ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
 versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"

Kryeredaktor : Astrit Kola
Webmaster : Ibrahim Koka &Neritan Kolgjini
levizja_legalitetit@yahoo.com

___________________________

14 Mai 2006
___________________________

Pėrmbushja e kėrkesave tė Rezolutės 1481 tė KE, detyrim i politikės dhe shoqėrisė shqiptare

PLL: Tė dėnohen krimet dhe kriminelėt e komunizmit

Dėnimi i krimeve tė komunizmit nė Shqipėri, ėshtė dhe mbetet kusht sine qua non pėr motivimin e ekzistencės sė sistemit demokratik dhe demokracisė sė vėrtetė, pėr tė cilėn Pėrndjekja antikomuniste shqiptare ka meritėn e padiskutueshme, tė mbrujtur me ideale, gjak dhe jetė tė martirizuara 


Editorial

Dėnimi i krimeve tė komunizmit, domosdoshmėri

Nga Ekrem Spahiu


(Fjala e z.Ekrem Spahiu, kryetar i PLL, nė Konventėn e Parė Kombėtare tė Shoqatės Mbarėkombėtare tė Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė)

PLL e konsideron nder pjesėmarrjen dhe pėrshėndetjen nė adresė tė Shoqatės Mbarėkombėtare tė Integrimit tė tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, pėr organizimin e Konventės sė Parė Kombėtare, si aktivitet kaq i nevojshėm dhe i demosdoshėm pėr mbarė shqiptarėt, por nė veēanti pėr atė shtresė, e cila u burgos, u pėrndoq, u persekutua dhe u masakrua, pėr tė mbrojtur idealet e lirisė dhe demokracisė. 
Me kėtė rast, shpreh bindjen se kjo konventė do t'i kontribuojė dekomunistizimit tė mbarė shoqėrisė dhe veēanėrisht atij tė klasės sonė politike.
Legalistėt kanė qėnė dhe mbeten gjithnjė tė interesuar dhe nė mbėshtetje tė ēdo nisme politike qė i shėrben kėtij objektivi madhor, pėr t'i dėnuar realisht dhe jo thjesht verbalisht krimet e komunizmit, si dhe pėr tė hapur njė faqe tė re nė historinė dhe ardhmėrinė tonė.
Kėshilli i Europės, nėpėrmjet Asamblesė parlamentare, pėrballė realitetit aspak demokratik e njerėzor nė vendet ish komuniste, mė datėn 25 janar 2006 miratoi Rezolutėn 1481, titulluar "Mbi nevojėn pėr dėnimin ndėrkombėtar tė krimeve tė regjimeve totalitare komuniste".
Nė pikėn nr. 2 tė Rezolutės sė Parlamentit Europian thuhet me tė drejtė se: "Regjimet totalitare komuniste qė sunduan nė Europėn Lindore dhe Qendrore gjatė shekullit tė kaluar, dhe qė janė ende nė fuqi nė vende tė ndryshme tė botės, janė karakterizuar nga dhunimi masiv i tė drejtave njerėzore. Dhunimet kanė pėrfshirė vrasje individėsh dhe kolektive, vdekje nė kampe pėrqendrimi, vdekje nga uria, internime, tortura, punė skllavėruese dhe forma tė tjera tė terrorit fizik masiv, dhunime tė lirisė sė ndėrgjegjes, tė mendimit, tė shprehjes, tė lirisė sė shtypit, etj., dhe tė gjitha kėto krime janė justifikuar nė emėr tė teorisė sė luftės sė klasave dhe parimeve tė diktaturės sė proletariatit". 
Kur mendon se me kėtė ashpėrsi ėshtė shprehur Parlamenti Europian, i cili nė shumicėn e tij pėrbėhet nga deputetė tė vendeve qė nuk e kanė pėrjetuar komunizmin dhe diktaturėn si ideologji dhe praktikė shtetėrore, e kupton se pėrmasat e krimeve tė komunizmit dhe mosdėnimi i tyre, kanė tmerruar dhe tmerrojnė ende institucionet dhe shoqėritė demokratike. Fatkeqėsisht edhe sot, ngrehina e komunizmit shqiptar ende nuk ėshtė shembur dhe shkulur nga themelet.
Jo mė kot, nė pikėn nr. 5 tė Rezolutės, theksohet se "Rėnia e regjimeve totalitare komuniste nė Europė, nuk ėshtė pasuar prej hetimesh ndėrkombėtare tė krimeve tė kryera prej tyre. Pėr mė tepėr, autorėt e atyre krimeve nuk janė nxjerrė para gjykatės nga komuniteti ndėrkombėtar, siē u bė nė rastin e krimeve tė llahtarshme tė kryera prej Nazizmit. Madje vetėdija publike pėr krimet e kryera nga regjimet totalitare komuniste, ėshtė mjaft e dobėt". 
Por a mund tė ketė dėnim tė krimeve tė komunizmit, sa kohė qė nė nivelet mė tė larta tė pushtetit gjyqėsor nė Shqipėri, janė emėruar dhe drejtojnė prokurorėt dhe gjykatėsit qė deri nė ditėt e fundit tė pushtetit komunist, kanė dėnuar dhe ekzekutuar me vdekje, me akuza qesharake dhe me urdhėra politikė, kundėrshtarėt e pėrndjekur tė diktaturės?
E si mund tė dėnohet komunizmi dhe krimet e tij, sa kohė qė, me ligj tė miratuar nga maxhoranca e majtė trashėgimtare e partisė dhe pushtetit tė komunizmit, nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe nė organet e tjera mė tė larta tė pushtetit gjyqėsor, kushtėzohej zgjedhja dhe emėrimi me ligj vetėm i atyre juristėve qė kishin mbi 15 vjet pėrvojė pune? Pra u sigurohej me ligj emėrimi dhe drejtimi, atyre qė dikur kanė qenė hetues-xhelatė nėpėr qelitė, prokurorė dhe gjyqtarė qė kanė burgosur dhe ekzekutuar nė emėr tė ligjeve komuniste, viktimat e pafajshme tė diktaturės dhe kundėrshtarėt politikė!!! 
Jo pa arsye, nė pikėn nr. 13, Rezoluta u bėn thirrje tė gjitha partive komuniste dhe post-komuniste nė vendet e tyre, (parti qė deri mė sot nuk i kanė dėnuar krimet e komunizmit), tė rivlerėsojnė historinė e diktaturės komuniste dhe vetė tė shkuarėn e tyre, duke u distancuar qartė prej krimeve tė kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe t'i dėnojnė ato pa asnjė mėdyshje".
PLL, si parti qė nuk ėshtė parti postkomuniste, por partia mė e vjetėr shqiptare, e ka kryer prej kohėsh dhe vazhdon ta kryejė detyrimin moral dhe atdhetar tė dėnimit tė komunizmit, tė cilin e ka luftuar dhe e lufton pa mėdyshje dhe kompromis, qoftė nė planin ideor dhe ideologjik, si ideologji antishqiptare dhe antinjerėzore, por edhe si praktikė shtetėrore antikombėtare.
Nė kėtė kėndvėshtrim, zėri i Legalitetit ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė i prerė, i fortė dhe i qartė nė mbrojtje tė shtresės sė tė Pėrndjekurve politikė antikomunistė, qė sakrifikoi gjithēka pėr Atdheun dhe demokracinė.
Ne nuk e bėjmė kėtė pėr demagogji, por e bėjmė sepse pjesa dėrrmuese e anėtarėsisė sė Legalitetit: 
- vijnė nga shtresa e tė Pėrndjekurve dhe janė kontribues pėr zgjidhjen e tė drejtave tė saj 
- e kemi kėtė si detyrim prioritar programor, ngaqė pika 7 e programit tė PLL, nė mėnyrė taksative shprehet: "Do tė luftojmė qė ish tė Burgosurit dhe tė Pėrndjekurit politikė, luftėtarė tė demokracisė sė vėrtetė, tė rikthehen nė jetėn qytetare duke i ndihmuar me pėrparėsi pėr shkollimin, punėsimin, strehimin dhe shpėrblimin material pėr tė gjithė kohėn e dėnimeve qė kanė vuajtur".
PLL, edhe nė legjislaturėn e kalur tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ka insistuar me tė gjitha mjetet pėr materializimin e kėsaj pike tė programit tė saj. 
Ne kemi qenė dhe jemi tė bindur se dėnimi i krimeve tė komunizmit nė Shqipėri, duhej tė kryhej paralelisht me rehabilitimin e viktimave dhe sidomos kundėrshtarėve ideologjikė e tė kultivuar tė tij, nacionalistėve, qė pėrveē kundėrshtimit tė vendosur pėr instalimin e diktaturės komuniste, realizuan njėkohėsisht edhe detyrėn e shenjtė ndaj atdheut dhe kombit. Prandaj, nėpėrmjet njė projekt-ligji, ne kėrkuam qė nacionalistėt tė cilėt dhanė jetėn pėr atdheun, tė fitojnė Statusin e Dėshmorit tė Atdheut. 
Nėpėrmjet kėtij projekt-ligji, ne synonim tė vendosnim drejtėsinė e munguar dhe tė mohuar pėr arsye politike, duke vendosur kėshtu ekuilibret e nevojshėm politikė dhe historikė, por fatkeqėsisht, maxhoranca socialiste e asaj kohe, trashėgimtare e partisė komuniste, me shumicė kartonash e hodhi poshtė draftin tonė.
Sikurse ėshtė bėrė e ditur, kėto ditė ministri grek i Mbrojtjes, anulloi pėr tė dytėn herė vizitėn nė Shqipėri, ngaqė qeveria greke i ka vėnė kusht qeverisė shqiptare sigurimin e truallit nė tokėn shqiptare pėr ndėrtimin e varrezės pėr ushtarėt grekė tė vrarė nė luftėn italo-greke zhvilluar nė tokėn tonė!!!
Po ne, a nuk kemi tė drejtė tė kėrkojmė varr dhe nderim pėr nacionalistėt tanė, rėnė nė tokėn tonė, pėr atdheun dhe kombin tonė?
PLL nė mėnyrė tė vazhdueshme ka kėrkuar dėmshpėrblimin e ish tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve politikė nė respektim tė tė gjithė tė drejtave ndėrkombėtare, kushtetutės aktuale dhe Kodit Penal.
Por megjithėse kanė kaluar 16 vjet, kjo shtresė akoma nuk ka marrė atė qė i takon.
Dua tė kujtoj se vjet, qeveria e Austrisė e kancelarit Shusel, u kėrkoi tė gjithė tė internuarve nė kampet naziste tė pėrqendrimit nė Austri, pas 60 vjetėsh, qė tė paraqesin dokumentacionin pėr tė pėrfituar dėmshpėrblimin e punės sė detyruar e tė papaguar.
Pėrpjekjeve dhe sakrificave tuaja pėr demokraci, gjatė Luftės Dytė Botėrore dhe diktaturės, pas vitit 1990 iu bashkuan edhe thirrjet e shumicės sė shqiptarėve qė: ta bėjmė Shqipėrinė si gjithė Europa. Pra tė integrohemi nė Familjen europiane. 
Por a mund tė pretendojė Shqipėria integrimin nė Europė, pa u integruar kjo pjesė e martirizuar brenda vetė shoqėrisė shqiptare?!
Realitetet politike dhe shoqėrore, pothuajse nė tė gjitha vendet ish komuniste tė Europės Lindore dhe Qendrore janė zhgėnjyese, por nė veēanti nė Shqipėri janė tė dhimbshme.
Rezoluta dhe konventa juaj nė mbėshtetje tė saj, janė njė thirrje dhe detyrim pėr tė bėrė drejtėsi tė vėrtetė pėr tė gjitha ato krime qė ende sot kanė mbetur pa ndėshkim, me qėllim qė tė ēmontohet trashėgimia e regjimeve komuniste dhe xhelatėt tė dalin para njė drejtėsie qė ua siguron tė gjitha mundėsitė pėr mbrojtje dhe vetėmbrojtje ligjore. 
Por a mund tė pretendojė Shqipėria tė integrohet nė strukturat euro-atlantike:
- pa u dėnuar diktatura dhe krimet e komunizmit nė Shqipėri
- pa u respektuar vota e lirė si gur themeli i demokracisė pėr tė cilėn tė Pėrndjekurit dhe tė burgosurit politikė sakrifikuan aq shumė
- pa u respektuar e drejtė universale dhe standardet demokratike ndaj pronarėve legjitimė 
- pa u kthyer tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve politikė, dėmshpėrblimin pėr punėn e detyruar dhe tė papaguar nėpėr kampet dhe burgjet e komunizmit.
Ne shpresojmė se pas rikthimit nė pushtet tė PD dhe partive tė tjera tė koalicionit qeverisės, janė krijuar kushtet optimale pėr dėnimin real tė krimeve tė komunizimit dhe zgjidhjen e tė gjitha problematikės politike, ekonomike dhe sociale qė pasoi nga sundimi i diktaturės.
Besimi ynė pėr realizimin e kėtij objektivi madhor, buron nga fakti se dėnimi i krimeve tė komunizmit nė Shqipėri, ėshtė dhe mbetet kusht sine qua non pėr motivimin e ekzistencės sė sistemit demokratik dhe demokracisė sė vėrtetė, pėr tė cilėn Pėrndjekja antikomuniste shqiptare ka meritėn e madhe e tė padiskutueshme. 

Koment

Bizantinizmi dhe skemat serbo-greke

Nga Murat Basha

Pas pėrfitimit tė lėshimit nė Himarė, ku i liēencua shkolla e paligshme, Greqia, e pangopur nė absurdin e kushtėzimit tė marrėdhėnieve reciproke, bėri gafėn e radhės: pas refuzimit tė presidentit Papulias pėr tė marrė pjesė nė samitin e presidentėve tė rajonit, zhvilluar nė Durrės dy javė mė parė, ishte pikėrisht ministri grek i Mbrojtjes ai qė refuzoi, e qė mė pas anulloi vizitėn e planifikuar nė Shqipėri, me pretekstin e mosmiratimit nė kohė nga qeveria shqiptare, tė truallit tė varrezės sė ushtarėve grekė, tė vrarė brenda territorit tė Shqipėrisė londineze, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
Ky veprim i ministrit grek ėshtė njė shantazh i ulėt dhe fyes pėr njė vend me tė cilin pretendohet tė ndėrtohen marrėdhėniet e fqinjėsisė sė mirė. Ai ėshtė dhe mbetet marrėzia e radhės nė vazhdėn e presioneve dhe shantazheve tė ulta, dhe tė oshilacioneve pa sens tė kurbės sė marrėdhėnieve problematike shqiptaro-greke, produkt i politikave bizantine tė fqinjit ngatėrrestar ballkanik.
Bizantologėt dhe njohėsit e historisė e historiografisė sė qytetėrimeve lindore, kanė rėnė qė tė gjithė nė konkluzionin-emėrues tė pėrbashkėt tė pranimit tė diabolizmit bizantin, tė grackave dhe skemave tė ortodoksisė bizantine pėr tė jetėsuar Perandorinė pasromanike tė Lindjes nėpėrmjet pėrdorimit tė fesė ortodokse si instrument pėr pushtimin ideologjik e mė pas territorial tė popujve e kombeve tė planifikuar si komponentė pėrbėrės. Madje edhe vetė Shizma e Kishės sė krishterė, nuk pati si premisė parimet kanonike, por synimet dhe ėndrrat e prelatėve tė kishės dhe perandorėve tė Kostandinopojės. Mė pas, skemat e disociimit zinxhir tė kishave ortodokse ruse, bullgare, rumune, serbe e greke nėpėrmjet autoqefalisė, pavarėsisht parimeve tė pėrbashkėta kanoniko-doktrinare, nuk ishin asgjė tjetėr pėrveēse instrumentalizim i besimit pėr krijimin e miniperandorive tė secilit komb tė sipėrcituar, nėn sundimin e perandorėve qė shuguroheshin nga kleri ortodoks.
Por mjeti mė i pėrhapur i synimeve grabitqare, nė kushtet konkrete dhe nė perspektivė, ishte pėrdorimi i onomastikės dhe toponimive si argument i vėrtetimit tė sinoreve tė vėrteta tė kėtyre perandorive, nėpėrmjet emėrtimeve qė bėnte kleri kishtar, e qė mė pas regjistroheshin nė libra, jetėsoheshin nė praktikėn, dokumentacionin dhe korrespondencėn administrative dhe pėrfundimisht i pėrcilleshin Patrikanave mėmė, ku arshivoheshin pėr t'u pėrdorur njė ditė tė bukur si dėshmi tė tė "drejtave historike" mbi territore dhe areale tė caktuara.
Kjo ėshtė edhe arsyeja e shpeshmėrisė sė toponimeve sllave dhe greke nė trevat etnike shqiptare, qė zėnė fill qė nė kohėn e ngulmimeve helene tė pas Krishtit e nė vijim, apo qė nė mesjetėn e mesme, gjatė kohės sė invazioneve barbare tė Stefan Nemanjės dhe mbretėrve bullgarė.
Albanologėt e mėdhenj i kanė pėrshkruar kėto dukuri dhe e kanė dėshmuar shkencėrisht autoktoninė shqiptare tė shumė toponimeve ortodokse shqiptare, si dhe tė atyre tė monumenteve tė kultit ortodoks, kryesisht tė manastireve tė pretenduara si "serbe", nė Kosovė, Nish, Vranjė, Kurshumli, Prokuplje, Sanxhak, Metohi, e deri atyre nė afėrsi tė Selanikut, me shtrirje deri nė Artė.
Nėse manastiret e Pejės, Deēanit etj., do tė ishin serbe, shqiptarėt ortodoksė kurrė nuk do tė pranonin tė kryenin ritet nė to, sikundėr kanė bėrė pėr shekuj tė tėrė, qoftė edhe sepse ikonostaset e tyre shėmbėllenin shenjtorė shqiptarė, qė s'kishin asgjė tė pėrbashkėt me Cirilin, Metodin dhe Shėn Savėn e serbėve.
Por ja qė serbėt, pasi zhdukėn shenjtorėt shqiptarė nga afresket dhe muralet e shumta, i zėvendėsuan me shenjtorėt e tyre nėpėrmjet pėrdorimit tė pushteteve tė vojvodėve nė intervale kohore, por harruan tė ndryshonin arkitekturėn tradicionale shqiptare tė kėtyre kishave e manastireve. Por pėrveē dokumentacionit arkivor ėshtė pikėrisht arkitektura ajo qė, sipas studiuesve, dėshmon katėrcipėrisht autoktoninė shqiptare tė kėtyre objekteve tė kultit, qė sot pėrdoren si "gozhdė e Nastradinit" gjatė negociatave pėr Statusin e Kosovės, apo njohjen e sė "drejtės historike" mbi kėto treva, nėpėr tavolinat e kancelerive vendim-marrėse. Dhe kjo sepse objektet e kultit tė ndėrtuara nga shqiptarėt, janė krejt tė ndryshėm dhe nuk ngjasojnė aspak pėr nga kompozicioni dhe elementėt arkitekturorė me objektet e kultit nė trevat sllave, greke dhe kryeqytetet apo qendrat e tyre tė mėdha tė banimit.
Ndėrsa sot, skema ortodokse e sigurimit tė "provave" tė autoktonisė greke nė territoret e pretenduara nga shovinizmi grek, nėpėrmjet Janullatosit synon ndėrtimin e objekteve tė kultit nė tokėn shqiptare, pra nė tė ashtuquajturin "Epir i Veriut", deri nė Shkumbin dhe Elbasan. Nė pėrputhje me strategjinė greke tė Janullatosit pėr nulifikimin e Autoqefalisė sė Kishės Ortodokse shqiptare, tė siguruar me gjak dhe sakrifica nga ministri i Brendshėm, Presidenti dhe mė pas Mbreti Zog dhe klerikėt e mėdhenj atdhetarė si Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kisi dhe shumė tė tjerė, gjykatat shqiptare po shesin interesat kombėtare me vendimet e tyre tė tradhtisė. Dhe jo pa qėllim, kėta gjyqtarė qė historia do t'i mbulojė me turp dhe ndėshkojė me tradhti, edhe Shkollėn e famshme Normale tė Elbasanit, kėtė vatėr tė kultivimit tė dijes, arsimimit, qytetėrimit dhe atdhetarisė, sipas mėsimeve tė rilindasve tanė tė mėdhenj, ia kaluan me vendim gjyqėsor nė pronėsi Kishės Ortodokse tė kryesuar nga Janullatosi grek, qė ky pararojė e shovinizmit tė shtetit teokratik grek ta shndėrrojė para syve tanė nė manastir murgjėrish-agjentė tė shėrbimeve sekrete greke dhe greqizmės, pasi ta restaurojnė sipas arkitekturės sė kishave greke, duke "vėrtetuar" pas disa dekadash "autoktoninė dhe shtrirjen e Greqisė deri nė Elbasan".
Kėsisoj, me paratė e lobeve vorio-epirote dhe shtetit grek, vendosen "gurėt e sinoreve" dhe karakolleve tė greqizmės edhe nė fshatrat mė tė humbur tė Labėrisė, ku, tė paktėn qė prej 400 vjetėsh, nuk ka patur dhe nuk gjendet, pėr be, qoftė edhe njė besimtar ortodoks, e jo mė tė ketė sot tė tillė qė tė falen atje.
Pra pas praktikave dhe skemave serbe tė "manastireve shekullorė nė Kosovėn-djep tė Serbisė", qė "dėshmojnė autoktoninė e serbėve nė Kosovė", me po tė njėjtėn logjikė dhe skemė bizantine tė pėrdorimit nė perspektivė tė kėtyre "sinoreve" tė ortodoksisė, dhe tė tė "drejtės historike greke" mbi trevat e "Vorio-Epirit grek", bėhet e qartė sesi ka funksionuar, me paramendim, shovinizmi ortodoks serbo-grek pėr tė aneksuar dhe pėrligjur pretendimet territoriale ndaj trevave tona etnike. 
Po tė njėjtat sinore kėrkon tė vendosė Greqia edhe me anė tė varrezės sė ushtarėve grekė tė vrarė nė luftėn italo-greke, zhvilluar nė territorin shqiptar pėr "ēlirim"-pushtimin grek tė "Vorio-Epirit", pas zbythjes sė ushtrive tė Duēes, kryesisht pas sulmeve shkatėrrimtare tė aviacionit britanik nisur nga baza e Kretės, si dhe dimrit tė ashpėr tė prag-vitit 1941, i cili u shfrytėzua me mjeshtėri, (sikundėr rusėt kundėr gjermanėve), nga ushtritė e gjeneralit Jon Metaksa.
Nė kėto kushte, mėnyra mė efikase pėr tė shkulur kėtė "gozhdė" tė ortodoksisė nga trojet tona, ėshtė kėrkimi me insistim nga Greqia i ndjesės ndaj kombit shqiptar pėr krimet monstruoze dhe genocidin mbi shqiptarėt e pafajshėm, kryer gjatė luftės italo-greke nga hordhitė e Metaksa-it. Dhe kjo do tė thotė qė shteti shqiptar jo vetėm qė nuk ka pėrse tė shqetėsohet nga vicklat e njė ministri grek, por duhet t'i marrė eshtrat e kriminelėve grekė me uniformė e t'i flakė nė Kakavijė sa mė parė, si eshtra vrasėsish tė shqiptarėve, qofshin ato edhe "heronj tė greqizmės", tė rėnė nė luftė me okupatorin fashist tė Shqipėrisė. 
Faza e dytė e luftės italo-greke, pra ajo qė pasoi me tėrheqjen masive tė ushtrisė italiane nga Thesprotia dhe kapėrcimin e kufijve londinezė tė shtetit shqiptar, nuk ishte gjė tjetėr veēse avancim i ushtrisė greke pėr tė pushtuar Shqipėrinė. Detyra "ēlirimtare" e ushtrisė greke mbaronte me pėrzėnien e okupatorėve jashtė kufijve shtetėrorė. Pas kėsaj, Greqia, me avancimin ushtarak me pretekstin e ndjekjes sė italianėve, nuk bėri gjė tjetėr veēse filloi realizimin e planeve pėr pushtimin e Shqipėrisė, plane kėto tė njohura gjatė gjithė shekullit XX, dhe qė nė fakt i realizoi pėrkohėsisht, duke pėrdorur krimet dhe genocidin ndaj jetės dhe pasurisė sė popullatės sė pafajshme shqiptare pothuajse nė gjysmėn e Jugut tė vendit. 
Pra Shqipėria nuk u ka asnjė detyrim vrasėsve grekė tė LDB, pėrkundrazi... Greqia duhet t'u kėrkojė ndjesė publike shqiptarėve dhe tė paguajė reparacionet e dėmeve tė LDB.
Ministri grek i Mbrojtjes bėn mirė tė mos e shkelė tokėn shqiptare, pėrderisa vendos kushte tė tilla poshtėruese ndaj Shqipėrisė, si dikur antishqiptari Jon Metaksa.
Shteti shqiptar nuk u ka asnjė detyrim pėr varrezė pushtuesve grekė, sikundėr nuk u kishte detyrim pushtuesve italianė dhe kalimtarėve tė pėrkohshėm gjermanė, qė e pėrdorėn territorin shqiptar si urė tranziti gjatė LDB. Eshtrat e pushtuesve grekė duhet tė prehen nė Greqi, prej nga ishin dhe u nisėn, dhe jo nė Shqipėri, ku ata kryen barbari tė pashembullta ndaj shqiptarėve tė pafajshėm, nėn shembullin e andartėve, martallozėve dhe kriminelėve tė bandave tė sponsorizuara nga shteti grek gjatė 3 pushtimeve tė dokumentuara tė kėtij shekulli nė vitėt 1911-1914; 1919-1922 dhe 1940-1941.
Nė zbatim tė ligjeve aktuale nė fuqi, shteti shqiptar duhet madje tė shembė me tritol dhe buldozerė edhe kishat e paligjshme greke, tė ngritura nė fshatrat e Tepelenės dhe Jugut tė vendit, tė ngritura aty ku nuk ka besimtarė ortodoksė, dhe me pikėsynimin e pėrdorimit si karakolle tė greqizmės dhe shovinizmit aneksionist antishqiptar tė Kishės Ortodokse greke. Ndryshe, brezat e ardhshėm shqiptarė, do tė pėrballen me pretendimet greke tė "autoktonisė" dhe tė sė "drejtės historike".

Aktivitete

Mblidhet Komiteti Drejtues i Degės sė PLL Elbasan

Elbasan, 13 maj 2006. Paraditen e sė shtunės, nė qytetin e Elbasanit u zhvillua mbledhja e radhės e Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL tė rrethit tė Elbasanit. Pėr tė ndjekur punimet e kėsaj mbledhjeje, pėr tė verifikuar zbatimin e detyrave tė mėparshme dhe pėr njohjen e gjendjes mė nė thellėsi, si dhe pėr tė caktuar detyra precize pėr tė ardhmen, nė kėtė mbledhje mori pjesė edhe kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu.
Nė fjalėn e tij kryetari i PLL z.Spahiu, fillimisht i njohu anėtarėt e Komitetit Drejtues me zhvillimet mė tė fundit politike nė vend si dhe me punėn qė po bėn Legaliteti nė Qendėr e nė mbarė vendin, jo vetėm pėr t'i ndjekur kėto zhvillime, por edhe pėr tė qenė pjesė aktive e tyre.
Kryelegalisti foli me nota optimiste pėr atė qė ai e quajti "njė situatė e re, ku strukturat drejtuese dhe tė gjithė legalistėt, pas rezultatit shokues tė zgjedhjeve tė 3 korrikut, kanė filluar nė mėnyrė masive njė proces tė qėndrueshėm ringritjeje qė, patjetėr, do t'i risjellė Legalitetit vendin e merituar nė skenėn politike shqiptare." Z.Spahiu u solli tė pranishmėve entusiazmin e legalistėve tė Degėve tė tjera tė vendit, si nė Mat, Shkodėr, Krujė, Lezhė, Kurbin, Durrės, Kavajė, etj., tė cilėt kanė filluar me kohė punėn pėrgatitore pėr zgjedhjet e ardhshme vendore.
Duke u ndalur nė specifikėn e Degės sė Elbasanit, z.Spahiu e vuri theksin nė veēorinė e saj si njė Degė qė mbulon njė territor tė gjerė, ku bėjnė pjesė 24 njėsi vendore. Vetė kjo shtrirje gjeografike, rrit nevojėn e efikasitetit maksimal tė strukturave tė n/degėve, tė cilat duhet tė jenė shumė tė konsoliduara dhe tė zhdėrvjellta.



Princi Leka midis kampionėve matjanė 

Paraditėn e sė enjtes sė datės 11 maj 2006, nė stadiumin kombėtar "Qemal Stafa" tė kryeqytetit u zhvillua ndeshja e futbollit pėr tė rritur, midis finalistėve tė kategorisė sė dytė: 31 Korrikut tė rrethit tė Matit dhe "Bilishti"-t tė rrethit tė Devollit, e vlefshme pėr tė kaluar nė kategorinė e parė gjatė kampionatit kombėtar tė futbollit qė do tė zhvillohet nė sezonin e ardhshėm futbollistik.
Ekipi i futbollistėve matjanė nė kėtė takim shoqėrohej nga mijėra sportdashės qė kishin ardhur me dhjetėra autobuzė dhe vetura qė ishin tė zbukuruara me flamuj tė klubit pėrkatės. Gjithashtu, pėr tė ndjekur takimin kishin ardhur nė kryeqytet edhe orkestra e Pallatit tė Kulturės sė qytetit tė Burrelit, si dhe kėngėtari i mirėnjohur matjan Shkėlqim Farrici, (i cili pėr kėtė eveniment kishte bėrė enkas njė kėngė pėr ekipin e tij tė zemrės). Por pjesėmarrėsi mė simpatik i kėtij evenimenti, ishte dhe mbeti lodėrtari simbol i qytetit tė Burrelit, Enver Kurti, i cili me ritmet e tij i dha flakė entusiazmit tė tifozerisė matjane.
Ndeshja pėrfundoi me rezultatin 2 : 1 nė favor tė ekipit matjan, i cili me kėtė rast meritoi edhe kupėn e kategorisė sė dytė, akorduar nga FSHF, me ē'rast siguroi edhe pjesėmarrjen nė kategorinė e parė. 
Pėr kėtė sukses, meritė tė veēantė kanė presidenti i klubit tė futbollit "31 Korriku", z.Murat Koliqi dhe trajneri i talentuar e i apasionuar, z.Baftjar Punavia.
Nė kėtė eveniment festiv mori pjesė edhe Naltėsia e Tij Princi Leka, i shoqėruar nga nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, deputeti matjan Ndue Shpani, si dhe kryetari i bashkisė sė qytetit tė Burrelit z.Skėnder Lleshi.
Nė fund tė takimit, Princi Leka zbriti nė fushė dhe u dorėzoi kupėn e kampionėve futbollistėve tė 31 Korrikut, u pėrqafua me ta dhe i pėrgėzoi tė gjithė pėr fitoren dhe suksesin e arritur. Njėkohėsisht Naltėsia e Tij Princi Leka mori prej tyre urimet mė tė pėrzemėrta pėr shėndet dhe suksese personale e tė Familjes Mbretėrore dhe bėri foto tė shumta midis tyre.
Entusiazmi nė stadium arriti kulmin kur Princi Leka u dorėzoi kupėn futbollistėve fitues, teksa sportėdashėsit matjanė shpėrthyen nė brohoritje tė zjarrta me thirrjet: Mbreti, Mbreti... dhe nderonin me simbolet e monarkisė dhe Legalitetit.
Pas kėtij suksesi, ekipi matjan i futbollit, i shoqėruar nga sportdashėsit e panumėrt dhe deputetėt, u nisėn sėbashku drejt qytetit tė Burrelit, ku u pritėn me madhėshti nga bashkėqytetarėt. Mėsohet se ky sukses lokal i sportit matjan, u kremtua me festime dhe fishekzjarre, gjatė gjithė natės duke u gdhirė e premtja e datės 12 maj 2006.
B. Ēollaku 

 

Analiza

Bjerraditja e planifikuar e politikės

Nga Astrit KOLA

Si pėr t'i shkuar deri nė fund mallkimit, mungesa e opozitarizmit tė mirėfilltė dhe opozitės politike, ėshtė fatkeqėsia mė e madhe e kėtij vendi. Kjo opozitė dėshtakėsh, banditėsh, hajdutėsh dhe injorantėsh obskurė, pėrveē rrylave tė fytit, (shfaqje e genomės sė sazexhiut, pipėzaxhiut e cyrla-dujarexhiut shekullor, kalitur edhe nėpėr mitingje enveriste), si dhe llagapeve qė vetėm me Shqipėrinė nuk kanė lidhje, nuk ėshtė nė gjendje tė prodhojė kurrfarė alternative, opozicioni dhe politike produktive nė parlament apo qeverisjen vendore. Shkurt, pėrballė pozitės sė sotme gjenden thjesht banda kopukėsh e kriminelėsh me mandat, tė cilėt jo vetėm qė s'ka ndėrmend t'i penalizojė ndokush, por po trajtohen "klinikisht" nė repartet e "reanimacionit", ku mjekėt i kanė shndėrruar nė mulazhe fantomatikė pėr tė demonstruar difektet kongenitale e tė fituara, diagnozat, dosjet e tejmbushura tė "epikrizės" si dhe psikoterapinė apo terapinė konservative tė agonisė premortale tė shtyrjes sė ditėve. Bash pėr kėtė arsye edhe hajvan-Pandushka mori guximin dhe deklaroi "nėse neve na keni paracaktuar kubaturė 2+1 nė burgjet e reja qė po ndėrtoni, po aq duhet tė ndani edhe pėr vete, sepse edhe juve do t'u duhet kubatura 2+1...".
Vijon


Dossier mbi rebelimin e 1997

Ja ultimatumi i Komiteteve tė Shpėtimit Publik tė 29 Marsit 1997


Shenim i redaksise

Rebelimi i mbetur dhe i faktuar

Metastazat e kancerit tė rebelimit tė vitit tė mbrapshtė 1997, vazhdojnė tė kafshojnė ende Shqipėrinė dhe vatrat e dikurshme tė Zonės sė Parė Operative Vlorė-Gjirokastėr. Tragjedia e fundit nė Dhėmblan tė Tepelenės, (ku Aleks Andoni dhe Pandeliu, pasi shkrinė pėr skrap dhe shitėn, dy herė mė lirė sesa bursa e Londrės, ēelikun special tė baterive tė topave tė kalibrit tė rėndė, nė furrėnaltat e Greqisė prej nga erdhėn valėt e barbarisė qė shkatėrruan Ushtrinė shqiptare, sė fundmi magazinuan nėpėr koēekėt e kooperativave tė komunizmit predhat disa kuintalėshe), ėshtė pasoja mė e freskėt e rebelimit dhe "litarit mbi varrin" tonė.
Ushtarėt e Gjolekės dhe Zanit, bashkė me bashkėfshatarėt e tyre tė pafajshėm, po marrin arratinė nga sytė-kėmbėt, duke ikur nga predhat e topave qė dikur i drejtuan drejt Tiranės, me shpresėn se Luftar Petoshati do t'i drejtonte nė "objektivin"-Sali Berisha, nė Presidencė.
Tani edhe Pandeliu nuk e mohon rebelimin. Madje as Luan Rama nuk e mohon implikimin e shtetit dhe strukturave tė tij e tė Milto Kordhės nė tragjedinė e 9 Janarit 2004, ngaqė janė tė bindur se theodhoraqėt e politikės e prokurorisė, ua kanė vėnė kapakun pėrjetėsisht dhe i kanė arshivuar kėto dosje. Madje edhe Nero(ta)ni propozon komisione parlamentare, por jo pėr Tan Kateshin, Tan Gjemin apo bandėn e lėkurėzinjve tė "Mandelės" sė Elbasanit, me tė cilėt ėshtė fiksuar nė celuloid, si tė ishte Ernesto Ēe Guevara. Por gallatėn mė tė madhe e bėn Kėno Qenushi, qė i kėrkon Berishės tė dėshmojė akuzat pėr bandat e krimit tė lidhur me opozitėn e majtė! Harron Kėnua, po nuk e harrojnė shqiptarėt takimin e tij, 3 ditė para vrasjes sė Azemit, me Komisariatin e Tropojės, nė hotel-Turizmin e Bajram Currit, bash me graduatėt e policisė sė Nero(ta)nit, pėr tė cilėt Kėnua, si kryetar i Kuvendit, dėrgonte para nė bankėn e Tropojės, tė cilat u morėn dy herė, nė mes tė ditės nga Banka. 
Kėno akuzon Berishėn pėr "shpifje", po nuk ėshtė nė gjendje tė na tregojė, si i shėtitur qė nė kohė tė Dullės, se nė cilin shtet tė botės ėshtė parė qė bankat e shtetit tė grabiten nė mes tė ditės nga policia e shtetit? As Kėnua, as Nero(ta)ni dhe as Petrua Koēi, qė llap nėpėr tribunat e parlamentit, nuk janė nė gjendje tė shpjegojnė pėrse Rakipi i tyre, apo Theodhoraqi pasues, nuk hetuan pėr vrasjen e ish-Drejtorit kolonel tė Policisė sė Kukėsit, ekzekutuar nga Jaho Salihi nė mes tė Tropojės, bash njė ditė para se tė fillonte punė nė Tiranė, nė ministrinė e Rendit!!! Madje ata nuk zhvilluan hetime as pėr vrasjen e Gani Malushit, as pėr "vetėvrasjen" e badigardit tė ish zv/kryeministrit Fino, as pėr vrasjen e policėve tė komisariatit tė Tropojės nga Fatmir Haklaj dhe Jaho Salihi, madje as pėr vrasjen e "Stelės" sė Vlorės, qė dekonspiroi bandat e kriminelėve dhe trafikantėve gjobėvėnės tė komisariatit tė Vlorės.
Kėno s'e "tran ēapin" as kur e pyesin se ē'rol luajti nė rebelimin e Vlorės, madje as kur Zani e quante me shaka "vetull-tėndė". Ai i kish vėnė detyrė vetes qė Zan-sulltanin e Bregut ta prezantonte me pėrfaqėsuesit e OSBE-sė, apo ta ulte nė tavolinė me Vranickin, Forestin e Prodin, me kallash nė mes tė gjunjėve.
Kundėrshtarėt e "djathtė" tė debateve televizive, pėrballė Kėnos dhe Erionit, ēuditėrisht harrojnė t'u kujtojnė Muē-ambasadorit tė Berishės nė Itali e Kroaci, Erionit dhe Kėnos, bash Kuqon e Beratit, qė na paskėsh dalė i pafajshėm pėr akuzat e vrasjes pėr shkak tė "skizofrenisė", apo faktin qė Luiza Hoxha ishte lidere botėrore, ku e ku mė e shquar se Golda Mejer, Indira Gandi, Sirimavo Bandaranaike, Margaret Theēer, Madlenė Ollbrajt e Dora Bakojanis - tė marra sėbashku - nėpėr faqet e revistės "Leader", me paratė e taksapaguesve shqiptarė!!!
"Tė djathtėt" pėrballė Kėnos, Muēit, Erionit dhe cerebelium-cerotikut tė pazhvilluar tė Librazhdit, harrojnė se edhe i biri i diktatorit tė plotfuqishėm, Sokol Hoxha, nuk guxoi tė pėrvetėsonte apo tė trafikonte e zhdukte fondet e shkėlqyera tė Filatelisė shqiptare, nėn administrim tė Postave shqiptare, por kėtė guxoi ta bėjė "e bija e Nestorit" me buzė tė pėrgjakura, Luiza Hoxha, "lidere e pėrmasave botėrore".
Mirė Muēua i gazetarisė, po Moi-ekonomisti, pėrse nuk ėshtė nė gjendje tė argumentojė se ēdokush ka tė drejtė tė flasė pėr korrupsion, kur zhduken fondet publike qė i pėrmend KLSH nė ēdo raport vjetor? 
Kėta myteberė harruan tė pėrmendin se gjatė "qeverisjes" sė Qenushit, "Nero(ta)nit dhe Petruas, ndodhi skandali mė i pashembullt nė botė - u vodh Thesari i Shtetit, pėr tė cilin shteti i bandave jo vetėm qė i mbylli hetimet, por nuk u skuq aspak teksa zbuloi gomerėt e Krrabės si autorė!!! 
Po kėta banditė tė majtė, dėrdėllisin ngaqė s'ka kush t'i kontrollojė, dhe sepse askush nuk ka ndėrmend t'ua hapė pusetat e rebelimit dhe ato tė korrupsionit qė pasoi qeverisjen e rebelėve fitimtarė.
Kėnua duhet tė shpjegojė se kush e autorizoi pėrfaqėsuesin e partisė sė tij qė tė nėnshkruante mė 28 Mars 1997, ultimatumin kundėr ish-Presidentit tė asaj kohe, bash 3 javė pasi vetull-tėnda kish firmosur marrėveshjen e "Pajtimit Kombėtar" nė Presidencė dhe krijimin e qeverisė me tė njėjtin emėrtim tė Bash-shkymit. Tė kėtij Bash-shkymi, i cili mbante mbi tavolinėn e zyrės mashinkėn (nga kush ruhej??!) dhe pozonte me Janis Kranidiotisin (qė drejtonte rebelimin e vorio-epirotėve qė luftonin pėr lirinė e Epirit tė Veriut), nė mes tė banditėve rebelė tė Gjirokastrės e Tepelenės, nėpėr sokaqet e vendlindjes. 
Kėno-"konstitucionalisti", qė na bėri edhe me kushtetutė, duhet tė na shpjegojė se pėrse pėrfaqėqsuesi i tij firmosi njė vendim banditėsh tė komiteteve tė Shpėtimit, qė synonte tė suprimonte parlamentin dhe presidentin e kohės, apo t'i kthente nė shtojca tė qeverisė qė ata miratuan, dhe qė tė gjitha atributet dhe pushtetet ia jepte njė qeverie-produkt tryezash politike, e miratuar nė kushte lufte? 
Gjinushi dhe Medin Xhelili i tij, mbajnė pėrgjegjėsi tė plotė pėr ēka i kanė diktuar gjysėm-analfabetėve Luiza Hoxha e Albert Shyti pėr tė shkruar e nėnshkruar, plot gabime konceptuale e drejtshkrimore, deklaratėn antishqiptare tė 28 Marsit, qė i dha hov luftės civile dhe krimeve tė komit(arė)ve publikė tė "shpėtim"-rebelimit.
Por Kėnua i "pakorruptueshėm" e di mirė se i ka tė legalizuara pallatet qė ndėrtoi e miratoi me ligj tė veēantė dhe votat e Kuvendit, duke shėnuar kėsisoj poshtėrimin dhe pėrdorimin mė tė paskrupullt tė institucionit mė tė lartė tė vendit dhe pėrfaqėsues tė drejtpėrdrejtė tė popullit e tė zgjedhur prej tij. Dhe kėtė ligj, Gjinushi e bėri pėr ta pėrdorur pėr pėrvetėsimin e trojeve tė pronarėve, qė i masakroi Et'hem-babai gjatė diktaturės. Madje pėr kėtė "Robespier" ndofta duhen mbledhur ndihma humanitare, sepse pallatet ai i ndėrtoi me "paratė" e deputetllėkut dhe politikės ku e futi Ramiz Alia.
Gjithkush ėshtė i bindur se ky "lider i madh i sė Majtės" ka dhėnė kontribute madhore pėr parlamentarizmin shqiptar, tė cilin, ndonėse me njė furgon anėtarėsh, e ka furnizuar edhe me 4 partiza bija, ndaj nuk ia hap kush letrat.
Gjinushi do tė mbijetojė, nė politikė dhe histori, madje po tė dojė, edhe si "hero i ri kombėtar", sapo t'i mbushet mendja tė rrėzojė nga kali edhe adashin e tij, nė mes tė sheshit tė madh tė Tiranės. 
Astrit Kola

 

Ja dokumenti i nenshkruar

Komiteti Kombėtar i Shpėtimit Publik Vlorė
Vlorė, mė 28.03.1997

Deklaratė

Drejtuar: 

Opinionit publik vendas dhe tė huaj
Qeverisė sė Shqipėrisė tė Pajtimit Kombėtar
Trupit Diplomatik tė akredituar nė R.SH
Qeverisė sė SHBA dhe qeverive tė vendeve tė BE
Kėshillit tė Europės dhe OSBE-sė

Mbledhja e Komitetit Kombėtar tė Shpėtimit Publik e zhvilluar nė Vlorė sot me datėn 28.03.1997, pasi analizoi situatėn e pėrkeqėsuar politike tė vendit, qė ėshtė shoqėruar me gjendjen tragjike qė po jetojmė, duke dėgjuar diskutimet e delegatėve, tė pėrfaqėsuesve tė Partive Politike, tė miqve dhe tė ftuarve, me pėrgjegjėsinė e shprehėsive tė vullnetit tė Lėvizjes Popullore pėr Demokraci, deklaron:
1-Unanimisht dhe njė zėri jep mesazhin e paqes tė mirėkuptimit, dashurisė e mirėbesimit dhe vllazėrimit tė tė gjitha qyteteve shqiptare.
2-Kuvendi hedh poshtė me pėrbuzje dhe denoncon pėrpjekjet e Sali Berishės e tė strukturave tė tij pėr tė pėrēarė popullin shqipėtar dhe pėr ta nxitur drejt njė lufte civile.
3-Kuvendi hedh poshtė dhe dėnon insuatat e deputetėve tė paligjshėm tė S.Berishės se gjoja lėvizja popullore e popullit shqipėtar nxitet nga CIA dhe tė spiunazhit fqinj.
4-Komiteti kėrkon gjithashtu qė ky parlament tė mos sabotojė, por tė kthehet nė njė institucion nė funksion tė plotė tė vullnetit tė popullit dhe Qeverisė sė pajtimit komtarė.
5-Kuvendi konfirmon mbėshtjetjen e fuqishme ndaj Qeverisė sė Pajtimit Komtar tė kryeministrit B. Fino duke kėrkuar nga kjo qeveri qė tė marrė plotėsisht nė dorė situatėn e vendit dhe tė distancohet nga pushteti i pa ligjshėm i S. Berishės.
6-Qeveria gjithashtu duke u mbėshtetur, vlerėsuar dhe bashkėpunuar me Komitetet e Shpėtimit Publik nė rrethe dhe forcat politike tė ushtrojė kopetencat e saja pa u penguar nga partitė pėr ristrukturimin e organeve lokale tė varura prej saj, si Prefekturat dhe Drejtoritė. Funksionarėt e pushtetit lokal si dhe hallkave tė komprometuara ose tė paralizuara tė kėtij pushteti bazuar nė propozimet e lėtyre pėrfaqėsive dhe tryezės sė partive.
7-Qeveria tė veprojė menjėherė dhe pa hezitim pėr largimin nga detyra tė funksionarėve tė S. Berishės qė kanė marrė pjesė nė pėrgjakjen e popullit gjatė protestave paqėsore: si B. Gazidede, A.Shehu, S. Mulosmani, A. Prrenjasi, B. Rama, Sh. Memia etj. 
Kėrkojmė tė bėhet ristrukturimi i Shikut, t'i hapet rrugė shtypit tė lirė dhe tė fillojė procesi arsimor. RTV shqiptar tė vihet nė varėsi tė qeverisė, tė hiqet gjendja e jashtėzakonėshme dhe tė vendoset qetėsia e rendi publik.
8-Kuvendi Kombėtar i Shpėtimit Publik kėrkon tė njihet si palė nė pėrpjekjet qė bėn nga qeveria e Pajtimit Kombėtar dhe tavolina e partive politike pėr zgjidhjen e krizės sė pėrgjithshme nė vend.
9-Kuvendi kėrkon dorėheqjen e menjėhershme tė Sali Berishės nga posti i Presidentit tė Republikės duke ngarkuar partit politike pjesėmarrėse pėr gjetjen e modulacioneve juridike, nė kryerjen normale tė kėtij akti.
10- Kuvendi distancohet plotėsisht nga bandat dhe krimet e Berishės duke apeluar se tė gjitha krimet qė zhvillohen sot nė Shqipėri janė pasojė ose e drejtėpėrdrejtė ose e tėrthortė e Berishės ose e strukturave tė tij.

Kuvendi Kombėtar i Shpėtimit Publik Vlorė

Me kėtė deklaratė bashkohen tė gjithė partitė politike pjesmarrėse nė kuvendin e sotėm tė Vlorės.

Partia Aleanca Demokratike; Partia Socialiste; Partia Socialdemokrate, Partia e Djathtė Demokrate, Partia Republikane, Partia Demokristiane, Forumi pėr Demokracinė, Konfederata

Deklarata firmoset nga pėrfaqėsuesit e Komiteteve pjesmarrės tė shpėtimit nė kuvend:
Rrethi i Vlorės; Rrethi i Gjirokastėrs; Memaliaj, Rrethi i Sarandės; Rrethi i Pėrmetit; Rrethi i Beratit; Rrethi i Gramshit, Cėrriku; Rrethi i Tepelenės; Rrethi i Malsisė sė Madhe; Rrethi i Pukės; Rrethi i Kėlcyrės(!!!); Rrethi i Matit; Rrethi i Himarės(!!!), Mallakastra, Kuēova, Dibėr, Bulqizė, MIRDITE.



Speciale

Fejesa e dėshtuar e Mbretit Zog dhe implikimet politike ballkanike

Nga Astrit Kola

Pas kryengritjes sė Fierit tė vitit 1935 dhe zhvillimeve shqetėsuese politike brenda vendit, nė rajon e mė gjerė gjatė vitit 1936, Mbreti Zog vendosi tė martohej doemos, por gjithmonė duke patur parasysh pėrzgjedhjen e njė pretendenteje tė besimit katolik roman, si dhe tė njė krushqie me lidhje tė forta politike, ēka do tė mundėsonte aleanca nė rast tė rrezikimit tė interesave tė vendit dhe tė kurorės mbretėrore. Nė kėtė vendim, tashmė tė pjekur plotėsisht, Mbreti pėrjashtoi njėherė e pėrgjithmonė ndarjen e kurorės me pinjolle tė familjeve aristokratike italiane, pėr shkak tė implikimeve dhe preteksteve pėr ndėrhyrje tė qarqeve politike dhe Italisė nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar, e deri nė rrezikim tė sovranitetit dhe pavarėsisė sė vendit. 
Ndaj, pėr kėtė arsye, vėmendja e tij u fokusua nė pėrzgjedhjen e kandidateve nga aristokracia e vendeve aleate tradicionale tė Shqipėrisė, ndėr tė cilat pėrparėsi kishin ato tė aristokracisė sė Perandorisė sė dikurshme Austro-hungareze, vlerat e padiskutueshme tė tė cilave ai i kish njohur nga afėr gjatė viteve tė qėndrimit tė imponuar dy vjeēar nė Vjenė (nėntor 1916 - nėntor 1918).
Gjatė bisedimeve tė zhvilluara nė Berlin mė 21 tetor 1936, midis ministrit tė Jashtėm tė Italisė, kontit Galeaco Ēiano dhe ministrit tė Jashtėm gjerman, baronit Kostandin von Neurath, kryediplomati i Rajhut theksoi se qeveria gjermane dėshiron tė mėsojė opinionin e Italisė rreth dėshirės sė shprehur nga Mbreti Zog pėr hapjen e ambasadės shqiptare nė Berlin, pėr ēka ai (Neurath) ishte njoftuar nė mėnyrė tė pėrsėritur. Konti Ēiano iu pėrgjigj kolegut se, nė parim, qeveria italiane nuk kish asnjė objeksion rreth kėsaj kėrkese tė Mbretit Zog.
Nga dokumentacioni i ministrisė sė Jashtme tė Italisė, mėsohet se qeveria italiane u informua nga agjentėt e saj nė Budapest se ishin siguruar tė dhėna mbi tratativa pėr njė fejesė tė mundshme midis Mbretit Zog dhe konteshės hungareze Hanna Mikes, 25 vjeēare, e bija e Kontit Armond Mikes, pinjolle e njėrės nga familjet mė tė njohura tė fisnikėrisė sė Transilvanisė. Pėr tė mundėsuar kėtė njohje, kontesha Mikes vizitoi Tiranėn mė 28 dhjetor 1936, nė shoqėrinė e baronit Frederick Villanyi, ambasador fuqiplotė i Hungarisė nė Romė. Por pas kthimit tė konteshės Mikes nga Tirana, agjentėt informativė nuk mundėn tė mėsojnė se ēfarė u bisedua dhe u vendos lidhur me kėto tratativa dypalėshe pėr lidhje serioze martesore. Megjithatė, Kixhi tashmė ishte bindur plotėsisht se Mbreti Zog kish vendosur qė tė martohej me ndonjė pinjolle tė familjeve tė mėdha tė aristokracisė perėndimore, vendim ky qė lexohej edhe midis rreshtave tė deklaratės qė Mbreti mbajti para pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė shtetit dhe shoqėrisė, tė ftuar nė pritjen tradicionale qė ai dhe Oborri Mbretėror jepnin ēdo datė 31 dhjetor, nė festimin e Vitit tė Ri, e qė zhvilloheshin nė Pallatin Mbretėror. Nė fjalėn e tij tė pėrshėndetjes dhe urimit tė tė pranishmėve, Mbreti Zog ndėr tė tjera theksoi: "Ne duhet me shpejtėsi tė vendosim njė lidhje tė menjėhershme dhe tė pėrhershme me kulturėn dhe qytetėrimin perėndimor. Kjo pėr ne bėhet e domosdoshme jo vetėm nga historia, por edhe nga pozicioni ynė gjeografik dhe politik, si edhe nga vetė karakteri, simpatitė dhe formimi shpirtėror i kombit tonė".
Mė 15 janar 1997, Mbreti Zog refuzoi t'i pėrgjigjej njė deklarate thuajse ultimative, e qė dėshmonte nervozizėm dhe shqetėsim, dėrguar personalisht nga pretendentja pėr fronin e Shqipėrisė, kontesha Mikes, e ku parashtroheshin edhe konsideratat pothuajse kėrcėnuese tė nėnės dhe vėllait tė saj, nė njė letėr qė ia solli personalisht Mbretit, daja i zonjushės Mikes, ish kryeministri i Hungarisė, konti Stephen Bethlen.
Mė 15 mars tė vitit 1937 Mbreti Zog thirri nė Pallatin Mbretėror pėr bisedime shumė tė rėndėsishme, ambasadorin fuqiplotė tė Mbretėrisė Serbo-kroato-sllovene tė akredituar nė Tiranė, Radoje Jankoviē. Nė kėtė takim Mbreti i shprehu diplomatit jugosllav shqetėsimin e tij tė thellė lidhur me pėrmbajtjen dhe mbėshtetjen nga qarqe politike tė Beogradit, tė Memorandumit famėkeq tė 7 Marsit 1937 tė profesorit tė Universitetit tė Beogradit Dr. Vasa Ēubrilloviē (i atashuar si ekspert dhe kėshilltar pranė qeverisė jugosllave tė kryeministrit dhe njėkohėsisht ministrit tė Jashtėm Milan Stojadinoviē "pėr ēėshtjet ndėretnike, tė kolonizimit e tė politikave demografike".
Mbreti i theksoi Jankoviēit se e kish tė vėshtirė ta suportonte faktin e tolerimit tė habitshėm tė tezave dhe qėndrimeve tė kėshilltarit qeveritar Ēubrilloviē nga z.Stojadinoviē dhe kabineti i tij, ndėrkohė qė nė kėtė memorandum i kėrkohej hapur qeverisė jugosllave qė tė shpėrngulte nė mėnyrė tė organizuar dhe me dhunė shtetėrore, dhjetėra mijėra shqiptarė tė Kosovės dhe Metohisė pėr nė Shqipėri dhe Turqi. Mbreti i konsideroi kėrcėnuese pėr marrėdhėniet ndėrshtetėrore, teza tė tilla raciste dhe antishqiptare tė Ēubrilloviēit, i cili nė memorandumin e tij ishte shprehur, ndėr tė tjera se "Nė njė kohė kur Gjermania po dėbon dhjetėra mijėra ēifutė dhe Rusia po dėbon gjithashtu dhjetėra milionė njerėz nga njė anė e kontinentit nė tjetrėn, shpėrngulja me dėbim e disa dhjetėra mijėra shqiptarėve, nuk do tė shkaktojė ndonjė luftė botėrore". Gjithashtu Mbreti Zog i konsideroi tė patolerueshme kėrkesa tė tilla tė shprehura nė memorandum, adresuar qeverisė dhe shtetit jugosllav, qė tė pėrdorte deri ushtrinė pėr dėbimin me dhunė tė shqiptarėve, duke pėrdorur pėr kėtė qėllim armėt kundėr ēdo reagimi kundėrshtues, si dhe pėr shkatėrrimin e pronave tė shqiptarėve dhe sekuestrimin e tyre pėr t'i detyruar ata tė pranonin dėbimin e organizuar nė kėmbim tė humbjes sė jetės dhe pėrfundimit tė procesit tė kolonizimit me kolonė serbė dhe malazezė tė Kosovės dhe Metohisė. 
Mbreti i theksoi bashkėbiseduesit se ai dhe qeveria e tij kishin vendosur tė mos toleronin asnjė ideologji destruktive qė i kundėrvihej rendit kushtetues dhe marrėdhėnieve normale midis vendeve fqinjė, sidomos lidhur me pakicat etnike, dhe i kėrkoi qė kėtė ta bėnte edhe Mbretėria Serbo-kroato-sllovene, nė shenjė reciprociteti ndaj trajtimit tė shkėlqyer tė pakicave etnike nė Shqipėri nga ana e shtetit shqiptar. Dhe pėr tė ilustruar kėtė filozofi tė tijėn e tė qeverisė shqiptare, Mbreti i pėrqasi bashkėbiseduesit shembullin e mbylljes sė organit "Bota e Re", njė muaj mė parė, nė shkurt 1937, organ qė kishte rėnė plotėsisht nėn drejtimin dhe ndikimin e ideve subversive komuniste tė Grupit Komunist tė Korēės dhe Internacionales III Komuniste, duke propaganduar destabilizimin e rendit kushtetues dhe pėrgatitjen e revolucionit proletar nė Shqipėri sipas mėsimeve tė Kominternit. Mbreti theksoi se ky organ nė shkrimet e tij u drejtohej direkt pakicave etnike nė Shqipėri pėr angazhim nė drejtim tė pėrgatitjes sė revolucionit, nėpėrmjet nxitjes tek kėta tė idesė sė keqtrajtimit nga autoritetet shtetėrore dhe kundėrvėnies sė hapur ndaj tyre si reagim i natyrshėm, gjė qė sipas Mbretit nuk ishte aspak e vėrtetė dhe qė pėr kėtė i kėrkoi bashkėbiseduesit tė shprehte edhe mendimin e tij nėse qeveria qė ai pėrfaqėsonte kishte ndonjė objeksion konkret lidhur me trajtimin e minoritetit malazez nė Shqipėri. Mbreti u qetėsua vetėm kur diplomati Jankoviē pranoi se trajtimi i pakicave sllave nė Shqipėri ishte i shkėlqyer dhe se qeveria e tij nuk kishte asnjė vėrejtje, por ai ngurroi tė shprehte opinionin e tij lidhur me objeksionet e ashpra tė Mbretit nė adresė tė Memorandumit tė Vasa Ēubrilloviēit dhe tolerimit tė kėtij eksperti tė lartė tė qeverisė serbe pėr tė publikuar teza dhe pėr t'i rekomanduar kabinetit qeveritar jugosllav, masa qė Mbreti nuk ngurroi t'i cilėsojė "thellėsisht antishqiptare dhe tė papranueshme" nga ai personalisht, "nga shteti dhe qeveria shqiptare". 
Nė vijim tė bashkėbisedimit, Mbreti e bėri me dije Jankoviēin se nuk kishte ndėrmend tė fejohej dhe martohej me Konteshėn Hanna Mikes, sepse, si babai i saj ashtu edhe daja, konti Bethlen, njiheshin si protagonistė dhe pretendentė tė linjės sė ashpėr tė restaurimit tė kurorės sė tyre nė Transilvaninė qė i pėrkiste tashmė Rumanisė dhe qė ishte njė rajon qė ndodhej nėn suzerenitetin e kurorės sė Mbretit Karol. 
Mbreti Zog i bėri me dije bashkėbiseduesit se do t'i pėrmbahej me pėrpikmėri angazhimit politik qė buronte nga Pakti Ndėrballkanik i shteteve monarkiste tė gadishullit, duke i lėnė tė kuptonte diplomatit jugosllav se ai dhe vendi i tij nuk do tė pranonin kurrsesi njė martesė me ndonjė pinjolle tė familjeve qė kishin pretendime pėr restaurim tė kurorave mbretėrore nė dėm tė monarkėve dhe monarkive tė vendeve tė Ballkanit.
Nė vazhdim tė bashkėbisedimit, Mbreti Zog i tregoi diplomatit jugosllav se pėrfaqėsuesit e tij zyrtarė, Imzot Kristofor Kisi dhe Josif Kedhi, tė cilėt ai i kish dėrguar nė Stamboll mė 29 shkurt 1937, pėr tė negociuar pėr miratimin pėrfundimtar tė Autoqefalisė sė Kishės Ortodokse, i kthyen pėrgjigje zyrtare nga Stambolli se, mė nė fund, pas njė raundi tė gjatė bisedimesh, Sinodi i Shenjtė i Patriarkanės Ikumenike tė Stambollit e kish njohur dhe miratuar zyrtarisht Statusin e Autoqefalisė sė Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė, dhe se shkresa e nėnshkruar pritej tė mbėrrinte sė shpejti nė Tiranė. 
Mbreti, me durim i shpjegoi Jankoviēit se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipėrisė, mė sė fundi, qoftė juridikisht, qoftė nė mėnyrė kanonike, kish fituar tė drejtėn tė vendoste vetė pėr organizimin e saj, pėr caktimin e peshkopėve e tė peshkopatave, pėr pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė meshės nė gjuhėn shqipe, dhe se nga ana e saj, Patriarkana e Stambollit nuk kishte asnjė tė drejtė tjetėr pėrveēse tė ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė interpretimit tė dogmės ortodokse, dhe se ajo kėrkonte vetėm qė, ndėr tė gjithė peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar nga Sinodi i Shenjtė i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin, pėr kėtė arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin jetuar jashtė vendit, domethėnė nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė tė Atosit pėr mjaft kohė.
Dhe kur Jankoviē i dha tė kuptonte Mbretit se ishte i habitur pėr kėto sqarime tė hollėsishme, ai i tha se jo rastėsisht e vinte nė dijeni tė kėtyre zhvillimeve, por qė t'ia bėnte tė ditur edhe shefit tė tij nė linjė zyrtare, pra ministrit tė Jashtėm dhe njėkohėsisht kryeministrit Stojadinoviē se, tashmė e tutje, qeveria jugosllave duhet t'i konsideronte pėrfundimisht tė mbyllura pretendimet dhe tentativat e dikurshme pėr ndėrhyrje nė punėt e brendshme tė Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė, pėr tė shmangur njėherė e mirė precedentėt e ngjashėm me incidentin e 15 vjetėve mė parė, tė shtatorit tė vitit 1922, tė Shkodrės, kur kisha ortodokse qė drejtohej nga njė prift serb, qė bėnte shėrbesa pėr afro 1500 malazezė etnikė tė besimit ortodoks, qė banonin nė Shkodėr e rrethina, pa dijeninė e qeverisė shqiptare dhe Sinodit tė Shenjtė shqiptar, tentoi tė kalonte nėn juridiksionin e Kishės ortodokse serbe dhe, drejtpėrsėdrejti, tė Arqipeshkvisė sė Pejės. Mbreti theksoi se, kur kjo arqipeshkvi emėroi atėkohė njė prift serb nė Shkodėr, kreu njė akt qė pėrfaqėsonte injorimin e hapur tė autoritetit tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, tė porsakrijuar e shpallur nga Kongresi i Beratit, dhe se ai, personalisht, si iniciues i Autoqefalisė, i kėrkoi Sinodit tė Shenjtė ndalimin e ushtrimit tė shėrbesave tė kėtij prifti, porse kolegu i tij jugosllav, ish kryeministri Pashiq reagoi menjėherė, duke i dhėnė qėllimisht kėtij konflikti fetar ngjyra politike, aq mė tepėr kur kėto zhvillime negative pėrkonin nė kohė me punėn e Komisionit Ndėrkombėtar tė pėrcaktimit tė kufijve administrativė midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė SKS. Mbreti sqaroi se, me krijimin dhe agravimin artificial tė kėtij incidenti, Pashiqi atėkohė synonte tė impresiononte qeverinė shqiptare dhe tė thyente vullnetin e saj, pėr tė pėrfituar kėsisoj lėshime lidhur me kėrkesat e panumėrta tė Beogradit, si dhe pėr tė kushtėzuar politikisht marrėdhėniet ndėrshtetėrore me anė tė pėrdorimit tė artificeve, tė cilat ai nuk denjonte t'i pranonte. Mbreti i kujtoi bashkėbiseduesit se pas kėmbėnguljes sė tij personale pėr tė mos e lejuar priftin serb tė meshonte, Beogradi u tėrhoq duke i komunikuar Tiranės, me njė notė tė veēantė, pretekstin se "ky problem nuk ėshtė politik por kanonik, ēka lidhet me kompetencat e kishave serbe e shqiptare dhe, si i tillė, duhej zgjidhur prej tyre". Mbreti mė pas vijoi se nė kundėrpėrgjigjen diplomatike ai i kish bėrė tė qartė z.Pashiq se "prifti serb nuk do tė ndalohej tė kryente ritet fetare nė kishėn e Shkodrės, si njė mysafir i respektuar, pėr tė pėrmbushur kėsisoj nevojat e tij personale, si besimtar i thjeshtė".
Dhe me kėtė sqarim, Mbreti i dha tė kuptojė Jankoviēit se kurrė nuk do tė pranonte kushtėzime qė binin ndesh me interesat e Shqipėrisė nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore me Mbretėrinė SKS.
Pas kėsaj, Mbreti e mbylli bisedėn duke i kėrkuar Jankoviēit qė t'ia transmetonte shefit tė tij Stojadinoviē mesazhet e kėtij bashkėbisedimi.
Mė 25 mars, disa ditė pas bisedės sė Mbretit me ambasadorin jugosllav, ministri i Jashtėm italian, Ēiano, kreu njė vizitė zyrtare dy ditore nė Beograd, gjatė sė cilės nėnshkroi njė marrėveshje politike tė parapėrgatitur me kryeministrin Stojadinoviē, i njohur si "Pakti italo-jugosllav Ēiano-Stojadinoviē", gjatė tė cilave kryeministri jugosllav i deklaroi Ēianos se "Ndėrkohė qė diplomacia europiane e ka izoluar dhe i mban nė pozita tė disfavorshme Italinė dhe Jugosllavinė, Shqipėrisė i jep njė rėndėsi mė tė madhe dhe, nė kėtė kuptim, Shqipėria po shfaqet dhe pėrdoret si armė qė i ėshtė vėnė nė ije Jugosllavisė, dhe kjo gjė nė atmosferėn e zhvillimeve aktuale bėn tė domosdoshėm konsiderimin e ndarjes sė Shqipėrisė midis dy shteteve tona...", pėr ēka Ēiano u shpreh se ishte plotėsisht dakord dhe se do tė vinte nė dijeni pėr kėtė propozim kryeministrin Mussolini. 
Ēiano dhe Stojadinoviē shkėmbyen nota zyrtare jopublike, pėrmbajtja e tė cilave "garantonte" pavarėsinė e Shqipėrisė dhe e siguronin shtetin shqiptar pėr mosndėrhyrje tė Jugosllavisė nė punėt e brendshme tė tij. Tė dy palėt dhanė gjithashtu edhe garanci tė ngjashme nė lidhje me problemet ndėrkufitare dhe kufijtė shqiptaro-jugosllavė, si dhe pengimin e ēdo tentative pėr "ndarjen e vendit!!!". 
Ēiano, nė emėr tė Italisė, ra dakord tė mos publikojė ndikimin e saj politik mbi Shqipėrinė, me qėllim qė tė garantonte njėfarė "pariteti italo-jugosllav tė pozitave dhe avantazheve tregtare tė kėtyre dy vendeve nė raport me Shqipėrinė", pėr tė balancuar kėsisoj disavantazhet e deriatėhershme tė Jugosllavisė nė marrėdhėniet tregtare me Shqipėrinė. 
Sidoqoftė Ēiano e vuri nė dijeni Stojadinoviēin se po pėrgatitej pėr njė vizitė zyrtare nė Shqipėri nė javėt nė vazhdim, vizitė nė tė cilėn synonte tė shpallte "mbylljen dhe anullimin zyrtar tė Aleancės Italo-shqiptare".
Mė vonė, arkivat serbe publikuan pjesėrisht klauzola dhe nene tė Paktit Italo-jugosllav tė 25 marsit 1937, por kurrė ato qė flisnin pėr marrėveshjen pėr coptimin e Shqipėrisė midis tyre. Thelbi i pėrmbajtjes sė Paktit ishte, "Italia dhe Jugosllavia, duke ndjekur politikė miqėsore me njėra-tjetrėn, mund tė merren vesh nė lidhje me Shqipėrinė, nė kėtė bazė: Italia ka interesin e vet jetėsor nė Vlorė; kjo pjesė e bregdetit shqiptar nuk bėn tė rrezikohet nga ne (jugosllavėt - shėn. i A.K) dhe se ne duhet ta kuptojmė kėtė interes dhe ta respektojmė. 
Interesi jetėsor i Jugosllavisė ėshtė qė tė mos jetė e rrezikuar nė kufirin e Shqipėrisė me Serbinė Jugore, as me Kosovėn e banuar me shqiptarė, e as me Shkodrėn dhe Malin e Zi. Nė Protokollin e Paktit tė Miqėsisė midis dy vendeve tona (pra midis Italisė dhe Mbretėrisė SKJ), parashikohet dhe pėrcaktohet qartė se do tė ndikohet qė, me ēdo kusht, tė ndalet fortifikimi i mėtejshėm i terrenit nga qeveria shqiptare, nė zonat e Librazhdit e tė Milotit... 
Pėrsa i pėrket aksionit ekonomiko-financiar italian nė Shqipėri, ne (jugosllavėt) nuk kemi as nuk dėshirojmė tė rivalizojmė e as tė investojmė ndofarė mjetesh tė posaēme. Italianėt, pra, mbeten pa konkurrencė dhe pa vėrejtje nga ana jonė, kuptohet me kusht qė tė mbeten nė kufijtė e obligimit tjetėr tė fshehtė, sipas tė cilit, nė pikėpamje politike, ekonomike ose financiare, nuk do tė kėrkojnė kurrfarė dobish speciale qė do ta komprometonin nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ose tė tėrthortė, pavarėsinė e shtetit shqiptar vetėm nė interes tė tyre".
Mė tej, duke interpretuar thelbin dhe anekset e marrėveshjes sė firmosur nga Ēiano dhe Stojadinoviē, ekspertėt jugosllavė nė relacionin shpjegues tė tekstit tė saj, theksonin: "Nė kėtė mėnyrė, Pakti i Miqėsisė i 25 marsit 1937, krijon njė 'modus vivendi' tė durueshėm midis nesh dhe Italisė nė terrenin shqiptar, ku, viteve tė mėparshme, kishim aq shumė konflikte dhe mosmarrėveshje. Eshtė ēeshtje tjetėr sesa ky qetėsim, nė Shqipėri, do tė mund t'u bėnte ballė sprovave tė ndonjė situate mė tė rėndė e mė tė ndėrlikuar nė detin Mesdhe ose nė Ballkan".
Pavarėsisht nga deklaratat e pėrkora tė tė dyja palėve dhe vetėpėrmbajtjes sė shtypit italian dhe jugosllav nė trajtimin e kronikave tė kėsaj marrėveshjeje historike midis dy vendeve, shqetėsimi i Tiranės zyrtare dhe personalisht i Mbretit Zog lidhur me qėllimet dhe rezultatet e kėsaj vizite tė Ēianos nė Jugosllavi u rritėn jashtė mase, dhe jo pa arsye.
Ndonėse nė pamundėsi pėr t'u informuar mbi thelbin e Paktit Italo-jugosllav dhe implikimet e mundshme tė tij nė raport me Shqipėrinė, Mbreti Zog konkludoi se asgjė e mirė nuk mund t'i vinte Shqipėrisė nga njė afrim i mundshėm i dy shteteve dhe qeverive me tė cilat Shqipėria kishte patur dhe po pėrjetonte marrėdhėnie relativisht tė tensionuara, aq mė tepėr kur midis tyre qėndronin si thika majėmprehta problemet ndėrshtetėrore e ndėretnike tė pazgjidhura, sikundėr ato tė Triestes, Istrias, Zarės dhe ishujve tė bregdetit Dalmat.
Koha i vėrtetoi dyshimet e themelta tė shtetit shqiptar lidhur me kėtė Pakt, qė qoftė nė ideim, formulim, frymėzime e qėllim, ishte dhe mbeti thellėsisht antishqiptar.

 

Homazh

Nė kuadėr tė Rezolutės sė Kėshillit tė Europės pėr krimet e komunizmit

Revolta e madhe e Spaēit e vitit 1973

Nga Syrja Lame - pjesėmarrės i saj

Mė 21 Maj 2006 mbushen 33 vjet nga shpėrthimi i revoltės sė tė burgosurve antikomunistė tė Spaēit, ku pėr tre ditė me radhė u valėvit krenar flamuri pa yll i Skėnderbeut, qė kuēedra komuniste e kishte pėrdhosur,e me ē'rast fatmirėsisht, u vu nė vend nderi i tij si simbol i shenjtė kombėtar, tė cilin zyrtarisht dhe pa yllin e kuq e kemi dhe e mbajmė sot, pas shembjes sė diktaturės komuniste. 
Ishte pikėrisht shtypja e madhe e diktaturės sė kuqe, shkaku qė solli shpėrthimin e asaj revolte tė shpirtėrave tė ndrydhur prej vitesh nė burgje. Revolta e Spaēit ishte lėvizje e mirėfilltė politike. Ajo ishte njė shkėndijė e fortė qė i tregoi Diktaturės dhe Europės se nė Spaēin e Mirditės Kreshnike, jetonin trima tė pamposhtur. Tregoi se nė zemrat e kėtyre atdhetarėve antikomunistė nuk ishin shuar ende shpresat, dėshira dhe vullneti pėr tė jetuar tė lirė dhe nė njė demokraci tė vėrtetė.
Ajo revoltė, ndonėse shpėrtheu nė mėnyrė spontane, nė mbrojtje tė jetės sė shokut tė tyre Pal Zefit, i kishte themelet tek urrejtja e kultivuar ndaj tiranisė, ndaj menjėherė mori formė tė pėrgjithshme, tė organizuar, me njė shtab drejtues dhe me kėrkesa e thirrje politike si: "Ushtarėt janė me ne, sepse janė bij tė popullit" , "Vėllezėr ushtarė, bashkohuni me ne", "Poshtė komunizmi", "Poshtė Enver Hoxha", "Duam Bashkimin me Europėn e lirė", "Ja vdekje, Ja Liri", "Nuk shkojmė nė Galeri", etj..
Po cilat ishin shkaqet kryesore tė asaj revolte?
Ato ishin shumė, por unė po citoj disa prej tyre: 
- Akumulimi prej dekadash i urrejtjes ndaj shtypjes dhe vuajtjeve ēnjerėzore.
- Galeritė e bakrit dhe piritit, ishin mė primitivet nė botė dhe u shndėrruan nė zgafella vdekjeje tė bijve tė lirisė. 
- Shfaqja nė horizont e disa "xixėllonjave" shpresėdhėnėse, qė vėrtiteshin nė Qiellin e Europės, nė fillimet e viteve '70 tė: Konferencės sė Helsinkit (Europa e Bashkuar), tė cilat ne skllevėrit e shekullit 20, i ndiqnim me shpresė tė madhe, por qė vendimet shpėtimtare dhe demokratike tė tyre kundėrshtoheshin nga satrapėt e Tiranės.
- Flamuri qė valonte krenar, na jepte zemėr dhe fuqi, dhe zėrat tonė tė bashkuar dėgjoheshin nga Spaēi, nė Kullat e Oroshit dhe mbarė Mirditėn. 
Ndėrsa pasojat dhe veprimet tona ishin:
- Marrja e Kampit pėr tre ditė me radhė nė dorėzim nga tė burgosurit politikė. 
- Djegia e tendave tė propagandės sė kuqe, flaka e tė cilave zinte kupėn e qiellit, me ē'rast Tirana zyrtare dyshoi se mos kjo revoltė ishte e koordinuar me Komandėn e Kampit dhe fuqitė e huaja, pėr ēka krerėt e komunizmit i trembeshin ndonjė zbarkimi tė avionėve tė huaj. 
Kjo bėri qė nga Tirana dhe Korpusi i Burrelit, tė vinin tė gjitha llojet e trupave policoro-ushtarake, tė komanduara nga gjeneral Bako Dervishi, Feēor Shehu, Aranit Ēela dhe, nė hije, nga vetė Ministri i Brendshėm Kadri Hazbiu.
Pas prerjes sė ujit dhe bukės nga jashtė, vijoi edhe ultimatumi qė u dha nė radio nga Komandanti-kryekriminel i Pėrgjithshėm i policisė, Kasem Kaēi (Daja i Igli Toskės qė ka qenė edhe ministėr i Brendshėm nė qeverisjen socialiste).
Pas tre ditėsh dhe netėsh rezistence vetėmohuese, forcat mė tė specializuara tė shtetit ia arritėn qėllimit tė kapnin tė burgosurit e paarmatosur e tė raskapitur nga uria dhe etja.
Filloi arrestimi: I pari u arrestua Hajri Pashaj, me urdhėr tė Feēor Shehut. I dyti ishte Syrja Lame, pėr goditjen e operativit Fejzi Lizo dhe pėr kushtrimin qė dha para tė gjithė tė burgosurve nė taracė dhe, mė pas, me radhė, u arrestuan pjesa mė kryesore e pjesmarrėsve nė revoltė.
Dymbėdhjetė nga ne iu nėnshtruan hetuesisė dhe torturave tė pėrbindshme, e mė pas edhe Gjyqit Special nė Spaē, nėpėrmjet njė Gjykate tė posaēme tė ngritur nga Sigurimi i Shtetit dhe krerėt mė tė lartė tė Diktaturės.
Heronjtė qė iu nėnshtruan Hetuesisė dhe Gjyqit special, ishin:
1.Skėnder Daja - 21 vjeē
2.Dervish Bejko - 24 vjeē
3.Pal Zefi - 30 vjeē
4.Hajri Pashaj - 32 vjeē
5.Sami Dangėllia.
6.Hodo Sokoli.
7.Syrja Lame.
8.Luan Burimi.
9.Luan Koka.
10.Paulin Vata.
11.Dash Kazazi.
12.Jorgo Papa.
Nė pėrfundim tė Gjyqit Special, katėr tė parėt, pikėrisht heronjtė dhe organizatorėt dhe drejtuesit kryesorė tė Revoltės: Skėnder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj, u dėnuan me vdekje dhe u pushkatuan, ndėrsa tetė tė tjerėt u dėnuan me nga 25 vjet secili dhe u dėrguan pėr ta vuajtur dėnimin e mėtejshėm nė burgun e tmerrshėm tė Sigurisė sė Lartė tė Burrelit, tė izoluar atje nė njė karantinė tė rreptė.
Pjesa tjetėr, rreth 70 vetė, u dėnuan mė pas nga Gjykata e Rrėshenit. 
Nga kėta ia vlen tė pėrmendet trimi Dervish Bejko nga Starova e Pogradecit, qė me megjithėse i kishte krahėt e shqyer dhe vdekjen e dinte tė sigurt, syrin e kishte pishė. I paharruar do tė mbetet edhe kryetrimi Hodo Sokoli nga Shkodra, i cili nė sallėn e gjyqit fliste krenar, duke sfiduar vdekjen dhe prokurorėt e gjyqtarėt injorantė e xhahilė. 
Nuk mund tė harrohet gjithashtu edhe djaloshi korēar, Sotiraq Simaku, apo Bebi Konomi nga Vlora, si dhe pinjolli i shquar i derės sė Agollinjve tė Bulgarecit, trimi i pamposhtur Demir Pojani.
Duhen volume tė tėra pėr tė pėrshkruar atė revoltė, pėr tė cilėn ngaqė nuk janė thėnė tė gjitha tė vėrtetat, diket sikur pėr fat tė keq heshtet dhe historia ka njė borxh tė madh ndaj saj.
Sikur ai bashkim idealistėsh tė vazhdonte e tė triumfonte, nuk do tė ndodhnin ato tragjedi tė 15 viteve tė fundit tė diktaturės komuniste; nuk do tė triumfonin vendimet famėkeqe tė Katovicės dhe shoqatat tona nuk do tė shpėrbėheshin ashtu sikundėr ndodhi.
Kriminelėt tanė, nė vend qė tė jepnin llogari qysh nė fillim pėr krimet e tyre, nuk do tė bėheshin politikanė, gjykatės, noterė, avoketė, biznesmenė. 
Ai qė dėnoi me varje shokun tonė, poetin Havzi Nela nė mes tė Kukėsit, u bė kryetar i Gjykatės sė Lartė, ndėrsa ai qė firmosi varjen e tij, Ramiz Alia, mori mijėra dollarė shpėrblim pėr pak "burg" qė bėri, me mishėra dhe televizorė nė njė dhomė qė mė shumė i ngjante njė dhome hoteli luksoz. Po kėshtu u trajtua edhe kryekriminelja dhe bashkėpunėtorja e diktatorit Nexhmije Hoxha. 
Pronat e pronarėve legjitimė i rrėmbyen qeveritarėt e pas viteve '90-tė.
Ne qė u masakruam pėr idetė demokratike perėndimore, mbetėm si ishim, tė varfėr dhe tė paintegruar. Ata qė na dėnonin dhe villnin vrer kundėr Amerikės dhe Europės, sot janė bėrė "miqtė mė tė ngushtė dhe mė besnikė" tė tyre.
Por Europa ka sy e veshė. Ajo e ka kuptuar ēka ndodh nė Shqipėri, prandaj, qysh nė fillim tė kėtij viti, lėshoi njė Rezolutė pėr evidentimin dhe dėnimin e krimeve komuniste. Jo vetėm tek ne, por nė tė gjitha vendet komuniste tė Europės Lindore. Dhe pėrsėri heshtet, sepse komunizmi tek ne i ka tė gjitha. Ai ka pushtetin ekonomik, politik dhe median, qė shkruan ēdo ditė pėr tė mbajtur gjallė nostalgjinė e xhelatėve qė pėrkthehet nė vota pėr PS dhe krerėt e sė majtės neokomuniste shqiptare. 
Komunizmi me ēdo kusht dėshiron qė demokracia tek ne tė shndėrrohet nė anarshi dhe korrupsion.
Ne dėshmitarėt e gjallė tė tiranisė dhe tė shtypurit prej thundrės sė saj, po shuhemi ēdo ditė njė e nga njė, prandaj u takon detyra e shenjtė brezave pasardhės, pėr tė vėnė nė vend kėtė padrejtėsi qė ka ndodhur. Nėse kjo ndodh, ato heronj do tė kenė bekimin e Zotit.

___________________________

07 Mai 2006
___________________________



Qarqet vorio-epirote, kanė pėrgatitur skemėn e re "serbe" pėr ta jetėsuar nė Jug tė Shqipėrisė

PLL: "JO" kantonizimit dhe enklavizimit

Idetė e kantonizimit dhe enklavizimit tė vendit nuk janė tė vjetra, madje ato u artikuluan me forcė gjatė rebelimit tė armatosur tė vitit 1997, ēka kulmuan edhe me ngritjen e flamujve grekė, nė tė gjitha qendrat administrative tė Jugut tė vendit, qė asokohe synoheshin tė aneksoheshin nga Greqia nė rast shpėrbėrjeje tė tėrėsisė territoriale tė vendit nėn dhunėn e kallashėve dhe bandave tė rebelimit.


Editorial

Kantonizmi dhe enklavizimi i rrezikuar

Nga Murat Basha 

Kohėt e fundit, burime tė mirinformuara bėjnė me dije se njėfarė Stavros, qytetar greko-amerikan me ndikim tė fortė nė qarqe politike nė Athinė, dyshohet edhe nė SHBA, natyrisht edhe me ndihmėn e omniprezentit Nikolas Gejxh, po lėviz pėr tė induktuar dhe mė pas imponuar nė klasėn politike shqiptare, idenė e krijimit dhe institucionalizimit gradual tė njė prefekture (Qarku), nė tė cilėn do tė pėrmblidhen tė gjitha qendrat e banimit tė Jugut me pėrbėrje nga minoriteti greqisht-folės. Dhe kjo, as mė pak e as mė shumė, pėrkthehet: Kantonizim dhe Enklavizim i Shqipėrisė administrative londineze. 
Fatkeqėsisht, kjo ndodh pikėrisht kur Beogradi dhe serbėt e Kosovės, po paraqesin nė tryzat e bisedimeve, nė Vienė, gjetkė, dhe nė tė gjitha axhendat ndėrkombėtare, skemėn e "salamandrės" serbe tė enklavave tė tipit serb tė imponuara mė parė edhe nė Bosnjė, me korridore tė hapura komunikimi me Serbinė. Kėsisoj, grekėt dhe grekofilėt e Shqipėrisė, Jugun e vendit duan ta shndėrrojnė nė njė "Mitrovicė Veriore" (nė Epirin e Veriut), qė tė jetė aneks-shtojcė e Greqisė sė sotme, pėr t'u shtrirė pastaj gradualisht deri nė Shkumbin.
Pikėrisht kėsaj skeme i ndih edhe zhurma pėr tė miratuar medeomos regjistrimin e popullsisė sipas kartave nė tė cilat, ndėrmjet gjeneraliteteve tė tjera, tė pėrcaktohet medoemos edhe kombėsia, me vetėdeklarim!!!
Nė mėnyrėn mė zhgėnjyese, nė kėtė vazhdė u bė edhe miratimi i liēencimit nga ministria e Arsimit, tė shkollės greke nė Himarė, gjė qė u pranua edhe nga qeveria nė mbledhjen e fundit tė saj, pikėrisht nė fund tė vitit shkollor!!! Gjė tė cilėn, pothuajse e ligjėroi asokohe edhe prania e ish zėvendės ministrit tė Integrimit Albert Gajo, nė ceremoninė e shkollės sė paliēencuar tė grekėve nė Himarė, gjatė sė cilės u hodhėn parrulla antishtiptare dhe u kėndua himni grek, teksa mungonin plotėsisht flamujt shqiptarė, ngaqė vendin e tyre e kishin zėnė flamujt grekė.
Po kėsaj skeme greke tė rritjes artificiale tė territoreve tė banuara dhe tė numrit tė minoritarėve grekė, i ndih edhe botimi i njė libri tė OJQ-ve shqiptare, nė tė cilin na qėnkan bėrė "depistime" tė pėrbėrjes etnike nė strukturė nė tė gjithė Shqipėrinė, e ku shqiptarėt na dilkan minoritet, ndėrsa "grekėt etnikė" dalin afro 600 mijė!!!
Pra shkurt, kėrkohet qė, nėn modelin e Kosovės, tė cilin duan ta shpallin shoqėri multietnike vetėm sepse ka 5 % pakica pėrballė 95 % shqiptarėsh etnikė, edhe Shqipėrinė administrative po duan ta shpallin shtet multietnik.
Krjimi i kėsaj prefekture greke nė zemėr tė Jugut tė Shqipėrisė, ėshtė nonsensi juridik dhe administrativ mė i paskrupullt, ndėrkohė qė organizimi i ndarjes administrative tė vendit ėshtė fiksuar tashmė dhe pėrbėhet vetėm nga 12 qarqet, bashkitė dhe komunat e njohura. Mė e shumta qė mund tė miratohet me konsensus politik, por bazuar mbi kritere krejtėsisht tė tjera dhe aspak etnike, mund tė jetė krijimi i prefekturės sė Lushnjes, por kurrsesi i asaj "greke" nė Jug tė vendit, e aq mė pak inkorporimi i pakuptimtė nė kėtė prefekturė tė ideuar nė Athinė, i Himarės shqiptare, pėr ta shpallur kėsisoj edhe atė si zonė minoritare, sipas skemave tė vjetra tė Spiro Milos dhe Protokollit tė Korfuzit tė vitit 1914.
Idetė e kantonizimit dhe enklavizimit tė vendit nuk janė tė vjetra, madje ato u artikuluan me forcė gjatė rebelimit tė armatosur tė vitit 1997, ēka kulmuan edhe me ngritjen e flamujve grekė, nė tė gjitha qendrat administrative tė Jugut tė vendit, qė asokohe synoheshin tė aneksoheshin nga Greqia nė rast shpėrbėrjeje tė tėrėsisė territoriale tė vendit nėn dhunėn e kallashėve dhe bandave tė rebelimit.
Ndėrsa pėrsa i pėrket vetėdeklarimit tė kombėsisė sė qytetarėve, ky avaz ėshtė shumė i vjetėr gjithashtu, por qė ka marrė pėrgjigje tė prerė nga tė gjithė specialistėt kompetentė, njohės tė konstitucionalizmit dhe tė sė Drejtės Ndėrkombėtare, ēka mendohet se e ka sqaruar pėrfundimisht, pra njėherė e mirė, kėtė pretendim tė grekofilėve tanė.
Pavarėsisht presioneve dhe kostos politike, Partia Lėvizja e Legalitetit nuk do ta pranojė kurrė kėtė skemė tė jetėsimit tė planeve ogurzeza tė Greqisė, Stavros, Nikolas Gejxhit dhe Harallamb Karathanosit tė Rinisė Vorio-epirote.
Nė vend tė vėnies nė rendin e ditės tė kėtyre skemave poshtėruese antishqiptare, pėr reciprocitet dhe konform tė gjitha kartave ndėrkombėtare, Greqisė i duhet kėrkuar hapja dhe ngritja e shkollave ku tė mėsohet shqip nga fėmijėt e shqiptarėve, kudo ku ata jetojnė e punojnė si emigrantė, me gjithė familjet, nė tokėn e ashtuquajtur greke, e ku ne legalistėt nuk njohim pėr tė tilla tokat shqiptare, tapitė e tė cilave i kanė akoma shqiptarėt etnikė.




Aktivitete

Mblidhet Kryesia e Degės sė PLL Kavajė
Spahiu nė Kavajė: Tė forcojmė strukturat e PLL


Degėt e PLL nė rrethe janė futur nė njė fazė tė rėndėsishme tė veprimtarisė sė tyre politike, nė zbatim tė udhėzimeve qė janė dhėnė nga Komiteti Drejtues i PLL mė datė 15 prill 2006.
Nė kėtė kuadėr, ditėn e mėrkurė, mė datė 3 maj 2006, nė qytetin e Kavajės u mblodh kryesia e Degės sė PLL tė rrethit Kavajė, nėn drejtimin e kryetarit tė Degės Ing. Remzi Muhja. Nė kėtė mbledhje mori pjesė edhe kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit z.Ekrem Spahiu.
Fillimisht z.Muhja informoi tė pranishmit mbi aktivitetin partiak tė Degės Kavajė, qė, siē doli edhe nga diskutimet, nuk ka qenė nė nivelin e dėshiruar dhe kjo ka patur arsyet e veta. Legaliteti nė Kavajė ka njė emėr shumė tė mirė, por duhet pranuar edhe fakti qė ndikimi i Partisė Demokratike nė kėtė rreth ėshtė shumė i fuqishėm, sidomos nė qytetin e Kavajės, i cili ėshtė dhe mbetet njė ndėr bastionet mė tė fuqishme politiko-zgjedhore. 
Pėrfshirja e Legalitetit nė LZHK dhe qėndrimet e dyzuara tė kėtij koalicioni tė pėrkohshėm zgjedhor gjatė fushatės elektorale tė 3 korrikut, si dhe mospėrfaqėsimi me asnjė deputet nė Kuvendin e Shqipėrisė, nga 5 deputetė qė kishte PLL nė legjislaturėn e kaluar, e ka vėshtirėsuar punėn e strukturave legaliste nė mbarė vendin, por kjo dukuri bėhet mė e ndjeshme nė Kavajė.
Nė raportimin e tij tė punės sė strukturave legaliste kavajase, ndėr tė tjera z.Muhja vlerėsoi maksimalisht qėndrimet politike tė lidershipit tė PLL nė qendėr, tė cilat ai i vlerėsoi si inkurajuese dhe mobilizuese nė punėn e tyre tė pėrditshme.
"Aktualisht po merremi me evidentimin e saktė tė antarėsisė sė Legalitetit, duke patur parasysh shumė faktorė", - theksoi ndėr tė tjera z.Muhja, duke shtuar se "nė kėtė kuadėr, udhėzimet e dhėna nga qėndra do t'i punojmė hap pas hapi".
Ndėrsa nėnkryetari i Degės, juristi i njohur kavajas z.Skėnder Gjoci, qė ėshtė edhe kėshilltar i PLL nė kėshillin e bashkisė Kavajė, nė diskutimin e tij mė shumė u pėrqėndrua te zgjedhjet e ardhshme vendore, tė cilat, sipas tij "janė shumė tė rėndėsishme pėr perspektivėn e Legalitetit". 
"Aktualisht, nė kėshillin bashkiak tė Kavajės, PLL pėrfaqėsohet me 4 kėshilltarė dhe do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona qė minimalisht tė ruajmė kėtė pėrfaqėsim", - tha z.Gjoci. 
Zotėrinjtė Bashkim Xhafa, Artan Hasani, Bujar Karameta, Ndriēim Vogli dhe tė tjerėt qė e morėn fjalėn, theksuan domosdoshmėrinė e gjetjes sė skemave stimuluese tė prurjeve tė votave pro Legalitetit nė zgjedhjet e ardhshme vendore.
Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit z.Ekrem Spahiu, nė fjalėn e tij, fillimisht bėri njė ekspoze tė shkurtėr pėr zhvillimet politike nė vėnd, pėr t'u pėrqėndruar mė gjatė nė pėrgatitjet qė po bėn PLL pėr zgjedhjet e ardhshme vendore. "Plotėsimi i strukturave lokale deri nė seksion, atje ku mungojnė, si dhe fuqizimi i tyre, duhet tė jetė prioriteti i punės sė kryesisė dhe Komitetit Drejtues tė Degės tuaj. Ju tashmė keni kapacitetet e duhura politike dhe intelektuale tė atashuara nė strukturat legaliste tė degės, keni kėshilltarėt nė kėshillat vendore, keni krijuar pėrvojėn e duhur elektorale dhe sigurisht qė kėto avantazhe do t'u shėrbejnė pėr tė intensifikuar dhe pėrmirėsuar tė veprimtarinė e ardhshme politiko-organizative. Kemi besim se me angazhimin dhe punėn e tė gjithė strukturave dhe antarėsisė sė Legalitetit, Dega e Kavajės do tė marrė njė rezultat shumė tė mirė nė zgjedhjet vėndore, jo vetėm nė bashkinė e Kavajės, por nė tė gjitha njėsitė e tjera vendore tė rrethit tuaj", - pėrfundoi z.Spahiu.
Nė fund tė takimit, drejtuesit e pranishėm vendosėn qė sė shpejti tė mblidhet Komiteti Drejtues i Degės dhe sa mė parė tė fillojnė pėrgatitjet pėr organizimin e njė takimi masiv dhe cilėsor, me anėtarėsinė dhe simpatizantėt e Legalitetit tė rrethit tė Kavajės.
Korresp. i "Atdheu"



Legalistėt durrsakė riorganizojnė strukturat dhe i pėrgatisin pėr fushatėn zgjedhore

Durrės, fushata, objektiv kryesor i punės sė PLL

Ditėn e djel, mė datė 30 prill 2006, drejtuesit mė tė lartė legalistė tė Degės sė PLL Durrės, pėrkatėsisht kryetari z.Riza Dajko dhe sekretari Organizativ i saj z.Islam Alikaj, zhvilluan njė mbledhje pune tė pėrbashkėt me drejtuesit dhe anėtarėsinė e strukturave legaliste tė rajoneve 1; 2; 3; 4 dhe 5 tė qytetit tė Durrėsit.
Nė kėtė mbledhje u procedua me rend dite, qė ishte verifikimi dhe azhornimi i anėtarėsisė sė mėparshme dhe asaj tė porsaardhur nėpėr seksionet e kėtyre njėsive, por kryesisht i atyre qė mbulojnė lagjet 8; 15 dhe 18 tė rajonit nr. 4, qė drejtohet nga kryetari z.Rudolf Koka.
Pas verifikimit dhe azhornimit tė listave tė anėtarėsisė, qė natyrisht ėshtė shtuar pėr shkak tė pranimeve tė reja, nė pikėn e dytė tė rendit tė ditės u procedua me zgjedhjen e kryesisė sė rajonit nr. 4, prej nga, nėpėrmjet votės sė fshehtė, legalistėt pjesėmarrės pėrzgjodhėn 9 anėtarė, ndėr mė tė spikaturit si aktivistė tė PLL, konform edhe organizimit nė bazė territori, ku pėrveē drejtuesve kryesorė si kryetari, nėnkryetari dhe sekretari, u pėrzgjodhėn si anėtarė nga 2 pėrfaqėsues tė seksioneve tė lagjeve nr. 8; 15 dhe 18.
Pika e tretė e rendit tė ditės ishte thithja e mendimeve dhe sugjerimeve konkrete pėr pėrzgjedhjen e kandidatėve qė do tė kandidojnė pėr kėshilltarė tė PLL nė kėshillin bashkiak tė qytetit tė Durrėsit.
Pika e katėrt e rendit tė ditės ishte raportimi i punės sė bėrė pėr anėtarėsimet dhe riorganizimet e seksioneve, me qėllim qė ato t'i pėrgjigjen fluksit tė anėtarėsimeve tė reja dhe detyrave qė u dalin nė kuadėr tė fushatės, si dhe vėnia e detyrės pėr ēdo anėtar tė Komitetit Drejtues, qė tė punojnė intensivisht pėr anėtarėsime tė reja nė PLL.
Pas diskutimeve tė shumta, legalistėt njėzėri ranė dakord qė renditja e kėshilltarėve nė listėn shumemėrore tė bazohet mbi rezultatet konkrete zgjedhore, dhe jo tė paracaktohet, me qėllim nxitjen e ēdo kandidati pėr arritjen e njė rezultati sa mė tė lartė zgjedhor nė njėsinė qė ai mbulon e tė cilėn dėshiron ta pėrfaqėsojė nė kėshillin e ardhshėm bashkiak.
Mė tej mbledhja vendosi qė takimi vijues i punės sė kėtyre strukturave, tė bėhet mė datė 27 maj 2006, tashmė me anėtarėt dhe drejtuesit e strukturave legaliste tė rajonit nr. 5, pėr tė vendosur gradualisht edhe datat e mbledhjeve tė punės pėr rajonet 1; 2 dhe 3 tė qytetit tė Durrėsit, takime kėto qė do tė mbulohen edhe me pjesėmarrjen e drejtuesve mė tė lartė tė Degės sė PLL Durrės.
Njė nga pikat e rendit tė ditės ishte edhe njohja e mė pas punimi i udhėzimeve tė Komitetit Drejtues tė PLL pėr fillimin e punės pėrgatitore pėr fushatėn e ardhshme tė zgjedhjeve vendore.
Nė fund tė takimit, mbledhja i ngarkoi si detyrė kryetarit tė Degės z.Riza Dajko, qė tė piketojė, pėrzgjedhė dhe pėrcaktojė pėrfundimisht kandidatėt mė cilėsorė pėr kryetarė tė komunave "Katundi i Ri", "Rrashbull", "Ishėm", "Bashkia e Sukthit", si dhe kandidatėt pėr kėshilltarė nė kėshillat e komunave dhe nė kėshillin e bashkisė Sukth.
Korresp. i "Atdheu" 

 

Intervista
Intervistė me z.Gjergj Thanasi, drejtor i Departamentit tė Marrėdhėnieve me Publikun nė PLL

Thanasi: Shqiptarėt dhe pirustia e kuqe

Z.Thanasi, si do ta komentonit situatėn aktuale tė krimit tė organizuar dhe lidhjet e tij me politikėn, pas fillimit tė procesit tė ēmontimit tė kryeprokurorit Sallaku nga skeleti i ndryshkur dhe muret e kalbura tė prokurorisė?

Futja nė proces neutralizimi i Kryeprokurorit tė shtetit dhe avokatit tė krimit z.Sallaku, ėshtė njė rritje e llahtarshme pazari, ėshtė njė hyrje nė zonėn e kuqe tė rrezikut. 
Jemi nė prag tė nivelit tė tretė tė krimit tė organizuar, aty ku ai puqet me politikėn dhe me terrorizmin. Pak rėndėsi ka nėse janė "brigada tė kuqe", janė Al-Kaeda, apo "Hakmarrje pėr Drejtėsi". Nyja qė lidh Mafia-n shqiptare nė organizim e sipėr, terrorizmin ndėrkombėtar, pėrfshirė edhe atė tė sponsorizuar nga "komshiu" me politikėn, fatkeqėsisht gjendet nė selinė e Partisė Socialiste dhe segmentet e saj, nė tė dy krahėt e Bulevardit Zog I, duke e bėrė pluralizmin shqiptar tė ēalė nga kėmba e majtė. Kryeministri po rrezikon edhe fizikisht, duke goditur interesa tė grupeve kriminale nė organizim e sipėr, pavarėsisht se janė mė tė lidhur me Nanon apo me Ramėn. 
Kėto interesa qė pėrfshijnė dhjetėra milionė euro, pa llogaritur fitimin e munguar, plus goditja e Hozrashoteve tė terrorit, ndonėse e pjesshme dhe me gjysėm zemre, rrit rrezikun pėr Ekzekutivin shqiptar.
Njerėzit qė vodhėn banka pėr xhepin e vet dhe vunė autobomba pėr t'i bėrė favor nėpunėsve qė i kishin zyrat nė "Rrugėn Knjaz Milloshi" nė Beograd, janė tė rrezikshėm si terroristė e bij terroristėsh. Perversi dy-metrosh, qė deri nė vitin 2001 mbante kontakte tė frytshme me "Al Haramain"-in, jo vetėm pėr distributorė frigoriferėsh dhe lavatriēesh pas hapjes sė digės sė Liqenit Artificial, por edhe pėr tė rruajtur paratė e grumbulluara, e pėr t'u bėrė kryeministėr i Shqipėrisė, ėshtė i gatshėm pėr ēdo gjė.
Thėnies sė Dantonit: "Guxim, guxim, pėrsėri guxim", duhet t'i shtohet edhe fjala e Kontit tė Artuasė: "rezistencė, rezistencė, rezistencė, pėr Francėn dhe francezėt".
Le tė shpresojmė qė guximi do tė bashkohet me rezistencėn, si ēimentoja me hekurin pėr tė na dhėnė "betonarmenė", pėrndryshe, pirustia e krimit tė PS-sė dhe terrorizmit, do t'ua zėrė frymėn fare shqiptarėve.
Njėherė e njėkohė, presidenti i atėhershėm i Republikės, Ahmet Zogu, brenda pranverės sė vitit 1925, vuri rendin dhe qetėsinė duke shfarosur banditėrinė. Ndėrsa sot, kur ke partnerė ICITAPI-n dhe PAMECA-n, ėshtė gjynah qė kriminelėt dhe terroristėt, tė mos e blejnė pėr 100 milionė euro, Brimėn e Miut.


Po Pandushkė derėziu, ē'pati qė i iku petlla dhe aludoi pėr kontrabandė, trafiqe dhe krim tė organizuar, qė nė kohė tė ish pushtetit tė PD, gjatė seancės pėr ngritjen e komisionit parlamentar pėr tė hetuar Prokurorinė?

Zoti i ruajt socialistėt nga naiviteti dhe budallallėku i Majkos, sepse "nė shtėpinė e tė varurit", nė mėnyrė tė papėrgjegjshme, pėrmendi jo vetėm "litarin", por edhe "xhelatin". Njė dyzinė socialistėsh brenda parlamentit dhe dhjetėra tė tjerė anembanė Shqipėrisė, filluan tė kruajnė e krrejnė mizat nėn kėsulė. Fjala vjen, z.Sallaku, pas kėsaj deklarate, mund tė shfrytėzojė ditėt e mbetura nė kolltuk, pėr tė zbuluar lidhjet midis auto-bombės kundra rektorit okupator serb tė Universitetit tė Prishtinės dhe shoferit tė "Fiat-it Tipo" tek Supermarketi i VEFA-s, si dhe lidhjet e kėtij tė fundit me gruan e njė zyrtari tė lartė shqiptar. 
Petro Koēi mund tė kujtojė vitet interesante tė mėsim-dhėnies sė anglishtes nė Kalanė e Dodės, jo larg kufirit me ish-Jugosllavinė... Ndonjė ish-deputet i PS-sė qė, nė kohėn e embargos hante, pinte e flinte nė Hotel "Bozhur"-in e Kosovės me gjithfarė shqiponjash tė bardha tė ardhura nga katundet e Shumadisė, mund tė shqetėsohet se Kryeministri, me turravrapin qė ka marrė, mund tė fusė hundėt deri te "Jugo-Petroli" e tek lista e instruktorėve tė Komitetit tė PPSH Kukės.
Oborrtarėt e turistit Nano, brenda dhe jashtė hekurave, mund tė kujtojnė me nostalgji skafet e "Zhelenikės", orgjitė nė vikendicat e ish-JNA-sė nė Hercegnov, apo vizitat e punės nė vilėn e qiraxhiut tė Hagės, kapitan Draganit, tė ndodhura nė lokalitetin Zhllatica, e pse jo edhe darkat nė restorant "Ribanica", ku diskutohej kontrabandimi i naftės, cigareve, kafesė, industrisė sė bardhė, e deri KT4-ės. 
E ē'ti thuash Majkos sė ngratė, qė nuk vė mend edhe po t'i kujtosh dasmorėt qė evidentonte SHIK-u i Gazidedes nė ndonjė dasmė nė zonėn e Opojės, ku deputeti socialist i parlamentit shqiptar hante, pinte e diskutonte pėr "Ēėshtjen e Gjirit Persik...!" me kriminelin e shquar lokal tė Gjakovės, Momir-in (Miodrag Djejiē, lindur nė katundin Bitesh), me rezidencė deri nė Qershor tė vitit 1999, nė Gorni Novo Sello, Opshtina Djakovica. 
Majko-djali! Deputetin tėnd e ke mik tė Serbisė, me nipin vrasės tė shqiptarėve tė Shqipėrisė. Po, ē'tu desh o derėzi, qė hape sirtarė tė tillė?!! Mė mirė tė merreshe me projektin e "Tunelit hekurudhor nė Adriatik", ose me menaxhimin e klorit tė ēajit tė ushtarėve, apo skrapit tė tankeve tė Mao Ce Dunit...

Po kryeministri, a ka njerėz pėr t'ju kundėrvėnė kėsaj ēorbe ballkanike tė krimit tė organizuar dhe atij politik?

Deri tani, ndonėse me rezerva, partnerėt po ia sjellin z.Berisha, dosjet me nga 50 mijė faqe... Po i japin DVD-ra, foto dhe filmime, njėlloj siē e ndihmuan nė 96-ėn pėr bombėn qė do vihej te Ura e Lanės, pėr tė asgjėsuar fizikisht ish-Presidentin e Shqipėrisė, sipas modelit dhe mėnyrave tė terroristėve tė sotėm nėpėr botė. 
Kryeministri njerėzit i ka. Shefin e Krimeve tė Hapura e ka trim tė ēartur, atdhetar tė zjarrtė e profesionist tė mirė. Me dyzina janė Mulosmanėt, Kuliqėt, Harizajt e tė tjerė, tė trajnuar e tė motivuar pėr t'i vėnė krimit byzylykė spanjollė nė duar, e pėr t'i prerė segmentet e ish-SDB-sė me sėpatė, gjė qė vėllai i Majlindės, nuk ka vullnet, njerėz e dėshirė pėr ta bėrė. Shkurt puna! O Zot, ruaji socialistėt nga naiviteti i Majkove tė tyre...

Po shqiptarėt, a pėrfitojnė nga anti-krimi qeveritar?

Besoj se po. Fjala vjen, zhdukja e banditizmit nga xhandarmėria zogiste i hapi rrugė biznesit, tregtisė dhe konsolidimit tė borgjezisė shqiptare, qoftė asaj tregtare, qoftė asaj industriale. Sot, zhdukja e banditėrisė dhe monopoleve, nxjerrja e lekut nga burgu, me hir a me pahir, do tė konsolidojė shtresėn e mesme nė Shqipėri, dhe shumica dėrrmuese e shqiptarėve do tė ketė mė shumė lekė nė xhepat e tyre.
Oligarkėt e kuq do tė bien ca nga dynjallėku. Na vjen shumė keq, por siē thonė anglezėt: "Nuk bėn dot omėletė pa thyer vezė". 
Tani qė Greqia do tė na falė edhe njė burg, atėherė asnjė organizatė pėr mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut, nuk do tė ketė mundėsi tė ankohet se qiraxhinjtė e rinj tė sistemit tė ri penitenciar shqiptar, nuk do tė gėzojnė standarte evropiane gjatė periudhės qė do tė bujtin pranė kėtij sistemi, dhe nuk do tė kenė nevojė t'i ankohen Pjetėr Arbnorit pėr furēa dhėmbėsh, siē ankohej Nexhmije Hoxha nė kaushin e Tiranės.
Ju faleminderit!

Intervistoi Astrit Kola



Dossier

Fejesa e Mbretit, Vatikani dhe kriza gjeopolitike

Nga Astrit Kola

Implikimet e Italisė dhe Jugosllavisė nė frymėzimin, pėrgatitjen dhe shpėrthimin e kryengritjes sė Delvinės sė majit tė vitit 1937, dėshmuan se shteti shqiptar ishte nė qendėr tė cikloneve destabilizuese qė buronin nga thelbi i pazarllėqeve italo-jugosllave, tė mishėruara mė sė miri nė Paktin Ēiano-Stojadinoviē. Pėr tė mos publikuar interferimin e dy fqinjėve tė fuqishėm nė kryengritjen e Delvinės, qeveria shqiptare, nėpėrmjet ministrit tė Brendshėm Musa Juka, deklaroi se kjo kryengritje kishte frymėzime tė drejtpėrdrejta komuniste dhe se ishte realizuar nė pėrputhje me platformat e Kominternit dhe Seksionit tė tij ballkanik. Por jo rastėsisht, ishin pikėrisht qarqet politike jugosllave ato qė, nė fund tė muajit gusht 1937, i bėnė jehonė lajmit, sipas tė cilit "Gjeneral Xhemal Aranitasi, shef i Shtabit tė Ushtrisė shqiptare, u shkarkua nga detyra dhe u izolua nė njė fshat nė thellėsi tė vendit, si i dyshuar pėr dijeni nė lidhje me shpėrthimin e kryengritjes".
Pėr tė sfumuar dyshimet e implikimit tė Italisė nė kryengritjen e Delvinės, pėrfaqėsuesit mė tė lartė italianė nė Tiranė filluan tė pėrhapnin lajmin se qeveria italiane po pėrgatitej tė miratonte njė kredi prej afro 6 milionė franga ari, akorduar qeverisė shqiptare pėr katėr vitet e ardhshme. Sipas zyrtarėve italianė nė Tiranė, nė lidhje me miratimin e kėsaj kredie, konti Ēiano kish biseduar me Mussolinin menjėherė pas pėrfundimit tė vizitės zyrtare nė Shqipėri, pėr ēka ishin zhvilluar konsultime intensive me ministrin e Financave tė Italisė, kontin Revel. Si hap dashamirės pėr intensifikimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve, mė 30 gusht 1937, ministri Revel miratoi lėvrimin e fondeve pėr ndėrtimin e godinės sė Legatės italiane nė Tiranė!
Ndėrkohė, pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Shqipėrisė tė akredituar nė vendet ballkanike, filluan kontaktet zyrtare me qeveritė respektive, ku kėrkuan jetėsimin e angazhimeve qė buronin nga Pakti ndėrballkanik dhe konfirmimin e tyre publikisht, mbėshtetur edhe me hapa konkretė. Por kontaktet mė intensive u zhvilluan me qeverinė jugosllave, sė cilės iu kėrkua prerė qė tė shprehej zyrtarisht pėr vlerėsimin e marrėdhėnieve ndėrshtetėrore, me ē'rast, duke anashkaluar me kujdes Paktin Ēiano-Stojadinoviē, pėrfaqėsuesit serbė theksuan pakashumė se "Aktualisht, qeveria jugosllave mendon se pavarėsia e Shqipėrisė nė vendim-marrjen nė lidhje me problemet dypalėshe shqiptaro-jugosllave, pėr shkak tė marrėdhėnieve intensive tė saj me Italinė, ėshtė zvogėluar nė raport me formatin e nevojshėm dhe ėshtė pasqyruar negativisht edhe nė marrėdhėniet miqėsore me fqinjėt ballkanikė. 
Ne jugosllavėt jemi tė interesuar pėr ruajtjen dhe jo pėr ndryshimin e statukuosė nė Shqipėri.
Ne i pėrmbahemi tezės 'Ballkani popujve ballkanikė' dhe se politika tradicionale e Mbretėrisė SKS aktualisht vazhdon tė mbėshtetet tek kjo tezė. Ky parim, nė kohėn e vet, ėshtė pėrdorur nga ne (jugosllavėt), nė luftė kundėr Perandorisė Otomane dhe Monarkisė Austro-Hungareze. Jugosllavia e pėrdori atė me sukses edhe kundėr dispozitave tė Paktit tė Londrės, i cili e fuste Italinė nė Dalmaci dhe Shqipėri. Nė aplikimin e kėtij parimi ne kemi parė gjithmonė garancinė mė tė mirė pėr paqe nė Ballkan, pėr bashkėpunim midis popujve ballkanikė, pėr zhvillimin normal tė tyre".
Pavarėsisht nga kėto deklarime dhe vlerėsime tė pėrfaqėsuesve jugosllavė, marrėdhėniet midis dy vendeve mbetėn nė thelb mosbesuese dhe formale, ngaqė tė dyja palėt ishin tė bindura se midis tyre qėndronte Pakti italo-jugosllav.
Si provė tė vendosmėrisė nė vazhdimėsinė e rrugės sė zgjedhur dhe ndjekur nga populli dhe qeveria shqiptare, Mbreti Zog, me rastin e kremtimeve zyrtare tė 9-vjetorit tė shpalljes sė Mbretėrisė Shqiptare, mė 1 Shtator 1937 organizoi njė pritje madhėshtore zyrtare nė Pallatin Mbretėror, ku ishin tė ftuar rreth 300 personalitete tė shquara dhe i gjithė Trupi diplomatik i akredituar nė Tiranė. Me kėtė rast Mbreti mbajti njė fjalim tė shkurtėr para tė pranishmėve, ku qartas theksoi vendosmėrinė e qeverisė dhe tė tijėn personale pėr ruajtjen e stabilitetit tė vendit, forcimin e rendit publik, begatimin e qytetarėve dhe intensifikimin e marrėdhėnieve miqėsore me tė gjitha vendet e interesuara e qė respektonin pavarėsinė dhe sovranitetin e Mbretėrisė shqiptare. Pėr tė dėshmuar forcėn dhe vendosmėrinė e shtetit shqiptar, Mbreti dhe kryeministri Kostaq Kotta, me miratimin edhe tė parlamentit, vendosėn kremtimin nė mėnyrė madhėshtore tė 25 vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe pėr kėtė u pėrcaktua qė festa e pavarėsisė tė kremtohej gjatė katėr ditėve radhazi: nė datat 25, 26, 27 dhe 28 nėntor 1937.
Mėngjesi i datės 25 nėntor i gjeti tė gjitha rrugėt, sheshet dhe institucionet e vendit, tė mbushura me flamuj kombėtarė e banderola, ndėrsa bandat muzikore dhe koret e nxėnėsve tė shkollave interpretuan muzikė dhe kėngė kombėtare nė koncertet e panumėrta pėr qytetarėt. Nė mesditė, nė Pallatin Mbretėror u shtrua njė drekė madhėshtore. Nė darkė shpėrthyen fishekzjarret dhe festat publike nė sheshe, ndėrsa nė Pallatin Mbretėror u organizua njė ballo e shkėlqyer, qė zgjati deri nė orėn 4 tė mėngjesit dhe gjatė saj, pėr herė tė parė Mbreti ua pėrcolli urimet dhe mesazhet festive, popullit dhe tė pranishmėve, me anė tė mikrofonit.
Nė sheshin para Bashkisė sė kryeqytetit, u ndėrtua enkas njė hark monumental, qė u quajt "Harku i lirisė". Nė kėto festime mori pjesė edhe njė delegacion i arbėreshėve tė Italisė, i kryesuar nga Franēesko Kastrioti Skėnderbej, Markezi i Auletės, nė shoqėrinė edhe tė tetė ēifteve tė rinjsh, veshur me kostumet e tyre tė shkėlqyera tradicionale, qė ngjallėn admirim dhe ndezėn ndjenjat kombėtare.
Markezin e Auletės e shoqėronin edhe kushėriri i tij Ferdinando Kastriot Skenderbeu, baron i Fosaēiekas, i shoqėruar edhe nga motra e tij e re, mbi tė cilėn, si trashėgimtare e emrit mė tė madh tė Shqipėrisė, mendohej se do tė mund tė tėrhiqej interesimi i Mbretit Zog pėr njė lidhje tė mundshme martesore, por pa sukses. Kėsisoj, shpresa e Romės pėr sheqerosjen e marrėdhėnieve dypalėshe me anė tė njė lidhjeje martesore, u davarit sakaq nga refuzimi elegant i Mbretit pėr tė biseduar me zonjushėn arbėreshe pėr njė lidhje tė tillė.
Mė datė 26 nėntor, njė paradė madhėshtore u zhvillua nė Tiranė, nė tė cilėn morėn pjesė afro 15 mijė trupa ushtarake dhe rezerviste. Por ajo qė bėri mė shumė pėrshtypje nė popull, ishte parakalimi i detashmenteve tė motorizuara, tankeve dhe autoblindave, si dhe parakalimi madhėshtor i kuadrateve tė armatosur tė vullnetarėve kosovarė dhe atyre tė ardhur nga skajet mė tė largėta tė trevave tona etnike nė Jugosllavi. 
Princeshat Myzejen, Ruhije dhe Maxhide, ishin veshur me uniforma tė mrekullueshme ushtarake dhe secila prej tyre kryesonte nga njė kompani tė rreshtuar nė formė kuadrati me nga 100 vajza tė shkollave tė mesme, tė veshura me uniforma me ngjyrat e flamurit kombėtar, e qė quheshin luftėtare tė Batalioneve tė Vashave Shqiptare.
Avionė civilė tė porositur dhe marrė me qira nė Itali, fluturuan ulėt mbi Tiranė dhe mbanin banderola tė mėdha ku shkruhej "Rroftė kombi shqiptar".
Pas mbarimit tė paradės, rreth 50 mijė njerėz ndoqėn pas Mbretin, i cili doli nė ballkonin e Pallatit Mbretėror dhe i hodhi popullit lule tė shumta, pėr ēka u shpėrblye me urime dhe duartrokitje frenetike.
Kremtimet festive arritėn kulmin mė datė 28 nėntor. 
Njė delegacion i posaēėm i kryesuar nga Konti Paolo Thaon de Revel (ministėr i Financave tė Italisė), erdhi posaēėrisht nga Roma pėr tė uruar dhe marrė pjesė nė festimet dhe ceremonitė zyrtare, me ē'rast u organizua edhe ceremonia e inagurimit tė Bankės "Di Napoli-Albania", me kapital mikst italo-shqiptar.
Nė festime ishte ftuar dhe mori pjesė edhe njė delegacion grek, i kryesuar nga koloneli Argyropoulos (ish minmistėr i Jashtėm), ministėr i Flotės Ushtarake tė Mbretėrisė sė Greqisė, i cili mori fjalėn dhe u shpreh me tone tė ngrohta pėr marrėdhėniet miqėsore midis dy popujve, "me histori tė lashtė dhe kontribute madhore nė favor tė qytetėrimit", si shprehje edhe e "solidaritetit ballkanik" tė ngjizur pėr shkak tė frikės nga ambicjet ekspansioniste tė Italisė fashiste nė gadishullin pėrtej Adriatikut dhe Jonit, mesazhe tė cilat u kapėn nė ajėr nga njohėsit e zhvillimeve. 
Pavarėsisht entuziazmit tė festave dhe atij tė dėshmuar nga konti Revel, dyshimet dhe ngrica politike nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore nuk mundėn tė shkrinin buzėqeshjen e Mbretit, funksionarėve tė lartė dhe oborrtarėve pas nėnshkrimit tė Paktit italo-jugosllav, pagėzuar me emrin e firmėtarėve "Ēiano Stojadinoviē" dhe takimit tė nervozuar midis Mussolinit dhe kancelarit austriak Dr. Kurt von Schuschnigg. Dhe kjo edhe pėr arsyen se Mbreti Zog mėsoi nga burime tė tėrthorta se Italia fashiste po kurdiste plane nė kurriz tė Shqipėrisė. Plane qė pėr vetė fshehtėsinė me tė cilėn mbuloheshin, nuk ndillnin asgjė tė mirė pėr Shqipėrinė, madje nė optikėn e tij ato konsideroheshin si skema politiko-ushtarake pėr cėnimin e pavarėsisė sė shtetit shqiptar, deri nė coptim tė tij midis Italisė dhe Jugosllavisė. 
Nė kėto kushte, Mbreti Zog konkludoi se vetėm riaktivizimi i kartės austro-hungareze me mbėshtetjen e Gjermanisė, mund tė balanconte rivalitetin klasik italo-austriak dhe serbo-austriak, si faktor i rivendosjes sė ekuilibrit prej nga mund tė pėrfitonte shteti shqiptar. Pikėrisht pėr kėtė arsye, Mbreti vendosi tė pėrdorė politikisht kartėn e martesės me ndonjė pinjolle katolike tė aristokracisė austro-hungareze, si dhe tė dėrgonte si ambasador nė Berlin njėrin nga atdhetarėt dhe miqtė e tij mė tė shquar e besnikė, diplomatin brilant Rauf Fico. Por pėr tė mos i dhėnė asnjė shenjė dyshimi Ēianos lidhur me konkluzionet e arritura pėr pabesinė e tij, Mbreti shfrytėzoi rastin tė shtynte kryeministrin Koēo Kotta qė, me rastin e lindjes sė djalit tė dytė tė Ēianos, Marcios, t'i dėrgonte atij njė telegram tė ngrohtė urimi nė emėr tė qeverisė shqiptare, mė 19 dhjetor 1937.
Mė 30 dhjetor 1937, Kontesha Geraldina Apponyi, e njohur dhe e proklamuar publikisht si "Trėndafili i bardhė i Hungarisė", arriti nė Tiranė me ftesė personale tė Mbretit Zog. Kontesha Geraldinė e kish pranuar ftesėn e Mbretit tė shoqėruar edhe nga njė ftesė me anė tė njė letre tė ngrohtė dhe miqėsore tė motrave tė Mbretit, tė cilat pėrveē fotografive tė shumta tė Mbretit, kishin futur nė zarf edhe njė foto tė mrekullueshme tė konteshės Geraldinė, tė fiksuar nga fotografi personal i Mbretit gjatė njė balloje tė shoqėrisė sė lartė tė Budapestit. Ndėr tė tjera princeshat i shkruanin konteshės se Mbreti ishte afeksionuar thellė ndaj elegancės dhe sharmit tė saj dhe se dėshironte qė, nė njė moment tė pėrshtatshėm, ata tė njiheshin mė nga afėr. 
Kjo vizitė e konteshės nė Tiranė u pėrgatit nga sekretari konfident i Mbretit, Jak Koēi, i cili me ndihmėn dhe nėn shoqėrimin e gjeneralit hungarez Cyczy, njė mik i nderuar i Familjes mbretėrore shqiptare, vizitoi familjen e konteshės Apponyi nė Budapest, me ē'rast pėrsėriti ftesėn e Mbretit dhe princeshave pėr njė vizitė nė Tiranė, ēka u prit me kėnaqėsi nga kontesha dhe familja e saj.
Nė udhėtimin e vizitės sė saj nė Tiranė, kontesha Geraldinė shoqėrohej nga baroni Rueling, kujdestar i ngarkuar nga familja Apponyi, dhe pėr kėtė qėllim ndoqi itinerarin Vienė-Romė-Bari, ku u imbarkua nė njė anije tė vogėl tė dėrguar enkas nga Mbreti Zog. Pas mbėrritjes nė Durrės, kontesha dhe shoqėruesi i saj u pritėn nga ministri i Oborrit mbretėror Sotir Martini dhe me njė merecedes luksoz udhėtoi drejt Tiranės, ku menjėherė u vendos nė njė vilė luksoze nė periferi tė kryeqytetit, pronė e vjetėr e trashėguar nga familja Toptani, prej Nėnės Mbretėreshė Sadije. Nė kėtė vilė kontesha banoi gjatė gjithė kohės sė qėndrimit nė Tiranė.
Mėngjesin e datės 31 dhjetor, kontesha u ftua nga princeshat nė njė pritje madhėshtore nė Pallatin Mbretėror, pritje e cila u pasua nga njė ballo e mrekullueshme e organizuar nga Oborri pėr festimin e Vitit tė Ri 1938. Gjatė ballos, e shoqėruar nga motra e tretė e Mbretit, princesha Sanije, kontesha Geraldinė u prezantua pėr herė tė parė me Mbretin, me tė cilin biseduan gjatė nė gjermanisht, kėrcyen disa herė dhe ranė nė dashuri reciprokisht.
Brenda pak ditėsh, gazetat e Budapestit raportuan lajmin se kontesha Geraldina, ndodhej nė Tiranė dhe se kish shumė gjasa qė tė martohej me Mbretin Zog dhe tė bėhej Mbretėresha e ardhshme e Shqipėrisė.
Mė 27 janar 1938, lajmet e shumėpėrfolura pėr martesėn midis Mbretit Zog dhe konteshės Geraldina, u konfirmuan zyrtarisht nga Oborri mbretėror.
Mė 31 janar 1938, nė njė seancė tė jashtėzakonshme, parlamenti shqiptar shqyrtoi kėrkesėn zyrtare tė Mbretit Zog pėr fejesė dhe mė pas pėr martesė me konteshėn Geraldina Apponyi, konform nenit nr. 89 tė Statutit Themeltar tė Shtetit. Miratimi i kėrkesės me vota unanime tė deputetėve, u konfirmua zyrtarisht nga kryeparlamentari Pandeli Evangjeli. Pas miratimit zyrtar tė fejesės, me anė tė njė dekreti mbretėror, kontesha Geraldinė u ngjit nė rangun e "Princeshės sė Shqipėrisė".
Mė datėn 9 shkurt, me anė tė njė kėrkese drejtuar Kongregacionit tė Shenjtė Suprem tė Vatikanit, Mbreti Zog dhe Princesha Geraldinė i kėrkuan Selisė dhe Atit tė Shenjtė, pėlqimin pėr martesėn midis Mbretit tė besimit mysliman me Princeshėn e besimit katolik Roman.
Pas gjashtė ditėsh, mė 15 shkurt, me anė tė njė parashtrimi tė hollėsishėm, "Osservatore Romano", organi zyrtar i Vatikanit, sqaroi pozicionin e Selisė sė Shenjtė nė lidhje me miratimin e kėrkesės pėr martesė tė Mbretit Zog dhe Princeshės Geraldinė dhe shpalli kushtet imponuese pėr tė akorduar lejen e shkruar pėr kėtė martesė midis bashkėshortėsh me besime tė ndryshme. Kėto kushte kėrkonin qė Mbreti Zog dhe Princesha Geraldinė duhet tė nėnshkruanin premtimet e garantuara solemnisht se martesa e tyre "ndėrfetare..., parashikuar, shqyrtuar e gjykuar sipas ligjeve tė shenjta kanonike", duhej tė bėhej sipas "riteve tė Kishės sė Romės dhe duhej tė solemnizohej para martesės civile" dhe se "nusja katolike nuk duhet ta ndryshonte besimin e saj dhe fėmijėt e lindur nga kjo martesė duhet tė edukohen sipas besimit katolik".
Nė pamundėsi pėr tė shmangur presionin italian, mė 20 shkurt 1938, ministri i Brendshėm Musa Juka, me anė tė njė shkrese i njoftoi zyrtarisht oficerėt britanikė qė shėrbenin pranė Xhandarmėrisė shqiptare, se afatet e kontratave tė tyre tė shėrbimit tashmė kishin skaduar dhe se ata ishin "tė lirė tė largoheshin kur tė dėshironin...". Nė tė vėrtetė, Arma e Xhandarmėrisė nuk varej nga asnjė ministri, por drejtpėrsėdrejti ishte nėn kujdesin dhe pėrgjegjėsinė e Mbretit Zog, tek i cili oficerėt britanikė apeluan menjėherė. 
Inspektori i pėrgjithshėm i Xhandarmėrisė, Gjeneral-majori britanik Sėr Zhoselin Pėrsi, u pranua nė audiencė tė veēantė tek Mbreti, i shoqėruar nga ndihmėsi i tij kolonel-lejtnant Dayrell Oakley-Hill. Mbreti u tha atyre se nuk dėshironte qė shėrbimi i oficerėve britanikė tė pėrfundonte nė kėtė mėnyrė dhe se do tė ndėrhynte pranė ministrit tė Brendshėm duke i kėrkuar qė ata tė qėndronin nė Shqipėri deri nė muajin tetor.
Pėr tė mundėsuar rivlerėsimin dhe riformatimin e marrėdhėnieve zyrtare me SHBA-tė, pėr tė ballancuar kėsisoj raportet politike, nė fund tė shkurtit 1938, Mbreti nisi tre princeshat nė njė vizitė atje, duke i pajisur me udhėzime tė shkruara, nė adresė tė ambasadorit tė Mbretėrisė nė Amerikė, Faik Konicės.
Mė 28 shkurt, princeshat Myzejen, Sanije dhe Maxhide mbėrrinė nė Nju Jork nėpėrmjet vaporit tė linjės Itali-SHBA "Conte di Savoia". Megjithė kohėn shumė tė keqe qė i detyroi tė prisnin nė kabinė pėr afro 4 orė, mė sė fundi princeshat nga Shqipėria ranė nėn breshėrinė e bliceve dhe pyetjeve tė mbi 100 fotografėve e reporterėve tė gazetave mė tė mėdha amerikane, hall nga i cili i shpėtuan zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit, qė kishin dalė enkas pėr t'i pritur nė shenjė nderimi. Pasi u pritėn nga ambasadori Konica, princeshat dhanė njė konferencė tė gjatė shtypi, gjatė sė cilės mediat dėshmuan interes jo vetėm pėr Shqipėrinė, zhvillimet nė Shqipėri dhe rajonin e Ballkanit, politikėn dhe konsideratat e Mbretit ndaj SHBA-ve, por deri edhe pėr jetėn private tė tyre. 
Princeshat inteligjente, me ndihmėn e z.Konica iu shmangėn me takt shumė pyetjeve tė vėshtira, por pothuajse njėzėri theksuan se kishin vajtur nė SHBA pėr vizitė private, meqenėse ishin shumė kureshtare pėr tė njohur vendin e mrekullive, nė tė cilin jetonin shumė bashkatdhetarė, qė i ruanin tė forta dashurinė dhe lidhjet me atdheun.
Princeshat, tė shoqėruara nga ambasadori Konica dhe Abdurrahman Krosi, u pritėn me dashuri nga mijėra emigrantė shqiptarė nė qytetet Nju Jork, Boston, Ēikago, Uorēester dhe Sauthbrixh, dhe ndėr tė tjera vizituan nė Boston edhe Peshkopin Noli, i cili i priti nė mėnyrė tė shkėlqyer dhe u shpreh me superlativa pėr Mbretin Zog dhe shtetin shqiptar, duke i siguruar ato se do tė pėrpiqej "me vetėmohim pėr t'i ndihmuar atdheut dhe shėrbyer interesave tė tij...", tė cilat sipas tij, po mbroheshin dhe pėrfaqėsoheshin denjėsisht nga Mbreti. 
Mė 21 shkurt 1938, ambasadori i Mbretėrisė Shqiptare nė Romė, Zef Serreqi, nė emėr tė Mbretit dhe qeverisė, i dorėzoi Ēianos ftesėn e martesės sė Mbretit Zog me Princeshėn Geraldinė, ftesė tė cilėn dhėndėrri i Duēes e pranoi...



Speciale

Gjimnazisti Zihni Dervishi nė kalvarin e mundimeve

Nga Kadri Tarelli

Fill pas Luftės sė Dytė Botėrore, me "ēlirimin e vendit", sikundėr e quan historiografia zyrtare e diktaturės, lindi njė dukuri e re: pushtimi i vendit nga komunizmi. 
Nė logjikėn e gjėrave, ky pėrfundim duket i papranueshėm, por ngjarjet qė pasuan treguan se veprimet e pushtetarėve tė rinj nuk dallojnė nga ato tė pushtuesve.
Zakonisht, nė pėrfundim tė luftėrave ēlirimtare, njerėzit dhe sidomos fitimtarėt, i kthehen punės, ndėrsa qeveria kujdeset pėr tė organizuar e qeverisur vendin, pėr tė mbyllur plagėt e luftėrave, etj..
Tek ne ndodhi ndryshe, pėr vetė faktin se Lufta e Dytė Botėrore nė Shqipėri, mė shumė pati karakterin e njė lufte civile, sesa tė njė lufte ēlirimtare.
Ne u vramė mė shumė mes vedit, sesa nė pėrpjekje me armikun, si gjatė luftės, por edhe mė shumė pas saj. Terrori qė u vendos ishte vazhdimi i luftės nė kohė paqeje.
Historia e kohės i bėn jehonė dhe mburret me "fitoret" ndaj "armikut tė klasės". Dėnohen dhe eleminohen kundėrshtarėt pėr tė vetmin faj: se nuk e donin sistemin komunist.
Vlerėsoheshin dhe dekoroheshin gjakatarėt, pėr bėmat e tyre kundėr shqiptarėve.
E ēfarė bėn mė shumė pushtuesi i huaj, qė quhet "armik" dhe i quan "armiq" luftėtarėt pėr liri?!
E gjithė domethėnia dhe filozofia e politikės dhe veprimeve, pėrmblidhet vetėm nė njė fjalė, "armik", qė ēuditėrisht zuri aq vend nė ndėrgjegjen e pushtetarėve tė rinj. 
Shqiptarėt kishin armik shqiptarėt.
Vala e terrorit pėrfshiu gjithė vendin. Nė tė gjitha qytetet, ku mė shumė e ku mė pak, shfaqet e njėjta skenė: "armik i popullit", arrestimet, burgimet, torturat, dėnimet, pushkaktimet, internimet. Do t'ju duket si ēudi, por ėshtė e vėrtetė se edhe burgu, e kishte emrin "burgu i armiqve tė popullit"...! Armiq tė cilėt nė dokumenta dhe proces-verbale, shėnoheshin "ish tė burgosur AP".
Nė kėtė luftė, pėr t'i hapur udhė diktaturės dhe pėr tė siguruar sundimin, krahas qyteteve tė tjerė, u piketua edhe Durrėsi. U vu nė shėnjestėr rinia gjimnaziste, qė pėrfaqėsonte vlerat mė tė mira tė qytetarisė durrsake, me ide perėndimore dhe shpirt demokrat.
Ishte njė plan i thjeshtė, por qė funksionoi.
Si rastėsisht, e theksoj "si rastėsisht", nė Durrės u sollėn mjaft pedagogė me emėr, si: Arshi Pipa, Prenk Kaēinari, Pashko Gjeēi, Simon Deda, Ih'san Podgorica etj.. Tė gjithė kėta kishin mbaruar me rezultate tė shkėlqyera studimet nė universitetet mė tė njohura tė Europės. Ata ishin intelektualė dhe njohės tė mirė tė demokracisė perėndimore. Njiheshin si nacionalistė, por tė etiketuar si kundėrshtarė tė rrezikshėm tė pushtetit komunist. Ishte fat pėr nxėnėsit e gjimnazit, tė kishin mėsues kaq tė aftė. Ish gjimnazistėt e atyre viteve, si Gjergj Vlashi, Ramazan Kthupi, Agim Dermani, Ruzhdi Cara, etj., edhe sot, pas gjashtėdhjetė vitesh, i kujtojnė me admirim mėsuesit e tyre. Por fatkeqėsisht pėr pedagogėt, transferimi nė Durrės ishte paracaktuar nga diktatura si "dhoma e paraburgimit". Dhe kėtė e vėrtetoi koha.
Ish nxėnėsit e atyre viteve, 1946-1947, tregojnė se nė shkollė ndjehej njė formė revolte, njė lloj mospajtimi me sistemin e ri. Qytetarėt e Durrėsit, tė lidhur me perėndimin me fije shpirtėrore e kulturore, nuk pajtoheshin me diktaturėn, aq mė pak tė rinjtė e shkolluar.
Rezistenca e heshtur dhe e paorganizuar si fillim, mund tė shpėrthente mė vonė. Dhe kėtė diktatura e dinte mirė, ndaj sipas saj, duhesh goditur pikėrisht inteligjenca durrsake. Tek nxėnėsit dhe nė popull duhej tė ngjallej frika dhe paniku. Duhesh gjetur shkaku...
Si me porosi u ēel drita jeshile: nė qytet, nga disa fėmijė u shpėrndanė trakte kundėr qeverisė. Organizator kishte qenė Sulejman Begoviē, njė djalė rreth 17-18 vjeē (jo gjimnazist). Kaq mjaftoi. Me kohė ishin "piketuar" edhe personat qė do tė arrestoheshin. Cilėt ishin ata? - Fare kollaj: pedagogėt, tė njohur si tė pakėnaqur me pushtetin e ri dhe nxėnėsit qė kishin "njollė" nė biografi, si pasardhės tė familjeve tė pasura, por mė shumė tė familjeve nacionaliste durrsake.
Lista e tyre ėshtė e gjatė. Po akuza? Akoma mė e thjeshtė: "veprimtari kundėr pushtetit". Po dėnimi? Eshtė pėr tė qeshur: Sa t'i shkrepej prokurorit dhe gjyqtarėve!!!
Unė dua tė ndjek fatin e njėrit prej tyre: Zihni Dervishi, i cili u arrestua dhe u dėnua 3 herė me radhė, duke vuajtur 24 vjet nėpėr burgjet e skėterrės komuniste.
Zihniu kish lindur nė Tiranė nė vitin 1925 dhe ishte bir i njė familjeje intelektuale, e njohur pėr atdhetari. Ishte banor i Durrėsit qė nga viti 1928, kohė kur i ati kryente funksionin e kryetarit tė Bashkisė sė Durrėsit.
Mė 7 Prill 1939, me pushtimin e vendit, nė moshė tė vogėl, 14 vjeē, largohet nga Shqipėria bashkė me tė atin dhe vendoset pėr 2 vjet nė Sarajevė tė Bosnjes. Kthehet nė Shqipėri dhe nė vitin 1943 radhitet nė forcat ushtarake tė "Legalitetit", qė komandoheshin nga major Abaz Kupi, ku Zihniu qėndroi deri nė nėntor tė vitit 1944, kohė kur kėto forca u shpėrndanė.
Dy ditė pas pėrfundimit tė Luftės..., mė 30 nėntor, arrestohet. Kėtu fillon pėr tė edhe kalvari i mundimeve. 
Pasi mbahet nė burg pėr 5 muaj, lirohet pėr mungesė provash. Kthehet nė Durrės dhe fillon gjimnazin. Ishte 20 vjeē, pak mė i rritur se shokėt, i shkathėt, i fortė fizikisht dhe trim. Aktivizohet si futbollist me ekipin e Kavajės dhe pas pak muajsh edhe me ekipin "Teuta" tė Durrėsit, tė cilit ato ditė komunistėt ia ndėrrua emrin, nė "Ylli i kuq". 
"Bileta" pėr Zihniun dhe shokėt, ishte prerė. Duhesh burgosur. Nė fillim u dėnua publikisht, kur Adil Ēarēani, asokohe kryetar i "Frontit demokratik" pėr qytetin e Durrėsit, nė kinema "Esperia" deklaron para publikut: "Qyteti i Durrėsit strehon armiq tė popullit, si Zihni Dervishi".
Kaq mjaftoi qė edhe shtypi i kohės tė shkruajė me gėrma tė mėdha: "Federata sportive nuk ka nevojė pėr elementė bashibozukė tė Zogut, si Zihni Dervishi".
Pas pak ditėsh u arrestua bashkė me disa gjimnazistė tė tjerė si Hiqmet Cėrloi, Mustafa Xhumri, Xhemal Haveriku, Idriz Hoxha dhe pedagogėt Arshi Pipa e Ih'san Podgorica.
Eshtė interesant dialogu i Zihniut me Adil Ēarēanin nė dhomat e Hetuesisė.
Adili: - E mbushe kupėn...
Zihniu: - E mbushėt ju me fjalimin qė mbajtėt nė kinema.
Adili: - Nuk e meriton kėtė flamur! (Zgjat dorėn dhe i heq nga xhaketa njė stemė tė vogėl me flamurin tonė kombėtar).
Zihniu: - Unė, kėtė flamur e meritoj dhe i kam dalė pėr zot. Por nuk meritoj atė stemė qė mbani ju... (Adili kishte njė stemė me drapėr e ēekan, simbol i komunistėve rusė).
Ē'ndryshim! Pėrfaqėsuesi i pushtetit mbante nė gjoks dhe zemėr Rusinė, ndėrsa Zihniu mbante nė zemėr Shqipėrinė! 
Njihet qendrimi burrėror i Zihniut nė Hetuesi dhe nė gjyq. Akuzat se "po punonin pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor...", nuk u pranuan asnjėherė, pavarėsisht torturave tė pėrbindshme.
Vetėm ata qė i provuan, i dinė. Ēfarėdo qė tė thuash dhe sido qė ta thuash, pėrsėri nuk mund t'i pėrshkruash dot dhe kurrsesi nuk mund tė pretendosh se i ke thėnė tė gjitha pėr torturat nė burgjet komuniste.
Nė gjyq, Zihniu i drejtohet kryetarit tė gjyqit, Irakli Bozos: "Nuk kam bėrė faj, pėrse po mė dėnoni?". Dhe xhelati i pėrgjigjet: "Kur i heq petėt lakrorit, dalin edhe tė pėrbrendshmet".
Kuptohej qartė. Zihniu dėnohej se ishte zogist. Shokėt e tjerė u dėnuan sepse ishin anėtarė tė Rinisė sė Ballit Kombėtar, ndėrsa pedagogėt u dėnuan si intelektualė antikomunistė e nacionalistė.
Zihniu u dėnua me 8 vjet burg. Ishte nė njė dhomė me Arshi Pipėn. Mė vonė edhe me Prenk Kaēinarin dhe Patėr Vinēenc Prendushin. Bashkė me ta pa nga afėr edhe krimet qė u bėnė nga gardianėt xhelatė gjatė punimeve pėr tharjen nga tė burgosurit politikė tė Kėnetės sė Maliqit.
Tmerr i vėrtetė... Vetėm "Ferri i Dantes" mund tė pėrqaset me "ferrin" e burgjeve komuniste shqiptare.
Plotėsoi dėnimin. Lirohet. Kthehet nė shtėpi, por kontrollohej nė ēdo lėvizje...
Jeta po i bėhej e padurueshme. Kuptoi se pėrsėri do ta arrestonin. 
Ishte nė modė "riburgimi", aq mė tepėr pėr Zihniun qė kishte shumė miq e shokė, tė cilėt e respektonin dhe e mbėshtetnin.
Duke ndjekur shembullin e pedagogut tė tij Arshi Pipa, qė mundi tė shohė dritėn e lirisė duke u arratisur dhe shkuar nė Amerikė, tentoi tė arratisej edhe ai, por pa sukses, sepse u kap dhe u dėnua me 20 vjet burg. Por kėtė herė dėnimin do ta vuante nė burgun e Burrelit.
Lirohet pas 16 vjetėsh, kthehet nė Durrės dhe punoi nė Ndėrmarrjen e Ndėrtimit si hekur-kthyes.
Si mijėra shqiptarė tė tjerė, nė vitin 1991, detyrohet tė mėrgojė jashtė atdheut, nė Itali, ku jeton edhe sot.
Ndonėse ka vuajtur shumė dhe mban mbi supe 81 vite, pėrsėri ngjan shumė mė i ri. Njė burrė i pashėm, fisnik nė paraqitje dhe nė sjellje. Ka njė ecje tė lehtė, vishet bukur dhe me shije. Nė bisedė ėshtė i kėndshėm dhe me humor.
Ka kujtesė mjaft tė mirė, ėshtė modest dhe nuk i pėlqen tė flasė pėr veten. Aq mė pak tė intervistohet.
Nė fakt biseda midis nesh u nis pėr tjetėr gjė, por gradualisht u pleks me kujtimet e tij pėr moshėn e rinisė dhe jetėn mes shokėve tė gjimnazit, e mė pas pėr kalvarin e mundimeve.
Jeta e Zihni Dervishit ėshtė model i ndershmėrisė dhe qendresės, i guximit pėr t'u pėrballur me tė keqen, i burrėrisė pėr tė mos u ligėshtuar.
Njė ēerek-shekulli tortura dhe vuajtje nuk e thyen dot shpirtin liridėshės, e as ndjenjat e tij fisnike. Ai flet me mall pėr vitet e rinisė qė nuk i gėzoi, ashtu si ėndėrronin ai dhe shokėt e tij.
Eshtė e vėshtirė tė thurėsh poezi, por ende mė e vėshtirė tė futesh nė poezi. 
Disa vargje tė shkėputura nga poezia: "Shokut tim Zihni", shkruar nga z.Ruzhdi Cara nė librin "Vjersha pėr qytetin tim", nė mėnyrė lakonike pėrmbledhin tėrė jetėn dhe personalitetin e Zihniut.
"Nė gjimnaz tė arrestuan / kur ishe ende i ri / Sot mes shokėsh qendron / i rrethuar me dashuri".
Zihni Dervishi ishte dhe mbeti gjimnazisti atdhetar, qė deshi dhe kėrkoi lirinė.

 

Speciale

Nė kushtet e mungesės sė PLL nė skenėn politike, nė vitin 1991 legalistėt mbėshtetėn PD-nė

Legalistėt, prekursorėt antikomunistė tė pluralizmit

(In memoriam, Mitingu i madh antikomunist nė Durrės, i fillimvitit 1991)

U mbushėn plot 15 vjet nga ajo ditė e shėnuar nė historinė e qytetit tė Durrėsit, kur Partia Demokratike organizoi "Mitingun e Madh" nė sheshin para hyrjes sė stadiumit tė qytetit. Kam qenė vetė pjesėmarrės, bashkė me ata mijėra qytetarė durrsakė qė, pėr herė tė parė, kėrkonin ndryshimin: rrėzimin e diktaturės komuniste dhe vendosjen e demokracisė. 
E meriton qė tė kujtohet kjo ngjarje e madhe qė nderon qytetin dhe qytetarėt e Durrėsit, qė nderon organizatorėt dhe pjesėmarrėsit. Pėr t'i sjellė sa mė tė gjalla kujtimet e atyre ditėve tė stuhishme, ėshtė e domosdoshme tė takosh dhe tė bisedosh me organizatorėt. Unė, pėr tė bėrė njė intervistė, zgjodha njėrin nga ata, zotėri Islam Alikajn.

Ju z.Islam keni qenė nė tribunėn e improvizuar (njė rimorkio zetori), nė mes tė atyre 12 vetėve qė drejtonin Mitingun e madh tė 3 janarit 1991. Ē'mund tė na kujtoni pėr atė ditė?

Ishin ditė tė mbushura me ngjarje. Mė 12 Dhjetor u krijua Partia Demokratike e Shqipėrisė. Po krijoheshin Degėt e PD-sė nėpėr rrethe. Lėvizja popullore po forcohej e shtrihej kudo. Durrėsi ishte zgjuar. Ai nuk mund tė mbetej prapa. Mė 26 dhjetor 1990, u krijua Dega e PD nė Durrės. Flitej se do tė organizohej njė miting i madh mė 3 Janar. Pikėrisht nė mėngjesin e kėsaj dite, po shkoja tė merrja rrogėn nė shkollėn "Gjergj Kastrioti", ku punoja si mėsues i matematikės dhe astronomisė. Tek shkallėt e Bashkisė sė Durrėsit ishte z.Mirush Jero, i cili mė thėrret dhe mė jep njė ftesė pėr nė tribunė. 
I falenderova. Ftesėn ua tregova kolegėve nė shkollė. Ata (pa i pėrmendur me emra), mė thanė se hipja nė tribunė ishte me mjaft rrezik. Ata ishin shokėt e mi, dhe nė njėfarė mėnyre i kuptoja shumė mirė. Por mendova: Po nuk shkuam ne tė ftuarit, nuk do ishte gjė e mirė, ndaj vendosa tė shkoj! E mora kėtė vendim, pavarėsisht pasojave qė mund tė kisha unė dhe familja ime. 
Atmosfera e atyre ditėve ishte tepėr e ndezur. Tė rinjtė durrsakė dhe kavajas ishin nė krye tė demonstratave nėpėr rrugėt e Durrėsit. Ishin ata qė u pėrleshėn me policinė te shkallėt e ish-Komitetit tė Partisė sė Punės (sot Prefektura). Sheshi para Bashkisė ishte mbushur me tanke, autoblinda, ushtarė dhe policė tė shumtė, qė mund tė ndėrhynin nga ēasti nė ēast. Shtojmė kėtu edhe urrejtjen e "punistėve", tė tmerruar qė po linin pushtetin. Ēfarėdo mund tė ndodhte. Nė tribunėn e mitingut, pėrveē 9 nismėtarėve tė krijimit tė PD-sė, ishim edhe tre arsimtarė: Bashkim Sefa, Ideal Sheshi dhe unė. Nga Tirana kishin ardhur Aleksandėr Meksi, Arben Imami dhe Bardhyl Reso.
Mitingun e hapi z. Mirush Jero, kryetari i parė i PD-sė nė Durrės. 
Tė them tė drejtėn, fjalėt e tij pak dėgjoheshin, pasi sheshi oshėtinte nga thirrjet e atyre mijėra qytetarėve pjesėmarrės nė miting. Parrullat ishin: "Liri, Demokraci"; "E duam Shqipėrinė si gjithė Europa", etj.. O Zot! Kurrė nuk do t'i harroj ato fytyra tė rreshkura tė bashkėqytetarėve qė kishin mposhtur frikėn dhe nė sytė e tyre ndriste njė dritė shprese, pėr ditė mė tė mira, pėr njė jetė mė tė mirė. O Zot! Ē'kurajo na ngjallėn nė shpirt ato thirrje entuziaste. E kuptova se nuk ishim vetėm. Ndjehem krenar si pjesėmarrės i asaj ngjarjeje, qė pėr mua mbetet madhėshtore. Mė vjen shumė keq, vėrtet shumė keq, qė nuk kam asnjė fotografi tė asaj dite tė madhėrishme. Jemi filmuar dhe fotografuar, por nuk e di se ku kanė pėrfunduar.

Si e kujtoni kohėn pas mitingut?

Kur mbaroi mitingu, ne tė gjithė ishim tė tensionuar, pasi mund tė pritej ēdo lloj goditjeje nga shteti (Nga Dega e Punėve tė Brendshme). Nuk ndodhi asgjė. U shpėrndamė nėpėr shtėpitė tona. Tė nesėrmen, tė pasnesėrmen dhe nė ditėt qė vijuan, filluam nga puna pėr organizimin e PD nė Durrės dhe nėpėr fshatra.

Ē'mund tė na thoni pėr organizimin e PD-sė?

Pas mitingut e ndjenim veten mė tė sigurtė, mė me kurajo. Na drejtonte i palodhuri kryetari i Partisė Demokratike tė Durrėsit, z.V.Llapa. 
I ndjeri Azem Hajdari na pajisi me mandate personale, pėr tė krijuar seksione tė PD-sė nėpėr ndėrmarrje dhe fshatra. U krijuan komisione pėr qytetin dhe pėr fshatrat. 
Nė komisionin e fshatit, tė cilin e drejtoja unė, ishin edhe z.Gulielm Radoja, z.Bahri Hoxha dhe e palodhura znj. Margarita Ekonomi.
Ēuditėrisht, mijėra qytetarė, si njė ortek, iu afruan PD-sė. E ndjenin ndryshimin. Kudo qė shkuam na mirėpritėn, dhe me lehtėsi krijuam strukturat e PD-sė.

Ē'mund tė kujtoni si tė veēantė nga gjithė ajo punė intensive?

Sėpari, kujtoj dashurinė dhe besimin qė kishin njerėzit tek PD-ja. Kujtoj qė, nė njė fshat pranė Durrėsit, erdhėn tė gjithė banorėt qė tė anėtarėsoheshin nė PD. Ne i kundėrshtuam, duke u thėnė me respekt, se nuk kishim shkuar pėr tė bėrė "regjistrimin e popullsisė". Shpesh i kujtojmė duke vėnė buzėn nė gaz, ato momente kur dikujt i jepnim zemėr e kurajo pėr tė mposhtur frikėn.
Sėdyti, dua tė pėrmend se nė Kėshillin Drejtues tė Degės sė PD-sė, bėnin pjesė shumė intelektualė tė nderuar, profesionistė tė aftė, por ne tė gjithėve na mungonte shkolla e tė bėrit politikė.
Ngjarjet e atyre ditėve, nuk janė kaluar aq butė dhe pa vėshtirėsi. Me durim dhe pėrpjekje tė shumta, mundėm t'i kalojmė. Ēuditem sot, se nga na buronte gjithė ajo energji, pėr tė pėrballuar gjithatė volum pune me njerėzit. Unė jam mėsues dhe puna me tė rinjtė, kurdoherė ka ēaste tė bukura, por ato ditė qė m'u desh tė lėviz nga njė fshat nė tjetrin, kanė qenė dhe mbeten nga ditėt mė tė bukura tė jetės sime.

Ju vetė, a keni shkruar nė shtypin e asaj kohe?

Padyshim! Kam shkruar dhjetėra artikuj qė mbajnė firmėn time. Ndėr ta veēoj: "Tė harruarit", "Blloku i kuq i Durrėsit", "Jo kėshtu i dashur zotni", "Ballamas ose lakuriq nate", "Hallet e mėdha tė fshatit tonė", "Heronjtė e Spaēit", "Njeriu i mirė", shkruar nė kujtim tė shokut tonė, Bebekut, etj..

Ē'mendoni pėr kryesinė e PD Durrės?

Unė kam kohė qė nuk jam nė kryesinė e PD-sė. Nė jetėn e kėsaj partie tė madhe ka patur ngritje, ulje, suksese, por edhe ditė tė vėshtira, bile shumė tė vėshtira, si ngjarjet e vitit 1997. Me vėshtirėsi, por PD e mori veten, duke dalė forca e parė nė vend. Ndėrsa pėr PD-nė, Dega Durrės, mendoj se mori notėn "Shkėlqyeshėm", nė zgjedhjet e 3 korrikut. I mbetet tė administrojė me maturi e menēuri, kėtė fitore tė madhe. Gabimet nuk i falen.

-A jeni i mėrzitur se nuk u ftuat nė 26 dhjetor nė festėn e themelimit tė PD-sė, Dega Durrės?

Mėrzitjet personale nuk duhet tė errėsojnė sytė! PD-nė e Durrėsit nė veēanti, e deshi dhe i dha votėn pothuaj i gjithė populli i Qarkut. Nuk duhet lėnė mėnjanė sllogani: "Qeverisje me duar tė pastra", aq i domosdoshėm pėr vendin tonė.

Ju jeni anėtar i Kėshillit Kombėtar tė PLL dhe sekretar organizativ i kėsaj Partie nė Durrės. Pra, nga PD keni kaluar nė PLL. Si e shpjegoni kėtė fakt dhe ēfarė detyrash keni pėr tė pėrmbushur nė tė ardhmen?

Eshtė njė zgjedhje e imja. Vetė Karta e OKB-sė mbi tė Drejtat e Njeriut, thotė: "Ēdo njeri ka tė drejtė tė ndryshojė partinė ku bėn pjesė". PLL ėshtė parti tėrėsisht e djathtė, parti e asaj shtrese sė cilės i pėrkas edhe unė. Detyrat qė kemi pėrpara, kushtėzohen nga fakti qė anėtarėsia e PLL nė Durrės ėshtė e shumtė. Eshtė pėr t'u vlerėsuar fakti qė kemi ngritur strukturat tona kudo. Kemi njė Komitet Drejtues me 75 % intelektualė. Qėllimi ynė ėshtė qė nė zgjedhjet vendore tė kėtij viti, tė fusim nė Kėshillin Bashkiak tė qytetit tė Durrėsit 5-6 anėtarė.
Ju faleminderit!
K.T

Kujtime

Sulė Kurti, luftėtar pėr lirinė kundėr fashizmit e komunizmit

Me rastin e pėrvjetorit tė vrasjes

Nga Ferit Kėputa

Rrėzė kodrave valė-valė, nė krye tė Prellit tė veshur me histori tė lashtė, e prej ku pėr njė kohė tė gjatė morėn emėr dhe lavdi e gjithė krahina, bash pranė lumit tė Urakės, ngrihen si kalatė e motit, kullat e Sulėkurtajve. Kėto kulla nxorėn breza qė shkruan historinė nė rrugėn e gjatė pėr lirinė e atdheut. Vetėm nė luftėn kundėr fashizmit e komunizmit, kjo derė dha 13 dėshmorė, ndėr tė cilėt 5 oficerė akademistė. 
Do tė mbeten tė pavdekshėm Xhelali, Rustemi, Haxhiu, Kurti, Xhaferri, Ramadani, Seiti, Avniu, Feriti, Hyseni dhe Isufi, qė derdhėn gjakun e tyre nė themelet e lirisė e demokracisė.
Ndėr burrat mė me zė tė kėsaj dere ka qenė Sula. Ai nuk mundi tė shkollohej, pasi qė nė vogėli rrėmbeu pushkėn e u nis nė luftė pėr ēėshtjen kombėtare. E nisi qė nė luftėn kundėr malazezėve nė Kakarriq, nėn komandėn e Ahmet Zogut, nė tetor tė vitit 1912 dhe krahas prijėsit legjendar Zogu, ai u rrit dhe shkroi emrin e tij me virtyte tė larta, nga beteja nė betejė si luftėtar besnik, duke u bėrė njė udhėheqės popullor me atributet e njė komandanti, siē edhe e quanin "Komandat Sula".
Sula nuk lindi nė familje bejlerėsh apo kapedanėsh. Ai titullin "komandant e prijės" e mori me sakrifica, menēuri dhe heroizėm nė luftė. Ai u shqua si prijės ndėr kuvende dhe kudo fitoi respektin e tė tjerėve. Diti tė vlerėsojė ata qė luftonin pėr atdhe dhe ata qė ishin kundėr. Kur forcat e Esad Pashės mėsyen Matin dhe po pushtonin krahinėn e tij, ai u ngrit e duke i bėrė thirrje krahinės, bashkė me luftėtarė tė tjerė popullorė, u bėri pritė forcave esadiste dhe i shpartalloi ato, duke shkatėrruar edhe bazat e kėtyre forcave. Dhe kėnga e popullit e pėrjetėsoi betejėn me vargjet: "Nė Ruxhinė vunė istikamin / ai Sulė Kurti me Ahmet Shabanin...".
Nuk e harron historia pjesėmarrjen e Sulė Kurtit me grupin qė shoqėronte Ahmet Zogun, nė kohėn e shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912; nė kryesimin e forcave mbrojtėse tė Kongresit tė Lushnjės; nė shoqėrimin e Ministrit tė Brendshėm tė dalė nga qeveria e Lushnjes, Ahmet Zogut, sidomos kur Ai ēau rrugėn pėr tė ēuar qeverinė nė Tiranė, apo nė beteja tė tjera kundėr serbo-malazezėve nė Shkodėr, Mirditė, Kolesian, Reē e Dardhė, e deri nė Triumfin e Legalitetit mė 24 dhjetor 1924.
Pėr meritat qė tregoi nė luftė, Mbreti Zog I, i dha Sulės gradėn e Majorit rezervė dhe kurdoherė e priste e i dėgjonte kėshillat dhe kėrkesat nė emėr tė Matit.
Sula me vetitė e karakterin burrėror, me menēurinė e shpirtmadhėsinė qė kishte, ishte ēdo ēast nė krye tė kuvendeve e tė zgjidhjes sė problemeve. Ai ishte kundėr gjakmarrjes dhe jo vetėm jepte shembull, por ndėrhynte nė rregullime e pajtime duke pėrdorur kėshtu autoritetin e tij aq tė respektuar nga tė gjithė.
Nė ditėt kur Italia fashiste sulmoi Shqipėrinė, Ahmet Zogu e thirri Sulėn nė cilėsinė e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Matit pėr tė mobilizuar forca vullnetare nė mbrojtje tė atdheut. Sula mblodhi mbi 1000 luftėtarė, i armatosi duke marrė armė nė depot sekrete tė shtetit dhe u nis pėr nė Durrės. Kur po i afrohej Durrėsit, forcat fashiste italiane kishin hyrė nė tokat shqiptare dhe ishte e pamundur t'u bėhej ballė hordhive tė shumta e tė armatosura me armė moderne. Ai u kthye pas dhe u mundua tė organizojė rezistencėn e armatosur nė Mat.
Kur italianėt pushtuan edhe Matin, filluan tė ndjekin luftėtarėt zogistė dhe ndėrmorėn reprezalje pėr tė ēarmatosur gjithė popullsinė. Shumė nga ish oficerėt zogistė dolėn jashtė Shqipėrisė, kurse disa tė tjerė qėndruan nėpėr male. Italianėt i bėnė thirrje Sulė Kurtit pėr tė vendosur armėpushim, thirrje tė cilėn Major Sula e pranoi pėr tė negociuar me qėllim qė tė ndėrpriteshin reprezaljet mbi popullin e pafajshėm, qoftė edhe duke rrezikuar jetėn e tij, tė vėllezėrve, tė djemve dhe pasuesve, duke u takuar nė Kullėn e Pashė Urakė e sotme, me komisionin italian. 
Por fashistėt e arrestuan menjėherė dhe me pabesi Sulėn, sėbashku me Haxhinė, Rustemin, Kurtin e Xhaferrin. Fillimisht i ēuan nė burgun e Burrelit, e mė pas i shpėrndajnė sa nė njė burg nė tjetrin, si nė Lushnjė, Berat e Peshkopi dhe, pas disa muajsh, Sulėn, Rustemin, Haxhinė e Kurtin i internojnė nė Itali. 
Nė qershorin e vitit 1943, Sula me Rustemin e Kurtin kthehen, ndėrsa Haxhiu vdiq nė internim. 
Sula, i mbushur me urrejtje kundėr fashizmit, sapo u kthye nga internimi filloi organizimin e luftės kundėr italianėve. Ai e ktheu shtėpinė e tij nė vend-takimi me patriotė dhe kėshtu filloi pėrpjekjet pėr kryengritje kundėr italianėve nė Burrel. Ai bashkoi rreth vetes shumė krerė tė parisė sė Matit, si dhe personalitete nga bajraqe tė tjerė rreth Matit.
Nė fillim tė korrikut, nė shtėpinė e Bajram Satės, nė korridor tė saj takon Abaz Kupin, njė nga organizatorėt e parė tė luftės antifashiste. Tė dy burrat e mėdhenj biseduan pėr organizimin e luftės nė Mat. 
Mė 26 korrik 1943, nė shtėpinė e Ahmet Beqirit, njė patrioti nga Laē-Bruēi, nė fushėn e Ndre Dysė, Sula mblodhi nė kuvend tė gjithė parinė e Matit, Lurės, Selitės e Kthellės. Ai, sėbashku me komandantin e ēetės nacionaliste tė Matit, Sali Llani, nė bashkėpunim me Murat Bashėn, Xhemal Vatėn, Bilal Kolėn, Llan Destanin, Ndrec Lufin, Lam Menėn, Frrok Gjet Kolėn e shumė tė tjerė, arritėn tė ngrejnė njė shtab drejtues luftė, i cili ngriti nė kryengritje kundėr garnizonit fashist italian nė Burrel mbi tre mijė burra. 
Mė 31 korrik, tri mijė matjanė me nė krye komandant - major Sulė Kurtin, filluan sulmin i cili nė tėrėsi do tė pėrfundonte mė 14 shtator, kur Mati u ēlirua plotėsisht nga bisha fashiste. Nė ato ditė luftimesh, Tajar Zavalani nga Radio BBC do tė fliste: "Gjeneral Sulė Kurti ka ngritur popullin e Matit nė luftė kundėr Italisė dhe po marshon drejt fitores".
Pas ēlirimit tė Matit u bė organizimi i qeverisė vendore. Edhe para ēlirimit, edhe pas ēlirimit tė Matit, kėtu u organizuan disa kuvende. Nė kėto kuvende antifashiste e mė vonė antikomuniste, me pjesėmarrjen edhe tė kryekomandantit tė Fuqive Zogiste, major Abaz Kupi, Sulė Kurti ishte nė krye tė organizimit.
Ai mori pjesė nė Kuvendin e Lurės mė 27 gusht 1943. Nė Klos mė 8 shtator 1943 dhe mė 28 tetor 1943, Sula zgjidhet kryetar i Kėshillit Nacional-ēlirimtar tė Matit. Mė vonė, nė Lis dhe Burgajet, nė datat 17 e 27 dhjetor 1943, Sula luajti rol drejtues, sėbashku me Murat Bashėn, Isuf Ēelėn, Isuf Selmanin, Dyle Allamanin, Abdullah Bozhiēin, Lam Dajēin, Ymer Bej Darsin e shumė tė tjerė.
Kur brigadat partizane tė drejtuara nga komunistėt pushtuan Matin, me luftėn e tyre vėllavrasėse kundėr zogistėve, bėnė vrasje e djegie dhe filluan ndjekjen kėmba-kėmbės tė tė gjithė krerėve e tė gjithė oficerėve zogistė matjanė, ndonėse ata e luftuan fashizmin dhe ēliruan Matin.
Mė 21 janar 1945, nė njė strehim midis Kashnjetit tė Gėshtenjave, afėr shtėpisė sė tij, Sula rrethohet nga njė kompani prej gati 100 vetėsh tė forcave kriminale tė ndjekjes. Major Sula, luftėtari tashmė 70-vjeēar, luftoi me orė tė tėra me dhjetėshe nė dorė, deri kur plumbat e vrasėsve komunistė i morėn jetėn. 
Ai u vra, por vepra dhe emri i tij mbeti nė zemrėn e popullit qė i ngriti kėngė: "Dridhet mali e gjėmon fusha / Nuk dorėzohet major Sula / Lufta e tij me matjanė / Drodhi Duēen atje n'Romė / Burrė vigan e trim rrufe / E dha jetėn pėr atdhe...".

Homazh

In memoriam skulptorit tė heshtur qė u shua pa zhurmė nė kulmin e krijimtarisė

Nderim artistit qė iu fal artit dhe atdheut


Para do kohėsh u nda nga jeta njė nga skulptorėt mė tė shquar shqiptarė, artisti i madh durrsak Gavril Priftuli. 
Priftuli lindi mė 1937 nė Korēė, nė fshatin Hoēisht.
Liceun artistik e kreu nė vitin 1957, ndėrsa Akademinė e Arteve tė Bukura tė Tiranės, e kreu nė vitin 1965.
Fillimisht punoi si restaurator nė Muzeun Arkeologjik tė qytetit tė Durrėsit, pastaj si profesor i vizatimit dhe i pikturės nė Liceun Artistik tė qytetit tė Durrėsit, ndėrsa gjatė viteve tė fundit ka punuar si profesionist i lirė dhe drejtor i Sallonit tė Artit "Priftuli".
Preferon tė punojė nė disa zhanre tė artit pamor, si: pikturė, skulpturė, mozaik, akuarel, tempera, pastele, vitrazh etj..
Vepra kryesore tė tij janė: Mozaiku nė Muzeun e Dėshmorėve Durrės; Mozaiku nė Muzeun "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" nė Krujė; vitrazhe; vepra nė "Muzeun Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" nė Krujė.
Ka marrė pjesė nė shumė konkurse kombėtare dhe ėshtė vlerėsuar me ēmime.
Gjithashtu ka marrė pjesė nė disa aktivitete ndėrkombėtare, ku ka pėrfaqėsuar artin shqiptar, si nė Itali, Jugosllavi, Greqi, Francė etj..
Ka organizuar 8 ekspozita personale, brenda dhe jashtė vendit, siē janė: Durrės - 1990; Tiranė - 1991; Triste (Itali) - 1995; Leēe (Itali) - 1997; Leēe (Itali) - 2001; Tiranė - 2002 (Galeria Kombėtare); Prishtinė - 2002; Korēė - 2003; Shkodėr - 2005. 
Eshtė ekspozuar gjithashtu edhe nė Francė, Vendet e Ulta (Hollandė, Belgjikė, Danimarkė), nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Turqi.
Ai u nda nga jeta 6 javė mė parė pas njė sėmundjeje akute tė zemrės, duke lėnė nė dhimbje tė thellė familjen, miqtė, tė afėrmit dhe artdashėsit e shumtė, qė e ēmuan dhe nderuan ashtu siē ai e meritonte.
Veprat e tij me theks tė spikatur kombėtar, ishin homazhi mė i mirė qė Gavrili i bėri atdheut, kombit dhe shoqėrisė shqiptare.
Ai u shua pėr tė mos u harruar pėr gjithēka bėri me artin e tij, pėr tė cilin u pėrkushtua nė heshtje, pa zhurmė e bujė, si tė gjithė tė ndershmit dhe tė mėdhenjtė e kėsaj bote.

Prof. Ramadan Sokoli 
Prof. Naxhi Bakalli
Fatos Kola
Arben Morina
Shaqir Veseli
Fatmir Boshnjaku.



Falenderim

Redaksia e gazetės Atdheu falenderon z.Halit Muēmata pėr kontributin e tij material pėr botimin e kėtij numri tė gazetės.

 

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie

Archives 2006 Part II

Archives 2006 Part I

Archives 2005 Part III

Archives 2005 Part II

Archives 2005 Part I

Archives 2004 Part V

Archives 2004 Part IV

Archives 2004 Part III

Archives 2004 Part II

Archives 2004 Part I

Archives 2003 Part V

Archives 2003 Part IV

Archives 2003 Part III

Archives 2003 Part II

Archives 2003 Part I

Archives 2002 Part II

Archives 2002 Part I