteve tė pėrgjithshėm (etat generaux), e cila, sipas historianėve tė kohės, ėshtė quajtur fatale. Kjo mbledhje e tyre ēoi nė vitin 1789 nė shpalljen e asamblesė kushtetuese. (2) Shtetet e pėrgjithshėm (etat generaux), pėrbėheshin nga njė asamble me pėrfaqėsues tė tre rangjeve, qė ekzistonin nė atė kohė nė Francė: klerit, fisnikėrisė dhe rangut tė tretė, qė pėrbėhej nga borgjezia. Roli i shteteve tė pėrgjithshme ka qenė thjesht konsultativ. Ata mblidheshin nga mbreti vetėm nė raste shumė tė rėndėsishme.

Nė kėtė kohė tė turbullt nuk munguan tė hidhen dhe ide tė Bodenit, tė shfaqura nga teoricienė absolutistė, tė cilėt e mendonin Francėn tė drejtuar nga sovrani (mbreti) dhe institucione tė themeluar mbi fenė dhe detyrat e ngarkuara prej saj. Kėto ide konkretizoheshin nė imitimin e modeleve reale tė kohės, siē kanė qenė Frederiku i Prusisė, Katerina e Rusisė dhe Jozefi i II-tė i Austrisė. Tė tjerė pranonin nevojėn e ekzistencės sė njė shefi tė fuqishėm, i cili tė ishte i aftė tė impononte kėrkesat e reja tė arsyes shoqėrore. Pra njė despot duhej, por nuk kishte rėndėsi se cili: njė despot qė do tė penetronte nė frymėn e shekullit: njė ”luan i bukur”, siē do tė fliste Volteri dhe njė “tiran i bukur”, siē kanė thėnė fiziokratėt(3). Fiziokracia ėshtė njė term i krijuar pėr herė tė parė nga Dypon De Nemur (Pier Samuel), ekonomist francez, lindur nė Paris (1739-1817). Fiziokraci do tė thotė pushtet mbi natyrėn, qė nė vetvete pėrmblidhte njė doktrinė tė ideve ekonomike, tė cilat vlerėsonin shumė agrokulturėn si burimin e vetėm tė pasurisė. Pasuesit e saj janė quajtur fiziokratė. Njėri prej pėrfaqėsuesve kryesorė tė kėsaj teorie, Kuesnej (Quesnay), ėshtė autor i tablosė ekonomike botuar mė 1758. Njė nga dishepujt e mėdhenj tė tij dhe tė shkollės fiziokratike, ka qenė Mirabo (1715-1789), autor i “Mikut tė njerėzve” ose traktatit mbi popullsinė (1756).

Kjo lėvizje ka ndikuar nė gjendjen politike tė kohės nė Francė.

Tė gjitha kėto lėvizje tė udhėhequra nga ide e teori tė reja, krijuan njė proces historik, i cili arriti kulmin nė verėn e vitit 1789, u radikalizua me diktaturėn Robespieriste, e cila ra nė qershor 1794, deri nė shpėrthimin e Napoleon Bonapartit nė dhjetor tė vitit 1799.

Si institucion i rėndėsishėm i kohės mund tė pėrmendet Asambleja legjislative, e cila doli nga asambleja kushtetuese mė 1 tetor 1791. Shumė nga anėtarėt e saj kanė qenė juristė dhe Revolucioni Francez, ndryshe ėshtė quajtur dhe “Revolucioni i Juristėve”. Pavarėsisht se Revolucioni u shoqėrua me akte dhune tė shumta, frymėzimi i tij qėndroi thellėsisht liberal. Si synim kryesor ka patur zhvillimin e individit dhe sigurimin e tė drejtave tė tij.

Ngadhnjimi i njė revolucioni nuk mund tė mos shoqėrohet me reforma nė fushėn e sė Drejtės, e cila nga ana tjetėr ndryshon mendjen e individit dhe krijon njė gjendje tė stabilizuar tė veprimeve tė tij me shoqėrinė, e anasjelltas. Vetė krijimi e miratimi i Kodit Civil, ėshtė quajtur si akti i fundit i Revolucionit francez dhe, sipas E. Ludvig: “… akti i parė i diktaturės sė Napoleon Bonapartit” (3) E. Ludvig “Napoleoni”, faqe 129.

Para miratimit tė tij, historianėt e sė Drejtės pėrmendin dy periudha mjaft tė dallueshme nga njėra-tjetra. Tė pabarabarta nė kohė, por tė barabarta nga rėndėsia e tyre. 1-E drejta e vjetėr, qė pėrfshin tė drejtėn e brendshme deri me 14 korrik tė vitit 1789. 2) Tė drejtėn e ndėrmjeme, qė pėrfshin periudhėn nga 14 korriku i vitit 1789 deri nė miratimin e Kodit Civil.

E drejta e vjetėr pėrsa i pėrket formės, pėrbėhej nga njė shumėllojshmėri normash, qė mbi tė gjitha nuk ushtronin autoritetin e tyre nė gjithė territorin e Francės. Nga njėra provincė nė tjetrėn, e drejta civile nuk ka qenė e njėjtė. Qendra e Francės zbatonte tė drejtėn e shkruar romake, ndėrsa nė provinca tė tjera zbatohej e drejta zakonore. Megjithkėtė kjo e fundit nuk ka qenė unike. Zbatimi i tė drejtės zakonore ishte i copėzuar duke pėrmendur kėtu se edhe e drejta gjermanike ka pasur ndikimin e saj. Mbi tė njėjtin territor zbatoheshin sisteme juridike tė ndryshme. I njėjti qytetar, mund tė gjendej nėn ndikimin e sė drejtės kanonike pėrsa i pėrket martesės sė tij dhe, sipas zakonit tė vendit, pėr tė zbatohej regjimi matrimonial.

E Drejta e Vjetėr reflektonte gjendjen politike tė vendit. Kjo, duke qenė e drejtė civile e njė monarkie katolike, mbėshtetej mbi aristokracinė e tokės. E drejta e ndėrmjeme ndahet nė dy faza; a) faza revolucionare, qė drejtohej e udhėhiqej nga konventa dhe b) Faza qė pėrmbledh periudhėn nga Direktorati nė Konsulat dhe, sė fundi, ėshtė ndryshimi mė i rėndėsishėm: miratimi i Kodit Civil, i cili shėnon fillimin e njė ere tė re pėrsa i pėrket ndėrtimit e veprimit tė njė tė drejte civile moderne.

Pėrsa na pėrket ne shqiptarėve, lidhjet me kėtė Kod janė shumė tė hershme. Kodi Civil shqiptar, ose siē njihet ndryshe edhe Kodi i Zogut, shumicėn e lėndės sė tij e ka marrė nga Kodi Civil francez. Kjo ėshtė njė lidhje e drejtpėrdrejtė. Nga ana tjetėr ka edhe njė lidhje tė tėrthortė; edhe ato dispozita qė janė marrė nga Kodi Civil italian, apo dhe zviceran, origjinėn e tyre e kanė nga Kodi Civil i francezėve. Pra e gjithė fryma, qė pėrbėn kodin e parė civil shqiptar, ėshtė e pėrbashkėt me atė tė Kodeve tė tjera tė Europės.

«Ligjet, - thotė njėri prej ideologėve tė Revolucionit Francez, Monteskje, nė veprėn e tij tė shquar “Mbi frymėn e ligjeve”, - duhet tė jenė tėrėsisht tė pėrshtatshėm pėr popullin pėr tė cilin janė bėrė dhe do tė thoja se do tė ishte vėrtet e jashtėzakonshme, nėse ligjet e njė kombi do tė ishin tė pėrshtatshėm edhe pėr njė komb tjetėr.»

Pėrhapja e Kodit Civil francez nė vende tė tjera, qė me hyrjen nė fuqi tė tij, ku me hir, ku me pahir, tregoi se mendimi i sipėrm nuk u vėrtetua. Pėrshtatja e tij nė vendin tonė mbas 125 vjetėve, ishte me tė vėrtetė njė sukses. Veē tė tjerave ka ndikuar nė pėrpunimin e tij puna e juristėve tė kohės, tė cilėt duke qenė shqiptarė, njihnin pėrveē parimeve tė ndėrtimit tė njė kodi modern, edhe gjuhėn shqipe, doket e psiqikėn e popullit. Historinė e tij, copėza tė sė drejtės sė vjetėr romake, qė kishin zėnė rrėnjė nė formėn e normave kanunore, kanė krijuar psikologjinė e nevojshme pėr ta pranuar kėtė ligj modern, nga i cili ata do tė ndėrtonin gjithė jetėn e tyre.

“Ndikimi i madh i gjuhės latine shtrihet mbi shqipen nė fushėn e zakoneve dhe tė dokeve (kalendari i vjetėr romak, krishtėnimi, etj..” (4) (Jup Kastrati: Veprat albanologjike tė Eqerem Ēabejt. Botim i “Jeta E Re”, faqe 566, Prishtinė 1998).

Ndikimi i Kodit tė Napoleonit nė vende tė tjera, u bė nė kohė e me mėnyra tė ndryshme. Pushtimet ushtarake tė Napoleonit, i paraprinin pėrshtatjes sė legjislacionit francez nė vendet e pushtuara. Shtetet e varura si Mbretėria e Napolit, Dukata e Madhe e Badenit (sot Baden Vyrtenberg, njėsi e veēantė shtetėrore e Gjermanisė, me kryeqytet Shtutgartin), pranuan tė detyruara kėtė imponim tė sė Drejtės.

Nė shekullin e XIX-tė, fryma e Kodit Civil francez u pėrhap paqėsisht. Nė atė kohė, ky kod modern kishte vėrtetuar nė praktikė epėrsinė e tij. U pėrhap nė vende ku Franca, si fuqi koloniale, ka patur ndikim, si nė Haiti, nė provincėn e Kebekut (Kanada), mė 1866, nė republikat jug-amerikane, nė Luizianė, nė Itali mė 1865, nė Rumani mė 1866.

Nė Gjermani e Zvicėr u miratuan kode civile konkurrues me kodin e Napoleonit, pavarėsisht se ndėrmjet tyre ka patur njė ndikim tė ndėrsjelltė. Megjithatė, Kodi Civil i Napoleonit, nga ana intelektuale, ėshtė mė i rėndėsishmi e historikisht mė pjellori. (5)Zvvegert dhe H.Kotz: “Njohuri pėr tė drejtėn e krahasuar” (parimet themelore), botim shqip, faqe 117. Kodet prusiane e austriake, thuhet mė tej nė kėtė vepėr, u dekretuan nga njė despot me ide rilindasi; nė Francė ishte borgjezia, e cila me mjete revolucionare hodhi tej institucionet sociale tė vjetra tė regjimit tė vjetėr dhe krijoi shtetin e ri mbi bazėn e parimit tė barazisė sė qytetarėve dhe, pastaj, pikėrisht nga kjo situatė krijuan njė kod, qė pėrfshinte idetė e Revolucionit pėr Liri e Barazi.

Vetėm nė Francė, kodi ishte produkt i njė lėvizjeje revolucionare. Vetėm nė Francė ekzistonte njė pėrputhje e plotė midis realitetit social dhe idesė sė njė shoqėrie mbi tė cilėn mbėshtetej Kodi.

Gjenia e Napoleon Bonapartit nuk shkėlqeu vetėm nė fushėn ushtarake. Ai, si burrė shteti i shquar, e kishte kuptuar se, pa njė organizim tė mirėfilltė tė shoqėrisė, ēdo fitore ushtarake do tė vihej nė dyshim. Edhe sikur tė fitonte ēdo betejė, kthimi i tij nė Francė nuk do tė ishte ai i njė fitimtari, por do t’i duhej tė nxirrte shpatėn nga mylli pėr tė rimarrė pushtetin. Thėnia e Gėtes se pėr Napoleon Bonapartin, pushteti ishte njėlloj si vegla muzikore nė duart e njė artisti tė madh, mund tė ndryshohej duke thėnė se Napoleoni, ishte njė dirigjent po aq i madh, qė pushtetin e drejtonte me zhdėrvjelltėsi tė habitshme e nė mėnyrė harmonioze. Ai shkonte nė fushatat ushtarake duke lėnė nė Francė, njė aparat civil, tė tėrin nė kėmbė, e qė funksiononte pėr mrekulli. Urdhėrat dhe udhėzimet e tij shoqėronin ēdo veprim tė administratės. Vullneti i Napoleonit ndihej nė ligjet e miratuara. Armiqtė e tij prisnin me padurim e i uronin vdekjen. Pavarėsisht nga mungesa e tij fizike nė Francė, prania e tij ndihej nė ēdo veprim tė administratės e tė gjykatave.

Njė historian i tij, thotė: “Napoleon Buonaparti, nė ndėshkimin e armiqve tė tij politikė nuk vlerėsonte shumė pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor… Por, nė tė gjitha rastet e tjera, kur dy palė ishin tė angazhuara nė njė proces civil, ose kur dikush gjykohej pėr njė krim qė s’kishte tė bėnte me politikėn, ai kėrkonte qė gjyqi tė zhvillohej pa marė parasysh asnjė konsideratė me karakter politik. Dhe kur gjyqtarėt e parė qė kish emėruar, shkuan t’i paraqiteshin Konsullit tė Parė, Napoleoni i porositi tė mos preokupoheshin kurrė pėr tė ditur se nė ē’parti bėnte pjesė njeriu qė u drejtohej pėr tė kėrkuar drejtėsi. (5) Evgjeni Tarle “Napoleon Buonaparti”, pėrkthim shqip, faqe 108.

Tė njėjtin mendim ka edhe historiani tjetėr Emil Ludvig, i cili thotė: Kur…, Konsullit tė Parė i paraqitet relacioni zyrtar i mbledhjeve, deklaron: ‘ėshtė e rėndėsishme tė na referohen me saktėsi opinionet e autoriteteve gjyqėsore. Kjo ndikon; ajo qė mendojmė ne, njerėzit e luftės ose tė parasė, nuk ka rėndėsi.” (6) E. Ludvig, “NAPOLEONI”, faqe 128.

Vijon nė numrin e ardhshėm

Francis Fukuyama

Francis Fukuyama ėshtė profesor i Politikės Ekonomike Ndėrkombėtare nė Shkollėn Paul Niēe pėr Studimet e Avancuara Ndėrkombėtare nė Universitetin Xhon Hopkins. Ai ka shkruar shumė pėr ēėshtjet e zhvillimit politik dhe ekonomik. Libri i tij i fundit “Ndėrtimi i shtetit: Qeverisja dhe rendi botėror nė shekullin XXI”, ėshtė publikuar nė pranverėn e vitit 2004. Francis Fukuyama lindi mė 27 tetor 1952, nė Ēikago. Ai u diplomua nė Universitetin Kornell nė veprat klasike dhe mbaroi doktoratėn nė shkenca politike nė Universitetin e Harvardit. Ai ishte anėtar i Departamentit tė Shkencave Politike tė Korporatės RAND nga 1979 deri nė 1980, nga 1983 e deri mė 1989, dhe nga viti 1995 deri mė 1996. Nga 1981 e deri mė 1982, dhe mė vonė nė 1989, ai ishte anėtar i Stafit tė Planifikimit tė Politikave nė Departamentin Amerikan tė Shtetit, fillimisht si anėtar i rregullt, specialist pėr Lindjen e Mesme dhe, mė vonė, si zėvėndės/drejtor pėr problemet politiko-ushtarake nė Europė. Nė periudhėn 1981-1982, ai ishte gjithashtu anėtar i delegacionit Amerikan nė bisedimet Egjiptiano-izraelite pėr Autonominė e Palestinės. Nga 1996 e deri mė 2000, ai ishte profesor i politikave publike nė Shkollėn e Politikave Publike tė Universitetit Xhorxh Mejson. Dr. Fukuyama ėshtė anėtar i Kėshillit tė Presidentit Bush mbi Bio-etikėn. Ai ėshtė anėtar i Shoqatės Amerikanė tė Skencave Politike, Kėshillit pėr Marrėdhėniet me Jashtė, Kėshillit tė Paqėsorit pėr Politikat Ndėrkombėtare dhe Rrjetit Global tė Biznesit.

 

 

Eksportimi i Demokracise

 

Francis Fukuyama

 

Vizioni i sė ardhmes

Me “state-building” pėrcaktohet krijimi i institucioneve tė reja tė qeverisjes dhe pėrforcimi i atyre ekzistuese. Frensis Fukujama mbėshtet se state-building ėshtė njė prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme pėr bashkėsinė botėrore, pėrderisa shtete tė dobėt apo tė dėshtuar janė nė zanafillė tė shumė prej problemeve mė tė rėnda botėrore, nga varfėria deri tek SIDA, nga droga tek terrorizmi. Ai mbron idenė se ndonėse shumēka dihet mbi state-building, pėrsėri njė pjesė e mirė i shpėton njohjes, sidomos nė lidhje me mėnyrėn e transferimit tė institucioneve tė forta nė vendet qė janė nė rrugėn e zhvillimit. E dijmė se si transferohen burimet, por institucionet publike funksionuese kėrkojnė pėrshtatje tė pėrpikta mendore dhe veprojė me modalitete komplekse. Duhet tė kushtojmė mė tepėr mendim, mė tepėr vėmendje dhe mė tepėr hulumtim nė kėtė fushė. Pikėpamja se nė krye tė pėrparėsive tona duhet tė jetė pėrforcimi i shtetit, dhe jo reduktimi i tij apo kufizimi i tij, mund tė duket pėr disa e mbrapshtė. Prirja mbizotėruese e politikės botėrore nė brezninė e kaluar ka qėnė, mbi tė gjitha, kritika ndaj “big-governement” dhe pėrpjekja pėr ta nėnshtruar aktivitetin e sektorit publik nė pėrfitim tė tregjeve apo tė shoqėrisė civile. Dhe megjithatė, veēanėrisht nė botėn e zhvilluar, qeveri tė dobėta, jokompetente apo inekzistente, janė shkaku i shumė problemeve tė rėnda.

Tre aspektet

e kėndvėshtrimit

tė Fukujamės

Sė pari, ai skicon njė kornizė analitike pėr tė kuptuar pėrmasat komplekse tė “statalitetit” - funksione, aftėsi dhe themele tė legjitimitetit tė qeverive. Kjo kornizė shpjegon se pėrse nė shumė vende nė rrugėn e zhvillimit shtetet nuk janė tepėr tė fuqishėm, por nė tė kundėrt tepėr tė dobėt. Sė dyti, ai merr nė shqyrtim shkaqet e dobėsisė sė shteteve, dhe veēanėrisht arsyen se pėrse nuk mund tė ekzistojė njė shkencė e administrimit publik, megjithė pėrpjekjet e vona tė ekonomistėve pėr tė themeluar njė tė tillė. Kjo mungesė kufizon fort mundėsitė pėr tė ndihmuar nga jashtė njė vend dhe pėr tė pėrforcuar aftėsitė e tij shtetėrore. Sė treti, ai trajton rikthimin ndėrkombėtar tė dobėsisė sė shteteve: si ka ardhur pėr rrjedhojė paqėndrueshmėria, si ka gėrryer parimin e sovranitetit brenda sistemit ndėrkombėtar, si ēėshtjet e legjitimitetit demokratik nė nivelin ndėrkombėtar kanė arritur tė mbizotėrojnė pėrballjen mes Shteteve tė Bashkuara, Europės dhe vendeve tė tjera.

Nė dy aspektet e para Fukujama diskuton pėr dobėsinė nė aftėsinė e qeverisjes dhe tė institucioneve tė munguara apo tė papėrshtatshme nė nivelin e shtetit-komb, dy probleme qė bėhen njė pengesė themelore pėr zhvillimin ekonomik tė vendeve tė varfėra ashtu dhe pėr sistemin ndėrkombėtar nė pėrbashkėsinė e tij. Fukujama mbėshtet se, mes llojeve tė ndryshėm tė njohjes sė institucioneve, ai qė i pėrket projektimit dhe administrimit tė organizimeve ėshtė mė i ndryshueshmi nė formalizim dhe, pra, i trasferueshmėrisė nėpėrmjet kufijve tė shoqėrive dhe tė kulturave; ai saktėson mė tej se edhe brenda sundimit tė kufizuar tė organizimeve nuk ekziston njė formė optimale organizimi, as pėr sektorin privat e as pėr agjensitė e sektorit publik. Fakti qė nuk ekzistojnė rregulla pėrgjithėsuese tė vlefshme pėr projektimin organizativ do tė thotė se fusha e administrimit publik ėshtė pashmangshmėrisht mė tepėr njė art se njė shkencė. Pjesa mė e madhe e zgjidhjeve tė mira ndaj problemeve tė administrimit publik, edhe duke pasur ndonjė karakteristikė tė pėrbashkėt tė projektimit institucional, nuk janė aspak “praktika tė konsoliduara”, ngaqė duhet tė trupėzojnė njė sasi tė madhe infomacionesh tė posaēme nė bashkėthurjen e tyre. Kjo sjell ndėrlikime tė rėndėsishme politike mbi mėnyrėn me tė cilėn mund tė ndihmojmė nė pėrforcimin e strukturave dhe fuqive tė shtetit nė vendet nė rrugėn e zhvillimit, si dhe tė formojmė atė qė do duhet tė merret me to. Zgjidhjet e mira ndaj problemeve tė administrimit publik duhet tė jenė, nė njėfarė kuptimi, lokale, gjė qė kėrkon njė marrėdhėnie shumė tė larmuar mes qeveriveė tė vendeve nė rrugėn e zhvillimit dhe ndihmėsve dhe kėshilltarėve tė tyre tė jashtėm. 

Nė aspektin e fundit Fukujama flet pėr sovranitetin dhe pėr shtetin-komb, gurė-qosheje tė sistemit tė dalė nga paqja e Vestfalisė, tė cilėt janė gėrryer prej ngjarjeve dhe janė sulmuar parimisht, ngaqė ajo sa ngjet brenda shteteve - me fjalė tė tjera, aftėsia e tyre e brendshme e qeverisjes - shpesh ka njė rėndėsi mjaft tė madhe pėr anėtarėt e tjerė tė sistemit ndėrkombėtar. Por kush ka tė drejtėn, apo pėrligjien, pėr tė dhunuar sovranitetin e njė shteti tjetėr, dhe pėr cilat qėllime? A ekziston njė burim legjitimiteti ndėrkombėtar qė nuk varet nga ekzistenca dhe nga forca e shteteve-kombėtarė sovranė? Dhe nėse nuk ekziston, sulmi ndaj sovranitetit a nuk ėshtė njė kundėrshti me termat?

 

Vlera e shtetit

“Shtetet e dobėt pėrfaqėsojnė njė kėrcėnim pėr rendin ndėrkombėtar, pėrderisa janė njė burim konfliktesh dhe dhunimesh tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut dhe janė bėrė njė truall potencial kultivimi pėr njė tip tė ri terrorizmi. [...] Veprimi nė drejtim tė pėrforcimit tė kėtyre Shteteve nėpėrmjet formave tė larmishme tė nation-building ėshtė bėrė me rėndėsi jetėsore pėr sigurinė ndėrkombėtare, por pak mes Shteteve tė zhvilluar janė nė gjendje ti japin zgjidhje. Tė mėsohet se si tė administrohen mė mirė state-building ėshtė prandaj e rėndėsisė qendrore pėr tė ardhmen e rendit botėror”. Frensis Fukujama, pra, thekson rolin qendror tė njė stataliteti tė fortė pėr tė pėrballur kėrcėnimet ndaj sigurisė ndėrkombėtare. Nė kundėrprirje me teoritė liberiste, Fukujama rivendikon rėndėsinė e rolit tė Shtetit - pa lėnė nė heshtje, sidoqoftė, kufijtė dhe degradimet e mundshme tė tyre - dhe analizon gabimet qė politika e privatizimeve tė egra ka prodhuar sa nė Azi aq dhe nė Rusi. Krahas ofertės, megjithatė, ėshtė themelore qė tė ketė edhe njė kėrkesė institucionesh, vendimtare pėr suksesin e proceseve tė state-building.

Nyja e vėrtetė e ēėshtjes megjithatė ėshtė se si tė ofrohen institucione qė efektivisht tė funksionojnė, dhe nė kėtė optikė ai analizon katėr aspekte kyē: projektimin dhe drejtimin organizativ, projektimin e sistemit politik, bazat e legjitimitetit dhe faktorėt kulturorė dhe strukturorė. 

Fukujama nuk druhet tė pėrdorė fjalė “tė papėlqyeshme” si perandori dhe pushtet. “Edhe nėse nuk duam tė kthejmė nė njė botė tė superfuqive nė luftė mes tyre, nuk duhet tė harrojmė domosdoshmėrinė e fuqisė. Kjo fuqi ėshtė e nevojshme si pėr tė bėrė tė respektohet Shteti i sė drejtės brenda kufijve tė vet, si pėr ruajtjen e rendit botėror”.

Tipi i problemit tė ngritur nė dy aspektet e parė - si tė vihet nė lėvizje aftėsia e qeverisjes nė shtetet e dobėt; si tė pėrmirėsohet pėrligjia e tyre demokratike dhe pėrforcohen nė tė institucionet e pavarura - bėhet kėshtu projekti qendror i politikės ndėrkombėtare bashkėkohore. Arrijmė nė kėtė pėrfundim, ose si rezultat i vullnetit tonė pėr tė rindėrtuar shoqėri tė shkretuara nga konfliktet apo tė brejtura nga lufta, ose prej dėshirės pėr tė eleminuar njė truall kultivimi pėr terrorizmin, ose tė shtyrė nga shpresa qė vendet e varfėra do tė kenė njė mundėsi pėr tu zhvilluar ekonomikisht. Nėse ekziston njė shkencė, njė art apo njė teknikė e state-building, atėherė do tė shėrbejė pėr tė tre kėto objektiva njėkohėsisht, dhe do tė jetė tejet e kėrkuar. Nė Shtetet e Bashkuara kjo pėrpjekje ėshtė bėrė e njohur si nation-building. Kjo terminologji pasqyron ndoshta pėrvojėn kombėtare, nė tė cilėn identiteti kulturor dhe historik ėshtė thellėsisht i formuar nga institucione politike si konstitucionalizmi dhe demokracia. Europianėt priren tė jenė mė tė vetėdijshėm pėr dallimin mes shtetit dhe kombit, dhe vėrejnė se nation-building (krijim i njė bashkėsie tė arritur sė toku nga njė histori dhe nga njė kulturė e bashkėndarė) ėshtė nė shumicėn e rasteve jashtė mundėsive tė ēfarėdo fuqie tė jashtme. Kanė arsye padyshim: vetėm shtetet mund tė jenė tė ndėrtuar me paramendim. Nėse nga kjo zė fill edhe njė komb, ėshtė mė tepėr ēėshtje fati se projektimi. Nė Shtetet e Bashkuara ka marrė udhė njė debat shumė i ideologjizuar mbi nation-building. Disa konservatorė, pėrfshirė shumė prej sė djathtės libertare, i kundėrvihen parimisht nation-building pasi nuk gjykojnė se ėshtė e praktikueshme dhe nuk pranojnė idenė e njė angazhimi tė shtrirė dhe tė pakufizuar nė atė qė konsiderojnė njė lloj asistence sociale ndėrkombėtare. Nga ana tjetėr, shumė anėtarė tė institucioneve financiare ndėrkombėtare, tė bashkėsisė sė donatorėve dhe tė ONG, flasin pėr nation-building sikur tė ishte njė proces qė e kuptojmė mirė dhe qė mund tė realizohej nėse vetėm do tė kishim burime. Qėndrimi i parė ėshtė thjeshtė i pambėshtetshėm, pa marrė parasysh nevojat e sigurisė dhe tė politikės sė jashtme qė Shtetet e Bashkuara pėrballin apo detyrohen tė pėrballin. Administrata Bush ishte skeptike mbi nation-building nė momentin kur mori detyrėn, po ka qėnė e detyruar pa mundėsi zgjedhjeje nė Afganistan dhe nė Irak. Ata qė janė mbėshtetės ndaj nation-building duhen tė pėrballojnė njė rekord ecurish vėrtet tė mjerueshėm nė kėtė fushė. Nuk ėshtė thjeshtė se nation-building nuk ka funksionuar: nė raste si Afrika sub-sahariane, shumė prej kėtyre pėrpjekjeve nė realitet kanė gėrryer aftėsinė institucionale nė rrjedhat e kohės. Pėr kėtė arsye duhet tė kthejmė njė vėshtrim tė kthjellėt ndaj asaj qė ėshtė e mundshme dhe asaj qė nuk ėshtė e tillė, dhe tė kuptojmė se ku janė kufijtė e asaj qė ndihma e jashtme mund tė realizojė.

Ndėrhyrja pėr rindėrtim

Ekzistojnė tre aspekte, apo faza, tė dalluara tė nation-building. E para i pėrket asaj qė quhet rindėrtim pas-konflikti, dhe zbatohet nė vende qė dalin nga konflikte tė dhunshme si Afganistani, Somalia dhe Kosova, nė tė cilėt autoriteti i shtetit ėshtė shembur krejtėsisht dhe duhet tė rindėrtohet nga kreu nė fund. Kėtu problemi pėr fuqitė e jashtme ėshtė pajisja afatshkurtėr e stabilitetit nėpėrmjet injektimit tė forcave tė sigurisė, policisė, mbėshtetjes humanitare dhe asistencės teknike pėr tė rivendosur furnizimet me ujė dhe elektricitet, sistemin bankar dhe tė pagesave, e kėshtu me rradhė.

Nėse shteti i rrėnuar ėshtė mjaft me fat sa tė arrijė njė shkallė sado tė ulėt stabiliteti me ndihmėn ndėrkombėtare (si nė rastin e Bosnjės), hyn nė lojė faza e dytė. Kėtu objektivi kryesor ėshtė tė krijohen institucione shtetėrore tė vetėmjaftueshme qė mund tė mbijetojnė pas mbarimit tė ndėrhyrjes sė jashtme. Kjo fazė ėshtė shumė mė e vėshtirė se e para, por ėshtė kritike nėse fuqitė e jashtme duan tė dalin nė njėfarė mėnyre nga vendi nė fjalė. Faza e tretė vjen pas sė dytės, dhe i pėrket pėrforcimit tė shteteve tė dobėt, ku autoriteti shtetėror ekziston nė njė formė pak a shumė tė qėndrueshme, por nuk ėshtė nė gjendje tė realizojė disa funksione shtetėrore themelore si mbrojtjen e tė drejtave tė pronėsisė apo dhėnien e arsimimit parėsor tė bazės. Kjo fazė ėshtė shumė e gjerė dhe i pėrket si shteteve qė kanė barrėt e kompetencave institucionale nė hapėsira si bankat qendrore dhe administrimi i taksave por kanė probleme pėr tė pajisur me shėrbime nė specifika tė ulėta si arsimimi apo ligjshmėria (Peruja dhe Meksika), si nė vende nė tė cilat tė gjithė institucionet janė tė dobėt (Kenia dhe Gana).

Ndėrhyrja nė

Afganistan dhe Irak

Afganistani dhe Iraku pas-Sadam shtrojnė sfida shumė tė ndryshme. Afganistani nuk ka pasur kurrė njė shtet modern. Nėn monarkinė qė e qeverisi deri nė fillim tė problemeve politike nė vitet ’70 mbeti nė pjesėn mė tė madhe njė konfederatė fisnore, me njė depėrtim minimal tė shtetit jashtė kryeqytetit Kabul. Vitet pasuese tė keqeversijes komuniste dhe tė luftės civile eleminuan tė gjithė atė qė mbeste prej atij shteti dikur tė dobėt. State-building, pas largimit tė talebanėve, ėshtė dashur tė rinisė nga themeli, me burime dhe drejtim tė ardhur tėrėsisht nga jashtė. Duke marrė parasysh gjerėsinė e ndėrmarrjes dhe “kurnacėrinė” pėrkatėse tė Shteteve tė Bashkuara dhe donatorėve tė tjerė, perspektivat pėr tė ngritur nė kėmbė njė shtet modern (pėr tė mos folur pėr njė demokraci) duken shkurajuese.

Iraku, nė tė kundėrt, ishte njė vend mjaft mė i zhvilluar dhe me burime shumė mė tė larta, si materiale ashtu dhe njerėzore. Kėtu problem janė institucionet shtetėrore funksionuese qė janė shembur apo qė u shkrehėn nga Shtetet e Bashkuara menjėherė pas mbarimit tė luftės, dhe duhet tė rindėrtohen. Njė sasi e tejmasshme e aftėsisė administrative ėshtė humbur nė ērregullimet dhe nė plaēkitjet pas-ndėrhyrje. Ashtu si nė rastin e Gjermanisė dhe Japonisė sė pasluftės dhe tė shumė regjimeve pas-komuniste, state-building nė Irakun pas-Sadam ka qėnė minuar nga nevoja pėr tė ndalur rishfaqjen e anėtarėve tė regjimit tė vjetėr. Njė brez i qeverisjes totalitare e kishte... vijon, faqja 12

 

Cilėt ishin patriotėt e kush janė tradhtarėt e kombit

 

Nga Mėrgim Korēa

 

Njė njoftim i shkurtėr i Macedonian Press Agency, u bė shkak qė tė shpėrthejė fuqishėm njė valė indinjate kėtu, nė Diasporėn Shqiptare tė Amerikės.

Lajmin e kishte lexuar z.Geri Kokalari, i cili menjėherė e shpėrndau nė tė katėr pikat e horizontit.    Njoftimi vinte nė dukje se, mė 17 prill 2005, do tė pėrurohej nė Korēė hapja e njė shkolle greke.  

I lexuar nė mėnyrė sipėrfaqėsore, ky lajm nuk ka aspak pėrse tė krijojė shqetėsim pėrkundrazi, sheqeri i cili e mbėshtjell kininėn, e kryen funksionin e tij mjaftueshėm. Po kur vijmė pastaj tek pohimet tamam dramatike tė personaliteteve qė morėn pjesė nė takimin e datės 17 prill nė Korēė, me rastin e pėrurimit tė shkollės greke Omiros, edhe mė naivi i lexuesve, edhe mė i pavėmendshmi i tyre, qėndron, mendon dhe njė rrėnqethje ia pėrshkon shtatin!  

Ministri Luan Memushi deklamon me pathos: “... I uroj udhė tė mbarė shkollės greke ‘Omiros ..”. Kurse ministresha e Arsimit dhe Feve tė Greqisė, znj.Marieta Janaku, shprehet gjithė rrėmbim: “S'ka ditė mė tė lumtur pėr njė ministėr Arsimi, sesa ajo e inagurimit tė njė shkolle tė tillė ...”.

Ndėrsa “Fortlumturķa” Peshkopi Janullatos, shprehet akoma mė i gėzuar, doemos falė dashurisė qė ai ndjen pėr atdhén’e tij tė dytė, Shqipėrinė: ”Nė vitin 1991 dukej si njė ėndėrr, edhe pėr mė tė guximshmit, se do tė funksiononte njė shkollė e tillė. Jam mėse i sigurt se, nė tė ardhmen, do tė na presin surpriza tė tjera mė tė guximshme dhe mė tė kėndshme”.

I analizojmė tani kėto, si vijim i asaj qė u pėrplasi nė fytyrė, nė mes tė Tiranės, Presidenti Grek, tė nderuarve Presidentit si edhe Kryeministrit tonė, duke pohuar se nuk ekziston problem ēam, e ne nuk na mbetet gjė tjetėr veē tė marrim shamitė e t’ia nisim kujės me ulėrima!  

I referohemi tashti mendimtarit dhe artistit gjenial Rabindraneth Tagorės, fjalėt e tė cilit tingėllojnė tejet aktuale tek pohon: “Ai komb i cili nuk i ndreq gabimet e kaluara duke e ndėrtuar tė tashmen, nuk ka sesi tė ketė tė ardhme. Ai ėshtė i destinuar tė zhduket”.  

E po t’a kthejmė shikimin tonė me syt’e mendjes tek vitet e stuhishme kur patriotėt idealistė rilindas po e sendėrtonin Shqipėrinė, cili ėshtė kuadri qė na paraqitet nė zonėn e Korēės? Zjarr, tym, krime tė llahtarshme tė andartėve grekė! E mes asaj hekatombe tė shkaktuar nga bandat famėkeqe tė emėrtuara “Kompanit’e Shėnjta” ose hierolohitėt (sipas gjuhės sė mėsuesve pararendės tė Fortlumturisė Janullatos), Venizellosi-kryeministėr, e mė vonė Zografosi, organizatorėt e inkuadrimit tė kėtij llumi tė shoqėrisė greke nė falanga kriminale, nė sy e faqe t’Europės, mė 6 korrik 1914 mundoheshin gjoja legalisht, t’a rishikonin Protokollin e Korfuzit sa i takonte kufirit tonė jugor. Nga ana tjetėr, hierolohitėt e tyre vazhdonin e bėnin gjenocid tė mirėfilltė ndaj shqiptarėve! Dhe e gjitha kjo nėn pretendimin se duam t’i shpėtojmė tė krishterėt grekė nga sulmet e muslimanėve(???), 314 fshatra muslimane u shkrumbuan! Kisha e Hormovės ėshtė dėshmitare e krimit tė pėrbindshėm, kur brenda saj u therėn 198 burra, gra e fėmijė myslimanė, pa lėnė gjallė asnjė prej fėmijėve qė u gjendėn atje me prindėt e tyre! Po viktimat e Panaritit, qė u kthye nė thertore nga Kompanit’e Shėnjta, sa ishin? Ishin jo pak, por 374 fatkėqinj!   

Nė Dhomėn e  Lordėve tė Londrės, akoma jehon mbase zėri i Markezit Lansdoėne, qė tėrė mllef e paditi Greqinė pėr mizorķtė e saj ndaj shqiptarėve! Po ashtu, nė Dhomėn e Komuneve e tundi sallėn dhe e pėrloti Sir Aubrey Herberti, tek dėshmoi mizorķtė e pėrbindshme ndaj burrave, grave dhe fėmijėve nė Korēė e rrethinat e saj. Por ministri i Jashtėm i Anglisė Sir Edward Grey, mjaftohej dhe i vinin mbarė deklaratat e Elefteri Venizellosit dhe nuk donte telashe me shqiptarėt e pėr shqiptarėt.  

Po kėshtu edhe Franca, armikja tradicionale e shqiptarėve edhe mikja e sllavėve edhe grekėve.

E arrestuan forcat franceze halėn q’e kishin nė sy grekėt, viganin Themistokli Gėrmenji dhe e dėnuan me vdekje! E kur e pushkatuan, sipas dėshmisė sė vetė francezėve, ai shkoi i veshur me kostumin kombėtar e pa iu dridhur qepalla, i denoncoi francezėt para se tė jepej urdhėri “zjarr”!  

I solla kėta pak shėmbuj, por shėmbuj tejet tė trishtė, sa pėr tė rikujtuar sadopak disa grimca historie, qė dėshmojnė se sa e sinqertė, me rrėnjė tė thella dhe tradicionale ėshtė miqėsia shqiptaro-greke, qė po e farkėtojnė sot udhėheqėsit tanė tė nderuar, (ndėrsa Greqia vazhdon e ruan Gjėndjen e Luftės me ne)!     

Nuk mundem t’i mbyll kėto radhė pa bėrė edhe nja dy krahasime mes  njerėzish tė sė kaluarės historike, si edhe homologėve tė tyre aktualė. A nuk do t’a ēojmė deri nė fund analizėn qė kėshillon Tagora? Ku ishim? Ē’po bėjmė? Ku vemi?

“Do tė shikoni iniciativa dhe surpriza tė tjera nė tė ardhmen, nga tė dy palėt”, - shprehet ministrja greke e Arsimit dhe Feve, znj.Marjeta Janaku!

A ka pohim mė tė sinqertė se ky? Ky ėshtė kulmi i patriotizmit tė saj helen: asnjė shkollė shqipe, as pėr be, nė Greqinė e gjysėm milion shqiptarėve dhe ja, shkolla greqishte nė Korēė si edhe premtimi se surprizat do pasojnė njera-tjetrėn! Kush do tė rrojė, do tė shikojė!  

Ndėrsa z.Luan Memushi, ministri i Arsimit dhe Shkencės, i uron mbarėsķ tė ardhshme shkollės greke, nė gropėn e panjohur rrėzė mureve tė famėkeqit burg tė Burrelit, ku i prehen eshtrat Xhevat Korēės, luftėtarit tė ēetės sė Themistokli Gėrmenjit, skeleti i Tij dridhet! Dridhet Ai, se diktatura e quajti tradhtar, kurse Memushi e ēpėrfill si anėtar i qeverisė sė lakejve tė grekut.

Por nė Arkivin e Shtetit dokumentat janė, e ato dokumenta tregojnė sesi Xhevat Korēa nuk e pranoi portofolin e Dikasterit tė Arsimit pa u plotėsuar kushtet qė gjuha italishte tė hiqej nga tė gjitha shkollat fillore tė Shqipėrisė, si edhe tė liroheshin nga internimi nė ishujt e Italisė, edhe nga burgjet, tė gjithė arsimtarėt e dėnuar si antifashistė! Dhe italishtja u hoq! Edhe arsimtarėt u liruan! Kėta janė fakte tė historisė sė kaluar.

E nė njė kohė kur Fortlumturia e Tij Janullatos, premton se ne na presin surpriza mė tė guximshme e mė tė kėndshme, jo vetėm qė unė e besoj plotėsisht, por kam bindjen se edhe populli ynė e beson. Sa pėr tė kėndshme, e vėrtetoi Papa Jani sesi pėrpiqen klerikėt grekė pėr ne. Kurse lidhur me guximin e surprizave tė mėtejshme, ishallah qeveritarėt tanė do t’a kuptojnė leverdinė e tyre dhe do t’i shijojnė.  

I referohemi tashti edhe klerikut tjetėr tonė, tradhtarit Patėr Gjergj Fishta, tė cilit diktatura edhe eshtrat ia treti nė Drin. Ai, sa pati nė dorė, bėri: e hoqi gjuhėn italishte nga shkolla fillore e Seminarit ku qe drejtor.   Por, nga ana tjetėr, mllefin e Tij e shprehu ashpėr e shquar ndaj atyre qė shkelnin interesat tona kombėtare.

E pėrshkruam tė kaluarėn historike, si edhe bėmat e sė shkuarės, shkurtimisht, aq sa na e lejon pėrkatėsisht tema qė trajtojmė. U njoftuam rreth sė tashmes, vepėr e qeverisė, miqėsore deri nė dhimbje ndaj Greqisė.    E tashti e ftojmė lexuesin t’i mbajė parasysh kėto fakte..., e tė votojė pėr t’ardhmen e tij, duke e patur mirė parasysh pohimin madhor tė mendimtarit indian Tagora!

 

Eksportimi i Demokracise

nga faqja 11

kthyer nė tabula rasa panoramėn politike, dhe kishte lėnė pak njerėz tė pajisur me pėrvojė administrative apo me aftėsi politike jashtė partisė nė pushtet dhe ushtrisė. 

Ndėrhyrje tė tjera

Shtetet e Bashkuara dhe bashkėsia ndėrkombėtare kanė njė curriculum luhatės pėrsa i pėrket trajtimit tė shteteve tė dėshtuar gjatė fazės sė parė tė rindėrtimit apo stabilizimit pas-konflikt. Shtetet e Bashkuara dhe aktorėt e tjerė ndėrkombėtarė kanė kryer gabime me bollėk nė Panama, nė Somali, nė Haiti dhe nė Bosnje, nė organizimin e kėtij lloj aktiviteti, por edhe kanė mėsuar diēka. Nė kohėn e nismave tė nation-building nė Kosovė dhe nė Timorin Lindor, pėrkatėsisht nė vitet 1999 dhe 2000, qeveria e SHBA dhe bashkėsia ndėrkombėtare kanė zhvilluar mjete shumė mė tė mira pėr bashkėpunimin e brendshėm dhe disa mekanizma pėr tė ruajtur kujtesėn institucionale nė lidhje me nation-building. Pėr fat tė keq administrata e Bushit nuk ėshtė frymėzuar pre kėtyre pėrvojave kur ka hyrė nė Afganistan dhe Irak, dhe ka pėrsėritur shumė gabime tashmė tė kryera nė ushtrimet e mėparshme tė nation-building (duke mos parandaluar plaēkitjet e pėrgjithėsuara, duke mos pajisur forca tė policisė dhe tė mbikqyrjes pėr tė pėrballuar trazirat). Nė Irak kjo ka qėnė e detyruar pjesėrisht pėr shkak tė mėnyrės sė njėanshme me tė cilėn administrata e Bushit ka hyrė nė luftė, pothuaj pa aleanca ndėrkombėtare, dhe pjesėrisht prej luftėrave burokratike tė brendshme nė administratė, qė kanė lėnė organizimin e rindėrtimit nė duart e Pentagonit (shih Fukujama 2004) i cili, edhe duke qėnė njė protagonist i domosdoshėm nė ēfarėdo ushtrimi tė nation-building, ėshtė i mangėt nė aftėsinė politike pėr tė organizuar njė operacion kaq tė ndėrlikuar. Rrjedh prej kėsaj se state-building ėshtė diēka e domosdoshme jo vetėm nė shtetet e dobėt apo tė shembur tė Botės sė Tretė, por ndonjėherė edhe nė Uashington (shih Mendelson Forman 2002). Nėse bashkėsia ndėrkombėtare ka korrur njė sukses tė kufizuar nė rindėrtimin pas-konflikt, rezultatet e saj kanė qėnė edhe mė pak tė lumtura nė lidhje me stadin e dytė tė nation-building, nė tė cilin aktorėt e jashtėm kėrkojnė tė vendosin apo tė pėrforcojnė institucionet politike tė vetėmjaftueshme qė mė nė fund tė bėjnė tė mundur qė qeverisja nė fjalė tė ēlirohet nga asistenca e jashtme. Pėrsa i pėrket kėsaj pėrvoje perandorake tė viteve ’90 nė Somali, nė Haiti, nė Kamboxhia, Bosnjė, Kosovė dhe Timorin Lindor, ajo ka qėnė tejet negative. As Shtetet e Bashkuara e as bashkėsia ndėrkombėtare nuk kanė bėrė shumė rrugė nė krijimin e shteteve tė vetėmjaftueshėm nė disa prej vendeve qė janė pėrpjekur tė rindėrtojnė. Kėto ushtrime tė nation-building kanė luajtur njė rol themelor nė stabilizimin e situatės nė terren dhe pėr ti hapur rrugėn njė zgjidhjeje tė diskutueshme. Paqja ėshtė njė mirėsi e paēmuar pėr kė jeton nė kėto vende, dhe pėrligj pėrpjekjen ndėrkombėtare. Por retorika e bashkėsisė ndėrkombėtare ka ngritur lart “ndėrtimin e aftėsisė”, ndėrkohė qė realiteti ka qėnė mė tepėr njė “drenazhim i aftėsisė”. Bashkėsia ndėrkombėtare, pėrfshirė njė numėr tė madh tė ONG qė janė thellėsisht pjesė e saj, arrin me njė bagazh kaq tė pasur dhe bollėk tė aftėsisė qė priret tė shfuqizojė, mė tepėr sesa tė bashkėndihmojė aftėsitė e dobėta shtetėrore tė vendeve-objektiv. Kjo do tė thotė se, ndėrsa funksionet e qeverisjes zhvillohen, aftėsia vendase nuk shtohet, dhe vendet nė fjalė janė tė destinuara tė kthehen nė situatėn e mėparshme sapo bashkėsia ndėrkombėtare tė humbasė interesin e saj apo tė zhvendoset nė ndonjė rajon tė mėtejmė tė krizės. Rasti i Bosnjes ėshtė tregues pėr kėtė. Shtatė vjet pas pėrfundimit tė marrėveshjeve tė Dejtonit qė i dhanė fund konfliktit, vendi vazhdon tė qeveriset nga Zyra e Pėrfaqėsuesit tė Lartė tė Kombeve tė Bashkuara pėr Bosnjen dhe Hercegovinėn. Nuk ka njė demokraci reale nė Bosnje, megjithėse janė mbajtur zgjedhjet; OKB ka pėrdorur pushtetin e saj pėr tė dėrguar nė shtėpi presidentė, gjykatės, kryetarė bashkish dhe funksionarė tė tjerė tė zgjedhur. Mund tė miatohen ligje dhe tė krijohen institucione pa iu drejtuar parapėlqimeve tė popullit boshnjak. Pjesa mė e madhe e aftėsisė administruese tė Bosnjės ėshtė nė duart e ekspertėve ndėrkombėtarė mė tepėr se nė ato tė funksionarėve vendorė, deri nė atė pikė sa pėr disa vėzhgues ėshtė si India nėn mandatin britanik (shih Knaus dhe Martin 2003). Megjithė investimet pėrmbajtėsore tė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė - apo ndoshta pikėrisht pėr shkak tė tyre - edhe atje ngjet diēka pothuaj e ngjashme. Asnjė prej kėtyre konsideratave nuk duhet tė pėrdoret pėr tė mbėshtetur mendimin se nuk do tė vlente mundimi tė zbatoheshin kėto ndėrhyrje tė jashtme, meqė ato janė kundėrpėrgjigje ndaj krizave humanitare apo situatave tė rėnda pas-konflikt. Tu jepet zgjidhje problemeve afatshkurtėra dhe tė zvarriten ato afatgjata, shpesh ėshtė e gjithė ajo qė mund tė bėhet nė rrethana tė tilla. Suksesi i njė nation-building matet zakonisht me njėsimin e masave mė pak shtrėnguese, si rritja e PPB nė nivele tė para luftės apo tė zhvillimit tė zgjedhjeve demokratike. Nuk ėshtė e qartė, duke marrė parasysh nivelin e ulėt apo inekzistent tė stabilitetit nė shumė shtete tė dėshtuar, se ekziston njė ēfarėdo alternative reale ndaj njė marrėdhėnie pothuaj tė pėrhershme dhe pothuaj koloniale mes vendit “pėrfitues” dhe bashkėsisė ndėrkombėtare. Nė njėfarė kuptimi, ky i fundit ka rikrijuar sistemin e mandateve tė periudhės sė Lidhjes sė Kombeve, me tė cilat disa fuqive koloniale iu jepej ngarkesa e qartė pėr tė qeverisur njė territor tė caktuar nė kėmbė tė saj. Problemi i sistemit aktual ėshtė se normat nė fuqi nuk pranojnė legjitimitetin e asgjėje qė nuk ėshtė vetėqeverisje, gjė qė na vė para detyrimit tė ripohojmė se cilado qeverisje qė ne japim ėshtė e pėrkohshme dhe ēdo rregull kalimtar. Ngaqė nė realitet nuk jemi nė gjendje tė transferojmė aftėsi institucionale me tė shpejtė, kjo do tė thotė se pregatisim zhgėnjime tė mėdha pėr ne vetė dhe pėr pėrfituesit tanė. Diskutimet e mėdha nuk sillen rreth parimit tė sovranitetit nė vetvehte, tė cilin pak janė tashmė tė gatshėm ta mbrojnė nė formėn e tij tė pastėr. Ėshtė e qartė se jo tė gjithė sovranitetet janė krijuar nė tė njėjtėn mėnyrė, dhe se njė aftėsi e mbrapshtė qeverisjeje kontribuon drejtpėrdrejtė pėr tė reduktuar respektin pėr tė pranė bashkėsisė ndėrkombėtare. Ky ndryshim, pėrsėris, nuk ka ndodhur pas 11 shtatorit, por ėshtė zhvilluar ndoshta nė rrjedhėn e ndėrhyrjeve humanitare tė viteve ’90. Diskutimi mes anėtarėve tė bashkėsisė ndėrkombėtare vatėrzohet ditėve tė sotme, nė tė kundėrt, mbi problemin se kush vendos se cili sovranitet ėshtė dhunuar, dhe pėr cilat motive. Deri nė ēfarė pike kjo mbetet njė e drejtė e posaēme e shteteve-komb sovranė, dhe nė cilėn gjendje kėto vendime kufizohen nga ligje dhe norma ndėrkombėtare? Kėto ēėshtje na drejtojnė nė caqet e njė rendi tė ndryshėm tė problemeve tė legjitimitetit demokratik, kėtė herė tė vatėrzuar jo rreth shteteve tė veēantė por rreth sistemit ndėrkombėtar. Ky debat ka nxjerrė nė pah njė largėsi tė tejmasshme mes Shteteve tė Bashkuara dhe aleatėve tė tyre europianė, qė me gjasė do tė bėhet pėr pak kohė njė burim nevralgjik i mosmarrėveshjeve nė kohėt qė po vijnė.

Pregatiti: Gent ULQINI

 

Raportet e ndėrlikuara shqiptaro-serbe…

 

Nga Dardan MITROVICA

 

Menjėherė pas LDB, pas instalimit tė pėrdhunshėm tė pushtetit absolutist komunist nė mbarė Jugosllavinė, edhe nė Kosovė, nėn frymėn e federalizimit tė popujve nėn ombrellėn e titizmit, filluan tė institucionalizohen raporte tė reja nė marrėdhėniet shqiptaro-serbe.

Kėto marrėdhėnie fillimisht pėrfshinė shkėmbimet e trashėgimisė kulturore, duke i dhėnė pėrparėsi pėrkthimit dhe azhornimit nė realitetin shqiptar tė Kosovės tė shkrimtarėve serbė, ēka vazhdoi pa ndėrprerje deri nė vitin 1989.

Pėrkthimet e para tė autorėve serbė u shfaqėn nė periodikėt shqiptarė, qė botoheshin nė Prishtinė.

Nė vitin 1947, nė “Gazeta e pionierėve”, pėrkatėsisht nė numrat 6 dhe 7, u pėrkthye tregimi i shkrimtarit serb Branko Ēopiē, “Biri i dheut tė shqiponjės”, nė tė cilin flitej pėr legjendėn qė vetė autori e kish dėgjuar gojarisht nga njė plak shqiptar nė malin e Tomorrit nė Shqipėri. Mė pas, nė revistėn “Pėrparimi”, nė numrat 3 dhe 4 tė vitit 1948, u botua “Kėnga mbi biografinė e shokut Tito”, e autorit Radovan Zogoviē, pėrkthyer nga Fadil Hoxha dhe Xheladin Hana. Nė tre numrat e parė tė revistės letrare “Jeta e re”, e cila filloi tė botohej nė gjuhėn shqipe nė vitin 1949, u botuan kėngė tė R. Zogoviēit nga cikli “Tė ardhurit”, tė titulluara “Kėngėt e Ali Binakut”, pėrkthyer nga Esat Mekuli dhe Nexhat Begolli. Kurse nė numrin 2, u pėrkthyen edhe dy kėngė tė Xhuro Jakshiqit, “Nė Lipar” dhe “Babai dhe biri”, pėrkthyer nga Esat Mekuli dhe Mark Krasniqi.

Nė vitin 1952 u botuan edhe pėrzgjedhje nga proza jugosllave, konkretisht nga drama e Eposit tė Njegoshit. Ndėrsa romani i parė serb i autorėve tė vjetėr, pėrkthyer nė shqip, ishte ai i Borisllav Stankoviēit “Gjaku i papastėr”, ndėrsa nga shkrimtarėt bashkėkohorė, u pėrkthye romani “Larg ėshtė dielli” i Dobrica Ēosiqit.

Mė vonė nga shkrimtarėt e vjetėr u pėrkthyen edhe Ivo Andriē, Danillo Kish, Vaso Popa, David Albahari, Filip David e mė shumė se 20 autorė tė tjerė.

U pėrkthyen disa libra nga teoria e letėrsisė dhe estetikės, nė mes tė cilave veprat e Ivo Andriqit, Vuk Filipoviēit dhe “Trimi negativ” i Nikolla Millosheviēit, si dhe shumė vepra nė poezi, prozė, ese etj., tė autorėve serbė.

Nė periudhėn 1977-1986, Ivo Andriqi u bojkotua sė botuari nė Kosovė pėr shkak tė reaksionit tė thellė qė shkaktoi botimi Elaboratit famėkeq tė tij, thellėsisht antishqiptar, shkruar nga Andriq nė periudhėn 1930-1939, nė kohėn kur shėrbente si ndihmės/ministėr nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Mbretėrisė SKS. Ky elaborat u denoncua nėpėrmjet botimit tė historianit Bogdan Krizhman nė (“Revistė pėr njoftime bashkėkohore”, Zagreb, 1977, Nr 2).

Shkrimtarėt shqiptarė tė Kosovės, pėr herė tė parė u shfaqėn tė botuar nė gjuhėn serbe nė pėrzgjedhjen letrare “Kosmet shkruan dhe kėndon” Prishtinė, 1951). Revista letrare nė gjuhėn shqipe “Jeta e re”, qė doli nė vitin 1957, i kushtoi numra tė tėrė botimit tė pėrzgjedhjeve nga poezia, proza dhe kritika e shkrimtarėve shqiptarė tė Jugosllavisė.

Shtėpia botuese beogradase “Nolit”, nė vitin 1962 botoi pėrzgjedhje nga “Poezia shqiptare nė RFPJ”, tė cilėn e pėrpunoi dhe pėrktheu Esat Mekuli. Ndėrsa shtėpia botuese “Jedinstvo” (Uniteti) e Prishtinės, nė vitin 1966 botoi pėrzgjedhjen “Poezia e re shqiptare”, pėrkthyer nė serbisht nga Milivoje Luēiē.

Nė vitin 1968, “Nolit” e Beogradit dhe “Rilindja” e Prishtinės, nė bashkėpunim botuan ciklin “Shtatė kėngėtarėt e Kosovės dhe Metohisė”, pėrzgjedhur dhe pėrkthyer nga Esat Mekuli.

Nė vitin 1972, shtėpia botuese “Prosveta” e Beogradit botoi librin “Shiu nė njė legjendė” – lirika mė e re shqiptare nė Kosovė.

Mė tė pėrkthyerit nga autorėt shqiptarė nė serbisht, janė shkrimtarėt dhe poetėt Sinan Hasani, Esat Mekuli, Ali Podrimja, Adem Gajtani, Enver Gjergjeku, Hivzi Sulejmani, Azem Shkreli, Ramiz Kelmendi, Fahredin Gunga, Rifat Kukaj, Beqir Musliu, Qerim Ujkani, Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Fadil Hoxha, Rexhep Zogaj, Rexhep Qosja, Anton Pashku, Nazmi Rrahmani, Rexhep Hoxha, Ibrahim Kadriu, Sabri Hamiti, Bedri Hisa etj..

Duhet thėnė se pėr njė kohė tė gjatė, dhe jo vetėm nė Serbi, nuk ekzistonte kurrfarė interesimi pėr njohjen e vlerave kulturore dhe letrare tė Shqipėrisė administrative (londineze), sidomos gjatė kohės sė Mbretit Zog. Kėto ishin asgjė mė pak pėrveēse pasoja tė njė politike armiqėsore midis dy vendeve, ēka vazhdoi edhe pas prishjes sė marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Jugosllavisė, nė vitin 1948.

Migjeni ėshtė i pari autor nga Shqipėria, qė u pėrkthye nė serbisht, nė vitin 1968, me pėrmbledhjen “Vargje tė lira”, pėrkthyer nga Esat Mekuli. Suksesi i kėtij botimi nxiti kėrkesėn pėr pėrkthime tė tjera nga vepra e Migjenit, ēka ēoi nė pėrkthimin nga Hilmi Thaēi tė pėrmbledhjes me prozė dhe poezi, titulluar “Melodi e ndėrprerė” nė vitin 1969. Pėr kėtė botim, nė mėnyrė tė veēantė u angazhua dhe ndihmoi poeti Danillo Kish.

Migjeni u pėrkthye nė serbisht edhe nga Mensur Raifi, nė librin “Tre poetė modernė shqiptarė” – Lasgush Poradeci, Fan Noli dhe Migjeni.

Shtatė poezi tė Nolit nga ky libėr, mė parė ishin botuar edhe nė revistėn beogradase “Knjizhevnost” (Letėrsia), qė nė vitin 1979, nr. 4.

Nga shkrimtarėt bashkėkohorė tė Shqipėrisė, qė u pėrkthye me bujė nė serbisht, ėshtė Ismail Kadare. Romani i tij i famshėm “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, u pėrkthye nė serbisht nė vitin 1977 nga shtėpia botuese “Bagdala” e Krushevacit, e mė pas u ribotua nga “Rad” e Beogradit, me parathėnien e shkrimtarit Vuk Milatoviē. Pėrkthimi mjeshtėror i Esat Mekulit u dha lexuesve serbė njė vepėr pėr tė cilėn reagimi ishte shumė i madh dhe shėrbeu pėr tė zgjuar kureshtjen pėr letėrsinė shqiptare tė realizmit socialist.

Revista beogradase “Mostovi” (Urat), nė numrin 31 tė saj, nė vitin 1977, realizoi dramatizimin e kėtij romani, i cili u vu nė skenė nė taetrin e Prishtinės nėn regjinė e Pirro Manit, me sukses tė plotė.

Pėrkthyer nga Vehap Shita, nė Sarajevė u botua romani “Kronikė nė gur”, nė vitin 1979 dhe “Pallati i ėndrrave” nė vitin 1991, pėrkthyer nga Shkėlzen Maliqi.

Ndėrkohė, shkrimtarėt serbė as qė mendohej tė pėrktheheshin nė Shqipėri, madje shumė autorė shqiptarė tė Kosovės u bojkotuan nė Shqipėri, thjesht pėr faktin se ishin funksionarė shtetėrorė, sikundėr Rexhai Surroi, Enver Gjergjeku, Rrahman Dedaj etj..

Me rastin e vizitės nė Kosovė nė vitin 1977, shkrimtari Ismail Kadare u shprehu gazetarėve konsiderata tė larta pėr letėrsinė jugosllave dhe kėtu ai kishte parasysh veprat e pėrkthyera e botuara nga shtėpia botuese “Rilindja” e Prishtinės.

Gazetarit tė “Danas”, Kadare iu pėrgjigj se kishte pėrjetuar emocione tė mėdha kur kishte lexuar Selimoviēin, Andriqin, Kėrlezhėn dhe Kish-in.

Kur shkrimtari pėr fėmijė (serbi i Kosovės), Mosha Odaloviē u takua nė Tiranė nė vitin 1980 me Dritėro Agollin, ky i fundit i foli me pasion pėr poezinė e Izet Sharaliēit “Lindur 23, pushkatuar 42”, si dhe pėr tregimet e Anton Isakoviēit.

***

Pas prishjes sė marrėdhėnieve dypalėshe nė vitin 1948, shteti shqiptar i ndėrpreu pothuajse tė gjitha marrėdhėniet kulturore me Jugosllavinė, duke pėrfshirė edhe Kosovėn. Vetėm nė vitin 1964 u mundėsua shkėmbimi i parė i literaturės dhe tė dhėnave  shkencore midis bibliotekave dhe universiteteve tė tė dy shteteve, ēka e dėmtoi rėndė veprimtarinė e institucioneve arsimore, kulturore dhe shkencore tė Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe mungesėn e aranxhimit tė arritjeve tė ndėrsjella, aq tė domosdoshme pėr zhvillimin e arsimit dhe kulturės shqiptare, kėtej dhe matanė kufijve shtetėrorė. Nė fund tė viteve ’60 shteti shqiptar, mė nė fund, hapi dritėn jeshile pėr rivendosjen e kontakteve arsimore, kulturore e shkencore. Kėshtu u lejua tė ftoheshin studiuesit dhe shkencėtarėt kosovarė tė merrnin pjesė nė “Konferencėn e Dytė tė Studimeve Albanologjike”, qė u mbajt nė janar 1968. Nga Kosova u ftuan nė kėtė konferencė akademikėt Idriz Ajeti, Mark Krasniqi, Din Mehmeti, Syrja Popovci, Skėnder Rizaj dhe Bogumil Hrabak, i vetmi qė nuk ishte me origjinė shqiptare. Punimet dhe diskutimet e kėtij forumi shkencor u pėrmblodhėn dhe u botuan nė Tiranė, nė vitin 1969.

Bashkėpunimi kulturor midis Kosovės dhe Shqipėrisė, mė vonė vijoi nė formėn e shkėmbimit tė arritjeve studimore e shkencore dhe sidomos nė formėn e dhėnies sė leksioneve nga profesorėt nga Shqipėria nė Universitetin e Prishtinės, ku bėnin pjesė gjuhėtarė, historianė e kulturologė tė njohur si Eqerem Ēabej, Aleks Buda, Dhimitėr Shuterriqi, Androkli Kostallari, Kolė Popa, Sotir Kuneshka, Mahir Domi, Shaban Baxhaku, Aleko Minga, Alfred Uēi, Jorgji Gjinari, Gjergj Minga, Anastas Dodi, Lami Zeko, Zihni Sako etj..

Mė vonė, pas vitit 1981, veprimtaria e tyre akademike nė Prishtinė, u konsiderua si “provė e pakundėrshtueshme e tendencave antijugosllave dhe separatiste shqiptaro-mėdha” nga autoritetet shoviniste jugosllave, sikundėr pohohet edhe nė librin “Universiteti i Prishtinės nė rrjetėn e strategjisė shqiptaro-madhe”, e autorit serb Vujadin Milanoviē, botuar nė vitin 1990. Padyshim qė nė kėtė kualifikim absurd, ka ekzagjėrim dhe mashtrim, pasi studiuesit e sipėrpėrmendur as qė e kanė patur nė mendje kėtė veprimtari, (pra shqiptaro-madhe).  

E para artiste kosovare e cila erdhi pėr vizitė nė Tiranė, ka qenė kėngėtarja e famshme Nexhmije Pagarusha, nė vitin 1971. Megjithėse ndodhej pėr vizitė private, Pagarusha pranoi kėrkesėn pėr tė dhėnė koncert dhe, pas tre ditė prova me Ansamblin Shtetėror tė Kėngėve dhe Valleve Popullore, mė 20 prill 1971 ajo kėndoi nė sallėn e Teatrit tė Operas dhe Baletit duke mrekulluar qindra spektatorėt, sidomos me kėngėt “Baresha…” dhe “O moj bukuroshe…”.

Ky koncert siguroi ftesat pėr grupe tė shumta artistike nga Kosova dhe anasjelltas, nė kuadėr tė liberalizimit tė marrėdhėnieve dypalėshe nė fushat e artit, kulturės dhe shkencės. Kėshtu, nė tubimin shkencor “Pėr Problemet Ilire…”, nė vitin 1972, nė Tiranė u ftuan edhe studiues jugosllavė sikundėr Alojz Benac nga Sarajeva, Milutin Garashanin, Draga Garashanin dhe Gjorgje Boshkoviē nga Beogradi, Radosllav Katishiē, Duje Rendiē dhe Mate Shuiē nga Zagrebi, Aleksandėr Stipēeviē nga Zadari, Idriz Ajeti, Ali Hadri, Zef Mirdita, Ahmet Kelmendi, Rexhep Smajli nga Prishtina.

Nė vitin 1978, u nėnshkrua protokolli i mirėkuptimit dhe bashkėpunimit midis Tiranės dhe Prishtinės, i cili parashikonte partneritet nė shkėmbimin e programeve dhe materialeve tė ndryshme si dokumentarė, emisione tė regjistruara muzikore, partitura etj., shkėmbimin reciprok tė ekipeve xhiruese, orkestrave simfonike.

Kėshtu, nė vitin 1979, Kosovėn e vizitoi me qėllim dhėnie koncertesh, Orkestra Simfonike e RTSH dhe Teatrit tė Operas e Baletit, e pėrbėrė nga 76 instrumentistė, e qė dha 21 koncerte. Po kėtė vit, Orkestra simfonike e RT tė Prishtinės ktheu vizitėn nė Tiranė, e pėrbėrė nga 83 instrumentistė nga tė gjitha kombėsitė e Jugosllavisė, qė dha 17 koncerte.

Pas demonstratave tė vitit 1981, autoritetet jugosllave, nga frika e ndikimeve nacionaliste e morėn vetė pėrsipėr pėrzgjedhjen dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore tė ndėrsjellta, ēka shkaktoi ndėrprerjen pėrfundimtare tė marrėdhėnieve midis dy vendeve.

Pas acarimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-serbe nė vitin 1988, ēka pėrkoi edhe me ardhjen nė fuqi tė Sllobodan Millosheviēit, nė shenjė proteste tė hapur ndaj politikave diskriminuese nė rrafsh nacional, tė gjithė studiesit, artistėt dhe shkrimtarėt shqiptarė tė Kosovės qė punonin nė institucionet pėrkatėse tė Kosovės, refuzuan me forcė dhe ndėrprenė nė mėnyrė tė njėanshme ēdo marrėdhėnie personale dhe institucionale me institucionet respektive serbe. Madje mund tė thuhet me plot gojėn se e gjithė superstruktura shqiptare e ajo serbe nė Kosovė dhe Serbi, u nda nė institucione shtetėrore tė serbėve dhe institucione paralele kundėrshtetėrore shqiptare. Mungesa e pranisė sė studiuesve, shkrimtarėve dhe artistėve shqiptarė nė botėn arsimore, kulturore dhe akademike tė Serbisė, pati reperkusione negative dhe u shoqėrua me rritjen e urrejtjes ndėretnike, ēka vijoi gjatė gjithė gjysmės sė dytė tė dekadės sė fundit tė shekullit XX.

Kulmi i reagimit refuzues dhe acarimit tė marrėdhėnieve tė lartpėrmendura, arriti pas botimit nga Akademia Serbe e Arteve dhe Shkencave, e punimit “Gjendja e Pakicave nė Republikėn Ferederative tė Jugosllavisė”.

Kjo ndarje u manifestua edhe ndėrmjet pėrfaqėsuesve pėrkatės tė dy etnive nė Kosovė, tė cilėt refuzonin tė punonin dhe bashkėpunonin me njėri-tjetrin.

Specialistėt shqiptarė tė kėtyre fushave, tashmė paguheshin nga shteti paralel, qė pėrfaqėsohej nga Qeveria e Kosovės nė mėrgim, ndėrsa kolegėt e tyre serbė paguheshin nga qeveria e Beogradit dhe guberna e saj sllave nė Prishtinė.

Pas vitit 1990, karakteristika kryesore e botimeve nė Serbi dhe Kosovė, ishte puna e pavarur dhe interferimi i pikėpamjeve tė kundėrta nacionaliste, si pėr temat e trajtuara, ashtu edhe nga pėrkatėsia e autorėve, ēka mundėsonte evidentimin e hapur dhe agravimin e dasive dhe urrejtjes ndėretnike.

Vijon numrin e ardhshėm

 

Dhimba e gjuhės sonė tė pėrgjysmueme

 

Nga Gjokė VATA

 

Nė gazetėn LZHK tė datės 14 prill 2005, z.Behar Gjoka shkruen pėr njanin nga problemet ma tė mprehta tė nji kombit, siē asht Gjuha e tijė. Kėshtu z.Gjoka e shkarkon atė barrė-peshėn e sė cilės duhet ta ndjejė ndėrgjegjia e ēdo intelektualit dhe e shqiptarit tė mirėfilltė, e sidomos e gjuhtarve dhe shkrimtarve qė do tė duhej tė pėrbanin busullėn orientuese gjuhėsore. Pėr fat tė keq edhe shumė shkrimtarė e gjuhtarė tė Veriut tė Shqipnisė, ndodhen tė rreshtuem nė armatėn e varrmihsave tė gegnishtes…, duke krye kėshtu ma sė miri rolin e suflerit politik tė kongresit tė ashtu quejtun  “Gjuhsor” tė vitit 1972. Nji banor i Shqipnisė qė nuk e quen pasuni tė tijėn tė gjithė trashėgiminė letrare tė shkrueme nė shqip, e qė meritojnė me u quejtė vepra, e humbė tė drejtėn me u quejtė shqiptar. E tė tillė janė mbrojtsat fanatikė tė vendimit tė kongresit drejtėshkrimor tė vitit 1972. Tė quesh tė drejtė vendimin e atij shtet qė deklaronte haptazi “Guri themelor i politikės tonė asht motoja komuniste: Politika nė plan tė parė.”

E pra kėtė tė vėrtetė e dinė tė gjithė ata qė i shmangen, e megjithkėtė jo vetėm i shmangen me indiferentizėm, por vazhdojnė me e rrokullisė tė drejtėn nė tatėpjetėn e pafund tė padrejtėsisė. Atė rrokullisje mund ta ndėrprisnin vetėm ata qė mendojnė si z.Behar Gjoka.

Nji qėndrim i kundėrt formon e pėrhapė njollėn ma pėrlyese tė ndėrgjegjes sė atyne qė pretendojnė me qenė gjuhtarė apo shkrimtarė qė i shėrbejnė sė vėrtetės. Nuk ka gja ma deskretituese tė prestigjit sesa shtremnimi e perėndimi i sė vėrtetės.

Nė asnji tjetėr vend tė botės, gjuhtarėt e shkrimtarėt nuk pranojnė me i dhanė ma pėrparsi krahinarizmit tė vlerave gjuhsore tė kombit. Tė gjithė e dimė se lokalizmin e polli komunizmi, si nji pėrbindsh ngranės i vlerave... Tė medhejt e letėrsisė nuk janė as gegė e as toskė, por shqiptarė qė kanė shkrue pėr tė gjithė shqiptarėt. Prandej mbrotja e kėsaj trashėgimie asht detyrė e tė gjith shqiptarve. Aq sa do tė ishte turp pėr nji gegė mos me ditė me lexue Poradecin, Kutelin e Konicėn e tė tjerė, aq do tė ishte e turpshme pėr nji jugor mos me ditė me lexue Fishtėn, Camėn, Pipėn e tė tjerė. Nuk na pyesin tė huejtė kė keni shkrimtar, gegė a toskė, por cilėt shkrimtar keni ju shqiptarėt!? Sipas meje, ka shumė tė drejtė z.Migjen Kėlmendi kur thotė: “Ma shumė se nė ēdo tjetėr degė tė jetės shqiptare, komunistizimi po thellohet nė gjuhėn shqipe.” E mjerisht ky komunistizim po thellohet ēdo ditė nė sajė tė direktivave tė kongresit gjuhsor tė vitit 1972. Jo se nga tosknishtja e standartizueme qė quhet nga standartizuesat e saj “Gjuhė shqipe” ka tė bajė me ideologjinė komuniste, sepse kjo do tė ishte njė gėnjeshtėr ofenduese, por ngase kongresi i ashtuquejtun komunist gjuhsor i vitit 1972, ishte nji vendim i thjeshtė komunist, i frymėzuem ma shumė nga urrejtja kundra autorve antikomunistė sesa kundra gegnishtes qė do tė pėsonte sakrificėn e tė muruemit pėr hirė tė ndėrtimit tė kalasė komuniste mbi trupin e gegnishtes, parzma e sė cilės ishte ushqyesja e autorve tė Veriut.

Komunizmi pra e sulmoi gegnishten me shpresėn se kjo luftė do t’ia arrinte qėllimit tė tij pėr mėnjanimin e pėrgjithmonshėm tė thesarit tė letėrsisė sė madhe shqipe. E kjo luftė do tė vazhdonte deri nė kryemjen e misionit tė sajė. E ky mision do tė kryente kur harresa t`i bante shqiptarėt me thanė: na ishte nji herė nji gegnishte, e thesari i sajė. E shqiptarėt e asaj kohe do tė mund ta lexonin trashėgiminė letrare tė mbetun gjadhė, si lexon sot italiani shkrimtarėt latin e greku shkrimtarėt e greqishtes sė vjetėr.

Kėto do tė ishin pasojat e gardhit tė hekurt komunist ndėrmjet motrave binjake, gegnishtes e tosknishtes, si gardh qė komunizmi shqiptar vendosi ndėrmjet Shqipnisė e botės.

Dihet se emnin qė ka pema e ka edhe filizi i sajė. E nėse kėta filiza lejohen me u ba trungje, ato trungje do t’i shtohen kėtij gardhi pėr me e forcue. E forcimit tė kėtij gardhi i shėrbejnė kryesisht ata gegė qė, deri tash vazhdojnė me shkrue sipas direktivave tė kongresit tė vitit 1972. Edhe unė jam partizan i motos “Nji komb-nji gjuhė”, por kurrsesi nji komb nji gjuhėz. Pėr hir tė nji gjuhe sa ma tė plotė, duhet tė pėrpiqemi me i plotėsue gjuhės tonė gjithēka qė e  meriton plotsisht. Rrjedhojat e sjelljes sonė tė padej ndaj gegnishtes do ta ulshin krenarinė tonė tė ligjshme nėn pėrgjysmimin e sajė.

 

Zgjedhėsit pėrballė parasė dhe moralit

                       

Nga Alban GURI

 

 

 

 

Pasiguria zgjedhore ka pushtuar shqiptarėt... Ata nuk po arrijnė akoma tė shohin qartė sesi mund tė dalin nga tuneli ku i kanė futur (ata).

Ndėrkohė, makina elektorale e PS ka filluar tė shpėrndajė nė mbarė vendin mbivlerėn e nxjerrė nga gjaku dhe mundi i shqiptarėve pėr tė prodhuar manipulimin dhe blerjen e votave gjatė fushatės sė saponisur. Po ku i gjetėn vallė socialistėt gjithė kėto para? Mos vallė po kėrkojnė tė na blejnė me paratė qė na vodhėn duke “qeverisur”?!

Ata nuk kanė ndėrmend tė ballafaqohen politikisht me shqiptarėt dhe opinionin publik sepse janė kryekėput defiēitarė nė raport me premtimet qė kanė dhėnė kėto 8 vjet. Veē kėsaj, ata kanė edhe pėrgjegjėsi tė vjetra mbi kurriz, sikundėr lufta e klasave, tė cilėn e vazhdojnė akoma nėpėrmjet pengmarrjes sė pronės sė grabitur bash atyre qė i vranė dhe i prenė dikur.

Lufta represive qė i bėhet prej kohėsh ligjit dhe shtetit, nė favor tė krimit tė organizuar dhe parave tė pista, nėpėrmjet tė cilave po pasurohen dhe po komandojnė pretendentėt pėr pushtet.

Ata nuk do tė guxojnė t’i hyjnė avazit tė analizave dhe shifrave nė kėtė fushatė, sepse do t’u duhej tė ballafaqoheshin me shqiptarėt pėr mashtrimet, mosmbajtjen e premtimeve tė zhurmshme elektorale, si dhe me abuzimet, vjedhjet, disorganizimin e organizuar tė shtetit dhe korrupsionin qė vjen si pasojė e tė gjitha skemave pararendėse antishqiptare. Ata thjesht do tė vėnė nė shėrbim paratė tona, qė u bėnė tė tyret nėpėrmjet korrupsionit dhe, kėshtu, do tė mundohen tė blejnė sa mė shumė vota.

Shpresa, zėri i besimit dhe i arsyes na thonė se dinjiteti dhe vota nuk mund e duhet tė shitet pėr pesė aspra kriminale, sepse vota vlen sa e ardhmja e fėmijėve, sa e ardhmja e vetvetes, sa e ardhmja e Kombit.

 

Dinjiteti dhe vota e dhėnė nė drejtimin e duhur, do tė prodhonin shumė mė tepėr se njė shpėrblim nėn dorė, se njė koktejl nėpėr takimet elektorale, apo sa njė vend pune provizor.

Disa para tė premtuara pėrkundrejt njė vote nė favor tė kandidatėve pėr deputet, s’janė asgjė pėrballė forcės sė votės sė lirė, tė ndėrgjegjshme e tė ndershme, e cila, nėse u jepet kandidatėve tė LZHK, mund tė rikthejė pronėn e grabitur, punėsimin, shėrbimin mjekėsor falas, osė me pagesė pėrkundrejt njė cilėsie shumė tė lartė. Mund tė rikthejė rendin dhe shtetin, pėr tė cilėt shqiptarėt kanė aq shumė nevojė.

Dinjiteti dhe vota jonė do tė prodhonin njė rend tė ri shoqėror, do tė prodhonin trasparencė me fondet publike dhe ato tė investimeve, tė cilat do tė shėrbenin pėr tė ringjallur istitucione tė shėndosha dhe ekonominė tonė tė rrėnuar.

Kėto terma nuk janė retorika e pėrditshme e konsumuar nėpėr forumet sterile tė pseudo-intelektualėve, apo nėpėr kafenetė partiake. Kėto terma janė objektivi i vėrtetė ku duhet tė orientohet shoqėria shqiptare me votėn e saj. Kėto terma janė detyra dhe programi politik i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Prandaj pėr abstenuesit, qė mesa duket janė “anėtarėt e panumėrt tė partisė mė tė madhe nė vend”, pra “partia e atyre qė nuk votojnė”, duhet bėrė e pamundura qė tė votojnė, sepse vetėm kėsisoj vota jonė do tė ketė peshėn dhe rėndėsinė qė meriton, nė mėnyrė qė e ardhmja jonė tė fillojė tė plazmohet nėpėrmjet verdiktit zgjedhor qytetar, kundėr padrejtėsive shoqėrore, nė shėrbim tė ardhmėrisė sė fėmijėve tanė.

Tė gjithė sėbashku duhet tė luftojmė pėr tė rikthyer vlerat qė tė parėt tanė krijuan dhe jetėsuan gjatė viteve 1924-1939, kur ata pėrjetuan njė politikė moderne, kombėtare dhe sociale, nėn udhėheqjen e Mbretit Zog I.

Modeli i Bullgarisė ėshtė intrigues dhe grishės. Ky model politik i Mbretit Simeon, dha rezultate tė shkėlqyera nė raport me atė ēka mezi mundi tė prodhonte pėr njė kohė tė gjatė politika e rėndomtė ballkanike e neokomunistėve.

Makina politike ogurzezė, punon pėr vetveten dhe kur kėrkon votėn nga zgjedhėsit, ka pėr qėllim vetėm ruajtjen e pushtetit dhe tė statusquo-sė, pra ruajtjen e privilegjeve tė fituara me krime e mashtrime. Ne duhet t’ua heqim socialistėve monopolin e pushtetit, ndaj duhet tė zgjedhim alternativėn e LZHK-sė pėr tė ndėrtuar shtetin ligjor. Duhet tė fillojmė tė ngjallim shpresėn tek rinia jonė, qė po kalon periudha depresioni pėr shkak tė tranzicionit tė tejzgjatur. Duhet tė shpėtojmė familjet nga katastrofa ekonomike dhe konfliktet qė lindin si pasojė e varfėrisė. Duhet tė sjellim nė shoqėrinė tonė besimin dhe energjitė e mėdha tė diasporės, qė vazhdon tė japė kontribute tė vyera nė favor tė Atdheut dhe kombit. Shumė djem dhe vajza shqiptare drejtojnė sot nėpėr botė katedra mendimi dhe struktura universitare. Ata janė tė gatshėm tė japin kontributin e tyre pėr ndryshimet e domosdoshme cilėsore tė shoqėrisė. Pra, duhet tė biem ringjalljen dhe zhvillimin kombėtar.

Dhe kėtė do tė mund ta bėjmė vetėm nėpėrmjet votės tonė, armės tonė mė tė fortė.

LZHK me nė krye Mbretin Leka, duhet shndėrruar nė shpresėn tonė.

Mendimi ynė i kualifikuar, eksperiencat perėndimore dhe energjitė vitale tė shqiptarėve duhen bashkuar dhe orientuar dita-ditės kah parimet dhe trasparenca e LZHK. Na lipsen angazhime konkrete. Ēdokush prej nesh mund tė japė kontributin e tij nė forcimin dhe triumfin e LZHK.

Eleganza dhe sharmi i njerėzve fisnikė qė i janė bashkuar kėsaj lėvizjeje, duhet tė na shėrbejnė si garanci pėr tė gjetur besimin tek vetvetja, tek tė afėrmit dhe mbarė atdhetarėt qė po mbėshtesin Lėvizjen qė inicioi dhe drejton Mbreti Leka.

Pėrshtypjet e Ministrit Amerikan tė Marinės kol. F.Knox mbi Shqipėrinė dhe Mbretin Zog I, tė botuara nė gazetėn "The Manchester Leader" SHBA

 

1937: Tė fshehtat e takimit tė mbretit Zog me ministrin amerikan tė Luftės

 

Dinastia ma e re e Europės po lulėzon nė Tiranė, kryeqytet i Shqipnis. Themeluesi i saj asht Ahmed Zogu, Mbreti "ZOG I".

"Amerikanė rrallė shkojnė atje dhe turistat pothuajse nuk venė fare. Prandaj, kėrkesa e jonė pėr nji audiencė me N.M.Tij, e kalueme me anė tė Legatės amerikane, bani udhė nė Pallat dhe u pranue nė mėnyrė krejt tė favorshme, sidomos pėr arsye se Mbreti, para se tė proklamohej i tillė, kishte pas njohun dikur kolegun t'em Edgar Ansel Mowrer si korrespondent lufte".

"Tė dy me kėtė tė fundit kishim ardhė nė Tiranė me automobil, tė veshun me rroba tė lehta verore, tue lanė vaporin nė Durrės me qėllim qi ta arrinim nė limanin e Vlonės. Jo vetėm qi u lajmėruem se audienca qe caktue po dhe u kėshilluem qi tė kishim veshje tė posaēme pėr audiencėn mbretnore. Por ne, siē thashė, ishim tė veshun me rroba vere. Valixhet me teshat e tjera, i kishim lanė nė vapor, i cili ndodhej nė lundrim pėr Vlonė. Bamė si bamė, muarmė dy frake nė Legatėn amerikane dhe kėshtu u gjetėm nė dhomėn e pritjes sė pallatit mbretėnuer.

 

Punon pėr pėrparimin e popullit

 

"Mbreti i ri i Mbretėnis ma tė re n'Europėn plakė asht i rezervuem, plot dignitet, shumė kompetent dhe me nji ndėrgjegje naltėsisht inteligjente rreth pėrgjegjėsivet qi randojnė mbi 'Tė. Ay studion plot plane pėr mbarėvajtjen e popullit tė vet, si nė mėnyrėn e jetesės sė tij ashtu dhe nė mirėsimin e industris sė tij kryesore: bujqėsis".

"Pėr me vue nė zbatim konkretisht qėllimet pėr me pėrmirėsue gjėndjen e jetesės sė popullit, Mbreti asht tue ēelė barnatore komunale ndėr katunde, tue vue infirmierė kursistė si kujdestarė. Fushata e fillueme nė dobi tė shėndetėsis kombtare synon nė pakėsimin e vdekjevet nėr foshnja qi ma parė ka pasė arrijtė dhe deri nė 50 pėr qint midis foshnjavet motake ose pak ma, tė vogla".

"Qi tė pėrmirėsojė bujqėsinė, Mbreti Zog asht tue i shtue me shpejti fermat modele nė tė gjitha zonat bujqėsore, tue emnue agronomė me shkollė, tė cilėt systemet moderne tė punimit tė tokės ua mėsojnė bujqvet qi ende e gėrvishtin tokėn me parmenda drruni tė tėrhequna nga qé dhe buej".

"Nė fushėn arsimore, qeveria mban shkolla tė mesme pėr djelm e vajza, qi janė tė plotėsueme dhe praktike. Shumė nga djelmt e vajzat, si mbarojnė studimet, bahen mėsues dhe mėsuese ndėr shkollat fillore qi janė nė shtim dhe zhvillim, simbas nji systemi".

"Shqipnia pėr 500 vjet ka qenė nji krahinė e pushtueme prej Turqis, trashigoj gjatė atyne shekujve robnie shumė prej karakteristikavet tė jetės turke. Afėr 60 pėr qint tė Shqiptarėvet janė Myslimanė dhe tė tjerėt janė Orthodhoksė e Katholikė".

"Nė Shqipni, kur Turqit u nxuerėn jashtė mė 1912, gratė myslimane u mbyllėn ndėr hareme, kurrė s'dilnin pėrjashta me fytyrė tė zbulueme, dhe nuk patėn asnji prej lirivet qi filluen tė gėzojnė burrat mbas proklamimit tė independencės".

"Ndėn Mbretin Zog gjithēka ka ndryshue. Lėvizja e grues shqiptare ka pasė pėrkrahje aktive, tue sjellė si pėrfundim nji emancipim tė konsiderueshėm tė gravet. Vajzat e breznivet tė reja e vėrtetojnė efektin e arrijtun tue u mveshė simbas modavet ma tė fundit dhe ma tėrheqėse. Studenteshat shqiptare fare mirė munt tė krahasohen me ato tė ēdo kombi europian".

"Pėr shekuj me radhė shqiptarėt kanė qenė viktima tė nji lloj malarjeje tė shkaktueme prej mushkojavet qi shtohen nėpėr kėnetat. Ndihma e fondacionit "Rockfeller" nuk mungoj edhe me nji fushatė tė posaēme systematike tė udhėhequn nga eksperta tė fondacionit - tė gjithė amerikanė - sėmundja u pakėsue dhe u mposht. Pėr kėtė ndihmė Mbreti asht pėrzemėrsisht mirėnjohės. Qėlloj qi lajmi i vdekjes sė miliarderit dhe filanthropit tė math John D. Rockfeller tė ishte pėrhapun pak para pranimit tonė nė audiencė dhe unė qeshė posaēėrisht i ngarkuem prej N.M.Tij qi, kur tė kthehesha nė Amerikė, t'i parashtroja tė birit tė Rockfeller-it ngushėllimet e sympathinė tė Mbretit, sė bashku me shprehjen plot mirėnjohje, pėr bashkėpunimin e vlefshėm tė "Rockfeller-it" nė zgjidhjen e njanit prej problemevet ma kryesorė tė Shqipnis".

 

Mbreti Zog

 

"Zogu i Shqiptarėvet asht nji ushtar i ri, i patrembun, i cili udhėhoqi njerzit e vet nė luftė; hypja e tė cilit nė fuqin mbretnore nga kryesia e republikės, qi virtualisht kishte marrė, ka qenė pėrfundimi i veprimtaris parlamentare prej anės sė nji trupi legjislativ qi ende ekziston e funkcionon nė nji monarki tė kufizueme" .

"Kur ay flet, toni i butė dhe i qetė i tij janė ato tė nji udhėheqėsi qi ka vehten nė dorė, pikėpamjet e tė cilit mbrohen me nji konfidencė qi s'ka nevojė pėr efekte dramatike qi tė ēelin zemrat pėr tė gjetun pėlqim. Me nji traditė luftarake tė kalueme, ay nuk i njeh rrahjet e gjoksit dhe lėvizjet e tjera tė oratorėvet kur iu drejtohet ndigjuesvet".

Kol. Knox mbassi tregon se Mbreti asht paqėdashės shton se nė kėtė art mundohet tė stėrvisė dhe nėnshtetasit e tij.

"Pėr t'i arrijtun kėti qėllimi - shton ay - pikėsėpari i asht dashtun qi ta ēarmatosė popullin. Dhe kjo s'ka qenė aspak punė e lehtė. Dashuria pėr armėt kurdoherė i ka karakterizue shqiptarėt. Janė kryesisht nji popull luftarėsh, tue pjesėtue me sėrbėt e bullgaret famėn midis luftarėvet ma tė mirė tė botės. Gjatė shekujvet tė sundimit turk, turqit memzi rrallė fort ushtronin autoritetin e tyne ndėr qytetet e mėdhenj dhe ndėr fusha".

.............................

"Tani edhe nė Malėsi, popullsia civile, asht ēarmatosė dhe ka nji ushtri tė rregullt prej 60.000 vetash, tė stėrvitun nga oficera italianė pėr tė cilėt shqiptarėt kanė nji respekt tė moderuem. Fuqia e gjendarmėris, nga ana tjetėr, asht e stėrvitun nga oficera britanikė".

"Efekti i tė dyja armėvet u provue nė nji kryengritje tė dėshtueme qi plasi ndėrsa neve ishim mysafirė nė atė shtet. Pėrfundimi i saj dolli me vetėvrasjen apo vrasjen e udhėheqėsit tė saj, nji ish oficer dhe pjesėtar kabineti, pikėrisht ditėn nė tė cilėn na priti nė audiencė Mbreti Zog".

Shqipnia ka madhėsin e shtetit Indiana tė Shtetevet tė Bashkueme tė Amerikės, me nji popullsi prej gati nji milion vetėsh. Fushat bregdetare tė saj janė tė mbulueme mirė me pyje. Asht e zonja ekonomikisht pėr nji independencė modeste e tė vet-respektueshme edhe cilėsitė luftarake tė burravet tė saj sigurojnė se kushdo qi do tė ndalojė ose do tė pėrpiqet tė pengojė kėtė fat, do tė paguejė nji ēmim tė naltė nė gjak e nė ar".

ATHINĖ, Greqi, 3 Qershuer - (Me Radio).

-----------------------

Shėnim i "Atdheu" (1944): Artikulli i sipėrmė i asht dėrgue Gazetės "Manchester Leader" me radio, prej Athine, mė 3 Qershuer 1937, nga Ministri i tashmė i Marinės Amerikane, Kol. Knox, i cili nė atė kohė ish tue ba nji udhėtim nė Europė. Siē dihet Kol. Frank Knox asht nji personalitet amerikan me randsi, - pjesėtar i Qeveris tė Shtetevet tė Bashkueme dhe anėtar i Kabinetit tė Luftės. Ka qėnė dhe Kandidat pėr Nėn-President tė Shtetevet tė Bashkueme pėr Partinė Republikane. Qi nga dita e audiencės asht ba nji mik i sinqertė i Shqipnis dhe i Mbretit Zog, me tė cilin asht nė korrespondencė tė vazhdueshme pėr ēashtjet e vendit tonė.

Jemi plotėsisht tė bindun se Kol.Knox do tė jetė nji pėrkrahės i fortė i ēashtjes shqiptare, kur tė vijė konferenca e Paqės.

(Pėrgatiti pėr botim Neritan Kolgjini)

 

Shėnim i redaksisė “Tradita”:

Ky artikull ėshtė marrė nga gazeta "Atdheu" nr.9, dt.29 shkurt 1944, ("Nga Malet Kreshnike") ku botuar nėn titullin qė ėshtė vėnė si okielo nė kėtė faqe. Kemi ruajtur pothuajse tėrėsisht origjinalitetin e pėrkthimit pėr arsye se e kemi konsideruar kėt shkrim, njė lloj dokumenti nė historinė e marrėdhėnieve tė Mbretit Zog me SHBA-tė.

 

Portret

 

Nji mik i sinqertė i vendit tonė, Ministri i Marinės Amerikane koloneli Frank Knox

 

Kush ėshtė Frank Knox

 

Mė 1937 erdhi me vizitue Shqipnin nji Mik i Sinqert i Vendit tonė. Vizitėn e tij tė shkurtė e pa bujė pak kohė e ndante nga vizita e zhurmėshme e tradhtare e Galeazzo Cianos, por nė moralin dhe kuptimin e tyne e ndante nji i ndryshim qi u provue me qenė sa ndryshimi qi ka nata prej ditės.

Ky ishte Koloneli Frank Knox, sot i njohun nė tė tanė botėn si Ministėr i Marinės i Shteteve tė Bashkueme t'Amerikės, e jo vetėm kaq. Ajy asht nji prej eksponentėve ma tė naltė e ma tė ndritun tė politikės dhe diplomacis amerikane. Asi kohe, kur ardhi ndėr ne, kishte cilėsin e gazetarit. Veē kėsaj, kishte qėnė kandidat pėr t'u zgjedhė, po tė fitonte Partija Republikane, Nėn-President i Shteteve tė Bashkueme dhe kėshtu do tė zinte vendin e z.Henry Wallace edhe si Kryetar i Kongresit (Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kombit) tė Shteteve tė Bashkueme. Kėto fakte dhe shum tė tjera e bajnė me qenė nji personalitet botnuer Kolonelin Knox, i cili asht edhe nji ndėr fletorarėt ma nė za tė Botės sė Re. Me shum tė drejtė kolegėt e tij e cilsojnė si "krahu i djathtė" i Rooseveltit.

Gjatė vizitės sė tij nė Shqipni, Ministri Knox u prit n'audiencė nė Durrės, nga Mbreti i ynė. Kjo ngjante pak kohė mbas takimit qi kishte pasė ky me Mussolinin, nė Romė. Pastaj, prej Durrėsi, bashkė me shokėt e vet, shkoi pėr Athinė, prej ku, me kabllo, telegrafoi nji artikull qi u botue ndėr fletoret amerikane. Ky artikull pėr Vendin dhe pėr Sovranin tonė, asht monumental. Sot publiku shqiptar e lexon pėr herė tė parė kėt artikull nė faqen e parė tė gazetės sonė. Ky artikull asht magjistral dhe profetik, ashtu si mund ta shkruente vetėm penda e nji Knox-i. Nuk ka nevojė pėr asnji koment, se nė te thuhet e vėrteta lakuriq, si e kanė pėr zakon e traditė ta bajnė anglo-saksonėt, veēanėrisht pėr miqt' e tyne, qi i ēmojnė, i duen dhe i mbrojnė me gjith shpirt, aqė ma fort kur kėta miq, n'orėn e zjarrmit, kanė dhanė prova tė bukra, besnikije shembullore si tė tillė dhe nė naltėsin e duhun.

"Atdheu" 1944)

  

Njė udhėtim kronologjik nė rrugėn e Europės sė Bashkuar (5)

 

Etapat e krijimit dhe rritjes sė BE

 

(vijim)

 

 

-1980-

30 maj - Marrėveshja e parė nė gjirin e Kėshillit, rreth kontributit britanik nė bilancin komunitar. Ēėshtja e financimit tė Londrės pėrcaktohet nė mbledhjen e mėpasme tė Kėshillit, nė tetor.

6 tetor - Komisioni konstaton gjendjen e krizės sė shfaqur tė siderurgjisė (metalurgjia e zezė). Mė 31 tetor Komisioni merr njė vendim, qė cakton kuotat e prodhimit nė siderurgji.

7 tetor - Komisioni i pėrcjell Kėshillit njė dokument "pikėpamjeje sociale".

4 dhjetor - Komisioni ndėrmerr njė direktivė pėrkatėse pėr futjen e njė patente komunitare tė qarkullimit rrugor.

 

-1981-

1 janar - Greqia hyn nė Bashkėsi (Europa e tė Dhjetėve).

22 mars - Angazhim pėr barazi qendrore nė gjirin e SME, me zhvlerėsimin e lirės.

23 qershor - Rezolutė qė krijon njė pashaportė tė modelit tė njėllojtė nė shtetet anėtare.

 

-1982-

21 shkurt - Angazhim i ri i barazive qendrore nė gjirin e SME, me zhvlerėsimin e frangės belge, tė asaj luksemburgase dhe tė koronės daneze.

12 qershor - Pėrsėri zhvlerėsime (franga franceze dhe lira italiane) dhe rivlerėsime (marka gjermane dhe fiorinta hollandeze) nė gjirin e SME.

24 qershor - Kėshilli ndėrmerr direktivėn qė i pėrket parandalimit tė incidenteve industriale (direktiva "Seveso").

 

-1983-

25 janar - Pas gjashtė vjet bisedimesh, Kėshilli i Ministrave arrin marrėveshjen mbi njė politikė tė pėrbashkėt tė peshkimit.

17-19 qershor - Kėshilli europian nė Shtutgart, nėnshkruan njė deklaratė solemne mbi Bashkimin Europian, nė bazė tė propozimit Gensher-Kolombo.

25 qershor - Fillon veprimtarinė e tij JET (Joint Europe Torus), ndėrmarrja e madhe europiane pėr shkrirjen termobėrthamore tė kontrolluar.

16 nėntor - Deklaratė e ministrave tė Jashtėm, qė kundėrshtojnė shpalljen e pavarėsisė nga ana e tė vetquajturės "Republika turke e pjesės veriore tė Qipros".

17 dhjetor - Nė Kartagjenė (Kolumbi), nėnshkruhet njė marrėveshje bashkėpunimi ekonomik mes Bashkėsisė dhe vendeve anėtare tė Paktit Andin.

 

-1984-

23 janar - Kėshilli ndėrmerr njė rezolutė, qė ka tė bėjė me nxitjen e punėsimit tė tė rinjve.

14 shkurt - Parlamenti Europian harton njė rezolutė pėrkatėse pėr projektin e traktatit qė krijon Bashkimin Europian, tė mbrojtur nga Altiero Spineli.

28 shkurt - Kėshilli i Ministrave miraton programin ESPRIT (Programi strategjik europian i kėrkimit dhe zhvillimit nė teknologjinė informatike).

14-17 qershor - Zgjedhja e dytė, nė votime tė pėrgjithshme, e Parlamentit Europian.

25-26 qershor - Takimi i nivelit tė lartė i Fontenblosė, i jep hov procesit komunitar dhe arrin marrėveshjen pėrfundimtare mbi kontributin britanik nė bilancin e Bashkėsisė.

4 dhjetor - Emėrohen anėtarėt e Komisionit pėr periudhėn 1985-1989, me kryetar Zhak Delors. 

 

-1985-

31 janar - Takime trepalėshe nė Val Dukese (Bruksel ), fillimi i "dialogut social".

1 shkurt - Groenlanda del nga Bashkėsia Europiane, me tė cilėn megjithatė mbetet e lidhur nga njė marrėdhėnie asociimi.

12 qershor - Nėnshkrimi nė Madrid dhe nė Lisbonė, i traktateve tė pranimit tė Spanjės dhe Portugalisė.

14 qershor - Komisioni publikon Librin e bardhė, mbi plotėsimin e tregut tė brendshėm brenda vitit 1992. Nė tė njėjtėn kohė nė Shengen (Luksemburg), Belgjika, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Vendet e Ulėta, pėrfundojnė marrėveshjen mbi shfuqizimin e pėrshkallėzuar tė kufijve.

28-29 qershor - Takimi i nivelit tė lartė tė Milanos i jep nxitje tė mėtejshme plotėsimit tė Tregut tė Pėrbashkėt Europian.

 

-1986-

1 janar - Spanja dhe Protugalia fillojnė tė bėjnė pjesė nė Bashkėsi (Europa e Dymbėdhjetėve).

17-28 shkurt - Nėnshkrimi i Dokumentit tė Pėrbashkėt Europian.

6 prill - Rivlerėsim i ri i shkėmbimeve mes monedhave tė Bashkėsisė.

1 maj - Hyn nė fuqi marrėveshja e tretė mes Bashkėsisė dhe vendeve tė ACP.

29 maj - Eshtė ngritur pėr herė tė parė flamuri europian, i vendosur nė institucionet komunitare.

2 gusht - Rivlerėsim i ri i shkėmbimeve mes monedhave tė Bashkėsisė.

15-20 shtator - Vendoset, nė Punta del Este (Uruguaj), seria e re e negociatave pėr reduktimin e tarifave doganore (Uruguay Round), qė do tė pėrmbyllet nė dhjetor 1993.

17 nėntor - Direktiva tė reja tė Kėshillit tė Ministrave mbi liberalizimin e kapitaleve.

16 dhjetor - Marrėveshje mbi reformėn e politikės bujqėsore, nė veēanti nė sektorin e qumėshtit - bulmetrave dhe mishrave tė gjedhit.

-1987-

1 korrik - Hyn nė fuqi Dokumenti i Pėrbashkėt Europian.

4-5 dhjetor - Kėshilli Europian i Kopenhagenit.

 

-1988-

15 qershor - Marrėveshje bashkėpunimi me shtetet anėtare tė Kėshillit tė Bashkėpunimit tė shteteve arabe tė Gjirit (CGS).

24 qershor - Kėshilli vendos liberalizimin e plotė tė kapitaleve duke filluar nga 1 korriku 1990.

25 qershor - Nisja e marrėdhėnieve zyrtare mes Bashkėsisė Europiane dhe Comecon.

27-28 qershor - Kėshilli Europian i Hanoverit thekson rėndėsinė qė marrin aspektet sociale nė realizimin e objektivave tė vitit 1992 dhe ia ngarkon njė komiteti tė kryesuar nga Delors, detyrėn pėr tė pėrgatitur njė raport mbi bashkimin ekonomik dhe monetar.

24 tetor - Pėrshtatje, nga ana e Kėshillit, e njė vendimi qė themelon njė Gjykatė tė Shkallės sė Parė tė Bashkėsive Europiane. Ajo ėshtė e autorizuar tė gjykojė nė lėndėt qė i pėrkasin personelit tė bashkėsisė, rregullave tė konkurrencės dhe traktatit tė CECA-s.

14 nėntor - Spanja dhe Portugalia aderojnė nė UEO.

2-3 dhjetor - Kėshilli Europian i Rodit: shtysė e Europės sė vitit 1992, qė do tė jetė "njė partner" dhe jo "njė Europė fortesė".

 

-1989-

12 janar - Rifillim i dialogut social me rastin e njė takimi mes Komisionit dhe palėve sociale (Marrėveshje mbi Grupin e pilotimit).

12 prill - Paraqitet raporti Delors mbi Bashkimin ekonomik dhe monetar. Parlamenti Europian voton njė rezolutė qė zbaton deklaratėn e lirisė dhe tė tė Drejtave Themelore.

17 maj - Komisioni harton njė komunikatė pėr Kėshillin mbi plotėsimin e Tregut tė Brendshėm dhe afrimin e taksave tė tėrthorta.

12 qershor - Komisioni nxjerr direktivėn-kuadėr pėr pėrmirėsimin e sigurisė dhe tė shendetit tė punonjėsve.

15-18 qershor - Zgjedhja e tretė e Parlamentit Europian.

19 qershor - Peseta spanjolle hyn nė SME.

26-27 qershor - Kėshilli Europian i Madridit ripohon pikėsynimin pėr tė realizuar Bashkimin Ekonomik dhe monetar, kujton domosdoshmėrinė pėr tė respektuar ekuilibrin mes aspekteve sociale dhe aspekteve ekonomike tė krijimit tė Tregut tė Pėrbashkėt ("hapėsirė sociale europiane").

12 korrik - Komisioni ndėrmerr njė paketė propozimesh, qė kanė lidhje me vėnien nė jetė tė Tregut tė Brendshėm tė Energjisė.

17 korrik - Austria kėrkon tė bėjė pjesė nė Bashkėsi.

3 tetor - Kėshilli pėrshtat direktivėn pėrkatėse pėr ushtrimin e aktivitetit tė radiodifuzionit televiziv ("televizion pa kufij").

29 nėntor - Komisioni miraton njė program pune pėr vėnien nė jetė tė kartės sociale.

8-9 dhjetor - Nė Kėshillin Europian tė Strasburgut ndėrmerret Karta komunitare e tė Drejtave Sociale Themelore tė punonjėsve.

 

-1990-

28 prill - Kėshilli Europian i mbledhur nė Dublin, vendos qėndrimin e Bashkėsisė nė lidhje me bashkimin gjerman dhe me marrėdhėniet me vendet e Europės Lindore.

29 maj - Nėnshkruhet nė Paris marrėveshja themeluese e Bankės Europiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim (BERZH).

13 qershor - Komisioni ndėrmerr tre propozime pėr udhėzimin pėrkatės pėr punėn e pazakontė.

19 qershor - Mendim i pėrbashkėt i palėve sociale mbi Arsimimin bazė, edukimin fillestar dhe formimin profesional ose/dhe tė rriturve.

25-26 qershor - Kėshilli Europian i Dublinit - Kėshilli shpreh shqetėsimin pėr kohėzgjatjen e papunėsisė. "Megjithė pėrmirėsimin e dukshėm tė ndodhur sė voni nė kushtet ekonomike tė pėrgjithshme - nėnvizon Kėshilli - papunėsia nė kohė tė zgjatur e tė rriturve dhe tė rinjve mbetet njė problem i rėndėsishėm".

1 korrik - Hyn nė fuqi faza e parė e Bashkimit Ekonomik dhe Monetar.

4 korrik - Republika e Qipros paraqet kėrkesėn pėr pranim nė Bashkėsi, pasuar mė 16 korrik nga Malta.

3 tetor - Bashkimi Gjerman.

6 tetor - Stėrlina hyn nė SME.

27-28 tetor - Kėshilli Europian i Jashtėzakonshėm i Romės, vendos tė pėrparojė pa vonesė drejt monedhės sė pėrbashkėt. Kėshilli, duke u frymėzuar prej orientimeve tė ravijėzuara nga Kėshilli i Madridit, "kujton domosdoshmėrinė" pėr t’i vėnė tė njėjtėn rėndėsi, nė ndėrtimin e Europės, aspekteve sociale dhe atyre "ekonomike". Thekson se "ėshtė themelore tė ndiqet aktivisht zbatimi i programit tė veprimit pėr jetėsimin e Kartės sociale". 

27 nėntor - Italia nėnshkruan futjen nė traktatin e Shengenit.

14-15 dhjetor - Kėshilli Europian i Romės.

15 dhjetor - Krahas Kėshillit Europian tė Romės, u hapėn dy Konferenca ndėrqeveritare mbi Bashkimin Ekonomik dhe Monetar.

-1991-

13 mars - Komisioni ndėrmerr kuadrot komunitarė mbėshtetės pėr ndėrhyrjet strukturore nė pesė Lande tė reja gjermane dhe nė Berlinin Lindor.

21 maj - Programi i tretė i veprimit pėr barazinė nė mundėsi, mes burrave dhe grave.

28-29 qershor - Kėshilli Europian i Luksemburgut. Kėshilli vė nė dukje se pėrparimet e arritura nė realizimin e Tregut tė Brendshėm nuk shoqėrohen nga pėrparime tė krahasueshme nė sektorin e politikės sociale. Kėshilli mbėshtet pikėpamjen se, tė gjitha palėt e interesuara do tė duhet tė marrin pėrsipėr njė rol nė zbatimin e parimeve qė pėrmbahen nė Kartėn Sociale, secili sipas pėrgjegjėsive tė veta.

1 korrik - Suedia paraqet kėrkesėn pėr pranim nė Bashkėsi.

7 shtator - Nė Hagė hapet Konferenca e Paqes mbi Jugosllavinė.

25 shtator - Komisioni parashtron njė direktivė mbi sipėrmarrjet publike nė shėrbimet e sektorėve pėrjashtues.

21 tetor - Kėshilli autorizon krijimin e Hapėsirės Ekonomike Europiane (SEE). Marrėveshja do tė nėnshkruhet mė 2 maj 1992, nė Oporto tė Portugalisė.

31 tetor - Nė njė marrėveshje, palėt sociale paraqesin, nė kuadrin e Konferencės ndėrqeveritare mbi Bashkimin Europian, njė propozim tė pėrbashkėt nė drejtim tė zgjidhjes juridikisht tė raportit ligj/marrėveshje.

6 nėntor - Komisioni vendos tė krijojė njė Zyrė Europiane tė Ndihmės Humanitare.

26 nėntor - Bashkėsia aderon nė FAO, duke u bėrė kėshtu Organizata e parė e Integrimit Europian, qė ėshtė anėtare me tė drejta tė plota e njė agjencie tė specializuar tė Kombeve tė Bashkuara.

9-10 dhjetor - Kėshilli Europian i Mastrihtit. Pėrpunohet Traktati i Bashkimit Europian, qė pėrfshin Bashkimin Ekonomik e Monetar (UEM). Mbretėria e Bashkuar dhe Danimarka, zgjedhin se mund tė pėrfitojnė duke vendosur tė mbeten jashtė tij. Dispozitat e reja sociale pėrmblidhen nė njė parashtesė dhe tėrheqin njėmbėdhjetė vende. Qėndron jashtė tyre Britania e Madhe.

 

 FUND                                                    Pėrgatiti : KLAUD BALSHA

 

 Walter Hallstein

 

Uollter Hallshtajn lindi nė Gjermani nė vitin 1901. Pasi kryesoi delegacionin gjerman nė negociatat pėr planin Shuman, ai u bė presidenti i parė i Komisionit Europian mw 1 janar, 1958.

Kėtė detyrė, ai e kreu deri nė vitin 1968.

Si president i Komisionit Europian, Hallshtajn punoi pėr realizimin e Tregut tė Pėrbashkėt. Entusiazmi i tij plot energji dhe fuqia e tij bindėse, e bėnė ēėshtjen e integrimit tė pėrparonte pėrtej mandatit tė tij si president i KE. Por shpejtėsia e bashkimit gjatė asaj qė u quajt Periudha – Hallshtajn, ishte legjendare.

Gjatė mandatit tė tij, De Goli pėrdori veton kundėr hyrjes sė Britanisė sė Madhe nė BE. Nė vitin 1965, njė propozim i Hallshtajnit, (qė u mbėshtet nga Parlamenti Europian pėr tė patur fonde mė vete pėr Komunitetin Europian), u rrėzua po me veton e presidentit francez.

Kriza e karrigeve tė boshatisura filloi pas kėsaj. Mungesa e ministrave francezė paralizoi Komunitetin.

Kompromisi i Kuksenburgut e zgjidhi pėrfundimisht kėtė krizė.

Uollter Hallshtajn vdiq nė vitin 1982.

   

  ARCHIVES N°12   

  ARCHIVES N°11

ARCHIVES N°10

 

ARCHIVES N°9

ARCHIVES N°7 et 8

ARCHIVES N°6

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie