lzhkstema.jpg

tradita_al@yahoo.com

 MIRESEVINI ne faqen e TRADITA LZHK.

 E perjavshme informative, politike dhe kulturore e

 LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR.

"Tradita", gazetė periodike e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar; Kryeredaktor: Erind Maēi; Adresa:Rr. Reshit Ēollaku, Shallvaret,Shk. 20/290-291 ; Tel. 242618

_____________________________________________________________________________

E Enjte, 5 Maj, 2005           Numri 15

_____________________________________________________________________________

 

"Tradita" Gazete periodike e LZHK

Adresa: Reshit Collaku, Shallvaret, shk. 20/290-291,tel 242618, tradita_al@yahoo.com

E Enjte, 5 Maj, 2005 Numri 15

 

Editorial

Ėshtė ora LZhK

Eduard Ypi

Ka ardhur ora, po bien kambanat "Shqipėria nė rrezik", kush nuk i dėgjon ėshtė shurdh, kush nuk e sheh ē'po bėhet ėshtė qorr, kush rri indiferent ėshtė tradhėtar. Ka ardhur koha o popull i kėtij kombi tė vjetėr tė vendosni dhe tė pėrqafoni rrugėn e pėrparimit, rrugėn e ruajtjes tė interesave kombėtare dhe tė mirqėnies tuaj . Nuk ka kohė ėshtė shansi i fundit. Vota pėr Socialistė, larg qoftė ėshtė vota pėr kėlyshėt e Enverit, pėr "Dullėn" apo "qoftėlargun" qė ngordhi, ėshtė vota pėr "metalurgjikun" mostėrlindės, pėr hekurishtet e Kinės dhe tė gjitha stepave tė Azisė, ėshtė vota pėr 20 lek pėr ditpune, pėr bukėn me ēaj dhe ēizmet e llastikut nė verė, ėshtė vota pėr frikėn, ėshtė vota pėr hajdutėt e rinj qė po pėrvetsojnė gjithēka, ėshtė vota pėr varfėrinė tonė, ėshtė vota pėr dėshpėrimin e thellė dhe pasigurinė pėr tė nesėrmen. Vota pėr PD, ėshtė vota pėr njė njeri tė vetėm qė do tė rrojė si "mbret", qė fal copa Shqipėrie njėsoj si mund tė falte ndonjė pemė gėshtenjė qė i ka lėnė babai, qė ha shokėt dhe pastaj i vjell nė tavolinė, shokėt e pėrvjellur. Antikomunizmin e zėvėndėson me pėrēarjen jug-veri dhe myslimanė me tė krishterė dhe bėn gardėn me ēunat e fshatit. Niset pėr nė perėndim dhe mbrrin nė Malejzi, qė pėshtyn pastaj ngrihet dhe e lėpin. Ėshtė vota pėr "gogla" dushku qė ashtu si Nastradin efendiu ka mbushur thesin e gėnjeshtėrt tė dhuratave, ėshtė vota pėr "konet" e vogla politike qė nuk u lodhėn duke lėpirė tasat e dynjasė, ėshtė vota pėr ato "personalitete" qė pa frikė mund ti krahasosh me leckat e kėmbėve qė tashmė janė aq pis sa nuk mund ti fshish mė as kėpucėt. Vota pėr LZhK ėshtė vota e vėrtetė, ėshtė vota pėr kombin dhe popullin, ėshtė vota pėr tė sotmen dhe tė ardhmen e sigurtė dhe tė begatė. Ėshtė vota qė garantohet nga historija jonė pozitive, ėshtė e vetmja votė qė ka dhėnė prova sepse nė fund tė fundit ai qė e bėn kėtė premtim ėshtė Mbret.

 

Starton fushata elektorale e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar nė qarkun e Kukėsit.

Mbreti shpall kandidaturat e LZHK

Mbreti Leka I prezanton kandidatėt Ekrem Spahiu nė Kukės, Myftar Kastrati nė Has dhe Skėnder Hoxhė nė Tropojė. Mbreti Leka ka bėrė thirrje qė tė votohet pėr kandidatėt e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar dhe pėr LZHK-nė si forcė politike me bosht atdhetar.

 

Kandidatėt e LZHK nė qarkun Kukės

Skėnder Hoxha, zona 10, Tropojė

Myftar Kastrati, zona 11, Has

Ekrem Spahiu, zona 12, Kukės

 

Kuksianėt presin me madhėshti udhėheqėsin e LZHK Mbretin Leka I Zogu, Princin Leka dhe drejtuesit mė tė lartė tė LZHK.

Dita e shtunė u shndėrrua nė njė ditė feste pėr qytetarėt kuksianė dhe banorėt e rrethinave. Ata dolėn pėr tė pritur Mbretin Leka i Parė, Princin trashėgimtar Leka dhe personalitetet qė i shoqėronin, qė nė Qafė Shllak dhe gjatė gjithė segmentit rrugor deri nė Kukės, nė njė distancė prej 60 kilometrash, e pėrshkruar nga dhjetėra makina tė zbukuruara me flamuj kombėtarė dhe tė LZHK, qė shoqėronin varganin e dhjetėra tė tjerave tė ardhura nga Tirana.

Moderator i takimit ishte sekretari pėr Marrėdhėniet me Jashtė dhe njėkohėsisht kryetar i Degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Belgjikė z.Sulejman Gjanaj, i ardhur enkas pėr kėtė takim.

Nė pallatin e Kulturės "Hasan Prishtina", tejmbushur si asnjėherė, Mbreti Leka I, nė njė atmosferė tė elektrizuar prezanton kandidatin e LZHK pėr deputet nė zonėn nr. 12 tė Kukėsit, kryetarin e Partisė Lėvizja e Legalitetit z.Ekrem Spahiu, biznesmenin Miftar Kastrati nė zonėn nr. 11 Has dhe inxhinierin Skėnder Hoxha nė zonėn nr. 10 Tropojė

Pėr vlerat e kandidatit Spahiu folėn nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, publicisti i njohur kuksian z.Sulejman Dida, pedagogu i Universitetit amerikan nė Prishtinė z.Xhevahir Kolgjini, kryetari i Shoqatės sė ish tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė tė rrethit Kukės z.Avdi Gjana.

Pėr platformėn politiko-zgjedhore tė LZHK foli deputeti Dashamir Shehi.

Takimin e pėrshėndetėn edhe kryetari i Komunitetit Mysliman pėr rrethin e Kukėsit, z.Ali Hallaēi dhe Myftiu i Kukėsit z.Vehxhi Hoxha.

Gjatė takimit nė Kukės morėn pjesė qindra anėtarė e simpatizantė tė LZHK-sė.

Qytetarėt kuksianėt i rezervuan Mbretit Leka I-rė, Princit Leka dhe drejtuesve mė tė lartė tė LZHK njė pritje madhėshtore, qė nė hyrje tė qytetit e mė pas gjatė takimit tė zhvilluar paraditen e tė shtunės sė datės 30 prill nė Pallatin e Kulturės "Hasan Prishtina" tė Kukėsit. Nė kėtė inkursion elektoral, Mbreti Leka I shoqėrohej nga njė grup i madh drejtuesish tė PLL e LZHK-sė tė rrethit, si dhe mjaft eksponentėsh tė LZHK-sė nė qendėr.

Nė panelin drejtues tė takimit u vendosėn: nė qendėr Mbreti Leka dhe nė krah tė djathtė tė Tij Princi Leka; nė krah tė majtė tė tė cilit u ulėn zotėrinjtė Dashamir Shehi, Murat Basha, Miftar Kastrati dhe Osman Axhani, ndėrsa nė krah tė djathtė tė Mbretit Leka u ulėn z.Eqerem Spahiu, z.Sulejman Dida, z.Skėnder Hoxha, z.Fluturak Gėrmenji, znj. Brunilda Elezi, z.Halit Muēmata dhe moderatori i takimit, z.Sulejman Gjana, Sekretar pėr Marrėdhėniet me Jashtė i PLL. Nė kėtė takim u paraqitėn zyrtarisht para qindra qytetarėve kuksianė kandidatėt e LZHK-sė pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2005.

Tubimin e ēeli z.Sulejman Gjana, i cili shprehu nė mėnyrė konēize qėllimin e kėtij tubim. (Fjalėn e tij tė plotė e botojmė nė kėtė numėr gazete). Nė fund tė pėrshėndetjes ai ia pėrcolli fjalėn Mbretit Leka I, pėr tė shpallur mesazhet e LZHK pėr kėtė fushatė zgjedhore. Nė fjalėn e Tij para kuksianėve Mbreti ka paraqitur disa nga pikat kryesore tė programit tė LZHK nė aspektin e zhvillimit ekonomik si dhe ka folur me njė theks mė tė fortė pėr ēėshtjen kombėtare. Po ashtu ai ka shprehur konsideratat e tij pėr kandidaturat nė emėr tė LZHK-sė, duke ēmuar pėrkushtimin dhe vlerat e secilit kandidat. Ai ėshtė ndalur mė fort nė kandidaturėn e z.Eqerem Spahiu me tė cilin ka njė bashkėpunim tė suksesshėm prej njė dekade. Mbreti nė fjalėn e tij para qytetarėve kuksianė ka bėrė thirrje qė tė votohet pėr kandidatėt e LZHK dhe pėr LZHK-nė si forcė politike me bosht kombėtar. (Njė pjesė tė fjalės sė Mbretit e botojmė nė kėtė numėr gazete).

Mė pas oratorė tė ndryshėm nė fjalėt e tyre kanė prezantuar pjesė nga programi i LZHK-sė dhe kandidatėt pėr deputetė. Prezantimin e figurės sė z.Spahiu e ka bėrė nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, fjala e tė cilit emocionoi tė pranishmit.

Mė pas e mori fjalėn deputeti i LZHK dhe njėkohėsisht kryetar i Kėshillit Ekzekutiv tė kėsaj lėvizjeje z. Dashamir Shehi, i cili ndėr tė tjera theksoi: "LZHK ka programin mė tė mirė politiko-zgjedhor dhe qeverisės pėr kėtė fushatė. Ky program ėshtė ideuar dhe miratuar personalisht nga NMT Mbreti Leka.

LZHK ėshtė njė lėvizje qė ka lindur si domosdoshmėri e kohės, pėr tė qeverisur shqiptarėt, pėr tė bėrė njė shtet tė shqiptarėve dhe pėr shqiptarėt.

Nė programin tonė ne mbėshtetemi nė tre elementė kryesorė: 1. Shtet me garant Mbretin. 2. Shtet me filozofi etatiste Zogizmin. 3. Shtet me dinjitet dhe tė aftė pėr tė realizuar ndryshime tė mėdha epokale.

Ne gjykojmė se, me lėvizjen tonė elektorale, i kemi hapur derėn demokracisė shqiptare nėpėrmjet kandidimit me listė tė hapur tė 100 djemve dhe vajzave mė tė mirė tė LZHK nė tė 100 zonat, pėrfaqėsues tė cilėt kanė shanse tė barabarta konkurrimi, pa preferenca dhe lista paraprake.

LZHK do tė fitojė sepse u garanton shqiptarėve njė begati dhe zhvillim tė vėrtetė, pas zvarritjes nėpėr njė tranzicion tė lodhshėm dhe tė dėshtuar. Tashmė vendi ėshtė rraskapitur nga riciklimi dhe rotacioni i ish komunistėve, qė thjesht ndėrrojnė vendet me njėri-tjetrin.

Shtet, Shtet dhe vetėm Shtet.

Ne premtojmė institucione tė vėrteta dhe garanci pėr kėtė ėshtė simboli ynė Mbreti Leka, i cili qėndron mbi partitė, qė institucionet i kanė konsideruar thjesht anekse tė tyret dhe i kanė pėrdorur e shpėrdoruar pėr qėllime politike.

Ne besojmė tek prona private, qė pėr ne dhe pėr tė gjithė ata qė duan tė ndėrtojnė shqoėrinė kapitaliste - ėshtė e shenjtė.

Situata aktuale ėshtė rezultat dhe derivat njė qeverisjeje tė papėrgjegjshme 50 vjeēare dhe njė tranzicioni absurd 15 vjeēar.

Ne mendojmė se Bujqėsia jonė duhet tė pėrqėndrohet dhe modernizohet me anė tė teknologjisė sė lartė, qė e garanton vetėm pėrqėndrimi nė ferma tė mėdha dhe kooperimi i fermerėve. Nuk mund tė shkohet nė Evropė me 50 % tė popullsisė nė fshat.

LZHK do tė stimulojė urbanizimin, dhe pėr kėtė lipsen ndėrtuar rrugėt.

LZHK garanton se, pas 4 vjet mandati qeverisės, do tė ndėrtojė rrugėn Kukės-Morinė, e cila do tė bashkojė realisht pjesėt e trungut shqiptar.

LZHK garanton rend nėpėrmjet ligjit dhe rikthim tė dėnimit me vdekje.

LZHK do tė bėjė njė politikė mbarėkombėtare. Politika jonė e jashtme do tė jetė mbarėkombėtare.

LZHK ėshtė e vetmja forcė politike qė kėrkon pavarėsimin e Kosovės, qė kėrkon qė shqiptarėt e Maqedonisė tė konstituohen si faktor shtet-formues dhe qė ēamėve t'u garantohen nga shteti grek tė gjitha tė drejtat, sipas standardeve mė tė pėrparuara pėr minoritetet, e tė cilat Greqia i kėrkon pėr minoritarėt nė Shqipėri.

Ne do tė kėrkojmė qė shteti grek t'u kthejė pronat ēamėve, bashkė me shpėrblimin e fitimit tė munguar nga pėrdorimi i pronave tė tyre.

Ne propozojmė njė abetare tė vetme, nga Mitrovica nė Gjirokastėr dhe nga Shkupi nė Durrės", - e mbylli retorikėn e tij atdhetare z.Shehi, pėr ēka me tė drejtė korri duartrokitjet e merituara tė kuksianėve.

Nė vijim fjalėn e mori Imami i Xhamisė sė Kukėsit z.Vehxhi Hoxha, i cili ndėr tė tjera tha: "Vėllezėr e Motra! Pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes Mbretin Leka, Princin Trashėgimtar Leka dhe tė gjithė ju tė pranishmit. Mbreti Leka ka kontribuar shumė pėr Kombin dhe ka realizuar shumė kontakte me popullin. Unė, me keqardhje po konstatoj se sot nė pushtet janė bijtė e atyre qė prishėn xhamijat dhe kishat e shqiptarėve gjatė diktaturės.

Sot po rrezikohet tė na shkatėrrohet familja, po na shkatėrrohet morali. Ka ardhur koha pėr ndryshim dhe tė gjithė duhet ta kuptojmė kėtė. I vetmi shtet kombėtar qė kanė ndėrtuar shqiptarėt, ėshtė shteti i Mbretit Zog gjatė Mbretėrisė.

O sot o kurrė! Sepse e kemi vetė nė dorė votėn tonė, me anė tė sė cilės mund tė realizojmė ndryshimin. Vetėm vota juaj, e hedhur aty ku duhet, mund t'i sigurojė familjet tona dhe tė ardhmen e fėmijėve tanė. Duhet tė mendohemi mirė para se ta hedhim votėn, sepse po rrezikohemi tė shkojmė drejt humbjes", - e mbylli fjalėn e tij mes duatrokitjesh tė tė pranishmėve Imami Vehxhi Hoxha.

Gjithashtu folėn edhe kryetari i LZHK pėr rrethin e Kukėsit, intelektuali dhe publicisti i shquar z.Sulejman Dida, i cili theksoi se besimi dhe shpresat e kuksianėve janė shpėrdoruar nė gjithė kėto vite. "Ne po plakemi pa lavdi nė kėtė tranzicion. Nė Kukės 34 % e popullsisė aktive ėshtė e papunė, sepse INSTAT i quan tė punėsuar fshatarėt. Do vijnė t'u kėrkojnė votėn me be. Unė ju them qė t'ua mbyllni dyert mashtruesve dhe t'ia hapni zemrat LZHK-sė", - tha z.Dida.

Mė pas e mori fjalėn edhe pedagogu i Universitetit amerikan tė Prishtinės, piktori i njohur z.Xhevahir Kolgjini, i cili ndėr tė tjera theksoi: "Para se tė vij kėtu, nė bashkėbisedimet me studentėt e mi dhe miqtė e shumtė qė kam nė Prishtinė, mė pyetėn nėse kanė apo jo mundėsinė tė vijnė e tė votojnė pėr LZHK, si i vetmi faktor politik qė mbron dhe promovon ēeshtjen tonė kombėtare, veēanėrisht ēeshtjen e pavarėsimit tė Kosovės. Ata mė thanė se nga tė gjithė deputetėt e parlamentit shqiptar, do tė dėshironin tė votonin vetėm Ekrem Spahiun, pėr tė cilin mė thanė se "ėshtė i vetmi deputet kosovar nė atė parlament", fjalė kėto qė ēuan peshė tė pranishmit.

Takimin dhe Mbretin e Princin Leka i pėrshėndeti edhe kryetari i Shoqatės sė ish tė Pėrndjekurve dhe Burgosurve Politikė tė rrethit Kukės z.Avdi Gjana, i cili fjalėn e tij prekėse e tė shkurtėr, e mbylli me maksimėn "Populli ėshtė kandari i arit".

Nė fund tė prezantimit tė kandidatėve, moderatori i kėtij tubimi z.Sulejman Gjanaj u shpreh se: "Falenderojmė Mbretin, Princin, miqtė tanė nga Tirana dhe tė gjithė tė pranishmit nė kėtė tubim pėr pjesėmarrjen e tyne. Edhe nji fjalė pėr popullin e Kukėsit: ju ftojmė qė prej ditės sė sotme, tė fillojmė t'iu bėjmė thirrje njerėzve tanė, farefisit, miqve dhe dashamirėve tanė qė tė mbėshtesin kandidatin e LZHK-sė, z.Eqerem Spahiu, nė zgjedhjet e 3 korrikut 2005."

Pas takimit prezantues tė organizuar nga krerėt e LZHK-sė Kukės tė drejtuar nga z.Sulejman Dida nė sallėn kryesore tė Pallatit tė Kulturės "Hasan Prishtina", krerėt e LZHK-sė nga qendra dhe eksponentėt lokalė kanė drekuar nė njė nga lokalet mė tė mira tė qytetit, "Kastrati", drekė e cila e ka bėrė edhe mė tė gėzueshme atmosferėn optimiste tė kėtij takimi. Sondazhet e opinionit nė qytetin e Kukėsit e paraqesin kandidatin e LZHK-sė kryelegalistin Spahiu si mė tė mundshmin pėr tė fituar pėrballė kandidaturave tė tjera rivale.

Korresp. i "Tradita"

 

Tė punosh pėr interesin kombėtar shqiptar

Erind Maēi

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, programin e saj pėr tė qeverisur vendin e ka hartuar nė kuadėr tė interesave kombėtare. Pra, ēdo gjė, qė nga infrastruktura, prodhimi ekonomik, reformat nė institucione, arsim, bujqėsi, turizėm etj, LZHK i sheh nė kuadrin e njė platfrome tė zhvillimit kombėtar. Nė politikėn shqiptare ndjehet mungesa e theksuar e njė gjėje tė tillė. Partitė politike, nė luftėn e tyre pėr legjitimitet, mbėshtetje ndėrkombėtare, financime e vota, garojnė njėra tjetrėn nė atė se kush i neglizhon mė shumė interesat e shtetasve shqiptarė dhe tė shtetit tonė. Veprimet e tilla jane tė shumta, qė nga privatizimet e shfrenuara tė sektorėve mė tė rėndėsishėm tė ekonomisė, tek konēesionet qė dėmtojnė drejtpėrdrejt Shqipėrinė, deklaratat e pėrgjithėshme pėr ēėshtjen e Kosovės, lėnia nė harresė e ēėshtjes Ēame dhe tė shqiptarėve tė Maqedonisė dhe politikat nėnshtruese ndaj fqinjėve tanė. Me keqardhje konstaton se ne jemi prapa edhe vendeve tė rajonit tonė jo vetėm nė tregues ekonomikė, por edhe kur bėhet fjalė pėr t'i dalė zot interesave kombėtare. Partitė politike serbe, maqedonase apo greke harrojnė se kush janė tė majtėt, tė djathtėt apo qendra kur bėhet fjala pėr interesa madhore, qofshin kėto edhe nė dėm tė tė tjerėve apo thjesht grabitqare. Aftėsia pėr tė folur me njė zė i bėn ato mė tė efektshėm dhe pavarėsisht se sa i ligjshėm ėshtė pozicioni i tyre, vetė fakti qė ato bashkohen bėn qė komuniteti ndėrkombėtar t'i marrė nė konsideratė. Kjo gjė nuk ndodh kėtu tek ne. Sigurisht qė nuk mund tė vihet shenja e barazimit nė tė gjithė spektrin politik pėr sa i pėrket indiferencės dhe pėrbuzjes sė interesit kombėtar. Ne sot qeverisemi nga njė grup njerėzish, tė cilėt do ta pėrfundonin me qetėsi dhe pse jo me kėnaqėsi shitjen e tė gjithė sektorėve strategjikė shqiptarė nė dorėn e tė huajve nėqoftėse do t'i jepej mundėsia. Edhe katėr vjet tė tjerė qeveri socialiste dhe nafta, telefonia celulare, rrugėt, bankat dhe ushqimet nuk do tė ishin tė vetmet gjėra nė dorė tė fqinjėve tanė jugorė. Nė kėto kushte, shqiptarėve i cėnohen interesat madhore. Duke pėrjashtuar mundėsinė e bashkimit nė njė zė pėr hir tė interesave tė kombit, sepse siē thamė partia nė pushtet ėshtė bashkėpunėtore e zellshme e shitjes sė tyre, edhe pjesa tjetėr e opozitės ka adoptuar strategjinė e strucit qė fut kokėn nėn rėrė pėr sa i pėrket debatimit dhe pėrballimit tė kėtyre problemeve. Mbase njė politikė jo-konfrontuese dhe deri diku lajkatare ndaj fqinjėve apo tė huajve mund tė duket si me vend nė prag zgjedhjesh nėn parimin "Tė marrim pushtetin njė herė, pastaj...". Po nėse vėrtet merret pushteti dhe ēėshtjet e interesave kombėtare shqiptare nuk preken nga frika se mos krijohet destabilitet, pėrdoren institucione ndėrkombėtare pėr presion etj. dhe na bie qeveria? Mbajtja e pushtetit bėhet qėllim nė vetvete dhe interesi kombėtar numėr njė pėrkufizohet si vazhdimėsia e qeverisjes sė kėsaj apo asaj partie. Pra krijohet njė rreth vicioz ku socialistėt vijnė nė pushtet dhe sjellin tė huajt qė ulen kėmbėkryq mbi ekonominė shqiptare, dhe mė pas vjen nė pushtet opozita qė vetėm sa i konsolidon pozitat e tyre. Risia e kėtyre zgjedhjeve ėshtė LZHK, njė forcė gjithėpėrfshirėse dhe mbarėkombėtare qė legjitimitetin e vetėm e sheh tek mbrojtja e interesave shqiptare."Njė qeveri e shqiptarėve, pėr shqiptarėt" janė fjalėt e NMT Leka I Zogu nė pėrmbledhje tė alternativės sė LZHK. Insistimi i kėsaj lėvizjeje pėr tė parė ēdo gėrmė tė platformės zgjedhore nė kuadrin e interesave shqiptare ėshtė vėrtetė njė gjė e re nė politikėn shqiptare. Por kjo nuk mund tė karakterizohet as si nacionalizėm i tepruar, as si mungesė largpapėsie dhe as si njė politikė konfrontuese e panevojshme. Platforma pėr zhvillim kombėtar ėshtė me vend edhe e parė nga interesi mė i thjeshtė dhe imediat i shqiptarėve, ai ekonomik. Ne synojmė integrimin nė BE dhe nė NATO dhe pregatitjen e ekonominsė shqiptare pėr ekonominė globale. Madje kemi filluar tė firmosim marrėveshje tė tregėtisė sė lirė me vende tė rajonit. Nė kushtet e globalizimit dhe konkurrencės sė lirė, rėndėsi ka ecuria ekonomike e njė vendi nė krahasim me vendet e tjera. Pra rritja 6% e GDP nė vendin tonė nuk ėshtė e rėndėsishme nė vetvete. E rėndėsishme ėshtė qė ne tė kalojmė me ritmet e rritjes ekonomike vendet e tjera, ose tė paktėn tė jemi nė nivele tė krahasueshme. Por po e matėm edhe ekonominė tonė me metrin zgjedhjeve, duke deklaruar se ka pėrparim nė krahasim me mė pėrpara apo me 1997-ėn, por me standartet Europiane jemi akoma larg, ne do tė mbetemi gjithmonė ekonomikisht larg, sepse tė tjerėt nuk rrinė tė na presin. Mbrotja e interesave kombėtare do tė bėjė qė tė forcohet prodhimi shqiptar, turizmi shqiptar, arsimi shqiptar. Mbrojtja e interesave kombėtare do tė bėjė tė mundur edhe zbatimin e reformave apo tė politikave ekonomike tė qeverive tė ardhshme. A do tė jetė nė gjendje njė qeveri shqiptare pas 10 vjetėsh tė stimulojė investimet dhe marrjen e kredive duke ulur normat e interesit nėqoftėse i gjithė sektori bankar ėshtė nė duart greke? Po sikur kjo qeveri e ardhshme tė dojė tė ndikojė mbi ēmimin e naftės, telefonisė, energjisė etj.? A do ta vėnė dorėn nė zemėr pronarėt e huaj dhe tė pranojnė mė pak fitim apo tė lejojnė konkurrencė pėr hir tė shtytjes qė mund t'i jepte ekonomisė shqiptare? Duhet qė partitė politike qė nuk janė angazhuar nė LZHK ta pėrgėzojnė kėtė lėvizje sepse ka marrė pėrsipėr tė tregojė se interesi shqiptar nuk ėshtė mė jetim. Maksimumi qė mund tė arrihet me platformėn e LZHK-sė ėshtė forcimi i shtetit shqiptar, rritja e mirėqenies, zhvillimi ekonomik i vendit, njė Kosovė e pavarur, implementimi i aspiratave shtetformuese tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe zgjidhja e ēėshtjes ēame. Minimalja ėshtė qė tė sigurohet vazhdimėsia e shtetit shqiptar, tė ruhet identiteti kombėtar dhe qeveritė e ardhshme tė kenė ēfarė tė qeverisin dhe pėr ēfarė tė luftojnė.

cv

Myftar Hajdin Kastrati

 

Te dhena personale:

Gjendja Civile: I martuar me tre femije

Datelindja: 01.06.1968

Vendlindja: Brut, Kukes

Kombesia: Shqiptare

 

Arsimi:

? Shkolla e mesme kryer ne Krume 1986

? Universiteti "Luigj Gurakuqi". Shkoder, Dega mesuesi 1991

? Kurs Psikologji,pedagodji

 

Eksperienca ne Pune:

1991-1993 Mesues ne fshatin My-Has

1993-1995 Pergjegjes I zyres prane Drejtorise Punes, Has

1995-2000 Privat

2000-2002 Kordinator fondacioni, arsimi

2003 ne vazhdim jam anetar I keshillit bashkiak Kukes

 

Gjuhet e Huaja:

* Njoh anglishten

Vij nga rradhet e Partise Republikane, sekretar I deges Kukes dhe anetar I Asamblese PR Shqiptare. Kandidoj per LZHK, ne zonen 11.

 

Shqiptarėt vrasin veten, qeveritarėt vrasin mendjen

Nga Shkėlqim Selmani

Pjesa mė e madhe e medias sė shkruar dhe elektronike po bėn pėrpjekje maksimale pėr evidentimin dhe sidomos pėr tė ngacmuar ndjeshmėrinė e qeverisė dhe qeveritarėve pėr gjendjen e rėndė, pėr tė mos thėnė katastrofike, nė tė cilėn ndodhemi prej njė kohe tė gjatė ne, populli shqiptar, pa parti, opozitar e pro-qeveritar i Shqipėrisė. Edhe faktori ndėrkombėtar, nė raportet e KE, BE, OSBE me OJF-ra, komisionoerė e bankierė, me ambasadorė e aktorė tė tjerė diplomatikė, kanė kohė qė ngjirren duke vėnė nė pah gjendjen e rėndė politike, ekonomike, ligjore e shpirtėrore tė papranueshme pėr njė vend qė aspiron pėr t'u integruar nė Europė. Ngjarje tė rėnda e madje tė padėgjuara kanė ndodhur e vazhdojnė tė ndodhin nė Shqipėri. Pėr tė qenė tė sinqertė, ngjarje tė tilla kanė ndodhur e ndodhin edhe nė vende tė tjera, ndonėse nė masė shumė mė tė ulėt nė raport me numrin e popullsisė qė kemi ne, por ajo qė tė bėn tė ulėrasėsh nė kupė tė qiellit, ajo qė tė bėn tė humbasėsh shpresėn pėr tė ardhmen e kėtij populli, ėshtė indiferenca vrasėse e atyre qė na qeverisin, si edhe mė keq akoma, apatia vetėvrasėse e ne tė qeverisurve.

Nuk jam i pari qė e them, por unė dėshiroj tė theksoj se maxhoranca socialiste e ka konsumuar pushtetin e vet nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme pėr veten dhe nė mėnyrėn mė tė keqe tė mundshme pėr zgjedhėsit shqiptarė, pėr taksapaguesit shqiptarė si edhe pėr Shqipėrinė. Kjo ka sjellė qė nė nivelin ekonomik, 70% e popullit shqiptar tė jetojė nė kufirin e varfėrisė e nėn kėtė kufi, nė uri. Kjo ka sjellė qė Shqipėria ta shikojė Europėn me dylbi tė vėna mbrapsht. Kjo ka sjellė qė shqiptarėt ta humbin besimin tek politika dhe te baballarėt rrufjanė tė kombit e tė venė nė kutitė e votimit vetėmse 30% e popullit. Kjo ka sjellė humbjen e shpresės e mbi tė gjitha, atė qė ėshtė edhe objekt i kėtij shkrimi, atė qė ėshtė tepėr e dhimbshme, atė qė ėshtė pėr tė vėnė kujėn popullore: - Fenomenin e Vetėvrasjes.

A e lexoni shtypin o shtetarė e pushtetarė?! A nuk ju bėn pėrshtypje qė gati ēdo ditė vetėvriten gra, burra e deri edhe fėmijė kaq tė pafajshme e tė bukur si engjėj!? A nuk keni kohė tė mendoni pėrse vallė? Pėrse kaq shumė vetėvrasje sa zėmė pa frikė vendin e parė nė botė nė raport me numrin e popullsisė? Juve ju mjafton kur shkruhet se u vetėvra nė njė gjendje depresioni. Por pėrse vallė u fut nė kėtė gjendje. Kush e ndihmoi tė dilte nga kjo gjendje? A ka institucione pėr ndihmė tė specializuar, pėr evidentim. Ku janė psikologėt? Pėrse nuk bėhet njė konferencė a makar njė forum i ngushtė ku tė rrihen mendime, tė dalin ide e tė ndėrtohet njė program. Pėrse nuk kthehet nė njė diskutim social kjo ēėshtje kaq e dhimbshme. A keni shkuar ndonjėherė nė varreza o shtetarė e pushtetarė! Patjetėr qė keni shkuar, ose tė paktėn i keni parė. A e keni vėnė re se sa janė shtuar ato, nė vitet e fundit! Jam i sigurt qė edhe kėtė e keni vėnė re... Po ku doni ta dini ju pėr kėto "gjėra tė vogla"! Ku keni kohė ju tė merreni me kėto fenomene qė pėrgjithėsisht godasin popullin e thjeshtė e fukara. Po pse pak halle tė tjera keni ju, qė tė vrisni mendjen pėrse populli vret veten!? Tė jemi tė sinqertė, ju e vrisni mendjen. Dhe ja pėrse:

Si tė qendroni prėjetėsisht nė pushtet duke pėrdorur pėr kėtė qėllim tė gjitha mjetet. Si ta privatizoni vendin e punės dhe tė gjitha ato tė mira qė duhet tė shkojnė nė favor tė komunitetit, tė ndėrrojnė destinacion dhe tė shkojnė nė favorin tuaj personal. Si tė ktheni ēdo shkresė, ēdo firmė e vulė nė vlerė monetare pėr xhepin tuaj. Si ta mbushni administratėn me miq, shokė, kushurinj e militantė tė majtė qė pėr moral kanė shėrbimin ndaj jush. Ju e vrisni mendjen pėr Kakavijėn, pėr Kapshticėn, pėr tenderat, pėr kazinotė, etj., etj.. Dhe pėrfundimisht po shkojmė me siguri matematike drejt asaj qė populli do vazhdojė tė vrasė veten e ju do tė vazhdoni tė vrisni mendjen e kėshtu Shqipėria do tė ngelet pa popull e ju do tė ngeleni pa mendje. Zoti na ruajt!

 

Strategjia e Sigurisė Kombėtare, prioritet i programit politik tė LZHK

LZHK, garante e sigurise kombetare

Opinion nga Dr. Sulejman ABAZI

Nėn efektet e njė tranzicioni tė tejzgjatur dhe raskapitės, po vihet re mospėrputhja mė e thellė midis shtetit dhe kombit, midis pushtetit politik dhe shqiptarizmit, duke sjellė krizėn e besimit ndaj politikės shqiptare. Nė Shqipėri duhet tė vlerėsohet tranzicioni i gjatė qė po kalojmė, i cili ka tendenca tė hapura destabilizimi nga ndikimi i pasojave tė strategjisė sė kaosit dhe veprimtaria dėmprurėse e forcave jodashamirėse ndaj kombit shqiptar. Gjithashtu, tronditjet e institucioneve tė dobėta tė shtetit tregojnė se ekzistojnė vakuumet e historisė, qė rrezikojnė tė vrasin atdhedashurinė e tė kompromentojnė idealet kombėtare duke kėrcėnuar seriozisht sigurinė tonė kombėtare. Realisht, siguria jonė kombėtare ėshtė e rrezikuar nė kufijtė e saj ekstremw. Ky ėshtė njė konstatim i dhimbshėm, qė nuk ka tė bėjė aspak me nacionalizmin romantik apo diēka tė tillė.

Tė gjitha pėrfundimet ēojnė nė dilema tė fuqishme dyshimi, qė forcojnė bindjen se Shqipėria sot ėshtė kthyer pa dashur nė njė protektorat dhe "oborr tė pasėm" pėr fqinjėt tanė.

 

Tradita kombėtare nė kufijtė e mohimit.

Tradita ėshtė njė element i lindur dhe i kultivuar, qė pėrfaqėson koncentratin e mendimit mė tė mirė tė kombit dhe tė elitės sė tij. Ajo shpesh ėshtė aq e fuqishme, saqė nė ēdo rast mund tė pėrmbysė pushtete, mund tė jetė mė e fortė sesa vetw sistemet nė fuqi, mund tė bėjė mė shumė mrekulli sesa investime tė tėra qė pėrfshihen shpesh nė afera korruptive edhe kur vjen fjala pėr ēėshtje madhore nė shkallė rajonale.

Bėrthama e mendimit filozofik tė Strategjisė Kombėtare tė Sigurisė, e ka tė nevojshme tė mbėshtetet nė traditėn konstitucionale, e cila synon vėshtrimin nė preambulėn e Kushtetutės sė Shqipėrisė nė periudhat e ndryshme historike tė ekzistencės sė saj. Koha ka treguar se aftėsitė intelektuale pėr t'ia dalė mbanė kėtij proēesi tė vėshtirė dhe delikat, nuk mungojnė. Tradita jonė kombėtare dhe konstitucionalizmi i sotėm modern, mbėshtetur mbi njė analizė tė thellė tė sistemit tė vlerave qė pėrfaqėsojnė, na detyrojnė tė vlerėsojmė se kjo kėrkesė themelore do tė mbetet baza qw inspiron dhe duhet t'i japė jetė ndėrtimit tė filozofisė adekuate, qė ta bėjė atė tė aftė institucionalisht qė tė arrijė tė analizojė dhe tė zbėrthejė karakterin e situatės dhe tė politikės shqiptare, pėr sot e nė tė ardhmen, nė ēėshtjet themelore tė Strategjisė sonė Kombėtare.

Shpesh ėshtė folur mbi lėvizjet pėr ndryshim, tė cilat kanė pasur dhe kanė hapwsirėn kohore nė legalizimin e tyre nė opinionin shqiptar, duke u kthyer nė vlerat e njė investimi njerėzor, tė njė investimi atdhetar dhe mbi kėtė bazė, ato kanė pėrcaktuar mirė qėllimin dhe misionin e tyre. Lėvizje tė tilla kanė prirjet e tyre, tė cilat arrijnė tė lexojnė situatėn social-politike dhe ekonomike tė vendit, duke pasur si shqetėsim trajtimin nė thelbin e tyre tė interesave kombėtare. Kjo nuk ėshtė pak, pėr tė vlerėsuar qėllimin dhe misionin e tyre dhe pėr tė shkundur memorjen kombėtare, e cila nė dekadėn e fundit po mbulohet nga pluhuri i harresės. Nė kėtė traditė LZHK synon tė ndėrtojė njė mjedis sigurie pėr shqiptarėt dhe interesat e tyre. Duke vlerėsuar traditėn dhe mbėshtetur nė realitetin shqiptar, analizat dhe alternativat politike dhe elektorale tė kėsaj lėvizjeje japin sinjale tė rrugėve tė reja tė ringritjes sė vetėdijes kombėtare, duke tentuar tė sensibilizojnė dhe tė pėrfshijnė tė gjitha institucionet nė shoqėrinė e ēoroditur dhe tė pėrgjumur shqiptare.

Dilema: A e justifikojnė sot politika e shtetit shqiptar dhe Strategjia jonė Kombėtare rolin qė i ėshtė ngarkuar Strategjisė Kombėtare tė Sigurisė pėr rritjen e vlerave tė Shqipėrisė dhe tė kombit shqiptar drejt integrimit nė Europė?! Ēfarė pėrfaqėson filozofia jonė kombėtare nė zhvillimin e koncepteve tė Sigurisė kombėtare? A ėshtė sot ajo njė pasqyrė e pėrmbajtjes dhe e thelbit tė misionit tė saj? Sa i shėrben ajo interesave tona kombėtare? Sa ėshtė ajo e aftė tė pėrballet me problemet e reja dhe klimėn e re politike nė rajon, pėr tė rekomanduar alternativa zgjidhjesh pėr tė tashmen dhe perspektivėn? A kanė forcė zbatuese parimet e saj nė ballafaqim me realitetin shqiptar nė terren? Lėvizjet politiko-ushtarake tė faktorit shqiptar nė rajon dhe, sė fundi, a duhet ndikojnė nė reformimin e filozofisė dhe tė koncepteve tė saj nė sensin kombėtar?

Lėvizjet me karakter kombėtar, kėtu duhet tė nisin oponencėn e tyre tė parė, pėrballw qėndrimit tė klasės politike, qė ka treguar se ėshtė e paaftė tė menaxhojė ngarkesat e mėdha politike tė ēėshtjes kombėtare shqiptare dhe interesave jetike tė saj. Nėqoftėse do tė realizohet njė qėndrim konsekuent, nė kushtet kur politika e vlerėson pėrmbajtjen e neneve tė Kushtetutės sė Shqipėrisė si retorikw fallco, pėr tė mbėshtetur qėllimet e saj, atėhere duhet tė shtrojmė njė pyetje, qė kėrkon pėrgjigje: Nė kėtė lloj vlerėsimi, kemi tė bėjmė me njė mosdije apo me njė mosdashje? Kur njė klasė politike dhe lidershipi i njė vendi, nuk di tė afrojė tė paktėn mendimin drejtė barazisė sė vlerat shtetėrore me vlerat kombėtare, siē po ndodh realisht nė Shqipėri, atėhere kėtu ka njė pėrgjegjėsi tė madhe, qė i kushton rėndė shtetit dhe kombit shqiptar.

Ky ėshtė njė problem kyē, i cili duhet tė fillojė tek institucionet, tek vlerėsimi i preambulės, e cila, mund tė pranohet si pjesa mė e saktė dhe e legalizuar ligjėrisht. Nė kėtė aspekt, pėr tė mos rėnė nė batakun e njerėzve pseudopatriotė e pseudointelektualė, qė i dhunojnė pėrditė interesat kombėtare, duhet tė analizojmė dy momente, ose kemi njė Kushtetutė formale dhe njė Kushtetutė formale pėr probleme kapitale, tė ēon nė informalitetin e zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, duke e drejtuar atė nė asgjėsimin e interesave tona jetike, ose e dyta: kemi njė Kushtetutė me njė preambul, qė vjen thjesht nga dėshirat historike, qė nuk gjejnė zbatim nė njė realitet tė trazuar e tė zymtė, siē ndodh shpesh nė mjedisin shqiptar. Pse ndodh kjo dhe mė tej, kujt i shėrben kjo? Ē'duhet bėrė pėr ta ndryshuar kėtė situatė "interesante"?!

 

Kėtu, nuk ka vend pėr tė filluar njė punė nga e para, por pėr tė filluar korrigjimin dhe zbatimin e njė platforme aktive ndryshimi, pėr ta ēuar ēėshtjen pėrpara, nė kushtet e reja gjeopolitike e gjeostrategjike nė rajon. Pra, ėshtė e rėndėsishme qė Shqipėria tė ndėrtojė dhe tė ketė njė startegji tė zgjidhjes sė ēėshtjes kombėtare, e cila duhet tė ketė pėr referencė traditėn e artė historike dhe interesat tona kombėtare nė rajon e mė gjerė. Nė kėtė kontekst, ėshtė e arėsyeshme qė, tė ripėrcaktohen nė mėnyrė tė drejtė, tė gjitha sensibilitetet drejt njė mjedisi tė sigurtė pėr t'i shėrbyer interesave kombėtare. Kjo ėshtė detyrė "numėr njė" e elitės sė ēdo vendi, kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e lidershipit politik, larg subjektivizmave, mllefeve dhe emocioneve qė ofron politika e ditės.

 

Kontrolli civil mbi insitucionet dhe strukturat e sigurisė e kėrkon rolin e lėvizjeve politike dhe inteligencies pėr rritjen e vlerave tė tyre. Nėqoftėse inteligjenca nė Shqipėri, mund tė synojė drejt interesave nė kuptimin dhe pėrmbajtjen e ēėshtjeve tė sigurisė, ata nė radhė tė parė duhet tė dalin nė krye tė zhvillimit tė sistemit tė vlerave kombėtare, duke u nisur nga vlerėsimi i drejtė i historisė. Ajo nuk duhet tė ketė shkėputje, fragmentarizim, ajo duhet tė ketė vijueshmėri nė vlerat pėrfaqėsuese tė ēdo periudhe tė saj, pra, merita ėshtė tė gjejmė dhe tė krijojmė vazhdimėsinė e vlerave. Kjo nuk do tė thotė qė, nė njė periudhė tė caktuar, si nė periudhėn e monarkisė, tė monizmit dhe nė periudha tė tjera, tė arrihet tė mbahet njė distancim i ndėrgjegjshėm veēanėrisht pėr gabimet qė mund tė jenė bėrė. Mendimi filozofik i inteligjencės shqiptare, duhet t'i imponohet klasės politike pėrballw interesave kombėtare, tė bėjė lėvizje nė drejtimin e duhur nė mėnyrė tė ndėrgjegjėshme, tė arrijė tė pėrfaqėsojė vlerat atdhetare, duke ju referuar historisė dhe realiteteve qė jetojmė dhe mbi bazėn e analizės, tė dali nė hapsirat e domosdoshme nė pėrsosjen e Strategjisė sonė Kombėtare.

 

Dilema mbi ekzistencėn e njė strategjie tė tillė, mesa duket do tė na shoqėrojė pėr shumė kohė. Proēedurat e transparencės duhet tė jenė tė ekspozuara nė mjedisin politik shqiptar, se si konceptohet dhe mund tė konceptohet kjo strategji, dhe kjo ka shumė rėndėsi. Sė pari, nė themel tė kėsaj kėrkese qėndrojnė interesat kombėtare, analiza e mjedisit tė sigurisė, nė tė cilėn pėrqėndrohen tė gjitha pėrpjekjet, realizohet njė shpėrndarje e drejtė publike, zhvillohen problemet e zhvillimit ekonomik, probleme tė realiteteve tė tjera, qė janė njė kompleks i tėrė, ato qė na rrethojnė, qė nga rajonalja e mė gjerė. Sė dyti, trajtohen kėrcėnimet dhe rreziqet, me ēfarė instrumente do t'u pėrgjigjemi kėtyre elementėve negativė.

 

LZHK si njė organizim politik dhe atdhetar synon thellimin e reformave nė strukturat e sigurisė kombėtare, duke ngritur lart konceptet moderne tė ekzistencės dhe tė funksionimit tė tyre ligjor. Sot, nuk shtrohet problemi kryesor se, dimė apo nuk dimė tė luajmė nė politikėn tonė dhe pėr kėtė duhet tė mbėshtetemi vetėm nė aftėsitė dhe mundėsitė e fuqisė ushtarake. Jo. Kjo e fundit nuk ėshtė primare. Politika, realisht pėrfshihet nė tė dy anėt e kėtij vlerėsimi. Ka qė i dinė, por njė pjesė nuk i kanė mėsuar kėto elementė, ndoshta nuk kanė pasur se ku t'i mėsojnė, sa mund tė thuash edhe pėr njė lloj hobie, pėr tė qėnė tė qartė. Nuk mund tė jetė kjo, duke pasur njė pikė fillese e mandej njė kulturė tė kosoliduar, siē e kanė ushtarakėt metodikėn e zgjidhjes sė njė detyre. Kjo analizė, kėrkon tė vishet me elementė tė tjerė, mė pragmatistė dhe mė pak statikė, por jo ideologjikė. Sot, nuk mund tė duket forca e njė shteti gjithmonė nga aftėsia ushtarake, por nga ekuilibrat qė ai krijojon midis kėrcėnimeve e rreziqeve dhe instrumenteve tė mbrojtjes prej tyre. Kjo ėshtė njė arsye pse objektivat politiko-ushtarakė duhet tė rishikohen herė pas here.

 

Nė kėtė plan, lidershipit shqiptar i intereson qartėsia vetėm duke u futur nė rrugėn e analizės. Nė mjedisin social-politik shqiptar, baza e kėsaj analize duhet tė shmanget nga njė farė kompleksi psikologjik e virusal tė trashėguar, duke e kthyer atė nė njė ndjeshmėri nė sensin kombėtar, qė natyrshėm duhet tė vijė nga shumė faktorė pozitivė tė mjedisit qė na rrethon. Kėto vlera pozitive, duhet t'i shfrytėzojmė, duke rritur ndikimin social dhe ekonomik, duke forcuar ashpėrsinė e ligjit pėr njė situatė tė brendshme stabile. Nė zbutjen e toneve tė brendshme dhe nė pėrcaktimin e njė qėndrimi tė prerė pėr situata "tė lexueshme", menjėherė, duke respektuar distancat kohore, jashtė ndikimeve emocionale qė na imponon njė tranzicion kaq i gjatė dhe rraskapitės, etj..

 

Nė vlerėsimin maksimal tė sigurisė kombėtare dhe tė interesave tona kombėtare, ėshtė koha e njė rizgjimi tė faktorit politik shqiptar, larg "politikės sė moēalit". Ndoshta, politika sot duhet tė ketė mė shumė pika bashkimi sesa ndarjeje nė vlerėsimin e interesave kombėtare. Fillimi i shekullit tė ri mund tė konsiderohet, pa asnjė dyshim, si moment i rizgjimit politik tė shqiptarėve. Veē tė tjerash, tani nė mjedisin e ri tė sigurisė, lipset rivlerėsim i Strategjisė Kombėtare tė Sigurisė. Nismat qė janė marrė kohėt e fundit, janė njė shprehje e qartė e kėtij rizgjimi. Nė kėtė ēėshtje do tė ketė ende shqiptarė, qė do tė "vrapojnė" se mos mbeten prapa. Le tė vrapojnė. Nuk mund tė konceptohen vendim-marrjet nė fushat e tjera tė veprimtarisė institucionale, jashtė ēėshtjeve tė sigurisė. Tė gjitha marrveshjet politike, ekonomike, kulturore, shkencore dhe ushtarake, duhet tė bėhen nė interes tė Strategjisė Kombėtare tė Sigurisė. Veē tė tjerash, kėto do tw na ndihmojnė tė arrijmė nė pėrfundimin se ka ardhur koha, qė Shqipėria nuk duhet tė bėjė marrėveshje strategjike ushtarake tė njėanshme me asnjė shtet, jashė kuadrit dhe pa ndėrmjetėsinė e NATO-s, lidership real i tė cilės ėshtė padyshim SHBA-ja.

 

A ėshtė Shqipėria sot e privilegjuar qė tė vlerėsojė dhe tė vlerėsohet, qė parimet e sigurisė me bazė bashkėpunimi, tė kthehen nė norma standarte tė sigurta nė marrdhėniet shqiptaro-europiane dhe kėto tė na shėrbejnė si bazė sigurie?!! Mbi bazėn e kėtyre standardeve, problemet bashkėkohore nė fushėn e sigurisė diktojnė domosdoshmėrinė e zgjerimit tė pėrdorimit tė konceptit tė sigurisė nė bazė bashkėpunimi. SHBA dhe Europa, tashmė kanė hyrė nė epokėn e re tė problemeve tė vėshtira nė fushėn e sigurisė. Interpretimi besnik dhe i saktė i detyrave tė ardhshme strategjike nė kėtė kėndvėshtrim teorik, ėshtė i mundshėm vetėm nė konteksin real tė globalizimit tė shpejtė tė botės nė ēėshtjet e sigurisė. Kur mund tė vijė ajo kohė qė shqiptarėt tė ndihen tė sigurtė nė mjedisin e tyre?

 

Koha imponon qė, pavarėsisht nga ndodhitė dhe transformimet e mėdha nė ēėshtjet e sigurisė kombėtare, njė gjė duhet tė mbetet e pandryshuar, domosdoshmėria e vlerėsimit real dhe pa klientelizėm politik tė bashkėpunimit midis SHBA-sė dhe Europės. Sot mė tepėr se kurrė, lidershipi i ēdo niveli duhet tė kuptojė se, siguria nuk pėrcaktohet thjesht nėpėrmjet kapaciteteve (duke patur ushtri tė mira, aleanca mė tė forta, rritje ekonomike) por, ajo ėshtė mė tepėr e varur nga njė ekulibėr dinamik ndėrmjet kėrcėnimeve dhe kapaciteteve, qė nė fund tė fundit, arrin tė krijojė njė politikė tė qėndrueshme pėr pakėsimin e rreziqeve. Veē tė tjerash, kjo do tė konceptonte arritjen e sigurisė, si njė e mirė e pėrbashkėt; do tė mundėsonte daljen nga "modele tė planifikimit mbrojtės kundėr tė tjerėve, nga kufizimet e njė klubi shtėpiak tė rehatshėm, te i cili pak tė tjerė kanė tė drejtėn e hyrjes dhe tė lėvizjes nė tė".

 

Aleanca kundėr pronave

Nga Rudi Erebara

Aleanca e fundit e politikės opozitare shqiptare ishte lidhja mes PD-sė dhe PR-sė. Gjatė gjithė kėtyre viteve, republikanėt e Mediut apo tė Godos dalloheshin nga PD-ja vetėm nė njė pikė, nė politikėn qė ndiqnin nė favor tė kthimit tė pronave. Bashkimi i tyre, pėrfundimisht shoi iluzionet qė mund tė ruanin ende pronarėt e ligjshėm nė kėtė amalgamė tė pafund pėrpjekjesh pėr tė mos kthyer pronat. Republikanėt madje, nė kundėrshtim me ligjin zgjedhor nė fuqi, do tė dalin edhe nėn siglėn "PD".

Raportet politike qė ata ruanin me pėrpjekjen e zorshme pėr tė pėrfaqėsuar pronarėt nė pėrqindje elektorale tė opozitės sė djathtė, tashmė do rrėzohen sepse vetė kryetari Berisha, i PD-sė sė sotme dhe tė djeshme, e ka deklaruar pak a shumė njėlloj si socialistėt, qė nuk pranon as si ide kthimin e pronave.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar dhe partitė qė aderojnė nė tė, ashtu siē kanė qenė pėrherė, ende mbeten nė pozitat e tyre tė ndershme dhe ligjshmėrisht tė zbatueshme, pėr kthimin e pronave si themelin nga duhet tė nisė prej sė pari njė shtet qė u shėrben shqiptarėve, njėlloj.

Me kėtė alencė tė fundit republikanėt shqiptarė, edhe pse nė fakt nuk pėrfaqėsonin nė tė vėrtetė asnjė ideal real republikanist, apo as edhe njė lėvizje reale pėr republikė kundėr monarkisė, iu bashkuan politikės sė pėrbashkėt thuaj socialiste pėr tė shkuar nė zgjedhjet e korrikut edhe pa program, pėr vetė faktin e nėnshtrimit ndaj siglės "PD".

Nė njė Shqipėri tė ndotur nga njė politikė pa moral dhe njė qeverisje tė shthurur, PD-ja dhe PR-ja vėrtetuan se, nė fakt, nuk bėhet fjalė mė pėr kahje tė djathtė apo tė qendrės sė djathtė. Bėhet fjalė pėr njė rrogė dhe njė makinė deputeti apo ministri, brenda ēdo lloj programi apo politike.

LZHK mbetet tė bėjė tashmė edhe opozitėn ndaj opozitės, pėr tė pėrcaktuar pėrfundimisht nė jetėn politike shqiptare forcėn qė mund tė trashėgojė me program dhe mjete qeverisėse interesat e njė elektorati qė, deri mė sot, ka votuar shpresėn me PD-nė dhe PR-nė dhe ēdo herė ka dalė i humbur.

Spektri politik u thye e po vazhdon tė thyhet, pasi tashmė nė tė ndodhen tre forca tė majta qė, nė fakt, pak a shumė kanė dalė nga e njėjta zyrė e Ramiz Alisė dhe nga e njėjta histori.

Ky socializim i politikės shqiptare, pėr herė tė fundit para kėtyre zgjedhjeve aq tė rėndėsishme pėr vendin, nga njėra anė fshin ēdo paqartėsi tė elektoratit tė djathtė nė kėtė ndarje tė re mes forcave politike dhe, nga njė kėndvėshtrim tjetėr, turbullon ujėrat nė elektoratin e majtė qė ende shpreson qė tė vetėt do t'i kthejnė pronėn. Edhe socialistėt janė pronarė.

Nė fakt, lajmi mė i hasur nė mediat e tė gjitha spektreve duket sikur janė pronat dhe kthimi e pėrcaktimi i ēmimeve tė tokės, propagandė e cila po shkon krah mė krah me bashkėsinė e majtė politike dhe qėndrimin qė kanė ndaj saj.

Ky ėshtė njė diversion i pastėr qė i bėhet tė djathtės shqiptare, qė mbetet tė pėrfaqėsohet vetėm me LZHK-nė. Madje vetė, si akt, mundet tė jetė mė i ndershmi qė kanė kryer nė jetėn e tyre politike, si PD-ja ashtu edhe PR-ja. Mosrespektimi deri nė kėtė farė grade i pasqyrės sė interesave tė elektoratit tė djathtė, pėrfundimisht fshin paqartėsitė nga elektorati shqiptar. Trashėgimia politike e kėtyre viteve, mė nė fund duket se po del pikėrisht aty ku duhej tė kish dalė me kohė.

Ardhja e LZHK-sė nė krye tė interesave tė mė tė shkelurve tė popullsisė shqiptare, tė pronarėve tė ligjshėm dhe tė tė pėrndjekurve tė ndėrgjegjes, tregon mėse qartė pėrse historia nuk ka vonuar edhe pėr shqiptarėt.

Nuk mundet tė dyshojė mė askush nga tė shpronėsuarit, tė deklasuarit dhe "reaksionarėt", tė burgosurit, tė vdekurit dhe tė gjallėt, qė tė gjitha synimet politike tė PD-sė, PR-sė apo PS-sė pėrmblidhen nė njė akt tė vetėm: nuk ka njė program, asnjė mit, asnjė moral apo kod shoqėror qė nuk thyhet, me kusht qė tė mos kthehen pronat.

LZHK-ja, edhe pse e vetme pėrballė kėtij korpusi bollshevik, me qėndrimin ndaj pronave dallohet qartė si e vetmja forcė qė po kėrkon qė pėrmes kthimit tė pronave tė kthejė vendin nė normalitet ekonomik dhe politik.

 

Kryevlera e njė kandidati

Bahri Myftari

Nėse do t'i besojmė numrit, tashmė tė shpallur mbi ekzistencėn e pesėdhjetė e ca partive politike,- deri dje tė regjistruara nė Ministrinė e drejtėsisė dhe sot nėpėr gjykatat e shumta,-si dhe nėse u besojmė deklaratave tė pjesės mė tė madhe se, do tė kandidojnė nė zgjedhjet e ardhshme tė vetme dhe nė tė gjitha zonat e vendit, shifra 1000 kandidatė ėshtė njė pikė ujė nė oqeanin e ēuditshėm tė politikės shqiptare.

Ndėrkaq, sipas dėshirės sė lexusit, Ai le tė zgjedhė vetė 10 prej tyre, parti, qė i ka mė pėr zemėr e qė i duken mė serioze.Menjėherė, pas kėtij veprimi do tė rrombullakos numrin 1000 kandidatė, plot larmi idesh e ngjyrash.Tė njėmijtėt do tė publikohen, do tė reklamohen nėpėr mediat vizive dhe do tė rreshtohen sipas siglės dhe shkronjės sė parė tė emrit a mbiemrit nė tėrė faqet e gazetave.Ēuditėrisht, ato tė pavarurat do tė zėnė vendin e parė.Nė tė gjitha rastet, pėrbri indetitetit tė kandidatėve do tė lexosh gati pėr tė gjithė kėto vlersime tė pėrbashkėta:

Intelektual- vetėm pėr faktin se mund tė ketė kryer njė shkollė tė lartė; pėr mėsues, agronom, mjek, ekonomist, oficer.Mirėpo, tė qėnit intelektual kėrkon dhe ca gjėra tė tjera...Migjithatė, le tė mjaftohemi me kaq.

I pėrkushtuar, thotė tipari i dytė. I pėrkushtuar!- shumė prej tyre, ngjajnė me sivėllezėrit e tanishėm; tė pėrkushtuar por vetėm pėrkėtej pragut tė shtėpisė.Pėrkushtim pėr mėtej? Ah, sa e vėshtirė ėshtė!

I ndershėm!- Mirėpo, pėr kėtė vlerė, ende nuk ka njė njėsi tė saktė pėr matjen e saj. Atėherė tė ndershėm jemi tė gjithė! Besnik.- Vazhdon renditja e cilėsive.Kjo duhet pėrkthyer: I dėgjueshėm. I dėgjueshėm, sidomos ndaj atyre ēka thotė e ēka kėrkon Vėllai i madh. Ėshtė specializuar dhe ka marrė grada nė Romė, Paris, Londėr, deri dhe pėrtej Atlantikut.Veēse njė gjė duhet pohuar sinqerisht, madje dhe me krenari. Pėrgjatė kėtyre10-15 viteve, atė qė kanė bėrė mė nirė shqiptarėt, ka qenė shkollimi.Dhjetra, qindra, mijra mėsojnė nė universitetet e vendit dhe po kaq nėpėr universitetet e Europės dhe tė botės. Zotėron gjuhė tė huaja. Kėtu mbaron biografia (cv).Kjo pa diskutim ėshtė meritė.Por ėshtė meritė, osė mė saktė medalje qė i takon tė kaluarės, kjo medalje tė zbukuronte nė vitet 90-tė, pasi sot nė njė familje me mbi pesė vetė, kur kėta janė mbi pesėmbėdhjetė vjeē, me siguri, tre ndėr ta dinė mė shumė se njė gjuhė tė huaj. Pavarėsisht, kontestimeve tė nėnvizuara, tė cilat, nė fund tė fundit nuk pėrbėjnė ndonjė hata tė madhe, le tė udhėhiqemi nga e mira, le tė ndriēohemi nga dashuria.Qė do tė thotė se shtabet e partive pėrkatėse kanė punuar me seriozitet dhe pėrgjegjėsi, se janė pėrpjekur dhe kanė gjetur mė tė mirėn e mundshme nė realitetin tonė. Tė fitosh njėmijė burra tė vlerėsuar jo qė nuk ėshtė pak, por ėshtė vėrtet pasuri e madhe.Historia e vjetėr po edhe kjo moderneja na mėson se, pėr vende e shtete tė shumtė, jo njėmijė por njė "grusht" burrash kanė bėrė punė tė shkėlqyer, kanė arritur maja nė zhvillimin dhe pėrparimin e tyre.Historia, ende na mėson se ėshtė dashur vetėm mendja e njė burri,- pėrjashto diktaturat dhe diktatorėt,- qė tė ndėrrojnė gjithnjė pėr mirė fate shtetesh dhe kombesh. Njė vėndi, tė paktėn si ky i yni, pėr ta drejtuar e pėr ta qeverisur zor se i duhen mė shumė. Me njėmijė burra ndėrton dhjetra kabinete qeverish, nxjerr dhjetra kryeministra e ministra. Me njėmijė burra zgjedh dhe pėrzgjedh lehtėsisht dymbėdhjetė prefektė, dymbėdhjetė komisarė policie, kryetarė qarqesh, kryetarė gjykatash, prokurorėsh, tufa me ambasadorė, kėshilltarė, drejtorė tatimesh, doganash, madje midis tyre, midis 1000 burrave, mund tė zgedhėsh e tė pėrzgjedhėsh edhe burrin mė seksi. Me tėrė kėtė pasuri njerėzore, gjithnjė nė besė tė partive, qė siē dihet, pėr ēėshtjen e popullit e tė atdheut, i vėnė gishtin kokės, do tė kemi edhe nė kėtė rast njė pasuri tepėr tė madhe tė hedhur nė "tregun" e zgjedhjeve.Ndoshta, prandaj dhe njė mendje tė shpie deri atje, sa t'i quash zgjedhjet krejt tė panevojshme.Zgjedhjet, pasurinė e madhe prej 1000 burrash, detyrimisht do tė na i katandisin nė 140 syresh. Vini re, ē'tkurrje, ē'humbje na pret!860 vlera, vlera tė gjalla, qė ecin, qė shohin, qė dėgjojnė do tė treteshin pėrfundimisht.Kush, cili do tė ishte fati i tyre? Patjetėr: pakėnaqėsia, nervozizmi, urrejtia, deri dhe braktisja e partisė, ose krijimi i partive tė tjera. Sido qė tė ndodhė! Pavarėsisht kostos qė mund tė paguajmė, shoqėria, nuk mund tė heqė dorė prej zgjedhjeve. A nuk kemi thėnė, se ndėr fitoret mė tė mėdha tė arritura, janė pa mėdyshje ato dhe vetėm ato? Pėrfundimisht, zgjedhjet do tė mbahen dhe tė 140-tėt qė do tė fitojnė do tu takojė urimi. Veēse, do tė dėshironim qė ata 140-tėt, pėrveē cilėsive qė u shpallen ndėr mediat vizive dhe qė u shkruhen nėpėr letra tė ndryshme tė kishin edhe njė cilėsi tjetėr, njė cilėsi qė pėr nga pesha dhe vlera, i hedh pėrpjetė, i tret krejt ato tė shtabeve partiake.

...Poeti i madh Lasgush Poradeci thotė pėr tė atin Sotir Gushon se atij Pogradeci dhe tėrė krahina e thėrriste Sotir Shqiptari.E thėrriste... Shqiptari jo se ishte bir prej prindėrish shqiptarė, as dhe se ishte, thjesht shqipfolės...!

 

Pjesė nga fjala e Mbretit Leka nė takimin e Kukėsit

Kukėsi, istikam i pėrjetshėm nė mbrojtje tė Atdheut

Tė dashur vėllezėr dhe motra kuksianė!

Jam shumė i gėzuar qė ndodhem kėtu midis jush, bashkė me Princ Lekėn dhe deputetėt e drejtuesit ma tė naltė tė LZHK.

Kukėsi ėshtė njė krahinė me tradita tė mėdha atdhetare, qė ka derdhur lumenj gjaku pėr Shqipėrinė. Ka qenė njė istikam i pėrjetshėm nė mbrojtje tė kufijve tė Atdheut dhe qė e tregoi veten para, gjatė dhe pas luftės sė Kosovės, ku u bė edhe mbrojtės i besės shqiptare. Besa shqiptare tė cilėn ju e keni kultivue mė mirė se kushdo, ėshtė njė virtyt i rėndėsishėm dhe vendimtar nė punėn tonė dhe pėr tė ardhmen.

Ne shqiptarėt vetėm me besė do tė ecim pėrpara.

Nji nga pikat ma tė rėndėsishme qė e dallon LZHK nga forcat e tjera politike, ėshtė vendosmėria pėr tė mbėshtetur pavarėsinė e Kosovės. Kosova do ta fitojė pavarėsinė dhe vetėm njė Kosovė e pavarur mund tė sjellė zhvillime tė shpejta nė tė gjitha trojet shqiptare, ēka ėshtė edhe synimi kryesor i LZHK.

Ne kemi nevojė pėr njė qeveri tė fortė dhe tė drejtė, qė do tė jetė garancia pėr tė realizue me sukses programin e LZHK pėr zhvillimin kombėtar nė tė gjitha drejtimet.

Sot nė Kukės kam kėnaqėsinė tė shpall para jush kandidatėt qė konkurrojnė pėr LZHK, zotėrinjtė Skėnder Hoxha, Miftar Kastrati dhe nė mėnyrė tė veēantė kryetarin e PLL, deputetin e LZHK, djalin e Lumės z.Eqerem Spahiu.

 

Spahiu nė Kukės, pėr takimin e LZHK-sė

Kėtij takimi tė krerėve tė LZHK-sė nė Kukės i ka paraprirė njė takim i kryetarit tė PLL z.Spahiu me bordin drejtues tė LZHK-sė pėr rrethin e Kukėsit. Vėmendje e veēantė nė kėtė takim tė zhvilluar nė mesjavėn qė shkoi, iu kushtua pėrgatitjeve pėr vizitėn e Mbretit Leka ditėn e shtunė, datė 30 prill 2005. Spahiu nė fjaėn e tij u pėrqėndrua tek platforma e LZHK-sė, pėrcjellja me pėrgjegjshmėri politike e saj dhe e mesazheve tė kreut tė LZHK-sė, Leka I, tek zgjedhėsit kuksianė, duke dhėnė edhe sugjerime konkrete pėr masat organizative pėr pėrgatitjen dhe realizimin sa mė cilėsor tė fushatės zgjedhore.

 

Fjala e Nėnkryetarit tė PLL z.Murat Basha nė mitingun pėrurues tė LZHK nė Kukės

Murat Basha: Kukėsi duhet tė votojė Spahiun, qė tė pėrfaqėsohet denjėsisht

Naltmadhnia Juaj Leka I - Mbret i Shqiptarėve!

Lartėsia Juaj Princ Leka!

Tė nderuar kuksianė atdhetarė!

Tė nderuar miq tė pranishėm!

Sot, kam nderin e madh tė prezantoj para jush kandidatin pėr deputet tė LZHK, mikun dhe bashkėluftėtarin tim, kryetarin e PLL, deputetin Ekrem Spahiu.

Nė kėtė fushatė zgjedhore, legalistėt, monarkistėt, simpatizantėt e LZHK dhe mbarė atdhetarėt e vėrtetė, i kanė drejtuar sytė nga simboli i Bashkimit Kombėtar, nga biri i tė Madhit Mbretit Zog, nga burri qė gjithė jetėn e Tij e vuri nė dispozicion tė Ēeshtjes Kombėtare, tek udhėheqėsi shpirtėror, iniciuesi i Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Mbreti Leka.

Ėshtė nder i madh pėr tė gjithė ne fakti qė ky takim madhėshtor bėhet nė njė trevė me tradita tė mėdha atdhetare, ku ėshtė derdhur gjaku lumė nga lumjanėt trima pėr shqiptarizmėn, nga treva qė ndodhet nė krah dhe si vazhdimėsi e pashkėputur e Kosovės sonė martire, tė cilės ju kuksianėt iu bėtė mbėshtetje me gjak bijsh, me bukė e zemėr dhe dyer tė hapura.

Pikėrisht nė kėtė trevė, LZHK ka nderin tė kandidojė birin e Lumės, birin e derės sė shquar tė Spahijve, z.Ekrem Spahiu, pinjollin e fisit martir, tė cilit diktatura sllavo-komuniste gjatė gjithė sundimit tė saj i shkaktoi dhimbje tė panumėrta, duke filluar me internimin e babait dhe tė familjes, qė nė maj tė vitit 1945 nė kampin e Beratit, pėr ta mbyllur kalvarin e vuajtjeve vetėm me rėnien e diktaturės, pasi vetėm nė vitin 1991, familjes sė tij iu hoq titulli "kulak".

Por pėrndjekja e tij nuk pėrfundon kėtu. Me t'u rikthyer nė pushtet, neokomunistėt e burgosin z.Spahiu mė shtator tė vitit 1998, nėn akuzėn e "Organizatorit tė kryengritjes sė armatosur tė 14 shtatorit", pas vrasjes sė Azem Hajdarit mė 12 shtator. Mbas 13 muajsh birucė dhe 6 muajsh arrest shtėpie, lihet i lirė por nėn akuzė edhe sot e kėsaj dite.

Sot para jush, si kandidat pėr deputet tė LZHK keni djalin tuaj, qė mė shumė se askush tjetėr jua ka zbardhur faqen nė parlament dhe politikė, duke ngritur zėrin e tij tė fuqishėm nė mbrojtje tė Ēeshtjes sonė kombėtare, pėr Shqipėrinė, Kosovėn, Ēamėrinė dhe tė gjitha trojet shqiptare.

Biri juaj ka mbrojtur me fanatizėm shtresėn e ish tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė, nė parlament dhe jashtė tij, duke luftuar mė shumė se askush, duke i mbėshtetur nė tė gjitha protestat pėr tė drejtat e tyre, pėr dėmshpėrblimin dhe rehabilitimin nė shoqėri.

Eshtė i vetmi nga politikanėt e rangut tė lartė qė ka qenė konstant nė qėndrimet e tij pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė pronave, duke kėrkuar qė shteti tė jetė garant pėr tė mos krijuar probleme sociale.

Ka ngritur zėrin nė mbrojtje tė emigrantėve, qė fatkeqėsisht janė tė braktisur nga qeveria aktuale dhe shteti shqiptar.

Z.Spahiu ėshtė ndėr politikanėt mė dinjitozė e mė tė pėrkushtuar. Ai, duke qenė kryetar i PLL dhe kryetar i grupit parlamentar tė PLL, ka pėrfaqėsuar me dinjitet Zogizmin dhe ka mbajtur lart idealet monarkiste.

Z.Spahiu ka qenė dhe ėshtė anėtar i shumė komisioneve parlamentare. Ka pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė shumė delegacione tė nivelit tė lartė, nė vende tė ndryshme tė botės.

Ai ėshtė ndėr deputetėt mė aktivė e tė pėrkushtuar pėr detyrėn dhe barrėn e pėrfaqėsimit tė popullit. Theksojmė gjithashtu se pa qenė deputet i Kukėsit, ka ngritur zėrin pėr ēeshtje tė rėndėsishme qė lidhen me rrethin tuaj.

LZHK jo vetėm premton, por ėshtė nė gjendje tė garantojė zhvillimin e gjithanshėm tė vendit, sepse frymėzohet dhe udhėhiqet nga Mbreti Leka, qė trashėgon parimet dhe vizionin shtetformues dhe drejtues tė Mbretit Zog, nėn udhėheqjen e tė cilit Shqipėria njohu begatinė, ligjin dhe barazinė e shqiptarėve para tij, dinjitetin dhe sigurinė pėr tė ardhmen.

E kush mė mirė sesa biri juaj mund t'ju pėrfaqėsojė ju kuksianėve nė Kuvendin e ardhshėm? Kush mė mirė dhe mė me forcė se ai do ta ngrejė zėrin pėr hallet tuaja, pėr investime e punėsim, pėr rend e drejtėsi, pėr kompensimin tuaj dhe ndarjen e drejtė tė pasurisė kombėtare, nė themelet e sė cilės kontributi, djersa dhe prona juaj e pėrmbytur nga liqeni - janė shumė tė mėdha?!

Z.Spahiu e meriton votėn tuaj jo vetėm si bir i denjė i njė fisi qė ka dhėnė kaq shumė pėr Atdheun dhe krahinėn, (sepse nė fund tė fundit kėtė e kemi borxh tė gjithė), por vlerat e tij tė larta morale, ndershmėria dhe pėrkushtimi, bashkė me origjinėn, - janė njė garanci pėr ju pėr ta adresuar votėn tuaj tek djemtė mė tė mirė, qė do tė bėjnė maksimumin pėr ju.

Atdheu nuk ėshtė thjesht toka qė trashėgojmė nga tė parėt tanė, por ėshtė toka qė u kemi borxh fėmijėve, brezave.

Tė gjithė ne jemi tė pėrkohshėm nė kėtė botė, por ėshtė e pėrjetshme Shqipėria, toka shqiptare, kėtej e matanė kufijve, janė tė pėrjetshėm shqiptarėt, pasardhėsit tanė.

Pra vota juaj nuk ėshtė thjesht vota pėr LZHK-nė dhe z.Spahiu, por ėshtė votė pėr fėmijėt dhe tė ardhmen tuaj, qė meritojnė tė pėrfaqėsohen me pėrkushtim, idealizėm dhe dinjitet. Prandaj z.Spahiu e meriton tė votohet nga ju, qė e meritoni vėrtet njė bir tė tillė, qė ėshtė e do tė mbetet i juaji dhe pėr ju.

 

Fjala e z. Sulejman Gjanaj nė tubimin promovues tė LZHK Kukės

Votoni pėr LZHK, sepse nuk ju tradhton

Asht nji nder dhe privilegj i madh pėr ne tė gjithė, qė tė kemi sot tė pranishėm nė mesin tonė dhe nė kėtė tubim, NMT Mbretin Leka I dhe Princin Leka, prandaj dhe pėrfitoj nga rasti pėr t'ju urue mirėseardhjen Mbretit dhe Princit si dhe gjithė stafit drejtues tė LZHK-sė.

Takimi i sotėm i Mbretit Leka I me anėtarėt e LZHK-sė dhe me banorėt e rrethit Kukės, bahet pėr 2 qėllime: sė pari pėr me promovu LZHK-nė nė rrethin tonė dhe, sė dyti, pėr me prezantu kandidatin e zonės 12 tė Kukesit, por edhe 2 kandidatėt e tjerė tė Qarkut Kukės.

Takimi i sotėm shėnon edhe hapjen e fushatės elektorale tė LZHK-sė nė Kukės, pasi edhe data e zgjedhjeve ėshtė tashma dekretue nga kreu aktual i shtetit pėr mė 3 korrik 2005.

Fushatat zgjedhore dhe zgjedhjet janė me tė vėrtetė tė rėndėsishme pėr popullin, pasi me anėn e votės sė tij populli mund tė vendosė pėr tė ardhmen e vet: nėse dėshiron me e ndryshue gjendjen e tij...

Populli Lumės, shpesh herė gjatė historisė tij ka dijtė me e zgjedhė rrugėn mė tė mirė dhe me e marrė nė dorė fatin e tij, ku edhe asht dallue duke u ngritur kundėr tė padrejtės dhe kundėr tė papranueshmes. Referenca historike kemi shumė pėr t'u mburrė, sepse tradita jonė asht nji traditė burrnore, asht nji traditė fisnike, asht nji traditė nacionaliste, asht nji traditė patriotike.

Ndonėse nė tė kaluarėn tonė, populli Lumės asht shprehė nėpėrmjet pushkės pėr tė mbrojtė interesat e veta dhe pėr t'u njoftė pėr trimni dhe besė, sot pushka jonė asht vota jonė dhe vetėm nėpėrmjet nji zgjedhjeje tė drejtė mund tė trashėgojmė vlerat tona si popull fisnik.

Zgjedhjet qė kemi pėrpara janė nji fat i madh pėr ne, sepse sot kemi nji alternativė tė re me LZHK-nė dhe kandidatėt e saj. Deri sot ne ua kemi dhanė votėn, pra ua kemi dhanė besimin tonė, disa herė, kandidatėve tė partive tė ndyshme dhe tė gjithė na kanė pre nė besė.

Sot kemi pra alternativėn e LZHK-sė, e cila me kandidatėt e saj dhe me Mbretin tonė nė krye, na jep shpresa tė reja pėr nji ndryshim tė qeverisjes dhe pėr nji ndryshim tė gjendjes sonė.

Pa humb kohė do ta lusim Mbretin Leka I, tė pėrshėndesė kėtė tubim dhe t'i shpallė kandidatėt e LZHK-sė pėr zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005.

 

Mbreti Leka I, Princi Leka dhe drejtues tė lartė tė LZHK shkojnė nė Berat

LZHK shpall kandidaturat nė Berat

Drejtuesit e LZHK-sė prezantuan zyrtarisht kandidaturat pėr deputetė nė kėtė rreth tė cilat janė: znj.Aferdita Numani, z.Ndriēim Lakrori, z.Ilirian Peēo dhe z.Halit Bushi.

Berat - Pasditen e tė premtes sė datės 29 prill 2005, me dėshirėn e ndėrsjelltė tė Mbretit Leka pėr tė vizituar qytetin 2400 vjeēar dhe kėrkesėn e qytetarėve dhe drejtuesve lokalė tė LZHK, Mbreti Leka, i shoqėruar nga Princi Leka, deputeti Ekrem Spahiu dhe drejtues tė tjerė tė lartė tė LZHK, zhvilluan njė takim me qytetarėt e Beratit dhe simpatizantėt e LZHK.

Mbėrritja e varganit tė makinave tė mysafirėve tė shquar tė ardhur nga Tirana, prishi monotoninė e asaj pasditeje nė qytetin muzeal, tashmė tė rrėgjuar nga keq-qeverisja e socialistėve dhe aleatėve tė tyre integrimsa.

Nė orėn 18.00 tė pasdites, Pallati i Kulturės "Margarita Tutulani" i qytetit tė Beratit u tejmbush nga dhjetėra qytetarė beratas e tė ardhur nga rrethinat, me dėshirėn pėr t'u takuar dhe qarė hallet me Mbretin Leka, Princin Leka dhe LZHK, si liderė tė lėvizjes qė ka ngjallur shpresa tek mbarė shqiptarėt.

Qė nė hyrje tė Mbretit Leka, Princit Leka dhe drejtuesve tė tjerė tė LZHK, salla shpėrtheu nė thirrje entuziaste dhe duatrokitje frenetike.

Pasi Mbreti, Princi dhe deputetėt e LZHK-sė u ulėn nė tribunėn kryesore tė takimit, e gjithė salla u ngrit nė kėmbė pėr tė nderuar Himnit kombėtar.

Takimin e hapi kryetari lokal i LZHK z.Halit Bushi, i cili i pėrshėndeti dhe uroi pėr mirėserdhjen mysafirėt e shquar, ēka ai e cilėsoi si njė eveniment tė rėndėsishėm pėr jetėn e qytetit tė Beratit dhe si njė okazion i shkėlqyer pėr bashkėbisedim midis tyre dhe pėr njohjen e beratasve me alternativėn e LZHK, iniciuar dhe drejtuar personalisht nga Mbreti Leka.

Qė nė fillim tė takimit, e mori fjalėn Mbreti Leka, i cili e hapi ligjėratėn e Tij lakonike me urimin mė tė bukur: "Mė lejoni t'u uroj nga thellėsia e zemrės Gėzuar Pashkėt, paēi shėndet dhe gėzim nėpėr shtėpitė tuaja", dhe nė vijim, ndėr tė tjera Mbreti theksoi: "Jam shumė i gėzuar qė ndodhem kėtu nė Beratin e bukur dhe takohem me ju beratasit. Tani qė kemi dalė nė skenėn politike me LZHK, ju garantoj se kjo lėvizje ėshtė njė koalicion me tė gjithė ata qė e duan Shqipėrinė, e cila nuk mund tė qeveriset mė nga njerėz tė papėrgjegjshėm dhe me mentalitete komuniste, prandaj ju ftoj ta mbėshtesni LZHK dhe do tė mbeteni tė kėnaqur. LZHK do te vendose nje qeveri te drejte, nje qeveri te forte. Nje qeveri shqiptare per te gjithe shqiptaret - u shpreh kreu i LZHK-sė Leka I Zogu.

Ai mė tej theksoi se inicimi i Levizjes per Zhvillim Kombetar ka si qellim qe t'u ktheje dinjitetin shqiptareve, duke vendosur zbatimin e ligjit, ekonomine e tregut mbi bazen e prones private dhe te iniciatives se lire. "LZHK do t'u jape mbeshtetje per te zhvilluar ekonomine qe nga fshati qe po shkaterrohet dhe deri te rinia qe po merr rruget e kurbetit, tha Leka I. Ai e ka cilėsuar si detyrim shteteror sigurimin e vendeve te punes, rritjen e mireqenies duke premtuar se te gjitha keto do te realizohen nese LZHK-ja vjen nė pushtet - tha Mbreti Leka I.

Mė pas njė vajzė e vogėl interpretoi me pathos vargjet e famshme tė poezisė sė rilindasit tė shquar Pashko Vasa "O moj Shqypni...", tė cilat ngjallėn emocione tek tė pranishmit.

Nė emėr tė Partisė sė Ballit Kombėtar, takimin dhe mysafirėt e lartė i pėrshėndeti kryetari i Degės lokale z.Hiqmet Lapardhaja, i cili ndėr tė tjera u shpreh se "beratasit dhe veēanėrisht tė djathtėt, e shohin me simpati dhe shpresė LZHK pėr besimin dhe veneracionin e thellė qė ushqejnė personalisht pėr Mbretin, pėr faktin se vetėm Mbreti nė krye tė LZHK mund tė bėjė realitet ėndrrat e tyre dhe tė rikthejė shpresėn tek shqiptarėt".

Pastaj nė emėr tė Sindikatave tė Pavarura tė rrethit tė Beratit, takimin e pėrshėndeti kryesindikalisti lokal z.Pėrparim Ēuedari, qė u pasua nga kryetari i Degės Berat tė Shoqatės Atdhetare Kulturore "Ēamėria", z.Namik Selmani dhe nga kryetari i Degės sė Shoqatės sė Ish tė Pėrndjekurve dhe Burgosurve Politikė tė rrethit, z.Murat Protoduari.

Pas tyre e mori fjalėn kryelegalisti, njėkohėsisht deputet dhe njė nga krerėt kryesorė tė LZHK z.Ekrem Spahiu, i cili ndėr tė tjera theksoi se: "megjithėse vijmė me kėnaqėsi nė Berat pėr t'u takuar me ju legalistėt, nacionalistėt dhe simpatizantėt e LZHK, nuk mund tė mos vėrejmė dhe shprehim keqardhjen e shoqėruar me dhimbjen e thellė pėr gjendjen e rėndė qė pėrjetoni ju beratasit, bijtė e qytetit 2400 vjeēar. Ju vetė jeni dėshmitarėt e gjallė tė tragjedive qė ka kaluar ky qytet, me qindra tė vrarė dhe mijėra tė larguar, qė tashmė i ngjan njė fshati tė madh qė vegjeton, e qė e ka humbur shkėlqimin e njė qyteti tė vėrtetė muzeal, krenari e denjė e kulturės sė lashtė dhe qytetėrimit shqiptar.

Qytetit tuaj i pati ikur rinia dhe shpresa pėr ringjallje, por pikėrisht nė kėto kohė tė rėnda, pėr mbarė shqiptarėt, pra edhe pėr beratasit, rikthehet Njeriu i shpresės sonė tė madhe, personalisht NMT Leka i - Mbret i Shqiptarėve, i cili sikurse e dini, ka ndėrmarrė barrėn e rėndė tė drejtimit tė LZHK, qė ėshtė njė lėvizje politike pėr pushtet dhe rikthimin e shpresės tek tė gjithė shqiptarėt, pa dallim.

Ju dhe familjet tuaja jeni dėshmitarė tė faktit se nė tė gjitha nivelet e pushtetit qėndror dhe lokal, tek ju drejton Partia socialiste dhe aleatėt e saj. Tė gjithė deputetėt tuaj janė socialistė, tė gjitha njėsitė e pushtetit vendor, qė nga bashkia e deri tek komunat mė tė thella, drejtohen nga PS dhe aleatėt e saj. Prandaj ju tashmė e keni kuptuar se ku qėndron dhe kush e ushqen tė keqen tuaj.

Me kėtė rast, mė lejoni t'ju bėj thirrje qė bashkėrisht tė vendosim t'i japim fund njėherė e pėrgjithmonė kėsaj gjendjeje agonie, duke votuar pėr LZHK, qė drejtohet personalisht nga udhėheqėsi ynė shpirtėror Mbreti Leka i Parė.

Zgjedhjet e 3 korrikut kanė njė rėndėsi tė madhe pėr ndryshimin e pritshėm dhe tė merituar nga tė gjithė, beratasit dhe mbarė shqiptarėt, ndryshim tė cilin mund t'ua garantojė vetėm Mbreti Leka dhe LZHK", - e mbylli fjalėn e tij z.Spahiu, duke merituar duartrokitjet e tė pranishmėve.

Ndėrkohė gjatė takimit nė Berat, drejtuesit e LZHK-sė prezantuan zyrtarisht kandidaturat pėr deputetė nė kėtė rreth tė cilat janė: znj.Aferdita Numani, z.Ndriēim Lakrori, z.Ilirian Peēo dhe z.Halit Bushi.

Nė pėrfundim tė kėtij takimi tė pėrzemėrt tė Mbretit Leka I-tė, Princit Leka dhe drejtuesve tė lartė tė LZHK me qytetarėt beratas, legalistėt dhe mbarė simpatizantėt e LZHK, u ndanė me urimin e ndėrsjelltė pėr t'u takuar sėrish nė tė ardhmen.

Korresp. i "Tradita"

 

 

Mbreti dhe drejtuesit e lartė tė LZHK, takime pune nė Kavajė dhe Lushnje

Kavaja dhe Lushnja mbėshtesin LZHK

Nė itinerarin e rrugės pėr realizimin e takimit me beratasit, karvani i makinave me mysafirėt e shquar nga Tirana, tė premten e shkuar (dt.29) zhvilloi edhe dy takime pune nė qytetet e Kavajės dhe tė Lushnjes ku u diskutua nė terma mė konkretė pėr fushatėn elektorale. Nė qytetin e Kavajės kandidati i LZHK-sė z.Aqif Haveriku kishte organizuar njė takim mė tė gjerė, i cili mė pas u shoqėrua me njė koktejl me pjesėmarrje masive, tė qytetarėve tė Kavajės. Nė kėto takime krerėt drejtues tė LZHK-sė dhanė porozitė e rastit dhe bėnė thirrje pėr njė aktivitet mė dinamik nė ditėt e ardhshme. Njėkohėsisht nė Kavajė u shpallėn edhe dy kandidatėt e LZHK pėr deputetė z.Haveriku dhe z.Kollēaku. E veēanta e kėtyre takimeve ishte fakti qė pėrkrah kreut tė LZHK-sė Mbretit Leka I dhe drejtuesve tė tjerė tė LZHK-sė, ishte dhe Princi i ri Leka, i cili ėshtė kthyer kėto ditė nė Shqipėri pėr shkak tė pushimeve nė Akademinė Ushtarake tė Sundhurst-it nė Angli.

Pas kėtyre takimeve pėruruese tė shkurtra, nė ditėt nė vazhdim drejtuesit e LZHK-sė do tė zhvillojnė njė tur tė pėrgjithshėm prezantues tė kandidatėve nė tė gjitha zonat e vendit sipas njė programi tė pėrcaktuar qartė. Fushata zgjedhore tashmė po hyn nė pikun e saj dhe pak ditė na ndajnė nga shpallja e saj zyrtare me ligj, e cila sipas kodit caktohet 30 ditė para datės sė zgjedhjeve.

"Tradita"

 

Shkurt nga vendi

"Tradita" rihap debatin pėr "Dushkun e Madh"

Intervista e Ambasadorit tė OSBE-sė nė Shqipėri, Pavel Vacek, dhėnė gazetės "Tradita" rihapi debatin pėr skemėn e pėrfolur tė Dushkut qė Partia Socialiste synon ta pėrdori nė tė gjithė vendin duke I dhėnė votėn e proporcionalit aleatėve tė saj. Opozita e ka pėrshėndetur pohimin e Ambasadorit Vacek se kėto skema shtrembėrojnė rezultatin e zgjedhjeve. Partia Socialiste nga ana e saj ka deklaruar se Vacek nuk ėshtė I qartė pėr ligjin zgjedhor shqiptar pėrderisa lėshon deklarata tė tilla. Mbetet tė shikohet se ēdo tė dalė nga ky debat dhe fokusim I ri mbi ēėshtjen e "Dushkut tė Madh". ODIHR dhe fondacioni amerikan NDI janw deklaruar kundwr Dushkut ndwrsa Ambasadori I KE Saltzman ka deklaruar se wshtw vonw pwr tw amenduar Kodin Zgjedhor.

 

Pėrcaktohet metodika e kompensimit tė pronave

Komisioni I Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave ka miratuar metodikėn qė do tė pėrdoret nė pėrcaktimin e pronave qė do tė kthehen apo kompensohen tek ish-pronarėt. Nėn-kryetari I kėtij komisioni, zoti Njazi Kosovrasti ka thėnė se hapi tjetėr I kėtij komisioni do tė jetė pėrpilimi I njė harte ēmimesh pėr truallin qė do tė kthehet dhe kompensohet nė Shqipėri. Me gjithė pėrpjekjet qė janė bėrė kohėt e fundit pėr tė zgjidhur problemin e kthimit tė pronave, si komisioni ashtu dhe parlamenti vazhdojnė ta trajtojnė kėtė ēėshtje duke pasur si shqetėsim kryesor faturėn financiare dhe gjendjen e trojeve tė lira pėr kompensim, nė vend qė parimi bazė tė jetė kthimi me ēdo kusht I tokės tek pronari I ligjshėm duke vlerėsuar shenjtėrinė e pronės private.

 

Freedom House boton Raportin pėr Lirinė e Shtypit

Shoqata prestigjioze "Freedom House" ka botuar raportin pėr "Lirinė e Shtypit nėpėr Botė" pėr vitin 2004, ku Shqipėria pėrmendej si njė vend pjesėrisht I lirė. Vendi jonė kishte rrėshqitur nga vendi I 105-tė qė ishte vjet, nė tė 107-in pėr sa I pėrket lirisė sė shtypit. Nė raport thuhej si megjithėse mediat janė tė mbrojtura me ligj, ai nuk mjafton dhe media vihet nėn presionin e qeverisė edhe me anė tė gjykatave. Raporti pohonte gjithashtu se edhe pse rastet e dhunės fizike ndaj gazetarėve janė pakėsuar, qeveria dhe nė veēanti zoti Nano, kanė gjetur mėnyra tė tjera presioni. Si rrjedhojė, gazetarėt kanė frikė tė pyesin pėr ēėshtjet delikate sidomos kur ato pėrfshijnė kryeministrin apo qeveritarėt.

 

Caktohen gjyqtarėt e Kolegjit Zgjedhor

Janė pesė gra dhe tre burra gjyqtarėt qė do tė pėrbėjnė kolegjin zgjedhor pėr zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Ata kanė bėrė betimin para Presidentit Moisiu pasi janė zgjedhur nga njė short ku kanė marrė pjesė tė gjithė gjyqtarėt e Apeleve tė Shqipėrisė. Komenti I pėrgjithshėm pėr kėtė ngjarje ėshtė se koha do tė tregojė nėse ky panel do tė jetė vėrtetė I pa-anshėm dhe do tė zbatojė deyrėn e vet me korrektėsi. Duke parė preēedentet e zgjedhjeve tė shkuara dhe raporti I mandateve tė kontestuara qė janė dhėnė nga kolegjet e mėparėshmė zgjedhore nė favor tė partisė nė pushtet duhet thėnė se nuk mjafton njė betim simbolik pėr tė siguruar opinionin shqiptar pėr pa-anshmėrinė e panelit. Anėtarėt e panelit janė: Vangjel Kallēo, Valdete Hoxha, Irena Brahimi, Astrit Kalaja, Tom Ndreca, Brunilda Orhani, Ina Rama dhe Sashenka Jonuzi.

 

Nėnshkruhet Kodi I Etikės

Nė praninė e Presidentit Moisiu, kryetarėt e partive parlamentare kanė nėnshkruar "Kodin e Etikės" pėr zgjedhjet e ardhshme tė 3 korrikut 2005. Disa nga pikat e kodit ishin angazhimi pėr t'iu pėrmbajtur Kushtetutės dhe Kodit Zgjedhor, pėr tė zhvilluar njė fushatė tė ndershme me fonde jo tė pista, pėr tė ndjekur rrugėn ligjore nė ankime pėr mandatet zgjedhore nėpėrmjet Kolegjit Zgjedhor dhe pėr tė pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Pas nėnshkrimit nė tė cilin kryetarėt e dy partive mė tė mėdha nuk I dhanė dorėn njėri tjetrit, por ku zoti Nano I dha dorėn zotit Lesi tė cilit kėrkon me kėmbėngulje t'I heqė mandatin, Presidenti Moisiu theksoi rėndėsinė e nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshje dhe zbatimit tė saj nė praktikė nga kryetarėt e partive parlamentare.

 

Prezantohen projektet pėr Gazsjellėsin ndėrkombėtar

Gazsjellėsi I madh qė do tė fillojė nga deti Kaspik ku gjenden rezerva tė mėdha natyrore kryesisht nė Kazakistan, nuk dihet a do tė pėrfshijė Shqipėrinė. Nė lojė janė dy variante, njėri nga tė cilėt, ai grek, na anashkalon ne dhe mė konkretisht Vlorėn. Pėr variantin qė pėrfshin Vlorėn janė tė interesuar shtetet e tjera ballkanike si Turqia, Bullgaria e Maqedonia. Firma EDL, si prezantuese e kėtij projekti ka deklaruar se egziston njė variant grek qė shmang Shqipėrinė, megjithėse Ministri I Energjitikės Viktor Doda ka deklaruar se ne pėrfitojmė nga tė dyja variantet.

 

12 vjet bllokim projektesh, punohet me investimet kapitale tė para 34 vjetėve

Hekurudha, 447 kilometėr gėrmadhė

Nga: Pėrparim HALILI

Astrit KOLA

Afro 90 % e trenave futen nė udhėtim pa asnjė siguri teknike, kur, minimalisht, pėr tė garantuar jetėn e njerėzve dhe transportin e mallrave, duhen zėvendėsuar 340 mijė traversa druri e betoni, 16 mijė traversa speciale, 65 ndėrrues linjash; duhet tė bėhet rikonstruksioni i linjave ekzistuese, ēka presupozon pėrdorimin e 115 mijė metėr kub ēakėll, 36 mijė metėr kub zhavore pėr mbushje tė trasesė dhe vendosjen urgjentisht tė ndėrlidhjes telefonike pėr dispeēerimin normal dhe parandalimin e aksidenteve

 

Hekurudha shqiptare ėshtė e vetmja nė tė gjithė botėn, qė nuk mbulon as 20 % tė shpenzimeve, madje me tė ardhurat qė siguron dhe me subvencionet qė merr nga shteti, ajo arrin tė pėrballojė vetėm 65 % tė fondit tė pagave e sigurimeve shoqėrore tė punonjėsve, ndėrkohė qė borxhi ndaj KESH, Ujėsjellėsit, ARMO e ALB-PETROL, arrin vlerėn 330 milion lekė

 

Ja inventari i tanishėm i vagonėve tė udhėtarėve:

- Vagonė italianė viti 1970 12 copė tė riparuar

- Vagonė italianė viti 1970 36 copė tė pa riparuar

- Vagonė austriakė viti 1970 14 copė tė pa riparuar

- Tė ndryshėm vitet 1950 -'60 4 copė

 

Edhe pse kanė kaluar 12 vjet, hekurudha shqiptare po pėrpėlitet nė agoni, ngaqė edhe sot e kėsaj dite, megjithė "reformimin" e pretenduar tė kėtij sektori jetik - vazhdon tė mbetet e paaftė pėr tė pėrballuar konkurrencėn dhe mbijetuar nė kushtet e ekonomisė sė tregut. Megjithėse pranohet se ėshtė operatori publik me fuqinė mė tė madhe (teorike) nė Transportin shqiptar, qė, po tė menaxhohet normalisht, mund tė sigurojė bilanc fitimprurės pėr veten dhe buxhetin e shtetit. Fuqia e kėtij sektori mund tė sigurojė fitimet e planifikuara, nėse hapėsirat dhe mundėsitė e tij tė mėdha mbėshteten nė logjikė ekonomike dhe baza ligjore prioritare.

Pikėrisht kjo nuk po ndodh, sepse mungon vullneti, ndaj dhe hekurudha shqiptare po shkon drejt falimentimit. Me tė ardhurat qė sigurohen, shtuar edhe subvencionet e shtetit, hekurudha pėrballon vetėm 65 % tė pagave e sigurimeve shoqėrore tė punonjėsve, kur dihet qė nė shpenzimet e pėrgjithshme tė saj 60 % e zė fondi i pagės. Kėtu nuk pėrfshihen detyrimet ndaj KESH-it, Ujėsjellės-it, ARMO, ALB-PETROL etj., borxhi ndaj tė cilėve arrin nė 330 milion lekė.

Gjėndja e vėshtirė e shėrbimit hekurudhor, i ka detyruar drejtuesit dhe specialistėt (gjatė 12 vjetėve), qė tė japin alarmin e pėrsėritur pėr ndėrhyrje urgjente, duke paraqitur edhe njė projekt-studim pėr rehabilitimin e pėrshkallėzuar tė kėtij sektori.

 

Rrjeti: bllokim pune, burim aksidentesh

Situata aktuale: Efikasiteti ekonomik, gjendja teknike, vazhdimėsia e funksionimit tė kėtij sektori jetik pėr ekonominė kombėtare, nis dhe garantohet nga rrjeti i lėvizjes, pa tė cilin nuk mund tė konceptohet normaliteti i funksionimit tė njė shėrbimi tė tillė. Kjo vetėm teorikisht. Praktikisht, hekurudha shqiptare, qė prej 25 vjetėsh, po ecėn duke u zvarritur. Sipas "inventarit", nė territorin e vendit tonė ekzistojnė 447 kilometra gjatėsi linjash hekurudhore kryesore. Nė tėrėsinė e tij, rrjeti ėshtė tejet i amortizuar.

Akoma mė keq ėshtė gjendja fizike dhe funksionale e rrjetit hekurudhor dytėsor dhe e degėzimeve tė tij, pa llogaritur kėtu segmentin e dalė jashtė pėrdorimit, (e me gjatėsi 36 kilometėr), nė linjat Shkodėr-Bajzė dhe Rubik-Rrėshen.

Sipas evidencave teknike, rrjeti disponon 521 mijė copė traversa druri dhe 180 mijė copė traversa betoni. Nga kėto, 265 mijė copė traversa druri janė plotėsisht tė kalbura. Teknikisht, nė segmentet me traversa tė kalbura, trenat nuk duhet tė lėvizin sepse pėrbėjnė rrezik pėr jetėn e njerėzve, por, nė fakt, ato vazhdojnė tė lėvizin. Kjo krijon vonesa dhe pengesa nė shėrbimin hekurudhor, pėr shkak se shpejtėsia ulet detyrimisht deri nė 20 km/orė. Bazamenti fizik i 225 kilometrave linjė hekurudhore ėshtė i shtruar me zhavor, gjendja aktuale e tė cilit ėshtė krejtėsisht jashtė kushteve teknike. Kėtyre mangėsive u shtohet edhe problemi i pengesave nė 110 mbikalimet ekzistuese tė rrugėve automobilistike, nga tė cilat vetėm 70 janė tė pajisura me personel shėrbimi. Por problem tejet shqetėsues vazhdon tė mbetet dalja jashtė pėrdorimit e ndėrruesve tė linjave.

Ky amortizim total i rrjetit lėvizės tė hekurudhės, ėshtė krijuar kryesisht gjatė 8 viteve tė fundit, por, nė fakt, kjo ka si shkak bazė mungesėn e investimeve kapitale gjatė 25 vjetėve.

Treguesit teknikė tė linjave ekzistuese, e bėjnė tė palejueshėm shėrbimin hekurudhor, jo vetėm pėr njerėzit, por edhe pėr mallrat. Shėrbimi i ndėrlidhjes ėshtė ndėrprerė qysh nė vitin 1990, ēka ka krijuar terren tė pėrshtatshėm pėr aksidente nė vendkalimet rrugore dhe qendrat e banuara.

Sinjalistika e vendosur qysh nė vitin 1975, aktualisht mbulon vetėm 30 % tė stacioneve hekurudhore, ēka sjell qė, aktualisht, 90 % e trenave tė futen tė pasigurt nė udhėtim. Shkatėrrimet e linjave e tė stacioneve nga zaptimet e paligjshme, kapin shifrėn 190 milion lekė. Vetėm nė linjėn Lezhė-Baqėl, janė investuar 40 milion lekė pėr tė shmangur pėrmbytjen e saj, por edhe kėto miliona nuk e kanė nxjerr dot linjėn nga "bataku".

Projekt pėr daljen nga kriza: Sipas studimeve tė bėra, dalja nga emergjenca arrihet me disa zgjidhje tė projektuara sė fundmi. Minimalisht, pėr tė siguruar jetėn e njerėzve gjatė udhėtimit me tren, nė rrjetin hekurudhor duhet tė zėvendėsohen 340 mijė traversa druri e betoni, 16 mijė traversa speciale, 65 ndėrrues linjash, tė hidhen 115 mijė metėr kub ēakull, 36 mijė metėr kub zhavore pėr mbushje, tė vendoset urgjentisht ndėrlidhja telefonike e mbikalimeve, tė bėhet ndriēimi dhe pastrimi i tuneleve.

 

Mjetet e transportit, skrap pėr furrat

Gjendja aktuale: Gjendja teknike e mjeteve lėvizėse, atyre rezervė dhe atyre tė shėrbimit infrastrukturor nė hekurudhė, ėshtė tejet e rėnduar ngaqė mjetet kanė tejkaluar kohėn e pėrdorimit, por edhe pėr mungesė pjesėsh kėmbimi. Aktualisht, lokomotivat dhe vagonėt nė pjesėn mė tė madhe, janė jashtė funksionit dhe mund tė shėrbejnė vetėm si lėndė e parė pėr furrat e shkrirjes. Sipas inventarit fizik, hekurudha shqiptare ka 68 lokomotiva elektrike me fuqi 1350 K/F. Nga kėto, nė punė janė vetėm 25 prej tyre, prodhuar 23 vjet mė parė, ndėrsa 43 lokomotiva tė prodhuara 33 vjet mė parė, vazhdojnė tė qėndrojnė nė tako, nė pritje tė njė vendimi pėr tė "larė duart" me to.

Nėse nė vitin 2001, (i vetmi vit me akordim fondesh), duheshin pėrdorur 66 milion, kjo shumė u zvogėlua nė 22 milion lekė. Mund tė duket paradoksale, por bllokimi i mjeteve tė transportit nė hekurudhėn shqiptare ėshtė krijuar edhe prej mungesės sė vajrave lubrifikante, duke shkaktuar amortizim tė parakohshėm tė tyre. Njė fakt: nėse lokomotivės duhet t'i ndėrrohet vaji nė ēdo 25 mijė kilometra, ato vazhdojnė tė punojnė me tė njėjtin vaj megjithėse kanė realizuar mbi 50 mijė kilometra.

Sipas specialistėve, qė hekurudha tė kishte pak "frymėmarrje", duhej qė pėrveē 12 vagonėve italianė tė riparuar, vagonėt e tjerė tė mbetur nė tako, tė kishin filluar riparimin qė nė vitin 2002, duke e pėrfunduar atė nė vitin 2005.

Evidentimi i gjendjes sė rėnduar tė mjeteve, dikton domosdoshmėrinė e ndėrhyrjes emergjente pėr aktivizimin e vagonėve, sepse ka edhe njė tregues tjetėr po kaq shqetėsues e pėrcaktues: vagonėt e mallrave. Nė inventarin e hekurudhės figurojnė 834 vagonė tė tillė (tė tipeve tė ndryshme), me vjetėrsi deri nė 25 vjet, ndėrkohė qė vagonėt ēisternė kanė vjetėrsi deri nė 30 vjet. Nė gjendje pune janė vetėm 245 vagonė mallrash, tė cilėve u duhet njė fond urgjent pėr pjesė kėmbimi, si e vetmja mundėsi qė edhe kėto tė mos futen nė kontigjentin e hekurishteve e tė pėrfudojnė si skrap nė furrat e shkrirjes.

Projekti rehabilitues: Zgjidhja kėrkon ndėrhyrje tė fuqishme financiare. Mundėsitė e hekurudhės janė pothuajse nė nivelin "zero". Puna rehabilituese duhet tė nisė me zėvendėsimin e lokomotivave tė trenave tė udhėtarėve. Kėto janė tė papėrshtatshėm pėr hekurudhėn, sepse janė pėrllogaritur tė pėrdoren kryesisht pėr manovrime trenash tė rėndė dhe pėr terrene malore. Nga halli, kėta vagonė mund tė lejohet tė pėrdoren nė trenat e mallrave. Teknikisht, mėnyra e vetme e pėrdorimit tė tyre ėshtė destinacioni si pjesė kėmbimi, me tė cilat mund tė pėrballohen 50 % e nevojave pėr pjesė kėmbimi dhe agregate nė tre vitet e ardhshme. Ndryshe edhe kėta janė tė destinuar tė pėrfundojnė nė furrat e shkrirjes.

Ndėrsa treguesit teknikė pėr trenat e udhėtarėve janė pėr tė vėnė duart nė kokė, sepse nga pėrllogaritjet rezulton se ato kanė kaluar 10 herė kohėn-limit tė pėrdorimit. Projekti pėr rehabilitimin e trasportit tė udhėtarėve ėshtė tepėr efiēent, tek parashikon zėvendėsimin me trena tė lehtė, tė pėrbėrė nga vagonė me motor, qė shėrbejnė edhe si lokomotiva.

 

Strategjia antihekurudhore

Niveli i tė ardhurave: Sipas evidencave, "thembra e Akilit" e treguesve financiarė tė hekurudhės, ėshtė transporti i udhėtarėve. Nėse gjatė vitit 1996 volumi i punės ishte 3.4 milion udhėtarė dhe 168 milion udhėtarė pėr kilometėr, nė 3-mujorin e parė tė vitit 2002 ky tregues ishte 0.55

...milion udhėtarė dhe 28.21 milion udhėtarė pėr kilometėr.

Rėnia vazhdon. Shkaku lidhet me cilėsinė e dobėt tė shėrbimit. Vagonėt janė tė vjetėr dhe jashtė pėrdorimit. Sipas programit tė zhvillimit ekonomik, ishte planifikuar qė, gjatė viteve 1996-2000, tė bliheshin e tė futeshin nė transportin e udhėtarėve 86 vagonė, tė papranueshėm pėr udhėtarėt e shteteve qė i shesin, por tė pranueshėm pėr "standartet e shėrbimit publik" pėr udhėtarėt shqiptarė. Edhe ky projekt u realizua me blerjen e 26 copė vagonėve. Gjendja dhe inventari i vagonėve nė pėrdorim, nuk siguron dot formimin e trenave tė nevojshėm pėr tė gjithė linjat dhe grafikėt e udhėtimit.

Projekti pėr zgjidhje: Prej disa vitesh, kontigjenti i udhėtarėve qė i drejtohen hekurudhės pėrbėhet nga njerėz tė varfėr: pensionistė, studentė, tė papunė, punonjės buxhetorė etj.. Qė hekurudha shqiptare tė mos u shėrbejė vetėm kėtyre shtresave shoqėrore, nevojitet krijimi i njė shėrbimi komod, cilėsor dhe tė shpejtė, ēka mund tė realizohet nėpėrmjet futjes sė njė numri trenash bashkėkohorė, tė lehtė e tė shpejtė nė rrjet. Kjo duhet bėrė fillimisht nė zonėn fluks, qė ėshtė linja Tiranė-Durrės. Mė tej duhet pėrsosur shėrbimi brenda vagonėve.

Zgjidhja mė efikase konsiston nė shtimin e numrit tė trenave, nė shpejtėsinė e udhėtimit, krijimin e linjave tė shkurtėra, aktivizimin e linjave tė "vdekura", etj.. Kėto elementė, tė munguar qėllimisht, stimulojnė indirekt transportin automobilistik, duke i "rrėmbyer" hekurudhės afro 60 % tė porosive pėr transport mallrash, dhe rrjedhimisht edhe pjesėn e "luanit" nė tė ardhurat. Njė shembull: Nė linjėn Fier-Ballsh ka vite qė mungon shėrbimi hekurudhor. Fitimet e munguara nga udhėtarėt qė lėvizin brenda njė dite nė kėtė linjė, i "gėlltit" transporti rrugor. Vetėm me tė ardhurat vjetore qė mund tė sigurohen nga kjo linjė, hekurudha mund tė pėrballojė 35 % tė shpenzimeve tė dyta, si dhe pagesat e sigurimeve shoqėrore.

 

Transporti i mallrave dhe katastrofa financiare

Tė ardhurat: Burim i fuqishėm tė ardhurash nė hekurudhė ėshtė edhe transporti i mallrave. Ashtu si nė transportin e udhėtarėve, edhe nė kėtė lloj transporti niveli i tė ardhurave ėshtė pėrgjysmuar.

Nė vitin 1996, u transportuan 521 mijė ton mallra dhe u realizuan 41.6 milion ton/km. Ndėrsa nė vitin 2001 ky tregues zbriti nė 261 mijė ton mallra dhe nė 20.48 milion ton/km. Nė vitin 2000, inertet mbulonin 42 % tė volumit tė transportit, ndėrsa nė vitin 2001, kjo shifėr u ul nė 1.6 % tė kėtij volumi.

Shkaqet e humbjeve: Sipas drejtuesve tė hekurudhės, kjo rėnie ėshtė krijuar nga mungesa e energjisė elektrike, nga punimet e tejzgjatura nė akset rrugore, duke krijuar bllokimin e transportit tė inerteve dhe uljen e ēmimit nė transportin automobilistik. Tjetėr shkak ėshtė fiktiviteti nė hartimin e tarifave tė ēmimeve nė transportin me automjete, mbasi shumica e kėtyre mjeteve favorizohen dhe lejohen tė punojnė pa detyrime financiare ndaj shtetit.

Nė transportin rrugor, shumė zyrtarė kanė nė aktivitet mjetet e tyre tė transportit tė rėndė. Ata bėjnė pazare e planifikime pėr transport mallrash me transport rrugor, duke spostuar transportin me hekurudhė. Rasti mė flagarant ėshtė heqja nga hekurudha e transportit tė mineralit tė kromit nė linjėn Milot-Elbasan. Kjo po ndodh prej vitesh edhe me mallrat qė hyjnė nė Portin Detar dhe nė disa shėrbime tė tjera, tė cilat organizohen me transport masiv.

Ja zgjidhja: Rritja e volumit tė transportit tė mallrave me hekurudhė, paraqet vėshtirėsi, sepse mungon njė plan zhvillimi perspektiv, sepse ka probleme energjetike, ēėshtje privatizimi tė disa sektorėve tė ekonomisė, moszbatimi dhe moskompletimi i legjislacionit tė taksave pėr tė gjithė llojet e transportit. Megjithatė ka edhe zgjidhje. Konform rritjes sė planifikuar prej 7-8 % nė vit tė GDP nė shkallė vendi, parashikohet njė rritje vjetore prej 3.5 % e volumit tė transportit me anė tė hekurudhės. Tė ndodhur pėrballė konkurrencės sė mjeteve tė shumta dhe ristrukturimit tė infrastrukturės sė transportit rrugor, tarifa e transportit me hekurudhė pėr vitin 2002 ishte 7.6 lekė pėr 1 ton/km, ndėrsa gjatė vitit 2003 e nė vazhdim, kjo tarifė ėshtė 7 lekė pėr 1 ton/km.

Sipas pėrvojave qė aplikohen nė vendet e huaja, kjo konkurrencė mund ta imponojė hekurudhėn, qė nė tė ardhmen ta ulė me 20 % tarifėn e transportit tė mallrave.

Sipas variantit perspektiv, trafiku i mallrave parashikon 7 % rritje vjetore, mbėshtetur nė aktivizimin e industrisė sė bakrit, plehėrave kimike dhe mineraleve jometalore.

 

Projektet pėr "kallaisjen" e hekurudhės

Hekurudha e "ndryshkur" shqiptare, ka 12 vjet qė po mbijeton mes braktisjes dhe shpresės pėr t'u "kallaisur" me tė ardhurat e veta dhe me buxhetin e shtetit. Ndėrsa fitimet e saj nuk mbajnė dot me "bukė" as punonjėsit, fondet e shtetit janė hedhur me pikatore. Studimet janė bėrė, janė shkruar e janė vulosur, por nuk janė realizuar. Sipas Direktivės 91/440 tė Komunitetit Europian dhe udhėzimeve tė Bankės Botėrore, nė vitin 1995, nė hekurudhė duhej tė ishte bėrė ndarja midis infrastrukturės dhe shfrytėzimit. Nė vitin 1996 u krijua ndėrmarrja e infrastrukturės hekurudhore, por ajo mbeti njė listė-bordero pa fuqi vepruese. Sipas specialistėve, ndarja ka rezultuar e pamundur, mbasi nuk plotėsohej kushti kryesor qė ėshtė mungesa e lidhjes me hekurudhat e shteteve tė tjera. Nga Vendimi i Kėshillit tė Ministrave, Nr. 428, datė 17.06.1996: "Pėr perspektivėn e zhvillimit tė Transportit Hekurudhor Shqiptar", deri tani ėshtė zbatuar vetėm njė pikė: "Ristrukturimi" i fuqisė punėtore, duke ulur numrin, nga 2630 nė 2380 punonjės. Po pikat e tjera? Asnjė hap, asnjė zgjidhje nuk ėshtė bėrė nė pėrmirėsimin dhe modernizmin e teknikės dhe komoditetin e mjeteve tė udhėtimit. Janė dhėnė vetėm disa fonde, sa pėr tė kompensuar pėrballimin e pagave tė punonjėsve, qė pėr disa kategori janė tepėr tė ulėta dhe shkojnė deri tek niveli i pagės minimale. Drejtoria e Pėrgjithėshme e Hekurudhave kėrkon tė konsolidojė ndarjen financiare midis infrastrukturės dhe shfrytėzimit. Ky ėshtė proces qė kėrkon maturi, kujdes dhe mbėshtetje, deri nė momentin e zbatimit tė kontratės Qeveri-Hekurudhė, parashikuar kjo edhe nė studimin e Shoqėrisė "CIE Concult", bėrė pėr "Perspektivėn e Transportit Hekurudhor nė Shqipėri". Ky projekt qė synon "shpėtimin" e hekurudhės dhe kthimin e saj nė shėrbim rentabėl, parashikon:

- Ndarjen financiare midis sektorit tė infrastrukturės dhe atij tė shfrytėzimit.

- Futjen e teknologjisė sė avancuar nė transportin e udhėtarėve.

- Planifikimin e fondeve nga buxheti shtetit, pėr rinovimin e mjeteve tė transportit tė mallrave.

- Shėrbimi mjeteve hekurudhore tė trajtohet si njėsi-kosto, me qėllim reduktim shpenzimesh, qoftė edhe me shkurtim tė fuqisė punėtore.

- Futjen e metodės sė marketingut, nė veprimtarinė e sektorėve tė hekurudhės.

- Pakėsimi rajoneve hekurudhore qė konsumojnė pa nevojė, duke aplikuar pėrfshirjen e shėrbimit rajonal brenda sektorit pėrkatės tė Drejtorisė sė Pėrgjithėshme.

 

Strategjia e rehabilitimit tė hekurudhave

Ky ėshtė realiteti ku "udhėton" pėrditė hekurudha shqiptare, nė pritje pėr t'u rehabilituar. Imazhi i saj, nuk mund tė rikuperohet nėse nuk "mjekohen plagėt" e shumta qė i ka shkaktuar braktisja prej shtetit. Eshtė pikėrisht shteti, qė, nė vend tė mbėshtetjes me fonde e legjislacion funksional, ia ka lėnė problemet nė derė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Hekurudhave, e cila nuk ka mundur dhe nuk mundet t'i zgjidhė dot shqetėsimet e mbartura e tė krijuara, pėr aq kohė sa hekurudha vazhdon tė "komandohet" nga teknika e mjeruar, mungesa e financimit dhe "pirateria" e transportit rrugor.

Por pavarėsisht gjendjes nė tė cilėn ndodhet, hekurudha lipset tė funksionojė mbi njė bazė tė caktuar ligjore. Pėr kėtė ėshtė pėrgatitur njė projekt-draft me dy pjesė: shfrytėzimi dhe infrastruktura. Si ėshtė konceptuar ky projekt?

Sė pari, harmonizmi i konkurrencės sė hekurudhės me transportin rrugor, qė parashikon kėto pėrcaktime:

- Nė transportin e mallrave, tė mbahet parasysh ligji i taksave pėr transportin rrugor, i cili ėshtė i mangėt dhe e privilegjon kėtė shėrbim nė thithjen e punės.

- Tė vendosen taksa tė diferencuara pėr kamionėt e rėndė tė mallrave tė derdhura, si minerale, inerte etj, qė lėvizin paralel me hekurudhėn.

- Tė vendoset taksa pėr aks dhe pesha maksimale pėr kėto mjete.

- Tė rivendoset taksa rrugore nė ēmimin e karburantit, siē ishte deri nė vitin 1998, taksė kjo qė aplikohet nė gjithė vendet e botės, vende kėto qė e zbatojnė kėtė ligjshmėri, pėr tė balancuar transportet hekurudhore me ato rrugore.

Sė dyti, pėrdorimi i transportit me kosto tė ulėt. Ka disa probleme qė specialistėt e hekurudhave i propozojnė si zgjidhje efektive nė favor tė saj dhe tė buxhetit tė shtetit, dhe konkretisht:

- Duke qėnė se shteti ėshtė pronar i shoqėrive tė mėdha aksionere, duhet tė pėrqėndroj transportin e produkteve tė tyre me hekurudhė, qė ėshtė po pronė e shtetit. psh, Porti i Durrėsit pėrpunon volume tė mėdha mallrash, qė duhen transportuar me hekurudhė e jo me mjete private.

- Pėr inertet qė prodhohen, shteti duhet tė krijoj pika pėrqėndrimi nė qytete ku ato janė prodhuar pėr vite me rradhė, si Milot, Peqin e Vlorė, duke kryer transportin me hekurudhė, si pėr furnizimin e tyre me karrierė, ashtu dhe pėr evadimin e prodhimit. Kjo skemė fuqizon hekurudhėn, por mbron dhe shtretėrit e lumenjve nga shkatėrrimi.

- Tė mos lejohen mjetet e transportit rrugor tė shėrbejnė me udhėtarė nė oborret e stacioneve hekurudhore, me pėrjashtim tė mjeteve "TAXI".

- Pronat e hekurudhės, duhet tė pėrjashtohen nga tatimi, mbasi kjo vlerė arrin shifrėn e 50 milion lekėve nė muaj dhe kjo nuk pėrballohet dot.

- Blerjet e teknologjive tė hekurudhės, tė bėhen me prokurim tė drejtpėrdrejtė, mbasi procedurat e tenderimit, krijojnė pengesa qė kushtojnė shumė kohė dhe kanė kosto tė lartė financiare.

 

Duke kujtuar Kodin e Napoleon Bonapartit {1804-2005} (2)

Kater redaktoret e Kodit te Napoleonit

"Lavdia ime e vėrtetė s'ėshtė fitorja nė 40 beteja; Vaterloja do tė fshijė kujtimin e tyre. Ajo ēka nuk do tė fshihet asnjėherė, e qė do tė jetojė pėrjetėsisht, ėshtė kodi im civil!" - Napoleon Bonaparti

Nga Vladimir MOLLA, jurist

vijon nga numri i kaluar

 

Me kėto emėrime Napoleoni tregoi se aftėsitė e tij pėr tė emėruar personin e duhur nė vendin e duhur, nuk mbaronin vetėm nė fushėn ushtarake. Tė katėr redaktorėt e Kodit Civil, janė quajtur tė moderuar nė politikė, por mjeshtra tė vėrtetė tė njohjes sė praktikave legjislative, filozofisė tė sė Drejtės e interpretues tė shkėlqyer tė normave juridike.

Qendrimi i prerė nė zbatimin e ligjit, pėrbėnte kuptimin e vėrtetė tė gjithė jetės sė tyre.

Formimi i tyre intelektual, nuk u bė rrugėve e shesheve tė Francės gjatė trazirave tė mėdha shoqėrore tė shekullit XVIII-tė, por nė universin e dijes sė iluministėve si Ruso, Didero, Volter, Monteskie etj..

Veprat e shquara si "Kontrata shoqėrore", "Mbi frymėn e ligjeve" etj., kanė drejtuar gjithė veprimtarinė e tyre. Parimi i rėndėsishėm i ndarjes sė pushteteve nga Xhon Loku, nė Angli, nėpėrmjet Monteskiesė po rrėnjosej nė Francė. Ata njihnin e zbatonin shumė mirė traditėn e vyer juridike tė Doma, Potie e Dagyeso, tė cilėt kanė pėrgatitur e treguar udhėn e kodifikimit.

Kėta juristė tė famshėm, ēdo gjė e vinin nėn urdhėrin e sė Drejtės, qoftė nga pikėpamja doktrinare, sipas veprės "ligjet civile nėn urdhėrin e tyre natyral", qoftė nga pikėpamjet e parashtruara nė urdhėresat e Dagyeso mbi dhurimet, testamentet e zėvendėsimet trashėgimore. Mbi Portalis-in njė ndikim tė madh ushtroi doktrina e jansenizmit (Jansenius Kornej Jansen), teologut hollandez, i cili nė veprėn e tij postume "AUGUSTINI", parashtroi pikėpamjet e Shėn Augustit, mbi nderin, Zotin e lirė dhe fatin, elementė kėto, qė pėrbėnin thelbin e kėsaj doktrine.

Portalis thoshte se "e drejta ėshtė arsyeja universale, arsyeja supreme themeluar mbi natyrėn, njėlloj si mbi sendet. Ligjet ekzistojnė, e ato nuk duhen kuptuar nė rregulla thjesht pozitive...

E Drejta ėshtė moralisht e detyrueshme, por pėr atė (tė Drejtėn), nuk ka arsye detyrimi: ajo drejton, ligjet komandojnė. Ajo shėrben si busull, ndėrsa ligjet si kompas. Popuj tė ndryshėm ndėrmjet tyre, nuk jetojnė veēse nėn Perandorinė e sė Drejtės.

E Drejta natyrore dhe e Drejta e popujve (jus gentium), nuk ndryshojnė nė thelb, por nė zbatimin e tyre. Arsyeja qė qeveris nė mėnyrė tė pakufishme, nga tė gjithė njerėzit thirret e DREJTA NATYRORE.

Mė 25 dhjetor tė vitit 1799 (katėr nivoze), plebishiti ratifikoi kushtetutėn e re dhe emėrimin e tre konsujve me Bonapartin nė krye, i cili qėndronte "i sistemuar nė njė tryezė tė Luksemburgut (pallatit), tryezė qė nuk e linin tė qetė: prej andej kalonin ligjet, dekretet dhe urdhėrat e jashtėzakonshėm. Ndėrsa tre kushtetuta kishin lindur, rritur e ishin hedhur poshtė me shpejtėsinė e ndritur dhe jetėshkurtėsinė e vetėtimtė tė njė rakete." (8)

(Emil Ludvig "NAPOLEONI", faqe 126, botimi shqip).

Mė poshtė, nė tė njėjtėn vepėr Emil Ludvig flet pėr punėn titanike tė Napoleonit nė drejtimin e shtetit dhe pėrgatitjen e legjislacionit...". "... Kėto mbledhje, qė shpesh fillonin mė 9 tė mbrėmjes, (pasi deri nė atė kohė konsulli ishte i zėnė me problemet mė urgjente tė ditės), jo rrallė vazhdonin deri nė pesė tė mėngjesit! Nėse njė kėshilltar e mbėrthen gjumi dhe shembullin e tij e ndjek edhe ministri i Luftės, ai e tund duke bėrtitur: 'Qytetarė, mos flini! Ora nuk ka shkuar as 2.00. Duhet t'i fitojmė paret qė na jep populli francez'". (9)

(Po aty..., faqe 129).

Senati i emėruar nga konsujt, zgjidhte nga ana e tij anėtarėt e trupit legjislativ dhe tė tribunatit. Pra siē shihet, mekanizmat e vėna nė lėvizje ishin pėrqėndruar pothuaj nė njė dorė.

Si konsull i Parė, Bonaparti zotėronte kompetenca tė gjera ekzekutive. Pėr ēėshtje tė rėndėsishme Ai vendoste vetė. Dy konsujt e tjerė kishin vetėm votė kėshilluese. Ishin pikėrisht kėto kompetenca qė siguroi N. Bonaparti, qė krijuan premisat pėr ushtrimin e vullnetit tė Tij nė ndėrmarje tė mėdha legjislative siē ishte miratimi i Kodit Civil.

Pavarėsisht nga njė punė pėrgatitore dhe debati disa mujor deri nė miratimin e tij, nė pėrgjithėsi i gjithė projekti u miratua pa pėrplasje tė shumta. Nuk u pėrmendėn asnjėherė projekte tė mėparshme tė Kodit Civil, miratimi i tė cilėve kishte dėshtuar. Megjithatė, kėto projekte shėrbyen si bazė pėr hartimin e Kodit tė ri.

Kambasere, konsull i Dytė, ishte gjithashtu edhe njėri prej civilistėve mė tė shquar tė Francės sė asaj kohė. Ai kėqyrte nga afėr punėn pėrgatitore. Figurė politike ndėr mė kryesoret, e sidomos jurist me pėrgatitje tė gjithanshme, asnjėherė nuk iu imponua komisionit redaktues.

Megjithatė, mendimet e tij pėr hartimin e Kodit Civil kanė rėndėsi shumė tė madhe. Shpalosja e tyre qė mė 9 gusht tė vitit 1793, pra afro 11 vjet para miratimit tė projektit pėrfundimtar, tregonte para sė gjithash se gjėrat e mėdha nuk bėhen dot shpejt. Fjala e tij si kryetar i Komitetit tė Legjislacionit, pėrshkruhet nga ide shumė tė qarta, tė cilat duket sikur dalin, jo nga goja e njė juristi, por e njė mendimtari tė madh. Ai e sheh ligjin si prodhim tė politikės, dhe frymėn e ligjeve tė njėjtė me frymėn e trupės politike. Fryma e ligjeve dhe fryma e trupės politike, duhet tė jenė tė njėllojta pėrsa i pėrket barazisė, unitetit dhe pandashmėrisė qė kanė zotėruar formacionin e Republikės, e po kėshtu duhet tė zotėrojnė edhe Kodin Civil, qė mund tė pėrmblidhet nė njė fjalė nga njė numur i vogėl tekstesh. Kėto tekste duhet tė jenė nėn njė unitet harmonik qė pėrbėn forcėn e trupit social. Lėvizjet e kėtij trupi duhet tė drejtohen nga njė marrėveshje e mrekullueshme, siē janė ligjet e thjeshta tė krijimit, tė zotėrimit e tė ecjes nė harmoni tė universit. (10)

("Pėrmbledhje tekstesh e dokumentash nga shek. XVIII-tė deri nė ditėt tona", faqe 124, botim frėngjisht).

Nga fryma, zotėri Kambasere kalon tek individi. Pėr tė, personi (individi) ėshtė boshti rreth tė cilit vėrtiten tė gjitha institucionet e Kodit Civil.

Pavarėsisht se ishte marrė prej10 vjetėsh me pėrgatitjen e projekteve tė mėparshme, si z.Kambasere ashtu edhe redaktuesit e Kodit Civil - asnjėherė nuk iu referuan kėtyre projekteve, pavarėsisht se pjesė tė tėra prej tyre, fryma mbi tė gjitha, ishin tė pranishme edhe nė Kodin e ri.

Edgar Kuine, profesor kolegji, historian liberal, nė veprėn e tij "Revolucioni", botuar mė 1865 thotė se, "... nėse krahason Kodin Civil (projekt) tė vitit 1793, me atė tė vitit 1803 (projekti, qė u miratua), ju do tė shikoni qė, tė gjitha formulimet e mėdha, ato qė pėrcaktojnė njė legjislacion, kanė kaluar pothuaj gėrmė pėr gėrmė (ad literam) nga Kodi i Konvasionit nė atė tė vitit XII (1804). Substanca e ligjit ėshtė e njėjtė. Riprodhimi i projektit tė fundit, u bė nėn maskėn e konsullit tė Parė...

Rilexoni diskutimet e kėshilltarėve tė shtetit, tė deputetėve, qė nėn konsullin e Parė shpalosėn bazat e Kodit Civil. Kurrė, ose pothuaj kurrė, ata nuk iu referuan Kodit Civil tė vitit 1793, nga i cili kishin marrė hua substancėn dhe shpirtin".

Edgar Kuine shkon larg kur, po nė tė njėjtėn vepėr, shprehet se "me kėto qėndrime ne dėshirojmė mė mirė tė fshihet njė komb i tėrė pėr tė jetuar njė njeri". Nė kėtė vėrejtje ne shohim njė humanist anti-autoritarist, i cili nuk vlerėson rolin e individit nė reforma tė pėrmasave tė tilla.

Nė tė vėrtetė, historianė tė sė drejtės nuk kanė tė njėjtin mendim me Edgar Kuine-nė. Krahasimi i projektit tė vitit tė tetė me atė tė vitit 1804, sipas tyre ka mjaft ndryshime, nga tė cilat veēohet ekzistenca nė projektin e parė e njė libri "Mbi tė drejtėn dhe ligjet, qė pėrmbante njė numur tė madh konceptesh filozofike, qė rėndonin pėrmbajtjen e kodit dhe frymėn e tij e bėnin tė pakuptueshme, tė cilat, nė fund tė fundit u hoqėn, dhe kjo jo pėr shkak tė mospėrputhjeve tė koncepteve doktrinare, por kryesisht praktike, qė do ta bėnin shumė tė lehtė kuptimin dhe zbatimin e kodit.

Napoleon Bonaparti, po tė mos e ndjente veten jo vetėm brenda, por nė krye tė procesit qė zhvillohej pėr miratimin e projektit, nuk mund tė shprehej mė vonė "Kodi im". Ky rivendikim pėr tė do tė ishte i papranueshėm nėse nuk bėhej identifikimi i kodit me personin e tij.

Nė kėto kundėrshti, mund tė bėhej njė pyetje: pėrse nuk u miratuan projektet e mėparshme tė Kodit Civil kur, si hartuesit e Kodit, ashtu edhe konsulli i Dytė (Kambasere), ishin protagonistė edhe nė hartimin e tyre? Vėrtet personat qė janė marrė me hartimin e projekteve ishin pothuaj tė njėjtėt, por nė projektet e mėparshme nuk ishte i pranishėm njė personalitet i fuqishėm politik si N. Bonaparti, i cili ka qenė njė burrė autoritar, qė dėshironte tė shihte gjithēka, tė kontrollonte gjithēka e tė vendoste gjithēka?". (11)

(Botim i shkurtėr i Historisė sė Francės, nė frėngjisht nga BORDAS, faqe 42)

Edhe koha gjithashtu nuk ishte e njėjtė. "Kodet kombėtare - ka thėnė Fenet - krijohen kur u vjen koha; nuk janė fare njerėzit, qė i krijojnė ata".

Napoleon Bonaparti, gjatė betejės legjislative pėr miratimin e Kodit Civil nuk ka qenė aspak nė rolin e njė vėzhguesi gjakftohtė nga larg e nga lart, apo tė njė kontrollori pedant, i cili do tė mjaftohej me vėrejtje tė pėrgjithshme tė cilat duhet t'i kishin parasysh hartuesit e Kodit nė variantin pėrfundimtar. Gjatė procedurės sė zgjatur pėr miratimin e Kodit, pėr tre muaj rresht u zhvilluan mbi 100 seanca me debate tė ashpra. Bonaparti mori pjesė aktive nė mė shumė se gjysmėn e tyre, duke iu imponuar tė gjithėve me mprehtėsinė, elokuencėn dhe qartėsinė e mendimit. Njohuritė e tij mbi historinė, mbi familjen, birėsimin, familjen nė pėrgjithėsi, ishin tė shumta. Pjesa e krijuar nga Napoleoni nė Kodin Civil, duket se i dha botės njė pjesė nga karizma e tij dhe gjuha e Kodit ishte e fuqishme dhe therėse, e ēliruar nga logjika e rėndė dhe digresioni i detajuar. (11)

(Zėegert dhe H. Kotz "Njohuri pėr tė drejtėn e krahasuar", pėrkthyer shqip nga M. Semini, faqe 136).

Duhet theksuar kėtu se jo vetėm vepra tė tilla, por edhe koha dhe epoka mund tė marrin emrin e njė njeriu! Dhe koha dhe epoka e atėhershme morėn emrin e Napoleon Bonapartit.

Siē thotė Rusoi, qė nė fillim tė veprės sė tij tė shquar 'ELOIZA E RE': "Unė kam parė zakonet e kohės sime dhe kam publikuar kėto shkrime...". Nuk mund tė zbatohej kurrsesi parimi i laicitetit e i shekullarizmit tė sė drejtės, nėse Napoleon Bonaparti nuk mund t'i kishte zgjedhur keto ēėshtje mė parė politikisht. Vetė revolucioni kishte pėrgatitur shtratin e duhur pėr zbatimin e reformave tė tilla. Shumė kohė para revolucionit, kishte filluar transformimi i ndėrgjegjes sė francezėve. Mendimtarė tė mėdhenj francezė, shumė kohė para Volterit, Rusoit, Monteskiesė etj., me veprėn e tyre kishin pėrgatitur mendjen e njeriut tė thjeshtė pėr tė pranuar pėrmbysje tė tilla madhėshtore.

Njėri prej kėtyre dijetarėve, (pak i njohur nė vendin tonė), ėshtė Mishel Montenje (1533-1592). Sipas Andre Monrua, (historian francez qė tek ne njihet nėpėrmjet veprės sė tij "Historia e Anglisė", pėrkthyer nė shqip nga z.Pjeter Arbnori, Montenje ėshtė njeriu mė i madh i shekullit tė XVI-tė. Sipas tij, "ēdo njeri qė lufton, nė rradhė tė parė duhet tė luftojė me vetveten".

Montenje nuk e mohon Zotin, por e vendos atė nė njė fron "mrekullisht tė izoluar", dhe jeton sikur Zoti nuk ekziston. Montenje, (po sipas Monruasė), ėshtė natyra mė e kompletuar pa kursim, i cili ėshtė pjesė esenciale e gjithė frymės franceze. (10)

(Historia e Francės, botim frėngjisht i vitit 1957, faqe 58).

Vijon nė numrin e ardhshėm

 

Keqardhja e Mediut si antimoral i "mbrojtėsve" tė pronės

Nga Sazan PIPA

I yshtur nga idetė republikano-tragetore, kryerepublikani ynė gjeti rastin tė shprehte "keqardhje" pėr Mbretin Leka, me togfjalėshin "... ėshtė gjynah i shkreti, pse mos t'ia kthejnė pronėn", teksa gazetari Arjan Ēani, me seriozitet, e pyeti nėse ishte apo jo pėr kthimin e pronave tė Familjes Mbretėrore!

Mė pas, njeriu pa profesion, qė garon me gratė dhe vajzat nėpėr floktore e permanente, nė kėrkim tė frizurės ideale tė cullufeve, nė tė cilat ka varur shpresėn pėr sukses politik, filloi tė bėjė ekspertin ligjor teksa siluroi me aluzione kryetarin e PLL se gjoja, pėr demagogji, bėn sikur mbron pronarėt dhe se nuk paskėrka ndėrmarrė iniciativė ligjvėnėse me ndonjė draft ligjor, sikundėr Mediu pėr pronat.

Por Mediu, (qė pėr hir tė sė vėrtetės nuk paguan ndonjė skrib pėr t'i shkruar hartime nė Kuvend), nuk ka kurrfarė merite nė ideimin dhe hartimin e draftit "Pėr Kthimin dhe Kompensimin e Pronave" qė dikur e recitoi nė komisionin parlamentar, ngaqė projekt-ligji nė fjalė ka qenė vepėr e Shoqatės "Pronėsi me Drejtėsi", hartuar nga juristi Agim Toro dhe z.Ahmet Sulstarova.

PLL dhe kryetari i saj nuk kanė hartuar drafte pėr tė vendosur "kashtė mbi tjegulla" si Mediu, sepse janė nisur nga koncepti se mbrojtja ligjore e tė Drejtės sė pronarėve dhe hartimi i njė drafti sa mė optimal, ėshtė ekskluzivitet i Shoqatave tė pronarėve legjitimė, ndėrsa politikanėve qė mbėshtesin ata, u takon veēse ta mbrojnė tė drejtėn e tyre tė shenjtė. Dhe kėtė z.Spahiu e ka bėrė mė shumė se askush, tjetėr, pa patur asnjė qėllim pėr pėrvetėsim meritash dhe flamujsh tė tė tjerėve, aq mė tepėr tė flamujve republikanė...

Sesa i ka mbrojtur Mediu tė drejtat e shenjta tė pronarėve legjitimė, e dinė tė gjithė shqiptarėt me mend nė kokė, por mbi tė gjithė e dinė kryetarėt e partive parlamentare qė morėn pjesė nė tryezėn e organizuar nga Presidenti Moisiu mė 13 dhjetor 2002, ku Mediu, bashkė me aradhenė e kryetarėve tė tjerė, u rreshtua tek mbrojtėsit e Ligjit 7501 - dhe pėr kėtė ekziston si dėshmi e pakundėrshtueshme vetė firma e Mediut nė dokumentin e nėnshkruar nga tė gjithė pjesėmarrėsit e tjerė.

Eshtė punė tjetėr pastaj se pėrse Mediu, pasi gėlltiti batutat injoruese tė Nanos pėr vicklat qė hodhi nė takim, pasi nėnshkroi dokumentin pėr respektimin e Ligjit Ramizist 7501, doli para kamerave dhe kangjellave tė Presidencės duke "turfulluar dhe bubulluar kundėr" Ligjit 7501 dhe protektorėve politikė tė tij, pėr tė bėrė sikur... dhe pėr t'u hedhur hi syve pronarėve pėr rrengun qė u punoi pas shpine.

Mediu nuk bėri dhe nuk po bėn asgjė mė shumė sesa paraardhėsi, rekomanduesi dhe tutori Godo, tė cilit Nano dikur ia nxori bojėn nė mes tė parlamentit, teksa i kujtoi dhe riprodhoi bisedėn konfidenciale ku Godo i kish pohuar se ato qė thoshte nė mbrojtje tė pronarėve ishin lojė, dhe se ai nuk e kishte seriozisht kur bėnte sikur...

I vetmi kryetar partie qė refuzoi atė ditė dhjetori pėr tė firmosur tradhtinė ndaj pronarėve legjitimė ishte Ekrem Spahiu, i cili me kokėfortėsinė e tij pėr tė mos ua ngulur thikėn pas shpine viktimave tė komunizmit dhe neokomunizmit, ua prishi harenė e solidaritetit ramizistėve tė tubuar. Madje aq shumė u nervozuan firmėtarėt nga kokėfortėsia e Spahiut, sa i faturuan me zė tė lartė edhe dėshtimin e axhendave tė takimeve tė asaj pasditeje dhe tė konsensusit tė arritur nė kurriz tė pronarėve.

Dhe Mediu e di mirė se mė i axhituari i kėtij tubimi ramizist ishte vetė ai. Madje ishte aq i nxehur, sa shkėmbeu replika me Spahiun, duke i kujtuar se donte t'i merrte skeptrin e protektorit tė pronarėve bash atij qė Ramizi i ndėrtoi parti-koliben pėr tė tallur pronarėt me skemat e Katovicės.

Edhe vetė Mediu e di se partia e tij e krijuar nė zyrat e KQ tė PPSH, ka pėr mision glorifikimin e republikanizmit tė dėshtuar shqiptar, i cili ishte dhe mbetet thjesht krijesė-monstėr e sllavokomunizmit nė kėto tė shkreta 28 mijė km. katror, gjysėm tė kolonizuara nga ata qė na kanė grabitur trojet dhe na kanė rrėnuar Ēeshtjen tonė kombėtare.

Mediut, qė s'ia ka haberin nga asgjė e kėsaj bote, e jo mė nga historia, duhet t'i kujtojmė se, qė nga lashtėsia, shqiptarėt kanė qenė qeverisur nga mbretėr dhe perandorė, shqiptarė e tė huaj; se nga 28 nėntori 1444 e deri mė 17 janar 1468, pranuan Mbretėrinė e Skėnderbeut dhe qeverisjen e vasalėve tė tij; se mė pas, deri mė 28 nėntor 1912 ishin pjesė e njė Perandorie tė pėrbotshme; se pas kėsaj date, u njohėn si Mbretėri-"Principatė" e krijuar nė kanceleritė e Evropės, ēka u rikonfirmua edhe nga Statuti i Kongresit tė Lushnjes si shtet i drejtuar me Regjencė, tė cilėn e anulloi Noli pa bazė kushtetuese, nė korrik 1924; se pas 24 dhjetorit 1924 u krijua njė kuazi-republikė e drejtuar nga njė kryetar shteti qė pėrgatitej pėr t'u bėrė Mbret; se pas 11 shtatorit 1928 u shpall Mbretėri Shqiptare, qė funksionoi deri mė 7 Prill; se paskėtaj Shqipėria u bė pjesė e njė perandorie nėn skeptrin dhe kurorėn e njė Mbreti tė huaj; se pas 14 shtatorit 1943 ishim shtet i drejtuar nga Regjenca deri mė 29 nėntor 1944 dhe, mė pas Mbretėri komuniste pa kushtetutė, deri mė 11 janar 1946; dhe me kushtetutė e me "mbretėr" komunistė tė gjithėfuqishėm, (ndonėse tė pakurorėzuar), deri mė 4 prill 1992.

Pra ky vend nuk ka kurrfarė traditash republikane, qė t'i bartė, trashėgojė, mbrojė e promovojė Mediu me shokė...

Po ēfarė mbrojtėsi pronarėsh mund tė jetė pseudopolitikani i papronė Fatmir Mediu, tė cilit disa simpatizantė tė tij duan t'i faturojnė pronėsinė nė disa djerrina nė njė katund tė Kavajės, nga e ka origjinėn?!

Mediu ėshtė bėrė pronar tani, pronar vilash dhe trojesh, bashkė me kunetėrinė, duke ngrėnė dhe lėpirė sa majtas-djathtas.

Ky njeri qė zien vorbėn nė politikė, nuk mund tė ironizojė dhe mėshirojė mbretėr dhe pronarė, qė Shqipėrinė e kanė me tapi.

Familja Mbretėrore nuk ka mbetur ta pronėsojė Medi-shtatėmijepesėqindshi + 1.

Shumė-shumė, ky farė trimi do tė bėjė mirė tė heshtė dhe tė mos bėjė ishshsh... pa patur pula nė kotec.

E vetmja gjė qė duhet tė bėjė Mediu, ėshtė tė na molloisė gjepura e tė na mbajė me gajret, bashkė me integrimsat e tjerė, deri kur t'ia arrijė (nėse ia arrin ndonjėherė) tė na integrojė nė Evropė, kur tė qethen viēat.

Ata qė ai ironizon dhe "mėshiron", me detyrim kushtetues, skeptėr dhe kurorė, janė shpallur Mbretėr tė Shqiptarėve dhe jo kryetarė tė emėruar pseudo-partish, qė kurrė nuk dolėn mė vete pėr tė provuar mbėshtetjen elektorale, por rrinė nė mėshirėn e mė tė mėdhenjve dhe kunetėrve tė punėsuar nė KQZ-ėra, teksa presin shpėrblim-mandatet dhe votat e falura, duke u mbrojtur pas ligjesh qė u sigurojnė mos'hapjen e pėrjetshme tė kutive tė votimit, ku ruhen qindra votat e pronė-partisė sė hipotekuar tė Fatmir Mediut.

Pėr tė disatėn herė Mediu po u bie mė qafė legalistėve dhe Familjes Mbretėrore, qė s'i kanė bėrė asgjė, e tė cilėve u gufurret pėr t'u faktorizuar.

Nuk ka kurrfarė faji Mbreti Zog dhe inspektorėt e kohės sė Mbretėrisė, qė Fatmir Mediu t'i ironizonte duke u fkizur disa herė "Mreti..., Mreti..., ispektorja e Mretit...", nė pseudo-debatin me Nanon nė parlament pėr Kakomenė, teksa i pėrgjigjej citimeve tė Nanos mbi dokumenta kadastralė tė kohės sė Mbretėrisė, tė cilėt, pėr fat tė keq tonin dhe pėr turp tė Mediut, askush nuk kėrkoi tė bėheshin tė ditura e tė publikoheshin, qė shqiptarėt tė mėsonin tė vėrtetėn pėr pronėsinė nė fjalė. Ndoshta Mediu hodhi ca vickla nė adresė tė Nanos, nė kėmbim tė ndonjė premtimi tė ndonjė pronari legjitim niviciot, pėr t'i dhėnė atij ndonjė copė tokė nė pronėsi, nė kėmbim tė mbrojtjes, nga ku me gjasė mori spunto dhe motiv "ndėrkryerja" e "kryerepublikanit", nga e cila mė shumė e "pėsoi" Mbreti Zog dhe Mbretėria e Tij sesa Nano, qė bėnte sikur i referohej dokumentave zyrtare pėr tė dėshmuar pronėsinė nė Kakome... Sepse nėse Fatmir Nano do tė kish vullnet pėr tė respektuar vazhdimėsinė e shtetit dhe dokumentacionit ligjor, nuk kish pėrse tė ndėrmerrte vėrtetimin e origjinės sė pronėsisė (bazuar mbi dokumentacionin kadastral perfekt tė kohės sė Mbretėrisė) vetėm nė rastin e Kakomesė, por nė tė gjitha rastet, pėr tė bėrė drejtėsi me pronat e shqiptarėve, nė zbatim edhe tė detyrimit kushtetues dhe ligjor dhe akteve nėnligjore qė ka miratuar vetė, bashkė me maxhorancėn qė kryeson.

Por Fatmir Nano i pėrdori dhe citoi ato dokumente thjesht pėr tė dėshmuar "pronėsinė shtetėrore mbi Kakomenė", e pėr ta pėrdorur kėtė "fakt" pėr grabitjen dhe pėrdorimin e atyre trojeve nė favor tė tij dhe bandės qė e rrethon, duke i shpallur dhe konsideruar tokat dhe pronat shtetėrore si ēiflig tė Thanasit.

Nuk ėshtė fajtor Mbreti Leka pėr shkėrmoqjen dhe arratisjen e ėndrrės kryeministrore tė Fatmir Mediut, nė rastin e njė fitoreje tė shumėpritur dhe plotėsisht tė mundshme tė opozitės. Aq mė tepėr qė Mbreti Leka nuk ėshtė dhe nuk do tė jetė rival i Mediut, ngaqė nuk ka ndėrmend tė bėhet kryeministėr, pėr tė konkurruar kryerepublikanxhiun tonė, qė i ka marrė koka erė pėr poste.

Nuk ka faj PLL pėr prishjen e grupit tė sajuar parlamentaro-republikan, e mė pas pėr kushtėzimin politik qė pasoi largimin e njė deputeti, pėr ēka shkak u bė Mediu dhe megallomania e tij. Tek e fundit, Fatmiri e kish grupin tė dhuruar nga shpirtmadhėsia e demokratikasve, tė cilėve PLL nuk ka ndėrmend t'u ngjitet si rriqėn-kėpushė parazitare mbi kurriz.

Nėse Mediut i arratisen nga vatha partiakėt, fajin tė mos e kėrkojė tek tė tjerėt, si dikur shoku Enver, i cili nuk arriti tė rekrutojė asnjė "agjent" imperialisto-revizionist, pėrveēse tė zbulojė dhjetėra "tradhtarė dhe poliagjentė" tė tyre nė radhėt e partisė qė drejtonte.

Askush nuk e ka penguar Mediun pėr tė denoncuar me forcė faljen nga socialistėt tė hektarėve tė fundit tė tokės shtetėrore nė favor tė poēėve, carapulėve dhe ahmetajve tė Nano-maxhorancės, pėr ndėrtimin e fshatrave tė tėrė turistikė nė trojet shekullore tė pronarėve legjitimė!

Nga gjithė argumentat dhe detyrimet qė rrjedhin prej kushtetutės sė ustait Godo, Mediut i mbahen mend vetėm pėrsėritja papushim e neneve 41 dhe 181, teksa bėn sikur po mbron tė drejtėn kushtetuese tė pronarėve. Nė vend qė tė mburret si protektori i pronarėve dhe si legjislator i madh, Mediu do tė bėnte mirė tė publikonte draftet pėr zgjidhjen e problemit madhor tė pronave nė kėtė prag-fushatė zgjedhore, pėr tė ndaluar hemorragjinė e abstenimit masiv tė pronarėve tė pashpresė ngaqė nuk besojnė tek Mediu dhe "kauza" e tij, ēka rrezikon humbjen e mundshme tė opozitės nė kėto zgjedhje.

Kryerepublikanxhiu nuk ka pse tė xhelozohet nga artikulimi i Mbretit Leka pėr domosdonė e realizimit tė kthimit dhe kompensimit tė plotė tė pronave dhe pronarėve legjitimė, ēka pėrbėn edhe garancinė substanciale tė suksesit zgjedhor tė pritshėm e tė sigurt tė LZHK dhe Mbretit Leka.

Askush nuk po ia vjedh elektoratin kryerepublikanxhiut, pasi atij qė s'ka asgjė s'ke ēfarė t'i marrėsh.

Fatkeqėsisht nuk gjendet asnjė pėr be, qė tė ketė parė e dėgjuar Mediun tė kėrkojė nėpėr Evropė mbrojtjen e tė drejtave tė shenjta tė pronarėve gjatė turneve tė tij, qė i ngjajnė gjezdisjeve tė plangprishėsit bredharak nė krye tė pseudo-maxhorancės.

Kryerepublikanxhiu nė krye tė Komisionit Parlamentar "Ad hoc" pėr "Integrimin", e di mirė se kyēi i suksesit tė tij si kryekomisioner dhe si parakusht pėr Integrimin, ėshtė pikėrisht zgjidhja institucionale dhe ligjore e njimendtė e problemit tė pronave nė Shqipėri.

Integrims-Fatmiri pa integritet, e di mirė se "kauza" qė ka marrė pėrsipėr tė realizojė, do tė shtyhet nė kalendat greke, (ose nė rastin mė tė keq do tė shkojė pėr lesh), sa kohė qė merret pėrsipėr dhe pėrfaqėsohet nga butakė pa shtyllė kurrizore, qė heshtin dhe bėjnė shurdhin e qorrin kur nėpėrkėmben tė drejtat e pronarėve tė ligjshėm, apo kur sulmojnė ata qė u "vjedhin kauzėn dhe argumentat" me tė cilat vegjetojnė nė politikė.

Askush nuk e ka penguar Fatmirin tė merret vesh me aleatėt e tij tė mėdhenj pėr tė unifikuar qėndrimet dhe artikulimet nė lidhje me pronat. Por kėtė ai nuk mund ta bėjė, sepse nė vend qė tė negociojė nė mbrojtje tė pronarėve-votues, bėn pazare pėr mandatin e tij dhe tė disa pasuesve me tė cilėt mban karabinanė e kalbur tė partisė qė bėn demagogji me pronat dhe pronarėt. Ai ka frikė tė flasė e tė imponohet pėr pronat kur shtrohet me aleatėt, sepse e flakin sakaq dhe mbetet pa ēatinė me tjegulla, binarė dhe patavra tė falura, ku struket tash sa mot duke u lėpirė pėr mandate e ofiqe.

Nėse Mediu ėshtė vėrtet mbrojtės i pronarėve tė ligjshėm, pėrgjigjia e tij pėr Ēanin do tė kish qenė e thjeshtė, pa doza ironie dhe mėshire nė adresė tė Familjes Mbretėrore, por thjesht nė mbrojtje tė sė drejtės sė njė pronari legjitim, pavarėsisht nga rangu shoqėror.

Mediu tė jetė i sigurt se Mbreti Leka do tė bėjė ēmos t'ia kthejė brinjat dhe skėrkat me ferra e shkurre, qė mund t'i kenė mbetur nė pronėsi gjyshėrve tė tij nėpėr katundet e Kavajės. Por Mbreti paskėtaj, sikundėr pėr tė gjithė tė ngjashmit e Mediut nė politikė dhe gjetkė, nė zbatim tė drejtėsisė shoqėrore dhe tė tė Drejtės sė Shenjtė tė Pronėsisė, nuk do tė ngurrojė t'i marrė politikan-kryerepublikanit ato qė mund tė ketė uzurpuar nė kurriz tė pronarėve tė tjerė, e tė cilat ka gjasa t'i ketė hipotekuar nė emėr tė atyre qė i pajis me pasaporta pėr nė Itali, ku ia kapin karabinerėt, e ku kartat e kryerepublikanxhiut bėhen objekt skandalesh ndėrshtetėrore dhe mediatike.

Mediu ka boll mėnyra dhe fushė tė lirė pėr tė bėrė trimin, sidomos nė parlament-ndėrmarrjen ku ėshtė punėsuar. Por ai kruhet nga halli, se e mėsojnė dhe e urdhėrojnė ata qė e pėrdorin si kobure e mbushur qė bėn "paaaauuuu" nėpėr foltoret e mikrofonat qė ia kanė dhuruar me tepri, e qė pėr fat tė mirė, na ndihin ne tė tjerėve pėr tė kthyer sytė nga qypat bosh tė vitrinė-politikės, tė cilėt s'i ble askush, as pėr turshi...

 

Raportet e nderlikuara shqiptaro-serbe

Nė vitet '70-tė, tek serbėt nė Beograd dhe Kosovė, gjithnjė e mė tepėr po rritej psikoza e frikės nga kėrcėnimi prej ndėrgjegjėsimit kombėtar dhe vetsugjestionimit tė faktorit shqiptar me ndjenjėn e supremacisė, kryesisht si pasojė e shndėrrimit drastik tė raporteve demografike ndėretnike dhe konsolidimit tė njė elite intelektuale e administrative me tendenca tė hapura separatiste.

Serbėt e kishin tė vėshtirė tė kuptonin dhe pranonin faktin evident tė riformatimit tė raporteve politiko-etnike, qė pasohej dita-ditės nga dominimi i jetės politike dhe shoqėrore nga shqiptarėt nė Kosovė.

Nė fillim tė viteve '70-tė, statistikat demografike nė Kosovė shėnonin shifrėn rekord (natyrisht tė zvogėluar) prej 114 banorėsh pėr km. katror, qė ishte mė e larta nė Jugosllavinė e asaj kohe, ēka e detyroi Titon tė hapte dyert pėr emigracionin ekonomik, si valvul shkarkimi pėr tensionet e mundshme ndėretnike nė Kosovėn shqiptare. Mirėpo emigrimi masiv i rinisė shqiptare drejt Evropės, dha efekt kundėrproduktiv nga ēfarė shpresonte Tito dhe serbėt, sepse jo vetėm qė nuk i zbuti zhvillimet demografike, por ēoi nė rritjen e standardeve ekonomike tė shqiptarėve, tė cilėt, pėr herė tė pestė gjatė historisė sė tyre nėn Jugosllavi, shkatėrruan efektet e reformave agrare tė pushteteve tė Beogradit, teksa filluan tė blejnė tokėn stėrgjyshore nga serbo-malazezėt, dhėnė kolonėve pas LDB, sidomos pas procesit tė fundėm tė shpronėsimit agrar antishqiptar tė vitit 1956.

Nė rrethet intelektuale dhe akademike shqiptare, gjithmonė e mė tepėr po zinte vend mendimi se, nė vitin 1919, nė Konferencėn e Versajės (Paris), kombit shqiptar i ishte bėrė njė padrejtėsi e madhe historike, teksa Kosova dhe viset e tjera shqiptare nė Maqedoni dhe Mal tė Zi, ishin futur dhunshėm dhe padrejtėsisht nė pėrbėrje tė Mbretėrisė Serbo-kroato-sllovene tė Karagjorgjeviēėve, dhe se kjo padrejtėsi ishte blinduar nė vitin 1945 kur Kosova dhe trojet shqiptare u coptuan edhe mė tej, duke u ndarė nė tre Republika: nė Serbi, Maqedoni dhe Mal tė Zi, ndėrkohė qė pjesa mė e madhe e trojeve shqiptare u pėrfshi nė Serbi me statusin e njė krahine serbe. Por ajo qė i tėrbonte mė shumė shqiptarėt ishte ligjėrimi arrogant dhe i hapur i pėrcaktimit pseudoshkencor tė Kosvės si "Djep i Serbisė sė Vjetėr".

Dekadat e mėvonshme tė "bashkėjetesės nėn ēatinė e federalizmit titist, zgjuan tek shqiptarėt dėshpėrimin dhe urrejtjen pėr faktin e shfrytėzimit ekonomik dhe tė pabarazisė sė zhvillimit e tė investimeve nė Federatė, teksa Kosova kundrohej haptas si ēiflig i borgjezisė sė re komuniste tė Beogradit. Diferenca e theksuar e investimeve dhe zhvillimit, i dha spunto eufemizmit shqiptaromadh "Trepēa punon e shfrytėzohet, kurse Beogradi ndėrtohet (Trepēa radi, a Beograd se gradi)".

Ēuditėrisht, intensifikimi i kontakteve kulturore midis Shqipėrisė dhe Kosovės nė vitet '70-tė, stimuloi euforinė nacionaliste dhe synimet pėr gjetjen e rrugėve tė bashkėpunimit shqiptaro-shqiptar nė tė dy anėt e kufirit.

Gjithnjė e mė tepėr po shfaqeshin tendenca muzikologjike pėr zhvillimin e muzikės kombėtare shqiptare nė Kosovė dhe kompozimin e kėngėve qė glorifikonin ngjarjet e mėdha dhe personalitetet historike shqiptare, me kontribute tė spikatura antiserbe.

Nacionalizmi shqiptaromadh kulmoi me kremtimin e bujshėm tė 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė qershor tė vitit 1978.

Udhėheqja politike e Kosovės, e trembur nga tendencioziteti nacionalist, pėr t'i paraprirė zhvillimeve tė pėrgatitjeve pėr kremtimin e 100 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, kish planifikuar organizimin nė nivel politik e shtetėror tė kėtij aktiviteti, gjoja me angazhimin e qarqeve akademike e shkencore, nėpėrmjet modulimit dhe retushimit allamarksist, nė emėr tė "interpretimit leninist tė historiografisė", pėr t'i hequr atij komponentin nacionalist shqiptar.

Njė nga vektorėt socialė, qė stimuloi lindjen dhe riformatimin e tendencave nacionaliste nė Kosovė, ishte edhe diferencimi i hapur qė i bėhesh armatės sė stėrmadhe tė tė diplomuarve shqiptarė nėpėrmjet politikave diskriminuese nė punėsim, nė raport me etnitė e tjera.

Intelektualėt e papunė u bėnė bartėsit e frymės kombėtare antiserbe dhe antisllave nė pėrgjithėsi, dhe kontigjentet qė furnizuan formacionet studentore e rinore qė u paraprinė demonstratave tė pranverės 1981 nė Prishtinė.

Por nė kushtet e zhvillimit tė pabarabartė nė republikat e Jogosllavisė, krahasimit tė Kosovės me vendet evropiane nga refugjatėt, bumit demografik shqiptar dhe kėrkesave ekonomike gjithnjė e nė rritje, komponenti ekonomik i pabarazisė sė planifikuar e tė qėllimshme, u shndėrrua nė njė motiv kauzal pėr lindjen dhe fuzionimin e psikozės nacionaliste e separatiste.

Kuadri ligjor i sistemit ekonomiko-shoqėror tė dėshtuar federativ, sidomos nė aspektet e planifikimit dhe kreditimit tė ekonomisė dhe planeve tė zhvillimit, i bindėn shqiptarėt pėr faktin se nuk ishin asgjė tjetėr veēse qytetarė tė dorės sė tretė nė shoqėrinė komuniste tė "bashkim-vėllazėrimit" tė popujve tė Jugosllavisė.

Ata e shikonin se Shumadija dhe Hercegovina po lulėzonin, ndėrkohė qė bujqėsisė kosovare i mungonin teknologjia, investimet dhe tregjet, teksa dikur ishte quajtur me tė drejtė "Hambari i Jugosllavisė" dhe e kish mbajtur me bukė atė. Ndėrkohė qė Kroacia dhe Sllovenia ndėrtonin parajsėn turistike, nė Kosovė mungesat nė infrastrukturėn urbane, ekonomike dhe strehimi i pamjaftueshėm, u bėnė shumė problematike.

Voluntarizmi politik nė planifikimin etatist nė nivel federativ dhe ekzekutiv, me tendenca tė spikatura antishqiptare nė tė gjitha fushat, krijoi si kundėrveprim vektorėt e urrejtjes dhe distancimit etnik tė shqiptarėve nga federalizmi i sllavėve, sidomos i serbėve.

Zhvillimi i mėvonshėm i ngjarjeve, jo rastėsisht vėrtetoi "koinēidencėn e gjetjes artistike" tė njė regjizori britanik, i cili nė realizimin e njė filmi futurist nė vitin 1979 nė Britani, pėrzgjodhi si skenar dhe i "vendosi" ngjarjet dhe personazhet nė Kosovėn shqiptare nėn Serbi. Filmi i titulluar "Lojėra luftarake", tregon se "Lufta e Tretė Botėrore filloi me vrasjen e studentėve shqiptarė nė demonstratat e dhunshme tė Prishtinės...", ku pas dy vjetėsh kjo gjė edhe ngjau realisht!!!

Pas vdekjes sė Titos, nė Jugosllavi, brenda pak kohėsh filluan tė shfaqeshin shenjat e njė krize tė rėndė ekonomike, qė filloi me mungesat e theksuara nė treg (dhe shfaqjen nė tregun e zi me ēmime tė disafishuara), tė produkteve jetike ushqimore, energjitike, deterxhentėve, benzinės etj., teksa vendi pėrjetonte bilancin mė negativ tė pagesave dhe borxhin e jashtėm mbytės prej 24 miliard $.

***

Pas demonstratave tė mėdha qė shpėrthyen nė Kosovė, nė mars dhe prill 1981, kryetari i Presidencės sė Serbisė Drazha Markoviē ishte i pari qė shtroi ēeshtjen e diskutimit pėr nulifikimin e dispozitave kushteuese qė rregullonin Statusin e "Krahinės" sė Kosovės si "element konstituiv i Federatės Jugosllave". Nė pėrgjigje flakė pėr flakė ndaj padronit serb tė Beogradit, anėtari i Presidencės sė Jugosllavisė, komunisti titist Fadil Hoxha, nė samitin e Aktivit Politik tė Prishtinės, kritikoi ashpėr parrullėn e nacionalizmit shqiptar "Kosova - Republikė", teksa theksoi: "Kosova ėshtė e pėrfaqėsuar dhe e pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė tė gjitha organet, organizatat dhe institucionet e Republikės Socialiste tė Serbisė dhe Federatės Jugosllave, ku merr pjesė dhe kontribuon me pėrgjegjėsi pėr formulimin dhe jetėsimin e politikės sė brendshme dhe tė jashtme tė Jugosllavisė, jetės dhe zhvillimit, tė sotmes dhe tė ardhmes sė bashkėsisė sonė socialiste, vetqeverisėse...".

Por ndėrsa lidershipi serb u shokua dhe u tremb shumė nga zhvillimet nacionaliste tė pranverės 1981 nė Kosovė, ishte Akademia Serbe e Shkencave ajo qė u hodh e para nė sulm pėr tė formėsuar strategjitė antishqiptare dhe servirur drafte tė gatshme politike pėr neutralizmin e aksionit politik shqiptar, si dhe pėr ndėrsimin e skalioneve federaliste pro-jugosllaviste kundėr "plangprishėsve" arnautė dhe "shiptari".

Nacio-kracia sllave vazhdonte me kokėfortėsi tė impononte zhvillimet dhe kontrollin politik mbi to, duke kėrcėllitur dhėmbėt dhe zinxhirėt e tankeve, nė pamundėsi pėr t'i hapur rrugė zhvillimeve pluraliste dhe demokratike, ndonėse klishetė dhe stampat standarde bolshevike ishin hedhur nė koshin e plehėrave dhe tė paktė ishin ata qė besonin nė demagogjinė komuniste dhe hierarkitė partiako-shtetėrore.

Memorandumi i Akademisė Serbe tė Shkencave i vitit 1986, ishte fitili qė u ndez pėr tė shpėrthyer situatėn qė pėrjetonte letargjinė mbi barut.

Nė rrjedhėn e ashpėr tė luftės politike pėr pushtet nė Serbi, ngjarjet morėn drejtime dramatike, sidomos nė garėn e hapur pėr postin e Presidentit tė Ligės Komuniste tė Serbisė, ku nė vitin 1986 rivalizonin Dragosllav Markoviē dhe Sllobodan Millosheviē, i cili pėrkrahej nga kryekomunisti serb Ivan Stamboliē. Nė kėtė garė tė zhvilluar nė forumin mė tė rėndėsishėm komunist tė Jugosllavisė, argumenti politik i luftės sė hapur kundėr "nacionalizmit" shqiptar, ishte mė i preferuari midis kandidatėve rivalė dhe mė i fuqishmi. Megjithėse nė kėtė forum pati edhe zėra kundėrshtues pėr Memorandumin e famshėm tė akademikėve serbė, shumica dėrrmuese e konsideronte aksionin politik antishqiptar si "shpėtimtar tė situatės", duke i dhėnė shanse tė mėdha Millosheviēit, i cili u kurorėzua nė postin e kryekomunistit tė Serbisė.

Nė kėtė kohė, titisti i njohur dhe i shumėpėrfoluri si pasuesi legjitim i tij, ministri federativ i Mbrojtjes Nikolla Ljubiēiē u zgjodh anėtar i Presidencės sė Federatės, e cila si mekanizėm tė balancimit tė raporteve politike ndėretnike kishte rotacionin njėvjeēar tė anėtarėve tė Presidencės.

Tė mirinformuar dhe tė ndėrgjegjshėm pėr situatėn e rėndė nė Kosovė, triumvirati serb Millosheviē-Ljubiēiē-Stamboliē, diskutoi dhe vendosi si masė preventive ndaj zhvillimeve antiserbe nė Kosovė, ndryshimin e lidershipit shqiptar partiako-komunist dhe administrativ nė Prishtinė.

Kur nė maj 1987 Millosheviēi shkoi nė Fushė Kosovė me cilėsinė e kryekomunistit tė Serbisė dhe rrjedhimisht edhe si padron i komunistėve tė Kosovės,

Vijon nė numrin e ardhshėm

 

Instituti Demokratik Amerikan (NDI) analizon situatėn parazgjedhore nė Shqipėri

PS-PD kontrollojnė zgjedhjet nė dėm tė partive tė tjera

Shėnim i Redaksisė sė "Tradita"

Njė delegacion i NDI ka zhvilluar njė vizitė disaditore nė Shqipėri (17-21 prill) dhe nė fund tė kėtij misioni ka bėrė njė raport tė plotė. Ky delegacion pėrbėhej nga Karan English, ish Anėtare e Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara nga Shteti i Arizonės; Peter Hack, ish Anėtar i Parlamentit Hungarez; dhe Robert Benjamin, Drejtor Rajonal i NDI pėr Europėn Qendrore dhe Lindore, tė gjithė kėta, pjesėmarrės nė vlerėsime tė tjera parazgjedhore tė NDI-sė. Delegacionit iu bashkua Jennifer Butz, Drejtoreshė Vendore NDI / Shqipėri, dhe Dan Redford, Menaxher i Lartė Programi, NDI / Shqipėri. Delegacioni u ndihmua me aftėsi nga Elton Stefani, Guri Daco dhe Blerim Dimni.

 

Raporti i NDI

Nė vigjilje tė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut 2005, njė delegacion parazgjedhor ndėrkombėtar i organizuar nga "National Democratic Institute for International Affairs" tė SHBA-ve, (NDI), vizitoi Shqipėrinė nga data 17 prill deri nė datėn 21 prill dhe u takua me udhėheqės politikė, qeveritarė dhe tė shoqėrisė civile, sikurse edhe me pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Delegacioni konkludoi se "Shqipėrisė ende i mbetet tė kryejė njė proces zgjedhor qė tė arrijė plotėsisht standardet ndėrkombėtare pėr tė cilat vendi ėshtė angazhuar". "Zgjedhjet e shkuara janė dėmtuar prej keqadministrimesh politike, gabimesh administrative dhe aplikimit pėrzgjedhės tė ligjeve zgjedhorė. Njė proces zgjedhor i pėrmirėsuar dukshėm dhe plotėsisht nė linjėn e standardeve ndėrkombėtare, do tė ēojė pėrpara tranzicionin demokratik tė vendit. Ai do tė fuqizojė bazėn politike pėr qeverisje demokratike, dhe do tė fuqizojė nivelin e dialogut ndėrmet qeverisė dhe qytetarit, pėr ta ēuar vendin para drejt anėtarėsimit nė NATO dhe BE. Pra, ka shumė gjėra qė mund tė humben ose fitohen.

Qėllimet e kėtij vlerėsimi janė qė tė shprehin mbėshtetjen pėr njė proces zgjedhor tė vėrtetė demokratik; tė vlerėsojė kushtet zgjedhore dhe mjedisin politik nė tė cilin do tė mbahen zgjedhjet e ardhshme; dhe tė ofrojė gjetje tė paanshme mbi situatėn parazgjedhore. Vlerėsimi u realizua sipas standardeve ndėrkombėtarė pėr vėzhgimin jo-partiak tė zgjedhjeve, nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar, dhe pa ndėrhyrė nė procesin zgjedhor. Delegacioni nuk ka pėr qėllim tė japė njė vlerėsim pėrfundimtar dhe tė plotė tė procesit zgjedhor pėr arėsye se zgjedhjet nuk janė mbajtur ende. Nė tė vėrtetė ėshtė populli i Shqipėrisė qė si qytetar dhe votues do tė pėrcaktojė besueshmėrinė e zgjedhjeve.

Periudha parazgjedhore ėshtė kritike pėr tė kuptuar dhe vlerėsuar shkallėn nė tė cilėn zgjedhjet janė demokratike. Sidoqoftė, njė vlerėsim pėrfundimtar dhe i plotė i ēdo zgjedhjeje duhet qė tė marrė parasysh tė gjithė aspektet e procesit zgjedhor: kuadrin ligjor zgjedhor; kontekstin politik pėrpara dhe gjatė fushatės; proceset e votimit dhe tė numėrimit tė votave; shpalljen e rezultateve; hetimin dhe zgjidhjen e ankesave; dhe tė gjithė kushtet qė rrethojnė zbatimin e rezultateve.

 

Vėzhgime tė pėrgjithshme

Nė mėnyrė qė tė mbajė zgjedhje qė reflektojnė standarde zgjedhore ndėrkombėtare, zyrtarėt zgjedhorė dhe gjyqėsorė duhet tė aplikojnė ekspertizė teknike dhe autoritet ligjor nė njė mėnyrė rreptėsisht jo-partiake. Udhėheqėsit politikė duhet tė demonstrojnė vullnet politik dhe konsensus - pėrmes veprimit dhe jo vetėm retorikės - pėr tė kryer fushata paqėsore tė lidhura me interesat e votuesve. Ata duhet tė parandalojnė praktikat korruptive tė tilla si ndryshimin e listave tė votimit, mbushjen e kutive tė votimit, pėrdorimin e burimeve financiare tė paligjshme dhe votimin alternativ jo tė duhur, dhe tė pėrdorin praninė e tyre nė organet zgjedhore pėr tė zbatuar ligjin dhe procedurat administrative. Qytetarėt si individė dhe grupet qytetare duhet tė marrin mbi vete me pėrgjegjėsi detyrėn e tyre si votues dhe vėzhgues.

Delegacionit i bėri pėrshtypje njohja prej tė gjitha palėve i rėndėsisė sipėrore qė ka zhvillimi i zgjedhjeve demokratike. Nė tė njėjtėn kohė, delegacioni ndan shqetėsimet qė iu shprehėn se momentalisht procesi zgjedhor ėshtė mė i tepėr i ndikueshėm sesa i mbrojtur siē duhet prej korrupsionit i cili do tė minonte integritetin e tij. Veē kėsaj procedurat e reja zgjedhore mundet qė tė krijojnė konfuzion administrativ qė do tė provokonte tension politik. Delegacioni vėren praninė nė rritje tė aktorėve joqeveritarė, jopartiakė nė procesin zgjedhor si njė ndikim i shėndetshėm nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė zgjedhjeve.

Mė poshtė, delegacioni shėnon zhvillime pozitive qė mund tė ēojnė drejt zgjedhjeve demokratike dhe gjithashtu nėnvizon sfidat qė duhet tė adresohen pėr tė nxitur besimin e publikut nė procesin zgjedhor.

***

Megjithėse nė njė atmosferė politike tė polarizuar, dy partitė mė tė mėdha politike kanė gjetur gjuhėn e pėrbashkėt nė elementė kyē tė procesit zgjedhor: ndryshimet nė kodin zgjedhor, caktimi i zonave zgjedhore dhe procedurat e hartimit tė listės sė votuesve. Kjo formė bashkėpunimi mund tė shtrihet nė organet zgjedhore tė cilat kėto parti do t'i mbizotėrojnė efektivisht, duke ndihmuar nė zbutjen e konfliktit i cili nė zgjedhjet e mėparshme ka ēuar nė incidente tė dhunshme, dhe mundėsisht tė sigurojė njė masė tė rėndėsishme stabiliteti. Sidoqoftė, pėrveē ngritjes sė njė komisioni parlamentar pėr t'u marrė me ēėshtjet e reformės tė ligjit zgjedhor, procedura zgjedhore rrjedhuese iu akordon dy partive mė tė mėdha kontroll tė qenėsishėm, nė kurriz tė njė konsensusi shumėpartiak me bazė tė gjerė qė reflekton parimin demokratik tė pėrfshirjes.

***

Shqetėsimet kronike nė lidhje me integritetin e listave tė votuesve janė ende ekzistente. Vendimi pėr tė decentralizuar pėrgjegjėsinė e hartimit tė listave tė votuesve prej Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve tek drejtuesit e njėsive tė pushtetit vendor, ka paraqitur procedura tė reja relativisht afėr ditės sė parashikuar tė zgjedhjeve. Ngėrēi politik pėr angazhimet financiare dhe konfuzioni nė lidhje me zbatimin, kanė vonuar veprimtarinė edhe mė tej. Pa njė vullnet politik tė mjaftueshėm ndryshimi i listave dhe gabimi administrativ ende mund tė zgjasin vonesat dhe tė ēojnė nė mohimin e tė drejtės sė votimit pėr zgjedhėsin si dhe votimin e shumėfishtė.

***

Ekziston njė shqetėsim i gjerė nė lidhje mė njė taktikė zgjedhore me anė tė sė cilės njė parti e madhe udhėzon mbėshtetėsit qė votėn e listės proporcionale t'ia japin njė partie mė tė vogėl tė afėrt, dhe nė kėmbim mbėshtetėsit e kėsaj partie do tė votojnė kandidatin e partisė sė madhe nė listėn maxhoritare. Qėllimi ėshtė maksimalizimi i mundėsive pėr partinė e madhe qė tė formojė njė qeveri duke rritur numrin e vendeve pėr partitė aleate. Ndėrsa kjo taktikė, mund tė mos shkelė e kodin elektoral apo Kushtetutėn, nėse realizohet, ajo mund tė tjetėrsojė ndarjen e vendeve parlamentare nė njė mėnyrė tė tillė qė do tė shtrembėronte pėrfaqėsimin e elektoratit nė parlament dhe do tė minonte besueshėrinė e parlamentit.

***

Njė ndryshim nė kodin elektoral, qė zhvendos procesin e numėrimit tė votave nga secila prej afėrsisht 4700 qendrash votimi nė Shqipėri nė qendra tė reja numėrimi nė secilėn prej 100 zonave zgjedhore, ngre shqetėsimin e keqadministrimit tė mundshėm nė formėn e prekjes sė kutisė sė votimit gjatė transportimit me automjete nga qendra e votimit nė qendrėn e numėrimit. Ka gjithashtu shqetėsime se partitė politike mund tė caktojnė ose zėvendėsojnė numėruesit e tyre tė votave deri nė dy orė pėrpara mbylljes sė votimeve, duke lėnė kohė tė pamjaftueshme nė dispozicion pėr tė trajnuar disa mijėra individė tė tjerė si numėrues votash. Megjithėse ligji elektoral parashikon qė i gjithė numėrimi duhet tė pėrfundojė nė orėn 17.00 tė ditės pasardhėse, provat eksperimentale tregojmė se do tė duhet shumė mė tepėr kohė pėr tė pėrfunduar numėrimin nė 100 zonat zgjedhore.

***

Ekzistojnė faktorė sistemorė dhe tradicionalė qė shfavorizojnė gratė qė kėrkojnė tė jenė kandidate, qė tė shėrbejnė nė komisionet zgjedhore, madje qė edhe tė votojnė. Nė veēanti, delegacioni ėshtė i shqetėsuar pėr praktikėn joligjore tė tė ashtuquajturit votim familjar, me anė tė sė cilit kryefamiljari mashkull merr pėrsipėr tė votojė pėr/ose tė ndikojė padrejtėsisht votat e anėtarėve tė tjerė tė familjes, pėrfshirė kėtu gratė dhe ata qė nuk banojnė nė vend. Delegacioni nėnvizon tė drejtėn kushtetuese tė tė gjithė votuesve tė aftė pėr tė votuar - burra dhe gra - qė tė votojnė nė mėnyrė tė pavarur sipas ndėrgjegjies sė tyre individuale.

***

OJQ-tė shqiptare po ndihmojnė votuesit tė bėjnė zgjedhje tė informuara dhe tė ngrenė besimin publik nė procesin zgjedhor. Grupet qytetare nė nivel vendor po pėrgatisin 'platforma zgjedhore' dhe debate me kandidatėt vendorė nėpėrmjet tė cilave qytetarėt tė mund tė pėrfshijnė nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejtė pėrfaqėsuesit e tyre tė ardhshėm nė ēėshtjet e komunitetit. Tė tjerė, po edukojnė votuesit qė tė kontrollojnė listat e votuesve dhe po monitorojnė median. Grupe qytetare nėn siglėn e Koalicionit Shqiptar Kundėr Korrupsionit po marrin pėrsipėr njė vėzhgim jopartiak tė mė shumė se gjysmės sė qendrave tė votimit nė vend, dhe tė gjithė 100 qendrat e numėrimit tė votave. Ky koalicion po pėrpiqet tė inkuadrojė, trajnojė dhe caktojė disa mijėra qytetarė vėzhgues tė cilėt do tė jenė tė aftė tė vlerėsojnė procesin e votimit dhe tė numėrimit tė votave nė mėnyrė cilėsore dhe tė paanshme sipas ligjit vendas tė zgjedhjeve dhe standardeve ndėrkombėtare.

 

Shkurt nga bota

Mosmarrėveshje pėr vrasjen e agjentit italian

Nikolla Kalipari vdiq duke mbrojtur pengun e liruar nė Irak Xhuliana Sgrena, kur makina e tyre u qėllua nga ushtarėt amerikanė nė rrethinat e aeroportit tė Bagdadit. Hetimi amerikan i nxorri ushtarėt "tė pafajshėm". Besohet se pohimet e kėtij hetimi do tė shtojnė presionet mbi qeverinė italiane pėr tė tėrhequr trupat e tyre nga Iraku. Hetimi amerikan arriti nė konkluzionin qė makina me tė cilėn udhėtonin Kalipari dhe Sgrena ishte me shpejtėsi dhe ushtarėt amerikanė i bėnė shenja tė shumta pėr tė ndaluar. Hetimi italian konkludoi se ushtarėt ishin tė pastėrvitur, nėn stres tė madh dhe se makina me dy italianėt kishte ndaluar kur ishte sinjalizuar dhe se tė shtėnat kishin ardhur mė pas.

 

Anketat tregojnė njė avantazh tė Laburistėve pėr zgjedhjet e 5 Majit

Anketat e fundit nė Britani tregojnė se gjėrat nuk kanė lėvizur shumė, megjithė ashpėrsimin e fushatės nga fundi i saj. Kėshtu pėrqindjet, pak ditė para votimeve i japin Laburistėve tė Toni Bler 36%, Konservatorėve 33% dhe Liberal Demokratėve 23%. Megjithėse laburistėt duket se do fitojnė njė term tė tretė, shumė pak persona qoftė edhe nga ana e votuesve laburistė duan qė Toni Bler tė bėhet prapė kryeministėr. Gazeta tė shumta nė Britani kanė rendur pėr tė shpallur mbėshtetjen e tyre pėr forcat politike, ku shumica e tyre janė prononcuar pro Laburistėve.

 

Jushenko feston 100 ditėt e para

Jushenko tha me rastin e festimit tė 100 ditėve tė para nė pushtet se qeveria e tij ėshtė nė rrugė tė drejtė. "Ne nuk kemi tradhėtuar asnjė nga principet dhe parrulat nga Sheshi i Pavarėsisė" tha ai duke kujtuar protestat masive qė e sollėn atė nė pushtet. Njė anketė e kohėve tė fundit i jepte Jushenkos njė aprovim popullor prej 60% pėr punėn e bėrė. Jushenko shėnoi 100 ditėt e para nė pushtet duke qenė me pushime me familjen e tij nė Krime. Nga reformat e para tė Jushenkos ishte pėr tė ulur varfėrinė duke rritur shpenzimet publike dhe duke rritur rrogat qė nė fillim tė vitit 2005.

 

Shirak kėrkon nga francezėt qė tė votojnė "Po"

Shirak tha nė njė fjalim tė tijin nė televizion publik se kushtetuta e re Europiane nuk promovonte njė program neo-liberal ekonomik por mbronte vlerat franceze. Ai i kėrkoi votuesve francezė qė tė votojnė pro kushtetutės nė referendumin e 29 majit 2005. Ai pohoi se mė nė fund fushata e "Po"-sė po fitonte terren, pas njė kohe tė gjatė kur shumica e francezėve dukej se do votonin "Jo". Shirak beson se duke e mbėshtetur qeveria dhe ai vetė kushtetutėn Europiane dhe duke ia shpjeguar atė francezėve, ata do ta pranonin atė. Njė argument shumė i fortė pėr skeptikėt e kushtetutės ėshtė se me miratimin e saj, modeli social ekonomik francez do tė zhdukej dhe do tė zėvėndėsohej me atė anglo-sakson. Kjo ėshtė tashmė edhe ēėshtje krenarie kombėtare pėr francezėt. Vota duket se ėshtė e ndarė pėrgjysėm dhe rezultati i 29 majit ėshtė seriozisht nė dyshim.

 

Amerika gjen letėr drejtuar al Zarkaėit

Autoritetet amerikane nė Irak thanė se kanė kapur njė letėr tė kryengritėsve irakianė drejtuar liderit tė Al-Kaedės nė Irak, al-Zarkaėit, ku ankohen se morali mes tyre ėshtė i ulėt dhe mbėshtetja pėr to po fashitet. Letra u gjet pas njė operacioni kontrolli tė forcave amerikane nė Bagdad. Ajo i adresohej Sheikut Abu Ahmad, njė nga pseudonimet e njohura tė al-Zarkaėit. Letra i ankohet atij se i ka braktisur kryengritėsit, nuk ka pyetur pėr gjendjen e tyre dhe pohon se morali mes muxhaidinėve ėshtė i ulėt. Letra thoshte gjithashtu se mes rradhėve tė kryengritėsve, qoftė edhe ata qė kanė ardhur nga jashtė Irakut, ka diferencime dhe diskriminime qė nuk e ndihmojnė ēėshtjen. Nė njė konferencė pėr shtyp, zėdhėnėsi i Pentagonit tha se kjo letėr ishte shenjė e qartė e rėnies sė efektivitetit tė terroristėve nė Irak.

 

Irani do tė vazhdojė tė zhvillojė teknologjinė bėrthamore

Me komunitetin ndėrkombėtar qė ndjek ēdo hap tė tijin nė fushėn bėrthamore, Irani tha se do tė ndiqte tė gjitha rrugėt ligjore pėr tė siguruar teknologji bėrthamore, qoftė edhe uranium tė pasuruar. Ministri i Jashtėm i Iranit tha nė njė konferencė pėr mospėrhapjen e armėve bėrthamore se vendi i tij ishte i gatshėm tė jepte prova qė programi i tij bėrthamor do tė pėrdorej pėr qėllime paqėsore. Amerika pretendon se Irani dėshiron tė ndėrtojė armė bėrthamore dhe ka propozuar ndalimin e pėrhapjes sė teknologjive tė kėtij lloji pėrveē vendeve qė e kanė atė tashmė. Uraniumi i pasuruar mund tė pėrdoret pėr armė bėrthamore, siē pohon amerika se ka ndėr mend tė bėjė Irani, ose pėr tė prodhuar energji elektrike, siē thotė vetė qeveria e Iranit se ka ndėr mend tė bėjė.

Papunisia nė rritje nė zonėn Euro

 

Papunėsia pėr marsin e 2005 nė zonėn Euro shėnoi njė rritje. Ajo u rrit nga 8.8% nė 8.9% nė tė 12 vendet qė pėrbėjnė zoėnė Euro. Tė dhėnat u dhanė nga EuroStati. Vendi mė problematik pėr papunėsi ishte Spanja me 10.2%. Mė pas vijnė Franca dhe Gjermania me 9.8%. Vendet me shifrat mė tė ulėta ishin Austria me 4.6% dhe Irlanda me 4.3%. Me publikimin e kėtyre shifrave, Drejtori i Pėrgjithshėm i FMN-sė Rodrigo Rato i bėri thirrje vendeve tė Eurozonės qė tė reformojnė ekonomitė e tyre mė qėllim qė tė rrisin punėsimin. Ai tha se rritja ekonomike nė kėtė zonė po ngadalėsohet duke dhėnė si arsye kryesore forcimin e Euros ndaj Dollarit dhe rritjen e ēmimit tė naftės.

Kujtohėn 500 gazetarė tė vrarė nė krye tė detyrės

Njė video me 500 emra tė gazetarėve qė janė vrarė nė krye tė detyrės dekadėn e kaluar ėshtė shpėrndarė pėr tė pėrkujtuar Ditėn Botėrore tė Lirisė sė Shtypit. Numri i gazetarėve tė vrarė ėshtė rritur sė tepėrmi me konfliktet nė Irak dhe Lindjen e Mesme. Nė disa vende gazetarėt vazhdojnė tė persekutohen ose tė burgosen padrejtėsisht thuhet nė video. Kjo ditė po pėrdoret pėr tė sensibilizuar opinionin botėror pėr rrėmbimet e gazetarėve nė Irak kohėt e fundit. Njė manifestim u organizua nė Bukuresht nė mbėshtetje tė tre gazetarėve rumunė qė u rrėmbyen tani vonė nė Irak. Nė Paris u kujtuan gazetarja franceze Florence Aubenas dhe pėrkthyesja e saj irakiane, tė cilėt u rrėmbyen me armė nė Janar tė kėtij viti

 

Dėshmia: Pse Zogu e refuzoi fronin e propozuar nga Benito Musolini

Njė gjykim mbi Zogun - Mbret i Shqiptarėve

Nga Ambasadori Ugo Sola*

 

"Corriere della Sera" me 25 qershor 1967 boton njė shkrim bazė tė Indro Montanelli-t me titull "Italia nė Shqipėri" ku thuhet se: "Italia bėri "njė gabim" duke sjellė Zogun nė fron mė 1928, sepse qysh nga ajo kohė ai nuk bėri gjė tjetėr veēse komplotoi me Jugosllavinė, Greqinė dhe Britaninė, pra me tė gjithė dhe kundėr asaj qė i kishte dhuruar fronin, Italisė."

E kam pėr detyrė tė afirmoj se akuza e rėndė drejtuar kundėr Zogut nuk u pėrgjigjet fakteve historike, tė cilat unė sipas njohurive tė mia personale dhe sipas dėshmive tė bashkėpunėtorėve ose pasardhėsve tė mi tė ndryshėm nė Shqipėri, mund t'i vėrtetoj.

Si i dėrguar i jashtėzakonshėm dhe Ministėr Fuqiplotė, pata nderin tė bėj marrėveshjen dhe tė pėrfundoj mė 1927 njė traktat aleance mbrojtjeje qė e bėnte Shqipėrinė njė aleate ushtarake tonėn. Po e zbuloj pėr herė tė parė, se isha i autorizuar nga Musolini qė t'i ofroja Zogut fronin mbretėror, tė kushtėzuar me lidhjen e kėsaj aleance.

E pra, ndėrsa Zogu e autorizoi nėnshkrimin e traktatit, ai nė ato rrethana refuzoi fronin.

Jam dakord me gjykimin e Montanelli-t se "Zogu ishte njeri i ftohtė, guximtar e autoritar", pra mė i pėrshtatshmi pėr tė qenė njė kuisling ne duart tona, ēka do tė thotė qė mbasi tė merrte pushtetin, nuk do tė kishte pranuar qė kėtė pushtet ta ushtronte pėr llogari tė tė tretėve.

Ėshtė pikėrisht kėshtu. Por, Italia nė ato vite (1925-1928) nuk kėrkonte aspak pėrtej Adriatikut tė kishte "njeri prej kashte". Ajo kishte nevojė qė nė Shqipėri tė ishte njė njeri i forte dhe kerkues, mė tė fortin dhe mė kerkuesin pėr tė qeverisur vendin nė ato kohera jo pak tė turbullta; kur dihej qė ai ishte jo pak i kercenuar nga fqinjet dhe qė nė tė njejten kohe tė mbetej aleati yne besnik. Dhe Zogu qe i tillė.

Kjo mbrojtje e personalitetit dhe nderit tė vetė Mbretit tė Shqiptarėve, sot mund tė duket e njeanshme pėr faktin qe une pata pėrgjegjesinė e politikes sone fqinje e afert tė Adriatikut, tė pakten deri ne korrik 1930, kur e lashe Shqipėrinė. Por, une i mbeshtetem edhe deshmive tė padyshueshme tė ambasadorėve Quaroni e Jaccomonit. E madje ky i fundit, mė ka pėrseritur deri para pak ditėsh, se ne substancė Zogu na ka qendruar gjithmonė besnik.

Pėrsa i pėrket ambasadorit Quaroni, i cili si sekretar i pare i legatės, qe njė bashkėpunėtor i dashur pėr mua ne Shqipėri dhe i cili pėr tre vjet me radhė, qė nė kontakt me Mbretin e Shqiptareve, nė njė shkrim tė botuar ne "Corriere della Sera", ai shkruan tekstualisht keshtu:

"Tek Zogu ishte pėrcaktuar mirė nė vetvete njė ndershmėri e brendshme". Dhe shton: "Zogu i kishte dhenė aleancės sonė njė interpretim mė se kuptimplotė".

Ne ishim tė angazhuar qe ta mbeshtesnim Zogun dhe ta ndihmonim pėr ta transformuar vendin e tij njė shtet tė pakten relativisht solid dhe tė rregullt. Ai nga ana e tij ishte angazhuar pėr tė ndjekur njė politike tė jashtme besnikėrie ndaj nesh, i gatshėm kurdoherė nese rrethanat do tė na kishin shtyrė ne luftė. Dhe kėtij interpretimi tė traktatit tė aleancės, Zogu i qendroi besnik.

Nderkohe, Italia synonte qė nė njė mėnyrė apo ne njė tjeter, tė realizonte njė farė protektoriati. E kėtė Zogu nuk e pranonte. Nuk duket pra e justifikueshme thėnia e Montanelli-t, se ngritja e Zogut nė fron prej Italisė, qe ajo qė solli "gabimin e zbarkimit nė Shqipėri nė atė tė premte tė shenjtė fatale tė vitit 1939". Edhe sikur Zogu tė kishte qenė President i Republikes, ai gabim qė varej nga shkaqe tė tjera, do tė qe kryer njėlloj.

Ndėrsa Hitleri falė "Paktit tė ēeliktė" po vendosej nė Europėn Danubiane, ne mbetėm me duar bosh. Pikerisht nga ky fakt, pėrveē ndjenjave kundėr Zogut, e shtynė Cianon e papėrgjegjshėm, qė tė konceptojė e pėrpunojė planin e rrezikshėm dhe njekohėsisht tė pasinqerte, pėr tė pėrmbysur atė ndertese tė krijuar nga vetė ne, vetėm e vetem qe tė zaptonim diēka nė Ballkan. Pra, pėr tė mos mbetur me gojė thatė nė njė kohe qė Hitleri banketonte mbi Europen Danubjane. Kėshtu, ne pushtuam njė vend mik.

Deri nė ēastin e vdekjes se tij, qė ndodhi para pesė vjetesh, Zogu ka treguar gjithmone jo vetem devocionin ndaj Italisė, por edhe respektin e thelle pėr Jaccomonin, i cili ia vlerėsonte devocionin ndaj Italisė, por edhe respektin e thelle pėr Jaccomonin, tė cilit i ēmonte pėrēapjet e ndershme pėr tė evituar zbarkimin italian. Madje edhe pėr Musolinin. Kurse Cianon e pėrbuzte. Ai mė kishte thene nė mirėbesim, se gjate qendrimit ne Shqipėri, ku kishte ardhur pėr tė kryer rolin e dėshmitarit nė martesen me Konteshen Geraldina Apony, nė disa ambjente tė kalbura fashiste tė Tiranės qe studiuar projekti pėr ta vrarė. Zogu nuk akuzonte drejtpėrdrejt Cianon. Por afirmonte qartėsisht se ne rrethanat e marteses se tij, nė ambjentet fashiste, u komplotua kunder tij. Deshmi tė sakta mė shtyjnė tė besoj se keto plane tė semura e tė neveritshme qenė ushqyer nė Rome edhe mbas marteses sė Mbretit.

Patjetėr qė Zogu ishte njė njeri i pėrmasave tė mėdha. Kam kėshtu ndėrkohė tė drejtė qė nėn profilin politik tė afirmoj historikisht dhe me siguri tė plotė se qysh nga 25 shkurti 1925 dhe deri nė tė "Premten e Shenjtė" tė 1939 kur ai qe detyruar tė braktiste Shqipėrinė, asnjėherė Zogu nuk ka komplotuar kundėr Italisė.

* Ish Ministėr Fuqiplotė nė Shqipėri

 

Dėshmia ime pėr 2 traktatet e Italisė me Zogun

Nga Piero Kuaroni

Nė vitin 1926, qe nenshkruar Traktati i Miqėsisė, tė cilin e pasoi nė 1927 Traktati i Aleancės, lidhur me tė cilin Kontarini ka deklaruar shumė bukur qė ai modifikonte kushtetutėn italiane, meqenėse mbi bazėn e kėtyre dokumenteve nuk ishte mė mbreti i Italisė, por Shqipėria qė kishte tė drejtė tė shpallte luftėn. Kjo do tė kishte qenė absolutisht e saktė nė qoftė se Shqipėria nuk do tė kishte patur nė krye Ahmet Beun, njeriu mė pak i prirur pėr aventura, qė mund tė merret me mend...

Nė saje tė ndihmes sone pozita e Ahmet bej Zogollit po forcohej, po ja qė njė njeri pati idene ta shndėrronte kete regjim nga republikė nė monarki. Se nė ēfarė mase, nė origjinė, kjo ide ka qenė italiane apo shqiptare, kėtė unė nuk e di: sidoqoftė, Dhomat shqiptare shpallėn solemnisht monarkinė nė personin e Ahmet beut, i cili, pėr rrethanėn prezente, mori titullin e Mbretit tė Shqiptarėve dhe emrin Zog... Pa asnjė dyshim, personaliteti qė ku e ku dominonte mbi tė gjithė e mbi ēdo gjė ishte mbreti.

Ndėr gjuhet pėrendimore, Zogu njihte veēse gjermanishten, ndersa Ugo Sola, pėrkundrazi nuk fliste gjermanisht dhe une duhet tė sherbeja si pėrkthyes. E kisha pare shpesh mbretin ne fotografi me njė uniforme tė bukur tė bardhe, pak teatrale, prandaj po provoja njefare habie kur u ndodha pėrballe njė njeriu krejt tė ndryshėm. Flokė biondė, tė ēelėt, pak tė rrallė mbi ballė dhe nė qafė, njė hundė shqiponje shumė tė theksuar, mustaqe tė vogla bionde, mjekrėn pak si tė pjerrėt, sy tė kaltėr tė mrekullueshėm, tė tejpashėm, dhėmbė tė bardhė dhe tė rregullt, njė buzėqeshje dhe embėlsi e skajshme, njė zė i hollė dhe tingėllues, me ndryshime ēuditėrisht rinore, njė qafė e gjatė e hollė: nė tėrėsi, pamje e njė burri tė ri mjaft timid... Ēdo diktator ka njė metodė thjesht tė vetėn pėr ushtrimin e pushtetit: ajo e Zogut ishte e njė komplikacioni tė skajshėm...

Ai tė zhyste ne siklet me disa shpėrthime sinqeriteti tė papritura. Kėshtu, pėr shembull, njė dite, kur ne po e qortonim se po dredhonte pėr muaj me radhe mbi diēka qė pritnim nga ai, kur ai e dinte me siguri, pėrndryshe si ne, qė ne fund tė fundit do tė na jepte sadisfaksion, Zogu u pėrgjigj fare shtruar:

-Dėgjoni, kur unė do t'ju jap atė qė kėrkoni, kjo nuk do tė jetė e fundit: ju do tė mė kėrkoni njė gjė tjetėr. Atėherė... pse dreqin tė nxitojmė?

...

Traktatit tonė tė Aleances me Shqipėrinė, ai i kishte bere njė interpretim krejt personal, qe e shpuri, veē kesaj, nė interpretimin fjale pėr fjale. Ne kishim marre zotimin ta mbeshtetnim, ta ndihmonim ta bente vendin e tij njė shtet, tė pakten, relativisht solid e tė organizuar. Nga ana e tij, ai zotohej tė ndiqte, ne politiken e jashtme, njė vijė besnikėrie tė vendosur me njė pėlqim tė pėrbashket dhe pėr tė ndihmuar ne rastin kur evolimi i rrethanave do tė na detyronte tė hynim ne lufte. Mirepo, ketij interpretimi tė traktatit tė Aleances, mbreti Zog i qendroi besnik. Vete baza e ketij traktati nenkuptonte gjithashtu pėr ne ta ngrinim ushtrinė shqiptare gjer ne njė fare shkalle efektshmerie. Kjo ishte ne interes tė tij, sepse me njė ushtri tė vogel, por tė kalitur, ai do tė gjendej i mbrojtur kundėr ēdo rreziku tė brendshėm: sidoqoftė ky ishte edhe interesi ynė dhe duhet pranuar, sigurisht, qė pėrherė, nė kėtė fushė, ai na la tė bėnim atė qė kėrkonim ne.

Bile edhe gjatė periudhes sė sanksioneve, atehere kur atij nuk i mungonin aspak kerkesat, kur tundimi mund tė kishte qene i forte pėr tė shfrytezuar rrethanat pėr tė hequr qafe tutelen tonė ekonomike, besnikeria e Zogut nuk na mungoi kurre. Dhe, sigurisht, shembuj tė tille, ne ate kohe, ishin tė paket.Megjithate, interpretimi yne i Traktatit tė Aleances ishte, pjeserisht tė pakten, pak me i ndryshėm: me kete traktat ne tentonim, pak a shume me vetedije, tė realizonim njė protektorat tė kamufluar. Mirepo kete Zogu nuk e pranoi kurre dhe sa mundi, me tė gjitha mjetet, iu kundervu. Por ai mbeti i bindur, sinqerisht besoj, qe kjo ishte njė gje krejt tjeter, qe ne ishim tė pabese dhe jo ai. Me kete Zogu shfaqet tipik shqiptar...

Duke e njohur akoma shume pak Solan, nuk isha mesuar me metodat e tij dhe as me surprizat. Prandaj u turbullova pak, kur e dėgjova t'i shpjegonte Mbretit, me ndihmėn e njė serie argumentash nga mė bindėset, pse qeveria italiane, duke dashur tė mos bėhet asgjė qė mund tė prishte marrėdhėniet tona tė mira me Greqinė, e luste shumė qė ai tė mos lejonte asnjė nismė qė mund tė shpinte nė shpalljen e njė Kishe ortodokse shqiptare autoqefale.

- Por a nuk duhej t'i kėrkoje mbretit qė, pėrkundrazi, tė shkonte drejt autonomisė? - e pyeta Ugo Solan, me vonė.

- Ti nuk e njeh Zogun, - m'u pėrgjigj. - Nė qoftė se unė do t'i kėrkoja tė shkonte drejt autonomisė, ai nuk do ta bėnte kurrė kėte. Mėnyra e vetme pėr ta ēuar aty, konsiston pikėrisht t'i thuash qė qeveria italiane e luste thellėsisht tė mos bėnte asgjė pėr kėtė...

Marrė nga "Valixhja diplomatike"

 

Kosova e pavarur hap Europėn drejt Ballkanit

Nga Giuliano Amato

Ish kryeministėr i Italisė dhe kryetar i Komisionit Ndėrkombėtar pėr Ballkanin

"Corriere della sera" 29 prill 2005

Gjithė vitin e fundit e kam kaluar duke punuar pėr Ballkanin. E kam bėrė kėtė duke qenė kryetar i njė komisioni ndėrkombėtar tė mbėshtetur nga fondacione tė mėdhaja europiane dhe amerikane, e tė pėrbėrė, pėrveē tė tjerėsh, nga Richard von Weizsäcker, Kiro Gligorov, Carl Bildt, Zlatko Lagumdzija, Ilir Meta, Kemal Dervis, Janez Potocnik, Goran Svilanoviē, Avis Bohlen; tė gjithė me pėrvoja qeveritare, kush nė ShBA e nė Europėn perėndimore, kush nėpėr Ballkanet.

Raporti ynė pėrfundimtar ėshtė publikuar mė 12 prill dhe tani po shkojmė nė tė gjitha kryeqytetet pėr ta bėrė tė njohur e pėr ta diskutuar. Duam tė bindim liderėt politikė tė Ballkaneve e tė bashkėsisė ndėrkombėtare, qė lipset nga ana e tyre njė iniciativė kurajoze pėr tė dalė nga kjo status quo qė tash nuk mund tė mbahet mė. Larg asaj se mund tė na shpjerė drejt ēfarėdo tė ardhmeje, ajo vetėmse mund ta zgjasė karantinėn e kėtij regjioni pafundėsisht si nė tė shkuarėn.

Kjo nuk do me thėnė se duhet tė jemi tė pakėnaqur prej asaj qė ėshtė arritur me marrėveshjet e Daytonit dhjetė vjet mė parė. Ballkanet kanė arritur njė stabilitet relativ, kanė ndaluar konfliktet ushtarake dhe nuk bėhet mė pastrim etnik, bėhen zgjedhje jo shumė korrekte, por gjithsesi tė lira. Por njėkohėsisht ekonomia ėshtė bllokuar, korrupsioni shpėrhapet fort, lufta politike zhvillohet mbi temat e sė kaluarės, simbolikat e sė cilės mbysin arsyet e sė ardhmes.

Por tė njėjtat mekanizma institucionale tė ndėrtuar pas Daytonit pėr tė siguruar paqen, i ndihmojnė kėsaj mbylljeje, sepse favorizojnė njė ndarje tė pushteteve mes grupeve etnike qė ėshtė paralizuese, me shtete mė tė dobėta prej enklavave pėrbėrėse dhe, nė ndonjė rast, pushtete tė jashtėzakonshme qė u besohen autoriteteve tė jashtme qė si pėrfaqėsuese tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė cilat pengojnė ngulitjen e pėrgjegjėsive demokratike efektive nė krye tė autoriteteve kombėtare tė zgjedhura.

Qė status quo-ja bėn mė shumė keq se mirė, e dinė tė gjithė. Problemi ėshtė qė kjo nuk mjafton pėr ta ndryshuar. Nė kėtė rajon, sot e kėsaj dite, fitohen ose humben zgjedhjet bash pėr tė shkuarėn, pėr rivendikimet e statusit dhe nga refuzimi i ēfarėdo ndryshimi. Nė Bashkimin Europian dihet mirė se e vetmja e ardhme pėr ato vende ėshtė nė vetė BE-nė dhe prandaj i vetmi ēelės ndryshimi ėshtė hapja e procesit tė aderimit. Por ky ėshtė njė moment i "lodhjes nga zgjerimi" i europianėve dhe liderėt tanė duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm. Atėherė rreziku ėshtė qė gjithēka tė qendrojė siē ėshtė, pra me ne qė operojmė gjithnjė e mė tepėr si njė fuqi koloniale, duke angazhuar mijėra ushtarė e miliona euro, dhe me Ballkanet "koloni" qė bėhen njė geto, vrimė e zezė e Europės.

Ēfarė u kėrkojmė liderėve ballkanas? Njėherė pėr njėherė qė, pėrtej pėrēarjeve tė tyre, tė fillojnė menjėherė tė krijojnė njė integrim ekonomik ndėrmjet vendeve tė veta. Argumenti i tyre i preferuar janė ēėshtjet e statusit e pra numri i shteteve qė duhet tė dalė nga ky rajon. Por kemi tė bėjmė me shtete tė vegjėl e asnjė prej tyre nuk do tė mund tė jetė kurrė anėtar vital i Bashkimit tonė (BE), nėse nuk do tė jenė pjesė e njė shtrese ekonomike qė tė sigurojė vitalitetin, pikėrisht, ekonomik. Tė sqaruarit nė kohė, e pa dorashka, ėshtė thelbėsore edhe pėr ata. Mė tej edhe ndryshimet nė planin institucional duhet tė jenė vitale, duke kaluar nga pushtetet e ndara drejt entiteteve shtetėrore tė afta pėr qeverisje efektive (ėshtė rasti i Bosnje Hercegovinės, me tre ushtritė, tre sistemet shėndetėsore, tre politikat ekonomike, dhe tė Serbisė e Malit tė Zi, qė duhet, ose tė ndahen, ose t'i japin jetė njė federate mė pak fantazmė se kėsaj aktuales) e pastaj duhet marrė seriozisht shteti ligjor (rule of law - nė origjinal): ēka nėnkupton veēimin dhe zvogėlimin e korrupsionit tė fshehur (njė drejtėsi tė pavarur, ėshtė hapi i parė), dhe trajtimin e minorancave nė bazė tė parimit tė trajtimit njėlloj tė tė gjithė qytetarėve, duke kapėrcyer idenė e grupit etnik qė i pėrket.

Kush nuk e njeh situatėn mund tė thotė se nuk ka asgjė veēanėrisht tė guximshme nė pėrshtatjen ndaj standardeve qė janė njė normė pėr ata qė janė pjesė e BE-sė. Por nė kontekstin e vlerave e tė ndjenjave qė prevalojnė nė atė rajon, guximi duhet. Sa herė qė njė gjeneral akuzohet pėr krime lufte (e zakonisht kemi tė bėjmė me turpe tė padėgjuara) e i dorėzohet Gjykatės sė Hagės, pėrshėndetet nė nisjen e tij si njė hero. Dhe ēėshtje tė ndėrlikuara si ajo e Kosovės trajtohen mbi baza rigjide paragjykimesh ideologjike, qė nuk u lėnė vend argumenteve racionale. Ēdo person i arsyeshėm nė Serbi e di se t'ia lėsh Kosovėn maxhorancės shqiptare ėshtė mė shumė zgjidhja sesa njė problem; dhe ėshtė edhe sa i pėrket vetė trajtimit tė minorancės serbe, trajtim i cili nė kushtet aktuale ėshtė vėrtet i patolerueshėm, ndėrsa nė tė ardhmen mund tė llogaritet, pėr shembull, pėr njė status special tė Mitrovicės e rrethinave ku serbėt janė maxhorancė. Nuk do tė kishte gjithsesi flukse tė mėdha largimesh drejt Serbisė, pėrkundėr asaj qė thoshte presidenti serb Tadiē nė intervistėn e dhėnė dje nė "Corriere" pėr Franco Venturinin. Pėr aq sa njohim - nuk do tė kishte efekte destabilizuese siē thotė ai (Tadiē) nė vende tė tjera: serbėt e Bosnjes janė tė kėnaqur me autonominė e tyre dhe nė Maqedoni shqiptarė e maqedonė prej kohėsh janė nė njė rrugė pozitive riekulibrimi tė brendshėm. Por Goran Svilanoviē, pėr shkak se firmosi raportin e Komisioit tim qė thotė kėto gjėra, tashmė ėshtė linēuar nėpėr muret e Beogradit dhe nė televizionin e Beogradit, ku radikalėt kanė kėrkuar madje arrestimin e tij.

Guximin duhet ta kėrkojmė, por duhet ta kemi edhe ne vetė. Tė flasėsh pėr zgjerimet e ardhshme, sot tė bėn tė humbėsh referendumin pėr Kushtetutėn europiane. Por gjithsesi liderėve tanė nacionalė u kėrkojmė t'u shpjegojnė dyshimtarėve termat e vėrteta tė ēėshtjes sė Ballkaneve. E ta bėjnė pėrpara vendimeve tė mėtejshme, qė tė evitojnė surprizat e hidhura tė referendumit. Kancelari Schröder, kur i paraqitėm raportin, menjėherė e kapi forcėn e argumentit tonė tė parė: - tė bėjmė bilancin preciz tė parave qė tė gjithė bashkė, qeveri kombėtare e komunitete, shpenzojmė ēdo vit nė Ballkanet. Kemi tė bėjmė, e sigurt, me miliarda e miliarda. Tė dalim para qytetarėve tanė me kėtė bilanc dhe t'u kėrkojmė atyre nėse dėshirojnė qė paratė e tyre tė vazhdojnė t'i prishin kėsisoji (mbi premisėn qė gjithsesi nuk mund tė kthejmė kokėn nga ana tjetėr e tė largohemi), apo qė stabilitetin e rajonit do tė ishte mė mirė ta garantonim me zhvillimin e demokracive dhe tė ekonomive funksionale, nė vend se me ushtarėt tanė. Por kjo kėrkon qė ta bėjmė konkret premtimin, pėrndryshe tashmė tė bėrė, tė hyrjes nė Bashkimin Europian e t'u japin ndėrkaq, kėtyre vendeve tė gjithė atė sistem efikas tė nxitjeve (pėr tė mirė) e kundėr-nxitjeve (pėr tė keq), qė ėshtė tipik nė proceset e aderimit. Raporti ynė propozon njė Samit europian nė fund tė 2006-ės nė tė cilin tė jenė identifikuar tė gjithė shtetet potencialė pėr anėtarė BE-sė e t'i jepet secilit njė rrugė me etapa (road map - nė origjinal) drejt hyrjes (duke e ditur mirė qė Kroacia dhe Maqedonia e kanė tashmė njė road map dhe qė pėr Kosovėn duhet tė flasim pėr njė pavarėsi fillimisht pa sovranitet e me pėrgjegjėsi europiane parasėgjithash (in primis - nė origjinal) pėr trajtimin e minorancave).

Ka edhe njė pikė tė fundit qė ndoshta ėshtė mė e rėndėsishme. Ndėr tė dhėnat mė shkurajuese tė mbledhura nga Komisoni del qė tė rinjtė, mė tė hapurit ndaj vlerave europiane dhe mė tė interesuarit pėr t'i frekuentuar ato, kanė vėshtirėsi tė jashtėzakonshme pėr tė ardhur nė vendet tona. Mbi 70% e studentėve serbė nuk kanė udhėtuar kurrė jashtė shtetit. Vėshtirėsitė e tyre shkaktohen nga ne, nga mali i dokumentave qė u kėrkojmė pėr t'u dhėnė vizė. Sigurimi ėshtė diēka serioze por jo mė pak serioze ėshtė organizimi i lehtėsive tė pėrshtatshme pėr kategori tė mirėpėrcaktuara veēanėrisht studentėt qė t'u lejohet atyre tė jenė ēfarė duan tė jenė - europianė. E kemi diskutuar me komisar Frattinin dhe me kėnaqėsi pohojmė qė po punohet (nė kėtė drejtim).

Njė fillim i ri nė 2006-ėn, si nė planin institucional, dhe nė raportet tona me tė rinjtė e shoqėrive ballkanike. Objektivi qė u tregojmė ėshtė hyrja nė BE i tė gjithė rajonit brenda 2014-ės, fiks 100 vjet pas tė shtėnave verore qė nga Sarajeva filluan Luftėn e Parė Botėrore. Nga Sarajeva nė Sarajevė. Nuk do tė kishte mėnyrė mė efikase pėr tė mbyllur me tė vėrtetė shekullin e pėrcaktuar si "shekulli i ēmendurisė dhe i vetė-shkatėrrimit".

Marrė nga "Corriere della Sera" 29 prill 2005

 

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

   

ARCHIVES N°15

ARCHIVES N°14

  ARCHIVES N°13

      ARCHIVES N°12   

  ARCHIVES N°11

ARCHIVES N°10

ARCHIVES N°9

ARCHIVES N°7 et 8

ARCHIVES N°6

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie