lzhkstema.jpg

tradita_al@yahoo.com

 MIRESEVINI ne faqen e TRADITA LZHK.

 E perjavshme informative, politike dhe kulturore e

 LEVIZJES PER ZHVILLIM KOMBETAR.

"Tradita", gazetė periodike e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar; Kryeredaktor: Erind Maēi; Adresa:Rr. Reshit Ēollaku, Shallvaret,Shk. 20/290-291 ; Tel. 242618

_____________________________________________________________________________

E Enjte, 12 Maj, 2005           Numri 16

_____________________________________________________________________________

Editorial

 

Kambanat e njė sondazhi

 

Nga Neritan Kolgjini

 

Instituti Demokratik Amerikan (NDI) publikoi para disa ditėsh njė sondazh opinioni, i cili trazoi fort ujėrat e politikės sė ditės. Nė fakt qėllimi i sondazhit nuk kishte lidhje pothuaj fare me parashikimet e zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005. Kėtė qėllim joelektoral, zotėruesit e sondazhit e theksonin fort qė nė hyrje tė raportit, ku thuhej se “sondazhet e opinionit publik nuk pėrdoren si njė mjet pėr tė parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.” Madje edhe me gėrma “bold” (tė theksuara) kur thuhej se: “Ai (sondazhi – N.K.) nuk duhet tė shihet si njė parashikim i rezultatit tė zgjedhjeve parlamentare tė korrikut 2005.” Por pavarėsisht kėtyre paralajmėrimeve, pjesa e dalldisur e politikės e shfrytėzoi kėtė rast pėr tė thėnė se “amerikanėt janė me ne!”; ose qė “sondazhi ėshtė i paguar me paratė e opozitės e tė krimit...”. Tė dy kėto qėndrime duket sheshit se janė reflektim i njė gjykimi qė bėhet mė fort me stomak, sesa me tru. Sepse po ta lexosh sondazhin fund-e-kreje, (qoftė edhe pėr pjesėn ku analizohet politika), del se partia fituese dhe mė e madhja, ėshtė Partia e tė Pavendosurve, e cila pėrfshin 1/3 e tė anketuarve. Pra tė nderuar guerrilas tė politikės, kujtohuni pak se 32 pėrqind e njerėzve qė duan tė votojnė, ende nuk e kanė ndarė mendjen se kujt do t’ia japin votėn e tyre! (Ndėrkohė qė partia me votat mė tė shumta, arrinte deri nė 29 %!) Njėherazi, ēfarėdo analize qė tė bėhej, kėto shifra tė pavendosurish, do tė mjaftonin tė bėnin akull zjarrminė e mė tė flaktit nga ēdo skutė e politikės. Por meqenėse jemi nė kėtė pikė, dhe meqenėse ky sondazh nuk ėshtė shumė i favorshėm pėr LZHK-nė, meriton tė analizohet pėr ato qė ai ka treguar nė shifrat e tij. Sė pari, ėshtė me vlerė tė kujtojmė se ai nxjerr nė total opozitėn e sotme si fituese nė zgjedhjet e ardhshme, nga ēfarėdo llogarie qė tė bėhej. Sė dyti, ai pėr herė tė parė shfaktorizon PBDNJ-nė si pjesė tė politikės dhe kjo ėshtė njė gjė qė duhet marrė nė konsideratė. Ndokush mund tė thotė se Sali Berisha ėshtė angazhuar qė t’i marrė nė qeveri grekėt e PBDNJ-sė. Dhe ka tė drejtė... Por Sali Berisha ka treguar se di ta hajė fjalėn, kur kemi tė bėjmė me interesa pushteti. Sė treti, sondazhi ėshtė shumė negativ pėr qeverinė Nano dhe pėr atė vetė si person. Kaq do tė mjaftonte qė ky sondazh tė shėrbente si inkurajim pėr secilin atdhetar, antikomunist, tė djathtė e demokrat tė vėrtetė tė Shqipėrisė. Tė tjerat janė fjalė qė nuk ngrejnė peshė. Qėllimi i sondazhit ishte tė gjendej se ēfarė e shqetėson mė shumė qytetarin shqiptar dhe nė kėtė listė doli qė ekonomia, korrupsioni dhe infrastruktura ishin ato qė pėrbėnin problem pėr njerėzit. Ndėrsa gjendja politike s’kapte veē 7 pėr qind nė shqetėsimet e njerėzve. Mjafton tė shihet ky qėndrim nė prioritetet e njerėzve, (pa llogaritur mosbesimin e qytetarėve ndaj politikės, apo konsiderimin e 84 % tė saj si tė korruptuar), pėr tė kuptuar realisht se cili ishte qėllimi i kėtij sondazhi.

 

Albtelekomi si paradhomė e penalizimit tė politikės

Nga Astrit Kola

LZHK kėrkon ndėrprerjen e menjėhershme tė procedurave tė vlerėsimit tė ofertės sė vetme pėr privatizimin e Albtelekomit. Ky veprim, pra ndėrprerja e vazhdimit tė procedurave, duhet tė bėhet sa mė parė, ndryshe pasojat ligjore do tė bien mbi personat pėrgjegjės.

LZHK konsideron se privatizimi i Albtelekomit do tė hapė siparin e penalizimeve drastike tė politikanėve dhe administratorėve tė papėrgjegjshėm, pėr shkatėrrimin me paramendim tė ekonomisė kombėtare dhe nėpėrkėmbjen e interesave tė shqiptarėve, duke i humbur ekonomisė sonė tė varfėr pasuri dhe asete nė shifra kolosale dhe duke kushtėzuar interesat tona strategjike, qė tashmė nėpėrmjet privatizimeve kriminale kanė kaluar plotėsisht nė duar tė tė huajve.

LZHK konsideron se askush nuk mund tė mbrohet pas politikės, sa kohė qė kryen krime tė rėnda kundėr interesave kombėtare dhe nė kundėrshtim me logjikėn ekonomike. Imunitetet dhe mandatet politike nuk mund tė shėrbejnė si koracė pėr tė shpėrdoruar me tė drejtėn e padronit tė Shqipėrisė, si dhe pėr tė falur djersėn dhe mundin e shqiptarėve.

Ata qė kanė pushtete nuk kanė tagėr tė pakufizuar pėr tė shkatėrruar ekonominė e shqiptarėve, pėrveēse detyrimit pėr tė menaxhuar me efikasitet pasuritė kombėtare.

 

Anastas "Mikojan"-Angjeli, ndryshe nga armeni stalinisto-hrushovian qė, tė paktėn nuk na grabiti, pėrveēse na dha disa thėrrime nga ato tė KNER-it dhe Kampit Socialist - ka vendosur tė na grabisė nė fund tė mandatit tė pseudomaxhorancės, duke zhvilluar tenderimin me prokurim tė drejtpėrdrejtė pėr privatizimin e "Albetelecom", ku si pretendent mbeti njė konkurrent i vetėm, "Turk Telecom", i cili ka ofruar pėr Albtelekomin njė ofertė prej 120 milionė eurosh, duke e lėnė mjaf tė kėnaqur komisionin e Angjel-Nanos.

Janė tėrhequr nė momentin e fundit nga gara dhe nuk kanė sjellė asnjė ofertė, "Telecom Sllovenia" dhe kompania koreano-jugore "Samsung".

Angjeli ėshtė shprehur i lumtur nė fund tė tenderit: "Ju mund ta bėni vetė konvertimin dhe tė shikoni se oferta shkon nė 150 milionė dollarė, ē'ka ėshtė njė vlerė e mirė pėr Albtelekomin".

Por komisioni nano-angjelist ka deklaruar se do tė shfrytėzojė hapėsirėn kohore prej dy javėsh pėr tė dhėnė vendimin pėrfundimtar, ēka, sipas Angjelit, do tė pėrdoret "... pėr tė vlerėsuar ofertėn financiare dhe atė teknike...".

Mendohet se bashkė me "Albtelecomin" tė jetė shitur edhe liēensa e operatorit tė tretė celular, ndonėse Angjeli hesht pėr kėtė pazarllėk tė ndyrė.

Gjigandi shqiptar i telefonisė fikse, i cili zotėron pozicion monopol nė tregun tonė, tashmė ėshtė projektuar tė falet pėr dy kacidhe, nė kundėrshtim edhe me qėndrimin kundėr tė opozitės, e cila me tė drejtė e konsideron kėtė nxitim pėr privatizimin e sektorėve strategjikė, si mundėsi plaēkitjeje tė pasurisė kombėtare dhe pėrfitimi financiar dhe politik tė shitėsve nė pushtet, duke shpėrfillur konsensusin politik pėr strategjinė e privatizimit.

Rreth ofertės sė Samsung-ut jug-korean pėr privatizimin e "Albatelecom", para disa kohėsh u hodhėn dyshime nga eksperti shqiptaro-amerikan Geri Kokalari, dyshime qė lidheshin me vėrtetėsinė e synimit tė operimit tė saj nė kėtė sipėrmarrje.

Tė dhėnat ekonomiko-financiare saktėsojnė se xhiroja vjetore e "Albtelecom" ėshtė rreth 120 milion euro dhe se oferta e vetme e konsorciumit turk nuk ėshtė mė e vlefshme se 10 % e aseteve tė kėsaj kompanie, ēka dėshmon se privatizimi i monopolistit tė telefonisė fikse nė tregun shqiptar me shifrėn e ofruar, nuk ėshtė veēse njė vjedhje e pastėr. Ndėrkohė qė "Albtelecom" ėshtė kompani me fitim tė lartė, do tė ishte krim qė tė privatizohej me shifra tė cilat vetshlyhen brenda 5 vjetėve, pasi nuk gjendet kurrfarė norme e tillė fitimi nė botė. Dhe kjo sepse megjithė vjedhjet, fitimi bruto i kompanisė Albtelekom gjatė vitit 2004 ka qenė afėrsisht 1.9 miliardė lekė dhe se borxhet qė debitorėt kanė kundrejt "Albtelecom", kapin shifrėn e 1.8 miliardė lekėve.

Nė njė shkrim tė saj, njė e pėrditshme shqiptare ofron njė vlerėsim tronditės teksa nėpėrmjet njė krahasimi mtė thjeshtė thekson: "Pėr tė parė se i ēfarė niveli ka qenė abuzimi me shitjen e kompanisė "Albtelecom", mjafton tė bėhet njė krahasim me mėnyrėn sesi ėshtė shitur kompania shtetėrore e Telekomit nė Malin e Zi fqinj. Edhe pse ky vend renditet si njė ndėr vendet mė tė korruptuara nė Europė, tenderi pėr kompaninė e telefonisė fikse ka qenė mė i ndershėm. Konsorciumi hungarez "Matav" ka blerė para pak kohėsh vetėm 51 pėrqind tė aksioneve me njė shumė prej 114 milionė euro... Kjo kompani e shitur pėr kėtė shumė, i shėrben 191 mijė klientėve..., ndėrsa Albtelekom ka njė numėr prej 233 mijė pajtimtarėsh dhe pritet qė gjatė kėtij viti numri tė shkojė nė 450 mijė, gati tri herė mė shumė se telekomi i Malit tė Zi. Kėtij fakti duhet t'i shtohet edhe dhurimi brenda shifrės prej 120 milionė Euro i liēencės sė operatorit tė tretė celular...".

Pėrveē kėsaj, burime tė besueshme pranė qeverisė bėjnė tė ditur se "Plan-biznesi i kompanisė ka vlerėsuar se nga ana e qeverisė shqiptare duhet tė ndėrmerret njė investim qė i kalon 10 milionė euro, vetėm pėr vendosjen e aparaturave pėr tė mbuluar shėrbimin mobil, qė kjo kompani do tė ofrojė nė Ultėsirėn Perėndimore tė vendit". Pra vlera pakėsohet nė 110 milionė Euro.

Nė kėto kushte, bėhet e qartė se ky privatizim ėshtė njė goditje e pastėr e ekonomisė shqiptare dhe nė vend qė tė privatizohen sektorėt jorentabėl tė ekonomisė, (qė aktualisht kanė njė nivel teknologjik qesharak dhe aktivitet ekonomik tė asfiksuar), strategjia e privatizimit nga qeveria Nano synon shitjen pėr 5 aspra tė sektorėve mė rentabėl tė ekonomisė, pa bėrė aspak tė ditura efektet fiskale e financiare krahasuese nė buxhetin e shtetit, nga privatizimet nė fjalė.

Nė njė kohė qė nga futja nė rrjet edhe tė trefishit tė pajtimtarėve nė "Albtelecom" normat e fitimit do tė 2-3 fishohen, i bie qė brenda 2 vjetėsh kompania turke tė shlyejė tė gjithė shumėn e financuar.

Nuk ėshtė ēudi qė megjithė kėto avantazhe kundėr interesasve tė ekonomisė shqiptare dhe interesave strategjike tė vendit, kompania turke tė na shfaqet si "jorentabėl" sikundėr "AMC", dhe tė livadhisė pa asnjė taksė e tatim nė tregun shqiptar, pėr tė mos bėrė gjė tjetėr pėrveēse largimin e "ligjėruar" tė valutės sonė jashtė vendit, duke pėrshpejtuar kolapsin ekonomik.

Eshtė e pakonceptueshme vlera e aseteve tė pėrllogaritura nga ekspertėt pėr privatizimin e kėtij gjigandi i cili ka filiale tė stėrmėdha nė tė gjithė vendin, nė qendėr tė tė gjitha qyteteve, qė kapin shifrėn e tė paktėn 1 miliardė Euro, pėrveē vlerės shumė tė madhe tė pajisjeve e atrecaturave, si dhe tė linjave qė shkojnė pothuajse nė tė gjitha fshatrat e Shqipėrisė. Por ajo qė e shumėfishon vlerėn e Albtelekomit ėshtė tregu monopol i shėrbimit qė ai ofron pėr afro 500 mijė abonetė, me mundėsi shumė tė mėdha rritjeje, me shpenzime minimale.

Vetėm investimet e viteve tė fundit nė kėtė kompani shtetėrore kapin shifrat e 160 milion Euro, ēka do tė thotė se Albtelekomi ėshtė shitur shumė mė pak sesa vetė investimet e viteve tė fundit, dhe kjo ėshtė e penalizueshme.

E vetmja gjė e arsyeshme qė duhet tė bėnte opozita e sotme, do tė ishte kundėrshtimi i kėtij privatizimi gjatė dy javėve tė mbetura, me anė tė kėrcėnimit pėr mosnjohje tė tij kur tė vijė nė pushtet dhe tė penalizimit e dėnimit tė sigurt, pėr nė Bėnēė, tė tė gjithė banditėve tė maxhorancės qė guxojnė tė privatizojnė sektorėt strategjikė tė ekonomisė shqiptare nė kundėrshtim me ēdo logjikė ekonomike.

Tė ndėrgjegjshėm mė shumė se kurrė, shqiptarėt kanė filluar tė reagojnė ndaj nėpėrkėmbjes sė interesave kombėtare. LZHK ka qenė formacioni i parė politik qė ėshtė shprehur kundėr privatizimeve nė prag tė zgjedhjeve, qoftė edhe pėr sektorė tė parėndėsishėm e jo mė pėr sektorėt strategjikė.

Tashmė pothuajse e gjithė opozita ka unifikuar qėndrimet pėr kundėrshtimin me ashpėrsi tė privatizimit tė Albtelekomit, dhe me ta janė bashkuar edhe sindikatat e punonjėsve tė kėtij sektori.

Krerėt e sindikatave deklaruan bojkotimin e punės nė kėtė sektor tejet tė rėndėsishėm nė rast privatizimi nė kundėrshtim me mendimin e tyre, madje ata kėrcėnuan se do tė hyjnė nė njė grevė pa afat nėse qeveria do tė guxonte tė vazhdonte procedurat e vlerėsimit tė ofertės sė vetme pėr t'i dhėnė duart kėsaj pasurie tė madhe kombėtare.

Thelbi i kundėrshtisė sė sindikatave tė punonjėsve tė Albtelekomit nuk qėndron nė mospajtimin me strategjinė e privatizimit por nė vlerėn e ulėt tė konsideruar nga qeveria, ēka fsheh shpėrdorimin e vlerės reale tė kėsaj pasurie mbarėkombėtare.

Pėrfaqėsuesit e sindikatave me kėtė rast i kėrkuan Presidentit Moisiu, nė emėr tė 2250 punonjėsve qė aderojnė nė to, qė tė ngarkojė institucionalisht Komisionin parlamentar tė Ekonomisė pėr bllokimin e procesit tė privatizimit tė Albtelekomit, duke sugjeruar si rrugėn mė optimale referendumin mbarėkombėtar si instrument kushtetues pėr vjeljen e mendimit tė pronarėve tė vėrtetė tė kėsaj pasurie - shqiptarėve.

LZHK ka qenė dhe do tė jetė kundėr kėtyre krimeve tė ndėrgjegjshme politike dhe ekonomike dhe, nesėr nė pushtet, do tė kėrkojė penalizimin dhe dėnimin me ēdo kusht tė kriminelėve qė po bėjnė kėto krime kundėr interesave tona kombėtare.

 

Cili zhvillon sondazhe tė paanshme nė Shqipėri

Nga Erind Maēi

Nė vendin tonė, tradita dhe kultura demokratike mungojnė. Dhe shenjat e kėsaj mungese nuk kanė pse tė mos shfaqen edhe nė lidhje me sondazhet parazgjedhore, qė bėhen nė Shqipėri. Secila forcė politike, nė vend qė tė pėrdorw institucionin e sondazhit elektoral pėr tė parė forcėn e vet reale, gjėrat qė nuk shkojnė dhe mėnyrat se si mund tė synohet pėr mė shumė, mundohet qė tė shtrembėrojė nė favor tė vet rezultatet e sondazhit. Kjo mbase bėhet pėr tė futur tek shqiptarėt njė lloj autosugjestioni se "... kėshtu" qėndrokan pėrqindjet politike nė Shqipėri dhe "ėshtė e kotė tė luftohet pėr ndryshim". Mbase bėhet pėr tė mobilizuar dhe mbushur me shpresė militantėt dhe pėr tė dekurajuar tė tjerėt. Sidoqė tė jetė, ėshtė e qartė se, bashkė me zgjedhjet, Shqipėria nuk ka parė deri mė sot sondazhe qė i afrohen standardeve demokratike tė vendeve Europiane.

Njė sondazh i fundit u prezantua nga NDI (National Democratic Institute). Megjithėse ky sondazh nxirrte fituese opozitėn, tė binte nė sy se, sipas tij, tė gjitha pėrqindjet ishin shumė tė favorshme pėr PD-nė. Ajo merrte 42 % tė votave dhe PS merrte 34%. Shumė pozitive pėr PD nė zgjedhjet tona me njė raund. LSI ndiqte pas me 11%. Kjo do tė thotė katastrofė pėr PS-nė po nė kuadrin e zgjedhjeve me njė raund. LZHK vinte mė pas me 4%. Mrekullia vetė pėr PD-nė! Jo vetėm qė LZHK nuk do e cėnoka atė me 3 korrik duke i marrė vota nė maxhoritar, por edhe mė pas, PD do tė qeverisė vetėm me aleatėt e saj tė tanishėm (plus PBDNJ), pa u kushtėzuar nga LZHK pėr ēėshtje tė kota si kthimi i pronave, Kosova, ēėshtja ēame, dėmshpėrblimi i tė pėrndjekurve, vendosja e shtetit ligjor etj. Por a nuk ishte NDI qė para pak ditėsh dilte pėrkrah PD-sė me deklarata anti-qeveritare? A nuk e paragjykon ky fakt kėtė sondazh? Po kampioni prej 1200 vetėsh si u zgjodh? Sa kohė ka NDI nė Shqipėri dhe sa djeni kanė ata pėr shpėrndarjen demografike nė vendin tonė dhe preferencat politike tė theksuara zonale? A janė tė ndėrgjegjshėm ata pėrballė faktit se shqiptari ka kaluar 50 vjet nėn diktaturė tė egėr komuniste dhe mund tė jetė mosbesues ndaj tė huajve qė pyesin pėr preferencat politike? Kėto pyetje nuk i sqaron kush, por tė gjithė rendin tė pėrdorin sondazhin pėr pėrfitime elektorale. Tek ne janė bėrė edhe sondazhe tė tjera kryesisht nė faqet e internetit tė gazetave tė ndryshme. Kėto sondazhe nuk kanė vlerė shkencore pėr vetė prirjeve tė lexuesve tė gazetave qė kanė tendencėn tė lexojnė atė gazetė qė mbron kahun e tyre politik. Disa nga kėto sondazhe kanė fare pak pjesėmarrės. Gjithashtu edhe pyetjet janė formuluar nė atė mėnyrė qė tė paragjykojnė pėrgjigjet. Jemi nė pritje sė fundi tė sondazhit qė do bėjė MJAFT nėpėrmjet shoqėrisė Gallup Polls Int'l. Lajmi pėr kėtė sondazh u dha nga kryetari i MJAFT Erjon Velia, nė tė njėjtėn kohė kur ky u deklarua se ishte kundėr dyshes sė vjetėr Nano-Berisha dhe se ishte me tė renė qė e shihte tė mishėruar tek Edi Rama. Qė nga ky moment ky sondazh ėshtė i paragjykuar sepse do tė na serviret nga njė njeri me preferenca politike qė madje i ka shfaqur publikisht. Nga sondazhet qė mund t'i referohet LZHK-ja, kjo forcė ka shumė arsye tė jetė optimiste. Pėrmendim kėtu sondazhin e Institutit Strategjik Elektoral Kanadez nė fillim tė marsit. Ky sondazh u zhvillua nė qendėr tė Tiranės ku u pyetėn 1000 vetė. Nga kėto, 17%, pra 170 vetė deklaruan se do tė votojnė pėr LZHK. Sondazhi nuk pretendonte se kampioni ishte studiuar, kishte vlerė shkencore apo se kishte tolerancė prej kaq apo aq pėrqindėsh. Ai vetėm thoshte midis tė tjerash se nė qendrėn e Tiranės, nga 1000 vetė tė pyetur, 170 u prononcuan pėr LZHK. Ky sondazh u dėrgua nga Tradita nė mailboxet e shumicės sė mediave shqiptare por askush nuk e publikoi, debatoi apo mori atė parasysh. Pėr t'u pėrmendur ėshtė edhe njė anketė e Gjeli Vizion me temė pėrcaktimin e forcės sė tretė politike nė Shqipėri. Alternativat qė u votuan ishin LZHK, LSI dhe PDR. Nga rreth 400 telefonues, 60% e tyre u prononcuan pėr LZHK-nė, 25% pėr LSI-nė dhe pjesa tjetėr pėr PDR-nė. Kampioni sigurisht nuk ishte i madh, por krahasuar me 1200-in e NDI apo 1400-in e Gallup nuk mund tė quhet as i vogėl. Mbase ky sondazh duhet besuar mė shumė nga tė gjithė sepse ėshtė bazuar nė teorinė e probabilitetit. Vetėm ligji i probabilitetit kontrolloi atė ditė se kush po e shikonte anketėn e Gjeli Vizion dhe se kush arriti ta kapė linjėn pėr tė telefonuar dhe dhėnė preferencėn e tyre. Nė krahasim me sondazhe tė paragjykuara, ku pėrfshihen personazhe politikė dhe kampione tė pastudiuara, anketa e Gjeli Vizion ėshtė mjaft e besueshme pėr vetė thjeshtėsinė e saj. Dhe kėsaj rradhe nuk bėhej fjalė vetėm pėr Tiranėn por pėr tė gjithė vendin, ose tė paktėn aty ku shihet ky kanal televiziv. Pra nė kėtė mori sondazhesh parazgjedhore, nganjėherė mė tė besueshmet janė ato mė tė thjeshtat. Nganjėherė pas kampioneve tejet shkencore dhe emrave tė mėdha kompanish apo shoqatash fshihen interesa dhe preferenca politike qė paragjykojnė sondazhet dhe synojnė t'i kthejnė ato nė mjete fushate. Por nėse disa llogarisin kėto sondazhe si faktorė ndihmės nė rritjen e votave tė tyre apo marxhinalizimin e forcave tė tjera, kjo tregon shenja papjekurie politike dhe tendenca pėr mohimin e realitetit. Me datė 4 korrik do tė duket qartė se kush kishte tė drejtė dhe kush ėshtė lodhur kot.

 

Vlora e rrezikuar nga mafia ne pushtet

Nga Besnik Velaj

Ju drejtohem me njė emėr tė pastėr shqiptar "Andi" (An+di), sepse tani ėshtė bėrė modė qė kush mer njė post qeveritar nga Fatos Nano, duhet t'i shtojė emrit tė tij prapashtesėn greke "is", pėr tė mbajtur karrigen nė shėrbim tė klanit Nano.

Me iniciativėn tuaj jeni bėrė zėdhėnės i qėndrimeve tė Qeverisė Shqiptare pėr shqetėsimin e kornunitetit tė VIorės lidhur me ndėrtimin e njė zone industriale, e cila do tė shkatėrrojė perspektivėn turistike tė qytetit dhe shėndetin e banorėve tė tij.

Ata qė kanė ndėrmarrė iniciativėn e ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve vlonjatė pėrfaqėsojnė organizata joqeveritare, intelektualė, grupe komunitare dhe biznesi qė po shprehin njė shqetėsim tė madh e jo "gjoja", i cili vjen nga planet pėr tė ngritur njė numėr objektesh industriale tė lidhura me transportin, depozitimin dhe pėrpunimin e naftės e gazit tė ardhur nga Burgasi (Bullgari) deri nė Gjirin e Vlorės.

Ju vazhdoni t'i trajtoni problemet pa transparencė, sepse, ashtu siē ka bėrė deri mė sot qeveria, flisni vetėm pėr njė TEC dhe nuk pėrmendni se do te jenė rreth 5 TEC-e me fuqi tė pėrgithshme 2025 MegaWatt, se do tė ndėrtohet njė rafineri qė do tė pėrpunojė rreth 36 milion ton naftė nė vit, se do tė ndėrtohen depozita nafte tė ARMO-s; se i ėshtė dhėnė koncesioni pėr ndėrtim depozitash nafte pėr 30 vjet shoqėrisė italo-rumune; se terminali i AMBO-s do tė furnizojė anijet cisternė me naftė e nėnprodukte tė saj, me rreth 300.000 ton ēdo ditė.

A jeni nė dijeni ju z.Harasani se TEC-et do tė ēlirojnė nė vit 50.000 ton SO; 50.000 ton Oksid azoti; 70 ton Dioksid karboni; 50.000 ton CO etj..

Nė Brindizi kėto lloj impiantesh kanė oxhakė me lartėsi 220 m, madje pas protestave tė ambjentalistėve, me fondet e Komunitetit Evropian impiantet ekzistuese po konvertohen nė tė tilla me lėndė djegėse gaz natyror.

Edhe ndotja e detit dhe e bregut, qė do tė shkaktohet nga pastrimi i anijeve cisternė, pranohet edhe nė vlerėsimin e ndikimit mjedisor tė kryer nga specialistėt tuaj.

Po kėshtu, shiu i acidit sulfurik qė mund tė arrijė deri nė 8000 ton nė vit vetėm nga njė TEC, do tė ndotė ujėrat, do tė djegė tokėn dhe bimėsinė, do tė vdesė giallesat dhe njerėzit.

Ju i akuzoni iniciatorėt e kundėrshtimit tė ngritjes se zonės industriale me argumentin se komuniteti vlonjat e ka miratuar vetė ndėrtimin e TEC-it pas takimeve "tė zgjeruara" qė janė bėrė me institucionet, OJQ-tė dhe intelektualėt.

Pavarėsisht sesa qytetarė tė paangazhuar politikisht ishin aty, ju lutemi tė korrigjoni mashtrimin e madh qė po i bėni opinionit publik.

Vendimi i KKRRT tė Republikės pėr ndėrtimin e TEC-it ėshtė marrė mė 19 Shkurt 2003, kurse Faza e Tretė: Studimi i Vlerėsimit tė Ndikimit nė Mjedis pėr TEC-in e Vlorės, (pra takimi i fundit), ėshtė organizuar mė 3 Prill 2003. kurse mė 3 Shtator 2003 ėshtė paraqitur drafti i studimit tė vlerėsimit tė ndikimit nė mjedis. (Reklama juaj - KESH nė gazetėn KOHA, e djelė, 19 tetor 2003, faqe l0).

Pra, Qeveria e kishte marrė qysh mė parė vendimin pėr ngritjen e TEC-it dhe pas kėsaj bėnte show sikur kishte marrė miratimin e popullit tė Vlorės.

2. Nė Vlerėsimin e Ndikimit Mjedisor tė kryer nga kompania amerikane "MWH CONSULTIG", Final Siting Study / Development Recomendation, faqja 100, (versioni anglisht), kur diskutohet pėr mundėsinė e ndėrtimit tė TEC-it nė Durrės, thuhet se "Aksesi (rruget e kėqia) pranė impianteve tė ndotura dhe afėrsia e zonave mjedisore potencialisht tė mbrojtura (gjiri i Lalėzit) ngjallin shqetėsim pėr zhvillimin e ndėrtimit.

Nė rast se zona do tė zhvillohet pėr turizėm, kjo mund tė pėrjashtojė vendosjen e njė impianti pėr prodhim energjie. Ky vend, atėherė nuk rekomandohet pėr ndėrtim tė mėtejshem. (If the area is to be developed for tourism, this might preclude the installation of a poėer generation facility. l~his still is not recomanended for her development at this time-angl).

Pas kėsaj Qeveria vendosi "tė mbrojė" Gjirin e Lalėzit dhe tė sakrifikojė Gjirin e Vlorės duke miratuar jo njė, por 5 TEC-e nė fakt, njė rafineri dhe depozita tė pafundme nafte. Kemi tė drejtė tė mendojmė se ky ėshtė njė vendim i qėllimshėm ose, mė e pakta, i papėrgjegjshėm.

3. Me vendimin e K.M. Nr.532, datė 05.10.2000 "Pėr Parqet Kombėtarė", sipas strategjisė sė biodiversitetit zona Llogara-Rradhimė-Dukat-Orikum-Karaburun-Sazan ėshtė shpallur "Park Kombėtar", ndėrsa me vendimin Nr. 680, datė 22.10.2004 nga Grykėderdhja e Vjosės-Nartė-Zvėrnec-Pylli i Sodės- janė shpallur pejzash ujor/tokėsor i mbrojtur, por nuk shpjegohet sesi do tė arrihet mbrojtja e kėsaj zone nga ndotjet e "parkut industrial", i cili ndodhet nė vazhdim, nė Jug tė saj?

Pėrse zona prej 560 hektarėsh nė Pyllin e Sodės dhe pranė Lagunės sė Nartės iu vodh kėtij parku turistik tė virgjėr pėr tė ndėrtuar njė industri ndotėse, nė njė kohė qė u shpenzuan 800.000 $ pėr pastrimin nga mbetjet e zhivės tė zonės Sodė Kaustike-PVC?

4. Pėr Vlerėsimin e Ndikimit Mjedisor ju i referoheni ligjit pėr Mbrojten e Mjedisit tė vitit 1991, ndryshuar nė 1998, nė njė kohė qė Parlamenti Shqiptar ka miratuar Ligjin Nr. 8934, datė 05.09.2002 si dhe Ligjin 8990, mė datė 23.01.2003.

Nė bazė tė Ligjit Nr. 8990 ju duhet tė kishit bėrė Vlerėsimin Strategjik tė Mjedisit si dhe Vlerėsimin Akumulativ, i cili do tė zbulonte efektet shkatėrruese tė kėtyre ndėrtimeve mbi mjedisin, jetėn e njerėzve, zhvillimin e turizmit nė zonė dhe do t'u hiqte shumė pėrfitime firmave te huaja investuese. Pėrderisa KKRRT-ja e Republikės sė Shqipėrisė mė 14 shkurt 2003 ka miratuar ndėrtimin e TEC-it nė Vlorė, pėrse nuk janė marrė parasysh ligjet mė tė fundit nė fuqi dhe vendimet tė merreshin konform tyre? Apo u shmang qėllimisht ky ligj qė ndalon krime tė kėsaj natyre!

A e dini se ky krim juridikisht klasifikohet si "vdekje e ngadalshme", ose "vdekje e ligjėruar"?

5. Pėrse nuk janė respektuar Konventa e AARHUS-it dhe e Barcelonės, tė cilat janė ratifikuar nga Qeveria Shqiptare dhe shprehin tė drejtėn e vendim-marrjes nga komuniteti kur bėhen investime qė kanė impakt tė madh mjedisor dhe shėndetėsor?

Kėto janė vetėm disa nga argumentet, tė cilat tregojnė se ju doni tė bėni njė investim nėn preteksin e mungesės sė energjisė elektrike me lėndė tė parė tė huaj duke shkatėrruar jetėn tonė dhe perspektivėn e zhvillimit turistik tė Qarkut tė Vlorės.

Ky ėshtė njė investim nga i cili Vlora dhe Shqipėria nuk fitojnė asgjė.

Alternativa jonė ėshtė kalimi i naftės me tubacion nė Adriatik pėr nė destinacionet e tregut perėndimor, por jo depozitimi dhe pėrpunimi i saj nė Vlorė e nė Shqipėri.

Mbrojmė mendimin se turizmi. do t'i japė Shqipėrisė njė zhvillim tė qėndrueshėm dhe fitimprurės. Dhe kėtė nuk mund ta bėjnė industritė ndotėse, qė bien ndesh me interesat tona jetike.

 

 

Vazhdon prezantimi i kandidatėve tė LZHK nė Tiranė, Korēė dhe Mat

Mbreti shpall kandidatėt e LZHK nė Korēė

Mes entuziazmit tė qytetarisė korēare Mbreti ka deklaruar emrat e kandidatėve Adhon Polena, Koēi Petriti, Maksi Ceci, Kujtim Satka, Petrit Kutrolli dhe Yllson Ibrahimllari. Merrnin pjesė nė kėtė prezantim edhe Spahiu, Buxhuku e Ndregjoni

 

Kandidatėt e LZHK Korēė

Adhon Polena

Maksi Ceci

Kujtim Satka

Koēi Petriti

Petrit Kutrolli

Yllson Ibrahimllari

 

Korēė - Mbreti Leka ka marrė pjesė personalisht nė ceremoninė e prezantimit zyrtar tė kandidatėve tė LZHK-sė nė qytetin e Korēės. Nė njė ceremoni tė organizuar nga strukturat lokale tė LZHK Korēė, tė zhvilluar tė shtunėn e kaluar dt.7 maj 05, Mbreti Leka ka deklaruar nė Korēė kandidaturat qė do tė pėrfaqėsojnė LZHK-nė nė kėto zgjedhje. Mes entuziazmit tė qytetarisė korēare Mbreti ka deklaruar emrat e kandidatėve Adhon Polena, Koēi Petriti, Maksi Ceci, Kujtim Satka, Petrit Kutrolli dhe Yllson Ibrahimllari. Prezantimi i tyre u bė nė njė nga sallat mė tė bukura tė qytetit tė Korēės nė prani tė mjaft qytetarėve korēarė e pėrkrahėsve tė kėsaj lėvizjeje. Nė kėtė prezantim merrnin pjesė nga LZHK-ja nė qendėr edhe z.Eqerem Spahiu, z.Gjergj Buxhuku, z.Nevruz Ndregjoni e tė tjerė drejtues.

Duke folur pėr kandidatėt, oratorėt theksuan vlerat intelektuale tė gjithsecililit prej tyre si dhe aktivitetin e derisotėm nė politikė e sidomos pėr komunitetin korēar. Njė shpalim tė objektivave tė LZHK-sė e bėri analisti e specialisti i ekonomisė z.Gjergj Buxhuku, i cili theksoi se ekonomia kombėtare deri mė sot ėshtė rrėnuar qėllimisht e prandaj ėshtė njė domosdoshmėri jetike ndryshimi i kėtij kursi antishqiptar. Edhe z.Eqerem Spahiu, duke folur pėr traditat korēare theksoi se ajo ka qenė mjaft e lidhur me tė gjitha lėvizjet kombėtare dhe prandaj ka qenė njė ndėr shtyllat e ndėrtimit tė monarkisė shqiptare. Ai ka evokuar fakte historike e personazhe tė ndryshme tė monarkisė si ministra, kryeministra, regjentė e kryetarė parlamenti nga krahina e Korēės, tė cilėt kanė njė kontribut tė paēmueshėm nė historinė shqiptare.

Pas prezantimit entuziast nė Korēė, mė pas drejtuesit e LZHK-nė kanė shkuar nė qytezėn e Voskopojės ku kanė drekuar nė njė nga restorantet mė tė mira tė asaj zone. Ky prezantim qė iu bė kandidaturave tė rrethit tė Korēės me prezencėn e Mbretit Leka, vjen nė radhė pas atyre nė Kavajė, Berat e Kukės. Nė ditėt nė vazhdim krerėt e Lėvizjes do tė vazhdojnė prezantimin nė tė gjithė qarqet e vendit. Tashmė pėrcaktimi i kandidaturave ėshtė nė momentet e fundit dhe fushata elektorale po i afrohet pikut tė saj, ēka kėrkon domosdoshmėrisht njė angazhim me tė gjitha fuqitė tė tė gjithė anėtarėve tė Lėvizjes.

Korresp. i "Tradita"

 

Princi Leka nė kuadėr tė fushatės sė LZHK viziton Klosin, Burgajetin dhe Burrelin

Princi Leka: Me zemėr jam pranė jush

Mat - Princi Leka ka shfrytėzuar disa ditė pushimi tė shkollės pėr tė marrė pjesė nė disa takime me sfond elektoral nė favor tė LZHK-sė dhe nė kėtė kuadėr ai ka marrė pjesė nė prezantimin e kandidatit tė LZHK-sė nė Mat, z.Murat Basha.

Ditėn e enjte, mė datė 5 maj 2005, Lartėsia e Tij Prici Trashėgimtar Leka II, sėbashku me kandidatin pėr deputet tė LZHK nė zonėn Nr. 19, ku pėrfshihet edhe vendlindja e Mbretit Zog I, Burgajeti, z.Murat Basha, vizituan qytetin e Klosit ku ėshtė vendosur edhe shtabi elektoral i kandidatit Basha si dhe qendra e KZZ.

Gjatė takimit tė zhvilluar me pėrkrahėsit e Lėvizjes nė qytezėn e Klosit, Princi Leka ka folur pėr vlerat e LZHK-sė si forcė politike dhe pėr ndryshimin qė ajo kėrkon t'u sjellė shqiptarėve. Duke folur para matjanėve atdhetarw, Princi ka bėrė thirrje qė nė kėto zgjedhje tė mbėshtetet fuqimisht LZHK dhe kandidati i saj nė kėtė zonė z.Murat Basha. Nė lidhje me programin e LZHK-sė Princi Leka ka theksuar sė LZHK ėshtė njė nismė politike me taban thellėsisht kombėtar dhe qė synon nė finale qė emri i shqiptarėve tė jetė dinjitoz nė botė, e jo tė nėpėrkėmbet siē ndodh sot.

Nė kėtė takim ishin tė pranishėm edhe kryetari i Degės sė PLL Mat, z.Besnik Murati, kryetari i Komunės Lis z.Agim Selita, kryetari i nėndegės sė PLL Klos dhe aktualisht kryetar i Kėshillit tė Bashkisė Klos z.Behar Dedolli, si dhe kryetari i Bashkisė sė Klosit z.Bedri Hoxha, (pėrfaqėsues i PD).

Mirėserdhjen Princit Leka II ia uroi kryetari i nėndegės sė Klosit z.Behar Dedolli, i cili e konsideroi si nder tė madh pėr krahinėn praninė e Princit Leka nė Klos.

Mė pas e mori fjalėn kryetari i Degės sė PLL Mat z.Besnik Murati, i cili i uroi Princit mirėseardhjen nė vendlindjen e tė parėve. Nė vijim z.Murati shprehu kėnaqėsinė e thellė tė anėtarėsisė sė strukturave qė drejtonte dhe tė tė gjithė simpatizantėve tė LZHK pėr mbėshtetjen e veēantė qė Princi Leka po u rezervonte atyre nė kėtė fushatė zgjedhore, ēka sipas tij ishte njė inkurajim pėr sukses nė kėto zgjedhje.

Edhe kryetari i Bashkisė sė Klosit z.Bedri Hoxha, u shpreh i kėnaqur pėr praninė e Princit Leka II nė Klos dhe shtoi se "pavarėsisht se i pėrkas njė force tjetėr politike, ne i respektojmė LZHK-nė, legalistėt dhe Familjen Mbretėrore, sepse unė vetė jam bir legalisti".

Nė fjalėn e tij Princi Leka, i emocionuar nga pritja e ngrohtė, tha: "Unė i uroj fitore z.Murat. Mė vjen keq qė nuk do tė jem pėr fushatėn kėtu, pėr shkak tė programit mėsimor, por zemra ime ėshtė kėtu me ju.

Murati ėshtė besnik dhe atdhetar i devotshėm.

Rroftė Shqipėria dhe populli shqiptar...", e mbylli fjalėn e tij tė shkurtėr por kuptimplotė Princi Leka.

Nė fund foli edhe nėnkryetari i PLL, anėtari i Kėshillit tė Lartė tė LZHK dhe kandidati i saj nė zonėn Nr. 19 z.Murat Basha, i cili ndėr tė tjera tha: "Eshtė nder dhe privilegj i jashtėzakonshėm pėr mua fakti qė Mbreti Leka mė besoi kandidimin nė zonėn Nr. 19, ku pėrfshihet edhe vendlindja e Mbretit Zog, Burgajeti.

Jam menduar gjatė para se tė jepja njė pėrgjigje pozitive. Mbas konsultave tė shumta me miq dhe dashamirės, i thasho "PO" Mbretit Leka.

Kjo pėr faktin se nga kjo zonė e ka origjinėn, sipas burimeve historike qė unė disponoj, vetė Aleksandri i Madh. Ky vend dihet nga tė gjithė qė ėshtė vendi i origjinės sė Skėnderbeut, i Pjetėr Budit, si dhe vendlindja e burrit mė tė madh shqiptar tė tė gjithė kohėrave, Mbretit Zog. Kjo trevė ėshtė vendi i origjinės sė Mbretit Leka, gjithashtu edhe vendi i origjinės sė kėtij djali tė ri e me vlera tė jashtėzakonshme, sikundėr ėshtė Princ Leka II. Pra kjo zonė ka nxjerrė vetėm mbretėr, por njėkohėsisht, sipas opinionit tim, ka nxjerrė edhe njė burrė me vlera tė mėdha, Abdi Baletėn, pėr tė cilin unė kam njė respekt tė jashtėzakonshėm.

Pra ėshtė lehtėsisht e kuptueshme vėshtirėsia nė tė cilėn ndodhesh kur duhet tė pėrfaqėsosh vlera tė tilla, aq mė tepėr kur unė para tyre ndjehem si njė pikė ujė nė oqean nė planin e vlerave intelektuale.

Unė nuk kam ndėrmend t'u mashtroj ju, vėllezėrit dhe motrat e mia, ju bashkėvendėsit e mi, e tė premtoj gjėra tė parealizueshme, sepse ju jeni shumė tė menēur.

Unė ju them thjesht dhe qartė: hajdeni ta ndėrtojmė sėbashku Matin dhe Dibrėn.

Tė jeni tė sigurt se unė do tė them vetėm ato gjėra qė mund t'i bėj. Por atė qė do ta premtoj, do ta bėj se s'bėn.

Hajdeni ta bėjmė sėbashku zonėn njė vend ku mund tė jetohet. Hajdeni tė ringjallim shpresėn, hajdeni t'i rikthejmė zonės traditėn mė tė shkėlqyer, tė besės, burrėrisė, tė mikpritjes e tė zakoneve mė tė bukura shqiptare.

Tė mos lejojmė mė tė na i vrasin shpresėn, jetėn...

Rinia po e braktis kėtė vend, nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė jashtė atdheut.

Tė mos i lejojmė fėmijėt tanė tė bėhen skllevėr tė tė tjerėve, kur mund tė ndėrtojmė vendin tonė.

Hajdeni ta bėjmė zonėn njė vend ku tė ketė drita dhe ujė, ku tė ketė punė dhe shpresė, ku tė ketė tė ardhme.

Unė i vetėm nuk mund tė bėj asgjė. Por tė gjitha kėto fjalė ua them sepse unė kam mbėshtetjen e NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve dhe lidhjeve qė Ai ka.

Nėse kėrkoni qė Mbreti Leka tė bėjė diēka pėr zonėn, si dhe pėr tė gjithė Shqipėrinė, votojeni LZHK-nė dhe kandidatėt e saj, midis tė cilėve jam edhe unė. Nėse doni Dibrėn dhe Matin, besojini Mbretit dhe votoni Muratin.

Kjo ėshtė ajo qė unė ju premtoj. Unė do tė jem avokati mbrojtės i interesave tuaja nė parlamentin shqiptar. Unė do tė jem zėri juaj. Unė do tė jem dera ku ju do tė trokisni pėr ēdo hall qė tė keni, sepse ju nuk keni pasur njė derė ku tė trokitnit deri mė sot.

Hajdeni tė rikthejmė sėbashku shpresėn. Unė ju them thjesht dhe qartė: Duke kujtuar tė djeshmen, tė ndėrtojmė tė nesėrmen, tė ardhmen", - e mbylli fjalėn e tij kandidati Basha.

Mė pas nė kėtė takim ku morėn pjesė mjaft qytetarė tė kėsaj zone, kryesisht pėrkrahės e anėtarė tė PLL, por edhe pa parti, folėn me radhė drejtuesit e tjerė tė kėsaj lėvizjeje nga strukturat lokale, tė cilėt bėnė njė pasqyrim tė ideve dhe programit lokal tė kandidatit tė LZHK dhe cilat ishin objektivat e tyre elektoralė.

Pas kėtij takimi Princi Leka doli nėpėr rrugėt e Klosit dhe u takua me qytetarėt e tij. Ai hyri edhe nėpėr dyqane e lokale, u takua me ta dhe shtėrngoi duart, i pyeti njerėzit pėr hallet e tyre pėr jetesėn dhe djemtė e emigruar, u uroi tė gjithėve fat dhe mbarėsi.

Pastaj Princi, i shoqėruar nga drejtuesit e sipėrcituar, bėri njė vizitė private nė trojet e tė parėve nė Burgajet, nė varrin e Xhemal Pashė Zogut. Aty erdhėn edhe bashkėfshatarė tė Mbretit Zog, me ē'rast u krijua edhe njė takim i gjerė i improvizuar e plot emocione, ku shumė nga tė pranishmit u emocionuan nga prania e Nipit tė Mbretit Zog, Princit Leka.

Nė kthim, Princi, mikpritėsit dhe mysafirėt e nderuar qė e shoqėronin, bėnė njė vizitė nė qytetin e Burrelit, ku gjetėn tė njejtėn pritje dhe ngrohtėsi nga qytetarėt.

Pasi pėrshėndoshėn me ta me premtimin e ndėrsjelltė pėr t'u takuar sėrish gjatė fushatės dhe nė vazhdim, ata u nisėn drejt Tiranės pėr tė marrė pjesė nė takimin e prezantimit tė kandidatit tė LZHK z.Blerim Kamberi, qė organizohej nė qytetin e Vorės.

Korresp i "Tradita"

LZHK prezanton kandidatin pėr deputet nė Vorė, z.Blerim Kamberi

 

I pranishėm edhe Princi Leka II

Me datė 5 maj 2005, u bė prezantimi i kandidatit tė LZHK nė qytetin e Vorės, zotit Blerim Kamberi. Zoti Kamberi ėshtė bashkė-kryetar i LZHK dega Tiranė. Tubimi i rastit u zhvillua nė ambientin e njė lokali pranė autostradės Tiranė-Durrės. Pėr tė prezantuar kandidatin e LZHK pėr kėtė zonė kishte ardhur edhe Princi Leka II, i cili gjendet nė Shqipėri kėto ditė. Nė kėtė prezantim tė njėrit nga drejtuesit kryesorė tė LZHK pėr kryeqytetin dhe mbarė vendin, njėkohėsisht edhe kryetar i Degės sė PLL Tiranė, merrnin pjesė edhe drejtues tė lartė tė LZHK-sė si z.Dashamir Shehi, z.Ekrem Spahiu, z.Murat Basha dhe z.Nevruz Ndregjoni.

Tubimin e hapi znj. Gerta Toptani, e cila mė pas ftoi edhe Princin t'u fliste tė pranishmėve. Princi Leka II-tė i falenderoi njerėzit e shumtė qė kishin ardhur, pėr mikpritjen e tyre tė ngrohtė duke thėnė se kurdoherė qė Ai dhe familja e Tij kishin ardhur nė Vorė kishin hasur nė tė njėjtėn dashamirėsi e mikpritje. Ai shprehu bindjen se me ndihmėn e banorėve tė Vorės dhe mbarė shqiptarėve, LZHK do tė fitonte. Mė pas foli zoti Ekrem Spahiu, i cili pasi bėri njė prezantim tė shkurtėr tė zotit Blerim Kamberi, u bėri thirrje tė pranishmėve tė votonin kėtė herė pėr ndryshimin e merituar. Ai tha se duhej medoemos qė tė ndodhte njė rotacion i pushtetit pas zgjedhjeve tė ardhshme.

Zotėri Spahiu shtoi se Vora nuk ka pėrfituar pothuaj asgjė nga shteti kėto vite tė tranzicionit dhe se ndryshimet qė ishin bėrė ishin rezultat i mundit, djersės dhe iniciativės sė lirė tė vetė banorėve tė Vorės. Ai tha se kandidatėt e dy partive tė mėdha nuk kishin mė tė drejtėn morale tė kėrkonin votėn e banorėve tė Vorės, pikėrisht pėr kėtė arsye.

Mė pas e mori fjalėn zoti Dashamir Shehi, i cili prezantoi programin e LZHK para qytetarėve tė Vorės. Ai tha se LZHK ėshtė njė lėvizje elektorale politike qė qėndron mbi partitė dhe ka synim ndėrtimin dhe forcimin e shtetit autoritar dhe jo arbitrar. Zotėri Shehi tha se LZHK nuk bėnte premtime tė kota elektorale, por objektivat qė synon, do tė luftojė deri nė fund pėr t'i realizuar. Mes tė tjerave ai pėrmendi luftėn kundėr monopoleve, vendosjen e rendit, rikthimin e dėnimit me vdekje, kėrkesėn pėr pavarėsinė e Kosovės pėrpara standardeve, plotėsimin e aspiratave shtetformuese tė shqiptarėve nė Maqedoni dhe zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave ēame. Besueshmėrinė e LZHK nė mbajtjen e premtimeve tė saj elektorale dhe nė vendojsen e shtetit ligjor autoritar, zoti Shehi e shpjegoi me pėrcaktimin e LZHK-sė si pjesė e trashėgimisė sė shtetit tė parė shqiptar gjatė kohės sė Mbretėrisė sė Mbretit Zog I-rė. Zotėri Shehi u ndal edhe tek ēėshtja e pronave, duke thėnė se LZHK synon kthimin e pronave tek pronari i ligjshėm, duke shtuar se tė vetmit tė tillė sot pėr sot nė Shqipėri janė ata qė nė dorė kanė tapitė e kohės sė Mbretit Zog. Ai solli si shembull Bullgarinė, pėr tė treguar njė vend qė ka pasur nė tė kaluarėn probleme tė ngjashme me tonat dhe se njė aleancė politike gjithpėrfshirėse si LZHK, qeveris vendin qė tashmė ėshtė anėtar i NATO-s dhe pret tė hyjė nė BE sė shpejti. Pas z.Shehi, fjalėn e mori shkurtimisht zoti Murat Basha, i cili prezantoi zotin Blerim Kamberi duke shtuar se e konsideronte atė njė mik tė mirė dhe njė njeri idealist.

Edhe z.Basha i bėri thirrje banorėve tė Vorės tė votonin pėr ndryshim kėsaj radhe.

Mė pas e mori fjalėn vetė kandidati i LZHK-sė nė Vorė, z.Blerim Kamberi. Ai i falenderoi pjesėmarrėsit pėr mikpritjen dhe interesimin e madh. Ai shtoi se kishte pranuar tė kandidonte sepse ndjente pėrgjegjėsi politike dhe atdhetare nė kėto momente vendimtare. Ai i ftoi tė pranishmit tė merrnin nė dorė fatet e veta dhe tė kombit ditėn e zgjedhjeve mė 3 korrik. Z.Kamberi u tha banorėve tė Vorės tė kenė besim tek LZHK, pasi nė kėtė lėvizje ka njerėz qė kanė njė jetė tė tėrė nė shėrbim tė kombit. Mė pas tė pranishmit u ftuan nė njė koktej tė organizuar me kėtė rast.

 

 

Shkurt nga vendi

Bllokon vizat Ambasada Hollandeze

Ambasada Hollandeze ka refuzuar vizat pėr 20 funksionarė tė shtetit shqiptar tė cilėt ishin thirrur nė Bruksel nga BE, kryesinė e rradhės sė tė cilit e ka Hollanda. Zyrtarėt janė pjesė e njė delegacioni qeveritar shqiptar qė do tė raportojė mbi ecurinė e reformave nė vendin tonė nė kuadrin e stabilizim asocimit. Ndėrsa ky incident nuk thotė gjė pėr ecurinė e reformave nė vetvete, ėshtė njė tregues I qartė I opinionit qė kanė vendet e BE pėr gjendjen e Shqipėrisė, pėrderisa refuzohen vizat pėr persona me pashaporta diplomatike. Ambasada Italiane ka ndėrhyrė ndėrkohė pėr tė zgjidhur situatėn duke garantuar kalim nga Italia pėr nė Bruksel pėr delegacionin e qeverisė tonė, me anė tė vizave shengen. Ambasada Hollandeze nguli kėmbė deri nė fund pėr tė refuzuar vizat pėr delegacionin me arsyetimin se kėrkesat pėr vizat ishin bėrė me vonesė.

 

Mbahet kongresi i PS

Mė datė 5 maj, u mbajt kongresi i Partisė Socialiste. Ai u zhvillua nė pallatin e kongreseve. Tema dominuese e kėtij kongresi ishte referenca qė i bėnė pothuaj tė gjithė folėsit vitit 1997. U pa qartė mungesa e njė platforme elektorale dhe njė pjesė e konsiderueshme energjie dhe fjalimesh u harxhua qė tė sqarohej publiku se kongresi, programi dhe fushata elektorale e PS ishte origjinale dhe jo e modeluar sipas atyre tė PD. Megjithėse pas daljes nė skenė tė firmės amerikane BG&R si organizatore e fushatės sė PD, socialistėt patėn premtuar se do tė lidhnin kontratė nga ana e tyre me njė frimė po aq prestigjoze, duke aluduar edhe pėr kompani tė lidhura me laburistėt e Tony Blerit, nė kongres u tha se PS ishte krenare qė fushatėn do ta zhvillonte me talentet vendase qė u quajtėn tė bollshme. E reja e kėtij kongresi ishte afrimi i Edi Ramės dhe miratimi i njė platforme tė tij pėr lejimin e fraksioneve brenda PS, platformė e cila ishte refuzuar njė herė nga socialistėt me shumicė dėrrmuese votash.

 

Shitet Albtelekom pėr 120 milion Euro

Qeveria shqiptare ka bėrė tė ditur si fakt tė kryer se Albtelekom i ėshtė shitur Telekomit Turk nė bashkėpunim me njė kompani tė panjohur pėr shumėn 120 milion Euro. Me kėtė shumė, firmat turke kanė pėrfituar edhe tė drejtėn e operatorit tė tretė tė telefonisė celulare nė vendin tonė falas. Tė shumtė kanė ngritur zėrin kundėr kėsaj shitje, parti politike, analistė, specialistė tė fushės dhe sė fundmi sindikata e punonjėsve tė telekomunikacionit. LZHK ka deklaruar para pak kohėsh, ende pa u bėrė publike shitja e Albtelekom, se nuk do tė njihte privatizime elektorale nė kurriz tė shqiptarėve. PD ka deklaruar gjithashtu se nuk do ta njohė shitjen e Albtelekom. Ekspertėt thonė se shuma e deklaruar ėshtė njė fraksion i vlerės sė vėrtetė. Gjithashtu e drejta e operatorit tė tretė tė telefonisė celulare nė Shqipėri mendohej tė shitej rreth 40 milion Euro, ndėrsa tani turqit e kanė marrė atė falas. Thuhet se vetėm investimet pas vitit 1990 nė Albtelekom arrijnė shifrėn 140 milion Euro.

 

LZHK shpall kandidatėt pėr deputet nė Tiranė

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka shpallur kandidatėt e saj pėr Tiranėn. Ata janė: Dashamir Shehi, Uran Metko, Shpėtim Roqi, Renato Radoja, Shkėlqim Barusha, Rudi Erebara, Arianit Kokobobo, Tomorr Malasi, Hysen Sinani, Blerim Kamberi, Myslim Ndroqi, Astrit Kola, Faruk Borova dhe Ledia Kashahu. Gjithashtu LZHK bėn tė ditur se kandidati pėrballė Sali Berishės nė Kavajė do tė jetė Aqif Haveriku. Ndėrsa pėr zonėn 99 ku do garojė Fatos Nano, LZHK do tė vejė pėrballė njė ish ushtarak qė gėzon popullaritet tė madh nė rrethin e Sarandės.

 

Skandal i Ambasadorit shqiptar nė Amerikė

Ambasadori jonė nė Amerikė, Fatos Tarifa, ėshtė pėrfshirė nė njė skandal rryshfeti pas publikimit tė njė bisede telefonike me njė biznesmen qė i kėrkonte atij favore nė kėmbim tė 4500 Eurove. Ai ėshtė pezulluar ndėrkohė nga detyra nga Ministri i Jashtėm Kastriot Islami. Pėrveē skandalit tė vetė shumės sė rryshfetit, polemika ka ngjallur edhe mėnyra se si zoti Tarifa ka pėrshkruar vetė pushtetarėt e sotėm, tė cilėt ai i pėrfaqėson nė Amerikė. Nė bisedė ai thotė se ata janė nė gjendje alarmi pėr zgjedhjet, dhe pasi i karakterizon me fjalė vulgare ai thotė se ata nuk dinė ku do jenė pas 3 korrikut. Ambasadori jonė pėrmend dhe deputeten socialiste Arta Dade duke thėnė se djemtė e saj do tė ishin ndėrlidhės tė mirė tė transaksionit tė rryshfetit. Ministri i Jashtėm Kastriot Islami, i cili ishte jo pak objekt i bisedės sė pėrgjuar, tha se e kishte thirrur ambasadorin Tarifa nė Tiranė pėr shpjegime dhe se kishte urdhėruar fillimin e njė hetimi. Por zoti Islami refuzoi tė prononcohej pėr ato qė publiku ka dėgjuar e lexuar deri tani duke thėnė se preferon pėrfundimin e hetimeve.

 

Amerika nuk lejon mė anije shqiptare nė porte

Roja Bregdetare Amerikane (United States Coast Guard) ka deklaruar se anijet qė vijnė nga Shqipėria, ose qė kanė pasur si njė nga 5 ndalesat e tyre tė fundit Shqipėrinė, nuk do tė lejohen tė ankorohen nė portet amerikane pa u kontrolluar mė parė nė det tė hapur. Arsyeja ėshtė frika nga sulmet terroriste. Masat e sigurisė pėr anijet shqiptare lėnė pėr tė dėshiruar dhe amerikanėt nuk duan tė rrezikojnė. Vetėm kur kėto anije tė kenė marrė masa shtesė, si vėnien e rojeve tė tjera dhe kontrolle mė tė imtėsishme ngarkesave, ky vendim do tė rishikohet. Pėrveē Shqipėrisė, nė listėn e vendeve, anijet e tė cilave do tė bllokohen ishin edhe 6 shtete tė tjera, 5 nga tė cilat nga Afrika.

 

Vate edhe Nanua!...

Nga Sazan Pipa

Soc-kongresi shėnoi kallaballėkun e fundit para tė cilit Nanos i iku fiqiri, rrėshqiti dhe... vate.

"Mirėseerdhe Edi Rama, hajde tė bashkėqeverisim... Hajde dhe ti shoqja Tozaj, me vogėlushėt jetimė, qė t'i la ai, pėrbindėshi Sali...

Unė jam Fatos Nano, ai ėshtė Sali pėrbindėshi...". Unė jam kryeministėr, ai do tė bėhet kryeministėr..., por s'e lėnė zemrat tona, tė socialistėve dhe progresistėve...".

"Unė jam shumė i gjatė..., prandaj hiqeni pedanėn", - thoshte i ftuari nė qeveri.

"Edhe teknologjia moderne ka probleme...", - deklaronte nga tribuna e Kongresit "Robert Ēėmēakizi" i "najt-kllabeve", qė "sorollatet kantiereve tė socializmit me duar nė xhepa", duke penguar ndėrtimin e socializmit progresist tė Edi Ramės.

"Unė i mbaj duart nė xhepat e mi dhe jo nė ato tė tė tjetėrve...", - kundėrpėrgjigjej kryesoci.

"Ne progresistėt do tė marrim mandatin e tretė si aleatė dhe bashkudhėtarė tė denjė tė Toni Bler-it", - thoshte Gramozruē-Kadrihazbiu, qė dikur u bėnte radio-lojėra "imperialistėve anglo-amerikanė"...

Dhe kėshtu, me dėngla dhe gomarllėqe u bė njė kongres i tėrė, ku kongresmen-debilėt shqyenin sytė nga habia dhe i jepnin gajret vetes e shoshoqit "Ej or shok, thuaj si tė duash ti, po kėta paskan rrėshqitur tė gjithė. Thuaj si tė duash ti po ne mbahemi akoma, ėėė..., po po, mbahemi gjene mirė, se kėtyre mendja u paska lėnė shėndenė...".

Edhe Enveri ishte shumė mė serioz se kėta dhe tė paktėn i detyronte ata pėrtej kufijve tė mbanin vesh nėpėr kongrese se ēfarė thoshte dhe kishte ndėrmend tė bėnte, kurse kėta, bijtė e tyre roitėn, u truthiasėn nga kushediseēfarė dhe nga njėdreqedisepse.

Dhe nuk ikte gjallė nga tribuna ish-sekretari 99 vjeēar i Haxhi Lleshit, xha Et'hemi, teksa vinte me dy vogėlushė jetimė, (stėrnipat e sekretarit tjetėr tė Haxhi Lleshit, Sihatit), shoqja Tozaj nga Vlora, bashkėluftėtare e Luiza Hoxhės dhe e kryetrimit Zanipartizan Caushit. Po kush i la jetimė kėta kėta vogėlushe ndėrkohė qė ligjin nė Vlorė e bėnte Skėnder Gjin-ca-ushi, Luizaenver Hoxha me sėpata e thika?! Kush e vrau Arturavni Rustemin pėr tė nisur rebelimin tjetėr kundėr Tiranės, pas 73 vjetėsh, ndėrkohė qė pas shpine kishte Zanin me kallash dhe maskė???

Po Katerin e Radės kush e mbushi me arkivole lundruese, sa kohė qė pronar kishte Arben Malajn dhe "vetulltėndėn"-gjin-ca-ush tė PSD, ndėrsa biletat i priste Zanipartizani i Ēoles???

Po kėta nuk u thanė nė kongres nga i lajthituri qė molloisi majė podiumit 80 mijė broēkulla nė 80 minuta.

Dhe Ismet Drishti, qė akoma s'ka zėnė mend nga burgjet e tyre, u jepte soc-kongresmenėve tė lexonin "Kullėn e Rojes", nė "bedenat" e sė cilės ata vigjėluan 50 vjet nė roje tė "marksizmė-leninizmės dhe revollucionit prolletar".

 

 

Bollano "greqizon" kryepleqtė e Himarės

Kryetari i Bashkisė sė Himarės, po bėhet shqetėsim nė shkallė sipėrore pėr mosbatimin e ligjeve tė pushtetit lokal. Ai nuk po i rregullon me ligje njėsitė e qeverisjes vendore, qė janė kryepleqtė e pleqėsisė sė fshatrave.

Ndarja administrativo-territoriale e Bashkisė sė Himarės, kryepleqėsive tė 7 fshatrave tė bregdetit, ėshtė caktuar me ligj mbi bazėn e nevojave tė interesave tė pėrbashkėta ekonomike dhe tė traditės historike. Vasil Bollano nuk zbaton kufijtė moralė, etikė, ligjorė e kushtetues, por do tė greqizojė kryepleqtė duke ndryshuar me urdhėr tė tij, pa marrė mendimin e popullsisė qė banon nė to. Ai arrin deri atje sa flet greqisht pėr tė manipuluar mbledhjet, nga ku janė zgjedhur kryepleqtė sipas gjeografisė sė kėtyre njėsive administrative. Duket se Vasil Bollano nuk shkėputet dot nga qėllimet e mbrapshta qė frymėzohen nga qarqet greke, pėr tė bėrė mish-mash kėtė zonė me kontribute madhore atdhetare, konform strategjive tė marra nga Greqia.

Problemet artificiale tė Himarės kanė shkaktuar reagimin e opinionit vlonjat. Vasil Bollano, edhe nė detyrėn e kryetarit tė Bashkisė, me veprimtarinė e tij antishqiptare shkel Kushtetutėn dhe ligjet e shtetit Shqiptar! Pėr tė gjitha shqetėsimet e kohėve tė fundit ėshtė vėnė nė dijeni Prefektura e Vlorės, ka patur edhe ballafaqime midis kryepleqve qė kundėrshtojnė Vasil Bollanon, por nuk dihet nėse Prefekti Bashkim Habili ka vėnė apo jo nė dijeni qeverinė dhe padronin e tij Fatos Nano, qė ka strategji tė njejtė me Vasil Bollanon pėr greqizimin e Himarės.

Mesa duket jo, sepse nė televizionet lokale u transmetuan ankesat e kryepleqve, por jo fajtori ligjor Vasil Bollano.

Cilėt janė kryepleqtė qė u ankuan nė prefekturė? Janė Thanas Duni-kryeplak i fshatit Gjilek tė Dhėrmiut pėr P.S, anėtari i Kėshillit tė Bashkisė Himarė, Fato Duni i P.D, Milo Petro Milo, kryeplaku i fshatit Palasė, etj..

Themi se ishin kryepleq, sepse sot nuk janė mė, sepse i "shkarkoi" Bollanoja ngaqė ishin me komisione vendore kur kryetar bashkie ishte Viktor Matua. I gjithė populli i Himarės ėshtė i shqetėsuar pėr kėto shtatė vjet tė keq-qeverisjes vendore nga P.S dhe P.B.D.Nj.

Edhe kryepleqtė qė kish zgjedhur Viktor Matua, edhe kėta qė ngriti nė krye Vasil Bollanua, janė elementė tė korruptuar, progrekė dhe i kanė sjellė telashe Himarės.

Kryebashkiakėt, plus kryepleqtė, plus socialistėt-militantė me mendje tė shquara vorio-epiriote greke, kanė shkatėrruar e manipuluar zgjedhjet nė Himarė. Nė kėtė skandal-situatė kanė dalė edhe personazhet si Spiro Karathano e Niko Kolila, qė ulėrinin mė 12 tetor se "Himara ėshtė greke, se Himara ėshtė e ortodoksisė qė ngriti flamujt grekė" As Viktor Matua, as Vasil Bollanua, qė janė kushėrinj tė parė me njeri-tjetrin, as ish-kryepleqtė, as kryepleqtė aktualė tė vazhdimit tė tė njejtit skenar bajat qindra vjeēar, nuk kanė qenė kundėr "Megaliidhesė" sė Greqisė, pra pėr futjen e Himarės brenda kufijve absurdė bizantino-grekė.

Stafeta e hajdutėve tė korruptuar anti-shqiptarė shkon hallkė pas hallke nė Himarė nga krerė tė Bashkisė e deri tek postet mė poshtė. Nė Bashkinė e Himarės personazhet e P.S qė lanė pushtetin dhe personazhet qė i uli nė karrige Vasil Bollano, janė tė gjithė tė korruptuar, janė pasuruar nė kushtet e njė kohe tė trazuar. Janė pasuruar nėpėrmjet shkatėrrimeve dhe veprimtarive subversive dhe vetpronėsive mbi pronat e tė tjerėve, pėrfshirė tendera rrugėsh, ujėsjellėsish, qendra kooperativash e fshatrash, privatizimesh tė objekteve ushtarake dhe objekteve tė tjera tė shumllojshme.

Ata i kanė blerė objektet me 1/10 e ēmimit real. Ekziston nė Prokurorinė e Vlorės dosja e Himarės dhe e Dhėrmiut. Kryepleqtė kėtu janė tė akuzuarit e parė se, sėbashku me njerėzit e tyre kanė grabitur 200 hektarė toke nė Dhėrmi, tė cilat i kanė pėrfituar me anė tė gjyqeve skandaloze tė zhvilluara nė Vlorė, me vėrtetime fakti. Tokat u takojnė 35 familjeve nga Dhėrmiu. Ata favorizohen nė grup, qė nga Tirana e deri nė Vlorė. Kėta kryepleq, pėr nderet qė kanė bėrė janė dorovitur me karrige nga Partia Socialiste, qė kishte interesa nė ndarjen e paligjshme tė tokave tė Himarės e Dhėrmiut dhe kėshtu, deri nė kufi me Dhėrmiun janė grabitur edhe shtatė hektarė tokė tjeter.

Tre hektarė janė marrė nga disa ish krerė tė P.D-sė, qė tashmė i kanė kthyer krahėt asaj, ndėrsa 4 hektarė janė marrė nga krerėt socialistė, ku pėrfshihen 4 ministra socialistė.

Nė Spile tė Himarės ka marrė tokė njė shok i ngushtė i kryeministrit Fatos Nano, dhe kanė filluar sheshimet, ku do tė ndėrtohet njė nga hotelet mė luksoze mbi njė kodėr 500 metra larg bregdetit.

Nė vjedhje marrin pjesė edhe punonjės tė Agjensisė Kombėtare tė Privatizimit e tė tjerė Vipa.

Nė Dhrale e nė Palasė, dinastia e Paskal Milos ka marrė 3 hektarė tokė e kullota tė pronarėve tė ligjshėm dhe po ndėrtojnė njė pallat 5-katėsh.

Afėr Palasės, ku mbaron rruga e Qafės sė Llogorasė, janė prerė nga sopata dhe djegur nga zjarri 500 hektarė pishė e zezė. Nė Palasė ėshtė prishur edhe ura e fshatit, sė cilės iu vodhėn fondet.

Deri mė sot askush nuk pėrgjigjet pėr ta rregulluar, as pushteti vendor, as Prefektura. I gjithė populli i Himarės ėshtė i bindur pėr korrupsionin e Bashkisė sė Himarės dhe tė kryepleqve tė njėsive vendore. Nė takimet qė bėn me ta, tė flasin hapur pėr tė korruptuarit.

Vasil Bollanua nuk i zbaton ligjet dhe e bėn kėtė pėr tė ngatėrruar ish-pronarėt e tokave bujqėsore, trojeve e banesave me uzurpuesit, qė janė vetė pushtetarėt vendorė, qė tė mos kundėrshtojnė Vasil Bollanon.

Kanė dalė jashtė funksionit prodhues 20.000 rrėnjė ullinj nė Vuno, 5000 nė Iliaz dhe janė shkatėrruar rrjetat e kanaleve vaditės e kullues. Janė prerė nė Dhrale pėr dru zjarri 40 hektarė valanidh, qė bashkėjeton pėr bukuri me ullirin, thjesht pėr tė hapur troje ndėrtimi!!!

Vasil Bollanua ka mbyllur shkollėn e Pilurit dhe shkollėn e Palasės, qė 20 nxėnės tė shkojnė nė Dhėrmi pėr mėsim, me pretekstin se nė Palasė do tė hapet shkolla greke.

Rruga Llogora-Palasė-Dhėrmi-Himarė ėshtė shkatėrruar, sadoqė u rregullua dy herė, por prap ėshtė prishur.

Vasil Bollano nuk rregullon as problemin e dritave dhe u vjedh me fatura aforfe tė paktėn 600 familjeve afro 140.000 lekė tė reja nė muaj.

Vasil Bollano nuk bėn kallxim nė Prokurori pėr hajdutėt e tenderave tė ujit, qe kanė vjedhur fondet e Ujėsjellėsave tė Vunoit, Palasės, Dhėrmiut nė shifra afro 300 milion lekė dhe uji nuk erdhi kurrė.

Ja manipulimet flagrante qė janė nė kundėrshtim me nenin 108; pika 1, 2, 3 e nenit 109 dhe pikat 1,2,3, faqe 37 e Kushtetutės. Nė fshatin Gjilek, zgjedhjet pėr kryepleqėsinė u bėnė mė datėn 28.05.2004. Lajmėrimi ka mbėrritur nė ora 16.00 tė mbasdites, kur bie errėsira greke, (sepse paraditja shqiptare denonconte manipulimet), dhe kėshtu manipuluesi Vasil Bollano e zhvillon mbledhjen me persona tė cilėt nuk ishin banorė tė fshatit Gjilek, nė kundėrshtim me ligjin, qė pėrcakton tekstualisht: "Pėr zgjedhjen e Kryeplakut tė fshatit marrin pjesė banorėt e fshatit". Nė mėnyrė tė ēuditshme, kryeplak zgjidhet njė person qė banon nė Vlorė, ndėrkohė qė populli i fshatit zgjodhi Thoma Dunin e P.S-sė.

Edhe nė Palasė u krijuan probleme tė njejta manipulimi. Edhe kėtu, Vasil Bollano kishte sjellė si bedela shqiptarė greqisht-folės nga Fieri, Kuēova, etj., tė cilėt nuk kanė jetuar kurrė nė Palasė.

Me Vasil Bollanon janė klanet kriminale tė Sebastjanos-it, tė cilėt shkelėn ligjin 8652 "Mbi Organizimin dhe Funksionin e Pushtetit Lokal", neni 45. Nė mbledhje nuk muarėn pjesė as 50 % e banorėve tė fshatit Palasė. Mbledhja u zhvillua me 6 vetė qė ishin nga Palasa, ndėrsa 4 tė tjerė ishin anonimė e tė importuar. Kjo kryesi ėshtė e ēuditshme, nga mė tė ēuditshmet ndėr njėsitė vendore tė Shqipėrisė.

Mė tė ēuditshmet dhe komedi e vėrtetė ishin zgjedhjet nė Vuno. Edhe kėtu Vasil Bollano kishte marrė shumė vetė qė nuk ishin nga Vunoi. U ndau mercenarėve tė ardhur fletėt e votimit ku numri i banorėve tė Vunoit doli mbi 5-fishin e popullsisė qė ka realisht, dhe pėr t'u ēuditur akoma mėtej, votuan edhe tė vdekurit, si dhe Sekretarja e Kėshillit tė Bashkisė qė ėshtė nga Himara.

Fshatarėt protestuan dhe kėrkuan anullimin e zgjedhjeve, po kush pyeti.

Vasil Bollano ėshtė kamikaz ortodoks, nė pėrpjekjet antishqiptare pėr tė greqizuar Himarėn, ka vendosur njerėzit e tij nė krye tė fshatrave, jashte ēdo norme, ligji dhe nė kundėrshtim edhe me Kushtetutėn.

Vasil Bollano synon qė me kėtė administratė vendore "greke" tė pėrgatisė terrenin qė, nesėr, tė bėhet njė referendum i manipuluar dhe Himara tė shpallet "minoritet grek", sipas programeve tė sillogjeve absurde dhe ėndrrave tė ēmendura vorio-epirote.

Me heshtjen pėr tė mos dėnuar kryeorganizatorėt e incidenteve antishqiptare nė Himarė, si Vangjel Kleanthi e Edmont Kolila, Koēo Llazari etj, skema e Nanos pėr greqizimin e Himarės po funksionon pėr mrekulli.

Par Theodhori Shija&Co, tė trajnuar nė Elladha, megjithėse mbajnė kryeportofole politike, nuk janė prononcuar as pėr tė ndihmuar Kryeprokurorin e Vlorės dhe Drejtorinė e Policisė sė Vlorės qė deklaruan; - "Trazirat nė Himarė kanė qenė tė planifikuara, tė organizuara e me orientim antishqiptar dhe nga jashte".

Theodhori Shija e mbush sheshet me nxėnės tė shkollave tė Vlorės dhe nxjerr tė ardhur nga Greqia pėr tė kėrcyer vallehelenika nė Sheshin e Flamurit dhe karamanjollėn nė Nartė...!

Kryetari i Kėshillit tė Qarkut duhet tė kėrkojė zbatimin e ligjit, sepse Vasil Bollano ėshtė edhe anėtar I Kėshillit tė Qarkut, dhe ky forum pushteti, nė bazė tė nenit 10, pika 4, ka tė drejtė tė nxjerrė urdhėresa dhe vendime me fuqi detyruese tė pėrgjithshme pėr Qarkun, ku bėn pjesė edhe Himara, dhe kėtė duhet ta bėjnė sa mė parė, duke e patur tė qartė se Himara nuk do tė bėhet kurrė Greqi.

 

B.V.

 

Ju ftojme te ndiqni nje sondazh elektoral te sitit www.kukesi.org ne te cilin kandidati i LZHK zoti Ekrem Spahiu kryeson bindshem

Nuk ka mė pazare

Rudi Erebara

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar denoncon si tė pavėrtetė cdo informacion tė botuar apo televiziv pėr njė alencė tė fshehtė me PD-nė. Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar, e drejtuar nga Udhėheqėsi i saj, Mbreti Leka I, ėshtė njė lėvizje e spektrit tė djathtė, e cila synon gjithė pėrfshirjen politike dhe sociale tė gjithė popullit shqiptar, nėn idealin e kombit dhe Shqipėrisė. Por LZHK nuk do tė bėjė asnjė alencė as para dhe as pa zgjedhore me asnjė forcė qė ka pėrgjegjėsi dhe mban peshėn e fajit apo edhe tė krimit nė historinė e saj nė dėm tė popullit shqiptar. LZHK nuk do tė bėjė asnjė aleancė para zgjedhore, as me PD dhe as me PS duke qenė se e gjykon qė brenda kėtyre forcave ka ende shumė eksponentė tė diktaturės dhe tė organeve tė saj tė propagandės komuniste qė mbartin dhe sjellin pėrditė nė jetėn ekonomike dhe shoqėrore tė Shqipėrisė dėshtimin dhe humbjen e tė gjitha vlerave shqiptare dhe europiane qė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar frymėzon dhe synon tė arrijė me mbėshtetjen e votės sė lirė tė shqiptarėve.

ėshtė e paimagjinueshme njė alenncė e tillė kur kemi tė bėjmė me dy forca qė janė krejtėsisht tė kndėrta nė synime me LZHK-nė.

Lėvizja pėr Zhvillim kombėtar nė tė vėrtetėn e saj, qė po e deklaron hapur ēdo ditė nuk synon ndėrrimin e formės sė rregjimit, monarkist apo republikan. Synon gjithpėrfshirjen e shqiptarėve nė fatet e tė njejtit vend pėrmes pėrfaqėsimit tė drejtė me zgjedhje tė lira dhe votė.

Kjo gjithpėrfshirje nuk do tė thotė se nė fakt mund tė bėhesh aleat edhe me krimin, korrupsionin apo tė zeza tė tjera. Gjithpėrfshirja nuk do tė thotė qė tė paguash fajin qoftė edhe me mirėqenie tė pėrkohshme me shpresė se krimi do tė ndryshojė me kohėn. Jo.

Ujėrat e pėrziera tė politikės shqiptare duket se mund tė kullohen vetėm duke u braktisur nė fatet e tyre. Partitė e lindura nga nevoja elektorale numrash dhe jo votash nuk mund t'i zgjasin mė jetėn vetes, pasi po shihet qartė se nėn presionin ndėrkombėtar tė gjitha bazat e komunizmit nė Shqipėri janė hutuar.

Edhe partitė e mėdha edhe satelitėt e tyre, megjithė pėrpjekjet e tė gjitha feve e llojeve, kur fryn era e pastėr e perėndimit pėr njė demokraci tė pakomprometuar dhe tė pakorruptuar nga emra tė sė kaluarės komuniste janė pėrpara dilemės pėr ta tė braktisin shtratin e vjetėr pėr t'iu ngjitur formacionit mė tė shėndetshėm nė politikėn shqiptare, LZHK-sė.

Nuk do tė jetė e habitshme qė edhe pėr shumė javė tė lakohet LZ|HK-ja si aleate e tė gjitha spektreve tė mundshme dhe e aleancave tė mundshme, edhe pse kjo nuk do tė jetė e vėrtetė.

Mė nė fund shqiptarėt po shohin se politikat dhe politkanėt po dallohen qartė se kush janė ditė pėr ditė. Pak kush mund tė dyshojė nė historinė e tranzicionit shqiptar, nė fitoret e humbjet e opozitės shqiptare dhe nė fitoret e pozitės aktuale.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar jo pa arsye e qėllim fton nė fakt popullin shqiptar tė bėjnė zgjedhjen, ndėrkohė qė partitė politike nxitojnė tė gjitha bashkė tė japin rezultate dhe tė bėjnė presion mbi vendim marrjen pėrnes sondazheve.

ėshtė e ēuditėshme tė mendosh se pėrse shfrytėzohen kaq mediatikisht sondazhet kur nė spektėr ka tre forca tė majta me program dhe njė tė djathtė. Pėrse nuk debatohen apo qoftė edhe pėrmenden pėrplasjet themelore mes tre forcave politike tė spektrit nė kuadėr programesh por gjithmonė synohet tė bėhet pis LZHK-ja me aleanca qė nė tė vėrtetė i japin fitoren ose PS-sė ose PD-sė. Qė LZHK ėshtė vėrtet njė forcė nė rritje tė pėrditshme kėtė mund ta vėrtetojė vetėm faktori i paparti shqiptar qė nuk voton me 40% tė fuqisė sė vendim marrjes. Ka zėra qė thonė qė nuk voton deri nė 55% tė vendim marrjes dhe rrezultatet e zgjedhjeve janė totalisht tė manipuluara nga tė gjitha palėt.

Atėherė pse, pse ėshtė kaq e rėndėsishme tė pėrmenden nga opozita shqiptare zonat qė i kanė dalė nė balotazh mė 2001-shin kur ato pak vota qė bėnė dallimin pėr ndėrrimin e pushtetit politik mbi qeverinė nė fakt janė minoranca e minorancave krahasuar me refuzuesit.

 

Kultura e Zgjedhjeve.

Nga Gėzim Luli

Zgjedhjet e kėtij viti janė bėrė objekt i rėndėsisė sė veēantė, jo vetėm pėr forcat e interesuara tė politikės shqiptare, por edhe pėr subjektet ndėrkombėtare, tė cilėt monitorojnė me vėmendje tė veēantė gjėndjen politike nė Shqipėri si dhe ecurinė e demokracisė nė kėtė vend. Madje kėrkesat nė formė ultimative dhe kėrcėnuese, kanė filluar tė bėhėn hapur. Ishte shumė domethėnėse analiza kėrcėnuese e z.Bugajski, se dėshtimi i kėtyre zgjedhjeve do tė rrezikonte statusin e Shtetit Shqiptar. Nė fakt, nė ēdo sezon tė zgjedhjeve politike nė Shqipėri qarkullojnė pothuajse tė njėjtat pyetje retorike, qė i ndeshim edhe tani: A do tė ketė zgjedhje tė lira nė Shqipėri? A do tė ketė manipulime dhe dhunė nė kėto zgjedhje? A do t'i pranojė zgjedhjet PD-ja, apo do tė vazhdojė politika e bojkotit nga opozita?

Gjithė kėto pyetje tė shtruara mė lart, tregojnė pėr njė situatė krize tė politikės shqiptare dhe pėr njė farė absurdi qė kanė krijuar dy monopolet e mėdha tė politikės shqiptare, PD dhe PS, nė luftėn e tyre tė pėr pushtet. Kjo situatė e maskuar me sllogane dhe retorika demokratike, ka 15 vite qė vazhdon kėshtu. Pozita socialiste vazhdon tė gjejė argumente pėr tė qėndruar me ēdo mėnyrė nė pushtet, kurse opozita e drejtuar nga PD-ja, gjatė 8 viteve ka pėrdorur tė gjitha mėnyrat pėr tė ardhur me ēdo kusht nė pushtet.

Kjo luftė pėr pushtet, absolutisht e pamerituar pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi, jo vetėm gjatė kėtyre 8 viteve, por edhe mė pėrpara, e ka futur nė njė rreth vicioz jetėn politike nė Shqipėri, ose nė njė situatė krize permanente, gjithpėrfshirėse dhe deri tani pa rrugėdalje.

Nga analiza e mėsipėrme, ėshtė e qartė se zgjedhjet nė vendin tonė, (deri nė kėtė moment qė flasim), kanė qėnė tė paragjykuara nė njė masė tė konsiderueshme nga vetė aktorėt kryesorė tė politikės shqiptare, PD dhe PS, ku, sė paku, pėr kėto 8 vite PD-ja ėshtė rreshtuar nė anėn e humbėsit, ndėrsa PS-ja nė anėn e fituesit.

Nė esencėn e kėtyre rezultateve qėndrojnė pazaret dhe allishverishet e pista nė kurriz tė forcave mė tė vogla, me lojėrat, manovrimet ligjore dhe ndryshimet e shpeshta nė Kodin zgjedhor, pastaj vijnė manipulimet e mundshme dhe vjedhjet ndaj njėri-tjetrit dhe, nė fund manipulimet e tė dyja forcave sėbashku, ndaj tė tjerėve, me anė tė listave, komisioneve dhe proces-verbaleve. Pastaj, nė fund tė kėsaj tragji-komedie, PS-ja rreshtohej nė krahun e fituesit tė diskutueshėm, kurse PD-ja nė anėn e humbėsit tė pabindur.

Duhen denoncuar fuqimisht truket e PS-sė pėr ndėrtimin e Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve dhe disa aspekte ligjore tė diskutueshme pėr Ligjin e Zgjedhjeve, (i cili vazhdon tė jetė i diskutueshėm dhe antikushtetues pėr njė pjesė tė opozitės, ngaqė krijon shumė tė ēara dhe matrapazlleqe sikundėr ėshtė "Dushku propocional". Por njėkohėsisht ky Kod krijon edhe njė shpėrpjestim shumė tė madh nė favor tė atyre qė sigurojnė epėrsi nė sistemin maxhoritar, nė raport me konkurrentėt, duke fituar njė supremaci nga 20-30 % vetėm nga zbatimi i formulės sė llogaritjes sė zgjedhjeve. Gjithashtu, duhen denoncuar edhe disa tentativa pėr manipulime tė listave zgjedhore nga ekspertėt e manipulimeve tė PS-sė. Por nuk mund tė mos fajėsohet pėr kėtė edhe PD, e cila nė marrėveshje me PS, kanė spostuar tė gjitha forcat politike opozitare nga pjesėmarrja, duke luajtur kėshtu, herė rolin e tė fortit dhe herė rolin e viktimės.

Shumė marifete tė kėsaj natyre, nė fund tė fundit janė produkte tė marrėveshjeve tė PD me PS-nė. Pra nė fillim ato iniciuan marrėveshjet dhe flirtet e ngushta pėr Kodin Zgjedhor, pastaj kaluan nė sulme tė pėrgjithshme dhe presione pėr gjoja rrezikim tė zgjedhjeve dhe, nė fund, shprehėn shenja tė mosnjohjes sė rezultateve dhe tė bojkotimeve tė tyre nga komisionet zgjedhore, pėr delegjitimimin e zgjedhjeve. Kėshtu loja e fitores zėvėndėsohet me atė tė humbjes dhe nga ajo e humbjes me atė tė fitores. Kjo lloj alibie ka siguruar ekuilibrin dhe shfajsimin e lidershipit politik nė kampin opozitar, duke e ngarkuar me faj armikun historik. Kurse pozita, duke manipuluar me mėnyrat e saj tė "llojeve tė dushqeve", luan rolin e fitimtarit, duke u justifikuar pėr disa gabime tė vogla dhe pakujdesi tė individėve tė veēantė, duke pretenduar se standardet e arritura janė mė tė mirat qė janė realizuar ndonjėherė dhe duke siguruar pozicionin autoritar tė lidershipit tė PS-sė brenda rradhėve tė saj dhe nė kampin e majtė. Kėshtu vazhdon papushim e njėjta situatė pa rrugėdalje, e cila ka vėnė nė diskutim aftėsitė e Shtetit Shqiptar pėr realizimin dhe menaxhimin e njė standardi themelor tė funksionimit tė tij, pėr sigurimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme. Gjithashtu ka vėnė nė dyshim dhe kulturėn dhe formimin e klasės politike shqiptare, e cila nėn tundimet dhe ngutjet e marrjes sė pushtetit, ka harruar misionin e saj kryesor qė ka ēdo klasė politike nė demokraci, i cili buron nga zgjedhjet e ndershme dhe tė lira.

Kėto gjėra ndodhin, jo sepse nuk njihen rregullat e lojės nė njė sistem demokratik, por kjo ka tė bėjė nė pėrgjithėsi me formimin politik ose kulturėn e klasės sė vjetėr politike, e cila ka mbi 10 vjet qė kundėrshton ēdo palė zgjedhje tė zhvilluar nė Shqipėri. Pjesė e kėsaj kulture ėshtė tendenca politike qė kanė tė dy mazhorancat, PS dhe PD, qė ēdo gjė e mirė dhe brenda standardit, fillon nga zeroja, kur njėra palė ose tjetra merr pushtetin dhe ēdo vlerė e arritur gjatė kėtyre viteve rrėzohet si njė diēka e keqe. Ky ėshtė mentaliteti politik qė dominon dy mazhorancat. Qė kėtu fillon gabimi, kėtu fillon aventura, kėtu fillon prishja e ēdo standarti qė ėshtė arritur mė parė, sepse pėrmirėsimi i tyre nuk ka kuptimin e njė stafete, ku progresi do tė vijė gjithnjė nė rritje, por nė themel qėndrojnė pazaret, kapja nė befasi e kundėrshtarit, loja me ēdo vlerė tė demokracisė, mjafton qė kjo gjė tė sigurojė njė avantazh mbi kundėrshtarin politik, ose rivalin pėr pushtet. A nuk thėrriste z.Berisha pas zgjedhjeve tė vitit 1996, se kėto zgjedhje ishin zgjedhjet mė tė mira tė tė gjitha kohėrave, kur pėr ēdo dėshmitar, ato ishin zgjedhjet mė tė kėqija qė nga viti1991, tė cilat u kundėrshtuan ashpėr jo vetėm nga opozita, por edhe nga faktori ndėrkombėtar! A nuk dėgjohet ky refren edhe tani, pas ēdo zgjedhjeje tė bėrė gjatė 1997 e nė vazhdim! Madje pa dalė akoma rezultatet dhe deklarimi nga faktori ndėrkombėtar, deklarohen zgjedhjet mė tė mira tė bėra gjatė kėtyre viteve tė tranzicionit! Pra dy palėt mė shumė kujdesen pėr propogandėn pėr imazhin e rremė, sesa pėr standardet e vėrteta tė zgjedhjeve tė lira. Qė kėtu fillon dyshimi!

Askush nga mazhorancat nuk pėrmend zgjedhjet e vitit 1992, zgjedhje kėto tė njė standardi mjaft tė lartė, tė cilat duheshin pėrmirėsuar me kode ligjore, infrastrukturė zgjedhore, forma dhe metoda pune tė bashkėpunimit tė sinqertė, komisionerė jo partiakė etj., pėr tė rritur cilėsinė e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike nė Shqipėri, pa patur nevojė qė njėra palė, ose tjetra, tė mburret pėr zgjedhjet e veta. Standartet e zgjedhjeve nuk janė gara politike, por janė detyrime pėr ēdo forcė demokratike nė njė sistem pluralist, pra janė detyrė pėr pozitėn dhe opozitėn.

Eshtė lufta e pamerituar pėr pushtet, ajo qė prish zgjedhjet dhe asgjė tjetėr.

Zgjedhjet e vitit 1992 treguan se PPSH ishte bindur se nuk menaxhonte mė pushtetin, prandaj bėri zgjedhje tė rregullta dhe humbi. PD-ja, nga 1992 deri nė vitin 1994 bėri zgjedhje tė rregullta, sepse ishte e bindur se populli e votonte atė dhe jo PS-nė. Zgjedhjet u prishėn pasi PD-ja humbi referendumin, kur ajo kuptoi se i kishte rėnė imazhi dhe forca e saj elektorale.

Eshtė njė mekanizėm i ēuditshėm qė siguron pėrputhjen e vullnetit tė shumicės elektorale pėr rotacion, nė raport me konsumin e ēdo lloj pozite nė pushtet. Ky ėshtė njė rregull sa logjik aq edhe instinktiv, i cili bėn orientimin e energjive elektorale, mjafton qė klasa politike nėpėrmjet mekanizmave tė shtetit tė sigurojė zgjedhje normale dhe tė drejta. Janė shumė abuzive dhe demagogjike, pėrpjekjet qė bėn klasa politike qė ndodhet nė lidershipin e dy monopoleve PD dhe PS, pėr tė fajėsuar popullin shqiptar, i cili nuk na paska "kulturėn" e nevojshme demokratike, si pasojė e sundimit tė gjatė tė diktaturės komuniste, mungesės sė traditės, eksperiencės etj.. Kjo bėhėt pėr tė fshehur tė metat dhe gjynahet qė kanė politikanėt, tė cilėt difektet e tyre ia faturojnė popullit tė thjeshtė. Kurse nė fakt ėshtė krejt ndryshe. Standartet e zgjedhjeve nuk varen shumė nga populli, i cili ka votuar, si nė vitin 1992 ashtu edhe nė vitin 2001, (madje edhe nė kohėn e PPSH), me qetėsi, me rregull, nė mėnyrė tė hapur ose tė fshehtė, i lirė, madje duke mbajtur edhe rradhėn. Standardi i zgjedhjeve lidhet direkt me politikėn dhe lidershipet e dy forcave kryesore politike, tė cilat nuk kanė kuptuar akoma rregullat e lojės demokratike, nga burojnė zgjedhjet e lira dhe rotacionet normale nė pushtet. Pra mungon nė politikėn shqiptare, ajo qė quhet kulturė e zgjedhjeve demokratike, sepse humbja nė njė palė zgjedhje pėr mentalitetin e lidershipeve politike tė dy forcave tė mėsipėrme, lexohet si njė katastrofė me pėrmasa kombėtare dhe jo si njė moment refleksioni e analize duke mbajtur pėrgjegjėsitė qė kanė lidershipet politike para anėtarėsisė, simpatizantėve dhe elektoratit tė tyre, si dhe pėr tė korrigjuar diēka pėr radhėn tjetėr. Pra kultura e zgjedhjeve e realizuar deri tani, pėrputhet me kulturėn dhe mentalitetin e deritanishėm tė lidershipėve tė forcave qė kanė pėrgjegjėsi pėr gjithēka ka ndodhur nė zgjedhjet elektorale nė Shqipėri.

Gėnjeshtrat e mėsipėrme nuk mund t'i hajė asnjeri, pasi kur ka vullnet dhe vėmendje nga politika, gjithmonė ka zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, ku kuptohet se njė rol mė tė madh luajnė ato forca qė kanė nė dorė pushtetin politik. Nuk nevojitet ndonjė kulturė e madhe politike pėr tė zgjedhur midis alternativave tė ndryshme, mjafton qė qytetarėt tė jenė dhe tė lihen tė lirė nė zgjedhjen e tyre. Kjo kulturė pėr qytetarėt ėshtė fituar qė nė lashtėsi dhe pavarsisht nga mangėsitė nė aspektet e orientimit dhe tė lirisė, qytetarėt shqiptarė kanė provuar se nuk kanė nuhatje tė keqe nė pėrzgjedhjet e tyre. Por nuk ėshtė i mjaftueshėm ky lloj standarti, i cili bazohet vetėm nė elementė tė rregullave dhe tė qetėsisė nė qendrat e votimit, ku krijohet idea se qytetari ėshtė i "lirė" pėr tė zgjedhur.

Esenciale pėr njė palė zgjedhje bashkėkohore, ėshtė zgjerimi i hapėsirave tė lirisė ose luftės qė duhet tė bėjė klasa politike dhe shoqėria shqiptare pėr instalimin e vėrtetė tė asaj kulture, qė afron liria nė njė demokraci normale. Kjo ėshtė sfida reale e politikės dhe e politikanėve nė vendin tonė. Nuk janė tė mjaftueshme fjalimet dhe "hartimet" qė thurin politikanėt pėr lirinė dhe demokracinė, ndėrsa nė tė vėrtetė mendojnė se si ta "prangosin" gjithnjė e mė shumė atė. Ka ardhur koha qė politikanėt, me mesazhet dhe veprimet e tyre tė pėrditshme, t'i ofrojnė elektoratit shqiptar lirinė dhe emancipimin e vėrtetė tė premtuar me kohė nė retorikat e tyre tė pafundme elektorale, ose nė tė kundėrt, gradualisht, me ritmet e tanishme do t'i kthejnė partitė e tyre nė ishuj kryetarėsh ose Robinsonėsh politikė.

Ka ardhur koha qė politikanėt tė heqin dorė nga demagogjitė, nga luftėrat e paskrupullta pėr pushtet, nga ndarjet dhe dallimet qė kėrkojnė t'i bėjnė popullit tė tyre, si dhe nga mendėsia e krijimit tė klientelave politike nė ekonomi, administratė etj..

Vetėm nė liri tė vertetė zgjohen energjitė e vėrteta tė njė populli, pėr tė cilat kemi aq shumė nevojė. Vetėm liria krijon premisa pėr njė kulturė tė vėrtetė demokratike, ku bėn pjesė dhe kultura e zgjedhjeve.

Deri tani, politikanėt shqiptarė e kanė kuptuar lirinė si njė diēka qė i pėrket vetėm atyre. Prandaj ėshtė detyrė jo vetėm e politikės, por edhe e opinionit publik shqiptar, pastrimi i ambjentit nga "drogat" partiake dhe mentalitetet e vjetra totalitare. Ekziston edhe njė problem shumė i rėndėsishėm qė lidhet me kėtė ēėshtje, problem i cili pothuajse heq ēdo shpresė pėr aftėsinė e klasės sė vjetėr politike shqiptare, nė pėrmirėsimin e gjėndjes dhe nė krijimin e njė klime tė vėrtetė tė lirisė. Ky ėshtė konsumi i madh moralo-politik i njė grupi kryesor qė ka drejtuar politikėn shqiptare kėto 15 vite dhe qė nė mėnyrė paradoksale vazhdon edhe sot e kėsaj dite tė paraqitet si zėri i vetėm i saj. Ky problem argumentohet me pėrgjegjėsitė e mėdha qė kanė lidershipet e dy forcave tė mėdha politike shqiptare, PD dhe PS, nė shkatėrrimin e shtetit nė vitin 1997, nė krizėn e fajdeve, nė korrupsionin galopant qė ėshtė instaluar nė Shqipėri gjatė kėryre 15 viteve, nė brishtėsinė e institucioneve, nė klimėn e konfliktualitetit tė krijuar aritificialisht mes shqiptarėve qė besojnė nė alternativa tė ndryshme, si nė prishjen e zgjedhjeve duke mbajtur fjalime tė pafundme pėr lirinė, demokracinė, ashtu edhe nė demagogjinė e "dhimbsurisė" ndaj votės sė lirė.

Ky moral i klasės politike dhe nė veēanti i lidershipeve tė dy forcave kryesore politike, (tė cilat megjithė dėmet e shkaktuara pretendojnė akoma ta qeverisin Shqipėrinė), na e largon lirinė, na e zgjat tranzicionin, na e privon demokracinė. Prandaj kėrkohet njė kulturė e re politike, e cila shtron nevojėn pėr njė lidership tė ri politik tė moralshėm dhe tė aftė pėr sfidat e reja qė do t'i paraqiten popullit shqiptar nė shekullin e ri, ashtu siē thoshte politologu i shquar Lippman: "Politikanėt, ndryshe nga njė grupim i thjeshtė individėsh, janė rojtarėt e idealeve tė kombit, tė mendimeve tė tij, tė shpresave tė tij tė pėrhershme, tė besimit qė bėn njė komb".

Nė kėrkim tė kėtyre vlerave, LZHK-ja ka shpallur misionin e saj politik dhe objektivat e veta elektorale, pėr njė lidership tė ri, tė aftė dhe tė pėrkushtuar nė synimin pėr ta drejtuar dhe qeverisur Shqipėrinė pas zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005.

 

Tirana qė nuk duket

Nga Bahri Myftari

Shteti, pushteti, dhe tėrė politika, njėherė nė tre vjet dhe njėherė nė katėr vjet, shkojnė pėr "vizitė" nė atė qė rėndom thirret: Tirana qė nuk duket, Tirana e rrethinave, e tė ardhurve, e trojeve tė zaptuara, tė paprivatizuara, tė infrastrukturės sė rėndė dhe, mbi tė gjitha, e populluar hatashėm.

Tirana qė nuk duket, edhe pse ėshtė pjesė e Tiranės qė "shkėlqen", nuk ėshtė e pėrzemėrt. Tė gjithė kėta "miq" shkojnė tek ajo, jo prej detyrimit, prej dėshirės, por prej njė halli tė madh. Ky hall pėrfshin pushtetin dhe opozitėn. Tė gjithė sėbashku shfaqin njė dėshirė tė zjarrtė dhe pėrkujdesje pėr tė. Halli dhe dėshira janė tejet tė shpjegueshme. Tirana qė nuk duket ėshtė hambar i madh votash, shkurt ėshtė njė hambar gjigant pėr vota. Kjo Tiranė, e mbėrthyer prej tė ftohtit, prej vapės, prej mungesave mė elementare, jeton dhe gėzon me sa mundet ekzistencėn e vet.

Ajo, Tirana qė nuk duket, e di fort mirė se tek "Dajti", tek "Rogneri", tek "Piazza", tek "Sheraton" e, domosdo, nė disa lokale a salla, aty ku pėr gjysmė shekulli "buroi" drita dhe mirėsia, pra tek "Blloku", bėhet politika e madhe, bėhet biznes, siē bėhen dhe pazare, siē flitet pėr zhvillimin, integrimin, apo edhe pėr ca gjėra tė vogla, seksin a moralin dhe, tė gjitha kėto, i pėrcillen asaj, Tiranės qė nuk duket, nė mbrėmje, nėpėrmjet mediave tė pavarura. Dhe kėshtu, Tiranės qė nuk duket, sė cilės prej muajsh nuk i lėngėzon ujė nė ēezmė, qė prej vitesh emrin e saj tė lavdėruar, Tiranė apo Tironė, e shkruan ndėr lista tė pista e tė yndyrshme, qė, pėr vite e vite, "institucion" mė i vlefshėm e mė i besueshėm pėr tė, mė shumė sesa vetė parlamenti, qeveria, partitė, ėshtė sheshi, pikėrisht ai shesh qė rrethon "Ushtarin e panjohur", e pra, kėsaj Tirane, nėpėrmjet mediave tejskajshmėrisht tė pavarura, tė djathta apo tė majta, i pėrcillen thirrje, mesazhe patriotike, natyrisht, nė emėr tė patriotizmit, atdheut, socializmit, mė falni tranzicionit, qė edhe njėherė, sė afėrmi, t'i sulet veprimtarisė sė pėrgjegjshme, duke votuar pėr shtimin e radhėve tė qafėtrashėve, tė intrigantėve, hipokritėve, vetėm e vetėm qė atdheu, i ziu ky, tė pėrparojė e tė marshojė, fillimisht drejt xhepit, drejt kuletės e mė pas drejt Europės.

Tiranėn qė nuk duket, tė nisur prej qėllimit tė madh qė ajo tė mos pėrfundojė pėrfundimisht nė plaēkė tej gardhi, nuk e lėnė pa informacion.

Evropa ėshtė me ne, bota, tė dyja na admirojnė, pėrgjėrohen pėr pushtetin tonė, pėr aftėsinė dhe sukseset tona.

Me siguri, pėr hir tė Atdheut. Me siguri, kush e cili do tė mund tė shtjerė nė dorė frenat e kėtij kali tė lig, tė keq, qė quhet Atdhe! Dhe vazhdojnė tė informojnė: opozita ka njė shans tė madh. Shans tė madh! Pėr ēfarė? Qė tė marrė pushtetin.

Tirana e madhe qė, gjithsesi nuk duket, tund kokėn nė mėdyshje: A thua vėrtet e ka ajo (opozita) njė merak tė tillė?!

Ndėrkaq ajo pėrpėlitet, lufton deri nė kufinjtė maksimalė tė ekzistencės sė vet. Pėrkėdhelet, lėpihet, krenohet deri nė marrėzi me suksesin a bukurinė e pjesėzės sė vogėl, qė njėherazi ėshtė edhe pjesa e saj. Veēse qesh, qesh deri nė dhimbje kur dėgjon se ajo, ajo, pjesa e dukshme e saj, e Tiranės qė nuk duket, e qė tė shtyp ēdo natė ndėr media, na qėnkesh njė mrekulli, na qėnkesh njė habi e papėrfytyrueshme, aq sa parizieni pėr hir tė saj, pra pėr hir tė asaj pjesėzės sė dukshme, na mallkokėrka Parisin dhe njujorkezi Nju Jorkun!

Nė kėtė rast, Tirana qė nuk duket, Tirana qė pėrbėn pjesėn e madhe, ėshtė tė shqyhet, tė shqyhet gazit dhe tė sjellė ndėrmend llogon socialiste prodhuar nga rapsodė a demagogė: Tė mbrojmė fitoret tona!

Domosdo, Tiranės qė nuk duket, edhe pse rrallė, tepėr rrallė, ia japin fjalėn, duket qė ėshtė plot menēuri. Asaj, edhe pse pak, fare pak ia vlerėsojnė punėn, patjetėr, ėshtė mė punėtorja, ėshtė ndėrtuesja e projektuesja e tė sotmes dhe e sė nesėrmes. Madje e vetmja.

Tirana qė nuk duket ėshtė shumicė dhe, si e tillė, ajo di ta respektojė kėtė pasuri, ashtu siē di edhe tė mbajė pėrgjegjėsitė e mėdha. Spostuesit apo injoruesit e kėsaj tė vėrtete, me dashje apo pa dashje, do tė ēmohen e vlerėsohen sipas kėsaj mendėsie regresive. Natyrisht, shumica syresh janė protagonistė tė politikės aktuale, por disa prej tyre janė dhe "mysafirė" tė rinj qė kanė bėrė pėr zemėr zanatin e politikanit. Kėshtuqė pėrballja s'mund tė jetė si njėherė, ashtu edhe herėn tjetėr.

Njė vėmendje tė veēantė, gjithsesi dhe mė korrekte, Tirana qė nuk duket duhet tė jetė ndaj kėtyre qė, pėr tetė vite radhazi, kanė patur pėr moto: Vidh mė shumė, ha mė shumė, mashtro, gėnje. Nė fund tė fundit, epitetet e pėrmendura nė krye tė shkrimit, kanė pėr autor racėn e tyre.

Kėta pėrsėri do tė hipin ndėr tribuna, do tė valėviten flamuj, banderola, do tė lėshojnė fjalėmjaltė, fjalėsheqer, do tė pėrpiqen, edhe pse dėshtakė tė cilėsuar, tė ngacmojnė pėrfytyrimin e tė tjerėve, duke u prurė pranė e mė pranė "qilimin fluturues", gjithsesi pa u prurė ende ujin ndėr ēezma, dritat, strehimin... Sidoqoftė, Tirana qė nuk duket, duke qenė shumicė nė njerėz, shumicė nė vitalitet, nė njerėzillėk, nė menēuri, natyrisht po e tillė edhe nė pėrgjegjėsi, do tė dijė tė veprojė, do tė dijė tė zgjedhė. Do tė mbetet njė Tiranė qė nuk duket, apo do tė ndėrrojė vend e do tė kthehet, ashtu siē e meriton Tirana, nė njė Tiranė tė dukshme, tė hapur, dinjitoze! Tė shpresojmė!

 

 

Shqiptarėt shprehen se ekonomia ėshtė problemi kryesor nė zgjedhje

Mesazhet e njė sondazhi

Nisur nga dėshira e mirė pėr tė vjelė mendimin e shqiptarėve pėr zhvillimet aktuale nė Shqipėri dhe pėr t'i ndihur politikės nė korrigjimin e shėnjestrės elektorale nė kėtė prag-zgjedhje, Instituti Demokratik Amerikan realizoi nė depistim-sondazh tepėr domethėnės, konkluzionet e tė cilit dėshmuan sensibilitetin real tė shqiptarėve dhe optikėn e tyre tė qartė pėr zhvillimet nė vend.

Tė anketuarit i kushtuan vėmendje tė veēantė problemeve ekonomike, si parakusht dhe prioritet i zhvillimit tė vendit dhe proceseve demokratike nė tėrėsi, duke konsideruar papunėsinė si sfidėn kryesore.

Gjithashtu, tė ndėrgjegjshėm pėr shkallėn e lartė tė korrupsionit, tė anketuarit atė e selektuan si njė ndėr plagėt kryesore tė vendit dhe si frenues tė zhvillimit.

Qytetarėt e anketuar shprehėn konsiderata tejet negative pėr klasėn politike, teksa e cilėsuan atė si shumė tė korruptuar dhe shkak kryesor i kultivimit dhe lulėzimit tė korrupsionit nė Shqipėri.

Nėpėrmjet dyshimit pėr mundėsinė e manipulimit tė listave zgjedhore, qytetarėt indirekt shprehėn mosbesimin pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme mė 3 korrik, duke kryėzuar kėshtu dy forcat mė tė mėdha politike nė vend, PS dhe PD, si dhe qeverinė e pseudomaxhorancės, qė janė pėrgjegjėset reale tė mos'hartimit tė Regjistrit tė saktė Zgjedhor kombėtar.

Konceptimi dhe identifikimi prej tė anketuarve i problemeve tė qeverisjes si "Thembra e Akilit", sidomos i zėrit tė shpenzimeve tė fondeve publike, qytetarėt shprehėn qartė dyshimin se administratorėt e kėtyre fondeve janė abuzuesit me to dhe njėkohėsisht tė korruptuarit e kėtij vendi.

Nė tėrėsi, ky sondazh, pavarėsisht rezultateve tė subjekteve dhe koalicioneve zgjedhore, evidentoi problemet kryesore qė shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare, duke dėshmuar shkallė tė lartė pėrgjegjėsie qytetare dhe vizioni politik e shoqėror pėr tė ardhmen e vendit.

Ai ishte njėkohėsisht shprehės i pjekurisė politike tė qytetarėve dhe paralajmėrues i verdiktit tė afėrt tė 3 korrikut, ēka dikton domosdoshmėrinė e vlerėsimit politik tė mesazheve qė pėrcolli sondazhi i fundėm i njė prej institucioneve mė prestigjiozė monitorues nė Shqipėri, Institutit Demokratik Amerikan, NDI.

"Tradita"

 

- Gjatė sondazhit, 60% janė shprehur se papunėsia ėshtė sfida kryesore ekonomike. Pjesa mė e madhe e konsideron korrupsionin si shkakun kryesor qė ēon nė papunėsi.

 

Mė shumė se 1.200 qytetarė shqiptarė u pėrfshinė nė njė sondazh tė zhvilluar nė mes tė prillit, nė lidhje me problemet kryesore aktualisht, pėrfshirė ekonominė, korrupsionin dhe ēėshtje tė tjera pėrsa i pėrket zgjedhjeve.

Mes rezultateve kryesore: 54 % e tė pyeturve cilėsojnė ekonominė si ēėshtjen mė tė rėndėsishme nė Shqipėri, ndjekur nga infrastruktura (39 %) dhe varfėria (38 %).

Gjashtėdhjetė pėrqind cilėsojnė mungesėn e punės si ēėshtjen ekonomike numėr njė.

65 % shprehen se korrupsioni ėshtė shkak pėr lėvizjen e ngadaltė tė hapjes sė vendeve tė punės, ndjekur nga burokracia qeveritare (38 %).

Politikanėt konsiderohen si tė korruptuar nga 80 % e tė pyeturve, ndjekur nga gjyqtarėt (79 %) dhe mjekėt (73 %). Kontrollet e jashtme dhe tė brendshme tė shpenzimeve qeveritare dhe ndjekja penale e rasteve tė korrupsionit, shihen si dy nga rrugėzgjidhjet mė tė preferuara pėr kėto probleme.

Mė pak se 10 % e qytetarėve besojnė se interesat e komunitetit motivojnė politikanėt. Mė shumė se 50 % besojnė se interesat financiare dhe dėshira pėr pushte,t motivojnė ata qė kėrkojnė poste publike.

71 % e tė intervistuarve thonė se qeveria duhet tė hapė vende pune; 25 % shprehen se njerėzit duhet tė hapin vetė biznese dhe tė krijojnė vende pune.

51 % cilėsojnė energjinė si njė nevojė tė rėndėsishme tė infrastrukturės, ndjekur nga rrugėt (48 %) dhe uji (44 %).

Mė shumė se 60 % e qytetarėve shohin listat e parregullta tė votuesve dhe parregullsitė nė numėrimin e votive, si rreziqe qė dėmtojnė zgjedhjet e lira dhe tė ndershme.

Mė shumė se 30 % e qytetarėve tė pyetur, janė tė pavendosur pėr votėn e tyre.

"Qytetarėt kanė bindjen se korrupsioni pengon potencialin e Shqipėrisė, sėbashku me shpresat e tyre pėr punė dhe shėrbime mė tė mira publike", - tha Drejtoresha e NDI/Shqipėri, Jennifer Butz.

"NDI shpreson qė partitė politike dhe kandidatėt e tyre tė pėrdorin rezultatet e sondazhit pėr tė prezantuar plane kundėr korrupsionit, nė mėnyrė qė nė Ditėn e Zgjedhjeve, votuesit tė mund tė bėjnė zgjedhje tė informuara dhe qė tė ēojnė nė zgjidhje funksionale pas zgjedhjeve".

Ndėrsa Kėshilltari i Lartė i NDI/Shqipėri pėr Partitė Politike dhe

Proceset Zgjedhore, Dan Redford, thekson: "Sondazhi i NDI-sė ėshtė njė thirrje pėr zgjim pėr partite politike!

Eshtė koha qė aktivistėt e partive tė pėrveshin mėngėt dhe tė fillojnė tė trokasin nė dyert e qytetarėve pėr tė shpjeguar planet e tyre pėr ekonominė".

NDI kontraktoi Prism Research pėr tė zhvilluar intervista nė 12 rrethe tė Shqipėrisė mes datave 19 dhe 27 prill. Kufiri i gabimit pėr kėtė sondazh ishte +/- 3 pėrqind.

Sondazhi nuk ėshtė parashikim i rezultateve tė zgjedhjeve parlamentare tė 3 korrikut. Nėpėrmjet kėtij studimi NDI kėrkon tė ndihmojė partitė politike tė kuptojnė dhe t'u pėrgjigjen interesave e shqetėsimeve tė qytetarėve.

Ky studim plotėson programin Demokraci dhe Qeverisje nė Shqipėri, qė zbatohet nga NDI, IREX, dhe Partnerėt pėr Ndryshim Demokratik, ndėrsa mbėshtetet financiarisht nga Agjencia Amerikane pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID).

 

 

Shqiptarė, ruhuni nga "S"-tė

Nga Gjon Bushgjokaj

Me ndjenjėn e ndjesės pėr lexuesit e nderuar, ngaqė po u kujtoj Enver Hoxhėn, PPSH-nė dhe djallin komunist, qė shkatėrruan kombin shqiptar me genocide, burgosje e internime, si dhe me zhdukjen e elitės intelektuale dhe klerikėve, dėshiroj tė ndalem tek pasojat e ardhshme tė programuara pėr tė na i lėnė nė kurriz edhe nė tė ardhmen.

Pasi shpikėn punėn vullnetare, sipas sė cilės shpėrblimi ishte thjesht stimuli moral, qė vlente "shumė mė tepėr se paraja", ata na i zbukuruan gjokset ndėr aksione me "S"-tė, qė i quanin me mburrje "Sulmuesa", prej kauēuku.

Mė shumė vlenin ato me ngjyrė tė kuqe dhe mė i miri, natyrisht edhe nė biografi, (qė mund tė merrte edhe tre tė tilla tė kuqe), mund tė konsiderohej mė i pasuri nga tė gjithė.

Po pėr ēfarė mund tė vlenin "S"-tė pas vdekjes sė diktatorit?

"S"-tė i trashėgoi Ramiz Alia, i cili i pėrpunoi me njė mjeshtėri tė rrallė, duke i bėrė mė tė larmishėm dhe mė tė shumėllojshėm!

Pasi studioi pėr dy vjet me radhė Gorbaēovin dhe porositė e tij tė Katovicės, Ramizi mblodhi KQ tė PPSH dhe vendosi tė fuste nė politikė "S"-tė, si dhe tė lejonte pluripartitizmin me parti tė majta, tė djathta e tė qendrės, dhe nė kry tė tyre vendosi dhe realizoi emėrimin e "S"-ve ēudibėrės, pra sulmuesit e Partisė! Kėshtu u tha, dhe kėshtu u bė.

E nga ta dinin krijuesit e abetares se gėrma "S" do tė shenjonte fillimin e fjalėve mė tė pėlqyeshme pėr komunizmin gjakatar, si Socialist, Sulmues, Servil, Spiun, Spurdhjak etj..

Pas vitit 1990, "S"-tė u pėrdorėn pothuajse tė gjithė nga shoku Ramiz.

Nė tė gjitha partitė politike, nė krye erdhėn "S"-tė...

Partia Socialiste - Fato"S" Nano; Partia Demokratike - "S"ali Berisha; Partia Republikane - "S"abri Godo; Partia Socialdemokrate - "S"kėnder Gjinushi.

Nė parlament, Kryetar "S"ervet Pėllumbi; deputetė "S"partak Ngjela, Pa"S"kal Milo, etj..

Ja pra se cilėt janė "S"-tė e Ramiz Alisė dhe ja pėrse tranzicioni ynė i pėrngjet aq shumė diktaturės sė Enverit.

Prandaj ka ardhur koha qė tė mendohemi mirė dhe t'i japim besėn LZHK dhe udhėheqėsit tė saj NMT Mbretit Leka, qė janė garanci pėr Shqipėrinė dhe tė ardhmen e fėmijėve tanė.

Programi i saj ėshtė, as mė pak e as mė shumė por shpresa jonė pėr rilindjen e Shqipėrisė, dhe nxjerrjen e saj nga skamja dhe mjerimi.

 

Autori ėshtė kryetar i degės sė PDM Lezhė

 

 

Duke kujtuar Kodin e Napoleon Bonapartit {1804-2005} (5)

Nga Vladimir Molla, jurist

Vijon nga numri i kaluar

Kodi i ri Civil duhej tė ndėrtohej me shumė kujdes, me afate tė nevojshme e jo me njė ose dy seanca kuvendore. Pėr mė tepėr, siē kujton njė i pranishėm, gjatė zhvillimit tė procedurės pėr miratimin e Kodit Civil tė vitit 1994, shumė deputetė qėndronin nė kafe.

Kodi Civil duhej tė ishte njė prodhim juridik model, pasi nuk na mungonte as tradita e as aftėsitė, e jo tė ishte vepėr e diktuar nga politika, pėr t'i treguar botės se nė Shqipėri po kryhen reforma rrenjėsore nė fushėn e legjislacionit, (sipas shprehjes mė tė konsumuar qė pėrdoret edhe sot e kėsaj dite se "Shqipėria ka miratuar ligje si tė vendeve mė tė pėrparuara tė Europės dhe Botės". Megjithėse njė analizė me vete nė kėtė drejtim duhet tė bėhet patjetėr, nuk mund tė mos vihet nė dukje se, nė kaq pak jetė qė ka Kodi Civil nė fuqi, i janė bėrė shumė ndryshime. Kėtu mund tė kujtojmė ndryshimin e kreut tė Kodit Civil mbi shoqatat dhe fondacionet si "persona tė veēantė juridikė, jo fitim prurės". Nga rreth 25 nene qė pėrmban, janė ndryshuar 23 prej tyre. Ai ėshtė fragmentarizuar nė ligje tė veēanta, tė cilat shpesh e dėmtojnė unitetin e institucioneve civile duke i hapur rrugė kundėrshtive ndėrmjet tyre (antinomisė).

Ligji mbi aktet e Gjendjes Civile, ka qenė pjesė pėrbėrėse e Kodit Civil tė Mbretėrisė Shqiptare, ashtu sikundėr ėshtė edhe nė Kodin Civil tė Napoleonit. Ndėrsa tek ne ai vepron si ligj mė vete, me shumė tė meta, me sanksione tė papranueshme dhe jashtė realitetit nė tė cilin ndodhen shumė qytetarė shqiptarė.

Gjuha e pėrdorur nė kėtė ligj, ėshtė e rėndė dhe shpesh me terma tė pakuptueshme si "pėrbėrės" etj., qė pėrdoren nė kėtė ligj.

Mjafton vetėm tė shqyrtosh trajtimin e tė Drejtės sė emrit nga ligji ynė, do tė shohėsh jo vetėm njė largim nga fryma e Kodit tė Napoleonit, por njė rregullim krejt tė kundėrt tė kėtyre ēėshtjeve me kėtė Kod.

Emri dhe mbiemri shprehin pėrkatėsinė e njė familjeje. Ndryshimi i tyre, (sidomos i mbiemrit), bėhet natyrshėm e nė rrugė normale, si p.sh. "pėr shkak martese" (pėr gratė), birėsimi, pseudonimi i njerėzve tė shquar, qė shpesh zėvendėson emrin: kujtoni kėtu Stendal, pėr Anri Bejli, Kri Kri pėr Nonda Bulka etj..

Pandryshueshmėria e emrit ėshtė njė parim i vendosur para Kodit tė Napoleonit, nė Francė dhe nė vende tė tjerė, ku me parė e ku mė vonė. Me ligj u pėrcaktua se "asnjė qytetar nuk mund tė ndryshojė emrin ose mbiemrin e tij, veē atyre qė janė shėnuar nė Aktin e lindjes. Ndėrrimi i tyre ėshtė gjithmonė njė pėrjashtim mjaft i kontrolluar. Qėndrimi i mbajtur nė ligjin francez, apo nė Kodin Civil tė Mbretėrisė Shqiptare e atė tė vendeve tė tjera pėr mos ndėrrimin e emrit apo mbiemrit, veē tė tjerash ka tė bėjė me stabilitetin e shoqėrisė, ruajtjen e dokumentacionit nė gjendjen e tij fillestare tė krijimit, prej nga ku sigurohen raporte normale ndėrmjet individit dhe shoqėrisė, e anasjelltas.

Eshtė emri ai me tė cilin identifikohet njė person, nė krahasim me tė tjerėt. Eshtė mbiemri ai qė dallon njė familje nga njė tjetėr, njė komb nga njė tjetėr. Emrat e njerėzve dhe ato tė vendeve, tregojnė origjinė, tregojnė histori.

Njė shoqėri tregtare dallohet nga njė tjetėr, pikėrisht nga emri. Le tė supozojmė pėr njė ēast sikur emrin e BENZ-IT ta vinte nė prodhimet e makinave njė shtet tjetėr, se ēfare tėrmeti do tė shkaktohej. Me emrin e personit lidhet njė pronė, njė aktivitet i caktuar etj..

Njė nga pikturat mė tė famshme nė botė, siē ėshtė ajo e Da Vinēit, mban emrin e njė vajze, atė tė Xhokondės. Me kėtė emėr e njeh e gjithė bota. E drejta e pronėsisė intelektuale vėrtetohet gjithmonė nga emri. Vlerat e tij janė tė padiskutueshme. Vėnia e njė emri pėrbėn njė tė drejtė dhe nė tė njėjtėn kohe edhe njė detyrim. Ja pse nuk lejohet ndėrrimi i emrit nė shumė vende tė botės. Kodi Civil i Zogut, me anėn e nenit 276 tė tij lejonte ndėrrimin e emrit vetėm pėr shkaqe tė arsyeshme, dhe kėtė duhej ta vendoste vetėm Mbreti, e jo kėshillat e komunave ose tė bashkive, sikundėr veprohet sot. Fatkeqėsisht, kėto kėshilla, ēdo mbledhje tė tyre e fillojnė me ndėrrime masive emrash e mbiemrash tė qytetarėve shqiptarė.

Ligji ynė i ri "Mbi gjendjen Civile", nė vend qė tė zhdukte kėtė dukuri tė turpshme, antinjerėzore e antikombėtare, jo vetėm qė lejon ndėrrimin e emrit e tė mbiemrit vetėm duke u bazuar mbi njė kėrkesė tė thjeshtė, por shkon edhe mė tej. Pėr herė tė parė, ndoshta nė gjithė botėn, njihet e drejta e qytetarėve shqiptarė pėr tė ndryshuar emrat e baballarėve e tė gjyshėrve tė tyre tė vdekur, vetėm pėr shkak "papėrshtatshmėrie". (14) (Neni 37 i Ligjit Nr. 8950, datė 10.10.2002 "Pėr Gjendjen Civile").

Se ēfarė kuptohet me papėrshtatshmėri nga ligjvėnėsit, nuk mund ta marrim me mend. Por dimė tė themi se, paraardhėsit tanė tė nderuar, nė asnjė rast nuk kanė mbajtur emra apo mbiemra tė papėrshtatshėm. Edhe njė germė po t'i ndėrroje emrit tė shqiptarit nė tė kaluarėn, pėr ta bėrė pėrbuzės e qesharak, duhej tė llogarisje humbjen e jetės. Duhet thėnė kėtu se e Drejta e emrit dhe e mbiemrit janė tė Drejta subjektive, pra qė lidhen me njė person tė caktuar.

Mesa duket, dikujt i intereson tė shtyhet sa mė shumė nė kohė me emra e mbiemra tė ndryshuar tė shqiptarėve, pėr tė krijuar artificialisht pėrqindje tė shtuara etnish, besimesh fetare, pakicash tė paqena etj..

Po kėshtu, nga Kodi Civil janė shkėputur edhe dispozitat qė rregullojnė ēėshtjet e martesės, birėsimit, etj.. Nė mbyllje tė Kodit tonė Civil, nuk ka njė pasqyrė krahasuese, ashtu sikundėr ndodhet nė Kodin Civil tė Mbretėrisė Shqiptare tė Zogut, ku krahas ēdo dispozite tė Kodit, tregohet edhe dispozita pėrkatėse e Kodit tė huaj nga ėshtė marrė, (ku siē e thamė nė fillim tė kėtij shkrimi, vendin zotėrues e zė lėnda e Kodit Civil Francez). Nė njė variant tė ri tė Kodit Civil, kjo do tė ishte e domosdoshme pėr shumė arsye: nė radhė tė parė do tė zbulohej sa e njėjtė, e pėrafėrt apo e ndryshuar, siē e kemi nė zakon, ėshtė dispozita pėrkatėse e Kodit tonė Civil, me atė tė Kodit nga ėshtė marrė. Kjo do tė ishte gjithashtu e rėndėsishme pėr ata juristė tė rinj qė po shkollohen nė vende tė ndryshme tė Europės, tė cilėt do ta kenė shumė tė lehtė orientimin e tyre gjatė zbatimit tė ligjit.

Vetėm atė pjesė tė Kodit Civil, atė qė bėn fjalė pėr zbatimin e dispozitave mbi regjistrimin e pasurive tė paluajtshme tė trajtosh, shikon njė arbitraritet tė pafalshėm nga zyrat pėrkatėse. Ato janė kthyer nė zyra me tė vėrtetė tė mundimshme pėr popullin, aqsa qytetarėt, mė lehtė mbarojnė punė nė dogana, sesa nė kėto zyra. Punonjėsit e tyre, administrata nė pėrgjithėsi, por edhe gjykatat, e injorojnė fare hapur Kodin Civil nė fuqi.

Ligji ekzistues "Mbi Regjistrimin...", jo vetėm nė shumė aspekte vjen nė kundėrshtim me Kodin Civil, por edhe me Kushtetutėn. Sipas kėtij ligji, nėpunėsit e kėsaj zyre kanė tė drejtė tė vendosin kufizime mbi pasuritė e qytetarėve, kur ketė tė drejtė, sipas Kushtetutės, mund ta ushtrojnė vetėm organe tė njohura, dhe vetėm pėr raste tė jashtėzakonshme.

Tė drejtėn pėr t'iu drejtuar gjykatės, sipas kėtij ligji e ka vetėm regjistruesi, duke i mohuar kėshtu qytetarit tė drejtėn kushtetuese pėr t'iu drejtuar gjykatės sa herė i shkelen tė drejtat atij.

Nė vend qė tė pėrmirėsojnė Kodin Civil, nė kėtė drejtim po punohet pėr miratimin e njė ligji tė ri. Po dėgjohen zėra kuvendorė, sipas tė cilėve Ministria e Drejtėsisė duhet tė kontrollojė veprimtarinė e regjistrimit, nė njė kohė kur ministrave tė Drejtėsisė duhej t'u kėrkonim llogari me rreptėsi, pėrse kanė shkelur nenin 198 tė Kodit Civil deri mė sot, duke mos kontrolluar kėtė veprimtari!?

Me ligjet duhet patur kujdes. Ndryshimi i ligjit duhet bėrė nė mėnyrė evolucioniste, e jo revolucionare. Ndryshimin apo shfuqizimin e ligjit e dikton koha, por jo duke nėnvleftėsuar traditėn. Nė drejtim tė traditės, ne shqiptarėt mund tė quhemi me fat, sepse kemi njė traditė tė vyer.

Kodi i Napoleonit, sipas historianėve tė sė Drejtės, e ka humbur shkėlqimin e tij tė dikurshėm. Megjithatė ai, edhe pas 200 vjetėve, ka mbetur nė fuqi. Pavarėsisht nga ndryshimet e bėra nė tė, ai vepron edhe sot si njė masė kompakte idesh juridike, qė rregullon marrėdhėnie nga mė tė rėndėsishmet tė shoqėrive qė e pėrshtasin dhe e zbatojnė. Ai ėshtė burimi kryesor i gjithė veprave tė juris-konsulentėve tė shquar. Ai ėshtė pasuruar nė mėnyrė tė vazhdueshme nga juristė tė disa brezave, jo vetėm nė Francė, por nė gjithė botėn, duke krijuar shkolla tė vėrteta interpretimi. Epoka e interpretimit tė Kodit Civil, u quajt "eksezhese", nga greqishtja e vjetėr - eksezhesis, (term ky qė i ka fillimet nga interpretimet e Biblės), por ėshtė pėrdorur edhe nė doktrinėn juridike lidhur me interpretimin gramatikor, historik e juridik tė ligjeve tė caktuara, si metodė kėrkimi e zbulimi e qėllimit tė legjislatorit me frymėn e ligjit - ndėrsa interpretuesit u quajtėn "eksezhete".

Vetėm mbi rolin e Bonapartit, gjatė miratimit tė Kodit Civil janė botuar vepra tė veēanta, si p.sh. nga Savatie (Savatier). Vepra e tij pėrmblidhet nė shumė vėllime. Me mijėra faqe pėrbėjnė komentet e kėtij kodi. Vetėm pėrpjekjet pėrgatitore tė Kodit tė Napoleonit, gjenden nė dy pėrmbledhje tė Fenet-it, ndėrsa pėrmbledhja komplete e punės pėrgatitore pėrfshin 15 volume. Lokre (Locre), nė veprėn e tij "Legjislacioni civil, tregtar e kriminal i Francės", nga 31 volume, nė 16 prej tyre ka pėrfshirė gjithashtu punėn pėrgatitore tė Kodit Civil.

Tė dyja kėto pėrmbledhėse, (sipas historianėve tė sė Drejtės civile franceze), kanė patur njė audiencė shumė tė madhe gjatė epokės sė eksezhesės.

Njohja e tij nuk duhet tė bėhet thjesht pėr kulturė, por si njė grumbullim kapitali idesh, qė duhet tė vihen nė zbatim nė vendin tonė. Mbi tė gjitha, nė Kodin Civil tė francezėve, jo vetėm juristėt shqiptarė, por kujtdo qė i intereson e ardhmja e vendit tonė, duhet tė kujtojnė njė profeci gjeniale tė Napoleon Bonapartit, i cili mund tė quhet projektuesi i parė i idesė virtuale madhėshtore tė Bashkimit tė Europės.

Miratimin e Kodit Civil ai e shikonte si hapin e parė fillestar pėr arritjen e kėtij qėllimi. "Nuk e kam kryer ende atė qė mė ka caktuar dhe duhet tė mbaroj atė qė sapo nisa. Kemi nevojė pėr njė ligj europian, pėr njė gjykatė kasacioni europiane, pėr njė sistem monetar unik, tė peshave dhe masave tė njėjta. Kemi nevojė pėr ligje tė njėjta nė tė gjithė Europėn. Dua qė, nga tė gjithė popujt, tė bėj njė popull tė bashkuar" (15).

(E. Ludvig "NAPOLEONI", faqe 273).

Fund

 

Marredheniet e nderlikuara shqiptaro-serbe

Nga Albin Tirana

vijon nga numri i kaluar

Tė mirinformuar dhe tė ndėrgjegjshėm pėr situatėn e rėndė nė Kosovė, triumvirati serb Millosheviē-Ljubiēiē-Stamboliē, diskutoi dhe vendosi si masė preventive ndaj zhvillimeve antiserbe nė Kosovė, ndryshimin e lidershipit shqiptar partiako-komunist dhe administrativ nė Prishtinė.

Kur nė maj 1987 Millosheviēi shkoi nė Fushė Kosovė me cilėsinė e kryekomunistit tė Serbisė dhe rrjedhimisht edhe si padron i komunistėve tė Kosovės, pėr tė biseduar dhe qetėsuar serbėt e atjeshėm, ndodhi njė incident i organizuar, para shkollės sė Mesme serbe "Aca Maroviē".

Me pretekstin e mbajtjes sė rregullit dhe mbrojtjes sė personaliteteve (midis tė cilėve ndodhej edhe Millosheviēi), policia pėrdori forcėn pėr tė ndaluar hyrjen e njerėzve qė shtyheshin nė dyert e ndėrtesės sė shkollės.

Organizatorėt e kėtij incidenti pėrdorėn argumentin se "kėta njerėz, qytetarė tė nderuar serbė tė Kosovės, kėrkonin thjesht tė kontaktonin me liderėt e tyre (serbė), pėr tė qarė hallet, sidomos pas rrezikimit tė interesave dhe qėndrimit tė tyre nė Kosovėn serbe nga nacionalistėt dhe separatistėt shqiptarė".

Kur situata u qetėsua disi, ideatori i incidentit, Sllobodan Millosheviēi, doli nė ballkonin e ndėrtesės dhe me zė tė lartė thirri fjalėt e famshme qė ndezėn detonatorin e tėrbimit ultranacionalist serb dhe qė mbetėn nė histori si sinjali i parė i shpėrthimit tė konfliktit ndėretnik nė Jugosllavi, mė i pėrgjakshmi nė Evropė pas LDB.

Sllobo u tha serbėve tė tubuar, nė ekstazė: "Askush nuk do tė guxojė t'ju godasė mė ju, serbėve... Juve askush nuk mund t'ju rrahė mė, tash e tutje...".

Serbėt e tubuar shpėrthyen nė ulėrima frenetike aprovimi.

Me kėtė spektakėl tė neveritshėm spekullimi e manipulimi satanik, Millosheviēi u kurorėzua pėrfundimisht si "mbrojtėsi i serbėve pėrballė atyre qė e kishin shtypur popullin dhe kombin serb gjatė periudhės sė komunizmit titist!!?".

Kjo shprehje e Millosheviēit, sipas vlerėsimit tė mėvonshėm tė politikanit veteran serb Ēkrebiē, ishte "regėtima e fundit e njė populli tė lodhur nga lideri i pazoti dhe i padenjė i serbėve...", aluzion i pastėr ky pėr Ivan Stamboliēin, i cili konsiderohej si pengesa partiake dhe shtetėrore ndaj revanit pushtetor tė Sllobos, nė emėr tė dinastisė politike me emrin Stamboliē, e cila kish bėrė ligjin nė hierarkinė politike komuniste tė Serbisė, qė nė kohėra qė s'mbaheshin mend gjatė sundimit tė regjimit titist, dinasti qė i kishte marrė frenat e kalit serb tė pushtetit politik nė pėrfaqėsimin politik federativ pas eleminimit tė gjakatarit Aleksandėr Rankoviē mė 1966.

Pas kthimit nė Beograd tė Millosheviēit tė kurorėzuar si protektor i serbėve tė Kosovės nė Fushė Kosovė, nė mbarė Serbinė filloi njė fushatė e ethshme propagandistike antishqiptare pėr gjoja "reprezalje kuazi-genocidale tė shqiptarėve nė maxhorancė, kundėr minoritetit serb tė shtypur nė Kosovėn serbe".

Kjo fushatė brenda pak ditėsh u fokusua nė kėrkesėn histerike pėr heqjen e Statusit tė Autonomisė sė Krahinės sė Kosovės", status tė cilin shqiptarėt e Kosovės e kishin siguruar nga kushtetuta federative e vitit 1974, tė cilėn Tito e kish imponuar pėr tė ekuilibruar rivalitetet dhe sfumuar tensionet ndėretnike, pėr tė ndalur turravrapin e nacionalizmit tė tėrbuar serb, qė kėrkonte supremaci mbi kombėsitė e tjera.

Manovrat kushtetuese e politike tė Titos, i siguronin atij mbretėrim tė qetė nė mbretėrinė komuniste tė trashėguar nga Mbretėria e dikurshme SKS e Karagjorgjėve.

Ndonėse dikur Vilajeti i Kosovės pėrfshinte tė gjitha tokat shqiptare nė Maqedoni, nė kohėn kur trojet shqiptare iu aneksuan Serbisė dhe Malit tė Zi mė 1913, e mė pas Mbretėrisė Serbo-kroato-sllovene - nga frika e presionit bullgar, Tito e shpėrbleu terroristin Gligorov tė VMRO-sė (e qė mė pas u bė komunist) me njė ēiflig tė quajtur Republika e Maqedonisė, ku u pėrfshinė pothuajse gjysma e trevave tė ish vilajeetit tė Kosovės. Kjo republikė e sajuar (RS e Maqedonisė), mbeti element konstituiv i Federatės, me status tė barabartė me 5 republikat e tjera, ndėrkohė qė Kosova dhe Vojvodina fituan vetėm "statusin e krahinės autonome nėn Serbi", teksa Bujanovci, Medvegja e Presheva u shkėputėn me imponim nga trungu amtar i Kosovės, dhe u pėrthithėn nga Serbia pėr tė siguruar kontrollin prej saj tė korridorit strategjik "panortodoks" Beograd-Nish-Shkup-Selanik", nė kėmbim tė mbrojtjes dhe kontrollit tė tė cilit, ministri i Jashtėm i Mbretėrisė SKS, kroati Trumbiq, kishte pranuar njohjen e shtetit shqiptar nė Konferencėn e Paqes sė Parisit mė 1921.

Tashmė Millosheviēi ishte i vendosur pėr ta anulluar edhe "Autonominė e Krahinės sė Kosovės", mbi tė cilėn kish planifikuar realizimin e makro-projektit tė spastrimit etnik genocidal, tė cilin e jetėsoi mė 1998-1999.

Shtypi serb, me urdhėr tė padronit serbomadh Millosheviē, menjėherė pas "incidentit tė Fushė Kosovės", filloi tė fabrikojė lajme pėr gjoja "pėrdhunime dhe vrasje masive tė serbėve nga shqiptarėt nė Kosovėsn serbe".

Gjatė njė viti, aq shumė u shpif kundėr shqiptarėve nga mediat serbe, saqė histeria mediatike u bė violina e parė e orkestrės antishqiptare, duke krijuar njė klimė mbytėse dhe terrori nė tė gjithė Federatėn. Histeria antishqiptare intonoi me urrejtje dhe "armatosi me argumenta" shoviniste qarqet intelektuale e akademiste serbe, tė cilat nėn shembullin e Memorandumit famėkeq tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Serbisė nė fundvitin 1986, frymėzuan forumet drejtuese tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Serbisė pėr tė kėrkuar me anė tė kryetarit tė saj Miodrag Bullatoviē, futjen e tankeve nė Kosovė dhe pėrdorimin e zinxhirėve tė tyre si "mjet dialogu me shqiptarėt".

Kjo urrejtje kulmoi me fejtonin e shkruar nė korrik 1989 nė gazetėn beogradase "Ekspres politika", nga Prof. Dr. Marko Mlladenoviē, i cili theksonte: "Shqiptarėt shfrytėzojnė ēdo rast pėr tė sulmuar dhe zhbėrė serbėt nė Kosovėn serbe dhe favorizojnė ēdo tentativė pėr ekspansion tė sllovenėve drejt thellėsisė sė Jugosllavisė dhe Ballkanit, ēka i identifikon ata (shqiptarėt) si destabilizues, separatistė, agresorė dhe terroristė kundėr serbėve dhe bashkėsisė sonė ndėretnike socialiste federative...".

Lajme tė ngjashme pėr gjoja veprimtari subversive e terroriste tė "shqiptarėve tė poshtėr, mosmirėnjohės dhe destruktivė", amplifikoheshin, pėrhapeshin dhe botoheshin pothuajse ēdo ditė nė faqet e gazetave dhe revistave serbe, prej tė cilave buronte edhe difuzion-publiciteti i tejshtuar i tyre nė pothuajse 25 telestacionet dhe qindra radiot lokale dhe panserbo-malazeze e maqedone.

Pėrkundrejt kėtij qėndrimi armiqėsor ndaj shqiptarėve, lidershipi shqiptar i Kosovės strukej duke heshtur. Kėtė qėndrim prej lakeu mbajtėn edhe ish anėtarėt e Presidencės sė Jugosllavisė Fadil Hoxha, Sinan Hasani e Riza Sapunxhiu. Por mė i ndyri proserb u dėshmua monstra e konvertuar nė gjysėm-sllav, injoranti i pashkolluar Sejdo Bajramoviē, i cili, nė bazė tė rotacionit 1 vjeēar, u pėrzgjodh anėtari i radhės i Presidencės sė Jugosllavisė - teksa heshtėte dhe u mbante ison padronėve tė Beogradit.

Nė sintoni tė plotė me kėtė frymė antishqiptare, marrėdhėniet ndėrtenike u pėrkeqėsuan dhe ashpėrsuan sidomos nė Ushtrinė Jugosllave (Armatė), ku rekrutėt shqiptarė i nėnshtroheshin njė terrori tė vėrtetė, shoqėruar edhe me tentativa helmimi dhe vrasjeje tė tyre. Nė kėtė veprimtari kriminale antishqiptare, mė tė zellshmit ishin oficerėt e shėrbimit tė kundėrzbulimit ushtarak, tė gjithė serbo-malazezė, tė cilėt eleminuan fizikisht shumė ushtarė tė etnisė shqiptare e mė pas i servirėn vdekjet e tyre si vetvrasje, ndonėse shifrat e pabesueshme tė "vetvrasjeve" ishin tė frikshme dhe tė qarta pėr nga shkakėsia. Por kjo skemė makabre pėr nga ideimi dhe zbatimi, kulmoi me incidentin e 3 shtatorit 1987 nė kazermat e bazės sė Armatės jugosllave nė Paraēin tė Serbisė, ku gjoja ushtari shqiptar Azis Kėlmendi u akuzua se vrau nė gjumė disa ushtarė me kombėsi serbe. Ky incident shėrbeu pėr shpėrthimin e hapur tė histerisė antishqiptare tė serbo-malazezėve e maqedonasve nė mbarė Jugosllavinė, duke u bėrė problemi mė shqetėsues nė qarqet politike e shtetėrore federative.

Nė pleniumin e Lidhjes Komuniste tė Beogradit, drejtuesi i lartė politik Dr. Radosh Smiljkoviē, me patetikė shoviniste serbomadhe ndėr tė tjera deklaroi: "... thirrja e gjakut serb tė derdhur nga kriminelėt dhe terroristėt shqiptarė, po e thėrmon pritjen dhe durimin tonė. Tashmė ndodhemi para njė situate tė pėrgjakshme, kur trupat e ushtarėve serbė tė masakruar dhe tė vashave, grave dhe plakave serbe tė pėrdhunuara shtazėrisht nga kėto bisha, na bėjnė thirrje qė, me tė njejtat mėnyra, t'u japim fund kėtyre krimeve tė llahtarshme...".

Flakja pėrfundimtare e Ivan Stamboliēit nga funksioni i rėndėsishėm i Presidentit tė Republikės sė Serbisė dhe marrja e frenave politike e administrative tė Serbisė, nga tigri nacional-shovinist Millosheviē, shėnoi fillimin e stuhisė antishqiptare dhe konflikteve ndėretnike nė Jugosllavi, qė thyen qelqin e kutisė sė Pandorės ku ishin kyēur tensionet dhe urrejtja.

Njė numėr gjithnjė e mė i madh udhėheqėsish partiake dhe shtetėrorė serbė, u pėrfshinė nė valėn e histerisė antishqiptare me deklarata politike, shkrime dhe qėndrime ku bėhej thirrje e hapur pėr marrjen e masave dhe ndėshkimeve ligjore kundėr "delinkuentėve shqiptarė", ēka i dha shkas pėrhapjes sė lajmeve tė rreme sipas njė platforme tė hollėsishme dhe lehtėsisht tė lexueshme, ku satanizoheshin shqiptarėt nė sytė e tė gjithėve, ndėrkohė qė serbėve u bėhej thirrje pėr mobilizim, solidaritet panserb dhe aksione tė armatosura kundėr shqiptarėve, kudo qė ata ndodheshin nė territorin e Jugosllavisė.

Njė nga tė rrallėt qė tentoi t'i kundėrvihej kėsaj histerie nacionaliste ishte gjenerali serb i Garnizonit tė Prishtinės, Voja Srdiē, i cili me rastin e ditės sė Ushtrisė, mė 12 dhjetor 1987, pas konferencės sė planifikuar pėr shtypin u kėrkoi gazetarėve tė mbyllnin mikrofonėt dhe me njė ton dramatik plot drithėrimė u kumtoi se, sipas informacioneve tė shėrbimit sekret ushtarak nė vartėsi tė tij, rezultonte se shėrbimi i sekret shtetėror UDB (Unutrashnja Dėrzhavna Bezbednosti), po shpėrndante dizinformacione me karakter destabilizues, demantues e shpifės kundėr shqiptarėve, madje duke paguar dhe shtrėnguar edhe pseudodėshmitarė pėr kėtė qėllim, ēka sipas gjeneralit ishte antikushtetuese dhe e vėshtirėsonte sė tepėrmi detyrėn e tij dhe tė njėsisė ushtarake qė ai komandonte. Por fjalėt e kėtij ushtaraku madhor ranė nė vesh tė shurdhėr dhe nuk patėn kurrfarė jehone nė mediat qė kontrolloheshin totalisht nga shėrbimet sekrete, sipas urdhėrit personal dhe garancive tė plota dhėnė nga Sllobodan Millosheviēi dhe klika e tij nė Beograd, apo shėrbėtorėt serbė nė Podgoricė, Prishtinė dhe Shkup.

Pas disa muajsh gjenerali Srdiē vdiq papritur nė rrethana tė dyshimta dhe u varros me njė ceremoni formale, shumė tė thjeshtė nė krahasim me rangun dhe precedentėt paraardhės, qė gjithmonė kishin qenė tė bujshėm dhe pompozė nė Jugosllavinė militariste, ku ushtarakėt zinin njė vend tė nderuar.

Vdekja e tij fliste shumė. Ai kish guxuar tė dekonspironte njė tė vėrtetė qė, ndonėse mbahej e fshehur, ulėrinte...

Srdiē guxoi, foli, dhe e pagoi, sepse ishte nga tė paktėt serbė qė parandjeu dhe iu kundėrvu sipas mėnyrės sė tij asaj qė po pėrgatitej mbi shqiptarėt dhe popujt e tjerė joserbė tė Jugosllavisė. Ai ishte dhe mbeti ndėr tė paktėt "tradhtarė" serbė, qė menduan ndryshe nga njė popull i sėmurė nga histeria vrastare nacional-socialiste e shoviniste.

 

Vijon nė numrin e ardhshėm

 

Erdhi koha e konflikteve tė hapura sociale, midis tw varfėrve e tw pasurve

Konfliktet sociale ne pragshperthimi

Nga Dr. Sulejman ABAZI

Askush nuk arrin tė denoncojė gėnjeshtrėn e ngritur nė art pėrballė problemeve tė rėnda sociale, tė cilave shpesh ėshtė tentuar t'u jepen ngjyrime politike.

Plaga e emigrimit dhe e ēvendosjeve tė popullsisė nė Shqipėr ėshtė e rėndė. Njerėzit e Shqipėrisė nė emigracion janė lėnė nė pikė tė hallit, si njė "mall pa inventar" dhe ambasadat shqiptare "kanė punė tė tjera se me ēfarė tė merren". Shikoni se si tė dy partitė e mėdha nė Shqipėri e keqpėrdorin sot Bathoren dhe rrethinat e Tiranės, banorėt e tė cilave kanė ardhur nga zonat e thella. Ata tė shkretė, ēdo fushatė i ēojnė deri nė zgjedhje dhe i lėnė pengje tė votimeve dhe tė plotėsimit tė premtimeve pas zgjedhjeve.

Janė tė shumta rastet kur politika keqpėrdor ose shpėrdoron besimin e popullit, duke shfrytėzuar fatkeqėsitė qė i kanė zėnė shqiptarėt nėpėrmjet goditjeve tė politikės, goditjes sė njerėzve, grupimeve tė reja politike, intelektualėve tė pavarur etj..

 

Tashmė partitė politike kanė ndezur motorrat nė fushatėn elektorale, duke shpalosur pėrparėsitė e programeve, sipas natyrės dhe mėnyrės sė tyre. Nė veēanti tėrheqin vėmendjen kuvendet dhe kongreset partiake tė PS dhe PD, tė cilat me anė tė tyre kėrkojnė tė bindin elektoratin shqiptar dhe simpatizantėt, se programet qė paraqesin janė mė tė mirat. Me doza tė theksuara nuk mungon pėrdorimi i termave perėndimorė pėr tė nxjerrė nė dritė rinovimin e tyre dhe qėndrimin pro perėndimor, duke ndėrthurur pikėpamjet individuale me ēėshtjet e rėndėsishme programatike pėr tė cilat, nė tė vėrtetė, aspirojnė shqiptarėt.

Si mund tė paraqiten nė mėnyrėn mė bindėse pėrparėsitė e alternativave, pėr kėtė nuk kemi se ēfarė tė themi, sepse shtabet elektorale kanė pėrvojė nė kėtė drejtim, por duhet kuptuar se tani pas katėr vitesh "punė", ka ardhur koha qė politikanėt tė kujtohen pėr shqiptarėt dhe tė kėrkojnė votat e tyre. Ka nga ata qė nė tetė vite tė vegjetimit nė karrigen e parlamentit, populli nuk ua dėgjoi njėherė zėrin, pa le pastaj sesa mend kanė nė kokėn e tyre. Partitė zhurmėmėdha nė Shqipėri kanė pushtuar faqet e gazetave dhe kanė filluar tė dalin nė terren. Por nuk ėshtė kjo thelbėsorja, sepse partitė atė punė kanė tani.

Ēėshtja ėshtė nė alternativat qė po shtrohen, pėr tė cilat shqiptarėt do tė binden pėr tė dhėnė votėn e tyre. Nė kėtė periudhė vėrehet qė edhe njė pjesė e mirė e intelektualėve shqiptarė, nuk i janė shmangur dot kėtij ndikimi, jo vetėm nė prononcimet e tyre nė shtyp, por edhe nė angazhimin pėr t'u pėrfshirė brenda listave tė kandidimit.

Pra, e konceptuar nė terrenin konkret tė tregut politik dhe tė biznesit elektoral brenda tij, partitė kanė shpallur urdhėrat e luftės, ku gjallojnė disa operacione e beteja pėr t'u kryer, (disa kanė filluar tė funksionojnė), tė cilat po mobilizojnė aktivistėt, militantėt dhe simpatizantėt nė zbatim tė tyre. Tė gjithė janė tė ethshėm tė dinė sesi do tė vejė "fati" i tyre, sa do tė fitojnė dhe ēfarė do tė fitojnė, duke mos u merakosur se nė ēfarė spektri politik pėrfshihet gjuha e tyre e ēoroditjes dhe e komunikimit.

Askush nuk ia lėshon kollaj vendin tjetrit, duke u nxituar kush e kush tė flasė mė shumė e tė tregojė se di mė shumė. A thua se pėlqehen nga tė gjithė?!

Veē shqiptarėt e thjeshtė kuptojnė se tė gjithė vėrtiten rrotull tė njėjtit material, duke synuar t'i joshin duke u dhėnė ngjyrėn e partisė e tė programeve tė tyre. Janė tė rralla opsionet dhe qėndrimet ndryshje nga njeri-tjetri.

Nė kėtė situatė konstatohet se mungon analiza makroglobale, e lidhur me interesat tona kombėtare, ku hapėsirat e debateve mund tė jenė shumė interesante edhe pėr shqiptarėt e thjeshtė. Duke u fokusuar nė kėtė problematikė parashikimesh dhe analizash tė situatės politike, sociale dhe ekonomike qė mbizotėron nė Shqipėri, sipas produktivitetit profesional tė njerėzve tė angazhuar nė politikė, atėherė njerėzit e thjeshtė do tė kuptojnė mė qartė strategjinė e zhvillimit tė Shqipėrisė, sidomos lidhur me interesat e tyre. Lehtėsisht vėrehet se temat e lėvizshme nuk janė konkrete, qė, nė njėfarė mėnyre tė jenė edhe llogaridhėnėse, qoftė pėr pozitėn dhe opozitėn pėr zgjidhjen e problemeve mė tė mprehta qė kanė pritur shqiptarėt. Askush nuk e pranon fajin, dėshtimin, por, tė mbytur nga deliri i madhėshtisė dhe etja pėr pushtet, pėrpiqen tė japin imazhin e reformimit dhe "tė pėrkushtimit" ndaj qytetarėve tė tyre. Alergji shpesh ngjallin figura tė konsumuara, tė cilėt servirin ende premtime dhe nuk arrijnė tė kuptojnė lodhjen e njerėzve me slloganet e dala boje dhe premtimet boshe. Ata kėrkojnė pėrsėri t'i imponohen elektoratit, t'i kėrkojnė votat duke e fyer hapur atė. Ka shumė tė tillė qė, nė pėrgjithėsi, i kanė thėnė gjėrat dhe "tė rejat" e tyre e nuk kanė se ēfarė tė thonė mė.

Pjesa pėrbėrėse kryesore e jetės elektorale nė politikėn e brendshme qė pėrjeton Shqipėria, ėshtė mungesa e strategjisė sė zhvillimit nė kushtet e pasojave tė tranzicionit tė stėrgjatur shqiptar, qė e ka kaluar shoqėrinė tonė nė njė depresion pa fund. Dhe kjo ēuditėrisht ka tė bėjė vetėm me Shqipėrinė.

Analiza e brendshme rezulton nė njė rėnie tė pafund nė humnerė dhe kjo ėshtė vėrtet e lehtė pėr t'u kuptuar, por ėshtė shumė e vėshtirė pėr t'u shpjeguar. Kėtė problem askush nuk e merr pėrsipėr ta zhbirojė, megjithėse mbajnė pėrgjegjėsi pėrpara elektoratit pėr pasojat e kaosit tė pėrgjithshėm nė drejtimin e shtetit shqiptar. Shqiptarėt ende sot janė tė pasigurt se nė cilin sistem lundron Shqipėria, pasi ajo ecėn midis sistemit tė ekonomisė private tė decentralizuar dhe atij tė ekonomisė sė komanduar, tė centralizuar, duke mos e pranuar faktin qė ekonomia jonė kombėtare realisht pėr momentin qėndron e ulur nė dy karrige. Askush nuk ka kurajon tė pranojė pėr ta shpjeguar kėt realitet, dhe aq mė pak tė tjerė tė ashtuquajtur politikanė, ta denoncojnė si njė situatė tė qėllimshme ndaj Shqipėrisė.

Nė debatet elektorale e nė tribuna kuvendesh dėgjohen vetėm akuza e kundėrakuza, athua se Shqipėrinė nė kėto 15 vite e kanė drejtuar tė tjerė politikanė tė importuar nga jashtė. Askush nuk arrin tė pranojė se ajo mund tė jetė rezultat i injorancės sė njerėzve nė drejtimin e shoqėrisė, po aq sa edhe e synimeve tė mbrapshta politike, pėr tė nxjerrė tė fituar njė klan tė caktuar nė Shqipėri, me oligarkinė e tij financiare. Me sa kuptojmė, mė shumė qėndron kjo e fundit.

Askush nuk merr guximin tė denoncojė ēėshtjet e mosfunksionimit tė sindikatave agrare dhe sindikatave tė tjera, qėndrimin e shtetit ndaj bankave, tė cilat nuk mbėshtesin fuqimisht prodhimin vendas pėr t'i prerė rrugėn importeve tė pakufizuara tė fruta-perimeve etj..

A do tė industrializohet bujqėsia, a do tė zhvillohet biznesi agrar (!?), apo shqiptarėt do tė vazhdojnė tė mbajnė sytė nga doganat dhe do tė ankohen pėr koston dhe ēmimet e larta?

Askush nuk kujdeset sot pėr bindjen e shqiptarėve, qė ata tė veprojnė dhe tė ēlirohen nga tundimi se ēfarė do tė bėhet me paratė e lira qė kanė nė volutė, do t'i menaxhojė kapitali shqiptar ato nė rrugė ligjore, do t'i fusė nė lėvizje, apo vetėm do tė pritet qė pėr ēdo gjė tė merret kredi, kur realisht brenda nė xhepat e shqiptarėve pranohet nga tė gjithė se qarkullojnė mbi 500 milion dollarė.

A do tė luftojė shteti pėr tė rregulluar raportin prodhim-konsum,pėr ta vendosur atė nė ekuilibėr, pėr t'i ēuar nė masat shtrėnguese qė voluta tė mos shkojė nė shpenzime inproduktive, siē ėshtė pėrdorimi i makinave pa destinacion dhe pa tė ardhura biznesi, por vetėm pėr konsum, pėr hobi,pėr qejfe e ndotje tė ambjentit, apo do tė ketė strategji tė tjera zhvillimi?!

Askush nuk arrin tė denoncojė gėnjeshtrėn e ngritur nė art pėrballė problemeve tė rėnda sociale, tė cilave shpesh ėshtė tentuar t'u jepen ngjyrime politike.

Plaga e emigrimit dhe e ēvendosjeve tė popullsisė nė Shqipėr ėshtė e rėndė. Njerėzit e Shqipėrisė nė emigracion janė lėnė nė pikė tė hallit, si njė "mall pa inventar" dhe ambasadat shqiptare "kanė punė tė tjera se me ēfarė tė merren". Shikoni se si tė dy partitė e mėdha nė Shqipėri e keqpėrdorin sot Bathoren dhe rrethinat e Tiranės, banorėt e tė cilave kanė ardhur nga zonat e thella. Ata tė shkretė, ēdo fushatė i ēojnė deri nė zgjedhje dhe i lėnė pengje tė votimeve dhe tė plotėsimit tė premtimeve pas zgjedhjeve.

Janė tė shumta rastet kur politika keqpėrdor ose shpėrdoron besimin e popullit, duke shfrytėzuar fatkeqėsitė qė i kanė zėnė shqiptarėt nėpėrmjet goditjeve tė politikės, goditjes sė njerėzve, grupimeve tė reja politike, intelektualėve tė pavarur etj..

Askush nuk e ngre zėrin pėr faktin qė, sot, shteti qėndron jashtė informacionit dhe jashtė kontrollit, kur kanė vdekur dhe vdesin nga gomonet me dhjetėra njerėz dhe kjo pėrsėritet e pėrsėritet. Pse shteti nuk mban qėndrim pėr trafiqet, prodhimin e drogave, pse nuk denoncohen rrugėt e kalimit nga vjen kjo drogė nė sasi kaq tė mėdha??!

Pse nuk bashkėrendohen masat me shtetet fqinje, realisht jo formalisht? Cilat janė drejtimet kryesore tė krimit tė organizuar dhe pse ai gjallon herė pas here duke tronditur stabilitetin e Shqipėrisė?

Tė gjithė e pohojnė me gjysėm zėri faktin qė krimi i organizuar ka filluar tė veprojė nė tė gjitha strukturat qėndrore qeveritare. Kjo ėshtė vėrtet njė temė e rrezikėshme, por kur nė fushėn e propagandės elektorale dhe aksionit politik e qeverisės nuk zė vendin e duhur, atėhere e njėjta gjė do tė ndodhė nesėr edhe nė parlamentin e ardhshėm shqiptar. Shqiptarėt pėrsėri do tė bien nga shiu nė breshėr.

Askush nuk guxon tė trajtojė tema tė tjera shoqėrore, qė cėnojnė sot shtresa tė caktuara tė popullsisė, tė cilat nuk ka arsye tė anashkalohen. Ēfarė mund t'u thuhet shqiptarėve pėr gjendjen e tė rinjve qė mbarojnė shkollat dhe kualifikohen e diplomohen jashtė shtetit? Cfarė mund tė thuhet pėr ta, si mundet ata tė tėrhiqen pėr tė kontribuar nė zhvillimin e vendit? Pse shteti nuk kujdeset qė ata tė zėnė punė? Cfarė bėhet me diplomėn e tyre dhe enrgjitė e tyre nė tė ardhmen?

Kėto probleme nuk kanė vetėm ngjyra partiake pėr fushatė, por ato janė fytyra e shtetit dhe e partive qė qėndrojnė nė drejtimin e tij.

Askush nuk kujtohet tė denoncojė faktin qė shteti shqiptar ėshtė indiferent ndaj kontrollit tė subjekteve shtetėrore dhe private nė mossigurimin e punonjėsve tė tyre? Pse janė kaq shumė njerėz nė punė tė zezė nė Shqipėri dhe kush e mban pėrgjegjėsinė? Kush pėrfiton nga kjo dhe, ēfarė ėshtė edhe mė thelbėsore, kjo hap shtigjet e korrupsionit midis strukturave tė shtetit dhe subjekteve private etj.. Njė mori e tillė problemesh, qė kanė si pikėnisje ngjarjet, titujt e mėdhenj nė faqet e para tė gazetave dhe vetėm kaq!!!

Kjo ėshtė katastrofale. Kėto fenomene duhen goditur jo vetėm me fjalė, por me masa insitucionale qė burojnė nga strategjitė e zhvillimit tė vendit.

Propaganda e sotme elektorale pėr ēėshtje tė tilla madhore, nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė se pėrse ekziston gjendja e reanimacionit social-politik nė Shqipėri, apo pse interesat kombėtare janė shmangur dhe askush nuk guxon tė zėrė nė gojė ēėshtjen tonė kombėtare??!

Tashmė elektorati shqiptar po ndodhet pėrballė njė fyerje tė dyfishtė. Pėrfaqėsuesit e oligarkisė financiare tė lidhur me politikėn, janė ata qė momentalisht po pushtojnė listat e kandidimeve pėr deputet tek tė dy forcat kryesore politike, duke synuar insitucionin mė tė lartė tė shoqėrisė shqiptare.

Ata kanė shpallur luftėn e hapur tė pronarėve tė rinj ndaj tė varfėrve tė rinj nė Shqipėri, dhe pėr kėtė, pa i vrarė aspak ndėrgjegja, kėrkojnė votėn dhe mbėshtetjen e shqiptarėve.

 

Kosova nėn trysninė e kamufluar tė Serbisė

Nga Pirro PRIFTI

Vrasja e vėllait tė ish-Kryeministrit tė Kosovės, z.Enver Haradinaj kėto ditėt e fundit nga 'njerėz tė panjohur' sipas UNMIK - shton edhe njėherė ujin e njelmėt nė miellin e pastėr tė shoqėrisė shqiptare nė Kosovė dhe tė shtetit tė pavarur tė Kosovės shqiptare.

Nuk mund tė pėrmendet mė rastėsia si alibi ndaj vrasjeve tė shėmtuara tė ish luftėtarėve kosovarė tė Ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės, sepse dora, apo duart qė fshihen janė tė gjata, plot para dhe armė pėr tė penguar me ēdo kusht verdiktin e dhėnė nga vetė populli i Kosovės pėr pavarėsi.

Nuk janė as tė parat dhe as tė fundit ndodhitė qė po ndodhin nė Kosovė nė trajtėn e vrasjeve tė fėmijėve, shqiptarėve tė moshave tė ndryshme dhe tashmė po shihet qartė se ku janė pikėsynimet e vėrteta tė forcave tė errėta e tė kamufluara, qė veprojnė nė Kosovė dhe qė padyshim janė financuar nga Serbia:

- Vrasja e komandantėve tė UCK dhe e ushtarakėve qė luftuan me trimėri pėr tė ēliruar vendin;

- destabilizimi i situatės nė Kosovė pėr tė krijuar pėrshtypjen nė Bashkėsinė europiane dhe atė botėrore se kosovarėt nuk mund tė qeveresin dot Kosovėn, sepse nuk janė tė aftė dhe se, nė fund tė fundit, janė ashtu, "me bisht", siē kanė thėnė dikur disa nga akademikėt racistė tė Serbisė;

- parandalimi nėpėrmjet krijimit tė akteve tė sabotazhit dhe tė vrasjeve tė ēdo ideje tė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė nėpėrmjet njė Unioni Shqipėri-Kosovė;

- krijimi i pengesave dhe parapritave nėpėrmjet aleatėve tradicionalė europianė si Franca, Rusia dhe ndonjė vend fqinj pėr tė ri-krijuar iluzionet se njė Shqipėri e Madhe do tė shėrbejė si njė vend mysliman i madh nė zemėr tė Europės me tė gjitha rreziqet qė rrjedhin, duke ri-kujtuar edhe njė herė se Konferenca e Ambasadorėve mė 1913 i ndau trojet shqiptare pikėrisht pėr kėtė arsye 90 vite mė parė;

- autonomia nėn Serbinė tė jetė i vetmi opsion duke i kujtuar pėrsėri Europės, se Serbia ėshtė ajo qė ka qenė dhe nuk ka ndryshuar nė raport ndaj popullatave jo-sllave.

Qėllimet e shtetit uzurpator serb ndaj Kosovės janė tė qarta sa kohė qė ushtria serbe zbaton me kėnaqėsi skemat e gatuara prej kohėsh nga Akadamia serbe dhe tė miratuara nga qarqe okulte tė disa shteteve europiano-perėndimore dhe Rusisė, qė nėn maskėn e integrimit nė Europė kėrkojnė qė Kosova tė integrohet nė Europė si pjesė e njė Republike sllave, apo mė mirė ish-jugosllave.

Paranoja e ideatorėve serbė tė krijimit tė njė shteti tė madh nė tė cilin do tė sundojnė vetėm ata qė nuk janė shėruar as sot e kėsaj dite pas shuplakės qė i dha NATO mė 1999, por ashtu si mutacionet e viruseve ka ndryshuar formė duke u kthyer nė njė paranojė me veshje pseudo-demokratike.

Duke jetuar me iluzionet e sė kaluarės, klasa politike serbe jo vetėm qė nuk ka vėnė mend, por ėshtė duke vegjetuar me idenė e njė revanshi tė ri sepse:

- Nuk u mjaftua ky shtet i sllavėve tė Jugut nga mbajtja nėn sundim pėrreth 100 vite tė Kosovės;

- Nuk u kėnaq ky shtet amalgamė i sllavėve tė Jugut nga dhurata e Europės sė atėhershme me kafshatėn e madhe tė Kosovės por qė i ngeci nė fyt dhe nuk e digjestoi dot;

- Nuk e pėrligji dot shteti i sllavėve tė Jugut nėpėrmjet stratagjemave tė gatuara nga Akademia e tyre pėr tė justifikuar asimilimin, vrasjet, dhunėn, pėrbuzjen, kategorizimin si qytetarė tė dorės sė dytė tė popullsisė mė tė lashtė nė gadishullin Ilirik (sot Ballkan), tė quajtur sot Kosova (nga fjala shqip Kosė + mbaresėn sllave ovo, dhe jo pėrkthimi i pakuptimtė qė u bėjnė sllavėt "Koso-flokė");

- Nuk u mjaftuan sllavėt e Jugut me alibinė e gjatė tė gllabėrimit tė tokave shqiptare duke i mbushur mendjen Europės (nėpėrmjet Francės, Rusisė dhe fqinjėve), pėr rrezikun qė u sjell "elementi shqiptar mysliman nėse ai bėhet njė shtet i madh";

- Nuk u erdhi turp serbėve pėr moskėrkimin e faljes pėr mizoritė qė i kanė bėrė njė populli martir si ai shqiptar i Kosovės, por vazhdojnė tė predikojnė nėpėr kisha nė kundėrshtim me urdhėrin e Zotit qė thotė: "Duaje tė afėrmin tėnd si dhe vehten", - tė urrejtjes ndaj komshiut tė tyre shekullor, i cili edhe pse nė trojet e veta, vazhdoi tė ruajė fisnikėrinė dhe dinjitetin, qė tė kujton dinjitetin dhe fisnikėrinė e princėrve tė lashtė shqiptarė.

Ideja e humbjes sė Kosovės bėn qė idetė fikse tė politikanėve tė brezit tė vjetėr serb tė prodhojnė perversitete nga mė tė neveritshmet, duke aktivizuar tė gjitha strukturat e ish-Sigurimit, mafies, ushtrisė, nga njėra anė, pėr tė krijuar forma dhe stratagjema tė reja pėr tė destabilizuar Kosovėn nė mėnyrė qė, ose tė fitojė minimumin e pranueshėm pėr ta, si p.sh. Autonomia, ose ndarjen e Kosovės.

Nga ana tjetėr, akademikėt serbė tė strategjive dhe politikave, po bėjnė ēmos dhe jo pa rezultat, qė tė influencojnė nė BE dhe OKB qė tė realizohen qėllimet e tyre, si ato tė mėsipėrmet, ose autonomi e zgjeruar (tip Tito), ose ndarje nė dy ose disa parcela tė Kosovės.

Nuk ėshtė pėr t'u habitur qė BE me paragjykimet qė ka pėr Ballkanin (paragjykime tė trashėguara nga e kaluara dhe tė reflektuara edhe sot e kėsaj dite ndaj shqiptarėve), vazhdon tė mbajė qėndrim pasiv ndaj presionit, sabotimit, intrigave ashiqare, duke mos gjetur nė asnjė rast tė ngatėrresave qė ndodhin nė Kosovė, asnjė person apo individ apo grup, qė i ka realizuar.

Rasti mė flagrant ka qenė Marsi i kaluar, kur u vranė tre femijė kosovarė dhe shpėrthyen trazirat. Shkaktarėt e vėrtetė nuk u dėnuan.

Vrasjet e ushtarakėve dhe e tė afėrmve tė tyre, qė kanė marrė pjesė me UĒK, (deri edhe tek djegiet e kishave sllave), janė akuzuar kryesisht vetėm shqiptarėt.

Analiza me kujdes e kėtyre ngjarjeve mund ta ēojė UNMIK-un tek ujku serb, i cili e zbaton mė sė miri taktikėn latine "pėrēa e sundo".

Eshtė e vėrtetė qė ka edhe shqiptarė-kosovarė qė janė tė lidhur me inteligjencėn serbe, si pėr shkaqe tė shitjes sė shpirtit pėr para, ashtu edhe shqiptarė tė Kosovės tė lidhur me Mafian sllave, tė cilėt pėr pasuri nuk njohin as "din e as iman"; megjithatė kėtyre po u kujtoj njė thėnie tė njė Babai bektashi tė menēur, qė ka thėnė: "Zoti bėri hallallin dhe haramin, tek gjėja e hallallit, gjysma ėshtė e shejtanit dhe gjysma ėshtė e pronarit, kurse tek gjėja e haramit, e gjitha ėshtė e shejtanit po ashtu edhe koka e pronarit ėshtė nė tavė".

Inercia qė ka Europa nė pergjithėsi dhe KE pėr shqiptarėt, ideja e tyre pėr njė standard tė dyfishtė ndaj shqiptarėve nė krahasim me vendet fqinje, tė cilat mund tė realizojnė edhe njė standard tė thjeshtė, tregon pėr fat tė keq sesa e indoktrinuar ėshtė Europa me argumentet qė kanė sjellė fqinjėt ndaj shqiptarėve tė Ballkanit, tė cilėt, pėr tė realizuar zgjerimin territorial kanė mbushur mendjen e kancelarive Europiane pėr njė kohė tė gjatė dhe jo pa sukses, pėr "rrezikshmėrinė e shqiptarėve", me anė tė argumenteve akademike si: jetesa nė male dhe izolacioni, kanė degraduar racėn prandaj janė "me bisht" dhe duhen ēfarosur apo asimiluar...

Apo se lejimi i bėrjes sė njė shteti tė madh shqiptar, do tė rrezikonte shtetet e tjera sepse shqiptarėt janė luftė-kėrkues dhe mendjemėdhenj dhe nuk duan fqinjėsinė e mirė...

Argumentime tė tilla tė palės sllave dhe pėrsėritja e tyre pėr njė kohė tė gjatė nė veshėt e kancelarive tė Europės perėndimore dhe tė Rusisė, shiten si gjoja tė sakta e objektive nėpėrmjet ofrimit nė formėn e konkluzioneve akademike dhe shkencore. Kėto "argumente" Europa e vjetėr i ka pėrkthyer sipas oreksit.

Duhet patur parasysh edhe njė argument tjetėr nė favor tė fqinjėve: kompleksi i inferioritetit tė fqinjėve ndaj shqiptarėve dhe diferencat nė kuptimin e mjedisit shoqėror dhe atij politik.

Shqiptarėt nga natyra janė tė zgjuar, inteligjentė, tolerantė e trima. Shumė prej kėtyre tipareve u shfrytėzuan nga fqinjėt pėr pėrfitime nė dėm tė vetė shqiptarėve, pėr shkak tė varfėrisė sė tyre pas shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Ajo qė ka mbetur nė mendjen e fuqive Europiane, nga 1912 e deri mė 1999, padyshim ka qenė rreziku islam, qė mund tė vijė nga bėrja e njė Shqipėrie tė madhe, atavizmė kjo e ngulitur me marifet dhe e trumbetuar shumė fort nga fqinjėt kristianė, sllavė e grekė.

Sot, pas njė lufte 2 mujore tė NATO-s mė 1999, mund tė thuhet se argumenti i pėrdorur pėr 100 vjet nga sllavėt rreth "rrezikut islam" dhe rreziqeve tė tjera qė vijnė nga shqiptarėt, tashmė ėshtė ezauruar.

Ideja qė shqiptarėt duhet tė futen nė KE ashtu tė ndarė dhe si qytetarė tė dorės sė dytė, pa zgjidhur ēeshtjen nacionale nė tėrėsi e duke u integruar nė KE me idenė se po "ua punojnė me marifet", ėshtė jo e rregullt.

Ideja qė shqiptarėt e Kosovės tė futen nė KE nėn Serbine dhe tė jetojnė aty si qytetarė europianė, ėshtė e ngjashme me idenė qė "gratė e Haremit janė tė lira tė jetojnė si tė duan brenda tij?!".

Eshtė bizarre dhe e habitshme qė nėpėrmjet UNMIK-ut, KE tė mos kuptojė rrezikun qė sjell njė Serbi e lėnduar nė krenarinė e saj ndaj pjesės qė u ēlirua nga NATO.

Eshtė e habitshme qė tė mos kėrkohet nga ana e KE qė Serbia tė kėrkojė falje pėr genocidin ndaj shqiptarėve dhe pastaj tė fillojnė negociatat, pra serbėt duhet tė kėrkojnė falje.

Eshte e habitshme sesi KE kėrkon vetėm standarde ndaj Kosovės e Shqipėrisė dhe nuk kėrkon respektim tė tė drejtave tė minoriteteve shqiptare tė fshehura me djallėzi nė Serbi, Turqi, Greqi, Itali pėr tė paktėn hapjen e shkollave shqipe.

Sė fundi ėshtė e habitshme sesi KE nuk sheh si tė natyrshme lidhjen e ngushtė qė ka Shqipėria me Kosovėn, duke e ruajtur akoma kufirin fiktiv midis tyre me njė fanatizėm qė tė kujton idetė fikse tė ngulitura tek politikanėt e modės sė vjeter qė, mesa duket, e drejtojnė akoma Europėn.

E ardhmja e Kosovės ėshtė Europa, por Kosova nuk duhet tė paragjykohet prej saj. Duhet qė Serbia tė detyrohet tė pranojė fajin dhe tė kėrkojė falje, pra tė shfaqė publikisht pendesė pėr ato qė ka bėrė, ndryshe nuk mund tė bėhet fjalė pėr integrim tė saj nė Europė.

 

 

Trashėgimia komuniste nuk ėshtė demokraci

Ajet DELAJ

Nju Jork

Nė analizat e shumta politike tė tė pėrditshmeve tė Tiranės, pothuaj nė mėnyrė tė pėrsėritshme gjejmė konkluzione tė analistėve se lidershipet e vjetra tė tė dy partive, PS e PD, nuk duhet tė jenė nė krye tė zhvillimeve, pasi njėra palė ėshtė e korruptuar, kurse tjetra nuk ėshtė vėrtet demokratike.

Nuk mund tė thuash se kėto pėrfundime nuk janė tė sakta, por problemi qėndron nė faktin se zotėrinjtė e mėsipėrm, megjithė reduktimin e mbėshtetjes popullore dhe duke pėrfituar nga abstenimi gjithnjė e nė rritje, janė ndihmuar indirekt nė fshehjen e reduktimit tė mbėshtetjes, ndonėse sėrish gėzojnė mbėshtetje tė fuqishme, si brenda partive tė tyre, ashtu edhe nė krahėt politikė.

Mendoj se rrallė herė ėshtė analizuar me themel realiteti politik e shoqėror nė Shqipėri, dhe kjo ka ndodhur nga mungesa e profesionalizmit dhe e kurajos qytetare, e herė-herė edhe nga klientelizmi politik i shtypit shqiptar, qė pėr interesa meskine ideologjike e financiare, ėshtė shitur e blerė dhe pėr pasojė nuk i shėrben vendit e demokracisė, por klaneve e strukturave shpesh'herė antishqiptare, qė i paguajnė.

Gjithnjė i ėshtė mėshuar, si nga tė huajt, edhe nga analistėt shqiptarė, argumentit se demokratizimi i jetės sė shqiptarėve dhe pėrshtatja e legjislacionit me vendet perėndimore, ėshtė ēelėsi i suksesit dhe garancia e zbatimit tė standardeve demokratike nė Shqipėri, pa kėmbėngulur me forcė se demokratizimi i brendshėm i jetės sė partive politike ėshtė faktor pėrcaktues qė, nesėr nė pushtet tė ngjiten njerėz qė e kanė njė predispozicion tė tillė.

Pėr hir tė sė vėrtetės nuk mund tė akuzojmė partnerėt tanė perėndimorė dhe miqtė e Shqipėrisė, pasi ata kanė dhėnė njė mbėshtetje tė madhe pėr demokratizimin e shoqėrisė shqiptare. Ata kanė investuar pėr arritjen e kėtij qėllimi tek OJQ-tė, qė tė parat duhet tė jepnin shembullin e demokracisė sė brendshme. Por pas kaq vitesh askush nuk mund tė mohojė faktin se disa OJQ e kanė justifikuar qėllimin dhe mbėshtetjen, ndonėse shumica e tyre u uzurpuan nga komunistėt qė nė krijim, pasi ishin ata qė kishin mundėsinė e kontakteve tė para me Perėndimin pas '90-tės, e natyrisht edhe pėrgatitjen e duhur pėr tė pėrmbushur njė mision tė tillė. Mirėpo botėkuptimi i tyre idologjik komunist si dhe afėrsia e tyre gjenetike me sistemin komunist, mundėsuan jo vetėm shpenzimin e fondeve tė mėdha, duke mos e pėrmbushur qėllimin dhe misionin pėr tė cilin paguheshin, por sabotuan me koshiencė dhe nė mėnyrė tė programuar proceset demokratike nė Shqipėri, duke disinformuar institucionet prestigjoze perėndimore pėr tendencat dhe zhvillimet kėtu.

Perėndimorėt nuk arrijnė tė kuptojnė sesi njė vajzė apo djalė 20-25 vjeē, tė jetė plot me mentalitete e botėkuptim 24-karatėsh komunist, megjithėse mund tė ketė bėrė disa trajnime e specializime nė Perėndim.

Dhe vjen njė ditė, pas 15 vjetėsh gjoja demokraci e pluralizėm, qė ne tė ndodhemi nė njė situatė paradoksale, ku legjislacioni dhe gjithė procedurat e funksionimit tė shtetit e pushtetit nė Shqipėri, ndonėse teorikisht i janė afruar parametrave perėndimorė, nė praktikė zbatimi i tyre ka mbetur i pėrafėrt me nivelet e sistemit komunist, qė gjoja kemi lėnė pas.

Pra pushtetaret dhe shtetarėt shqiptarė gjatė gjithė kėtyre viteve gjoja pluralizėm e demokraci, kanė operuar me dy nivele: nė njėrėn anė ėshtė pėrpiluar dhe miratuar njė legjislacioni bashkėkohor perėndimor, pėr t'i paraqitur efektet positive si arritje para institucioneve ndėrkombėtare, ndėrsa nė anėn tjetėr ėshtė mundėsuar ruajtja e metodikave dhe e mentalitetit komunist pėr t'i shėrbyer ruajtjes sė statukuosė dhe privilegjeve tė trashėguara drejtpėrsėdrejti nga sistemi komunist.

Kėtė nuk ėshtė e vėshtirė pėr ta dalluar, qė nga ruajtja e partive politike nėn shembullin e Partisė sė Punės, (pra si reparte ushtarake edhe nė kushtet e pluralizmit), dhe deri tek kujdesi pėr tė mbajtur dhe alternuar nė pushtet trashėgimtarėt e drejtpėrdrejtė tė sė shkuarės, pavarėsisht nga vota dhe verdikti i popullit, pa folur pėr bazėn ekonomike qė mbetet e pandryshuar edhe tani pas 15 vjetėsh teksa rrekemi tė ndėrtojmė kapitalizmin duke vazhduar tė ruajmė mentalitetin e bazės ekonomike tė komunizmit.

Nė vazhdim tė thellimit tė kėsaj analize, mjafton t'u referohemi votimeve tė njėpasnjėshme, pothuajse qė tė gjitha tė kontestuara si nga shqiptarėt e ndėrkombėtarėt, ashtu edhe nga moskthimi dhe mosnjohja e pronės private si kusht parėsor mbi tė cilin lindin dhe zhvillohen marrėdheniet kapitaliste. Koha ka vėrtetuar se iniciativa private bazuar mbi pronėn private, ėshtė baza e suksesit dhe e supremacisė sė sistemit capitalist, pėr tė arritur nė njė konkluzion tė qenėsishėm e lehtėsisht pėr t'u kuptuar e lexuar.

Por shtetarėt dhe pushtetarėt shqiptarė, megjithėse nė teori e dinė kėtė, madje edhe nė Kushtetutė e kanė vendosur qė prej shtatė vjetėsh, edhe sot e kėsaj dite kanė mbetur nė kuadėr tė fjalėve tė pėrditshme e tė pėrpilimit tė ligjit dhe tė ngritjes sė njė komisioni mbi njė tjetėr, duke e zvarritur kėtė element themelor tė demokracisė, pa u mėrzitur fort se shkelin hapur e ditėn pėr diell Liritė Themelore tė Njeriut dhe afatet qė kanė pėrcaktuar nė kushtetutėn e Shqipėrisė, duke i shėrbyer kėshtu demagogjisė dhe antiligjit.

Nė ēdo shtet demokratik tė botės, ai pushtet qė do tė guxonte tė thyente kaq hapur kushtetutėn e vendit, do tė penalizohej pa ngurrim.

Por shteti dhe pushteti nė Shqipėri, janė ngritur dhe funksionojnė mbi hipokrizinė dhe larg interesave shoqėrore e kombėtare tė shqiptarėve, duke mbetur totalisht nė funksion tė strukturave kriminale komuniste, tė ngritura e tė konsoliduara pėrgjatė 60 vitesh, dhe qė si qėllim parėsor gjithnjė kanė pasur mbijetesėn, sesa interesat e shqiptarėve.

Besoj se shqiptaret akoma nuk e kanė harruar atė periudhė tė gjatė e tė errėt, kur ndėshkohej me zjarr e hekur ēdo shkėndijė oponence e dissidence. Ata nuk besoj tė kenė harruar as rrotullimin e dorės sė diktatorit komunist Alia, tek thoshte nė takimin me studentėt: "Daleni djema, se nuk i dini tė gjitha", ndėrkohė qė nė anėn tjetėr njoftonte Komitetin Qendror komunist pėr tė mos u frikėsuar "... se kemi kuadro pėr tetė Komitete Qendrore, pra pėr tetė parti politike...".

Koha vertetoi se lufta pėr vendosjen e demokracisė nė Shqipėri ishte njė mision me shumė tė panjohura, sa i vėshtirė dhe i rrezikshėm pėr ata qė me vetėdije e morėn pėrsipėr kėtė mission...

Nė pėrfundim mund tė konkludohet se tė gjitha fenomenet negative qė e kanė mgėrthyer Shqipėrinė dhe shoqėrinė shqiptare, janė pjesė dhe segmente tė njė plani qė ka pėr qėllim ruajtjen dhe trashėgiminė e pushtetit dhe privilegjeve qė i kanė zotėruar qė prej 60 vjetėsh e qė zor se kanė ndėrmend t'i dorėzojnė vullnetarisht.

Koha e propagandės komuniste e neokomuniste dhe e demagogjisė duhet tė perfundojė dhe kjo arrihet me rritjen e kurajos qytetare pėr t'i thėnė gjėrat troē.

Nėse nuk e bėjmė kėtė tani nė prag tė zgjedhjeve, atėherė procesi zgjedhor, sikundėr edhe herėt e tjera, do tė shndėrrohet nė maskaradė dhe farsė, dhe pėr pasojė integrimi e prosperiteti i Shqipėrisė e shqiptarėve do tė mbeten utopi pėr njė kohė tė pacaktuar.

 

Ja si pėrshkruhet nė kujtimet e Hysen Selmanit koha e Luftės italo-greke

1940, diversantėt e Zogut kundėr grekėve dhe jugosllavėve

Shėnim i "Tradita"

Nė numrin e sotėm po botojmė njė pjesė tė kujtimeve tė Mbretit Zog, tė shkruara nga adjutani i tij kryesor Hysen Selmani, tė cilat flasin pėr periudhėn e 1940-1941-shit dhe posaēėrisht pėr kohėn e Luftės italo-greke dhe sidomos pėr sjelljen e papranueshme tė grekėve ndaj shqiptarėve. E rėndėsishme ėshtė fakti se aty thuhet se grekėt nuk do tė kishin avancuar nė tokė shqiptare, pa pasur dhe ndihmėn e shqiptarėve kundėr italianėve. Po ashtu jepen tė dhėna mbi misionarėt e Zogut nė Kosovė dhe vise tė tjera etnike tė cilėt i raportonin pėr gjendjen nė atė kohė. Materiali i sotėm ka gjithashtu karakter tė dukshėm dokumentar pėr shkak se pėrmban dy telegrame e njė raport tė plotė tė misionarėve tė Zogut pėr zhvillimet nė atė kohė.

 

Stamboll 8 dhjetor 1940

Madheria e Tij, Mbreti Zog I ju dergon nje telegram me udhezime kolonel Selmanit dhe Asaf Xhaxhulit. Telegrami me kete rast eshte:

"Kolonel Husein Selmanit e Excellences Tij Asaf Xhaxhulit, ne Legaten Shqiptare Stamboll.

Kam kuptuar mire te gjitha raportet tuaja stop. Jam duke bere ēmos per t'u vendosur edhe e drejta jone, ashtu sic meriton stop. Mos te behet asnje veprim derisa te aprovohet Akordi i Aleances te rregullt me te drejtat e barabarta stop. Gjithmone ne harmoni vellazerore me turqit stop. Jam teper i kenaqur nga sjelljet e te gjithe bashkatdhetareve tone ne Jugosllavi stop. Te fala.

Londer 8 Dhjetor 1940 ZOG I

***

Morem nje raport urgjent nga Grupet ne Jugosllavi. Ku thone se lajmetaret sot u kthyen nga misioni, qe ishin derguar ne Shqiperi. Ata kane patur kontakte me shume persona tanet, pervec qendrave dhe oficereve. Lajmetaret, sipas kujtimeve te adjutantit, na pershkruajne tekstualisht keshtu:

1-Ushtria Italiane ka mberritur kulmin e demoralizimit, saqe nuk duan te luftojne. Ata lirojne vijat e qendreses pa zor. Dhe, jane terhequr krejtesisht ne crregullim, ne vijat. "Moker-Tersove-Gore-Hani Kelcyres-Jug Tepelene - Gusmare". Thuhet se kjo vije ka per t'u mbrojtur me cdo sakrifice. Jane sjelle divizione te reja dhe ne kete vije behen punime te medha difensive. Dhe, kjo vije vetem kur te shkaterrohet prej mbrapa se greket s'kane per te mundur te perparojne me asnje pellembe pa bashkepunimin me shqiptaret. Per greket, kjo do te jete vija e pakalueshme dhe arme te reja do te na sjellin nga Italia.

2 - Musolini ka ardhur ne Shqiperi. Fare i padukshem, ai ka ndenjur nje nate ne Elbasan, dhe ka shkuar direkt ne Tepelene. Nuk eshte ndaluar aspak ne Tirane. Ai ka patur me vete Gjeneral Cavaleren dhe Gjeneral Parionin dhe ka vizituar te gjithe vijat e qendreses Moker-Llogara. Ai perpiqet per lartesimin e moralit te ushtrise dhe ka sjelle me shumice materiale lufte, nga Italia. Lajmetari thote se kur u ktheva kalova ne Martanesh dhe pastaj kisha deshire qe te shkoja ne Librazhd. Por, me thane se kane marre masa te medhaja, se Musolini erdhi ne Elbasan.Ai ka qene krejt i padiktuar dhe asnje dite nuk ka qendruar ne Tirane. Eshte kthyer menjehere ne Itali.

3- Ushtria Greke perparoi pa asnje pengese deri ne keto vijat e tashme, ku tani ndodhet ne keto vija: "Starove-Hodenisht-Vaskop-Vithkuq dhe Leskovik-Delvine-Himare". Ushtria greke moralisht u rrit se tepermi dhe tani zoteron materiale lufte krejt moderne. Pothuajse eshte me superiore se ato te Italise, por tani ata kane mbetur dhe nuk munden qe te perparojne, mbasi edhe dimri i ka demtuar fort.

4-Greket, si ne Korce po ashtu dhe ne Gjirokaster, kane vene Flamurin e tyre. Jane diktuar shume oficere britanike brenda tyre. Mes tyre jane edhe Major Hill dhe Major Kripsi. Ata jane njohur mire dhe bejne propagande se Korca dhe Gjirokastra mund t'i mbeten Greqise. Flitej se Zeko Borshi duke qene kundershtim me greket per Flamurin grek ne Gjirokaster u vra prej tyre me disa shoke te tjere. Te gjithe keta paten luftuar qysh diten e pare qe u mesye Greqia prej ushtrise italiane per greket. Madje edhe u bashkuan me ta duke e sabotuar ushtrine italiane. Por, greket ne vendet qe kane okupuar sillen shume keq.

5- Flitet me kembengulje ne popull se greket nuk do te ndihmohen. Por, nese eshte se vertetohen poshtersirat greke kunder shqiptareve, sepse ky perparim i ushtrise greke deri ketu u kushtohet sakrificave te shqiptareve ne perkrahjen qe ju dha ushtrise se tyre, asnje shqiptar nuk do t'i ndihmoje me. "E pra kete vije nuk kane per ta kaluar. Ketu do te shihen trimerite greke, qe pa ndihmen shqiptare asnje pellembe nuk kane per te ecur me. Pra, derisa te miqesohen me nje aleance te barabarte me Shqiperine, duke i respektuar te drejtat shqiptare me kufijte e saj te 1913.

6-Fjalet dhe qendrimi grek ne Korce dhe Gjirokaster, ne rat se vazhdon kjo poshtersi greke, do te detyrojne shqiptaret me ju ra grekeve duke i hedhur jashte kufirit shqiptaro-grek. Kuptohet se, natyrisht kjo eshte jashte deshires shqiptare, se keto duan nje vellazerim te sinqerte me greket, e te luftojne armikun e perbashket fashizmin. Duke hedhur ne det menjehere italianet ne nje aleance greko-shqiptaro. Por, kesaj ju dhane te gjitha urdherat, qe ne asnje menyre mos te ngjase nje veprim i tille. Se keto na lene ne pozite te keqe prane Britanise se Madhe. Do te diskutohet me britaniket ne Londer, qe te ndalohen veprimet greke kunder shqiptareve. Madheria e Tij, Mbreti me Qeverine Britanike, eshte gjithnje ne bisedime. Asnje gje kunder grekeve mos te behet.

 

Versace Diber Valjeva

Mustafa Gjinishi Akif Lleshi N.kolonel Kucuk Ullagaj

Shaban Tirana Shaqir Dema Major Murat Basha

Kadri Vasili Jusuf Selmani Kapiten Hamza Drini

Hasan Reci Mehmet Ali Bajrakt. Kapiten Abdulla Ymeri

Abedin Cici Zejnun Binaku Kapiten Shyqyri Baftiari

Mustafa Kacaci Himce Kaba Kapiten Myslim Tushi

Ibrahim Farka Haxhi Lleshi Kapiten Kadri Rustemi

Versac 22 Dhjetor 1940 Diber 22 Dhjetor 1940 Valjeva 22 Dhjetor 1940

 

Ky raport teper me rendesi ju parashtrua Madherise se Tij Mbretit Zog ne Londer, tekstualisht. "Megjitheqe,-shkruan adjutanti- i kemi urdheruar qe ne asnje menyre mos te vertetohet nje akt i jashtedeshirueshem kunder ushtrise greke. Sepse, bisedimet ne Londer behen nga Madheria e Tij Mbreti Zog I dhe Qeveria Britanike e ajo greke. Po, ashtu Kryeministri yne Koco Kota eshte ne Athine dhe ka thene qe te qendroni te qete, e te organizoheni "qe kur te merrni urdherat e veprimit, vellazerisht me ushtrine aleate greke te veproni kunder fashizmit, meqe eshte armik i perbashket".

Kunder ketyre propagandave e aneksimeve e barbarizmave greke ne tokat shqiptare, si edhe te ekzekutimeve te oficereve tane, qe luftuan krah per krah me greket kunder ushtrise italiane keto veprime jane te padurueshme. Por, eshte e mira, qe edhe Qeveria Shqiptare t'i jape nje note Qeverise greke. Duke ia vene me fakte te gjithe sa sillen ne tokat shqiptare. Ushtaret greke po e pezmatojne mbare popullin shqiptar. Dhe, sic e dini, se propaganda armike kete e merr si nje arme fituese, per t'i perhapur edhe me teper se jane dhe te merren masa. Natyrisht, duke i vene ne dijeni ashpersimin e popullit kundrejt ketyre veprimeve. Dhe, kuptohet se ne rast se nuk heq dore ushtria greke nga keto keqsjellje ne popullin shqiptar, atehere mund te ngjasin edhe sende te papelqyeshme dhe te padeshirueshme. Gjera qe ne nuk i kemi deshiruar e deshirojme me ushtrine vella grek. Pavaresisht se duam qe te lidhemi ngushte dhe te luftojme armikun e perbashket sinqerisht e aleate.

Keto te gjitha, ne hollesi, ja parashtruan Mbretit Zog I ne Londer. Po ashtu edhe nje kopje e vendimit te Qeverise Mbreterore Shqiptare ne mergim Stamboll, ju dergua menjehere Kryeministrit Shqiptar Koco Kotes ne Athine per Qeverine Greke.

Dhe, presim udhezime telegrafisht nga Madheria e Tij Mbreti Zog I ne Londer qe te nisim sa me shpejt lajmetaret per Shqiperi me udhezimet, qe t'i qetesojme nervat e mbare popullit kunder barbarizmave te ushtrise greke. Qe, mos te behet asnje send me i vogel kunder ushtrise mike e aleate greke e mos te genjehen se keto jane me teper propagandat e armikut fashist. I njejti raport, iu paraqit qeverise Turke dhe Ministri yne Asaf Xhaxhuli shkoi me te shpejte ne Ankara. Aty u pranua menjehere nga Presidenti i Republikes Excellenca e tij Ismet Inonue, ku ja parashtroi te gjitha ngjarjet e shkaktuara ne viset e okupuara prej grekeve ne tokat shqiptare. Ata, me kete rast, kane shtypur edhe disa pulla me pamjen e Korces e Gjirokastres, duke deklaruar se keto jane greke. Ata nuk e kane marre parasysh gjithashtu pezmatimin e zemerimin e popullit shqiptar kunder ushtrise greke. Natyrisht kjo ndihmohet edhe nga italianet.

Presidenti Inonue, me anen e Ambasades Turke ne Londer Tufik Rushdiut, ja ka referuar tekstualisht Mbretit ne Londer e u tha: Duhet te porositni te gjithe njerezit tuaj e popullin mbare, qe ne asnje menyre mos te behet ndonje veprim kunder ushtrise greke; se mos harroni qe ky akt eshte ne pozite shume te keqe. Duke humbur cdo te drejte prane aleateve kur vihet ne veprim Qeveria Kukull, ajo qe fashizmi e ka vene ne Shqiperi. E me cdo menyre ndaloni nje gje te keqe kunder grekeve.

***

Stamboll 1 janar 1941

Mbreti Zog I, telegram urgjent kolonel Husein Selmanit, si pergjigje e raportit, ku e keshillon keshtu ne kete kohe:

"Kam marre raportin bashke me kopjen e notes. Me erdhi shume keq mbi veprimet jo miqesore. Por, ju lipset me shpejtesi te dergoni lajmetaret brenda stop. Mos te tronditen aspak per ngjarjet e ndodhura, se keto do te rregullohen stop. Te rrijne te gatshem qe kur te marrin udhezimet te hyjne menjehere ne veprim stop. Asnje veprim kunder ushtrise greke mos te behet, se nje veprim keshtu do na pengoje gjitha marreveshjet, qe jam duke zhvilluar me Qeverine Britanike dhe me ate greke stop. Nota mos te jepet deri sa do te merrni udhezimet prej ketu stop. Gjithe forcat brenda e jashte Atdheut te rrini te gatshem e morali yne eshte i larte, te presin urdherin stop. Sot per sot te rrijne krejt te qete e asnje veprim te mos behet as kunder grekeve dhe as kunder invadorit. Po te presin kohen qe po afrohet stop.

Ric Hotel London - 1 Janar 1941 ZOG I

 

Kolonel Husein Selmani, menjehere urgjent ju dergoi kopjen e telegramit te Mbretit Zog si edhe udhezimet e tjera te gjithe grupet ne Jugosllavi. Qellimi ishte qe menjehere te dergojne lajmetaret bashke me keto udhezime brenda ne Shqiperi.

"Ku tė marrin kontakte me tė gjithė elementin tonė, - thotė per kete dite adjutanti- duke ua dorezuar kėto udhezime, si edhe te marrin pergjigjet qe ata do ju japin.Vecanerisht, lajme te tjera te reja, si mbi frontin italo-grek gjithashtu mbi qendrat tona te pergatitura dhe komunikacionet e vendit kane ardhur. Gjithashtu vepron si propaganda armike si edhe ajo greke brenda ne popull. Natyrisht, keto u derguan me anen e sherbimit turk per ne Ambasaden Turke ne Beograd. Ne kete menyre keshilluam edhe keto te Jugosllavise qe mos te kene asnje dyshim mbi sa flitet se: Greket do te aneksojne Korcen e Gjirokastren. Sepse keto me teper jane propagandat armike qe te armiqesohemi me greket. Po, ne me greket do te arrijme nje marreveshje te sinqerte me te drejta te barabarta, se ketu eshte Britania e Madhe qe lufton, si per greket ashtu per ne shqiptaret. Dhe, Shqiperia do te clirohet nga fashizmi.

Tani, forcat ne Jugosllavi kane arritur 542 oficere dhe 1765-n oficere e ushtare. Po ashtu jane 454 civile. Gjithsej kapen me se 2757(?). Per dite shtohen njerezit, qe dalin nga Shqiperia megjithese i kemi urdheruar qe mos te dalin jashte vendit, se atje duhen ne kohen e volitshme.

Por, te gjithe Qendrat ne Jugosllavi mbahen moralisht fare mire si dhe jane shume aktive ne veprimet saqe nuk i tund asgje. Ne vuajtjet e tmerrshme, qe u pesuan, per asnje minute nuk eshte lane mbrapa sherbimi programor, qe kishin persiper, po ata e kryejne me kryelartesi", e mbyll per kete dite adjutanti.

 

Shenim: Kėto kujtime botohen sipas variantit tė botuar nė "Korrieri"

 

Gjeneral Ēeku: Nuk mund tė detyrojmė askėnd qė tė inkuadrohet nė TMK

Marre nga Zeri i Amerikes

Zėri i Amerikės: Zoti Ēeku kjo ėshtė vizita juaj e parė kėtu nė Shtetet e Bashkuara. Nė se mund tė na flisni fillimisht pėr qėllimin e kėsaj vizite dhe pėr takimet qė keni patur deri tani?

Gjeneral Ēeku: Unė jam i ftuar nga komandanti i Akademisė Ushtarake Citadel nė Karolinėn e Jugut pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė e diplomimit tė Gjeneratės 2005 nė kuadėr tė sė cilės kanė qenė edhe dy kadetė nga Kosova. Mandej kam patur takime tė shumta me zyrtarėt amerikanė, fillimisht me Departamentin e Mbrojtjes, Pentagon, pastaj nė Departamentin e Shtetit, kam patur takime nė Departamentin pėr Mbrojtjen e Atdheut, si dhe takime me shumė kongresmenė nė Kapitol Hill. Gjithashtu kam patur takime me komunitetin shqiptar. Kam patur dhe do tė kem takime me disa miq tė vjetėr si ambasador Richard Hollbruk, ambasadori William Walker, ambasador Djakovic, Janush Bugajski e tė tjerė.

Zėri i Amerikės: Dhe ēfarė ėshtė diskutuar nė takime?

Gjeneral Ēeku: Nė kėto takime i kamė njohur ata me arritjet e TMK-sė nė plotėsimin e standardeve, me planet tona afatshkurtra dhe me vizionin pėr tė ardhmen.

Zėri i Amerikės: Ndoshta pika mė delikate ne standartin e caktuar per agjencine qe ju drejtoni eshte pėrfshirja e pakicave. Ju keni arritur tė kapni shifrėn 5 pėrqind nga 10 pėrqindshi i kėrkuar pėr pjesmarrjen e pakicave. A jeni i shqetėsuar se jeni ende prapa nė realizimin e kėtij standardi?

Gjeneral Ēeku: Jo nuk jam aspak i shqetėsuar, pėrkundrazi jemi tė kėnaqur me arritjen nė plotėsimin e standardeve dhe ky ėshtė vlerėsim edhe i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė qė TMK-ja pothuajse e ka arritur standardin qė i ėshtė ngarkuar. Ėshtė shqetėsim vetėm njė pikė, siē e thatė ju: pjesmarrja e komunitetit serb nė TMK. Ne kemi arritur njė shifėr deri nė 5 pėrqind, ēka nuk mjafton sepse duhet tė jetė sė paku 10 pėrqind. Por gjithashtu ne kemi njė listė tė gjatė tė projekteve dhe pėrpjekjeve tė TMK-sė nė promovimin e multietnicitetit nė TMK por edhe nė Kosovė nė pėrgjithėsi. Kėshtuqė ne jemi duke bėrė pėrpjekje tė shumta por s'mund ta detyrojmė askėnd qė tė inkuadrohet nė TMK.

Zėri i Amerikės: Pėr serbėt ėshtė e vėshtirė qė tė marrin pjesė nė njė agjenci tė tillė qė pėrbėhet nga ish pjestarė tė UCK-sė dhe kėsaj i duhet shtuar edhe presioni i Beogradit. Si pėrpiqeni ju tė bindni serbėt se edhe ata duhet tė marrin pjesė. Psikologjikisht, ēfarė kushtesh u ofroni atyre?

Gjeneral Ēeku: Kushtet qė u ofrojmė atyre janė tė qarta dhe tė precizuara, pra kushte tė njėjta qė duhet tė plotėsojė ēdo kandidat. Por ne jemi tė gatshėm tė bėjmė njė diskriminim pozitiv ndaj pakicės serbe duke i kuptuar vėshtirėsitė e tyre, duke kuptuar qendrimin politik negativ tė udhėheqėsve tė tyre ndaj TMK-sė, ata vėrtet hasin nė vėshtirėsi, por ne u garantojmė atė qė shoqėria kosovare i garanton pakicės serbe qė tė tė kenė tė gjitha tė drejtat e tyre: qė nga e hėna ka filluar njė kurs fillestar pėr pjestarė tė pakicės serbe nė gjuhėn e tyre nė Akademinė tonė tė Mbrojtjes, pėrfshirė pėrdorimin e literaturės nė gjuhėn e tyre. Ne shumė shpejt do ta ndėrtojmė edhe zyrėn pėr komunitet qė edhe tė kujdeset pėr mirėqenien e tyre nė TMK por edhe zyrėn e pėrkthyesve qė sipas nevojės tė kenė pėrkthyesit e duhur nė gjuhėn e tyre.

Zėri i Amerikės: Politikisht, a ėshtė TMK-ja njė agjenci e pavarur?

Gjeneral Ēeku: Absolutisht po. TMK-ja ėshtė institucion i tė gjithėve dhe pėr tė gjithė. Ajo ėshtė njė kompetencė e rezervuar e UNMIK-ut por kemi marrėdhėnie tė mira dhe tė qendrueshme me tė gjitha institucionet nė Kosovė dhe tė gjitha partitė e Kosovės dhe nuk jemi tė varur apo tė afėrt me asnjė parti. Me tė gjitha jemi njėsoj.

Zėri i Amerikės: Zyrtarisht TMK-ja ėshtė njė agjenci civile e ngarkuar t'u pėrgjigjet situatave emergjente dhe nevojave tė rindėrtimit. A prisni ju te ndryshojė roli i kėsaj agjencie nė tė ardhmen pėr t'ju pėrshtatur mė shumė pėrbėrjes sė saj ushtarake?

Gjeneral Ēeku: Tė gjitha institucionet nė Kosovė e kanė njė status tė pėrkohshėm. Edhe TMK-ja ka qenė njė kompromis mes faktorit kosovar dhe ndėrkombėtarėve qė tė luajė rolin e vet nė procesin politik dhe ne jemi nė proces jo qė presim tė ndryshojė por qė ne jemi duke punuar qė statusi i TMK-sė tė ndryshojė pėr tė marrė atė formėn dhe pamjes e asaj ēka synojmė.

Zėri i Amerikės: E njė ushtrie tė ardhshme pėr Kosovėn?

Gjeneral Ēeku: Absolutisht po. Pa asnjė dyshim.

Zėri i Amerikės: A keni patur ndonjė konflikt me UNMIK-un nė kėtė drejtim.

Gjeneral Ēeku: Nuk kemi patur ndonjė konflikt. Konflikti ka qenė sepse ne dėshirojmė tė shkojmė ndoshta mė shpejt kurse UNMIK-u dėshiron njė proces gradual qė tė mos shkojė mė shpejt se sa procesi prolitik qė ėshtė duke u zhvilluar. Por pothuajse ēdokush e kupton se statusi i tanishėm edhe i Kosovės por edhe i TMK-sė tani ėshtė i paqendrueshėm dhe shumė shpejt pritet njė status i ri. Kjo ka qenė edhe ndėr temat kryesore tė bisedave tė mija kėtu nė Uashington

 

Europa nje vit pas zgjerimit

 

Ēmimet e naftės mbizotėrojnė nė arenėn ekonomike dhe politike

 

Ēmimet e larta tė naftės dhe pėrpjekjet pėr trajtimin e kėtij problemi ishin edhe kėtė javė nė qendėr tė vėmendjes, jo vetėm tė tregjeve botėrore, por edhe tė zhvillimeve politike. Presidenti Bush u takua me princin saudit tė Kurorės pėr tė biseduar pikėrisht pėr masa qė do tė detyronin qetėsimin e tregjeve tė naftės. Nga rajoni i Ballkanit, dy kompani kalojnė fazėn e parė tė tenderit tė Ferronikelit nė Kosovė.

Zemėrimi i publikut amerikan nė lidhje me ēmimet e larta tė benzinės mund tė ketė luajtur rol nė vendimin e Presidentit Bush pėr t'u konsultuar me princin saudit tė fronit, Abdullah. Arabia Saudite - prodhuesi mė i madh i naftės nė botė - u angazhua tė rriste kapacitetin prodhues nė vitet e ardhshme, qė do tė ndikonte pozitivisht nė uljen e ēmimeve. Zoti Bush trajtoi probleme tė energjisė nė njė fjalim dhe nė njė konferencė shtypi. Ēmimet e naftės ranė pasi qeveria njoftoi pėr rritjen e ofertės sė naftės nė Shtetet e Bashkuara duke zbutur shqetėsimet nė tregje.

Ēmimet e larta tė karburantit nė aviacion ndikuan nė konkurrencėn e fortė ndėrmjet Kompanisė amerikane Boeing dhe Airbusit evropian. Boeing thotė se avioni i tij i tipit 787 do tė jetė tepėr ekonomik pėrsa i pėrket shpenzimit tė karburantit dhe zyrtarė tė kompanisė Air Canada thanė se ky ishte njė faktor qė ndikoi nė porosinė prej 6,1 miliardė dollarėve pėr 32 avionė. Air India, nga ana e saj, ka porositur 50 avionė dhe gjysma e aeroplanėve tė pėrfshirė nė marrėveshjen prej 6,9 miliardėsh janė tė tipit ekonomik tė Boeing-ut. Por Airbus tėrhoqi gjithashtu vėmendjen me provėn e supergjigandit A-380 me kapacitet deri nė 800 pasagjerė.

Ballkan

Njė nga komponentėt mė me rėndėsi tė ekonomisė kosovare, Ferronikeli nė Drenas, e kaloi fazėn e parė tė tenderit pėr privatizim. Pas hapjes sė ofertave, kualifikohen dy kompani pėr fazėn e mėtejme, ndėrkohė qė dy tė tjera janė tėrhequr. Shuma mė e madhe e ofruar mėsohet tė jetė 27,5 milionė euro, kurse nė vend tė dytė radhitet njė kompani qė ka ofruar 22.5 milionė euro. Tė dy kėto kompani kanė ofruar nga 20 milionė euro investime dhe 1 000 vende pune. Sipas procedurave tė pėrcaktuara nga Agjencia Kosovare e Mirėbesimit, kompania qė do tė mund tė blejė Ferronikelin, pėrcaktohet pėrmes njė faze tjetėr, gjatė sė cilės konkurrentėt mund t'i ndryshojnė ofertat e tyre. Nėse bordi drejtues i Agjencisė sė Mirėbesimit vlerėson se ēmimi pėrfundimtar ėshtė i ulėt, ka tė drejtė ta pėrsėrisė tenderin.

 

BE-Rusi, shpesh tė tensionuara

Udhėheqėsit e Bashkimit Evropian dhe Rusisė takohen tė martėn pėr tė inkurajuar forcimin e marrėdhėnieve pas zgjerimit historik tė Bashkimit Evropian vitin e kaluar me disa vende ish-komuniste. Ky samit zhvillohet njė ditė pas ceremonive pėrkujtimore pėr 60-vjetorin e pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė Evropė. Nė tė pritet tė nėnshkruhen disa marrėveshje nė fusha si tregti, investime, transport dhe shkėmbime shkencore. Megjithatė mes Bashkimit Evropian dhe Rusisė ka disa mosmarrėveshje pėr tė drejtat e njeriut, pėr ndėrhyrjen e Rusisė nė republikat e tjera ish-sovjetike dhe ēėshtjen e ripranimit tė emigrantėve tė paligjshėm. Samitet mes Bashkimit Evropian dhe Rusisė organizohen rregullisht dhe shpesh janė tė tensionuara. Vitet e fundit kėto takime janė dominuar nga ēėshtja e Ēeēenisė, zgjerimi i Bashkimit Evropian drejt lindjes si dhe mbėshtetja e perėndimit pėr ndryshimet demokratike nė Ukrainė. Nė samitin e radhės qė do tė zhvillohet nė Moskė, Rusia pritet tė vihet pėrballė kėrkesave pėr tė kėrkuar ndjesė pėr aneksimin e tri republikave baltike pas luftės. Tashmė kėto tri republika, Letonia, Lituania dhe Estonia janė anėtare tė Bashkimit Evropian qė prej vitit tė kaluar. Zėvendėspresidenti i Komisionit Evropian, Gunter Verhojgen, i cili udhėhoqi pėrgatitjet pėr valėn e fundit tė zgjerimit, tha se Rusia duhet ta pranonte faktin se i kishte pushtuar kėto republika nė mėnyrė qė tė kishte marrėdhėnie tė fqinjėsisė sė mirė me to. Megjithatė kjo pikėpamje nuk pėrkrahet nga anėtarė tė tjerė tė Komisionit Evropian. "Pėr ne nė pėrgjithėsi mė e rėndėsishme ėshtė e ardhmja sesa e kaluara. Nė samitin qė do tė zhvillohet nė Rusi ne do tė pėrqėndrohemi nė ēėshtjet mė tė rėndėsishme tė Bashkimit Evropian dhe Rusisė nė planin afatmesėm, pra nė disa vitet e ardhshme. Kjo nuk do tė thotė se ne hedhim poshtė ato qė janė thėnė nga tė tjerėt, por fokusi kryesor i Komisioneres pėr marrėdhėniet e jashtme, Benita Ferrero Valdner ėshtė qė tė shohė pėrpara nė mėnyrė qė tė jemi sa mė konkretė dhe tė efektshėm," tha zėdhėnėsja Emma Udwin. Rezultati konkret i kėtij takimi do tė jetė nėnshkrimi i disa marrėveshjeve nė katėr fusha, apo siē janė cilėsuar ndryshe zona tė pėrbashkėta, ekonomia, drejtėsia dhe ēėshtjet e brendshme, siguria e jashtme dhe arsimi, kultura dhe puna kėrkimore. Bashkimi Evropian ėshtė partneri mė i madh tregtar i Rusisė, ndėrkohė qė Rusia mbulon njė tė tretėn e kėrkesės nė Evropė pėr naftė dhe gaz. Synimi i kėtyre marrėveshjeve ėshtė qė tė pėrmirėsohet edhe klima e investimeve. Bashkimi Evropian po pėrkrah gjithashtu anėtarėsimin e Rusisė nė Organizatėsn Botėrore tė Tregtisė. Por Brukseli shpreson se autoritetet ruse do tė fillojnė tė ulin gradualisht taksat e larta qė iu vėnė kompanive ajrore evropiane pėr tė fluturuar mbi hapėsirėn e Siberisė, qė kapin njė vlerė prej 300 milionė eurosh nė vit. Njė pjesė e mirė e kėtyre fondeve mendohet se pėrdoren pėr tė subvencionuar kompaninė rusė tė fluturimeve, Aeroflot. Njė tjetėr ēėshtje delikate ka tė bėjė me konfliktet nė disa ish-republika sovjetike, qė tani shtrihen mes Rusisė dhe Bashkimit Evropian tė zgjeruar. Pas negociatash tė gjata, kėto marrėveshje do t'i referohen kėsaj zone me gjuhėn diplomatike 'rajone pranė kufirit tė Bashkimit Evropian dhe Rusisė'. Kėtu pėrfshihen Moldavia dhe Gjeorgjia, tė cilat kanė kėrkuar lidhje mė tė forta me Bashkimin Evropian, dhe po pėrpiqen ta bindin Moskėn qė tė mbajė premtimin pėr largimin e armėve dhe trupave qė kanė mbetur nė kėto republika. Pengesa kryesore nė marrėdhėniet e tanishme ėshtė marrėveshja e ripranimit tė emigrantėve sipas sė cilės Rusia duhet tė pranojė tė gjithė emigrantėt e paligjshėm qė kanė pėrdorur territorin e saj pėr tė shkuar nė vendet e Bashkimit Evropian. Kjo marrėveshje u arrit nė vitin 2002, nė kuadrin e diskutimit tė njė marrėveshje mė tė plotė pėr statusin e enklavės ruse tė Kaliningadit. Mirėpo mė vonė Moska e bllokoi zbatimin e saj, nė njė pėrpjekje pėr ta bindur Bashkimin Evropian pėr tė lehtėsuar regjimin e vizave. Zyrtarė tė Bashkimit Evropian thonė se udhėtimi i rusėve pa vizė mund tė ndodhė vetėm nė njė tė ardhme afatgjatė, dhe vetėm nėse Rusia nėnshkruan dy marrėveshje tė vonuara kufitare me Estoninė dhe Letoninė. Tani pėr tani, Brukseli ka lehtėsuar procedurėn e vizave pėr biznesmenėt dhe diplomatėt, me kusht qė Rusia ta nėnshkruajė marrėveshjen e ripranimit. Megjithatė pozicioni i Bashkimit Evropian pėr kėtė ēėshtje ėshtė komprometuar nga fakti se dy prej anėtarėve tė tij mė tė mėdhenj, Gjermania dhe Italia kanė nėnshkruar marrėveshje dypalėshe me Rusinė pėr lehtėsimin e dhėnies sė vizave. Kjo ėshtė njė shenjė e mosmarrėveshjeve brenda Bashkimit Evropian pėr qėndrimin qė duhet tė mbahet ndaj Rusisė. Vendet mė tė afėrta me Rusinė, Gjermania, Franca dhe Italia, theksojnė rėndėsinė e marrėdhėnieve tė mira me Moskėn dhe duken mė tė gatshme pėr tė anashkaluar kritikat pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut nė Rusi. Nga ana tjetėr, Polonia, republikat baltike dhe shumica e anėtarėve tė rinj tė cilėt kaluan 50 vjet nė sundimit sovjetik kėrkojnė qė Bashkimi Evropian tė mbajė njė qėndrim mė tė vendosur ndaj Rusisė.

 

   

ARCHIVES N°16

ARCHIVES N°15

ARCHIVES N°14

  ARCHIVES N°13

      ARCHIVES N°12   

  ARCHIVES N°11

ARCHIVES N°10

ARCHIVES N°9

ARCHIVES N°7 et 8

ARCHIVES N°6

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie