lzhkstema.jpg

tradita_al@yahoo.com

 MIRESEVINI ne faqen e TRADITA LZHK.

 E perjavshme informative, politike dhe kulturore e

 LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR.

"Tradita", gazetė periodike e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar; Kryeredaktor: Erind Maēi; Adresa:Rr. Reshit Ēollaku, Shallvaret,Shk. 20/290-291 ; Tel. 242618

_____________________________________________________________________________

E Enjte, 27 Maj, 2005           Numri 17

_____________________________________________________________________________

Editorial

Kambanat e njė sondazhi

Nga Neritan Kolgjini

Instituti Demokratik Amerikan (NDI) publikoi para disa ditėsh njė sondazh opinioni, i cili trazoi fort ujėrat e politikės sė ditės. Nė fakt qėllimi i sondazhit nuk kishte lidhje pothuaj fare me parashikimet e zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Kėtė qėllim joelektoral, zotėruesit e sondazhit e theksonin fort qė nė hyrje tė raportit, ku thuhej se "sondazhet e opinionit publik nuk pėrdoren si njė mjet pėr tė parashikuar rezultatin e zgjedhjeve." Madje edhe me gėrma "bold" (tė theksuara) kur thuhej se: "Ai (sondazhi - N.K.) nuk duhet tė shihet si njė parashikim i rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare tė korrikut 2005." Por pavarėsisht kėtyre paralajmėrimeve, pjesa e dalldisur e politikės e shfrytėzoi kėtė rast pėr tė thėnė se "amerikanėt janė me ne!"; ose qė "sondazhi ėshtė i paguar me paratė e opozitės e tė krimit...". Tė dy kėto qėndrime duket sheshit se janė reflektim i njė gjykimi qė bėhet mė fort me stomak, sesa me tru. Sepse po ta lexosh sondazhin fund-e-kreje, (qoftė edhe pėr pjesėn ku analizohet politika), del se partia fituese dhe mė e madhja, ėshtė Partia e tė Pavendosurve, e cila pėrfshin 1/3 e tė anketuarve. Pra tė nderuar guerrilas tė politikės, kujtohuni pak se 32 pėrqind e njerėzve qė duan tė votojnė, ende nuk e kanė ndarė mendjen se kujt do t'ia japin votėn e tyre! (Ndėrkohė qė partia me votat mė tė shumta, arrinte deri nė 29 %!) Njėherazi, ēfarėdo analize qė tė bėhej, kėto shifra tė pavendosurish, do tė mjaftonin tė bėnin akull zjarrminė e mė tė flaktit nga ēdo skutė e politikės. Por meqenėse jemi nė kėtė pikė, dhe meqenėse ky sondazh nuk ėshtė shumė i favorshėm pėr LZHK-nė, meriton tė analizohet pėr ato qė ai ka treguar nė shifrat e tij. Sė pari, ėshtė me vlerė tė kujtojmė se ai nxjerr nė total opozitėn e sotme si fituese nė zgjedhjet e ardhshme, nga ēfarėdo llogarie qė tė bėhej. Sė dyti, ai pėr herė tė parė shfaktorizon PBDNJ-nė si pjesė tė politikės dhe kjo ėshtė njė gjė qė duhet marrė nė konsideratė. Ndokush mund tė thotė se Sali Berisha ėshtė angazhuar qė t'i marrė nė qeveri grekėt e PBDNJ-sė. Dhe ka tė drejtė... Por Sali Berisha ka treguar se di ta hajė fjalėn, kur kemi tė bėjmė me interesa pushteti. Sė treti, sondazhi ėshtė shumė negativ pėr qeverinė Nano dhe pėr atė vetė si person. Kaq do tė mjaftonte qė ky sondazh tė shėrbente si inkurajim pėr secilin atdhetar, antikomunist, tė djathtė e demokrat tė vėrtetė tė Shqipėrisė. Tė tjerat janė fjalė qė nuk ngrejnė peshė. Qėllimi i sondazhit ishte tė gjendej se ēfarė e shqetėson mė shumė qytetarin shqiptar dhe nė kėtė listė doli qė ekonomia, korrupsioni dhe infrastruktura ishin ato qė pėrbėnin problem pėr njerėzit. Ndėrsa gjendja politike s'kapte veē 7 pėr qind nė shqetėsimet e njerėzve. Mjafton tė shihet ky qėndrim nė prioritetet e njerėzve, (pa llogaritur mosbesimin e qytetarėve ndaj politikės, apo konsiderimin e 84 % tė saj si tė korruptuar), pėr tė kuptuar realisht se cili ishte qėllimi i kėtij sondazhi.

 

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu

Zyra e Shtypit

Tiranė me 23.05.2005

Deklaratė pėr shtyp

 

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu paraqet sot pėrpara opinionit publik, nėpėrmjet mediave shqiptare, listėn e kandidatėve pėr 100 zonat zgjedhore.

Kėsaj deklarate do t'i bashkangjitet edhe lista emėrore e kandidatėve. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu do tė konkurrojė me listė tė hapur shumemėrore.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu i bėn tė ditur gjithė opinionit politik, publik dhe mediatik, se nuk ka aleanca parazgjedhore dhe gjithashtu rikonfimojmė edhe njė herė se nuk do tė ketė aleancė paszgjedhore me partinė e Fatos Nanos.

Ky deklarim bėhet pėr tė sqaruar nė mėnyrė pėrfundimtare tė gjithė shqiptarėt e ndershėm dhe patriotė dhe pėr t'u prerė rrugėn abuzimeve tė personave dhe partive dashakeqėse ndaj Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu.

Ditėn e premte datė 27.05.2005, ora 19:00, nė Sheshin "Skėnderbej", Udhėheqėsi i LZHK-sė Mbreti Leka I do tė prezantojė 100 kandidatėt e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu, sipas zonave zgjedhore.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu fton qytetarėt e Tiranės dhe tė mbarė Shqipėrisė qė tė marrin pjesė nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme politike, e cila do tė shoqėrohet edhe me njė koncert tė madh festiv, nė praninė e kėngėtarėve mė tė njohur tė muzikės shqiptare.

Zyra e Shtypit

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar Leka I Zogu

 

Lista e kandidateve

Zona emri mbiemri

Qarku Shkodėr

-Malėsia e Madhe

Nr. 1 Malesia e Madhe Shaqir Hasani

Nr. 2 Malesia e Madhe Dorian Leknikaj

 

-Shkodra

Nr. 3 Shkoder Ardian Muhaj

Nr. 4 Shkoder Ferit Hafizi

Nr. 5 Shkoder Arjan Boriēi

Nr. 6 Shkoder Rexhep Reēi

Nr. 7 Shkoder Balto Lacni

Nr. 8 Shkoder Zef Markdoda

 

-Puka

Nr. 9 Puka Diskutohet

 

Qarku Kukės

-Tropoja

Nr.10 Tropoja Skender Hoxha

 

-Hasi

Nr.11 Hasi Myftar Kastrati

 

-Kukėsi

Nr.12 Kukesi Ekrem Spahia

 

Qarku Lezhė

-Lezha

Nr.13 Lezha - Zadrima Fran Lleshi

Nr.14 Lezha Eduard Perjaku

 

-Mirdita

Nr.15 Miredita Mark Ndoi

 

-Kurbini

Nr.16 Mamurrasi Artan Tujani

Nr.17 Laēi Gjon Kola

 

Qarku Dibėr

-Mati

Nr.18 Burreli Bilal Kola

Nr.19 Mati Murat Basha

 

-Bulqiza

Nr.20 Bulqiza Naim Karaj

 

-Dibra

Nr.21 Peshkopi Maksim Begeja

Nr.22 Dibra Premtim Agolli

 

Qarku Durrės

-Kruja

Nr.23 Kruja Sadedin Balla

Nr.24 Fushe Kruja Eduard Ypi

 

-Durrėsi

Nr.25 Sukthi Hysen Mushketa

Nr.26 Shijaku Ardian Hari

Nr.27 Durresi Sadik Berisha

Nr.28 Durresi Pellumb Berisha

Nr.29 Durresi Et`hem Gryka

Nr.30 Durresi

 

Qarku Tiranė

-Tirana

Nr.31 Tirana Ledia Kashau

Nr.32 Tirana Faruk Borova

Nr.33 Tirana Agim Rada

Nr.34 Tirana Fatjon Softa

Nr.35 Tirana Genc Gjokutaj

Nr.36 Tirana Shpetim Rroqi

Nr.37 Tirana Uran Metko

Nr.38 Tirana Rudi Erebara

Nr.39 Tirana Gjerark Karaiskaj

Nr.40 Tirana Dashamir Shehi

Nr.41 Tirana Aranit Kokobobo

Nr.42 Tirana Robert Radoja

Nr.43 Tirana Kamza Astrit Kola

Nr.44 Tirana Vora Blerim Kamberi

Nr.45 Tirana Paskuqan Hysen Sinani

Nr.46 Tirana Petrela Shkeqim Barushi

Nr.47 Tirana Ndroqi Diskutohet

 

-Kavaja

Nr.48 Kavaja Aqif Haveriku

Nr.49 Golemi Bahri Kollēaku

Nr.50 Rrogozhina Mustafa Harizi

 

 

Qarku Elbasan

-Peqini

Nr.51 Peqini

 

-Elbasan

Nr.52 Elbasani Vehip Guri

Nr.53 Elbasani Alfons Balliēi

Nr.54 Elbasani Hamdi Gerlica

Nr.55 Elbasani Selman Ēili

Nr.56 Elbasani Isuf Mehmeti

Nr.57 Elbasani Cerriku Ismail Gala

Nr.58 Elbasani Riza Hasa

 

-Gramshi

Nr.59 Gramshi

 

-Librazhd

Nr.60 Librazhd Ilir Murati

Nr.61 Perrenjas Liman Mnalla

 

Qarku Fier

-Lushnje

Nr.62 Lushnja Sokol Sina

Nr.63 Lushnja Agim Bega

Nr.64 Lushnja Pandi Boēi

Nr.65 Lushnja Bedri coku

 

-Fieri

Nr.66 Fieri Thanas Cora

Nr.67 Fieri Gezim Velia

Nr.68 Fieri

Nr.69 Fieri Mina Rrudha

Nr.70 Fieri Vladimir Muēa

Nr.71 Fieri Bujar Hasa

Nr.72 Fieri Rexhep Krasniqi

Nr.73 Fieri Kujtim Osmani

 

Qarku Berat

-Berati

Nr.74 Berati Aferdita Numani

Nr.75 Berati Ilirian Paēo

Nr.76 Berati

Nr.77 Berati Ndricim Lakra

Nr.78 Berati Halit Bushi

Nr.79 Berati Perparim Hadershaj

 

Qarku Korēė

-Korēa

Nr.80 Korca Adhon Polena

Nr.81 Korca Maksi Ceci

Nr.82 Korca Kujtim Satka

Nr.83 Korca Wilson Ibrahimllari

Nr.84 Korca Koci Petriti

 

-Pogradeci

Nr.85 Pogradeci Selaudin Jakupi

Nr.86 Pogradeci Et'hem Fezollari

 

-Devoll

Nr.87 Bilisht Petrit Kutrolli

 

-Kolonja

Nr.88 Kolonja Diskutohet

 

Qarku Gjirokastėr

-Pėrmeti

Nr.89 Permeti Andon Cullufi

 

-Gjirokastėr

Nr.90 Gjirokastra

Nr.92 Libohova Kujtim cobani

 

-Tepelena

Nr.91 Tepelena Hysni Kasemi

 

Qarku Vlorė

-Vlora

Nr.93 Vlora Mallegjim Skenderaj

Nr. 94 Vlora Kajtaz Aliko

Nr.95 Vlora Afrim Jaupi

Nr.96 Vlora Sulejman Abazi

Nr.97 Vlora Diskutohet

Nr.98 Himara Ēajup Noga

 

-Saranda

Nr.99 saranda Qani Sejdini

Nr100 Saranda Shkėlqim Selmani

 

 

PR dhe psikozat e "komunarėve" tė rebeluar

Shpėrbėhet Partia Republikane

Dukagjin Hata

Partia Republikane, njė parti e drobitur dhe pa asnjė traditė, pėr mė tepėr pa asnjė vizon aktual pėr shqiptarėt, vazhdon tė hedh nė tregun politik "fluskat" e radhės, kundėr njė alternative historike tė provuar, qė iu ka dhėnė shqiptarėve, pėr tė parėn herė nė historinė e tyre tė re, mundėsinė e krijimit tė njė shteti tė sė drejtės, gjatė periudhės sė monarkisė tė ideuar dhe realizuar me largpamėsi nga Mbreti i tyre, Ahmet Zogu. Ky "sulm" fantazmagorik nuk ka tė bėjė me ndonjė traditė tė republikanzimit, pasi PR nuk pėrfaqėson kurrėfarė tradite, por ėshtė thjesht njė reagim i tė dobėtit, qė kėrkon tė justifikojė humbjen e radhės, deri nė shpėrbėrje tė plotė tė lidershipit tė saj. Themi thjesht "lidershipit", pasi struktura tė vėrteta PR nuk ka patur kurrė.

Njerėz qė u ngritėn deri nė rolin e "liderit" nė saj tė kompromisve tė kafeneve dhe qė nuk pėrfaqėsojnė thuajse asgjė, pėrpos egove tė tyre sindromike, nuk e kanė pėr gjė, qė me mendjelehtėsinė dhe arrogancėn e tė paditurve, tė bėrtasin nė korin e improvizuar, nėn shembullin e Dantonėve dhe tė komunarėve tė tė gjitha ngjyrave e kohėrave, kundėr gjithēkaje qė bie erė seriozitet, nė kėtė vend tė lodhur nga eksperimentet dhe stanjacioni primtiv.

Me sa duket, z. Mediu ėshtė etalon i ankimit kundėr kujtdo dhe gjithēkaje qė, qoftė dhe tėrthorazi, nxjerr nė pah mungesat e tij dhe tė partisė-karrike qė drejton.

Partisė Republikane tani nuk i ka mbetur askush, pėrveē kryetarit Mediu. Ajo po shpėrbėhet me shpejtėsi, duke nxjerrė nė pah tė gjitha kompekset e krizės sė partive pa kurrėfarė elektorati dhe vizioni politik.

Ata qė ishin pėrfshirė nė kėtė parti, me idenė qė ajo tė ishte njė alternativė serioze pėr shqiptarėt, ikėn tė zhgėnjyer dhe pa e kthyer kokėn prapa. Shumica e tyre u bėnė pjesė e aksionit tė madh politik tė udhėhqeur nga Leka Zogu I, pjesė e LZHK-sė, e cila synon ta orientojė politikėn dhe shoqėrinė shqiptare nė rrjedha tė reja. Kėshtu ndodhi me zotin Begeja, i cili u pėrfshi nė lidershpin e lėvizjes mė progressive tė ndėrmarrė ndonjėherė nga protagonistėt politikė shqiptarė, gjatė kėtyre 14 viteve tė pluralizmit politik. Po kėshtu veproi edhe z. Shkėlqim Barusha, i cili gjithashtu braktisi "frontin" virtual republikan dhe aktualisht ėshtė kandidat pėr deputet i LZHK-sė nė zonėn zgjedhore 46. Gjithashtu z. Myftar Kastrati, z. Veip Guri e njė gjysėmduzine tė tjerė, ikėn nga PR dhe protagonizmi fiktiv i z. Mediu dhe iu bashkėngjitėn njė lėvizje dimensionale dhe tė mirėpritur nga shumica e shqiptarėve, siē ėshtė LZHK-ja.

Moskuptimi i llogoritur i kėsaj tė vėrtete nga z. Mediu, nuk ėshtė pėr faj tė LZHK-sė, por pėr faj psikologjisė sė "komunarėve", qė udhėheq PR, psikolgji ku mpleksen tė gjitha komplekset e trashėguara dhe tė fituara tė partive-karrike, aq shumė tė kohe tė mbrapshtė.

Zoti Mediu, megjithė zellin e tij "luftarak", rrezikon tė mos dalė as vetė deputet. Askujt nuk i shėrben mė njė parti qė po shpėrbėhet me shpejtėsi dhe njė kryetar qė ka harruar tabelėn e pjestimit.

 

 

"Lėvizja Pėr Zhvillim Kombėtar - Leka I Zogu", tė premten ora 19:00, miting nė qendėr tė Tiranės

LZHK & Mbreti: "Shqiptarė, nė sheshin "Skėnderbej"!

Neritan Kolgjini

Para dy ditėsh, nė njė konferencė shtypi, LZHK shpalli se do tė prezantojė para shqiptarėve nė njė miting nė Sheshin "Skėnderbej", 100 kandidatėt e saj mė tė mirė pėr garėn e 3 korrikut. Kjo deklaratė duket se i zuri nė befasi dy partitė, qė deri mė sot e kanė pėrdhosur kėtė shesh tė shqiptarėve, saqė asnjėra nuk guxoi tė shprehej nė lidhje me kėtė ridimensionim tė komunikimit publik tė Lėvizjes. Keqdashėsit e alternativės LZHK u ndien ligsht, pasi nuk e prisnin njė sfidė tė tillė, nė atė qė ata e konsiderojnė si domen tė tyrin, - mitingjet nė sheshe. Por zaten kjo lėvizje e re e LZHK-sė ėshtė pikėrisht pėr t'u treguar atyre qė e ndiejnė veten sundimtarė absolutė tė elektoratit, se koha e tyre ka mbaruar. Thirrjet "te sheshi - te sheshi!" tashmė janė pronė e tė gjithė shqiptarėve dhe pėr kėtė merita ėshtė e atyre politikanėve qė kanė zgjedhur tė sfidojnė binomin PS-PD, pikėrisht aty ku ata mendojnė se kanė atunė mė tė fortė politike. "Te sheshi!"...

Ndėrkaq kjo thirrje e lėvizjes politike mė fisnike qė ėshtė shfaqur nė skenėn shqiptare kėto 15 vite pluralizėm, kėrkon njėkohėsisht edhe njė angazhim tė njėmendtė tė tė gjithė ingredientėve tė saj strukturorė e politikė. E ky angazhim duhet tė vijė jo vetėm pėr tė treguar "muskujt elektoralė", por edhe pėr t'i dhėnė njė dimension tė ri konfiguracionit politik. Sepse dihet qė kjo lėvizje politike ka pėrkrahės nė tė katėr anėt e vendit, por qė kjo tė bėhet mė e prekshme, duhet qė kėta njerėz tė dalin nė shesh e ta tregojnė mbėshtetjen e tyre, e jo vetėm ditėn e votimit. Kjo mbėshtetje popullore duhet tė jetė e qartė dhe e fortė, nė mėnyrė qė tė mos ketė mė komente si nė '97-ėn, kur maliciozėt qė "na i ka falur zoti me bollėk" nė dy partitė e kryetarėve legjendarė, filluan tė mėrmėrisin se ku janė votuesit e monarkisė?! E pranojmė se sot janė kushte tė ndryshme me '97-ėn, por gjithsesi edhe shkaku, - pra prezantimi i 100 burrave pėrfaqėsues tė LZHK-sė, - ėshtė gjithashtu mjaft ngacmues e intrigues. Tekefundit, ēdo tiranas apo ēdo shqiptar ka tė drejtėn tė njohė njerėzit pėr tė cilėt do tė japė votėn. Por kjo e drejtė lidhet edhe me detyrimin qė duhet tė ndiejė ēdokush pėr t'u njohur me kėta kandidatė. Sepse nėse qytetari shqiptar nuk interesohet pėr njerėzit qė do ta pėrfaqėsojnė nė parlament, atėherė nuk ka pse ankohet pėr mėkatet e politikanėve e tė politikės. Gjithsesi sot nuk ėshtė koha pėr tė bėrė arsyetime tė kėsaj natyre. Tė premten pasdite, shqiptarėt qė e ndiejnė me shpirt kėtė emėr, kanė detyrimin tė dalin nė shesh pėr tė treguar se ky vend ka mjaft forcė pėr t'i thėnė stop politikės sė vjetėr qė kėrkon ta pluhurosė emrin shqiptar. Dhe rast mė tė bukur sesa ky qė bėhet nėn egjidėn e Mbretit, nuk mund tė gjendet.

 

 

LZHK, njė alternativė nacionaliste

Nga Neritan Kolgjini

Ajo ēka e dallon LZHK-nė nė spektrin politik tė sotėm ėshtė pikėrisht ngjyra e saj e fortė kombėtare, e cila duket nė programin e saj, nė pėrfaqėsuesit e saj kryesorė dhe nė disa prej partive pėrbėrėse. Ėshtė ky element qė e bėn atė tė ndryshme nga gjithė zėrat e tjerė politikė qė shfaqen nė skenėn e sotme politike. Dhe kjo lėvizje politike elektorale, pikėrisht me kėtė "element ndryshe", ka tė drejtė t'u drejtohet shqiptarėve mė 3 korrik, pėr t'ia besuar pėrfaqėsimin. Kjo vecori e saj shihet se eshte nė kontrast tė fortė me forcat e tjera tė cilat shpallin si thelb tė tyre gjithfarė filozofish, ngjyrash e cilesish, pėrveē asaj kombėtare. Prandaj nė kėtė alternativė elektorale "LZHK - Leka I Zogu" janė bashkuar shumė parti e individė, tė largėt nė dukje nė pozicionimin politik, si psh., republikanė, ballistė dhe monarkistė, tė djathtė, centristė apo socialdemokratė. Pasi, tė jesh nacionalist, tė duash atdheun tėnd mė shumė se ēdo vend tjetėr, nuk ka nevojė tė pėrqafosh njė krah politik, njė ideologji politike apo tė marrėsh ngjyrė sikur tė ishe specie mutante.

Pra LZHK ka dalė nė xhunglėn politike shqiptare, pikėrisht pėr tė vendosur atė kufi qė ia bėn tė qartė ēdokuj dallimin midis shtėpisė tėnde dhe asaj tė huajės. Pėr tė bėrė dallim midis pronės tėnde dhe asaj tė huajės. Nė kėtė vėshtrim LZHK ėshtė qartė njė forcė nacionaliste, nė pėrputhje me atė ēka janė aspiratat klasike dhe moderne tė nacionalizmit shqiptar. Prandaj ndoshta ajo nuk po vlerėsohet dhe aq me ndershmėri nė analizat e komentet e ndryshme politike, herė-herė keqdashėse.

Nga ana tjetėr turravrapet drejt Horror '97-ės si socialistėt, apo tė ashtuquajturės liberal-demokraci tė djathtė tė PD-sė, mund tė jenė gjithēka pos mbrojtje e interesave kombėtare shqiptare. Nė fakt nuk ėshtė e nevojshme tė vėrtetojmė sot se kėto politika nuk janė nė pėrputhje me interesat vitale kombėtare tė shqiptarėve. Mjafton tė shohėsh historinė e dekadės sė fundit tė kėtyre 2 partive e njerėzve tė tyre, pėr tė kuptuar se ku mund tė na shpien. Prandaj LZHK ėshtė njė domosdoshmėri nė kėtė politikė pa moral kombėtar. Dhe ėshtė pikėrisht ky moral kombėtar, i cili nuk tė lejon tė shkelėsh ato parime tė pėrbotshme, tė cilat shėrbejnė si antidot ndaj ēdo fenomeni korruptiv, gėrryes e rrėnues tė njė shoqėrie nacionale. Dhe me tė drejtė shkruhet se LZHK do tė jetė elementi mė i fokusuar i kėtyre zgjedhjeve, dhe qė do t'i japė fund kėsaj politike disfatiste e sejmene tė interesave antikombėtare. Tamam Lėvizje pėr Zhvillim Kombėtar!

 

Intervistė me z. Flutuark Gėrmenji,Kryetar i Oborrit Mbretėror Shqiptar

Ja kandidatėt e LZHK-sė kanė epėrsi ndaj rivalėve tė tyre

Pyetje: LZHK pėrfundoi gjithė procesin e seleksionimit dhe tė rregjistrimit tė kandidatėve nė Komisonin Qėndror tė Zgjedhjeve. A u arritėn objektivat e caktuara gjatė kėtij procesi?

Pėrgjigje: Natyrisht, u arritėn. Objektivi kryesor ishte qė nė listėn pėrfundimtare tė kandidatėve, tė pėrfshiheshin propozimet e vetė zonave, tė paraqitura nga degėt e LZHK, propozimet nga shoqėria civile, nga shtresat e ndryshme sociale dhe nga kategoritė e ndryshme tė biznesit. Diskutimi i tyre u bė, fillimisht, nė departamentin e organizimit dhe tė burimeve njerėzore dhe, mė pas, nė Komisionin Elektoral. Kandidatėt u paraqtėn publikisht nga vetė Kryetari i LZHK, si nė Durrės, Korēė, Elbasan, Vlorė, Fier, Berat, Malėsinė e Madhe, Kukės, etj.

Paraqitja e tyre publike tregoi se ishin pėrzgjedhur ata kandidatė, qė gėzonin mbėshtetjen e zonave, tė elektoratit tė tyre. Nga testimet nė shkallė kombėtare, rezulton qė kandidatėt e LZHK janė mirėpritur si personalitete pėrfaqėsuese.

 

Pyetje: Cila ėshtė pasuria intelektuale dhe e vlerave tė traditės me tė cilat vijnė pėr tė konkuruar pėr zgjedhejt e 3 korrikut kandidatėt e LZHK?

Pėrgjigje Kandidatėt e LZHK erdhėn para zonave tė tyre elektorale pėrmes diskutimeve dhe propozimeve tė zonave dhe strukturave pėrfaqėsuese. Kjo ėshtė edhe arėsyeja kryesore e vlerave tė tyre pėr tė gjithė elektoratin shqiptar. Ata pėrfaqėsojnė traditat mė tė mira shqiptare, pasi vinė nga familje patriotėsh, qė kanė dhėnė kontribute tė rėndėsishme nė historinė e Shqipėrisė. Kandidatė tė tillė janė paraqitur nė tė gjitha zonat, por mund tė pėrmendim disa prej tyre nė Shkodėr, Korēė, Vlorė, Durrės, Tiranė, Krujė, etj. Mes kandidatėve ka shkrimtarė, kompozitorė, publicistė, juristė, mėsuesė, mjekė, inxhinjerė, etj., qė pėrfaqėsojnė vlera intelektuale dhe kulturore mbarėkombėtare.

Kontributet e tyre janė vlerėsuar si njė bazė pėr tė rritur kėto vlera nė shkallė kombėtare, si kontributin mė tė ēmuar tė LZHK nė hapsirėn Europiane. Dinjiteti kombėtar pėrfaqėsohet me vlerat intelektuale dhe kulturore, me indetitetin kombėtar.

Konkurimi i kėtyre kandidatėve do tė sjellė njė jehonė tė fuqishme tė LZHK para elektoratit shqiptar, sepse, nėpėrmjet tyre, vijnė vlerat e vėrteta, qė janė nė bazė tė dinjitetit tonė kombėtar.

 

Pyetje: Nė kuadrin e kėtij konkurimi dinjitoz tė kandidatėve tė LZHK-sė, ku mendoni se qėndron epėrsia e tyre ndaj rivalėve dhe vlerat qė ata pėrcjellin nė kėtė betejė tė ashpėr elektorale qė sapo ka nisur?

 

Pėrgjigje Beteja ėshtė vėrtetė e ashpėr, por kandidatėt tanė nuk paraqiten nėpėrmjet parave tė vjedhura dhe tė premtimeve zhgėnjyese, as nėpėrmjet njė qeverisjeje tė dėshtuar dhe tė njė demokracie tė tradhėtuar. Siē e pėrmendėm mė lart, epėrsia e tyre qėndron nė vlerat e tyre, nė programin elektoral, qė mbėshtetet nė slloganin NE BĖJMĖ SHTET, qė ka garancinė e mbėshtetjes nga njė simbol kombėtar, siē ėshtė Mbreti Leka.

Epėrsia e tyre e parė ėshtė qė kandidatėt e LZHK kanė premtimin solemn dhe praktikėn e garantuar, qė nuk do tė vazhdohet tė qeveriset me mentalitet komunist apo postkomunist, as me skemat e Katovicės dhe as me vjedhjen totale ndaj pasurive kombėtare. Kjo ėshtė e garantuar nga programi dhe nga Kryetari i LZHK, Mbreti Leka I Zogu.

Shpesh vazhdohet tė pyetet se ēfarė sjell LZHK dhe pse duhet tė votohet ajo nga shqiptarėt. Ne besojmė se janė pikėrisht garancitė qė thamė mė lart, ėshtė premtimi se do tė realizohet njė Qeverisje Shqiptarėsh, pėr tė gjithė Shqipėrinė. Kjo pėrbėn epėrsinė morale dhe politike tė kandidatėve tė LZHK, qė ka synim jo riciklimet partiake, por Zhvillimin Kombėtar, rritjen e dinjitetit kombėtar tė Atdheut tonė tė pėrbashkėt.

Pyetje: Partia Demokratike, nė themel tė obsioneve politike tė sė cilės deri tani ka qenė "Dushku" i aplikuar nga PS, po fabrikon njė "Dushk" tė ri. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė?

Pėrgjigje Kėto zgjedhje elektorale u rrezikuan qė nė fillim nga kompromisi "PD" "PS" pėr hartimin e ndryshimeve tė Kodit Elektoral. Vazhduan tė rrezikohen nga mospjesėmarrja e komisionereve tė LZHK apo edhe tė LSI. Po arrijnė kulmin me parapregatitjen e njė "Dushku" total, duke bėrė thirrje frenetike pėr tė votuar veē kandidatėt e tė dy forcave, qė pėrmendėm, dhe po veē aleatėt e tyre nė propoconial.

Ky ėshtė veprimi mė i pamoralshėm nė historinė e zgjedhjeve nė Shqipėri. Kjo bie ndesh edhe me Kodin e Etikės, qė kanė firmosur kryetarėt e partive politike shqiptare.

Veprimet pa identitet kombėtar, sjellin kėtė veprim tė pamoralshėm elektoral. Tendenca pėr tė mashtruar elektoratin shqiptar, siē ka qenė rėndom gjatė kėtyre viteve, po shoqėrohet me njė grabitje masive tė votės sovrane tė popullit shqiptar.

Ne besojmė se populli do tė dijė t'i pėrgjigjet kėsaj loje tė pamoralshme, duke votuar pėr tė siguruar Zhvillimin Kombėtar, nė Shqipėrinė e vjedhur nga qeveritarė tė korruptuar dhe tė tradhėtuar nga kryetarė partish, qė mendojnė vetėm pėr tė siguruar kolltuqe pushtetarėsh.

 

Pyetje: cilat janė disa nga arsyet kryesore qė i japin LZHK-sė njė kartė tė fortė morale pėr tė kėrkuar mė 3 korrik njė votim mbarėpopullor tė shqiptarėve?

Pėrgjigje Arėsyeja bazė ėshtė ringritja e institucioneve, sigurimi i rendit dhe i punėsimit, kėtu nė Shqipėri. Mbi kėtė bazė garantohet fillimi i punės sė pėrbashkėt pėr tė rritur mirėqėnien nė ēdo familje shqiptare.

Ku LZHK premton se do tė bėjė shtet, ajo garanton deryrimin shtetėror pėr njė administratė autoritare dhe tė pakorruptuar, qė punon pėr tė gjithė shqiptarėt.

LZHK garanton, gjithashtu, se do tė sigurojė zbatimin e ligjit, tė drejtėsisė, tė rendit, duke ringritur xhandarmėrinė tradicionale shqiptare, si armėn kryesore pėr tė luftuar krimin dhe korrupsionin. Por LZHK ka edhe detyrimin shtetėror qė tu sigurojė tė gjithė shtetasve njė Pasaportė Shqiptare pėr tė shkuar kudo, lirisht dhe me dinjitet.

Kėto kanė qenė arritur qė pėrpara 70 vjetėsh. Pra nuk ėshtė thjesht njė premtim, por njė realitet, qė kėrkon tė rivendoset me dinjitetin qė ka patur.

Vetė Programi Elektoral i LZHK ėshtė njė kėrkesė dhe premtim pėr tė gjithė shqiptarėt, qė janė ndarė e coptuar nga disa prej partive tė sotme, qė ėndėrrojnė vetėm pėrfitimet e pushtetit. Bashkė me ato, qė pėrmendėm mė sipėr, kjo ėshtė garancia qė LZHK kėrkon votimin mbarėpopullor mė 3 korrik.

Pyetje: Cilat janė vizionet politike paszgjedhore tė LZHK-sė pėr t'iu dhėnė shqiptarėve njė mundėsi tjetėr qeverisje, tė denjė pėr alternativėn qė ajo pėrfaqėson?

 

Pėrgjigje:Shpesh janė pėrgojuar aleancat paszgjedhore. Tė gjithė anėtarėt e lidershipit tė LZHK dhe vetė Kryetari, Mbreti Leka I, kanė deklaruar se bashkėpunimi paszgjedhor ka njė kriter bazė: Interesin Kombėtar.

Kjo do tė thotė se aleancat dhe bashkėpunimi do tė bėhet mbi bazėn e Programit tė LZHK pėr Zhvillim Kombėtar, por asnjėherė me pazare pushtetesh dhe pėrfitimesh partiake. Ky ėshtė kriteri bazė. Tė tjerat janė ēeshtje teknike, qė kanė tė bėjnė me procedurat pėrkatėse dhe do tė diskutohen nė kohėn e duhur.

 

Institucioni i Presidentit Shqiptar

Erind Maēi

Opinioni i gjerė nė Shqipėri beson se zgjedhjet do t'i fitojė opozita. Mbeten pėr t'u parė vetėm pėrqindjet, koalicionet dhe raportet e tyre. Diēka tjetėr ėshtė gjithashtu e sigurtė, qė zgjedhja e presidentit tė ardhshėm do tė jetė problematike. Edhe mė optimisti nė kampin opozitar nuk beson se do tė arrihen 2/3 e votave pėr tė evituar pėrfshirjen e tė majtėve nė kėtė proēes. Lideri i opozitės e uli shumė nivelin e figurės sė presidentit tė ardhshėm duke deklaruar se do tė pranonte gjithkėnd, vetėm qė president tė mos bėhej Nano. Kryeministri aktual nuk ėshtė ndonjė etalon pėr figurat politike dhe tė qėndruarit mė lart tij nuk ėshtė diēka me tė cilėn mund tė krenohesh. Institucioni i Presidentit tė Shqipėrisė vėrtet nuk merret me politikat qeverisėse tė vendit, por nga ana tjeter ka shumė funksione tė rėndėsishme. Presidenti ėshtė Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Drejtuesi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, dekretues ambasadorėsh, shpėrndarės parlamentesh dhe garant i zbatimit tė kushtetutės. Deri tani, politika shqiptare ka dėshtuar nė zgjedhjen e njerėzve qė ngrihen mbi partitė dhe zbatojnė ligjin, le mė nė gjetjen e figurave kombėtare qė pėrfaqėsojnė denjėsisht vendin tonė dhe punojnė pėr interesa kombėtare. Pėr mė tepėr qė zgjedhja e presidentit shqiptar po pėrdoret dhe mund tė pėrdoret edhe nė tė ardhmen pėr intriga politike dhe pėr tė krijuar destabilitet. Mediat afėr qeverisė po bėjnė zhurmė se PD po bėn njė marrėveshje me LSI, pėr tė qeverisur bashkė nė kėmbim tė fitimit nga kjo e fundit tė tė drejtės pėr tė caktuar presidentin. Ky mund tė jetė njė presion qė i bėhet LSI duke i akuzuar pėr bashkėpunim me demokratėt, nė tė njėtėn kohė kur Nano dhe Rama i bėjnė thirrje tė kthehen nė identitet. Nė kėtė rast presidenti i ardhshėm po pėrdoret pėr tė bashkuar tė majtėn me zor. Por edhe sikur tė ekzistonte njė marrėveshje e tillė, prospekti i njė presidenti LSI-st nuk besoj tė mbushė me optimizėm shumė vetė. Gjithashtu, a mund tė besohen socialistėt se ata nuk do ta pėrdorin rastin qė i jep zgjedhja e presidentit tė ardhshėm pėr tė kėrkuar zgjedhje tė parakohėshme? Mė keq akoma, a do detyrohet opozita e sotme qė tė pranojė njė president jo konsensual por tė majtė vetėm pėr tė kompensuar?

Mbarimi i mandatit tė zotit Moisiu ėshtė koha kur kriza politike do tė rishfaqet nė Shqipėri. Atėhere mund tė vazhdohet fare mirė me traditėn e nisur me dy presidentėt e kaluar, ose mė keq akoma tė zgjidhet njė president i mirėfilltė i majtė. Por ekziston njė mundėsi tjetėr qė do tė zgjidhte pėrfundimisht kėtė krizė. Eliminimi i Institucionit tė Presidentit dhe vendosja e Monarkisė Kushtetuese. Kjo do tė vendoste balancėn aq tė nevojshme nė politikėn shqiptare. Nuk do tė kishim mė presidentė sa pėr tė kaluar rradhėn. Nuk do tė ishte mė nė krye tė shtetit njė njeri qė vetėm shkon nė konferenca dhe bėn xhiro me tanke nė Irak. Qeveria nuk do tė mund tė shkelte kushtetutėn duke punuar pa ministra. Nuk do tė lejoheshin mashtrime tė tilla si ai pėr datėn e zgjedhjeve dhe kodin elektoral. Por mbi tė gjitha, Mbreti Leka I do tė ishte faktor kryesor i mbrojtjes dhe promovimit tė interesave shqiptare, duke u pozicionuar mbi partitė dhe duke punuar vetėm pėr kombin shqiptar. A mund ta imagjinojė ndokush Mbretin Leka duke i thėnė politikanėve kosovarė se duhet tė plotėsoni standartet e tė mbroni serbėt pastaj tė shohim pėr statusin e Kosovės? Po presidenti grek a do mund tė dilte vallė nė konferencė tė pėrbashkėt shtypi me Mbretin Leka I, tė sillej si nė shtėpinė e tij dhe tė deklaronte se problemi ēam nuk ekziston? Fjala e Mbretit do tė ishte garant qė e drejta e pronės do tė mbrohej nė Shqipėri, qė mbeturinat e komunizmit dhe mentalitetit tė trashėguar prej tij tė zhdukeshin. Dhe nėse pretendohet se kjo formė organizimi shtetėror ėshtė e vjetėruar, le tė shikojmė se sa jashtė kohės dhe tė prapambetura janė Spanja, Belgjika, Suedi, Britania etj. E vėrteta ėshtė se institucioni i presidentit nė Shqipėri po pėrdoret nga partitė politike pėr pėrfitimet e tyre dhe shpeshherė edhe po nėpėrkėmbet. Kėto parti janė tė papėrgjegjshme pėr fatet e kombit sepse janė tė ndėrgjegjshėm qė mbi ta nuk qėndron kush qė t'i kontrolljė dhe t'i drejtojė. Pėr kėtė e kanė fajin kompetencat e pakta, por edhe niveli mediokėr i figurave qė kanė mbajtur postin e presidentit deri mė sot. Zėvendėsimi i kėtij institucioni me institucionin e Mbretit, do tė konsolidojė institucionet shqiptare, forcimin e tė cilave do ta bėjė LZHK pas zgjedhjeve tė 3 korrikut.

"Tė fala" nga Migjeni!

 

Bahri Myftari

Nė kėtė realitet ku takon e ndeshesh lehtėsisht me "Sokratin e vujtun apo derrin e kėnaqun", nė larminė marramendėse, tė ērregullt e tė trishtuar tė jetės sonė ku mjerimi, varfėria e shumicės m'u nė krah tė gėzimit dhe lumturisė, domosdo, tė njė pakice, plot shkaqe dhe arsye tė sjellin ndėr mend Migjenin e madh.

Shkurt; mė shumė se sa preferenca ndaj poetit dhe veprės sė tij, tė shtyn urdhėri dhe detyrimi qė buron prej kohės sonė "tė lumtur".

"Merrnie dhe ēonie nė qytet kėtw shtatore. Vendosnie nė njė shesh. Dhe si pėrmendore kushtonia ndokujt. Kushtonia atij qė ka ma shumė merita pėr kėt vend. Po, ndoj ministri o deputeti, o ndokujt tjetėr... E nė rast se nuk gjeni ndonjė njeri qė ka merita tė mjaftueshme, atėherė kushtonia atij qė ka merita mė pak: perėndisė klasike."

Do tė mjaftonte njė informim ēfardo pėr gjatė jo njė muaj, jo njė jave, por njė ditė, njė ditė tė vetme pėr tė parė, dėgjuar e ndjerė dramat deri nė caqe tė tragjedisė qė mbartin e mbajnė qytetarėt e kėtij vendi: fėmijė tė varur, prindėr qė prej mizeries mbytin jetėn, gra dhe nėna zemėrdjegura me bij e bija rrugėve tė botės, familjarė, komshinj, fqinj nė hasmėri e nė gjak e, si pėr inat tė tyre, si karshillėk vulgar e propotent njerėz rozė, realitete rozė, gazeta, televizorė, gėnjeshtarė, hipokritė. Programe marramendėse, liderė partish, shoqatash, njerėz pa kurrėfarė integriteti, a me integritet tė coptuar, zyrtarė, qeveritarė, ministra dhe tė gjithė llojet e kodoshėve, i bien gjoksit, ēirren, lavdėrohen, bėjnė gjoja sikur kėrkojnė falje, sikur janė penduar, vetėm e vetėm qė edhe njėherė, ja vetėm kėtė radhė, qė po e bie radha: le tė kalojė pėrsėri "miu nėn mustaqe"! Dhe, vėrtet, a do tė mundet kjo?! Mirėpo, ēuditėrisht nė tė kundėrt me euforinė e prodhuar prej shtetit dhe pushtetit, pra, sikur tė mos mjaftonte marrėzia e prodhuar nė vend, na vjen si peshqesh a dhuratė talljeje atė ēka kasnecė pėrtej deteve dhe maleve tona bėrtasin, por qė, gjithėsesi, pėr fat tė keq, kėtė radhė thonė njė tė vėrtetė:

Shqiptarėt janė ndėr popujt mė tė ushqyer keq, pra mė pak tė ushqyer se sa fqinjėt, krejt tė pakrahasuar me ata mė tej. Ndėrkaq, si pėr ironi, por nė kėtė rast pėr argument, pėr tė na vėrtetuar seriozitetin e detyrės, rendiste sasinė dhe cilėsinė e produkteve harxhuar pėrgjatė ushqimit.

Tė dhėnat ishin bashkėkohore, pra jo tė viteve tė shkuara, kur mbi 60% e popullit hante bukė misri, kur tolloni jo vetėm pėr shkak tė nevojės, ishte mė i shenjtė, mė i vlerėsuar se pasaporta, kur pėr njė kile mish apo pėr njė pako kafe duhej tė nxirrje nė pazar veē fytyrės edhe ndonjė plaēkė tjetėr. Kėshtuqė s'bėhej fjalė pėr atėherė por pėr sot, kur nė treg gjen edhe qumėsht dallėndysheje, ēdo gjė gjen, kuptohet veē para jo.

veē para jo.

I gjendur nėn peshėn e pėshtirė tė kėtij "sihariqi", nė njė vakt dreke, falė edhe mbrekullisė qė na ka krijuar "Sat +", rastėsisht duke kėrkuar stacione sipas qejfit, ndėr katėr syresh, tė katėr italianė dhe ndėr mė kryesoret stacione tė atij vendi, pėrcilleshin programe tej e mbanė pėr ushqimin dhe tė ushqyerin. Amvisa; gjyshe dhe nėna, rrethuar prej bijsh e mbesa, shpalosnin plot talent dhe art, mu aty rreth tavolinave mbushur dėngazi me mishra, sallame, djathra, fruta, miell, lugė, pirunj, pra pėrgatitnin lloje nga mė tė ndryshėm gjellrash, ėmbėlsirash, shkurt, gjithēka tė mirė qė , zoti atje nė qiell dhe nėna apo gjyshja nė tokė, ua bėjnė peshqesh tė paditurve!

Atėherė, pasi u ngopa sė ushqyeri ashtu, virtualisht, iu ktheva stacioneve tė atdheut tim. Ē'tė shoh? Nė njėrin doli kryeministri, i rrethuar prej miqve tė tij tė mediave i cili, sinqerisht, ashtu si gjithmonė, pėr kėtė zor se dyshon kush, aq mė tepėr ata qė e rrethonin, deklaroi se edhe pse ata farė ministra janė kryekėput tė paaftė, do t'i rikandidojė pėrsėri, janė tė aftė pėr tė na qeverisur, pėr tė na drejtuar, me njė fjalė, do tė na i fusin thikėn mė "thellė".

Nė njė stacion tjetėr del deputeti qė i kulloti katėr vjet nė njė zonė ku nxėnėsit "kullotnin" menēurinė e tyre nėpėr livadhe dhe jo atje ku e ka bekuar shkenca dhe zoti. Pak pas tij del njė zotėri tjetėr qė edhe pse tėrė krahina i kalon nga njė breg i lumit nė bregun tjetėr, kėrkon pėrsėri t'i pėrfaqėsojė ata, t'i vjedhė dhe tė deklaroi siē deklaron, se tėrė ajo zonė lumturohet prej lumturisė qė i ka dhuruar zotėria. Radha s'ka fund, njerėz, fshatarė dhe qytetarė, ndonėse tė lumtur, siē thonė dhe ēirren demagogėt, hipokritėt, vriten prej kėsaj lumturie qė "vret".

Nė njė stacion tjetėr dalin plot nur dhe lumturi drejtorė doganash, tatimesh, policish qė, padyshim edhe kėta janė tė lumtur. Dhe qė lumturia e tyre tė jetė dhe lumturia jonė, o burra t'i votojmė, t'i ēojmė nė parlament.

Lumturia qė vret, lumturia qė na kujton Migjenin e madh, zė njė vend tė madh nė mediat e ditės. Pasqyrimin e pėrditshėm, nė mundėsi me ngjyra i byrosė sė dikurshme. I byrosė sė Enverit dhe i trimave tė tij, domosdo edhe i bėmave tė zeza. Aq e vlerėsuar ėshtė kjo temė, sa njė njėzetvjeēar i sotmė, pėr tė cilin do tė ishte mė mirė tė mos u njihte as farėn as sojin diktatorėve e diktaturės, pėrkundrazi portreti i tyre, i Enver Hoxhės, i Mehmetit, Manushit deri dhe ai i Muho Asllanit ėshtė mė i kopshėm se sa portreti i presidentit tė vendit, z. Moisiu.

Kėshtuqė lajmi i keq i saposhpallur s'pėrbėnte pėr ta kurrėfarė shqetėsimi. Ai nuk ngacmon as ndėrgjegjen, as veprėn e tyre. Ata i kanė hipur kėsaj pele qė quhet Shqipėri dhe nga aty e shpallin atė jo republikė tė lumturisė, por republikė tė lumturive. Jashtė kėsaj republike qė s'ka se si tė mos jetė vetėm e tyrja, nuk ekziston realitet tjetėr. Nuk ekzistojnė as fshatra, as qytete, as fshatarė, as qytetarė. Nuk ka tė papunė, tė pa strehė, tė varfėr, tė pa shpresė, tė mėrzitur e tė revoltuar, nuk ka greva mėsuesish, greva shoferėsh nė pėrplasje me policė. Nuk ka fėmijė qė mėsojnė ndėr stallat e dikurshme tė lopėve, nuk ka fshatarė qė hidhen nga njė breg nė bregun tjetėr o duke ngritur brekėt, o duke u zvarrur nėpėr fijet e telave, nuk ka qytetarė qė veē emrit nė treg, pėr fat tė keq, tė shtyrė prej nevoje, mund tė lenė dhe njė copė dinjitet, karakter, fytyrė.

Prandaj ata nuk e pėrfillin "sihariqin" e ardhur nga jashtė, nuk i pėrfillin zėrat, protestat dhe pakėnaqėsitė qė vinė prej njė populli tė tėrė. Lumturia e tyre ėshtė e verbėr, ėshtė e marrė, nuk shkon mė tepėr se hunda dhe goja.

Realitete tė tilla, realitete tė tilla migjeniane pėr ta nuk ekzistojnė.

Nėse kjo mendėsi do tė vazhdojė gjatė, sikundėr dhe tepėr gjatė ka vazhduar, do tė prodhojė lumturi pėr "derrat e knaqun" dhe nga ana tjetėr mjerim pėr sokratėt qė janė mijėra e mijėra. Nėse do tė veprohet kėshtu, vazhdimisht rezultatet do tė jenė tė mėdha, lumturia do tė jetė gati qiellore, gati nė ekstazė, do tė thoshte Migjeni. Lumturi pėr tė vjetėr dhe tė rinj, lumturi pėr vocėrrakėt tanė, pėr fėmijėt, domosdo mbi tė gjitha pėr fėmijėt. Dhe atėherė poeti do tė flasė pėrsėri:

E urojmė djalin me fjalė "I shkoftė lypa mbarė!" (A ju pėlqen zotni, ky urim pėr fmitė e juej?)

E natyra pranverore qesh dhe kėnaqet qė po prodhon qershia tė kuqe dhe fmi tė mjeruem.

 

Festa antifashiste, apo festa komuniste?

Sadik Bejko

Festimi i sivjetėm i 9 majit nė Sheshin e Kuq tė Moskės, i fitores botėrore mbi fashizmin, me pjesėmarrjen e shumė prej liderave botėrorė, tė vė nė mendime. Pse 9 maji nė Shqipėri nuk e ka atė peshė qė ka dhe nė vende tė tjera? Pse nuk e festojmė edhe ne si gjithė bota rėnien e fashizmit? Ne qė nga 5 maji e deri nė 29 nėntor festojmė zyrtarisht dhe i pėrkujtojmė pėrvit tė rėnėt antifashistė. Vallė madhėshtia dhe hiri i festės sė 9 majit venitet se ne kemi kaq shumė festa tė tjera antifashiste? Vallė ne kremtojmė me kėto festa rėnien e fashizmit apo dhe diēka tjetėr? Nė se vėrtet do tė festonim rėnien e fashizmit, atėhere 9 maji duhej pėrkujtuar me madhėshtinė mė kulmore, ashtu siē i takon dhe si festė ndėrkombėtare, qė na lidhi ne me tė gjithė koalicionin botėror antifashist, me tė cilin me tė drejtė krenohemi. Nė se nuk ndodh kjo, qė 9 maji duhet tė ishte festa antifashiste mė me peshė, atėhere ka diēka tjetėr.

Nė Shqipėri ka njė idolatri komuniste qė, nėn maskėn e antifashizmit, mbahet nė kėmbė me tė gjithė forcėn dhe pėrgjatė gjithė vitit. Njė festė e madhe ndėrkombėtare si ajo e 9 majit nė Moskė nuk e pėrmendi fare Stalinin. Edhe atė Stalin qė me fjalimin e tij drejtuar popullit, ku pėr herė tė parė e tė fundit iu drejtua njerėzve mė fjalėn "vėllezėr", e ktheu luftėn kundėr Hitlerit nė luftė patriotike, jo nė luftė ideologjike. Dhe atė Stalin qė qe njė nga udhėheqėsit e mėdhenj e tė pashlyeshėm tė Luftės sė Dytė Botėrore. Moska dhe bota kėtė herė shkoqur na e tha se luftėn antifashiste duhet ta ndajmė nga ngarkesat ideologjike, nga maska e tė festuarit tė komunizmit, kur pėrkujtojmė antifashizmin. Nė Moskė tė gjithė liderat simbolikisht ēuan lule te ushtari i panjohur. Luftėn e bėri populli rus, ata qė u vranė nuk ishin domosdo komunistė.

Nė Shqipėri nuk mund ta kemi njė ushtar, njė ushtar tė panjohur, por duhet patjetėr tė kemi njė partizan tė panjohur qė ka luftuar armiqtė dhe tradhėtarėt, tradhtarėt d.m.th kundėrshtarėt e komunizmit. Dhe vėrtet si pėr simbol tė asaj ēka solli ky partizan ndėr ne, vendi i tij sot ėshtė kthyer nė sheshin e tė papunėve dhe tė tė pastrehėve. Indirekt, nė tė gjitha festat me partizanė qė bėn Shqipėria, mbahet nė kėmbė ideali partizan, d.m.th ideali komunist, jo lufta ēlirimtare. Bushi kėrkoi falje qė me rėnien e fashizmit, vendet e Evropės Lindore ranė nėn katastrofėn komuniste. Nė Shqipėri gjėrat kanė ngrirė mė 1944. Ministri Majko, nė pėrkujtimin e 9 majit me veteteranė qė i duhen pėr zgjedhjet e radhės, pėrmendi partizanėt e Enver Hoxhės, partizanė qė tek ne sapo u nderuan nė mėnyrė tė veēantė mė 5 maj. Shqipėria, pėr inerci tė komunizmit, pėr interesa tė politikės sė ditės, tė elektoratit, gjen rastin tė bėjė festa pas festash me partizanė. Festohet mė 5 maj, mė 17 nėntor, mė 29 nėntor, bėhen parada, pėrkujtimore brigadash partizane me shumė veteranė e komunistė nostalgjikė. Mbas gjithė kėsaj mbahet e gjallė era komuniste. Kjo mbase bėhet me njė qėllim makiavelik, se "bijtė" e sotėm nuk i duan mė "baballarėt". Por kėndej i neverisin, andej u shtrijnė krahun e i ēojnė nė tavolinat e mbushura plot nė Pezė e gjetkė. Kjo bėhet si pėr tė justifikuar pushtetin e sotėm, si pėr t'i vėnė atij njė themel historik e patriotik, medemek, ne bijtė e atyre qė bėmė luftėn, duhet qė tė gėzojmė dhe sot e nė jetė tė jetėve pushtetin. Absurdi ėshtė se komunistėt i pėrfaqėson H. Milloshi e M. Asllani, por vringėllimat e festės i gėzojnė tė konvertuarit nė socialistė. Kjo lloj vringėllitje fitimtarėsh, sjell atė qė festėn, antifashizmin e pėvetėsojnė vetėm disa, vetėm njė pjesė e popullsisė, duke pėrjashtuar tradicionalisht qė nga 1944 pjesėn tjerėr, duke harruar dhe atė qė lufta antifashiste nuk u bė nė ajėr, po nė tokė, nė bashkėpunim me aq njerėz tė thjeshtė tė Shqipėrisė. Njerėz qė dje nuk ishin komunistė, as sot nuk janė socialistė. Ėshtė njė pėrvetėsim alla komunistēe. Po kjo vringėllitje e pandėrprerė e flamujve tė fitores qė mė pas u kthye nė firore, se ēdo gjė firoi, e ne nuk po shkonim, siē thosh Kumandari, nga fitorja nė fitore, por nga firorja nė firore, mban afėr ca veteranė tė cilėve s'ua mohon kush meritat si luftėtarė antifashistė, ama si komunistė, dhe pa e ditur, dhe pa e dashur njė gjė tė tillė ata, realisht kanė qenė bloza mė e zezė pėr kėtė vend. Ja, Moska e ndau antifashizmin nga komunizmi. Tek ne kjo vringėllitje e pandėrprerė flamujsh tė kuq, bėhet dhe pėr tė zhgėnjyer shumė mė keq ish-pronarėt, e ish-tė persekutuarit e djeshėm tė Shqipėrisė. Ata duhet edhe mė tej tė ndihen tė huaj nė kėtė vend. Askush nuk i merr nė mbrojtje kėrkesat e tyre, askush nuk do tė dėgjojė pėr vuajtjet e lemerisshme tė tyre

Realisht e djathta shqiptare ėshtė pa simbole. Qemal Stafa, njė hero i lartėsuar nga propaganda komuniste, njė i ri komunist, mė parė se njė antifashist, me njė vdekje qė ka qenė vazhdimisht e pėrfolur pėr keq nė mediat pėrgjatė gjithė kėtyre 15 viteve, bustin e ka pranė presidencės. Tė paktėn, aty duhet ta kishte statujėn Ismail Qemali, i pari Kryeministėr i shtetit tė pavarur shqiptar, i cili vetėm nė Tiranė nuk e ka njė statujė. Po kėshtu dhe mbreti Zog, njė figurė me merita atdhetare, por dhe shtetėrore duhet tė kishte statujėn e tij nė Tiranė. President Berisha ngriti pranė Akademisė statujėn e Nolit, por ajo nuk u bė dot simbol i ndonjė force politike. Ai ėshtė savanti, patroti, por jo mė shumė. Kėtė e them se, nė se kjo Tirana jonė ėshtė e mbushur me simbole komuniste, ose qė njė pjesė e madhe e popullsisė i mban si tė tilla, nuk kemi simbole qė dhe anėn tjetėr, ose tė gjitha palėt bashkė t'i pėrfaqėsojnė politikisht.

Nė fund tė fundit, 9 maji nė Moskė na bėri tė mendojmė se ne nė Shqipėri nuk dimė mirė t'i ndajmė ideologjitė nga patrotizmi, se komunizmi nuk mund tė tolerohet, ai mbetet njė fatkeqėsi pėr njerėzimin dhe ata qė gėzojnė pėr komunizmin, kur festojnė patrotizmin, s'bėjnė gjė tjetėr veē ulin forcėn e kėtij tė fundit, rrėnojnė bashkimin dhe besimin tonė nė aspiratėn pėr prosperitet e shpresė. Dhe sot duhet ta kuptojmė qė njė pjesė e madhe njerėzish e patėn tė tmerrshme ardhjen e kėtyre partizanėve. Ata erdhėn "tė rrėzojnė pallatet madhėshtore" e tė hedhin nė kanal ata qė kishin vėnė gjė e pasuri nė kėtė vend. Sot disa nga pushtetarėt me prejardhje komuniste qė kanė biznese e pallate madhėshtore, ku e ku mė tė ndrtitshme se sa ato tė vitit 1944, duhet ta kuptojnė mė mirė se ē'flamė me vete kanė sjellė etėrit e tyre partizanė. Partizanėt, kur hodhėn pushkėn krahut e dolėn nė mal, ishin ēlirimtarė, kur u kthyen nga lufta, kur mbaroi lufta, ishin bajoneta pėr tė nėnshtruar e vrarė kundėrshtarėt e komunizmit, pėr tė varfėruar e ēnderuar kėdo qė kishte mall e para mė shumė se sa ata, sancylot-ėt. Dhe ironia e gjithė kėsaj ėshtė se leksioni duhet tė na vijė nga Moska, andej nga na erdhi dhe komunizmi.

 

 

Sofizma, apo mjegullim pleqėror i logjikės

(Reagim pėr shkrime e libra tė disa prej ish-eksponentėve tė propagandės)

Nga Sadik Bejko

Disa nga ish-eksponentėt mė tė frikshėm e mė tė pushtetshėm tė kohės sė djeshme sot mund t'i shohėsh nė rrugė, nė mjedise tė tjera, veēanėrisht i gjen tė ulur si njerėz tė zakonshėm nė njė kafe-librari tė Tiranės. Pinė kafe, shkėmbejnė biseda, lexojnė gazetat e sė dielės. Dikur mbase janė grirė e therur midis tyre nė luftėn pėr pushtet, por tani, tė plakur e tė rėnė nga fuqia politke e nga mosha, mbase i kanė hedhur tej ato qė shkuan e vanė. Kjo ėshtė normale. Dhe ata kanė pleqėri, dhe ata janė njerėz si gjithė tė tjerėt.

Edhe po t'u lexosh shkrimet kėtyre ish-funksionarėve tė lartė tė komunizmit, disa syresh dhe nga sfera e dikurshme e agjitacionit dhe e propagandės, dhe sekretarė tė KQ, ata, veē tė tjerash, bėjnė thirrje pėr ftohtėsi e logjikė nė vėshtrimin e gjėrave, kėrkojnė mirėkuptim dhe urtėsi pėr ato sa shkruajnė, duke ngulur kėmbė nė atė se: ne ishim njerėz, ne kishim ideale njerėzore, ne donim t'i bėnim punėt sa mė mirė nė pėrputhje me idealin tonė, ne i kemi mbrojtur tė mirėt e tė talentuarit dhe sidomos ata ndėr shkrimtarėt dhe artistėt mė pranė partisė. Ne kemi bėrė ē'ėshtė e mundur qė talentet t'i mbrojmė. Dhe japin fakte se vėrtetė i kanė shpėtuar disa nga shkrimtarėt dhe artistėt mė nė zė tė asaj kohe, kur janė vėnė nė pozita tė rrezikuara. Kjo ėshtė me tė vėrtetė punė fisnike dhe e besojmė qė i kanė mbrojtur, pėr mė tepėr kur, siē dėshmojnė ata, rrezikimi nė vazhdimėsi nuk i ka kursyer as ata mė tė mirėt. Dhe me sa zor, me sa mundime i kanė mbrojtur.

Po, mbas kėsaj, nė vazhdim tė asaj kėrkesės pėr urtėsi dhe logjikė, mund tė vijnė disa pyetje: nga kush, nga cilėt jonjerėz, nga cila panjerėzģ ata donin t'i mbronin njerėzit, tė mbronin pėrfaqėsuesit e idealeve tė tyre dhe, sidomos, tė mbronin ata mė tė mirėt, artistėt, tė talentuarit? Pse ata kryeshtetarėt e njė shteti absolut, tė jenė vėnė kaq nė siklet pėr t'i mbrojtur idealet, njerėzit, artistėt? Nga shteti, qė ishin ata vetė, nga partia - shtet donin t'i mbronin "ndihmėsit e tyre", apo nga ndonjė fuqi e huaj? Tė jesh shteti e tė jesh i pafuqishėm tė mbrosh ndihmėsit mė besnikė tė shtetit, kjo duket pak... si pa kuptim.

Pse shteti i komunizmit i mbante nėn tė tillė rrezik e kėrcėnim artistėt e tij mė tė mirė? Pse ka ndodhur kėshtu kur as shtetarėt nuk e kanė dashur njė gjė tė tillė? Tė ngjan se paska ekzistuar diēka egėrsisht e pakontrollueshme, ndonjė forcė e panjohur, ndonjė vullnet i pavarur nga askush, i pavarur dhe nga vetė shteti, nga vetė ata qė e drejtonin, dhe pastaj papritur ky vullnet i pėrtejmė vihej misteriozisht nė veprim, pėr t'i dėnuar e rrezikuar ata qė na i paska dashur aq shumė ai lloj shteti. Kjo duket shumė absurde. Donkishoteske fare mund tė thuash, por unė dua t'i pėrmbahem llogjikės sė atyre qė shprehen kėsisoj. Dhe kėtė gjėmė, kėto gjėma qė pėrsėriteshin, ish-funksionarėt i dėshmojnė me fakte tė pakundėrshtueshme. Desh janė rrezikuar, thonė, dhe ne mezi i kemi mbrojtur.

E atėhere? Atėhere, parė nga pikėvėshtrimet e sotme, njė shtet tė tillė qė vetiu bėn keq, sė paku, sė paku, duhet ta denoncosh, nė mos, njė sistem tė tillė duhet ta urresh. Por, as kjo nuk ndodh. Pėrgjithėsisht, edhe sot kėta ish-funksionarė tė lartė e mbrojnė politikėn e asaj kohe dhe ideologjinė e saj. Pra, e mbrojnė me themel sistemin. E duan dhe se kanė vuajtur nga ai shtet tė cilit ata i kanė dhėnė mishin e shpirtin. Dhe kėsosoj tė del se ata kanė vuajtur nga vetvetja, shkak paskan pasur vetveten. Por as kėtė nuk e pranojnė. Pėr veten ata thonė se ishin njerėz tė mirė, kishin ideale, i donin njerėzit. Dhe japin prova dhe fakte se si i kanė mbrojtur njerėzit. Atėhere vuajtjet, spastrimet e njerėzve, ato spastrime nė kulturė, nė ekonomi, nė ushtri, nė parti, ajo sopatė deri nė ata qė e kishin bėrė atė shtet dhe atė parti, nga vinin? Mos binin nga qielli? Kėto vuajtje dikush i ka sjellė te njerėzit. Prapė, sipas tyre, lihet tė kuptohet ajo qė thamė mė lart, se paska pasur diēka brenda atij sistemi, njė si strukturė dhune, a njė kulturė tė dhunės irracionale, e cila hynte nė punė vetvetiu e padashjen e atyre qė drejtonin, dhunė tė cilėn ata e kishin tė zorshme ta pengonin.

Kur pranon pasojėn qė nga ai sistem dridheshin prej tmerrit dhe mė tė mirėt dhe mė tė dashurit e shtetit, dhe nuk do tė shpjegosh burimin e kėtij tmerri, qė shfarosi klasa e grupe tė tėra shoqėrore, deri kryeministra e sekretarė tė byrosė sė KQ tė partisė, kjo do tė thotė, se kėta qė shkruajnė dredhojnė, duan tė na hiqen tė mirė, dhe i arratisin gjėrat nė ca mjegulla mistike e tė pashpjegueshme. Pse punėt po merrnin rrokullimėn pėr t'u bėrė pėrherė e mė keq? Nė qoftėse nuk e kishte fajin sistemi, as ata qė e drejtonin atė, atėhere e paska pasur fajin zoti a natyra qė i bėkan vetvetiu tė ligj, i shndėrruakan nė tė kėqinj njerėzit dhe sistemet qė aspirojnė mirėsi dhe ideale. Le t'ua lėmė fajin atyre, zotit dhe natyrės. Funksionarėt e partisė dhe tė sistemit komunist, sipas kėsaj logjike, nuk kanė pse tė mbajnė ndonjė pėrgjegjėsi: ata kanė qenė e janė tė mirė, njerėz me ideale, me njerėzi, me bindje tė qendrueshme.

Ata, tė paktėn, i janė nėnshtruar sė keqes, e kanė mbrojtur me veprime konkrete, me propagandė e me shkrime, pra, e kanė shumuar tė keqen, kanė dashur tė ketė jetėgjatėsi fatkeqėsia, spastrimet, varfėria pėr tė gjithė tė tjerėt. Me pėrjashtim tė vetė atyre.

Le ta pinė kafen me shokė, le tė shkruajnė libra e le tė japin intervista si tė duan. Por kur vjen puna qė bėjnė thirrje pėr logjikė, urtėsi dhe ftohtėsi, atėhere edhe ne kemi tė drejtėn tė kėrkojmė po tė njėjtėn gjė prej tyre. Ishte ligjėsi ndihma ndaj njerėzve, apo shfarosja e njerėzve deri nė kokė tė shtetit? A nuk ishte kėshtu deri mė 27 mars 1991 kur dolėn tė burgosurit e fundit politikė nga kampet? Artizanėt e vjetėr tė sofizmit si duket nuk kanė hequr dorė nga zanati i dikurshėm. Kur Driteroi, O. Paskali, Ismaili ishin e mbeten tė mirė, dhe shteti tė ishte i mirė, pse do t'u duhej ndihma, apo qė ish-eksponentėt e komunizmit tė na e paraqesin atė si patentė tė mirėsisė sė tyre?

Kur thonė se nė punė i pengonin segmente tė caktuara armiqėsore brenda sistemit, ne mund t'i pyesim: se si na ngjalleshin prapė e prapė kėta armiq, edhe pse ju (sistemi) i dėnonit mizorisht, pamėshirė dhe nė vazhdimėsi kėta shokėt tuaj dhe familjet e tyre? Kjo, rrjedhimisht, do tė thotė se keni bėrė mirė qė i ndėshkuat. Ata u pengonin. Mirė keni bėrė dhe me ata ish-tė ndėshkuar, me tė cilėt sot pini kafe? Thonė se i pengonin cmirėzinj dhe spiunė, midis tyre dhe shkrimtarė, edhe pse disa prej tyre i pushkatonit e i ndėshkonit me burgje dhe me ndėshkime tė tjera. Prapė doni t'i pushkatoni e dėnoni, kur edhe sot thoni se u paskan penguar? Thonė se i pengonin sigurimsat e pashpirt, kur dihet se tre nga ministrat e sigurimit pėrfunduan nė pushkatim, se sigurimi ishte arma e partia dora qė e zbrazte kėtė armė. Thonė se na minonte imperializmi amerikan me doktrinėn e Dallesit (Xhelil Gjoni), por pėr kėtė tė fundit nuk sillet asnjė fakt tjetėr.

Gjithė eksponentėt komunistė ka vite qė janė shndėrruar nė socialistė. Si mund tė thuhet mė 2005-ėn se fajin, qė nuk u shkonin punėt mbarė, e kishin amerikanėt me doktrinėn e Dallesit, kur komunistėt nė njė ditė tė bukur abdikuan prara presionit kapitalist, abdikuan pa zbrazur asnjė pushkė, e dorėzuan vetė pushtetin (E. Hobsbaum). E pra nuk vdiqėn nė llogore siē premtonin e betoheshin pėr tė mbrojtur sistemin e tyre. Sot ish-komunistėt po ndėrtojnė kapitalizmin, fėmijtė e tyre me aq shumė prona e biznese nga kėrthinj tė komunizmit u bėnė tė kamurit e tė majmurit e kapitalizmit, mbajnė pasaporta amerikane nė xhep. Poeti rumun M. Dinesku thotė se, as vetė Karl Marksit nuk i kishte shkuar ndėr mend qė komunistėt do tė ndėrtonin kapitalizmin.

Si duket pushteti dhe paratė qė tashmė kanė nė duar tė fėmijtė e tyre, u japin guximin qė, nė emėr tė ftohtėsisė logjike, tė thonė gjepura tė tilla. Si duket vetėm kostumin e kanė socialist. Poshtė tij mund tė gjesh ē'tė duash, mbase diēka nga ajo kultura e dhunės qė shpėrthente irracionalisht e shfaroste njerėz.

 

 

Nano iu kundėrvihet tėrthorazi amerikanėve pėr statusin e Kosovės

Zamir Gjurgji

Nė kushtet e njė represioni tė egėr serb, por bazuar nė Konventat Ndėrkombėtare pėr Vetvendosje, Kuvendi i Kosovės shpallte 15 vjet mė parė, pikėrisht mė 2 Korrik tė vitit 1990 Republikėn e Pavarur, "thikat" pas shpine tė regjimit serbofil tė Tiranės Zyrtare u orvatėn tė ceknin shtyllėn kurrizore tė trungut shqiptar.

Hapja e dyerve tė ambasadave tė huaja nė Shqipėri, pėrtej lėvizjes sė lirė tė shqiptareve pėr tė prekur tokėn e premtuar, rezultoi njė lėvizje e peshuar mirė nė kandarin serb pėr tė tėrhequr vėmendjen e opinionit ndėrkombėtar e anashkakaluar ngjarjen e rėndėsishme, Pavarėsinė Legjislative tė Kosovės.

9 vjet mė parė, pranvera nė Kosovė nuk erdhi vetėm me dallėndyshen UĒK, por bashkė me "skifterėt" bombardues tė NATO-s, qė i dhanė goditjen pėrfundimtare "bishės sė tėrbuar" e ja kthyen "patkoin" nga Haga. Asokohe, nėpėrmjet kreut tė ATSH-sė, Tirana Zyrtare dilte "kundėr ndėrhyrjes ushtarake nė Beograd", nėpėrmjet kreut tė presidencės vlerėsonte Millosheviēin si "e keqja mė e vogėl dhe njeriun qė do bėnte paqen" dhe nėpėrmjet kreut tė qeverisė shpallte "Beogradin si kryeqytet tė kosovarėve"! E gjithshka bėhej me qėllim kahershėm tė mbrapshtė: tėrheqjen e vėmendjes sė ndėrkombėtareve pėr tė eklipsuar ngjarjen e rėndėsishme, Pavarėsinė de fakto tė Kosovės.

1 muaj mė parė, nėpėrmjet kreut tė PS-sė Fatos Nano, socialistėt i rikthehen edhe njėherė retorikės luftėnxitėse, tregishtore e kobndjellėse tė mars 1997-ės, duke nxjerrė nga mėnga "asin" e pokerit tė gjatė politik qė nisi nė Kretė. Kjo gjuhė e hidhur nepėrke lėshon helmin e saj antishqiptar edhe prej flegmatikut Ulqini -Dobrovoda, vetėm pak kohė para se tė shpallet statusi final i Kosovės (ndėrkohė qė diplomacia ndėrkombėtare, sidomos amerikane, ėshtė njė hap larg njohjes sė Kosovės si de jure shtet i pavarur).

Tentativa e PS-sė pėr tė rihedhur nė tregun politik mallin eksplodues tė ruajtur gjatė nė depot e armatimit ideologjik, ėshtė (o)gur qė vret njėherazi dy zogj tė sė njėjtės klloēkė: duke i dhėnė mesazhin ndėrkombėtarėve se Shqipėria nuk mund tė bėjė shtet tė lirė e demokratik, vetkuptohet qė protektorati ndaj kosovarėve duhet tė tejzgjasė; kur shqiptarėt kėtej Traut tė Morinės duhet tė monitorohen e mbikqyren nė zgjedhje, dogana, ushtri e financė ( nėnkupto protektorat mė shumė se virtual), shqiptarėt andej Traut tė Morinės vetkuptohet qė duhet tė vazhdojnė tė mbikqyren e udhėhiqen me mė shumė kompetenca nga jashtė Prishtinės (protektorat klasik nga UNMIK e nė vazhdė Beogradi).

Parė nga ky kėndvėshtrim:

Kuvendi i PS-sė shenjoi regresin, duke tėrhequr litarin e harkut kah Tirana e duke e drejtuar shigjetėn mł nė zemėr tė Prishtinės( kthim nė tezė i hipotezės sė Koshtunicės se konflikti i pritshėm ėshtė ai ndėrshqiptar), pėr ta kthyer ēėshtjen PAS.

Kuvendi i PD-sė konfirmoi pragmatizėm politik, duke mos pėrdorur retorikė ruspash dhe duke e prerė nė mes "lojėn e shahut" tė Nano & Koshtunicės, nė pozicionin PAT.

Kuvendi i LZHK-sė synon mė tej pragmatizmit, tė kryejė lėvizjen pėrfundimtare nė njė loje tė gjatė politiko-diplomatike, pėr tė kaluar nga pozicioni PAT nė MAT, ngaqė nacionalistėt dhe demokratėt mirėfilli shqiptarė e kanė provuar gjatė mbi shpinė se "kundėrshtarėt" (duke respektuar Kodin e Etikės sė firmosur nga politikanėt) edhe humbjen e konsiderojnė fitore, e jo mė barazinė.

Kėsisoj, shpėrfillja institucionale e Presidentit Tadiē pėr mos e takuar nė Gjenevė Presidentin Rugova, ėshtė njė fakt qė i shkon nė fije argumentit tė mėsipėrm, qė nė njė gjuhė mė pranė elektoratit kombdashės deshifrohet : Kur "agai i ri" shpėrfill Rugovėn, "qehajai i vjetėr" e shpall sot tė tredhur, kur dje e shpallte tradhėtar.

Njė shprehje e urtė nė gjuhėn ndėrkombėtare thotė: Gjėrat e mbara nuk janė kurrė gjysmake ( Things done by halfs are never done right).

Prandaj, korriku nuk ėshtė thjesht muaj zgjedhjesh, por muaj zgjidhjesh pėrfundimtare tė ēėshtjes mbarėshqiptare, ku nuk mjafton tė zgjedhėsh vetėm krahun e qendėr-djathtas tė lėvizjes kah progresi demokratik, por njėherazi tė pėrzgjedhėsh edhe kahun e qartė tė lėvizjes pėr njė zhvillim (tė qėndrueshėm) kombėtar.

Profil

Faruk Borova, kandidati i LZHK nė zonėn 32 tė tiranasve autoktonė

 

Z. Faruk Borova ėshtė njė intelektual i spikatur, i pėrfshirė nė Lėvizjen Pėr Zhvillim Kombėtar tė inicuar dhe drejtuar me njė vizion tė qartė dhe konkret nga Leka I Zogu. Lindur dhe rritur nė Tiranė, mė 14. 09. 1946, nė lagjen me banorė autoktonė, nė rrugėn e famshme tė Saraēėve, ku e duan dhe e respektojnė tė gjithė. Prindėrit e tij janė me origjinė nga Dibra e Madhe, por kanė ardhur nė kryeqytetin e shqiptarėve qysh nė vitin 1913, kur ishin nė njė moshė fare tė vogėl. Familjet e tyre kishin emigruar nė Stamboll, por u rikthyen nė Tiranė pas martesės sė tyre, nė vitin 1927, ku lindėn dhe rritėn pesė fėmijė tė mbarė pėr familjen dhe kombin.

Babai i Farukut, sė bashku me tė vėllanė, Ymerin, kishin hapur njė dyqan kėpucėsh nė ish rrugėn " Mbretnore ", tė quajtur " Kėpucari Vllazėn Borova ". Kujtimet e tyre pėr kohėn e artė tė Mbretit Ahmet Zogu, ku mbretėronte rregulli, paqa dhe bollėku, janė sfondi social dhe politik me tė cilat u mbrujt Farruku qysh kur ishte fėmijė e deri nė vendimin e tij tė fundit, pėr tė qenė pjesė e aksionit progresist tė LZHK-sė, tė udhėhequr nga pasuesi i Fronit Mbretėor Shqiptar, LEKA I ZOGU.

Farruk BOROVA ka mbaruar shkollėn e mesme " Sami Frashėri " nė vitin 1964, pėr tė vazhduar mė pas studimet nė USHT - Dega Kimi Industriale, nė vitin 1968.

Pasioni i tij pėr basketbollin e radhiti mes lojtarėve tė ekipit tė " 17 Nėntorit ", nė kohėn kur ishte student.

Pas diplomimit, ka punuar nė minierėn e Spaēit si kimist, mė tej nė fabrikėn e pasurimit tė bakrit nė Reps dhe, nė vazhdim, deri nė vitin 1975 nė Uzinėn e bakrit Rubik, me detyrė e shefit tė laboratorit.

Nė vitin 1975 dhe deri nė vitin 1992, ka punuar si specialist nė Institutin Gjeologji-Miniera dhe, sė fundi, nė Institutin e Teknologjisė Kimike Tiranė.

Nė vitin 1990, mori gradėn shkencore Kandidat i Shkencave Kimike, e cila u konvertua nė vitin 1993 nė Dr. i Shkencave Kimike.

Nė vitin 1989, ka mbrojtur gjuhėn e huaj anglisht.

Nė gusht tė vitit 1992, emėrohet drejtor i ndėrmarrjes sė Tregėtisė sė Jashtme " Industrial impeks ".

Tetor 1993 emėrohet ambasador nė Republikėn Arabe tė Egjiptit me rezidencė nė Kajro, ku qėndron deri nė shtator 1997, duke qenė i akredituar dhe nė disa vende tė Lindjes sė Mesme.

Por rikthimi i ish komunistėve, me "grushtin e shtetit" tė vitit 1997, bėri qė pas kthimit tė tij nė Atdhe, tė mos i jepet asnjė punė nga shteti shqiptar, i cili i shihte dhe vazhdon t'i shoh inidividė si Faruku akoma si "armiq" tė revolucionit tė vonuar demokratik, qė promovuan me bujė ustallarėt e vejtėr tė krimit dhe genocidit kolektiv ndaj shqiptarėve.

Nė kėto rrethana, detyrohet tė punėsohet si menaxher nė firmėn e ndėrtimit " Hawai Construction ", ku vazhdon tė punoj me pėrkushtim dhe profesionalizėm. Gjatė kėtyre viteve ka qėndruar pranė PLL, duke ndihmuar dhe kontribuar nė kėtė parti pėr konsolidimin e Departamentit tė Marrėdhėnieve me Jashtė.

Me Mbretin Leka I Zogu, ka marrėdhėnie dhe kontakte tė vazhdueshme qė nga viti 2002. Idetė e pėrbashkėta nė lidhje me Kombin shqiptar, konfiguracionin e shtetit, marrėdhėniet me jashtė, vizionin e tė drejtės, etj. janė baza e kėtyre marrėdhėnieve dhe e obligimit tė Faruk Borovės pėr tė kontribuar politikisht nė LZHK.

Kanditimi i tij nė zonėn 32 tė kryeqytetit, nė zonėn me banorė autoktonė qė e respektojnė rregullin, ligjin, pronėn dhe bashkėjetesėn harmonike me tė ardhurit, synon t'iu jap banorėve tė kėsaj zone njė shans tė ri pėr qeverisjen dhe mbarėvajtjen e punėve tė komunitetit.

"Duke qenė njė zonė autoktone, me tradita dhe karakteristika tė plota kombėtare, thotė z. Borova, duke qenė se banorėt e saj e duan shtetin ligjor, konsolidimin e pronės dhe mbretėrimin e harmonisė dhe tė rregullit social, unė besoj se elektrati do tė mė mbėshtes fuqishėm. Lėvizja jonė politike e ideuar dhe e udhehqeur nga Leka I Zogu synon tė rikthejė dinjitetin kombėtar dhe njerėzor tė shqiptarėve dhe kjo nuk mund tė pėrkthehet ndryshe, veēse si njė shans pėr njė ndryshim thelbėsor tė jetės sė tyre".

"Tradita"

 

Spiunėt dhe padronėt e tyre nė pararojė tė politikės

Faji i vjetėr i moshapjes sė dosjeve

Pirro Prifti

Si nė gjithė vendjet e lindjes, edhe nė Shqipėri ka patur njė strukturė tė veēantė pėr marrjen e informacionit nga populli, nė mėnyrė jo ligjore, pra jo nėpėrmjet strukturave pėrkatėse tė pranimit tė ankesave, nėpėrmjet Bashkimeve Profesionale, nėpėrmjet organizatave tė partisė dhe nėpėrmjet Sigurimit tė Shtetit. Informacionet jo ligjore, pra jo formale, vinin nėpėrmjet personave qė pėrgjonin njerėzit nė pėrgjithėsi dhe njerez tė veēantė me porosi. Sipas ish deputetit te vrare z.Hajdari, nė njė nga seancat e Kuvendit Popullor, nė njė nga shfrimet e tij pasionante dhe pak konfuze kur ai nxehej tha (afersisht keshtu) : "Nė Shqipėri ka patur 1 milionė spiuna dhe 1 milion sigurimsa"... Sigurisht, njė shifėr e tillė e zmadhuar nuk ėshtė e saktė, por nė fakt kontigjenti qė punonte dhe ishte pėrfshirė nė kėtė sektor tė informimit joligjor ishte i madh dhe nė pėrmasa tė frikeshme. Shumė nga ne qė patėm frikė (pėr faj tė kėtij kontigjenti misterioz) tė shanim me zė Partinė e Punės nė atė kohė, pėr fat tė keq, pamė qė nė periudhėn postdiktatoriale dhe deri nė ditėt e sotme qė shumė nga kėta njerėz tė padukshem informatorė, spiunė, sigurimsa u rreshtuan si pa tė keq nė radhėt e partive tė reja politike, kryesisht ne dy partite e medha, por u shpėrndanė me kokrra edhe nė partitė e vogla, njelloj sikur njė udhezues e fshehtė t'i orientonte me kujdes, sa herė qė formoheshin parti tė reja. Kėshtu qė mbulimi me informatorė me shkollė tė lartė dhe tė mesme pothuajse ishte i plotė nė tė gjithė spektrin politik, duke i dhėnė mundėsi Judes sė Demokracise, i cili ishte dhe Juda i Komunizmit qė tė dėmtonte sa mė shumė dhe tė zgjaste sa mė shumė vuajtja e sė keqes, duke e bėrė shumė tė dhimbshme tranzicionin nga postdiktatura ne sistemin kapitalisto-social siē eshte ne vendet perendimore.

Shume mund te thone: "Mire fare, po keta spiune e sigurimsa qe nuk po na ndahen, a nuk jane bij nenash dhe njerez qe po kalvarizohen edhe vete ne kete periudhe, a nuk po demtohen edhe keta vete?". Une po i pergjigjem me dramen qe kane keta njerez qe spiunojne te tjeret dhe minojne vazhdimisht me idete e tyre perverse dhe ambiguitetin, pra dyzimin e tyre, duke mos nxjerre, ne asnje rast, idete e tyre te verteta. Jeta e tyre eshte nje tmerr i vertete, ata nuk kane shoke qe nuk i spiunojne si dikur ne degen e sigurimit te shtetit apo ne organizaten e partise. Spiunlleku i tyre eshte automatik dhe instiktiv, njelloj si majmunet qe imitojne te tjeret.

Ata nuk mund ta mbajne te fshehten apo intimitetin e thene ne mirebesim te mikut te tyre apo shokut te tyre, se pari sepse nuk kane shoke dhe miq te vertete dhe, se dyti, jane edukuar ne menyre te tille, qe te japin informacionin tek drejtuesi. Keta njerez nuk bejne dot pa padron dhe, kur gjenden ne ndonje moment pa padron, ata jane te detyruar te gjejne nje padron dhe, meqenese padroni i tyre ishte i lidhur me nje parti te fuqishme, atehere spiuni apo sigurimsi yne i mjere duhet te gjeje pa tjeter nje kryetar partie, pra nje padron qe t'i sherbeje. Padroni gjendet sipas rekomandimit te miqve te tij te shumte spiune apo sigurimsa, te cilet gjithashtu kane marre udhezimet perkatese nga Juda. Koshienca e tyre e demtuar dhe perverse nuk mund tė reagojė ndaj dėmeve qe u sjell te tjereve apo komunitetit, sepse fiksacioni per te kenaur padronin eshte sindromik, nuk ndalet para asgjeje, para askujt.

Ne fund te fundit, fundi i tyre eshte i njejte me fundin e Judes se Bibles : pasi tradhetoi dhe e shiti Mesine per 30 aspra, ai u pendua, dorezoi perseri parate e marra dhe u vetvar e nje are qe quhet edhe sot e kesaj dite "Ara e gjakut".

Pinjollet e sotem te Judes se atehershem jane me profesioniste, nuk vetvaren dhe aq me pak nuk mund te dorezojne parate e fituara ne asnje menyre dhe keshtu duke renduar veten me pa-pergjegjesite e tyre ne demtimin e njerezve te ndershme, do ta kalojne pergjegjesine e tyre tek pasardhesit te cilet do te vuajne pa e ditur se nga do t'u vijne problemet, hallet, konfliktet dhe semundjet.

Merreni me mend se si u metamorfozuan dhe ku perfunduan informatoret qe punuan per nje ideal te madh tek keta informatore qe ne gjuhen tone quhen spiune dhe ish-sigurimsa, duke shitur veten e tyre per para, duke e ditur fare mire qe keshtu po demtojne nje ideal tjeter te madh qe kerkon e gjithe shoqeria jone : idealin e ecjes perpara drejt nje demokracie te zhvilluar te ngashme me shtetet e Komunitetit Europian ne te cilen duma te integrohemi.

Me sa duket Padronet e tyre e penguan per 15 vite demokracine perendimore duke u hakmare me komunietitn dhe shoqerine tone te shume vuajtur dhe te paster ne nje fare menyre nga te keqiat e ketij sistemi te ri ne te cilen po hyjme. Hakmarrja e tyre dhe e bashkepuntoreve te tyre eshte e rende, e ndyre dhe e ulet, aspak dinjtoze per shkollimin qe ata kane marre gjithashtu nga akumulimi i te gjithe shoqerise sone per shume vite te renda te jetes dhe punes nen diktaturen komuniste.

Hakmarrja e tyre dhe plot ligesi te atyre qe humben pushtetin absolut ishte e tille qe te ngrinin buzeqeshjen ne buze popullit dhe intelektualeve te te gjitha ngjyrave.

Per t'u hakmarre ata perdoren djallezine e Judes, marifetet e Jagos, vrasjet e tipit mafioz, pastrimin e parave, buzeqeshjen kuptimplote te Belzebuse ndaj te huajve, shitjen e dinjitetit dhe te integritetit ndaj te huajve dhe dhenien e pasurise se popullit pikerisht servileve te tyre (spiune dhe ish sigurimsa) dhe militanteve te tipit kapter, magazinjer, etj, etj.

Shumekush e di se si keta Padrone te politikes dhe te ekonomise tashme, nen direktivat e ish padroneve te vjeter qe u rrjedhin jarget nga qejfi se si u a punuan kaq bukur per 15 vite rresht popullit te tyre te cilit nuk i a falin se si u shendrua nga nje popull qe vajtoi udheheqsin e tyre ne 1985, e terhoqi zvarre me 1991 ; ketij populli te cilit i a mohuan faltoret religioze per tua shndruar ne kulte false dhe ateiste te komunizmit ; te ketij populli qe e futen ne pune dhe nuk e paguan kurre sa duhet per shkak te harxhimeve per te zbatuar idete... vijon ne faqen 10

Kujtimet e sekretarit tė Zogut dr.Terenc Toēi

 

Pse Zogu u zgjodh ministėr i brendshėm i "kabinetit Ypi"

Box

Mė kujtohet - e po e them pėr mėsim pėr tė rinjtė - qė pėr formimin e njė Ministrie u krijua njė komision me anėtarė tė Bashkimit tė Shenjtė, dhe qė, pėr tė arritur pa shumė pėrplasje nė zgjedhjen e ministrit, komisioni i famshėm e bėri me short zgjedhjen e tij!

Box

Por nuk dua ta lė nė heshtje njė motiv tjetėr qė ma bėri tė pamundshme bllokimin e atentatit dhe shpėtimin e djalit tė ri: demokracia kishte helmuar shpirtin e Kombit: shumė e shumė njerėz ishin tė bindur nga propaganda gėnjeshtare dhe e pabesė e filibustierėve (piratėve) tė politikės se zhdukja e Ahmet Zogut ishte shpėtimi i Shqipėrisė, dhe se njė erė e re do tė kishte filluar pas zhdukjes sė tij.

 

Mė 24 dhjetor 1921 Zogu u rikthye nė pushtet si Ministėr i Punėve tė Brendshme nė kabinetin e Xhafer Ypit. Erdhi nė fuqi vetėm nga rrjedha e pashmangshme e ngjarjeve.

Nga njė anė ishin disa qė punonin deri nė fund tė fuqive pėr t'i treguar botės se ne ishim tė pjekur pėr lirinė e pavarėsinė; nga ana tjetėr, edhe ne, pėr shkak tė papėrgjegjshmėrisė sė disa ambiciozėve, jepnim shkas e argumente shumė tė ashpra kundėr vetes; argumente e gjykime tė pamerituara pėr popullin tonė, porse ngjarjet e mėvonshme dhe gjendja e sotme do tė provonin se populli ynė ishte njė ndėr mė tė disiplinuarit nė botė.

Trupa ushtarake tė shteteve limitrofe shkonin varavinga pėrgjatė kufijve tanė, ndėrsa disa politikaxhinjtė praktikonin sistemin e sulmimit tė karrocave tė postės, sa herė qė formohej njė qeveri e re. Arritėn deri nė diēka satanike e tė pabesueshme e, nė njėfarė mėnyre groteske, pėr fat tė keq.

Ndėrsa ushtarėt e shkretė shqiptarė, tė keqpajisur dhe tė kequshqyer luftonin nė kufi kundėr trupave superiore nė numėr, si pėr armatimet ashtu edhe pėr organizmin, tė ashtuquajturit burra tė politikės formonin grupe pas grupesh, nė sulm tė njė karrigeje nė qeveri. U krijuan grupe politike nė njė vend, ku populli nė maxhorancė dėrrmuese nuk ishte pjesėtar i ndonjė partie.

Mė nė fund, u krijua njė Bashkim, i mbiquajtur Bashkimi i Shenjtė, qė synonte tė pajtonte partitė me njė... ndarje racionale tė karrigeve ministrore.

Nuk mohoj se tė gjithė, ose pothuaj tė gjithė kishin ide patriotike, por nė masė dėrrmuese u mungonte vizioni i saktė pėr problemet jetėsore qė duhej tė pėrballonin, si dhe aftėsia pėr tė kutpuar kapacitetin e tyre politik dhe administrativ.

Mė kujtohet - e po e them pėr mėsim pėr tė rinjtė - qė pėr formimin e njė Ministrie u krijua njė komision me anėtarė tė Bashkimit tė Shenjtė, dhe qė, pėr tė arritur pa shumė pėrplasje nė zgjedhjen e ministrit, komisioni i famshėm e bėri me short zgjedhjen e tij!

Ja pra, ku mund tė tė shpjerė njė krizė ndėrgjegjeje!

Por pėr Shqipėrinė, kishte lindur Ylli i Mirė, Zogu.

Nė tetor 1921, Ai, megjithėse ishte njė deputet i thjeshtė, mori komandėn e Forcave tė Armatosura tė Shtetit, pėr tė mbrojtur kufijtė e Shqipėrisė.

Vendi mori frymė paksa sepse kishte mjaft besim nė kėtė Burrė, i cili diti t'i pėrgjigjej si besimit tė qeverisė, ashtu edhe tė popullit, sepse nė pak ditė ia doli mbanė tė dėbonte trupat serbe.

Kjo ndodhi nė nėntor 1921 dhe krijoi nė tė gjithė vendin njė entuziazėm gati nė delir qė kapėrceu ēdo kufi kur u mor vesh qė Fuqitė e Mėdha, tė befasuara nga reagimi ynė energjik dhe tė shqetėsuar nga mundėsia e komplikacioneve tė mėtejshme, ftuan Jugosllavinė tė respektonte pavarėsinė e tėrėsinė territoriale tė shtetit shqiptar.

Por fitoret ushtarake dhe interesimi i Fuqive tė Mėdha, nė vend se ta shtynte vendin drejt normalitetit politik, nxirrte nė pah ambiciet e shfrenuara tė disa njerėzve, ambicie tė cilat nuk i pėrshtateshin gjendjes reale tė vendit dhe kapacitetit tė vetė atyre. Kėshtu u krijua njė zinxhir qeverish e ministrish njėra prej tė cilave - e imponuar nga i famshmi Bashkimi i Shenjtė - jetoi gati 24 orė!

Disa deputetė vullnetmirė i drejtuan Zogut njė telegram, gjatė kohės qė ai ishte nė kufijtė veriorė, ku i luteshin tė kthehej nė Tiranė pėr tė rivendosur rregullin. Nė kėtė mėnyrė, Ai u tregoi vendin intrigantėve, kur u kthye nė kryeqytet, dhe i siguroi Parlamentit - qė ishte arratisur nga Tirana - liri tė plotė diskutimi dhe votimi dhe vuri pėr udhe funksionimin normal tė jetės politike.

Mė pas, u arrit qė tė vinte nė fuqi Qeveria Ypi, me Zogun ministėr tė Brendshėm, qė filloi tė aplikonte masėn e parė radikale dhe tė domosdoshme - ēarmatimin. Por, edhe siē mund tė parashikohej, kjo masė dhe tė tjerat qė pėrvijoheshin nė horizont, nuk mund t'i linin tė qetė ambiciozėt pa merita, duke shkaktuar aty-kėtu revolta dhe kryengritje, tė cilat arritėn ndonjėherė deri nė dyert e Tiranės.

Kundėr veprave tė tilla tradhtare dhe tė pakėshillueshme, shpata e Zogut arriti gjithmonė nė kohė dhe ua preu rrugėn. Nganjėherė rreziku ishte mjaft i madh. Pėr shembull, nė mars 1922, njė grup i madh rebelėsh zaptoi periferinė e kryeqytetit dhe, dalėngadalė, u rras gati nė rrėzė tė Parlamentit, duke shkaktuar njė situatė aq tė rrezikshme, saqė i shtyu regjentėt, ministrat, deputetėt dhe funksionarėt tė largoheshin pėr t'u strehuar nė Elbasan.

Nė Tiranė qėndroi vetėm Zogu, i cili pėr dy netė rresht luftoi ballazi me rebelėt, derisa i shtrėngoi tė lėshonin pozicionet. Pėrveē kėsaj, mė pas edhe i fali, me kusht qė tė pranonin se kishin gabuar dhe tė premtonin se nuk do tė pėrsėrisnin kėtė gabim tė rėndė

Ndėrsa vlerat dhe madhėshtia shpirtėrore e bėnin tė pafuqishme njė masė njerėzish tė rrezikshėm, nė Durrės shpėrthente njė rebelim tjetėr! Megjithatė, edhe ky u shtyp shpejt dhe u finalizua me ndėshkimin shembullor tė drejtuesve kryesorė, tė cilėt u varėn pa ua vėnė shumė veshin lutjeve pa vend, pėr mėshirė.

Zogu, ndėrsa bėhej copė e ēikė pėr tė normalizuar jetėn e brendshme tė shtetit, nga ana tjetėr, nuk kursehej pėr tė kontribuar nė tė gjitha fushat e tjera. Me taktin e aftėsitė e tij ai kontribuoi sė tepėrmi pėr t'i shtrirė dhe pėrmirėsuar marrėdhėniet ndėrkombėtare tė qeverisė, vėēanėrisht me Italinė.

Eshtė e gdhendur nė mendjet e nė zemrat e patriotėve shqiptarė deklarata e ministrit tė Jashtėm Schanzer, i cili nė fund tė vitit 1921 deklaroi nė Parlamentin italian se kishte besim qė shqiptarėt do tė synonin tė kishin me Italinė njė miqėsi tė sinqertė nė harmoni tė plotė me miqėsinė e pastėr dhe tė ēiltėr tė Italisė.

Ndėrkaq, Zogu vazhdoi ngjitjen e tij, sidomos pėr shkak tė meritave qė kishte. Kur Shkėlqesia e Tij Xhafer Ypi braktisi postin e Kryeministrit pėr t'u emėruar Regjent, Zogu erdhi nė pushtet nė vend tė tij, duke ruajtur edhe portofolin e ministrit tė brendshėm.

Duke i kėrkuar votėbesimin Parlamentit, deklaroi se gurėt e themelit tė programit tė tij qeveritar ishin:

1.Mbi tė gjitha tė nderojmė Atdheun dhe patriotėt.

2.Liri tė plotė tė shtypit dhe tė fjalės; shqyrtim skrupuloz tė ēdo vėshgimi tė bėrė pėr tė mirėn e pėrgjithshme.

3.Politikė realiste nė ēdo fushė pėr zhvillimin racional dhe gradual tė vendit, duke e shtyrė atė drejt qytetėrimit perėndimor.

4.Miqėsi me tė gjithė shtetet, por vetėm nė bazė tė respektit reciprok.

5.Arritjen e pavarėsisė ekonomike.

6.Organizimin modern tė shtetit nė bashkėpunim me teknikė tė huaj.

E mbyllte fjalimin e tij, duke theksuar nevojėn qė tė gjitha pėrpjekjet e qeverisė bazoheshin kryesisht nė ruajtjen e qetėsisė publike dhe nė bashkėpunimin e sinqertė tė atyre qė me gjithė shpirt punonin pėr atdheun.

Fjalė nė erė pėr demagogėt dhe tė mashtruarit e Bashkimit tė Shenjtė! U intensifikua lufta e ftohtė e pėrēarėse, duke futur mikrobin nga politika nė Xhandarmėri dhe nė radhėt e ushtarėve, duke u predikuar ca teori tė pakuptimta qė, mė vonė, do tė kishin pasoja tė pėrgjakshme.

Intrigat e pigmejve (njerėzve tė vegjėl), tė irrituar nga disniveli i madh i staturės qė i dallonte nga Kryeministri i ri, futėn mosmarrėveshjet deri nė mesin...

...e kabinetit. Dhe kėshtu, Ministri i Luftės (qysh atėherė kishim edhe njė... Ministri Lufte!) bėri dorėheqjen dhe disa ministra, njerėz tė veckėl qė Kryeministri u kishte dhėnė poste tė larta nė Kėshillin e Ministrave, bėheshin zėdhėnės tė tė ēmendurve dhe mashtruesve tė Bashkimit tė Shenjtė!

Gjenia e Ahmet Zogut ndihej e ēarkuar (e kapur nė ēark - shėn. i pėrkth.) nga numri i madh i pigmejve ose i tė alarmuarve; nė ēdo hap njė rrezik. Nė ēdo lėvizje, do tė ishte dikush qė do ta pengonte, duke e tėrhequr nga mbrapa ose qė do ta shtynte papandehur pėr ta rrėzuar. Ecja pėrpara ishte e bllokuar.

Zogu donte t'i evitonte konfliktet qė nė atmosferėn politike tepėr tė ngarkuar, mund tė kishin pasoja tė dėmshme pėr masat e gjera, pra pėr vendin qė mund tė shkonte drejt njė gjendjeje shkatėrrimtare. Dhe diti tė ishte paqtues, shpirtmadh, duke treguar atė shpirtin e tolerancės e tė durimit qė ėshtė arma e atyre qė janė me tė vėrtetė tė fortė. Dhe arriti deri aty sa tė pranonte - pėr tė mirėn e Atdheut dhe pėr tė evituar pėrplasjet, nė njė ambient mjaft tė ngarkuar politikisht, ndėrsa zhvilloheshin zgjedhje tė pėrgjithshme, - qė Ministria e Brendshme tė mbahej nė mėnyrė tė alternuar nga Ministri i Punėve Publike dhe nga kolegu i tij i Minisitrisė sė Arsimit.

Por Ai dinte se ēfarė bėnte!

Njė ditė, ndėrsa u gjenda nė zyrėn e tij tė punės duke diskutuar miqėsisht - edhe se kisha hedhur kandidaturėn pėr deputet e kėshtu mė duhej tė bėja dorėheqje si Drejtor i Zyrės sė Shtypit - ra zilja e telefonit!

Ishte ministri i Arsimit Publik qė nė ato ditė kryesonte Dikasterin e Punėve tė Brendshme si garant i paanėsisė dhe lirisė sė zgjedhjeve.

"Si i ke punėt, miku im?" - e pyeti Kryeministri me njė zė tė ėmbėl dhe bindės, ndėrsa mė shkelte syrin dhe, pėr tė mė treguar se ēfarė thuhej nga ana tjetėr e linjės, vazhdoi:

"Si, ka rrezik qė ti tė mos dalėsh fitues nė kėto zgjedhje? Por... si dreqin kėshtu! Ti je ministri i Arsimit dhe gjithashtu Ministėr i Brendshėm e si nuk fitoke? Por... ik ore, ti tallesh! Qysh? Ministri i vėrtet i Brendshėm jam unė? Po jo, o miku im, po gabohesh. Ai qė jep urdhrat dhe i firmos... ai po, ėshtė Ministėr i Brendshėm! Ēfarė mund tė tė bėj unė? A nuk ke dashur edhe ti qė tė tėrhiqesha mėnjanė pėr tė mos influencuar vullnetin e lirė tė zgjedhėsve?... Si... qysh, a kėto janė idealet e drejtėsisė? Situatė e dėshpėruar... e turpshme!... Ec o burrė... kolegu im i dashur e besnik, mos e bėj kaq tragjike, do tė pėrpiqem tė bėj diēka, personalisht po... si person privat, si mik i yti, pėr tė votuar pėr ty! Por kujdes, i dashur, se nuk duhet tė flasėsh me njeri! O... nė rregull. Por tė lutem mos mė falendero. Po, po mos mė falendero, se pėrndryshe, kthehem prapė... neutral!"

Mbylli telefonin. Mė shikoi drejt nė sy e mė tha:

"E shikon kush janė?!"

"Sikur tė mjaftonte vetėm me kaq!", kam thėnė shumė herė mė pas, kur pasioni politik kaloi nė terrenin e tradhtisė dhe tė gjakut!

 

Atentati

Nė orėt e para tė pasditės sė 23 shkurtit 1924, kur sapo Asambleja Kushtetuese kishte filluar punimet e njė seance tė saj tė zakonshme, nė sallėn e mbledhjeve, u dėgjuan krismat e tri tė shtėnave me pistoletė: e para, e pastaj, disa sekonda mė pas, dy tė shtėna tė tjera gati tė menjėhershme. Pastaj edhe disa tė shtėna tė tjera tė ērregullta. Asambleja kishte ngrirė e tromaksur. Kalojnė disa momente, dhe ja hapet porta e hyn Ahmet Zogu. Ballin e ka tė vrenjtur, mban njė revolver nė dorė; hedh sytė pėr njė moment nga e djathta, drejt tribunės sė publikut; qėndron njė ēast; ja: drejtohet, i qetė nė njė prej karrigeve tė qendrės nė tė djathtė tė presidiumit dhe ulet. Bien disa pika gjaku nė kėmbėt e tij.

Njė vrasės, mjaft i ri pa mbushur tė njėzetat, - i mbrojtur dhe i ndihmuar nga Familja Zogu, i shtyrė nga sektarizmi i politikaxhinjve qė i kishin shkulur prej shpirti ēdo ndjenjė mirėnjohjeje tė duhur, - i armatosur me pistoletė nė dorė, kishte zėnė pusi nė shkallėt qė lidhnin Kryeministrinė me Parlamentin, duke shtėnė me revolver pasi kishte marrė shenjė mirė, nga njė distancė prej njė metri, mbi kokėn e mbretit tė ardhshėm; pasi gaboi nė qitjen e parė, kishte bėrė edhe dy goditje tė tjera.

Vetėm guximi tė shpėton nga vdekja e sigurt. Qė nė goditjen e parė, Ahmet Zogu ishte hedhur pėrpara kundėr agresorit, duke iu turrur drejtpėrdrejt dhe i kishte hedhur dorėn mbi revolverin, qė mbante nga e majta: kėrcimi pėrpara dhe lėvizja pėr t'i nxjerrė revolverin nga kėllėfi kishin mjaftuar pėr t'i bėrė jo vdekjeprurėse goditjet qė do tė kishin shkaktuar ekzekutimin e Njeriut tė destinuar pėr tė shpėtuar popullin nga anarkia. Vrasėsi, duke parė viktimėn e vet nė kėmbė e tė gjallė me revolver nė dorė, futet shpejt nė nevojtoren qė kishte pas shpine dhe sigurohet brenda saj e kėsisoj i shpėton vdekjes sė menjėhershme.

Asambleja zhurmonte e nervozohej prej zhurmės sė tė shtėnave tė revolverit qė, jashtė sallės, shkėmbeheshin midis njė rojeje personale tė kryeministrit dhe atentatorit, i cili vazhdonte tė qėllonte qorrazi nga brendia e strehimit tė tij turpėrues.

Tė gjithė njerėzit nė Asamble kishin bėrė gati revolverėt dhe, mbi fytyrat e tyre, ishte pėrhapur njė ēehre vdekjeje, qė nuk ishte prej frikės: njė moment duhej dhe do tė kishte ndodhur njė masakėr e tmerrshme ndėrmjet delegatėve tė popullit, dhe Shqipėria, do tė groposej pėrfundimisht, pėr tė mos pasur mė mundėsi tė ngrihej nė kėmbė.

Por ja, Ahmet Zogu, i paemocionuar, i qetė, duke mposhtur dhimbjet e plagėve, nė krah nga e majta, thotė me zė tė dobėsuar:

"Ju rekomandoj tė mbani qetėsi! Lėshojini armėt! Urdhėroj qė atentatori im tė mos vritet! Ky ėshtė njė rast, si shumė tė tjerė, qė janė parashikuar nga ligji. Pra, me fajtorin do tė merret Drejtėsia e shtetit!"

Qetėsia dhe vetėpėrmbajtja ripohojnė edhe njėherė guximin e tij, fisnikėria e fjalėve konfirmojnė se Ahmet Zogu ishte njė Burrė Shteti. Sepse burri i shtetit e sheh veten gjithmonė nėn egjidėn e drejtėsisė. Gjithmonė, edhe nė momentet mė tragjike.

Nė Asamble u kthye njėfarė qetėsie. Disa revolverė u rifutėn nė kėllėfe. Megjithatė qetėsia ishte relative. Sigurisht, mė i qeti i tė gjithėve ishte mbreti i ardhshėm. Qetėsi relative, sepse njė e treta e anėtarėve tė Asamblesė ishin tė obsesionuar nga ambiciet personale, ose tė ēmendur nga urrejtja e verbėr e disa pėrēarėsve, tė fshehur nė hije, tė cilėt shihnin nė Ahmet Zogun pengesėn e pakalueshme pėr hipjen nė pushtet dhe urrenin maxhorancėn qė e konsideronte Atė si njė Lider (Duēe) me njė vizion largpamės dhe si dorė e fortė, aq tė domosdoshme pėr kombin shqiptar nė atė kohė. Nė kėtė maxhorancė qarkullonte dyshimi se Kryetari ishte i plagosur rėndė dhe shumė prej tyre synonin njė hakmarrje qysh nė atė seancė qė po zhvillohej.

Njė e shtėnė po tė bėhej nė atė tension tė jashtėzakonshėm nervor, do tė ishte si njė shpėrthim dinamiti.

Nė kėtė moment, pata tė qartė pamjen e njė tragjedie tė afėrt dhe kujtoj mė sė miri se munda ta mbaj qetėsinė. Nuhata se edhe nė publik kishte disa bashkėpunėtorė tė atentatorit dhe prandaj mora masat qė tė vendoseshin disa njerėz (roje) qė t'i rrinin pranė Atij, me fytyrė nga publiku, tė cilėt ishin tė armatosur me Mauzer dhe qė ishin nomenklaturė e kryeministrisė.

Nuk do t'i harroj kurrė dy episode. Doktor Simon Simonidhi, atėbotė deputet, i cili gjendej mes publikut, hapi njė shteg me bėrryla mes njerėzve, edhe duke shkaktuar ndonjė keqkuptim qė mund t'i kushtonte ndonjė goditje revoleje, u hodh nė mes tė sallės, u afrua tek i plagosuri, e shikoi me kujdes, dhe tha fjalėt qetėsuese: "Nuk ka asnjė rrezik!" Dhe mė pas, u kujdes pėr njė mjekim tė pėrgjithshėm.

Fjala e mjekut tė mirė e tė pėrgjegjshėm, qetėsoi mjaft Asamblenė. Por ėshtė pėr t'u shėnuar gjithashtu sjellja shembullore ushtarake e Osman Gazepit, atėherė kapiten, qė, i propozuar nė gardėn e nderit tė Asamblesė, mori me shpejtėsi masa mbrojtėse dhe kontribuoi sė tepėrmi tė rivendoste qetėsinė.

Ndėrkaq atentatori, - tė cilit iu kėrkua tė dilte nga strehimi i tij, - kėrkoi ndėrhyrjen e disa anėtarėve tė Asamblesė pėr t'u dorėzuar nė dorė tė tyre.

Nė kėtė rast e nė atė moment qė mund tė zbulonte karakterin njerėzor, tė gjithė tė apeluarit u pėrpoqėn tė fshihen; por kėrkesat e vrasėsit ishin tregues, qė nuk ėshtė e nevojshme tė quhen tė vlefshme, as tė dobishme, sepse nuk shėrbenin pėr gjė tjetėr pėrveēse pėr tė konfirmuar dyshimet serioze qė kishim. E veēanėrisht unė. Sepse, nė fakt, unė i kisha thėnė Presidentit njė muaj mė parė: "Ruaju nga ky tipi, tė cilit po i bėn favore; do tė tė vrasė me tradhti: e shikoj qė rri tepėr me njerėz qė dėshirojnė vdekjen tėnde!"

Ai m'u pėrgjigj: "Hipe mbi njė gomar e ēoje menjėherė nė shtėpi tė vet!" U mendova pak dhe pashė se porosia qė mė ishte dhėnė nuk ishte e lehtė pėr t'u zbatuar: - tė kapje njė student, "njė qytetar tė lirė", ta privoje nga liria e tij e ta dėrgoje nė shtėpi tė vet, pa "fakte, argumente e dokumente", do tė ishte njė rast shumė i rėndė i cėnimit tė lirisė, i shkeljes sė ligjeve, i shkeljes sė rregullave njerėzore.

Mentalitet demokratik! S'vlejti gjė as vullneti im pėr tė ruajtur jetėn e Presidentit e pėr ta hequr nga duart e disa politikaxhinjve injorantė, - shumė shumė tė vegjėl nė shpirt, por keqbėrės tė mėdhenj, - njė djalė tė ri, tė cilin tre vjen mė parė, vetė Presidenti ma kishte besuar qė tė kujdesesha pėr tė, duke mė thėnė: "Kujdesu ti Toēi!

"Po ta them qysh sot: ky njeri do tė bėhet, ose njė burrė i madh, ose pėrndryshe njė aventurier i rrezikshėm!"

Edhe unė vetė kisha tė njėjtin opinion pėr tė rekomanduarin dhe do tė dėshiroja qė ai tė kthehej tek parmenda e lopata: kushedi, ndoshta jeta e lirė e arave do ta kishte shpėtuar! Por Presidenti im, kishte nė atė kohė njė program tė tijin pėr tė pėrgatitur njerėz tė kultivuar intelektualisht nė Shqipėrinė gjysėmanalfabete. Pėr shkak tė kėtij programi, gabonte me zemėrgjerėsinė e tij. Dhe nė fakt, edhe kur iu tha sinqerisht nga njė kundėrshtar i tiji politik - njė regjent i Kurorės Shqiptare - qė atentatori i ardhshėm i kishte thėnė se donte ta vriste Zogun, Ai e kishte marrė me tė qeshur dhe mua, duke ma treguar ngjarjen, mė kishte rekomanduar qė tė bėja edhe njėherė njė tentativė e tė mos e braktisja.

Por nuk dua ta lė nė heshtje njė motiv tjetėr qė ma bėri tė pamundshme bllokimin e atentatit dhe shpėtimin e djalit tė ri: demokracia kishte helmuar shpirtin e Kombit: shumė e shumė njerėz ishin tė bindur nga propaganda gėnjeshtare dhe e pabesė e filibustierėve (piratėve) tė politikės se zhdukja e Ahmet Zogut ishte shpėtimi i Shqipėrisė, dhe se njė erė e re do tė kishte filluar pas zhdukjes sė tij.

Dhe shpirti i kombi ishte helmuar deri nė atė pikė saqė jo tė gjithė ministrat ishin besnikė ndaj Presidentit, dhe se prefektėt, Nėnprefektėt, funksionarėt e zyrtarėt, bėnin politikė: PRO APO KUNDRA ZOGUT!

Ishte njė fenomen prishjeje tė pėrgjithshme, tė njė daltonizmi moral, (shikimit tė gjėrava bardh e zi) tė njė mungese disiplinimi qė do tė kishte shpėnė drejt njė paralize, nė njė anarki, nė njė ēmenduri njė popull tė ri politikisht, por tė plakur pėrpa se tė rritej, i destinuar pėr t'u vetėvrarė nga intrigat e nga njė dehjeje nga iluzionet.

A doni njė provė, njė nga ato qė ende nuk dihen nga publiku?

Ja po jua them!

Atentatori i burgosur mė kėrkoi shumė herė qė ta takoja nė qelinė e tij dhe, njė ditė, mė nė fund, shkova. Mė tregoi hollėsisht gjithė listėn e kandidatėve pėr t'u vrarė. Mbas Zogut duhej tė vriteshin tė gjithė ata qė pėrfaqėsonin vėrtet diēka pėr Shqipėrinė; e nė fund duhej tė pėrfundonin punėn e tė vulosnin martirizimin ata qė shkonin pas berihajit.

E nė kėtė listė ishte edhe shkruesi i kėtyre radhėve!...

Dhe, ēudisė sime qė partia e vrasėsit nuk respektonte kundėrshtarėt qė nuk pėrpiqeshin pėr interesa personale, por pėr ideale tė naltė fisnikė, ai iu pėrgjigj:

"-Shqipėria nuk do tė jetojė deri nė atė moment kur tė jetė shtypur Zogu! Pėrsa ju pėrket juve, qė jeni njė i mashtruar, e pranoj se nuk ju kam njohur. Jam pėrpjekur mė kot nė favorin tuaj!..."

"E unė nuk ta di pėr nder!"- iu pėrgjigja dhe nuk desha mė ta shihja.

Pėrgatiti pėr botim Neritan Kolgjini

 

Sharra - fytyra e krimit tė monopoleve qeveritare

Hamza Hatika

Njė realitet i "sėmurė"

Sharra periferia e Tiranės, vendi ku varrosen tė vdekurit dhe ku lindin fėmijė tė deformuar nga tymrat e intoksikura nga djegja pa kriter e plehrave. Historia e Sharrės dhe e banorėve tė saj ėshtė njė nga historitė mė tė trishta tė tranzicionit tė dėshtuar shqiptar. Mes smogut urban ku gėlojnė monopolet e njerėzve tė veshur me pushtet tė lartė, shkon jeta e dėshpėruar e njerėzve tė thjeshtė tė kėsaj zone, njerėz tė sėmurė, me kocka tė deformuara, tė helmuara deri nė gjakun e tyre, me shpresa tė venitura pėr njė jetė normale.

Janė evidentuar 16 fėmijė, tė cilėt tė shoqėruar nga prindėrit e tyre bredhin spitaleve nė kėrkim tė shkaqeve pėr deformimet kockore dhe problemet e tjera tė rėnda tė shėqndetit tė fėmijėve tė tyre. Sipas analizavet mjeksore, ata kanė probleme me frymėmarjen, mėlcinė si edhe veshkat, pėr shka tė ujit tė helmuar nė kėtė vend tė "industrisė sė plehrave. Helmatisja e gjithė zonės si edhe prania e pėrditshme e plehrave nė ambientin mė tė rėnduar jo vetėm tė Tiranės, por edhe tė gjithė Shqipėrisė, po shkatėrron fizikun e njė brezi tė sėmurė qė nė bark tė nėnave. Analizat mjekėsore tregojnė se kėto sėmundje nuk janė tė trashėguara nga prindėrit, por prania e helmeve, nė njė ambient tip Hiroshime, ėshtė padyshim burimi kėtyre defekteve qė rrezikojnė shėndetin dhe madje jetėn e tė miturve. Fėmijėt e sapolindur, janė tė intoksinuar deri nė atė masė saqė ndihen pacientė qė nė bark tė nėnės.

Nuk po japim numrin atyre fėmijvet qė kanė vdekur gjatė apo mbas lindjes, pasi mungesa e njė evidence tė saktė, nuk na e mundėson njė gjė tė tillė. Por tanimė ata janė harruar nga prindėrit, pasi maratona e spitalevet me fėmijėt e tjerė, i zhvendos ata nga kujtesa e dhimbjes.

Njėri nga prindėrit dhe fėmijėt -viktima tė smogut

Babai i Albinės 16 muajshe, ėshtė njėri nga kėta prindėr fatkėqinj. Quhet Shkėlqim Dema, 34 vjec nga Buzi i Tepelenės, i martuar me dy fėmijė, ka 6 vjet qė ka ardhur nė Tiranė, ku ka ndėrtuar njė shtėpi qė mund tė quhet njė strehė pėr t'u mbrojtur nga shiu dhe dielli. Ėshtė i vetėpunėsuar me plehrat e Sharrės, si e vetmja mundėsi pėr tė mbajtur veten dhe familjen. Thjesht njė ekzistencė natyrore, e mbingarkuar dhe mjaft problematike. Smogu qė krijohet nga djegia e plerave, megjithė ekzistencėn e njė tabele ku thuhet se ndalohet hedhjen e plehrave, nuk e ndalon dot atė dhe tė papunėt e tjerė qė tė hyjnė nė ambjentin qė ėshtė nėn juridiksioni e bashkisė, nė atė mal tė trishtė hedhurinash dhe mbetjesh tė gjalla tosike, pėr tė fituar bukėn e pėrditshme mes plehrave. Ata sfidojnė ligjin pėr tė mbijetuar, por mbijetesa e tyre helmon gjakun e njė pjese tė Tiranes, ku mė tė ndjeshėm janė fėmijėt dhe pleqtė.

Nuk mjaftuan 40 vjet punė nė minierėn e bardhė (Ish-Kombinati i Tekstileve), ku pjesa dėrmuese e tyre nuk arritėn tė gėzojnė pensionin, por tani tranzicioni i stėrmundimshėm shqiptar iu ka falur njerėzve si Shkėlqimi, nė buzėmbrėmjen e trishtė, smogun me pasoja vdekjeprurėse. Kėta njerėz qė jetojnė nė zgrip tė dhimbjes dhe tė dėshpėrimit nuk kanė se ēfarė tė humbasin mė pėrveē stokut me mbetje toksike, ku sėmundjet vėnė nė shėnjestėr viktimat e radhės. Fėmijėt e tyre janė tė parėt qė preken edhe mė thellė nga pasojat e ndotjes, shpesh duke marrė mbi vete simptomat e sėmundjeve qė rreszikojnė seriozisht jetėn e tyre.

Vajza e Shkėlqimit akoma nuk i ka mbushur 2 vjeē, por ajo ėshtė njė frekuentuese e rregullt e pediatrisė dhe ata e pėrcjellin vogėlushen ne spitale mė tė specializuara, pasi mushkėritė e saj nuk kanė mundur dot t'i rezistojnė smogut dhe helmit. Ashtu sikurse dhe babai i saj, invalid i punės me njė krah tė thyer, i cili kursimet e tij tė mbledhura me aq mund nga puna e rėndė, i shpenzon rrugve Tiranė - Tepeplenė - Gjirokastėr pėr tė plotėsuar dokumentacionin pėrkatės tė invaliditetit, akoma tė bllokuar nga burokracitė e radhės, nė njė shtet qė takohet me qytetarin e tij vetėm kur I vjel atij taksat dhe detyrimet e tjera.

Shkėlqimit, tani i duhet te mos lodhet shumė rrugėve, pasi vajza e tij ėshtė mė e shtrenjtė se ai vetė. E keqja ėshtė se raste tė tilla nė zonėn e Sharrės janė edhe mė tė pranishme, siē thamė, tek femijėt e porsalindur, tė cilėt rrugėn e spitalit e kanė bėrė mė shpesh sesa parkun e lodrave, ku bashkėmoshatarėt e tjerė kalojnė buzė-mbrėmjen me prindrit e tyre, dhe tragjedia vazhdon. Kompromisi i heshtur vazhdon, duke prekur thellė e mė thellė mushkritė e tė pafajshmėve, tė cilėt sfidojnė vdekjen dita - ditės.

"Shkatėrro tė ardhmen"

Kjo ndodh pikėrisht nė kohėn kur shteti i paralizuar nga fushata e premtimeve tė radhės, nuk po merr asnjė masė pėr tė shmangur sado pak katastrofėn ekologjike tė zonės e tė Tiranės, ku dėshmimtarė tashmė jemi ne tė gjithė .

Mjafton njė shėtitje nė mbrėmje dhe era e rėndė, megjithse larg zonės, shqetėson banorėt e Tiranės e jo mė ata qė fatin e tyre e kanė lidhur me sistemimin e plehrave, duke marrė pėrsipėr koston ekstreme, atė tė jetės sė tyre dhe tė familjarėve. Parulla "Mbro tė ardhmen" ėshtė njė alternativė propogandistike, tė cilėn 120 tė vetėpunėsuarit e Sharrės e pėrkthejnė: "Shkatėrro tė ardhmen".

Zhurma e pak muajve mė parė pėr njė investim italian qė do ta kthente Sharrėn nė njė plehurishte tė Evropės, ishte maskarada e radhės e kabinetit tė demagogėve, qė premtojnė parajsėn dhe servirin ferrin e organizuar. Njė projekt I tillė do tė ishte njė tjetėr katastrofė, tashmė e legalizuar nga ata qė erdhėn nė pushtet, mbas 4 muaj balotazhezh e me njė "Dushk" qė polli 9 deputetėt, qė do tė siguronin mandatin e dytė vrasės tė shqiptarėve.

Sharra ėshtė mė shumė se njė akuzė pėr pushtetin aktual, mė shumė se njė dhimbej pėr banoėrt e saj, qė jetojnė mes smogut dhe helmit, duke pėrjetuar njė ankth tė vėrtetė ekzistencial.

Kush mban pėrgjegjėsi? Sa absurde tingėllojnė retorikat e radhės sė kryeministrit dhe tė kandidatėve pėr deputetė tė selisė rozė pėrballė peisazheve tė tilla sociale, qė nuk mund tė shėrbėjnė pėr asgjė, pėrveēse si modele se si nuk duhet tė funksionojė demokracia dhe aspekti i tė drejtės sė njeriut pėr njė jetė normale, tė shėndetshme ekologjikisht dhe tė mbrojtur nga strukturat social-politike tė njė shteti normal.

Fėmijėt e sėmurė qė nė bark tė nėnave janė njė akuzė. Deformimet e trupave dhe tė shpirtėrave tė tė vegjėlve tregojnė se cila ėshtė fytyra e vėrtetė e njė qeverisje qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me tė ashtuquajturat "shtresa tė paprivilegjuara" pėr tė cilat ēirren ditė e natė tribunalėt e demogogjisė dhe tė mashtrimit, tė cilėt i i kanė ngritur monopolet mbi fatkeqėsitė e njerėzve tė pambrojtur.

 

 

Spiunėt dhe padronėt e tyre nė pararojė tė politikės

Faji i vjetėr i moshapjes sė dosjeve

Pirro Prifti

vijon nga faqja 7

...halucinante te pushtimit nga te huajt, duke e lene papune per 15 vite rresht dhe duke e detyruar te largohet nga vendi per rreth 1 million banore per 15 vite rresht ;- keta padrone se bashku me grupin po aq fajtor te ish sigurimsave dhe te spiuneve akaoma nuk eshte i kenaqur per keto 15 vite aq sa therret plot siguri frazen qe perdorin gjithmone hajdutet dhe kriminelet kur kane pushtetin ne dore :- 'kapeni hajdutin !'

Dhe me te drejte, sepse perversiteti ka shkuar larg, anormaliteti eshte kthyer ne norme aq sa njeriu normal mendon qe diēka nuk shkon dhe fajin e paska ai dhe jo ata qe me marifet po i a hedhin te gjitheve duke mbajtur ne dore flamurin e moralit dhe te integrimit. Mendoni te dashur lexues : imoralet, amoralet, ish-shtypesit, ish-persekutoret, ish- nomeklatura e vjeter, ish-spiunet, ish-sigurimsat, ish-kapetrret dhe ish-magazinjeret, te metamorfozuarit ne militante te 'denje', kongresmene, etj, etj, kane paturpesine te paraqiten para te popullit heroik shqiptar dhe Europes me flamurin e te ardhmes ;

por siē thote nje nga te urtet, zoti P.Buast : 'Pishtari i se Vertetes shpesh i djeg duart atij qe e mban'.

Pra ne perfundim mund te shihet fare qarte se zgjatja e nje tranzicioni nga nje sistem ne nje tjeter nuk eshte rastesi ne vendin tone dhe nuk eshte nga mosdija ose moseksperienca por eshte nje fatkeqesi kombetare e kryer per mendimin tim me qellim nga klane te caktuara te ish-komunizmit te perzjera sot me te keqen nderkombetare, duke na dhene nje monster e cila ushqehet plot babezi ne vendin tone per shkak te terrenit social konfuz dhe te pa qarte per ate qe po ndodh, babezi e cila rritet edhe per shkak se ata qe e kane kuptuar largohen sepse nuk gjejne hapesira per te kundershtuar kete te keqe.

Megjithate nuk duhet te behemi pesimiste. E ardhmja eshte per te miren per progresin. Zgjedhjet e reja jane nje mundesi.

Megjithese kjo histori eshte perseritur disa here ne Shqiperi ne shekullin e kaluar si ne 1913, 1924, 1939, 1946, 1991, 1997, gjithnje per shkak se e liqte dhe e keqja eshte shume me e fandaksur tek ne se tek vendet e tjera, per shkak te levizjeve te shumta te popullates, te mbajtjes nen kontroll te intelektualeve- progresiste, por edhe per shkak se Judat tek ne, ne te gjithe koherat, kane bere nje veprim qe nuk eshte bere ne vendet e tjera.- kane zhdukur gjithmone dhe ne ēdo nderrim epoke dosjet, letrat e shkruara, faktet, deshmite e shkruara, varret, njerezit. Kane patur kohen dhe mjetet e duhura per te fshehur dhe ngaterruar gjurmet e krimit.

Eksperienca eshte marre nga otomanet, te cilet dhane shembullin e pare dhe te tmershem te perpjekejes se zhdukjes se historise se nje kombi : ēvarrosjen dhe marrjen e eshtrave te heroit tone kombetar Gjergj Kastriotit-Skenderbeut dhe zhdukjen e te gjithe dokumenteve te shkruara, shembull te cilin e ndoqen pothuajse te gjithe Padronet e kesaj toke.

Le te shpresojme qe kjo skote e ulet qe trashegon keto menyra demoniake te harreses dhe te pengeses te kete radhen e e largimit nga vendi yne, qe po pret ndryshimin e shumepritur dhe integrimin sa me parete vendit ne familjen moderne te Europes se Bashkuar.

Kush i projekton rrugėt e Tiranės?

 

Nė kongresin e fundit tė PS, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, zoti Edi Rama, u mburr me stafin qė ai ka zgjedhur nė kėtė institucion duke thėnė se ai ishte baraz me disa KOP-e pėr nga niveli teknik. Njė analizė e thjeshtė e punimeve qė janė bėrė dhe po bėhen nė rrugėt e Tiranės, nxjerr nė pah pa-aftėsinė e kėtij stafi, paradokset dhe eksperimentet urbanistike qė vėshtirė se i gjen nė ndonjė vend tjetėr. Konceptet qė kėto rrugė tė ndėrtuara apo tė meremetuara shkelin, janė fare tė thjeshta dhe tė kuptueshme nga publiku i gjerė.

Si fakti i parė qė duhet pėrmendur ėshtė zgjatja e punimeve. Pėrballė pyetjeve tė gazetarėve se si ka mundėsi qė rrugėt e Tiranės po qėndrojnė tė shkepura kaq gjatė, zyrtarėt e Bashkisė janė pėrgjigjur se ka shumė punė pėr tė bėrė dhe nėse do tė bėnin nga njė rrugė nė vit, do tė duheshin rreth 1,000 vjet pėr t'i mbaruar tė gjitha. Kjo pėrgjigje qė shtypi e ka marrė tė mirėqenė mbart nė vetvete njė mashtrim tė madh. Kush i ka thėnė zotėrinjve tė Bashkisė sė Tiranės se njė rrugė do njė vit tė rindėrtohet? Rrugėt nė tė cilat po punohet aktualisht nė Tiranė vėshtirė se i kalojnė 300-400 metra gjatėsi. Nėse firmat e ndėrtimit qė kanė marrė pėrsipėr kėto rrugė, kanė deklaruar se kėto janė afatet e punimeve, Bashkia ėshtė mashtruar dhe fajin e ka pa-aftėsia e kuadrove qė janė baraz me disa KOP-e. Firmat fituese tė tendereve, janė tė ndryshme. Domethėnė, kanė makineri, paisje, stafe, secila tė vetėn. Duke qenė tė pamvarura nga njėra tjetra, sigurisht qė nė kushte normale, do tė kishin dhe tendencėn pėr tė mbaruar mė pėrpara se tjetra, pėr tė fiuar njė "garė tė pashpallur. Nėse kėto punime janė zvarritur qėllimisht pėr t'u inauguruar javėn e zgjedhjeve, atėherė mashtruesja ėshtė Bashkia e Tiranės. Por ky mashtrim nuk ka ardhur pa kosto pėr qytetarėt. Bizneset janė rrėnuar nga mungesa e aksesit, trafiku ėshtė rėnduar sė tepėrmi bashkė me xhepin e atyre qė kanė makina dhe presin me orė nėpėr kryqėzime dhe ajri ėshtė bėrė burim sėmundjesh dhe alergjish.Duhet thene se dikush fiton nga harxhimi I karburantit ne kalime ,ndalime e pritje.edhe makinat nuk kane ndonje "te mire" nga rruget me pengesa e gropa.Te gjitha keto ne dem te qytetareve jane.Por nuk don me dijt kush se kush e peson,mjafton qe ne kohen e duhur,ne momentin oportun,te kalohet ne rruge sapo te asfaltuara,me parate e po atyre qytetareve qe kane pritur me vite te fillojne punimet dhe te "behen' rruget. Pse nuk ėshtė punuar me segmente pa shkepur tė gjithė rrugėn pėrnjėherėsh? Pse nuk sigurohet kalimi alternativ pėr sa kohė qė bėhen punimet? Pse nuk punohet natėn apo kur nuk ka trafik? Vėrtetė nuk i dinė kėto gjėra ekspertėt e Bashkisė apo nuk i kėrkojnė sepse janė indiferentė dhe tė papėrgjegjshėm? Pėrveē afateve tė stėrzgjatura tė punimeve, vetė mėnyra e projektimit tė kėtyre rrugėve lė shumė pėr tė dėshiruar. Kėshtu, janė asfaltuar rrugė duke i ndarė me trotuar nė mes por duke harruar opsionin e kthimit apo tė rrotullimit pėr nė sens tė kundėrt nė kėto rrugė. Makina qė futet tek Zogu i Zi nė drejtim tė autostradės duhet tė ecė qindra metra pa pasur mundėsi tė kthehet pėr tek bizneset e shumta apo blloqet e banimit nė tė dyja anėt e rrugės. E njėjta gjė me rrugėn e Kavajės pas kryqėzimit tė 21-shit, rrugėn kryesore tek Tirana e Re, rrugėn nga Spitali tek Shkolla e Bashkuar etj. Rrugėt e asfaltuara tani vonė nga Brryli deri tek Materniteti i Ri janė me tre korsi pėr dy drejtime. Kjo ka bėrė qė korsia e mesit t'i lihet mė tė fortit, shpeshherė duke krijuar duele tė heshtura mes shoferėve qė mund tė shkaktojnė aksidente tė rėnda. Rruga e zgjatur e unazės, pas kryqėimit tė shkollės Vasil Shanto duket sikur sfidon forcat centrifugale(150 m para takimit me rrugen e Kavajes). Trajektorja e kėsaj rruge do tė bėnte njė makinė qė ecėn me 60 km/orė tė pėrfundonte nė Lanė pėr shkak tė kthesave drastike. Nuk mund tė mos pėrmednim edhe kazanėt e plehrave qė nėpėr Tiranė kanė statusin e njė makine tė parkuar nė mes tė rrugės. Koncepti i xhepave rrugorė pėr kėto kazanė ka humbur ndėr projektuesit Bashkiakė bashkė me konceptin e parkingjeve 45 gradėshe qė do tė dyfishonin kapacitetin e vendeve. Paradokset vazhdojnė mė tej. Rruga e zgjeruar prapa Piramidės ėshtė bėrė me e gjėrė se rruga e Unazės kur e para ėshtė rrugė dytėsorė dhe shkrihet nė Unazė. Kryqėzime tė shumta nė Tiranė pėrplasin 4-5 drejtime tė ndryshme. Nė kėto kryqėzime ku edhe semaforėt nuk do tė zgjidhnin punė, kontrolli i trafikut bėhet me mirėkuptimin mes shoferėve apo me polici rrugore. Pas 5 vjetėsh qeverisje vendore me njė staf tė kualifikuar, stafi Rama mė nė fund ka filluar punėn pėr ndėrtimin e njė mbikalimi nė Tiranė. Problemi ėshtė se ai po bėhet nė tė vetmin kryqėzim qė nuk ka nevojė pėr tė. Zogu i Zi ka njė rotondė ekzistuese dhe mjaft hapėsirė kalimi pėr makinat. Po tė asfaltohej kjo hapėsirė, tė vijėzoheshin korsitė dhe tė pėrcaktohej e drejta e pėrparėsisė, ne do tė kursenim 2.0 milion Euro qė Bashkia do t'i marrė taksapaguesve pėr kėtė projekt. Ndėrkohė kryqėzimet qė po bllokojnė trafikun realisht nė Tiranė janė nė pritje (Rruga e Kavajės-21 Dhjetori, Unazė-Bulevard, Farmacia 10 etj.). Tė gjitha kėto anomali nė rrugėt e Tiranės do tė ishin tė kapėrdishme nėn parimin se "Aq dimė dhe aq bėjmė". Por kur kėto punime jo serioze dhe shumė tė shtrenjta po prezantohen si njė model kombėtar pėr t'u admiruar, si objekt krenarie dhe shembulli i mė tė mirės qė ofron pushteti socialist, zėri i arsyes duhet t'i tregojė vendin kėsaj farse. Parrulla "Po ndryshojmė Tiranėn" nė fakt duhej tė thoshte "Po asfaltojmė rrugė nė qendėr pa kriter". E para gjė qė duhet tė kishte bėrė njė staf serioz dhe i aftė teknikisht ishte adoptimi i standarteve tė projektimit. Meqenėse tė tjerėt i kanė ato prej dekadash, ne nuk duhet tė shpiknim ndonjė standart tonin, por vetėm tė kopjonim. Kėto standarte do tė rregullonin ēdo gjė qė ka tė bėjė me rrugėt e trafikun, qė nga distancat, rrezet e kthesave, trajektoret, gjerėsitė e numrin e korsive, parkingjet, kalimet pėr kėmbėsorėt e biēikletat etj. Gjithashtu, njė staf teknik i pėrgjegjshėm pranė Bashkisė do ta kishte ndjerė mungesėn e inxhinjerėve tė trafikut. Ky specialitet nuk ekziston nė vendin tonė por ėshtė bėrė i domosdoshėm sidomos nė Tiranė. Nė vend qė tė thirren firma franceze e belge pėr tė na projektuar pallate futuriste me shumė ngjyra, duhet tė ishte thirrur njė grup inxhnjerėsh trafiku tė huaj, pėr tė punuar nė Tiranė dhe pėr tė stėrvitur dhe kualifikuar stafin multi-KOPist tė Bashkisė. A do tė guxonte vallė ndonjė firmė franceze, tė prekte edhe 10 cm bulevardin Shėn Elize, si kėto francezėt tanė qė po na zvogėlokan bulevardin Zogu I? Ka ardhur koha qė qytetarėt e Tiranės tė ndėrgjegjėsohen se paratė qė shpenzon Bashkia janė tė tyret dhe se i duhet kėrkuar me rigorozitet se si i shpenzon ato para dhe sa po na e pėrmirėsojnė jetėn e pėrditėshme. Herėn tjetėr qė pritet njė shirit, tė mos mjaftohemi duke thėnė "Shqyqyr qė u bėnė, pa s'ka rėndėsi si, kur, sa dhe ku". Edhe sikur tė imagjinonim pėr njė moment se tė gjitha punimet nė Tiranė ishin bėrė konform standarteve perėndimore, vetė fakti qė dikush tjetėr mund t'i bėnte ato mė shpejt dhe mė lirė, duhet tė na bėjė t'i vlerėsojmė kėto punime dhe pėrgjegjėsit e tyre nė perspektivė.

 

 

FATMA

Njė pėrgjigje (jo) miqėsore z.Nano

Nė fjalimin e tij programatik para kongresit tė Partisė Socialiste, Fatos Nano me mėndjen e njė tė dehuri, me shpirtin e zi katran, me gojėn e njė sharlatani, me paturpėsinė mė tė madhe, merr kurajon tė hedhi jo vetėm baltė dhe pėshtymė, por dhe helm e vrer mbi shtresėn e ish tė pėrndjekurve politikė tė Shqipėrisė. Kjo akuzė, sa e pavėrtetė aq qesharake pėr ne, nuk ėshtė as e papritur dhe as e ēuditshme. Ndėr tė tjera ai thotė se ish tė pėrndjekurit politikė kanė qėnė spiuna tė Sigurimit dhe i kanė shėrbyer atij. Zakonisht, i shari tė shan, hori tė bėn hor. Pėr ne do tė ishte fyerje nėse Nano do tė na lavdėronte, ne atėhere duhej tė shikonin thellė brenda nesh pėr tė parė se diēka nuk shkon. Ne as nuk presim dhe as do tė presim nga ajo magazinė rrenash dhe plehrash, qė kanė servirur historikisht ndotje kombėtare. Nano i pėrket sistemit qė masakroi dhe terrorizoi njė popull tė pafajshėm pėr 50 vjet. Ai ėshtė pjesė e pandashme e krimit, pasi lindi dhe u rrit nė obarrin e institucionit tė krimit, ku e zeza u quajt e bardhė dhe e bardha u quajt e zezė, ku krenaria e kombit, fisnikėria e tij, intelektualėt e shquar u vranė, u shanė dhe u quajtėn tradhėtarė dhe tė shumtit mbetėn p[a varre, ndėrsa llumi i shoqėrisė, institucioni i Sigurimit tė Shtetit dhe Partia e Punės u ngritėn nė kult. Shtresa jonė e ish tė tė burgosurve politikė u pėrball me diktaturėn mė tė eger qė ka parė historia deri mė sot. Shumė vetė dhanė jetėn, tė tjerėt vazhduan kalvarin e gjatė tė burgjeve dhe kampeve politike, nė veprat nė tė gjithė Shqipėrinė, tė cilat u lanė me gjakun, mundin dhe djersėn tonė. Ndėrtuam nėn pesėhėn e kėrbaēit aerodrome, hekurudha, pallate, uzina, nxorrėm krom e bakėr e pirit ndėr miniera dhe thamė qindra mijra hektarė moēale, qė na kushtuan 84000 vjet burgje. Njerėzimi provoi mbi kurrizin e tij dy diktatura, nazizmin dhe komunizmin. Gjatė Luftės sė II Botėrore, bota humbi mbi 60 milion njerėz, ndėrsa mbas 1945 kominzmi shfarosi 100 milion njerėz. Nė vazhdim tė rrugės sė krimit, dishepulli i tij Ramiz Alia pėrpara kufomės sė Diktatorit do tė betohej se Shqipėrinė do ta mbajmė tė kuqe, ashtu siē deshe Ai - merhumi- ēfarė do tė thotė se do ta lajmė me gjak, premtim qė u bė realitet. Gjaku i tė rinjve dhe tė rejave shqiptare skuqi fushat e malet e Shqipėrisė vetėm e vetėm se ata kėrkonin botėn e lirė dhe trupat e tyre u lidhėn me tela me gjemba duke u ekspozuar nėpėr qytete dhe fshatra, pėr tė krijuar tmerr dhe terror. Ky krim kolektiv ndodhi bash nė prag tė ardhjes sė Demokracisė. Veprime qė nuk i praktikuan edhe nazistėt gjermanė.

Viti 1990 - 1991 qė pruri pranverėn demokratike aq shumė tė kėrkuar nga ish tė burgosurit politik, ringjalli ėndrrat tona tė vjetra pėr liri dhe demokraci. Kuvendi i Shqipėrisė mė 30 shtator 1991, me vendim unanim, duke u ngritur nė kėmbė ( duke pėrfshirė edhe zotėrinė tėnde) njoftoi pafajsinė tonė dhe, mbi kėtė bazė, rridhte dėmshpėrblimi pėr burgun dhe punėn e papaguar, e drejtė kjo qė rrjedh nga Kodi Penal dhe Kushteta, nga konventat ndėrkombėtare qė nuk u realizuan as sot e kėsaj dite, ndėrsa njė hajdut ordiner siē ishit Ju, z. Nano, u paguan me rreth 50 mijė lekė tė vjetra nė njė ditė burgu, duke marrė pėr periudhėn e burgut tė tyre tė merituar 80 milion lekė, etj. Tashmė ju z. Nano dhe klanet tuaja nė qeverisje e gjetkė jetoni ditėt e fundit tė turpit, po iu rrėshqet toka nėn kėmbė. Ne ish tė burgosurit politikė jemi krenarė dhe kryelartė pėr aq sa bėnė, jemi koshient nė idealet tona dhe e dimė, jemi tė sigurtė se njė ditė gjaku, djersa dhe mundi jonė do tė shpėrblehen.

Caf Jonuzi

Ish i pėrndjekur politik

 

Abstenimi, shansi i triumfit tė sė keqes politike

Sapo dėgjova nji lajm qė tingllon sa i zakonshėm, aq edhe i ēuditshėm. I zakonshėm pėr nga ngjarja dhe i pazakonshėm nga rėndėsia. Lajmi ishte ky: "Njė numėr i madh studentash u pyet nėse dėshironin tė votonin nė qendrat e votimit tė vendbanimit tė tyre, apo nė mjediset e universitetit". Shumica e kėtyre studentave u pėrgjigjėn se donin tė abstenonin. Ky mendim nė gojėn e njė studenti qė ka arrit tė diplomohet me deftesėn e pjekurisė sė shkollės sė mesme tregon se pjekuria e marrėsit lė shumė pėr tė dėshruar nė formimin e koncepteve, sa pėr tė ardhmen e indvidit, aq dhe pėr tė ardhmen e Atdheut. E nėse kultura politike e studentave tė sotėm, intelektualėt e sė ardhmes, mbetet disa shkallė mė poshtė se zotėsia e marrjes sė notave shkollore, krijon boshllėkun mė tė rrezikshėn nė mjedisin e njė demokracie qė deri tani ėshtė konturuar mė shumė si despotizėm se sa si strukturė psiqike, morale dhe institucionale e lirive dhe tė tė drejtave tė njeriut. Dėshira e abstenimit tė disa tė rijėve dhe mė sė shumti e studentave, na sjell dy ēudi. Ēudinė mė tė madhe na e sjell qėndrimi i mė tė rriturve qė e kanė provuar kafshimin e kuēedėrs sė kuqe e, megjithkėtė, thua se i kanė harruar dhimbjet e atyre kafshimeve. Kėshtu ata preferojnė abstenimin.Ndėrsa abstenimi i tė rinjve na ēudit se si nuk e kuptojnė tė rinjtė se mospjesmarrja nė votim ėshtė paraliza e kontributit pėr tė ardhmen e tyre. Fitimi i njė kulture qė nuk i shėrben formimit tė koncepteve pėrparmtare, ėshtė kulturė anemike e, nėse kėtė anemi nuk pėrpiqemi ta shėrojmė sa ma parė, pasojat e kėsaj pakujdesie bėhen tė pa imagjinueshme.

Arsyeja abstenimin e quan shkelje tė tė drejtave tė vetvetes, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, pėr me marrė pjesė nė pėrcaktimin e sė ardhmes sė demokracisė. Disa njerėz abstenimin e quajnė tė drejtė demokratike, pa u kujtuar se borxhi mė i madh qė i kemi demokracisė ėshtė vota. Votat pėr njė demokraci tė brishtė, siē asht e jona, janė si ushqimi pėr njė foshnje tė porsalindur e tė brishtė, nė dorėn e sė cilės, do tė vendoset e ardhmja e shqiptarėve qė janė e qė do tė lindin. Nėse abstenuesi mendon se asnjė parti e jona politike nuk i pėrmbush ende kėrkesat e votuesve, ai duhet tė ketė kujdes mos tė dėmtojė embrionin e pėrmbushjes sė kėrkesave, ngase abstenimi favorizon gjithmonė ngadhnjimin e mė pak tė pėrshtashmit pėr tė drejtuar shtetin. Prandaj ndėr kėto parti qė janė ne duhet t'u a japim votėn tonė atyre qė, nė mos tjetėr, janė mė pak tė korruptueshėm, janė qoftė edhe sadopak mė tė ndjeshėm nė pėrmirsimin e ligjeve e, sidomos, nė zbatimin e tyre kanė njė vizion tė dobishėm pėr rrugėn e sė ardhmes politike, mbasi pėr tė ardhmen e njė populli ecja sado e pakėt nė rrugėn e progresit ėshtė fitore e madhe pėr njė demokraci tė vogėl.

Abstenimi e ngec demokracinė nė vendnumėro dhe bėhet alibi pėr triumfin e mė tė kėqijve. Ndaj e mira e lyp tė respektojmė arsyen jo tekėn, se nuk ka tekė tė dobishme, nėse ka arsyetim tė dėmshėm. Abstenuesi thotė: "Njė votė ma pak nuk ka rėndėsi!". Ky mendim shkakton epideminė e abstenimit, bėn tė vuaj tė ardhmen tonė. Abstenimi ėshtė njė indiferentizėm qė e mallkojnė brezat pas nesh pėr ngadalėsimin e progresit. Votimi duhet tė na japė krenari, mbasi vota ėshtė shenjė i nderimit tė barabartė pėr ēdo shtetas, ėshtė njė ftesė pėr dhėnien e mendimit pėr ndėrtimin e sė ardhmes.Dikush e justifikon abstenimin me manipulimn e votave. Ėshtė e vėrtetė se kėtė akt tė shėmtuar na e dėshmon pėrvoja. Megjithatė, as ky justifikim, nuk duhet tė na shmangė prej votimit, mbasi ndėrgjegjia e votuesit duhet tė thotė: "Unė e dhashė kontributin pėr tė cilin u ftova ta jap, kush ma zhvleftėsoi e mbaftė mbi shpirt tė vet. Abstenimi do tė mė linte njė barrė qė i shtohet pesha ēdo ēast". As shembujt e abstenuesave tė vendeve tė tjera nuk duhet tė na ndikojnė. Atje votimet i japin shkas njė rrotacioni apo vazhdimėsie, drejtimi si njana, tjetra tė pandikueshėm nė konsolidimin e demokracisė sė konsolidueme, ndėrsa ne synojmė ecjen e demokracisė drejt konsolidimit. Shembullin e ndėrhyres popullore nė ndreqjen e gabimeve politike e pamė edhe nė votimet e fundit nė Itali, ku mbi 80% e italianėve u pėrfshinė nė votime, pėr t'i dhėnė njė shans momentit politik tė demokracisė italiane. E nėse ne do t`i shikonim nevojat demokratike me atė sy, pjesmarrja jonė nė votime do tė ishte 100%, ashtu siē merrnim pjesė nė votime pro diktaturės, nga ora pesė e mėgjezit deri nė orėn gjashtė tė mėngjezit. Ta shfrytėzosh demokracinė pėr tė abstenuar kundra saj, ėshtė njė akt i papėrgjegjshėm.

 

Gjok Vata

- Intervistė me znjn Merita Shkupi, sekratare e LZhK nė New York-

TĖ GJITHĖ PRESIN QĖ OPOZITA TĖ FITOJĖ

Zj. Merita, ēfarė mendoni per deklaraten e Z.Berisha ne lidhje me doreheqjen e tij nga politika?

Deklarata kishte mendim pak ngacmuese. Zakonishit, drejtuesit japin deklarata te tilla dhe pastaj elektorati u lutet shume atyre, qe te rrijne edhe ca e ata, ngaqe nuk ua u prishin dot qejfin, qendrojne deri ne pafundesi. Ajo qe me ngacmoi mendimin me shume, ishte kur lideri demokrat tha, se po te humbte, ai do te merrej me jeten e tij private e me fushen e tij te pafundme te pasioneve. A thua se misionin e nisur te humbjeve e mbaroi dhe do tė deshte qė, pas kėsaj, te ēlodhej ca. Nuk besoj te kete njeri qe te kete hallin se ēfare do te bej Berisha, po te humbas zgjedhjet opozita. Une do te deshiroja qe ai te thoshte: "Ne do te fitojme se s'ben, sepse ky popull duroi mjaft dhe, po qe se nuk do te fitojme, une nuk do t'ia fal dot vetes kurre e nuk do te di ku te futem. U hapte toka e me perpifte!" Po qe se nuk fitojme, (ėshtė fjala pėr opozitėn nė kuptimin mė thelbėsore tė kėsaj fjale nė Shqipėri) ai duhet t'ia qajė hallin ketij vendi te shkrete, qe qendron perpare gojes se hapur te ujkut grek dhe kėlysheve te tij. Ai ka pergjegjesi te madhe nese riciklohen ish komunistet dhe nuk mund te laje duart si Pilati.

Ēfare duhet te bejme sa nuk eshte vone per ta parandaluar te keqen? Ky eshte mesazhi, qe Berisha duhet t'u jape njerėzve. Ky mendim i ngulur, duhet te na zgjoj ēdo mengjez. Ēfare te bejme akoma deri diten e zgjedhjeve? Ēfare te bejme akoma, qe te menjanojme kriminelet e hajdutet?

 

Ēfare mendoni per rikthimin e mocionisteve?

Elektorati i djathte ne fillimet e saj kembgulte per heqjen e komunisteve dhe bijve te tyre nga drejtimi i PD, pa menduar gjate se kush e krijoi PD. Kjo ceshtje nuk u perfill ndonjehere nga kryesia. Kur kryesia u nda pak a shum ne dy grupe, ne sigurisht morem anen e atyre ku nuk ishin mocionistet. Mbledhja ne Pallatin e Kultures per heqjen e mocionisteve u pershkua nga nje fanatizem i papare. G. Pashko, A. Imami, P. Zogaj, A. Demeta e te tjere, u perpoqen te shpjegonin se cfare permbante mocioni, por salla as qe donte t'ia dinte. Ata dinin nje gje: Berisha nuk i do ata! Ulurimat: "Qorri! Hajduti! Komunisti! Dil perjashta!", etj. nuk e lan Pashkon e Imamin te flasin asnje fjale. Preē Zogaj gezonte njefare simpatie dhe salla e la ate te flase. Ai rreshtoi fakte ne lidhje me veprimtarine e tij, (te cilat nuk u kundershtuan), dhe shpresoj se demokratet do te kene kuptuar se ai nuk e kishte tradhtuar Partine Demokrtaike. Salla mbeti disi e mėdyshur, por shpejt e kuptuan se ai nuk mund te kishte fat te ndryshem nga ai i mocionisteve tė tjerė. Ulėrimat filluan perseri dhe Arben Demetja, duke pare se nuk do te mund te fliste per ēeshtjet e ngritura ne mocion, mundi vetem tė thote: "Kjo nuk eshte ajo Partia Demokratike qe krijuam! Pika e pare e statutit te saj eshte fjala e lire". Kishte nga ata qe nuk e ndjenė veten mire ne mes te ketij fanatizmi e qe imagjinonin se keshtu do te hiqeshin dhe te tjere. Kishte dite qe kishte filluar shmangia e servileve, qe ju vinin sa para mbrapa mocionisteve, por mbas mbledhjes, ata nuk ua kthenin shikimin, jo mė qė pėr t'i pėrshėndetur, as bėhej fjalė! Mocionistet e kuptuan, per here te pare, se ēdo te thote "te jesh me biografi te keqe".

PD-ja nuk ndryshoi per mire edhe pasi mocionistet u hoqen, ne kuptimin qe nuk u be me e djathte. "Kop"- timimania solli komuniste te tjere. Te gjithe keta njerez te zbritur mbi PD me parashutė, njihnin vetem Berishen. Atyre u dilnin syte nga zgavrat e sa nuk u binte te fiket, kur degjonin njeri te qortonte Berishėn, ngaqė nuk vepronte mire ketu apo aty. Ēdo fjale e Ēdo xhest i Udhėheqėsit vlerėsohej si kryeveper e politikės. Ata buzqeshnin si ai, me nje pauze te vogel mbas disa fjaleve, leviznin buzėt si ai dhe perserisnin fjalet qe ai perdorte me shpesh. Mocionistet u damkosen me tutje si kriminele e anti-shqiptare. Riardhje e tyre ne PD ngjalli pak cudi, por cudia me e madhe zgjat tre dite. Fanatiket e Berishes ashtu si nuk diten gje pėrse u hoqen, ashtu nuk dine edhe pėrse mocionistet u kthyen. Ata qe uluriten me fort kundra mocionisteve, me siguri, rrine sot prane tyre pa ua bėrė syri tėrrr. E pse jo? Ashtu bėn Berisha, ashtu bėjnė dhe ata.

 

Berisha ka ndryshuar dhe thote se nuk eshte me ai i meparshmi...

Berisha do te deshironte te ndryshonte, por indoktrinimi i 50 vjeteve eshte rrenjosur thelle tek ne dhe nuk eshte e lehte te shkulet. Une vete sot, teorikisht pranoj qe fjala "ish komunist" nuk eshte baraz me fjalen "njeri i keq", por perseri jam spektike per prejardhjet e tyre komuniste. Berisha eshte ne krye te atyre qe denuan komunizmin, por nuk krijon dot simpati per bejleret, (qofshin ata edhe si Ekrem Bej Vlora); ai nuk krijon dot simpati per ballistet (ai i perfytyron ata duke ngrene pula te pjekura); ai nuk krijon dot simpati per zogistet, (sepse jane 100% antikomuniste). Ne Partine e Berishes ka vend per te vonuarit, pėr tė penduarit, pėr kėdo, por jo per njė pjesė per te cilet ai ruan atė urrejtje te krijuar e te sofistikuar rendshem qysh para se tė lindte vetė. Ai pa u menduar gjate mbi LZHK-ne thote se ata drejtohen nga spiunet e Nanos. Ish-sigurimsat kanė qenė me tonelata ne PD dhe ai u rrahu krahet atyre perderisa aty punuan e menduan me mendjen e tij dhe i denoncoi ata kur atyre u dolen puplat. Nese Berisha do te kishte ndryshuar, duhet t'i denonconte spiunet dhe bashkepuntoret e Nanos qe qenken ne LZHK, si dhe ato qe jane ne PD dhe ne partite e tjera te opozites. Berisha i ndryshuar duhet te perpiqej per mbarvajtjen e ēdo partie te opozites e, aq me teper, te Lėvizjes sė udhėhequr nga Leka Zogu, qe vjen e dyta si elektorat ne opozite, sepse vetem keshtu i sherben fitores.

Ata qe militojne ne LZHK, deshperohen sinqerisht, nese PD e Berishes nuk drejtohet nga njerez te ndershem, nese ajo nuk zgjedh deputete te mire. LZHK deshiron me gjithe shpirt qe PD t'i fitoje zgjedhjet e 3 korrikut, ndersa Berisha deshiron qe LZHK te zhduket nga faqja e dheut. LZHK perkrahet nga gjithe organizatat me serioze te emigracionit, nga ata qe luftuan gjithe jeten kunder komunizmit dhe shkrine jeten e tyre per atdheun. LZHK eshte ajo qe perfaqson ish pronaret dhe ish-te persekutuarit. Ata qe nuk u turren te marrin pronat e te tjereve, madje as pronat e veta. Ata qe mendojne se prona eshte e shejte dhe mbrojta e saj do te sjelle siguri. Ata qe kane marre pronat e te tjereve nuk duhet te trremben nga ata qe nuk e mbrojne ate, se ashtu anarkia do te vazhdoj pafund. Qellimi i LZHK nuk eshte te luftoj komunistet, por komunizmin si shkaterrues te prones dhe si promotor te luftes se klasave.

 

 

Shteti i sė drejtės dhe shteti i rrumpallės

Qė njė vend tė jetė demokratik, ekonomia e tij duhet tė jetė ajo e tregut. Prona dhe iniciativa private janė tė shenjta dhe mbrohen nga shteti. Kushti tjetėr qė vendi tė jetė demokratik ėshtė qė sistemi politik tė jetė shumė partiak, pra tė mundėsojė konkurimin e ideve dhe alternativave qė i ofrohen publikut, i cili bėn zgjedhjet e alternativave. Zgjedhja e alternativave bėhet me periudha tė ndryshme 4 vjeēare, 2 vjeēare etj., duke zgjedhur personat qė bartin kėto alternativa dhe premtojnė t'i venė ato nė jetė. Kėtė periudhė, ku shanset e konkurimit politik dhe pėrzgjedhjes sė alternativave nė mėnyrė dinjitoze nga publiku, e pėrjetuan shqiptaret nėn kohėn e shtetit tė ndėrtuar nga Mbreti i tyre Ahmet Zogu. Nė atė kohė, sundonte shteti ligjor i sė drejtės. Nga arritjet praktike tė shtetit tė asaj kohe ishte dinjiteti shqiptar. Marrėdhėniet me fqinjėt ishin reciproke dhe jo tė vasalitetit. Njė shkollė unė pėr minoritarėt, njė ti pėr ēamėt etj, etj. Popullsia lėvizte lirshėm nėpėr botė. Kodi tregetar i asaj kohe ishte mė i pėrparuari nė Europė. Monedha shqiptare qe e fortė dhe shkėmbehej lirshėm me monedhat mė tė forta tė botės. Qė njė vend tė jetė diktaturė komuniste duhet tė ndalojė pronėn private duke e shtetėzuar tė gjithė atė. Nė Shqipėri u kalua nė ēmenduri duke mos lejuar dhe pronėn personale. Ide tė tjera pėrveē atyre komuniste janė tė ndaluara. Bartėsit e alternativave tė tjera pushkatohen, burgosen, internohen me gjithė familjet e tyre. Mbretėron njė ide njė parti ajo komuniste. Ligjin e bėnin sekretarėt e partise komuniste tė tipit Garmoz Ruci qė i tha Ramiz Alisė se "pse s'mė the mua qė tė sillja ushtrinė nga Tepelena pėr tė vrare studentat qė deshin tė rrėzonin bustin e Enver Hoxhės. Kėtė shtet e provuan shqiptaret nėn regjimin komunist tė Enver Hoxhės. Rumpalla Demokratike fillon pas vitit 1990 kur komunistėt nga frika e humbjes sė pushtetit krijuan vetė partitė "opozitare" me sekretarė partish, sigurimsa informatorė tė tyre etj. Gjatė Rumpallės Demokratike partitė vetėm emrin kanė kanė ndryshe PS, PD, PSD, PR, por qė tė gjitha zbatojnė programet e Ramiz Alisė dhe Adil Ēarcanit. Gjatė kėsaj kohe me ligj dhe pa ligj grabitet prona private dhe publike. Grabiten edhe kursimet e qytetareve. Ekonomia ėshtė ajo e kaosit dhe e krimit. Korupsion, trafiqe ilegale, kontrabandė, grabitje etj. Ish tė burgosurit politikė etiketohen komunista nga persekutorėt e tyre, vetėm e vetėm se bartin ideale ndryshe nga tė tyret. Ekzekutimet politike bėhen me raste dhe janė tė rezervuara pėr politikanė efektivė dhe nacionalistė. E rezervuar dhe e porositur ishte vrasja e Azem Hajdarit. Efektivisht, organizohen zgjedhje, por praktikisht mėnyra e ardhjes nė pushtet ėshtė ajo e grabitjes dhe vjedhjes sė votės ose dhe me dhunė. Gjatė kėsaj kohe ėshtė vėshtirė tė bėsh dallimin midis shtetit dhe organizatave kriminale, midis politikanit, prokurorit, policit, nėnpunėsit etj dhe kriminelit. Ky ėshtė fati tragjik i shqiptarėve pas vitit 1990. Kjo periudhe quhet periudha e Rumpallės Demokratike dhe shteti i kėsaj periudhe quhet Shteti i Rumpalles.

Petrit Kola

 

Analizė

Kėtė qeverisje tė mbrapshtė shqiptarėt nuk e meritojnė

Dr. Sulejman ABAZI

U bėnė shumė vite qė shqiptarėt votojnė pėr pushtetin vendor dhe atė qėndror, dhe jo rrallė konstatohet se nė pėrgjithėsi ata ankohen pėr qeverisjet e tyre qė ditėn e parė tė veprimtarisė sė saj. Nuk do ta argumentojmė kėtė me idenė makiaveliste, se ēdo popull meriton qeverisjen qė ka, por do ta shtrijmė mendimin tek faktet qė me tėrėsinė e tyre krijojnė fizionominė e vėrtetė tė " fenomenit qeverisje ", duke denoncuar njė tė keqe tė madhe qė po na shtėngon pėrditė, duke na marrė edhe frymėn. Kėtė radhė do ta lėmė analizėn pėr politikėn, pėr t'ju referuar realitetit dhe pėr t'u bindur se kėtė qeverisje shqiptarėt vėrtet nuk e meritojnė.

1. Nė Tiranė. Vendimi pėr hapjen e kazinosė nė qendėr tė Tiranės, ėshtė njė tjetėr vepėr dhe qėndrim antipopullor i qeverisė shqiptare, nėn drejtimin arrogant tė zotit Nano. Shumė shpejtė duan ta bėjnė Shqipėrinė si Amerikėn dhe Europėn, por pa ligje, pa rregull, pa pėrfillur opinionin shqiptar, i cili vazhdon tė vuajė prapėsitė e njė qeverisjeje, qė pretendon se ėshtė pėrfaqėsuese e shtresave tė gjera sociale nė Shqipėri. Ēdo gjė mund tė besohet nė kėtė botė, por qė qeveria shqiptare tė mbėshtese nevojat e qytetarėve tė saj, kjo mbetet krejt e pabesueshme. Kemi mėsuar se edhe Las Vegasi ėshtė bėrė nė mes tė shkretetirės sė Nevadės, dhe dikush i ka vėnė nofkėn " qyteti i mėkateve ". Tirana nuk mund tė jetė qyteti i mėkateve, po as edhe Puka, ku ėshtė kėrkuar qė tė okupohet nga bixhozxhinjtė dhe kumarxhinjtė e pasur shqiptar, qė vjedhin paratė dhe kėrkojnė qė me to tė plotėsojnė epshet personale dhe tė simulojnė krimin nė Shqipėri. Pas kumarit do tė vijnė edhe prostitucioni, edhe bordellot, sepse kumarxhinjve nuk u shkon kumari dhe pazari pa pasur nė krah edhe koketat e tyre, qė t'i ndihmojnė nė fat, dhe pasi t'i joshin me para t'i dhunojnė si pėrherė. Pranė tyre do tė ulen mashtruesit, hajdutėt, matrapazėt, qė pas humbjeve dhe fitoreve do tė ulen qė tė merren mė pas me politikė, tė ngarkojnė e tė shkakrkojnė viktimat e parave tė tyre tė pista. Njė ministėr shqiptar u largua nga posti vetėm pas njė incidenti nė njė nga sallat e lojrave tė bixhozit nė Tiranė. Mos mė thoni se kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kjo ėshtė pėr shqiptarėt por nuk pėrfundon kėtu. Ēuditėrisht edhe kėtė here e fituan tenderin kompanitė e privilegjuara greke. Ata do tė investojnė nė mes tė Tiranės, qė " tė argėtojnė " shqiptarėt me paratė e tyre. Atyre u vjen keq pėr shqiptarėt, prandaj dhe i vrasin nė kufi, i rrahin, i ndėshkojnė, i pėrzėnė, sepse " i duan " shumė. Pėr kėtė kanė dhėnė prova " qytetarie ". Atyre u shijonė mė shumė paratė e shqiptarėve, u ka hedhur perėndia trutė e gomarit qė tė shijojnė ēdo gjė shqiptare, edhe tokėn tonė. Kėtė e kanė thėnė hapur dhe tinėz, dhe kėtė e di edhe kryeministri dhe qeveria shqiptare. Kjo ėshtė politika e zhvillimit dhe e mbėshtetjes sė biznesit nė Shqipėri nga qeveria jonė, ky ėshtė zhvillimi ynė dhe rruga e hapur drejtė Europės. Do tė shkojmė nė Europė edhe me kazino edhe me bordello, edhe me flamur tė grisur, edhe njė ēikė antikombėtarė, edhe me tenderime deputetėsh, e me ēfarė nuk do tė dėshironin tjetėr shqiptarėt qė tė shkonin nė kėtė tė shkretė Europė, sikur ajo tė jetė nė ndonjė planet tjetėr. Nė Europė, ja edhe njė vit, e pastaj shqiptarėt do tė shkojnė me zotitn Nano president. Pavarėsisht se cilat janė motivet e lėvizjes " MJFT ", por njė gjė dihet, ajo dhe opinioni qytetar kanė kundėrshtuar ngritjen e kazinosė nė qendėr tė Tiranės. Kazinoja do t'i bėjė karrshillėk edhe kishės ortodokse, qė po ndėrtohet ngjitur me Ministrinė tonė tė Mbrojtjes. Ēuditėrisht ajo i ka themelet shumė tė thella. A thua se ajo ka dėshirė qė t'i lėvizė Tiranės sonė edhe nga poshtė, sepse nga lartė ja ka parė hajrin. Njė kishė madhėshtore dhe njė kazino mo(derr)ne nė mes tė Tiranės. Vetėm kėto i mungonin zemrės sė atdheut tonė tė dashur. Dikush me tė drejtė ka thėn se, " ...Kali i Trojes po futet mu nė zemėr tė Tiranės ". Gabohesh i dashur mik, ky ka(r)l ka kohė qė na ėshtė futur ne shqiptarėve, dhe kėtė e kemi dhuratė nga qeverisja jonė so(zorr)cialiste.

2. Nė Vlorė. Vlora, njė nga vendet e rralla tė Mesdheut, ėshtė bėrė pre e furisė dhe arrogancės pushtetare tė qeverisė dhe tė kryenministrit te saj. Qyteti rrezikon qė 24 orė nė 24 orė, tė " pijė duhan " dhe tė kancerohet nga zhvillimi i industrisė moderne tė periudhės sė zhvillimit tė tij modern. Virgjėrinė, bukurinė, pozitėn e mrekullueshme nė pikėn e ndarjes sė bregedetit ranor dhe shkėmbor, e praruar midis zotit, qiellit dhe tokės, Vlora hap dyert e saj ēdo vit, pėr tė pritur miqtė e vizitorėt, duke u ofruar mikpritjen shqiptare, zemrėn e bardhė, bukurinė dhe mirėsinė e saj, gjithēka tė mirė shqiptare. Kjo ėshtė Vlora, qė di ta bėjė edhe politikėn, por di tė japė edhe traditėn mė tė mirė tė kombit tonė. Emra tė shumtė, qė tė lėnė mbresė dhe tė ngjallin edhe nostalgjinė pėr historinė tonė, Kuduz Babai, kalaja e Kaninės, Parku madhėshtor i Llogorasė, porti me zhurmėn e tij, plazhet e mrekullueshme tė jonianit, 340 ditėt me diell nė kėtė qytet tė zotit dhe tė perėndisė, tė falin njė perėndim tė mrekullueshėm tė diellit midis ishullit tė Sazanit dhe gadishullit kryeneē, qė e mbron atė nga tallazet detare. Kush ka pasur fatin tė sodisė qytetin nga maja e Kuduz Babait apo nga kalaja e Kaninės, menjėgherė mendja mund t'i ketė shkuar nė Aleksandri, apo diku nė vendet mė tė mira tė botės, duke u krenuar me qytetin tonė. Tė gjitha kėto nuk ka se si tė mos i bėjnė vlonjatėt tė mendojnė, se qeveria e tyre vėrtet " nuk e ka me gjithė mend " qė ta prishė imazhin e shkėlqyer tė qyteti bregdetar. Dikush ka thėnė se " ...ky qytet duhet tė ruhet vetėm si njė qytet turistik ". Jo nuk besojmė, se kur e ka thėnė me siguri ka qenė i lajthitur. Dikush tjetėr i roitur nga mendtė e kokės ka thėnė, se do tė vijė njė ditė qė " ...grekėt dhe italianėt do t'u kenė shumė zili dhe mund tė kėrkojnė punėsim kėtu ". Ky besoj do tė ketė qėnė ndonjė nga ata vizitorėt e mrekulluar nga nėna natyrė, dhe ka menduar se Shqipėria vėrtėt ka njė tė ardhme tė mrekullueshme. Gabohesh i dashur mik, kjo nuk konsiderohet toka e shqiptarėve, por toka e premtuar e lakmitarėve pėrreth Shqipėrisė. Punė e madhe se njė popullsi e tėrė mė shumė se sa votat qė Fatosi ka marrė pėr t'u bėrė kryeministėr, kėrkon pastėrtinė e dhuratės sė natyrės. Kjo duhet tė bėhet njė tokė e nėmur dhe e harruar. Dhe Fatosi ka filluar t'i ndėshkojė vlonjatėt pėr shpirtin e tyre rebel, sepse ata po i kėrkojnė paratė, ata po e zukasin nė prapanicė, pėr t'i kujtuar se nuk i ka hiē mirė punėt me qytetin e sertė.

Por mendimi i ambientalistėve tė qytetit kundėrshtohet nga disa funksionarė karrikethyer, tė cilėt i gėnjen mendja, se Vlora jo vetėm qė do tė zgjidhė hallet e saj me rafineritė, por ajo do tė pasurojė edhe shtetin e shqiptarėve !! Nuk ka faj ēiraku tė bėj llogari me gishta, se defterėt e nxjerrin defiēit. Atij i duken shumė 60 milion dollarė, dhe merakoset pėr vlonjatėt e mjerė qė do tė punojnė nė kėto impiante, pa i pėrfytyruar ata dhe fėmijėt e tyre tė verdhė, kollėshumė, asmatikė, pa menduar pemėt e vyshkura dhe gjėlbėrimi nė faliment, pa menduar njė ēast se do tė vijė njė ditė qė qytetarėt e kėtij vendi, do tė mallkojnė ditėn qė u dha mundėsinė tė jetėojnė "tė lumtur" nė qytetin e tyre bregdetar.

Ka dalė njė "dervish" sot nė Vlorė, qė i ėshtė mbushur mendja se mund tė jetė mė i fortė nga dėshira dhe vullneti i qytetit tė sertė, vetėm e vetėm se sot ai na qėnka dikush nė njė karrike. I shkreti nėnkryetar, e ka zėnė qė tani deliri i kėnaqėsisė, se me TEC-in e Vlorės, ai nuk do tė vuajė mė pėr drita dhe jo vetėm kaq, por do tė ndihmojė edhe tė tjetėr nė hall. Dikush ka publikuar se "...projekte tė tilla, me kaq pasoja pėr vendin, duhet tė vendosen me referendum dhe jo me njė firmė tė kryeministrit". A e di vallė kėtė Nanua, ja kanė thėnė apo edhe kėtė radhė si nė shumė tė tjera atė e kanė keqinformuar?! Ambientalistėt vlonjatė i ka zėnė halli me pushtetarėt e tyre dhe me qeverinė e shqiptarėve. Dikush kėrkon tė nxjerrė tė palarat e qverisė nė shesh tė mejdanit, duke thėne se, "...i gjithė projekti ėshtė mbajtur nė fshehtėsi tė plotė". Gaboihesh i dashur mik, qeveria shqiptare dhe kryeministri i saj janė mė trasparentėt nė Europė dhe nė botė. Dikush e ka quajtur "kėrcėnim pėr qytetin", dikush tjetėr "mashtrim tė qytetarėve nga qeveria", e ēfarė nuk po thonė tjetėr. Vendimi i marrė mė 19 shkurt tė vitit 2003 do tė vijė njė ditė qė do tė quhet dita e zezė e vdekjes sė qytetit tonė tė bukur. Ēudia mė e madhe e qeverisė ėshtė fluska e ministrit tė Kulturės Rinisė dhe Sporteve, kur u tha shqiptarėve dhe vlonjatėve se, "...ėshtė miratuar edhe njė park turistik me qendėr nė Orikum". Me siguri djaloshi ministėr ka trasmetuar ndonjė nga ato shakatė me kripė tė zotit Nano pėr tė joshur vlonjatėt "sherrxhinj e grindavecė". Nuk ėshtė e vėrtetė, gėnjejnė amerikanėt e interesuar pėr projektin AMBO, kur thonė se "...zona do tė ketė pasoja tė konsiderueshme nė rast se do tė kthehet nė njė park energjitik". Kėta amerikanėt nuk janė nė rregull, qė fusin panikun nė qytetin tonė!!

3. Nė Korēė. Mėsojmė se sė fundi nė Korēė ėshtė inaguruar shkolla fillore "Omonia" dhe dega kompjuterike e fakultetit nė gjuhėn greke. Edhe kėtė Korēa dhe Shqipėria e kishin mangut. Minoritarėt grekė nė Korēė do tė kėrkojnė shkollėn dhe gjuhėn e tyre, dhe nuk ėshtė ēudi qė ndonjė ditė do tė na kėrkojnė tė krijojnė ndonjė "shoqatė studentore" minoritare edhe nė Universitetin e Tiranės, pėr tė kėrkuar nė tė ushtrimin e gjuhės greke. Shkolla fillore greke nė Korēė, padyshim qė do t'i japė frytet e saj pas 20-30 vjetėsh. Ėndėrra "e herėshme" greke ka filluar tė lulėzojė dhe Korēa e traditės sė kulturės shqiptare ka nevojė pėr "pak mė shumė helenizėm". Nuk ka faj as kryepeshkopi Janullatos e as tė tjerėt qė bėjnė zhurmėn pėr tė drejtat e mohuara tė minoritarėve nė Shqipėri. Ka mė se 15 vite qė qeveritė nė Shqipėri i kanė ushqyer orekset greke, duke dhunuar dinjitetin dhe identitetin tonė kombėtar.

Nė morinė e ngjarjeve qė nuk mungojnė nė Shqipėri lexuesi ėshtė nė gjendje tė dallojė atė qė i mungon, atė qė i dhunohet, atė qė i mohoet nga qeverisja e tij. Shqiptarėt e stresuar nga politika nuk e meritojnė kėtė qeverisje.

E ardhmja e Kosovės diskutohet nė Washington

Barry Wood

Uashington

Ndėrsa Kombet e Bashkuara janė pėrgatitur tė fillojnė tė premten diskutimet rreth mundėsisė sė nisjes sė procesit pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės, njė komision ekspertėsh diskutoi nė Qendrėn Woodrow Wilson nė Washington mbi tė ardhmen e Kosovės dhe tė Ballkanit perėndimor. Folėsit theksuan nevojėn pėr integrimin e gjithė rajonit nė Bashkimin Europian.

Eksperti i Departamentit amerikan tė Shtetit pėr ēėshtje ballkanike, Charles English, tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnė se OKB-ja do tė ndėrmarrė njė shqyrtim tė pėrgjithshėm qė mund tė ēojė nė fillimin nė muajin shtator tė negociatave mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.

Shqiptarėt e Kosovės tė cilėt pėrbėjnė 90 pėr qind tė popullsisė sė saj, kėrkojnė pavarėsinė. Serbia e kundėrshton atė. Procesi i shqyrtimit do tė vlerėsojė pėrparimin e administratės sė zgjedhur tė Kosovės nė pėrmbushjen e standardeve perėndimore tė qeverisjes.

Duke folur hollėsisht rreth njė nisme politike tė shpallur javėn e kaluar nga ndihmės-sekretari i shtetit Nik Burns, zoti English tha se qeveria e Kosovės ende nuk ka arritur tė garantojė sigurinė e qytetarėve tė saj joshqiptarė, shumica e tė cilėve janė tė ngujuar nėpėr enklava tė mbrojtura nga paqeruajtėsit e Natos. Ai tha se duhet tė bėhet mė shumė pėr tė inkurajuar refugjatėt serbė tė kthehen nė Kosovė.

Zoti English theksoi se nėse vlerėsimi i OKB-sė ėshtė pozitiv, Washingtoni do tė sugjerojė qė diplomatė tė lartė europianė tė ngarkohen me zhvillimin e negociatave mbi statusin pėrfundimtar.

"Statusi i Kosovės, e ardhmja e Kosovės ėshtė nė Europė, jo vetėm e Kosovės por edhe ajo e Serbisė dhe Malit tė Zi. Ėshtė nevoja qė Kosova si edhe unioni Serbi-Mali i Zi ta kuptojnė se zgjidhja e vėrtetė e statusit varet mė pak nga marrėdhėniet midis Beogradit e Prishtinės e shumė mė tepėr nga marrėdhėniet e tyre prėkatėse me Brukselin".

Brus Xheksoni, ish zyrtari amerikan i zbulimit i cili kryeson organizatėn joqeveritare tė quajtur Projekti mbi Demokracitė Kalimtare, pajtohet se negociatat pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės duhet tė fillojnė kėtė vit. Zoti Xhekson tha se statuskuoja nuk ėshtė mė e prėshtatshme pėr rajonin e trazuar tė Ballkanit. Pėr tė shmangur kthimin nė nacionalizėm dhe konflikt, tha ai, i gjithė rajoni duhet tė futet menjėherė nė rrugėn drejt anėtarėsimit nė Bashkimin Europian. Njerėzit e kėtij rajoni, theksoi ai, duhet tė kenė njė pikėsynim nė jetėn e tyre.

"Ky ėshtė njė proces shumėvjeēar, fillimi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar nė vitin 2005, njė takim pėrfundimtar i nivelit tė lartė i Bashkimit Europian nė vitin 2006, dhe pikėsynimin qė deri vitin 2014 tė gjitha vendet e rajonit tė jenė anėtare tė Natos dhe tė Bashkimit Europian".

Sllovenia ėshtė e vetmja ish republikė jugosllave qė ėshtė pranuar nė Bashkimin Europian. Ėshtė nė plan qė Bullgaria dhe Rumania tė hyjnė nė radhėt e bllokut nė fillim tė vitit 2007 dhe Kroacia mund tė anėtarėsohet dy vjet mė pas.

Zoti Xhekson mendon se hendeku i madh midis Beogradit dhe Prishtinės mbi pavarėsinė e Kosovės mund tė ngushtohet nga mundėsitė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian.

"Mendoj se shumė anėtarė tė elitės nė Beograd, tha zoti Xhekson, e kuptojnė se krijimi i njė Serbie tė themeltė pa Kosovėn dhe pa Malin e Zi ėshtė gjėja mė e mirė pėr vendin e tyre. Ata do tė hynin nė radhėt e Bashkimit Europian brenda ditės. Dhe pastaj, theksoi ai, Serbia do tė pasohet nga Mali i Zi dhe Kosova".

Zoti Xhekson paralajmėroi se angazhimi konstruktiv perėndimor dhjetė vjeēar nė Ballkan mund tė dėshtojė nė fund tė fundit pa udhėheqje tė guximėshme pėr integrimin e plotė tė rajonit nė institucionet euro atlantike.

Intervistė pėr Radion "Europa e Lirė" e analistit pėr ēėshtje ekonomike Ibrahim Rexhepi

Si mund tė luftohet kriminaliteti ekonomik nė Kosovė

 

Zoti Rexhepi, sa konsideroni se nė Kosovė ėshtė luftuar apo po luftohet krimi ekonomik, i cili vazhdimisht gjendet nė prioritetet e para tė institucioneve tė Kosovės, por edhe atyre ndėrkombėtare?

Nė formė deklarative ka luftė dhe ka pėrpjekje pėr t'iu kundėrvėnė kriminalitetit ekonomik, por nė fakt ajo nuk vėrehet, nuk hetohet, nuk preket. E ndoshta problemi censurė ėshtė aty, sepse mungon mekanizmi qoftė vendor, qoftė ndėrkombėtar, i cili me kėmbėngulje dhe me kompetenca tė plota i kundėrvihet kriminalitetit ekonomik.

Nė Kosovė gjatė kėtyre viteve tė fundit megjithatė janė hapur shumė procese, qoftė ndaj personave, apo kompanive tė ndryshme. Si rrjedhojė, sa vlerėsoni se kėto procese kanė arritur tė marrin pėrgjigjen adekuate nga organet kompetente?

Realisht tė flasim qė nga viti 1999 e deri tani, sė paku dihet se njė proces gjyqėsor ka pėrfunduar dhe ka vendimin pėrfundimtar rreth keqpėrdorimeve nė ekonomi. Ėshtė fjala pėr zotin Joe Truschler, i cili ėshtė gjykuar nė Gjermani, ku realisht vlerėsoj se shteti ligjor ėshtė shumė mė funksional, shumė mė efikas, e qė ka tė bėjė pėr keqpėrdorimet nė Kosovė, gjatė kohės ku ai ka qenė manaxher nė divizionin e Energjetikės, pėrkatėsisht nė KEK. Mirėpo nė Kosovė unė nuk di rast tjetėr, pėr tė cilin mund tė thuhet se ka filluar njė proces dhe ka shkuar deri nė fund e janė zbardhur tė gjitha problemet. Ka patur shumė emra, shumė kompani tė pėrfolura, se ka keqpėrdorime, ka kriminalitet, por nė fakt gjithshka mbetet e mjegullt, gjithshka mbetet e pazbardhur, qoftė nga mekanizmat e hetuesisė, apo edhe prej proceseve tė zakonshme gjyqėsore.

Zoti Rexhepi, ju pėrmendėt mekanizmat adekuatė, ndėrkohė qė vendorėt vazhdimisht ankohen edhe pėr mungesė kompetencash. Sa mendoni se kėto dy komponente mund tė ndihmojnė nė shtimin e efikasitetit kur flitet pėr luftimin e krimit ekonomik?

Nė fakt mund tė thuhet qė ėshtė edhe mungesa e kompetencave, mungesa e njė mekanizmi ligjor, e njė mekanizmi institucional, i cili do tė ishte shumė mė agresiv nė kėtė problem, nė kėtė ēėshtje. Por problemi mė i madh qėndron tek vetė njeriu, qoftė tek qytetari, qoftė tek manaxheri nė ndėrmarrje, ose tek lideri politik. Ata duhet tė jenė tė bindur sė pari qė shteti nuk ndėrtohet me kriminalitet ekonomik, nuk ndėrtohet me mafjozllėqe, e atėhere ėshtė lufta shumė mė e lehtė. Problemi ėshtė duke u avancuar, duke u ngritur. Nuk kemi shumė pse tė flasim keqpėrdorimet nė administratėn lokale, pėr keqpėrdorimet e njė sportelisti, apo njė punėtori supozojmė nė mjeksi apo diku tjetėr. Shqetėsuese ėshtė se krimi po ngrihet gjithnjė e mė lart nė hierarkinė, piramidėn e pushtetit qoftė politik, ashtu dhe pushtetit ekonomik.

Intervistoi Zijadin Gashi

 

Pse duhet spastrimi politik nė Kosovė

Nga Skėnder Limani

Shumė sisteme janė provuar nė Kosovė, nga mė tė ndryshmet. E kam fjalėn pėr sisteme politike, pėrveē sistemeve tjera. Qė nga komunizmi, diktatura, socializmi, e sė voni edhe parlamentarizimi. Nė tė gjitha kėto sisteme, ėshtė interesante sė tė gjithė bartėsit e tyre flisnin pėr demokraci, pra, gjuha dhe njerėzit nuk ndėrronin.

Kėta lloj njerėzish, pra, politikanėsh, vazhdojnė edhe sot punėn e tyre nė Kosovė, me pozita tė njėjta. Dy gjėra qė praktikisht kanė ndėrruar nė ndėrkohė janė se shumica e kėtyre politikanėve janė ndėrruar nga familjarėt e tyre, pra, janė plakur dhe fizikisht ata nuk janė tė pranishėm mė nė skenėn politike dhe disa nga ta mė nuk janė mė nė mesin e tė gjallėve, por megjithatė, 'idetė' e tyre vazhdojnė tė mbesin tė njėjta, pra, tė pranishme.

Rezultatet e punės ose e punėve tė tyre janė po tė njėjta dhe se kalimi i viteve dhe ndėrrimet qė vijnė e shkojnė me vitet pėr ta nuk kanė rėndėsi, nuk lėnė asnjė gjurmė: tė gjithė kanė vetura, shumė shtėpi e banesa, villa dhe beneficione tė tjera familjare.

Dhe nga ky aspekt ata janė mjaft tė suksesshėm. Bile disa politikanė perėndimorė edhe iu marrin lakmi. Ndėrsa ata vazhdojnė tė thirren nė atė se kėto beneficione vijnė si rezultat i punės ose i punėve tė tyre. Nejse!

Kjo situatė duhet tė ndėrpritet! Ose duhet tė vazhdojmė pėrpara, e qė nuk ėshtė lehtė, ose duhet tė kthehemi nga jemi nisur. Me kthimin prapa, pra, me kohėn prapa, tė kthehet edhe Sllobodan Millosheviēi.

Pas kėsaj, gjėrat do tė ishin mė tė qarta dhe vendimet pėr ēkado do tė merreshin me lehtė, qė do tė thotė se do tė kishte komunikim mes njerėzve tė kategorive tė ndryshme, besim tė ndėrsjellė, respekt, sjellje tė hijshme, qėndrime konstruktive, si dhe punė mė dinamike, dhe e gjithė kjo do tė rezultonte me rezultate mė pozitive nė zhvillimin e shoqėrisė sonė.

Dhe do tė kishim njė synim tė pėrbashkėt: mposhtjen e armikut! Ose tė vazhdojmė pėrpara, qė do tė thotė, tė merren vendime qė do tė ndėrronin situatėn politike nė Kosovė, e me kėtė edhe njerėzit, pra, bartėsit e atyre ideve si mė sipėr. Tė atyre ideve tė cilat gjithmonė po vazhdojnė tė funksionojnė nė Kosovė, pa marr parasyshė ndėrrimet politike globale nė aspektin pozitiv.

E kjo praktikisht do tė thotė qė gjuha e politikanėve tė fillohet tė zbatohet, pra, demokracia pėr tė cilėn na flasin. Kjo punė nuk ėshtė aspak e lehtė. Ata qė e kanė provuar demokracinė e njė shteti, cfarėdo qoftė ai shtet ose ajo demokraci, e dinė se pėr cfarė po flas.

Demokracia ngrihet mbi parimet e zhvillimit kombėtar, pra, traditės, kulturės, dokeve e tekeve, ligjeve e zakoneve kombėtare tė shtetit pėrkatės, nė kėtė rast, tė Kosovės. Ne jemi tė pasur nga tradita e kultura. Kjo nuk ėshtė asgjė e re. Andaj ajo se cfarė duhet tė bėhet ėshtė qė e gjithė ajo kulturė dhe traditė tė fillohet tė zbatohet nė praktikė.

Gjėja e parė qė duhet tė bėhet pėr arritjen e kėsaj ėshtė 'spastrimi politik' i atyre njerėzve qė flasin pėr demokraci e pėrfitojnė personalisht, si, psh: pėrmes tenderave, si rast mė konkret, sepse tenderi ėshtė mėnyra mė efikase qė nga paslufta, pėr t'u pasuruar brenda orėsh. Ėshtė gati njėjtė sikurse tė shesės drogė diku nė perėndim. Vetėm se shpėrndarėsit por edhe pėrdoruesit e drogės gjithkund luftohen, bile disa nga ta pėrfundojnė edhe nė karrige elektrike, sipas ligjit.

Pėrdorimi i dhunės ligjore ndaj keqbėrėsve ėshtė mėnyra e vetme pėr luftimin e sė keqes, sic kishin thėnė filozofėt. Dhuna qė nėnkupton arrestimin e tė gjithė atyre qė edhe dyshohen pėr keqpėrdorime parash, sidomos tė parave publike, qė vijnė nga ne, tatimpaguesit. Sepse kjo do tė ishte tregues i qartė se nė Kosovė po zbatohet demokracia, andaj edhe mirėqenia njerėzore.

Ėshtė supozuar se situata politike si para vitit 1999 do tė ndėrrohej nė Kosovė, saktėsisht qė nga 13 qershori i vitit 1999. Por kjo nuk ndodhi. Ajo qė ndodhi ėshtė se vetėm u ndėrruan fizikisht politikanėt ndėrsa idetė mbetėn tė njėjta.

Edhe njė herė, kjo situatė duhet tė ndėrrohet. Varet nga ne se si do ta kryejmė kėtė punė, nėse do ta kryejmė. Kėtu nuk do tė ketė ndihmė praktike ndėrkombėtare. Kjo tashmė ėshtė ashiqare. Prania ndėrkombėtare ka tjetėr karakter nė Kosovė. Ata qė ende nuk e mėsuan kėtė duhet tė largohen nga politika. Ndėrsa neve na mbetet qė tė gjejmė njerėzit e duhur nė vendin e duhur, sic thuhet. Kaq!

"trepca.net"

 

Ali Ohri, njė ikonė e gjallė e monarkisė shqiptare

Ali Ohri ėshtė njė ikonė e gjallė e monarkisė, kujtimet e sė cilės e kanė ushqyer qysh kur ishte ende adoleshent, e deri tani nė pleqėrinė e thellė, kur po mbush 85 vjeē. Ishte vetėm 16 vjeē, maturant nė gjimnazin e Tiranės, kur e takon pėr herė tė parė Mbretin Zog, nė Pallatin e Motrave tė Mbretit, kur ai po dilte i shoqėruar nga pricesha Adile. Aliu ishte ulur nė sallon dhe, kur Naltmadhnia e Tij, Mbreti i Shqiptarėve, kalon aty pranė, maturanti ngrihet nė kėmbė pėr ta nderuar. "Ē'ėshtė ky djalė Adile?", e pyeti ai tė motrėn. "Ėshtė djali i Xhenanit", iu pėrgjigj princesha. Xhenani ishte e ėma e Aliut. Ajo me Zogun ishin kushėrinj tė dytė (babai i Zogut, Xhemal Pasha me babanė e nėnės sė Ali Ohrit, Xhenanin, ishin kushėrinj tė parė).

Mbreti e pėrqafoi dhe, pasi e pyeti se nė ēfarė klase ishte dhe si shkonte me mėsime, i tha: "Do tė tė ēoj nė shkollėn ushtarake nė Itali. Tė dua nė Gardėn time". Pastaj, duke e parė gjimazistin energjik nė sy, Naltmadhnia e Tij, shtoi: "Por kujdes, se mos mė turpėron!" Ali Ohri, jo vetėm qė nuk e turpėroi Mbretin, por gjithė jetėn ruajti imazhin e tij dhe tė shtetit qė ai krijoi, nė njė nga kohėt e vetme tė historisė sė kėtij vendi, kur shteti dhe shqiptarėt kanė qenė nė unison tė plotė. Qė atėhere kanė kaluar rreth 70 vjet, por idealizmi i jetės sė Ali Ohrit ka mbetur i lidhur ngushtė me vizionin monarkist dhe ėndrrėn e kulluar tė rikthimit tė Mbretėrisė.

Megjithė kėmbėnguljen e tė atit qė Aliu tė mos shkonte nė shkollėn ushtarake nė Itali, kur i biri i tha se: "Ky ėshtė urdhri i Mbretit", u dorėzua. Atė natė, nė shtėpinė e tyre kishte ardhur Xhemal Aranitasi, Komandanti i Pėrgjithshėm i Ushtrisė, shok i ngushtė me babain e Aliut, Izetin, qysh nė bangat e shkollės, nė Manastir. Kur Izeti pranoi qė i biri tė zbatonte "urdhrin" e Mbretit, ministri i Mbrojtjes, i ngazėllyer tha: "Aliu do tė bėhet njė ushtarak i shkėlqyer i Gardės mbretėrore".

Kur hyri Italia nė Shqipėri, Aliu ishte akoma nė Milano, duke vazhduar studimet nė shkallėt e hierarkisė sė shkollimit ushtarak. Nė verėn e vitit 1939, kur qe kthyer me pushime, njė natė, i thotė babait: "Nuk do tė shkoj mė nė Itali. Ē'kuptim ka tė vazhdoj atė shkollė ku mua mė ka dėrguar Mbreti?". "Dėgjo, bir, iu pėrgjigj babai, atėherė kur shkove nė shkollė, nuk doja unė, doje ti. Tani nuk do ti, por dua unė. Nuk ėshtė ēeshtje dėshire bir, por me kėtė rrugė qė kanė nisur Gjermania dhe Italia, lufta ėshtė te pragu i derės. Por Gjermania dhe Italia si shtete me prapavija tė dobėta do ta humbasin luftėn. Shqipėria do tė bėhet prap si ka qenė dhe atėhere do tė ketė nevojė pėr ofiecerė tė shkolluar". Kėshtu Aliu vazhdoi shkollėn, tė cilėn e mbaroi nė vitin 1942.

Kthehet nė Shqipėri dhe, meqė arma e kavalerisė tė cilėn ai kishte zgjedhur, nuk ekzistonte, emėrohet nė njė repart italian. Pas kapitullimit tė Italisė, nė shkurt-mars 1943, hyn nė kontakte me Abas Kupin, liderin historik tė Legalitetit qė do tė krijohej pak kohė mė vonė. Me krijimin e kėsaj organizate politike, caktohet nė njė funksion mjaft delikat dhe tė besueshėm, duke marrė pjesė edhe nė njėsitet e armatosura, nė aksionet e shumta luftarake, qė kreu Legaliteti kundėr gjermanėve.

Pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur fitimtarėt erdhėn duke shkelur mbi pellgje gjaku nacionalistėsh dhe idealistėsh tė progresit kombėtar, si specialist pasionant, e mobilizuan pėr tė krijuar repartet e kavalerisė, deri nė vitin 1947, kur e nxjerrin nė lirim.

Nė vitin 1949, nisi ora e provės sė genocidit komunist edhe mbi kėtė kalorės tė palodhur tė idealit kombėtar, njė oficer i shkolluar nė Perėndim, ėndrra mė e qėndrueshme e tė cilit ishte dhe mbeti liria e vendit tė tij. Ishte data 30 qershor, kur njė eskortė e policisė sekrete shqiptare e arrestojnė nė Shkodėr dhe e pėrcjellin pėr nė Tiranė, me njė akuzė absurde: Tentativė arratisje! "Kėtė akuzė, - deklaron z. Ohri, nuk e kam pranuar as nė kohėn e izolimit dhe tė presioneve unikale, as nė gjyq, as nė burgun politik dhe as tani".

Gjyqtarėt komunistė tė veshur me toga tė kuqe, tė indoktrinuar deri nė palcė, e dėnojnė me 8 vjet burg politik dhe 5 vjet pa tė drejtė vote. Kryen 5 vjet burg politik, pa llogaritur pasojat mbi familjarėt e tij, mbi fėmijėt, bashkėshorten dhe rrethin e tij familjar.

Pas burgut, Aliu iu nėnshtrua punės nė profesione tė ndryshme, pa asnjė lidhje me njėri-tjetrin dhe pa asnjė lidhje me formimin e tij ushtarak, nė njė nga Akademitė mė prestigjioze tė Perėndimit, nė Milano tė Italisė, ku kishte studiuar me interesimin e drejtpėrdrejtė tė mbretit Zog. Ushtroi detyrėn e zooteknikut, punoi nė sektorin e rritjes dhe mbarėshtrimit tė kuajve, meqenėse ka dhe njė diplomė si hipolog (studiues kali), dha mėsim si pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Veterinarisė dhe tė Zooteknisė nė Universitetin Bujqėsor tė Kamzės dhe nė ēdo hap tė jetės e tė punės e ka karakterizuar ndershmėria, pasioni pėr punėn dhe dashuria pėr njerėzit, idealizmi i vizioneve monarkiste me tė cilat ėshtė ushqyer qė fėmijė. Del nė pension nė vitin 1981, nė kulmin e energjive dhe tė pasioneve, tė cilat ia ndėrpreu burgu politik i komunizmit, duke ushtruar tėrė arsenalin e dhunės mbi tė dhe familjarėt e tij.

"Mbi klasėn tonė tė lidhur tradicionalisht me familjet e mėdha, bajraqet, etj., komunizmi pėrdori tė gjitha mjetet, tė gjitha ingranazhet pėr tė na nėpėrkėmbur dhe gjunjėzuar, por nuk ia doli mbanė" - thotė Ali Ohri, 85 vjeēari chambelain i Oborrit Mbretėror Shqiptar, komandant i Gardės Mbretėrore dhe Kėshilltari personal i Mbreti Leka I Zogu, me tė cilin e lidh njė histori e tėrė dhe pėr tė cilin ai ndihet i obliguar deri nė fund tė jetės.

Ali Ohri, megjithė peshėn e viteve mbi supe, ndihet krejt i ri dhe energjik, duke ndjekur tė gjitha veprimtaritė e Oborrit Mbretėtor dhe tė LZHK, duke besuar me tėrė forcėn e shpirtit dhe tė mendjes nė fitoren e kėsaj alternative tė fuqishme, e cila synon ta shkėpus vendin nga darėt e kėtij tranzicioni tė mbrapshtė, nė zgrip tė humbėtirės ekonomike, sociale, dhe politike.

Ikona e gjallė e monarkisė shqiptare, e kėtij konstitucioni madhor tė vetėdijes kombėtare, tė rrethuar barabarisht nė njė nga "rrethimet demokratike" tė radhės, shpreson se shqiptarėt mė nė fund do tė kenė fatin tė shohin tė ulur nė Fronin Mbretėror Leka Zogun dhe familjen mbretėore nė vendin qė i takon.

"Tradita"

Njė vėshtrim mbi historinė e organizatės mė tė famshme nė botė

 

Historia e fshehur e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara

Nga Dan Plesch

Historia e njohur pėr shpartallimin e nazizmit dhe themelimin e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė shtrembėruar. Njė pamje false e sė shkuarės po pėrdoret sot pėr tė formatuar atė se si duhet ta shohim ne tė ardhmen. Fuqitė ushtarake tė aleancės fituese tė kohės sė luftės na ofrohen si njė model pėr tė drejtuar botėn, ndėrkaq utopianizmi i supozuar i OKB-sė kundrohet si i paefektshėm dhe i parėndėsishėm.

Ky ėshtė njė shpėrfytyrim i fakteve (shihni mė poshtė kronologjinė). Neve na thuhet se OKB-ja ka zėnė fill me nėnshkrimin e Marrėveshjes mė 1945. Nė fakt ajo marrėveshje ishte kulmimi i pėrpjekjeve komplekse ushtarake dhe politike tė nisura mė 1941. Duke kuptuar origjinėn e OKB qė nga koha e luftės, na ofrohet njė pėrkujtues shumė i fuqishėm dhe shumė i nevojshėm se OKB nuk ėshtė njė aksesor liberal, por ajo ėshtė krijuar si rezultat i nevojave tė forta politike realiste.

Tė dhėnat historike tregojnė se si Winston Churchill and Franklin D Roosevelt krijuan Kombet e Bashkuara (OKB) pėr tė fituar njėherazi ushtarakisht dhe politikisht, dhe pėr tė krijuar themelet e njė paqeje jetėgjatė. Shprehja e tyre e parė e politikės anglo-saksone ishte nė Kartėn e Atlantikut mė 1941; kjo pėrfshinte nevojėn pėr liri, sigurinė sociale, tė drejtat e punės, ēarmatimin, po ashtu edhe tė drejtėn e vetėvendosjes, lirinė e tregut dhe tė fesė. Churchilli vetė theksonte gjatė kulmimit tė luftimeve mė 1944 se "Kombet e Bashkuara janė e vetmja shpresė e botės".

Nė tė dhėnat dokumentare tė viteve tė luftės, referenca tė panumėrta tregojnė origjinėn e OKB-sė si njė lokomotivė strategjike pėr fitoren e Luftės sė Dytė Botėrore. Dokumenti qė formalizon kapitullimin nazist pėrmban edhe kėto fjalė: "Ky Akt i Dorėzimit Ushtarak bėhet pa paragjykime, dhe nuk do tė zėvendėsohet prej asnjėlloj instrumenti tė dorėzimit tė imponuar kėtu, ose nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara, ndaj Gjermanisė...". Presidenti Truman publikonte mė 8 Maj se "Gjenerali Eisenhower mė njofton qė ushtria gjermane ėshtė dorėzuar para Kombeve tė Bashkuara."

Kėto referenca mund tė duken tė ēuditshme sot. Por nė kohėn e luftės, ishte normale tė flisje pėr Kombet e Bashkuara qė bėnin luftėn. Majori George B Woods, kapelan i "grupit tė vėllezėrve" nė 82nd Airborne Division na jep njė shembull pėr varrosjen e tė vdekurve nė kampin e pėrqendrimit tė Wobbelinit. Ai shpjegon se "kėto krime kurrė nuk u sqaruan derisa sa ushtritė e Kombeve tė Bashkuara shkelėn Gjermaninė."

 

Njė koalicion real

"Kombet e Bashkuara" ka qenė emri zyrtar i koalicionit qė luftonte kundėr fuqive tė Boshtit qė prej janarit 1942, kur Ruzvelti dhe Ēėrēilli udhėhoqėn 26 shtete, duke pėrfshirė edhe Bashkimin Sovjetik dhe Kinėn, drejt njė "Deklarate tė Kombeve tė Bashkuara".

Deklarata detyronte tė 26 vendet tė mos bėnin marrėveshje paqeje tė veēanta me nazistėt dhe tė nėnshkruanin parimet e Kartės sė Atlantikut pėr botėn e pas Luftės. Marrėveshja hidhte bazat politike pėr kundėrshtimin e ideologjisė naziste; ajo kaplloi imagjinatėn e popujve rreth e qark botės, duke pėrfshirė edhe tė riun Nelson Mandela dhe aktivistėt anti-kolonialė.

Kombet e Bashkuara ishin njė entitet real dhe jo njė sllogan i stėrholluar qė i ofronte njė publiku tė lehtė, njė premtim pėr paqe botėrore nė fund tė luftės. Aleatėt bėnė luftėn si Kombe tė Bashkuara dhe krijuan organizata nė emėr tė saj dhe tė themelimit tė saj. Biblioteka Britanike ka mjaft shėnime tė publikimeve tė kohės sė luftės pėr ose pėrreth Kombeve tė Bashkuara. Ajo u celebrua me muzikė, lutje dhe shfaqje tė ndryshme. U publikuan antologji me bėmat e "Heronjve tė Kombeve tė Bashkuara".

Nė Europė, gjenerali Eisenhower pranoi dorėzimin e Italisė fashiste nė shtator 1943, duke deklaruar: "Armiqėsitė ndėrmjet forcave tė armatosura tė Kombeve tė Bashkuara dhe atyre tė Italisė kanė pushuar njė herė e mirė. Tė gjithė italianėt qė tani do tė veprojnė pėr tė dėbuar agresorin gjerman nga toka italiane, do tė kenė mbėshtetjen dhe ndihmėn e Kombeve tė Bashkuara." Menjėherė pas kėsaj ai u dėrgua nė Britani ku filloi tė bėnte planet pėr Ditėn e sulmit (D-Day). Urdhrat qė iu thanė ishin qė ta bėnte kėtė nė "bashkėpunim me vende e tjera tė Kombeve tė Bashkuara".

Mesazhi i Eisenhower-it pėr trupat qė ishin nisur pėr lufė u kujtonte se "Kombet e Bashkuara u kanė shkaktuar gjermanėve humbje tė mėdha, nė beteja tė hapura, trup me trup". Madje edhe njėsia mbėshtetėse e Shtabit Suprem tė Forcave Aleate mbante njė fashė dalluese qė pėrfaqėsonte paqen e ofruar pėr popujt e shtypur tė Europės (prej nazistėve) nga ana e OKB-sė.

Institucionet politike tė OKB janė krijuar gjithashtu gjatė luftės. Puna e tyre mund tė gjendet ende nė tė dhėnat e organizatave tė kohės sė luftės dhe nė arkivat e hershme tė pas-luftės nė OKB. Mė 1942, OKB me bordin informues dhe me zyrat e organizatave u vendos nė New York dhe nė Londėr, duke publikuar dokumente mbi masakrat e nazistėve dhe duke botuar fakte rreth pėrpjekjeve tė Aleatėve nė luftė dhe planeve pėr paqe. Zyra postare e New York-ut ishte e dallueshme pėr shkak tė slloganit "Kombet e Bashkuara: Nė luftė dhe nė Paqe!"

Mė 1943 u krijuan Komisioni i Krimeve tė Luftės i OKB dhe Administrata e Rehabilitimit dhe Ndihmės e OKB. Mė 1944, duke bėrė plane pėr pas-luftėn u gjet momenti qė OKB tė organizonte konferenca, tė cilat u mbajtėn nė Dumbarton Oaks dhe Bretton Woods pėr tė trajtuar ēėshtjet financiare dhe politike.

Njė titull i "Times" raporton se ekonomisti John Maynard Keynes fluturoi pėr nė Amerikė pėr tė krijuar "Bankėn e Kombeve tė Bashkuara". Ky ishte njė shembull prej mijėra referencave tė kohės sė luftės pėr OKB nė faqet e "Times", tė cilat sot janė tė gjetshme edhe nėpėrmjet arkivės digjitale.

Mė 1945 Konferenca e OKB mbi Organizimin Ndėrkombėtar u ēel nė San Francisco, rast tė cilin shėrbimi postar i SHBA-ve e shenjoi me njė pullė speciale dhe zarfa specialė nė shenjė pėrkujtimi.

 

Njė histori e harruar

Sot OKB kundrohet pothuajse nė tė gjitha rastet si njė ornament i panevojshėm, i mbėrthyer nė fitoren e aleatėve. Por nė atė kohė, Organizata e Kombeve tė Bashkuara qė u krijua nė San Francisco vlerėsohej si arritja kulmore e pėrpjekjeve tė luftės...

Tė dy edhe Roosevelt-i edhe Churchill-i kishin eksperienca tė Luftės sė parė botėrore dhe kishin parė dėshtimin e Ligės sė Kombeve. Ata nuk iu pėrgjigjėn fashizmit me njė doktrinė tė luftės parandaluese dhe me neo-liberalizėm totalitar. Krejt e kundėrta: bash tri javė pas sulmit tė pabesė nė Pearl Harbour, ata vendosėn tė bėjnė njė agjendė e cila, nė termat e sotėm modernė, do tė duhej tė quhej social-demokraci e krahut tė majtė. Duke vepruar kėsisoj ata e dinin se barrėt e rėnda dhe kompromiset e papėlqyeshme mund tė ishin tė nevojshme. Ata e kuptonin se bashkėpunimi ishte thelbėsor pėr mbijetesėn: njė leksion i nxėnė madje pėrpara shpikjes sė bombės atomike. Sot ai leksion ėshtė harruar pothuajse nė Amerikė dhe Britani - megjithėse jo gjithandej.

Duke ritheksuar faktin se OKB ėshtė njė nevojė realiste mė tepėr sesa njė aksesor liberal, kjo na bėhet shumė mė e lehtė menjėherė kur kujtojmė se nazistėt iu dorėzuan OKB-ve.

Por pse ėshtė harruar kjo histori? Unė nuk kam ndonjė pėrgjigje tė shkoqur, por mund tė ofroj disa sugjerime. Organizimi i ri i OKB donte njė start tė ndryshėm e tė pandikuar prej eksperiencave tė kohės sė luftės. Shtetet e shumta tė krijuara pas rėnies sė perandorive britanike dhe franceze e kundronin OKB-nė si njė organizatė tė re, ndėrsa origjinėn e saj qė prej kohės sė luftės, e konsideronin pa shumė rėndėsi. Ēdokush e dinte qė OKB ishte krijuar prej hirit tė luftės; prandaj nuk kishte nevojė tė mundoheshin nė kėtė pikė.

Dhe mė e rėndėsishmja, krijimi i imazheve tė perandorive djallėzore armike nė kohėn e luftės sė ftohtė donte tė thoshte se as e djathta as e majta s'donte tė kujtonte se ato kishin luftuar kundėr Boshtit sė bashku. Nė veēanti konservatorėt amerikanė, tė cilėt e kishin kundėrshtuar futjen e SHBA-ve nė luftėn e dytė dhe nuk e mbėshtetėn kurrė OKB-nė, kanė qenė tė etur pėr tė ērrėnjosur tė gjitha referencat nė lidhje me veprėn e demokratit Ruzvelt. Nė ditėt e sotme, gazetarėt e caktuar pėr tė mbuluar pėrgatitjet e pėrvjetorit (tė OKB) mund tė ndeshen rastėsisht nė referencat (historike) tė OKB-sė dhe t'i shmangin ato sikur tė ishin ēudira - ose madje gabime.

Mė 2005-ėn, me rastin e pėrkujtimit tė 60-vjetorit tė mbarimit tė LDB dhe tė nėnshkrimit tė Kartės sė OKB, rizbulimi i rolit tė OKB nė luftė dhe nė paqe ėshtė dyfish thelbėsor. Ai mund tė riforcojė rėndėsinė e njė OKB-je moderne dhe tė zhveshė autoritetin e sajuar moral qė aleanca e sotme anglo-amerikane rreket tė pretendojė qė prej kohės sė luftės.

 

Box

Si u nėnshkrua Karta e OKB mė 1945: njė kronologji

Artikulli 3 i Kartės sė OKB, kujton qė anėtarėt origjinalė tė OKB janė ato shtete qė kanė nėnshkruar "Deklaratėn e Kombeve tė Bashkuara: nė Washington mė 1 janar 1942.

 

14 gusht 1941: Churchilli dhe Roosevelti pėrgatitėn Kartėn e Atlantikut mbi objektivat politikė tė botės sė pasluftės. Ajo pėrfshinte nevojėn pėr liri, sigurinė sociale, tė drejtat e punėsimit, ēarmatimin, vetėvendosjen, lirinė e fesė, tregun e lirė dhe njė sistem tė ri ndėrkombėtar tė sigurisė.

 

1 janar 1942: Deklarata e Kombeve tė Bashkuara. 26 vende bien dakord pėr tė mos bėrė paqe individuale me Aksin Gjermani, Japoni dhe Itali, dhe nėnshkruajnė Kartėn e Atlantikut.

 

18 mars 1942: Gjenerali Douglas MacArthur merr komandėn e forcave tė OKB nė Azinė jugperėndimore.

 

14 qershor 1942: Dita e flamurit e SHBA-ve bėhet dita e flamurit e OKB-ve nė SHBA, Perandorinė Britanike e Commonwealth dhe shtete tė tjera. Njė paradė e madhe mbahet nė Buckingham Palace me rastin e Ditės sė OKB-ve.

 

1942: Bordi Informues i OKB krijon njė organizatė qė hap zyrat nė New York (dhe nė Londėr mė 1943).

 

Dhjetor 1942: Deklaratė e OKB-sė rreth masakrave naziste kundėr ēifutėve nė Poloni.

 

14 qershor 1943: Parada e ditės sė flamurit tė OKB. SHBA nxjerr njė stampė tė "Bashkohuni Kombe" me "Kombet e Bashkuara" nė festimet e ditės sė parė.

 

Shtator 1943: Italia i dorėzohet Gjeneralit Dwight D Eisenhower qė vepronte pėr Kombet e Bashkuara.

 

Tetor 1943: Krijohet Komisioni Pėr Krimet e Luftės i OKB-sė.

 

Nėntor 1943: Kėshilli i Administratės sė Rehabilitimit dhe Ndihmės i OKB-sė mblidhet nė Atlantic City tė SHBA.

 

1944: Konferenca e OKB krijon Bankėn Botėrore dhe sistemin financiar nė Bretton Woods dhe pėrgatit kuadrin strukturor pėr njė organizatė tė re ndėrkombėtare nė Dumbarton Oaks.

 

Shkurt 1944: Eisenhower-i urdhėrohet qė bashkė me Kombet e Bashkuara, tė ēlirojė Europėn.

 

1944: Bullgaria, Hungaria dhe Rumania dorėzohen, duke rėnė dakord qė tė ndalin sulmin ndaj Kombeve tė Bashkuara; gjeneralėt sovjetikė pranojnė dorėzimin e tyre nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara.

 

1944: Liderėt botėrorė (Dwight D Eisenhower, Franklin D Roosevelt and Winston Churchill) mbajnė fjalime nė publik dhe komente nė radio duke pėrshkruar fitoret e ushtrive tė lavdishme tė Kombeve tė Bashkuara.

 

Prill 1945: Nė San Francisco ēelet njė konferencė e Kombeve tė Bashkuara mbi organizimin ndėrkombėtar; SHBA-tė nxjerrin njė pullė poste speciale me kėtė rast

 

Maj 1945: Nazistėt dorėzohen dhe pranojnė autoritetin e Kombeve tė Bashkuara mbi Gjermaninė nė Nenin IV tė dokumentit tė kapitullimit.

 

26 qershor 1945: Nėnshkruhet Karta e Kombeve tė Bashkuara; hyn nė fuqi mė 24 tetor tė atij viti.

 

Marrė nga "www.openDemocracy.net" datė 18.05.2005

Pėrktheu: Neritan Kolgjini

 

   

ARCHIVES N°16

ARCHIVES N°15

ARCHIVES N°14

  ARCHIVES N°13

      ARCHIVES N°12   

  ARCHIVES N°11

ARCHIVES N°10

ARCHIVES N°9

ARCHIVES N°7 et 8

ARCHIVES N°6

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie